Po e hap kete teme, meqe aktualiteti disi eshte fort i ngutshem. Dhe mbi kete aktualitet varen shume gjera. Çdo shtet sovran ka edhe ushtrine e vete kombetare. Ushtria garanton ruajtjen dhe pacenueshmerine e sovranitetit shteteror.
Ushtria e Republikes se Shqiperise po njeh fate te liga. Nga nje ushtri e lavdishme, e organizuar dhe e pajisur qe ç'ke me te, me nje efektiv prej 60.000 aktivesh sot eshte katandisur ne nje ushtria te pergjysmuar prej 35.000 vetesh, ndersa thuhet se te afte per lufte jane vetem 15.000. Armatimi i saj eshte mpakur si mos me keq. Eshte shkrire ne hekur ose eshte shitur (eshte fale, thuaj me mire) neper vende te Afrikes, si ne Algjeri.
Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shkatërruar 1.600.000 mina tokësore; 144.000 armë të lehta; 43.000 tonelata me municion dhe 511 tankse dhe automjete të blinduara. Gjithçka e qartë – Serbia po armatoset që të na sulmojë në një moment të volitshëm për të; Shqipërinë po e çarmatosin që të mos mund të na ndihmojë. Në rast të sulmit që do të na e bënte Serbia, cili shtet do të duhej të na ndihmonte nëse jo Shqipëria.
Ne anen tjeter, ushtria serbe eshte fortifikuar si mos me mire. Në mesin e vitit 2001, në Serbi u paralajmërua ndërtimi i bazës së madhe ushtarake në fshatin Boroc, 7 km larg magjistrales A-10, si dhe i 30 bazave të tjera rreth kufirit me Kosovën, secila e dizajnuar për stacionimin e një togu ushtarak. KFOR-i kurrë nuk ka kërkuar ndërprerjen e kësaj pune. Sipas një marrëveshje të ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq me ish Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Serbia do t’i dërgojë qindra tankse T-84 për t’i avansuar në Rusi. Serbia ka porositur 69.200 veshje ushtarake antiplumb dhe 74.000 helmeta, me vlerë prej 296 milionë euro – të dyja këto pajisje që rrisin depërtueshmërinë e këmbësorisë në luftë të armatosur. Përveç kësaj, aktualisht një sasi të konsiderueshme të armëve automatike M-70 (version jugoslav i kalashnikovit) po i zëvendëson me tipin M-21, e cila posedon edhe dylbinë optike, gjë që e rrit efektivitetin e saktësisë goditëse për 34,3%. Sipas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, buxheti vjetor serb për ushtrinë është 560 milionë euro, ndërsa buxheti vjetor i TMK-së është 15 milionë euro.
Poashtu edhe ushtria maqedonase po armatoset gjithnje e me shume. Ukraina po e pajis me tankse e helikopter ushtarak.
[b]Forumiste te nderuar, ju perftoj qe ne kete haptas te shprehni opinionet mbi rolin e ushtrise shqiptare, aktualitetin e ushtrise shqiptare, historine dhe problematiken rreth ushtrise.
Shendet