Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyMon Aug 01, 2011 2:55 pm

LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

KATEDRA E STUDIMIT DHE HULUMTIMIT

Roli i artit grafik dhe kompozicionit të jashtëm
të veprës në prezantimin e saj
nga Nertila Toska

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyMon Aug 01, 2011 2:56 pm


Në një vepër letrare, krahas substancës së saj, materialit letrar me rregullat e veta kompozicionale, figuracionin, mjete stilistikore, idetë, mesazhet që jep e transmeton direkt ose indirekt me një fshehtësi të bukur që të trondit e të emocionon, luan rol edhe dekori i jashtëm i veprës.
Ky dekor apo kjo arkitekturë e jashtme duhet të arkitektohet me profesionalizëm për të shprehur qenësisht thelbësoren apo “fragmentaren” që të çon në zbulimin e labirintit poetik, në atë ëka dashur të thotë autori i veprës.
Në këtë fasadim arkitekturor, i cili lipset të realizohet me aftësi e trajta të veçanta, duhet të merret në konsideratë predominantja e ndjenjës, e veçanta, ajo që të tërheq vëmendjen ose që nuk të tërheq aspak për të vënë në lëvizje aftësitë vëzhguese të studiuesit apo të lexuesit.
Pra, angazhimi me ideimin e kopertinës dhe paraqitjen e materialit lëndor të një vepre letrare e sidomos poetike nuk mund të jetë diçka kalimtare dhe e përciptë. Ai përshkon një sërë procesesh të ndërlikuara, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me përmbajtjen e veprës.
N ëkëtë veprimtari të sferës krijuese jemi përfshirë jo pak kohët e fundit duke krijuar kështu përvojën tonë e cila synon vazhdimisht drejt përmirësimit e përsosjes.
Le të marrim si pikë referimi pikërisht kopertinën e librit “HESHTAS MBYS FRIKEN TIME” të autores Luljeta Xhaxhiu, libër që është realizuar përmes një bashkëpunimi të frutshëm me Shtëpinë botuesë “JONALDA”, Berat. Jo pa qëllim në pjesën ballore është përdorur një pikturë, ajo e piktorit Paul Cezane e titulluar “Undergrouth”, ku mbisundojnë elementë të fuqishëm natyrorë; prezencë e botës së gjallë bimore me degë të prira drejt një “damarizimi jetësor”, ku precipitojnë ngjyra shprehëse ndjesish e fenomene vegjetative.
Mbi të gjitha vihen re “penelatat’ e piktorit të madh që formojnë dhe arkitekturojnë elementë të prezencës së jetës në ecje, në dilemë, mëdyshje; formojnë figura të tilla mes gjelbërimit natyror që vetëm një sy çuditërisht i mprehtë mund t’i dallojë. Mpleksen në këtë konfigurim gravura, hone, katakombe, djegie, lotime, sfida, vatra zjarri, elementë të prezencës të ferrit e të parajsës, gjarpërizime, mbetje, profile, fluturime, trungje të prera,ikje pa triumf, zogj që cicërojnë për dramat, ngecjet, stërkëmbthet. Në konteksin e përgjithshëm ka elementë të shumtë të cilët jepen nëpërmjet një kolori të përfaqësuar nga një katërngjyrësh që të çudit me aliazhin e vet ngjyror e që krijon kombinime. Rol të rëndësishëm luajnë dhe shkronjat, të cilat duhet të futen sa më “ëmbël” në kompozicionin tërësor.
Pjesa e pasme e kopertinësështë një zhveshje e elementëve të paraqitur në pamjen e parë, është si të thuash një konturim i saj me materialin e brendshëm lëndor të veprës, ku “sfidohet e mbytet” heshtazi një frikë dhe mbi këtë gjurmim të eleminimit fillon prezantimi i një gjelbërimi të brishtë brenda të cilit vendoset biografia e autores.
Një arkitekturim i tillë i fasadës, aq sa i lehtë duket pas realizimit, qa i vështirë është të shkohet nëpër mend, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një fillestare në fushën e letrave e për të bërë shpjegim kërkohet erudicion estetik i formuar.
Pa u zgjatur do të doja të thija diçka edhe për kompozicionin e jashtëm të veprës poetike ne fjalë. Po të shohësh veprat që botohen sot në Shqipëri apo edhe në ndonjë vend tjetër, do të vëresh që nuk i jepet dhe aq rëndësi paraqitjes së tyre të brendshme. Por paraqitja kompozicionale është rekuizita e poezisë, e cila kërkon stilizëm dhe duhet të bëhet në përshtatje me idetë dhe substancën e veprës. Në këtë vepër në fakt kemi bërë një eksperiment duke e pasqyruar poezinë të veshur jo me forma e tradita klasike, por me formatime plot ngjyrë e plot trajta e figura që shprehin konteksin që nga forma e shkronjave, vendosja e strofave, formatimi i tyre etj, që padyshim përbëjnë atë që quhet “sekret profesional’, e që “çirakët mezi do ta mësojnë”, siç thuhet rëndom në kësi rastesh. Një prekje e tillë në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme le të kalojë kësaj here lehtazi dhe të zbulojë sadopak konturet e profilizimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyThu Aug 04, 2011 2:36 pm

LNPSHA “PEGASI” ALBANIA PËR BUKURIMIN DHE SHËNDETIN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyThu Aug 04, 2011 2:37 pm

Nertila Toska, çuditërisht, krahas etjes profesionale dhe rritjes përmastive në eruditimin e saj, duke pikësynuar lartësim dijesh në profesionin e saj veprimohet edhe në mjekësinë alternative. Ajo kërkon në vijueshmëri që të ketë njohuri edhe në këtë aspekt. Kjo vjen si rrjedhojë e studimit dhe të hulumtimeve të saj në këtë drejtim.
Në shkrimin e mëposhtëm pasqyron një kontribut për përdorimin e frutit të ftoit.. Është me shumë interes edhe për krijuesit që të njihen me karakteriastikat, vetitë dhe cilësitë e ftoit, në momentin, kur në vjeshtë do të vilet prodhimi i sivjetëm...
LNPSHA “PEGASI’” ndodhte në momentin, kur po përgatit një revistë “PEGASI BUKURIA NË FOKUS”..... Është një revistë shumplanshe e karakterit bukuror, shëndetsor, mjekësisë alternative e ilustruar me bukurimin fizionomik dhe shpirtëror dhe me këshilla mjekësore që burojnë nga bimët medicinale e më gjerë... si dhe paraqitjen poetik e me krijime plot tharm për bukurimin... Për këtë revistë po punojnë krijues të afirmuar, mjekë alternativë dhe mjekë të specializuar si dhe estetë... Nertila Toska dërgoi në Redaksi këto ditë këtë shkrim, të cilin po e publikojmë...Mendojmë se ka interes të veçantë dhe jep shërbesë ...
Sponsor e eparë e kësaj reviste është krijuesja nga Fieri Lefteri Sema ...
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyThu Aug 04, 2011 2:38 pm

FTOI
Cydonia vulgaris
Ftoi përdoret si mjet muzoke për punimin emulzijave dhe miksturave kundër kollës, si ujë për fasha kundër djegieve, për kozmetikë dhe për industri. Nga farat e ftoit përgatiten ilaçe në të njëjtën mënyrë, porsi ilaçet e farës së linit. Duhet theksuar që në fillim të këtij trajtimi se çaji i përgatitur me ftua shërben si lëng shërues dhe si pijë fesktuese, i cili ka një veti që forcon mukozën e gojës, lunkthit dhe të zorrëve. Në perëndim jepet kundër jashtëqitjeve të shpejta, të mërzitshme te fëmijët, sidomos kundër diaresë. Çaji i ftoit përgatitet nga shtrydhja e frutave të pjekura mirë dhe të shëndetshme. Para se të përgatitet çaj, ftonjtë qërohen, copëtohen dhe mandej kalojnë në proces thërmimi, bluarje. Nga çaji i ftoit çdo shtëpinë vjeshtë mund të bëje edhe shurup. Një litër lëng i pastër dhe i filtruar zihet me një porcion prej 2 kg sheqer, kullohet mirë e pastaj shpërndahet mandej në enë të vogla, mbyllet mirë në grykë të tyre dhe mbahet e ruhet në ambiente të ftohta. Ky shurup i përgatitur në këtë mënyrë është një mjet i shkëlqyer, i cili shërben për të ëmbëlsuar ilaçet e hidhura dhe të athta në tejkulm, të cilat janë të vështira të pihen ashtu si janë përgatitur. Kjo është e mirë për t’u përdorur, sidomos të përzjerë me ato ilaçe të athta që përdoren kundër diaresë.
-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT EmptyThu Aug 04, 2011 2:38 pm

Ftoi nga vetë natyra si fryt ka një lëngshmëri të madhe përftuese. 10 gr ftua zbuten me një litër e gjysmë ujë të distiluar dhe mbahen kështu rreth 12 orë. Pastaj kalohen në një proces kulllimi me ujë tepër të pastër (të kontrolluar). Ky ilaç mund të përdoret edhe i freskët, por në avull të ujit të nxehtë, që valon të mund të thahet dhe të ruhet i tharë. Ftoi ka një karakteristikë në përdorimin tërësor të tij: i përdoren farat e thara mirë në hije, madje i përdoret gjethja edhe fyti; Farat e ftoit kanë një shije të lehtë, ashtu si të bademave të hidhur dhe janë pa erë. Duke qenë se ftonjtë kanë një veti, që kalben shumë e lehtë, duhet të mblidhen disa ditë para pjekjes së plotë (të vjeljes) (të gjelbër) dhe të ruhen në vende të ajrosura. Ftonjtë ruhen me metoda praktike në të gjitha rajonet e Shqipërisë, por një trajtesë e fortë ruajtje vërehet, sidomos në rrethin e Gjirokastrës, ku kjo pemë frutore ka qenë kultivuar dukshëm.
Nga vetë natyra ftoi ka një veti dietike dhe fitofarmaceutike, kjo lidhet se ftoi përdoret i freskët dhe në formë kompostoje, si reçel, marmallatë si dhe për t’i dhënë aromë dhe qëndrueshmëri marmallatave të tilla si pemë vetë tjera frutore: marmallatës së mollës, dardhës si dhe frutave të tjera.
Ftoi është i ushqyeshëm dhe përban vitamina A dhe C, shqer, acide, prektin, kripëra minerale si kalium e tjera. Këto fryte të ftoit janë përdorur qysh në hershmëri të jetesës në tokë që kur u njohën dhe pastaj u kultivuan. Ftoi përdoret kundër diares, dizanterisë, kundër eliminimit, apo ndërprerjes të vjellave. Është përdorur për të forcuar apo si rregullator i organizmit të moshës së tretë, si dhe atyre me shëndet të përkeqësuar, apo të dobësuar, pa ndonjë sëmundje apo ndonjë operacion.
Ftoi është shumë vital dhe përcaktues në shërimin e frymëmarrejs së fëmijëve përvoja jetësore e ka përcaktuar këtë më së miri. Për të realizuar një shërim të tillë ndaj frymëmarrjes jo të rregullt përdoret kjo recetë shëruese: 30 gram fara ftoi, të cilat zien në dy litra ujë në një kohë prej 10 minutash. Mandej ftohet, kullohet dhe pihet për 5 ditë rresht me një dozë dy herë në ditë me një porcion një filxhan kafeje. Ky ilaç i përgatitur në këtë mënyrë jep ndihmesë edhe për nxjerrjen e këlbazës, pas gripit apo ftohjes te të gjitha moshat, pa përcaktim, pra është i gjithëvlershëm. Nga përvoja e deritanishme rezulton se ky lloj ilaçi shëron edhe të thatët në lukth dhe duedenin (zorrën 12 gishtore), duke pirë 3 herë në ditë, pas buke, nga një gotë çaj. Kjo “terapi” vijohet pesë ditë rresht.
Po kështu ftoi shërben edhe për shërimin e stomakut dhe të zorrëve. Për këtë përgatitet ky çaj: merren dy kokërra ftoi dhe priten në copëza të vogla, zien për një orë me me 750 ml ujë. Pihet tre herë në ditë nga një gotë çaj i pas buke, kjo realizohet brenda tri ditësh. Po kështu një vlerë të madhe përdorimi kanë fletët e gjelbra të ftoit, të cilat përdoren në formë çaji për të luftuar nevrasteninë, pagjumësinë, rrahjet e shpejt atë zemrës si dhe efektprurës për parandalimin e të kolliturit ose për ndalje e kollës. Si përgatitet ky çaj kurues: Merren 200gr gjethe, zien në gjysmë litri ujë për 10 minuta. Çaji i përftuar pihet me tri doza, por në gjendje në nxehtë të tij, tri ditë me radhë. Çaji normal nga ftoi përdoret mjaft me efekt kurativ dhe për larjen e syve, kjo vetën në raste dhimbjesh të tyre.
Duhet theksuar se fara e ftoit përmban lëndë mucilogjinoze dhe yndyrna, ndaj përdoret kundër hemoragjive dhe hemoroideve e tjerë. Siç janë e shprehen çrregullimet e stomahut, të zorrëve si dhe për të realizuar pastrimin e tyre.

Ilaçi që përgatitet në kësisoj rastesh: Merren 20 gr fara ftoi, shtypen mirë, futen në 100 ml ujë të vakët dhe lihen 30 minuta. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet menjeherë. Ky çaj shëron plagët e ndryshme në lëkurë, me lyerje si dhe dhimbjet e fytit, duke bërë gargarë 2-3 herë në ditë pas buke. Pas gargaraev , uji derdhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





            Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty
MesazhTitulli: Re: Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT               Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: