| EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:37 pm | |
| K A T R A N I
Shpirtin të shkrumosur e fut përjetë në shekuj!
Çdo gjurmë bardhësie mundohet ta nxijë - që kurrë t'mos ketë blerim !
Edhe kur buzëqesh duhma e rëndë - i rrjedh vrer nga shpirti , dhëmb i prishur - kohërat infekton !
Kur futet në shtigje të ndjekë rritën e qetë përpiqet të hapë plagë, me fjalë dreqi, me sy hutini!
Vetveten kurrë se beson se në ujëra të turbullt noton, se ujërat nga gurra i ndyn !
Groposet në baltë , ballsamoset, kur mbi të ecin - këmbët e sigurta, këmbët e shpejta të rritës !__________________ | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:38 pm | |
| KUNDRIM
Domethënie simbolike lëshohet nga lartësitë, zbulon të vërtetën - reklamë !
Fëmijërisë plot arrna ia dorëzon lodrat e botës së çudirave, ku e humb durimin figura pa ndjenjë, pa vlerë - me shfrim!
Rinia - maskë e çjerrë në rolin e çmendisë interpreton Hamletin duke u end kotësive!
Në forcën e durimit fjalën mbajnë : Një lutje - anatemë !
Në kutinë e zezë të hiteve gërryen e gllabëruan dritat në sy,
dhe, kurrë se dallojnë verdhësinë dhe, kurrë se ndjejnë blerimin ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:39 pm | |
| PIKA KRITIKE
Në kohë pa kohë trashëgohet lind pa dritë në sy, dhe hy në veshë të shurdhër !
Kush e ndjek fatkeqësinë ma mirë se egërsira ?
Nuk ndjen keqardhje! Nuk ndjen mëshirë !
Në pikën kritike krimin zbaton, t' arrijnë në kulm - emocionet vrasëse !
Në asnjë çast s'ka lindur një zemër - që hedh farmak në shpirt,
Një thikë - dhembjes i vë pikë ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:39 pm | |
| PËRSHËNDETJE
Stinët ikën ! Lan vrragë, lan rrudha !
Shtegtarët - amanet - foletë e shkreta !
Asgjë s'braktisën pa ligj, s'ndryshuan!
Asgjë s'krijuan pos datave si shpifje !
Pastaj shekujt u ndrynë si trille kujtimesh !
Kush ua lau mëkatet se dijnë ujërat !
Kush ua fshehu bishtat s'kujtohen malet !
Mirësevini ! U pret derë e hapur !
U pret një zemër !
Ilirinë - ka emër ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:40 pm | |
| LOJA
As në ëndërr se merr lirinë ta flakë pas shtatë kodrash, ta presë pastaj - shtatë shekuj në robëri !
Nusen e presin krushqit, u vjen në zi !
Në këngë bijë trishtimi jehon egërsi, ku ndodhet melemi për plagë - ëmbëlsi ?
Furtuna ndjellakeqe ashk e gof mallkimi, rokulliset drita kurrë nuk del agimi !
Në ylber të shpresës kallkan i mërgatës, është loja e fatit, - i ik shtërngatës ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:40 pm | |
| PËRJETIM
Në shfrenim epshesh të marra çdo gjë u përmbys, u përtha ! Kështjella u mposht në themel, dhe në kulm - u nda !
Lirika e zverdhi domethënien si gurra kur shterë, gjarpërinjt kafshuan gjuhën të mos bëjë poterë !
Në sofra humbi oreksi i kulaqit të pjekur në hi ! Lëngonte e zverdhej rrita ngujuar në robëri !
Çdo gjë mbeti pa jetë, pa dashuri ! Kohë moderne - e shkretë, Kohë - vetmi ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:41 pm | |
| L I D J A E N G U S H T Ë | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:41 pm | |
| DOMETHËNIA E HESHTJES
Nuk ishte lum që shndërronte shtratin - në rrjedhë pa kohë, as uratë që priste - t'i faleshin mëkatet !
Pa barë i shëronte plagët që hapeshin në shpirt, guacë e ndrydhur - nisej në shtigje kurrë të kaluara !
Edhe në gjuhën e gurit mbishkrimet e vdekura ringjallë !
Nga shekujt e harruar me heshtje zgjidh nyjet të kuptohen misteret, kohërat, dhe yjet ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:42 pm | |
| ASGJË S'KTHEHET !
Asgjë s'kthehet ,çdo gjë ik lindjes - vdekja i afrohet, nismë e re , trishtim i ri !
Syri n'terr - kërkon bardhësi !
Nata merr e s'jep asgjë gjurmët mbesin shfaqen prapë i vjen ditës erë barot !
Se merr vesh qeni të zot !
S'kthehet hapi që kap zërin rrezja shpresë - s'ka gjallëri ! Këngë e vaj - uratë mallkimesh !
I mbjellin ca zemër zi ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:42 pm | |
| U R A T A
Në paskajshmëri - pa përcaktime viteve u kërkova lartësi !
E di vetë kah ngjitem, se di vetë ku bi !
Kurrë si ndjeva shëtitë, dëfrimet të prehen në gëzime, qetësi
Të murosur e gjeta heshtjen që shekujve u rrasej në gji !
Çfarë durimi në këtë uratë ?!
- Iliria - pastë jetë të gjatë ! Blerim i shekujve ... gjatë...! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:43 pm | |
| NË NIVEL
Pa ngatërresa në parashikime hip e zbrit në shkallë,
As në sjellje - në jetë cikërrime për të mbetur gjallë !
Ç'bën ajo që s'lind , e s'vdes Pa zërin në tel ?
Prapa perdes - për një ves Kosova - nivel !
Poezitë : Urata dhe , Në nivel , u botuan më 01.04.1986, në revistën e studentëve, Bota e re, Prishtinë | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:44 pm | |
| DAMARËT E ZËRIT
Në jetë - s'pushuan tiktakët për hapin në kohë !
Lartësitë - kurrë s'preken - pa shkallë , pa ballë !
As shpresa - kurrë s'ndrydhet se vdes në rritë ,
Jehona - s'rrin dot , pa zbuluar thellësitë !
Gërmadhat e shekujve bëhen ugarë, kushtrimi - zgjon vdekjet në damar ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:44 pm | |
| ZEMRA KËRKON ZEMRËN
Gjeth i zverdhur lëkundet degë e tharë tundet !
Era përvesh llërët ta hedhë në humnerë !
Rrënja e thellë s'dridhet si zogu në ferrë !
Fryn veriu e hidhet shpirti i mpirë - vdes!
Zemra kërkon zemrën ta puthë çdo mëngjes ! | |
|
| |
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA Sat Mar 29, 2008 7:45 pm | |
| DHËMB I BARDHË!
Në dhëmbin e bardhë rrënjë e sëmurë - rënkon!
Krimbi ec e bren brendinë gjuha - ndryn fshehtësinë !
Buzëqeshja e ngrohtë i falet - zemrës që ringjallet !
Dhëmb i bardhë mbahet, nofullës - nuk i ndahet !
Rrënja derdh gjakun, krimbi - bren konakun ! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
| |
|
| |
| EDHE KUR BUZËQESH - Gjakush TANA | |
|