| EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:12 pm | |
|
Poezitë e kësaj përmbledhje të poetit Gjakush TANA ,kryesisht janë të publikuara në revistat dhe gazetat e shtypit të Kosovës dhe në Maqedoni, gjatë periudhës 1977 - 1990. __________________ | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:13 pm | |
| PËR TË LINDUR NJË BOTË
( autobiografike)
Dhe pendën - ma rrëmbyen nga duartë, dy fjalë të shkruara mi kallën - në zjarr !
Mi hapën shtigjet të gjëra e të gjata, tek udhëtoja - rrugës së frymëzimit!
Përkundër flakës dhe dhunës barbare, si ilaç për plagën të përdora!
Me një rreze dielli e mbarsa errësirën, të lindë - një Botë për këngën e blertë ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:14 pm | |
| KËTU NETËT I NGJAJNË NJË KOBI
(në kafenenë e fshatit )
Nga fryu kjo erë e të zu kjo sëmundje ty akoma plagët s'të janë tharë deri dje - ti grushtin tunde për një gotë raki - sa rëndë ke sharë !
Deri dje - kur zërin dridhëte pesë herë në ditë ai hoxha plak, pesë herë ngjante që të të rridhëte nga zemra vrer, helm dhe gjak !
Pesë herë në ditë - lutje Zotit në shekuj të gjatë s'mblidhen dot, një zë i huaj tek Kroi i Lotit të përmbysi ty - t'mos ishim sot !
Dhe shumë tufane tek vërshëllyen hëna të ngrëna e kryqe të thyer, kot ia behën dhe u gënjyen vonë e kuptuan se rëndë u thyen !
Por hapin tënd se ndalën dot dhe ti u rrite si lis i lartë, sa njerëz lindën e rriten sot, për emrin tënd tregojnë në hartë !
Ty të lidh rruga dhe lumi të lidh me qytete të mëdha dhe fshatra të botës, sa njerëz do t'flasin për emrin tënd pos tjerash ...dhe për dashurinë ndaj gotës ...!
26.12.1978 | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:14 pm | |
| LAKURIQËT E NATËS
Kur errësira i binte përmbi Atdheut as yjet në lartësi s'lëshonin rreze suleshin çative marramenthi - lakuriqët e natës, për të nisur këngët e kobit !
Shkundeshin e tundeshin atë çast shpresat që lindnin nga barku i errësirës, përcëlloheshin në palcë e damar duke kërkuar netëve - pak ditë e dritë , pak diell !
Lakuriqët e natës ! Lakuriqët e natës !
Zërin kob lëshonin mbi shtyllat e Atdheut dhe linjat e dashurisë për liri i shndërronin në dhembje i shndërronin në plagë !
S' deshën të dëgjojnë, të shohin kurrë zë bilbili dhe rreze dielli, lulja të shkrumoset në pranverë - kërkuan, e , nëpër çati të bulzojë - skëterra - shfarosja e mallkuar...!
Jehona Nr.8-9 1985, Shkup | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:15 pm | |
| FTOHTËSINA
Si fantazma erërat hedhin valle edhe në ditët ma të nxehta verore udhëkryqet- mbesin të ngujuar !
Çdoherë dielli - lëshon rrezet nga mëngjesi, Lahuritë e nuseve, mbesin peng në erë, zemrat - copë copë prerë !
Kush e di ? Mijëra herë kanë trupuar djajtë përpara pazarxhinjve, që kthehen nga pazari - me xhepat bosh !
Ftohtësinë moj !
Erërat hedhin valle edhe sot ! Si fantazma - dy palë krushq përpive !
Çdoherë dielli kthen kokën nga mëngjesi, ditë janari ti mban në gji !
Peng në erë mbajnë udhëkryeqet - dy lahuri !
Jehona Nr.8-9, 1985 , Shkup __________________ | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:16 pm | |
| ERËRAT
Si kasnecë të magjepsur për florinj pa vlerë kanë bartur thashethëna në mjegulla,
kanë bartur mjegulla - të ndezura!
Pastaj kanë fshehur kokë e trup kanë pushuar diku - rrëzë një mali !
Si kuaj të harbuar kanë rendur me galop! Janë gëzuar për shkrepjen e rrufeve, për zjarr e flakë janë gëzuar!
Në shkrum e hi i kthyen Kullat, dhe i bartën larg , shumë larg, deri në Azi - shakullimë !
Erërat të vetmit udhëtarë me lajme stuhishë !
Vdiqën pa qarë kush për ta, një ditë të qetë, plot rreze dielli të qeshur !
Jehona, Nr.9-10. 1977, Shkup | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:16 pm | |
| SHIRAT
U shkrinë për detin e etur !
Pikat e vogla pjesë të trupit të tij gërryen farën - e hedhur në arë !
Gërryen gurë e drunj, gërryen !
I mbytën shpresat në tokën që bulëzonte !
Mes valëve të harbuara pulëbardhat - të vetmit banorë të gërryer - nga pikat e shiut, nga deti i etur !
Mes valëve të tërbuara pulëbardhat - me shpirt të vrarë, me zemër të gjakosur, përtërinë shpresat - të bulëzojnë !
Sa i etur - deti për pikat e shiut, aq i fortë - shpirti i gërryer !
Jehona Nr.9-10.1977, Shkup | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:17 pm | |
| G U R I
Në krahët e mi qëndrojnë kështjellat. Në ballin plot rrudha shekujt kam shënuar!
Sa herë të pikëlluar ikën mërgimtarët, lotët që derdhën - n'lashtësi më kanë mbuluar !
Trupit tim stuhitë as zjarri - gjë si bëjnë. Vdekja se di udhën vitet si numroj !
Por, i ruaj kujtimet kohërat nuk më ndajnë, siç s'ndahet mes veti as mishi e thoi !
Atëherë frynin erëra dhe sillnin stuhi. Me gjuhën e heshtjes gjithmonë jam kuptuar !
Ju të mplakur kthehej por, iknit të ri, hapur në shekuj krahët unë i përmalluar !
Në damar të gjakut durimi - gurgullon . Në krahët e mi se ndjej atë lashtësi !
Heshtjen e kam armë që çdo gjë copëton, të ri gjithmonë trupin - e fus në histori !
Jehona Nr.8, 1977 Shkup | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:18 pm | |
| K O H A
Than - Ia mveshi lashtësia emrin që ia falën : zotërat, profetët, dreqërit, tok me Kalin e Trojës !
Sërish mbeti e çveshur !
Me duar të prera e kryqëzuan e nisën të verbër, memece e nisën të kalojë matanë Urësë së Qabesë, matanë Kepit të Shpresës së mirë !
Pastaj - alarmin e saj - e prenë në besë !
Sikur dikush tha se vjen koha e yllit dhe lau vetveten me gjak kur lindi në barkun e errësirës!
Mesjeta ra ! Pastaj Rilindja... trazoj amullinë shterpë - Për çdo gjë - e hapi një cak !
Përse atëherë e ndalën - tek ecte madhërishëm në periudha ?!
Dhe- qafën ia futën në hallkë dreqi !
Sot e mot s'dihet ku është besa e prerë dhe koha e mveshur ! __________________ | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:18 pm | |
| Përgëzime për vargje të mrekullueshme gjakushi. Sukses pas suksesit ju dëshirojë. | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:19 pm | |
| T R U N G U
I mbetur nga lashtësia - cung, përball kohës dergjej n'acar, dergjej në vetmi !
As sopata e pykat se çanë, as zjarri, shirërat, erërat nga vendi - se ndanë.
Ia prenë krahët kur ishte lis i lartë se : Pushuan nën hijen e tij cubat, që ngritën zërin kundër Arapit që doli nga det' i zi ! Por, rrënjët që shpërndau - damarëve të tokës, s'ia përthanë, as në gjurmë e nishan s'u ranë !
Dhe, qëndron pa krahë plot durim! Lashtësia forcë i jep , e rrit ndaj, Trungu - Cung i mbetur nis në udhëtim, të futet në shekuj, vite e ditë...! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:20 pm | |
| X I X A
E mbuloj hiri në qepallat e kallura zjarri humbi randësinë, në heshtje - zgjohej si mendim !
Log i llahtarshëm - kryqëzoj shpatat në vringëllim!
U tret në plagë të rënda një dhembje që humbi madhështinë - nga durimi !
As atëherë s'mbeti pa rënë në gjurmë!
Flatrat e feniksit prisnin uratën për : Udhembarë ! O dallëndyshe! Në vendin tim - kur të fluturoni...!
Djepi i rritës - lindi porositë , në jehonën e kohës, në bebëzat e shkrumuara të Trungut cung , vezullonte meditimi që kurrë ! Kurrë se humbi kuptimin!
Kush se pa tek llamburiste nga durimi atë xixë lashtësie - Kështjellë zgjimi !
Jehoa, Shkup, 1987 | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:20 pm | |
| U R A
E përkul shpinën përjetësisht dhe memece - në shekuj numron : -Kalimtarët ballëlartë, -Kalimtarët kokulur !
Edhe atëherë - kur dallgët e lumit e rrahin me tërbim, hesht ! Dhe, pret e përcjell, por, kurrë s'ndahet - nga vendi !
Kush ia fali trupin të jetojë : Në shekuj, në zemra, në dashuri ?
Kush ia mallkoj shpinën të durojë : Furtuna, tmerre, uri !
Megjithatë - jetën e pa ! I dëgjoj rënkimet !
Ndaj - shekujt kalojnë nën të, mbi të - lindin agimet ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:21 pm | |
| L U M I
Merr udhën në turr nga lartësitë, të shndërrojë emrin - në det, liqen !
Ndonëse çdoherë me stuhitë se ndal këngën - e në jetë shkëlqen !
Ka la plagë të rënda të nënës - Tokë, dhe kurrë s'deshi të kthejë në gurrë !
- O gjejë Atë - që e kërkoj në Botë! - O më përcillni po deshët - në furrë !
Tha: Tek zbriste tatpjatat ! Sikur merrte turr ndonjë komisar !
Dallgë- dallgë rrëmbyeshëm, t'ia kthejë blerimin shterpësisë në arë !
Shpesh lindi ylberin - shumëngjyrësh, edhe kur udhëtonte natë e ditë !
- O gëzon njerëzia e qesh natyra ! - O përmbys çdo gjë !
Por, kurrë lirinë ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:23 pm | |
| Y L B E R I
Kur pushon rrëmeti dhe shpresat nisin t'u kthehen të humburve nga përmbytja, shtrin harku yt shumë ngjyra mbi lumë, shumë dashuri !
Përthan lotin në sy, buzëqeshjes i jep krah !
Në faqet e maleve pastaj zbret mjegulla të pijë e të derdhë si shtambë - vrerin e mbledhur, - motit të keq, - motit të thatë !
Mbi shpinën e urës së Gurit nis një vocrrak duart e shtrira - drejt kalimtarëve, sytë i mban të pushtuar tek ngjyrat tua farfuritëse dhe fatin kërkon, dhe jetën ëndërron...
Një nënë flokëpakrehur e fytyrëmvretur - lëshon sytë me lutje! Dhe , qumshtin nga kraharori ia jep krijesës që e mbërthen në gji !
Mbase ashtu ia falin kalimtarët shikimet, ura - fortësinë, ngjyrat - ti! Për t'i pushuar krijesa në gji !
Prandaj, të presim të të shohim padurim ! - Ylber o shpresë e mirësisë ! - O i të keqes mbarim ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:29 pm | |
| Y L B E R I
Kur pushon rrëmeti dhe shpresat nisin t'u kthehen të humburve nga përmbytja, shtrin harku yt shumë ngjyra mbi lumë, shumë dashuri !
Përthan lotin në sy, buzëqeshjes i jep krah !
Në faqet e maleve pastaj zbret mjegulla të pijë e të derdhë si shtambë - vrerin e mbledhur, - motit të keq, - motit të thatë !
Mbi shpinën e urës së Gurit nis një vocrrak duart e shtrira - drejt kalimtarëve, sytë i mban të pushtuar tek ngjyrat tua farfuritëse dhe fatin kërkon, dhe jetën ëndërron...
Një nënë flokëpakrehur e fytyrëmvretur - lëshon sytë me lutje! Dhe , qumshtin nga kraharori ia jep krijesës që e mbërthen në gji !
Mbase ashtu ia falin kalimtarët shikimet, ura - fortësinë, ngjyrat - ti! Për t'i pushuar krijesa në gji !
Prandaj, të presim të të shohim padurim ! - Ylber o shpresë e mirësisë ! - O i të keqes mbarim ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:30 pm | |
| F A T I
Me këmbën e djathtë hyre në derën e madhe - për të të gjetur në jetë !
Edhe foshnjes - që vajën e parë e mësoi në lindje nëna - shami të zezë mbi kokë i lidhi , - për larg qofshin të këqiat !
- Të rritet me gëzime, - të hyjë në pleqëri të thellë! ia falën uratën zemërhapur !
Por, ai buzëqau! Por, ai rënkoi!
Përse atëherë o fat i pamëshirshëm linde ?
Përse atëherë në shpresat e kallura - u thave !
Vendin tënd ta ruajnë në qoshe ! Por ti, ia lëshove mjerimit, dhe vetë qëndrove - në kep të shpresës !
E plaku i halleve atëbotë tha :
- Fati - lind në Kala! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:31 pm | |
| RRETHI
Pas fundit fillim të ri nis çdo gjë e sjell dhe e mbështjell në cak- mendimi pa skaj !
Lamshi magjik e ndrydh një dashuri !
Çka se një shigjetë drejtimi mbetet përjetë - në udhëkryeqe !
Lartësitë - i mban të paprekura, se jep pikën e fundit të shfaqet në hark !
Për shumë dashuri - të lazdruara, harron dhe shkel brezëri, pa krijuar themele pa ngritur çati !
Pikënisjen e rrezes e shfaq në errësirën e harkut që pret, dhe mollëzën e njomë të qenjes, pamëshirë e tret ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:31 pm | |
| RRJETA
Në sa skaje - krahët hap , që peshku i dehur nga ahengu i valëve - të bijë, për t'u ringjallur në simfoni !
Ndaj, në heshtje kultin incizon dhe shtegtimet ngrit - mbi gjuhën e vdekur !
Çfarë misteri!
Askush se zbuloi datëtëlindjen që kërkoj të futet në shekuj !
Ironia jote hedh valle në strumbullarin mister, siç hedh enigmat kafeja në filxhanin e përmbysur !
Në çfarë simbolesh duhet - krahët t'i çlirojmë që merimanga e shekullit në çdo skaj i ngriti ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:32 pm | |
| PASQYRA
E hapi vellon që tërësia ta mbërthejë çdo pjesë
Por, hasi papritmas në vdekjen moderne !
Përse aq shpejt i tradhëtoi - bukuroshet !
Kur vjeshta përvjedhurazi u bie verdhësi - papritmas frytet shkund, dhe rrudhat ua derdh mbi!
Atë çast, nektarin e dashurisë ua rrëmben dhe ëndërrat irrnosen - nga helmi i hedhur në simetri dukjesh !
Çka t'u desht ta thuash atë që është reale!
Krijesat se dijnë mirësinë e dashurisë brutale ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:33 pm | |
| UDHA
Pa fund e kry zgjatet në ndarje, mbarimi - është kthim me nderë !
Çdo agim dhe muzg kalimtarët- tek ti kërkojnë çdo shpresë !
Se vetëm ti e ndjen ndarjen njëkohësisht dhe kthimin!
Sa njerëz dalin për t'u nisur mallngarkuar duke fshi në heshtje lotët !
Sa nuse rënkuan dhe paluan kujtime duke ndry në zemër mall e dashuri!
Tok me ta , të ndanë në periudha : Sëpari : Koha të fali rrudha !
Sëdyti : Sulltanët të shtruan kalldrëm dhe prenë e grinë, lan nam !
Tashti jeton kohën e asfaltit dhe rrudha nuk ke !
Por mos harro! Rrudhat tua - i mbajmë ne !__________________ | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:34 pm | |
| B E S A
Lules ia ruan aromën i jep jetë të gjatë në rrebesh stuhishë, në dallgë të acarta të brymës, të mos përflaket!
Kthjelltësinë e gurrës e mbron nga turbullirat, nga kutërbimet që mbushin - erë coftine- horizontet e blerta, nga kanalet e zeza të kohës së atomit !
Nuk ke lakmi për modë as servile artificiale s'bëhesh!
Kurrë s'del mbi tryeza të përmbushura me shërbime pa nderë, pa dashuri!
Në rrugë e bën hapin pa taken e lartë të zonjave pa erë parfumi e buzë të përgjakura !
Nuk je hija e buzëqeshjes së zjarrtë, e buzëqeshjes së vdekur!
As në fjalë e as në zemër s'mban djallëzi, Shtigjet hap nga e vërteta për mirësi ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:36 pm | |
| SHPRESA
Çfarë flatrash të pamposhtura të mbajnë - në paskajshmëri ! Oqeanet kurrë s'përmbyten, erërat drejtimin se ndërrojnë !
Nganjëherë u qepesh të paprekurave lartësi të maleve dhe, lëshohesh thik - në thellësi, ku çdo gjë ka marrë ngyrën e verdhë, ku plagën e dhembjes - s'ka barë që e mbyllë !
Atë çast krijon oaza në buzët e plasura kthen - langun e njomë të jetës, që rënkon përplasur ndaj së vërtetës !
Në thellësi honesh përtrin një hap që lind - si rrezja e diellit, shekujt e ndalin, e shekujve niset qiellit !__________________ | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:36 pm | |
| PRITJA
Ëndërr e trishtë zgjatet padurim! Vrau shpirtëra, shqetësoi zemra, që ranë përjetësisht nën këmbët - që sjellin robëri !
Si arriti tok me erën - që bart shkrum e hi !
Çfarë dreqi ia hap derën të hyjë - në brendi !
Në mistere fiton krahë heshtja kohën ia bleron lakadredha, prita, dhe shënjestra shpresëarritjen s'ia pengon!
Në gjuhë të vdekur kthen zërin sa vullkane ndez e derdh, përpëlitet nga durimi, për agimin lartësitë ndez! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:37 pm | |
| LULJA
Në cilën stinë deshën të të përpinë, e të dehen gjembat !
Kur dielli i kthen rrezet mbledh aromë për nderin e pranverës,
Gjembat velin thurrin të bijshë në pabesi !
Përpara printe furtuna me shakullimë emrin tënd ta flakte nga bota e florës
Jetën tënde ta shporrë në krahët e vdekjes!
Përse emri jot i shëmbëllente mirësisë dhe shfaqte pranverë në çdo zemër ,
Deshën :Lule të mos ketë emër ! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
| |
|
| |
| EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
|