Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vargje të vjetra shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Vargje të vjetra shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Vargje të vjetra shqiptare   Vargje të vjetra shqiptare EmptyTue Dec 23, 2008 5:04 pm

Në këtë temë të cilën po e hapi mundë të sjellim vargje të vjetra të shkruara në shqip nga shqiptar dhe autorë të ndryshëm.



Zbulimi, Një poemë e botuar shqip në Greqinë e 1889


Arben Llalla-Gazeta shqiptare

Poema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë,
për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme se deri më sot nga
studiues të ndryshëm nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e
vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas. Ky
krijim i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në
numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën “APOLLON”, që e
botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të Athinës (“BESA”, Athinë, nëntor
1995, fq. 7).. Në këtë revistë, bashkëpunonin shkrimtarë dhe
dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të
dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika
në vitin 1995 në revistën “ BESA”, që e botonte “Lidhja e
Arvanitasve të Greqisë”. Vendosa t’i rrekem studimit të kësaj poeme
me rëndësi të veçantë për letërsinë e vjetër shqipe, për ta
transkriptuar me shkronja latine dhe përshtatur në gjuhën e sotme
standarde shqipe. Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889 nga
një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë
ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e
madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë
Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë.
Poema, ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA”
(PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË LEKSANDRA). Vëllimi dhe numri i
revistës në të cilin është botuar poema i dedikohet D. Mesallës me
shënimin:
“Mbrojtësin tepër fisnik të letrave dhe muzëdashës me respekt të
thellë dhe mirënjohje i kushtojmë vëllimin e pestë të Apolonit.
Drejtori”. Vajza e mbretit të Greqisë, Gjeorgjit të parë dhe
mbretëreshës Ollga, princesha Aleksandra u martua në vitin 1889.
Martesa e princeshës Aleksandra me dukën e madh të Rusisë, Pavlon,
zgjati vetëm dy vite, sepse princesha Aleksandra vdiq në vitin 1891,
në Rusi, në moshën 21 vjeçare. Varri i saj gjendet në faltoren Petro
dhe Pavel në Petërburg (ish-Leningrad), me pjesëtarë të tjerë të
familjes perandorake ruse. Më 1889 erdhi Pavli në Greqi për të marrë
nusen e tij, princeshën Aleksandra, të shkojnë në Rusi, të martohen.
Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, që mbetet i panjohur për ne,
të shprehë poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemën me
vargjet e njohura: Të këndoj në shqip/ në gjuhën heroike/ që foli
admiral Miauli/ Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon, se gjuha që flitnin
shumica e heronjve të Kryengritjes greke të vitit 1821, ishte
shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli i
cili ishte biri i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja.
Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke
marrë për mbiemër emrin e anijes Miauli ku ai punonte me vite të
tëra. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës4. Në
vitin 1822 Andrea, u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit
Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli, i fali 250.000 franga
floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë
dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten.
Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin
e tij kur u bë Admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje.
Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjionit të Nderit” të dhënë
nga mbreti i Francës Karli X5. Miauli, vdiq më 21.7.1835, dhe u
varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në
Ministrin Detare Greke. Në vargun e mëposhtëm, përmendet Boçari dhe
bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët
kishin ardhur në Sul të Janinës pas vdekjes së Gjergj Kastrioti
Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre. Nga
kjo familje e dëgjuar, dolën shumë burra trima si: Kiço Boçari,
Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Revolucionit grek të
vitit 1821, Noti Boçari. Por, më i njohuri, që mbeti në histori si
luftëtar trim dhe njeri i kulturës së shkrimit shqip, ishte Marko
Boçari, i lindur në Sul të Janinës më 17906. Ai, kur gjendej i
internuar në Korfuz, mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin
dygjuhësh të greqishtes dhe shqipes së thjeshtë” më 1809, që e
shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-
1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq
Kallogjeri nga Preveza7. Kjo vepër ishte përfundimi i nxitjes së
konsullit francez Pukëvil, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje
të mësojnë suljotët shqiptarë greqisht dhe të merren vesh me grekët.
Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka
shqetësime kulturore, që krijoi një vepër kulturore dhe, si
rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari, mund të quhet si realizuesi i
fjalorit të thjeshtë të parë greqishtshqip. Pra, me këto rreshta,
poeti, nis poemën e tij kushtuar princeshës Aleksandra që ai në
poemë e quan Leksandra. Në kohën kur është shkruar poema, studimet
albanologjike në Greqi ishin në fazën e lulëzimit. Në fund të
shekullit XIX flitej më shumë për bashkimin e Greqisë me shtetin
shqiptar të paqenë dhe krijimin e një mbretërie greko-shqiptare.
Pikërisht, për këtë bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh
Kola, ka botuar në vitin 1996 dokumentin historik me titull “Thirrje
e Lidhjes Arvanitase të Athinës drejtuar Vëllezërve arbër të
Arbërisë”. Ky dokument historik është shkruar në vitin 1899 dhe
parashtrohen arsyet për bashkimin e grekëve me shqiptarët në një
mbretëri të vetme. Pikërisht, për këtë bashkim, mbretëresha e
Greqisë, Ollga, dëshironte të mësonte gjuhën shqipe. Poema e vitit
1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në
Greqi gjuhën shqipe. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe
kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan. Në Greqi, në fund të
shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës
e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare, ushtarake
dhe tregtare greke flitej shqip. Për të shkruar poemën në gjuhën
shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar
të gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur shkronja greke.




(Fragment nga Poema)

Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç’ ishtë gluhë trimmërishte,
Ç’ eflit nafarhu Miauli
Bocari, dhe gjithë Suli.

Të këndojmë në shqip
që është gjuhë trimërie,
që e fliste admiral Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.

Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.

Doli dielli në mal,
si të pa sipër në kalë,
u fsheh brenda në re,
të ndriçohesh ti në dhe.
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vije nga Tatoi,* ( mal në Atikë)
Hëna dilte nga Imitos,* ( mal në Atikë)
duke hedhur sytë e të pa,
ndriço për mua ty të tha.

Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.

Drita je që s’perëndon,
lulja e luleve që mbulon,
vendet nga kundërmimi,
nga do vete e nga do rrish.

Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.

Parnis* një zambak nxori, (mal në Atikë)
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori,
dhe e çoi në Petërburg.


Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.

Lule e luleve me fletë
brenda në pallat je vetë,
kur hyn brenda në një gardh,
nga gjithë lulet ti zbardh.


Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan;
edi vetëm’ aj çë ruan,
të sglidh më të mirën’ vajzë
për ti shkon ndë glisht’ unazë.

Drita luan në diamant,
çel e shqep në një perlandë,
brenda në sy tënd që luan?
E di vetëm ai që ruan,
të zgjedhë më të mirën vajzë
për ty shkon në gisht unazë.


Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk’ uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart

Këtu e tremijë vjet,
princeshë nuk u gjet,
të mos ngjitej atje lart,
të shihnin Lenën në Spartë (Helena e Trojës)


Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit’ e saij,
një çë dh’ asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.

Lenën që njeh pastaj
nga të bukurit e saj,
një që asaj i pëlqeu
princi e rrëmbeu.


Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç’ i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t’ ecurë ndë bukuri.

Pas tremijë vjetësh,
na uleshe ti që i ngjan
Lenës, në trup, në sy,
në të ecur në bukuri.

Ndai menate del një ifth,
çë strros natën’ e embif,
për posh dheft’ e sjell ditë,
pra ja thonë ‘Afrëditë.

Ndaj me natë del një yll,
që shtron natën e mbyll,
për poshtë dheut e sjell ditë,
pra ja thonë Afërditë.

Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.

Ti je ai yll që na sjell
ditën kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
në qytet, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mbulojmë me uratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vargje të vjetra shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Fotografia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: