Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:12 pm

Gjirokastra i buzëqesh diellit...
Përshkrim nga Kristo Stoja
Gjirokastra, kjo mrekulli e ndërtu-ar me dashuri e mençuri nga të parët tanë, shndrit, të befason, të magjeps me hiret e saj dhe të fton në gjirin e saj të ngrohtë plot bujari.
Shtëpitë e saj si margaritarë në një gjerdan të shtrenjtë, të ngjajnë sikur një dorë artisti i ka kopsitur në gjoksin e malit të Gjërë. Sa shumë diell derdhet mbi pezazhin e saj, që kur ai lan me ar gjithë lagjet e, deri në çastin kur “vjedhurazi” fshihet prapa malit, duke e ngjyrosur horizontin në portokalli.
Gjirokastra i qëndron përballë Lunxhërisë së blertë dhe, si dy vajza të bukura, bisedojnë e bisedojnë të dyja si e, si të përshfaqen më tërheqëse, më të hijshme, më të bukura.
Sheh Gjirokastrën dhe mendja të arratiset në shek-ujt kur ajo kohë ka hedhur rrënjë në shkëmb. Sa shu-më gurë! Sa shumë! Nga të kenë ardhur? A thua se të parëve tanë, për të ngritur nga themelet këtë qytet, u është dashur të shkërrmoqin një mal të tërë?!Dhe mbinë këto “kështjellëza, u dendësua pylli prej guri dhe u krijua kjo kartolinë e bukur.
Dielli kur lind, nuk i kursen rrezet e tij të zjarrta. Qy-teti zbardhet, ngrohet, merr jetë. Ai shfaqet si një me-dalion i madhërishëm argjendi midis blerimit të parqe-ve, kopshteve, lulishteve dhe grisë së sfondit të malit. Në këtë qytet misterioz, në mes të të cilit natyra ka sajuar e vendosur një masiv shkëmbor të lartë majë të cilit ngrihet një kështjellë gjigande, vizitorët mahniten me pamjen e saj, që ngjan si një shqiponjë e mbërthyer në shkëmb, gati për fluturim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:13 pm

Banorët e këtij qyteti “të ashpër” në kontrast me re-lievin dhe terrenin, janë paqësorë, të dashur, punëtorë, vizionarë. Ata, ndonëse shkelin përditë në “qilimin” prej guri, ndonëse kalojnë çdo orë poshtë kështjellëzave- banesa”, ndonëse i shikojnë disa herë në ditë harqet e kudondodhura karakteristike për këtë qytet; nuk nginjen së sodituri. Po të huajt? Ç’për-shtypje u krijon, vallë, ky ansambël i papërsëritshëm prej guri? Me sigu-ri atja mahniten, mrekullohen, lënë “mendjen”, sa herë qarkullojnë e shetisin në zemër të tij…
Një tjetër xhevahir më vete i Gjirokastrës është Pa-zari. Ai përngjet me një valle popullore, ku valltarët, të shtrënguar sup më sup, në dy rreshta, herë varen drejt sheshit të Çeçizit e herë ngjiten drejt Dunavatit. Ashtu me shaminë flatruese të të të parit të valles, marrin teposhtë drejt Varoshit, kthehen dhe, mbasi i qepen Qendrës Kulturore, nga Obelisku e përfundojnë vallen drejt Hazmuratit. Të ngjajnë këto rrugë si me fusta-nella, me ata kërcimtarët dinamikë e të palodhur, të ci-lët rrahin tokën (qylymin e gurtë) me opingat me xhufka dhe këndojnë me buçimë, sikur nisen për luftë.
Në Pazar, së bashku me agimin e ditës së re, veshi të zë dhe “fësh-fëshet” e pastruesve të qytetit, në të ci-lat si një shatrivan horizontal kalon autoboti, i cili me stërkalat – krehër, lan fytyrën e ëqytetit. Radhët me gur të murrmë dhe ato me motive bardhezi, marrin shkël-qim e reflektojnë freski. Pakëz më vonë, shpërndarë oazeve të gjelbra, sheh duke u shërbyer luli-shteve ata, të cilët e pasurojnë me ngjyra dhe aroma Gjirokastrën. Si thoni? Pa “mushkëritë e gjelbra” a nuk do pëlciste nga vapa ky qytet në ditët e mnxehta të verës?
Po në muajt e ftohtë dimërorë a nuk do të ngrinte nga të ftohtit e hidhur?
Ngjyrat e lulishteve Gjirokastrës i thyejnë monotoni-në gurit dhe të shkëmbit. Është, pra, Ndërmarrja Komunale, e cila, pas largimit të plehrave, i shkund qytetit të gurtë pluhurin, e lan, e freskon dhe i kryen me merak edhe kozmetikën.
Sapo dielli i ka “krehur” me radhë krejt lagjet e qyte-tit me rrezet e veta verbuese, në Pazar kërcasin qepe-nat, uturojnë makinat, popullohen kalldrëmet. Mbi çati, si lejlekët majë pemëve “çukisnin” ustallarët. Muratorët vazhdojnë gdhendjen e qosheve me merak e durim, kurse suvatorët kalojnë finon mbi dorën e parë të hedhur një ditë më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:13 pm

Është personeli i Degës së Monumenteve të Kulturës, një kujdestar tjetër ky i Gjirokastrës, që punon me përkushtim për restaurimin e vlerave të këtij qyteti – muze.
Duke u marrë me këta punëtorë duarartë që i zbar-dhin fytyrën Gjirokastrës, më tërheq vëmendjen hapja e librarisë. Njerëzit nxitojnë të marrin gazetën. Gjirokastriti është “i uritur” për të rejat më të fundit; është lexues i kulturuar dhe ndien nevojën për të përvetësuar sa më shumë njohuri…Kalimtarët mbajnë këmbët për-ballë veprave artistike në miniaturë. Përballë tij, shitë-sja e dyqanit tjetër filloi ekspozimin e çentrove, tantellave, punimeve të dorës. Ç’mrekulli nxjerrin vajzat nga maja e gjilpërës! Më lart një gurgdhëndës po i jep do-rën e fundit luanit, i cili mendohet të vendoset përbri një çesme. Mjeshtri i punimit në dru hedh nga skica në letër drejt objektit prej druri pamjen e banesës gjirokastrite. Jo shumë larg tij një tjetër mjeshtër, ai i punimit në metal, rreh fletën e bakrit, në të cilën falë fantazisë së tij, ka hedhur një motiv nga ky qytet.
Kuptohet që kafenetë e restorantet i kanë hapur dyert me kohë, duke gllabëruar një pjesë të mirë të njerëzve kalimtarë. Kamerierët me kulturën dhe shpejtësinë e shërbimit, u japin klientëve, veç kënaqësisë edhe një mbresë të veçantë ngrohtësie që pa kuptuar i imponon ata të kthehen sërish…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:13 pm

Qytetarët, mbasi kanë zbritur ose ngjitur kalldrëmet, kanë hapur Qafën e Pazarit. Aty përshë-ndeten me miqtë, shokët, të njohurit.Në këtë kryqësim pesërrugësh, që ngjan si një yll deti, njerëzit qajnë hallet, shkëmbejnë lajmet e ditës, pyesin njëri – tjetrin për më themeloren: shëndetin, shtrojnë problem... Lënë takimet e ardhshme…Turistët, duke ecur si të hutuar prej magjisë së këtij qyteti – mister, ngjiten ne qafë dhe shfrytëzojnë rastin, duke bërë shkrepje pas shkrepjes në aparatët fotografikë, që s’i heqin nga dora e nga supi.
Nëse qëndron pak te ky udhëkryq tepër i veçantë e mjaft karakteristik në llojin e vet, dallon shumë të huaj-vizitorë nga Mesdheu, Apeninet e deri nga Lindja e Largme. Ata blejnë suvenire, sidomos asish me pamje nga ky qytet i çuditshëm; vizitojnë kështjellën, muzeumet dhe soditin me ëndje të veçantë qytetin e gurtë.
Edhe agjensitë turistike kanë pasur shumë punë në këtë verë…
Vendasit, është e kuptueshme, e duan me shpirt qytetin e tyre. Ata, duke punuar pa u lodhur, i kanë dhënë këtij shtëpi të reja. Ka banorë, të cilët nuk e kanë të mjaftueshme banesën ekzistuese. Prandaj shtojnë ndonjë dhomë, apo mjedise të tjera ndihmëse e të volitshme mbi bazën e numrit të familjarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:13 pm

Dikush kompozon një portë të bukur me shije të veçantë, për të tërhequr vëmendjen e çdo syri kureshtar.
Kurse një tjetër ndërton një dekorativ…Ka me qindra amatorë të luleve, që mbjellin një trëndafil, një dafinë, një zambak e bimë të tjera decorative. Të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër synojnë t’ia shtojnë stolitë qytetit të tyre e t’ia rrisin vlerat Gjirokastrës.Më e bukura është se shumëkush nga qytetarët vendas bëjnë kujdes që çdo gjë e re që “mbin” të jetë në harmoni me arkitekturën e këtij qyteti – muze…
Banorët e qytetit të gurtë urojnë dhe shpresojnë që edhe ata të cilët për arsye ekonomike, apo qëllime të tjera, kanë emigruar jashtë, të kthehen së shpejti në vendlindje e të ndiejnë të mirat e Gjirokastrës së tyre që i mëkoi dhe i rriti e për të cilin i ka zhuritur malli, të ulen në prehrin e butë dhe të mbështesin kokën në gjoksin e saj të ngrohtë.
Për Gjirokastrën vitet e fundit është bërë shumë. Këtij qyteti me vlera po i ndryshon fytyra për mirë e po i rikthehet shkëlqimi krahas gjithçkaje të rë e bashkëkohorë që i është shtuar conform përqasjes me arkitekturën tradicionale. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptyThu Sep 23, 2010 2:13 pm

Së pari, të mos lejohet pakujdesia që herë- herë nxjerr krye aty – këtu, që shtëpitë monumentale të ndërtuara me aq mund e sakrifica e talent nga të parët tanë të lihen pas dore, deri në shndërrimin e tyre në rrënoja…
Së dyti, shtëpitë e rikonstruktuara duhet domosdoshmërisht të rijetëzohen.
Së treti, çdo banor i Gjirokastrës në shtëpitë muze të mos presi vetëm që t’ia rindërtojnë të tjerët; përkundrazi, secili të ketë kujdes të shkallës së parë në mirëmbajtjen e mjedisit ku banon e veçse të rregullojë, pastrojë e sistemojë e kurrsesi të shkatërojë, pra çdo ditë le ta vendosi një gozhdë atje ku lypset e të riparojë një copë mur a çati, se mjafton një pikë në çati ta shëmbë një pjesë të saj e të tjera brenda banesës…
Vetëm kështu këtyre banesave u zgjatet jeta dhe qyteti në tërësinë e vet ruan hijeshinë e përgjithshme të domosdoshme për të qenë qytet vlerash, për tërhequr vëmendjen e botës turistike e për të rehatuar banorët e vet e mysafirët e çdo lloji… Fillimi i mirë, thotë populli, është gjysma e punës. Le të shpresojmë që Gjirokastra, qytet në UNESKO, të shndërrohet në një margaritar plot shkëlqim.
Shtojzavallja jonë, Gjirokastra hirplotë, çdo ditë i buzëqesh diellit e rrezet e tij jetëdhënëse e pasqyrojnë atë të bukur, të shndritshme, të argjendtë, ashtu siç është në të vërtetë.
Kristo STOJA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: ...PO THE GJIROKASTRA I KE THËNË TË TËRA...!   GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  EmptySun Sep 26, 2010 9:46 pm

...PO THE GJIROKASTRA I KE THËNË TË TËRA...!




- Në ndihmë të atyre që pak dinë nga historia e Gjirokastrës-



Nga: Faik ISLAMI





Shkak për këtë shkrim u bë një artikull në një të përditëshme, ku thuheshin rrukullimat, për Gjirokastrën e merret vesh, për gjirokastritët. Opinioni i artikullshkruesit përfshinte një hark kohor prej... para Skënderbeut e deri tek periudha e.... Kadaresë. Biles me figurën e Kadaresë, e skicuar ashtu komplekse, por nxirosur, ilustrohej “Kompleksiteti” ngjyer në mellan” i gjirokastrite. Në këto pak radhë nuk do të mundohemi t’i vërsulemi autorit, për të mos rënë në të njëjtin gabim me të. Nuk e kemi thjesht me artikullshkruesin se sa më shumë syresh, të cilët pa e njohur Gjirokastrën e gjirokastritët nuk i kursejnë vrejtjet, kritikat, e ca me keq dhe shumë anatemime të pamerituara. Mirëpo, që në fillim, na duhet edhe t` justifikojmë ca të këtyre kohërave. Për të gjitha mbrapsht po flitet e përflitet. Nuk e kanë parë me sy Gjirokastrën, e prap se prape mjafton që Enver Hoxha ishte gjirokastrit dhe i lëshojnë të gjitha. Të tillët, nuk i zë as meraku, të dëgjojnë njerëz stranikë, (gjezdisësa), për të mësuar të vërtetat për Gjirokastrën.

Në këtë shkrimin e fundit, artikullshkruesi, përgojon mbarë e mbrapsht gjirokastritët, duke marrë për argumenta... pjesëza nga krijimet e Kadaresë. Me mëndjen, krijimin, veprën e Kadaresë, është krenuar e krenohet jo Gjirokastra, por i gjithë kombi. I quajmë mjaft këto të dy fjalë, për të mos bërë “të pakënaqurit” apo “të cingrisurit”, nga sa lodhet me vite të tëra e faqe të tëra, edhe në këtë shkrimin që folëm të artikullshkruesit, pasi jashtë çdo dyshimi, është marrë vesh përfundimisht se ai vuan nga fobia “Kadare”. Është punë e objektivave të tij, të gërmojë sa të mos ketë më, në minierën e florinjtë të Kadaresë. Ka aty, flori safi dhe bakër safi. Por kur nga gërmime të atij lloji synohet të funduriset historia e njerëzve të mirë të Gjirokastrës, nuk mund të rrimë pa përmëndur ca të vërteta.

I këndojmë të gjitha sa thonë e thuhen për Gjirokastrën. Nuk jemi indiferentë edhe për sa thonë njerëz jo pa mënd, për gjirokastritin tonë Kadare. Nuk dogëndisemi dhe nuk marrim inat për asnjërën nga ato që na kanë zënë veshët, në adresë të tij. Se e kemi mësuar që në vegjëli, kur bridhnim sokaqeve, që gurët e poplat lëshohen mbi arrët dhe të gjitha pemët me koqe. Kush u çmënd të hedhi gurë mbi rrapin, shtogun e qelbsin. Na u mësuan veshët dhe na u regjën sytë nga të gjitha ato rrukullima që thanë e thonë akoma për Enverin! Pesëdhjet vite i parë e tetëmbëdhjetë vite i sharë..! Gjirokastra është në vëndin e saj. Atje, mbi pllaka guri.

U çmësuam nga siç kemi trashëguar nga të shkuarat. Si sjellje qitetare, si vlerësim për figurën e njeriut, krijesë e Zotit. Për t`ja thënë të mirën dhe të keqen, në masën që i ka merituar. Për të dashur dhe dhënë dashuri për gjitonin, e tërë të vëndit. Se e ka ditur fort mirë gjirokastriti që nuk merr dashuri po nuk fale prej saj. Skuqeshin të parët në Gjirokastër, kur për njeriun flitej me urrejtje. Qyteti “i rrethuar” prej katër qëndrave të kulturës së lashtë, e ka patur me pash kutin e vlerësimit të njeriut për njeriun. Vlerësimin e të mirës dhe të keqes. Nuk e ka patur në traditë gjirokastriti të gremiste llafin e keq, kur nuk e ka patur vëndin. Në qytetin me histori të lashtë për prodhimin dhe konsumin më të madh të verës, nuk janë pirë kurrë mëndtë. Përkundrazi, gjirokastriti e ka patur në traditë jo vetëm të kursente llafin e keq, por dhe ta mëshironte, cilindo që makari të kalonte para sokaqeve të tyre, duke folë me fjalorin e Nondës. Se dhe i sëmuri mendor Nonda, nuk kishte lindur në Gjirokastër por qyteti e bëri dhe e ushqeu si të vetin, deri ditën që ndroi jetë. ”Sokaku i të marrëve” që përmënd artikullshkruesi, nuk është pjesë e historisë se sa e fantazisë dhe e romuzeve që gjirokatritët kanë ditur t’i përdorin aq mirë. Nuk ka patur asnjë shtëpi në atë sokak dhe nuk është faji i sokakut pa krye që lajthit të shëndoshët e sotëm. Tjetër kund ka qënë arsyeja e përdorimit të atij romuzi marrë për emër dhe jo tek incestet (martesat brenda gjakut) që edhe kanë ekzistuar. Jo vetëm në këtë qytet, por në plot vënde goxha të kulturuara si Franca dhe disa të tjera anglosaksone. Arsyet nuk kanë qënë tek injoranca, por tek mbrojtja e pasurisë, e kulturës, etj. Duam të themi kanë patur rrënjë të thella historike. Sot, edhe pse kohët kanë ndrishuar me ndikime për keq, është për tu theksuar se shumë pak ajo ka ndikuar në ndryshimin e kulturës, mentalitetin e gjirokastrite. Nuk qorrollepsen kollaj gjirokastritët. Këto kohëra, me lloj-lloj të thënash e nxirjesh, pa kufi e cak, kur sundon jo më e mira, njerëzorja, por boja qe jep faqen e të keqes, kur janë shuar edhe cingërimat e të mirës, në përmasën e figurës njerëzore, në Gjirokastër mbahen akoma traditat. Janë të thella rrënjët kulturore të gjirokastrite. Janë bërë një me pllakat e tabanit të qytetit mbi gurë.

Nuk dogëndisen fare për sa lëshojnë ndaj Kadaresë. Jo për gjë, por në ndonjë rast si shumë, në këtë vëndin tonë të vogël, edhe neve mundet të na ketë pëlqyer “të kruhemi pako gjë” me djalën e bërë goxha burrë e lagjarin tonë.. Jo me krijuesin, por me atë vetë, si njeri. Se tek kjo figurë e gjallë, këtej kemi parë dhe shohim akoma dy pamje jo fort të barabarta, jo aq në sinkron. Njëra, ajo e krijuesit, është e madhe, e gjerë. Shumë më e gjërë se vetë... Mali i Gjerë. Tek ajo e njeriut, na është dukur se hera herës në këto vite, çoku shofim pluhura, të cilat neve gjirokastrite na vrasin sitë kur i gremisim mbi të. Na vrasin, sepse na duket sikur ai vet i hedh kokërrizat e pluhurit per mbi sharm te tija.! Mbase që të duket i dëmtuar nga e shkuara. “Dale mo”!,- themi e thonë këteja. “Që kur kthevi ki”? Si sqimtarë, e këtë nuk na e ka mohuar njeri deri më sot, nuk i shofim dot kokërrizat e pluhurit mbi bronxin e tij... Ja, për këtë kemi thënë edhe nga një llaf. Se e kemi dashur atëhere me ato që na dha. Kur na i cingris kemi frikë se nuk o jenë më ato që na dha atëhere mo! Merakosemi...se allahasndëk, dhe ai nuk o jetë më ai që ishte.

Mirëpo kur kënduam gjithë ato rrokullimat, që lëshoheshin për tërë qitetin, për tërë qitetarinë tonë, brezat e brezave gjirokastritë si.. jo luftëtarë, jo atdhetarë, si.. të lidhur me pushtuesin dhe shtypësin turk, kundër të gjitha lëvizjeve e luftrave për çlirim dhe emancipim kombëtar e plot të këputura nga këto si kur njeriu masur, me mënd të këlasës fidhore, por që i është tiposur të shkretit për fobinë “Kadare”, thamë: “Allah, Allah! Të mos i ketë rënë udha për t`i hedhur një si Gjirokastrës ki? Nuk është gjinah kur sos deri në këta kufij, vetë gjinahu? U pataksëm se nuk ka qënë Gjirokastra e Ismailit edhe në do të ishte për tu sharë Ismaili. Nuk ishte as e Enverit, që kishte lindur në Gjirokastër e shkolluar në Korçë. Gjirokastra është e atyre burrave që kanë nderuar tërë kombin. Është e Tupollarëve që e morën nga emri prej topit që i lëshuan vezirit Ali Pasha. Dhe dihet pse, nga ata që dinë e duan të mësojunë të dinë.. Gjatë një darke në Çabeaj, Vezirit i shkuan sitë tek vajza që po u shërbente. E kishin marrë për ta rritur atë bonjake nga Kosova. Dhe i bënin bila jetimet gjirokastritët. I martonin si vajza të tyret.

- “Ma jep mua këtë shërbëtoren” - i tha Ali Veziri, të zotit të shtëpisë. Njihej qejfliu Ali.Pastaj ao vajzë mali, me faqet si cipë bore mbi Çajup, e ngalasur me dashuri nëne gjirokastrite u ba ku e ku dhe me vet Vasiliqinë.

- “Nuk e kam shërbyese, por bilën time”- ja ktheu rëndë, i fisit të Çabenjve. Aliu u nxi.Vezirët dhe të shtirët edhe për pako gjë përmbisin mirësinë. Duke njohur huqet e vezirit, Tupollarët që ishin Karagjozatë, u vajtën në ndihmë Çabenjve. Zbrazën mbi kala, topin që kishin në shtëpi! Nga ai sebep u mbeti llagapi topollarë. E këta Topollarët, me Bajon e mënçur e Çeçon trim mbi trima, shkrinë pasurinë, në të mirën e atdheut kur ja u kërkoi.Se kanë shkrirë nikoqirin e venë me aqe kursim gjirokastritët, për të mirën ë atdheut.E dinë këtë ata që dinë të dinë. Nga kjo derë dolën djemtë që ndezë zjarrin e kryengritjeve popullore, të cilat u përhapën deri në Malësinë e Gjakovës. E ata ishin nga Gjirokastra. Është vënd historie Gjirokastra. Jo më kot dega e Lidhjes së Prizërenit, më e para u hap jo gjetkë, por mu në Gjirokastër.

...- “Kanë qënë gjirokastritët të lidhur me pushtuesit turq...”- thotë artikullshkruesi. Po ore kanë qënë. Gjashtë sadrazemë të Turqisë kanë qënë nga Gjirokastra. Se Perandoria më moderne e kohës nuk u mbajt me budallenj, por me elita. Gjirokastra nuk ka patur pak elita. Njerëzit edhe ndën robëri kanë dashur të jetojnë. Si njerëz, por dhe sa më mirë. Gjirokastra, si vëndi i arsimdijes më të madhe, na flet që në të shkuarën. Na e pohon historia. Dhe jo më ajo e viteve të Enver Hoxhës, se atëhere u bë e tërë Shqipëria e shkolluar, por ajo e pas viteve 20-të. Jo më kot aty u ngrit Liceu i parë francez. Në do të dijë dikush gjynahqar, pse është akoma i paditur nga këto visare, ka plot gGjirokastrapër tja modhoisur.Jo fort larg por edhe për kohën e prag shpalljes së mbretërisë. Do qe mjaft një sy mbi librin e Teki Selenicës me titull ”Shqipëria më 1927” dhe do të ishte mjaft për të nxjerrë mësime. Në faqen... CLVI, autori jep shifra kuptimplote. Gjirokastra kishte 246 kuadro mbaruar universitetet. Jo vetëm në Stamboll, por më të shumtët në Francë, Austri dhe Itali. Tirana, kryeqyteti, kishte vetëm 2 vetë me universitet, ndërsa Korça kishte 92. Me gjimnaz Gjirokastra kishte 406 vetë, kur në Tiranë kishin mbaruar gjimnaz vetëm 10 vetë. Në Gjirokastër ndiqnin shkollën fillore 21.118 nxënës. Në Tiranë vetëm 113 nxënës.

Kur e deshi puna Gjirokastra nxorri Idrizët, Pandeli Sotirin Koto Hoxhin, Urani Rumbon, Sevasti Qiriazin, për të arritur te heroi kombëtar Avni Rustemi e plot të tjerë. Kush merr mundimin të lexojë Pukëvilin dhe Çelepinë, merr vesh mirë për Gjirokastrën. Në atë risi e traditë ajo nxorri intelektualët brilantë si vëllezërit Erindi, që nisën punën mbi baza moderne, në të parën qeveri të mëvehtësisë. Po të kuturisnim të vinim deri në ditët e sotme dhe të flisnin me gjuhën e Çabeut të madh, Akademikët e gjallë e të shumtë gjirokastrit dhe mijëra kuadrot e nxjerrë nga gjimnazi i famshëm i qytetit, si Dritëroi me shokë, e kanë për nder ta quajnë veten safi gjirokastritë. Nuk do mjaftonte letra e prodhuar prej pishave të Siberisë, për t’i përmendur emrat e atyre kuadrove të dalë nga gjiri i gjirokastrite. Se edhe hoxha më i thjeshtë i xhamisë së Qafës të Pazarit” , Mulla Hiqmet Karabina, pat mbaruar shkollën në Francë dhe ishte njëri prej poliglotëve më të mëdhenj që ka njohur historia e Shqipërisë. Fliste rrjedhshëm, frëngjishten, italishten, greqishten, turqishten, arabishten dhe persishten. Pa le po të përmendim myftyun dhe hijerarqinë e lartë brilante të Ortodoksis Autoqefale gjirokastrite. Me Papagulon e Labovës së Kryqit është krenuar tërë treva, nga Labëria deri në Janinë. Po se mos qe më pak Papafoti e ajo plejadë burrash të mençur të ortodoksisë tonë. Nuk gjendet shembull në mbarë kombin shqiptarë për harmoninë dhe shkueshmërinë vëllazërore mes besimeve si në Gjirokastër.

Duke qënë kryeqëndra e Kurveleshit të Sipërm, ka qënë është e do mbetet kryeqëndra e kundërshtive të shovinizmës së përjetëshme. Historia flet për ato të vërteta të djalërisë e burrërisë gjirokastrite në shekuj. Janë fise të tëra që mund të përmenden si elita e kombit. Nuk mund të mos përmenden fiset gjirokastrite si: Budajt, Selfatët, Karagjozatët që tregëtinë e bënin deri në Amerikë që atëhere. Nuk arrihet as sot, në kohët moderne arritja e asaj të Karagjozate. Po mund të lihen pa u përmëndur Kallajxhiajt, Sinoimeratët, Shtinajt, Putot, Xhikajt, Bejkatët, Babametot, Hoxhajt, Galajxhiajt, Kokalarajt, Xhaxhiajt e plot të tjerë, që me kohë u janë thurur këngë, për bukurinë, trimërinë e patriotizmën.?.

Na duhen netë të tëra të Shënëndreut, për të numëruar ato thesare që mba Rrëza e Malit të Gjerë. Vëndi ku është pështetur Gjirokastra është si i përzgjedhur nga Zoti. Dhe nuk është kot së koti i ndërtuar në atë vënd. Si të mënçur e kursimtarë në të gjitha kohërat, kursyen çdo pëllëmbë tokë, deri sa.... ja arritën ditës që t’i shikojnë të tëra qersa e lëndina. Durojnë shumë gjirokastritët sepse shekujt i kanë bërë të vuanin shumë. Nikoqirët e jashtëzakonshëm të këtij qyteti, domosdo i kursejnë llafet që dogëndisin edhe ndaj atyre që i fyejnë. Është thënë e poetizuar:... e vërteta se “....Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja    GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
» DIELLI I LIRISË-DEMIR KRASNIQI;BOTIMI XV
»  "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA
» "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA
» EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: