|
| LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 9:12 pm | |
| 4. Ku shpalosen këto ndikime Kalimi i shoqërisë shqiptare nga jeta patriarkale, feudale dhe aty-këtu me ngjyra orientale në botën e qytetërimit perëndimor është një katalizator për jetën tonë letrare. Ali Asllani ishte nga krijuesit që e shfrytëzoi këtë transformim shoqëror duke nxjerrë në pah problemet që erdhën me këtë ndryshim dhe përplasjet e dy kohëve. Kjo është, pa dyshim një nga ndikimet e Ali Asllanit nga autorë perëndimorë si: Balzaku, Ibseni, Tolstoi dhe Shou të cilët nxorën kryevepra nga probleme, që në pamje të parë mund të duken vogëlsira, të kohës së tyre. Kështu bëri dhe Ali Asllani duke na dhuruar një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare siç është Hanko Halla. Kësaj mund t’i bëjmë një analogji me brumosjen e tij të dyanshme kulturore, atë orientale dhe perëndimore, gjë e cila e ka bërë poetin ta shpreh mendimin e tij në letër për të dyja kulturat duke u nxjerrë të metat dhe të mirat herë njërës e herë tjetrës duke shfrytëzuar më së shumti për këtë personazhin kompleks të Hanko Hallës.Përveç poemës Hanko Halla brumosjen e tij letrare të shumëfishtë poeti e shpalos edhe në një varg të gjatë poezisë të cilave u fryn era Khajamiane dhe patosi jetësor. Përmendim: Çupëzë moj çupëzë, Gugu-gug-gugftu, Më lejo ta puth njëherë, Plaç o zemër, që s’u plake!, Them ta them…,Vidi vidi pullumbeshë, Vishet mëni, zhvishet vasha, etj.Në këtë cikël poezish poeti duket sikur ka shkëputur këtë strofë të Khajamit, Natën kur flija më tha shpirti: “Pi! Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi; Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; Ke shekuj që të flesh në qetësi” Dhe duke e gatuar atë me brumin e tij poetik popullor u ka dhënë mundësi të falsin një numri të madh poezish me natyrë epikureane dhe dashurore të shoqëruara me zbrazjen e kupave e me puthjet e çupave duke sugjeruar me këto të dyja natyrën e tij hedoniste. Ai i ka shkëputur këto katër fjalë, pi e puth, kupa e çupa, dhe i ka ndërthurur ato më sa e sa vjersha të tija duke u dhënë atyre natyrë të freskët khajmiane. Pa çupë e pa kupë Kjo kaptin’ kokalle, Ësht’e rëndë mbi supe Sa dy thas’ me halle! Sado bab’ Ademi Mundi e na lindi, Po Omar Hajami Diti e na bindi. Qenka mos na qenka… fundi varr’i Bamit, mbetet vetem kenga e poet Hajamit [Nga dorëshkrimet e poetit] Në këto lloj poezish ai e thotë hapur mendimin e tij për puthjen e pijen duke i ngritur ato në nivelin e adhurimit ndaj Zotit. Deh, mos befte prokopi ajo zemer qe nuk digjet, po ai qe s’puth e s’pi si vall’ Zotit i pergjigjet? [Omar Hajam”, dil te dal!] Një shpjegim më saktë të mendimit të tij lidhur me të kuptuarit tij të dashurisë e të rolit te saj në jetë, poeti na e jep në poezinë “ Pi e puth” Ku ai fillon me vargjet: Ti përherë puth e pi ! pi e puth si nje zok i zen’ ne kurth përpelitet nëpër ode, mbush nje gote e zbras nje gotë dhe me flet për poezi! Ai e shikon të dashurën e tij si “si një zok i zënë në kurth”. Kështu, me pije e puthje, ai do ta kalojë kohën. Kështu e gjen ai lumturinë. Syri puthet, gota pihet, Numri tyre s’mund të dihet Kurse zemrat dashurohen Gotat puthjet s’numërohen! [Pi e puth] 5. Ndikimet në gjuhë Ali Asllani ka një shije të hollë për gjuhën. Megjithatë ai përdor turqizma dhe arabizma në poezitë humoristiko-satirike për të tipizuar personazhet. Në poezitë e dashurisë ai është një puritan. Në këto poezi hasen tepër rrallë huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato më të fundit për përdorimin e të cilave ishte ngjallur një prirje në kohën e tij me që sytë e tyre ishin drejtuar nga perëndimi. Ai vazhdon rrugën e rilindësve në këtë drejtim, por edhe jep kontributin e tij në pasurimin e leksikut të shqipes.Si në tërë poemën Hanko Halla në dy vargjet e mëposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave për të nxjerrë në pah karakterin e saj skeptik për kulturën e re që po adaptohej nga njerëzit në atë kohë. Ja dhe mileti, nashti u bë popull, Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.
Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanë njëfarë arome orientale, të cilën ai e mbrrin me përdorimin e fjalëve turqishte apo arabishte[sic].”19 6. Përfundime Gjella që pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumë popullor e me erëza stilistiko-ideore të importuara më së shumti nga orienti dhe të përdorura më shije nga poeti duke lënë pak më pas ato të importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, është shumë e shijshme për lexuesin deri në atë pikë sa që kjo poezi përdorej nga një tjetër poet i madh i lirikës shqiptare, Lazgush Poradeci. Siç përdorte nëna shqiptare hashashin për fëmijët e pagjumë, ashtu edhe ai përdorte ëmbëlsinë e muzikalitetit dhe qartësinë e ideve për të rënë në gjumë, shoqëruar me zhurmën shushuritëse të dallgëve të detit në brigjet e Ujit të Ftohtë.Banago, Prill 20051. Bardhosh Gaçe, Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare, Naim Frashri, 1997, f.105, duke cituar Lefter Çipën. 2. Ibid. fq.83, duke cituar Jorgo Bllacin. 3. Ibid 4. http://www.albforumi.com/ubb//ubbthreads.php/ubb/showflat/Number/7232264/site_id/1#import 5. Ibid 6. Gaçe, log.cit 7. Ibid, fq.71, duke cituar Fatos Arapin. 8. Ibid, fq.128, duke cituar Agim Nivicën. 9. Ibid, fq.225, duke cituar Arif Demollin. 10. Ibid, fq.59, duke cituar Prof. Muzafer Haxhiun. 11. Ibid, fq.191, duke cituar Mark Gurakuqin. 12. Ibid, fq.251, duke cituar Arif Demollarin. 13. Ibid, fq.225. 14. Ibid. 15. Ibid, fq.250. 16. Ibid, fq.251. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:47 pm | |
| Pashko Vasa Jeta dhe Vepra (1825-1892) Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit. Gjatë gjithë jetës së tij P.Vasa s'ka rreshtur së menduari për Shqipërinë dhe ka dëshiruar ta shohë të lirë, të pavarur, e të kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon në vitet `60 në Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin. Mori pjesë në përpjekjet për oragnizimin e shoqërive patriotike e kulturore, për krijimin e një alfabeti të shqipes dhe bashkë me Samiun ishte ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë. Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. "A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe. Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887). Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni„ Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit. Vjersha sintetizon në mënyrë poetike gjithë idetë e mëdha të lëvizjes kombëtare dhe me patosin kushtues, shërben si një manifest poetik i saj. Vjersha është ndërtuar mbi bazën e antitezës. Për nga brendia ajo përmban dy pjesë, dy tablo të Shqipërisë. Në të parën, si gjithë rilindësit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton të kaluarën, kurse në pjesën e dytë përshkruhet me ngjyra rrëngjethëse gjendja e mjerë e atdheut të robëruar. Vjersha fillon me ton elegjiak, me një pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipërisë, që e kanë "qit me krye n'hi„, që s'e ka më forcën dhe lavdinë e mëparshme. Me një ndjenjë krenarie, poeti na jep përfytyrimin e dikurshëm, të Shqipërisë si një zonjë e rëndë, plot begati, trimëri e dinjitet e, mbi të gjitha, plot vlera njerëzore: me armë të bardha, me pushkë ltina, me burra trima, me gra të dlira, ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira. Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinë e së kaluarës, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarë bënin të dridhej qiell e dhè, të dridhej armiku otoman gjer thellë në strofkullën e tij. Këto vlera frymëzonin respekt të pakufijshëm të të gjithë burrave ndaj Shqipërisë, duke pasur për nder ta quanin "nënë„. Poeti, si mjaft rilindës të tjerë, krijon raportin nënë-bir dhe e përdor si mjet themelor simbolin e figurës së nënës. Edhe më pas, thirrjet që u drejton bashkatdhetarëve, ua drejton në emër të kësaj lidhjeje, në emër të detyrës që ka çdo bir ndaj nënës, ndaj atdheut. Toni elegjiak rishfaqet në fillim të pjesës së dytë, përzier me mllef të papërmbajtur, kur i drejtohet zemërcoptuar Shqipërisë: Po sot, Shqypni, po m'thuej si je? Po sikur lisi i rrzuem përdhe! Poeti zbulon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje: shqiptarët kanë harruar "besën e të parëve„ dhe janë përçarë në Fè të ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lëvizjes kombëtare, autori u drejtohet bashkatdhetarëve: Po jeni vllazën t'gjithë, more t'mjerë Megjithëse toni elegjiak ndihet edhe në vargje të tjera të pjesës së dytë, poeti nuk bie në dëshpërim, madje me këtë mënyrë ai kërkon të prekë në sedër gjithë shqipëtarët. Kujt i bën zemra të shohë të poshtëruar, të coptuar e të dobët nënën e dashur. Me besim të patundur në forcën dhe shpirtin patriotik dhe luftarak të tyre, poeti i jep tone burrërore vargut dhe ngre zërin për luftë të armatosur, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Është nder që jetën t'ia falësh Shqipërisë. Vjersha që nis me një pasthirrme tronditëse, elegjiake, mbyllet me një apostrofë kushtruese: Çoniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu, të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu, e mos shikjoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria! Vetëm një atdhetarizëm i flaktë mund te krijonte vargje me një forcë të tillë, vargje që shpallën parrullën e madhe rilindase se kombi është mbi çdo fè, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janë gjithçka. P.Vasa është një nga të parët që lëshoi kushtrimin për t'u bashkuar pa dallim feje. Vërtet në pikpamje të kompozicionit vjersha përbëhet prej dy pjesësh dhe theksi vihet më tepër tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe së ardhmes. Ajo u shkrua e frymëzuar nga aspiratat për ta parë Shqipërinë të lirë, të përparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni„ është një nga krijimet më të frymëzuara të poezisë shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehës, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesë emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ëmbël e bënë atë aq ndikues tek masat. Vargu dhjetërrokësh (pesërrokësh i dyzuar) i jep poezisë një ritëm marshi, në përputhje me përmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithë idetë e lëvizjes kombëtare: krenarinë për të kaluarën, dashurinë për vendin, urrejtjen për robërinë, thirrjen për bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:47 pm | |
| O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas qenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pase shumë t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë, I ka shti dridhen gjithë Rumelisë; Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda! Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë! Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Ndër nji qind çeta jeni shpërnda; Sa thonë kam fe sa thonë kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t'fitoni, Besën e t'parëve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëzue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë? Ketë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kam? Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro! Para se t'hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht Shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë, Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t'tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara Zotit. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:48 pm | |
| Andon Zako Çajupi (1866 - 1930) Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë. Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë. Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare. Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare. Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900. Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tij dhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, shkruan ai më 1922 një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret". Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje. La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Mar 12, 2009 1:18 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:49 pm | |
| Andon Zako Çajupi - Krijimtaria Poetike
Krijimtaria e Çajupit si poet është e gjerë, por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri", një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallë që zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesi e kritika e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike të Çajupit me rininë e frymëzimit të tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndërrat dhe idealet e një faze të re të lëvizjes kombëtare , e cila në fillim të shekullit tonë njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe në fitoren e pavarësisë.
"Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte në të një flladi ri dhe hynte në të një notë e re, më e fortë dhe më konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepër qëndron në kapërcyell të dy epokave, me rrënjë të forta në traditën romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste dhe sociale.
Fryma popullore, me të cilën janë gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre një vulë origjinaliteti të veçantë, një tingëllim aq magjepës për veshin e lexuesve, sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Përmbledhja poetike "Baba Tomorri" përbëhet nga tri pjesë që autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Përralla të vërteta e të rreme".
Motivi atdhetar, dashuria për baltën dhe gurët e mëmëdheut dhe malli për ta, kujtimi i së kaluarës heroike dhe krenaria për traditat e të parëve, dëshira për ta parë atdheun të lirë dhe thirrja për të rrokur armët kundër pushtuesit, i japin poezisë së Çajupit atë tharm frymëzimi dhe atë patos luftarak që e bën të hyjë thellë në shpirtin e shqiptarit dhe ta trondisë atë.
Tema atdhetare fiton në poemën e Çajupit një përmbajtje konkrete e të prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut të thjeshtë, të bujkut e të bariut, lidhur me baltën e mëmëdheut dhe me varret e stërgjyshëve. Mëmëdheu është si toka ku njeriu lind, mëson gjuhën e nënës, njeh prindërit, ku rron me ëndrra dhe me shpresa, ku dëshiron të ketë varrin. Ky vend për shqiptarin është Shqipëria.
Ku i duket balta Më e ëmblël se mjalta,
Shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetës së tij. Poezia e Çajupit këto ide të Rilindjes i shprehu me një gjuhë të thjeshtë, me një një varg që rrjedh i çlirët, si në këngët e popullit, me një fjalor poetik konkret dhe me një ndjenjë aq të sinqertë e aq të çiltër, sa e bën aty për aty për vehte lexuesin dhe i ngulitet në mendje e në zemër.
Jeta është e bukur në atdhe kur njeriu gëzon lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë për njeriun, do të shkruante poeti, por shqiptarët e kishin humbur atë dhe kishin rënë në një robëri të rëndë shekullore:
Pesëqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhurë këmb' e duar me zinxhir!
Shkruante Çajupi në poezinë "Shqiptar", duke lëshuar kushtrimin:
Çvish rrobat e robërisë, Mëmëdhè, Vish armët e trimërisë, se ke ne!
Në këto vargje të përziera, katërrokëshi thyen rrjedhën e tetërrokëshit, duke i dhënë një ritëm të ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep një timbër të veçantë. E gatuar me frymën kryengritëse, poezia atdhetare e Çajupit ishte kështu një kushtrim lufte; në të shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisë së Rilindjes gjeti shprehjen e vet më të gjallë dhe më të hapur. Poezia atdhetare e Çajupit është kështu poezia e toneve të forta, një poezi e trazuar që vlon nga malli e dashuria për vendlindjen dhe nga zemërimi e thirrja për luftë.
Ajo shënoi kulmin e poezisë atdhetare të Rilindjes, prandaj dhe u bë himn atdhedashurie edhe vetëmohimi për çetat e lirisë, gjatë Rilindjes e më pas.
Një notë të re, të freskët solli poezia e Çajupit edhe në lirikën e dashurisë. Ai i këndon një dashurie tokësore, duke e zhveshur poezinë dashurore nga konvecionalizmi. Çajupi nuk përsiat për dashurinë, ai e pasqyron atë si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim të gjallë a përjetim të sinqertë, të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë e lirikës popullore. Poeti i këndon dashurisë së parë, i këndon vashës që i prish gjumin; i këndon mikes së jetës, bukurisë së saj, u këndon gëzimeve dhe brengave që i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë, si një ndjenjë e bukur që pasuron jetën e njeriut.
Bukuria jote, leshërat e tua Po si pendë korbi të gjata mi thua, Ballëtë si diell, faqetë si mollë Qafa jot'e gjatë, mesi yt i hollë. …Gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua Po zemra jote u bë gur për mua!…
Shkruan poeti në një nga lirikat e ciklit "Dashuria", që është nga më të bukurat e poezisë sonë dashurore. Midis këtyre lirikave vend të veçantë zë tufa e poezisë me titullin "Vaje". Është një elegji e rrallë frymëzuar nga kujtimi i bashkëshortes së vdekur, një kujtim i thekshëm dhe cfilitës për zemrën e plagosur të poetit që s'gjen shërim, një plagë që orë e çast e lëndon jetimi i mitur pa dashurinë dhe përkëdhelitë e nënës.
Ndë ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë? Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për djalë?
E gatuar me një ndjenjë të thellë njerëzore, e derdhur në modelet e folklorit, ajo u bë popullore dhe u këndua si këngë popullore.
Ashtu si në jetën e njeriut, gëzimi dhe hidhërimi janë pranë e pranë dhe në poezinë e Çajupit këmbehen shpesh, duke mbizotëruar në të notat optimiste , gazi që i sjell njeriut dashuria. Si një këngë plot dritë e ngazëllim tingëllon vjersha "Kopshti i dashurisë". Ky kopsht për poetin gjendet në atdhe, ku do ta sjellë miken që ti gëzojnë gëzimet e dashurisë, bukurisë dhe mirësitë e vendlindjes, të jetës së thjeshtë fshatarake e baritore të mëmëdheut. Çajupi e zbriti lirikën e dashurisë nga qiejt romantikë në tokë, në jetën e përditshme të njeriut shqiptar,
Me këtë frymë tokësore e jetësore do të emanciponte Çajupi mbarë poezinë e tij, sidomos poezinë me motive shoqërore, të cilat i trajtoi ndër të parat në letërsinë tonë, si një shkrimtar që i hap udhë realizmit.
Çajupi në poezinë e tij ngre zërin kundër pabarazisë shoqërore, ai është mik i demokracisë dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr në mbrojtje të drejtat e vegjëlisë, tek e cila gjen vlerat morale që krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinë e kohës me ide të reja, kundër shtypjes e arbitraritetit të klasës së bejlerëve, të sundimtarëve që e ngrenë lumturinë e tyre mbi djersën dhe gjakun e njerëzve të punës. Ai vuri gishtin në disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare të kohës, shkroi me dhembje për pozitën e gruas në këtë shoqëri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizëm dramën e kurbetit ("Kurbeti") si një fatkeqësi me pasoja tragjike në jetën e shqiptarit dhe për fatet e kombit.
Në poemën "Baba Musa lakuriq" që mbeti e pabotuar, Çajupi thelloi kritikën edhe ndaj moralit të shoqërisë së kohës dhe i zgjeroi shumë diapazionin tematik të poezisë shqiptare. Veprën e përshkon rryma satirike ndaj dogmës dhe klerit. Duke parodizuar biblën, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral të njeriut dhe ndaj normave të marrdhënieve morale atje ku bën ligjin paraja dhe pasuria. Për poetin është e padrejtë ajo, ajo shoqëri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.
I pasur të palltë varri, ti që bleve dashurinë,
do të shkruante Çajupi. Ai aktualizoi edhe shumë ide morale të fabulave të La Fontenit, përmes përkthimit të tyre mjeshtëror në gjuhën shqipe.
Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Mar 12, 2009 1:20 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:50 pm | |
| Sami Frashëri Jeta dhe Vepra (1850 - 1904) Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri, u lind në katundin Frashër të Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Mësimet e para Samiu i nxuri në Frashër nga muderrizi Mahmut Efendi Tetova. Në moshën nëntëvjeçare i vdiq i ati, e dy vjet më vonë, pra më 1861 edhe e ëma. Të mbetur kështu, pa prindër, për të dhe për tërë familjen (gjithsej ishin gjashtë vëllezër dhe dy motra), sipas traditës shqiptare, duhej të kujdesej vëllai më i madh, Abdyli. Meqë Frashëri, vend malor, Abdyli nuk shihte ndonjë perspektivë të madhe aty, prandaj, për t'ua mundësuar shkollimin vëllezërve të tij, më të vegjël dhe për të krijuar kushte më të mira, vendosi të transferojë familjen në Janinë, kryeqytet i vilajetit të atëhershëm. Posa u vendosën në Janinë në vitin 1861, Samiu, krahas mësimit të turqishtes, arabishtes dhe persishtes te muderrizi Jakup Efendiu, bashkë me të vëllanë, Naimin, u regjistrua në gjimnazin e njohur Zosimea, të cilin e mbaroi para kohe; për shtatë vjet në vend për tetë sa ishte paraparë, gjë që tregon forcën intelektuale të tij. E mbaroi më 1868 që e dëshmon edhe diploma e cila mban datën e 14 korrikut të këtij viti , e jo më 1871, siç e marrin disa. Samiu këtu kishte mësuar edhe njohuri të reja: greqishten e vjetër dhe të renë, frengjishten, italishten, latinishten, pastaj, gjeografinë, historinë, matematikën, kozmografinë, historinë e natyrës dhe anatominë. I pajisur kështu me një kulturë të Lindjes, nga njëra anë, dhe të Perëndimit, nga ana tjetër, tre vjet pas mbarimit të gjimnazit, shkoi në Stamboll, në kryeqendrën e Perandorisë Osmane, ku do të vazhdojë punën e tij krijuese plot 33 vjet, deri në vdekje, në qershor të vitit 1904. Kur erdhi në Stamboll Samiu nuk i kishte më shumë se 21 vjet; i ri për nga mosha, por i pjekur dhe i ngritur për nga dituria, pa u menduar shumë, ia nisi punës për të botuar pas një viti veprën e tij të parë dhe njëherësh romanin e parë në letërsinë turke "Taa½½uk-i Talat ve Fitnat” . Sami Frashëri shkroi shumë, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumë vëllime . Pastaj, revistat “Aile” (Familja) dhe “Hafta” (Java), revistat më serioze të kohës, ishin kryekëput të tijat, po edhe në gazetat e tjera të kohës artikujt e Samiut zinin vendin kryesor. Veprimtaria e Samiut është e shumanëshme, vëllimore, por ç'është më e rëndësishme, cilësore, origjinale dhe gjithnjë aktuale. Veprat e tij në gjuhën shqipe, pa pretendim se do t'i përmendim të gjitha, në krahasim me veprat që i shkroi në gjuhën turke, janë të pakta, mirëpo këtu Samiu i preku çështjet më të ndieshme, më të domosdoshme dhe më me interes për popullin shqiptar: hartoi alfabetin shqip, shkroi gramatikën shqipe, siç e quan ai, “Shkronjëtore e gjuhësë shqip” , që kishte rëndësi jo vetëm shkencore, por edhe më gjerë. Pastaj shkroi veprën, ose më mirë të themi kryeveprën e veprave shqip “Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet” ? Sa i kthjelltë, çfarë force intelektuale dhe sa largpamës ka qenë Samiu, pa dyshim, mund të shihet në këtë vepër, ku para njëqind e sa vjetësh i shtron pikëpamjet e veta për një shtet të fortë, demokratik dhe të organizuar shqiptar. Ndërkaq, në veprën në gjuhën turke Samiu, thuajse nuk la fushë të shkencës pa e shkelur, në shumë prej tyre ishte edhe pioner. Shkroi vepra letrare, filologjike, linguistike, dialektologjike, islamologjike, didaktike, leksikologjike etj . Sa për kuriozitet po i përmendim vetëm veprat nga fusha e leksikologjisë, ku hartoi fjalorët: Frengjisht-turqisht me afër 50 mijë fjalë; Turqisht-frengjisht me afër 35 mijë fjalë; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me afër 45 mijë fjalë, i punuar me një metodologji bashkëkohore; jep etimologjinë e fjalëve, llojin e fjalëve (emër, mbiemër, folje etj.), kuptimet e fjalëve sipas rëndësisë së tyre (1,2,3 etj.), frazeologjizmat, kuptimet figurative, përdor shenjat diakritike për shkronjat arabe - osmane, të cilat në gjuhën turke kanë mundësi të lexohen në disa mënyra, i vokalizon fjalët që kanë mundësi të lexohen në mënyra të ndryshme etj. Ky është fjalor normativ i gjuhës së atëhershme turke dhe do të shërbejë si bazë për shumë fjalorë të mëvonshëm. Në këtë fushë Samiu fitoi famë të madhe. Megjithatë, vepra e cila e bëri Samiun shkencëtar në suaza ndërkombëtare; vepra e cila e kishte shty të shëtisë bibliotekat e shumta të kohës dhe të gjurmojë edhe librat të cilët i kishte mbuluar pluhuri; vepra e cila e kishte lodhur më së shumti, pa dyshim është: KÂMÛS AL-A'LÂM |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:50 pm | |
| Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet
Është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjevetë mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të pregatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithsuar përvojën e gjerathershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.
Pjesa e parë i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike të popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tj shkruan se "është m'ë bukur e m'ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjjen dhe krenarinë kombëtare.
Pjesa e dytë jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. "Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. "Shqiptarët, - shkruan Samiu, - janë robër të poshtuar(poshtëruar) e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë në kontrast me të kaluarën, të cilën në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur dikur me "roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjëndta të trimërisë, shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s'ka ku ta zërë qeni. Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç'të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman dotë shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa e tretë, fillon me pyetjen: "A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. "Shqiptarët duhet t'i marrin ato që duan me pahir, t'i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjevetë klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet ("gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.
Siç shihet, në veprën "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. "O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t'ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; "Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publiçistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni përparimtar. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:51 pm | |
| Naum Veqilharxhi (1859 - 1935) Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare. N.Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipërisë në ato çaste historike shtronte para popullit të tij kërkesa të reja. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes. Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin "Evëtar„. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar„, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një "Enqiklikë„(letër qarkore). "Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë. Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: "Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë„. Cila është kjo "farë e mirë dhe pemët e ëmbla që do të japë ajo?„ Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. "Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:52 pm | |
| Gavril Dara "I Riu" (1827 - 1885)
Zanafillën e vet lëvizja letrare arbëreshe e pati në ngulimet e Siçilisë, me studjues e letrarë të ndryshëm, si: Matrënga në shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku në shekullin e XVIII. Në kohën kur kjo lëvizje fitoi karakter të ri kombëtar u përfaqësua nga Gavril Dara(i riu), që vijoi traditën e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi në Palac Adriano më 6 janar 1827. Mësimet e para i mori në seminarin arbëresh të Palermos. Po në këtë qytet ai kreu studimet e larta për drejtësi. Udhën e krijimtarisë e nisi herët, në moshën 13-15 vjeçare. Në fillim shkroi vjersha që më tepër ishin intime. Shkëndia që i dha zjarr talentit të tij, ishin idetë liridashëse, ideali i bashkimit të Italisë dhe dëshira për ndryshime demokratike. Këto ide janë derdhur në vëllimin "Disa poezi", shkruar në italisht, që doli në dritë në vitin më të zjarrtë të revolucionit më 1848. Vëllimi është si një ditar i lëvizjes revolucionare të asaj kohe. Në të spikat një brendi ideore e pasur dhe disa tipare të individualitetit krijues të Darës, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerën artistike të vëllimite dëmtojnë karakteri abstrakt dhe retorizmi.
Në shkurt 1858 Dara u bë themelues dhe drejtues i një gazete që ishte si një manifest kryengritës, "Palingenesi" (Përtëritja e jetës). Në artikujt që botoi aty ai tregoi aftësi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Në çastet më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Italisë ai, si edhe arbëreshët e tjerë, mori pjesë aktive në lëvizjen revolucionare italiane kundër zgjedhës austriake dhe sundimit të Burbonëve. Madje ishte një nga udhëheqësit krahinor të asaj lëvizjeje, si anëtar i komunitetit revolucionar të Xhirxhentit dhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë revolucionare të Garibaldit, më 1860.
Në të njëjtën kohë ai s'i ndahet krijimtarisë letrare. Më 1864 shkruan një poemë të gjatë italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema është shkruar në vargje njëmbëdhjetërrokësh, është e gjatë (1.300 vargje) dhe e ndarë në dy pjesë. Ka dy protagonistë: Bozdar Stresin, nipin e Skënderbeut, të cilit i kushtohet pjesa e parëdhe Ana Maria Kominiatën, mbesën e Donikës, gruas së Skënderbeut, së cilës i kushtohet pjesa e dytë, më e gjatë. Dara mishëron në këto dy personazhe idealin e burrit dhe të gruas shqiptare. Poema tingëllon si një himn për atdheun e të parëve. Këto personazhe i patëm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikë që kryejnë një faj tragjik dhe shkojnë për këtë drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik të karakterit të tyre.
Në poemë spikatin për vlerën e tyre estetike pjesët lirike. Në vitet 1871-74 Darën e gjejmë në Romë ku drejton gazetën politike "La Reforma"(Reforma), që shpreh ide përparimtare të së majtës .
Më vonë, ndoshta i shtyrë nga pakënaqësia e përgjithshme e arbëreshëve për rezultatet e arritura për bashkimin e Italisë, Gavrili la gazetarinë dhe politikën.
Pikërisht në këto vite Dara shkruan italisht vjershën epistul "Të zezat tona", ku jepet një tabllo rrëngjethese e gjendjes së vendit, e shtypjes dhe e mjerimit të dyfishuar që rëndonte mbi popullin. Ai e pikturon këtë tablo me epitete epitete dhe metafora nga më të vrazhdat, nga më të ashprat, që të kujtojnë penën e Dantes në përshkrimin e skenave të Ferrit. Vjersha demaskon me realizëm të mprehtë shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gënjeshtrën dhe korrupsionin. Patosi mohues është tepër i fuqishëm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sërish në poemën "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit të jetës së Dara i Ri i kaloi në Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq në nëntor të vitit 1885 në mjerim duke lënë gjashtë fëmijë ende të mitur.
Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, duke marrë anën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtësi rrezikun e synimeve të shovinistëve fqinjë si dhe të imperialistëve austriakë dhe italianë ndaj Shqipërisë. Ai ishte për një bashkëpunim të ballkanasve, kundër zgjedhës osmane.
Pas Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu mbetet poeti më i shquar arbëresh. Vepra e vetme në shqip që na ka arritur prej tij, "Kënga e sprasme e Balës" është një ndër kryeveprat e letërsisë sonë.
Duke ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, Dara e mbështeti atë fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temën e poemës së vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë , e ngriti në art këtë epokë, duke e bërë shprehëse të ideve patriotike, për t'i shërbyer sa më mirë tokës mëmë dhe vëllezërve të tij të përtejdetit.
Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi, të gjitha, për mbështetjen e gjerë e të gjithanshme në folklorin arbëresh. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:52 pm | |
| Kënga e sprasme e Balës
Dara qe një njeri i gjithanshëm. Ai dha ndihmesa në fusha të ndryshme si: drejtësi, filozofi, arkeologji, gjuhësi, histori, kritikë, po kryesisht shkëlqeu si poet. Në letërsinë tonë ai ka hyrë me "Këngën e spasme të Balës", të cilën me modesti e paraqet si të popullit, po që, për nga fryma aktuale, uniteti i brendshëm e tiparet e stilit, si dhe romantika që e përshkron duket që është fryt i talentit të Darës. Vepra shoqërohet nga një parathënie e një pasthënie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zërin e kushtrimit për shqiptarët. Poema doli në dritë më 1906 si libër më vete, pasi ishte botuar pjesë-pjesë në shtypin arbëresh. Aty trajtohen probleme aktuale të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës historike, kohës së Skënderbeut. Fryma aktuale është edhe më e ndjeshme sesa në veprat e De Radës.
Vepra ka në bazë dy ide qëndrore: njëra ngjan me idenë e shprehur nga De rada te "Këngët e Milosaos" se nuk mund të ketë lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetër është se atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosur. Ideja e parë shtjellohet nëpërmjet linjës së dashurisë. Së dytës i kushtohet një linjë e veçantë me tablo të gjalla nga betejat e shqiptarëve me osmanët. Ide të tjera që rrezaton ideja qendrore, janë ideja e domosdoshmërisë së një udhëheqjeje të fortë dhe ideja e bashkimit të shqiptarëve, ideja e vitalitetit të kombit, e virtyteve të larta që e dallojnë atë, ideja e luftës për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera.
Këtë tematikë dhe problematikë, këto ide i patëm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri që sjell në këtë drejtim Dara është forcimi i frymës aktuale, e cila jepet në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë sesa te De Rada në pjesët lirike, kryesisht rritja e frymës luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonëse pasqyron në poemën e vet edhe tragjizmin e luftës së pabarabartë të shqiptarëve me një fuqi të madhe ushtarake si Turqia, përmes përshkrimit të tablove rrënqethëse të betejave dhe fati tragjik të herojve kryesorë, poeti e vë theksin te qëndresa e madhërishme e atdheut, te fitorja. Heroikja këtu jepet nëpërmjet tablove të betejave të cilat kanë edhe bazë objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemëve në fund të veprës mund të kuptohet si pohim i një vitaliteti të pashtershëm, vitalitetit të një populli në luftë të përhershme me ata që duan ta shuajnë. Dara shpreh dhe tragjedinë e arbëreshëve të mërguar jashtë atdheut duke i dhënë letërsisë sonë përmes figurës së plakut Balë një tip të ri, tipin e arbëreshit të mërguar në dhè të huaj. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balës dhe të Darës si dhe te Skënderbeu, i cili, megjithëse personazh episodik, luan një rol të veçantë në poemë. Niku dhe pali janë heronj të frymëzuar nga folklori, që kanë marrë veçoritë e heronjve romatikë atdhetarë. Që të dy janë trima dhe patriotë. Kështu, Niku i thotë Darës me vendosmëri:
Sa shpalosur në er' mbi kodrat Të valoj' flamur i Arbrit Gjersa n'vesht e mi të mbrijë Hingëllima e kuajve t'huaj, t'i o pris i moçëm luftrash k'tu t'vendosur do më gjesh.
Pa asnjë ngurrim (dhe këtu paraqitet më i vendosur në krahasim me Milosaon e De Radës) ai flijon lumturinë e vet familjare për hir të atdheut. Kurse në prag të vdekjes, gëzimi për fitoren ia shuan dhëmbjen për rininë që po i këputet në lulëzim e sipër. Trimëria dhe patriotizmi i Palit shkëlqejnë në betejën e Valkalit, ku ai futet thellë në prapavijat e armikut dhe bie vetëm pasi ka arritur të zmbrapsë turqit. Ato shkëlqejnë veçanërisht në amanetin kuptimplotë që ai i lë Darës duke kërkuar që armët e tij të varen në një pemë dhe të vazhdojnë t'u kallin tmerrin osmanëve.
Të dy heronjtë kanë veçori që i dallojnë. Niku del më i plotë si personazh. Ai është i ndjeshëm dhe ëndërrimtar, poet dhe këngëtar i talentuar, fizikisht i pashëm, i aftë për një dashuri të madhe e të thellë, siç e shohim në marëdhënie me Marën, krenar dhe gjaknxehtë. Po aq krenar dhe gjaknxehtë është edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet sedra klasore e feudalit. Kjo ndjenjë e fundit gjen shprehje në qëndrimin e tij përbuzës ndaj Nikut, të cilin e fyen rëndë, duke e quajtur "zot i dy zallishteve", "ushtarth ballukedredhur". Këto dy personazhe i plotëson Bala që nuk është vetëm zëdhënës i autorit, po ka edhe një jetë të vetën. Në luftë ai është i pamëshirshëm me armiqtë, po pas betejës është plot ndjenja të buta njerëzore. Qëllimi patriotik i poetit shprehet edhe te figura e luftëtarit Darë, i cili e qorton Nik Petën, që kërkon të martohet me një të huaj.
Ideali atdhetar i Darës spikat veçanërisht tek figura e Skënderbeut. Heroi përshkruhet kryesisht si prijës ushtarak, strateg e luftëtar, prandaj vendoset në skena të tilla që i bëjnë të dalin në dritë më qartë këto anë të figurës së tij; në këshillin e luftës dhe në betejë. Gjithashtu, ai zbulohet në marrëdhënie me të tjerët, duke theksuar ndikimin e fjlaëve dhe veprimeve të tij mbi këta të fundit. Skënderbeu i Darës del njeri më tepër i veprimit sesa i fjalës, vigjilent e largpamës (porosia që i jep Balës për të kontrolluar rojet, qëndrimi i tij ndaj plakur Harun, të cilin nuk e lë të ikë menjëherë, duke dyshuar për ndonjë pabesi nga ana e tij, po ia dorëzon Pal Golemit që ta ruajë, fjalët që i thotë Nikut kur e lejon të shkojë për të çliruar Marën); që di të falë edhe gabime kur e kërkon e mira e atdheut (skena me Moisiun). Në luftë me armiqtë ai është i rreptë dhe i tmerrshëm, kurse në marrëdhëniet me ushtarët i dashur dhe i kujdesshëm. Dara nënvizon autoritetin e e madh të Skënderbeut përmes një skene kuptimplotë (që ka analogji me një skenë të ngjashme te "Skënderbeu i pafat" i De Radës, po, megjithatë është origjinale): mjafton një vështrim i tij që t'i bëjë të ndahen të turpëruar Nikun e Palin, kur po nisnin dyluftimin për shkak të Marës; nënvizon dashurinë e ushtarëve për heroin, dashuri e cila është aq e madhe, sa i bën që edhe mendimet e fundit para vdekjes t'ia drejtojnë atij. Megjithëse Dara nuk thellohet në botën shpirtërore të heroit, Skënderbeu i tij është i gjallë si karakter dhe, ndoshta, më i afërt me realitetin historik sesa paraqitet në veprat e rilindësve të tjerë. Te Mara megjithëse e paraqet si të huaj. Dara ka mishëruar disa nga cilësitë e gruas shqiptare. Ajo është e bukur, e urtë, e mençur, e zjarrtë dhe e qëndrueshme në dashurinë e saj. Ajo shquhet për trimëri të rrallë, çka shfaqet në kohën kur, e dorëzuar te Ballbani nga i ati i pabesë, mbrohet nga turqit me thikë në dorë. Poeti jep edhe një portret kolektiv të grave shqiptare, të cilat "tisi i nderit i mbështjell…/kanë si dasëm luftrat/andej syresh lindin trima."
Personazhet negative janë vizituar me vija të lehta, po shprehëse. Kauri Balës është njeriu që, për të kënaqur lakmitë, shkel edhe mbi dashurinë prindërore; ai është njeri i pabesë që të vret pas shpine.
Dara i jep personazhet kryesisht përmes veprimit dhe herë pas here përmes zbulimit të portretit të tyre fizik, siç është rasti i Nikut ose i Marës. Ndikimi i poezisë popullore, e cila është burim i pashtershëm për autorët arbëreshë, në këtë vepër është shumë i madh. Dara merr nga poezia popullore heronjtë kryesorë, Nik Petën dhe Pal Golemin, mjaft veçori të figurës së Skënderbeut dhe asaj të Ballabanit, ndërthur në veprën e vet shumë motive nga poezia popullore arbëreshe, si ndarja e dy të dashurëve, që të kujton legjendën e Kostandinit të vogël; motivi i rrëmbilit të vajzës nga "qeni turk"; motivi i shkëmbimit të unazës midis bashkëshortëve, kur burri niset për luftë ose vritet; motivi i vjehrrës që e qorton nusen për parandjenjat e saj të këqija; motivi i amanetit të trimit që e shoqja të martohet; motivi i vdekjes së përnjëherëshme të njerëzve shumë të afërt; motivi i mbirjes së një peme mbi varr. Po tërë këtyre motiveve ai u jep një formë origjinale, duke i lidhur ngushtë me idetë e veprës dhe duke plotësuar e forcuar ato tipare që u jep folklori heronjve të vet. Pra, në thelb, Dara mori thjeshtësinë dhe frymën e thellë patriotike të poezisë popullore arbëreshe. Në formë ai merr vargun karakteristik trokaik pa rimë larminë ritmike, figuracionin e gjallë, stilin, muzikalitetin e rallë që të tërheq dhe, nganjëherë, vargje të tëra.
Dara është një poet piktor në veprën e të cilit shkrihen muzikaliteti me ngjyrat e gjalla. Ai shquhet si në përshkrimin e tablove të ashpra të betejave, ashtu edhe në vizatimin e skenave lirike. Mjeshtërisë së poetit i shërben figuracioni i pasur dhe konkret.
Dara dallohet në përdorimin e antitezave, krahasimeve, metaforave, epiteteve, E fuqishme është antiteza e këngës së dytë midis trimave të Skënderbeut, që gëzojnë pranë zjarrit, dhe Moisi Golemit, që rri mënjanë, "Te hija e lisit të helmit". Me një antitezë tronditëse flitet për trimat e rënë në sheshin e betejës.
Krahasimet e poetit dallohen nga forca përshkruese dhe nga njomësia e ndjenjave, kurse epitetet-kompozita janë konçize. Me një epitet të vetëm, ai shpreh një karakter të tërë. Kështu, p.sh., Moisiu është "ballëfshehur", Vrana Konti "zemër e krah lisi" etj. Si të gjithë romantikët, Dara ka një ndjenjë të thellë për natyrën, të cilën e përdor si element të gjallë, që shoqëron veprimin dhe ndalet në anët e saj më të të ashpra e më të rrepta, që përputhen me madhështinë tragjike të epokës së përshkruar. Ndikimi i poezisë antike dhe i poemave kalorsiake, nga një anë e kanë disiplinuar vrullin e poetit romantik, dhe, nga ana tjetër, kanë sjellë në vepër edhe disa shenja të veçanta në ndërtimin e saj dhe në figuracion. Në këtë poemë, në krahasim me veprat e mëparshme të letërsisë arbëreshe, janë rritur fryma luftarake dhe ajo aktuale në pasqyrimin e epokës së Skënderbeut, ngjyra historike, epizmi dhe uniteti i veprimit. Ky unitet është i dukshëm edhe pse vetë poeti, për ta paraqitur veprën si popullore, mistifikim i zakonshëm ky romantik, përpiqet që të krijojë me disa shënime iluzionin e copëtimit.
Në krahasim me De Radën, Dara është më i ekuilibruar, ndonëse di të shprehë tallazet e pasioneve, sepse ka një përfytyrim më real për botën dhe jetën.
"Kënga e sprasme e Balës", në të cilën poeti derdh tërë diturinë e frymëzimin e vet, mbetet një nga veprat më të mira të letërsisë shqiptare
Pas Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu mbetet poeti më i shquar arbëresh. Vepra e vetme në shqip që na ka arritur prej tij, "Kënga e sprasme e Balës" është një ndër kryeveprat e letërsisë sonë.
Duke ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, Dara e mbështeti atë fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temën e poemës së vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë , e ngriti në art këtë epokë, duke e bërë shprehëse të ideve patriotike, për t'i shërbyer sa më mirë tokës mëmë dhe vëllezërve të tij të përtejdetit.
Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi, të gjitha, për mbështetjen e gjerë e të gjithanshme në folklorin arbëresh. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:53 pm | |
| Risto Siliqi Jeta dhe Vepra (1859 - 1936
Lindi në Shkodër më 1882. Atdhedashuria e dalloi që në bankat e shkollës. Më vonë ai merr pjesë bashkë me Luigj Gurakuqin me Hilë Mosin në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe bëhet këngëtari i saj. Pas shpalljes së Pavarësisë, në vitet 1913-1914, bashkë me Hilë Mosin boton në Shkodër gazetën "Shqypnia e re". Dy poetët atdhetarë nëpërmjet kësaj gazete me artikuj dhe vjersha të shumta luftuan me guxim kundër propagandës antishqiptare, goditën Komisionin Ndërkombëtarqë qeveriste qytetin dhe përkrahte feudalët. R.Siliqi, gjithashtu, u përpoq me të gjitha forcat për demokratizimin e pushtetit dhe për vendosjen e arsimit laik dhe falas në luftë me klerin reaksionar dhe të huajt. Më 1915 poeti lufton për mbrojtjen e Shkodrës kundër synimeve malazeze.
Më vonë largohet nga politika, punon si nëpunës në Vlorë, Tiranë dhe si avokat në Shkodër. Vdiq më 1936.
Libri i vetëm që nxorri në dritë R.Siliqi është "Pasqyra e ditëve të përgjakshme" (1913) kushtuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe ku mori pjesë edhe vetë. Përveç kësaj, Siliqi botoi vjersha në organe të ndryshme, la edhe dorëshkrime. Tematika e vjershave të tij është atdhetare dhe shoqërore. Ai lëvron edhe vjershën satirike. Krijimtaria e tij poetike shquhet për idetë demokratike, për simpatinë ndaj luftëtarëve të thjeshtë malësorë, për dufin luftarak, thjeshtësinë, ndikimin e frytshëm nga poezia popullore. Vlerën artistike poesisë së tij ia zbehin notat retorike, që vihen re herë pas here dhe gjuha e papërpunuar. Megjithatë ka vjersha shprehëse si "Tradhtarëve të kombit" dhe "Mehmet Shpendi" ku portreti i trimit që i dha emrin vjershës, jepet me forcë epike dhe ngjyra legjendare.
Kur' nuk gjendet zbathë e zdeshun Por gjithmon' gatue për pritë. N'zheg e n'shi e n'borë e breshën shtati i tij gjithmonë vaditë.
Shpesh Siliqi i ndërthur motivin atdhetar me atë shoqëror.
Poemthi "Luftëtari ynë" është i afërt për nga tematika me vjershën "Shpërblimi" të Asdrenit dhe "I mbetuni" të Mjedës. Heroi i tij është një fshatar i varfër që, për lirinë e atdheut, rrëmben pushkën dhe jep jetën në luftë. Poeti proteston kundër klasave të pasura që i lanë fëmijët e këtyre luftëtarëve pa mbrojtje:
Dyert të huaja të kërkojnë Për një kojë bukë të thatë!
Protesta ndaj padrejtësive shoqërore ndihet edhe në krijime të tjera të fundit të R.Siliqit sidomos në vjershën e gjatë "Burim poetik".
Vepra më e njohur e R.Siliqit dhe më e realizuara është poemthi lirik "Mrika në shkangull". Këtu gjejmë shfaqe spontane të realizmit, edhe pse vepra në tërësinë e saj është romantike. Mrika, një vajzë e re, e çiltër, plot ëndrra, gabon në dashuri dhe i jep fund jetës. Poeti e mbron forcën e dashurisë, dëshirën për lumturi dhe proteston kundër shoqërisë patriarkale e hipokrite, që me zakonet e saj të egra bëhet e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Vepra, përveç mendimit tepër të avancuar për kohën ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur këtu një thjeshtësi dhe natyrshmëri, një ngrohtësi ndjenje që u mungon krijimeve të tjera. Poema spikat për vëzhgimet e holla psikologjike që ndriçojnë botën shpirtërore të heroinës. Tablotë e natyrës, plot ëmbëlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janë në funksion të ndjenjave të protagonistes. Poema është e llojit shoqëror-psikologjik. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:55 pm | |
| Mihal Grameno - Jeta dhe Vepra (1871 - 1931) Mihal Gramenoja është nga ata shkrimtarë të vitëve të fundit të Rilindjes që luftuan për çështjen kombëtare dhe me pushkë. Atdhetar i flaktë, ai solli në shkrimet e tij mbresa të drejtpërdrejta nga lufta e popullit tonë për pavarësi dhe, më vonë, për demokracie përparim. Lindi më 1871 në Korçë, në një familje me ndjenja atdhetare. Në vendlindje mori edhe mësimet e para. Ende i vogël, për nevoja ekonomike mori udhën e kurbetit, në Rumani. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Më 1907 ishte antar i çetës së Çerçiz Topullit dhe luftoi pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Xhonturqit e burgosën disa herë. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe më 1912 në Shpalljen e Pavarësisë. Pas këtij viti mbrojti me forcë shtetin shqiptar. Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, ku bëri punë të palodhur në lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit". Veprimtaria letrare e Gramenos kap një çerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Novelat e tij u hapën rrugën romaneve të para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atë vit "E puthura" dhe "Varri i Pagëzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton çështjen e pabarazisë shoqërore si burim fatkeqësish në jetë. "Varri i pagëzimit" paraqet luftën e pamëshirshme që bëri kleri reaksionar grek kundër mësimit të gjuhës shqipe. Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zë vend të veçantë në krijimtarinë e Gramenos. Në pjesën e parë flet për çetat kryengritëse, për luftimet dhe punën propaganduese të çezës së Çerçiz Topullit, bën portrete të qëlluara luftëtarësh e njerëzish të thjeshtë të popullit. Në prozën e Gramenos nuk mungojnë edhe pjesë me nivel të kënaqshëm artistik, përshkrime dhe dialogje të gjalla. M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja janë shkruar në vargje. Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Bien në sy vjershat atdhetare që i kushtohen lëvizjes kryengritëse. Disa prej tyre, si: "Për Mëmëdhenë", "Uratë për liri", "Lamtumirë", me patosin kushtrues, u përhapën mjaft dhe u kënduan edhe si këngë: Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë, vraponi, burra, se s'ka me pritë! Të vdesim sot me besa-besë pranë flamurit të kuq që u ngrit, Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. M.Gramenoja është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi. Ai është cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndërprerje, dy nga gazetat më përparimtare të traditës. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetër të kohës. Në shkrimet e tij Gramenoja del si përfaqësues i anës më të vendosur e më demokratike të lëvizjes sonë kombëtare. Ai goditi ashpër jo vetëm pushtuesin osman, por dhe armiqtë e tjerë të çështjes kombëtare: klerin reaksionar grek e grekomanët, pseudoatdhetarët, feudalë të mëdhenj e borgjezë të pasur, të cilët i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetër, ka besim vetëm tek vegjëlia, te populli dhe te roli i tij në fatet e kombit. Më 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakët, dhe kjo opingë është shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar". Në fillim të viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike të Gramenos. Në gazetën "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mëdha politike të kohës. Një nga dokumentet më të shquara të gazetarisë e të lëvizjes demokratike të atyre viteve është artikulli "bashkim dhe përparim". Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:56 pm | |
| Filip Shiroka (1859 - 1935) Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.[/img] |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:56 pm | |
| Shko Dallëndyshe
Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kërkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n'qytetin tim.
Shëndet prej meje të m'i falësh saj shpisë vjetër ku kam le, me ato vende rreth t'përfalesh, ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'përfalesh n'ato fusha që m'ka Shkodra të lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambëlcim, fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisë me ty, dojsha n'Shkodër me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Thu Feb 19, 2009 10:57 pm | |
| Luigj Gurakuqi Jeta dhe Vepra (1879 - 1925) Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër. Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924. Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit". Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941. Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit. L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik. L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912). Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë. Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet. L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe. |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Mon Jul 27, 2009 8:55 am | |
| Kongresi i Manastirit simbol i bashkimit kombetarNga: Jeton AMETI Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë dasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar. Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një epoke të tërë të Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të iluministëve shqiptarë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj. Një ndihmesë të vyer dhanë organet e shtypit, sidomos ato të viteve të fundit të shek. XIX dhe të fillimit të shek. XX, ku spikati në mënyrë të veçantë revista “Albania” (Bruksel-Londër, 1897-1909) e Faik Konicës. Miratimi i alfabetit (alfabetares) së Stambollit, në vitin 1879, ndonëse shënoi një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e vendosjes së një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe, nuk arriti ta zgjidhte përfundimisht këtë çështje. Alfabeti i Stambollit u përhap vetëm në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, ndërsa në Shqipërinë e Veriut, posaçërisht në Shkodër përdoreshin tri alfabete të tjera për shkrimin e shqipes, ai i shoqërisë “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitëve) dhe alfabeti i shkrimtarëve të vjetër të Veriut, që përdorej më shumë nga klerikët katolikë. Organet e shtypit shqiptar, ndonëse botoheshin të gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndërmjet tyre. Në rrethana të tilla, vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe do të arrihej jo vetëm në luftë me sunduesit e huaj osmanë, që përpiqeshin ta pengonin atë si një arritje që do të çonte në afirmimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, por edhe duke kapërcyer frymën dhe interesat lokalë të shoqërive e të grupeve kulturore shqiptare, që ushqeheshin edhe nga dasitë krahinore të trashëguara nga e kaluara. Ndonëse në thelb ishte një çështje kulture, njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe paraqitej njëherazi një nga problemet më të rëndësishme politike të kohës, zgjidhja e të cilit do të varej nga zhvillimi i lëvizjes kombëtare në përgjithësi. Në të vërtetë, thirrja e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe u bë e mundur vetëm në rrethanat e reja, që u krijuan për lëvizjen kulturore-kombëtare pas shpalljes së kushtetutës në vitin 1908.Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin kryesor ndërmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e këtij klubi, menjëherë pas themelimit të tij, e shpallën zgjidhjen e kësaj çështjeje si detyrën më të ngutshme të lëvizjes kombëtare. Gjatë muajve gusht-shtator, pasi kishte marrë edhe pëlqimin e klubeve e të shoqërive të tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndërmori masat konkrete për thirrjen e kongresit kombëtar për çështjen e alfabetit. Në “Zëdhënien” që u shpërnda me këtë rast, ftoheshin të merrnin pjesë në kongres “gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, si edhe “çdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u prit mirë nga atdhetarët shqiptarë dhe nga klubet e shoqëritë patriotike brenda e jashtë vendit, që u treguan të gatshme të dërgonin përfaqësuesit e tyre në këtë kongres.Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj. Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Delegatë të tij ishin shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatë, për një varg arsyesh të diktuara nga rrethanat e kohës, pati edhe intelektualë të shquar (si Faik Konica etj.) që nuk arritën të merrnin pjesë në punimet e këtij Kongresi.Gjatë dy ditëve të para të Kongresit u zhvilluan mbledhje të gjera e të hapura, ku morën pjesë, përveç delegatëve, edhe intelektualë e nxënës të shkollave të Manastirit, si edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, rreth 400 veta. Këto mbledhje u shndërruan në manifestime kombëtare, në të cilat u mbajtën fjalime patriotike për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, si dhe për përparimin e kombit e të kulturës së tij.Vendin kryesor në punimet e Kongresit, duke përfshirë edhe mbledhjet e hapura, e zuri çështja e caktimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Gjatë diskutimeve që u bënë në ditët e para, të gjithë shfaqën mendimin se alfabeti që do të vendosej duhej të kishte si bazë atë latin. Por pikëpamjet e delegatëve më tej u ndanë, prandaj në ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, të kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të gjuhës shqipe, përkrahës të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit”, të “Agimit”, si dhe intelektualë të tjerë të shquar. Komisionit iu dhanë fuqi të plota për të vendosur për këtë çështje.Pas shumë diskutimesh Komisioni vendosi që të mos merrej në vështrim asnjëri nga tri alfabetet e përmendura më sipër, por të krijohej një alfabet i ri mbi bazën e atij latin, duke u dhënë shkronjave latine vlera fonetike në përputhje me nevojat e gjuhës shqipe. Por Komisioni ndeshi në vështirësi për caktimin e shkronjave dyshe, që nevojiteshin për ata tinguj të shqipes, që i mungonin latinishtes (për dh, gj, nj, th etj.). Në këto rrethana, pas tri ditë diskutimesh (17-19 nëntor), anëtarët e Komisionit, sikurse thuhej në vendimin e Kongresit, “të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme”, nuk arritën të caktonin një alfabet të vetëm për gjuhën shqipe, prandaj vendosën “të kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me të bashkë edhe një abece thjesht latine, që të përdoreshin e të mësoheshin bashkarisht në mes të shqiptarëve”. Të dy alfabetet do të përdoreshin detyrimisht në shkolla. Ky vendim, që vetë Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me “disa shkaqe të përjashtme” dhe pikërisht me nevojën për të shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtë Shqipërisë dhe për korrespondencat me jashtë. Në të vërtetë, me shkaqe të jashtme nuk kuptoheshin vetëm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqëritë e ndryshme shqiptare, që ishin për alfabetin e Stambollit (në Shqipërinë e Jugut) dhe atë të “Bashkimit” në Gegëri e sidomos në Shkodër. Vendimi për të përdorur bashkërisht dy alfabete u mor për të mos shkaktuar përçarje në radhët e delegatëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Në të njëjtën kohë ai u quajt si një zgjidhje e përkohshme për të kaluar në të ardhmen në përdorimin e një alfabeti të vetëm. Ndonëse nuk caktoi një alfabet të vetëm, vendimi i Kongresit të Manastirit ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së alfabetit të shqipes dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në bashkimin politik dhe përparimin e mëtejshëm kulturor të kombit shqiptar. Me këtë vendim iu dha fund kaosit që mbretëronte deri atëherë në çështjen e shkrimit të shqipes. Në vend të alfabeteve të shumta që ishin përhapur në Shqipëri e në kolonitë e mërgimit, tani do të përdoreshin vetëm dy, edhe këta bashkërisht. Përveç kësaj, duke vendosur për dy alfabete, që mbështeteshin në atë latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur individualitetin e tyre kombëtar, kundër orvatjeve të xhonturqve për t’u imponuar alfabetin arab dhe për t’i identifikuar ata me turqit.Atë që nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi përfundimisht vetë jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenë i papërzier e më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.Megjithëse çështja e njësimit të alfabetit zuri vendin kryesor në punimet e Kongresit të Manastirit, vetë Kongresi nuk ishte një mbledhje thjesht gjuhësore, por edhe një manifestim politik. Krahas tubimeve të hapura, u organizuan edhe mbledhje të fshehta kushtuar çështjeve politike të ditës. Objekti kryesor i diskutimeve në këto mbledhje ishin marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, lufta për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit, si edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane. Përfundimet e këtyre diskutimeve dhe vendimet që u morën në këto mbledhje, u përfshinë në programin kombëtar prej 18 pikash që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve. Ky program ështe një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, në të cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë. Vendin kryesor në program e zinin kërkesat politike për “njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe”. Në lidhje të ngushtë me këtë kërkohej emërimi i nëpunësve shqiptarë në të katër vilajetet, zgjedhja e të gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave të tyre dhe kryerja e shërbimit ushtarak nga dy deri në dy vjet e gjysmë në Shqipëri, nën drejtimin e oficerëve shqiptarë të dalë nga shkollat ushtarake që do të ngriheshin në vend.Pjesë përbërëse e kërkesës për njohjen e kombësisë shqiptare dhe e të drejtave të saj, ishte edhe themelimi i shkollës së pavarur shqipe, që do të arrihej duke i kthyer të gjitha shkollat shtetërore turke në Shqipëri, ato fillore, qytetëse e të mesme, në shkolla kombëtare dhe duke vendosur gjuhën amtare shqipe “si gjuhë mësimi në të gjitha këto shkolla shtetërore”, ndërsa turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë, duke filluar nga viti katërt i shkollës fillore. Të lidhura ngushtë me këtë ishin edhe masat që parashikohej të merreshin për kthimin e shkollave në gjuhën greke, që funksiononin për shqiptarët e krishterë, në shkolla kombëtare, me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetërore. Këto shkolla do të mbaheshin me të ardhurat nga pasuritë e kishave, të cilat duhej të administroheshin nga shteti dhe me të ardhurat e buxhetit të shtetit osman. Për t’u prerë rrugën ndërhyrjeve të Austrisë, të Italisë e të Greqisë në Shqipëri, kërkohej që klerikët katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti turk. Me këto masa do të kufizohej ndikimi i propagandave të huaja shkollore e kishtare në Shqipëri, sidomos i asaj greke. Një nga kërkesat më të rëndësishme në fushën e arsimit ishte ajo për themelimin e një universiteti shqiptar, që kishte qenë aspiratë e hershme e rilindësve. Për përgatitjen e profesorëve për këtë universitet do të dërgoheshin çdo vit, me bursa të shtetit, të rinj që do të mësonin në shkollat e larta të Evropës dhe të ShBA-së. Po kështu kërkohej të themelohej një muze arkeologjik kombëtar në një nga qytetet e Shqipërisë.Programi përmbante gjithashtu një varg masash, që kishin për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, për të cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Të tilla ishin masat për hapjen dhe shfrytëzimin e minierave, për ndërtimin e hekurudhave nga sipërmarrës shqiptarë, për ngritjen e ekonomive të mëdha bujqësore në Myzeqe etj. Në pjesën ekonomike përfshihej edhe kërkesa për kufizimin e depërtimit të kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare, që kishte për qëllim të ndalonte ekspansionin ekonomik të shteteve të huaja dhe në mënyrë të veçantë t’u jepte mundësi borgjezisë shqiptare e kapitalit vendas të shtinte në dorë tregun dhe ekonominë e Shqipërisë. Programi politik, i miratuar në Kongresin e Manastirit, megjithëse nuk përmbante kërkesa të domosdoshme për organizimin e një shteti autonom, si veçimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes së tyre, ai pati rëndësi të veçantë, sepse i përmbysi shpresat e tyrqve të rinj dhe të bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë për ta kufizuar Kongresin vetëm me çështjet e alfabetit, për ta mbajtur larg problemeve politike e luftës kundër regjimit xhonturk. Miratimi i tij dëshmonte gjithashtu se Lëvizja Kombëtare Shqiptare edhe pas shpalljes së kushtetutës kishte ruajtur karakterin e saj politik e të pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomisë së Shqipërisë.Kongresi i Manastirit shënoi gjithashtu një hap të rëndësishëm në ngritjen e shkallës së organizimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Vetë thirrja e tij si një forum mbarëkombëtar, vendimet që mori për çështje të tilla që i takonin gjithë kombit dhe, në mënyrë të veçantë, njohja faktike e klubit të Manastirit si klub qendror, me të cilin do të mbanin lidhje gjithë klubet e tjera, dëshmojnë për vendosjen e një bashkërendimi të veprimtarisë organizative e politike-kulturore të klubeve dhe të shoqërive shqiptare, nën drejtimin e klubit “Bashkimi” të Manastirit. Jo rastësisht konsujt e huaj e trajtonin këtë masë si një përpjekje që do të krijonte njëlloj federate të klubeve shqiptare.Vendimi për t’i dhënë klubit “Bashkimi” të Manastirit, që qëndronte në krye të luftës për të drejtat kombëtare të shqiptarëve, atributet e një klubi qendror, u arrit pas kundërshtimit të përpjekjeve të krahut të moderuar të lëvizjes kombëtare për t’u imponuar klubeve e shoqërive shqiptare udhëheqjen politike dhe organizative të klubit të Stambollit, drejtuesit e të cilit, përgjithësisht, njiheshin si përkrahës të xhonturqve.Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Për herë të parë pas kuvendeve, që u mbajtën në periudhën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe të Lidhjes së Pejës (1899-1900), u mblodhën në këtë Kongres përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Mon Jul 27, 2009 9:09 am | |
| Mit’hat FrashëriNga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Mit’hat Frashëri | |
| Ditëlindja:25 mars 1880 | Vendlindja:Janinë | Ditëvdekja:3 tetor 1949 | Vendvdekja:New York, SHBA | Pseudonim(e):Lumo Skëndo, Mali Kokojka, Mandi Koçi, Ismail Malosmani | Nënshtetësia:Shqiptar | Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Tabela e përmbajtjeve
- 1 Veprimtaria politike
- 2 Veprimtaria letrare
- 3 Bibliofili Lumo Skëndo
- 4 Vepra
- 5 Përkthime
|
// Veprimtaria politikeFilloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia". Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Shqipëria e Mit`hat Frashërit Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Në vitin 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Veprimtaria letrareNisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Bibliofili Lumo SkëndoMbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Bey Frashërit. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006. Vepra
- Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin, (1901)
- Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
- Dhe tregonje, (1902)
- Shkurtabiqi i verdhë, (1914)
- Hi dhe shpuzë, (1915)
- Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
- Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
- Rilindja e Shqipërisë, (1918)
- Albanais et Slaves. (1919)
- Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)
- Plagët tona, (1924)
Përkthime
- Gijom Teli, (1902)
- Robensoni, (1909)
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Mon Jul 27, 2009 9:20 am | |
|
Mit'hat Frashëri, galanti i librit
Libri që ka cilësinë më të mirë të botimit merr pas pak ditësh çmimin "Lumo Skëndo" që mban emrin e një prej figurave më të mëdha edhe në fushën e librit. Mit'hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, ka qenë vetë botues, dhe gjatë gjithë jetës ka mbledhur botime shqiptare, po dhe të huaja duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe që sot ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Janë rreth 40 mijë volume, veç librave të tjerë që ndodhen në bibliotekat e institucioneve të rëndësishme si të Parlamentit, të Akademisë së Shkencave etj. Midis librave që Frashëri ka mbledhur ekzistojnë botime shumë të mira edhe nga pikëpamja e bibliofilisë. Ishte një burrë shijehollë e galant që e kërkonte të bukurën jo vetëm në kënaqësinë që dija i jep mendjes, po edhe në kënaqësinë që i gëzon syrin.
Elsa Demo Enjte, 25 Janar 2007 10:37:00
Libri që ka cilësinë më të mirë të botimit merr pas pak ditësh çmimin "Lumo Skëndo" që mban emrin e një prej figurave më të mëdha edhe në fushën e librit. Mit'hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, ka qenë vetë botues, dhe gjatë gjithë jetës ka mbledhur botime shqiptare, po dhe të huaja duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe që sot ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Janë rreth 40 mijë volume, veç librave të tjerë që ndodhen në bibliotekat e institucioneve të rëndësishme si të Parlamentit, të Akademisë së Shkencave etj. Midis librave që Frashëri ka mbledhur ekzistojnë botime shumë të mira edhe nga pikëpamja e bibliofilisë. Ishte një burrë shijehollë e galant që e kërkonte të bukurën jo vetëm në kënaqësinë që dija i jep mendjes, po edhe në kënaqësinë që i gëzon syrin. Një nga studiuesit e kësaj figure të anatemuar nga faqet e historisë dhe të kulturës, për një periudhë të gjatë si shumë të tjerë të klasës së tij politike e intelektuale, Uran Butka, përfaqësues i shoqatës "Lumo Skëndo" dhe autor i një monografie për Mit'hat Frashërin tregon në prag të dhënies së çmimit "Lumo Skëndo" disa detaje nga kërkimet dhe burimet e bibliofilit tonë që ishte po aq lexues sa edhe koleksionist i madh. Butka thekson se në momentet kyçe të karrierës së tij diplomatike e politike, Frashëri ka gjetur kohën t'i kushtohet librit si subjekt. "Kur në vitin 1926 dha dorëheqjen në nga detyra e ambasadorit në Greqi, sepse në atë moment të politikës shqiptare qëndrimet e tij nuk përputheshin me drejtimet e politikës së Ministrisë së Jashtme, u kthye në Shqipëri dhe hapi librarinë me emrin "Lumo Skëndo" që ndodhej në Rrugën e Barrikadave e cila u kthye në qendrën më të rëndësishme kulturore, sepse të gjithë intelektualët aty ushqeheshin me libra." Përveç botimeve shqiptare që ishin të pakta, Mit'hati ishte i abonuar në angjencitë e mëdha botuese të Evropës prej nga vinin botime të të gjitha zhanreve, sidomos ato që lidheshin me Shqipërinë, me çështjen shqiptare, sepse ajo ishte akoma e pazgjidhur dhe e shtruar në tryezat e ndërkombëtarëve. Ndaj Frashëri vlerësonte botimet e Justin Godardit, Hebertit dhe Durhamit. Kishte ardhur për herë të parë në atdhe në vitin 1912, atëherë solli me vete gjithë pasurinë librore që kishte familja Frashëri, trashëgimi nga i ati Abdyli, nga Samiu, Naimi, dhe nga vetë ai. I zbarkoi në Vlorë, i solli më pas me arka në Fier, i vendosi në familjen e Vrionasve. Në Evropë ku qëndroi disa vjet si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe në Lidhjen e Kombeve, krahas punës diplomatike në mbrojtje të çështjes shqiptare, ai merret edhe me librin, e njëkohësisht edhe me trajtimin e tij. "Në periodikët e kohës ai mbajti një rubrikë shumë interesante dhe nga më të bukurat "Duke kënduar një libër". Së shpejti lexuesi do të ketë në dorë një përmbledhje të veprës së Mit'hatit me mendimet e tij për librin. Po punoj për këtë. Po t'i lexosh këto shënime kupton se kemi të bëjmë me një kritik të shkëlqyer të librit që zë vend ndër studiuesit dhe kritikët më të shquar të Shqipërisë." Butka kujtoi një tjetër moment historik që e shtyu Mit'hat Frashërin të zgjedhë librin. Pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Kosovës (fakt që Butka e konsideron krejt të panjohur) dhe në vitin 1913, ai dha dorëheqjen sepse nuk e pranonte ose nuk ishte i bindur për rolin e qeverisë shqiptare. Atëherë ai shkoi të punonte mësues i thjeshtë në një shkollë fillore në qytetin e Elbasanit, edhe pse i kishte mundësitë të merrte një post të rëndësishëm politik. Zgjodhi profesionin që e lidhte sërish me librin. Një vit më pas ai ftoi gjithë qytetarët e Elbasanit të jepnin një grosh për t'i bërë një dhuratë të çmuar Miss Durhamit, një penë të larë në ar të cilën Frashëri do t'ia jepte në mënyrë ceremoniale kur anglezja zbriti në Vlorë në 1914. Ishte shprehje e mirënjohjes për veprën e saj në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe që të vazhdonte të shkruante për Shqipërinë. Testamenti dhe konfiskimi Ka qenë kaq i thjeshtë konfiskimi i bibliotekës së Mit'hat Frashërit? "Në vitin 1929", pohon studiuesi Uran Butka "pra shumë vjet përpara se të ndërronte jetë, ai hartoi një testament i cili nuk përfshinte asgjë tjetër vetëm pasurinë librore. Aty shpreh dëshirën që gjithë kjo pasuri të vendoset në një institut të studimeve shqiptare, i cili duhej të ngrihej nga shteti shqiptar. E la edhe pasurinë e tij peng të këtij testamenti." Një pjesë të librave Frashëri i kishte në shtëpi dhe një pjesë në Bibliotekën Kombëtare, me besimin dhe devotshmërinë si një nga themeluesit e saj. Ndërkohë ajo pjesë që ishte këtu u ruajt, kurse pjesa tjetër që ishte në shtëpinë e tij u mor nga institucione të ndryshme, një pjesë e mori prapë Biblioteka Kombëtare dhe institucionet e tjera. Megjithatë ajo që është e rëndësishme ishte pjesa e antikuarit. Pra gjithë veprat e letërsisë së vjetër shqipe, duke filluar nga Buzuku, Budi, Bogdani, Kristoforidhi i kemi sot falë koleksionit që ruante Frashëri. Në Paris, me gjithë punën e madhe që kishte si i angazhuar për çështjen shqiptare, Frashëri do të hapte dy ekspozita me vepra të autorëve të vjetër të letërsisë shqipe, mebotimet e Kristoforidhit. Po kështu edhe në Shqipëri. Mbahet mend një ekspozitë që ai ka hapur posaçërisht me botimet për Skënderbeun.
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Mon Jul 27, 2009 9:46 am | |
| LINDJA E SHQIPËRISËNga:Mit’hat FRASHERI Sipas librave të shenjtë, lindja e çdo fëmije duhet të shoqërohet me dhimbje. E pra , asnjë lindje nuk është shoqëruar me kaq shumë dhimbje se sa ajo e shtetit të ri shqiptar. Lufta ballkanike ndërmjet 4 aleatëve dhe Turqisë ishte në zhvillim të plotë, kur më 15-28 Nëntor 1912, në Vlorë një mbledje e madhe me delegatë nga e gjithë Shqipëria shpalli pavarësinë e Shqipërisë, pa u shqetësuar nga zhvillimi i luftës, por duke i kundërvënë arsyet e parimit, atyre të forcës. Një javë më pas, kunsujt e Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Vlorë u paraqitën pranë kryetarit të qeverisë së përkohshme për t’i njoftuar zyrtareisht nga ana e qeverive të tyre respektive se ato do të mbështësnin shtetin e ri shqiptar. Në atë kohë Shqipëria ndodhej pjesërisht e pushtuar nga serbët e malazezët. Pas pak Janina dhe Shkodra do të binin në duart e grekëve dhe malazezëve, trupat e të cilëve do të futeshin akoma më thellë në brendësi të vendit, në mënyrë që ajo që quhej Shqipëri e pavarur të i8shte vetëm një territor i vohël, nga Vlora në Berat. Në këtë territor sundonte zia e bukës, ndërkohë që mbeturinat e ushtrisë turke që ia kishin mbathur nga Manastiri e Janina e keqësonin edhe më tepër gjendjen dhe përvbënin një rrezik për qeverinë e përkohëshme. Nga ana tjetër, Greqia kishte bllokuar brgdetin shqiptar, kishte këputur kabllin nënujor që lidhte Vlorën me Otranton, duke penguar çdo komunikim me jashtë. Pra, Shqipëria gjendej e rrethuar, e bllokuar dhe pa mjete materiale e mbështetje morale. Ndërkohë, në Londër ishte mbledhur Konferenca e Ambasadorëve. Ndërmjet problemeve të tjera, ajo do të njihte Shqipërinë si një shtet të pavarur. Ishte një lehtësim i madh dhe një mbështetje e rëndësishme morale. Por jo e plotë. Mbetej të përcaktoheshin kufijtë e këtij shteti të porsalindur. Debatet mbi kufijtë e Shqipërisë zgjatën shumë kohë dhe përfshinë disa seanca të Konferencës. Sigurisht, fuqitë ndërluftuese nuk kërkonin gjë tjetër veçse ta ndanin midis tyre të gjithë Shqipërinë, duke e konsideruar veten si pasardhës të Turqisë në Evropë. Sipas aleatëve, Shqipëria nuk duhej të ekzistonte. Mendimet e Fuqive të Mëdha ishin të ndryshme: Treshja kërkonte njohjen e një Shqipërie me kufij sa më të pranueshëm. Rusia dhe Franca e dëshironin këtë Shqipëri mëtë vogël, sa të ishte u mundur më të vogël, një dashtake, të lindur e të vdekur. Ndërmjet këtyre dy grupeve Anglia qëndronte në mes, duke anuar më shumë drejt së drejtës… Fatkeqësisht, Konferenca e Londrës nuk bëri gjë tjetër veçse përcaktoi në vija të trasha kufijtë e Shqipërisë. Për ato të jugut do të dërgohej një komision ad hoc për të bërë përcaktimin në tërren mbi baza etnografike! E kemi kërkuar me shumë zell motivimin e kësaj loje, i kemi thartuar trutë, por arsyen nuk e kemi gjetur dot. Përse duhej “ komision studimi” kur Fuqitë e Mëdha i kishin të gjihta dokumentet e duhura, për këtë qëllim, të paraqitura nga konsujt e tyre, që nuk rreshtnin duke u marrë me këtë çështje qysh nga viti 1878? Kufiri verior ishte përcaktuar më se i qartë, por edhe këtu duhej një komision për të përcaktuar vijën e saktë. Përsëri një komision! Ndërkohë, Serbia kishte sulmuar Dibrën, kisht rrafshuar një rajon të tërë, kishte shkatërruar rreth 100 fshatra, masakruar ose djegur të gjallë me qindra njerëz të pafajshëm. Nuk duhej humbur zakoni i kanibalizmit! ( Fundi i Shtatorit 1913). Mbëritën dhe komisionet për të dy kufijtë. Fatkeqësisht, ato punojnë ngadalë, dhe ai i veriut pothuajse nuk ka bërë , asgjë. Ai i jugut ka përshkuar trevat e Korçës dhe të Gjrikastrës dhe ka dërguar raportin e tij në Firence> U vendos që kufiri i jugut të jetë kepi Ftelia, përballë Korfuzit, dhe që Korça e Bilishti t’i rikthehen Shqipërisë. Shumë mirë, por kjo duhej vënë në zbatim. Miqtë tanë, kaq të etur e kaq të gatshëm kur bëhej fjalë për konçensione, furnizime(1), për banka ose hua të detyruara, tregonin tani një ngathtësi të habitshme, kur ishte fjala për respaktimin e vendimeve të tyre, të marra në Konferencën e Londrës ose në atë të Firences. Më në fund, Greqisë iu dorëzua një notë, sipas së cilës ajo duhej të largohej nga rajonet që duhej t’i riktheheshin Shqipërisë. Ajo bëri sikur u bind dhe Korça u zbras prej trupave grekë më 3 Mars 1914. Por Greqia ishte nënshtruar sa për sy e faqe. Dy fuqitë që nuk e dëshironin njohjen e Shqipërisë, shfaqën hapur simpatinë dhe mbrojtjen e tyre ndaj Greqisë. Nën nxitjen e këtyre dy mbrojtësve, Greqia vendosi t’i kundërshtojë vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Firences. Nën emrin e epirotëve, Greqia vendosi në rajonet ku ajo sapo ishte larguar ushtarët dhe oficerët e vet. I quajturi Zografos ( sot sekretar shteti i punëve të jashtme në kabinetin Gunaris) u ngarkua që tq ekzekutonte këtë plan. Ushtarët dhe oficerët grekë, kryen poshtërsitë më të ndyra në jug të Shqipërisë. Por simpatia e Francës dhe e Rusisë ishte në krahun e tyre; shtypi i paguar nga ato, vetëm lavdëronte krimet e tyre dhe tek çdo vrasës shihte një hero të tipit Epaminondas. . E çfarë mund të bënte Shqipëria? Mbreti i saj (që kishte mbërritur ndërkaq) nuk kishte forca të mjaftueshme përveç një mbeturine xhandarmërije, për orgaqnizimin e të cilës ishin ngarkuar oficerë holandezë. Kjo forcë dhe oficerë hiolandez u dërguan që të luftonin kundër grekëve. Tani, simbas Konferencës së Londrës, Shqipëria ishte njohur si shtet asnjanës nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha, domethënë Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Rusisë. Dy nga këto fuqi, Franca dhe Rusia, përkrahnin hapur intrigat e grekëve. Të tjerët qëndronin si spektatorë të heshtur. Por, ndërmjet këtyre gjashtë fuqive, kishte dy të tyjera që paraqiteshin si mbrojtëse të Shqipërisë: ato ishin Austria dhe Italia. Po ç‘bënin ato? Këto dy “mbrojtëse” dukej hapur se nuk interesoheshin fort për fatin e Shqipërisë, ose më mirë rrihnin ujë në havan. Ato ishin tepër të zëna me intriga të vogla, me çilimillëqe, me politikë tregtare, me bankat, me konçensione, etj., etj. Shqipëria, pra, e braktisur ne fatin e vet, e dobët dhe e pa formuar mirë, gjendej përballë armiqësive të hapura e të deklaruara jo vetëm të Greqisë, që kishte marrë flamurin dhe po e shkretonte vendin pa mëshirë, por edhe të dy shteteve të vegjël sllavë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtyre tri fqinjëve të tërbuar u ishte bashkuar edhe Turqia, që nuk mund të pranonte një shtet të pavarur mbas një vartësie të vjetër. Pra, grekë, serbë e turq ishin kapur dorë më dorë nën vështrimin atëror dhe tutelën e gjashtë Fuqive të Mëdha. Nga ana tjetër, Shkodra ishte kthyer në një vatër intrigash të tjera. Dihet se malazezët hynë në Shkodër më 24 Prill 1913, por me ndërhyrjen kërcënuese të Austrisë, dhe falë qëndrimit energjik të Anglisë, malazezët u detyruan të largohen nga qyteti më 14 Maj. Shkodra dhe rethinat e saj u vunë nën autoritetin e një force të vogël ndërkombëtare, e cila qëndroi aty deri në muajin Gusht, domethënë deri në çastin e fillimit të luftës së madhe. Por, përfaqësuesit e huaj në Shkodër, nuk lanë një çast pa thurur intriga, duke e nxitur popullin kundër regjimit. Përfaqësues të krishterë dhe si të dërguar të Fuqive të Mëdha në luftën kundër Turqisë-nuk skuqeshin aspak duke bërë propagandë për një princ musliman të familjes otomane. Më së fundi shpërtheu kryengritja, një ktyengritje e mallkuar. Një pjesë e Shqipërisë së mesme rrëmbeu armët dhe u ngrit hapur kundër qeverisjes së Princ Vidit. Mbreti i kishte të Gjitha forcat në jug, kundër grekëve, du7ke u përpjekur të mbronte çdo copë tokë që grekët kërkonin ta shkretonin, çdo fshat që ata donin ta digjnin. Gjatë kësaj kohe Fuqitë vazhdonin të mos interesoheshin, ose më mirë të armiqësoheshin me Shqiperinë. Dështimi i të poshtrir Esat (nxitës i kryengritjes) e kishte bërë të pakënaqur Italinë, që ndjehej e fyer në dinjitetin e saj si mbrojtëse e Esatit. Një rivalitet i tërbuar nisi ndërmjet Italisë e Austrisë, rivalitet që ishte mjft i dëmshëm për Shqipërinë. Shqipërisë iu refuzua çdo ndihmë, iu sekuestrua paraja që ndodhej në bankat e Austrisë dhe Italisë, u kërcënua mbreti se do të lihej pa bukë qyteti i Durrësit dhe garnizoni që e mbronte, duke suprimuar të vetmin shërbim lundrues për të bërë të pamundur transportin e sendeve ushqimore. Dhe kështu, i gjendur pa rrugëdalje, Princi Vid u detyrua të marrë udhën dhe të largohet përkohësisht nga Shqipëria. L’Indipendance Albanaise, Viti I, Nr. 4, 1 Prill 1915. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Tue Sep 08, 2009 5:09 pm | |
| Frashëri: Nuk kërkoj apologji për shqiptarët
- reddit
- StumbleUpon
- Technorati
- Twitter
Esetë dhe shkrimet politike që Mid'hat Frashëri shkroi në vitet 1915-1925 për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj çështjes shqiptare, për herë të parë në shqip nga përkthimi frëngjisht, në vëllimin "Fati i Shqipërisë""Fati i Shqipërisë", një përmbledhje me ese me autor Mid'hat Frashërin, është rezultat i një pune kërkimore, klasifikuese dhe mbi të gjitha, punë me përkthimin që Aleko Gjergo, kryetar i Shoqatës së Mendimit dhe Kulturës Kombëtare "Lumo Skëndo", ka bërë prej pas nëntëdhjetës. Janë shkrime që botohen për herë të parë të qëmtuara nga shtypi i kohës dhe nga botime që Frashëri ka bërë jashtë kufijve të Shqipërisë në gazeta të huaja. "Fati i Shqipërisë" që mban titullin e një eseje të shkurtër, të cilën po e botojmë më poshtë, na njeh me një personalitet politik, i cili prezantimin e botës shqiptare e bën, së pari, me një kulturë gjuhe edhe kur është në një regjistër administrativ, me një gjuhë lakonike, me densitet të mendimeve, me një stil që e imponon autorin e radhëve tek letërmarrësi apo lexuesi i tyre. Një seri shkrimesh që janë të mbushura me dritë, të qarta, sepse autori ka një vetëdije jo të qorruar kur shkruan për bashkëpatriotët e tij, nisur nga dija, nga kultura, nga mendja e ndriçuar. Nëse është ky nacionalizëm, atëherë Mid'hat Frashëri është një nacionalist me një ndërgjegje aspak ekspansioniste me apologjitë për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, "këtij populli të lashtë". Ai mbron çështje të kufijve, argumenton qëndrimin e fqinjëve, të ndërkombëtarëve po ashtu, përballë të cilëve është bashkëbisedues që rri në të njëjtën shkallë kur vendi i tij rri në një botë poshtë këtyre shkallëve, në gjendje aspak të favorshme. Gjergo e quan "zëdhënës të nacionalizmit shqiptar dhe vepra tij, qoftë publicistike, qoftë politike, ka në bazë nacionalizmin. Mid'hat Frashëri fliste dhe shkruante për një Shqipëri të orientuar drejt Perëndimit". Është gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe Shqipëria ishte një vend pak të thuash i prapambetur. Frashëri kërkonte shkaqe të kësaj prapambetjeje, dhe në disa shkrime të përmbledhjes "Fati i Shqipërisë" ai hyn thellë në histori, udhëtim që i shërben për të lexuar konflikte të reja, duke shkuar drejt origjinës së tyre. Gjergo, thotë se mënyra se si i ka shkruar Frashëri këto ese ia ka lehtësuar shumë punën me përkthimin - disa prej eseve i ka përkthyer Rafael Floqi. "Frëngjishtja e Mid'hat Frashërit është ekselence, aristokrate, e pasur, njëkohësisht e thjeshtë", - pohon Gjergo. Përmendim esetë "Shqipëria dhe shqiptarët" botuar në Lozanë më 1918, "Shqiptarët në vendlindje dhe në mërgim", "Popullsia e Epirit" botuar më 1915-ën, "Çështja e Epirit", "Shqipëria dhe Adriatiku", "Lindja e Shqipërisë", "Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha", "Shqiptarë dhe sllavë", "Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920". Siç shihet, temat sugjerojnë çështje të natyrës historike, të etnogjenezës dhe çështje mirëfilli politike. Sot, shumëkush i jep të drejtë vetes të mendojë se pushteti i vërtetë i një politikani është politika e tij, se asgjë tjetër nuk mund të ketë përgjegjësitë që ka politika. Duke lexuar Frashërin vë re dallimin: politikanët e sotëm shqiptarë e njohin kaq pak vendin ku ushtrojnë pushtetin, prandaj e drejtojnë keq atë, aq keq sa kanë bërë aksidente të rënda që e kanë gremisur këtë vend. Jo vetëm kaq. Sot po fryhet një opinion (e proklamonte para do ditësh këtë opinion të ripërtypur në ekrane dhe skena publike si në një spektakël, një aktore e sapozgjedhur deputete) se forma më e lartë e përmbushjes së detyrës qytetare dhe e mbrojtjes së të drejtës qytetare na qenkësh politika dhe kjo nëpërmjet politikanit, duke e paraqitur gati-gati si mision të një race të bardhësh në një atdhe zezak. Në një mbyllje të një prej eseve, Frashëri shkruan: "Akoma dhe një fjalë i dashur lexues, para se të ndahemi. Nuk kemi dashur aspak të bëjmë me këto fjalë një apologji të shqiptarëve. Ky nuk është një lavd ditirambik për ta, por vetëm e vërteta. Është shkruar shumë pak për shqiptarët dhe mund të shkruhet më tepër. Ata vetë e kanë neglizhuar mjaft publicitetin dhe ky ka qenë një gabim i tyre." Fati i Shqipërisë Mid'hat FrashëriMë lejoni t'ju shkruaj disa rreshta për Shqipërinë, sepse mendoj se paqja e Ballkanit do të varet mjaft nga zgjidhja që do t'i jepet kësaj çështjeje. Zgjidhja është fort e thjeshtë: të konfirmohen të drejtat që Fuqitë e Mëdha i kanë njohur Shqipërisë më 1913-ën në Londër. Duke qenë se gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria qëndroi asnjanëse, dhe askush nuk i mohon këto të drejta ndërkombëtare, ishte e natyrshme që Konferenca e Paqes dhe Konferenca e tanishme e ambasadorëve në Paris, të njihnin një fakt të ndodhur dhe një të drejtë të fituar. Fatkeqësisht, që prej dy vitesh e gjysmë që kjo mbledhje po merret me fatin e popujve, Shqipëria po konsiderohet si një mall tregu, si monedhë shkëmbimi, për të kapërcyer vështirësitë që Fuqitë e Mëdha po ndeshin në vende të ndryshme dhe ndërmjet tyre. Dheja tani, në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve parashikon të marrë një vendim, sipas të cilit Shqipëria të ndahet e tëra ndërmjet Serbisë dhe Italisë! Meqë copëtimi nuk mund të bëhet hapur pa shkaktuar skandal, po ndiqet një mënyrë e tërthortë: Italisë t'i njihen disa "të drejta" mbi Shqipërinë dhe, Serbisë t'i jepen disa pjesë të kësaj Shqipërie, ndonëse këto zona janë krejtësisht shqiptare dhe pika strategjike të një rëndësie të veçantë, çka do t'i shërbejë Serbisë për të terrorizuar ditë dhe natë shqiptarët. Me fjalë të tjera, të dobësohet Shqipëria duke e gjymtuar edhe një herë tjetër, duke ia nënshtruar atë pjesërisht rrezikut serb dhe t'i jepet Italisë mundësia që të ndërhyjë në Shqipëri, ose të dy shtetet armiq (Serbia dhe Italia), të kërkojnë të rregullojnë hesapet midis tyre, duke nxjerrë telashe të mëdha. Në rast se një projekt i tillë do të realizohet, e ardhmja e Shqipërisë do të rrezikohet së tepërmi, gjë që nuk do të kalonte pa zhvillime të ngatërruara ndërmjet vetë fqinjëve të saj (serbëve, grekëve dhe italianëve). Kështu, paqja do të kishte mjaft për të humbur dhe drejtësia asgjë për të fituar. Për të ndrequr këto vështirësi me serbët dhe grekët, Shqipëria i është drejtuar Lidhjes së Kombeve, ku ajo është anëtare, por Fuqitë e Mëdha nuk kanë lejuar që Lidhja të merret me këtë çështje. Ato ia kanë deleguar të drejtën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Shqipërisë e Fqinjëve të saj në lidhje me kufijtë, vetëm Konferencës së Ambasadorëve. Për shqiptarët këto kufij ekzistojnë dhe janë të padiskutueshëm tashmë qysh nga viti 1913. Tani, duke pritur që ambasadorët të marrin një vendim në Paris, serbët, që kanë pushtuar qysh nga viti 1918 një pjesë të mirë të Shqipërisë, e sulmojnë Shqipërinë edhe përtej vijës së kufirit të vendosur në vitin 1913, bombardojnë fshatrat dhe shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz. Zoti Spalajkoviç, delegat i Serbisë në Lidhjen e Kombeve, ka deklaruar më 26 shtator përpara komisionit të të Gjashtëve se ushtria serbe qëndron në Shqipëri sipas urdhrit të gjeneralit Franchet D'Espery, komandant i vjetër i ushtrisë Lindore dhe se nuk do të lëvizë që andej pa një urdhër tjetër. Delegati i Francës, senatori Reynald nuk e ka denoncuar këtë deklaratë kaq të paturpshme. Është e qartë se gjenerali francez nuk mund ta miratojë qëndrimin e serbëve në Shqipëri, por mbas një deklarate të bërë nga një i dërguar zyrtar, nuk ka vallë Franca detyrimin moral që të ftojë qeverinë e Beogradit për t'i larguar nga një territor i huaj i pushtuar, ku serbët vitin e shkuar kanë shkatërruar 150 fshatra? Shqiptarët e presin këtë përpjekje, ashtu si edhe konfirmimin e të drejtave të tyre nga Fuqitë e tjera të Mëdha, sepse është në interes të paqes dhe të moralit ndërkombëtar. Ka dy vjet që Shqipëria është bërë një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. A nuk duhen ndihmuar ata në veprën e tyre dhe t'u lehtësohet barra, në vend që t'u nxjerrësh pengesa? Për më tepër, tani është vështirë të ndalohet kjo Shqipëri që të jetojë dhe shqiptarët shpresojnë shumë se Konferenca e Ambasadorëve nuk do të vonojë të japë verdiktin e drejtë, të bazuar në ruajtjen integrale të ekuilibrit, duke bërë që të respektohen të drejtat e Shqipërisë nga serbët, grekët dhe italianët. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Tue Sep 08, 2009 9:36 pm | |
| Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919
Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 dhe letër këmbimet e Mit’hat Frashërit |
I angazhuar me historikun e qytetit të Tiranës prej disa kohësh kam pëqëndruar vëmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara në Tiranë ku ka mjaft të dhëna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime të kohës të mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kësaj familje Suad Erebara. Gjatë këtij hulumtimi ndeshëm edhe në një korrespondencë mjafë interesante me rreth 40 dokumentash në formë kartolinash, telegramesh dhe karta postale në adresë të Bajram Currit Bajram CURRI Më 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenës, ku në dhjetor të atij viti, zgjidhet anëtar i Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesor, anëtar i delegacionit për ne konferencen e Paqes ne Paris, në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe të popullsisë shqiptare në Kosovë korespondenca i përket kësaj periudhe Jashar EREBARA Jashar Erebara Lindi në Dibër më 1873, u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha një kontribut të madh patriotik dhe publiçistik .U mor mjaft me botimet në gjuhën shqipe, kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi"; etj Pjesëmarës në kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarsisë në Vlorë ku dha një kontribut të velfshëm në jehonën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën themelojnë “Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës” ku punon me Bajram Currin për disa kohë në emigracion në Vienë në krye të degës së Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës themeluar me 1918, Jashari ka qenë edhe në Kongresin e Lushnjes, është zgjedhur edhe deputet i Dibrës ka drejtuar edhe pushtetin vendor në Tiranë për një periudhe të shkurtër. Jashar Erebara ka një veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit të organizmit ku ai ka qenë angazhuar u nda nga jeta më 24 qershor 1953 në Tiranë. LETËRKËMBIM ME DISA PATRIOT TË SHQUAR Bir i familjes patriote Frashëri Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë Më 6 gusht 1919 ( Transkriptim i pjesëshëm )
I dashuri Zotri Tash po marr letrën e Z- tate të 28-VII- , po kujtoj se do ta kesh marr deri tash letren t’eme të shkrume dhjet dit më para bashkë me atë për Z Hasan Qinami Lajmet e zeza mi Kosovën ton i çova n’Paris e n’ Londër , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’çue edhe lajme t’jera kur t’kesh të fala me shëndet
Midhat Frashëri ( Vazhdon për Jashar Erebarën ) Epni t’ lutem këto fjalë Zotit Jashar Erebara : I dashur Jashar, shum t;lutem të shkosh te librarit që kan libra mi Shqypnin ,sidomos ato të shkrume prej Carl Paë, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e të diplomacies, prej Theologjis, Jereçekut , Soufflaj dhe u thua t’mi çojnë Katologët ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat e librave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj për libra dhe dua me ble çdo far libri mi tokën të kombit tonë do më jetë e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i çu me post ose anë t’nji banke Të fala Midhat Frashëri 6 gusht 1919 Posta restante Luzane Nga Milto Sotir Gurra 1919 Milto Sotir Gurra, lindi më 16 maj të vitit 1884 në Opar dhe vdiq në vitin 1972 në Tiranë, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë", etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë. Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituar Luigj Gurakuqi veprimtar i shquar i çështjes kombëtare për pavarësi , për konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anëtar (ministër) në disa qeveri që ka patur një bashkëpunim shumë vjeçar me Bajram CURRIN Në përpjekjet e patriotëve bien në sy edhe synimi i evidentimit të personaliteteve të çështjes shqiptare duket qartë emëtimi i kësaj Kart Postale më titullin “Albania dhe Shqipëria” dhe me figurën e njërit nga veprimtarëve aktiv të lëvizjes shqiptare Kartolinën e dërgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur në Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928. Drejtoi gazetën “L’Albanie” në Lozanë të Zvicrës në vitet 1915-1919 Në kushtet e një emigracioni të vështirë dhe të një veprimtarie të përndjekur nga zbulimet e huaja kundërshtare Bajram Currit i duhej të përdorte edhe një korrespondencë klandestine të koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumë kartolina që i dërgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emër dërguesi (se me pseudonim), pa datë, pa vend dërgimi dhe transkriptoheshin vetëm me gjuhën shqipe. Në koleksionin e gjetur janë 5 kartolina të tilla.Kjo korrespondencë e shumëllojshme përbën tashmë një objekt studimi për disa fusha të trajtimit të dokumentacionit si transkriptues, studiues të historisë, etj. Është kjo arsye që familja aktuale Erebara ka mendimin që pas 90 vjetësh t’i japë këtij arkivi të vogël vlerë kombëtare dhe shkencore duke i dorëzuar pranë Drejtorisë së Arkivit Qendror të Shtetit për trajtimin e nevojshëm e shkencor Gazeta falenderon familjen Erebara që zgjodhi “Tirana Observer” për botimin e arkivit të rrallë |
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Sat Oct 24, 2009 9:27 am | |
| Botohet vepra e plotë e Musine KokalaritDje është promovuar në Ministrinë e Kulturës, në dy vëllime, vepra e plotë e vajzës uragan. “Musine Kokalari; vepra”, është përgatitur nga studiuesi Novruz Shehu. Një pjesë e mirë e materialeve janë përkthyer nga italishtja, gjuhë me të cilën ka shkruar në kohën e studimeve në vendin fqinj. Pjesë e këtij botimi janë një grup poezish dhe vargjesh të lira, shkruar më ‘37-’38 dhe botuar në shtypin e kohës nga gazeta “Politika”, me redaktor Andrea Varfi dhe Petro Marko. Vazhdohet më tej me tri vëllime që i përkasin letërsisë etnografike, vitet ‘38-’44, si “Rreth vatrës”, “Siç më thotë nënua plakë”, “Sa u tund jeta”, përmes të cilave Musineja shpërfaq edhe një tablo të traditave e riteve përmes një forme që arrin lehtësisht te lexuesi. Një sasi e madhe hulumtimesh, kryesisht në fushën gjuhësore për dialektin e Gjirokastrës prezantohen për herë të parë, ndërkohë që Shehu shprehet se ka ende materiale folklorike të mbledhura prej saj, të cilat para se të vdiste ia ka dorëzuar të nipit. Është përkthyer nga italishtja edhe studimi i titulluar “Naim Frashëri”, të cilin e ka mbrojtur në vitin 1941, kur studionte për letërsi para një komisioni, në përbërje të të cilit kanë qenë dy personalitetet shqiptare Namik Resuli dhe Zef Skiroi. Përvoja e saj studentore vjen në formë ditari, të cilin e ka shkruar gjatë vitit të katërt të studimeve. “Jeta ime universitare” (1940-1942), përkthyer po ashtu nga italishtja. Aty ajo flet për përjetimet e saj si studente, e po ashtu edhe për dashurinë e dështuar me një italian. Musineja ka pasur korrespondencë me një sërë personalitetesh të shquara të asaj kohe, por është përzgjedhur nga dosjet në Arkivin e Shtetit vetëm letërkëmbimi me Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Lasgush Poradecin, Mid’hat Frashërin dhe Angelo Leotin. Pjesë e vëllimeve është edhe veprimtaria e saj si politikane. | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare Sun Feb 07, 2010 3:39 pm | |
| Rumania dhe Stambolli ishte qender strehe e rilindaseve shqiptar ku e shkruan dhe e persosen gjuhen shqipe dhe hymnin e miratuan ne Bukuresht dhe sot e perdorim ne shqiptaret ,per interesa te servilave dhe tradhetareve tane! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare | |
| |
| | | | LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |