Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

"Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari Empty
MesazhTitulli: "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari   "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari EmptyMon Mar 28, 2011 12:37 am


“GJURMË NË KOHË”
Libër i ri nga Faik Miftari



Redaktor:

Mexhid YVEJSI



Recensentë:

Fuad RAMIQI

Halil IBRAHIMI



Redaktor gjuhësor:

Mexhid YVEJSI



Radhitja dhe Kopertina:

Visar KORENICA



Shtypi: Pena, Prizren, 2011





Në Prizren, në një ditë të bukur pranverore, u zhvillue një ngjarje e rëndësishme kulturore.

Ditën e shtunë, më 26 Mars 2011, në Amfiteatrin e bukur të Medresesë, në Prizren, pakëz pas orës 13-të, para një numri të konsiderueshëm të dashamirësve të librit, të kulturës e diturisë, u përurue libri “GJURMË NË KOHË” i autorit nga Prizreni, z.Faik Miftari.

Promovimi i librit filloj me fjalët përshëndetse të moderatorit z.Visar Korenica, i cili ka bërë radhitjen dhe ballinën e librit, dhe pasi shpalosi një jetëshkrim të shkurtër të autorit të librit, z.Faik Miftari, e ftoi para foltorës redaktorin e librit, z.Mexhid Yvejsi nga Gjakova.

Redaktori i librit, Mexhid Yvejsi, ndër të tjera tha:

“Të shkruash një libër nuk është një punë e lehtë, përkundrazi, është një punë e vështirë, sepse kërkohet një njohuri e përgjithshme, durim i madh, gjithsesi talent.

Libri, siç thoshte Shekspiri, është një shok i mirë, i cili t’i zbulon fshehtësitë, është një dritë në errësirë dhe kënaqësi në vetmi.

Libri që ke në dorë, me titullin “GJURMË NË KOHË”, shkruar nga Faik Miftari, nga Prizreni, i ka të gjitha këto përbrenda...

Përbrenda këtij libri janë të përmbledhura katërdhjetë shkrime të ndryshme: aty ka studime, udhëpërshkrime, kujtime, opinione, sesione, aty ka edhe kritika, reagime, polemika...”.

Recensenti, Mr.Halil Ibrahimi, nga Prishtina, përveç tjerash, tha:

“Në librin e tij “Gjurmë në kohë” Faik Miftari me një stil të kapshëm dhe të këndshëm analitik ka prekur disa prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe temave më esenciale, me të cilat kemi bashkëjetuar përgjatë viteve. Ai aty flet për trillimet dhe të pavërtetat e pseudoitelektualëve e politikanëve të nënshtruar, shtjellon rolin e ulemasë shqiptare muslimane në shërbim të Shqipërisë...”

Kurse rencesenti i dytë, z.Fuad Ramiqi, nga Prishtina, mes tjerash tha: “Unë nuk shkruaj libra, unë shkruaj njerëz, thënie e Imam Hasan el-Benna-s, dhe dallimi në mes meje dhe Faikut është se Faiku edhe një herë fitoi. Fitoi sepse përqëndrimi i tij në këtë vepër në kontekstin e saj i qaset ngjarjeve kryesisht kombëtare e fetare në tri lëmi, historike, kulturore dhe politike...”

Moderatori, z.Visar Korenica, pas fjalëve të redaktorit dhe dy rencesentëve, e ftoi në foltore autorin e librit z.Faik Miftari, i cili ndër të tjera tha:

“Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për disa çaste që keni ndarë nga koha e juaj e çmuar për të marrë pjesë në këtë eveniment kulturor me rastin e promovimit të librit tim”Gjurmë në kohë”.

“Prezantimi i një libri të ri është një ngjarje e shënuar në jetën kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, është një përgjegjësi morale për diskutuesit, është një nderim qytetar e intelektual për autorin”.....

Falënderojë Zotin e madhëruar që më ka krijuar dhe mundësuar që nëpërmes leximit, mësimit dhe shkrimit të jap kontributin tim modest në sferën e jetës shoqërore, politike, publicistike, kulturore dhe fetare që e karakterizojnë shoqërinë njerëzore si tërësi....”

Pas fjalës përshëndetse të autorit, z.Faik Miftari, filluan diskutimet e hapura rreth librit dhe autorit. Diskutuesit me fjalët e zgjedhura përgëzuan autorin për librin me vlerë, si dhe personalitetin e tij me ideale të pastra, si njeri të drejtë, atdhetar, besimtar...Ishin fjalë dashamirësie, plotë shije, fjalët e diskutuesve: Avokat Et’hem Rugova, z.Bashkim Çabrati, nxënëses së Medresesë të Prizrenit, Sumeja Jonuzi dhe z.Besim Rugova, që e plotsuen, zbukuruen e madhështuen promovimin e librit “Gjurmë në kohë” të z.Faik Miftari...



Kush është Faik Miftari?



Faik Miftari u lind në Prizren më 19 Maj 1963. Rrjedh nga një familje zejtare por me një traditë fetare e kombëtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, pas shërbimit ushtarak të kryer në vitin 1983, vazhdoi studimet në Mitrovicë pranë fakultetit teknologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilën me sukses e përfundoi dhe diplomoi në vitin 1989. Pas diplomimit u punësua në fabrikën e tekstilit ”Printex” në Prizren ku punoi vetëm 6 muaj, dhe qe i detyruar të lëshojë punën pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe zbatimit të masave të dhunshme nëpër fabrika anekënd Kosovës. Prej asaj kohe ka punuar punë të ndryshme për të mbajtur veten dhe familjen. Është i martuar me zonjën Nazane dhe ka dy fëmijë, vajzën Azire dhe djalin Fatihun. Jeton dhe vepron në Prizren, kryeqytetin shpirtëror të mbarë shqiptarëve.

Qysh në moshën fëminore, Faiku tregoi një interesim të jashtëzakonshëm për lexim, e më vonë edhe për studim. Vazhdoi të lexoj edhe me të madhe, sidomos pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës. I nxitur nga një dashamir i tij i përafërt, filloi të merrej me shkrime dhe publicistikë që nga viti 1990. Shkrimet e tij u botuan në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX nëpër gazeta e revista të ndryshme të Kosovës, të cilët zgjonin vëmendjen e lexuesve meqë në to trajtoheshin temat interesante aktuale politike, fetare, kulturore shqiptare. Nga këto shkrime i përmblodhi disa prej punimeve më të rëndësishme në një libër me titull ”Pakës dritë për Kosovën” i cili u botua në Prizren në vitin 2001.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, vazhdoi edhe më me vrull, me shkrime dhe publikime, ashtu që tani lirisht mund të thuhet se është një publicist i ri në publicistikën shqiptare i cili çmohet si njohës i mirë i rrethanave politike, fetare, kulturore dhe historike të popullit shqiptar në Ballkan. Shkrimet e tij që tani janë publikuar në rreth 40 gazeta e revista të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak, Bosnjë dhe Turqi.

Librin ”Gjurmë në kohë”, i cila ka 164 faqe, është libri i dytë i tij i botuar i cili në vete përmbledh disa prej punimeve më të rëndësishme të përzgjedhura nga opusi i tij krijues brenda periudhës kohore të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI.


Mexhid YVEJSI,

Gjakovë, 26 Mars 2011























Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arti shqiptar - gjurme te hershme
» FAIK SMAJLI - Poezi
» Nuk ka më kohë!
» “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...
» GJURME ILIRESH EDHE NE PAMIR!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: