|
| simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:04 am | |
| Simpozium Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIMI PROFIL PEGASI INTERNACIONAL” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:04 am | |
| * * * * * * *
Kristaq Shabani:Simpozium Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIMI PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”
Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jun 04, 2011 8:42 pm
Kristaq Shabani:Simpozium Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI DHE RRUGËTIMI PROFIL PEGASI INTERNACIONAL” Një simpozium që u shndërrua në “Kongres”
SIMPOZIUMI I MADH NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL" ZHVILLUAR NE GJIROKASTER( PRAGSIMPOZIUM), TIRANE (UNIVERSITETI VITRINA) 15-16 PRILL DHE PRISHTINE (KOSOVE) 17-18 PRILL 2011
15 prill 2011 (ditë e premte) Universiteti “VITRINA” TIRANË
Fjala përshëndetëse në hapjen e Siparit të SIMPOZIUMIT NDËRKOMBËTAR “LIRIZMI NË LETËRSI” I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar
President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve”PEGASI” ALBANIA Anetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë(I.W.A) Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë(W.P.S) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:05 am | |
| Të nderuar, miq të veçantë të Artit magjik të fjalës ngjyrore, të shpirtit dinamik e të bukuruar! Të nderuar poetë e studiues nga vendi dhe vende të ndryshme të Botës! Të nderuar bashkënismëtarë të Universitetit “Vitrina” Tiranë për këtë eveniment rëndësor dhe historik për Letërsinë! I nderuari Kryetari i Akademisë së Republikës së Shqipërisë zoti Gudar Beqiraj! I nderuari Z/Drejtor i Institutit Albanologjik të Shqipërisë zoti Prof. Dr. Beqir Meta, akademik! I nderuari prof. Dr. Emil Lafe, akademik, gjuhëtar! I nderuari zoti Primo Shllaku, Drejtor i Institutit të Studimit dhe Promovimit të vlerave të reja Tiranë!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:06 am | |
| I nderuari Rektor i Universitetit emërbukuror dhe realizator “Vitrina” Prof. Dr. Mario Kedhi dhe Z/Rektor Dr. Teki Kurti! I nderuar Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit “VITRINA” zoti EDMOND VLASHAJ që mundësuat prezantimin e vlerave të reja në fushën letrare… Sakrificat, shpesh herë janë të bukura e sidomos, kur arkitekturohen për artin e figurimit! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:06 am | |
| Të gjithë ju, që jeni sot këtu dhe disa që s ‘janë është e pamundur të mos jeni shqiptuar në shqip dhe në në gjuhët e tjera gjeniale. Së pari, doja të falënderoja Ju, që jeni sot këtu duke sakrifikuar për një gjë të shenjtë dhe të adhurueshme, të falënderoj gjithashtu të gjithë poetët dhe poetet kudo në botë, të cilët dhanë ndihmesën e tyre me intelektin dhe kapacitetet e tyre mendore si: znj. Teresinka Pereira (Ohajo SHBA), Beniamin Uzon, Handa Sendoo (Mongoli), Adolf Shvjedçikov (Rusi, Los Anxhelos), Nadia Cella -Pop (Rumani), Patrick Sammut (Malta), Panajota Zaloni,Dino Kubati, Dimitri P. Kranioti (Greqi), Cristina Akeza Santos (Brazil), Jose Roberto Seki (Brazil), Alejandra Craules Breton (Meksikë), Fransua Azuela (Bolivi); konsideratën e lartë për Sekretarin General të Poetas Del Mundo, zotin Luiz Aranzo, i cili shprehu gatishmërinë e tij për pjesëmarrje, por i papranishëm për mungesë, si gjithmonë, financiare për poetët që janë ngjitur në majat e organizmave letrarë botërorë, Giovanna di Volti Lombardi (ALIAS Australi), Choi Shealung, poeten e mrekullueshme kineze e tjera. Janë të pranishëm sot këtu me kumtet e tyre si: Nadia Cella - Pop, Patrich Sammut që, për arsye familjare serioze, nuk mundën të marrin pjesë në këtë Simpozium. Jam i obliguar të falënderoj punën e shkëlqyer te Prof. Dr. Florentin Smarandache, i cili, përveç kumtit, ka dërguar për Panairin Ndërkombëtar librat e tij për letërsinë paradoksale. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:06 am | |
| Ja çfarë bën letërsia: ajo bashkon, dinamizon, shpejton në progres, hap sytë e atyre që e ndjekin, të verbërit i syzon, gjuhëprerët i bën të lodrojnë me fjalën e figurshme, sakatët i çsakatëzon… Jo më kot një parabolë e pasurisë sime kreative thotë: “Sakatëria nuk është sakatëri, kur në trup një pjesë të mungon, sakatëria është sakatëri, kur truri lëviz nga vendi i tij (te “Kryefjala e Fatales”roman). Dua që në emrin tuaj të përshëndes gjithë pasionanët e letërsisë, të gjithë krijuesit kudo që janë, të gjithë të pranishmit, të cilët e duan letërsinë dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për ecje të vrullshme të letërsisë. Ne kemi një shpirt shumë të madh, të bukur dhe shumë të pasur. Shpirti i bukuruar kurrë nuk vdes. Shembuj të tillë ka mbarë në botë. Ja Molieri, ja Leon Tolstoi, ja Kadareja, Agolli, Elitis, Seferi dhe shumë plejada jetësore… Prilli është në gjysmesën e tij, në shpërthesë lulimi, kur po celebrohet një eveniment, që mund të përvijohet e të rrugëtohet në të ardhmen me një përsëritje gjithnjë e më të bukur. Është një përsëritje e bukur katërherëshe në një përvijim tipik poetik dhe shtimi i një përvoje të madhe në fushën e letrave dhe shkëmbimit universal të vlerave… “MUZA POETIKE PEGASI” është shpalosur tri herë dhe po hap siparin shpalosja e katërt . Të gjitha këto shpalosje vlerash kanë qenë të synuara dhe të arritura…: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi”, “Poezia bashkëkohore” , ”Magjia e Përkthimit” dhe ja tek vimë sot te “LIRIZMMI NE LETERSI dhe RRUGËTIM PROFIL “PEGASI “INTERNACIONA” , NJË GJETJE KJO E FUNDIT PER TË DUKURUAR E BUKURUAR VLERAT E KRIJUARA.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:06 am | |
| NE E KEMI NISUR DHE KONFIGURUAR KËTË VEPRIMTARI TË PËRVITSHME NGA IDETË E LINDURA NË QYTETIN KREATOR me zemër të pavdekshme, me imagjinatë lartësuese, fantazi pjellore, fantazi konturore dhe pushtetshmërues në shtatë kodrime tipike, ngjasuese me një javë inteligjente –hënë - e diel dhe përsëritje të magjikshme, Gjirokastra. Idetë kanë shpërthyer bukurishëm nga kraharori malëgjerë, përcillë nga mjaltizmi gojor dhe fonik, nga arkitektura e montuar me shpirt urim i mirëseardhjes: “ Erdhët në këtë qytet, tashmë dimë ne se si t’ju shtojmë kënaqësitë në kraharorët tuaj të ndjeshëm, në sytë tuaj vëzhgues… Kur të largoheni, duke parë këtë hapësirë fanitëse, këtë ngjitje qiellore, këtë përshtashmëri releviore, këtë dritim mençurie, do të prodhoni skicime, tregime, reportazhe , dedikime… Dhe kështu ka ndodhur. Vjet sa e cekëm një ditë të bukur prilli Tiranën , por që do të mbahet mend për kontributin e madh që dha Universiteti ”Vitrina” në konkretizimin e sukseshëm të evenimentit dhe me plot të drejtë dita e katërt e Simpoziumit të vjetshëm u quajt “Kapaku i floririt i Magjisë së Përkthimit”. Ju faleminderit per këtë. Dhe sot nis startimin një event i ri… Dhe ju poetë, shkrimtarë, studiues, publicistë, artistë, pedagogë dhe talente të rinj që jeni sot të pranishëm këtu në këtë Universitet vlerash dhe ata, që s’mundën të vinin nga distancat e largëta, paçka nga dëshirat e mëdha për të qenë sot këtu, kanë ardhur me kumtet e tyre, me vargjet e derdhura në përshëndetjet, me librat dhe antologjitë, ku kanë thënë gjithçka ndjeshëm … Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, zbukurohet dhe me fjalën e të pavdekshmëve, sadopak nga kjo prezencë poetike e njerëzve krijues të fantazisë madhore e projektive, qiellore e tokësore, të cilët dimensionojnë mendimin , produktojnë ardhmërinë , evidentojnë figurshëm lindësinë e së resë… Një ardhje e tillë poetike është thellësisht e ndjeshme në qytete të kulturuara me kapacitete të praktizuar e të vendosur në pika madhështie historie e plot tradita si Tirana. Këtu, në këtë arkitekturë figurative dinamike, apo në këtë libër gjigand me gërma, me formate të habitshme, ku formati emblematik i kudruar nga qielli, nga toka, nga afër dhe larg të mbreson, të stopon të këndvështrosh e të lexosh “anuaret”, të çelësh arkivat me çelës hijerëndë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” Sat Jun 18, 2011 1:07 am | |
| Artëzimi i fjalës shqipe i kombinuar me të folurit në gjuhë dinamike, kryezonja do të tregojnë se rrugëtimi i shkëmbimit universal të vlerave do të ndrijë shpirtrat tanë dhe do të provojë se ne, më mirë se kushdo, dimë të merremi vesh njëri me tjetrin, dimë të universalizojmë vlerat, shquhemi për ecuri, pasi jemi të aftë dhe të shkolluar me politikën më të guximshme më dritëdhënie, pa hijëzime, politikën letrare… Ne jemi ajka e ajkës dhe shoqëria duhet të kthejë vështrimin nga ne, pasi e ardhmja e saj pa prezencën e bollëkut tonë kualitativ shoqëror dhe progresiv kënetëzohet, rakitikëzohet…, asfikësohet. Veprimtaritë tona janë përgëzuar dhe quajtur si kontribute në letersinë e sotme moderne botërore. Ky është fakt real dhe i shkruar. Në këtë Simpozium ka plot prurje të reja të evidentuara, prezencë akademike, studiues, plot talent që të mrekullojnë me pasurinë e tyre kreative. Kjo tregon se lajtmotivi ynë pegasian: “ Jemi të gjithë Ëngjëj… Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku” është i motivuar qendrueshëm . Dua të përgëzoj në emër të Presidencës së LNPSHA “PEGASI” ALBANIA krijimin e LPSHA “PEGASI” KOSOVA, një gjetje e re moderatore e krijuesve kosovare dhe me të ardhme. Një krijim i tillë shton shkëmbimin universal të vlerave si dhe konkurrimin letra e artistik. Udhëtim të mbarë nismës sonë të bukur, në hapërimin e katërt të motivuar me objekt “LIRIZMI NË LETËRSI”. Në mëngjes çelën mijëra lule (poezi), duke gazmuar dhe sytë lotuese të shumë njerëzve kudo në BOTË… Ne dimë të depertojmë te njëri- tjetri dhe në shpirtin njerëzor me një diplomaci lirike… SIMPOZIUMIN E KATËRT “MUZA POETIKE PEGASI 2011” E DEKLAROJ TË HAPUR… | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” | |
| |
| | | | simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres” | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |