Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti publicist i të rinjve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:09 pm

Hapet një dritare e re paraqitjeje zgjim ëndrrash e dëshirash…

“Me zemër më uroi, më puthi në faqe, kur e përqafova, ndjeva në shpirt paqe”.


“L I R SH Ë M”



organ periodik kulturor-letrar e shoqëror i Qeverisë së Nxënësve të Shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi” Gjirokastër.

Botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania me qendër Gjirokastër.

Nr 1 (001) E mail@ pegasi2003 yooho. com. Çmimi 50 lekë, 1 Euro, Muaji Nëntor 2008



Kjo gazetë reklamohet nëpërmjet LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA dhe LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË në shumë vende të botës….





Ku kemi lerë

Në ç'vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
- Në Shqipëri.


Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
- Do vend' e tij.

Ku i duket balta
më e ëmbël se mjalta?
- Në vend të tij.


Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
- Në Shqipëri.


Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
- Për vend' e tij.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:10 pm

Po nisim një fillesë të re



Arsimi sot ka arritur në stadet më të larta. Nisemi nga fakti që, është arsim 9 vjeçar me sistemin 5+4, duke u njehësuar kështu me mjaft nga vendet e tjera evropiane, që ndjekin të njëjtin sistem. Të qenit të njehësuar me sistemin arsimor evropian na sjell më afër ëndrrës sonë të vjetër për të cilën kemi vite që aspirojnë breza të tëra, por na sjell njëkohësisht detyrime e përgjegjësi të mëdha. Realiteti që na rrethon ka nevojë për nxënës të përgatitur, për njerëz të aftë, që do të bëhen promotorët e rinj të vendit tonë. Në bankat e shkollës sonë, të shkollës suaj, ulen përditë qindra nxënës, duke dhënë kontributin e tyre në rrugën e madhe të dijes. Le të jetë shkolla vendi i parë ku të kristalizohen personalitetet krijuese e të arkitekturës të së nesërmes. Le të jetë zëri juaj një sinjal, që na sjell nëpërmjet kësaj gazete nëj copëz të jetës suaj, duke kontribuar kështu në rritjen e traditave dhe vlerave të mëdha (të çerdhes) të shkollës sonë “Andon Zako Çajupi”.

Kjo fillesë do të lëjë shenjën e saj të mirë mbi të gjithë ne: Drejtorinë, stafin pedagogjik, nxënësit.

Ju urojmë Ju, i urojmëkësaj fillese të re: “Rrugë të mbarë, vazhdueshmëri dhe sukses në misonin tuaj fisnik!”

Drejtoria e Shkollës





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:11 pm

Historiku i Shkollës sonë “ANDON ZAKO ÇAJUPI”



Shkolla 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi”” qëndron mbi një kodër piante, që zotëron pamjen e maleve të Lunxhërisë, Buretos, Malit të Gjerë; përshëndet, sa çel, sytë lagjen ”Punëtori”, “Cfakën, Manalatin, Kalanë, Hazmuratin e një pjesë të lagjes “18 Shtatori”, Pazarin e Vjetër.

Kaluan vite dhe pikërisht këtu në “Bregun e Bajos” që mbeti si kodër historike, jo rastësisht u ngrit shkolla e re 7 vjeçare, deri vitin e kaluar 8 vjeçare dhe sot 9 vjeçare. Shkolla e re filloi veprimtarinë mësimore në vitin shkollor 1952-1953, por zanafillën e kishte më të hershme. Në godinën e shkollës së mesme të përgjithshme”Asim Zeneli” (sot) për mungesë lokalesh shkollore, por edhe mësuesish, zhvillonin punën mësimore nxënësit e shkollës 7 vjeçare “29 nëntori” me drejtor z. Muzafer Asllanin.

Vinin nxënës nga lagjet “Pllakë”, “Pazar i Vjetër”, “Meçite”, “Hazmurat”, Lagjja”Punëtore” e tjerë. Me fletore e lapsa, që ndaheshin më dysh midis nxënësve të shkollës për të mbajtur shënime, sepse libra e fletore nuk kishte, nxënësit e zellshëm përpinin njohuritë, të cilat jepeshin nga mësuesit e tyre të dashur,

Zelli i madh. Kështu deri në vitit 1952 mbaruan dhe morën dëftesën lirimi 283 nxënës (thamë se zanafillën kjo shkollë e kishte më të hershme në lokalet e shkollës “Asim Zeneli”. Ndërkohë po mbaronte së ndërtuari godina e re për shkolën “29 Nëntori” (pjesa e vjetër e godinës së sotme) e para godinë shkollore në qytetin e Gjirokastrës,

Nuk kishte gëzim më të madh, kur më 1 shtator të vitit 1952, në “Bregun e Bajos”, zbardhi mes duartrokitjesh, haresë, zhurmës së fëmijëve të shumtë, shkolla e re.Këtu vinin nxënës të lagjes “Punëtori” (më e prapambetura në qytet për nivelin arsimor dhe ekonomik të familjarëve, që kishin vuajtur shfrytëzimin tipik feudo- borgjez gjatë shekujve), 95% e prindërve ishte analfabetë. Vinin nxënësit nga lagjja “Pllakë”, “Pazari i Vjetër” nga “Meçitja” e “Hazmurati”, duke fluturuar në kopshtet me pemë. Shkolla gumzhinte ditën dhe natën, sepse veç nxënësve të rregullt, që mësonin gjithë paraditen e mbasdite mësonin dhe dy turne të tjerë, pa shkëputje nga puna. Mësuesit e kësaj periudhe ishin: Muzafer Asllani (drejtor i shkollës), Fotaq Kekezi, Lefter Dilo, Pranvera Karagjozi, Vasfie Harxhi e të tjerë. Ata që jetojnë, kujtojnë ata vogëlushë të gëzuar, ndonëse të veshur keq me çanta prej lecke, disa dhe me nallane, që vraponin, qeshnin në oborrin e shkollës dhe përpiqeshin të mësonin mirë. Shkolla me kalimin e viteve u amortizua, prandaj në vitet 1979-1980 mësimi u zhvillua në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:14 pm

mjediset e shkollës “Pandeli Sotiri”, sepse meremetohej çatia e shkollës. Viti shkollor 1980 -1981 shënon një hap të ri të rëndësishëm në ecurinë e punës në shkollë. Realizohet për herë të parë detyrimi shkollor 100%, detyrimi shkollor, që konsolidohet plotësisht në vitet pasuese. Në shkollën tonë, përveç nxëënsve të lagjeve të Gjirokastrës, vinin dhe mësonin edhe nxënës të fshatit “Arshi Lengo” e të zonës së SMT. Nga kjo shkollë kanë dalë shumë talente si: Sefedin Braho,Ibrahim Braho, Selaudin Braho, Lushi Braho, Habibaj, Pano Anastasi, e tjerë në futboll, ku, një rol të veçantë, ka dhënë mësuesi i pasionuar Lalan Habipi. Në festivalet edhe ndërkombëtare të kngës u dalluan Alfred Habipi e Nilda Basha, të cilët morën çmime. Me shtimin e nxënësve ishte e detyrueshme dhe u bë e mundshme edhe një shtesë godinë më 7 nëntor 1986 duke krijuar kushte shuëm të mira për procesin mësimor edukativ. Në këtë shkollë kanë punuar shumë mësues të pasionuar si: S. Sino, A. Dedi, V. Muço, A. Rapi, V. Gogo, H, Harshova, R. Qendro, P. Ksera, Elsa Kaçi, A. Maksakuli, D. Çene, S. Alikaj, E. Mosko, M. Paparisi e tjerë. Nuk mund të mos përmendet mësuesi model z. Stefan Qurku, mësuesi i pasionuar për fizikën me atë kabinet që i mbijetoi kohës deri në vitet e tranzicionit. Në vitet 1991-1992, në sajë të punës së drejtorisë së shkollës dhe kolektivit të mësuesve, preokuptimi i nxënësve erdhi duke u rritur. Gjithkush punonte me klasën e tij, ku jepte mësim, në mëyrë që tranzicioni të ndihej sa më pak. Në vitin shkollor 1993-1994, më 13 janar, drejtor shkolle u emërua z. Orest Lulo, mësues i lëndëve matematikë- fizikëer, i cili për dy vjet kryente detyrën e formatorit të këtyre dy lëndëve. Me përpjekjet e tij dhe të shokëve që e rrethonin N/drejtorët Fredi Mëhilli e Fatbardha Kasi, puna e kolektivit po ndiente gjithmonë rritje. Më datën 01.06.1994, kjo datë do të kthehej në një ditë feste e gëzimi. Mësues e nxëns do të festonin së bashku emrin e ri që mori shkolla “Andon Zako Çajupi”, emrin e patriotit e poetit të madh të Rilindjes sonë, emër që e mbajnë shumë institucione në Shqipëri.

Nuk mund të harrohen mësuesit: E. Rafti, D. Çene, S. Alikaj, R. Qendro, F. Papingji me pikturat e tij të mrekullueshem e shabllonet e shkronjave të alfabetit shqip e greqisht për klasën e parë të shkollës greke, që u hap pranë shkollës sonë në shtator 1996. Nuk mund të mos përmenden, përveç drejtorit të parë të kësaj shkolle Muzafer Asllanit në vitet 1952-1956 dhe Anastas Bilushi në 19556-1958, Tolo Fidhi 1958-1960, Koço Sevo 1960-1061, Kristo Ndrico 1961-1964, Muzafer Çuberi 1964-1970, Tonina Hida 1970-1988, Leonidha Xuhano 1988-1993, Orest Lulo 1993-1998, Katerina Dilo 1999-2001, Kudret Shehu 2001-2005, Orest Lulo 2005 e në vazhdim të drejtimit të shkollës. Nga një shkollë, e cila shihej me syrin e njerkës sot kjo shkollë është kthyer në një mejdis pune nën drejtimin e drejtorit z. Orest Lulo, n/drejtore M. Simo, nd’drejtore M. Çerepi, në të cilën janë zhvilluar shumë mësime model në rang republike me mësuesen e anglishtes Majlinda Rapi e L. Mandili, F. Boga, M. Shanetaj, M. Caushi, M. Çerepi, S. Kano, T, Kano e tjerë.

Nuk mund të mos përmenden mësuesit: M. Dilo, G.Lici, I. Haskaj, E. Lango, Z. Doni, E. Muço, M. Sinani, L. Gjoni, E. Mullaj, V. Zijai, F. Isaraj, M. Tola, F. Lamani, H. Xuhano, A. Sinanaj e tjerë, të cilët po kontribuojnë sot për edukimin e fëmijëve.

Duke u mbështetur në shumë projekte për herë të parë në vitin shkollor 2008-2009 në shkollën tonë zhvillohet lënda kompjuter një ëndërr, që u realizua këtë vit me një kontigjent kompjuterash prej 12 copësh, pra me një kabinet informatike, bazuar në projektin “Shqipëria në moshën e internetit” e akorduar nga Qeveria jonë.

Në shkollën tonë punohet me moton: “NËSE DUAM PAQE E HARMONI TË VËRTETË NË BOTË DUHET TË FILLOJMË ME FËMIJËT”.

Gjirokastër, 31.10. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:16 pm

Intervistë

Me Presidenten e Qeverisë së Nxënësve të shkollës dhe Kryeredaktoren e gazetës “Lirshëm” Sindi Islamaj



Donatela, redaktore e gazetës “Lirshëm”

Do të ishte me interes për të gjithë kolektivin e shkollës që t’ju bënim disa pyetje për të dalë më në pah figura juaj drejtuese dhe veprimtaria juaj. E dimë shumë mirë se ju keni detyra parësore: Së pari për përgatitjen tuaj vetiake për një përparim gradual e të suskseshëm në mësime, por edhe për veprimtarinë e Qeverisë së Nxënësve që tashmë do t’i shpalosim edhe në gazetën, ndoshta mëtë re të shkollave në Shqipëri, të titulluar “LIRSHËM”, ç’ndjeni në këtë moment historik për shkollën ju dhe atë mediatik, ku shkolla jonë do të ketë zërin e saj, tashmë.

Sindi: Është një kënaqësi e madhe për mua të jap intervistën e parë në gazetën tonë “Lirshëm”, pasi kështu më krijohet mundësia që t’i uroj asaj rrugë të mbarë dhe të provoj atë entuziazëm që konkretizohet një ëndërr kaq e madhe për ne të gjithë, ku do të reklamohet gjithçka, që është e nevojshme për progres. Në këtë gazetë që do të ketë përmbajtje nga jeta e shkollës si dhe do të sillen rubrika të përzgjedhura nga mentaliteti dhe praktika e nxënësve dhe e mësuesve. Gazeta do të jetë e hapur, stafi i saj i vëmendëshëm, vetë titullimi i gazetës është shumë intrigues… Doja të thoshja që, në kohë rekord dhe me instruktim profesional ne arritëm të nxjerrim numrin e parë…

Donatela: Si ka filluar procesi mësimor këtë vit, kur për herë të parë kalohet në një system 9vjeçar? A do të jetë vështirë ky lloj aplikimi?

Sindi: Procesi mësimor si fillesë duket se ka filluar mirë nga të gjitha aspektet. Ne po kapërcejmë atë mentalitet që ishte i pranishëm që, pasi mbaron klasën eVIII shkon në gjimnaz… Tashmë për ne është bërë më e dashur kjo shkollë, pasi jemi ambientuar me të kaq vjet dhe, kur të shkojmë në gjimnaz do të jemi edhe më të rritur në moshë e dije… përballohet. Kemi rreth dy muaj që kemi filluar vitin e ri shkollor dhe shohim një angazhim total, një preoku[ptim të jashtëzakonshëm të trupës pedagogjike dhe të gjithë nxënësve. Ne jemi munduar si Qeveri Nxënësish të kemi gjithçka në “dorë” në vëzhgim dhe të japim ndihmesën për një gjendje të shëndoshë. Tani e veçanta për klasën e IX. Në përgjithësi thuhet që mësimet e klasës së nëntë janë të “vështira”. Mendoj në planin personal se janë sa të lehta, po aq dhe të vështira, për vetë faktin që njohuritë, të cilat merren janë të përsëritura, por edhe mjaft të ngjeshura. Mirë, por, prapëseprapë, ne japim maksimumin për të arritur standartet e duhura.

Donatela: Në ç’nivele janë marrëdhëniet me trupën pedagogjike, a ka vështirësi në këtë kontakt?

Sindi: Jo. Nxënësit e shkollës sonë janë mjaft të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë shprehin hapur atë, që ndiejnë dhe mendojnë. Dhe kjo në shumicëne rasteve pritet mirë, pra pozitivisht nga mësuesit, të cilët na konsiderojnë si shokë (mirëpo normalisht ka dhe përjashtime) (qesh).

Donatela:Ambientet shkollore a kanë kushte të mira për të zhvilluar procesin mësimor dhe aktivitetet e planifikuara?

Sindi: Deri diku janë të kënqëshme. Në përgjithësi ambientet, pra gjithçka janë të rregullta, por mbetet shumë për të bërë në këtë aspekt, pra kjo quhet punë e papërfunduar. Mbjellja e pemëve dhe formimi i një mjedisi të gjelbëruar është prioritet. Ky projekt është në veprime sipër.

Donatela:Çfarë i nevojitet tjetër gjë madhore shkollës? Ju si Qeveri Nxënsish a keni ndriçuar me ide?

Sindi: Një nga punët më të sukseshme, që kemi bërë si Qeveri Nxënësish, këto tre vjetët e fundit, është vendosja e një uniforme, por kemi dhe mjaft “shërbime”, që i kemi ofruar shkollës, të cilat kanë lartësuar emrin e saj dhe konkurrimin me shkollat e tjera, duke dhënë kontribut e duke treguar potencial.

Donatela:Një nga shqetësimet më të mëdha të kohës është Korrupsioni. Si mendoni ju ka të korruptuar në shkollë?

Sindi:Tëkorruptuar? Nuk e di, “pra ku i dihet. Nëse korrupsioni fillon që në shkollën 9 vjeçare, atëherë merre me mend se çdo të ndodhë më lart! Por besoj dhe uroj të mos ketë, pasi tashmë ne kemi dhe mjetin propogandues me emrin “LIRSHËM”.. (QEsh)

Donatela:Doja të na shpalosni pak vetveten për një njohje sa më të mirë nga të tjerët…

Sindi: E thjeshtë kjo. Mua më pëlqen leximi, të shkruaj dhe të ngrë probleme të mirëfillta dhe t’u jap rrugën e zgjidhjes. Paçka se është shpejt, kërkoj të bëhem “juriste”. E kam ëndërr, por mos ndryshoftë kjo ëndër më vonë! Muzika më pëlqen, madje këndoj dhe vetë, se është gjëja më frymëzuese që mund të ekzistojë. Jam e fiksuar pas ritmeve RNB, Hip- Hop dhe pak ROCK, por kryesisht më pëlqen muzika greke, me të cilën kam fituar edhe njohje të thellë të gjuhës. .. Këngëtari im më i preferuar është Shpend Kasapi, i cili është dhe idhulli im në këngë, që po të flas për të nuk do të mbaroj dot.

Donatela: A keni takuar ndonjëherë?

Sindi: Jo, por kam gjetur një mënyrë të kontaktoj dhe jam e sigurt që një ditë do ta takoj dhe do të jetë një nga ditët më të lumtura të jetës sime(qesh përsëri).

Donatela:Të uroj fat!

Sindi:Faleminderit, por doja të thosha dhe për hobe të tjera të miat: Në përgjithësi më pëlqejnë sportet, pasi jam tip sportive. Jam e dhënë pas basketbollit, çiklizmit, notit, por kur ka ndeshje futbolli e sidomos, kur laun Milani, nuk e ndërroj futbolin me asnjë sport tjetër dhe veprimtari tjetër.Ju e dini se unë jam e aktivizuar nëpër të gjitha veprimtaritë e shkollës, por më pëlqejnë edhe veprimtaritë që bëhen në qytet, por fatkeqësisht jo gjithmonë mund të shkoj.

Faleminderit për sa më informuat!

Donatela: Faleminderit dhe juve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:17 pm

E para zgjidhje e rëndësishme: Uniforma e shkollës dhe tashmë realizimi i daljes së gazetës “Lirshëm”

Qeveria e Nxënësve 2008-2009

Nga Joana Llapi



Qeveria e Nxënësve në shkollën tonë u themelua për herë të parë përpara 4 - 5 vjetëve dhe ka pasur në përbërje të saj anëtarë nxënës rtë dalluar, të cilët gjatë gjithë kohës e kanë nderuar shkollën tonë,

Këtë vit Qeveria e Nxënësve përbëhet nga këta anëtarë: Sindi Islamaj (presidente), Kledi Deko (Kryetar), Xhuljano Teleku (senator), Joana Llapi (sekretare), Klajdi Mema (financier), Kristina Koço (senatore), Jani Dani (Senator), Aleksia Skënderaj (Senatore), Kostandin Dhima (Senator), Frosina Ildi (senatore).

Qeveria e Nxënësve është një “fjalë” me peshë mjaft të madhe, por ajo përdoret nga të gjithë ne fëmijët, adoleshentët, nxënësit. Krijimi i një qeverie nxënësish është nxitur nga neni 12 i Kushtetutës mbi të Drejtat e Fëmijës, e cila thotë se çdo fëmijë ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimin e tij. Kjo është ajo praktikë pune, që ndjekim dhe veprojmë me Qeverinë e Nxënësve; shprehim hapur dhe pa frikë atë që mendojmë. Në këtë mënyrë godasim ato fakte që nuk na pëlqejnë dhe mbi të gjitha ato fakte, që pengojnë shkollën tonë të eci me hapat e duhura.

Për të krijuar Qeverinë e Nxënësve fillimisht u zgjodh një grup pune i përzgjedhur nxënësish, të cilët, më pas, u njohën me mënyrën sesi funksionon kjo qeveri dhe arritën nëpërmjet saj të krijojnë një Qeveri Nxënësish, ku nuk ka lakmi “paraja” apo fama (siç ndodh zakonisht nëpër qeveritë e mëdha), por ka veç sinqeritet, vullnet, dëshirë të madhe për ta bërë shkollën tonë sa më të mirë dhe sa më të dashur për këdo. Qeveria e Nxënësve në shkollën tonë filloi të funksionojë qysh në vitin 2004-2005, ku mësuese koordinatore ka qenë mësuese Moza Caushi dhe pjesëtar të Qeverisë së Nxënësve nxënës të ndryshëm dhe të dalluar, të cilët tashmë janë maturantë mjaft të zotë. Më pas koordinimin e Qeverisë e mori mësuesi Tase Kano, i cili me realizimin e koordinimit të tij arriti të realizonte veprimtari mjaft të rëndësishme. Mendojmë se gjëja më me vlerë, që ka arritur Qeveria e Nxënësve është vendosja e një uniforme. Kjo gjë u arrit nga puna e madhe që bëri Presidentja e parvjetshme, Eni Minxha, kryetarja Sindi Islamaj dhe senatorët e tjerë: Ingrid Mevlani, Lizabeta Babameto e tjerë. Kjo punë kaq e madhe u pasua mbi një projekt mbi të cilin punoi Qeveria e sivjetshme. Ky projekt kishte si qëllim kryesor nxjerrjen e gazetës “Lirshëm”, dhe kjo siç shihet po realizohet. Kuptohet që gjithë kjo u realizua falë punës së përkushtuar të mësuesit koordinativ Tase Kano, Qeverisë së Nxënësve dhe anëtarëve të saj si: Sindi Islamaj (Presidentja), Kledi Deko (Kryetar), Joana Llapi (sekretare) dhe selatorët e tjerë si: Xhuliano Qeleku, Klajdi Mema (financier), Kristina Koça, Jani Dono., Aleksia Skënderaj, Kostandin Dhima, Frosina Ildi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:20 pm

Planprogram i Qeverisë së Nxënësve

Punohet materiali:”Analizë e veprimtarive të vitit të kaluar,

puna e kryer dhe cili nga parimet duhet të na tërheqë

në procesin demokratik zgjedhor në institucionet shkollore”. Shtator 2008



Zgjedhja e qeverisë. Njohja e anëtarëve me të drejtat dhe detyrat Tetor

Aktivitet në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës



Kongresi i Manastirit dhe rëndësia historike e gjuhësore e tij Java e dytë e nëntorit

Dita universale e fëmijëve

Festat e 28-29 nëntorit

Dalja e gazetës “Lirshëm”



Dita botërore kundër AIDS Dhjetor 2008

Funksionimi i Ansamblit të shkollës

Aktivitete me rastin e festive të fundvitit

Ndërmjetësimi ndërmjet moshatarëve Janar 2009

dhe mësuesve. Respekti i gjithanshëm.

Ekspozitë pikture Shkurt

Dita Ndërkombëtare e gjuhës

Takim poetik Mars

Festat e 7 – Marsit

Pasdite shkencore Prill

Aktivitete për festën e 1 qershorit Maj - Qershor

Aktivitet me rastin e mbylljes së vitit shkollor Qershor









VEPRIMTARI KULTURORE PËR VITIN SHKOLLOR 2008 -2009



1. “Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave” (Datë 25 nëntor ).

2. “Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me popullin palestinez” (Datë 30 Nëntor).

3. “Dita Botërore e ludës kundër AIDS-it” (datë 1 Dhjetor).

4. “Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e skllavërisë”( Datë 2 dhjetor).

5. “Dita Ndërkombëtare e invalidëve” (Data 3 dhjetor).

6. “Dita Ndërkombëtare e vullnetarëve për zhvillimin social dhe ekonomik” (datë 5 dhjetor).

7. “Dita ndërkombëtare e antikorrupsionit” (datë 9 dhjetor).

8. “Dita Ndërkombëtare e solidaritetit kombëtare” (datë 20 dhjetor).

9. “Dita ndërkombëtare kundër duhanit” (31 Maj).

10. “Dita Ndërkombëtare e fëmijëve të pafajshëm”( datë 4 qershor).



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:21 pm

Rrethet shkollore gjallërojnë veprimtarinë dhe nxitin iteligjencën

nga Kledi Deko,Viola Këndella



Në shkollën tonë “Andon Zako Çajupi” si në çdo shkollë tjetër ka rrethe të lëndëve të ndryshme. Rrethe të tilla janë për lëndët shkencore dhe ato shoqërore. Në këto rrethe bëjnë pjesë: rrethi i fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, gjeografisë e tjerë. Një nga rrethet që ka më shumë rëndësi është rrethi i gjuhëve të huaja si: anglisht, frëngjisht dhe italisht. Shpesh herë këto rrethe organizojnë konkurse ose veprimtari të ndryshme, të cilat kanë si synim vënien në dukje të gjuhëve botërore. Anëtarë të këtyre rretheve janë vetë nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntë. Në një datë të caktuar realizohen mbledhje të ndryshme, ku marrin pjesë këta anëtarë, por edhe mësuesit të cilët japin lëndët përkatëse, sipas emërtimit të rretheve. Gjatë mbledhjeve diskutohen vështirësitë, që hasen gjatë orëve të nësimit dhe konceptet që janë të pakuptueshme nga nxënësit, që kanë vështirësi në këto lëndë dhe për mënyrën sesi duhet t’i ndihmojnë ata për të ecur me një hap me tërsinë e klasës. Ndër mësuesit që drejtojnë këto rrethe në shkollën tonë janë: Merita Dilo, Tase Kano, Mimoza Caushi, Majlinda Shametaj, Ilir Kaso, Matilda Çerepi, Lica Lici e tjerë. Ndër anëtarët më të mirë dhe më aktivë janë renditur nxënësit, që janë përgjithësisht nxënës të dalluar dhe të aftë për një diskutim e kontribut sa më të mire në këto rrethe. Këta anëtarëjanë të shumtë, midis syresh veçojmë: Arbiola Karalli, Ani Shametaj, Altin Ajdini, Joana Llapi, Kledi Deko, Hasan Sheno, Ermela Agalliu, Ledja Bishi, Ergys Mandili, Ernela Agalliu, Viola Këndella, Femina Abazi, Sindi Islamaj, Grigor Muço, Xhuljana Teleku e tjerë.

Pas çdo mbledhje shihet rezultati në lidhje me kushtet dhe objektivat e vendosura, ky rezultati në shumicën e rasteve është pozitiv, por ka dhe raste të veçanta që rezulton edhe negativ. E rëndësishmja është nxjerrja e rezultatit faktik dhe tentativat pozitive për përmirësim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:22 pm

Dy këndvështrime për një objekt



Arbiola Karalli

Qyteti im i Gjirokastrës është ndërtuar në shpatin e Malit të Gjerë. Nga larg ajo i ngjan një shqiponje në fluturim. Në mes të saj qëndron kalaja madhështore e Argjirosë. Gjirokastra është një qytet me vlera të rralla arkitektonike. Ajo është pasuri e UNESCOS. Rrugët e saj janë të shtruara me kalldrëm. Në këtë qytet jetojnë njerëz bujarë dhe të kulturuar. Nga gjiri i këtij qyteti kanë dalë njerëz inteligjentë. Ka nxjerrë shumë figura të shquara të penës dhe të pushkës. Përmendim midis syresh shkrimtarin e madh Ismail Kadare, gjuhëtarin e madh dhe të shquar Eqrem Çabej, emrin e të cilit e mban Univertsiteti i Gjirokastrës e shumë e shumë të tjerë shkrimtarë, patriotë, luftëtarë e diplomatë. Në vitet e demokracisë qyteti im ka pësuar ndryshime si çdo qytet i Shqipërisë. Janë hapur shumë aktivitete biznesesh të fuqishme, të cilat kryejnë një aktivitet të rëndësishëm për progresin demokratik dhe ekonomik të qytetit tonë. Kjo është Gjirokastra ime dhe juaja me pak fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:22 pm

Metaforë “gurë mbi gurë”

Gjirokastra, qyteti im

nga Juvelta Maze









Të soditësh Gjirokastrën nga Kalaja dhe Këculla, pikat më të larta të qytetit, është dhe do të mbetet një dukuri shumë e veçantë, sepse është shumë e vështirë që ta shikosh të gjithë, ashtu siç e dëshiron. Kjo është në fund të fundit Gjirokastra, qyteti, që duhet vizituar patjetër. Një qytet përballë malit me një pamje mjaft mbresëlënëse dhe njëkohësisht mbështetur në një shpatull mali. Gurë dhe mure, çati dhe oxhaqe, shkallë e harkate, sokakë dhe kalldrëme guri, sofate e porta të vjetra, që s’mbahen mend kur janë ndërtuar. Gjithçka këtu përmblidhet me një metaforë “gurë mbi gurë”. Qyteti me imazhin e tij të gurtë, herë real e herë fantazmagorik, duket sikur ka dalë nga përrallat, ngjan sikur është ngritur për të zgjuar ide të mëdha, të tërheq si magnet me atë grinë e përhershme dhe mbizotëruese, që s’është tjetër, veçse ngjyra, e cila tregon vjetërsinë e gurit dhe të vetë qytetit, si një tempull guri.

Në këtë qytet vihet re një ndryshim pozitiv në rikthimin e çekanëve të gurëpunuesve në ndërtimine rrugëve të saj, të cilat janë krenare për këtë qytet (qytetin tim). Akoma më shumë për qytetin tim do t’ju tregoj, pasi ta keni vizituar.

Gjirokastra ime është shumë e bukur,

qëndisur me gurë, ngjason porsi flutur.

Pranë dritares rri dhe mendoj:

Gjirokastra ime, padyshim, do të ndritojë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:22 pm

Në fokus : Çështje të mësimdhënies

nga Matilda Çerepi



Në qendër të vëmëndjes së mësuesve dhe të të gjithë hallkave të arsimit sot është përsosja e strategjisë së mësimdhënies e mësimnxënies. Prej vitesh tashmë punohet me strategjinë “Me në qendër nxënësin dhe rezultatet e nxënësve”, metodologji, që ka rezultuar e sukseshëme dhe frytdhënëse në sinkronizim të plotë me hapat përpara që ka hedhur arsimi ynë si dhe me kërkesat e kohës. Prej kohësh në arsim është studiuar dhe provuar se nxënësit i pranojnë e i përvetësojnë më mirë njohuritë duke qenë vetë aktorët kryesorë të orës së mësimit. Harmonizimi i mirë i metodave e teknikave bën që në klasë të zhvillohet një mësim gjithëpërfshirës, ku asnjë nga nxënësit nuk ndihet i përjashtuar. Rezultatet kanë qenë të mira dhe me kategoritë e nxënësve të dobët, të cilët te mësimdhënia tradicionale ndiheshin të lënë “pas” nga nxënësit e tjerë. Në mësimdhënien e sotme një rol të rëndësishëm zë dhe përdorimi i bazës materiale me shfrytëzimin e saj me efikasitet të lartë duke ua konkretizuar nxënësve njohuritë në praktikë. Një ndër faktorët e rëndësishëm të mësimdhënies, ndër të tjera, është dhe stafi pedagogjik, përgatitja shkencore e tij në mënyrë që te nxënësit të transmetojë profesionalisht njohuritë e lëndës. I rëndësishëm është dhe komunikimi, i cili është vendimtar në disa raste për të arritur dhe rezultate të mira dhe për të krijuar partneritet të qëndrueshëm. Mbi këtë temë nuk janë kurrë të tepërta përvojat individuale, argumentat dhe mbi të gjitha demokratizimi në arsimin tonë. Kalojmë nga mësuesi tradicional tek mësuesi bashkëkohor, i cili është i ndjeshëm kundrejt nxënësit të tij dhe jo thjesht një mësimdhënës.

Vijon në numrin tjetër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:23 pm

Problemore

Rubrika : SHQETËSIME



Femina Abazi, klasa e IXB



Të gjithë ne jetojmë në një planet që quhet TOKË dhe të gjithë jemi të barabartë. Shqetësimet janë një ironi fati për çdo ditë, orë, sekondë të jetës njerëzore. Viktimat në këtë mes jemi ne fëmijët, që përballemi çdo ditë me to, por më shumë adoleshentët, që nuk mundt’i kuptojë çdo njeri. Unë jam një adoleshente nga shkolla 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi”. Çdo nxënës ashtu si dhe unë has gjithmonë shqetësime. Në disa raste e kuptojmë që shkaktarë të këtyre shqetësimeve jemi ne, por edhe mësuesit, të cilët nuk mbeten pas. Mësuesët janë ata, që na lëndojnë me fjalë dhe veprat e tyre, sikur ne të ishim një send pa vlerë, prandaj edhe ne nervozohemi në një farë mënyre. Ky është botkuptimi ynë dhe pse mund të jetë i gabuar. Shqetësimet kryesore, që ne hasim përditë janë: Mosmarrëveshjet Mësues - Nxënës, Nxënës - Nxënës, fyerjet e ndryshme, gjithashtu dhe përdorimi i dhunës fizike. (Kjo e fundit rrallë dhe ka përjashtime për pjesën më të madhe të mësuesve). Përveç këtyre ne e duam ambientin e shkolës më të pastër, më të bukur, duke e gjelbëruar atë, duke mbjellë pemë dhe jo duke i prerë ato. Shqetësimet tona nuk kanë fund, prandaj unë po i mbyll këtu, duke menduar se kam thënë më kryesoret. Shpresoj që mësuesit, mësueset apo dhe vetë nxënsit të mos jenë keqkuptuar dhe gjithashtu po shpresoj t’i lexojnë mirë shqetësimet tona duke vendosur diçka në mendje.

Ju faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:23 pm

“Shkolla është drita e jetës”. Të veshim uniformat e shkollës dhe të dimë të komunikojmë në radhë të parë për veten, pastaj për të tjerët.



Uniforma dhe mënyrë e komunikimit nëshkollë

nga Liljana Golemi, klasa e IXB

Të gjithë në këtë botë jemi të barabartë dhe kemi të drejta të barabarta. Por secili nga ne mund të ketë ekonomi ose veshje më të mirë. Nxënësit që mund të kenë këto veçori, të cilat i përmenda pak më sipër ndihen mirë, por ka nga ata nxënës, që nuk kanë mundësi për të ndërruar veshjet e tyre çdo ditë dhe në këtë mënyrë ata e ndiejnë veten paksa ndryshe nga të tjerët. Por që të gjithë të ndjejmë se jemi të barabartë dhe çdo ditë mos të vrasim mendjen se çfarë do të veshim. Uniforma është zgjidhja e të gjitha këtyre, përveç faktit që na bën të dukemi nxënës të vërtetë. Ndoshta kjo fjalë nuk u pëlqen të gjithëve, por duhet të kuptojmë që çdo veshje përshtatet me vendin në të cilin ndodhemi. P.sh. një minifund dhe një bluzë e hapur nuk mund të vishen në shkollë, sepse vëmendja e të gjithë djemve të klasës largohet nga mësimi dhe shkon tek ato bluza të hapura, sikur ato të ishin tema kryesore të mësimit… Jo vetëm një uniformë na bën ne të dukemi të edukuar ose të kulturuar, por mënyra e të folurit është ajo, që tregon sesi secili prej nesh shfaq veten e tij. Ne nxënësit e tepërojmë ndonjëherë ”me të folurin e tmerrshëm”, kryesisht djemtë, të cilët mendojnë se tregojnë zgjuarsi ose trimëri, por duhet të dinë se zgjuarsia tregojnë ata, që flasin si nxënës të kulturuar e nuk marrin nënat nëpër gojë, sepse janë ato që i mësojnë të hedhin hapat e para; i mësojnë të flasin e të dinë të respektojnë të tjerët. Do të doja t’ju thoja të gjithë nxënësve se ne jemi e ardhmja e Shqipërisë dhe kemi për ta bërë Shqipërinë një Shqipëri Evropiane. Ta tregojmë veten tonë si njerëz të kulturuar dhe t’u tregojmë të gjithëve që Shqipëria do të arrijë atje, ku kemi dashur gjithmonë, por vetëm nëse ne dimë si të veprojmë.

“Shkolla është drita e jetës”. Të veshim uniformat e shkollës dhe të dimë të komunikojmë në radhë të parë për veten, pastaj për të tjerët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:24 pm

Krijimi është art i veçantë dhe ne në këtë rrugëtim të bukur jemi nisur



Le të zgjojmë ëndrrat



Shpërthimet poetike kërkojnë që të administrohen dhe të nxiten. Në redaksinë e gazetës « LIRSHËM » kanë mbërritur mjaft krijime të nxënësve, që shprehin ndjenjën me një temanikë të larmishme. Duhet të nxiten këta nxënës të talentuar. Madje kjo rubrikë krijon premisën për të parë nivelin krijues të nxënësve dhe është një ballafaqim publik midis nxënësve të shkollave 9 vjeçare. Shpesh herë ndiqet një praktikë e gabuar. Bëhen konkurse, apo prezantime të krijimeve në « FJALA POETIKE » dhe juritë, nuk kanë në përbërjen e tyre njerëz të penës, poetë, shkrimtarë të afirmuar. Shpesh ata, që do të fitojnë janë përcaktuar më parë. Kjo praktikë duhet të eliminohet.







Ledion Qendro













Dëbora bie lehtë ,

si vesa përmbi gjeth,

e butë e brishtë,

re vogël.

Ç’kam frikë

se mos më vdesë…

Dëbora bie lehtë,

si flutur e zbardhur.

Më dehu kjo natyrë

me flutura mbuluar…



Monotoni



E njëjta zhurmë

nëpër rrugë …

Më mërzitur

hapat e kalimtarëve,

të gjithë, pothuajse,

ecin me një ritëm,

Të njëtat fytyra,

Pothuajse, çdo ditë,

m’u mërzitën rrugët

dhe njerëzit hipokritë.



* *

Natën të gjithë humbasin nëpër ëndrra,

ndërsa unë gjumin sfidoj.

Flas me hënën, me yjet, me qiellin,

ndryshe nga të tjerët,

zgjuar ëndërroj.

Pres një yll të këputet e të bjerë

e unë atë çast të shpreh një dëshirë,

Të thërras emrin tënd me qindra herë

e të vazhdoj të ëndërroj në errësirë.



Hasan Sheno



Si një tingull muzike “fjala nënë”

rrjedh nga shpirti fëminor.

Shpirti i nënës, shpirt i pastër,

ka përbrenda një det “Hyjnor”…



Malli për atdheun



Vite kanë kaluar,

larg në vetmi,

por s’të kam harruar,

e dashura Shqipëri.



Rrugët me kalldrëm

më shfaqen në sy,

fytyrat e njerëzve

i shoh tek ty…





Kur ndodhesh larg

mërguar.

Çdo të thotë Atdhe,

ke për ta kuptuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:24 pm

Liljana Golemi



Në natën me hënë

vallëzoj rreth yjeve,

në ajrin e pastër,

këndoj rreth maleve e pyjeve,…

Në ditën plot shkëlqim

fluturoj rreth qiejve

dhe veç me pak fjalë

gjithë jetën adhurime…





Femina Abazi











Pse vallë kjo botë plot ngjyra,

po më duket si shtrigë me 100 fytyra?

Pse vallë sot, kur qielli ka kaltërsi,

sytë e mi shohin bardhë e zi?

Zemra ime po tretet ngadalë,

për një dashuri që koha e ka ndalë.

Për ty, i dashur, po vajtoj,

të ulem në gjunjë e të kërkoj,

të mos harrosh atë dashurim,…

Mallkuar qofshin sytë e mi,

mallkuar qofsh dhe ti

që shpirtin ma le në lëndim…

më shkatërove zemrën…

Lamtumirë, ti që mbete vetëm një emër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:25 pm

Pertisian Zhibaj

Klasa e IXB



Përpjekje për të dhënë “përvojë” dashurimi.

A duhet të nxitet nëj besnikëri e tillë në dashurim?… Le të diskutojmë

Shumë njerëz në këtë botë mendojnë se me dashuri do të arrijmë gjithçka, por gabohen rëndë. Nga dashuria humb gjithçka, humb jetën, humb lumturinë, humb gëzimin dhe fiton luftë, lot, vuajtje dhe zhgënjim. Dashuria me shikim të parë është është “improvizim”, është ndoshta, për fat të keq në disa raste, dramë dhe pikëllim. Dikur vite më parë jetonin bashkë një vajzë dhe një djalë. Në natën e errët e me shi djali pyet me çudi: “Çdo të bëje ti, zemër, sikur unë të mos jetoj?!”

“Edhe unë në prehërin tënd shpirtin do ta sakrifikoj”.

Kaluan vite dhe fati e degdisi rrugëve të tij, ata u larguan dhe u ndanë si fëmijë. Ata kishin kohë pa u takuar e pa u parë. Njëri tjetrit në telefon nuk i kishin dalë. Një ditë në lajme prezantuesja tha: “Në fshatin pranë, dy ditë më pare, ka vdekur një djalë…”, dhe fotografinë tregoi. Ajo, siç po qëndiste, e njohu dhe gishtin shpoi. Që nga ajo ditë nuk hante e as pinte, vetëm e sëmurë në shtrat rrinte. Nëna e merakosur pranë i qëndronte… As doktori nuk e gjente ç’sëmundje e mundonte. Kaluan dy muaj dhe gjendja e saj po vështirësohej dhe ajo e tmerruar avash- avash nga jeta po largohej. Atëherë ajo i tha nënës: “Dëgjo, dy muaj më pare, në fshatin pranë, ka vdekur një djalë, të lutem pranë tij të më bësh një varr…” . Kjo ishte fjala e fundit që ajo shqiptoi, pastaj e heshtur sytë i perëndoi. Meqë ishte amaneti i fundit, nëna ia plotësoi. Në gërmadhat e tyre kjo është shkruar që ta lexojnë brez pas brezi ata që janë të dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:25 pm

Luiza Lazaj

Klasa e VIIIA

Ç’të pikturoj vallë?

Jam ulur në tryezë dhe nis të pikturoj.

Po çfarë të pikturoj vallë?

Të pikturoj një trim me kalë?

Apo mos ndoshta natyrën e qetë,

një natyrë të vërtetë?

Nuk di si të nisem në pikturim,

kam shumë gjera në mendim.

Ndoshta Piter Panin apo Borëbardhën…

Po nga këta cilin vallë?

Në dorë mora penelin,

me të kaltër e nisa qiellin,

me të verdhë diellin,

e bëra dhe një lëndinë,

plot me bar e trëndelinë.

As lulet nuk munguan,

por më shumë e zbukuruan…

por edhe lumi nuk mungoi,

si një pasqyrë natyrën zbukuroi…

Ngjyra ngjyra e plot lezet,

e përfundova natyrën e qetë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:26 pm

Arbiola Karalli





I pafat

I vetëm në shtëpi

I vetmuar, pa njeri, si qiri që shuhet,

ti po rri i heshtur, kërkon të flesh,

por nuk fle dot.

Kërkon të qeshësh, por nuk qesh dot.

brenda në shtëpi të ka mbërthyer vetmia;

larg atdheut ti qëndron

dhe kujton me dashuri Atdheun.



Lutësia e nënës



Djalit të saj dëshmor



Filloj të shkruaj,

të shkruaj ca fjalë

mes dhimbjes dhe trishtimit,

të thur vargje për nënën që pret djalin e saj.

“Eja , bir i nënës, eja më gëzo!

Ndiej mallkim, bir, që mua më shtrëngon…

Pa ty nëna nuk ka jetë,

pa ty nëna s’rri kurrë e qertë.

Eja, eja, bir, më shtrëngo, të të puth duart e buta,

Eja të mposht mallin,

flokët prej argjendi të t’i ledhatoj si dikur.

Eja sa më shpejt, o biri im i dashur,

eja të më marrësh dhe të ikim të dy si shenjtorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:26 pm



INKURAJIM



Xhelo Zilfo

*

Ti më thua:

“ Shpirt i mamit , zemëro!”

Ti, moj nënë , nënëzo,

të kam xhan s’të lëndoj,

kurrë nuk do të zemëroj…

*

Mësuesja jonë e dashur,

ti për ne je prind i dytë,

të kemi në zemër,

na mban porsi sytë…



Mario Zani



Gjirokastër, vendlindja ime,

mbete përherë në zemrën time…

Sado larg që të shkoj,

Ty, jo kurrë s’të harroj…

Këtu u linda, këtu u rrita,

edhe jotja është merita,

për këtë që jam unë sot,

për atë që do të bëhem mot…

Edhe pse jam larg me kilometra,

në zemër

vetëm me milimetra…















Megi Bineri

Bukuria

Qiriri prej meje ka mësuar,

të digjet e të përvlohet…

Duke u përvëluar

të qeshë e të gëzohet,

të bëhet zjarr e flakë,

të tretet pak e nga pak,…

Ti i mësove trandafilit,

të çelë e të lulëzohet,

të përvëlojë bilbilin

e ta bëjë të pëlcasë,

një fjalë të mos i flasë,

dhe nga kjo t’i vijë një e mire

të zbukurohet më shumë

e të mos të ketë mëshirë

po ta lërë dhe pa gjumë.



Aldona Rabaj



Jeta është si një trëndafil …

Lehtë ta këpusësh,

por vështirë ta lulëzosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:27 pm

Zakeo Jano









Falja dashurinë



Dashuria është e shtrenjtë,

jo gjithkush e ka,

Dashurinë kërkon

dhe askush ta fal.

Pse shumë njerëz sot

s’janë si unë e ti,

dashurinë e tyre

s’e ndajnë me njeri.

Dashurinë tënde

dikush e kërkon,

falja ti atë,

pse kaq e mundon.

Ai është i vetëm

dhe pa lumturi,

kaq shumë e gëzon

veç kjo dashuri.

Dashurinë tënde,

që i ri t’ia japësh

dhe me zemër plot

dorën që t’ia zgjatësh.

Pse nuk ke mëshirë,

ki pak dhëmbshuri,

ashtu si ty ta falën

falja edhe ti.

Mëso dhe ti,

mëso prej dashurisë,

mëso ti prej jetës

dhe prej mirësisë.

Mos u bëj gjakftohtë,

ai është si ti,

falja ngrohtësinë,

jepja dashurinë.

Ti do të jesh i lumtur,

kur ai të jetë,

dashurinë tënde,

pret ai të ketë.

Dashurinë dhuroje

bëje ti të lumtur,

jetën zbukuroja,

bëja më të bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:27 pm

Kuriozitete e Mite





Për dijeni

Sot njihen 15 lloje të ndryshme kanceresh, që shkaktohen nga duhani.

Njeriu, që tymos një paketë në ditë, në një vit ka depozitur në mushkëri 1kg blozë.

Çdo cigare, që pini shkatërron tetë minuta jetë.

Rreth 1.1 miliardë njerëz, në mbarë botën, pijnë duhan.

Në vitin 1990 ka pasur 3 milionë vdekje të lidhura me duhanin.

Pritet që në vitin 2025 -2030 vdekjet të rrriten me 10 milion.

Në një dhomë, ku është pirë 1 paketë cigare personat e pranishëm kanë thitur tym të barabartë me prirjen e pesë cigareve.

Një cigare është çelësi i një pakete dhe i një fundi të tmerrshëm.

Duhani ul aftësinë për shijuar e për të nuhatur, shton parakohe rrudhat dhe, sipas disa studimeve të kohëve të fundit, ndikon keq edhe për dëgjimin. Në një dhomë, që ka tym duhani monoksidi i karbonit hyn në gjak tek ai, që nuk e pi pas 30’.

Nga pirja e duhanit shkaktohen: 99% e rasteve në tru, 85% e rasteve hemoragji në tru, 90% e rasteve kancer në mushkëri, 99% e rasteve kancer i laringut, 80% e rasteve kancer në stomak, 56% e rasteve kancer në pankreas, 90% e rasteve sëmundje e zemrës.

Përgatiti: Femina Abazi



Kuriozitete

Numri më i madh i të vdekurve u shkaktua nga thatësia. U shënua mes viteve 1876-1879 në Kinë me rreth 9-13 milionë viktima. (E përgatiti Megi Bineri)



Flutura e natës kaktungrënëse

Flutura e natës ha me shumë oreks. Nganjëherë mbllaçitet në rrugët përmes brezit të madh të kostuar të katuesve në Australi. Ajo ka shkuar në Meksiko, ku bimët me gjemba japin frute të pëlqyera dhe prodhim të rëndësishëm bujqësor. (E përgatiti Aldona Rabaj)



Fjalë të urta

Larg atij, q ë të lëvdon, duaj atë që të qorton.

Libri është arena e të mësuarit.

Duaje librin burimin e diturive.

Thika nuk dhëmb në mish të huaj.

Nuk është e thënë të dish gjithçka.

Atdheu është si familja, e ndejmë nevojën e tij, kur na mungon…

Ai që nderon Atdheun, kur është i vogël, do t’i dalë zot, kur të rritet.

I mblodhi: Hasan Sheno
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:27 pm

Sa e vështirë pritja



nga Kristiana Dono













Kjo fjalë e dhimbshme. Në shumë vende njerëzit presin për gjëra të ndryshme. Në Shqipëri nënat presin lajmet nga djemtë që kanë mërguar. Në Amerikë, gratë, vajzat dhe nënat presin djemtë dhe burrat, që kanë vajtur në luftë. Në vendet e botës së tretë njerëzit presin dhe shpresojnë për një jetë më të mirë. Në azilet e vendeve të ndryshme pleqtë presin vdekjen t’u vijë. Në maternitete të ndryshme nënat presin fëmijët e tyre të vijnë në jetë. Në vende të tjera jetimorët presin prindër që t’i adoptojnë këta fëmiëj.Ashtu si gonxhja e trëndafilti që pret të çelë. Ashtu siç pret zogu që vezët të çelin, ashtu siç pret shqiponja e vogël të fluturojë, ashtu dhe ne presim që jeta jonë të ndjekë rrjedhën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:28 pm

Përçapje për t’u futur në labirinth krijimi

Donatela Kanani









Një natë e errët vetëm për ty

Me pamjen e një njeriu që ecën ngadalë, ndien dhimbje, por ecën pa fjalë. Në perëndimin e ditës dhe pse e lodhur, eci dhe eci me sytë e njomur! Mbi zemrën e kalbur, shpirtin e tretur, në zjarrin e pashuar me buzën e etur. Nga pamja e lire, nga brenda prangosur, në sjellje të mirë, ndërgjegje të “sosur”… Me jetë të shndërruar nga ndjenjat e zjarrta. Sa humbje, sa lot, o Zot, sa trishtim po ndiej tani tej, thellë në shpirtin tim. Jam e brengosur, e vrarë si me thikë dhe më duket siku trupin po ma bëjnë copë e çikë. Nëse do të ekzistonte vetëm mirësia, njerëzit do të ishin të velur nga dashuria. Vuaj, vuaj dhe akoma do të vuaj si një e prangosur në veten time. Them kur do të vijë ajo ditë që do të mund të lë shpirtin tim të lire. Sadoqë them jam e mbushur me hakmarrje… Kurrë nuk kam dashur që njerëzit të vuajnë për shkakun tim dhe ndoshta ju e dini… Jam e lënduar pa masë. Po pres që jeta ime të shuhet si një kandil që është tepër i ri dhe të mos ketë mundësi të ketë atë zjarr përsëri. Si një natë e errët tani po ndihem përsëri. Kur vetmia dhe mendja të pushton, pothuajse çdo gjë e harron dhe për një çast ti krahasohesh me një njeri, që ka humbur kujtesën, duke të lënë mbresa. Edhe sa akoma do të vazhdojë vetmia; në venat e mia të burojë si një sëmundje që ti kërkon që ta kurosh, por vetëm për disa njerëz ajo vazhdon duke buruar akoma dhe ti nuk ke mundur ta kurosh atë as me ato pak ëndrra. Qielli sonte është gri unë nga vetmia po tretem si qiri. Retë përpiqen të qajnë duke lënë vetminë t’ia dalë mbanë. Sa pak dritë që paska në dhomën time, sa errësirë qenka këtu! Sot edhe dhimbja po më mundon kot… Po më kujtohet dikush që ia arriti qëllimit të më lëndonte duke më lënë kujtime të hidhura, por që nuk ekziston më për mua dhe për ty, sepse qielli tashmë u nxi; humbi dhe kujtesa ime bashkë me ty. Retë nisën të vajtojnë për një kujtim që kurrë më këtej e tutje nuk do të ekzistojë. Shkuan ëndrra, shkuan vuajtjet për një të pashpresë që me zë të ulët lulet. Ja po nis një ditë e re plot gëzim që më vonë kthehet përsëri në një trishtim

Iku shkoi dhe drita… Tani po ndodhem në errësirë dhe jam e rrethuar nga një shirit i zi i pakuptimtë. Dikush po përqiqet të më thotë që gjeja e mire ekziston në këtë botë. Dhe unë po përpiqem të besoj. Nata e errët po më ndjek nga pas, duke më pëshpëritur me zë të ëmbël, duke më thënë: “Unë jam mikja jote, Nata. Kam qenë dhe unë dikur si ty. Të dëgjova duke pëshpëritur dhe një moment m’u duk sikur unë isha si dikur një njeri. Por më dëgjo nëse zemra jote është natë, ti nuk do të jesh shumë ditëgjatë. Këtë mesazh e ke nga mikja jote “Natë” ”.

Po rri e po mendohem të iki me natën dhe ndoshta gjej pak lumturi apo të rri në dritë me zemër të mirë.

E mendova: “Do të rri me dritë, me zemër të nxirrë, sepse vetëm kështu do të mund të shkruaj përsëri..

Një natë e errët vetëm për ty”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:28 pm

Interesantja në faqet e gazetës sonë



Me atë hedhjen si prej kanguri, nxitoj të vendos diku aty flamurin shqiptar.



Mariglena Bishani, klasa e IXA

Udhëtim në hapësirë













6 mars 2008. Sot është dita më e veçantë e jetës sime. Unë jam njeriu me moshë më të re, që do të zgjerojë vizitën përtej kufijve të rruzullit tokësor. Jam gati të shoh ato që Zoti ka krijuar me dorën e tij. Për pesëmbëdhjetë minuta duhet të nisemi. Të gjithë po më ndihmojnë të vishem me atë veshjen e veçantë prej astronauteje. Minutat ikin, sa hap dhe mbyll sytë. Tani mbeti vetëm një minutë, një minutë që do të numërohet mbrapsht dhe do të shënojë nisjen tonë. Unë ndodhem brenda anijes kozmike, së bashku me kolegëte mi. Jashtë janë mbledhur me qindra njerëz, që duan të shohin këtë nisje spektakolare. Të gjithë janë paksa në ankth dhe këtë e shoh tek njerëzit që i mbajnë duart të kryqëzuara dhe tek të afërmit tanë, që luten here pas herë. Numërimi tashmë ka filluar: 60, 59, 58, 57…3,2,1 dhe një zë i forte, që thotë “Nisu!”. Mekanizmat lëvizëse të anijes kozmike vihen në punë dhe në fund arrijmë të ngrihemi. Tani, në këto momente, ndjenjat e mia janë të ngatërruar se kurrë me emocione, lumturi dhe ankth në të njëtën kohë. Anija kozmike po ecën me një shpejtësi marrarendëse. Udhëtimi ynë do të zgjasë plot dy javë. Ky është një udhëtim tepër i veçantë për një pesëmbëdhjetëvejeçare si unë. Më në fund gjendemi në hapësirë. O Zot, sa e mrekullueshme! Çdo gjë që shoh është unike dhe e bukur dhe e bukur! Në këtë hapësirë të pafundme shoh yjet, asteroidet, meteorët, ëndërr gjatë gjithë kohës. Destinacioni ynë është planeti i famshëm i hënës. Udhëtimi ynë vazhdon e vazhdon. Sot është data 19 mars 2008. Tashmë, pas shumë e shumë ditësh të bukura, pra edhe të lodhshme brenda atyre katër mureve të hekurta të anijes kozmike, ne gjendemi në hënë. Bëjmë një ulje të ngadaltë dhe më pas hapet dera, të gjithë të gëzuar dhe të entuziazmuar zbresim dhe më në fund arrijmë ëndrrën tonë. Arrijmë atë ëndërr që këmba jonë të shkelë në tokën e shkrifët të hënës. Me atë hedhjen si prej kanguri, nxitoj të vendos diku aty flamurin shqiptar. Tani ne e kemi një dëshimtar qëdo t’i tregojë botës që dhe shqiptarët janë të aftë ta nderojnë veten e tyre. Vizita mbaroi. Ishte vërtete shumë e shkurtër, por mua m’u duk një përjetësi. Tani ka ardhur koha të kthehemi. Kolegu ynë, Mikeli, po na i bën me shenjë që të mblidhemi të gjithë në anijen kozmike. Po afrohemi drejt derës, por përpara se të hyjmë brenda, kthejmë edhe një herë kokën prapa dhe më pas largohemi më të plotë se kurrë, që më në fund ia arritëm qëllimit. Që tani e tutje për të gjithë ne do të fillojë monotonia e përditshme dhe në momentet, kur do të jemi të vetmuar, do të na ngushëllojnë kujtimet e mbetura nga ai planet i mrekullueshëm, që sapo lamë pas. Sot data shënon 2 prill 2008. Kjo botë shënon edhe mbërritjen tonë në tokë. Jemi të gjithë të lumtur që udhëtimi përfundon me sukses. Tani po hapet dera. Sa shumë njerëz gazetarë dhe kamera pa fund gjenden këtu! Fotografët po na verbojnë me dritat e aparateve dhe veshët po na shurdhohen nga shkrepjet e tyre. Mjafton një tapet i kuq për të parakaluar dhe unë jam e famshme. Më vjen keq që duhet t’i vijë fundi rrëfimit tim për në hënë, por besoj se e kuptoni, tani që jam e famshme, kam shumë intervista për të dhënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve EmptyFri Nov 21, 2008 11:29 pm

Faqja jonë e tregimit

Sprovë

Ëngjëlli ynë i pafat Adela…

Nga Sindi Islamaj

Sa ditë e bukur, sa natë e ngrohtë! Po pse ne jemi kaq të ngrohtë?! Të gjithë po qeshim, të gjithë po gëzojmë, veç ne si grup rrimë dhe vajtojmë… Po pse po qajmë? S’e kuptoj,… Mos ndoshta për Zotin tone, që na tradhëtoi?! Po vuajmë për një ëngjëll të ri, që Zoti s’e la në gjirin tonë të rrinte! Po kush të mori larg nga ne? Po kush ta mori shpirtin e ëmbël e ta çoi lart në re?! Kush ta mori bukurinë? Kush na e fashiti dashurinë? Kush të pa dhe të hëngri me sy? Kush ta fashiti dhe ta rrëmbeu atë çiltërsi? Kush na shkatërroi? Kush na mallkoi dhe trëndafilin tonë kaq larg e çoi?! Po pse pikërisht ty, o ylli ynë? Pse ty, o ëngjëlli ynë? Çfarë kemi bërë që këtë ta “meritojmë”? Në këtë ditë që të gjithë po marrim dhe japim dashurinë, ne po të japim ty për të të mos të marrë përsëri. Pse, o ZOT, pse na e more, pse kaq e pashpirt me të u tregove?! Ikën ëndrrat, vajtën shpresat e asaj familjeje, që fati po ia gllabëron brezat. S’ka më dashuri, jo s’ka më lumturi për atë familje, për atë shoqëri, ku gjithçka fluturoi si era bashkë me ato sytë e tu, ADELA. Këtë ditë të ngrohtë shkurti dhimbja mbuloi shpirtin, sytë tona si mantel i zi i veshur me lot. Sot që ti, e dashur, ditëlindjen tënde feston, ne frytet e humbjes së shoqes sonë të vajtojmë?!

Sa dhimbje, sa lot, sa vaj i derdhur për yllin tonë të bukur që në shtratin e vdekjes dergjet e vdekur! Sa e hidhur kjo ndjesi, sa na dhemb, kur mendojmë se s’do të kemi më ty… Pa na thuaj, o ZOT, si t’ia bëjmë ne tani? Ku të gjejmë forcë përsëri të qeshim? Ku të gjejmë prapë shoqen tonë të flasim, të gëzojmë?! Të besojmë tek ty, o dashuri? Si të besojmë ne te ty, kur ti nuk mendove aspak për dy sy, të cilët me gjithë forcën që kishim të dedikoheshin në çdo çast ty! Si të ulemi në ato banka? Si të shkelim në ato klasa, kur na bëjnë të mendojmë veç për një emër, që tani e mori në gjirin e saj parajsa? Ku je, o Zot, ku je tani? Merrna të gjitha ato çka kemi, veç atë që duam jo; veç ëngjëllin tonë kthenani, ju lutem, na e plotëso këtë dëshirë. Vonë… sa vonë… Nuk ka më jetë më për ëngjëllin tonë. Po ikën që të mos kthehet më kurrë… Dhe një tjetër po na qëllon me gurë. Jemi të mbytur e s’dimë ç’të bëjmë. Na iku dhe zëri, po lotët s’kanë mbaruar. Urojmë që kjo të jetë veç një ëndërr dhe jo realja që po na shikon vëngër. Dhe faqet e fletave po mbarojnë, veç dhimbjet tona me klithma nuk pushojnë, po flasin, po qajnë, po vujanë për një bukuri që vdekja po e fik, sikurse një qiri. Po gdhihet dhe qielli na duket i zi, ndërkohë që shtyllat e muajve mbajnë emrin e saj me shirit të zi,… Nuk kemi më fuqi të vuajmë e të shkatërrohemi, ndërkohë që banesës së fundit po i drejtohemi. Nuk kemi fuqi të të lëmë vetëm ty! E si mund ta lëmë vetëm atë ëmbëlsi. Thjesht është gjëja më vështirë në botë që ty të të themi lamtumirë sot. Ti ke vdekur, por as vdekja nuk po të prish dot prapë,… Duket sikur je në gjumë dhe sheh ëndërr sot. Ej, zemra ime, mos fli tani të lutem! Ti zgjohu, hapi ata sy. Pse nuk zgjohesh? Pse s’përmendesh? Ende e hutuar nëpër ëndrra endesh? Me kë të flasim, me kë të bërtasim? Po të shtrëngojmë, por buzët e tua nuk lëvizin që të na lehtësojnë. Dhe kjo na bën të kuptojmë se këtu çdo gjë mbaron. Në këtë ditë shkurti, kur qielli është plot yje, ti po largohesh nga ne për t’u bërë një prej tyre. Mallkuar qoftë kjo date, që mori ëngjëllin tonë të pafat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Arti publicist i të rinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti publicist i të rinjve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Arti i Kinos
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» Arti shqiptar - gjurme te hershme
» ARTI ÇELËSI I SHPIERTIT NJERËZOR
»  Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: