Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR I LETËRSISË PEGASI , ALBANIA Fri Apr 13, 2012 2:36 am | |
| KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR I LETËRSISË “MUZA POETIKE PEGASI- VITRINA 2012” ME OBJEKT : “UNIVERSIALITETI I VLERAVE NË LETËRSI DHE NË ARTIN BASHKËKOHOR”
Nga Kristaq F. Shabani, IWA, AOM, W.PS, OIA , President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NJERIU I VITIT 2011 I SHAPLLUR NGA ABI, SHBA
Është i pari Kongres i kësaj natyre, që zhvillohet në Shqipëri, i mirëorganizuar me një program befasues, me koncepte të bashkëkohësisë, duke përdorur forma dhe metoda moderatore, të cilat i krijojnë dhe i zbatojnë njerëzit, që produktojnë ide dhe nisiatorë. Ky Kongres do të tregojë vitalitetin, angazhimin dhe ekzistencën pegasiane dhe ka një objekt të parapërcaktuar: ” UNIVERSIALITETI I VLERAVE NË LETËRSI DHE NË ARTIN BASHKËKOHOR”. Ky Kongres vjen pas Simpoziumeve Ndërkombëtare të suksesshëm të lINPSHA “PEGASI” ALBANIA: “ Për një Letërsi Ndryshe “ në vitin 2008, “Poezia bashkëkohore” 2009, “Magjia e Përkthimit” në 2010 dhe “Lirizmi në Letërsi” në vitin 2011. Në këtë kongres janë përzgjedhur të marrin pjesë të aftët, të përkushtuarit, kapacitetet letrarë, artistët, studiuesit e vendit tonë dhe më gjerë, shkurt talentet. Ka një larmi edhe prezencë aktive brezive moshash, ku mbizotëron mosha e re. Është funksionuese nxitja e talenteve të adhmërisë, ku edhe janë dhënë shembuj të krijimit të këtyre grupeve talentore. Kam mendimin se ky kongres do të thotë gjëra të mençura. Është shmangur “pjesa e vjetër e kokës dhe megalomania”. Në të marrin pjesë poetë dhe shkrimtarë nga gjithe trevat shqiptare , nga diaspora nga shumë vende të tjera, por edhe me një formë tjetër të pjesëmarrjes me kumte të të shumë të tjerëve, të cilët janë sot potencialë talentorë në Botë. Ky kongres zhvillohet në partneritet moderator dhe me një pozitivitet kohor me Universitetin “Vitrina”, ku një rol të padiskutueshëm luan Drejtori i Përgjithshëm i këtij Universiteti, z. Edmond Vlashaj dhe stafi i tij inteligjent e i përkushtuar. Ide të Mëdha dhe realizime të tejskajshme. Në këtë rast kryejnë funksion prioritar liderët dhe realizatorët, të cilët janë PEGASI - VITRINA Duhet theksuar se UNIVERSITETI “VITRINA” DHE LIDHJA NDËRKOMËBARE E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “ PEGASI”, ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA, është një lidhësi moderatore dhe progresive bashkëpunimi afatgjatë, një shembull i një partneriteti model për letërsnë dhe Artin. KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2012- UNIVERSITETI ”VITRINA” “UNIVERSIALITETI I VLERAVE NË LETËRSI & ARTIN BASHKËKOHOR” 20 - 24.04.2012 organizohet në: TIRANË, SHKODËR, LEZHË, KRUJË, KUKËS, PEJË, PRISHTINË dhe në kthim një vizitë në qytetin e Prizrenit. Lajtmotivi i Kongresit është: ”Jemi të gjithë Ëngjëj...Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku...Fluturimi starton nga qyteti çudi...” Qëllimi: Realizimi i niveli më të lartë të kontaktit letrar, debatimit, konsulencës, prezantimit të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve pegasianë shqiptarë, kosovarë dhe poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve nga vende të ndryshme të Botës, anëtarë të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, si dhe nga Lidhje dhe organizma letrare, ka për qëllim evidentimin e vlerave letrare që ka LIDHJA NPSHA “PEGASI” ALBANIA DHE LPSHA “PEGASI” KOSOVA, njohja me letërsitë dhe artin modern, prezantimin i kësaj letërsie dhe artit mbarëshqiptar, shkëmbim universal të vlerave, në kuadrin e Letërsisë dhe Artit modern (bashkëkohore) me simotrat e saj në mbarë botën. Nxjerrja në pah e kontribut reklamues dhe publikues në drejtim të Letërsisë, Artit dhe Kulturës të Universitetit ‘VITRINA” për menaxhimin e veprimtarive të tilla madhore Në kahje progresiviteti dhe realizimi i një partneriteti bindës, real … Gjetje, forma , realizime: Kontakte , pritje , panair - ekspoze te librit “PEGASI INTERNACIONAL- VITRINA”, guidë turistiko - poetike, takime, kumte, analitika, profile, promovime kreative, “RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”, fokusim talentesh te rinj, vizita me objekt, miniseanca prezantimi krijuesish, shfaqe, koncerte, fokusime “FJALË POETIKE”, bisedë psiko - analitike “Nderimi për Fjalën”, dhurim librash dhe njohje e punën që bëhet me librin në bibliotekat e dy vndeve Shqipërisë dhe Kosovë, miting poetik, intervista, homazhime, anketime, sfilime me punime me grep të traditës, ekspozitë pikturore, kafe poetike, dancim, deklaratë Universale e tjerë. Në vija të përgjithshme , pa e specifikuar, agenda, sipas ditëve, në kolonat e saj vertebrore do të jetë : 1. DITA E PARË , E PREMTE , datë 20 prill e quajtur: ”DITA SIPAR, DITA E UNIVERSIALITETIT TË VLERAVE” Zhvillohet ne UNIVERSITN “VITRINA” me shume surpriza dhe larmitet bashkëkohor... Referohen kumte të lidhura me objektin nga poetë, shkrimtarë të vendit dhe të vendeve të tjera (sipas programit të veçantë) *Prezantime të Antologjive të botuara nga viti 2007 deri në vitin 2012, vlerat e tyre universale si dhe veprimtaria e madhe përkthyese, e cila ka realizuar njohjen e dimensioneve të krijimit të shumë autorëve pegasianë…në Botë dhe që mundëson kontaktimin me autorët e vendeve të tjera …, prezantim antologjik nga shkrimtarët dhe poetët e vendeve te tjera (program i veçantë). Nje vend të veçantë zë prezantimi i Antologjisë “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 2. II. DITA E DYTË, E SHTUNË , DATË 21 PRILL : “DITA E SHKËMBIMIT UNIVERSAL TË VLERAVE NË LETËRSI, ART”. Kjo e kombinuar me guidë turistiko-poetike në Shkodër dhe në Lezhë, dy qytete kreative të Shqipërisë dhe me vlera përfaqësuese letraro - kulturore, artistike, me pjesëmarrje të krijuesve dhe mediave të këtyre qyteteve dhe stafeve akademike (Shkodër Universiteti “Luigj Gurakuqi”). III. DITA E TRETË , E DIEL 23 PRILL , DITA E PLEJADËS (Gjatë kësaj dite do të mbahet një kumt i shkurtër sentencë për poetin , a shkrimtarin, artistin më të madh përfaqësues nga një çdo shtet pjesëmarrës, për figurën më të madhe historike të Kombit të tyre dhe nderimi e respektimi, evidentimi letrar i tyre... Për Shqipërinë, Kosovën do të mbahet një kumt i shkurtër për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për Migjenin, uraganin e ndërprerë, si dhe për shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Kjo do te realizohet në Krujë, Kukës dhe në orën 13.00 Kongresi fillon seancën e vet në Pejë të Kosovës, ku do të celebrohet kjo ditë . IV. DITA E KATËRT E KONGRESIT, E HËNË, DATË 23.04.2012 DITA E VËLLAZËRIMIT UNIVERSAL TË KRIJUESVE ORGANIZOHET NË PRISHTINË. Programi zhvillohet edhe në seancat e mbasditës, ku vijohet të zbërthehet rreth objektit.
Shpalosja e programit të kësaj veprimtarie gjigante tashmë është realizuar... Na pret vetëm suksesimi.
| |
|