Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:13 pm

Për të provuar se Çfarë njeriu je unë të peshoj si sillesh me lulet…

Miku i gjelbër
Organ periodik i florikulturës, kulturor- letrar. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania Viti i Parë i Botimit Nr. 1(OO1) Muaji Maj 2006 Çmimi 20 lekë
E mail:stoja2006 @ yohoo. Com.


E ditorial

Përse do t’i duhet qytetit të gurtë kjo gazetë?…

Gjirokastra është një qytet shumë i bukur. Ajo shquhet jo vetëm për ndërtimet arkitektonike aq të veçantë, kacavjerrur këndshëm faqes së Malit të Gjerë, por ajo shquhet dhe për harmonizimin e ndërtesave me gjelbërimin. Ky gjelbërim i nisur prej shekujsh është ruajtur në përshattje me …., me terrenin e pjerrët, me kështjellën dhe vitet e fundit me ndërtimet bashkëkohore në këmbët e qytetit. Është investuar shumë që fustani i blertë, stolisur me ngjyrë nga më tërheqëset, t’i rrijë bukur Gjirokastrës sonë. Por këto investime ndonjëherë nuk arrijnë ta pasqyrojnë bukur atë që ndërtohet me aq gusto e dashuri, mbasi jashtë dëshirës tonë, ka njerëz që shkelin ose këputin lulet e porsaçelura; ka njerëz, që mbështeten te fidanët e rinj të pemëve në trotuar, ose aq më keq akoma, “shtyjnë” kohën duke u qëruar atyre lëkurën. Ndërkohë ka objekte të gjelbër, ku investohet vetëm deri sa mbillen dhe, ose nuk jepen më fonde për t’i mirëmbajtur, ose, edhe kur jepen, kujdesi për sipërfaqet e gjelbërta përfundon pak kohë pas përurimit. Pra në këtë gazetë të formatit të vogël qytetari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:14 pm

gjirokastrit do të gjejë peizazhin e qytetit të tij, lulet në lulishte, parqet e… siç janë sot, bordurat e gjelbra, muret e veshur me bimë kacavjerrëse, pemët e rralla të oazeve të gjelbra, vazot e tyre plot lule, që zbukurojnë oborret e ballkonet, pemët dhe hardhitë e kopshteve. Në këtë gazetë do të fshikullohen ata, që dëmtojnë sipërfaqet e gjelbra me sopatë, me bagëti, me kosë e duke shkelur lulet e barin. Në faqet e kësaj gazete do të gjejnë veten të apasionuarit e luleve, “të çmendutir” pa të bukurës. Në rreshtat e saj do të zerë vend mendimi i njerëzve për një Gjirokastër më të bukur, që shpesh herë përdoret rëndom; mendimi i gjithë grupmoshave. Do të trokasë lehtë kjo flutur e bukur në portat e qytetit tonë dhe të shërbejë ndopak për sensibilizimin e banorëve të saj për t’i ruajtur e shtuar vlerat e gjelbërta në interes të shëndetit dhe të një jete më të kulturuar.
20.05.2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:14 pm

Vlerat e bimëve zbukuruese

Lulet janë gëzimi i njerëzve, stolia e festave. Sa të lumtur ndihemi kur, për një rast të veçantë, veç pijeve, ëmbëlsirave, fotografimeve apo filmimeve të veshur si jo më mirë, na dhurojnë një buqetë me lule. Lulet, jo vetëm që i japin bukuri të veçantë mjedisit në të cilin ndodhen, jo vetëm që të kënaqin me ngjyrat, aromën, format e tyre, por ato njëkohësisht të çlodhin dhe të qetësojnë mendjen. Lulet janë bashkëudhëtaret tona të përherëshme. Ato i dhurojmë për festa; me lule presim miqtë e rrallë. Lule u falim prindërve, shokëve dhe shoqeve në rast përvjetorësh; me buqeta në duar i drejtohemi skenës për të përgëzuar artistët për një shfaqje të sukseshme. Fëmijët ndihen të gëzuar që për 7 mars ose ditën e parë të shkollës apo kopshtit, t’ju dhurojmë mësuesve apo edukatoreve të tyre tufa me lule të freskëta. Lule i dhurojnë të dashuruarit njëri - tjetrit për Shën Valentin ose për ditët e tyre të shënuara. Me lule zbukurojmë sallat e konferencave, dhomat, korridoret, dritaret, ballkonet, oborret e shtëpive; me lule duken më të bukura rrugët e qyteteve tona. Lule gjejmë në shkollë, në qendrat e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:14 pm

punës në spitale dhe kudo. Lulet e kultivuara janë bërë pjesë e jetës dhe e kulturës së njeriut. Ato përfaqësojnë gjithashtu pjesë të historisë dhe të kulturës së njerëzimit. Çfarë kënaqësie na pushton, duke shëtitur në park ose në lulishte, hedhim shikimin në qilimin e gjelbër, të dekoruar me zambakë të bardhë që duken si pupla të rëna nga pendët e ndonjë zogu të çuditshëm, me zymbyla ngjyrash të ndryshme, që duken si kukulla të bukura, me lule “Mos më harro” të vogla, të kaltra, trëndafila me aromë dehëse, lulemargarita me diskun e artë, selvia me lulet e kuqe si zjarri, vjollca që duket si flutur dhe a nuk mbetemi të mahnitur nga pamja që na shfaqet?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:14 pm

Qysh nga kohët më të lashta bukuria e formave dhe e ngjyrave të luleve pat tërhequr vëmendjen e të parëve tanë. Të shumta janë vizatimet, skalitjet në gur, dru, hekur, bakër, argjend, qëndismat në veshjet kombëtare, të cilat zbukuroheshin me lule. Amvisat duararta me leshin e ngjyrosur nga pjesë të ndryshme bimësh; punonin qilima të mrekullueshëm, në të cilët hodhën ngjyrat dhe format e luleve. Kështu zbukuruan jastëkët, shamitë e mëndafshta, mbulesat e tavolinave. Poetët tanë të traditës dhe ata të sotmit kanë thurur shumë vargje për lulet. Naimi i madh e krahason Shqipërinë me manushaqen. Lulet janë simbol i bukurisë, kënaqësisë dhe harmonisë. Veç zbukurimit të vendbanimeve tona, bimët dekorative lozin një rol të rëndësishëm në gjendjen higjeno- sanitare të tyre. Ato lozin një rol të rëndësishëm dhe në edukimin estetik të njerëzve. Ato jo vetëm që hijeshojnë vendin, ku janë mbjellë, por janë edhe mikesha të vlefshme për njerëzit. Duke thithur dioksidin e karbonit, ato e pastrojnë ajrin nga ky gaz i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe e pasurojnë atë me oksigjen. Bimët zbukuruese ulin temperaturën gjatë verës, rritin lagështinë e ajrit, pakësojnë forcën e erës, pastrojnë ajrin nga pluhurat. Madje disa prej tyre lëshojnë në ajër fitoncide, të cilat vrasin mikrobet e dëmshme për shëndetin e njeriut. Bimët e mbjella në trotuare apo pranë pallateve pakësojnë zhurmat për rreth. Sipërfaqet e lulishteve, parqeve konsiderohen mushkëritë e gjelbra të qyteteve. Sa më tepër të tilla të kemi aq më të shëndetshëm janë banorët e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:14 pm

Në përfundim nuk po themi as për lulet e stampuara në bluzat e vajzave, as për karficat e gdhëndura me ornamentet më të bukura të florikulturës, por për aromën aq tërheqëse të parfumeve të tyre, e cila del prej petaleve apo pjesëve bimore të luleve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:15 pm

Rubrika
Kuriozitete nga bota e bimëve zbukuruese

Ne krenohemi me emrin e shtetit tonë ALBANIA, kur e ndeshim në bluza të stamposura, në parrullat, që përfaqësojnë ekipet tona jashtë vendit e tjera. por askujt nuk i shkon ndërmend se këtë emër e mbajnë edhe disa bimë, që rriten vetëm në vendin tonë. Bimët e rralla që rriten brenda kufijve të një vendi quhen endemike. Ato nuk kanë vetëm emrin e bukur; shumë prej tyre janë edhe vetë të bukura. Të tillë janë zambaku shqiptar ose librium albanicum, poligonum albanicum (… e Shqipërisë), alcemilla albanica (alkemila e Shqipërisë) e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:15 pm

* * *
Një mushkëri e gjelbër (sipërfaqe e gjelbërt) me sipërfaqe 1ha thith për një orë 8 kg dioksid karboni, kjo e barabartë me atë që nxjerrin 20-300 njerëz.
Atdheu i tulipanit është Irani. Ai është kultivuar këtu që para 3000 vjetësh.
Zymbyli quhet “lulja e shiut”, sepse lulëzon pas shiut të parë të pranverës.

Në mesjetë, në vitin 1187, në Evropë, u hartua një ligj shumë i ashpër: njeriut, që kapej duke prishur lulet ose duke prerë drurë zbukurues, i priteshin gishtrinjtë e këmbëve. Kurse në Ausburg fajtori, që prishte lulishten ose kopshtin e huaj, lidhej i poshtëruar në trung të pemës dhe i pritej dora e djathtë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:15 pm


RETROSPEKTIVË E BUKUR

Që në fillesën e saj gazeta letrare “PEGASI” nëpërmjet shkrimit të mëposhtëm tërhoqi vëmendjen e lexuesve të saj dhe publikoi një shkurtesë historike të gjelbërimit gjirokastrit, përvojës në këtë fushë. Ky ishte një kontribut i madh, q ë paralajmëronte se njerëzit e artit, të kulturës, por edhe gjithë njerëzit i duan lulet dhe gjelbërimin. Le të rikthehemi edhe njëherë në një retrospektivë të bukur që daton 08. 07. 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:15 pm

TË LUTEM, MOS E KËPUT!
Nga Kristo STOJA

Gjirokastra, ky qytet i papërsëritshëm, me shtëpitë e vendosura mbi njëra – tjetrën në faqe të mali, çdo mëngjes përshëndetet me diellin. Kështjella si një transoqeanik, i varur nga mali, ka ngecur diku, në masivin shkëmbor përmbi banesat gri të “Pazarit të vjetër”. Rreth saj dhe midis lagjeve gjarpërojnë të gurtat rrugë, të cilat, diku janë thurur thjeshtë, diku janë kompozuar bukur, në harmoni me vet terrenin e aksidentuar dhe “kështjellat – bija”shtëpitë gjirokastrite.
Ky qytet gjithë harqe te portat, dritaret, nëndivanet, muslluku…, ky qytet i rëndë, në muret e banesave, në dërrasat e çative, në vargun e pashkëputur të mureve mbajtëse, ky qytet gri, i çuditshëm, i pakonceptueshëm për ata, që e vizitojnë për herë të parë, nuk do ishte aq tërheqës, nëqoftëse do t’i mungonte gjelbërimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:15 pm

Sa bukur harmonizohen pemët gjigande me gjelbërim të përhershëm në lulishten mbrapa bustit të heroinave Bule e Persefoni, gjelbërim ky që thyen monotoninë e ndërtesës madhështore të hotel “Sopotit”. Të tillë, si këta, hijeshojnë edhe mjedisin para Bashkisë, përpara Këshillit të Qarkut e gjetkë. Këto pemë, që jetojnë shumë dhe që mbajnë shumë vlera, të huajt i blejnë shumë shtrenjtë.
Kadarea, partenorikusi, që janë mbërthyer pas murit mbajtës te sheshi i Çerçizit, jo vetëm që bashkëjetojnë me gurin, por, mbi të gjitha, veç jetëgjatësisë, që i siguron murit, e bën atë më dekorativ, më të pëlqyer për soditësit. Gjelbërimi vertikal është i kudondodhur në Gjirokastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:16 pm

Lulëzimin më të madh ky qytet e përjetoi midis viteve ’70 – ’80. Në ato vite u investua shumë për gjelbërimin. Falë një ekipi drejtuesish të apasionuar në sektorin e gjelbërimit dhe të një numri punëtorësh të kualifikuar, gjelbërimi u shtri në çdo cep të qytetit. Veç njerëzve, që paguheshin për këtë punë, një ndihmesë të madhe dha vetë kontributi i qytetarëve.
Me nostalgji moshat e mesme e të vjetra kujtojnë vitet kur, në rrugën e kalasë kalonin midis një tuneli të gjelbër dhe bistakët e luleve të akacieve me atë aromën dehëse u qëndronin mbi krye; kujtojnë kurorën me pisha rreth e rrotull kalasë, parkun e padepërtueshëm “Rinia”, lulishten madhështore, të pleksur me vepra arti pranë shkollës pedagogjike, shatërvanin dhe lulishten e bukur përballë hyrjeve kryesore të stadiumit…
Themi me nostalgji, se dora e pashpirt, pas viteve ’90 ngriti sopatën dhe preu çdo gjë rreth kështjellës dhe në parkun “Rinia”. Lulishtet më të bukura të qytetit u dhanë si sheshe ndërtimi. Përballë stadiumit ndërtuesit kanë hyrë në garë, kush të ndërtojë më lart e si e si ta kthejnë çdo cep të blertë në beton. Lulishtja pranë Shkollës Pedagogjike “Pandeli Sotiri” po gulçon nga pesha e betonit. Nuk do jetë e largët dita, kur, ato pjesë me bimësi, që po mbijetojnë, të shndërrohen në ndërtime nga më të rëndomtat. Të paktën frekuentuesit edhe sot përdorin si vend shlodhjeje reliket e bazamenteve të skulpturave, të mureve të çezmës dekorative, mbetjet e shatërvanit, shkallaret dhe ish stolat. Fatmirësisht kanë mbetur pa u prerë disa pemë, nën hijen e të cilave kalojnë kohën në ditët më diell amatorët e dominosë e letrave apo tavllës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:16 pm

Po me parqet e tjera ç’ndodh?
Në vitet e tranzicionit fuqia punëtore e sektorit të gjelbërimit u rrudh deri në atë masë, sa u hoq edhe roja i vetëm i bazës prodhuese. Me minimumin e punëtorëve, që punojnë sot, nuk mund të mirëmbash as një të tretën e lulishteve të mbetura. Në këto kushte parku i Viroit, ai i Këcullës e fidanishtja u abandonuan. Është për të ardhur keq që, veç prerjeve pa mëshirë, që janë bërë në këto parqe, kudo mbretëron ferra, drizat… Po ndjehet, pra, mungesa e dorës së njeriut për mirë…Gjithandej kullosin bagëtia si në mallin e vet.
Sot si lulishte kanë mbetur disa sipërfaqe sa një shami xhepi, si dhe disa skarpate të zhveshura, të cilët, nga mungesa e bimësisë, çdo vit shkaktojnë erozion...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:16 pm

Anës rrugëve kryesore, në vend të lulishteve, “vegjetojnë” pika karburanti, magazina, pijetore… Edhe ato pak “shirita” të blertë që kanë ngelur, kthehen në rrugë kalimi, duke treguar mungesën e një kulturev të mirëfilltë, që përfshin, gati – gati të gjitha moshat. Kjo ndodh edhe sepse nuk është menduar kudo për trotuare. Edhe ku ka të tillë, ngaqë nuk pastrohen, i detyrojnë njerëzit të kalojnë mes për mes lulishteve.
Ndërmarrja komunale pretendon, se nuk ka fonde. Ajo i mbushi të gjitha rrugët me rrepe. Vetëm në rrugën e lagjes “18 shtatori” mbolli frashër. Në fakt kjo rrugë duhet mbjellur me një tjetër pemë me vlera të larta dekorative. Nuk po e kuptojmë këtë ngutje, mbasi fidanët ishin të hollë, të shkurtër, të shtrembër dhe jo me sistem rrënjor të plotë. Duke qenë të tillë,tani, pas dy muajve, rreth 85% e tyre janë thyer.
Lind pyetja: A ka rrugëdalje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:16 pm

Mendojmë se po. Ne konstatojmë, se i njëjti qytetar, që lulishten e kthen në rrugë apo kullot në to bagëti ose thyen filizat, nuk është i tillë në shtëpinë e vet. Avllitë, ballkonet e dritaret i sheh plot lule e gjelbërim. Kur gjen rastin, merr nga lulet e kultivuara nga punonjësit e gjelbërimit të qytetit dhe i çon në shtëpi të vet. Kur nuk arrin t’i marrë, shkon e blen, ku janë.
Sqarojmë se ndërmarrja komunale paguan tre inspektorë mjedisi.
Së dyti, vihet re se shteti nuk e ka atë vëmendje, atë mundësi financiare, për t’i mbajtur lulishtet si më parë. Prandaj rruga e zgjidhjes është sipërmarrja private.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:16 pm

Së treti, nuk është vonë të bëhen korrigjime. Ka lulishte, të cilat u janë kthyer pronarëve, por ata aktualisht s’ kanë vepruar. Mendojmë të rikthehen në lulishte këto troje dhe pronarët të kompensohen.
Dhe e fundit, por kryesore për nga rëndësia, fondet e ndryshojnë situatën. Pa investim nuk ka gjelbërim të bollshëm e të mbrojtur..
Në mbyllje dëshiroj të përmend një skenë: Ndërsa përgjegjësi dhe punëtorët e gjelbërimit ishin duke mbjellë pemë në një nga rrugët e qytetit, u avit atje një veteran:
- Kot që i mbillni, - turfulloi ai, - në rrugën prapa NPV-së i kanë thyer të gjitha.
- Si? – pyeti përgjegjësi i shqetësuar, teksa flokët po i ngriheshin përpjetë.
“Po,po – vazhdoi i moshuari. – Unë kalova andej, rastësisht, dhe para meje ecte një djalosh rreth të 25 – ve, i cili theu një fidan të porsambjellë. ‘Të lutem, - i thashë, - mos e këput! Ajo pemë e re s’të dëmton, por do të vlejë shumë pas ca vitesh”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:17 pm

“Ik,mor xhajë! – më tha. – Shiko punën tënde dhe për këto vjet që të kanë mbetur!
Gjelbërimi është shëndet, bukuri. Pranë tij njeriu ndihet shpirtërisht i qetë, frymëzohet, mbushet me aromë, ngopet me oksigjen. Kur ka gjelbërim, ka më pak pluhur, më pak gazra, më pak zhurmë, më pak mikrobe. Atëherë dhe vera është më e freskët, dimri më i butë dhe radiacioni diellor më i ulët.
Ndaj më mbeti si tingull i këputur lutja e atij të moshuari:”Të lutem, mos e këput! (Një thirrje për të krijuar dhe mbrojtur të bukurën)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:17 pm

Dekoracion

Lulet e Zagorisë
Zagoria është krahinë malore. Fshatrat e saj të radhitura midis malesh, sikur përshëndesin njëri – tjetrin nga larg. Klima e përshtatshme dhe uji i mjaftueshëm kanë bërë që shtëpitë e këtyre fshatrave të mbyten nga gjelbërimi. Kjo zonë ka njerëz të zgjuar, të kulturuar dhe pasionantë. Ata ashtu siç e duan jetën, po kaq e dashurojnë edhe të bukurën. Është kjo arsyeja që banorët e kësaj treve, krahas shtëpive të lezetshme me arkitekturë të veçantë, në oborr, dritare, ballkone kultivojnë me dashuri dhe lulen. Hyr në Zagori dhe, po munde, mos u befaso nga aroma e trëndafilave. Gjej një shtëpi në Zagori që të të mos të të heqë mendjen me bukurinë e ngjyrave mollokos……, lulezjarrit, asterit… Kalo rrugicave, po deshe, dhe të mos dehesh nga aroma e zambakëve. Zagoriti është dhe i fshatit dhe i qytetit. Është dhe i kryeqytetit dhe i kurbetit. Gratë, nuset deri edhe te fëmijët hyjnë në sedër njëri me tjerin për mirë, kush e kush të këtë më shumë lule; kush e kush të ketë më shumë lloje, kush e kush t’i ketë ato më të bukura. Dhe kjo dëshirë për ta pasur të bukurën të pranishme, atje ku banojnë, i detyronte gratë t’u luteshin burrave, kur shkonin në qytet, apo kurbet, që, kur të ktheheshin, përveç veshjeve, bizhuterive e sendeve të tjera, që ato i kishin vetë merak, të mos harronin t’u sillnin edhe ca fara lulesh të veçanta. E kur shkon në Zagorie, krahas erës së këndshme të trëndelinës, që të shoqëron livadheve, sa hyn në fshatra, të kënaq era e borzilokut dhe e manxuranës, trëndafilit…
Në Zagori ka hyrë spirea, e cila sapo shkrin bora në këto anë, mbushet plot lule të bardha, sikur bora të ketë shtruar prapë. Lulishtet e shtëpive, të shkollave, të kishës po bordurohen me dafinë, ligustër dhe pitospora. Dikush fillon të kultivojë manjolën, një tjetër palmën. Eksperimentojnë sa mund t’i rezistojnë klimës malore. Ashtu si vajzat i ndërrojnë veshjet në një sfilatë, ashtu i duan ato lulet e ndryshme të bukura dhe në formë tërheqëse. Merakun që kanë vajzat, prindërit ua zbulojnë. E sa herë që ata kthehen nga larg, do sjellin një bimë dekorative, një shpatull, disa farëra. Dhe Zagoria e bukur nga vetë natyra, çdo ditë nga njerëzit e saj bëhet më e hijshme me një dekor të pasur, të cilin padyshin e shton dhe florikultura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:17 pm

Prezenca e luleve dhe bimëve dekorative sot
në shtëpitë zagorite

Lulet
1.Asparagus(Asparagus plumozus) Asparagus spengeri 2.Fikus (Phicus carica) 5.Karafil (Dianthus cariophyllus) 3. Klorofitum (Chorophytum comosum) 4. Lule vathi(Phuchsia hybrida)
5. Molloko ose mullagë (Perlagonium zonale) 6. Pilea (Pilea cardieri) 7. Varëse (Tradescantie albiflora) 8. Zambaku i kuq (Hipeastrum hybridum) 9. Zambaku i verdhë (lilium auratum) 10. Lule kineze (Coleus blumei) 11. Shqiponjë (Mestera deliciosa).
Lule njëvjeçare (verore)
1.Gojë ujku(Antihirnum majas) 2.Kadife, nergjize (Tagetes patulus) 3.Lafshë gjeli (Celosia cristata)
4. Lule akshami(Mirabilis jalapa) 5. Lule zjarri (Salvia splendens) 6.Medina (Comphrenaglobosa)
7. Petunia (Petunia hybrida) 8.Lule Tirane, xinga(Zinia elegans).
Lule dyvjeçare (dimërore)
1.Karafil Stambolli (Dianthus barbatas).
Lule shumëvjeçare
1.Aster (Aster novae angliae) 2. Lule patate (Dahlia variabilis) 3.Karafil shabo(Dianthus cariophylluë) 4.Lule bore (Hydrangea makrophylla) 5. Lule shëmitri, vjeshta (Crysonthemum indicum) 6.Vinka, varëse (Vinka minor) 7.Vjollca (Viola odorata) 8. Zambaku, fletëgjerë (Canna indica).
Shkurre (bimë me shtat të ulët)
1.Bushi (Buxus sampervireus) 2. Dafina (Laurus nobilis) 3. Lavantiana (Santolina chamaecyparis)
4. Rozmarina (Rosmarinus officinalis) 5. Oleandra (Norium oleander) 6. Pitospora (Pittosporum tobira) 7. Spirea (Spirea van heutteit) 8. Tuja (Thuja orientalis)
Shkurre kacavjerrëse
1. Hardhi e mureve(Parthenocissus quinquefolia) 2. Sarmaçia(Hederea helix) 3. Lule vile (Vistaria sinensis) 4.Trëndafili kacavjerrës (Rosa banksiae)
Drurë (bimë me shtat të lartë)
1. Bliri (Tilia argentea) 2. Bredhi (Abies alba) 3. Ilqia (Quercus ilex) 4. Jargavani (Syringa vulgaris)
5. Manjolla (Magnolia grandiphlora) 6. Ligustra fletëgjerë (Ligustrum japanicum) 7. Ligustra fletëngushtë(Ligustrum sinensis) 8. Qiparizi (Cupressus sempervirens) 9. Shelgu lotues, vajtues(Salix barbylonica)
Materialet u përgatitën nga Kristo Stoja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:17 pm

Kristo Stoja, krahas profesionit të tij të bukur si florikulturist profesionist, është shquar për publicistikën e tij që në moshë të re. Ai ka qenë korrespodent i një sërë gazetash me emër të kohës. Gjatë plurimendimit ai u veprimua në fushën publicistike dhe që në krijimet e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” u anëtarësua, duke dhënë një kontribut të madh në fushën e publicistikës dhe në futjen e elementëve të rinj në këtë fushë, duke shkruar herë pas here në të gjitha gjinitë e publicistikës. Krahas kësaj ai ka bërë recezencën e shumë librave si dhe është redaktor në disa vepra të autorëve të “Pegasit” botuar në Tiranë, Gjirokastër e tjerë. Është Z/Kryeredaktor i gazetës letrare ’Pegasi”, dhe për një numër Kryeredaktor i gazetës “SHQIPONJA” si dhe anëtar i Këshillit Botues të gazetës “DORIAN”, i gazetës “Çiltër”; është anëtar i Kryesisë së Këshillit Koordinativ të Disa Shoqatave të Shoqërisë Civile të Trevës së Jugut.Është I zgjedhur Sekretar Organizativ I Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër. Ka në proces botimi një libër të vetin publicistik. Ai është një nga iniciuesi I lindjes së kësaj gazete menjë substrat të ri dhe nënjë fushë shumë të pëlqyer siç është florikutura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:17 pm

POEZIA DHE LULET

Kristaq F. Shabani

* * *
Bukur
e thua në mijëra gjuhë…
‘Bukur” gatuhet
nga Zemra, Mendja ,
Syri i njeriut në Glob…
E po the “Bukur”
tingëllon njësoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:18 pm

Pistilit luleverdhë

Në zemër
të prekur nga ndjenja,
një mimozë të çelur
më dhuroi e Diela;
në Fjalorin “Luleverdhë”
“Të dua!” nektar derdh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:18 pm

Frymëmarrja e kërkimit
Syri kërkon
në mizërinë e njerëzve
tek kap njohjen,
kërkimi ndalet,
Syri si lule hapet!…

Lojë e luledeles
variant
Zemrën e ka pushtuar
ankthi i mosardhjes,
një nga një me dorë
të padukur heq petalet
“Do të vijë…”,
“S’do të vijë… “
Petale e fundit të sjell!


“Brumb” e “brof” në çelje të harruar
fragment
Bronket
sot japin e marrin ajër.
Dhëmbeli tullac ndihet i gazmuar.
Çajupi u jep urdhër gjithë luleve
të çelin, “brumb” e “brof” në çelje të harruar…
Vallëzojnë lulet,
kur u kthehen “pistilët” e mërguar!
Brati gazmon për ujët e ftohtë akull
dhe skeptrin e akullt ia vendos
në kokën e dafinizuar juria “Natyrë”,
duke i shkelur syrin Jankos dhe Bambullit…
Ndoshta nesër në Perlë
mund të konkurrojnë të gjitha “MISSET”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA EmptyFri Sep 17, 2010 9:18 pm


Drejtor dhe botues : Kristaq F. Shabani 003550692553056
Kryeredaktor: Kristo Stoja 003558465956 Mob.
Z/Kryeredaktore: Jonida Nika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA   GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja
» "Ankthi i nënës" tregim nga Kristo Stoja
»  "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA
» "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA
» Zagoria, publicistikë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: