Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE

Shko poshtë 
+2
petritkola
Sofra
6 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptySat Sep 08, 2007 9:28 am

Shtetet më të fuqishem të kohës vendosën përmes organeve të tyre të ndërtojnë diçka të rëndësishme që do të vendosnin për çështje të rëndësishme politike dhe që quheshin dhe po quhen konferenca, madje edhe konferenca të paqes. Këto konferenca janë të ndërtuara nga Fuqit e Mëdha me qëllim që t'u shërbejnë interesave të veta. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se Fuqit e Mëdha kanë gabuar në këtë konferenc apo në atë konferenc dhe kanë vendosur në dëm të një populli të pa mbrojtur gabojnë, gabojnë edhe të gjithë ata të cilët shpresojnë që tani kjo apo ajo konferencë do ti përmirsojë gabimet e bëra gjatë së kaluarës, gabojnë rëndë duke treguar naivitet politik. Konferencat mbahen si rrjedhoj e një kulmimi dhe disa përpjekjeve për një zgjidhje ...të cilat në fund përfundojnë me lidhjen e marrveshjes në konferencë, e cila konstaton dhe ligjitimuar një realitet të ri të krijuar në teren.

Tani pyetja ime është: Sa vendosin Konferencat për fatin e një populli ?

Jepne mendimin ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptySat Sep 08, 2007 9:19 pm

Ende nuk paski vendos të shkruani tek kjo temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptySun Sep 09, 2007 3:08 am

Konferencat legjitimojne ate qe vete fuqit edhe perpjekjet e popullit kane krijuar ne teren...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyMon Sep 10, 2007 2:22 am

Faleminderit Petrit për përgjigjen të cilën e dhe kaq shkurt dhe sakt.
Një popull i cili nuk është në gjendje që ta marr fatin në duart e veta atëhere fatin e atijë populli e merr faktori ndërkombëtar (konferencaxhinjët) domethënë vendos për atë popull konferenca ndërkombëtare, sa ta lejonë ai popull.
Konferenca ndërkombëtare për të vendos për fatin e një populli vëzhgonë pozitën dhe gjendjen e të robruarit para se të mbahet konferenca ... vëzhgon popullin se;
Çfar i takon atijë populli, a dinë që ta kërkojë populli ate që i takon dhe cila është forcë politike dhe ushtarake e atijë populli.
Kto janë kushtet e një populli të robruar të cilat varen se a do mbahet një konferencë për çështjen e tij, dhe nëse mbahet, si do të mbahet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: PSE HESHTET AJO QË NUK DUHET HESHTUR ?   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyMon Sep 10, 2007 4:57 pm

Adem Berisha, Rahovec-Kosovë

PSE HESHTET AJO QË NUK DUHET HESHTUR
- A bëhet “dasma me dreqen” ? -

Lexova sintagmen “Shqipëria etnike, ënderr e madhe e çdo shqiptari”.
Është shumë i vërtetë një konstatim i këtillë për të cilin unë do thoja se jo vetëm, që është ënderr e madhe por edhe e kahmotëshme e çdo shqiptari nëpër venat e të cilit qarkullon gjaku me ngjyren e platformës së shqipës tonë të lavdishme dykrenare.
Është kjo një temë rreth të cilës mund të flitet dhe shkruhet në vëllime e vëllime dhe të argumentohet me qindra e mijëra prova e fakte të pakontestueshme por fatkeqësisht as në të kaluaren e as sot nuk flitet mjaft e shqip rreth kësaj çështjeje kaq të rëndësishme dhe jetike për popullin shqiptar në përgjithësi.
Të flitet në këtë temë mbase dikujt mund ti duket si një utopi prandaj edhe sillet në mënyrë injorante ndaj ndaj kësaj çështjeje kaq të rëndësishme e madhore, ndaj një të drejte historike e natyrore, një të drejte krejtësisht legjitime të këtij populli qe të jetojë i lirë dhe i bashkuar si edhe popujt tjerë nga se as vetë Zoti nuk ka thënë që:
“një trup duhet coptuar,
qe t’i priten duar e këmbë,
që gjymtyrët duhet shkurtuar,
bukurinë për të ia shemtuar,
pse s’ka babë e pse s’ka nënë”.
(... Pse dhe Pse? ...)
Botërisht është e ditur dhe deshmuar se kush ishim, nga shtriheshim, ku arritem dhe çka u bëmë. Historikisht të parët tanë – Ilirët ishin një popull me një kulturë dhe civilizim që shumëkush ua kishte lakmi. Asnjëherë nuk kishim ambicje pushtuese dhe gllabëruese ndaj teritoreve të huaja anipse e kishim edhe atë mundësi nga që edhe ne si ILIRI dikur ishim një forcë relevante e cila nuk mund të injorohej nga askush. Ne historikisht :
“Kurr të huajen s’e lakmuam,
e për t’onen derdhem gjak,
kurr askend nuk e sulmuam
gjithë na u desh të marrim hak”.
(... Jem’ krenarë që ...)
Mirëpo filozofia e mprehtë e popullit tonë thot : “Me të ligun as mos u miqësofsh e as mos u hasmofsh” sepse i ligu as nuk të vret e as nuk të falë.. Sadoqë ndoshta dikujt i vret veshin kur të ndien emërin Enver Hoxha dhe PPSH, por në kohen e tyre shumë qartë dhe drejtë në një këngë thuhej :
“na kem’ pasë taksirat të zi,
qysh se e kem’ dreqin kojshi”.
Nuk nevoiten shumë mend për të konkluduar se si, nga dhe me bekimin e kujt erdhi gjerë të gllabërimi dhe coptimi i këtyre trojeve të shenjta shumëshekullore. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite fare pak dhe në mënyrë mosperfillëse flitet për padrejtësistë historike që i janë bërë këtij populli në vazhdimësi e gjerë në ditët e sotit, teritoret e të cilit tmerrësisht dhe paturpshëm u cunguan dhe aneksuan nga perbindëshat e eger sllavo-barbarë e grabitçarë.
Sot shqiptarët janë të coptuar dhe koncentruar në 5-6 shtete nëse nuk logaritet edhe diaspora shqiptare e përhapur nëpër tërë boten. Në këto 5-6 shtete, në të gjitha rastet shqiptarët kufizohen me shqiptarë dhe janë të ndarë me dofarë gardhiçësh të flliqura artificiale të cilave largë e më largë iu vie era e kalbëasirës së mykur.
Sot shqiptarët, edhepse në dëmin e tyre, në shenjë kompromisi dhe për të qenë kooperativë me bashkësinë nderkombëtare e veçanërisht me miqët e dashamirët siç janë SHBA dhe Anglia, në vend qe të kerkojnë korigjimin e padrejtësive historike dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqipëtare, kanë ofruar modelin e pavarësisë së Kosovës i cili model nuk është zgjidhja më fatlume dhe e drejtë, pasiqë siç pat thënë edhe vetë, tasmë i ndjeri presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, “po vetë pavarësia e Kosovës është një kompromis pasiqë ne aktualisht nuk po kerkojmë ndonjë bashkim kombtar apo ...” mirëpo edhe ky model iu mohohet nga nga ata të cilët tradicionalisht janë të mësuar të jetojnë në barren dhe kurrizin e huaj. Në një situatë të këtillë kur as kjo nuk perfillet, është tragjikomike pse ata të cilëve iu jipet fjala nëpër qendrat e vendosjës dhe vendimmarrjës, qofshin ata shqiptarë apo edhe nderkombëtarë të cilët në detale e dijnë këtë histori të hidhur, nuk thonë hapur dhe pa ekuivoke se këtij populli i janë bërë padrejtësi të tmerrshme dhe është koha e fundit për korigjimin e këtyre padrejtësive e për çka disponohet me argumente të panumerta shkencërisht të vërtetuara. Nuk bënë gjithëmonë “të flasim për hater” dhe nuk duhet pajtuar me të pavërteten se “një plus një na bëkan katër”.
Si munden serbet me ndihmen e “nënës Rusi” e pa pasur asnjë argument shkencor edhe tash në shekullin 21 të pohojnë që “Kosova është djepi i Serbisë”, “Kosova është zemra e Serbisë” . . . pa logaritur se po e sulmoi “infarkti” zemren, çka do të ndodh me qenien e tyre.
Pse shqiptarët pa hezitim nuk i demantojnë këto teori false duke shfrytëzuar edhe argumentet e vetë shkencës së historiografisë dhe publicistikës serbe. Pse këta nuk flasin hapur në kohen dhe vendin e duhur për argumentet shkencore historike të prof. dr. Ivan Gjuriqit, shkencëtar serb dhe profesor i historisë i cili ka thënë dhe shkruar se :
“nëse serbet dhe Serbia kerkojnë djepin e tyre, ate nuk duhet kerkuar në Kosovë por në Poloninë lindore, në malet Karpate prej nga kanë ardhur si pushtues në Ballkan”, kjo nga aspekti historik ndërsa nga aspekti aktual “sot Kosoven e popullzojnë më tepër se 90% shqiptarët prandaj serbet as historikisht e as aktualisht nuk kanë çka të kerkojnë në Kosovë”. Kjo do t’i ngjante asaj sikur sot “Bullgaria të kerkonte Beogradin i cili tash është i populluar me shumicë dermuese serbe”, fjalë këto të gjitha të prof. dr. Ivan Gjuriqit të botuara gati edhe ne të gjitha gazetat serbe dhe shqiptare para bukur shumë vitesh..
A duhet të jeshë shumë i mençur qe atyre t’u thuhet : po kë e gjetet ju këtu kur erdhet nga Karpatet?, historia e di nga keni ardhur ju por na thuani nga erdhem ne? sepse :
“S’erdha nga Karpatet,
jo, jo, as nga Rusia,
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia”
(... Isha, jam dhe do të jem ...)
Ne këtu nuk ishim vetëm para serbëve por ishim, o edhe para vetë dreqit bre.
Unë nuk e di nëse serbet këto troje i kanë sjellur në këto anë në shpinë dhe mbi supet e tyre. Nëse do të ishte i vërtetë ky konstatim, atëherë unë sinçerisht do t’i pergëzoja për këtë sepse vërtetë paskan qenë gomarë të mëdhenj dhe shumë të fuçishëm të cilët paskan pasur forcë marramendëse për të bartur pesha kaq të rënda.
Kur ata para tërë botës paturpshëm mund të pohojnë për gënjeshtra grandioze, pse ne nuk jemi të guximshëm dhe edhe ne poashtu para botës hapur e me gjuhen e argumenteve të flasim për të vërtetat grandioze historike dhe aktuale.
Tejet sinçerisht e them se më vie vie keq të theksoj ngase mund të kuptohet se dua të vetëlavdërohem edhepse kjo nuk është ndonjë veper e madhe e që ka bërë punë, por të gjitha këto e besa edhe shumë të tjeera unë ua kam thënë pushtuesëve gjatë kohës së okupimit serb e konkretisht njëfarë komandantit famkeq të quajtur Novica Vitosheviqi i cili në komunen e Rahovecit e besa edhe më gjërë ka “vrërë e ka këthjellë”, në prezencen e disa shokëve dhe kolegëve të mi të cilët fatmirësisht edhe sot e kësaj dite janë gjallë. Shumë do të lutësha lexuesit e nderuar që këtë të mos ma marrin, si thonë për të keq dhe për vetëlavdërim e për çka do të iu jam shumë mirënjohës.
Tani dua të shtoj, pse tash dhe “për së shliri” hapur dhe shtruar nuk potencohen këto gjëra së paku prej do “rrahagjoksave” të tipit të atyre qe në emer të patriotizmit dogjen shqiponjen tonë të lavdishme dykrenare dhe kosoven tonë dardane në pikë të ditës dhe në qender të kryeqytetit, midis Prishtinës me motivacion dhe arsyetim se ai propozim i flamurt të Kosovës paska qenë një provokim. Po, provokim ishte, por ishte provokim për serbet dhe Serbinë të cilëve u është treguar hapur se kush dhe çka së shpejti do të jemi. Të shofim pra tash se me çfarë flamuri do të perfaqësohemi, me çfarë bretkoce apo shkrraple do të pajtohemi e nuk do ia vëmë flaken fare.
Së këndejmi, pervojat shumë të hidhura historike me pashiqët, karagjorgjeviçët, rankoviçët, milosheviçët, sheshelet e drashkoviçët, janë argumente të pakontestueshme se jetë të perbashkët mes shqiptarëve dhe serbëve më nuk mund të ketë. Këto janë prova të dukshme si thonë nga aeroplani se : “Dasma me dreqen nuk bëhet dot”.
Nuk paten mundësi të jenë krushq të një dasme vetë sllavët e një gjaku, një feje, një tradite, një kulture të pakulturë etj etj, po si mund të jenë krushq te të njejtës dasem josllavët e veçanërisht shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë element të perbashkët pos armiqësive shumëshekullore..
Shumë më mirë dhe drejtë do të ishte që “baba Putin” të merrte bijtë e tij dhe t’i këthente në djepin e tyre të vërtetë se sa para botës së qytetruar të bëjë perpjekje të mbroj ate që nuk mbrohet dot. Valla më mbetet merak që nuk jam ndonjë faktor politik e të më jipej rasti që këto e shumëçka tjetër ti thoja para KS të OKB. Këtë duhet ta thonë kompetentet negociatorë e “unitetlinjtë” e të mos bëhen pakurrizor sepse në të kunderten nuk do të mund të qendrojnë vertikalisht dhe se :
“për gjithë të ligat që do vijnë,
veç mbi ju bie përgjegjësia”.
(... Brenga ....)
Të gjitha këto të thëna nuk do të thot me saktësi se do e zgjidhin problemin por prap sipas filozofisë tonë të urtë popullore “pa qajt fëmiu, as nëna gji nuk i jep”, bile me qajtë edhe me zë të lartë në mënyrë që neser të mos na vraj ndergjegjëja edhe nëse nuk do të arrihej e tëra ajo çka është e drejtë dhe çka na takon.
Populli dhe rinia jonë e mrekullueshme kanë bërë të veten. Janë rrahur, maltretuar, burgosur, helmuar, nga shkollat larguar, vrarë e masakruar, djegë e shkrumuar për të vetmin ideal madhor – lirinë e popullit dhe at-mëmë-dheut prandaj nuk mund të fajsohet populli për asgjë dhe se ai nuk është “kope bagëtishë” e “me vetëdije zero” siç e quanin disa të ashtuquajtur dhe vetëquajtur liderë e intelektual të rëngjeve të larta.
Tash duhet pasur shumë kujdes sepse :
“besoja që së paku vetë paria
nder shoqe të jetë më e mira,
kurr nuk mund të imagjinoja
të jetë shitur për para të lira”.
(... Më kujtohet ...)
Megjithëse ky kënd i forumit nuk është i dedikuar për shkrime poetike, poezi apo pjesë poezishë, unë desha që edhe përmes disa shkrimeve të tilla, edhe në atë formë shkrimi, të shpreh pikëpamjet, ndjenjat por edhe mllefin e revolten time si pjestar i këtij populli të pervuajtur, si plak dhe i sëmuar nga kanceri në mushkëri por që ende jetoj dhe trurin ende e kam si na “ademat” e Adem Mikullofcit, - “goxha thi”.
Krejt në fund, nga zemra falenderoj të gjitha ata të cilet paten durimin dhe vullnetin e mirë për të lexuar këtë shkrim të papermbajtur. Falenderoj të gjithë ata që eventualisht do japin ndonjë koment qoftë përkrahës apo qoftë edhe kundershtues sipas parimit te së drejtës së secilit për shprehjen e lirë të mendimit të tij personal. Shyqyr zotit, tash nuk ka “delikt verbal”. Të gjitha me knaqësi do t’i mirëpres po mu drejtuan drejtëpërsëdrejti apo përmes postës elektronike në e-mail adresen time ademgjurgjeviku@hotmail.com
dhe në to nuk do bëj kundershtime apo polemizime.
I juaji xha Ademi nga Rahoveci i Kosovës, shumë herë i martirizuar dhe larë me gjakun e dlirë të martirëve të shumtë, si pasojë e masakrave të paskrupullta të shkaktuara nga gjakatarët serbë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyTue Sep 11, 2007 5:14 pm

Faleminderit Bac për shkrimin që ishte shumë me vlerë.

Po sa e mbështetën dhe sa vendosën për fatin e popullit tonë Kongresi i Berlinit ? Kur arriti të mbahej Lidhja e Prizrenit ?.... etj etj.
Kërkesat e popullit tonë u përkrahën në tërsi sepse Lidhja e Prizrenit u organizua në prag të Kongresit.
Kërkesat e formuluara mirë arritën në Kongres, por gjatë mbajtjes së Kongresit u pa se në Shqipëri nuk kishte forcë të armatosur që kishte çliruar pjesë të atdheut apo nuk do të çlironte së shpejti, arritën në përfundim që në Kongres të mbetet vetëm shkresa e Lidhjes e jo edhe përfaqësuesi i saj.
Kongresi vendosi në pajtim me gjendjen në teren, madje edhe shumë më keq, sepse Serbia dhe Mali i Zi u bënë zotër të disa krahinave shqiptare, duke e sjellë në një pozitë shumë të vështirë ushtrin e sapoformuar shqiptare e cila ende pa e larguar pushtuesin turk, i duhej të ballafaqohej me pushtues të ri të cilët ia kishin mësyer tokave shqiptare dhe përkrahej nga Fuqit e Mëdha.
Fuqitë e Mëdha të cilat vendosën më 1878 për popullin shqiptarë nuk mundën që të vendosin edhe më 1913 ... arsyeja ishte sepse shqiptarët nuk pritën konferencat që të mbahen, por filluan që të organizohen dhe ta godasin pushtuesin me plumba aty ku mundeshin duke organizuar nëpër tërë teritorin Shqiptar me çeta luftëtarësh deri në vitin 1912.
Në vitin 1913 u mbajt konferenca ... ,pos kërkesës me shkrim u ftua edhe krerët që e udhëhiqnin luftën kundër pushtuesit, si Isa Boletini me Ismail Qemalin nga doli edhe kjo Shqipëri e sotshme dmth aq sa shqiptarët e lejuan sepse populli shqiptar nuk kishte mundësi që aty ku e kriste luftën edhe ta mbante pushtetin.
Në vitin 1919 dhe 1920 u mbajt Konferenca e Paqës dhe në këtë Konferenc të Paqës shqiptarët hyren si e më keq... sepse fati i shqiptarëve jasht shtetit të njohur ndërkombëtarisht më 1913, por bisedohej mbi coptimin e kësaj Shqipërie që ishte dhe në prag të Konferencës dhe gjat mbajtjes së saj në Shqipëri ishin tri ushtri të huaja. Por shteti shqiptar me një qeveri përfaqsonte interesat e veta në Konferenc dhe posedonte një potencial të konsiderueshëm ushtarak sa i përket Shtetit Shqiptar, por këtë nuk kishte mundësi që ta bënte edhe për teritoret e tjera të mbetura dhunëshëm jasht kufijëve të vet. Kto ishin nundësit dhe gjendja në teren. Kurse gjendja në krahinat të pushtuara ishte edhe shumë më keq. Azem Bejta luftonte në Kosovë dhe me gjithë sukseset të njëpasnjëshme nuk arriti që t'i siguronte Kosovës vend në Konferencën e Paqës, ndërsa lëvizja politike ishte më e dobët se ajo ushtarake.
Në Konferencën e Jaltës nuk u shqyrtua çështja e Kosovës, sepse shqiptarët menduan se janë në rrugë të mirë që çështjen ta zgjidhin me luftën që e bënë dhe me marrveshje interne në Konferencën e Bujanit. Në atë konferencë njerzit që e panë dhe e luftuan tradhtinë mbetën pakicë... kështu që lufta e tyre përveç një një gjendjeje të mjerueshme që krijoi në opinionin shqiptar, më larg nuk e shqetsoi askënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Sep 12, 2007 4:11 am

Heshtet sepse paguhet qe te heshtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Sep 12, 2007 11:45 pm

ceshtja shqipatre dhe konferencat apo kacellarit evropjane jan ato te cilat po zhfrytzojn keo konferenca sepse ju paguhet cdo meditje dhe luhet me fatin e kosoves luhet dhe kosova ka hyr ne nji labirint ku veshtire qe keto konferenca do ta nxjerrin mendoj se ajo evropa qe ndau ne disa konferenca dhe tregoj kufijt me shkop ajo po tregon edhe sod por shqipatret duhet te jen te vedisuar dhe mos te bien ne gracken evropes dhe konferecave te saj sa ne vjen ne londer ketu ska marveshje ketu kaloj shahu ,dhe ne duhet ti tregojm kufit dhe ne jemi jemi satrap per vendin ton jo i huaji jan konferenca qe mbillen dhe mblidhen qe luhet loja me e keqe qe eshte lujtur ndonji here per shqipatret .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyMon Oct 01, 2007 5:03 pm

ajo qe me nxite te shkruaj kesaj radhe eshte vizita e kryeministrit te shqiperise ne SHBA dhe fjalimi i tij,
hallall i kofte se me ka knaq ne dialog me qetniket te cileve
ua beri 8:2.

Hallall Sali Berisha per zerin tuaj qe ngrit kudo qe ju ipet rasti

te lumte Sali Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyMon Oct 01, 2007 9:44 pm

konferencat do t evazhdojn sa ne londer ne amerik sa ne vjen por ne duhet ta zgjedhim vet fatin ton jo te presim nga keto konferenca ne kemi per voj me to si ne vitet 1012 ashtu jan edhe keto jo me te mira nuk duhet te vejm shpresen ne keto konferenca konferenc duhet te behemi vet ne dhe fjalen ta bejm te bindur qe kur te flet shqiptri mos te ket plumb ta luje ate fjal dhe te jemi shum kembengules ne qendrimin ton ,se nuk jemi popull qe ham bar dhe tjeret buke edhe ne si cdo popull kemi te drejten ton te jemi shtet i pamvaren me sovranitetin ton .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Në çështjen e përbashkët, ndasitë janë fatale   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyTue Oct 02, 2007 1:02 am

Kolegë dhe bashkëpunëtorë të rrespektuar,
unë deshiroj qe të ju falenderoj dhe përgëzoj për shkrimet dhe pikëpamjet tuaja lidhur me këtë temë. Mbetem i uritur për shkak se këto mendime dhe ide nuk kanë mundësi të plasohen edhe më gjërë, përtej forumit e të arrijnë edhe tek ata tek të cilët ishte dashur të arrijnë.
Më bëri pershtypje shkrimi i jam_buli dhe më erdhi mirë që me aq kënaqësi mbështeti kryeministrin shqiptar, të madhin Sali Berisha në qëndrimet e tija të thëna në kohen e duhur dhe vendin e duhur. Unë mendoj se vetëm nëse do të bëhemi shtylla të njëri tjetrit për çështjen tonë të shenjtë, mund të ecim përpara, e kundërta do të jetë fatale si në kohërat e shkuara.
Por, unë do thoja edhe diçka : Punës duhet bërë vetëm ashtu siç bëhet, për siç nuk bëhet mbytesh dhe nuk arrin asgjë, prandaj të punohet me mençuri dhe pa nxitime të pakontrolluara ose pa analizuara në hollësi.
Megjithate, kjo që them, në asnjë mënyrë nuk perjashton të drejten tonë për të ngritur zërin kudo qe të jetë e mundur për të drejtat tona kombtare që janë legjitime dhe të natyrshme. Poashtu të theksohen edhe padrejtësitë të cilat këtij populli iu kanë bërë gjatë historisë më shumë e më keq se çdo populli tjetër prandaj është krejtësisht normale qe të kerkohet edhe korigjimi i këtyre padrejtësive. Thuhet se :"derisa fëmia nuk qanë, as nëna nuk i jep gji" prandaj nëqoftëse nuk kemi ndonjë forcë tjetër, të pakten forcen mendore e kemi qe të çfaqim pikëpamjet tona për të gjitha çështjet që na perkasin.
Mirëpo edhe një gjë duhet pasur parasyshë të cilen si shkurt po e ilustroj : Sadik Ramë Gjurgjevikun, udhëheqësin kryesor të Lëvizjës për çlirim dhe bashkim kombtar të 1919-ës e kishin pas pyetur në fshatin Malësi e Vogel të Rahovecit : Në këtë luftë për të cilen jemi të sigurtë se është e drejtë, a kemi dike prapa vetës që na mbështetë ? Ai ishte përgjegjur : po, kemi Zotin një dhe ato në qoshe (mendonte në pushkët) dy.
Nikoqiri i tha: më vie keq të them por këtë luftë e paskem humbur, dhe vërtetë ashtu doli. Me këtë nuk perjashtoj në asnjë mënyrë rezistencen e armatosur por "mos na lashtë zoti pa miq e dashamirë" sepse "krahët e insanit janë shoqëria". Kësisoji së pari duhet forcuar luften diplomatike dhe me krejt ate me të cilen mund të imponohemi, bashkësisë nderkombtare duhet imponuar edhe me kushtin e prishjes së rahatllakut e foteleve të buta të mbushura me pupla guse në mos edhe me dollarë. E kam të ndëgjuar nga të tjerët të kenë thënë se shqiptarët gjatë të së kaluarës nuk kanë ditur të mbajnë dhe ruajnë miqësitë e krijuara prandaj lutem që kësaj rradhe kjo të mos ndodhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyTue Oct 02, 2007 3:56 am

Ceshtja Shqiptare do te zgjithet kur te jemi te gjithe te bashkuar ne nji ze .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Mar 05, 2008 4:18 am

Sa vendosin Konferencat për fatin e një populli ?

Jepne mendimin ... Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Mar 05, 2008 4:31 pm

Sofra mendoj se do te aryne deri aty tek palcitja e nervave;

Eshte ditur qe moti periudha kohore pas shpalljes dhe njoehjes se pavarsise se Kosoves do te fitohet ne mase te madhe,prej atyre qe i kane nervat me te forta,qe jane te organizuar me mire,qe kane nje politike me te qendrushme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyMon Mar 10, 2008 11:43 pm

Konferencat Ndërkombëtare vendosin në pajtim me gjendjen në teren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edonis
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 17
Registration date : 27/02/2008

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Mar 12, 2008 1:28 pm

po un mendoj qe konferencat i permbajn atyre rregullave vetem ne teori e ne praktik mendoj jo deri ne maksimum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edonis
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 17
Registration date : 27/02/2008

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyWed Mar 12, 2008 1:42 pm

ju pershendes nga thellsia e zemres se jeni shum te mir sukses......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyTue Dec 23, 2008 5:18 pm

Edonis shkruajti:
ju pershendes nga thellsia e zemres se jeni shum te mir sukses......


Gjithashtu të falënderojë Edonis.

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Albflag

Historia e filatelise shqiptare

Shkoder ,1996

Emisionet e Qeverise se Perkoheshme te Vlores


ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE PULLA_E_PARE_SHQIPTARE
PULLE E PARE SHQIPTARE E VULOSUR NGA POSTA E QUKESIT NE 6 KORRIK 1913
Kliko per pamje te plote - click for a big resolution
Ne kushtet e Luftes I Ballkanike ,kur egzistonte me shume se kurre rreziku i coptimit te plote te Shqiperise nga shtetet fqinje,atdhetaret shqiptare me Ismail Qemalin ne krye,shpallen ne Vlore Pavaresine e saj (28 Nendor 1912).

Fuqite e Medha,te mbledhura ne Londer ,ne fillim njohen vetem autonomine e Shqiperise nen sovranitetin e Sulltanit e nen kontrollin e tyre(17 Dhjetor 1912),por me vone (29 Korik 1913),u detyruan ta njohion plotesisht shtetin e ri.

Ne kohen kur po zhvilloheshin bisedimet per te ardhmen e Shqiperise,per pak kohe edhe pas saj,Korca dhe Gjirokastra mbaheshin te pushtuara nga Greqia,ushtrite serbe po terhiqeshin ngadale,kurse ne Shkoder vazhdonte te vepronte Komisioni Ushtarak Nderkombetar.

Ne muajt e pare te pavarsise ,ne sherbimin postar vazhduan te perdoreshin pullat turke ,qe gjendeshin ne zyrat postare.Kjo vazhdoi deri ne fillim te majit 1913,kur u shtyp pulla e pare shqiptare.

EMISIONI I PARE

Kushtet e veshtira ne te cilen ndodhej vendi ,nuk lejuan qe data e emisionit te pare te saj,te perputhej me daten e shpalljes se pavaresise.Ne kohen kur qarkulloi kjo pulle ,marina greke kishte prere kabllin telefonik qe lidhte Vloren nepermjet te kanalit te Otrantos,me Brindizin,keshtu qe shtypi filatelik europian nuk mund te njoftohej me kohe per kete ngjarje.Zarfet me pullen e pare ,per kushtet historike qe kalonte vendi ,nuk i arriten ne te njejten kohe ,zyrave postare.



Pulla jone e pare nuk ishte nje pulle e zakonshme,ashtu si jane pullat sot.Ajo kishte formen e nje vule me te cilin u shtypen 2232 zarfa.Ngjyra e pulles vule eshte e zeze dhe nuk kishte cmim te caktuar me shifer,por kushtonte 1 piaster ose nje grosh.


Keto zarfa u vune ne shitje ne 14 zyrat e qendrave te shtetit shqiptar,aty ku shtrihej aktualisht veprimtaria e Qeverise se Vlores.

1.Vlore 8.Tirane

2.Lushnje 9.Kruje

3.Skrapar 10.Kavaje

4.Berat 11.Peqin

5.Durres 12.Shijak

6.Elbasan 13.Lezhe

7.Fier 14.Qukes



Jane gjetur mjaft ekzemplare ,qe mbajne vulat e zyrave postare te Vlores,Elbasanit,Qukesit,Lushnjes dhe Fierit.Me te ralla jane zarfat e Tiranes dhe Shijakut.Ende shume te kerkuara jane ato me vulat e zyrave postare te Krujes dhe te Lezhes.

Zarfat mbi te cilat u shtyp kjo pulle –vule ishin te ngjyrave te ndryshme ,nga e bardha ne te hirte te blerte.

Perdorimi i kesaj pulle vule u be ne disa menyra:

a.Administratat postare i vune ne shitje zarfat e shtypur dhe shumica u perdor keshtu.

b.Disa nga keto pulla vule u prene ne forme katrori dhe u ngjiten mbi zarfa te tjere te zakonshem.

c.Disa te tjere u prene rrumbullak dhe u ngjiten mbi zarfa,si te ishin pulla te zakonshme.

d.Kishte raste ,qe mbi nje zarf te vetem te shtypeshin ose te ngjiteshin ,te prera,dy deri ne tri pulla -vule dhe pastaj te vuloseshin rregullisht dhe te udhetonin.Kjo ndodhte me zarfat me peshe ose te porositur.



Vazhdon te jete e diskutueshme data e hyrjes ne qarkullim te pulles se pare dhe koha e perdorimit .Sipas gazetes “Perlindja”,kjo pulle hyri ne qarkullim me 1 maj 1913 dhe u hoq nga qarkullimi me 30 qershor te atij viti.Nuk dihet se ku eshte mbeshtetur kjo gazette per keto fakte.Proces –verbali i emetimit mungon.Per shume dekada ,shume filateliste vendas ose te huaj ,me gjithe kerkimet kembengulse,ende nuk kane gjetur nje zarf me kete vule,apo nje pulle te tille te prere nga zarfi dhe te ngjitur mbi nje tjeter,qe te kete udhetuar me datat 1,2,3, e 4 maj 1913.Ne sot i besojme dates 5 maj,si dite e pare e emisionit,sepse kjo eshte e dokumentuar.Kete date e kane pranuar dhe kataloget Michel e Sassone,si dhe studiuesit e filatelise Valish,Prendushi,Petroviq e Bogdanoviq.Duhet theksuar se studiuesit e mesiperm nuk paraqesin ndonje dokument postar per te vertetuar ate cka shkruajne ,por mbeshteten tek studiuesit shqiptare.

Kataloget Zumstein(Berene,1973) dhe Landman(Milano,1943) e katalogojne pullen e pare shqiptare ,pa permendur daten e emetimit,kurse per cudi ,Ivert Telie (Amien,1973)nuk e katalogon fare,ndonese eshte katalogu me i perhapur dhe nder me seriozet ne bote.



Pulla vule e pare shqiptare e udhetuar me vulen e Elbasanit me dt.5 maj 1913 deshmon ate qe kane pranuar shumica e filatelisteve te botes,pra kete date si dita e pare e emetimit te pulles se pare shqiptare dhe mbyll nje kapitull,qe ka shqetesuar shume studiues te filatelise sone.

Problemi tjeter rreth historikut te kesaj pulle,ka lindur rreth dates se heqjes se saj nga qarkullimi .Duke u mbeshtetur te “Perlindja E Shqiperise”’si Valishi,ashtu edhe Prendushi,pranojne si date te fundit te perdorimit te emisionit te pare daten 30 qershor 1913.Por ne kemi mjaft zarfa qe deshmojne se pulla e pare shqiptare eshte perdorur nga postat tona dhe ne muajt,korrik,gusht,shtator e tetor1913.Ka raste ku nje zarf i udhetuar regullisht,me ane te te cilit vertetohet se pulla e pare shqiptare ,eshte perdorur edhe me 3 tetor 1913,d.m.th 3 muaj pas dates 30 qershor 1913.



Ministria e Poste –Telegrafe-Telefonave e pat nderprere emetimin e pulles se pare shqiptare para 20 majit 1913,sepse me kete date filloi te qarkulloje pulla e dyte,por zarfat me pullen e pare ,te blere nga persona te ndryshem,jane perdorur nga ata edhe ne muajt e mevonshem dhe postat i kane pranuar per efekt afrankimi deri ne tetor1913.Gjer me sot nuk jane gjetur pulla te para ,qe te jene vulosur pas dates 3 tetor1913.



Daktilografoi nga origjinali z.Sokrat Bozo


18 Prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE EmptyThu Feb 12, 2009 3:56 am

Konferenca ndërkombëtare për të vendos për fatin e një populli vëzhgonë pozitën dhe gjendjen e të robruarit para se të mbahet konferenca ... vëzhgon popullin se;
Çfar i takon atijë populli, a dinë që ta kërkojë populli ate që i takon dhe cila është forcë politike dhe ushtarake e atijë populli.
Kto janë kushtet e një populli të robruar të cilat varen se a do mbahet një konferencë për çështjen e tij, dhe nëse mbahet, si do të mbahet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE   ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cështja Shqiptare Ende e Pazgjidhur
» Ushtria shqiptare dhe çeshtja kombetare
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Ceshtja Irlandeze
»  Çështja Shele , një çështje e kohës së “lajthitur”...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: