|
| LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE | |
|
+5meli drenusha shaban cakolli Adem Berisha besa-bese 9 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Wed Oct 31, 2007 11:33 pm | |
| Në këtë temë do të mundohemi të sjellim të gjithë së bashku karakteristikat thelbësore te Letersisë Kombetare Shqiptare duke perfshirë fillet(lashtesia) e zhvillimit, fazat neper te cilat kaloi, autoret e saj, veprat e tyre etj. Uroj qe tema te jetë per të gjithë dashamirët dhe njohesit e kësaj lëmie ne forumin tonë. Vazhdim të mbarë. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Thu Nov 01, 2007 12:23 am | |
| Fillet e Letersise Kombetare shqipetare Fillet e para te Letersise sone Kometare fillojne me vepren e Marin Barletit "Historia e Skënderbeut"-1508 dhe vazhdon me disa humanistë të tjerë . Libri i parë Shqip konsiderohet te jete "Meshari" -1555 i Gjon Buzukut.
- Letërsia e Vjetër përfaqësohet sidomos nga vepra fetare,por që e shprehnin nje qëndresë kundër sundimit osman te asaj kohe. Autorët më të medhenj te kesaj faze ishin padyshim Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani perderisa tek arbëreshët e Italisë meritojne te cekën Lekë Matrënga e Jul Variboba.
- Rryma e Bejtexhinjve lindi pikerisht ne shekullin XVIII dhe XIX, e cila ishte e ndikuar nga letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike si bie fjala nga autoret e atyre shkrimeve qe ishin Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj.
- Letërsia e re Kombëtare (Letersia e Rilindjes Kombetare) nisë te zhvillohet nga mesi i shek. XIX me lëvizjen e gjerë për clirimin nga sundimi i huaj dhe prandaj edhe quhet Letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohej nga fazat e tjera te Letersise meqë kishte një drejtim iluminist e në periudhën e fundit do te ket' edhe vepra realiste, por në të ka mbisunduar romantizmi i bashkëkohës me romantizmin europian. Ishte një letërsi me frymë demokratike dhe popullore, tema themelore ishte dashuria per atdheun, evolimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror.
Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën e tij "Këngët e Milosaos" (1836) si dhe nje një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", per te vazhduar me tutje me Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj. Poeti i madh Kombëtar i kësaj periudhe ishte padushim Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i romanit "Historia e Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike dhe filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik dhe satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), pastaj poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
- Pas shpalljes së Pavarsisë ne vitin 1912 Letërsia Kombetare Shqiptare zhvilloi më tutje frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realizmi, akteri demokratik, problematika shoqërore e keshtu me radhë. Përfaqësues i shquar i rrymës demokratike ishte Fan Noli, figurë politike por edhe poetike, publicist dhe përkthyes. Lirik i njohur i kohës ishte Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte edhe At Gjergj Fishta. Ketu bejne pjese edhe prozatorët dhe romancierët si; Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli etj.
- Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënoi padyshim krijimtaria në poezi dhe në prozë e Migjenit "Vargjet e lira", 1935. Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
- Një etapë cilësisht e re në Letërsinë Shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas clirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe.
Pas clirimit pothuajse e tërë letërsia kombetare kontrollohej nga censura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rrezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. U botuan të plota veprat e rilindësve, te Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve Petro Marko, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Visar Zhiti e shumë të tjerë. vazhdim te mbarë | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Thu Nov 01, 2007 1:14 am | |
| Autoret: Marin Barleti Gjon Buzuku Frang Bardhi Pjetër Budi Pjetër Bogdani
Autoret: Nezim Frakulla Zenel Bastari Hasan Zyko Kamberi Sulejman Naibi
Letersia e RilindjesAutoret: Naim Frashëri Ndre Mjeda Sami Frashëri Andon Zako Çajupi Asdreni Filip Shiroka Luigj Gurakuqi Naum Veqilharxhi Pashko Vasa Mihal Grameno Jeronim De Rada Gavril Dara Zef Serembe Risto Siliqi Autoret: Faik Konica Gjergj Fishta Fan Noli Migjeni Lasgush Poradeci Mitrush Kuteli Haki Stërmilli Nonda Bulka Autoret: Petro Marko Jakov Xoxa Ismail Kadare Dritëro Agolli Kasem Trebeshina Fatos Arapi Anton Pashku Nazmi Rrahmani Martin Camaj Azem Shkreli Ali Podrimja..............etjne vazhdim tema mbetet e lirë per te filluar nga Letersia e Vjeter, me Marin Barketin dhe keshtu me radhe, une ju pershendes per pjesemarrje ne kete rubrike e cila na meson te kaluaren apo edhe na e perkujton at mund te autoreve te cilet ecen ne te gjitha ke to faza te letersise Kombetare. Vazhdim te mbare | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Thu Nov 01, 2007 3:24 pm | |
| LETERSIA E VJETERMarin Barleti1460 - 1513
- Marin Barleti është padyshim figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Lindi në Shkodër ne vitin 1460. Ndonese ne nje moshe shume te re në vitin1478, gjindet ne mbrojtje te Shkodres në luftën kunder forcave osmane te cilat kishin bere nje rrethim te forte qytetit te tij te lindjes. Ketu Barleti do te mbjell frymezimin dhe heroizmin e tij dhe te bashkatdhetarëve te tij te cilat do ti mbeti në sy e në mendje, e qe me vone përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy".
Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë, rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë, se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye:
- e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet.
- e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.
Vepra "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar. Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre. Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës.
- Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.Me librin e tij, Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, . Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij popullit lashtë Shqipetar. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Thu Nov 01, 2007 3:55 pm | |
| Nuk munda të kufizohem e të mos JU përgëzoj për temen e hapur. Temë e shkëlqyeshme dhe shkrime fenomenale. Ju lumtë, vazhdoni. Prsh nga xhaxhi Adem. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Thu Nov 01, 2007 6:35 pm | |
| (Letersia e Vjeter) Duhet te dimë se libri më i vjetër shqip që njohim deri sot, njëkohësisht edhe vepra më e vjetër e shkruar shqip, ka dalë nga penda e Dom Gjon Buzukut. Ky meshtar i thjeshtë që i dha vetes lavdi me frymëzimin atdhetar, me aftësinë letrare dheme guximin e tij për të përkthyer shqip Shkrimin e Shenjtë, e nisi veprën e vet të pashoqe plot 450 vjet më parë, pikërisht më 20 mars 1554, dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Me sa merret vesh, po atë vit u krye dhe shtypja e librit. Të kujtojmë se Johannes Gutenbergu kishte shpikur më 1445 shtypshkronjën me shkronja të derdhura të lëvizshme dhe shtypshkrimi kishte marrë zhvillim në Europë. [size=12]
Një tog rrethanash ende të pandriçuara bënë që libri i Gjon Buzukut të binte në harresë të plotë për gati dy shekuj. Atë e zbuloi Dom Gjon Kazazi, një klerik shqiptar nga Gjakova, i cili, duke u ndodhur në Romë më 1740 (ku u emërua argjipeshkëv i Shkupit), pa me habi të madhe këtë libër në bibliotekën e kolegjit të Propagandës së Fesë (Propaganda Fide), ku kishte studiuar vetë më parë.
I ngazëllyer nga ky zbulim, Gjon Kazazi kopjoi Pasthënien e librit dhe një pjesë tjetër të shkurtër e ia dërgoi Imzot Gjergj Guxetës, themeluesit të Seminarit shqiptar të Palermos, i cilësuar si "prototip i fisnikërisë së shpirtit e i burrërisë e i bujarisë së kombit shqiptar". Kleriku gjakovar e përshkruan librin si "Meshar" fort i lashtë shqip krejt i grisur prej vjetërsie". Nga fundi i sh. XVIII libri kaloi në koleksionin e librave orientalë të kardinalit Stefan Borxha e së këtejmi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909.
Nxitës i këtij zbulimi qe Pal Skiroi, peshkopi i arbëreshëve të Sicilisë (1866-1941), i cili kishte në bibliotekën e Seminarit të Palermos pikërisht ato dy fletë të kopjuara nga Gjon Kazazi. Pal Skiroi është edhe studiuesi i parë i "Mesharit" të Buzukut, por puna e tij ka mbetur pak e njohur, sepse pak gjë arriti të botojë sa qe gjallë.
- Kush ishte Buzuku dhe kush e nxiti për veprën e tij?
Mendohet se në kohën kur i hyri përkthimit të "Mesharit", ai shërbente në ndonjë nga bashkësitë shqiptare të mërguara në Republikën e Venedikut, që dëshmohen nga burimet e kohës. Pra autori ynë i parë ka qenë një bir i thjeshtë i popullit të vet, me një kulturë jo aq të plotë, siç del edhe nga vendet ku nuk ka arritur ta kuptojë drejt tekstin latin dhe e ka shtrembëruar a gjymtuar kuptimin e origjinalit.
Por Gjon Buzuku kishte përbrenda zjarrin e dashurisë për popullin dhe atdheun e vet, prandaj iu vu punës, siç shkruan vetë, "tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gja të ndigluom (të kuptueshme) en së Shkruomit shenjtë, en së dashunit së botës sanë desha me u fëdigunë për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne që të ndiglonjinë…". Vetëkuptohet se një ndërmarrje e tillë nuk mund të bëhej pa mbështetjen edhe financiare të eprorëve të kishës dhe pa lejen e tyre për ta botuar.
Këtë mbështetje dhe leje e patën më vonë Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, po për Buzukun nuk mund të thuhet gjë, nga shkaku i mungesës së ballinës dhe të fletëve të parathënies së librit.
Katërqindvjetori i botimit të "Mesharit" më 1955 u përkujtua me një sesion shkencor të organizuar nga Instituti i Shkencave, pasardhëse e të cilit është Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Me atë rast u vendos që të përgatitej një botim kritik i kësaj më së hershmes vepër në gjuhën shqipe dhe me këtë detyrë u ngarkua Eqrem Çabej. Ndonëse ky botim kritik, një punë e pashoqe tekstologjike, u përgatit më 1958, vepra, në dy vëllime dhe e pajisur me një studim hyrës shembullor, u shtyp pas dhjetë vjetësh në Rumani, falë bujarisë dhe dashamirësisë së Akademisë së Shkencave të Rumanisë, që vlerësoi rëndësinë e librit dhe punën e kolegut të çmuar shqiptar. E. Çabej bëri transliterimin e teksit, d.m.th. e rishkroi atë me alfabetin e sotëm, dhe transkriptimin e tij, d.m.th. vendosi vlerat fonetike të shkronjave të përdoruara nga Buzuku, rindërtoi si të thuash formën tingullore të këtij teksti në kohën që u shkrua, dhe e pajisi me shënime tekstologjike e filologjike të hollësishme.
Gjon Buzuku është i pari autor që përmend fjalën shqip si dhe emrin e lashtë Arbani, si një përcaktim tërësor të atdheut të atyre që flasin shqip. Libri i Buzukut nuk është aspak për t'u kundruar si një objekt i ftohtë muzeor. Ai flet me shqipen e kohës së vet, që nuk është e vështirë për ta kuptuar edhe në kohën tonë, sepse gjithmonë te shkrimtarët shqiptarë regëtin ajo ndjenjë që Buzuku e ka skalitur i pari me fjalët "en së dashunit të së botësë sanë." Kjo ndjenjë që zë fill te shkrimtari ynë më i hershëm, e bëri letërsinë shqiptare pjesë të pandashme dhe shprehëse të vetëdijes së popullit që e lindi. Lexim dhe vazhdim te mbare me tutje me F.Bardhin | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 11:01 am | |
| FRANG BARDHI(1606-1643)
Frang Bardhi lindi në Kallmet të Zadrimës,nga një familje prej të cilës kishin dalë peshkop.Pjestarë të kësaj familje kishin pasë funksione civile dhe ushtarake me rëndësi në Republikën e Venedikut.I ungji i Franos,Gjeç Bardhi,njeri me kulturë të gjërë,plot zell fetar e ndjenja patriotike,hartoi projektin e një kryengritje kundër turqëve.Frang Bardhi studioi në Kolegjin e Loretos,e pastaj në atë të propagandës në Romë.Më 1635,pa mbushur moshën e nevojshme dhe ende pa marrë doktoratën në teologji,u caktua peshkop iSapës,në vend të Gjeç Bardhit,që uemërua kryepeshkop i Tivarit.Gjatë kohës që ishte në kolegj punoi një fjalor latinisht-shqip,që u botua më 1635.Kur ishte duke u kthyar në Shqipëri,u ndal në Venedik(1936)ku botoi një vepër latinisht-shqip kushtuar Skënderbeut,për të hedhur poshtë pretendimet e një peshkopi boshnjak,Joan Marnaviqit,që kishte dashur të nxjerr heroin nga familja e tij e nga vendet e Bosnës.
LIBRI MBI SKËNDERBEUN
Në parathënjene këtij libri autori tregon arsyet që e shtynë të merr pendën në dorë dhe flet për metodën e punës.Ai kishte pasur dëshirën e madhe për të shkruar këtë vepër,dheishte shprehuj se do të ndjehej i turpëruar sikur të mos kryante një detyrë ndaj vetës dhe atdheut.
Më 1631,peshkopi i BosnësTomeus Marnavititus,autor i shumë veprave në gjuhën sllave,kishte botuarnjë libër latinisht ku nxirrte Skëndërbeun me zanafillë boshnjake duke e lidhur me familjen e vet.Frang Bardhi u hodh në mund dhe shkrou librin e tij për të rrëzuar tezën sllave dhe për të ndriquar se Skënderbeu ishte shqiptarë.Ebëri këtë për të mbrojtur një të vërtetë,për ti kthyar popullit tonë një krenari,që të tjerët synonin të ia merrnin padrejtësisht.Kuptimplotë ishte vet titulli që i dha Bardhi"Gjergj Kastrioti";Epiroti(shqiptari) i quajtur përgjëthsisht Skanderbeg,princi trim e ipathyeshëm i Epirotëve që u kthehet bashkatdhetarëve e atdheut të vet,nga Frano Bardhi.Libri ka karakterin e një vepre historike dhe një polemike.♪7sht♪7 frymëzuar nga një dashuri emadhe për atdheun dhe popullin shqiptar,nga një krenari kombëtare dhe efuqishme.Në te kemi rast të shohim kulturën e gjërë të Bardhit,dhe zotësinë e tij si historian e letrar.
FJALORI
Bardhi ka meritën e madhe të na ketë dhënë veprën e parë të leksikografisë shqipe.Libri ka 240 faqe ku hyrja është dhënë në gjuhën shqipe me qëllim të i ndihmonte gjuhës tonë e cila po bastardhohej.Fjalori latinisht-shqip ka rreth 2500 fjalë,në mesin e tyre edhe emra gjinie e afërie,emra vendesh të Shqipërisë,ndajfolje e parafjalë dhe fjalë të urta,113 sosh,duke shënuar kështu mbledhësin e parë të thesarit tonë popullor. Mirëpo llogaritur me parathënjen si dhe 188 faqe fjalori,si dhe përkthimi ngalatinishtja në shqip,fjalori arrinë 5000 fjalë.Si fjalor i parë i shqipes,aj ka rëndësi të madhe,se tregon që punët leksikografike dhe punimet gjuhësore në përgjëthsi,në vendin tonë kanë një traditë të lashtë prej qindra vjetësh.Bardhin e shqetësonte gjendja e gjuhës shqipe,në rrezikun që i vinte nga të moslëvruarit si mjet kulture të mbushur me fjalë të huaja,sidomos ato turke që vërshonin mbi te.Te vepër e tij bashkë me fjalorin kemi edhe disa elemente të gramatikës shqipe dhepërmbledhjen e parë të proverbave tona.Këto e bëjnë Bardhin të ketë një vend të veqant në historinë e gjuhësisë dhe të folklorit tonë.
Përfundim Për Bardhin njeriu ka qka të shkruaj edhe shum♪7 e shumë,por duke menduar se kemi kapur thelbin e temës ne mund të përmbyllim me këto thënje:
Frang Bardhi ishte ndër figurat e shquara të kulturës sonë në shekullin e XVII.Atë e karakterizon një patriotizëm i zjarrtë aktiv, një kulturë e mirë dhe një mendje e mprehtë.Në relacionet ai na jep elemente me rëndësi,për njohejen e jetës së popullit tonë në të kaluarën.Me veprën mbi Skënderbeun,ai vazhdoi traditat e historiografisë shqiptare në gjuhën latine.Me fjalorin e tij nisë tradita e leksiografisë shqipe dhe e punëve me karakter gjuhësor ndër ne.Bardhi ishte edhe ndër gjurmuesit e parë të folklorit e të etnografisë shqiptare.Pas një sëmundje të gjatë vdiq në verën e vitit 1643. | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 2:56 pm | |
| PJETER BOGDANI (1625-89)pjeter Bogdani ishte prej gurit te hasit nji fshat afer Kukesit Pjeter bogdani kishte titullin e arsimimit doktor ne teologji dhe filozofi me 1656dhe emrohet peshkop i shkoderes .Veprimtarija etije letrare shenon nji hap te metejshem ne zhvillimin e letersis se vjeter shqiptare <ceta e profeten nji shembullve>.Aty gjejm trajtim teorik te ceshtjes kryesore te teologjis dhe pjes te ndryshme me karakter fetare .vepra e Bogdanit ka po ato qellime qe pershkohen nga atoret e tjer ,shqetesime te shekullit XVI-XVIIshqetsimet mpleksen ne dashurin e madhe per vendin ,bashkatdhetaret dhe gjuhen ..mbi te gjitha ai pasqyron ,ekzalton frymen luftarake perhere te pashuare te popullit te vete .<kushe mundte me i rame mbohse ma i vobekt kje Vucapashai cili per te mbledhe nji ushtri12mije veteshnuk i mbastuen shum milinare,se kelmendasit tane,te sijte,me nji zane eja kushe anshte trime mbledhuni afer 500vete ,vraneVuca pashane vjettit se krishtit 1639e nden nevoje mpsuen me grane lekuren e qarrit po si te bagtite majen e milleit >ne keto pak rreshta ndhiet admirimi dhe krenarija per qendresen e malesorve tane Bogdani kerkon me ngulm te ruhet gjuha shqipe si nji mjet per zhvillimin e kultures se popullit . | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 4:09 pm | |
| Falemnderime per ty drenusha dhe ne vecanti per z.shaban cakolli i cili duhet te jete pjese e pandare e kesaj rubrike te letersise ne rrugen te ciles i dha drite me shume pune dhe krijime te tij .
vazhdojmeme temen:
Pjetër Budi është padyshim një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi dhe krijoi. I përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur dhe shume te pasur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.
Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.
Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.
Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.
Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.
Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj.
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare.
Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë.
- Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale.
Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë…
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:
- "Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe?„
Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim.
Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte:
- edhe kundër pushtimit të huaj, edhe
- kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri.
- Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.
| |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 4:25 pm | |
| ketu kemi edhe levizjen kulturore dhe letrare ne shekullin XVII nji nga qendrate ku pati gjate shekullit XVIII nji jet kulture dhe mendore per tu shenuar ka qen edhe veskopoja perfaqesues kryesore i jetes ne veskopje ishte Theodhor Kavljeti ai kishte lindur rrethe vitit 1728 dhe vdiq 1789stdundimet e para i kreu ne veskopoj dhe pas taj vazhdoj ne janine pas studimeve aje u vendos si mesues ne veskopoj pastaj u dorzue si prifte ,ishte dretore i akademis se re .Kavaljeti shkroi shum por shumica e vprave te tij mbeten te pa botura dhe nji pjes e humbur prej ketyre njohim gramtiken e greqishtes (Protopirine)si dhe manuelt mesimore filozofikene dorshekrimLogjika ,Fizika 1752dhe metafizika 1749. Protoperia eshte nji liber fillestare per mesimin e gjuhes greke qe permban edhe nji fjalore greqishte-arumanishte-shqipme rreth 1200fjalfjalet jan kryesisht folemse toske te rrethit te korces nder to hasen edhe trajta gegrishte . manulet filozofike qe shkroi kavljoti jan burim i rendesishem per te njohur zhillimet e mendimet te kohes ne vendin tone ,nderproblemet e shumta qe trajton jan roli i filozofise ne jeten shoqerore ,lufta mindis pikpamjeve te kunderta te filozofike ,problemi i matreies ,kavljoti njihet filozofet aristotelin ,Platonin ,por edhe filozofet modern sidomos Dekartin mendimi filozofik i tije ka natyre idealiste . | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 4:57 pm | |
| Letersia e Bejtexhinjve
Autoret:
Nezim Frakulla Zenel Bastari Hasan Zyko Kamberi Sulejman Naibi
Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt.
- Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare).
- Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përpothje me to.
Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe. Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj:
- Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII.
Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse
- në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX,
mbizotëroi tema me karakter fetar. Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj.
Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj.
Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër. Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. Me nota realiste, ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurrje e sipër. Në vjershën "Tirana jonë si mësoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranës, jep një tablo të tillë të gjendjes së popullit.
- Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush, bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue, me vner shpirti u mbush. Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,(të varfërit, të shkretët) Pa opinga, zbathë e zhveshë; vetë janë mbulue me gjithë të mirat, si katilët rrinë tue qeshë.
Letërsia e bejtexhinjve nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare. Megjithatë, bejtexhinjtë me krijimet e tyre dhanë një ndihmesë që duhet çmuar. Ata shkruan shqip në një kohë kur shqipen e kërcënonte rreziku nga përhapja e gjuhës së pushtuesit dhe e gjuhëve të tjera. Ata krahas temës fetare, ishin të parët që trajtuan gjerësisht temën laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenë më afër jetës së popullit, futën në poezi elemntë të jetës së kohës. Këta trajtuan tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një sens kritik të fortë. Së fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bënte një hap përpara nga ana artistike. Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse e figurative shumë të goditura, vlera të vërteta artistike.
Poetët bejtexhinj morën edhe nga mjetet e traditës poetike të vendit; p.sh. vargun tetërrokësh; që e bënë vargun bazë dhe që e përdorën të gjithë. Veprat e bejtexhinjve mbetën në dorëshkrim. Ato u përhapën përmes kopjimit me dorë ose me anë të traditës gojore. Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh. Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë por edhe në vende më të vogla; si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë.
Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashërin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. Nga këto përmendim poemën "Erveheja„ , me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.
- Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit të XIX, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
| |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Fri Nov 02, 2007 9:09 pm | |
| NEZIM FRAKULLA
JETA Autori i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe me alfabetin turko-arab,Nezimi vinte nga një familje feudale e fshatit Frakull të Beratit.Lindja e tij nuk dihet saktësisht por thuhet se kalindur në pjesën e dytë të shekullit XVII,diku rreth viteve 1680-1685. Berati në shk.XVII ishte qendër e rëndësishme ekonomike,administrative e kulturore,i cili e kishte ruajtur rëndësinë edhe pas pushtimit turk.Si kryevend përfshinte në juridiksion të tij Vlorën,Myzeqenë,Skraparin, Tepelenën,Përmetin dhe Pogonin.Në kohën e Nezimit në Berat përmenden një sërë vjershëtorësh.Ata mblidheshin në kafenetë buzë lumit dhe bisedonin për dituritë.Nezimi nuk u mjaftua me studimet që kreu këtu,por për të i plotësuar shkoj në Stamboll,ku ndeji shumë kohë.Atje nisi të vjershëroj turqisht,persisht dhe arabisht.Në vjershat e para turqisht,Nezimi thoshte se kishte shetitur fund e krye botën,por nuk i pëlqente askund jashtë atdheut dhe kudo kishte pa shtypje e mjerim.Andej nga viti 1731 u kthya në Berat si burrë i pjekur,dhe hyn në shërbim të një beu si qehaja(kujdestar i pasurisë):Këtu ai nisi të shkruaj vjersha shqip në frymën e letërsive orientale sipas modeleve të tyre.Beratin ai e gjeti plot poet,dhe kur përhapi vjershat e tij turqisht- shqip,pati shumë rival,Nezimi i kushtohet polemikes me ta,ai ngrehë lart poezinë e tij,u mohon të tjerëve frymëzimin,që ishte kusht i domosdoshëm i vjershërimit sipas tij.Rivaliteti dhe polemika e Nezimit me poetet këtu sa vinte e shtohej dhe duke iu drejtuar një rivali Nezimi shkrou:
Le mananë që se dëgjon Çkanë thënë dot s´e kupton po edhe rri më kuvendon çë´shtë të bërët shair.
Medet,shir,në ç´ditë dole të qe thënë,u bëre lole! Aferim se ç´fjalë fole o Nezim,fjalë xhevahir! Në vjershat e tija turqisht shkonte edhe më tutje kur thoshte:Ai që mohon poezinë e Nezimit,o është armik,o është krejt i pa ditur në diturinë e vargënimit.Rival të mëdhenj në poezi NEZIMIT i u bënë myftiu i qytetit Mulla Aliu,si dhe treghëtari izraelit beratas Sollomonin,nga të cilët shkonin zënka kundershtare poetike.Jeta në Berat Nezimit po i dukej përherë më e vështirë më 1747 kthehet sërish në Stamboll ku vazhdoj të shkruaj turqisht-shqip.I kësaj periudhe duket të jetë mërgimi i tij në Hotin të Besarabisë,i cili u gjend në kamp internimi për disa kohë,deri sa i erdhi furdhër ilirimit,për kthim në atdhe përmes Ballkanit e Rumelisë deri në Shkup e Elbasan.I kthyar në Berat,poeti ra në mëri të një sundimtari Ismail Pashës,dhe u detyrua të ikte për pak vjet në Elbasan,por sa u kthye në Berat,u kap dhe u fut në burg.Ate e cilësonin si njeri të rrezikshëm për qetësinë e vendit,dhe fill pas burgut e internuan sërish në Stamboll.Aty pas ca kohe e futen në burg,ku pas torturimeve i shtyrë në moshë nuk mundi të u rezistoj vuajtejeve dhe vdiq më 1760.
VEPRAT
Nezimi ka shkruar shqip,turqisht dhe persisht,por mendohet të ketë shkruar edhe arabisht.Turqisht Nezimi ka lënë dy divane,dhe shumë poezi tjera që mund të formojnë një vëllim.Këto vepra janë ndjekur me interes në kohën e tij.Edhe shqip kishte një divan dhe vjersha tjera që iu ishin shpërnda.Divani duhet të jetë shkruar viteve 1731-1735.Nga kopjet jo të plota njohim të i ketë pas 110 vjersha.Nezimi mburrej sepasuroj dhe ngriti lart shqipen e lënë të bërë har ap ,se është i pari që hartoj një divan shqip.
Divan kush pat folur shqip?
Ajan e bëri Nezimi Bejan kush pat folur shqip? Insan e bëri Nezimi.
Divanin shqip Nezimi eshkrou se kishte fituar një përvojë të madhe vjershërimi në gjuhët orientale,në fushën të cilën kishte arritur pjekuri mendore e artistike.Megjithatë ai mbeti skllav i modeleve persiano-turke.;nën të cilat shtiu elemente të reja në formë.Në letersinë persane e turke,divanet me përmbledhje vjershash lirike i formonte nga gazelet kaside e poezi didaskalike. Gazeli ishte një hartim poetik i shkurtër me karakter lirik për të shprehur ndjenjat personale,dashurinë,verën,bukuritënatyrore etj....Kasideja ishte një hartim më i gjatë në formë elegjie,satire etj..Tematika e divaneve të Nezimit nuk ishte e gjatë,mbyllej mbrenda disa kufijve të caktuar nga tradita.Divanet fillonin me një lutje për Zotin,Muhamedin,vijonin me gazele dhe mbaronin me kaside ku i thurej lavdi mbretit.Studimi i veprës poetike të tij na jep të dhëna për të njohur qytetet shqiptare në shk.XVIII.Nezimi e njihte veten si mjeshtër i shquar nga poetët e tjerë,ku sipas tijtë tjerët morën model prej tij,dhe mes poezisë ngreh lart veten dhe shprehet:
Në bejte u bëfsh mahir ujdis të më thonë shair shiri im u bë xhevahir gëzoi gjithë dunjanë.
Në polemikë kundër rivalve përdorte fjalë të rënda fyese: Si gomari rri e pllet zënke edhe bejte flet.Në një numër të vjershave të veta Nezimi flet për miqësinë,diturinë,,mësimin kurse godit♪7 miqët e pa sinqertë.Dallojmë disa nga vjershat e tij si:Ankimi nga gjindja e kohës,"Teferiçi në Belqë,"Dy këngë të beharit" duhet të jenë nga poezitë më të bukura të tij,vargje të rrjedhshme skena të gjalla.plot hijeshi,ku natyra paraqitet plot jetë e lëvizje.
Behari u lulëzua u zbukurua dynjaja, jeta në shenllëk u mbulua., .gezojnë fukaraja si nuset e stolisnë bilbilet e shashtisnë tepër u shtua sevdaja.
Nezimi ka shkruar edhe cikle tëpoezive fetare.Për Nezimin mund të shkruhet edhe shumë po në përpjekje të përfundimi të këti j shkrimi duhet të dallojmë:Ishte auktori i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe në alfabetin turko-arab,se ishte intelektual ku kreu studimet në Stamboll.Vjershtoi bukur për kohën e tij,ka shkruar bukur shqip turqisht dhe persisht,botoi divane në gjuhën shqipe dhe turke,gazele,kaside dhe poezi të shkëputura.Shkroi në disa motive,lirik,dashurisë dhe natyrës.Fundi i tij tragjik nga torturat i pikëlloi miqët dhe admiruesit e tij. i qmuar si dijetarë në fushën editurive të kohës së tij. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Sat Nov 03, 2007 6:53 pm | |
| Letersia e BejtexhinjeveHasan Zyko Kamberi. eshte padyshim nje nga perfaqesuesit me eminent i letersise shqipe. Tematika që trajtoi ai në vjershat laike, paraqet interes të veçantë, sepse i bëri jehonë gjendjes shpirtërore dhe pakënaqësisë së masave fshatare mbi të cilat rëndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytëzimi i egër feudal. Për jetën e H.Z.Kamberit dihet pak.
- Ishte nga fshati Starje i Kolonjës. Siç del nga ndonjë vjershë e tij, ka kaluar një jetë të varfër e të vështirë. Ka të ngjarë të ketë mësuar në ndonjë medrese. Më 1789 mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake mbi Danub.
Në këtë fushatë jo vetëm që s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumë, siç do e tregojë në vjershën "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore). Vdiq në fillim të shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare. Rëndësi të veçantë kanë poezitë e tij me temë laike. Ndryshe nga bejtexhinj të tjerë, të cilët shpesh poetizuan zakone e mendësi të jetës orientale të qyteteve e të mjediseve feudale, H.Z.Kamberi në këto poezi pasqyroi jetën e fshatit shqiptar të shekullit të XVIII, vuajtjet, pasigurinë dhe pakënaqësinë e fshatarëve.
- Me nota realiste gjejmë në të edhe një frymë të theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmë dhembjen e poetit për gjendjen e njerëzve, që s'u ecën fati.
Një nga vjershat me tipike është "Bahti im„ , ku autori shpreh pakënaqësinë ndaj jetës dhe ankohet për fatin(bahtin), që s'e ndihmoi për të marrë prona e pozita, siç ndodhi me disa të tjerë.
Zu Hasani e zihetë, me baht e tij po prihetë, vallë, ku rri e fshihetë, që s'punon, more bahti im.Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore) shpreh po atë gjendje pakënaqësie e zhgënjimi. Vërtet kjo merr shkas nga përvoja e hidhur e vetë poetit në fushatën e vitit 1789, por, në të vërtetë, në të zë vend një shqetësim më i gjerë. Aty i bëhet jehonë pakënaqësisë së përgjithshme të vegjëlisë nga fushatat ushtarake të osmanëve, që njerëzve të thjeshtë u sillnin vetëm fatkeqësi dhe mjerim, kurse fitimet i përvetësonin feudalët e mëdhenj dhe komandantët ushtarakë.
Për jetën e varfër e të rëndë të vegjëlisë fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi të hollë e humor therës për këtë gjellë të të varfërve, autori s'e fsheh dhembjen për mjerimin e tyre, për faktin brengosës se ishte lumturi kur arrinin të shuanin urinë me trahana.
Tetë muaj gjithë ç'janë Që e zjejnë dhe e hanë Fukarasë i mbanë hajanë(1) Dritë kush gjeti trahanë Notat e humorit, përzier me ankimin e poetit për fatin e të rinjve, përshkojnë edhe vjershën "Gjerdeku„. Në të cilën pasqyrohen çaste nga jeta dhe brengat e vajzave që janë gati për martesë e që s'e dinë ç'fat i pret, meqë i martojnë pa i pyetur. Por, veç kësaj, ato i mundon edhe varfëria, ashtu siç i detyron edhe djemtë të marrin rrugën e kurbetit për të siguruar të hollat e nevojshme për martesë. Gjejmë në të edhe përshkrime zakonesh të martesës, por më tepër shqetësimin e të rinjve dhe të autorit për fatin e tyre.
- Cupatë po bëjnë fiqiri(2)
"Vallë, ku e kemi takdir(3)?„ I martojnë me pahir
Këto ide poeti is hfaq nëpërmjet ironisë e sarkazmës therëse, që godasin pa mëshirë gjithë piramidën shtetërore e shoqërore, që nga mbreti e veziri e gjer tek nënpunësi më i thjeshtë.
- Mbreti q'urdhëron dynjanë,
që ka vënë taraphanë(5) e i presënë paranë, ia di kimenë parasë.
Poeti nuk kursen as autoritetet më të larta të fesë. Me sarkazëm të guximshëm ai zbulon se prapa shenjtërisë së tyre të shtirur fshihet një shpirt i pangopur fitimi, që i shtyn të bëjnë padrejtësi më të mëdha; e kanë ujdisur me djallin, siç shprehet poeti. Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe më tej, kur poeti zbulon se në atë shoqëri të shthurrur nuk ekzistonte as drejtësia më e vogël, se njerëzit e ligjit, kadilerët, e shtrembëronin këtë në mënyrën më të paturpshme, vetëm për të shtënë në dorë sa më shumë para.
- Kadiu, t'i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë(6), për para ç'e shet t'anë, ia di kimenë parasë.
- Funksion të dukshëm ideoartistik ka vargu "ia di kimenë parasë„. Që përsëritet si refren në fund të çdo strofe. Ai përforcon idenë se në atë shoqëri ku merret nëpër këmbë çdo virtyt, ku njerëzit robotizohen e vuajnë, paraja është epiqendra e jetës. Vjersha tingëllon si një satirë e fortë që shpreh zemërimin e fshatarësisë shqiptare kundër shfrytëzimit të saj në kushtet e sistemit feudal në shuarje e sipër. Kuptohet që protesta e poetit është spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie në fatalizëm.
Vjershat laike të H.Z.Kamberit patën përhapje të gjerë në popull, se ato prekën plagë shoqërore të kohës. Veç kësaj gjuha e tyre është më e pastër se e poetëve të tjerë bejtexhinj. Vargu që përdor, është tetërrokshi i poezisë popullore. H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i çmonin edhe rilindësit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Në mes të vjershëtorëve të Shqipërisë ka zënë kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinë e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para të realizmit në poezinë shqiptare. | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Sat Nov 03, 2007 7:20 pm | |
| Letërsia Shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko - shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet Letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror. Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje. Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për Mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të Popullit Shqiptar dhe ëndrra për ta parë Shqipërinë te lirë, të pavarur e të lulëzuar. Figura më e shquar e kësaj periudhe ishte padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi i" "Historisë së Skënderbeut" dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, Andon Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj. Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e Letërsisë Shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e ***akter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare. | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Sat Nov 03, 2007 7:23 pm | |
|
- Letersia e Rilindjes
- Andon Zako Cajupi
Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë. Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
- Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912.
Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tij dhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes.
- Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, shkruan ai më 1922 një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Sat Nov 03, 2007 10:00 pm | |
| nga azzurra Yesterday at 2:20 pm Letersia Rilindjes
Sami FrasheriSami Frashëri (Sami Bey Frashëri) (1 qershor, 1850, Frashër, Shqipëri – 18 qershor, 1904)
Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Nga mësuesit e medreseve të Janinës mësoi arabisht dhe persisht.
Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.
Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.
Sami Frashëri me gruan e tij EminenëÇështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.
Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.
Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar më 1875 e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874, një vit para se të botohej.
Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.
Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.
Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.
Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia.
- Atdhetari i shquar nderroi jete në Stamboll.
Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 13, 2007 9:38 pm, edituar 3 herë gjithsej | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Sun Nov 04, 2007 7:45 pm | |
| Të mësojmë Letërsi Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25. 5. 1846 në Frashër të Përmetit. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1865 u shpërngul në Janinë, ku bashkë me të vëllanë më të vogël Samiun , mbaroi gjimnazin Zosimea (1869). Ai jetoi e punoi jashtë atdheut, ku u përpoq me të gjitha forcat, së bashku me gjithë atdhetarët e tjerë, për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane. Poema e parë e tij ishte « Shqipëria » (1880, botuar më 1897). Në Stamboll ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës « Drita », më pas « Dituria » (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha, proza e vargje të tij, për shkollat e para që do të hapëshin. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, kurse më vonë kryetar. Më 1866 botoi poemën e tij të famshme « Bagëti e Bujqësia », atë greqisht « Dëshira e vërtetë e shqiptarëve » dhe katër libra për shkollat: « Vjersha për mësonjtoret e para », « E këndimit të çunavet këndonjëtareja » (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme) si dhe një « Histori të përgjithshme ». Më 1888 vijoi me « Dituritë » (ribotuar më 1895 me titullin « Gjithësia »,-shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave « Lulët e verës », pastaj « Mësimet » dhe « Fjala flutarake »(vjersha, 1894) dhe së fundi poema epike « Historia e Skënderbeut » dhe poema fetare si « Qerbelaja » etj. TRATHËTORËT
Shokë, kemi ne mest tënë Shum' armik' e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë Dh' e lanë kombinë tënë E një tjatërë na gjenë! Popo! mos u qofte thënë!
Lanë zonjën e lëvduar E zunë një kurvë shtrigë, Të ndyr' e të mallëkuar, Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur Dhe mundohenë për botë, Pa dhe bota duke qeshur U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë E nuk e njohin të mirën, Uthullën pandehin mjaltë Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë Tradhëtorët e pabesë! Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë, Armikëtë miq i zunë, Qysh janë fyell të tërë! Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin Njerëzit e mallëkuar? Dritënë pse nuk e shohin, Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë Dhe të liq me të vërtetë, Mëmëdheut bëjnë varrë, Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta, S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë, Nderr' e tyre posht' e hedhin Dhe armikëtë gëzojnë E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkretë, Të gjitha janë paguar, S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjëjnë, Të vërtetën do ta njohin, Se tani s'e dinë c'bëjnë, Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë! Janë bërë tradhëtorë Dhe s'janë më shqipëtarë, Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë, Me armikn' e Shqipërisë, S'duanë gjuhënë tënë Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë Se ç'bëjnë, janë mahnitur, Rrahin të prishin shtëpinë Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë, Të vërtetënë s'e dinë, Do të mundohenë shumë, Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë Dhe kombin e mëmëdhenë, Dhe armikëtë dëgjojnë Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë! Mblithni mëntt' e tupërohi, Mos u bëni trathëtorë, Se pasdaj do të pendohi. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Mon Nov 05, 2007 11:54 am | |
| JERONIM DE RADA (1814-1903) Jeronim de Rada lindi më 29 nëntor 1814 në fshatin e vogël Maki,pranë Shëmitër Korones,qendër kjoe kolegjit arbëresh të Kalabrisë.Mësimet e para i mori nga i ati i cili ishte mësues kolegji,kurse mësimet në kolegj i nisi më 1822.Mësimet në kolegj patën rëndësi të madhe për poetin eardhshëm,sepse e njohën me letërsinë antike dhe moderne,si dhe patën rëndësi të veçantë në formimin e personalitetit të tij krijues dhe intelektual.Këto njohuri do ti forcoj gjatë studimeve të drejtësisë në Napoli(1834):Këtu do të lindin disa vepra të tij,e ndërkohë edhe kryevepra e tij,më e rëndësishma në letërsinë tonë(1836) të cilën poeti e bëri shumë të njohur.Më 1839 boton poemën e tij të dytë"Serafina Topia";të cilën cenzura burbone,duke i parë idetë liridashëse që e përshkojnë,e ndalon dhe se lë të qarkullojë,është kjo një rrugë kur poeti ishte në vlugun e madh të punës,si në krijimtari ashtu edhe në aktivitetin e tij kombëtar e intelektual.Boton e riboton veprat e tij,merret me mbledhje folklori,boton artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës etj,ndër to edhe "Parimet e estetikës(1861)"Lashtësia e kombit shqiptar(1864);"Rrapsodi të një poeme arbëreshe"(1866) etj.Në këtë kohë emri i poetit i ka kaluar kufijtë e botës arbëreshe e të botës letrare italiane:Ka vënë kontakte të ngushta me Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri,letërkëmbime me patriot të ndryshëm shqiptar e miq tëShqipërisë e shqiptarëve. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Mon Nov 05, 2007 12:23 pm | |
| Këngët e Milosaos Bota kish ndërruar lisa uji i ri në det kaltëronte n´ditn´e re por lumbardha e Anakreonit në Temp rronte e moçme. Kryevepra e tij dhe vepra e parë në letërsinë tonë me vlera të mirëfillta artistike mbetet"Këngët e Milosaos":Në qendër të kësaj vepre të mrekullueshme është historia e dashurisë së dy të rinjëve:Milosaos së pasur,birit të sundimtarit të Shkodrës dhe Rinës së varfur,të bijës së Kollogresë.Po nuk është vetëm dashuria e dy të rinjëve klasash të ndryshme,por poeti pasqyron edhe aspekte tjera të kohës së Skënderbeut,kohë në të cilën e vendos ngjarëjen.Për këtë kjo vepërnuk mund të quhet vetëm vepër dashurie,por edhe vepër ebrumosur me ide patriotike kombëtare.Deada është bërë i njohur në botën letrare,kulturore,shkencore ndër ta Dora dÍstria,T.Stiger,G.Majer;E.Buholc etj.....Një kaptinë në vete në krijimtarinë dhe aktivitetin e De Radës është edhe themelimi i revistes"Fjamuri i arbërit(1883)organ që mbajti lart flamurine patriotizmit.Përveq shkrimeve tjera kombëtare.De Rada i jep hapsirë të mjaftueshme letrare krijimeve të të rinjëve arbëresh.Ai botoj edhe vepra tjera,ndër to përmendim"Skënderbeu i pafanë";"Pellazg e shqiptarë""Një pasqyrë e jetësnjerëzore,etj.Vitet e fundit të jetës ibëri të rënda e të mundimshme,patrioti i cili një jetë të tërë ia kushtoj çështjes kombëtare.Pleqëria dhe varfëria e pllakosën në fund të jetës.,e rraskapiten por megjithatë nuk e thyan shpirtrisht.Më 1903 jeta e tij shuhet në një dhomë të errët,pa zjarr e pa bukëMendimi i tij ifundit ishte për Shqipërinë,fjalët e tij të fundit ishin për fatin e hidhur të arbreshëve,gjaku ynë i shprishur,fisi ynë i shpërndarë. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 1:23 am | |
| Letersia e Rilindjes
1879 - 1925 Luigj Gurakuqi
Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër. Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit". Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit. L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik. L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë. Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet. L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 1:29 am | |
| 1844 - 1901 ZEF SEREMBE Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj dhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe aktual. Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundërazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kësaj kohe. Zef Serembe lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme. Në zhvillimin e talentit, që i lindi herët në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimet në kolegjin e Shën-Adrianit, ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët po i përgjigjeshin thirrjes së tij. Serembja u bë këngëtar i kësaj lëvizjeje, i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse, po edhe nga prirja për të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një shpresë për pjesmarrjen e tyre të mëtejshme për çlirimin e atdheut të të parëve. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën "Vrull", kurse në një vjershë kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zërin për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për luftë të armatosur dhe për bashkimin e shqiptarëve. Në këto vite Serembja shëtiti nëpër fshatrat arbëreshe të Siçilisë e të Kalabrisë, i ra anembanë Italisë, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që vinte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Po edhe këtu Serembja u zhgënjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellë të oborrit, jetën e degjeneruar të aristokracisë braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali, duke pasur si pasuri të vetme një trastë dorëshkrimesh. Gjatë këtij udhëtimi të vështirë thuhet se poetit i humbi pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve. Në fshat, i rënë nga shëndeti dhe nga gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri jatën e varfër të mëparshme. Zhgënjimi në jetën shoqërore dhe në jetën personale u bënë shkak që Serembja të kalonte në këtë periudhë një krizë misticizmi, e cila ndikoi për keq në krijimtarinë e vet. Po interesi i tij për lëvizjen kombëtare në Shqipëri ishte gjithnjë i gjallë dhe në këtë lëvizje ai përqëndroi të gjitha shpresat e mbetura. Pikërisht në këtë kohë, më 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja". Megjithëse vjershat italisht kishin të meta nga ana e formës dhe niveli i përkthimit në italisht të krijimeve shqip nuk qe i kënaqshëm, libri ngjalli entuziazëm në rrethet letrare të kohës. Duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil dhe për në Amerikën e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Natyrën e tij të ndjeshme e mposhtën fatkeqësitë e jetës. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie. | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 3:04 am | |
| Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 4:58 am | |
| Fan Noli SHËNIME BIOGRAFIKE6 janar 1882 Lindi në fshatin shqiptar të Ibrik-Tepesë (Qytezë) në Turqinë evropiane. Viti i hyrjes në gjimnazin grek të Edernesë. Në vjeshtën e vitit 1900 mbaron gjimnazin. 1900 Largohet për fare nga vëndlindja. Në Athinë nuk arrin të vazhdojë studimet e larta dhe për të jetuar detyrohet të punojë si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor. Mars 1903 Fillon si mësues në shkollën fillore greke të Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve në kontakt me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për çlirim nga zgjedha osmane. Korrik-gusht 1904 Boton skicat e para letrare në revistën demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati. Shtator 1905 Bashkëpunon me gazetën "Drita" të Shahin Kolonjës, ku boton artikuj me të cilët u përgjigjet sulmeve të shtypit shovenist grek. Prill 1906 Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon të organizojë ngritjen e shoqërive atdhetare në SHBA. 31 maj Shkon në Bufalo, qendër e shoqërisë "Mall´ i mëmëdheut". Për ca kohë punon në një sharrë. Korrik Fillon punë si redaktor i gazetës "Kombi" ku punon deri në maj të vitit 1907. Në "Kombi", gazetë e parë shqiptare në SHBA, boton artikuj ku ngre probleme të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe para së gjithash çështjen e bashkimit të të gjitha forcave atdhetare përballë rreziqeve që i kanoseshin kombit. 1907 Boton dramën në tri akte "Israilitë dhe filistinë" 6 janar Themelon në Boston shoqerinë atdhetare "Besa-Besën". 9 shkurt 1908 Merr përsipër misionin për themelimin e Kishës Shqiptare ortodokse në SHBA. 22 mars Themelon Kishën ortodokse Shqiptare. Dhjetor Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shërbesat e javës së madhe" (Boston, 1908), "Libra e shërbesave të shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e të kremteve të mëdha" (Bruksel, 1911) 15 shkurt 1909 Boton numrin e parë të gazetës "Dielli" që e nxirrte shoqëria "Besa-Besën" 10 gusht Viziton në disa vende të Evropës kolonitë shqiptare të Kishinievit e të Odesës, të Bukureshtit e të Brailës, si dhe të Sofjes dhe mban meshë në gjuhën shqipe. 31 mars 1912 Me punën e pandërprerë të Nolit themelohet në Boston Federata Panshqiptare "Vatra" që luajti një rol të shquar për mbrojtjen e interesave e të pavarësisë së Shqipërisë. Qershor Mbaron Universitetin e Harvardit. Nëntor Duke parë rrezikun që i kërcënohej Shqipërisë nga vazhdimi i Luftës Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin në Evropë. Pranvëre 1913 Zhvillon një veprimtari të dëndur politike në Londër për një Shqipëri të pavarur brenda kufijve të saj etnike. I dërgon memorandume Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë për këtë çështje e boton disa artikuj në shtypin londinez. 2 mars Noli shfrytëzon tribunën e Kongresit të Triestes ­ kundër copëtimit të Shqipërisë nga ana e Fuqive të Mëdha të mbledhura në aeropagun e Londrës. Korrik Viziton për herë të parë Shqipërinë, ku pritet nxehtësisht në Vlorë dhe Durrës. Në atdhe has në kundërshtime për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Maj 1915 Pasi qëndron më se dy vjet në Evropë, kthehet në SHBA. Gjatë kësaj kohe Fan Noli zhvilloi një veprimtari të dendur politike e propagandistike, si dhe për themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare në Shqipëri. Korrik Zgjidhet kryetar u Federatës Pan-shqiptare "Vatra". 8 shkurt 1916 Boton në "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitë e Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës. Korrik Në emër të Kuvendit të "Vatrës" proteston pranë Fuqive të Mëdha kundër synimit për të vendosur protektoratin italian mbi Shqipërinë. 15 mars 1918 Fan Noli në emër të "Vatrës" u drejton një deklaratë disa personaliteteve politike dhe shtetërore amerikane duke përfshirë edhe presidentin Vilson, kundër ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në problemin shqiptar. Shtator Me iniciativën e Nolit e nën drejtimin e tij, botohet numri i parë i "Revistës Adriatiku" (The Adriatic Review) në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 26 korrik 1919 Zhvillohet ceremonia për zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop. 10 Shtator Botohet në "Dielli" intervista e Fan Nolit dhënë gazetës amerikane "Dejli Telegraf", në të cilën denonconte Traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë. Nëntor 1920 Rrethet demokratike përshëndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit në Shqipëri. Qeveria shqiptare e emëron kryetar të delegacionit të saj në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Dhjetor Më 17 dhjetor Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Noli e ka cilësuar këtë akt si suksesin më të madh të arritur perj tij në karrierën diplomatike. 1921 Nën kujdesin e shoqërisë "Arsimi" botohet në Boston "Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit të Shqipërisë, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli). Prill Noli zgjidhet kryetar i Partisë Popullore, e para "parti" politike parlamentare në Shqipëri. Gusht 1922 Me përpjekjet e vazhdueshme të Fan Nolit themelohet në Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare që mënjanonte Patriarkanën të ndërhynte në çështjet kishtare. Nëntor 1923 Në kishën e Shën Gjergjit në Korcë bëhet dorëzimi dhe fronësimi i Fan Nolit si peshkop I durrësit, Gorës dhe Shpatit. Dhjetor Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcës, e cila e kishte bërë edhe qytetar të saj. Opozita demokratike mundi të siguronte vetëm 1/3 e vendeve në Asamble. 1 Maj 1924 Noli merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, që u kthye në një manifestim të madh politik e mban një fjalim të zjarrtë përpara trupit të tij. Fjalimi e përshkojnë notat e revolucionit të afërm. Maj Në gjendjen revolucionare të krijuar, në Vlorë formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, për drejtimin e lëvizjes kryengritëse që kishin shpërthyer forcat e Bajram Currit, të shoqërisë "Bashkimi" e të garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Përmetit, etj. 10 qershor Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet të formojë qeverinë e re. 17 qershor Fan Noli, në emër të qeverisë së re, shpall programin prej 20 pikash, që përbën një shprehje të aspiratave të shtresave të gjera të popullsisë. 10 shtator Flet në seancën e 14-të plenare të Asmablesë së Lidhjes së Kombeve. Fjalimi u cilësua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "një nga fjalimet që bënë më tepër bujë". Ai demaskoi veprimtarinë e Lidhjes së Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte të zgjidhte çështjen e çarmatimit. Dhjetor Me anën e një proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me një thirrje popullit shqiptar që të rrëmbejë armët për të mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndërhyrja e bandave të armatosura të Ahmet Zogut, të ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave. 24 dhejtor Me gjithë rezistencën spontane të ushtrisë kombëtare e të forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnë në Tiranë. Fan Noli e udhëheqës të tjerë u detyruan të largohen nga atdheu. 25 mars 1925 Forcat demokratike ­ revolucionare në emigracion themelojnë Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin në krye të tij Fan Nolin. 1926 Boton në Bruksel në përkthim shqip veprat madhore të Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe të H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", të pajisura secila me një analizë kritike. 28 nëntor Në "Lirija Kombëtare" boton tri nga poezitë politike më të njohura të tij: "Hymni i Flamurit" "Syrgjynvdekur" (Elegji për L.Gurakuqin) "Shpell´ e Dragobisë"(Elegji për B.Currin) 8 dhjetor Denoncon paktin italo-shqiptare, të ashtuquajturin Pakti i parë i Tiranës dhe e quan atë si preludin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. 1927 Boton në Vjenë (1926) versionin e parë të "Rubairave" të Omar Khajamit dhe në Bruksel versionin e plotë të pajisur me një analizë kritike dhe me shënime. 15 janar Në gazetën e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bën thirrje njerëzve paqedashës të mbarë botës për të ndaluar katastrofën që i kërcënohej Shqipërisë nga intrigat e fshehta të diplomacisë angleze e italiane për të ndezur zjarrin në Evropën Juglindore. Prill Zgjidhet kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional. Noli është ndër të parët që propagandon idenë për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me atë të popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit e të Evropës. 24 prill Merr pjesë në hartimin e Deklaratës së përbashkët të Komitetit të Çlirimit Nacional e të Komitetit të Çlirimit të Kosovës. 1927-1928 Boton poezitë "Marshi i Barabajt" e "Kënga e Monarkisë". 1929 Merr pjesë në Kongresin Ndërkombëtar Antifashist që zhvillohet në Berlin. Janar-shkurt 1930 Boton poezitë e mirënjohura "Moisiu në mal" dhe "Shën Pjetri në mangall". Afërsisht të kësaj kohe mund të jene¨edhe poezitë "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamçikun", "Marshi i kryeqësimit", "Kirenari" dhe "Kryqësimi". Prill-maj Shkruan dy poezitë më të fuqishme të tij: "Rent, or marathonomak" "Anës së lumenjve" Maj Kthehet përsëri në SHBA, Ministri i Zogut në Uashington , Faik Konica, përpiqet ta bindë Nolin të heqë dorë nga rruga revolucionare. 1 nëntor Fillon të botojë në Boston gazetën "Republika", me program që i përmbahej në vija të përgjithshme atij të KNÇ: Republikë, demokraci, pavarësi dhe kufi etnikë. Vazhdoi të dalë deri më 1933. Mars-shtator 1932 Noli qëndron në Gjermani në pritje të vizës për t´u kthyer përfundimisht në SHBA. Tetor-dhjetor Kthehet në SHBA. Sëmuret rëndë nga pleumonia. Detyrohet të shtrohet në spital për t´u mjekuar. 1932-1933 Boton pjesën e parë të romanit "Don Kishoti" të Servantesit në pesë vëllime të shoqëruar me një analizë kritike. 1934 Sëmundja e rëndë, vetmia, braktisja e disa miqve e shokëve, si dhe perspektiva e paqartë dhe e zymtë e çuan Fan Nolin në një dëshpërim të thellë. Në këto çaste kaq të rënda psikologjike ai shkroi: "S´kam më as nge, as qejf, as takat, për politikën… këllëçi im politik është varur në muze dhe nuk del s´andejmi kurrë". 1935 Kalon një jetë të vetmuar. Merret me studime nga më të ndryshmet dhe fillon mësimet në moshën 53-vjeçare në konservatorin e muzikës të Nju-Inglendit në Boston. 1936 Boton pjesë muzikore liturgjike nën titullin "Hymnore". 1937 Mbaron konservatorin e Muzikës. 28 qershor Noli i jep një intervistë gazetës "Boston Post", ku ndërmjet të tjerash theksonte se ai nuk do të kthehej kurrë në Shqipëri, përderisa do të ishte në fuqi Zogu. 14 korrik Gazeta "Dielli" boton një artikull që kritikon ashpër këtë intervistë të Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorë nga ngatërresat politike" dhe se kishte kuptuar më në fund "rëndësinë e tij si predikonjës i fjalës së perëndisë dhe, paskëtaj, nuk do të merrte më pjesë kundër mbretit as me fjalë tërthori, as me goditje drejtpërdrejt, as me rromuze në shtyp të huaj". 15 korrik Përpara këtyre sulmeve, Noli u mjaftua të jepte një deklaratë të thatë dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qëllime politike. Prill 1939 Ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse mbi përgatitjen për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftës II Botërore humbi çdo lidhje me Atdheun. Maj 1943 Noli hodhi poshtë propozimin e Zogut për ta vënë atë në krye të një qeverie mbretërore në mergim, por u shfaq i gatshëm të ishte eventualisht këshilltar i saj. Dhejtor 1944 Me anën e një telegrami që i drejton kryeministrit të Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill, kërkon njohjen e qeverisë demokratike provizore shqiptare. 1945 Në moshën 63 vjeçare, Noli merr titullin doktor në filozofi nga universiteti i Bostonit për disertacionin "Gjergj Kastrioti ­ Skënderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) që botohet më 1947. Tetor Konferenca e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë e zgjedh Nolin kryetar nderi të saj për "kontributin e madh që ai kishte dhënë në fushën e kulturës dhe të letrave shqipe". Janar 1947 Bashkatdhetarët festojnë 40- vjetorin e ardhjes së Fan Nolit në SHBA, koincidon me vënien në qarkullim të veprës "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution"). 1950 Noli boton veprën "Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468)", variant i ri i botimit të vitit 1921. Shkurt 1959 Noli shkruan "Dhjatën" apo testamentin. Një nga kërkesat e tij themelore ishte që të thjesht e pa shpenzime. 1960 Botohet "Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli". Tetor-nëntor 1964 Shtrohet në një spital të Bostonit dhe më 2 nëntor operohet pa asnjë shpresë shpëtimi. 13 mars 1965 Pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Florida në moshën 83-vjeçare. Fan Noli është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar nga shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashgoi një pronë tokë, nuk u muar me bujqësi, po shërbeu si psallt në kishëzën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sëmundje të rënda, ndaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belgjiane, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk beri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punote atje, iu ngjall dëshira të merej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet" të Sami Frashërit. Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjihtëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoveniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare "Vatra". Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).
Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 06, 2007 5:30 am, edituar 2 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 5:05 am | |
| Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë " Historia e Skënderbeut ". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjërë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhnjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaj. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mergimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri. U vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e Revolucionit Demokratik të Qershorit, për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri " Historisë së Skënderbeut", nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një " Autobiografi " të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha "Album" u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha të fundit orgjinale dhe një tok shqipërime vjershash të poetëve të njohur. Më 20 nëntor vajti në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdel, mbylli sytë përjetë, më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Ketu do te keni mundesi te lexoni disa artikuj, fjalime, letra dhe vjersha te shkruara nga Fan Noli ---- Syrgjyn-vdekur(Elegji per Luigj Gurakuqin)Neno moj, mbaj zi per vllane, me tre plumba na i rane, na e vran´ e na e shane, na i thane tradhetor. Se te deshte dhe s´te deshnin, se te qante kur te qeshnin, se te veshte kur te zhveshnin, Neno moj, te ra deshmor. Neno moj, vajto, merr malin, larot ta permbysen dajlin, qe me Ismail Qemalin, ngriti flamurin trimeror. Neno moj, ma qaj ne Vlore, ku te dha liri, kurore, shpirt i bardhe si debore, ti s´i dhe as varr per hor. Neno moj, c´eshte perpjekur, gojemjalte e zemerhekur, syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur, ky Vigan Liberator. ------ Hymni i Flamurit
O Flamurgjak, o Flamurshkabë, o vend e vatr´, o nën e babë, lagur me lot, djegur me flakë, Flamur i kuq, Flamur i zi! Fortesë shkëmbi, tmerr tirani, s´të tremb romani, as venecjani, as serb dushani, as turk sulltani, Flamur i madh për Vegjëli… Me Skendërben´ u lavdërove dhe në furtun´ i fundmi u shove, me Malon prapë lart vrapove, yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj përdhe u shtrive, me zjarr e zi u ndeze, u nxive, po çdo mizor me shpat´e grive, o fushëkuq, o shkabëzi! Përpjetë prije Shqipërinë, përlindja shpirtin dhe fuqinë, diell për vllanë, yrnek për fqinë, për botën ëndërr´e qiell i ri! Mendime të kripura
Artikullshkruesit "Erë-mirë" ju shtua edhe një tjetër: Almiros (I kripur) i mirëpritur edhe ky te gazeta "Pirros" e cila, siç duket ka një koleksion të pambarueshëm prej kësish me ndryshimin se na i nxjerr nga furra një nga një, duket për të na bërë surprizë. Por ne nuk kishin nga "Pirros" pretendime më të shumta. Gjersa lexuesit e tij janë çunakë dhe s´duhet t´ua prish qejfin, është shumë e natyrshme që edhe artikull-shkruesit e tij të kenë një zhvillim intelektual të barabartë dhe aspirata të barabarta dhe dijeni të barabarta, të cilat po të përmblidhen të gjitha, do të paraqitnin një djepe vllahe, se nuk dyshojmë që edhe i nderuari "Almiros" do të jetë ndonjë opingar vllah gjersa kishte naivitetin t´i zgjidhte të gjitha çështjet brenda rrethit të ngushtë të mendimeve të tij fisnike, qarku i të cilit mund të E pohon edhe vetë se s´ka haber prej shqipes dhe as të asaj me formë latine të shpikur nga Shahin Kolonja. Do të ishte shumë e natyrshme që t´i bënte dikush vërejtjen pas një pohimi të tillë se, gjersa nuk di asgjë, s´duhet të merret me të tilla gjëra. Por e kemi thënë edhe tjetër herë se logjika ishte një bimë, së cilës më kot do t´ja kërkonte dikush gjurmët në kopshtet e gazetarisë greke. Për grekët s´ka çështje që t´i shpëtojë qarkut të specialitetit të tyre. Privilegj i veçantë ky, siç e shihni, i stërnipëve të Demostenit. Po le të mësojë z. Almiros se gjuha shqipe është një dhe nëse është në formë latine, kjo ndodh se shqipja, duke qenë shumë e pasur nga pikëpamja fonologjike, ishte e pamundshme të shkruhej me vizatohej me grepin e kërrabës së tij. 24 gërmat e alfabetit gerk. Përveç kësaj shtoj se vetëm çunakë të përciptë do të mund të shtronin për bisedim çështjen e formës latine, greke ose sllave në gjuhën shqipe, se ajo që ka rëndësi është substanca dhe substanca nuk do t´u pëlqente grekëve asnjëherë ne çdo formë. Cilët janë miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë? Tani do të flas edhe unë vllahçe. Gjersa na shani dhe ju shajmë, jeni armiqtë tanë. Ç´logjikë vllahe është kjo e juaja të insistoni për të na bindur patjetër se jeni miqtë tanë, gjersa punët flasin vetë? Foti mund të jetë i shenjtë për juve, për ne jo; mbaroi. Diçka është në mes që na ndan, o vllah! Po përveç këtyre në fund të fundit, as prej soji, as prej oxhaku jemi, prandaj shajmë. Por ju si do të justifikoheni për të lehurat tuaja? Gënjeshtra dhe e vërteta, janë shumë gjëra të stërholla dhe intelekti juaj, që qëndron dhe përfaqësohet nga grepi i kërrabës suaj nuk i arrin. Për të provuar se Mitropoliti i Korçës nuk e lufton gjuhën shqipe, përmendni Homerin dhe së këndejmi na degdisni në librat e rëndësishme të evropianëve (!!!) se ju direkt nuk e bëni kabull përgjigjen (!!) (...) Por megjithkëtë, nga ato të pakta (dhe janë të mjafta për të provuar budallallëkun tuaj) që bëni për kabull të përgjigjeni, tregohet shumë qartë se s´keni haber nga historia. Dialektet jonik, atik, dorik, etolik etj. ishin dialekte helenike, por jo dhe dialekti maqedon, epirot, ilir dhe thrak. Stërgjyshët tuaj fisnikë, siç e shihni, e bënin këtë dallim dhe i quanin barbarë ata që përfshiheshin në katër kombësitë e fundit të sipërpërmendura, stërnipër të të cilëve jemi ne. Shih Herodotin, Tuqididin, Demostenin (që e quante barbar Filipin dhe Demostenin vetë quhej nga kundërshtari i tij Eskili "barbar me gjuhë greke" se ishte nga Traka) dhe Strabon´n. Apo morët mësimet të asimilimit politik nga evropianët savant (dijetar) dhe filluam t´ju pëlqejmë ne barbarët? (...) Dhe tani, i nderuar "Pirros" nuk na pëlqen të trazoheni me krunde, po ma shitni mua këtë "Almiron" me kaq ndjenja të thella, shqiptar, se bëj koleksion dhe i kam pergatitur një vend në shtallën e kujdestrarit në Shibin (vend në Egjipt). U botua në "Drita" më 1 maj 1906...Noli polemizon këtu një artikull të botuar në gazetën shoviniste greke "Pirros" nga një farë Almiros (gr., i kripur) i cili mbronte tezën absurde se ortodoksët shqiptarë, vllehë etj. ishin grekë. Përgjigja jonë për disa kritika dhe këshilla
Kemi marrë nja tri letra nga tre këndonjës të ndryshëm, të cilët midis të tjerave, na japin këshilla e na bëjnë kritika mbi shkrimet dhe artikujt që janë botuar në ¨Republika¨. Kritika dhe këshillat janë këto: 1) Të mos shajmë po të japim vetëm këshilla të mira;
2) Të mos përdorim fjalë të ashpra por vetëm fjalë të buta;
3) Të mos përdorim fjalë turqishte, po vetëm fjalë shqipe;
4) Të mos përdorim fjalët turk dhe kaur;
5) Të mos përdorim fjalët kucovllah e çoban;
6) Të mos goditim asnjë përson.
Do t´u përgjigjemi botërisht, se kështu kursejmë kohë nga njëra anë dhe nga tjetra këndonjësit tanë dinë se janë bërë edhe kritika e jo vetëm lëvdata. Po këto kritika janë nga ato që s´peshojnë shume në kandar e që s´mundim t´i pranojmë si serioze. Do t´i marrim një e nga një, po jo me radhë. Do t´u përgjigjemi botërisht, se kështu kursejmë kohë nga njëra anë dhe nga tjetra këndonjësit tanë dinë se janë bërë edhe kritika e jo vetëm lëvdata. Po këto kritika janë nga ato që s´peshojnë shume në kandar e që s´mundim t´i pranojmë si serioze. Do t´i marrim një e nga një, po jo me radhë. Fjalët e huaja
Mospërdorja e fjalëve të huaja ka një emër, quhet purizmë dhe praktikonjësit e saj quhen puristë. Këta përpiqen si e si të përdorin fjalë të gjuhës së tyre dhe të eliminojnë çdo fjalë të huaj. Puristët janë përgjithësisht njerëz fanatik gjuhësorë që s´dinë etimologjinë, shkencën qe kërkon rrënjët e fjalëve. Sikur të dinin etimologji, do të mësonin se s´ka gjuhë në botë e cila të mos ketë fjalë të huaja dhe se nuk është e mundur ta qërosh një gjuhë nga fjalët e huaja pa e sakatosur. Puristi që e qëron gjuhën e tij nga fjalët e huaja, bën të kundërtën e saj që dëshiron. E prish gjuhën dhe nuk e ndreq. (…) Më e mira është pra t´i mbajmë siç e kemi dhe të mos i ndërrojmë, duke vënë në vend të tyre neologjizma të shëmtuara, të cilat shpesh nuk janë as shqipe (…) Fjalë të buta
Pasi t´i qërojmë nga fjalori ynë të gjitha fjalët e huaja u dashka të bëjmë edhe një qërim tjetër; u dashka të nxjerrim me mashë çdo fjalë të fortë, të ashpër, të rreptë, të hidhur, të thartë, të shëmtuar dhe të lëmë brenda vetëm fjalë të buta, të ëmbëla dhe të bukura. Po c´te bëjmë ahere kur është nevojë e domosdoshme të përshkruajmë një gjë të fortë, të ashpër, të rreptë, të hidhur, te thartë, të shëmtuar? Apo mos duhet ta përshkruajmë me fjalë të buta, të ëmbla, të bukura? Tamam, ja këtë na kërkon një këndonjës dhe kjo ka një emër, quhet eufemizëm dhe njerëzit që e praktikojnë quhen eufemistë. Pas kësaj metode në vend të fjalës së ashpër TRADHTAR duhet përdorur fjala e butë PATRIOT. Ahere nga eufemizma, katili bëhet jetëdhënës, vjedhësi dhuronjës, maskarai i ndershëm, budallai i mençur, i poshtri i lartë, i ligu i mirë, i shtrembëri i drejtë, prishësi ndreqës, e keshtu tutje. Jo, jo more vëllezër, s´kemi nge të bëjmë shaka e të tallemi me këndonjësit tanë. Çdo gjë ka emrin që i përket. Do t´i japim atë emër e jo tjetër. S´kemi hapur sheqerxhianë(ëmbëltore) për të shitur ëmbëlsira, po kemi nisur një gazetë ku duhet të japim pikturën e gjendjes së Shqipërisë, ashtu siç është, ashtu si e shohim, si mos më keq, nuk ua bëjmë dot këtë favor, se s´kemi nge për zbukurime. E vetmja nge për ne është vërtetësia. A janë të vërteta ato që themi? Këtu është e tërë puna. Posa janë të vërteta kanë bukurinë e tyre. Vetëm kjo bukuri na intereson (…). Turk e kaur
Fjalët turk e kaur, me kuptim muhamedan e i krishterë kanë hyrë në shqipen aq thellë sa nuk shkulen lehtë. Shahin Kolonja, ish i mendjes që duhen mbajtur e përdorur, se populli nuk heq dorë prej syresh se kohë është ashtu siç është. Nuk jemi në një mendje me Shahin Kolonjën. Këto fjalë duhen shkulur e duhen eliminuar, po nuk mund të shkulen e të eliminohen me mënyrën që na thotë këndonjësi: duke mos përdorur këto fjalë. Këto fjalë do të zhduken kur të mos jenë të nevojshme, kur të mos ketë njerëz në Shqipëri që ta quajnë veten turk e kaur, kur shqiptarët nga raca të bëhen shqiptarë edhe nga ndjenjat, kur muhamedanët e të krishterët tanë të mos ndahen sipas fesë në dy grupe, po të bashkohen në një grup sipas kombësisë. Për këtë gjë po përpiqemi, këtë e kemi në program. Nuk është aspak faji ynë që i përdorim fjalët turk e kaur për ata muhamedanë e të krishterë që i pëlqejnë këto emra për vete të tyre. Plaga nuk shërohe duke e fshehur e duke mos e përmendur. Përkundrazi, duhet ta dimë që e kemi këtë plagë dhe që duhet ta shërojmë. Kundër goditjeve personale
Është fare e drejtë që një gazetë duhet të luftojë më tepër parimet se sa personat e kundërshtarëve. Shumë e vërtetë, po kjo nuk domethënë se personat e kundërshtarëve janë të shenjtë e nuk duhen ngarë. Aspak. Duhen goditur edhe personat, se këta përfaqësojnë parimet, se shpesh është e pamundur të ndash personin nga parimi. Që ta themi më shkoqur, duhet të luftojmë më tepër parimin e feudalizimit se sa personat e feudalëve si Ahmeti e Vërlaci, po kjo nuk domethënë se s´duhet të goditim asfare personat e Ahmetit e të Vërlacit. Përkundër, këta duhet t´i goditim pa mëshirë se këta përfaqësojnë feudalizmin, se është e pamundur ta ndajmë parimin e feudalizmit nga personat e feudalëve. Në qoftë se luftojmë vetëm parimin e feudalizmit dhe nuk i ngasim personat e feudalëve as me trëndafil, ahere luftojmë në erë, se nga një luftë e atillë nuk u behet asnjë dëm as feudalëve, as feudalizmit. Për të rrëzuar kalanë e feudalizmit duhen rrëzuar kolonat e saj kryesore dhe këta janë feudalët, bejlerët me Ahmetin e Vërlacin në krye. Dhe përgjithërisht, për të mundur kundershtarin nuk arrin të goditësh vetëm parimet e tyre, i bie legenit më kot. Mund të jetë e papëlqyer, se hyn në sherr me njërin e me tjetrin, po s´ka si behët ndryshe. Dhe këtu s´kemi ardhur për të luftuar kundër erës me një mënyrë akademike, po kundër kaktorëve të gjallë të katasrofë kombëtare. Jo sharje po këshilla.
Një nga këndonjësit na shkruan se nuk sheh asnjë ndryshim midis "Diellit" e "Republikës", se që të dyja gazetat, thotë, shajnë, si njëra edhe tjetra. Pastaj shton, se ai priste nga "Republika" jo shraje po këshilla të urta. Nuk do të qëndrojmë aspak për të thënë se fjala sharje nuk e ka vendin për shkrimet e "Republikës", se e dimë që shqiptarët i japin kësaj fjale një kuptim të gjerë që përmbledh brenda çdo bisedim a shkrim që kapërcen kufirin e muhabetit të ëmbël. Për hatrin e argumentit pra, e pranojmë që "Republika" paska bërë sharje. Po a është e mjaftë kjo sa të vërë "Republikën" në një radhë me "Diellin"? Në qoftë se po, ahereprogrami ynë s´paska asnjë rëndësi, se rëndësinë të tërë e paska ajo sharja më e vogël që paskemi bërë kundra ndonjë beu. Kështu? Ahere mundohemi më kot që nxjerrim një gazetë me një program, se programi s´u dashka fare, se këndonjësi nuk na përqas me kundërshtarët sipas programeve që mbrojmë, po sipas sharjeve që bëjmë. Jo, i dashur këndonjës, gjëja që ka rëndësi kryesore është programi ynë. Të tjerat janë hollësira pa rëndësi. Këtë program do ta mbrojmë me çfarëdo mjet, ashtu si dimë, ashtu si mundim, kur me fjalë të ëmbëla, kur me të ashpra, kur me këshilla, kur me kritika, si ta dojë puna, vendi e personi. Ujku duhet goditur dhe goditur me tërë forcën sa më fort aq më mirë. Kështu e dimë dhe kështu është. Do të gëzoheshim sikur të ishte ndryshe, sikur të gënjehej ujku me sheqerka dhe të mbarohej i tërë sherri me të mirë e me të butë. Po, ajme! Nuk është ashtu, jo, tri herë jo. Pyesni historinë t´ju thotë. Apo kemi fajin ne. Fajin e ka ajo. Dhe ajo s´lajthitet e s´gënjen. Botuar në "Republika" më 4 dhjetor 1930.
Është një nga artikujt më të bukur polemikë të Nolit. Duke u dhënë përgjigje disa vërejtjeve kritike që i ishin bërë gazetës së tij. Noli në fakt nxjerr konkluzione të rëndësishme mbi karakterin parimor që duhet të ketë gazetaria dhe veprimtaria politike përgjithësisht. Ai kërkon që publicistika militante të frymëzohet nga një program thellësisht patriotik e demokratik dhe t´i qëndrojë në mënyrë konsekuente besnike parimeve të programit, pa bërë asnjë lëshim parimor; të thotë përherë të vërtetën hapur, pa drojtje, pa zbukurime.
Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 06, 2007 5:25 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE Tue Nov 06, 2007 5:23 am | |
| Kabinet i Pykave Qetësia, me të cilën më dëgjuat dje, më bëri një përshtypje të thellë. Veçanërisht, duke marrë ndër sy që midis dëgjonjësve, ndodheshin shumë kundërshtarë të metimeve tona politike. E ndjej pra, veten të detyruar të falënderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me atë qetësi kritikat e kundershtarëve, se, tërë mjeshtëria e politikës është të dëgjosh mejtimet e të gjithë palëve me durim e gjakëftohtësi, të përqasësh e t´i peshosh, dhe pastaj të votosh pas gjykimit e ndërgjegjes. U gëzova shumë që populli i Korçës dhe i rretheve e paskan këtë virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time më kryelartë që jam qytetar i nderit i qytetit tuaj të urtë patriotik. Dha jam i lumtur që vinj sot përsëri përpara jush, që t´ju shpjegoj arsyet për të cilat kundërshtojmë qeverinë e sotme. E kundërshtojmë se disorganizon shtetin, se shkel liritë, se s´kujdeset as për bukën , as për shëndetin, as për arësimin e popullit. Këto arësye i kemi shpjeguar dhe në parlament, po taje zëri ynë u mbyt prej gishtrinjve të deputetëve proqeveritarë. Dalim, pra, tani, përpara gjykatores së lartë të popullit që të na gjykojë e ta verë në vend cilindo me topuzen e votës. Makiaveli i ndau qeveritarët në tri kategorira: Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me squatësinë e tyre, këta janë më të mirët: qeveritarët që s´kanë ment vetë, po përfitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë të mesmit: qeveritarët, të cilët s´janë të zotët as vetë, as dinë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të humburit. Për fat të keq, qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë. Kabineti ynë i sotëm është në kuptimin e plotë të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë. Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin, se as ata vetë s´dinë të organizojnë, as organizatorët nuk do t´i lenë të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe rushfeti. Me drurin e me forcën brutale po përpiqen të skllavërojnë racën tonë e të përjetësojnë qeverimin tiranik të tyre. Shtypjen e Shqipërisë së Mesme përpiqen tani ta zbatojnë e në prefekturat e tjera, që kështu të mos mbetet asnjë krahinë e gjallë dhe e lirë që të përpiqen t´i kundërshtojnë. Me rushfetin në formë të ndrydhme, me misione të papemëta(pafrutshme), duke me emërime nëpunës të pazotit, me krijimin e nëpunësirash të ra dhe duke çkallmuar arkën e shtetit, po përpiqen të fitojnë miq e partizanë më të djathtë e më të mëngjër. Nga kjo rrejth defiçiti i buxhetit, i cili është prej 5 meleunash, ndonëse këto 5 meleuno në kartë, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e nëpunësve. Nga padia prishën në vend që të mdërtojnë, çkulën një udhë moderne të ndërtuar në Berat prej austriakëve dhe e rindërtuan aq bukur sa u çkallmua posa ra shiu i parë. Për të zbukuruar Tiranën rrëzuan përmbi 150 shtëpi e dyqane, pa i çpërblyer popullit para, të cilët mbetën udhëve, dhe Tirana, sot është më e shëmtuar se më parë. Bashkëme barangat e Vlorës që u shitën për dhjamë qeni, jo për banesa, po që të çkulen e të shiten si material, u shitën e disa ndërtesa prej guri të cilat kanë kushtuar qindra mijëra franga. Një ndërtesë e gurtë me një shije të bukur pranë Ujit të ftohtë që ka kushtuar të paktën 300 000 lireta u shit prej qeverisë sonë vetëm 150 000 lireta e tani nuk ekziston më. Një debojë(depo armësh) afër Drashovicës, që përmbante vegla të ndryshme për të ndërtuar udhët që bënte meleunë lireta kishte mbetur e pacënuar gjersa arriu në vesh të qeverisë sonë lajmi i ndodhjes së saj. Po me të dëgjuar qeveria jonë emërtoi një kujdestar, që ta ruante: tërë ky thesar u çduk si me magji në këtë thes, dhe qeveria jonë dërgonte misione jashtë të blinte vegla që të ndërtonte udhët. Nga padia s´u japin asjnë rëndësi dëgëve të bujqësisë, shëndetësisë e arësimit, degë të cilat janë për Shqipërinë çështje jete dhe vdekje. Cili është programi ynëDuam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotërit e më të ndërshmit. Më të emëruar nëpunësit, duam të merret parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderi. Nuk duam të përjashtojmë asnjë qytetar i cili ka dituri, zotësi e vullnet tëmirë, vetëm e vetëm se hyri pak a shumë vonë në sheshin e Shqipërisë së lirë. Duam ta lartësojmë racën tonë, jo ta skllavërojmë. Duam të respektohet nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t´i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me tru, po me kanun e me drejtësi. Duam t´i rregullojmë financat e shtetit me kursim e jo ta shkatërrojmë shtetin me rushfete e me taksa. Duam të ndërtojmë e jo të prishim. Organizatorët e huaj nuk i duam vetëm për bukuri e për të gënjyer popullin, po për të punuar e për të organizuar me të vërtetë. Duam t´u japim rëndësi kryesore degëve të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të arësimit. BujqësiaShqipëria ka pasurinë që duket, e cila është përmbi tokë dhe pasurinë që s´duket, nën tokë. Uroj me gjithë zemër që pasuria nën tokë të jetë më e madhe se sa e kujtojmë, po është marrëzi të kryqësojmë duartë e të presim të gjitha të mirat nga kjo pasuri problematike e të lemë të pazhvilluar pasurinë parimtare, e cila sikundër na sigurojnë të gjithë ekspertët e huaj, është e mjaftë për të ushqyer dhjetë herë më tepër ndenjës(banor) se sa ka Shqipëria sot. Për të zhvilluar pasurinë e tokës, Shqipëria duhet ndarë në gjashtë a shtatë zona bujqësore, me një ekspert agronom shetitës në krye të cilitdo, i cili t´i mësojë katundarët tanë si të mbjellin, si të plehërojmë, si të lërojnë, ç´të mbjellin, si të mbjellin, si të rriten e si të korrin. Me pak harxhe nga anë e shtetit, ndofta më pak se ato që harxhon sot degë e bujqësisë, vendi ynë mund të nxjerrë më shumë drithë, pemë e begëti se sa i duhen për konsumin e brendshëm e të eksportojë tepricën, kur sot pothuaj të gjithë prefekturat importojnë së jashtëmi një pjesë të madhë të ushqimit të tyre. ShëndetësiaRaca shqiptare po degjenerohet e po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nënave dhe vdekësia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund të merren masa efektive për të lëftuar tretjen e ngadalshme të racës sonë. Duam që Shqipëria të ndahet në 6-7 zona shëndetësore me mjekë ekspertë për sëmundjet e sipërme. Cilado prej këtyre zonave shëndetësore duhet të ketë dy a tri mamira eksperte shëtitëse, të cilat të kujdesen për nënat me barrë e për shëndetin e foshnjave. ArsimiQë ta vëmë arësimin në udhë duhet ta mbushim kokën njëherë e mirë që për shkollat e memse duhet të importojmë mësonj¨s të huaj, me anën e të cilëve të krijojmë mësonjës modernë për të nesërmen. Për këtë qëllim është absolutisht e nevojshme të fillohet një gjimnaz qendror i plotë, me një degë normale, një degë klasike, një degë teknike, një degë tregëtare, me mësonjës të huaj. Shtatë a tetë gjysmë gjimnaze pregatitëse duhen themeluar prapë me mësonjës të huaj nëpër qytete më me rëndësi për të ushqyer gjimnazin qendror. Veçanërisht duhet të importojmë mësonjës ekspertë të gjimnastikës e të muzikës, për të forcuar trupin, për të zbutur shpirtin e racës së re. Nëpër katundet duhet adaptuar sistemi i mësonjësve shëtitës. Pastaj shkollat tona duhen frymëzuar me një mënyrë të atillë që të rriten njerëz për punë e qytetarë me karakter. Problemet e sipërme e veçanërisht atë të arësimit s´mund ta zgjidhë një kabinet prej të paditurish dhe mediokrësh si i sotmi. Shërimi, pra, është në ndërrimin e kësaj guverne. Këtë e ka populli në dorë në zgjedhjet e afërme. Po që të mundin zgjedhjet të japin përfundimin e dëshëruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtë drejt për drejt prej tërë popullit. Kam besimin të plotë që populli ynë është mjaft i zgjuar sa të dijë si ta përdorë votën e tij; jam i sigurtë që populli ynë është mjaft trim sa të votojë ashtu si i thotë ndërgjegja. Populli ynë vojti mjaft prej kësaj guverne sa të mos gënjehet t´ia japë votën përsëri. Se janë dhe do të mbeten të vërteta fjalët e presidentit martir të Shteteve të Bashkuara i cili ka thënë " Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë, mund të gënjesh tërë popullin për ca kohë, po kurrë s´mund ta gënjesh tërë popullin për tërë kohën". | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE | |
| |
| | | | LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |