Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun

Shko poshtë 
+8
xhiti
Atdhetari
detektivi
arberia
Angela
albaninr1
petritkola
murturi
12 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun   Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 EmptyWed Apr 07, 2010 12:46 am

Ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi duke tronditur opinionin vendas dhe
shkaktuar zemëratë mes emigrantëve shqiptarë pasi një grua shtatzënë u
masakrua nga dy grekë bashkë me të shoqin e djalin tyre duke i vrarë dhe
beben në bark, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Dy
grekët atë e bir kanë masakruar çiftin shqiptar dhe djalin e tyre se
kishin ngritur më shumë se ç’duhet volumin e muzikës në makinë dhe kanë
vrarë fëmijën e gruas shtatzënë që priste ta sillte në jetë për pak
javë.

Ngjarja ka ndodhur në Janinë të hënën e Pashkës, një prej
tre ditëve të pushimit zyrtar për Pashkët në Greqi. Çifti shqiptar, një
grua 25-vjeçare që priste fëmijën e dytë, një vajzë dhe bashkëshorti i
saj 32 vjeçar, bashkë me djalin 4 vjeçar gjendeshin në makinën e tyre
duke qëndruar në pritje të miqve të tyre dhe për të vijuar udhëtimin. Në
këto momente ata po dëgjonin muzikë në kasetofonin e makinës.

Një
banori vendas që ndodhej në banesën e tij përballë, i është dukur e
lartë muzika dhe ka dalë jashtë duke bërtitur dhe duke i kërkuar çiftit
që të ulë volumin.

Menjëherë në “ndihmë” të 45-vjeçarit ka dalë
edhe i biri i cili i është sulur shqiptarëve duke iu hakërryer të ulnin
volumin e muzikës, pa kursyer atë e bir të sharat pafund.

Situata
është acaruar nga fjalët “hidh e prit” mes palëve por dy grekët kanë
shkuar më tej duke goditur në kokë dhe trup çiftin dhe djalin e tyre që
ishin futur si në kurth pasi gjendeshin brenda në makinë.


mënyrë barbare ata nuk kanë kursyer as gruan e re që priste të sillte në
jetë një fëmijë. Për më tepër, njëri prej të dyve ka vrapuar në banesë
dhe ka dalë që andej me një karabinë dhe me qytën e saj ka qëlluar në
kokë duke ia çarë të riut shqiptar dhe menjëherë më pas ka qëlluar në
bark edhe të shoqen duke i vrarë fëmijën që duhet të dilte në këtë botë
pas disa javësh.

Policia ka mbërritur pas disa minutash në
vendngjarje e lajmëruar nga dëshmitarë okularë të cilët i thanë
agjentëve se ishin shokuar por edhe frikësuar shumë nga skena që
përjetuan për disa minuta.

Burri i plagosur është dërguar në
Spitalin Universitar të Janinës me dëmtime të rënda në kokë dhe mjekët u
shprehën se gjendja e tij është kritike. Në të njëjtin spital u dërgua
dhe i biri i cili gjithashtu paraqet plagë serioze në trup dhe kokë.

Ndërkohë
gruaja e cila gjithashtu u dërgua në këtë spital tek reparti
Obstetrik-Gjinekologjik, ka kaluar në gjendje shoku, thanë burimet
spitalore për agjencinë NOA. Ajo ka humbur fëmijën e saj që ka vdekur
për shkak të goditjeve me grushte dhe me qytën e pushkës tip karabinë,
konfirmuan mjekët dhe policia e Janinës për agjencinë e lajmeve NOA.

Policia
konfirmoi se ka arrestuar 45-vjeçarin dhe djalin e tij 22 vjeçar dhe ka
ngritur ndaj tyre pesë akuza, për vrasje të mbetur në tentativë, tre
herë, e kryer në bashkëpunim, vrasje për shkak të cilësive të veçanta
dhe përdorim të paligjshëm të armëve luftarake. (INA-NOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun   Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 EmptyFri Apr 09, 2010 9:54 pm

Vertet rast tragjik .Pore ajo qe me cudite mua eshte pse nje pjes e madhe e shqiptarve te shqiperis migrojn ne Greqi! kriz financiar ka koh qe eka kaplu greqin. PROTESTA ka pothujse cdo dite.ShQIPTARE te kosoves ka shum pak qe migrojn ne greqi.-pse ikin ne nje vende pothujse te njejt me Beogradin...cdo dite po ngjan se po keqtrajtohen shqiptaret nga greket e piste. tani dulen edhe ushtrija qe perfaqeson shtetin haptase tregoj urrejtjen ndaj shqiptarve. kam frik se nuk do jete rast i fundit ky.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun   Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 EmptySun Apr 11, 2010 1:12 am

Materialet e meposhtme jane historike jo propogandistike. Kane si
qellim pasqyrimin e te vertetes, asgje me shume se aq. Pasi ta keni
lexuar deri ne fund nuk mendoj se zhvillimet e viteve te fundit ne
Shqiperi do u duken rastesore apo miqedashese nga kisha greke=shteti
grek=qarqet shoviniste greke=lobi grek

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Pergatiti:
Dorina Topollaj
Qamil Xhani


Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për
"bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të
shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose
një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij
Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç
thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të
parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe
t'i linte të vdisnin në agoni"
Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku
ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I
shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse
këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i
fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të
Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë
peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali
Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e
luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në
Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse
"Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë
flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë.
Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta
"Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri
tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm
njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të
lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente
shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë,
renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos
edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e
Sigurisë" në vitin 1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të
mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç
ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave
myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të
shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u
pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e
Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u
interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e
Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë,
por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e
shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç
Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës
ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët
barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte
qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali
Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe
fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me
radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai
vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62
kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo
dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në
terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e
grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u
përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët,
madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe
grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk
duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan
dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në
Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis
plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake
organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte,
dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të
njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e
Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga
shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që
Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë
trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë.
Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në
Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë
në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen
greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i
Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën
masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës
për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të
kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në
qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio
Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri
gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në
mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës
shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën
dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u
prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë
dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme
t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e
kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një
presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës.
Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në
shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të
ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për
pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm
grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë,
shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e
Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht
qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta
ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin
institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e
Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë
shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik
ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish
kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të
qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën
oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore,
kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të
madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi
shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në
Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti
helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të
kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte
të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto
kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti
nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti
shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por
greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i
përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri.
Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar
janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan
kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë
nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313.
Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të
kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë
Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara
nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me
1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të
zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi
si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me
forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të
palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur
kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga
qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur
vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me
katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen,
por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në
Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë
denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që
të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në
Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje,
thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në
Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim
të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen
mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe
princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren
dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj,
Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar
familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet
që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e
princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u
sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të
evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi
komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për
luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive,
trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe
si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e
internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një
shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që
luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë
dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e
cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave
çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë
“kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose
siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u
përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji
ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve,
të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën
gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë
mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes
civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në
zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë
së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria
greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që
ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në
Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në
duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe
filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë
organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria
greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që
ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin
shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një
anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm.
Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500
njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe
7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra
kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe
veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri
më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u
ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë
edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me
pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj
popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do
t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës
ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin
Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën
me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte
një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të
vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk
duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan
Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se
forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë
mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të
Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me
një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk
kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në
kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi
Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me
goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte
çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit
në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke
edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij,
nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të
regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk
përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u
përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike.
Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u
përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që
ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në
Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet
komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e
masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e
brendshme të Athinës.

Greqia kundër pranimit të
Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga
Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta
të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet
komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti
kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek
dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk
duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe
Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946

Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio
Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200
ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat.
Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë.
Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në
gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria
shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë
Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte
shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën
italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga
Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në
koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë
publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe
opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek
deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë
punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet,
gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë
janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda,
Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë
hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimin
e Shqipërisë, 1949


Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria
greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër
ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e
broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare.
Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare,
duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve
psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria
shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat
shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe
oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në
territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai
tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve
shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në
tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio
Epiri.

7 orë luftë në Vidohovë-Devoll,
2 gusht 1949


Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien
300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke
angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e
armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil
Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu,
Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit
ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në
territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob
3.

Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
1949


Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të
veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht
deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos,
deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem
Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një
gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë
proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të
kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në
drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14.
Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta
sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i
zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e
predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg
kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më
shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së
Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë
në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar
mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat
e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi
moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në
piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në
territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare,
të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte
një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një
dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin
shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë
më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një
aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të
bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare
arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në
Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin
Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në
fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato
shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht.
Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit
“Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë
të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës
kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me
gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36
gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që
digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura
nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i
Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku
mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit
të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane
Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më
parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u
vranë 26 ushtarë grekë.

Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e
41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje
aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në
këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën
shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në
qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë
dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth
49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën
vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe
dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë
qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive
të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar
ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë
u kapën robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që
sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të
gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion
artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së
Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria
greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u
zmbraps në tokën e saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve
sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u
zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky
gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të
vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim
Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën
tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një
plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë
minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI”
(Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit
Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil
Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte
riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e
një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18
shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën
600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të
postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë
ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas
ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një
batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e
Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti
shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u
futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh
forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë
që pati humbje dhe në bazën materiale.

Memorandumi i Ministrisë
së Jashtme greke, 7 gusht 1952


Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i
qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është
hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që,
Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej
synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas
“Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919),
i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një
protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga
qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe
publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga
qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund
të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin
greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një
agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit.
Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin
“Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një
pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për
“Çlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme
greke për shqiptarët, Athinë 1980


Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke
e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i
zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas
tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u
shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin
shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje
me synimet e Shqipërisë së Madhe.

Parlamenti grek lë në
fuqi Ligjin e Luftës, 1987


Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e
Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë
akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i
asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti,
Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti
dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai
i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një
serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një
grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e
pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u
kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të
drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si
Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek,
Tiranë, 28 qershor 1993


Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të
rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non
grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak
ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke
shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i
Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke
akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

Plani i Miçotaqisit,
Athinë, 14 korrik 1993


Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e
Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i
tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të
drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa
kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në
zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të
njëjtin status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që
marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër.
Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës
shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare.
Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri
kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë
shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me
uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të
fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi
ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë.
“Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta
“Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi
terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta
shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të
një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë
akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë
herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35
milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky
ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente
të tjerë.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për
çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi
Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante
një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek.
Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në
shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në
Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për
Shqipërinë.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve
të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh
ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi
poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk
harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por
Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë
dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia”
acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre
ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe
Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e
Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që
marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe
periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve,
Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë
shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë
Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur
përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën
greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime
me palën shqiptare për këtë çështje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e
madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës
zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë
shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke
disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet
‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në
kushte çnjerëzore.

Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh
që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës.
Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij
dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i
armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e
shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi
rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara,
Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së
Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se,
“qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm
të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së
të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i
çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një
deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë
Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata”
në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës
së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në
kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta
“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995


Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një
zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas
zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi
homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës
i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me
gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të
sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo
shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në
qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj
kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që
shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë
lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit
1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin
ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi
emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit.
Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të
burgosurve minoritarë.

Trakte antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë
avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me
përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e
Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se
nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet
inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë
ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me
zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer
rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri,
ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk
dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri
humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997

Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë
kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet
autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve
të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind
të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë.
Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po
e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të
armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e
Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku
popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut
nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur
kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit
bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e
vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë
epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat
e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të
marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera”
Romë, 12 mars 1997


Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte
lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan
se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek,
Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në
Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo
pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e
Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të
tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë
grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë
zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i
çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët
për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka
nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të
pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e
shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin
nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan
të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në
territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare
të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë
rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i
plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident
diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8
personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj
indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për
emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte
dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare
në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek
në autobus.

Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë
proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit.
Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë
të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur
dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë
të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak
pasi i kishin dorëzuar paratë.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve
vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga
Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38
pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të
madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një
emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë
se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së
grekëve.

Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që
lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para
përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në
minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për
10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë
deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i
zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë
ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra
votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek
te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të
votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar
një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga
baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një
skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e
fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka
hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e
menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në
këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe
parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare.
Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen
duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më
i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin
debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri
përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku
gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë
shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një
shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur
një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh,
e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I
riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë
kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë
pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e
menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke
kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte
largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

Papandreu për Himarën, Athinë 2003

Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e
marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të
shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive
të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për
incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet
të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi
jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet
antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer
në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u
vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po
festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me
thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes
shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin
“Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua
për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte
ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte
kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e
rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek
nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar
vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë,
në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një
grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe
shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i
kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke
serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar
të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e
goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë
shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos
Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë.
Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës,
por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur
parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi
këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në
një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në
mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e
grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë
me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison
Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një
grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste,
ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak
debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së.
Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai
vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin
dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i
punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e
saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi
politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e
eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin
bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin
kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në
kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që
policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të
paraqitej në prokurori.

Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund
t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë
identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me
ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i
Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e
Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke
shënuar në këtë mënyrë një incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007

Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka
acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në
internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke
dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të
bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi
reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i
kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i
Jashtëm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka
kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon
Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar
dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe
bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe
shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me
autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

-ushtria greke ne kufirin shqiptar 1949
-shperngulja me dhune e popullsisie came nga trojet etnike
-ushtari grek me ne goje ...sharjet kunder shqiptareve

Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Attachment Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Attachment Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun   Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të K
» Ushtria shqiptare dhe çeshtja kombetare
» Ushtria serbe arreston një kosovar
» Leter e nje Luftetari te UCK –SE(ushtria qlirimtare Kombetar
» A është UÇK-ja ushtria më e suksesshme e shekullit ne botë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: