|
| SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 8:54 pm | |
| if (typeof YAHOO == "undefined") { YAHOO = {}; } YAHOO.Shortcuts = YAHOO.Shortcuts || {}; YAHOO.Shortcuts.hasSensitiveText = true; YAHOO.Shortcuts.sensitivityType = ["sensitive_news_terms", "illegal", "adult"]; YAHOO.Shortcuts.doUlt = false; YAHOO.Shortcuts.location = "us"; YAHOO.Shortcuts.document_id = 0; YAHOO.Shortcuts.document_type = ""; YAHOO.Shortcuts.document_title = "Poezi nga Dash malo"; YAHOO.Shortcuts.document_publish_date = ""; YAHOO.Shortcuts.document_author = "dashmalo@yahoo.com"; YAHOO.Shortcuts.document_url = ""; YAHOO.Shortcuts.document_tags = ""; YAHOO.Shortcuts.document_language = "albanian"; YAHOO.Shortcuts.IBTrigger = "false"; YAHOO.Shortcuts.IBCategory = {"category":"travel", "score":"-0.694692"};
YAHOO.Shortcuts.annotationSet = { "lw_1268080131_0": { "text": "Albania", "extended": 0, "startchar": 15049, "endchar": 15055, "start": 15486, "end": 15492, "extendedFrom": "", "predictedCategory": "PLACE", "predictionProbability": "0.510802", "weight": 0.222721, "relScore": 0.324291, "type": ["shortcuts:/us/instance/non_mappable_place", "shortcuts:/us/instance/place/destination"], "category": ["PLACE"], "wikiId": "Albania", "relatedWikiIds": ["Bucharest", "Bulgaria", "Croatia", "Greece", "Republic_of_Macedonia", "Romania", "Russia", "Serbia", "Tirana", "Ukraine"], "relatedEntities": ["bucharest", "croatia", "germany", "greece", "macedonia", "romania", "russia", "serbia", "tirana", "ukraine"], "showOnClick": [], "context": "barefoot rain Falls onto the leaves Be quiet Someone passes Albania 1991 Why does my thought groan The sovereign sun while", "metaData": { "visible": "false" } }, "lw_1268080131_1": { "text": "Overwhelmed", "extended": 0, "startchar": 18147, "endchar": 18157, "start": 18592, "end": 18602, "extendedFrom": "", "predictedCategory": "", "predictionProbability": "0", "weight": 0.398945, "relScore": 0.316705, "type": ["shortcuts:/us/tag/other/wiki"], "category": ["WIKI"], "wikiId": "Overwhelmed", "relatedWikiIds": [], "relatedEntities": [], "showOnClick": [], "context": "back Silent testimonies Multicolored Date trunks in fall Like women Overwhelmed by Flames of passion The sea became white by the", "metaData": { "visible": "false" } } }; YAHOO.Shortcuts.headerID = "943eaa09dad32df5235cc52670686efe"; Dashamir Malo
lindi ne Maleshove te Permetit. Pas mbarimit te Shkolles se Mesme ne Permet (sot Gjimnazi "Sejfulla Maleshova"), mbaroi Akademine Ushtarake dhe me vone Akademine e Policise. Prej vitit 1990 -1997 punoi ne profesionin e tij ne qytetin e Sarandes. Ne vitin 1997 emigron ne Athine Greqi ku punoi dhe jetoi deri ne vitin 2002. Ne vitin 2003 rifillon perseri pune ne profesionin e tij si Oficer Policie dhe aktualisht eshte Shef Administrate ne Komisariatin e Policise Kufitare Sarande.
Ka botuar librat me poezi "Midis vetmise dhe heshtjes", "Precedent" dhe "Fshehja e Lotit". Ka perkthyer nga greqishtja vellimin poetik "Poezi te zgjedhura" te poetit publicistit dhe gazetarit grek Jorgos Hronas si dhe librin me esse "Vallja e çmendur e Merylin Monroe". Gjithashtu eshte pjesemarres ne antologjite poetike "Portat e harreses", "Itaka e fjales" dhe "Korsi e hapur". Ka botuar vazhdimisht cilke me poezi ne gazetat letrare te tilla si: "Drita", "Fjala", "Nacional", “Shkrimtari”, “Art Jonian”. Gjithashtu ka botuar cikle me poezi ne gjuhen greke, norvegjeze dhe gjermane.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 8:58 pm | |
| Dashamir Malo
Ylberë të rremë Cikël me poezi shkëputur nga vëllimi poetik “Fshehja e lotit”, botim i Shtepise Botuse “Milosao”, 2006
Gjoni
gjoni e nisi këngën e tij të vjetër mbi një lis tani që mbrëmja e vagullt po bie nata sjell me vete një paqe të rreme teksa vështron me sytë e të pabesit dhe dëgjon me veshët e hajdutit si mahmurr rri atje tej mali plak me një qiell të shpërfytyruar mbi krye dhe një hënë që veten ha nga pikëllimi kjo natë që përbujt ankthin i treti udhët tona në errësirë një carcaf të grisur reje si një flamur pas një betejë të humbur e tund era e tërbuar e janarit ... hesht! kalon dikush apo shiu këmbëzbathur qëmëton nëpër gjethurina?! shëët hesht! dikush kalon…
po dhe në kaloftë udhëhumbur do të jetë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 8:59 pm | |
| Ylberë të rremë Rekuiem
mbrëmjeve dëgjonim një moshatar që qante mëngjeseve gjithashtu u rritëm në sajë të urisë shpresonim kjo ishte e vetmja zgjidhje që na kishte mbetur dëshirat tona ishin ylberë të rremë që i treste koha prisnim të ktheheshin zogjtë e ëndrrave ata prej kohësh na kishin braktisur pritëm pritëm gjatë nuk duhet të qanim vetëm duhet të qeshnim ndaj dhe qeshnim trishtueshëm pastaj pastaj u bëmë të belbër forma sendesh morën qëniet tona dita-ditës vdisnim pak e nga pak dhe dyshonim shumë e më shumë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:00 pm | |
| Ikja e doktorit
Kushtuar doktor V. Gjinit
ika tinëz pa ju lajmëruar sepse ju o njerëzit e mi të shtrenjtë me dashurinë tuaj nuk do të më kishit lejuar kurrësesi të mërrja rrugën e moskthimit vetëm Irisit të vogël i thashë: gjyshi do të iki për pak kohë larg në Amerikë të më falni… të dielën time të fundit u zgjova herët pashë lindjen dhe perëndimin e diellit cdo gjë e pergatita vetë larjen e fundit darkën e fundit në një sirtar lashë disa receta për të sëmurët që vizitova së fundmi lashë një shumë të hollash për zyrën e shërbimeve funerale pastaj vesha kostumin që e kasha blerë për ditën e nesërme…
teksa muzgu ra e qyteti i ngjethur tulatej në mremjen e fundit të dhjetorit dola në rrugë nëpër shtyllat elektrike ngjita njoftimet dhe ju lashë takim për në orën 14 të ditës së hënë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:01 pm | |
| Imazhi yt
tek eci i vetëm buzë mbëmjes dehur prej flladit të luginës më shfaqet befas para syve hija jote që shkon tinëz
vërtet je ti që më ndjek pas a ndoshta është imazhi i rremë tek më shfaqet në një breg tek më fshihet në një pemë
ky imazh më del përpara nis më flet me emrin tënd lëviz trupin si purtekë më dalldis më josh më çmend
pastaj hop më ikën tutje dhe zhvishet buzë liqenit eja me mua më thotë hidhi gradat e kapitenit
si hyjneshë duket zhduket nëpër ujët krejt të qetë prapë më thotë: nëse nuk vjen çfarë kupton ti nga kjo jetë!?
por veten pyes: vallë si mund të dashurohesh me një hije jepu këmbëve kapiten nata korb i zi po bie | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:02 pm | |
| Bie një shi vjeshte
rrugët krejt i lag gjethet krejt i shtie bie një shi vjeshte një shi vjeshte bie
as gëzim më sjell as trishtim më bie bie një shi vjeshte një shi vjeshte bie
udhës së përbaltur të prisja të vije bie një shi vjeshte një shi vjeshte bie
iki pastaj muzgut tinëz si një hije bie një shi vjeshte një shi vjeshte bie
nis këndoj me vete një kënge vetmie bie një shi vjeshte një shi vjeshte bie | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:03 pm | |
| Një grua plakë
një grua plakë zgjohet ndaj të gdhirë nxitimthi del nga shtëpia zgjat dorën një copë gris prej yllit të mëngjesit një copë dhe si shami e lidh në kokë një plakë çemberbardhë me draprin e hënës në sup shkon nëpër ara të korri vetminë mbjellë vite e vite më parë
Humbur ti e humbur unë
nata mbeti murgatore pa një yll përmbi Dhëmbel bregu i Vjosës në shelgjishte gjethe pikëllimi çek
mbetën ëndrrat diku larg si një re që i tret era nëpër rrugët me gëzhoja ndoshta vjen a s’vjen pranvera
dhe në zemrat plot lektisje prilli vjen e sjell furtunë pas mëngjesit mjegulluar humbur ti e humbur unë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:04 pm | |
| Fshehja e lotit
nënë ma dërgove çajin mbledhur me mundim nëpër rrëpira, unë i fsheh lotët para vajzës nga ky mall i beftë nga ky dreq që e martë e mira!
Athinë 1999 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:04 pm | |
| Eh, kjo Vjosë!
kjo Vjosë e ardhur degë më degë hakmarrëse ndaj gushtit qe e shteri ecën si e tërbuar shkul thyen rrëmben përplas mbyt gjithcka që i del përpara
eh kjo Vjosë e papërmbajtshme si një grua e tradhëtuar prej burrit!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:05 pm | |
| Shkurtima
* * * zogjtë e dashurisë i nis korijeve dhe bregoreve të tua të ëmbla e bashkë bëjmë pranverën
* * * me dhimbje shkoj drejt dhimbjeve të mia veç kthehem më njerëzor | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:06 pm | |
| Gramatika e gjuhës shqipe
ah, të kisha të kishe të kishim!
ah, të isha të ishe të ishim!...
* * * ullinj nëpër kreshtat e kodrave si udhëtarë mitikë të palëvizshëm që s’do të arrijnë kurrë për atje ku janë nisur
* * *
jam çasti i mbetur i një kohe të vidhisur e mbi vetë mbaj dëshmi gjuhëprera
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:07 pm | |
| Miqësia jonë
miqësia jonë gjelbërim që s’i bindet vjeshtës
* * * si kufomë jam këtu tek valët e Jonit shpirti më llapaçitet
athinë 2002
* * * shprusheni hirin e vatrës së shkretë emrin aty do ma gjeni
* * *
sërish në Cajup ndjej hapin e lehtë të një sorkadheje e supit më ulet një harabel
* * * s’u kthyen më dallandyshet gjoni vajton nëpër qarre
* * * shumëngjyrëshe kurmet e hurmave në vjeshtë si gra të përfshira nga flakë pasioni | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:08 pm | |
| Poems by Dashamir Malo
False rainbows
(Requiem for the system that passed)
At evenings we heard an age – mate crying
At mornings, as well.
We grew up by the means of hunger.
We hoped.
This was the only alternative.
The sole left.
Our desires were false rainbows
That time dissolved.
We waited for the birds of dreams to return.
They had abandoned us times ago.
We waited,
waited for long.
We shouldn’t cry,
We should only laugh.
That’s why we sadly laughed.
Later on,
Later became stutterer.
Our beings took shapes of things.
From day to day
We died slowly and slowly.
And we doubted
More and more…..
The owl
The owl began its old song
Upon an oak
Now that the murky evening falls
The night brings along a false peace,
While it looks with the eyes of the deceitful,
and listens with the ears of the burglar.
Sleepy stands there beyond
The old mountain,
With a distorted sky
Over its head.
And a moon
That eats itself because of sorrow.
This night that shelters the anxiety
Melted our ways in the darkness.
A torn sheet of the cloud
Like a flag
After a lost battle,
Tossed by the furious wind of January …
Be quiet!
Someone passes
Or the barefoot rain
Falls onto the leaves. ?!
Be quiet!
Someone passes …
Albania 1991
Why does my thought groan?
The sovereign sun while going down
Caused the exhausted mountain to bleed,
An old, solitary fir
Stands on a hill slope like a hermit.
While I melt my look towards sunset
My wondering thought abandons me
It flies like a wild fowl,
Over the corolla of the old fir.
For the whole world which bleeds,
My fugitive thought groans,
There at the holy slope,
Stands the fir like an extinguished torch.
March 2003 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:08 pm | |
|
I am
The remaining moment
Of a disappeared time,
Carrying on my back
Silent testimonies.
…………
Multicolored
Date trunks in fall
Like women
Overwhelmed by
Flames of passion.
…………..
The sea
became white by the waves.
Behold now,
HER to appear.
Like Venus appeared.
Venus, the goddess which born by the sea waves.
…………….
Olives
In the crests of the hills,
Like mythical travelers
Immovable,
That will never arrive
To the place where they want to go.
To the day which passed
I did not remember the face
Of the day that passed
Days change the portrait
Like the girls of the Pub – Bars
Change the make – up.
I feel lonely.
I lost even the bus of the last hour.
I don’t know why this midnight scares me,
With this empty silence
With these prostitutes
Who await clients at the wide road,
With these traffic – lights
That remains red
Like the eyes of the drunkards.
I walk aimlessly.
mournful sounds are heard from far.
On the keyboard of the night
Plays an invisible hand.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:08 pm | |
|
An old woman
An old woman
Wakes up at dawn,
Leaves her house in a hurry
Stretches her hand
And tears a piece from the star of the dawn
And like a veil ties it in her head.
An old woman wearing a white veil
With the sickle of the moon on her back
Walks through fields
To reap the loneliness
Sowed years ago.
Albania 1994
……………….
Birds of love
I send them to your sweet
Groves and hillocks
And together
We make the spring.
………….
Like a deep and boundless sea
There is something magic in your eyes
Somehow one becomes delirious before them
Don’t know how I become dazzled
Don’t know how I get lost!
Don’t know how you get the storm under control,
Don’t know how you turn the winter into summer,
Don’t know how you retreat to your depths,
Don’t know how you drown,
Don’t know how you revive
That way
Without being heard.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:09 pm | |
| Flora Meçaj
Nata pa emër
Murgu i zemrës
M’u kalbën të gjitha në trup…
Të gjitha,
Të gjitha Zoti im!
Të gjitha!
Ve…tëm murgu i zemrës,
Si farë e keqe mbin!
Mos fli!...
Kam frikë të shkel mbi gjumin tënd,
Se të trëmb
Dhe më kthen në ëndërr…
Shtrati
Mezi pres të dergjem mbi trupin tënd,
S’ma lodh njeri rrjedhën e mendimeve,
Qoftë udha e vdekjes,
Qoftë kthimi në lindje.
Kur…
Kurt ë ngelem pa muzg,
E muzgu pa yjet,
Ku ta kërkoj yllin tim,
Ku dreqin ta zbraz vështrimin,
Ku djallin t’I lodh sytë!
Tulipani i Zi
Dikur mbolla një tulipan të zi.
Atë ditë grindeshin njëra me tjetrën.
Nuk di pse s’çeli tulipani asnjëherë…
Mos vallë fara ishte veç trishtim?!
Ishulli im
Ishulli im pa sy,
Mbërthyer nën klithma shpendësh.
Shëtita në hije zëri një gjysmë jete,
Dhe ja fytyra m’u shfaq,
Por zëri shkoi, u tret.
Ç’zhgënjim që kurrë s’I bëra bashkë,
fytyrë e zë
Ishulli im pa sy,
Dy hije më ndjekin pas.
M’u dashka gënjeshtra!
M’u dashka gënjeshtra!
M’u dashka!
Dhe dhimbj am’u dashka,
Për t’I besuar gënjeshtrës.
M’u dashka gënjeshtra,
M’u dashka
Vetëm për të rendur! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:11 pm | |
| Rrahim Ganiu
IRJ E MAQEDONISË
“Ta vodha shikimin”
Autor i librave “kthim në Pellazgji”, ‘Marrarendje Kohe”, ‘Sytë dhe Yjet”, “Kushtrim Shkëmbi”, “Ta vodha shikimin” dhe “Marrarendje Metafizike e Artit” (estetikë)
Kryesisht ka punuar në Radio Shkupi për programin në gjuhën shqipe(gazetar, redaktor i redaksisë, komentator dhe redaktor përgjegjës i programit, madje edhe si redaktor i programit shkencor. Ka përgatitur mëse 1000 emisione shkencore të sferave të ndryshme që janë emetuar në emisionin e njohur ’HORIZONTET E DASHURISË”
Apologjia e fjalës
Veshi dhe shpirti im
Më nuke durojnë dhunën
Perëndia më shpërbleu
Besnikërinë e durimit
2.
Unë jam rob i fjalës
Së shqiptuar ndër burra
Fjala është themel
Strehë e çatisë
3.
Çdo gjë ndryshon
Por jo dhe fjala
E shqiptuar
E dhënë
Si besë, besnikëri
Si vullnet luftarak
4.
Fjala skuq fjalën
Përul princër dhe mbretër
Fjala është besim, shpresë
Fjala është dashuri
Ka peshën egurit të rëndë
5.
Fjala hap porta
Të arsyes
Fjala robëron zemra
Fjala ngroh shpirtra
Fjala rron say jet
6.
Nga dituritë e librave të mirë
Dritare
Për çdo njeri
Mësova
Çdo gjë që lind
Edhe nuk vdes
Fjalëne shqiptuar
Në vendin dhe në kohën e duhur
E shenjtërojnë ëngjëjt
Ç’ ëmbëlsi ka fjala
E qëlluar
Fjala në vend
Ç’shëmtim
Fjalë ulërimi
Ruajeni autoritetin
E fjalës së shqiptuar
7,
Mos e ulni famën e fjalës
Fjala nuk është leckë
Që e lëvizin erërat e dobëta
Të mjerë janë ata
Që s’e mbajnë fjalën
8.
Pesha e fjalës
Nuk matet
Me peshore
Fjala është magji
Është dhunti
E Perëndisë
9.
Fjala është e ëmbël
E dashur, e rëndë
E hidhur
Fjala është çelës
I të gjitha portave
Krijuesi tha:
Ruajeni fjalëne parë
Dhe të fundit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA Tue Mar 09, 2010 9:13 pm | |
| Blendi Stathi, Gjirokastër (Athinë)
Hëna , Nata dhe Unë
Në sy më ranë dy pika shiu …
më ngjan ëporsi lot,
Në çast e dashura m’I fshiu
… me buzën e saj të ngrohtë.
Dua…
Dua të vdes …
Kur pranvera të vijë
Dhe lulja më e bukur
Mbi varrin tim të mbijë.
E mora…
E mora vetminë ebëra këmishë,
E shkunda një herë dhe evesha.
E mor alotin ebëra varse floriri
E vara në qafë dhe I buzëqesha.
E urrej vjeshtën…
Si më ngjan sot vjeshta
E zhveshur si një femër
Që këkron në vargjet e mi
Një dashuri, një tjetër emër.
E urrej vjeshtën…
Fragment
Sa herë që kërceja me muzikën
… që heshtte.
Ngjaja me buzë që nga inati
… po qeshte.
Më i hidhuri lot
Më i hidhuri lot
Më së fundi më ëmbëlson.
Netët nën shi,
Më të ngrohta se zjarri.
Ëndrrën më të bukur
Do ma falë varri.
Si një ngjyrë
Dua të vdes…
me këtë mënyrë.
Dua , kur ti qesh …
unë si një njgyrë
…të të vesh…
anë e mbanë.
E kur ti më lan
unë të kthehem
në ngjyrë të artë
e të fluturoj
… si shpirt…
lart e më lart | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA | |
| |
| | | | SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |