|
| FAIK SMAJLI - Poezi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:07 pm | |
| EPOPESË SË JASHARËVE
Në Prekaz binin tupanat, Çiftelitë larg jehonin; Kishin zbritë Shqipet nga malet: Po kërcenin e këndonin.
Në atë Kullë nuk njihej mortja Si në dasmë ishte përnatë, Mbushur plot me miq e shokë, Idealet mbaheshin lartë.
Kur mbaronin kënga e vallja Shqipet flisnin rend me rend, Qanin hallet e Shqipërisë Loke Që me shekuj s'po zë vend.
Re të zeza na është mbushë qielli, Nuk po shohim diellin me sy. Shkjau me tank rrinë te dera Na e ka mbyllë Lirinë nën dry.
Çohuni burra ta bëjmë Betimin Në Flamur të Kastriotit Se kjo tokë është veç e jona Me pushkë kokën t’ia shtypim korbit!
S'jem të huaj në shtëpitë tona Mijëra vjet janë trashëgim, Amanet na i la i pari Nga flijimi në flijim.
Shumë hordhi kanë ardh kësaj toke Vinin e iknin të gjithë me rend, Fusha e male nuk i duronin, Veç të zotin, zot n'këtë vend.
Dhe ky shkja shpejt do thyej qafën Se ka burra prapë Shqipëria, Që ua presin plumbat me dorë Dhe i ndjekin kah Shumadia.
Nga aksioni në aksion Bacë Ademi syshqiponjë, Si nën kosë binin barbarët, S'mund të priste se i bëhej vonë.
Hamzë Jashari shkëmb graniti Që aq shumë donte Lirinë, Aq i bënte jeta e tij Se luftonte për Shqipërinë.
Babë Shabani gjithmonë thoshte Se Liria nuk blihet n'pazar: Sugjeronte e këshillonte, Ishte tamam Komisar.
Një ditë marsi ia mësynë Prekazit Me topa e tanke një ushtri, Por Prekazi nuk po tundej Tash po bënte Histori.
Në Prekaz - Kala Drenice Dasma e madhe kish filluar, Krushqit tashmë ishin nisur Për ta marrë Lirinë praruar.
Me këngë në gojë sfidonin burrat Një ushtri ardhur nga mesjeta, Kur pushonte Zhuj Selmani U ndihmonte Azem Bejta.
Dhe menduan se i vranë Mori fund dhe kjo histori, Por asnjë s'e mori vdekja, Të gjithë shkuan në përjetësi.
Këtu barbarët morën tatëpjetën Dhe rrokulliseshin për në humnerë. Në qiellin tonë dukeshin shqiponjat Shqiptari po lindte edhe njëherë.
Dhe sa herë t'ju merr malli Edhe doni që t'i gjeni: Në çdo cep të Shqipërisë Nënë - Në Flamur, aty i keni! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:07 pm | |
| ATDHEU
Atdheu është dhimbje, është lot! Atdheu është mallëngjim, Që të përvëlon! Atdheu është uri - bukë e ëmbël që nuk ngopesh dot! Atdheu është i butë, i ashpër është zjarri që të djeg! Atdheu ka sy, veshë, ka gojë sheh dhe di të flasë! Atdheu është mallkim, kudo të ndjek pas! Atdheu është fe, Zot është bekimi! Atdheu është kënga më e bukur që nuk ka mbarim!
Londër, 2009 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:07 pm | |
| KUR ISHTE LUFTA NË KOSOVË
Kur ishte lufta në Kosovë Jeta kushtonte lirë, shumë lirë Çmendurisht lirë Nganjëherë, nuk i harxhonin as fishekët Se thikat, bajonetat a një fije shkrepsë, Ua shfrynin epshet më mirë.
Kur ishte lufta në Kosovë Jeta kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë, Çmendurisht shtrenjtë Me mijëra e mijëra para, Dhe nganjëherë S'e mbulonin as paratë e gjithë botës. Blihej, shitej e stërshitej jeta Kur barbarët dilnin për gjah. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:08 pm | |
| FATI I MËRGIMTARIT
Që kur u nisa dhe mora botën në sy Kam shkuar kudo, deri prapa diellit. Kalova shumë toka, kalova shumë dete, Duke ecur këmbë, a fluturuar qiellit.
Dhe mbrapa atdheun me lot e kam lënë, Atdheun tim të madh, atdheun tim të mirë. Sa më është zvogëluar, e mas me një pëllëmbë Në një hartë të vjetër, në tryezë shtrirë.
Për pak ditë u nisa, mbeta këtu - një shekull, Kush e kish menduar këtë karrem të zi! Tash s'po më lënë hallet, lidhë më janë për këmbë Që të shkoj tek ai e të mos ndahem prej tij.
Veç kur shkoj n'vizitë njëherë në shumë vjet Dhe marr disa kujtime, peng lë shpirtin tim; Unë tash për atdheun, jam veç një turist: Qaj moj zemër, qaj, digju shpirti im!
Londër, 2009 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:09 pm | |
| URAT
Thonë se urat janë të shenjta, I shpikën vet perënditë, Që t'i bashkojnë njerëzit, ... Edhe dashuritë!....
Unë, e di një Urë, - Që përgjakë njerëz, E shtrëngon djalli në fyt! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:09 pm | |
| JETA
Vrapoj e vrapoj pas teje -si një Marathonomak, se, ti më mashtron me ëmbëlsira, e unë, mundohem që t'i kap dhe kur të të afrohem pak më afër, ti befas ndalesh! Më gjuan me rrebesh gurësh, më rrëzon për tokë, hundë e buzë m´i përgjakë! -pastaj, ti qesh me mua, si me një të marrë Unë, i gjori mezi ngritem dhe prap... -vrap e vrap pas teje. Por, tani -ti më ikë përherë e më larg, përherë e më mbrapa mbetem gjithnjë e më shumë, fryma më harxhohet, por, edhe me këtë frymë që më ka mbet, pas teje do të vijë, me shpresë... - se mos të ka rënë ndonjë grimcë rrugës! E, kur të më jetë harxhuar e mbrama frymë, e ti, të më kesh harruar, tjetri do të vijë në radhë pas meje; edhe ai, vrap e vrap pas teje. Unë, e di se -edhe atë do ta gjuash me gurë, por, të isha lutur shumë... mos e gjuaj me gurë të mëdhenj siç me gjuajte mua! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi Sat Apr 18, 2009 3:10 pm | |
| LYPËSI
Për ty, nuk ndërrojnë stinët, ti ke vetëm një stinë: stinë dimër - det i zi!
Nuk di, e mbyte ti zotin, apo ai të mbyti ty! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi | |
| |
| | | | FAIK SMAJLI - Poezi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |