|
| Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:31 pm | |
| * * *
Ky kumt është shkruar nga Nadia Cella Pop, poete, shkrimtare, studiuese e mirëfilltë rumune bashkëkohore, e cila i ka dhënë dhe vijon t’i japë tonin jetës poetike rumune dhe më gjerë, por është shfaqur me veprat e saj të shumta shumë dinjitoze dhe konkurruese sot në Botën poetike të Globit, duke fituar shumë çmime poetikë, madje ajo është një Kandidate e fortë për të fituar çmimin “NOBEL” në letërsi. Nadia Cella Pop
Krijimtaria e saj letrare është përfshirë në shumë antologji poetike.
Kumti i mëposhtëm, i cili trajton një aspekt të rëndësishëm të letërsisë moderne rumune dhe më gjerë u mbajt në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA PΟΕΤΙΚΕ “PEGASI 2009”me objekt “POEZIA BASHKËKOHORE” zhvilluar në Gjirokastër, Sarandë (Butrint), Tepelenë, Përmet prej datës 2 - 5 prill 2009.
Kristaq F. Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:32 pm | |
|
Pasqyrime (refleksime) në cinikë dhe pa lidhje të poezisë moderne rumune
Nadia Cella Pop
Në seksionin kulturor të secilës gazetë ne mund të gjejmë aty një ngritje të qartë, të dukshme, të përdorur për postmodernizmin. Le të kujtojmë se ata, të cilët përdorën këtë term në SHBA, ishin poetët Randall Jarrell, John Berryman dhe Carles Olson, në referencat e tyre rreth poezisë antimoderne, të cilat ishin shkruajtur pas Luftës së Dytë botërore. Në të njëjtën kohë historiani anglez, Arnold Toymbe, shpalli të ditur këtë shfaqe të re në një moshë të re (brenda jetës intelektuale të botës perëndimore) mosha postmoderne, prirjet e të cilës kanë qenë të limituara, të pakta që në fillim drejt poetëve, artistëve, kritikëve letrarë, duke konturuar bashkimin e tyre në periudhën e pasluftës në një kohë ngazëlluese, që hodhi në dorë rrënimi më i egër të larguar pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve ’60 fati i postmodernizmit dukej se ishte i lidhur me kulturën e vjetër (kulturë e kundërt), por gjatë periudhës së rënies shkrirëse të viteve’70-‘80 ishte më shumë i besueshëm për letërsinë dhe kritikëve të artit. Kjo rrugë ishte më e afta për të arritur nivelin ndërkombëtar, pasi ishte përdorur pothuajse veçantisht në disa shtete. Çudia e saj ka prodhuar shumë ngarkesa të pasionuara kundër moralit të saj dhe pjesëve artistike. Për shembull Gerald Graff denoncon letërsinë postmoderne si një nga kryesoret e mitologjisë së kundërkulturës, e cila e ka fatin të palidhur, një celebrim antiintelektual i energjisë së ashpër vitale dhe një karakter i paarsyeshëm i snobizmit. Shumë artistë mendojnë se bota moderne është duke kaluar përmes një krize indentiteti të fortë e të rreptë dhe ndoshta vlefshmëria e postmodernizmit nuk është vetëm e sigurt pas gjithçkaje. Në punën e tij: “Pesë fytyra të modernitetit” kritiku letrar rumun, Matei Kalicalinescu bashkoi postmodernizmin me pararojën, dekadencë dhe mitin.
Ne mund të shprehemi tashmë rreth prozës eksperimentale postmoderne rrëfyese. Por në poezinë postmoderne egziston një lojë e luajtur me të pamundurën, me pafuqinë e fjalëve, dështimin. Kjo poezi postmoderne bën kërkesë dhe pretendon se ti duhet të shkruash, sepse të shkruarit është një diçka e pamundur. Kështu që, përveç gjuhës poetike, poetët e postmodernes na sjellin në errësirë, paqartësi, budallëk, shmangie pa ndonjë stil lirik që mund të ketë emocione estetike. Një varg fjalësh mbeten që të pretendojnë përpëlitje, reflektime, stisjen e asgjësë. Ndoshta prezenca e postmodernizmit është një gabim dhe vetëvrasja mund të jetë mjeti i mundur për këtë. Varfëria dhe dobësia në drejtim të këtij të menduari teorik është vendosur gjetiu në drejtim të shpërthimeve leksike. Dhe në fund, të gjitha këto e bëjnë lexuesin të “çuditet” dhe të “mrekullohet”. Natyra e vet poezisë posmoderne është vetëm hipotetike; gjithsesi përzgjedhja e elementëve dhe transformimi i tyre që çon nxit drejt një bashkimi, i cili mundet të jetë vëllai i përparimit dhe i mitit. Kjo mundet të duket pjesërisht si modernitet, ku, në disa poetë bashkëkohorë, mund të identifikojnë veten e tyre. Çrregullimet ose trazirat e postmodernizimit zmadhojnë pjesën e vlerës së shpenzimit të bashkimit në një mënyrë jo kosenguente. Këta poetë, të cilët gjejnë veten e tyre në besime të kësaj të ashquajturës prirje letërsie, janë pikërisht ato çka ata janë duke shkruajtur ose ashtu si George Buffon tha: “Les stily est l’homme Meme” (Stili është shtëpia e ....” Duke lexuar krijimet e tij, ne shpesh vërejmë për thelbet e mesazhit, në një hapësirë të lirë, por ne mundet të gjejmë vetëm shfaqe të përçartë të ndjenjave, çrregullimeve në mendime, të cilat kanë një sterilitet të shkëlqyer madhështor. Poetët postmodernë marrin përsipër disa risqe të të detyrueshme, për të përkrahur fenomenin antipoezi të fjalimit të tendosur, ku në atë të drejtpërdrejtën e botës, në mërzitjen e vetes, jo vetëm të shqetësuar ose vetëm rebel, por të egër dhe me një etapë vetie të varfër. Kjo e ashquajtura kategori zbulon jo rrënjë në formë ose përmbajtje. Kuptueshmëria, projektimet simbolike, fantasia lirike, të gjitha këto janë të ngadalësuara ose tërësisht të munguara, por idetë e kota, vegimet, haluciancionet dhe fjalët e shkreta mbeten ose do të thonë mënyra ose mjete postmoderniste, në mendimin tim cinike dhe “përrua” agresiv ose fenomenal. Ajo shuan parodi….. dhe kthehet për të fshirë pluhurin ose për të shkundur të gjitha, duke pranuar vlerat e letërsisë, duke i zëvendësuar ato me disa pjesëza të realitetit, ndoshta të lira dhe skandaloze të vetme. Unë nuk mendoj nëse ka diçka për të bërë me poezinë, sepse poezia nënkupton të bëjë përshtypje, jo të të bëjë të sëmurë.
Të paktën në Rumani drejt poetëve postmodernë lexuesit nuk dëshirojnë të blejnë dhe të lexojnë më ndonjë poezi konteporane. Kritiku letrar dhe historiani Eugen Simion tha: “ Ata (poetët konteporanë) kanë një shpirt nxitës, djaloshar,… Ata janë të turpshëm, të dhunueshëm dhe të përmbajtur të vetëm ”.
Patjetër, ne nuk mund ta përgjithësojmë këtë, sepse janë dhe pak poetë të tillë në Rumani dhe unë jam njëra prej tyre. Ne kemi rrugë të ndryshme në poezi, një pikë interference, e cila ka zënë vend diku midis shpirtit të ekspresionizmit dhe klasicizmit. Ne të gjithë kemi të përbashkët interesin për mitologjinë e lashtë dhe legjendat, përkrahjen e traditave dhe ne mohojmë ose s’pranojmë çrregullimin të këtij shekulli teknik dhe elektronikme aftësi mohimi. Qëllimi ynë final është të kthehemi te njeriu pas në rrugën e imazhit të tij të vet, të natyrës së tij… Mesazhi është duke marrë parasysh në pajtim me ne Historinë e Letërsisë nga Ion Rotarn: “ Lejojini artet, poezinë të bëjnë detyrën e tyre duke u folur shpirtrave…. Mos e flak poezinë në luftë kundër makinerisë. Është gjithashtu fisnike për këtë gati për të ndihmuar poezinë, për të përdorur armët personale të saj”. Zërat e poetëve konteporanë mund të jenë të vërtetw, origjinalw, ato mund të mbajnë ritmin e vargut, natyralen dhe muzikalen e vetme, ndoshta dhe të vrullshmen e vetme, por, nëse ajo qëndon në stop të asaj se çfarë poezie reale dhe konkrete është. Ekpseriencat, ëndrrat, fantazia, zbulimi i efekteve që manteli i shëmbëlltyrës mund të kenë te lexuesit nga shtresa ose kategori shoqërore të ndryshme të gjitha këto i shtojnë një shije të këndshme (aromë) dhe unë mund të them se ata e bëjnë poezinë që të zgjasë përgjithmonë. Shumë shënime të historisë së modernitetit janë të varura nga shoqëria dhe ambienti njerëzor. Është thënë se ne jemi duke jetuar në një botë të përzier, ku çdo gjë është përgjithësisht e lejuar. Pa uzurpuar estetika të moshave historike të mëpërparshme, me shumë respekt për të gjithë klasikët dhe kryeveprat e letërsisisë së tyre, ne mund të kemi vendin tonë në historinë e letërsisë nga ana e jashtme te histeria e zhvillimit modern një piedestal krenar i kulturës bashkëkohore. Ne kemi forcën për ta bërë këtë. Ne na nevojiten vetëm mënyrat, mjetet linguistike që janë paracaktuar të përkrahin bukurinë dhe spiritualitetin të botës dhe jetës.
Ne duhet t’u japim “çelësin” lexuesve, të të kuptuarit dhe identifikimit të këtyre. Ata që të gjithë e mbështetin mesazhin dhe çelësin, pa ata, ne mbetemi gati si keqbërës të mrekullive të fshehura. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:37 pm | |
| ILIAZ BOBAJ
---------------------
NË DITËT POETIKE TË ''PEGASIT''
----------------------------------------------------
reportazh
Ndërsa pranvera nxitonte të harliste natyrën me lulërinë e saj dehëse, ne nxitonim të mbërrinim në sofrën poetike të ''Pegasi”- t', Lidhjes së Krijuesve me qendër në qytetin e Gjirokastrës. Natyra e fillimprillit ishte aq e hijshme, sa nuk mund t'i shtoje asnjë penelatë tjetër hijeshie. Atë vetëm mund ta admiroje me gjithë forcën e shpirtit. Deri në dehje.
Në një mjedis të tillë, poetët e ngarkuar me nektarin e poezive të tyre në shpirt dhe çantat plot me libra në duar, mbërritën në qytetin e gurtë. Janë pothuajse nga të gjithë trojet e Ballkanit. Edhe ata që nuk kanë ardhur, janë aty me krijimtarinë dhe përshëndetjet e tyre të ngrohta e tepër miqësore, që i kanë dërguar këtij Simpoziumi. Së bashku me poetin e njohur lunxhëriot, Spiro Xhavara, nxitojmë edhe ne që vijmë nga Greqia. Para nesh është nisur një tjetër poet e fabulist i njohur, Pilo Zyba, ndërkohë që prej Selanikut presim të mbërrijë me pak vonesë, poeti dhe publicisti penëmirë, Dashnor Selimi.Për t'u bashkuar të gjithë, si miq të mirë dhe si poetë, në ditët e mëvonshme të këtij aktiviteti, në Përmet.
Befasohemi që në fillim. Nga pjesmarrja e gjerë. Si asnjëherë tjetër. Nxitojmë të takohemi me të njohurit tanë dhe të njihemi me ata që kanë ardhur për herë të parë.
Pjesëmarrin pothuajse të gjithë shkrimtarët e poetët nga rrethet e jugut: Gjirokastra, Tepelena, Saranda, Delvina, Përmeti. Kristaq Shabani, Agron Shele, Dino Çiço, Petro Dudi, Lumo Kolleshi, Osman Buzo, Anila Mihali, Sinan Vaka, Dhimitër Miti, Janaq Jano, Paskal Zoto, Dhimitër Miti, Ethem Bundo, Ligor Shyti, Muharrem Kamani, Riza Dede, Eduard Ymeri etj. Nga Tirana kanë ardhur poetet Mimoza Ahmeti, Enrieta Sina dhe Niko Tyto, nga Tropoja Lulzim Logu e Gjon Neçaj. Nga Kosova ka ardhur një ekip i përbërë prej shkrimtarëve dhe poetëve tejet simpatikë: Reshat Sahitaj, (N/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës), Nebih Bunjaku, Hasije Selishta-Kryeziu Sheqir Podori. Nga Fyrom, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, poeti dhe satiriku i mirënjohur Kalosh Çeliku, Prof.Dr.Nehas Sopaj, dy personalitete të njohur të letrave shqipe aty; Remzi Salihu nga Zvicra. Nga Mali i Zi poeti dhe studiuesi Anton Gojçaj. Nga Bosnjë-Herzegovina,poetja bukuroshe Sejda Beganoviç.Për t'ia lënë radhën poetëve,shkrimtarëve, studiuesve dhe botuesve të ardhur nga Greqia: shkrimtari i mirënjohur Dinos Kubatis,(së bashku me të shoqen e tij nga Tepelena, Luljetën, e cila ofroi gjithshka të mirë, që mund të ofronte në një aktivitet të tillë, duke u bërë vërtet një urë e mrekullueshme lidhëse e kulturës së dy vendeve fqinjë), poetja dhe botuesja e njohur Panajota Zalloni e më tej: Jorgos Petropullos, Panajotis Kapnistis,Vaso Sterju, Joana Curuqidhi-Serene, Haris Melitas, Panajotos Serenes, Moskos Qefallas,Leta Kucohera, Iro Aleksandraqi, Jota Fotiadhu-Ballafuti, Kostas Valetas e të tjerë.Shumë të tjerë.Njeri më i këndshëm se tjetri.
Në këtë aktivitet ishte e gjallë edhe pjesëmarrja indirekte e Ismail Kadaresë, Prof.Rexhep Qoses, Ali Podrimjes, prof.Nasho Jorgaqit.
Të gjithë kanë ardhur me një qëllim të vetëm: të ofrojnë më të mirën që mund të ofrohet në aktivitete të tillë,kulturën e ndërsjelltë. Askush më mirë se shkrimtarët, artistët dhe poetët nuk mund t'i afrojnë dhe t'i vëllazërojnë popujt dhe kulturat e tyre. Njerëzit e kulturës janë edhe ambasadorët e vërtetë të afrimit dhe vëllazërimit të popujve. Kultura i ngjan dritës. Njerëzit e kulturës i hapin rrugët duke hedhur në to dritën e shpirtit të tyre. Në rrugët që kanë dritë, popujt ecin të lirshëm, të qetë, pasi nuk i pengon errësira. Ky është ai misioni fisnik i krijuesve, për të cilin gëzojnë edhe nderimin e popujve. Deri në adhurim. Dhe mbeten të pavdekshëm me veprën e tyre fisnike që lënë pas.
Ishte ky mjedis i ngrohtë, të cilin e krijuan vetë pjesëmarrësit e shumtë që në çastet e parë të njohjes dhe takimit të tyre, mjedis, i cili veçse do të bëhej përditë e më i këndshëm, më i ngrohtë, më vëllazëror.
* * *
Kryesia e Lidhjes së Krijuesve ''Pegasi'', me në krye Presidentin e saj, Kristaq Shabani, n/presidentin Dino Çiço, Lumo Kolleshi dhe sekretarin e saj Agron Shelen, nuk ka kohë të marrë as frymë. Na duhet gjithashtu të përkthejmë në disa gjuhë. Së bashku me përkthyesit e tjerë: Reshat Sahitaj (frëngjisht), Aleksandra Shabani (anglisht), Kalosh Çeliku (maqedonisht), Anton Gojçaj (serbokroatisht) edhe unë (greqisht), jemi të mbytur në punë. Simpoziumi Ndërkombëtar:''Muza poetike-Pegasi 2009'', ka hapur siparin e tij.
Por me një befasi të këndëshme. Simposiumi çelet me një pasdite për letërsinë, e cila zhvillohet në Komunën e Antigonesë, me qendër në fshatin ''Asim Zeneli''. Udhëtimi për aty, edhe pse i shkurtër, është shlodhës, midis fushës që ka veshur fustanin e blertë të pranverës.Po edhe mikpritja në komunë është e mrekullueshme: e thjeshtë, e bukur, mbresëlënëse. Ashtu siç është tradita jonë. Kryetari i komunës, zoti Ylli Muho, i kishte marrë të gjitha masat për të pritur dhe nderuar miqtë. Dhe i kishte marrë aq mirë, sa nuk kishte lënë asgjë mangut. Fjala e tij e mirëseardhjes, i mbresoi pjesmarrësit. Na uron mirëseardhjen dhe suksese në punën tonë fisnike. e fjalë të ngrohta, ë thjeshta, të mençura. Të dala prej zemrës. Dy kumtimet në anglisht dhe shqip për romanin ''Iliana, jeta jonë përfundon tek tanket'',e shkrimtarit të njohur grek, Dinos Kubatis, pjesëmarrës në këtë aktivitet dhe kumtesa për letërsinë e prof. Nasho Jorgaqit, sjellin vlera cilësore e mbresëlënëse tek pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Mandej paraqitet libri ''Liria dhe buka'' e autorit Zaho Boga, duke e nderuar atë edhe me çmimin special të PEGASIT, çmim i cili iu dorëzua të birit të autorit, zotit Filip Boga. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare i kanë gatitur me kohë recitimet e tyre, të drejtuar nga mësuesja e tyre e letërsisë. Miqtë mrekullohen dhe e shprehin hapur kënaqësinë. Të gjithë pjesëmarrësit e kanë nga një fjalë falënderimi për kryetarin e komunës, për nxënësit e shkollës 9-vjeçare, por edhe për njerëzit e thjeshtë, që dinë të përshëndesin aq miqësisht dhe me buzëqeshje të dlirë në buzë. Vijon një kokteil miqësor, vizitë e miqve në zyrën e kryetarit të komunës, zotit Ylli Muho, dhurata simbolike për pjesëmarrësit dhe fotografi të shumta. Njerën prej tyre, dalë së bashku me dy poetët dhe njerëzit e mirë: Nebih Bunjaku (Kosovë) dhe Spiro Xhavara, e kam këtu mbi tryezën e punës. Janë kujtime të bukura nga ''Asim Zeneli'', tashmë i veshur me blerimin e stinës, ndërsa në sfond lartohen malet me dëborën e tyre të bardhë. Janë pamje piktoreske, shlodhëse, të pëlqyera veçanërisht nga poetët. Ndërsa Lugina e Drinos, aty pranë, ta rrëmben vështrimin deri aty ku syri humbet në horizontin e largët. Largohemi nga ky fshat, duke falënderuar përzemërsisht kryetarin e komunës, duke përshëndetur dhe duke na përshëndetur njerëzit që takojmë rrugës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:37 pm | |
| Në orën 17.00 është konferenca e shtypit në radiotelevizionin lokal, për t'ia lënë vendin fjalës së mirëseardhjes, mbajtur nga Zv/Presidenti i Pegasit, zoti Dino Çiço.
Dalëngadalë mjedisi ngrohet dhe bëhet më i këndshëm. Përshëndesin me radhë përfaqësuesi i Kosovës Reshat Sahitaj, i FYROM, Kalosh Çeliku, i Greqisë, zoti Dino Kubati, i Malit të Zi Mg. Anton Goj/aj, prof.Nehas Sopaj, e Bosnjë-Herzegovinës,Sejda Beganoviç.
Ja edhe një befasim tjetër. Poetja e njohur,Mimoza Ahmeti, përshëndet pjesëmarrësit ndryshe nga të tjerët. Me një këngë, të cilën e këndon ajo vetë. Me një zë të pastër, melodioz. Dhe duartrokitjet e dëgjuesve nuk janë të pakta. Në këtë mënyrë përshëndet edhe njëra nga poetet greke. Edhe për të duartrokitjet nuk mungojnë.
Simpoziumi Ndërkombëtar për Letërsinë, tashmë ka marrë rrugë.
Për të rifilluar ditën e nesërme, në lulishten e qytetit, në kendin e lojërave të pronarëve Sokol dhe Vasilika Baco.Gjith/ka është përgatitur qysh herët. Regjisori, artisti dhe poeti Osman Buzo dhe të tjerët janë ngritur herët dhe e kanë bërë gjithshka gati. Në një mjedis të kendshëm është ngritur ekspozita e librit .Dhe jo një ekspozitë dosido. E pasur, si të ishte ekspozitë e nivelit kombëtar. Me libra në shqip dhe në gjuhë të huaj.Të autorëve shqiptarë dhe atyre ballkanikë e më tej.
Ndërkohë që shkrimtarët dhe poetët kanë mbushur mjediset e lulishtes, kanë ardhur qysh herët edhe gazetarja e TV Gjirokastra,Yllka Ponde dhe kameramani Ylli Çapi. Edhe ata kanë filluar punën e tyre. Ky aktivitet paraqitet në vazhdimësi për shikuesit e TV dhe dëgjuesit e radios, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Sarandë dhe Tiranë. Dita e dytë e simpoziumit ka filluar me kumtesën ''Poezia e vlerës dhe e artit individual'' e zonjës Panajota Zalloni, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve ''KSASTERON'' dhe Drejtore e revistës letrare ''Qeleno''. Për të vijuar me kumtesën e poetit dhe studiuesit Anton Gojçaj ''Letërsia shqipe në Malin e Zi''. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Tropojës, Lulzim Logu, mban kumtesën:''Poezia si kumt i hershëm''. Dino Kubatis,President i Lidhjes së Shkrimtarëve ''Kafeneja e ideve''-Salaminë,mbajti kumtesën: ''Poezia postmoderne greke dhe lidhja e saj me poezinë moderne shqiptare''.Për t'ia lënë radhën poetit Petro Dudi, me përshëndetjen e tij aq të këndëshme dhe plot humor. Ishte një përshëndetje ndryshe, tepër e hijshme, e cila u pëlqye veçanërisht nga pjesëmarrësit. Fillojnë recitime poezish. Njëherësh edhe përkthimi i tyre. Poetët ia lënë vendin njëri-tjetrit pranë mikrofonit. Poezitë e tyre, recitohen para dëgjuesve me bukuri, me pathos.Ka prej të gjithë autorëve. Ka prej të të gjithë stileve dhe individualiteteve. Nuk ke e çfarë t'u thuash.Veçse të dehesh prej nektarit të tyre poetik.
Mjedisi është bërë i mrekullueshëm. Aqsa edhe dashamirës të letërsisë dhe të artit, të cilët e kanë dëgjuar aktivitetin e zhvilluar në mjedisin e hapur, nëpërmjet magnetofonëve, kanë ardhur si pa u kuptuar dhe kanë zënë vend midis pjesëmarrësve. Pjesmarrësit janë shtuar. Interesi për simpoziumin, gjithashtu.
Është koha për një pushim. Dhe ky pushim mund të jetë i veçantë dhe mbresëlënës, duke bërë një vizitë në Kështjellën e lashtë të Argjiros. Veçanërisht miqtë befasohen nga madhështia e kështjellës së njohur. Po jo vetëm nga madhështia e saj. Më tepër nga mikpritja e njerëzve. Kudo që ata shkojnë, ndjejnë përzemërsinë e banorëve vendas, përshëndetjen e tyre të ngrohtë e miqësore, nderimin e veçantë për poetët.Gjirokastra jeton këto ditë me këtë aktivitet kulturor.
- Na la mbresa admiruese Gjirokastra, njerëzit e saj, të cilët reflektojnë kulturë,'-thotë juristja greke, Eleni Kapnistis.
Ndërsa koha bën punën e vet, grupin e madh të poetëve nuk i ''shkul'' dot askush nga kështjella. Ata nuk ngopen së pari atë pamje të mrekullueshme,që të ofron për syrin kjo kështjellë. Lugina e Drinos,është një perlë bukurie. Kjo luginë i ka lënë mbresa të pashlyera për hijeshinë e saj edhe Bajronit,në udhëtimin e tij të njohur nga Tepelena në Janinë. Shkrepjet e aparatëve fotografikë, nuk kanë të mbaruar.Fotografi të panumërta ngjeshen pranë njëra - tjetrës nëpër aparatet e vegjël modernë.Dikush vazhdon të xhirojë njerëzit dhe mjedisin përreth. Më në fund është lënë pas edhe kështjella e lashtë, për të kaluar një drekë miqësore.
Edhe seanca e pasdites vazhdon me të njëjtin ritëm, me të njëjtin interes.Është Prof.Dr.Nehas Sopaj, krijuesi dhe studiuesi shqiptar i njohur në FYROM,ai që do të mbajë kumtesën interesante ''Poezia bashkëkohore''. Ja edhe i mirënjohuri Kalosh Çeliku, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të FYROM, me kumtesën:''Murrosja e mikes nën rrap dhe poetët që nuk ikin nga atdheu''.Pas tij është poetja greke Leta Kucohera, me kumtesën e saj: ''Gjuha poetike greke dhe postmodernizmi''. Pas tyre edhe poetja shqiptare Enrieta Sina. Lexohen kumtesat e Nadja Pop (Rumani), Patrich Sammuet,(Maltë), Flavia Lepre(Itali). Përsëri thyerje monotonie.Poetët kosovarë Reshat Sahitaj, Nebih Bunjaku dhe Hasije Selishta, recitojnë poezitë e tyre me një interpretin emocionues. Pastaj me radhë: bukuroshja boshnjake Sejda Beganoviç,poeti i ngrohtë deri dehje, lunxhioti i mirënjohur Spiro Xhavara,Osman Buzo, Iliaz Bobaj, Jorgos Petropullos, Dhimitër Miti, Leta Kucohera, Aleksandra Shabani, poetja përmetare Anila Mihali,Dino Çiço, Mimoza Ahmeti, Kalosh Çeliku, Enrieta Sina,Lulzim Logu, Gjon Neçaj, Sinan Vaka, Muharrem Kurti, Halil Haxhosaj, Tahir Bezhani etj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:38 pm | |
| 4 prilli e ka të gjithë bukurinë e një dite pranverore. Ajri është i pastër deri në dehje. Dita është e ngrohtë, e bukur, e larë me dritë. Pjesëmarrësit janë ngritur paksa me përtesë nga lodhja e ditës së mëparshme. Por e marrin veten shpejt. Përsëri udhëtim. Këtë herë aktiviteti është zhvendosur në Butrintin e lashtë. Në Butrintin magjik, tashmë të përfshirë në 100 monumentet më të rëndësishëm botërorë të lashtësisë dhe pasuri botërore,e mbrojtur nga UNESKO.Të gjithë e presin me interes të veçantë vizitën aty.
Është mëngjes. Syri i pastër i diellit sapo është mbështetur mbi supin e Malit të Lunxherisë.Lugina e Drinos ka hedhur një cipë të hollë tisi mjegullor,si një pikturë e bukur në flu. Fshatrat e Lunxhërisë kanë një bukuri të veçantë. -Ja Qestorati im me gjithë bukurinë e tij të pashoqe, -na thotë poeti Spiro Xhavara. Është i bukur vërtet, ai dhe fshatrat e tjerë të kësaj krahine, të njohur për hijeshinë e tyre dhe për njerëzit e nderuar, që kanë nxjerrë këto fshatra dhe që i kanë dhënë jo pak atyre dhe kombit tonë.Por nuk kalojnë veçse pak çaste, kur në krahun tonë të djathtë, na shfaqet fshati im, Lazarati i njohur në gjithë botën.
I madh sa një qytet, me vilat e tij të shumta, që zbresin deri në këmbët e Urës së Kordhocës.Tani është radha ime të krenohem me fshatlindjen time krenare. Por ndërsa unë dhe Spiroja krenohemi me fshatrat tanë të vendlindjes, në autobuz ka filluar kënga. Shqip, nga të gjitha krahinat e trojeve shqiptare. Greqisht,nga të gjitha krahinat greke. Autobuzi është kthyer në një mjedis hareje, gëzimi, miqësie.Ja edhe Sejda Beganoviç. Me këngën e saj edhe ajo. Me këngën e saj të bukur boshnjake. E shoqërojnë Kaloshi, Nehasi, Remziu.Vasil Zëra shpërthen me një këngë lunxhiote.
-Oh,ç'raki e fortë ! -thyejnë heshtjen poetët grekë, mjeku Aleksandros Serenes dhe Moskos Qefalias, pasi provojnë rakinë e fortë shqiptare, e pëlqyer veçanërisht prej tyre.
Po ku të lë Dino Çiçua me ato rromuzet e tij të këndëshme:
-Jemi tre Dino, -thotë ai. -Unë, domethënë Dino Çiçua,Dino Buzzati dhe Dino Kubati.
Me këngë e humor, por edhe duke kundruar natyrën tonë të bukur, rruga ka kaluar shpejt.Kemi kthesuar në qytetin e Sarandës, që rritet me ditë dhe kemi marrë rrugën e Butrintit. Mes bukurive të papërsëritshme natyrore. Por rruga për aty, megjithë kërkesat dhe turizmin e madh, ka mbetur ajo ekzistuesja. Ka ardhur koha që ajo të zgjerohet dhe të bëhet sipas standarteve turistike. Në fund të fundit është vet Butrinti ai, që ka filluar të sjellë të ardhura të ndjeshme nga turizmi. Është mirë që këto të investohen për rregullimin e rrugës, e cila është ndoshta, e vetmja gjë që ka mbetur më pas se të tjerat aty. Ajo është kthyer në një pengesë për turizmin në Butrint, ndërkohë që interesi për të po kalon çdo parashikim. Parku i Butrintit, prej 29 kilometrash katrorë, duke filluar nga Muri i Demës, të mrekullon me hijeshinë e tij natyrore. Bregdeti i Jonit, duket sikur është vënë në garë me Liqenin e Butrintit, (në lashtësi quhej Liqeni i Zanave ose i Pelodesit),se cili prej tyre do t'i shpërfaqë më mirë vizitorit hijeshinë e tij të rrallë. Rruga përdredhon e ikën shpejt dhe ja, kemi mbërritur në portat e Butrintit të lashtë.Të Butrintit magjik. Ata që nuk e kanë parë, habiten me madhështinë e tij, hutohen, dehen.Veçanërisht të huajt. Nuk gjejnë fjalë për të shprehur befasinë, kënaqësinë,vlerësimin.
-Kjo është një parajsë, një mrekulli, një ëndërr, -shprehen të huajt për të. Dhe pyesin për gjith/ka. Deri në detaje. Edhe për dy kështjellat e ngritura këtu nga Ali Pashë Tepelena. Edhe për zbulimet e periudhës romake ne fushën e Vrinës, (në lashtësi quhej fusha e Kestrinës). Është vështirë t'i mbledhësh vizitorët e grupit tonë. Ata janë ''arratisur'' nëpër bukuritë e Butrintit, duke harruar se duhet të mblidhemi përsëri si grup në amfiteatrin e tij të lashtë.
-Ku ishe ?- e pyetëm njerin prej tyre, i cili erdhi më vonë se të tjerët në shkallaret e amfiteatrit.
-Isha në lashtësi të këtij qyteti magjik,- na i ktheu ai duke buzëqeshur me nënkuptim.
-Mirëseerdhe nga lashtësia,-ia kthyem edhe ne me humor.
Të gjithë qeshëm dlirësisht.
Por është vënë displina e shfaqjes.Pjesëmarrësit janë ulur në shkallaret e gurta, këtë herë si shikues.Në skenë është ngjitur shkrimtari i njohur grek, Dino Kubatis. Së bashku me të edhe dy aktoret greke, Anastasia Komna dhe Evi Moskovaqi. Dino Kubatis i ka marrë masat me kohë për këtë ditë. Aktoret, gjithashtu. Interpretimi prej tyre i dy pjesëve të romanit ''Dashuri në Butrint'', të Dino Kubatit,shoqërohet me duartrokitje të gjata. Ndërsa i dëgjon duke interpretuar, e ndien veten sikur je larguar në kohë dhe ke mbërritur në lashtësi. Në atë kohë kur lulëzonte ky qytet i veçantë dhe skena e tij ziente nga shfaqjet. Në Butrint zhvilloheshin lojërat e njohura për gjithë shtetin e Epirit. Po edhe shfaqjet artistike, zinin një vend të veçantë në jetën e tij. Veç të tjerash, thonë se në këtë skenë, ku ne jemi për disa minuta spektatorë, janë luajtur edhe kryevepra botërore.
Shfaqja jonë e shkurtër ka përfunduar, për t'ua lënë vendin fotografive. Blicet nuk pushojnë për asnjë çast. Të duket sikur sikush nxiton të ngarkohet mesa më tepër fotografi prej këtij aktiviteti mbresëlënës, por edhe prej Butrintit magjik, për të patur sa më shumë kujtime. Kujtimet janë kujtesa e kohës.Për të mos e lënë një copëz kohe të ''vdesë'',njerëzit mbajnë të gjalla kujtimet e saj. Me të gjitha mënyrat. Koha e hedhur në kujtime,mbetet e ''gjallë'' përjetësisht.
E lëmë pas Butrintin, por jo mallin dhe nostalgjinë për të.
Në Sarandë na presin poetët e këtij qyteti, Bardhyl Maliqi dhe Dashamir Malo. Dreka në lokalet e buzëdetit është këndëshme, miqësore,si midis miqsh. Edhe deti është i qetë, i butë, si fytyrë fëmije. Dallgët e buta duket sikur i nanurisin nina-nana bregut të përgjumur.
Nisemi sërish për rrugë. Për në Tepelenë. Për të vizituar Kështjellën e këtij qyteti, historia e të cilit është e lidhur ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Po edhe me Xhorxh Gordon Bajronin, poetin e madh anglez dhe mikun e madh të shqiptarëve.
* * *
Por koha ka ikur pa u ndjerë. Dielli është fshehur prapa malit, për t'ia lënë vendin tisit të hollë të mbrëmjes. Ka filluar një vesë e hollë. Ndërkaq mbrëmja e qetë, po e zotëron gjithnjë e më mirë mjedisin përreth. Por ne nuk do të rrimë këtu. Na presin në qytetin e luleve, në Pëmet. Rrugës bisedojmë për mbresat e ditës, për mikpritjen shqiptare, për bukuritë e natyrës, për aktivitetin e ditës së nesërme në Përmet. Ndahemi me poetët tropojanë Gjon Neçaj dhe Lulzim Logu, të cilët,për arsye pune marrin rrugën e kthimit dhe vijojmë udhëtimin nëpër luginën e ngushtë të Vjosës për në Përmet. Në Këlcyrë,edhe pse është pakëz vonë, bëjmë ndalesën e zakonshme, për t'u takuar me mikun tim, poetin Xhafer Koro. Por këtë herë nuk mund ta takojmë, pasi ndodhet së bashku me të shoqen në SHBA, pranë familjes së vajzës së tij. Vazhdojmë rrugën nëpër mbrëmjen e butë të prillit .Mbërrijmë në Përmet, në atë qytet të bukur dhe të qetë. Nëpër lulishtet dhe oborret e tij, kanë filluar të çelin gonxhet.Por është vonë.Është koha për të pushuar.Të nesërmen kemi shumë punë.
* * * | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Tue Jul 14, 2009 10:38 pm | |
| Mëngjezi ka ardhur shpejt dhe dita është veçanërisht e bukur. Një ditë që i shkon për shtat natyrës përmetare. Vjosa rrjedh në shtratin e saj me të njëjtën muzikë dallgësh.
Kameramani dhe fotografi Sokol Meshini, ka filluar punën si përherë i pari .Seanca e mëngjezit ka filluar herët. Në të merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Edmond Komino dhe Kryetari i Komunës së Frashërit, kanë ardhur posaçërisht për të përshëndetur simpoziumin. Vlerësimi i tyre për veprën e krijuesve të PEGASIT e më gjerë, shpreh edhe nderimin për krijuesit.
Radha e kumtesave është ca e gjatë, por gjithsesi interesante. Pranë mikrofonit afrohen me radhë Joana dhe Aleksandro Serene, Moskos Qefalias, Kalosh Çeliku, Nehas Sopaj, Panajotis Rizopullos, Niko Tyto, (anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë), Leta Kucohera, Reshat Sahitaj, Agron Shele, Dino Kubatis, Nebih Bunjaku, Hasije Selishta.
Poetja dhe botuesja e njohur greke,Panajota Zalloni, paraqet dy antologjitë e saj: ''Në flakën e krijimit'' dhe librin në 13 gjuhë: ''Paqe...frikësohem''. Ndërsa poeti Lumo Kolleshi librin me poezi: ''Ne vijmë nga shekulli i njëzetë''.
Nxënësit e shkollës së mesme ''Sami Frashëri'',sjellin para pjesëmarrësve recitimet e tyre të bukura, të interpretuara plot pathos e hijeshi. Është vendi t'i falënderojmë këta nxënës të kudondodhur në aktivitetet kulturore, për ndihmesën e tyre të pakursyer. Nderim meriton edhe puna e mësuesit të tyre, poetit Lumo Kolleshi. Së bashku me nxënësit, vijojnë edhe recitimet e poetëve: Panajotis Kapnistis, Anila Mihali, Paskal Zoto, Dhimitër Miti, Kostas Baletas, Sinan Vaka, Aleksandra Shabani, Ligor Shyti, Sejda Beganoviç, Muharrm Kamani, Ethem Bundo, Dashamir Malo, Riza Dade, Eduard Ymeri, Ylli Hoxha, Janaq Jano,etj. Një det i tërë poezish. Por edhe përshëndetje dhe mendime që aktivitete të tillë mbresëlënës, të vazhdojnë të ndiqen nga të tjerë. Poeti grek, Panajotis Kapnistis, e ka edhe një falënderim të veçantë për mikpritjen vendase. Me fjalë zemre.Të tjerët, po ashtu. Reshat Sahitaj, Nebih Bunjaku, Kalosh Çeliku, Panajota Zalloni, Dino Kubatis...
Presidenti i Lidhjes PEGASI, mbyll me fjalë të ngrohta këtë aktivitet katërditor, duke i falënderuar përzemërsisht pjesëmarrësit.
Në aktivitete të tillë pakëz të ngjeshur, koha ikën më shpejt se zakonisht. Nuk mbetet veçse ndarja e diplomave, dreka dhe...ndarja.
Çdo ndarje ka përdëllimin e vet, por ajo ndërmjet poetëve është edhe më përdëlluese. Por është një ndarje e përkohëshme, pasi poetët janë përherë pranë njëri-tjetrit. I lidh magjia e të shkruarit. I lidh arti i fjalës. Me këtë ndjenjë përdëllimi ndahemi me poetët kosovarë, nga FYROM, Greqia, Mali i Zi, Bosnjë-Herzegovina. Po edhe me miqtë tanë poetë, që banojnë aty.Të gjithë konvergjojnë në një mendim të përbashkët: ky aktivitet, ishte më i miri ndër aktivitetet e zhvilluar vitet e fundit.
Të ngarkuar sërish me nektarin e poezive në shpirt dhe me çantat plot me libra, poetët marrin rrugën e kthimit Për të derdhur në librat e tyre të ardhshëm edhe nektarin poetik,që thithën këtu.
Së bashku me poetin grek Panajotis Kapnistis dhe të shoqen e tij, juristen Eleni Kapnistis, marrim rrugën e kthimit. Para katër ditësh nuk njiheshim, ndërsa tani udhëtojmë së bashku si miq të vjetër. Na duket sikur kemi vite që jemi njohur. Bisedojmë për gjith/ka. Jo pa humor. Miqtë e mi të rinj nuk gjejnë fjalë falënderimim për mikpritjen shqiptare. E ndjejnë veten shumë të nderuar nga kjo mikpritje. Ndërkaq unë ndjehem më i nderuar për këto fjalë që dëgjoj nga goja e tyre për popullin dhe vendin tim.
Me siguri, takimi ynë i ardhshëm nuk do të jetë i largët.
Gjirokastër- Sarandë -Tepelenë-Përmet, prill 2009. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:36 pm | |
| Me rastin e muajit te Letersise ne Gjirokaster dhe Permet mene datat 28 dhe 29 Tetor 2009, u zhvillua nje veprimtari e madhe e Lidhjes Internacionale "PEGASI" ALBANIA | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:37 pm | |
| LIDHJA INTERNACIONALE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE
“PEGASI” ALBANIA
PROGRAMI I VEPRIMTARISË LETRARE:
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të progresit”
(e shkruar në sallë në sfond)
Datë 28-29.10.2009
Gjirokastër, Përmet
Nga magnetofoni në fillesë të veprimtarisë kënga fituese e festivalit të Këngës viti 1996 “Kënga e Lotit” kënduar ne Elsa Lila, teksti Enrieta Sina
Ekspoze e librave të poetes, gazetës “Horoskopi” dhe revistave për fëmijë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:37 pm | |
| 1. Fjala hyrëse e veprimtarisë
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”
nga Kristaq F. Shabani, President I LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS
Të nderuar pjesëmarrës në këtë akt prezantues, në këtë spektakël krijues, në këtë spikatje dinamike dhe shpalosje profili të një nga krijueseve më me zë të vendit, shumëplanshes aktive në shumë fusha, ku toni dhe fjala e saj ka pasur peshë vijueshmërie! Jo pa qëllim, nën kuadrin e Muajit traditë të letërsisë, Tetorit, në traditën e vijuar tashmë për të kremtuar e ligjimituar veprimtari të larmitetit, organizohet sot në qytetin e kreaturës së bukur të çudisë, të inteligjencës, të arkitekturës befasuese, të ndjenjës të mendimit, Gjirokastrës, ky kontaktim ceremonial dhe bashkëbisedim krijues me poeten, shkrimtaren, publicisten, botuesen, personalitetin e shpallur jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit, në Kembrixh, zonjën Enrieta Sina. Është një nder i madh që na bëni që menduat së toku me ne të prezantojmë “aureolën” e krijimtarisë Suaj.
Ju urojmë mirëseardhjen në qytetin tonë, por gjithashtu shprehim edhe gëzimin, entuziazmin e të gjithë pegaistëve, të studiuesve, të gjithë të pasionuarve të librit, të publicistikës si dhe të veprimtarëve progresivë, të cilët nuk janë sot këtu, por ndjekin me shumë kujdes dhe admirim tashmë çdo veprimtari që organizojnë Lidhja e Krijuesve “PEGASI” dhe Lidhja Internacionale e Poetëve, Shkrimtarëve dhge Artistëve “PEGASI” ALBANIA, një fizionomi tashmë e plotuar e ecjes progresive të Letërsisë. Dhe kjo veprimtari vjen fill pas Simpoziumit Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009” një model për shumë organizma letrare në shuëm vende të Botës për trajtesën dhe përfundimet e reja në lidhje me Poezinë e sotme bashkëkohore, i cilësuar ky si një kontribut i madh në shkëmbimin universal të vlerave, në zgjerimin e lidhësisë midis poetëve si dhe i dhënies së mesazheve të paqes universale nëpërmjet veprimtarive madhore letrare, gjë që i hap rrugën një Kongresi letërsie Botëror në vitet e ardhshme.
E nderuara Enrieta! Ju keni në këtë sipërmarrje të madhe kontributin dhe vlerën tuaja, duke qenë edhe në drejtim të Lidhjes! Është detyra jonë që në kuadrin e pjesëmarrjes në disa Antologji letrare, ku marrin pjesë poetë nga shumë shtete, po kështu edhe të seksionimit dhe përfaqësimit në vitin 2010 në Edinburg të një paneli krijuesish me zë të Lidhjes sonë, në të cilin, shprehim besimin, se do të jeni edhe ju, përcaktim kjo që u bëhet veprave në anglisht nga Organizatorët, të shpallim sot fillimin e këtij prezantimi. Gjithashtu donim të evidentonim se në muajin Qershor në Bukuresht të Rumanisë u zhvillua një Kongres letrar i organizuar nga Lidhja e Krijuesve Rumunë, me pjesëmarrje të krijuesve nga Bota, po në muajin Korrik në Nikaragua u zhvillua Kongresi i Lidhjes Ndërkombëtare të Festivalit të Poetëve, në muajin gusht në Itali u zhvillua Kongresi i Poetëve Mesdhetarë, në muajin gusht në Selanik Greqi u zhvilluatakimi I të rinjve (poetëve dhe intelektualëve ) të rinj, në muajin Shtator ai për gjuhën Esperanto, muajin tetor kongresi i Poetëve indianë, po në muajin tetor më 23-24 në Sarandë, u zhvillua takimi i krijuesve jonianë me objekt “Trirema e poezisë joniane”në të cilën morën pjesë krijues nga Shqipëria, Macedonia, Greqia, Bosnjaë-Hercegovina dhe Kosova… , në disa prej këtyre evenimenteve morën pjesë direkt pegaistët shqiptarë.Ne jemi të kënaqur që sot midis nesh kemi Enrietën, këtë krijuese të talentuar, këtë zonjë të vërtetë, përfaqësuese dinjitoze e vlerave dhe tipareve më të larta të femrës shqiptare, këtë njeri eruditiv me vlera, këtë njeri të ndritshëm, që sakrifikon për progresin shoqëror dhe moral. Këtë gazetare profesioniste, e cila përdor gjithë arsenalin e saj për të futur koncepte të reja të mënyrës së jetesë, të prezantimit, të kocepteve të sotme moderne në fushën estete, të modelimit, të normave të veshjes, të qëndrimeve elastike ndaj fenomeneve jetësorë ndaj gëzimeve, hidhërimeve, të sjelljes, të etikës, të pjesëmarrjes në jetën shoqërore aktive, të jetesë dhe bashkëjetesës të hapjes së syrit, të përgatitjes për të patritura të këndshme dhe të pakëndshme, të reagimit, të shfafjes së bukurisë së prezences fizike të femrës, të konkurrimit, të dualitetit, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:38 pm | |
| të ngarkesave të roleve të dy gjinive realizatore të jetës e tjera., probleme këto të trajtuara edhe në gazetën gjithërimore dhe gjithëpërfshirëse simpatike nga të gjitha kahjet “HOROSKOPI”.
Më lejoni që në këtë prezantim tipik të sjell edhe përshendetjet e shumë presidentëve të lidhjeve simotra të Pegasit IWA (OHAJO SHBA) Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëetarë, Poetas del Mundo (Amerikë Latine), Ë.P.S (Lidhje Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Lidhjeve së Poetëve Rumunë, Maltezë, Maqedonas, Kosovarë, Brazilianë, Meksikanë, Mongolë, Indianë, Kinezë, “XASTERON” dhe “Kafeja e Ideve” Greqi, të Lidhjes së Poetëve Turq e tjerë, të cilët kanë përshëndetur dhe përshëndetin kontributin e Pegasit si dhe prezantimin e vlerave të çdo krijuesi dhe krijuese. Pegasi gjatë kësaj periudhe është organizuar sipas koncepteve të reja, duke kaluar në një në një programim dhe pjesëmarrje anëtarësie me kontribut talentor krijues, duke respektuar me falenderim gjithë aktivistët, të cilët dhanë kontribut në rritjen e tij dhe duke hapur rrugën për një konkurrim letrar të gjithkahshëm e duke u përfaqësuar denjësisht edhe në Antologji botërore në disa vende si në SHBA, Kinë, Greqi e tjera, duke zgjeruar përfaqësimin në vend dhe jashtë tij.
Duke paraqitur sot veprimtarinë e një krijuese të tillë, si Enrieta Sina, ne plotësojmë boshllëqet e krijuara dhe japim impulse të fuqishme për të vepruar në të ardhmen, për të realizuar obligimet e ndërmarra si dhe për të realizuar shkëmbimin universal të vlerave.
Duhet evidentuar se, vetëm gjatë kësaj periudhe prill – tetor 2009 janë ndërmarrë hapa të rëndësishme për prezantimin e kreaturës poetike dhe prozës së krijuesve me rreth 75 botime të reja, ku rreth 18 prej tyre janë përkthime në gjuhën shqipe dhe një kontribut të veçantë në këtë aspect ka dhënë Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë e drejtuar nga poetja e mirënjohur Mimoza Ahmeti. Prezantimi i këtij kontributi pegasian do të rezalizohet jo vetëm në Shqipëri (Tiranë e Gjirokastër), por edhe në Shkup, Tetovë (Macedoni), Podgoricë(Mal i Zi) Prishtinë e Gjakovë (Kosovë) edhe Athinë (Greqi) me gjithë poetët emigrantë shqiptarë, në ditët e para të Nëntorit, ku do të marrë pjesë në këto veprimtari edhe një grup poetësh pegasianë të afirmuar.
Shkrepja e kësaj veprimtarie të gjerë fillon pikërisht këtu në kryeqendrën pegasiane , Gjirokastrën e vlerave të mëdha të Letërsisë, Artit, Kulturës shqiptare.
Fillesë të mbarë këtij prezantimi dhe suksese të të trefishtë poetes, shkrimtares dhe publicists Enrieta Sina! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:38 pm | |
| Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…
Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
E nderuara Enrieta Sina!
Fokusimi apo qendërzimi i veprimtarisë Tuaj në këtë veprimtari me përmasë letrare, e pikërisht këtu në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, është një ogur i mirë, një nismë e bukur për të njohur portretin e njerëzve të kontributit në fushën e letrave dhe atë shoqërore e sociale, gjë që ka efektin e vet ndikues në zhvillimet progresiste të shoqërisë së sotme shqiptare, e cila ispiron me objektiv madhor “pranimin” e saj në ecurinë e përgjithme kualitative evropiane.
Figura juaj, si çdo figurë, është rritur në korsinë tuaj me një startim të veçantë intelektual aktiv. Ne përfaqësuesit e mendimit intelektual e akademik shqiptar, që edhe Gjirokastra i ka të shumtë dhe të kontributit aktiv, mendojmë se absolutisht duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale, e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë dhe natyrisht kërkohet një prezantim i veprimtarisë, paçka se prezantimi i veprimtarisë së krijuesve është i pranishëm dhe i shfaqur, do dhe apo s’do ndonjeri apo ndonjëra.
Vetëkuptohet që, në këtë ecje të shoqërisë një kontribut të veçantë japin njerëzit krijues: shkrimtarë, poetëv, publicistë, studiues, të mendimit kritik, estetë, psikologë, një elitë kjo e nevojshme, të cilën duhet që shoqëria ta “mbajë” në pëllëmbë të dorës, pasi ajo ka efekt ndriçues.
Ju , krahas krijimtarisë suaj në disa fusha keni dhënë dhe një kontribut në drejtim tw mendimit arsimor duke botuar libër të veçantë me këtë objekt. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit, në vitin 2005, keni botuar librin profesional “Shkolla një – praktika një plus”. Kjo duhet të evidentohet si një prurje nw mendimin pedagogjik shqiptar. Ky libër është parë ng anjë këndvështrim vetiak dhe duke buruar edhe nga përvoja juaj e gjatë arsimore dhe padyshim është një kontribut i çmuar.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:39 pm | |
|
NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE
2. Po kush është Enrieta Sina?
NJERIU I KEMBRIXHIT
KRIJUESJA E TALENTUAR
ANËTARJA E LIDHJES SË POETËVE BASHKËKOHORË TË GLOBIT W.P.S
ANËTARE E PRESIDENTES SË LIDHJES INTERNACIONALE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA
BOTUESE E GAZETËS EMËRMADHE TË NJOHUR “HOROSKOPI”
FEMRA E PROGRESIT DHE E NDRYSHIMIT
Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare
Për të njohur nga afër dhe për të shpalosur një tablo të jetës dhe të veprimtarisë së poetes, shkrimtares, gazetares dhe veprimtares aktive të shoqërisë së sotme shqiptare ENRIETA SINA organizohet kjo veprimtari prezantuese dhe njohëse në fushën e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe intensive krijimi.
Ju pa dyshim që emrin e saj e keni dëgjuar, pasi ajo është afër të gjithëve me veprimtarinë e saj intensive.
Po kush është Enrieta Sina?
Enrieta Sina, poete, shkrimtare, gazetare e lindur në qytetin e Vlorës, është një nga personalitetet e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë, kjo e fituar pas ndryshesës së madhe të ndodhur në Shqipëri me triumfin demokratik. Familja e saj në periudhën e sistemit të monizuar ka qenë e shënjestruar, duke ndërmarrë ndaj saj akte të tilla si sekuestrime prone dhe dyqane. Nga familja e saj kanë vuajtur e prangëzuar të afërt, për arsye të tentimeve kundër sistemit. Megjithëtë, Enrieta Sina, me karakteristikat dhe individualitetin e saj arriti shkollimin, duke përfunduar Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politiko - Juridike, dega gazetari, ndërsa e arsimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin eVlorës, gjimnazin “Ali Demi”. Etja për kulturim dhe dije e Enrietës realizoi atë që në vitin 1987 ajo ndoqi kualifikim pauniversitar.
Si rrjedhojë e këtij niveli ajo iu fut me shumë guxim artit të bukur të gazetarisë. Si rrjedhojë edhe e pasionit për këtë degë, gjë që e bëri me emër në Shqipëri duke qenë korrespodente e Radio Tiranës, gazetës “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, revistës “Shqiptarja e re” dhe “Nëntori”.
Në periudhën 1976 - 1991 ka ushtruar profesionin e gazetares në gazetën lokale “Jehona e Skraparit”, ku përgjigjej për sektorin ekonomik dhe të shendetësisë, ndërsa në vitin 1992 ,për pak muaj, ka punuar me gazetën “Shkëlqimi Islam”, ndërsa në vitet 1992-1997, redaktore dhe kryeredaktore e gazetës “Zgjimi”, organ i Degës së Partisë Demokratike Vlorë dhe e gazetës “Flamuri”, organ i Bashkisë Vlorë.
Në vitin 1997 botuese e gazetës “Opinion”dhe Presidente e Shoqërisë “Opinion”. Që nga viti 1992 e deri në ditët e sotme e vijueshmërisht” është botuese e gazetës “Horoskopi”, një gazetë e sukseshme në linjën e vet.
Duhet theksuar se poetja, shkrimtarja, gazetarja Enrieta Sina ka ushtruar profesionin e mësueses në vitn 1972 në fshatrat Kuç, Vranisht, Dukaj të rrethit të Vlorës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:39 pm | |
| Si një talent në fushën e gazetarisë dhe në atë letrare ajo është autore e mjaft shkrimeve, analizave në të gjitha zhanret e publicistikës, ku është nderuar me mjaft çmime të karakterit profesional, që dëshmojnë talentin dhe vlerësimin e dhënë për këtë fushë. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit ajo botoi librin profesional në vitin 2005 “Shkolla një – praktika një plus”. Në fushën letrare ajo është shquar në lëvrimin dhe botimin e dymbëdhjetë librave letrarë në fushën e poezisë dhe të prozës, duke lëvruar në këtë të fundit gjininë e novelës; po kështu ka lëvruar edhe romanin. Në poezi Enrieta Sina ka lëvruar lirikën dhe, madje, me mjaft sukses e duke u shquar midis krijuesve të tjerë në vend. Trajtesa apo përmbajtja e këtyre veprave është e larmishme, pasi edhe në novelat ka prekur ngjarje dhe fenomene të aspektik social -pedagogjik, duke evidentuar probleme të rëndësishme të jetës dhe duke dhënë mesazhe dhe zgjidhje evidente, hapëse të rrugës së ndryshesës dhe rritjes së personalitetit, të botës nga e cila i përket, duke evidentuar procese të thella të jetës njerëzore dhe dhënie të mesazheve për progres.
Duke shfaqur talentin në plane të ndryshme jetësore dhe të artit, ajo ka kontribuar gjerësisht dhe është shfaqur shumë konkurruese edhe në fushën e muzikës si autore tekstesh, ku përmblidhen mbi dyzet tekste këngësh të muzikës së lehtë, këngë këto për të rritur dhe fëmijë. Këto këngë janë paraqitur në konkurrime në festivale të ndryshme, ku edhe është vlerësuar edhe me çmime të parë dhe të dytë. Ajo është redaktore e dhjetra librave në fushën letrare (poezi, prozë) të krijuesve të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është gjithashtu redaktore e librit kushtuar Prof. Dr. Isuf Luzaj “Larg mureve të harresës”, personalitet ky i madh në fushën e letrave dhe të ideve progresiste. Krahas kësaj, Enrieta Sina ka kontribuar duke qenë anëtare e PD që nga viti 1992, aktiviste e saj; ka marrë pjesë po aktive në drejtimin e Kryqit të Kuq të Vlorës për rreth 10 vjet rresht, kryetare e Shqoatës “Fan Noli” për Vlorën për rreth 10 vjet si dhe NçKryetare e Shoqërisë “Gruaja vlonjate dhe progresi” për pesë vjet, presidente shoqërisë “OPINION” për dhjetë vjet. Po kështu ajo ka qenë nga viti 2000-2005 kryetare e Shoqatës së Krijuesve “Petro Marko “ Vlorë, duke dhënë kontribut në letërsinë e mendimit demokratik dhe në rritjen e forcës së mendimit të lirë.
Ajo ka qenë gjithmonë e vlerësuar në veprimtarinë e saj krijuese duke pasur një bilanc të pasur vlerësues: Në vitin 1995 ka marrë çmim të parë për tekst kënge në Festivalin e Muzikës së lehtë në Vlorë, ndërsa në vitin 1996 Çmimin e parë në Festivalin Kombëtar në RTSH me tekstin e këngës “Pyes lotin”, kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila.
Në vitin 1997 zë vend në edicionin e 16 të shekullit të 20 në Kembrixh, ndër njerëzit më të shquar të letrave, propozuar nga Profesor Dr. Isuf Luzaj, ndërsa në vitin 1998 është shpallur si një prej 15 njerëzve më të shquar të qytetit të Vlorës.
Enrieta Sina detyrimisht do t’u bashkohej krijuesve aktivë dhe progresistë duke luftuar në lajtmotivin “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”. Ajo që nga viti 2007 është anëtare dhe një nga kryesueset e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania dhe prej vitit 2008 është anëtare e Predidencës së Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, duke mbajtur një nga detyrat më të larta në këtë Presidencë si anëtare e Presidencës . Po kështu, falë nivelit të saj krijues, në prill të vitit 2008 pranohet anëtare e Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Ë.P.S. Merr pjesë me kumtim analitik për lirikën në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009”, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin intesiv të programit të këtij Simpoziumi si dhe propogandimin e tij në Median e Shkruar dhe elektronike. Ka dhënë kontribut në publikimin e poezisë dhe prozës shiptare në fushën lirike në gazetën emërmadhe të përjavëshme që drejtohet dhe botohet prej saj, duke botuar zërat më të avancuar të lirikës dhe poetikës shqiptare, duke realizur edhe shkëmbimin universal të vlerave.
Enrieta Sina është një shkrimtare, e cila ka një zell për t’u admiruar e sidomos për temat, që prek me individualitet; është një poete mjaft e suksesshme, sidomos në fushën lirike duke u ndriçuar jetën lirike të rinjve; është një gazetare profesioniste me mjaft vlera tipike, reale dhe shëmbëlltyrë për gazetarët e sotëm të rinj, të cilët kanë çfarë të përfitojnë nga eruditizmi i saj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:40 pm | |
| Në prill të këtij vitit ajo, në Simpoziumin Ndërkombëtar, u nderuar midis 135 poetëve nga vendi dhe nga bota me Çmimin e parë në fushën e poezisë lirike, një Çmim plotësisht i merituar.
Ne krenohemi që sot kemi midis nesh këtë krijuese të zhdërvjelltë, të shquar në disa fusha të letërsisë e të artit, këtë personalitet të ecurisë dhe të progresit, këtë pasqyrim të formatit sesi duhet të jetë femra e veprimuar e jetës së sotme shqiptare, e cila kërkon zhvillim progreësist, me pjesëmarrje aktive në trajta dhe sfera shumëplanshe.
Duke qenë midis nesh ne do të mundësojmë sot, në këtë prezantim, në qytetin e Gjirokastrës, se cili është realisht kontributi i shkrimtares dhe vetë prezanca e saj do të shtojë realitetin dhe bukurinë e kësaj dite. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:41 pm | |
|
Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj
Ndjenjë mashkullore : Novelë / Enrieta Sina
Një grua flet për seks : novelë / Enrieta Sina
Molla e dasmës : novelë / Enrieta Sina
Poezi / Enrieta Sina
Dy gjysma, çudi! : lirika / Enrieta Sina; Enton Zykaj
E brishta kryeneçe : poezi / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina
Katedralja e Shkodrës : publiografi / Deni Muri; Enrieta Sina
Keqkuptimi : prozë / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina
“Unë, ti, deti” : poezi / Enrieta Sina; Myrteza Mara
Shkolla një, praktika një plus / Enrieta Sina; Enver Memisha (Lepenica)
Belita : prozë / Eqrem Canaj; Enrieta Sina
Natë e thyer : novelë / Enrieta Sina; Enton Zykaj
Lot në vjeshtë : novelë / Enrieta Sina
Mëngjesi i fundit në Igalo : tregime / Niko Gjoni; Enrieta Sina
Kur ta gjej një gur sterralli?!; Koha e ikur; I dua sytë e tu / Enrieta Sina
Kisha harruar... / Enrieta Sina
Mesazh / Enrieta Sina
Një copë gazete... / Enrieta Sina
Për Vlorën, do të harronim veten dhe do të kujtonim emrin e saj... / Enrieta Sina
Qytetit tim ç Enrieta Sina
Perde që nuk e vesh dot mallin / Enrieta Sina
Engjëlli i dashurisë / Enrieta Sina
Shi ndjenjash / Enrieta Sina
Një ditë tjetër... :Novelë / Enrieta Sina
"Jeta e vështirë ngacmon krijimtarinë" :Intervistë me botuesen e gazetës "Horoskopi" Enrieta Sina [Librat "Ndjenjë mashkullore" dhe "Një grua flet për seks" / Enrieta Sina
Hija / Enrieta Sina
Drita ime / Enrieta Sina
Bota e njeriut të madh është e pakufi / Enrieta Sina; Zenepe Luka
Kontrasti PD - PS, avantazh i madh i opozitës : [platformat politike / Enrieta Sina
Rrëndesë...; Si në përrallë; Zemër nëne : [poezi] / Enrieta Sina
Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina
Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:41 pm | |
| 1. Fjala hyrëse e veprimtarisë
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”
nga Kristaq F. Shabani, President i LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS
2. Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…
Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE
3. Po kush është Enrieta Sina?
Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare
4. Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj
Kumtime:
1. Shpirti lirik dhe shpërthimi ndjenjësor në poezinë e poetes lirike të suksesshme”
Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”
Katedra e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”
(Interpretatim nga vëllimi poetik: “Minuti i thyer.” “Unë, ti dhe deti”
Drini Hila, actor, Elton Zykaj anglisht
2. Një këndvështrim për prozën e Enrieta Sinës (fokusohen novelat “Natë e thyer” dhe “Lot në vjeshtë”
Dino Çiço, poet, shkrimtar, fabulist, N/President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA
Pazazhe nga novelat (interpretatim skenik) Drini Hila, aktor
3. “ Muzika dhe poezia” shkruar nga Xhelal Angoni
4. Intervistë me poeten, shkrimtaren dhe gazetaren Enrieta Sina
Interviston: Astrit Reçka, publicist
5. Fjala e auditorit: Mbresa dhe mendime
6. Fjala përshëndetëse e autores, autografe nga autorja, Çmime, titullime, diploma
7. Fjala përmbyllëse e veprimtarisë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:42 pm | |
| “Minuti i thyer” Poetja e lirikës
Botim i vitit 1998 Shtëpia Botuese”Marin Barleti”
Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”
Përgatitur nga katedra e studimit kritik të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania
U mbush një dekadë, kur vëllimi poetik me trajtesë lirike “Minuti i thyer” i poetes Enrieta Sina ka dalë në qarkullim, por edhe shumë kohë ai kaloi në peripeci të shumta brumimi në dekada rritjeje e gjetje, risi, duke sjellë frymëmarrjen dhe duke shpërndarë aromatishëm frymënxjerrjen lirike e duke trazuar këndshëm dhe intelektualisht me fjalësin e mbartur zemrat dhe shpirtrat njerëzore në përgjithësi dhe ato të gjinisë femërore në veçanti. Thurjet lirike, kthesat e kundërkthesat, prezenca e ndjenjës që lëkund zemra, e ndjenjës së fuqishme që lidh e rilidh, vrapime në puthërime dhe ndezje shpirti, kuadratura e botës me kontradiktat e saj dhe në këngëzim, dhimbje dhe lotësi, puthje dhe mall, mosnjohje të dashurisë së fortë, të qëndrueshme, kalimi tranzit në zemër, duke përdorur sajesa mendimore dhe veprime çasti…
Si mund i dashuruari shpirtërisht, jo vetëm fytyrësisht, të rrijë një ditë pa atë që do… Goditja e veprimeve mburrëse si dhe e lakimit të emrit, gjë që ndodh shpesh dhe rëndomësisht në jetën e përditshme me hipokrizi kryefjalë dhe me mosbesim tek e vërteta ndesh te ky vëllim me lidhësi idesh… Shpesh herë në këtë vëllim ndesh edhe në pyetwsi erotike, të cilat duhet të shpjegojnë diçka të pashpjeguar, pyetje që burojnë nga logjizmi jetësor: “Është pra e vërtetë që ti je Wngjëlli im?” Ndjenja vihet në balancë mosbesimi dhe lëshohen pyetjet që marrin përegjigje vetëm në rreshtimin e tyre…, nxjerrja, pra, në pah të një shqetësimi prezent dhe pyetja e fundit në një retorizëm mosbesues, por edhe shpresues: “Është pra e vërtetë, duhemi pa zë?…”
Eturi dhe furri puthërimi, simbolizim i jetës së pistilit, jeta e petales, kombinimi me lotët e Pendesës.
“Në sytë e mi është hedhur lot, në lot e di që je veç tij…” është thënie e përlotur e femrës , e cila përjeton çaste të kthesës dhe të përditshmërisë së ndarjes jo dinamike, por me një lëshim të harresës, për një humbje të acaruar, për një dorëzim tw pakusht.
Radiografikimi i vetes nëpërmjet fjalës apo simbolit lirik është domethënës. Ja një radiografi apo skanim i tij mbresëlënës që nuk duhet të kalojë pa vëmendje. “ Brenda vetes rritet si fëmija fjala e zemrës, brenda vetes rritet si lulja fjala e shpirtit…/.Precipitimi me figure, por të tonit të mesëm në figurim, për një kuptim më të dritësuar nga pasionantët e lirikës. Dhe ti qëndron si pishë e largët,/ kërkon një fjalë si farë gruri…/ Kjo është simbolizim për rrugën e fatit. Edhe dështimi i ndjenwjs rritet përmes diagramave të lartësimit dhe të ftohjes së ndjenjës, që shpesh herë po e kalon cakun e dobësisë, apo prezenca e lajkosjes që bëjnë djemtë ndaj çupërlinave: “E vallë ç’më duhet mua lajka!/ Se paskam sy e flokë magjikë, /kur nuk gjej sot vetëm dy flatra/ Që ty të të mbaj të them, mos ik!
Apelimi poetik që, mbi gjithçka, qëndron sekreti i lidhjes, sinqeriteti dashuror dhe jo thurrjet që kanë kallëzues pasurinë dhe makinën, kur kjo buron nga varfëria mendimore, e paniveluar. Poetja lirike, Sina, e karakterizon kohën dhe lëvrimin e dashurisë në të, si një lëvizje akrepash të sinqertë dhe dimensionalë, që lëvizin në fushën e orës së kohës me ritëm të njëjtë…
Ashtu sikundër dhe lirikët e liriket e tjerë, Enrieta i këndon sinqeritetit dashuror, përflet dhe stopon mashtrimin e dikujt, praninë e jo njerëzisë, që kërkohet, mos faljen e dashurisë, nga vetë natyra NJERËZORI FAL DASHURI, NË MOS PAK… A EKZISTOJNË SOT NË SHUMICË KËTA NJERËZORË?!
Shndërrimi i poetes në stinë, lot, ndjenjë, puthërim, padurimwsi, mosbesim, gjethe e gjelbër dhe e zverdhur, në sy të dëshiruar e të dashuruar, në mesazh, në det loti, në dehje për atë në shi ndjenjësimi, hapësirë, ku interpretohen rolet dinamikë të dy gjinive.
Prekje e temës madhore që prodhon lirikën si tema e atdheut, e nënës, e vendlindjes, e trashëgimtarëve. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:42 pm | |
| Për emrin Shqipëri nuk fal askënd, apo për emrin Vlorë, … Në këtë vëllim Enrieta lëshon këngë sirenash që kërkojnë dëgjim dhe vëmendje.
2. Prezencë figurimi dhe idesh që nxisin dhe krijojnë prakticitet dashuror dhe rritin inteligjencën dashurore, influencojnë në regjistrin dashuror dhe në zgjerimin e hapësirës së tij. Një përsiatje e guximshme në këtë vëllim.
*Vala më puth vargun e bulëzuar;/ mbajnë ende artësinë e ilirëve dhe antikitetin e ilirëve (Kënga dhe Ninullat)… Dhe largon nga flokët e artë, vellon e vjetër, e mbledh, e bën grusht po s’i jep emër tjetër (Vlorës), (një pasqyrim i autoktonitetit). *Një këndvështrim i tultë, masë e tultë, që kërkoja kokën… e vdekur pa trup. Ti je tek unë shpirt, unë jam tek ty erë… /Dhe grimca akulli nuk mbete gjatë, me ujin që derdhet rrëkesë. Dhimbja e jetës sime shkoi në buzën tënde…
Syri i kaltër mësuar me konturet e jetës: për një breg të virgjër sonte… Ik ti nga unë me gjuhë tym të zi…
Pse hesht, o gur i zemrës vrarë dhe copëz jete, përse merr?! Kush qeshjen ta bëri si ar? Kush flokëve u hodhi flori? (përsëritja e simbolizimit me një epitet dykahësh, por një ngjyrësh).
Mbi puthjen e parë, u ul e dyta, çudi,/ u tretën mbi buzë, pa zhurmë, në qetësi,/ u tretën lehtë puthjet dhe fjala dashuri…
Ekzistenca e ftohtësirës së ftohtë shprehet: “ Një shtresë poezish kanë ngrirë në stalaktite…/ Është rinia e djegur që zgjon diku një zemër…/ Enigma e shpirtit është rikthimi i frymës së rilindur. Enigma dhe unë dy gjymtyrrë të thyer të një shprese.
Shpresimi i jetës dhe përbetimi femëror jepet me përdorimin e elementit biskues: Vetëm për ty do të jepja bisqet e shpresës…
Ike si yll natës vjedhur… Dy ditë heshtje (Përtej një hapësirë me re gri, ti qëndron me ndjenjën e vetes mërguar…/ Ti qëndron me emrin anonim të moshës….Dy ditë heshtje që kërkojnë një hapësirë të pastër.
Interesante dhe me një trajtesë origjinale jepet nata.
Krahasimet për natën: Nata nxihet, kur e pret gjatë,/ Nata zbardhet kur kohën ia di/ Nata me të nesërmen që pres…/
E vesh fjalën e ëndrrës me pëshpëritje,/e pres në mes zërash zërin tënd të dëgjoj (Ëndërr pa jetë).
Dhe ndjenjën zog të kapur/ U hap kanata , krejt papritur Kanarina fluturoi… /Një emër mbjell në zemrën time./Ajo hiqte zvarrë fustanin e bardhë, ti hidhje gjithë zemrën aty…
Një ditë do të vish me bastun të artë/ Do shohësh si ndjenja mashtron. (Çasti i larguar)
Është emri, jo!/ Është puthja, jo!/ Është syri, jo!/ Është vdekja , PO! Asgjë nuk ndodhi (Simboli i ndjenjës).
Ankthi i mostakimit dhe i ankthit për ndonjë kthim të beftë./Me shkop të artë errësirën e largoj dhe ndjej në shpirt të paqmen sinfoni.
Lakimi i emrit në përzjerje dashurore: Të mbaj dhe unë lakuar ty diku,/ ku një pjese jete,/ e di e kam aty…
Çast hipokrit, i them sot ik…( Hipokrizia) . Mos ma sill ti vdekjen me fytyrë ëngjëlli. Vdekja jote
Askush s’më pa se isha sykaltër,/ që kisha dy buzë si qershi,/ shikimi mbetej tej malit të largët,/ ku presim të gjejmë një fron të ri. (Miopizmi) Unë ulur pres një yll në faqe….
Është emri yt i pjalmëzuar/ Kujdes! Po ndiej pranverë. /Në se diku po hap dritare,/Ty yllin po ta sjell…
Puthja e trajtuar si një e mirë e domosdoshme dhe ndjenjësore, malli. Më puth që ëndrrat të kenë sy,/ më puth që vdekjen ta ndjek shpejt.
Pasthirrmimet vetiake shpërthyese nw regjistrin poetik : Hej ti…, oh, jeta ime, ah, uh. Bobo. O bobo, o bubu…
Edhe Enrieta ka idolët e saj të lirikës e midis tyre , Sergej Eseninin…, ndaj edhe këndon për të: “ I hedh kaçurrelat mbi lulet e majit,/ e hedh zemrin time në zjarrin prush,/ po lulet seç mblidhen thjesht prej fajita/ E prushi seç shuhet në atë të mjerë gëmushë…
Natyrisht vëllimit po t’i rikthehesh të ngjason me një arkitekturë,që kërkon ripenelatëzim në ndonjë pjesë të tij, “qërime“ të fjalëve të thjeshta, zëvendësim të tyre me simbolizime më të ndritshme në ndonjë pakicë rastesh, në ndonjë përsëritje të bërë me qëllim përforcimi, të një krasitje më të pjekur të ndonjë vargu, të thënë më të simbolizuar dhe më të figuruar, të një kompozicioni më të motivuar si dhe të një paraqitje më dinamike të koperturës e tjera, të cilat asqë e ulin nivelin e paraqitjes dhe të brendësisë së librit, duke marrë parasysh gjithë këtë decade ndryshese dhe zhvillimi… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:43 pm | |
|
MUZIKA – FJALA POETIKE – HIMN I PAVDEKSHËM PËR JETËN
nga Xhelal Angoni, Jorgo Roze, kompozitor
kumtim
Muzika është një nga artet quadrivium ( artet liberale), mënyrë supreme e edukimit qysh në traditën platoniane dhe augustiniane. Muzika është veprimtari intelektuale. “ Ajo është një nga mençuritë tona themelore” – thotë HARUERD GARDNER. Muzika bëhet për t’u kënduar, për t’u ekzekutuar me instrumente.
Përse duhet muzika? Arti muzikor i ndihmon njerëzit të punojnë. Në mënyrë sinkretike ajo ngërthehet me veprimtarinë prodhuese e intelektuale të njeriut. Duke qenë art, dëfren njerëzit në jetën e përditshme apo edhe në evenimentet e gëzimeve të jetës. Muzika ka efekte të mëdha mobilizimi e frymëzimi në jetën shoqërore, prej nga del dhe karakteri i saj edukativ. Tingujt e magjishëm e të ëmbël të muzikës arrijnë deri aty sa sfidojnë medikamentet e barnat e recetave të mjekëve edhe më të shquar. Muzika zbut, lehtëson, fashit e largon edhe dhimbjet më të forta. Lavdi Zotit, muzika shpesh sfidon vdekjen! Ajo zgjat jetën. Njerëz, dëgjoni sa më shumë muzikë, qoftë ajo popullore dhe klasike. Është e pamundur të dëgjosh muzikë, të merresh me muzikë, të rrëmbehesh nga muzika, nga tingujt e gëzuar e të hareshëm të një valleje, të krijosh muzikë, ta duash atë e të bësh keq. Muzika “gdhend” e zbut edhe shpirtin e një krimineli. Muzika e Bahut të madh parandalon rënien e flokëve, teksa e dëgjon. Muzika bravurë e burleske e veprave të PLOKSARTIT e SHTRAUSIT largon stresin, pagjumësinë. Dëgjimi i veprave muzikore të titanit Bethoven arrin deri aty sa lehtëson çlirimin e hormoneve në trupin e njeriut kundër plakjes. Shpesh njeriu ka kërkuar të krijojë ura mes arteve e mjeteve shprehëse. Popujt e Lindjes së Largme, atje ku besohet Budizmi, në poezitë e tyre, në figurat stlilistikore brenda tyre kërkojnë dhe gëzohen të gjejnë harmoninë e zanoreve. Me Guido d’Arecon muzika u bë shenja më e vjetër e shkruar e komunikimit masiv të saj. Sa më shumë simbole, apostrofa, personifikime, epitete të mbartë poezia, aq më shumë ajo fiton ëmbëlsi, harmoni; vargjet fitojnë muzikalitet – muzikë, pikërisht këtu letërsia i afrohet muzikës. Zanoret (që gjuha jonë amtare i ka po aq sa edhe notat muzikore, po aq sa janë edhe hiret e shpirtit të shenjtë sipas kanonizmit kristian. Si te poetët dhe te kompozitorët romantikë u arrit një unitet i përsosur i formës me idenë, kombinuan muzikalitetin e brendshëm të fjalës duke arritur të përçonin mesazhe të qarta. Kur fjala, poezia lidhet me muzikën, ajo e shpjegon atë me përmbajtjen e saj të përcaktuar, fjala e kufizon muzikën gjë që krijon vështirësi në muzikimin e poezisë. Ashtu si në një muzeum edhe fjala është ciceron i muzikës sidomos kjo në gjinitë e mëdha të muzikës vokale. Po kaq i fuqishëm është edhe muzikaliteti i vargjeve, ca më tepër kur prej tij buron rimë, ritëm, harmoni. Kjo gjë duket në poezitë e Gëtes, Hajnes, Lorkës, Pushkinit e Turgenievit, të cilët qenë kolosë të shquar të fjalës poetike, por edhe muzikantë të mëdhenj të fjalës. Ja ç’shkruan Poradeci ynë i shquar : “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror dhe tonin shpirtëror e bën dridhma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore”.
Muzika e ndërthurur me një tekst a poezi të bukur ca më shumë ka magjinë e saj që të merr me vete dhe të fton në orbitën e saj, kështu ajo hyn në skutat e shpirtit dhe çdokush bëhet satelit apo pre i saj. Jeta kalon. Vitet zënë vend në trungun e drurëve që motohen. Mbarë bota e formave vjetërohet e përtërihet. Vetëm muzika s’ka moshë, s’njeh pleqëri. Ajo është e pavdekshme. Muzika është det i brendshëm, thellësia e shpirtit. Në sajë të saj arratisen si kope resh ditët përvëluese e me ngrica, ditët e dhimbshme që i dëbon shqetësimi. Ndërsa … muzika nuk njeh fund. Ajo “jeton” jashtë e brenda botës. Muzika është botë më vete. Muzikë, ti je mike e pandarë, drita jote hënore është e ëmbël e njerëzit rendin drejt teje dhe thithin në gjoksin tënd erën joshëse të qumështit të ëndrrës! Muzika është përtej së keqes. Ajo është tej, përtej së mirës, së bukurës, së madhërishmes. Kush ngre folenë tek ti rron jashtë telasheve të kohës. Muzika të bën të qetë, të fortë, të fal lumturi, largon trishtimin, të bën ëndërrues, të bën me krahë, të deh, të jep shëndet, të gëzon, të zgjat jetën. Vjen një ditë dhe… jeta e njeriut këputet, por arti i madh e i bukur, arti sublim i muzikës vazhdon të rrojë. Muzika veç lind, rritet e zhvillohet. Lum kush e dashuron e i përkushtohet asaj.
Është nevojshmeri që në kushtet e një lëvizje të tillë dhe kulmi të tillë të sinkronizohet poezia (teksti) me muzikën , pasi falë lirshmërisë së të krijuarit, tashmë, flasim për Shqipërinë, por nuk përjashtojmë edhe vendet afër nesh, që tekste poetike mund të bëjë kushdo, veçse të shtrijë ca shtresa vargëzimesh, të cilat s’thonë asnjë dhe korrja poetike edhe muzika janë të vlagëta, pa sensi e nevojshëm. Kanë dalë në arenë vjershërimi shumë poetë të talentuar, ndaj kërkohet një bashkëpunim i zellshëm, i kërkuar, me gjetje, fantazi, plot imazh për të paraqitur vepra muzikore të lartësuara.
Jo pa qëllim trajtuam këtë kumt për muzikën dhe lidhësinë me poetikën nga fakti që poetja Enrieta Sina në krijimtarinë e saj poetike ka realizuar një bashkëpunim të frytshëm me muzikën , për rreth 40 tekste kënge të krijuara prej saj në veprimtari të ndryshme muzikore, por kulmi i saj arriti me tekstin “Pyes lotin’’ kompozuar nga kompozitori Valentin Veizi dhe kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila në Festivalin e këngës në Radio Televizion në vitin 1996, këngë kjo e cila fitoi Çmimin e parë
në këtë festival. Për të arritur në këtë lartësi duhet një kombinacion harmonik midis forcës poetike të poetit, melodisë së kompozitorit dhe interpretimit virtuoz të këngëtarit (këngëtares). Dhe një harmonizimi tillë u shpreh pikërisht tek kjo këngë e prezantuar. Enrieta me këtë tekst tregoi vlerat e saj poetike, ndjenjëzimin, përcjelljen e mesazhit dinamik dhe paraqitjen e reales.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:44 pm | |
|
INTERVISTË ME ENRIETA SINËN
Pjesa e parë
Zonja Enrieta, keni kaq vjet që merreni aktivisht me krijimtari në gjini të ndryshme, publicistikë, botime të gazetës dhe revista letrare për fëmijë si dhe me veprimtari shoqërore. Një veprimtari e gjerë, plot nerv, kërkim, lodhje. Për të arritur që pjesëmarrësit në këtë auditor të realizojnë një njohje sa më konkrete për ju do të dëshiroja t’ju drejtoja disa pyetje. Duke bërë një kontrast me të kaluarën shkurtimisht do të doja t’i përgjigjeshit pyetjes:
1. Çfarë vini re në atë që rrejdh, pas ndryshimit të konceptit dhe fushat ku ju protagonistoni? E kam fjalën për lëvizjet poetike, për prozën , median e shkruar dhe atë vizive…
2. Si mund ta përkufizoni lirikën tuaj: Lirikë e shpirtit tuaj apo lirikë e vjelur nga protagoniste të tjera dhe e brujtur në magjen e kreaturës suaj?
3. Sa ndikon në poezinë tuaj çasti, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trëndafili, mos mbajtja e fjalës, tradhtia?
4. Proza është bashëkudhëtare e përhershme juaj, a ka ndonjë “marrëdhënie kontraktuale” me poezinë.
5. Ju jeni një femër që, herë pas here tentoni me sukses, jo vetëm në krijimtari poezi, prozë, por edhe në gazetën që ju drejtoni dhe botoni, të zbuloni anë të pazbuluara të femrës, por edhe të mashkullit. Gazeta “Horoskopi” është një gazetë ndjenje, mësimi, kurioziteti, provuese e inteligjencës, e dëshiruar dhe e lexuar edhe këtu në Gjirokastër. Nga analiza që i keni bërë këtij fakti të çmuar, ku e bazoni suksesin e saj ?
Pjesa e dytë
Pyetje në lëmin e këngës
1. A mund të na thoni sesi u zbulua që ju kishit një krijimtari me trajtesë të veçantë?
2. A mund të sillni ndërmend tekstin e këngës së parë që keni shkruar?
3. Teksti i këngës "Pyes lotin" kënduar nga Elsa Lila, cilësohet e përkufizohet si një tekst i goditur.
4. Dy anët e medaljes: “Një kritikë, një meritë për tekstet që shkruhen sot dhe këngët, të cilat konkurrojnë në Festivalet e Këngës, “Kënga magjike” , “Top Fest” e tjera. Cili është mendimi i Enrieta Sinës për këtë çështje?
Pyetje të veçanta
1. Udhëtimi juaj gazetaresk
2. Cili shkrimtar ju tërheq më shumë?
3. Cila ka qenë dita më e bukur që mbani mënd deri tani?
4. Hobi juaj?
5. Cila është ngjyra që ju pëlqen, kë veti dhe cilësi dhe virtyt çmoni te njerëzit?
6. Cili është idoli juaj në letërsi, në gazetari dhe në muzikë?
7. Ç’pjesë të jetës suaj zë Familja, Shoqëria? Diçka për familjen tuaj.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Thu Oct 29, 2009 11:44 pm | |
| Enrieta Sina
I broke the seven mirrors
In seven days I lived with my feeling for you
I had to break the seven mirrors to pieces
Because they were making me look ugly
The beauty was taken by you and left underground in the darkness
There you were finding your maturity
While I was feeding your maturity tree
Searching for my light...
To my children
If I have gathered the dream forgoten years ago
It wakes me up and hunts only the voices that offer tranquility
If I could not reach the white mountain top
There are thousands of ideas resting within you
If I happen to wake up with swallen and dried up eyes from tears
It is because the night for me brings just that longing for you
If one day I happen to depart this life
The eyes of my soul in the threads of your hearts will remain....
You do not know
My fingers becave cold reaching for your jacket
Up to your hair with profume
You stared me differently as if a black cloud was over me
My heart wanted to know how yours was beating
While that beating was not normal that evening
Everything was no longer important for you
My soul was migrating but could not find peace anywhere
Was gathered into a golden circle within the beauty of your eyes
But I do not know, there it could not find its place
You do not know if you'd be able to fly in my blue sky
It is something that I have not experienced myself
In the magic moment you create and make it grow
But you do not know! You do not know... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Fri Oct 30, 2009 3:42 pm | |
| Kjo veprimtari letrare , pra u zhvillua në dy qytete si Gjirokastra dhe Përmeti. Karakteristikë tipike ishte pjesëmarrja e madhe në veprimtari, ku tansmetimi i saj u realizua në median lokale. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Fri Oct 30, 2009 3:44 pm | |
| Në qytetin e Përmetit u zhvilluadhe një debat për leximin, lexuesit si dhe nivelin e botimeve në Shqipëri. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Fri Oct 30, 2009 3:45 pm | |
| Po kështu u evidentua puna e madhe që zhvillohet në bibliotekat e qytetit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi Fri Oct 30, 2009 3:47 pm | |
| U trajtua dhe problemi për përsosjen e kritikës letrare si dhe impulsimi i përkthimeve të reja. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi | |
| |
| | | | Kumt nga Nadia Cella - Pop Simpoziumi Nderkombetar Pegasi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |