Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:48 pm

32.“Më fal”



Nuk të them dot "Të dua!" ,

as “shpirt”, nuk të quaj dot

dhe nëse qaja nga fjalët e tua,

sot nuk më del asnjë pikë lot.

Nuk dua të luaj me ndjenjat e mia,

s'dua të luaj as me ty,

thjesht u lëndova nga dashuria e vetme

dhe nëse s'besoj se ekziston dashuri,…

S'po të njoh dot, të ndiej larguar,

përpiqem por më kot,

më dot s'të dashuroj,

mendova se, kur më le përgjithmonë,

më harrove dhe unë vrava zemrën time

që ty të të harroj,...

Tani s'ndiej asgjë,

u varros gjithçka që në fillim,

të më falësh, të lutem,

por s'je më shpirti im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:48 pm

32. S'je më pjesë e jetës sime

S'njihja lumturi,
s'dija ç'ish dashuria,
atë ma mësove ti,
të kujtoj ndjenjate mia,
të doja dhe s'ndieja ndjenjë tjetër,
ishe ti, s'doja njeri;
pak nga pak na largoi ironia
dhe si shihnim lotët që kishim në sy.
Më brente malli, largësia më vriste,
qaja çdo ditë pa zë,
por ti më braktise
dhe unë u betova
se s'do të të doja më.
Asnjë nuk pranova
të hynte në zemrën time,
sepse atje brenda ishe mbyllur ti;
të mbaja të hidhur në kujtimet e embla
dhe çdo natë të lagia me shi.
Vitet kaluan dhe ti një ditë,
përsëri u shfaqe
nga shiu i çdo nate,
tashmë s'kish ngelur më pikë në faqe.


Ti troket në zemrën time,

por ja që s'e kisha kuptuar,

si të burgosur për shumë kohë

ishe harruar, kishe mbaruar.

Hapat e tu më turbullojnë,

kur mbi kujtime ti po shkel,

por dot më ndjenjat nuk po i zgjojnë,

zemra është gur, mbi një themel.
Lejove të bëhej zemra ime gur
dhe të mos ishim më të dy,
hodha themelet për jetën time
ta bëj të lumtur, por jo me ty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:49 pm

33. Ndjenja është ndjenjë e bukur...



Një ndjenjë që shkulet në varr

se mund të harrosh atë

më të cilin ke qeshur,

por jo atë për të cilin ke qarë.



Hap kapakun e fletores

mbi të shkruaj emrin tim,

s'ka fjalë me të bukur se kjo,

emri im është anonim…

Çfarë të shkruaj fjalë tjetër,

ç'emër djali të mendoj,

nën të të shkruaj fjalën e njohur

por... asnjë nuk dashuroj.
Jam vetëm, jam e lirë,
përfaqësoj vetë emrin tim,
çdo gjë e bukur e vështirë
t'i vësh emrit krenari.


*

Qielli më fal një yll,

largësia më fut në mendime,

qesh e qaj pakuptim,

se veç ti je zemra ime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:49 pm

34. Gëzoj dhe unë mes tyre

Jam e lumtur
dhe jeta vazhdon
në çdo hap që hedh
jam pa ty,
qesh,
gëzoj,
asgjë nga këto,
s'ka të bëjë me ne të dy.
Më dukej fundi i Botës,
të gjithë më dukeshin të larguar,
mësova të vuaj pa zë,
pa ty nuk isha mësuar.
tani të gjithë qeshin rreth meje,
gëzoj dhe unë mes tyre,
gjithçka të gjithë më jam afruar,
kishte qenë gjithmonë,
por s'e kisha kuptuar.
Jam shumë më lumtur
që jetoj mes një shoqërie të tillë,
jetoj pa ty,
kjo ka rëndësi
dhe gjithçka më duket më mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:50 pm



35. Lakonike
Djalosh, hapi pak sytë,
Shiko kush je,... E njeh veten?
Mos më thuaj që s'dallon dot gjë!
Vërtet?!
E po ja ,ai je ti!
Ha, ha, ha , ha, qesh (qeshim, qesh).
Dikush po troket... Dëgjon?
Po troket nga brenda teje,...
E kupton?
Mos më thuaj që është zemra jote,…
E di që po troket për mua.
Mos më tha gjë: “Të dua!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:50 pm

36. Në djall



Zemër, e kuptoj që ti s'më do.

S'ka gjë kjo,

vetëm ti të jesh i lumtur;

bëj qejf, shijoje çdo moment si të bukur.

Jeta është vetëm për ty zemër, mos harro:

"Me gjithë jetën tënde, në djall shko!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:50 pm

37. Ti jeton

Mendoj se dashuria është diçka
që s'harrohet lehtë,
kur ke dashur diçka në të vërtetë,
kur ishte e pakët fjala "të dua"
dhe kur kanë rënë shumë lot në faqet e tua.
Dhe sa shumë herë atë ëndërron,
ngado je, je me atë,
dëgjon zërin e tij kudo që shkon.
Buzëqeshja, fytyra e tij
s'shkulet lehtë nga mendimet,...
Kur vuan vetëm, në largësi,
të bëjnë të lumtur vetëm kujtimet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:51 pm

38. Ah, sikur!

Nënës
Me mua jeton çdo çast
që marr frymë,
çdo hap që hedh
ne jemi bashkë,.. .
Sa herë që humbas,
më kërkon e më gjen,
e përsëri kthehem prapë.
Sa herë bëj gabime veshëve të mi
u vjen zëri yt;
sa herë më flet, më mëson,...
Mos më ler vetëm,
pa ty s'vazhdoj dot.
Gjithë atë herë që jam e gëzuar


qeshim të dyja dhe kur qaj,...

Sa ëmbël m'i fshin lotët ti,

kështu kemi qenë përgjithnjë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:51 pm

39. Pengesë



Liria përfaqëson atë që jam

dhe dua të jem,

ndaj s'dua që nga ty

frikë të kem, të flas,

të qesh, por ti...

s'më pranove dot me këtë liri.

Kur e mendoj pse vallë më braktise,

nga ç'përshtypje e keqe tek unë u nise,

nga ç'person u ndikove,...

Vërtet zemrën dëgjove?!

Si u dashurove me mua,

kur më le përsëri,

ç'veprime të paskam bërë

që u zhduke përgjithnjë?!

Pse mi the pareshtur: 'Të dua!",

kur s'e dije vërtet, ishe dashuruar

apo një fiksim thjesht?

Pse më le të besoja

se gjithmonë do të ishim të dy;

duhet të më thoje diçka,

të mos çmendesha për ty.

Gjithsesi më mirë kështu,

fundja s'erdhi fundi i botës,

kur s'më do kështu siç jam,

s'jam për ty, s'e kthej pas kokën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:51 pm

I I I.

MES DILEMËS

DASHURIM-HARRIMIT



1. Dilema e pendesës



Në dhomën bosh, sa qetësi

kur s'ke as për kë të mendosh,

kur nuk ke se kë të duash,

por për atë duhet që rrosh.

Me mendimet e mia më shumë vuaj,

më dyfishohet vetmia,

se e di që ti s'do të vish

fanitesh se pret "aty" e s'je,...

Ike dhe as kokë se ktheve pas

dhe në ngashërim ndjenjash më le!

E di, ç'është kotësira dhe kotësirës po qaj

dhe pyes më pak për ty,

vetëm sa ta të tregoj

se jam e dobët vërtet

Ma njeh pikën time të dobët:

"S'rroj dot pa ty, por edhe pa ty,

do të di të rroj

dhe kokën pas ngjashëm me ty,

kokëfortë jam

s'e kthej,...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:52 pm

2. S'resht...



Po qaj për ty me ngashërim,

për ndjenjën e parë me emër "…….",

Ja që paskish qenë e thënë

ajo Dashuri - Njeri të quhej ti,

Pafajësia për dashurinë ,

nis të qaj përsëri.

Një brengë karficë në këtë jetë

në vend të ndarjes të çelnikos,

ndaj dhe pas largimit tënd,

së kujtuari s'resht dot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:52 pm

3. Mesazh nga telefoni im



Të puth pareshtur,

të kam shumë xhan...

Ja zemra ime …,

bie në përqafim.

E ndiej në shpirt

adhurimin ndaj teje.

S'kam asnjë ndjenjë të vogël

fajësimi,…

Flas me ty,

më mirë do të jem pa ty...

* * *

Më këputen fjalët

e ëmbëlsisë papritur,

në çast kthehem

atje ku u nisa

humbas ekuilibrim:

... i kujtuar... paçim..



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:53 pm

4. Në hapësirat e fjalës "Ndoshta"



* Nuk e di më, sa të dua,

s'dua t'ia di më a më do,

veç kujto diçka nga unë

a mund të firmosësh harrimin:

Një shikim nga sytë e mi,

një fjalë nga buzët e mia,

një të dridhur të trupit tim,...

Thua kjo qenkej dashuria?



*
Mos u stërmundo
për një ndarje pa kuptim,…
A s'është kjo prova e vërtetë?
Më le duke pritur në stacionin "Vetmi"?
Kjo do të thotë që s'më ke dashur,
kurrë s'ke menduar për mua,...


*

Ku i kisha unë sytë?

Pse s'më tregonin gënjeshtrën buzët?

Por bridhja duke vrapuar në verbim!

Si duket nuk ia njihja ndjenjës rrugët.

*
"Unë, dije, shpirt i vogël,
të doja çmendurisht,
pa i kuptuar ndjenjat e tua.
Ti ike, ike, frikërisht,...
Të mungoi kaq fshehtas maturia,...
Nga se trëmbeshe më shumë:
Nga unë apo lotët e mi?
Pse të trëmbte kaq dashuria,
të më shihje prapë në sy?
*.


Do të vuash, pendesa do të bier mbi ty,

Do të vuaj edhe e di mirë ç'është vuajtja...

Ah, dhe po vuaj për ty që tani,

por e di po prapë mjaft mirë,

se zemra ime një ditë do gjejë shërim

dhe ti do të mbetesh një i huaj,

por edhe një drithërim!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:53 pm



5. Larg, pa mua

Në një mesazh telefoni



Mirupafshim, lamtumirë

dëshiroj të jesh më mirë.

Larg nga unë do të të dua,

të gjesh një tjetër dashuri,

të mos qash, as të mos vuash,

siç po bëj unë për ty....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:53 pm

6. Akoma ndiej për ty

Të mendoj dhe ndiej
se po vuaj,
s'di si të veproj,
me zemrën time luaj,...
Mjaft kam qarë,
s'dua më të qaj,
larg mendjes sime
dua të të mbaj.
Por s'di sesi,
s'di si të veproj
Në heshtje,...
unë jam vetëm,
e di me mua ç'ndodh?
Them ngrohtë:
"Të dashuroj!"
kurrë "jo"-në...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:54 pm

7. AKOMA DUA TY

Ti më ke harruar,
ndoshta dhe nuk e di,
por s'do të jetë
kjo përgjithmonë,
dot s'më fshin.
Ke qarë me mua,
pranë kam qenë me ty,
një fjalë kurrë s'e dëgjova,
veç kërkoja në sy.
Nuk di si të veproj,
të iki, a të rri,
por zemra më thotë:
Akoma dua ty!
Afër s'mund të jemi,
larg për shumë kohë,
por zemra që ka dashur
ta dish:
"Kurrë "jo"-në dot s'thotë!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:54 pm

"Kurrë "jo"-në dot s'thotë!




8. ?

Nëse do të dish

të më duash,

do të dish

të më presësh,

s'ka rëndësi

sa do të vuash!

Unë do jem e njëjta...

Po ti?

Tjetër?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:55 pm



9. Mesazhi im: S'dua të lëndohemi



Një shoku





Ti ndoshta di

se dashuria fillon si një lojë,

ne të dy luajmë,

por unë s'të dashuroj,...

në sytë e tu s'lexoj dot

ç' duan të më thonë,

as të humb në ta nuk e di,

mjaftohem me shoqërinë tonë,...

S'dua të lëndohesh kurrsesi,

as të qash nga kaltërsia jote,

as të qeshësh me mua sikur ne të dy...,

Ndoshta gabohem, por s'mund të lejoj

nga pakujdesia të lëndohemi tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:55 pm

10. * * *

Tani shkruaj me nostalgji

atë që kam kaluar,

shoqëruar nga një psherëtimë

që nënkupton se sa kam vuajtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:55 pm

11.* * *

U shua gjithçka

dhe më parë s'e kuptova

kisha humbur mes trillimit,

kur thoja:"Jemi të dy..."

Mendoj dhe them:

"Kam qenë e marrë!"

Atje isha veç unë,

kurrë s'ke qenë ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:56 pm

12.* * *

Të imagjinoja në heshtjen e shpirtit

dhe në skutat e frikshme të mendjes,

të mbroja, të mbaja të lidhur

në rrjetat e kujtimit,

se në boshllëkun e hapësirës

thoja se të doja.

Largësia e syve të errësirës

depertonte me pishtarët e saj

mes thellësish tunelesh pafund,

mes mijëra klithmash të trembura në vaj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:56 pm



13. * * *

Ndihem bosh, e trishtuar

Për një çast mendohem
dhe ngatërroj ç'është dashuria,
ndihem shpleksuar në ndjenjat e mia
e humbur, e hutuar,
kur s'di di të veproj,
gaboj dhe prapë gabohem,
them: "S'di të dashuroj!"
Përpiqem dhe mendohem
çdo hap ta hedh të sigurt,
kur kokën prapë kthej pas,
kam shijen e hidhur.
Ndonjëherë them:


"E kam nga largësia,

se kur ishe ti

dija se ç'ishte siguria.

Tashmë, jam e vetme,

e lënduar e harruar,

ndihem brenda vetes bosh,

e trishtuar.
Ky duhet të jetë një çmim
që të blihet dashuria e lumturuar
në do të jem,
vetëm mes krahëve të tua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:57 pm

14. Nuk më do



Kam harruar të buzëqesh në shpirt

dhe të jem e lumtur s'di,

s'di se çdo të thotë ledhatim i ëmbël,

pres të më ledhatosh ti.

Pres një ditë të kthehesh tek unë,

s'di nëse do të vish,

Më ka çmendur kjo largësia,

besoj se kurrë s'do më lësh në harrim.
Po ke ditur të më duash
dhe të njihje ndjenjat e mia
çdo dallgë dhe gabime,
pranim qortimesh,
por jo thjesht për një kapriçio,
për një lojë, për një inat,...
Si ndodhi, të largohesh
kaq pa kuptuar
të mos më thuash as kaq e pat.


S'ka qenë e fortë dashuria,

nuk ka qenë dashuri,

të më doje, siç më thoje:

"Me ty gjer në përjetësi!".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:57 pm

15. Nostalgjia për dikur



... Të shihja

dhe më dehje me shikim,

kur zërin tënd dëgjoja,

dridhej gjithë trupi im...

Nuk e dija, s'njihja frikë,

vuajtje, brengë, vetmi,

më mjaftonte veçse pakëz

të të shihja ty.
Tani kam ftohtë,
e tëra e lagur me lot,
një shi mbi mua bie papushim,
s'ka "çadër" të ngrohtë për mua...
S'je më ti!


Dhe nata afron si hije...

çm'u bë gjithë ai përvëlim?!

Lot në faqe,

psherëtima,

gërma të mbetura

në rrënim,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 EmptySun Dec 14, 2008 3:58 pm

Frymëmarrjen e lirshme po e ndjen



Hej, po marr frymë lirisht,

e ndien?

Nga mos prania jote kjo

po më ndodh.

Ti ishe ai që frymëmarrjen time

pengoje,

ti ishe ai që valën plot dallgë mbi mua

përplaste,

E pavlefshmja më shtoi

hapësirën dhe lotët.

Gjithçka tashmë ka fituar
qetësinë,
tashmë po e kuptoj
se jam në gjendje
të ta kthej valën...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari   Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë
» Hajk
» Poezi - Eva Sotiri
» ATENTATET
» poezi satirike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: