Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:17 pm

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Meshari

Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.


Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Feb 19, 2009 7:39 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:19 pm

Jeronim De Rada (1814 - 1903)

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare U1_Jeronim-De-Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin.

Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe

Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.

Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.

Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.

Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.

Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:

"Erdhi dita e Arbërit„!

Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.

Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.

Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.

Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.


Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Mar 12, 2009 1:18 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:21 pm

Këngët e Milosaos



Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore.

Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së dashurës që do t`a mbajë pranë vetes. Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës së detyrës në shpirtin e protagonistit është rënia e tij heroike në luftë, të cilës i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë). Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme. Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të vet "roman dyfish lirik„, meqënëse ajo kish lindur nga dy shqetësime të thella të tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide: të drejtën e individit për të qenë i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë e luftës së armatosur për të çliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
në shtrat, në mos rënçim
në prag të shtëpive tona!

Vazhdimësi dhe thellim të kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që e përcjellin Milosaon për luftë:

Sjellsh ti një ushtri fatmirë,
të na i hapë këto brigje
lirisë që borëm.

Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu është i robëruar, se detyrës së madhe të luftës për çlirim i duhet nënshtruar çdo gjë. Një ide tjetër e poemës është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve prej klasash të ndryshme, përmes figurës së bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte të larta; po kështu përmes përshkrimit të idealizuar të lumturisë së tyre të thjeshtë, që i mposht vështirësitë materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa vende, të jetës së rëndë të të varfërve dhe simpatisë që tregon autori për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:

Duro, zemër, duro,
si duron mali me borë

si dhe nëpërmjet fatit të protagonistit, që u bëri ballë në fillim tërë pengesave që ndesh për të realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes së tërë njerëzve të dashur. Në zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për të dytin poeti përdor mjete të kërkuara: në rastin e parë një tërmet që rrafshon Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën atdhetare në shpirtin e Milosaos.

Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, e dashur për romantikët. "Këngët e Milosaos„ është një shembull tipik i "parregullsisë lirike„ romantike. Poema është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm madje këngët e poemës mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon masën.

Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, të shëndetshëm, përmes të cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracionin e pasur, të freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh trokaik.

Personazhet e poemës paraqiten në çastin e tendosjes më të lartë të mendimeve e të ndjenjave, që gjen shprehje në një lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi, bota të përmbyset„) ashtu edhe ndjenjës së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithë ky gëzim„). Poeti është treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin nga dera, veçse kur nuk janë "etërit e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.

Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta, sesa personazhe, por që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.

Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje është më tepër simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit të jetës arbëreshe bashkëkohore), por poeti ka mundur të japë frymën kombëtare, nëpërmjet filozofisë, veçorive të karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi format plastike të gjërave, por duhet edhe të përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik, për të shprehur diçka më të thellë, thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një tërësi të harmonishme, i mishërojnë në mënyrë të goditur këto parime estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë.

Një element me rëndësi te "Këngët e Milosaos„ është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.

Vepra ka një origjinalitet të veçantë që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit romantik.


Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Mar 12, 2009 1:20 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:32 pm

Aleksandër Stavre Drenova - Jeta dhe Vepra (1872 - 1947)

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Asdreni


Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudënimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave. Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.

Asdreni lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".

Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare të Rilindjes.

Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut.

Në fakt në vëllimin e tij të tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim "Këmbanat e Krujës".

Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si një poet i talentuar lirik.

LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE

Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.

Krahas kësaj retorike që shkrihet në vjershën "Përpara" me një ndjenjë të sinqertë, gjejmë edhe lirika të tjera ku dashuria për atdheun shprehet më me thjeshtësi e spontanitet ndjenje përmes shkrimit të mallit për atdhe të mërgimtarit të djegur:

Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!
("Në mërgim")

Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dënon atë si shkëputje të forcave më të mira nga atdheu, dënon ata që e harrojnë vendin e tyre.

Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Më vonë kjo lirikë u drejtohet temave historike, merr një karakter më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.

Asdreni ka meritë të veçantë për thellësinë e problematikës shoqërore që lëvron për herë të parë në letërsinë tonë: ai shtron hapur çështjen e frymëzmit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet shtresave të larta dhe popullit, duke e parë këtë të fundit si forcë lëvizëse të historisë. Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim shoqëror të masave të shtypura, po s'e ka të qartë prespektivën. Problematika shoqërore i frymëzon Asdrenit vjersha tepër të fuqishme si "Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e një fjalor të ashpër. Edhe në këto vjersha ka retorikë, po ajo tretet në dufin e fuqishëm të revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës së Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj dhe krijon një portret kolektiv të popullit të shfrytëzuar. Më vonë, më 1935 Asdreni do të shkruajë një vjershë po aq të fuqishme. "Trashëgimi", që jep një tabllo tronditëse të gjendjes së mjeruar politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Shqipërisë në kohën e Zogut. Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat "Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".

Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912), çuditërisht e thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe plot forcë ku nëpërmjet këtij simboli të gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.

Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u përhapën në popull.

Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses.

Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër origjinal duke na e dhënë natyrën (për herë të parë në krahasim me rilindësit e tjerë) të shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në lirikat e veta të natyrës. Asdreni do na japë tablo të gjalla, konkrete e të dhimbshme të vendlindjes.

Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë poezinë tonë edhe në lëmin e formës, duke krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke lëvruar madje edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë një figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen në përgjithësi për origjinalitetin e tyre. Poezitë më të bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në formë me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë tonë me poezinë bashkëkohore evropiane.

Veçse në kërkimet e tij për forma të reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit të vet krijues.

Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi që në vjershat më të mira mënjanohet nga shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit nëpërmjet prizmit të humorit të shëndetshëm fshatarak.

Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe e ndërlikuar si poet. Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:37 pm

Naim Frashëri (1864-1900)

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Naim-frasheri


Fytyra më popullore e Lëvizjes sonë kombëtare qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim Frashëri. Djalë i një beu të vogël të rënë nga vahti, ai u lind në Frashër më 25 maj të vitit 1846. Frashëri dikur kishte qenë qendër e lulëzuar tregëtie, por me kohë kishte rënë rëndësia e tij. Frasheriotët tani merreshin më shumë me nëpunësi. Por Frashëri ishte i njohur edhe si qendër bektashiane. Aty jetuan dhe vepruan shkrimtarët bektashianë si Dalipi e Shahini. Naimi mësimet e para i mori te hoxha i fshatit. Aty mësoj turqisht e arabisht. Më 1865 Naimi, së bashku me familje, shpërngulet për në Janinë. Si nëntëmbëdhjetë vjeçar, së bashku me Samiun, regjistrohet në gjimnazin ,,Zosimea’’ të Janinës. Në gjimnaz fiton një kulturë mjaft të shëndoshë. Aty njifet me letërsinë klasike greke e romake. Naimi i njef edhe idetë përparimtare të iluminizmit freng. Këto ide bëjnë përshtypje të madhe te Naimi.

Jashtë shkollës, Naimi mësoj edhe në gjuhën persishte. Veprat e shkrimtarëve persianë Sabi e Xhelaledin Rumiu e pushtuan shkrimtarin. Dhe Naimi, për herë të parë, zu të vjershërojë në gjuhën persishte. Vepra e tij në gjuhën persishte ,,Tehajylat’’ (Ëndërrimet), u botua në Stamboll më 1883. Më 1870, pas kryerjes së gjimnazit, Naimi shkon për punë në Stamboll mirëpo, atje nuk qëndroj gjatë sepse iu çfaq tuberkulozi. Kështu, ai kthehet në Shqipëri që në malet e saj të larta të gjejë shërim. Këtu ai qëndroj dy vjetë ku një kohë ai punoj si nëpunës të dhjetash në Berat e drejtor dogane në Sarandë. Me qëllim që të shërohet, Naimi shkon në Ilixhat e Badenit në Austri. Atje ai viziton muzeun e Vienës ku sheh edhe armët e Skënderbeut. Aty shkrimtari frymëzohet nga idetë patriotike dhe shkruan poezinë ,,Parajsa’’.

Ngjarjet e viteve 1878-1881 (formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe lufta e ushtrisë së saj vullnetare kundër Turqisë), e gjetën Naimin në jug të Shqipërisë. Poeti nuk mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, por qe një ndër organizatorët e kësaj lidhje. Ai në Frashër, bashkë me patriotët tjerë organizoj mbledhje që ti vij në ndihmë Lidhjes së Prizrenit dhe t’i përkrahin vendimet e saj që Shqipëria me armë në dorë t’i mbrojë kufijtë etnikë kundër çdo coptuesi.

Në jetën e shkrimtarit dallojnë dy faza: faza e parë përfshin veprat e shkrimtarit që tek Lidhja e Prizrenit. Gjatë fazës së parë shkrimtari është i shkëputur nga realiteti shqiptar, është më tepër ëndërrues dhe nuk është i lidhur me Lëvizjen Kombëtare. Kësaj faze i përket vepra ,,Tehajylat’’. Fazës së dytë i përkasin veprat më të rëndësishme të Naimit. Gjatë kësaj faze ai u bë fytyra qendrore e Rilindjes Kombëtare. Ai u bë ideologu i Lëvizjes Kombëtare. Pas Lidhjes së Prizrenit, kur më 1881,Avdyli u arrestua nga policia turke, Naimi u vu nën shënjestrën e policisë. Ai atëherë, së bashku me familje u shpërngul nga Janina në Stamboll. E kësaj kohe është poezia ,,Shqipëria’’. Poezia i pëlqen shumë Jani Vretos, i cili e mori dhe e botoj në Bukuresht më 1881. Në Stamboll Naimi është anëtar i Komisionit të Qendrës, pronë e Ministrisë së Arsimit në Turqi. Si i tillë Naimi ndihmoj shumë daljen në dritë të disa revistave si: ,,Drita’’ dhe ,,Dëshira’’ e Sofjes. Ai ndihmoj edhe botimin e shumë veprave të shkrimtarëve tanë, ndërkohë botoj edhe vetë. Mundësoj botimin e gramatikës së Kristoforidhit dhe punën e Shoqërisë së Bukureshtit. Në Shoqërinë e Bukureshtit u botuan dhjetë vepra nga të cilat gjashtë ishin të Naimit, dy të Samiut kurse dy të tjera ishin të Jani Vretos. Këtu u botua vepra ,,Bagëti e Bujqësia’’, ,,Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve’’ greqisht etj. Naimi ndërhyri pranë organeve turke që të fitohet leja e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Më 1890 Naimi botoj përmbledhjen poetike ,Lulet e Verësë’’, më 1894 ,,Parajsa’’ dhe ,,Fjala fluturonte’’. Më 1898 botoj poemat ,,Qerbelaja’’ dhe ,,Istori e Skënderbeut’’.

Naimi vdiq shumë i ri, më 20 tetor 1900 në Stamboll. Vdekja e Naimit qe një zi e madhe kombëtare. Shtypi shqiptar i kohës shkroj mbi këtë humbje të madhe. Çajupi shkroj një poezi elegjike (vajtimi) mbi vdekjen e Naimit. Por është vetë Çajupi që do t’a marrë në dorë flamurin e Lëvizjes Kombëtare.

Krijimtaria

Naimi filloj të shkruaj që në fëmijëri nën ndikimin e bejtexhinjëve. Te ai ndikuan shumë bejtexhinjtë si Dalipi e Shahini.Naimi u ndihmua shumë dhe nga letërsia persishte. Krijimtaria e tij, siç u tha më lart, ndahet në dy faza. Faza e parë, krijimtaria e tij deri në Lidhjen e Prizrenit dhe e dyta nga Lidhja e Prizrenit e deri në vdekjen e poetit.

Epika e Naimit

Veprat epike të Naimit janë: ,,Qerbelaja’’ dhe ,,Histori e Skënderbeut’’ të cilat u shkruan gjatë viteve 1890-1895. ,,Qerbelaja’’ përveç rëndësisë gjuhësore nuk ka rëndësi tjetër. Këtu shkrimtari na flet mbi historinë e krijimit të botës sipas fesë islame.

Vepra madhore e Naimit është ,,Histori e Skënderbeut’’ botuar më 1898. Kjo është një histori e vjershëruar kushtuar luftës 25 vjeçare të popullit shqiptar kundër dëpërtimit turk në Ballkan dhe në Europë. Duke shkruar ,,Historinë e Skënderbeut’’ shkrimtari kreu një ndër porositë e rilindasve: t’i ngreh një monument historik luftës së popullit shqiptar kundër pushtimit turk. Rrethanat në të cilat u shkrua vepra, janë po ato në të cilat u shkrua vepra e Samiut. Në të shkruarit e veprës Naimi u shërbye me veprën e humanistit të madh shqiptar Marin Barlecin. Naimi sigurisht nuk do të kiushte pasë në dorë veprën origjinale të Barlecit mbi Skënderbeun, pasi që ajo ishte e rrallë në kohën e tij, por shkrimtari do të ketë shfrytëzuar ndonjë nga përshtatjet e veprës së Barlecit në gjuhë të huaja. Naimi shfrytëzoi edhe veprën e shkrimtarit Biemmi mbi Skënderbeun. Naimi i qëndroj besnik Barlecit, sepse ky, sipas tij është njohës i mirë i jetës dhe veprës së Skëndebeut. ,,Barleci do t’i ketë parë me sy ngjarjet’’, thotë Naimi. Ashtu sikurse edhe Barleci, Naimi në mënyrë kronologjike na pasqyron ngjarjet e kësaj periudhe duke i bërë vetëm ca ndryshime të parëndësishme në vepër.

Vepra fillon me ardhjen e të deleguarve të Sulltan Muratit në oborrin mbretëror të Gjon Kastriotit, të atit të Skënderbeut. këta sjellin me vehte një shkresë të cilën ia dorëzojnë Gjonit, pastaj presin përgjegjën. Shkrimtari na përshkruan pamjen e shëmtuar të turqve dhe jetën e lumtur dhe të gëzuar të shqiptarëve para ardhjes së turqve. Në letër Sulltani i Turqisë kërkon që Shqipëria t’a njohë pushtetin suprem të Turqisë e të bëhet vazale e saj. Si peng të ,,miqësisë’’ Turqia ka kërkuar që Gjoni t’i dërgojë në oborrin mbretëror të Sulltanit të katër bijtë e tij. Ata mund të vijnë në Shqipëri sa herë që të duan dhe pas vdekjes së Gjonit, ndonjëri prej tyre, do ta zë vendin e tij. Gjoni, pasi mendon gjatë, i thërret princët e Shqipërisë që të konsultohet me ta. Ky vetë është i mendimit që të pranohen kushtet e rënda turke, pasi Shqipëria nuk mund t’i bëjë ballë Turqisë e cila ishte në kulmin e fuqisë së vet. ,,Pas lidhjes së miqësisë’’ thotë Gjoni, ne duhet të përgatitemi për luftë kundër Turqisë.

Naimi ka meritën e madhe sepse në vepër na flet edhe mbi rolin e shëmtuar të Venedikut e të Serbisë së Brankoviqit i cili kishte pranuar pushtetin suprem turk. Edhe Europa qe e pabesë ndaj Shqipërisë sepse në këtë luftë vigale, ku forcat ishin të pabarabarta, nuk e ndihmoj Shqipërinë. Shkrimtari flet me simpati për Huniadin e Hungarisë dhe Vlladisllavin e Polonisë, dy aleatët e Shqipërisë. Naimi nuk na flet mbi përçarjet shqiptare, sidomos mosmarrëveshjet në mes të Skënderbeut e Lekë Dukagjinit i cili donte të jetë në vehte. Ai do ta tregojë këtë kohë si kohë bashkimi të plotë të popullit shqiptar. Në vepër, Skënderbeu është figura më e përsosur heroike: trim, diplomat, i dashur, me masa, i rreptë në betejë, i mëshirshëm ndaj robërve të cilët shpeshherë i falë, bujar, i pashëm dhe i fuqishëm. Meritë e madhe e Naimit është sepse masave shqiptare u jep vend të merituar. Ato janë të tubuara rreth heroit kombëtar dhe korrin suksese të njëpasnjëshme kundër turqve. Skënderbeu arriti t’a bashkojë popullin shqiptar dhe me një ushtri ndonëse të vogël, në krahasim me atë turke, t’i fitojë afro tridhjetë betejat. Ushtria shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut manovron shpejtë, e godit armikun ku ky nuk e pret, atë e ndihmojnë dhe masat si dhe vendi. Në ushtrinë shqiptare dalin edhe tradhëtarë nga më të afërmit e Skënderbeut si: Ballaban Pasha, Mojsi Golemi e Hamzai. Mojsi Golemi dhe Hamzai pendohen për tradhëtinë e tyre dhe kërkojnë falje nga Skënderbeu. Ky i falë dhe u jep mundësinë të shlyejnë turpin ndaj atdheut. Në luftrat e mëtejme këta tregojnë trimëri të madhe dhe vriten në luftë. Ballaban Pasha deri në fund të jetës nuk pendohet për tradhëti. Ndonëse Skënderbeu e falë dhe e pranon në ushtrinë shqiptare, ai nuk heq dorë nga tradhëtia sepse don të jetë i pari në Shqipëri. Ai vritet nga dora shqiptare. Figurë pozitive është e ëma e Skënderbeut. Emrin e saj Mamicë, Naimi e shqipëron - Manushë. Pasi humb të bijtë të cilët nuk i sheh më, ajo bie nga shëndeti dhe vdes në një natë të ftohtë dimri me fjalët: ,,bijtë’’.

Dy Sulltanët më të mëdhenj të Turqisë, Mehmeti e Murati janë figura të urryera të veprës. Në vepër hasim edhe elemente mitologjike e fantastike, siç është falitja e të atit të Skëndebeut në fushatën e Sirisë. Tek Naimi nuk ka ndikuar folklori mbi Skënderbeun i cili ishte i gjallë vetëm në veri të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë, ku jetonte Naimi, nuk kishte folklor mbi Skënderbeun.

Vepra është e shkruar me një gjuhë të pastër e me shumë figura stilistike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:37 pm

Gjuha jonë


Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm' udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N'atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s'është koh'e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum'e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t'i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohetë me remë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:40 pm

Ndre Mjeda Jeta dhe Vepra (1866-1937)

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Mjeda

Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit. Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare. Në formimin e personalitetit të mjedës ndikuan dy faktorë: nga njëra anë shkolla fetare, që përcaktoi deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet kombëtare me të cilat ra në kontakt herët e që, si bir i popullit të thjeshtë i ndiente thellë. Këto ideale qenë për të riun flaka që e ushqeu talentin e tij poetik.

Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij. Ndërkaq Mjeda e ndiente veten të ndrydhur nga rregullat e shoqërisë jezuite.

Konflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte pjesë, arriti në pikën më të lartë, pas dy vjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim në një shkollë të lartë fetare në Itali, detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë më të lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar çështjes kombëtare dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë kulturore "Agimi". Mori pjesë në një kongres gjuhësor lidhur me çështjë të shqipes në Hamburg. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të fuqive të mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës së Mjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I tretuni").

Edhe pas kësaj, poeti nuk pushoi së punuari për çështjen shqiptare, qoftë në fushën letrare, qoftë në fushën gjuhësore. Në këta vjet, nën ndikimin e hovit të madh të lëvizjes atdhetare si edhe të kontaktit të përditshëm me jetën e fshatarëve, lindën krijimet e tij më të mira.

Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin e gjendjes së masave. Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë. Ngjarjet pas 1912-ës për Mjedën qenë një zhgënjim i hidhur.

Në të vërtetë, që këtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisë gjuhësore. Më 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin "Juvenilja" krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s'kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu në letërsinë tonë si poet i shquar. Në vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin e vogël Kukël, gjersa në vitet e fundit të jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë me tërë energjitë e veta edukimit të rinisë me dashuri të veçantë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare.

Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë, poemthin "Liria".


KRIJIMTARIA


Mjeda shkroi shumë krijime poetike, shkrime për fëmijës si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janë "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".

Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni" paraqitin interes jo vetëm si fillime të krijimtarisë letrare të Mjedës, por edhe për vlerën atdhetare dhe artistike, si edhe për mundësinë që na japim të ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik të poetit. "Vaji i bylbylit" është krejt lirik dhe shtjellohet nëpërmjet një simboli; bilbili i mbyllur në kafaz është shqiptari nën zgjedhën osmane.

Ndonëse vepra mbështillet me tisin e hollë të melankonisë, i kuptueshëm për moshën dhe për gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua, përfundimi i saj është thellësisht optimist, pasqyron ligjin filozofik të përparimit të jetës, që frymëzon edhe besimin në të ardhmen e Shqipërisë.

"I tretuni" dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit të bylbylit" këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së miri nëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.

Ndryseh nga poemthi i parë, ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari shqiptar, të internuar nga pushtuesit. Poeti do të ketë mendua se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në këngën e parë që përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën dhe me atdheun, duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti në shtjellimin e thjeshtë të një materiali jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë vlerë aktuale. Heroi i poemthit është një fshatar i varfër.

Dhe tek zgjedhja e një protagonisti të tillë, ndihet dashuria e Mjedës për masat fshatare, ndjenjë që do ta shtyjë gjatë tërë krijimtarisë së vet t'i zgjedhëheronjtë nga rradhët e fshatarësisë. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike të pasqyrimit të realitetit si: ngjyrat e forta në përshkrimin e natyrës, stuhia në pjesën e parë, që ka edhe një kuptim simbolik, bregdeti i ashpër shkëmbor, ku ka qëndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjë simbol, si lejleku që e lidh me vendlindjen. Këtu gjenden edhe elementë të riprodhimit besnik të mjedisit, nëpërmjet kujtimeve të protagonistitdhe sidomos vizatimi i figurës së nënës. Lirizmi dhe epizmi shkrihen në mënyrë të harmonishme. Variacioni në vargje e strofa pasqyron botën shpirtërore të trazuar të protagonistit. Poemthi mbyllet me një frymë të lartë burrërore dhe optimiste: heroi nuk pendohet për rrugën e zgjedhur, po është krenar se vuan për hir të atdheut. Nëpërmjet figurës së nënës "të treturit" që del në këngën e fundit, lartësohet figura e nënës shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, që rrit bij trima dhe atdhetarë. Që në këtë poemth të hershëm shohim atë që do të jetë një meritë e rëndësishme e veprës së Mjedës: pasqyrimin e denjë të figurës së gruas shqiptare, veçanërisht si nënë. Ndër lirikat e ndryshme të përfshira ose jo në veprën "Juvenilja" ka një varg vjershash me të cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes ku himnizon bukuritë e atdheut ("Malli për atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kënduar gjuhës si mjet zgjimi të ndërgjegjjes kombëtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton një vëmendje të veçantë problemit themelor të luftës për pavarësi, që ishte bashkimi i shqiptarëve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").

Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart figurën e heroit kombëtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi në fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Për një shkollë shqype mbyllun prej qeverisë otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar në këtë poemë të fundit lidhjen e thellë të Skënderbeut me popullin, me masat fshatare.

Në vjershën "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep një gjykim të drejtë e të mprehtë jo vetëm për rëndësinë e Skënderbeut, si shpëtimtar i qytetërimit evropian, po edhe për politikën dredharake të fuqive të mëdha të Evropës së kohës së vet, që, për interesat e tyre, mbanin në këmbë perandorinë e kalbur osmane. Që në këtë vjershë romantike atdhetare vihen re nota shoqërore. Motive shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë së kohës si: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit, bartës të luftës për çlirimin e vendit. Po trajtimi i këtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmë sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian që i përshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bërë që këto vjersha të mos kenë forcën e vjershave realiste të Çajupit dhe të Asdrenit, me të njëjtën tematikë.

"Lisus" (botuar më 1921) dhe "Scodra"(1940) janë vepra, ku thelbi romantik vishet me një formë klasiciste. Këta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga një stil i kërkuar dhe retorik. Poeti himnizon këtu të kaluarën e lashtë të popullit tonë (te "Lisus" përmes materialit historik, kurse te "Scodra" nëpërmjet legjendës). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurës së Skënderbeut, që poeti ka dashur ta bëjë sa më njerëzore.

Origjinaliteti dhe fuqia e vërtetë e talentit të Mjedës kanë gjetur shprehje në krijimet ku ai arrin në realizëm, si në vjershën "Mustafa Pasha në Babunë", në poemthin "Liria" dhe në kryeveprën e tij "Andrra e jetës".

Tek e para, duke u nisur nga një fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcë, duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër valle jevgash" figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është kurdoherë gati të bëjë flì interesat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerë përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturve atdhetarë, përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit. Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngriturnë këmbë për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalit tradhtar.

"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore, është, ndofta, vepra e Mjedës që ka ide më të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më 1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:

"Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga një tingëllimë në tjetrën. Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundër kolonizatorëve anglezë, që ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Në mbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet një mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për ksollë". Në këtë poemth ka vargje që dëshmojnë për afrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën "kështjellat atnore", gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë (…s'ka me dalë ushtari me i grahë bulkut si kaut me sjeçe t'begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë të fituar prej amerikanëve jo vetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se populli shqiptar do të shkundë shfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.

Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse ("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë vendin një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes së atdheut.

Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi i bartjeve i jep dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 7:41 pm

Gjuha shqipe




Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*Wink
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.***)

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.

*) më ushton thellë, oshëtin
**) fusharakët
***) bashkoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:04 pm

Vrana Konti urime për temën të cilën e ke hapur, unë për këtë temë do të sjell lirikun e madh të poezisë shqipe.

Ali Asllani




LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare U1_Ali-Asllani
Ali Asllani
Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klime, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashëguar këtë motiv prej Rilindjes Kombëtare, De Radës e Naim Frashrit, pastaj Fishtës e Çajupit, poezia shqiptare frymëzohet prej përpjekjeve të popullit tonë, për çlirim dhe progres demokratik. Është e vështirë të gjesh në atë kohë një poet që nuk e përpunoi motivin patriotik. Ajo që e dallon Ali Asllanin është se ai, motivin patriotik e ka të drejtpërdrejte, domethënë, ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student ne Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Në vjershërimit e para to tij, gjejmë përjetimet djaloshare të fshatit shqiptar sidomos të fshatit Vajze të Vlorës. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore te Labërisë, që gjithmonë do të përbeje një nga karakteristikat themelore to poezisë se tij. Në fillim të këtij shekulli pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet në Perandorinë Osmane, në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht ne Shqipëri precipitojnë. Nën ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim në Alep to Sirise. Ai, pas arratise në Korfuz, përfaqësoi klubin “Bashkimi” të Janinës në Kongresin e Dibrës 1909. Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, në vitet e Qeverisë së Vlorës, u be bashkëpunëtori i Ismail Qemalit. Në këtë kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si një intelektual poet ka kundërshtarët e vetë. Kështu (më 1914 ai arratiset ne Itali dhe qëndron atje disa kohë. Në mërgimin dhe arratinë në Itali shkruan tanimë, në hapësira të gjera poetike. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim Gazeta Vlora 2005-12-02
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:05 pm

Vlora, Vlora!

Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!


Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!


Jam vlonjat e jam burrë,
s'duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat'!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtë dora!


Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:27 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:07 pm

Hanko Halla

(Fragment)

Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!


Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.


Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:28 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:08 pm

Cke moj zemer qe renkon

Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!


Shitet vendi per para, me para e per para
Benet burri telendi, dy para nje maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!


Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!


E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!


Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
E ç'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?


Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
Koka ben e koka vuan, ç'ke moj zemer qe renkon?!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:29 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:09 pm

Nje veshtrim i arratisur

Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!


Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.


Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:30 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:10 pm

Ç'do të thotë patriot?


Ç'do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf' ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!


Jo, jo! Burri i bën ball'
do buçit si val' mbi zall,


Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun' e tij,
copë-cop' i bënet buza
po aspak s'i falet shpuza.


Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum' e qoft' në det
zjarr' i tija nuk humbet!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:11 pm

Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?

Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i embel, çift me shije
çift o çift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:17 pm

Hakerrim

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!


Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!


Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!


Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!


Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!


Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!


E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!


Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!


Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!


Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!


Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!


Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!


Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!


Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!


Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!


Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!


A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:32 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:19 pm

Do t'i shtrydh të dy sytë

Un' jam un', saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa


Nëpër vapëz i dhash' hijem nëpër hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...


Po u bë ajo që s'bënej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un'saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj' në gji të huaj?


Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa
buz' e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!


Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë
i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj'
i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'
këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t'i shtrydh të dy sytë nëpër gjurma të asaj!
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:35 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:20 pm

Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate


Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate


Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate


Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaçupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate


Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate.
Ali Asllani


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 8:35 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:21 pm

Dëshpërim dhe shpresë

Edhe sot e këtë orë,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamë-madhe dorë
do na bëjë tym e hi!


Komb i varfër, komb i gjorë
si një zok i pafole,
një pëllumb i bardhë borë,
ngeli keq në një rrëke!


Që nga korça gjer te Shkodra
fat'i vendit errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra
fryn e çfryn një errësirë.


Komb i varfër, komb i mjerë,
i pamëm'e pa atë,
shpresa jotë këtë herë
si një fletë në deg'të thatë.


Komb i varfër, kombi i mjerë,
derëzi e punëzi,
edhe sot si kurdoherë,
një njeri i panjeri!


Jo, se, ja edhe hëna mbrëmë,
dukej kredhur në një rrobë,
edhe nxinte si një mëmë
që ka mbetur qyqe korbë!

Mirpo sonte bukuri,
buzë e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!

Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti një shpresë e re,
shtin e shkrep në sytë e mi.

Do na zhduket errësira,
do të zhduket ajo dorë
nesër vjen me shumë të mira
shkaba jonë dykrenare.

Nën hijen e asaj
pranvera asht përhera,
që nga fundi gjer në maj
rreth e rrotull ylyvera.

An'embanë bukuri,
komb i lirë, tokë e lir
shqipëtar e Shqipëri
sa të lumtur, sa të mirë!
Ali Asllani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:36 pm

Poezia shqipe e Rilindjes ishte nje vargezim ndjenjash, frymezim rezistence, lufte dhe rezistence vete. Poezia shqipe e Rilindjes gjithmone ishte dhe mbeti art i vertete, per arsye se shqiptaret nuk kishin si te fusnin ne emocionet e tyre paraftyrime per cerdhen e perendive, per kopshtin e parajses apo per tmerrin e xhehnemit. E nesermja e popullit ishte ajo qe ngjallte emocione, prej te cilave e nxirrte burimin e saj poezia madheshtore e Rilindjes Kombetare.
Poetet e salltaneteve do te duhej te vinin tek Naimi, Cajupi, Serembeja, Migjeni, Lasgushi apo tek Noli, per te mesuar se si behet poezia e vertete, e cila eshte e tille vetem kur ne palcen e saj gjalleron liria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:43 pm

Sofra, Faleminderit edhe per ty, ka edhe shume autor te Rilindjes dhe do mundohem qe ti sjell te gjitha, shpresoj se do me ndihmojne edhe anetaret tjere...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:50 pm

Vrana Konti shkruajti:
Sofra, Faleminderit edhe per ty, ka edhe shume autor te Rilindjes dhe do mundohem qe ti sjell te gjitha, shpresoj se do me ndihmojne edhe anetaret tjere...

Pa tjetër Vrana Konti se do ta bëjm temën për mrekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:58 pm

Zef Serembe - lindi më 6 mars të vitit 1844Strigari (San Cosmo Albanese) të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi në kolegjin e Saint Adrian (Shën Adrian) ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes.
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë mbas arritjes atje. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno Demetrio Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i huaj. Në vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbëreshe në Sicili duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për 2 vite.
Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos AiresArgjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901Sao Paolo Brazil.

Shumë prej veprave (punëve) të Serembes (poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit) që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetëm: "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese" (Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë1883 në italisht dhe shqip, "Il reduce soldato, ballata lirica", 1895Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht, dhe "Sonetti vari" (Sonete të ndryshme) Napoli 1891, një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një parathënie (hyrje), me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe. Ja këtu një copë e parathënies : “ E ky është motivi për të cilin, o Rini e shkëlqyeshme Italiane, vendosa me zemër të thyer të jap për botim këtë vëllimth ku, së bashku me përkthimin fjalë për fjalë të disa këngëve të mia origjinale shqipe, kam futurë edhe disa poezi të miat italisht, të diktuara pothuaj në mënyrë të improvizuar, sipas kërkesës së miqve, me shpresë që me të hollat nga shitja e këtyre të mund t’i grumbulloj mjetet që më janë të nevojshme për t’ia arritur qëllimit që i kam caktuar vetes.”
Një poemë u duk edhe në revistën e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro) Arbri i Ri me 31 mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe "Vjersha" u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1926Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Punë të tjera tijat u gjendën në arkiva të ndryshëm dhe dorëshkrimet në vitet e fundit dhe disa prej poemave në të vërtetë mbijetuan në përcjellje gojore midis fshatarëve të San Cosmo Albanese. Kjo shenjë e popullaritetit te tij ne vendlindje është tepër për t’u habitur nga që ai pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg tij.
Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Temat e tij shtrihen nga lirika melodioze në dashurinë e evlogisë (fjalëve të ëmbla) për vendlindjen e tij (qoftë Italia, vendlindja e tij apo Shqipëria, toka e ëndrrave të tija), poema elegante mbi miqësinë dhe bukuritë e natyrës (amtyrës), dhe vjersha me frymëzim fetar. Ndër poemat e tij romantike të mallit kombëtar, të cilat fuqizojnë lidhjen letrare me ngritjen e brezit të poetëve të Rilindjes në shekullin e 19-të në Shqipëri, janë lirikat e kushtuara atdheut të tij të humbur, Ali Pashë Tepelenës , Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros. Megjithëse ai mund të ketë qenë atdhetar, ai nuk ishte një poet intelektual që mund të na afrojë kronika poetike mbi të kaluarën e Shqipërisë. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit





//
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 8:59 pm

Ja një prej vjershave të tija emëruar "Vrull"

Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.


Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare EmptyThu Feb 19, 2009 9:08 pm

Ali Asllani mes frymes poetike lindore dhe perëndimore

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. “Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!”1 Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani. Këtë e vërteton edhe përkthyesi i mirënjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotë, “…vjershëtori… qëndron me dinjitet përkrah mjeshtërve të lirikës shqiptare, Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lë me kaq, por shkon deri në idealizim kur pohon, “… këtë e them me plot gojën, është mjeshtri më i përsosur i poezisë shqipe.”3 Nga ana tjetër kemi dhe enciklopedistë injorantë e pompozë që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe, që guxojnë e ngrenë pyetje retorike që përgjigjen e merituar e marrin në rrethin e ngushtë të njohurive të tyre. Ja çka thonë ata:


“N.q.s ky është një poet kaq i njohur, si ka mundësi … s’ja kam gjetur emrin në ndonjë enciklopedi, apo edhe në ndonjë tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kësaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen në tekstet e gjimnazit. Ju na sillni këtu ca pseudo poetë, “patriota”, … e çuan Shqipërinë përpara këtu ku është sot. [sic]”4
Këtu duket akoma më qartë sa nxënës i mirë gjimnazi ka qenë autori i këtyre rreshtave sa që nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet në gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon të hidhet edhe mbi rilindësit pa pikë turpi.

“Njëkohësisht mos harro edhe “poetët e mëdhenj” të rilindjes, emrat e të cilëve s’kam përse të ti kujtoj unë, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji për mëmëdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … këtej pinin hashash me n’argjile, këtej shkruanin rreshta për mëmëdheun. Sa kanë vuajtur të shkretët. Se atëherë ju duheshe edhe vizë për të vajtur në Shqipëri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura të mykura, pseudo-figura, portrete diletantësh me prejardhje të dyshimtë. Ne mburremi me një amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipëria, dhe … etj, etj. Ky ishte një shembull!!!” Për të ardhur keq, por e vërtetë. [sic]”5
Megjithatë një përgjigje për këta injorant mendjemëdhenj dhe vet-zhvlerësues e gjejmë përsëri në fjalët e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Për fat të keq, kritika jonë tej mase e politizuare ka anashkaluar këtë vlerë të padiskutueshme të këtij vjershëtori…”6

Dhe kjo është e qartë sepse të gjithë e njohim censurën absurde që praktikohej në periudhën e kooperativave. Kjo mjafton edhe për t’ua mbyllur gojën atyre pseudo-intelektualëve të kombit tonë.
Njësoj si dyanshmëria e pikëvështrimit të vjershëtorit edhe ai vetë është i dyanshëm në përzgjedhjen e elementëve jopopullorë të përfshirë në poezinë e tij duke na dhënë frymë perëndimore e lindore të cilat do të jenë të pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartë edhe faktin se poeti jonë ka qenë një erudit nga të paktët e Shqipërisë. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetëshkrim i Ali Asllanit duket qartë lidhja e tij me kulturën orientale qysh në fëmijëri duke qenë bir i një familjeje me frymë orientale, dhe me një baba të brumosur me dije teologjike islame në universitetin e Stambollit. Më pas një prezantim më të gjerë me orientin, sidomos me letërsinë e tij ia mundësoi vazhdimi i shkollës së mesme Zosimea në Janinë. Vite më vonë ai pati një ndryshim drejtimi njëqind e tetëdhjetë gradë duke i kthyer sytë dhe interesat nga perëndimi, gjë që më pas solli adoptimin prej tij të kulturës dhe mënyrës së saj të jetesës. Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shprehet:


“I plazmuar si ai me kulturën e madhe të Orientit – sidomos atë persiane – dhe pastaj i kredhur përgjithmonë në kulturën dhe mënyrën e jetesës europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzëqeshja e lehtë e një ironie të mençme, i një urtësie filozofike që vjen nga kuptimi ekzistencial të jetës.”7
Kjo tregon se poeti nuk e ka përjashtuar plotësisht njërën nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrën, duke marrë prej të dyjave atë që i dukej e vlefshme për t’u marrë. Këtë lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytëzuar akoma edhe më mirë në fushën e letërsisë. Në këtë aspekt atij mund i bëhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare të kujtojnë fillimet e romantikut tonë të madh Naim Frashrit. I arsimuar në shkolla turke dhe i ndikuar prej letërsisë orientale, Ali Asllani filloi ë shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi në gazetat turke të kohës”8

3. Çfarë mori poeti nga lindja dhe perëndimi

Por si shumë të tjerë edhe poeti lab e ka poezinë orientale, me konkretisht atë persiane një pikë referimi që e shfrytëzon për të përgatitur brumin e poezisë së tij. Këtë ia mundësoi fakti se,


“Ali Asllani … kishte pasë fatin të njohë për së afërmi jetën dh e kulturën oriantale.” “Tërë poezia e Ali Asllanit shquhet për figurshmëri fringëlluese, që fryn nëpër vargje si një puhizë që ndez flakën e mallit, në të cilën poeti vetëdigjet: “rroj për ty e vdes për vete!” Na kujton flakën e qiriut ku Naimim ynë shkrihet e përvëlohet që tu japë njerëzve dritë. (Fjalët e qiririt). Këtë ide iluministe e gjejmë edhe te Gëtja në vjershën “Malli lumtur” ku i këndon atij që “përmes zjarrit” digjet për vete për të nxjerrë në dritën e së vërtetës atë që është “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perëndimor lindor). Te këta tre poetë ndjehet ndikimi i urtësisë orientale, e në këtë rasti poezisë persiane.”9
Na del hapur pasuria e poezisë orientale që nga gjiri i së cilës kanë pirë poetë që kanë hedhur në letër kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe më frutdhënës i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrë nga Khajami frymën epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetën dhe është optimist i madh për të. Ai gjithashtu e do vashën dhe verën duke i barazuar ato me lumturinë kur thotë duke i dhënë të drejtë Omar Khajamit kur thotë:


Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; (Rubairat)
Nga të qenët e tij në një mendje me Khajamin për faktin, siç shprehet ai vetë në një nga poezitë e tij, “Po Omar Hajami\\\\\\\\\\\\\\\\ Diti e na bindi” arrijmë në konkluzionin se:

“…vrehet një poet “bon viveur”, që do ta shijojë jetën deri në fund, don të shpikë kupën e gëzimit që mund t’i falë dashunija. Ka në këto vjersha diçka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatë “…në thelb, poeti mbetet origjinal në pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave të veta. Këtu “poeti epikurian, djekësi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon të mendojë të bëhet disi sentimental, ma i përmbajtun e ma i thellë në të gjykuemit e jetës në përgjithësi ….”[sic]10
Por sa e ngjshëme është poezia e Ali Asllanit me atë të Omar Khajamit? Ja se ç’thotë Arif Demollari në revistën Jeta e re në vitin 1975 në Prishtinë

“Kur pohohet fryma khajmjane e poezisë së Ali Asllanit, mendohet vetëm një anë e rubai-rave të këtij poeti të madh të persisë, sepse dihet se ato janë tejet kontradikrore, shumë të pasura me ide dhe tejet interesante, për ç’arsye nuk mund të afrohet me poezinë e poetit tonë aq të varfër me ide.”11
Megjithëse thamë se poeti i Vlorës ka në themel të ndikimeve në poezinë e tij Omar Khajamin, kjo ide mbetet e cunguar pasi ai e ka njohur mirë traditën poetike orientale në përgjithësi dhe i ka lexuar poetet lindor për së gjalli, në gjuhën e tyre të cilën ai e zotëronte mirë si një mbështetës tjetër i erudicionit të tij.
Nga ana tjetër, edhe pse ndikimi perëndimor është më i zbehtë ai nuk mungon. Ai ngjan me poetët perëndimor në bohemitetin e tij edhe pse, siç e përmendëm më lartë për rafinimin e kulturave, ai e ka shkrirë këtë bohemitet perëndimor në kallëpe lindore duke i dhënë atij dimensione të reja. Ja se ç’thotë Arif Demollari për këtë pikë:

“Ai, të paktën ashtu siç të krijohet përshtypja nga poezitë e tij, ishte një boem. Ama boem i tipit të tij, specifik, i tipit oriental. Ai thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me një Bajron , Bodler apo Jesenin, jeta a të cilëve është e përmbushur plot e përplotë me skandale. Më e drejtë është ta quajmë poet qejfi, sepse ky atribut oriental disi e përcakton më saktë atë.”12
Ai është ndikuar në përgjtihësi nga rrymat letrar europiane të kohës tij, por që edhe këtu ai ka ndjekur parimin e tij të marrjë së të mirës dhe lënies së të papërshtatshmes, gjithmonë sipas pikëpamjeve të tij. Arif Demollari vazhdon,

“Kur të marrim parasysh se ç’rryma letrare e përshkonin më tepër letërsinë e Europës në kohën vrullit krijues të poetit tonë dhe kur e analizojmë poezinë e tij pak më thellë, na duket se mund të gjejmë bukur shumë elementë të impresionizmit dhe ekspresionizmit. Ashtu si impresionistët, edhe Ali Asllani nuk ka ambicje të paraqesë botën objektive, por vetëm ndjenjat që nxit ajo. Por ndryshe nga poetët impresionistë, sepse kjo botë për të është e harmonishme dhe në të ai e ndjen veten shumë mirë, përkundër impresionistve të cilëve ajo ju dukej një kaos, ku e ndjenin veten të humbur. Ndërkaq kujdesi i madh që ka për vargun, për rimën, për anën akustike të tij, të kujton poetët simbolistë apo ekspresionistë. Mirëpo me që na mungojnë studimet, na duhet të qëndrojmë në terren hipotezash.”13
Qëndrimi në terren hipotezash përforcon edhe një herë faktin se poeti nuk është shfrytëzuar letrarisht sa duhet për të cilin shkak ka pasur dhe ka qëndrime të paqëndrueshme.
Këto dy ndikime edhe pse mund të dominojnë nuk qëndrojnë të vetme mbi themelet e poezisë së tij, poezinë popullore. Ato shoqërohen me ndikime dytësore, këto nga autorë shqiptar të përpunuar nga ai në mënyrën e tij.

“Identifikimi i bukurisë me dashurinë dhe këto të dyja bashkë me lumturinë , është një ndikim i padiskutueshëm naimjan…”14
Por mënyra se si e konceptonte Asllani dashurinë nuk përputhet me mënyrën e Naimit.

“Këta dy poet i afron më tepër përdorimi i mjeteve të ngjashme artistike dhe gjuha e pastër. E kjo mund të shpjegohet me mbështetjen e fort të të dyve në letërsinë popullore, me njohjen e kulturës orientale si dhe me autoritetin që kishte Naim Frashri te të gjithë poetët shqiptar të mëvonshëm”15
Poeti që e kërkonte të mirën kudo që të ishte nuk i vinte turp të merrte prej bashkëkohësve të tij.

“Prej Lasgush Poradecit Ali Asllani huazoi botëkuptimin e tij për origjinën e dashurisë dhe për tërë atë që mund ta quajmë mendim filozofik për dashurinë.”16
Megjithatë poeti lab nuk e nënvlerësoi asnjëherë atë mbi të cilën kishte ngritur gjithë krijimtarinë e tij, poezinë popullore dhe mund të themi se kjo ishte ajo që e bëri atë të madh.

“…stili i tij i ngritur mbi modelet e letërsisë popullore, kanë bërë që vjershat e tij të mësohen përmendësh e të përsëriten sikur të ishin krijime popullore shpesh duke humbur autorësinë e tyre.”17
Edhe Profesor Latif Berisha i bën një vlerësim mbështetjes së tij më poezinë popullore shqiptare. Ai pohon:

“Edhe pse ndonjëherë mund të hetohet në të një farë dozë e spekulimeve intelektuale, që na përkujton poezinë e Lukrecit ose linjën e hedonizmit epikurean të përhapur aq shumë në letërsinë botërore me “Rubairat” e Omar Khajamit, kurse në letërsinë shqipe pak të evidentuar në poezinë e Naimit, të Lazgushit dhe të Nolit, vargjet më të bukura të poetit mbesin ato që i këndojnë një dashurie konkrete, të përjetuar në ambientin e vet lab.”18


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 19, 2009 9:14 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare   LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Rilindja Kombetare Shqiptare
» LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e lashtë
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e bejtexhinjve
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e Pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: