Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE

Shko poshtë 
+5
meli
drenusha
shaban cakolli
Adem Berisha
besa-bese
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 5:07 pm

Andon Zako Çajupi (1866 - 1930)





Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tij dhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, shkruan ai më 1922 një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyFri Nov 09, 2007 3:00 pm

FILIP SHIROKA
(1859-1935)
Ilindur në Shkodër,Shiroka,përarësye të pjesëmarrëjes së tij në ngjarjet e viteve 1878-1881 udetyrua të largohej nga Shqipëria dhe jetoj në Misir e Liban,ku punonte si inzhinjer ndërtimesh hekurudhore e limanore.Atje ai ishte ndër patriotët aktiv dhe nisi të shkruaj ebotoi vjersha e artikuj nën pseudonimin e Gegë Postripa.Mik i ngushtë iÇajupit,Shiroka e ka mbrojtur me zjarr poetin kundër sulmeve të pseudopatriotëve të Misirit.Mbasnjë vizite të shkurtërnë Shqipëri,ku botoj edhe përmbledhjen e vetme të vjershave"Zani i zemrës"(1933);Shiroka u largua përsëri nga atdheu dhe vdiq në Bejrut.

Krijimtaria poetike e Shirokës,filloj nën ndikimin e drejtë përdrejtë te De Martinos dhe qe e shkurtër.Ajo përmblidhet kryesisht në vitet 1895-1903 dhe është e kufizuar.Pas atij viti Shiroka shkroi e botoi shumë pak,kryesisht disa gjëra fetarepainteres të dukshëm.Poet i një frymëzimi të vetvetishëm dhe delikat,por edhe që njohu mjeshtrinë,zgjodhi vargun e strofën,ndërtoj vjershën,Shiroka i ka shprehë mendimet e tij mbi poezinë në dy krijimeinteresante,"Vjershëtori" dhe"Bukuria e vjershës";kushtuar e para Milo Duçit dhe e dyta Çajupit,dy miqët e tij të ngushtë të Misirit.Duke bërë aluzion te gjendja emjerë e Shqipërisë së robëruar,poeti i njeh vjershës detyra të ndryshme:Ajo jo vetëm që duhet të qajë prej mallit,por edhe të shpërthej si vullkan.

Zan´i vjershëtorit a´i rrebtë kur çohet:
n´trimni ndezë burrat e n´zjarrm t´luftës i çon
me ra si rrëfeja që ku bje rrënon.!
(Vjershëtori)


E kur n´rrezik atdheu lypë ndihmë e fuqi,
prej tejet kombi me guximn´kambë çohet,
nana ia njeshë armët djalit me trimni...
(Bukuri e vjershës)

Në vjershat e tij poeti është në një natyrë komplekse:herë qesh,herë qan,herë është i trishtuar,herë trazohet në zemër me hidhërim ndizet në trimëri.
Shiroka krijoi poezi përmallimi,poezinë e bukur të atdheut,natyrës,miqëve dhe miqësisë.Krahas tyre poeti herë-herë
ngashërehet për atdheun e robëruar dhe pastaj merr flakë e shpërthen kundër sunduesve.

Krijimin e parë shqip që e njohim prej Shirokës,e titullon "Shko dallëndyshe"(1895)motiv i mallit për atdhe qëështë karakteristikë
e poezisë shqipe të shk.XIX të poetëve të mërguar.Shiroka kujton me dëshirë të madhe Shkodrën,sjell ndërmend shtëpinë ku lindi,shkollën,shokët e fëmijërisë,varret e prindërve,natyrën magjepse të vendlindjes etj......


Barit t´njomë gjithë atje veshen
çuka e kodra e atje ndinë
tue këndue blektoreshen
qi kullotë rreth bagëtinë...

N´Shkodrën time të Shypnisë
burrat lejnë qi s´dijnë çásht friga,
çupat e bukura túrtisë
atje lejnë qi s´dinë çásht flliga,
atje n´paq vojtë fluturim,
aty asht gjyteti im!
(Dallëndyshe eja)

Më 1880 Shiroka botonte në shtypin italian,si korospodent prej Shkodre,ku kishte botuar një vjershë të bukur në italishte me titull"All´Albania,all´armi.(Nármë,Shqipni) që i ngjante vjershës sëfamshme të Vaso Pashës"O moj Shqypni"një kushtrim për të mbrojtur atdheun prej grabitjes së fqinjëve.Shirokaikakënduar lavdisë së hershme të popullit,trimnisë legjendare,duke ua ngritur krenarinë bashkëatdhetarëve dhe duke u dhënë zemër në luftën për çlirim.

N´Shqypninë tonë do t´shkëlzejë prap diell,i Lirisë,
se guximi s´soset nër birt´e Kastriotit!
(Te varri i Skanderbegut).

Mes vjershave ai dënon turkun barbar,përqarjen kombëtare,bënë thirrje për bashkim të popullit pa dallim feje dhe shkruan:
Shqiptari që sí del zot Shqypnisë
djalë mbas djalit qoftë turpnue(Kushtrimi)

Ndër vjershat më interesante të tij është vjersha"Si po prishet gjuha shqipe",ku satirizohen gjithë ata që e përziejnë shqipen me fjalëtë huaja,e shkak janë sidomos shkollat jo kombëtare.

E kshtu gjuha po shëmtohet
e kshtu kombi po mjerohet
nga shkollat e huaja-!

PoetiShiroka është ndër ata që bëjnë një përpjekje të mirë gjatë Rilindjes per pasurimin e mjeteve prozodike me ritme e strofa të reja.Ai tregohet vijues i zellshëm i punës,shkruan një shkodranishte të ëmbël,një fjalor poetik ndofta jo aq të pasur,por jo edhe të pazgjedhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySat Nov 10, 2007 12:31 am

U lumtë, Sofra, meli e shaban cakolli, u lumte meqë aq shumë keni sjelle materiale te cilat forumit tonë i dhurojne drite, freski dhe dashuri ¨per te kaluaren, te tashmen dhe mbi te gjitha shtojne vlerat e letersise sone kombetare.

pershendetje te perzemerta
besa - bese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySat Nov 10, 2007 2:52 pm

Më duhet të të kthej përgjegjëjen zonja besa-besë.Fillimisht nisma është e juaja,dhe ne vetëm kemi bërë vazhdim,andaj merita është e juaja,dhe do të vazhdojmë bashkarisht këto rreze drite deri në fund
Prano përshëndetje e nderuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySat Nov 10, 2007 3:45 pm

Letersia e Rilindjes

Pashko Vasa
LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Vasa
1825 - 1892

jeta dhe vepra




Pashko Vasa, i njohur ne vecanti me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare i cili hyri në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj.

Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit. Gjatë gjithë jetës së tij P.Vasa s'ka rreshtur së menduari për Shqipërinë dhe ka dëshiruar ta shohë të lirë, të pavarur, e të kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon në vitet `60 në Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin.

Mori pjesë në përpjekjet për oragnizimin e shoqërive patriotike e kulturore, për krijimin e një alfabeti të shqipes dhe bashkë me Samiun ishte ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë.
Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. "A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe.

Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë.
Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887). Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni„
Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit. Vjersha sintetizon në mënyrë poetike gjithë idetë e mëdha të lëvizjes kombëtare dhe me patosin kushtues, shërben si një manifest poetik i saj.
Vjersha është ndërtuar mbi bazën e antitezës. Për nga brendia ajo përmban dy pjesë, dy tablo të Shqipërisë. Në të parën, si gjithë rilindësit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton të kaluarën, kurse në pjesën e dytë përshkruhet me ngjyra rrëngjethëse gjendja e mjerë e atdheut të robëruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, që e kanë "qit me krye n'hi„, që s'e ka më forcën dhe lavdinë e mëparshme.me një pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipërisë,
Me një ndjenjë krenarie, poeti na jep përfytyrimin e dikurshëm, të Shqipërisë si një zonjë e rëndë, plot begati, trimëri e dinjitet e, mbi të gjitha, plot vlera njerëzore:

me armë të bardha, me pushkë ltina,
me burra trima, me gra të dlira,
ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira.


Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinë e së kaluarës, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarë bënin të dridhej qiell e dhè, të dridhej armiku otoman gjer thellë në strofkullën e tij. Këto vlera frymëzonin respekt të pakufijshëm të të gjithë burrave ndaj Shqipërisë, duke pasur për nder ta quanin "nënë„. Poeti, si mjaft rilindës të tjerë, krijon raportin nënë-bir dhe e përdor si mjet themelor simbolin e figurës së nënës. Edhe më pas, thirrjet që u drejton bashkatdhetarëve, ua drejton në emër të kësaj lidhjeje, në emër të detyrës që ka çdo bir ndaj nënës, ndaj atdheut.

Toni elegjiak rishfaqet në fillim të pjesës së dytë, përzier me mllef të papërmbajtur, kur i drejtohet zemërcoptuar Shqipërisë:

Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem përdhe!


Poeti zbulon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje: shqiptarët kanë harruar "besën e të parëve„ dhe janë përçarë në Fè të ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lëvizjes kombëtare, autori u drejtohet bashkatdhetarëve:

Po jeni vllazën t'gjithë, more t'mjerë

Megjithëse toni elegjiak ndihet edhe në vargje të tjera të pjesës së dytë, poeti nuk bie në dëshpërim, madje me këtë mënyrë ai kërkon të prekë në sedër gjithë shqipëtarët. Kujt i bën zemra të shohë të poshtëruar, të coptuar e të dobët nënën e dashur. Me besim të patundur në forcën dhe shpirtin patriotik dhe luftarak të tyre, poeti i jep tone burrërore vargut dhe ngre zërin për luftë të armatosur, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Është nder që jetën t'ia falësh Shqipërisë.
Vjersha që nis me një pasthirrme tronditëse, elegjiake, mbyllet me një apostrofë kushtruese:

Coniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!


Vetëm një atdhetarizëm i flaktë mund te krijonte vargje me një forcë të tillë, vargje që shpallën parrullën e madhe rilindase se kombi është mbi çdo fè, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janë gjithçka. P.Vasa është një nga të parët që lëshoi kushtrimin për t'u bashkuar pa dallim feje.
Vërtet në pikpamje të kompozicionit vjersha përbëhet prej dy pjesësh dhe theksi vihet më tepër tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe së ardhmes. Ajo u shkrua e frymëzuar nga aspiratat për ta parë Shqipërinë të lirë, të përparuar e plot dinjitet.

Vjersha "O moj Shqypni„ është një nga krijimet më të frymëzuara të poezisë shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehës, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesë emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ëmbël e bënë atë aq ndikues tek masat. Vargu dhjetërrokësh (pesërrokësh i dyzuar) i jep poezisë një ritëm marshi, në përputhje me përmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithë idetë e lëvizjes kombëtare: krenarinë për të kaluarën, dashurinë për vendin, urrejtjen për robërinë, thirrjen për bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes.






O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë.

Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 6:20 pm

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Veqilharxhi
1859 - 1935



Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.
N.Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipërisë në ato çaste historike shtronte para popullit të tij kërkesa të reja. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.
Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin "Evëtar„. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar„, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një "Enqiklikë„(letër qarkore).
"Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të.
Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.

Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: "Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë„. Cila është kjo "farë e mirë dhe pemët e ëmbla që do të japë ajo?„ Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. "Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara.
Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 5:07 pm

Letersia e Rilindjes

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Derada_mini

Jeronim deRada

Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia" , në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes der! në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri.

Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën Flamuri Arbrit , që botoi në vitet 1883-1885. Në Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes.

Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike.

Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro ( Kongreset gjuhësore arbëreshe).
Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa edhe ndrron jetë.

Mjaft e gjerë është edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por krijimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843.

I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve.

Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet né luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"




Luleve që valvit era

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t'Vodhit!
Ushtarë, m'hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodren dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
Luleve që valvit era,
posi valë që s'kanë mbarim
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i lë si ëndërzë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2008 8:25 pm

PASHKO VASA (1825-1892)

- Pashko Vasa ka hyre ne historine e Rilindjes Shqipetare si njeri perj udheheqesve,ideologeve e propaganduesve te saj me kryesor,i cili perfaqson at brez te shrimtareve qe hodhen themelet te letersise artistike shqipetare dhe se e pasuron boten shipetare me elemente te tradites me te zhvilluar boteror.Ku ai u shqua si poet,romancer,eseist dhe gjhuetar,romani i tij''Bardha e Temalit''eshte i vlersuar si romani me i hershem me tem shqipetare,e shkruar en shqip.Ndersa odeja ''O moj Shypni'' eshte manifest me i fuqishem poetik e politik i idealeve te Rilindjes Shqipetare.
Pashko Vasa eshe i lindur me 17shtaor 1825 ne Shkoder,i cili nga vitet 1842 deri me 1847 punoni si sekretar i konzullates britanike ne Shkoder,ku mundi te zgjeroj njohurit e veta me nje numer gjuhesh te huaja:italisht,frengjisht,turqisht,gerqisht,arabishtme pak anglisht dhe serbokroatisht.Ndonese Pashko Vasa u shqua mjaft si shtetar,kontributi i tije me i madhe dhe qe mbeten sot e kesaj dite jan qe veprat qe ai i shkroi per Shiperine dhe per shqiptaret,i cili ka qene i vetedishem per te bere te diur Evropes qeshtjen shqiptare,ku ju jep nje pasqyre te historise se Shqiperise qe nga pellazget dhe iliret e lasht deri ne kohen e tije.
-Mori Shypni e mjera Shypeni u botua me 1881,eshte nje nga poezite me te njohura dhe me popullore te mbare levizjes kombatare,e cila eshte shkruar ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenite, cila u kendua si kenge atdhetare duke zene nje vend deri ne historine e letersise shqiptare,ku Vaso Pasha shpall idete e medha te Rilindejs si bashkimin e popullit,lenjen menjan te ndasive fetare,lendon ne seder bashktradhetaret, perpiqet te ringjelle krenerine e shkruar kombetare dhe se funfi ky krijim shendrohet ne nje vjershe luftarake qe ben thirej per kryengritje te armatosur.Vaso Pasha kete poezi e nderton ne baza te tri korhave te Shqiperise:
-Te shkuaren:...Ti pas kene nji zonj e rande
Ke pas shum t'mira shum begati
-Te tashmen:...Po sot Shqypni pa me thuaj,si je?
Por si lis i nalte,i rrezum perdhe
-Te ardhmen:...Qysh prej Tivarit e deri ne Preveze,
Gjithkund leshon diell e vap ereze
Ashte toka jone,te paret na e kane lene...
(fragment0
Cohuni,oshqypetare,prej gjumit,couni,
te gjithe si vellezen ne nji bese shtrengouni,
dhe mos shikoni kisha e xhamia
fe e Shqyptarit asht Shyptaria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Jan 14, 2008 9:58 pm

Të lumtë Dibranja që i riktheve këtë freski"Letërsisë kombëtare",e cila disa kohë ke lënë në heshtje,dhe është shumë mirë kjo temë të vijoi.

rrespekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyTue Jan 15, 2008 1:27 pm

KUSHTET HISTORIKE DHE DOKUMENTET
E PRARA TE RILINDJES

Permasat e gjera qe kishte mare lufta politike e shqiptareve ne fund te shekullit.xIx kunder Perandorise Osamane kishin krijuar kushte dhe per nje zgjim kulturor te tyre.Nga njera ane,ky zhvillim ecte ngadal per shkak te ndikimit te islamizmit dhe mungeses te unitetit kombetar te popullit,ndersa nga ana tjetre,forcohej ndejna e zgjimit kombetar dhe krijimi te vetedijes kombetare nga forcat perparimtare mbrenda vendit si dhe nga ato te ngulume shqiptare ne Stamboll,Greqi,Rumani,Bullgari,Egjip dhe arbereshet e Italise.Lufat mes ketyre forcave te kunderta vazhdimisht anonte nga shqiptaret,te cilet ne fund ariten fitoren historike te Shpalljes te Pavarsise.E gjithe kjo perjudhe e mbushur me perpjekje politike e kulturore per pavarsi dhe identitete e mori emrin Rilindja Kimbetare Shqiptre.Perjudha e Rilindjes ndahet en dy faza te rendesishme:faza e pare shkon deri me 1878 me Lidhjen Shqiptare te Prizerenit,e faza e dyte arrin deri me 1912,kur u shpall Pavarsija e Shqiperise.
Misjoni kryesor i saje ishte zgjimi dhe forcimi i ndegjegjes kombetare,ngjallja e dashurise per vendin dhe e krenarise per vlerat kembetare.Duke vene fene ne sherbim te ceshtjes kombetare,rilindesit hodhen parullen:Feja e shqiptarit eshte shqiptarija,Ideologjija e Rilindjes pershkohet nga ideja iluministe dhe darite e diturise perpara do na shpjene.Ne zhvillimin e letersise kombetare u dalluan tri qarqe letrare,me autoret e tyre:
-Qarku ortodoks i Shqiperise jugore (N.Frashesri.S.Frasheri,A.Z.Cajupi,AZDERNI etj)
-Qarku Katolik i Shqiperise Veijore(P.Vasa,N.Mjeda,N.Nikaj,V.Prenushi etj)
-Qarku italo-shqiptar:letersija arbereshe(J. DE rada,G.DARA,a.santoni,Z.Sqiro etj)
Keto qarqe ndones benin jete letrare te pavarur nga njeri tjetri derdhen te gjithe ne lumin e letresise kombetare te shek.xIx,ku Letersija e Rilindjes eshte letersi romantike ne Shqiperi romantizmi lindi relativisht shum vone per shkak te kushteve te vecanta te saje,ideja kombetare u be nje nga cilesite kryesore te letersise romantike shqipetare.Romantiket shqipetar i kenduan natyres jo ne te vertete,por natyres shqipetare,ku ata e himnizuan ate si dhe epoken e lavdishem te Skenderbeut per te ngjallur dashurine dhe krenerine kombetare.Letersija e rilindjes solli nje zhvillim te dukshem te gjinive dhe llojeve letrare,kerun e vendit e zuri poezija,me tepre poezi lirike se ajo epike,me pak u zhvillua poezija;trgimi,romani,novela,dramarutgjija.
Krhas veprave letrare te kesaj perjudhe u hodhen bazat e arsimit shqipetar,te studimeve inguliste,folklorike dhe eseisete,si te perkthimit ne shqip.Ne perjudhen e Rilindjes gjithashtu u vune themelet e gjuhes letrare shqipe.
Pevec poet dhe shkrimtar ata u bene udheheqes dhe edukator kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyTue Jan 15, 2008 1:52 pm

Ali Asllani, liriku i madh i poezisë shqipe


LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 U1_Ali-Asllani
Ali Asllani
Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë
shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në
kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri
i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet
’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj
Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat
a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi,
Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë
letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe
autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i
bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të
atëhershme shqiptare. Në atë klime, në atë botë letrare dhe në atë kohë
krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, përshkohet
kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashëguar këtë motiv prej
Rilindjes Kombëtare, De Radës e Naim Frashrit, pastaj Fishtës e
Çajupit, poezia shqiptare frymëzohet prej përpjekjeve të popullit tonë,
për çlirim dhe progres demokratik. Është e vështirë të gjesh në atë
kohë një poet që nuk e përpunoi motivin patriotik. Ajo që e dallon Ali
Asllanin është se ai, motivin patriotik e ka të drejtpërdrejte,
domethënë, ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të
historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i
përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij
artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në
gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student ne Stamboll, në vitin 1914,
gjejmë fillesat e tij poetike. Në vjershërimit e para to tij, gjejmë
përjetimet djaloshare të fshatit shqiptar sidomos të fshatit Vajze të
Vlorës. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën
popullore te Labërisë, që gjithmonë do të përbeje një nga
karakteristikat themelore to poezisë se tij. Në fillim të këtij
shekulli pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet në Perandorinë
Osmane, në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht ne Shqipëri
precipitojnë. Nën ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar të
Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas
të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër
përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u
kërcënuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim në Alep to
Sirise. Ai, pas arratise në Korfuz, përfaqësoi klubin “Bashkimi” të
Janinës në Kongresin e Dibrës 1909. Pas shpalljes së Pavarësisë
Kombëtare, në vitet e Qeverisë së Vlorës, u be bashkëpunëtori i Ismail
Qemalit. Në këtë kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si një
intelektual poet ka kundërshtarët e vetë. Kështu (më 1914 ai arratiset
ne Itali dhe qëndron atje disa kohë. Në mërgimin dhe arratinë në Itali
shkruan tanimë, në hapësira të gjera poetike. Njihen 28 poezi të kësaj
periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës
si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në
dorëshkrim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 6:16 pm

Zef Serembe
Zef Serembe lindi në Strigar në vitin 1843.Pati një jetë mjaft të vështiree të mbushur plot helm .Pesë momente të qenjes e të jetë se Serembes na kanë dhënë poetin që e njohim e do ta njihnim shumë më mirë sikur të kishte pasur mundësi të botonte të gjitha veprat e tij ose së paku të na kishin mbetur më shumë dorshkrime prej tij .
Momenti i parë :Varfëria që nuyk iu nda kurrë dhe që e ndoqi këmba-këmbës që i solli mjerim pas mjerimi po që i holloi më tepër ndjenjat e tij dhe i forcoi më shumë mendimet e tij demokratike dhe idealet përparimtare që përshkojnë veprën e tij fund e krye .
Momenti i dytë :Dashuria për atdheun e të parëve dhe dëshira e zjarrte për të parë më së fundi të lirë Shqipërinë
e Skënderbeut .atë vend ndaj të cilit prireshin mendjet e shpirti i çdo arbëreshi.Këtë dashuri Serembee njohu që në fëmijri prej prindërve dhe e përforcoi kur ndjeu këngët mallëngjyese të De Radë,Santorit,e të Darës kur këndonin lavdinë e të parëve dhe kur nisi vetë të hedhë në letër ato ndjenja të zjarrta që e shqetsonin dhe e shtyenin që të mos e hiqte kurrë mendjen prej Shqipërisë.
Momenti i tretë:që ndikoi pothuajse në gjithe letërsinë arbereshe :ngjarjet e mëdha revolucionare në italinë e asaj kohe ,sidomos lufta kundër Burbonve dhe lëvizja e Garibaldit,në të cilën shqiptarët morën pjesë aktive e shumë prej tyre u shquan si luftëtar trima .
Momenti i katërt:Sëmundja që e përcolli deri në varr .Ndoshta
edhe këto fatkeqësi ka pasur Serembejanë vjershën :Fati , ku thotë :
Nga mali u vrenjt dhe egëras gjemoj
u ktheva e pashë se ish me pika lot
u hap e zeza re dhe mua me mbuloi
e pra kështu më mundi e zeza shqotë...
Ai kishte një dhimbje veshi që i jepte trazime të vazhdueshme dhe shpesh i shkaktonin kriza të forta shpirtërore që më në ja morën mendjen dhe jetën bashkë .Kjo gjendje shpirtrore ndikoi edhe në krijimtarinë e tij poetike .
Momenti i pestë:Dashuria e pafat e poetit të cilës i kushtoi
poezitë e veta me te bukura .Historia e dashurisë së tij është e dhimbshme si vet jeta e tij e pafat.Prej vjershave te tij e shënimeve biografike marrim vesh se ai donte nje vajze e cila migroi së bashku me familjen ne Brazilduke i lene edhe nje brenge tjeter ne shpirt dhe njekohsisht nje burim frymzimi per krijime romantike .Vdekja e kesaj vajze e dëshproi akoma me shume poetin i cili i mjer e fatkeq deshi te gjente ngushllim duke i gjetur varrin ne Brazil .ku vdiq edhe vet pas nje kohe.
VAZHDON.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyThu Jan 17, 2008 7:24 pm

Këto pesë momente të jetës së Serembes përbëjnë burimin frymzues për pjesën më të madhe të vjershave që njohim prej tij dhe ashtu siq ishin të gërshetuara në jetën e poetit ,ashtu i gjejme te gershetuara në mjaft prej krijimeve të tij e të shkrira në frymën e përgjithshme qe përshkon veprën e tij poetike .
Zef Serembe është poet romantik.Në poezinë e tij që është një nyjë këngësh e brengash shprehen me duf hovet e shpirtit tëshqetsuar të poetit i cili e do jetën me zjarr meli asnjë çast gëzimi e lumturie,ëndrrën për dashurinë e pastër dhe shkrihet në ekstazë ,ndonëse dashuria e tij nuk u përfill prej vashës së cilës ai i kushtoi mjaft vjersha e mjaft peripeci të guximshme e të mundimshme të jetës së vet :
aspiron për lirinë e Shqipërisë,që e gjeti dhe e la të robëruar .
Romantizmi i Serembes nuk mund te themi se është i palëkundshëm.Diku ai është i qetësi det i fashitur ,diku zien përbrenda e ngryset ,në tjetër vend rrëmbehet e thrret me gojën plot si luftëtar zemër-hekur e aty-këtu ,bije ,rrëzohet e shkon thellë në humnerën e dëshprimit ,që i shkakton pleksja e shumë dhembjeve e fatkeqsive në një nyjë të vetme .Sikur të mosishin këtondryshime shpirti, të reflektiara në format e tiparit që merr hera=herës romantizmi i tij ,ndoshta nuk do ta njihnim në vjershat e tij një poet aq të madh e aq njerzor ,mbasi në këto luhatje pasqyrohet një shpirt i shqetsuar dhe i pasur ,një zemër njerzore ,që aspiron për lumturi edhe kur ndodhet në fund të humnerës ,njëmendje ,e cila gjen bukurinë e jetës edhe kur kjo bëhet e padurueshme , një poet që nuk mbyllet dot përgjithnjë në guacken e vet ,po kërkon të shpëthej e shpërthen ,si përfaqsues luftëtar i idealeve tëhumbura e të larta kombëtare
e njerzore.Prandaj nuk është e drejtë ta quajmë Seremben poet pesimist,ashtu siq nuk është e drejtë të mohohen ato elemente pesimizmi që gjejmë sidomos në vjershat e dashurisë.Në pesimizmin e në dëshpërimin e serembes ne gjejmë një shfaqje legjitime të shpirtit të poetit i cili aq shumë gjatë jetë së vet .Atje ne zbulojmë tragjedinë e një njeriu e të nje talenti në shoqrinë kapitaliste ,dramën e një arbëreshi ,i cili shihet si i huaj në vendin ku lindi ai e ku patën lindur prindërit e tij.
VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyFri Jan 18, 2008 8:22 pm

Pesimizmi i Serembes nuk i ngjan pesimizmit te romantikve reaksionar qe derdellisin për kotsinë e jetës ,që kërkojnë vende egzotike ,bëjnë thirrje që të kthehet bota prapa e predikojnë si priftërinjjetën e përtej varrit.Përkundrazi pesimizmi i Zef Serembes buron nga jeta e poetit dhe pohon jetën ,buron nga dashuria e pafat dhe pohon dashurinë buron nga privacionet e njeriut në jetë dhe pohon dashurinë për njeriun.
Poezia e Zef Serembes është poezi e antitezave të fuqishme .Pothuajse asnjëherë aim nuk pushtohet fund e krye prej pesimizmit.Gjithnjë ndjenja e dëshprimit të tij është në kontradiktë me bukurinë e jetës, me kujtimet e ndritura të fëmijrisë e të rinisë,me shpresat dhe me pamjen e madhërishme të natyrës.Gati kurdoherë ai ka diçka për të pohuar dhe vjershat e tij ,edhe kur motivet janë të zymta ,pohojnë lidhjet e ngushta shpirtrore të poetit me gjithqka njerzore .Fati e goditi Serembenpo nuk arriti kurrë ta mposhtte e ta çarmatoste .Mendimet e tij për botën ,për njeriun dhe jetën në tërsi janë mendime të shëndosha ashtu siç janë siç janë edhe mendimet e tij për dashurinë e për miqësinë ,që burojnë prej ndjenjave të thella e humaniste të poetit . Idealet e çlirimit kombëtar e shoqëror janë kurdoherë më të fuqishme se ndjenja e dëshpërimit personal dhe triumfon në mënyrë të atillë sa që në shumë vjersha të Serembes nuk vrehet as hija më e vogël e dëshpërimit,kurse në ndonjë vjershë tjetër si 'Elegjia'ai gjen rast të shkrijë në një të vetme brengën personale me fatkeqësinë kombtare të popullit të vet.
Te vjersha e gjatë' Elegjia'e cila është një ndër krijimet më të mira e më të mallëngjyeshme dhe e vetmja poezi e tij e shkruar me metër krejt të lirë , më tepër se kudo ndjejmë dëshprimin e poetit brengat e tij ,i cili...ecën rrugë më rrugë ,pa gjetur pushim duke kujtuar mallin që shkoi e vate.
Ai i drejtohet të dashurës me këto fjalë:
O vashëzë,posi yll,
ne jemi shokë,të ndodhur
bashkë në mjerimet e dheut...

Po në këtë vjershë Serembeja shfaqet para nesh me tërë gjersinë e shpirtit të një poeti e të një njeriu të madh .Në mes tëdëshpërimit ,duke kujtuar fëmijrinë e rininë e parë ,buza e tij qesh dhe drita hyn në vjershë:
Ahere kjo botë
ish si dashuria për mua:i zhytur
unë rrija me atë gëzim të madh.
Apo nuk janë të mrekullueshme vargjet kushtuar Shqipërisë dhe trimave të saj? I dëshpëruar prej humbjes së dashurisë dhe i goditur prej vdekjes së'vashëzës posi yll' ai nuk e harron Arbërinë e të parëve:
Dhe m'erdhi keq që nuk munda...
të shihja të bëheshin të lirë
e të shkëlqenin nën rrezet
e dielli katundet e qeshur
të Arbërisë sonë, me njerzit
fatbardhë nëpër shtëpia ...ose:

...deti ,që shtrihet i gjerë...
Oh ,sa mendime të bukura
trimash që shkuan e vanë,
më zgjon në mendje...
Zef Serembe është kryesisht poet lirik. Po të lëmë mënjëanë vjershat " Për lirinë e Venetisë" dhe "Zonjës Elena Gjika", në të cilat lirizmi pasurohet me elemente e momente epike ,të gjitha vjershat e tjera janë lirike .Zaten shumë rrallë mund të gjejmë vepra epike në krijimtarinëe poetëve romantik.Si poet lirik ,në historinë e e letërsisë sonë ,ai zë një nga vendet e para krahas emrave më të nderuar dhe është një preej atyre poetëve tanë që mund tëbarazohet pa frikë me shumë poet të tjerë të letërsive te huaja .Serembeja është origjinal në zgjedhjen e në trajtimin e temave ,është spontan në shtjellimin e ideve e në parashtrimin e motiveve është ngaher i frymzuar ,përshkohet prej një atmosfere përgjithsisht elegjiake ,është mjeshtër i vargut i figurave dhe fjalës artistike.Ai arrin një nga kulmet e poezisë sonë kombëtare dhe krahas De Radës së madhrishëm ,Darës së pasionuar dhe Santorit te shkathtë ,i ka sjell letërsisë dhe kulturës sonë një kontribut të çmuarme veprën e vet poetike.Si gjithë arbëreshët e tjerë të mdhenjë edhe Serembeja banonte në Itali por jetonte me Shqipërinë me "mallin që s'ka të thënë 'për dheun e të parëve me lavdinë luftarake të motit të madh ,si i thonë arbëreshët kohës së Skënderbeut,me krearinë e atdheut të parë,me brengat e hallet e tij me dëshirën e flaktë e me shpresën ngushlluese për t'ia arritur ditës së madhe të çlirimit e cila për fat të keq ,erdhi vetëm pas vdekjes seoetit.Në shumë prej krijimeve të veta Serembe i këndon atdheut .Vargjet kushtuar Shqipërisë në mos janë më të frymzuarit e më të bukurit ,janë ,patjetër më të sinqertit e më të fuqishmit.Këto aspekte të rëndësishme zbulojnë në motivet patriotike të vjershave të Serembes himnizimin e lavdisë luftarake ,përshkrimin e gjendjes së vendittë robëruar ,mallin e mërgimtarit dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë të lirë ,dëshirë që shprehet disa herë me hove e thirrje të fuqishme luftarake ose me ndonjë notë të dhembshme dëshprimi e padurimi:

Arbëria ,matanë detit ,na kujton
se ne të huaj jemi te ky dhe .
Sa vjet shkuan .Zemra nuk harron
që ne turku na la pa mëmëdhe....-shkruan shkruan në vjershën 'Vrull", kurse në vjershën 'Për lirinë e Venetisë thotë:
Skënderbeu edhe gëzon
në parajsën ku pushon.
Sheh se shpresa jemi e qemë
t'Arbërisë ku,oh|...nuk lemë....-ndërsa në vjershën kushtuar Elena Gjikës ,në të cilën flet gjersisht edhe pse jo me aq mjeshtëri sa në vjershat e tjera ,për Shqipërinë e shqiptarët na jep këtë tablo rrënqethëse të luftës e të mjerimit;
Sa të zeza ,ç'lemeri .
Oh, sa lufta ndër luadhe .
Vendet na mbetën ne zi,
gjaku shkoi rrëke e madhe .

Në trajtimin e motiveve patriotike Zef Serembe shkon më përpara se bashkëkohsit e tij kur i gërsheton e i shkrine këto motive me elemente të shëndosha e të fuqishme shoqërore.Mahnitse për bukurinë e saj të ashpër dhe rrënqethëse për forcën e madhe të kontrastit është soneti
"Ali Tepelenasit",në të cilin na jepet aq drejt prerazi dhe me mjeshtri portreti i luftëtarit të patundur dhe despotit të madh .Të magjepsin edhe me bukurinë e tyre sonetet "Pjetër Irianit"dhe "Koroneut", në të cilët poeti tregohet sa i pasur në ndjenjs e në mendime ,aq i matur e i kursyer në fjalë.Ka shkruar edhe mjaft vjersha me karakter fetar ,si p.sh ."Feja", "Shën Mëria e virgjër", në këte vjershë ai parashtron një ide interesante e të rendesishme ,duke iu drejtuar shën Merisë ,ai thote se as lutjet e as besa që i mbajti nuk ia lehtësuan dhimbjen e nuk ja paksuan mundimet ,pra është e kotë besa dhe dhe të padobishme lutjet ;shenjëtorët nuk ndihmojnë .Ndoshta për këtë arsye Zef Serembe aarriti të shkruante një pamfletpoetik "Kundër zotit" në të cilin ngre grushtin i zemruar dhe sulmon perendinë shenjëtorët dhe padrejtësinë shoqërore që bëhen nen hijen e emrin e zotit.Ky krijim poetik i fuqishëm e luftarak ishte me të vërtet një epilog i denjë për poetin tonë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyFri Jan 18, 2008 8:34 pm

Të lumtë Arta,keni bërë një rifreskim në Letërsinë kombëtare,me mund dhe njëpërmbledhje kaqbukur e gjërë për Zef Serembe,ju përgëzoi për këtë punë të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySat Jan 19, 2008 1:25 am

Ju faleminderit për përkrahje z.Shaban Cakolli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyThu Mar 20, 2008 8:00 pm

FOQION POSTOLI

Foqion Postoli lindi në vitin 1889 në Korçë.Ishte bir i një tregtari të vogël dhe për arsye ekonomike u detyrua që në moshë fare të re vetëm 16 vjeç të marr rrugën e migrimit në Stamboll e në Amerikë .Këtu ai punoi në një fabrikë këpucësh dhe u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare veçanërisht në shoqërinë''Vatra'. Te gazeta ''Dielli '' iBostonit ,Postoli botoi si nënfletë romanin e tij të parë ''Për mbrojtjen e atdheut''[1919]. Më pas ai u kthye në qytetin e lindjes ku e vijoi veprimtarin patriotike duke punuar sidomos me Fan Nolin,për krijimin e kishës ortodokse shqiptare .Atëherë botoi edhe romanin e tij të dyte që eshtë vepra e tij më e njohur ''Lulja e kujtimit''[1922}Këtë vepër e bëri më vonë edhe dramë.
Postoli është në vazhdën e letërsisë shqipe të rilindjes për tematikën dhe frymën e veprave të tij .Këto vepra frymzohen prej lëvizjes sonë kombëtare kundër Turqisë dhe luftës kundër shovinizmit grek,i cili në Korqëdhe në krahinat tona jugore bënte një punë shumë armiqsoreqë kishte për qëllim t'i shkëpuste Shqipërisë një pjesë të mire të tokave të sajdhe këto timerrte Greqia .Kështu veprat e Postolit ndjekin ato të shkrimtarit tjetër korçar Mihal Gramenos kanë një frymzim dhe një tematikë të afërme me to .Krijimtarinë e këtyre dy autorve e lidh edhe përmbajtja demokratike e tyre .Si edhe Grameno ,Postoli ka simpati për shtresat e varfëra të popullit prej të cilit ai rrjedh ,në ato shtresa ai merr heronjët kryesor të veprave të tij .
E varfër është fshatarja Nica te romani ''Për mbrojtjen e atdheut''.Në këtë roman autori është përpjekur të tregoj edhe lidhjet e feudalve shqiptar me Turqinë.I tillë është një nga personazhet ,Rakip beu .Po nga an tjeter,i biri i këtij Estref beu pa pëlqimin e të atit martohet me Nicën ndonëse kjo është e varfër dhe për më tepër e krishterë.Autori ka dashur të bëj diferencimin midis feudalëve të vjet dhe atyre liberal të kohës .Ai është mjë ndër të parëtr gjithashtu që ngrihet në këtë mënyrë kundër përqarjes fetare dhe që i gjen me vend martesat e tilla midis njerzve në Shqipëri guxim ky vërtet i madh për kohën .
Ndërsa te romani i tij i parë Postoli shtron çështjen e martesës së një fshatarje të varfër me një te asur te ''Lulja e kujtimit''shtrohet çështja e martesës së një vajze të pasur me një djalë të varfër qyteti.Tema e martesës midis njerzish nga shtresa dhe klasa të ndryshme shoqërore është e hershme në letërsine tone .E hasim te De Rada pastaj te Gramenoja etj.Romani i dytë i Postolit ka në thelb temën e luftës kundër Turqisëdhe sidomos kundër shoviniz,it grek.Aty dalin në skenë edhe çetat e lirisë ,vetë protagonisti i romanit Dhimitri bëhet kapedan i një çete.Aty del vllazrimi i poullit shqiptar me ate bullgarnë luftë kundër Turqisë me bashkimin e veprimeve të çetave .
Romanet e Postolit janë nga veprat e para dhe më me sukses të kësaj gjinie të gjatë të prozës në letërsinë tonë.Ato janë kryesisht vepra romantike ,me një theks sentimentalist të dukshëm ,plot ngjarje të papritura ,plot situata të vështira , të cilat protagonistët i kalojnë shpejt .Përmes këtyre romaneve ,si dhe përmes novelave të Gramenos, proza jonë çau gjithashtu rrugën e saj drejt realizimit ,sepse Postoli krijoi me vërtetsi tipa dhe ambiente të ndryshme shqiptare .Veprat e tij gëzojnë edhe sot një popullaritet të madh ,duke u lexuar vazhdimisht .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyThu Mar 20, 2008 8:54 pm

pergezime Arta,jeni ka ebeni ketu nje pune mjaft te qmuar kombetare dhe per kete keni rrespektin tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 EmptySat Mar 22, 2008 2:13 am

RISTO SILIQI
Lindi në Shkodër më 1882.Ishte bir i një familjeje të mesme qytetare .Që i ri ,që kur mësonte nëshkollën fillore turke të ai u hodh në lëvizjen kombëtare .Mbasi ra në sy të mësimdhënsve dhe të qeverisë shkoi në Mal të Zi .Atje në Cetinë Risto Siliqi kaloi disa vjet dhe e shtoi veprimtarinë e vet patriotike .Mori pjesë në kryengritjen e Malsisë së veriut kundër pushtuesit turk më 1911.Kësaj kryengritje i kushtoi edhe librin e tij të vetëm ''Pasqyra e ditve të përgjakshme ''botuar në pragun e çlirimit të vendit më 1912 në Trieshtë
një përmbledhje kujtimesh e vjershash të frymzuara prej kryengritjes .Aty nuk buçasin vetëm ndjenjat e një patrioti të flaktëpor duken edhe shenjat e protestës kundër padrejtsisë shoqërore .Këto ndjenja shfaqen edhe më mirë në shumë vjersha që poetii i botoi në shtypin e kohës dhe gjatë luftës së parë botrore por edhe në shumë dorshkrime që na ka lënë .
Risto Siliqi luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shkodrës kundër qëllimeve grabitqare te malazezve më 1915.Me sa duket i pezmatuar nga rruga që ndoqi vendi pas çlirimit nga Turqia ,i pezmatuar nga fakti se çlirimi i Shqipërisë nuk solli ndonjë përmirsim të gjendjes shoqërore ai u tërhoq në snjansi politike ,si avokat e kështu vdiq në moshë akoma të re më 1936.Vjershat e tij patriotike e ato me karakter shoqëror ku poeti protestonte kundër shtypjes së të varfërve të cilëve ua çante hallin ku ai arrin të protestoj edhe kundër perendisë,të cilës më nuk i besonte ,bënë që regjimet anti popullore ta lënë në harresë.
Vjershat e Siliqit dëshmojnë për talent,disa prej tyre kanë një forcë të shquar poetike .Për të kujtuar në mes të tjerash janë poemthi ''Mrika në shkangull'' që na tregon fatin e mjerë të një vajze që hidhet nga shkëmbi 'poemthi ''Burimi poetik '',ku poeti flet me dhimbje të madhe për gjendjen e Shqipërisë së robëruar e për varfërinë e popullit shqiptar ku ai ngre zërin e protestës mëtë forte kundër shoqërisë dhe perendisë .
Në një tjetër poemth të tij '' Luftari ynë''na tregohet një shqiptar ,i varfër që nuk mund të durojë robërinë që lë fëmijët në pikën e hallit ,rremben pushkën e vritet për lirinë e atdheut.
Ndër vjershat më të forta të poetit duhen përmendur ''Tradhtorve të kombit'' dhe ''Kënga e çetës''.
Një e metë e vjershave të këtij poeti ështe gjuha e tyre e papunuar dhe vargu jo gjithëherë i sigurtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e lashtë
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e bejtexhinjve
» LETËRSIA SHQIPTARE - Letërsia e Pavarësisë
» Rilindja Kombetare Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: