Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti shqiptar - gjurme te hershme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Arti shqiptar - gjurme te hershme Empty
MesazhTitulli: Arti shqiptar - gjurme te hershme   Arti shqiptar - gjurme te hershme EmptyThu Jul 09, 2009 7:53 am

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme.
Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra
e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin
fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotem.
Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe
në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët.

Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.


Arti Ilir

Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe
relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u
zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita
korintike dhe korkyrase. Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme
mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.

Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet
ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botrinti etj.

Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti shqiptar - gjurme te hershme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme
» Historia hershme -Pellazge, ilire dhe Epirote
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: