Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme

Shko poshtë 
+8
xhiti
xhema
BashKom
Atdhetari
murturi
egzona-
Liisi
Sofra
12 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 8:04 am

Ilirët janë populli më i lasht në Gadishullin Ballkanik. Populli Ilir është populli autokton i cili ruajti kulturën, gjuhën, traditat e trashëguara nga Pellazgët që na i përcollën shekujt deri në ditët e sotme në trojet tona ku janë dhe jetojnë shqiptarët.
Trojet tona Ilire përfshinin një territor mjaftë të gjerë të cilat fillonin që nga thellësija perëndimore e Gadishullit Ballkanik (Perëndim) me degët e lumit Danub, pastaj (veri) fillonte me lumenjtë Sava, Drava, e deri në thellsinë e Prevezës në (Jug), kurse në Lindje deri në Vardar.
Në Itali njihen se janë të vendosura disa fise ilirësh që njihen me emrin japigët dhe mesapët.

Këto më lartë janë disa të dhëna derimë sot nga historia, por që vazhdojnë të bëhen hulumtime edhe në ditët e sotme dhe shpresojë se shumçka do të del në dritë si psh "Piramida në Bosnë", mbi Alekandrin e Madh, Trojen etj etj....

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Ar1fr3

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme U1_Piramida1


Historia jonë na mëson se kemi një histori nga më të lashtat në rajon e më gjerë, gjurmimet e saja fillojnë që me perënditë e lashta Greke që kur erdhën Grekët ata i gjetën në truallin tonë të krijuara nga populli jonë dhe që i përvetsuan që nga shkronjat Pellazge dhe të gjitha me radhë duke i shpërndar më tutje në Botë si të tyret.


Po ja filloj me këtë fotografi e cila e dëshmon vendbanim të Ilirëve në periudhën Romake dhe që ndodhet në Serbi dhe quhet Gamzigrad.

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Gam06ks3ln3



Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:15 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 8:10 am

Përkrenare Ilire

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme W-hlmt

A. Stipçeviç, "Ilirët"

Në armatimin e luftëtarëve të pasur bënin pjesë, sipas të gjitha gjasave, kur përdoreshin edhe kallçijt, gjithashtu edhe përkrenarja e bronzit. Me siguri për shkak të rëndësisë shumë më të madhe në armatim, përkrenarja haset shumë herë nëpër varrezat ilire. Qysh prej shek. VII para e.re. përkrenaret e bronzit prodhoheshin në qarkun e kulturës së Alpeve lindore. Në këtë kohë, e ndoshta edhe më herët, hasen përkrenare me formë konike të cilat në mënyrë tipologjike lidhen drejtpërdrejt me ato të kulturave të urnave me djegie. Më vonë paraqitet në këto vise tipi shmarjet i përkrenares (i quajtur sipas vendit Shmarjet në Novo Mesto), i punuar në mënyrë shumë rustike, i ngjashëm me kapelat e rrumbullakta të japodëve. Bëheshin prej skeletit nga shkurre që lyheshin me argjilë. Mirëpo përkrenares së këtillë i viheshin disa pllaka më të mëdha të rrumbullakta të bronzit. Meqenëse tani janë zbuluar ekzemplarët (gjithsej nja tridhjetë) të gjetur nëpër varreza luftëtarësh, nuk ishte vështirë të përfundohet se me të vërtetë shërbenin si përkrenare lufte, e jo si kapelë.19

Po në këto vise zhvillohet më tutje përkrenarja e bronzit me dy rrathë të gjerë dhe me dy brinjë në kalotë. Në rreth me thumba kapej një shirit i gjerë prej lëkure, i cili e mbronte qafën e luftëtarit. Sipas Gabrovcit ky tip përkrenareje ishte në përdorim në shek. VI para e.re.20

Nga fundi i periudhës së vjetër dhe fillimi i së resë (shek. V-IV para e.re.) nën ndikimin direkt të përkrenares etruske-italike, paraqitet përsëri në ato vise, përkrenarja shumë e bukur e bronzit, i ashtuquajturi tip negoves (e quajtur sipas vendit Negova në Sllovenska Gorica).21

Përkrenaret në Gllasinac paraqiten në shek. VI para e.r. si gjëra të importuara, kurse në rajonin e gjerë në jug të Savës paraqitet një përkrenare shumë e rëndësishme që mund të konsiderohet karakteristike për ilirët. Fjala është për përkrenaren me dy paragnatide dhe me vrima katrore përpara; kalota është e forcuar me dy brinjë plastike, ndërsa në ballë gjindet kapsja që shërbente për vënien e xhufkës. Përkrenaret e këtij tipi janë zbuluar në shumë lokalitete në Shqipëri, në Bosnje dhe në Hercegovinë, në Kroaci (pranë bregdetit), në Maqedoni, në Serbi. Janë gjetur gjithashtu, në një numër më të vogël edhe në Rumani, bile edhe në Rusinë e jugut. Shumë përkrenare të tilla burojnë nga Greqia (Olimpi etj.) Disa shkencëtarë i caktojnë datat e këtyre ekzemplarëve më të vjetër nga Greqia qysh nga shek. VII para e.re. dhe sipas tyre këta ekzemplarë që paraqiten te ilirët e jugut (shek. VII) ishin importuar nga Greqia. Më vonë ilirët vetë i punonin përkrenaret duke pasur si mostër ato përkrenare.22 Megjithatë, ekspertët e tjerë, sipas arkeologut shqiptar Hasan Ceka, paraqesin argumente në dobi të proveniencës ilire të kësaj përkrenareje. Sipas Cekës kjo përkrenare u paraqit te ilirët si prodhim origjinal ilir në shek. VII para e.re. dhe u përdor deri në shek. II para e.re. e jo vetëm deri në shek. IV para e.re. siç kanë menduar disa autorë të tjerë. Si vërtetim i një përdorimi të vonshëm i shërben këtij arkeologu fakti se pamja e kësaj përkrenareje shihet në monedhat e qyteteve ilire, Skodra, Lissos dhe të mbretit Genc.23 Nga shek. VI para e.re. e deri me okupimin romak ilirët nuk pushojnë duke importuar përkrenare nga Italia dhe nga Greqia. Përkrenarja e Korinthit nga tuma e Ararit në Gllasinc (shek. VI para e.re.) përkrenarja etruske nga kalaja Çungarte Cazini, mandej edhe një përkrenare etruske nga Vrankameni te Krupa, janë ekzemplarët më të mirë të përkrenareve të prejardhjes së huaj në truallin ilir.24

Është e zakonshme të konsiderohen të importuara, që sipas të gjitha gjasave në shumicën e rasteve edhe është e saktë. Mirëpo, ekzemplari i përmendur nga Vrankameni që u gjet në një grumbull së bashku me monedhat afrikane dhe italike, të cilat i përmendëm më parë (fq. 162) mund të ishte plaçkë e piratëve, na bën të supozojmë se shumë përkrenare ilirët kanë mundur t'i sigurojnë edhe me aksionet e tyre luftarake, kryesisht pirate, kundër grekëve ose italikëve.


19 Këtij tipi interesant të përkrenares një studim të gjerë ia kushtoi Stane Gabrovec, Halstatske celade jugovzhodnoalpskega kroga, Arheoloski vestnik, 13-14/1962-1963, fq. 293-305.
20 Stane Gabrovec, Halstatske celade... fq. 305-316.
21 Stane Gabrovec, Kronologija celad negovskega tipa, Situla, 8,1965, fq. 177-186. Studime shumë të hollësishme për përkrenaret e këtij tipi shkroi arkeologu gjerman, Paul Reinecke, Der Negauer Helmfund, Bericht der Romische-Germanischen Kommission, 32/1942, fq. 117-195; Po ai, Ein neuer Helm der Negauer Reihe aus Unterkrain, Vjesnikza arheologiju i historiju dalmatinsku, 56-57/1954-1957, vol. 1, fq. 72-75.
22 Me një mendim të këtillë pajtohet edhe Milutin Garasanin, Uirsko-grcki slem iz Razane, Vjesnik Vojnog muzeja, 4/1957, fq. 37-51. Për këtë shkak ai edhe propozon që kjo përkrenare të quhet "ilire-greke". Në literaturën profesionale për këtë tip të përkrenares përdoren edhe emrat "thrakas", "korinthas", "ilir" e të tjerë. Një studim shumë të hollësishëm për këtë përkrenare, me përshkrimin e vendit ku u gjet dhe me bibliografinë e dha Vasil Lahtov Ilirskiot borecki grob od seloto Recica-Ohridsko i problemot na grcko-ilirskiot slem, Situla, 8, 1965, fq. 48-59.
23 Hasan Ceka, Atdheu i përkrenares ilire. (La patrie d'origine du casque illyrien), Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, 17/1963 nr.l, fq. 98-109; Po ai, Questions de numismatique illyrienne, Tiranë, 1972 fq. 167-177.
24 Një pasqyrë pak të vjetëruar, por ende më të mirën të këtyre përkrenareve, me ilustracione shumë të bukura, e dha Ciro Truhelka, Kulturne prilike Bosne i Hercegovine u prehistoricko doba, Sarajevë, 1914, fq. 126-132
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:23 am

Atdheu i përkrenares ilire


Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme 180px-Perkrenareilire

Perkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur,
Lartesia: 25.2cm, Gjeresia: 23.5cm


Hasan Ceka, Atdheu i përkrenares ilire.


Para një gjysmëshekulli, duke trajtuar përkrenaret trake, B. Shrëderi përshkruante edhe disa përkrenare të tipit ilir, të njohura në atë kohë, dhe i quajti këto si përkrenare karakteristike të Ballkanit Verior1. Më vonë, këto përkrenare, duke u mbështetur në faktin se shtrirja e tyre ishte në krahina të Ilirisë, u quajtën me të drejtë si përkrenare ilire2.

Por, kur nga gërmimet gjermane në Olympia filluan të dalin një numëri mirë kësi
përkrenaresh, u vu në dyshim prejardhja e tyre ilire, dhe, si rrjedhim fjala ilire u pajis qysh prej asaj kohe me thonjëza. Fillon kështu përpjekja për të gjetur
në tokë greke prototipin e përkrenares ilire. Orvatja e parë në këtë drejtim u krye nga E. Kukahni, i cili kujtoi se e zbuloi stërgjyshin e përkrenares sonë në një helmetë të kohës arkaike, të gjetur në ishullin e Qipros dhe e ripagëzoi përkrenaren ilire me një emër të ri, duke e quajtur përkrenare ishullore-ilire3.

Teza e tij se përkrenarja ilire e ka prejardhjen nga simotra e saj arkaike e Qipros, gjeti përkrahje të kufizuar në rrethet shkencore dhe disa arkeologë e përdorin termin ishullore-ilire dhe sot e kësaj dite (kupto vitet e studimit, Vlug). Hulumtues të tjerë, që për njërën ose tjetrën arsye nuk pajtoheshin me emërtimet e sipërme, e pagëzuan përkrenaren tonë helmeta iliro-greke4 ose edhe greko-ilire5.

Pak vjet më parë, E. Kunce, në një studim të hollësishëm që i kushton përkrenares ilire6 e hodhi poshtë me plot të drejtë prejardhjen e saj ishullore, por duke u mbështetur në një përkrenare bronxi në formë koni të periudhës gjeometrike, të zbuluar para pak vitesh në Argo të Peloponezit dhe duke dashur të provonte me çdo kusht prejardhjen greke të përkrenares ilire, sheh tani tek kjo prototipin e helmetës sonë.

Për nga ndërtimi dhe forma e saj e jashtme, po të përjashtojmë në këtë mes kornizën katërkëndëshe të fytyrës, përkrenarja e kohës gjeometrike, e gjetur në Argos nuk ka asgjë të përbashkët me përkrenaren ilire; vetë Kunces i është dashur të pohonte se ndërmjet përkrenares ilire dhe asaj të Argos ka një shkëputje të thellë dhe se përkrenarja ilire duhet të merret si një fillim i ri7.

Me gjithë këtë konstatim dhe mungesën e plotë, deri më sot të paktën, të një përkrenareje që mund të shërbente si kapërcim ndërmjet përkrenares së Argos dhe shoqes së saj ilire, vazhdohet të ngurohet në prejardhjen helene të përkrenares sonë dhe bëhen përpjekje për ta vërtetuar këtë prejardhje duke u mbështetur në disa argumenta të tjera jo fort bindëse.

Siç dihet në Olympia është zbuluar një sasi e madhe përkrenaresh ilire. Këto zbulime si edhe gjetja e përkrenares gjeometrike të Argos kërkohen të lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe të vlerësohen si argument për të vërtetuar prejardhjen peloponeze të përkrenares sonë.

Shumica dërrmuese e objekteve arkeologjike të zbuluara në Olympia, në radhë të parë armët, janë ex-voto, kushtime të sjella nga të katër anët e botës antike. Ky është një një fakt i njohur dhe nuk kemi pse të zgjatemi në këtë pikë. Prandaj, gjetjet e Olympisë nuk kanë, asnjë fuqi vërtetuese, aq më tepër në çështjen e përkrenares ilire, të cilat nuk dime të kenë dalë në dritë në asnjë vend tjetër të Peloponezit.

Pra nuk ka asnjë arsye bindëse që përkrenaret ilire të jenë përdorur në dhe aq më pak të jenë prodhuar në Peloponez. Nga ana tjetër, dihet se Epidami-Dyrrahu ka pasur në Olympia një thesauros të vetin dhe se apoloniatët, me një të dhjetën e plaçkës që zunë pas pushtimit të qytetit ilir Thronion, ngritën po në Olympia një përmendore të madhe skulpturale të punuar prej njërit nga mjeshtrit më të mirë të kohës, nga Lykia, i biri i Myronit. Dihet gjithashtu fare mirë se të dy kolonitë e përmendura greke të bregdetit ilir kanë qenë vazhdimisht në luftë me ilirët.

Prandaj është afër mendjes se një pjesë e plaçkës së zënë, në radhë të parë armët, kanë qenë depozituar në shenjë falenderimi në Olympia. Përkrenarja me mbishkrimin "jam i Verzanit të (birit të) Grabos", e zbuluar në Olympia nuk mund të ketë prejardhje tjetër veçse nga brigjet ilire të përmendura, ku ky emër thjesht ilir është i njohur dhe përmendet edhe në mbishkrimet8.

Në rastin tonë nuk mund të jetë fjala për një dhuratë nga vetë Verzani, por për një kushtim nga kolonistët helenë, të cilët korrën në një betejë të papërcaktuar mirë një fitore të madhe kundër ilirëve. Në këtë betejë ra, me sa duket, dhe vetë udhëheqësi i ilirëve, dhe përkrenarja e tij që u mor si trofe përfundoi më në fund në Olympia si ex-voto. Tek ky Verzan ne duhet të shohim ndoshta të birin (apo gjyshin) e atij Grabos, i cili në gjysmën e parë të shek. IV p.e.s ishte i lidhur në aleancë me Olynthin kundër Maqedonisë9..

Përkrenare të tjera ilire me vendgjetje të sigurt, të dala nga toka greke, njohim vetëm dy, njëra e zbuluar në Akropolin e Athinës, tjetra në Lindos të Rodit10. Ajo e Akropolit është shënuar me grafitin Αθηναια , është pra një kushtim që i bëhet Athinasë (dhe si ex-voto hyn në grupin e përkrenareve të Olympisë), prandaj nuk ka as për këtë helmetë ndonjë arsye pse të vlerësohet si dokument për të vërtetuar që kjo formë përkrenareje të ketë qenë helene.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përkrenaren ilire të Lindos, të zbuluar në gërmadhat e tempullit të Athinasë, e cila gëzonte një nderim të madh në botën helene. Edhe këtu nuk mund të jetë fjala veçse për një trofe, që iu rrëmbye në luftë kundërshtarit dhe u depozitua në tempullin e Athinasë në shenjë mirënjohjeje ndaj perëndeshës që i dha dorë në një fitore të panjohur të korrur kundër barbarëve ilirë ose maqedonas. Pra edhe kjo përkrenare duhet të përjashtohet si dokument vërtetues i prejardhjes helene të përkrenares sonë11.

Janë bërë përpjekje për të vlerësuar si mbështetje për dokumentimin e prejardhjes helene të përkrenares ilire edhe dy përkrenare të Muzeut të Athinës12, që kanë pasë hyrë në inventarin e këtij muzeu para Lufëts Ballkanike, d.m.th. para se të hynin në përbërien e shtetit grek toka epirote, maqedone e trake. Por, ky pohim, sipas mendimit tonë, nuk mjafton për të vërtetuar se përkrenaret në fjalë dolën në dritë me të vërtetë brenda truallit të Heladës antike.

Ne dimë se kleri i lartë i shërbimit fetar ortodoks, në mbarë vilajetet shqiptare e maqedone të kohës turke, përbëhej nga shtetas helenë apo elementë besnikë të megali idesë greke dhe se - e kam fjalën këtu për vendin tonë - shumë monumente arkeologjike, vepra arti, kodikë etj. që u ranë në dorë këtyre morën rrugën për në Patriarkanën e Stambollit dhe, nëpërmjet kësaj, për në Athinë.

Është bërë përpjekje për ta mbështetur tezën e prejardhjes greke të përkrenares ilire edhe me argumete të tjere, në radhë të parë të nxjerra nga thesari i pasur figurativ i vazove. Por edhe këtu, dokumentimi është shumë i çalë dhe nuk qëndron veçse me pahir në këmbë. Nga mijëra e mijëra përkrenare të pikturuar mbi një vazot, numërohen me gisht ata pak ekzemplarë që mendohen se shëmbëllejnë me përkrenaret ilire13.

E sigurt është vetëm përkrenarja e pikturuar mbi një vazo të Ruvos (Apulje), sot në Muzeun e Bolonjës, por kjo ka të keqen se mbron kokën e një amazone dhe jo të luftëtarëve helenë14. Sikurse dihet, në artin figurativ grek, amazonat pajisen, pothuajse pa përjashtim pa armë, që ndryshojnë kryekëput prej atyre të kundërshtarëve të tyre helenë, prandaj nuk ka asnjë arsye bindëse pse pikërisht përkrenarja që mbron kokën e amazonës mbi enën e Ruvos të jetë greke. Meqënëse në gjuhën e artit helen amazonat zakonisht unifikohen me barbarët, d.m.th. me popujt jo grek, piktori i vazos në fjalë i veshi amazonës një nga përkrenaret barbare që njihte ai vetë, përkrenaren ilire. Në skulpturë nuk njohim deri më sot veçse paraqitje përkrenaresh tipike helene, asnjë ilire.

Ena e Ruvos nuk është e vetmuar. Edhe mbi një objekt tjetër arkeologjik na përfytyrohet në mënyrë të qartë përkrenarja ilire, mbi një pjatë argjendi, të zbuluar në një varr tumular të një prijësi trak15. Njëri nga luftëtarët e hipur mbi katër karrocat që zbukurojnë në reliev buzët e një pjate argjendi, mban mbi krye një përkreare ilire. Mbishkrimi Δαδαλεμε i ngulitur në buzët e saj, mbishkrim ky që përsëritet në të gjitha enët prej argjendi të gjetura në të njëjtin varr dhe që nga botuesit shpjegohet si emër trak16, na mëson se enët në fjalë ka shumë të ngjarë të jenë punuar me porosi. Prandaj edhe artisti nuk ka veshur figurat e tij me helmetat e njohura greke, por me të tilla që mbaheshin më tepër nga popujt johelenë të Ballkanit. Sikurse shohim edhe në këtë rast, përfytyrimi nuk vërteton veçse të kundërtën e asaj që kërkohet të nxirret.


1. B. Schörder, Thrakische Helme, "Jahrb.d.d.arch.Inst.", vol. XXVII 1912, fq.343.
2. I pari që shprehu mendimin se përkrenaret ilire duhet të kenë qenë përpunuar nga vetë ilirët ka qenë C. Truhelka shih "
Wissensehaft Mitteil. aus Bosnien und d. Herzegovina", vol. VIII-1902, f.8.
3. E. Kukahh,
Der griechische Helm, Marburg, 1936, f. 53-55.
4. M. Garasanin,
Ilirsko-grcki slem iz Razane, në "Vesnik vojnog muzeja" Nr. (1957) 37 vv.
5. L. Berciu,
Le casque greco-illyrien de Gostavat, në "Dacia" II (1958) fq. 437-450. Shih edhe "Studi si cercetari de istorie veche" 1 (1959) 188.
6. K. Kunze, VI,
Berich über die Ausgrabungen in Olympia, Berlin, 1958, f. 118, v., shih edhe
III Bericht über die Ausgrabungen in Olumpia, "Jahrb. d.darch.Inst." 56 (1941) 106-108.
7. Kunze,
VI Bericht, f. 125.
8. H. Krahe,
Lexion altillyrischer Prsonennamen, Heidelberg 1929, f. 75 e 126. Shih nga i njëjti autor edhe Sprache d. Illyrier I; 1955, f.83. I njëjti emër (Βερσαντος) ndeshet edhe mbi një kionisk helenistik të Dyrrahut, V. Toçi,
Mbishkrime e relieve nga nekorpoli i Dyrrahit, "B.U.Sh.T., Seria Shk. Shoq." 2 1962, fq. 72-73/
9. Shih "Jahrb. d.d.arch.Inst." LIII/1938, "A.A.", Kol 574 10, Schröder,
po aty., fq. 340. 11,5 dhe 16,2
10. Ch. Blinkenberg,
Lindos I, Copenhagen 1919, Tab. 22, 570.
11. Edhe Konze,
VI, Bericht, f. 137, shënimi 30, është i detyruar të pohojë se tempulli i Athinasë në Lindos gëzonte një nderim të madh në botën helene dhe prandaj vlera vërtetuese e përkrenares ilire të Lindosit, në çështjen e përhapjes së saj drejt Lindjes greke, duhej të merrej me rezervë. Kunze e provon pra tërthorazi se përkrenarja ilire mund të jetë sjellë në Lindos ex-voto, por nuk nxjerr të njëjtin konkluzion për Olympian, që ishte qendra e shenjtë më e madhe dhe më e adhuruar e grekëve, dhe ku gërmimet kanë nxjerrë në dritë sa e sa armë të pajisura me mbishkrime kushtimi, të sjella nga të katër anët e botës helene dhe johelene, duke përfshirë këtu dhe kolonitë.
12. De Ridder,
Bronzes de la soc.arch. Nr. 483, 484; Schröder,
po aty., f. 342, tab. 16, 1.
12. Një orvatje për të dalluar mbi vazot korintike përfytyrime të përkrenares ilire bën Schröderi,
po aty., f. 340. Shih edhe Kunze,
Bericht VI, f. 137, si edhe shënimin 31. Për këto përfytyrime, Kunze thotë se ka të ngjarë se paraqesin përkrenare ilre.
13. E. Pfuhl.
Malerei und Zeichnung d. Griechen u.Römer, München 1923, tab. 187/188, f. 504.
14. B. Filow-Iv. Welkow,
Grabhügelfunde aus Duvanlii in Südbulgarien, "Jahrb.d.darch.Inst." vol XLV-1930, f. 288 vv.
15. Tashti së fundi G. Georgiev (Trakijskiat ezik, Sofje 1957, f. 5) sheh tek mbishkrimi Δαδαλεμε një fjali trake dhe e shpjegon këtë me gjuhën e sotme shqipe, por kjo nuk e ndryshon aspak, bile do të thoshim se e përforcon më shumë tezën e prejardhjes ilire të përkrenares sonë. Por shih edhe E. Çabej,
Una le proale istoriei limbii albanese, "Studii si cercetari linguistice" 4 (1959) 552 vv.
16. Mbi literaturën përkatëse, shih më poshtë, shën. 23.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:32 am

Një fushë tjetër e veprimtarisë ku na janë përfytyruar përkrenaret ilire janë monedhat, por këto nuk kishin si të shfrytëzoheshin veçse për qëllime datimi, pasi kanë qenë prerë pa përjashtim jashtë Greqisë, nga dinastitë e qyteteve maqedone ose ilire17, dhe si të tilla nuk shpinin ujë në mullirin e atyre që e kërkonin atdheun e përkrenaren ilire në Greqi.

Duke qenë se monedhat në fjalë flasin me një gjuhë të qartë, pra, nuk kishte si të mohohej haptazi lidhja e ngushtë e përkrenares së tipit ilir me botën johelene në Veri të Greqisë, përdorimi i saj i gjerë në krahinat maqedone e ilire, u kërkua të shpjegohet me marrëdhëniet e ngushta që kishin filluar të
vendoseshin ndërmjet këtyre trevave e Greqisë pas themelimit të kolonive helene në brigjet e Maqedonisë.

Për ta bërë më të besueshme këtë hipotezë për shek. VII e më poshtë, si qendër prodhimi e përkrenares ilire nuk merret më vetëm Peloponezi, por, pa paraqitur ndonjë arsye dhe pa pasur as mbështetjen më të vogël arkeologjike ose burimore, supozohet krijimi i punishteve filiale në kolonitë greke të brigjeve të Maqedonisë18.

Më e arsyeshme, por jo më fort bindëse, do të ishte sikur përkrenarja ilire të ishte sjellë në Iliri e Maqedoni nëpërmjet kolonive korintike të Adriatikut dhe prej këtej të kishte kaluar në toka kufitare të Maqedonisë. Për mendimin tonë nuk ndodhi as njëra, as tjetra përderisa nuk është provuar prejardhja peloponeze greke e përkrenares ilire.

Sikurse dihet, në Greqi dhe kolonitë e saj kanë qenë në përdorim kryesisht dy tipa përkrenaresh: atikja dhe korintikja. Prandaj, edhe në tokat barbare të hinterlandit të kolonive helene, në rastin tonë të Iliri e Maqedoni, duhet të ishin përhapur logjikisht vetëm këta dy tipa përkrenaresh, bile në Iliri, si zonë e ndikimit kulturor të Korintit, duhet të gjenin kryesisht tipin e dytë19.

Por gjetjet arkeologjike nuk e vërtetojnë një gjë të tillë për tokat e Ilirisë. Dhe kjo është e kuptueshme kur sjellim ndër mend se ilirët ishin metalurgë të zotë dhe se këtë aftësi qindvjeçare të trashëguar qysh nga koha e bronzit ata mundën ta ruanin deri thellë në kohën romake (pirustët). Do të tingëllonte si e pabesueshme që këta ilirë, të cilët i kalitnin vetë armët e tyre dhe dinin t'i përpunonin, me anë rrahjesh ose të derdhjes në forma, shumë nga objektet e mrekullueshme prej bornzi, të mos kenë prodhuar për luftëtarin e tyre edhe një tip të veçantë përkrenareje të t'i përgjigjej shijes së tyre artistike.

Kjo helmetë ishte pikërisht përkrenarja që po trajtojmë. Nga ana tjetër, nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në rast se punishtet e kolonive helene të bregdetit të kenë prodhuar përkrenare e sende të tjera, për nevojat e shijen e popullsive autoktone të prapatokës të tyre. Në Dyrrah kishte një istitucion të veçantë që merrej posaçërisht me çështjet e marrëdhënieve tregtare me ilirët20.

Përpunimi i supozuar i përkrenares ilire në punishtet e kolonive helene, edhe sikur një ditë të gjente vërtetim arkeologjik, nuk thotë kurrgjë për atdheun e përkrenares sonë. Po të kishte qenë në përdorim tek helenët përkrenarja ilire, gërmimet arkeologjike që janë duke u zhvilluar në mënyrë sistematike në të katër anët e Greqisë do të kishin nxjerrë, ashtu sikurse ndodh me përkrenaret atike e korintike, në mos me qindra, me dhjetëra përkrenare ilire dhe gjetja tyre nuk do të ishte kufizuar vetëm në vendet e shenjta të botës helene21.

Pse vallë as artistët, as dhe zejtarët grekë të mos e kenë përfillur përkrenaren ilire në veprat e mrekullueshme që na kanë lënë, përderisa edhe kjo formë, jo më pak elegante, qenkërka pjellë e gjenisë helene? Këto janë pyetje që do të kërkonin përgjigje para se të thuhej fjala e fundit mbi prejardhjen greke të përkrenares ilire.

Meqë përgjigjja do të ishte mohuese, për arsye se nuk ka si del në gërmime e as nuk mund të zbatohet në art një armë që nuk është e popullit, është e preferuar më mirë që këtë pyetje të kalohen në heshtje.

T'i hedhim tani një vështrim gjetjeve të përkrenareve ilire në vende të tjera. Jashtë Greqisë, këto zbulohen kryesisht në Maqedoni dhe sidomos në toka të Ilirisë. Aty-këtu ndonjë ekzemplar është gjetur edhe në Paoni e Daki, por këto janë gjetje të shkëputura dhe janë konsideruar me të drejtë si të importuara nga vetë Iliria. Për sa i përket vendit tonë, përkrenare të tipit ilir nuk njihen të kenë dalë deri më sot në jug të lumit Seman (Apsos), kështu që edhe Epiri, si trevë e ndikimit të fortë të kulturës helene, përjashtohet sot si vendgjetje e kësaj helmete.

Në kundërshtim me sa dimë për gjetjet e Greqisë, përkrenaret ilire të zbuluara në Iliri e Maqedoni, për aq sa njihen rrethanat e gjetjeve, i përkasin kryesisht invetareve të varreve, qofshin këto tuma apo varre të dysta. Në treva ilire e maqedone, që kishin marrëdhënie tregtare me botën helene, shpeshherë, së bashku me këto helmeta gjenden ndër varre edhe objekte me prejardhje greke22. Po a duhet të nxirrnim prej kësaj menjëherë konkluzionin se përkrenarja ilire ka qenë gjithashtu e importuar nga Greqia?

Objektet greke të kallura në këto varre së bashku me to, nuk mund të përdoren, mendoj unë, si argument përcaktues. Shumë-shumë, siç do të ishte e natyrshme për Maqedoninë dhe Ilirinë e jugut, objektet greke do të dëshmonin në këto raste se ç'shkallë ndikimi kishte arritur të ushtronte kultura helene në shtresat sunduese ilire, prijësave të të cilave u përkisnin padyshim këto përkrenare.

Edhe në një fushë tjetër dokumentohet shprehimisht prejardhja jogreke e përkrenares sonë: në numizmatikë. Disa prej mbretërve maqedonë e ilirë, bile edhe qytete23, përdornin mbi monedhat e tyre si emblemë pikërisht këtë përkrenare: as korintiken, as dhe atiken, që ishin më elegante. Dhe kjo nuk ndodh sepse pikërisht ky tip përkrenareje "greke" i pëlqente e i përshtatej më tepër shijes së tyre, po sepse ishte armë e luftëtarit ilir, e prodhuar po nga ata mjeshtër vendas që kalitnin edhe armët e tjera.

Mburojat karakteristike ilire, që zbukurojnë zakonisht faqen e këtyre monedhave do të ishin një dëshmi tjetër përforcuese e prejardhjes ilire të këtyre përkrenareve. Zbukurimet që mbulojnë sipërfaqen e këtyre mburojave janë të huaja për thesarin ornamental helen, prandaj dhe mburoja vetë, ashtu si përkrenarja që e shoqëron, nuk kanë si të jenë armë mbrojtëse greke. Nuk është, më duket mua, aspak e rastit që një mburojë e tillë të jetë gdhendur pikërisht mbi njërën anë të ngushtë të një relievi nga Apolonia, ku paraqitet lufta me amazonat (amazonamahia).

Po të niseshim nga sasia numerike e gjetjeve, ne mund ta kufizonim deri diku ngushtë edhe atdheun se ku u prodhua përkrenarja ilire. Në qoftë se nuk gabohem, përkrenaret më të shumta, po të marrim parasysh sipërfaqen, janë zbuluar në truallin shqiptar, në krahinat që shtrihen ndërmjet lumenjëve Drin e Seman, ku deri më sot kanë dalë në dritë 10 helmeta të tilla.

Edhe nekropoli i Trebenishtit, me tetë përkrenaret e tij, që është vetëm pak kilometra nga bregu i djathtë i Drinit, përfshihet gjeografikisht po në këtë truall. Në favor të lokalizimit të prodhimit të përkrenareve në këtë pell flet edhe pasuria e kësaj krahine në mineral bakri, i cili shfrytëzohet këtu edhe sot e kësaj drite (Rubik e Kurbnesh).

Për iliricitetin e përkrenares së tipit ilir flasin edhe gjetjet e saj jashtë tokave të Ilirisë. Në tokën rumune, p.sh. kryesisht në krahinat perëndimore dhe jugperëndimore, krahas tri përkrenareve ilire janë zbuluar edhe armë e sende të tjera po të kësaj prejardhjeje24.

Po të mos niseshim apriori nga mendimi se përkrenarja e tipit ilir kishte prejardhje greke, rrethanat e gjetjes do të kishin qenë të mjaftueshme për të parë tek ajo të njëjtën prejardhje si për objektet e tjera ilire të zbuluara në të njëjtat krahina të Rumanisë. Mirëpo D. Berciu, i bindur se gjetjet e përkrenareve ilire në Olympia kanë po atë fuqi vertetuese sikurse të ishin gjetur kudo tjetër në tokë greke, është i mendimit se helmeta ilire paska ardhur në krahinat e përmendura rumune nga Greqia, me ndërmjetësinë e aristokracisë ilire, që paska pasë qenë në marrëdhënie të ngushta me aristokracinë geto-dake25.

A nuk do të kishte qenë shumë më e lehtë dhe më e natyrshme për aristokracinë geto-dake t'i kishte sjellë përkrenaret e veta nga kolonitë e shumta në Detin e Zi, qoftë drejtpërdrejt ose me anë të fiseve dake e trake të bregdetit, po të ishte se kjo përkrenare do të kishte qenë në përdorim tek grekët? A mos vallë geto-dakët kishin një dobësi vetëm këtë "tip përkrenareje greke", ndërsa armët e tjera u pëlqente t'i merrnin nga ilirët? Si shumë pak e besueshme.

Po të ishte se përkrenaret e gjetura në tokë rumune do të kishin qenë objekte tregtie të sjella nga Greqia me ndërmjetësinë e ilirëve dhe jo armë mbrojtjeje të këtyre, duhej të pritnim të gjenim në radhë të parë, në mos përkrenare atike të paktën të tilla të tipit korintik, pasi trualli nga supozohet të kenë ardhur përkrenaret ilre, d.m.th Adriatiku dhe pjesa veriore e Detit Jon26, ndodhej në këtë periudhë (shek. V) nën ndikimin e plotë ekonomik ët kolonive të fuqishme korintike të metropolit të tyre.

Sipas mendimit të përgjithshëm, përkrenaret ilire kanë qenë në përdorim nga mesi i shek. VII, deri inkluziv shek. V p.e.s. Prej ditës së zbulimit të përkrenares konike të Argos, kur u shpreh mendimi nga E. Kunze se pikërisht tek kjo duhej të shihnim tani prototipin e saj, data e përdorimit të saj si armë mbrojtëse, me gjithë monedhën e mbretit Bastar, që provon se përkrenarja në fjalë nuk kishte dalë jashtë përdorimit as në shek. IV p.e.sonë, nuk zbret më poshtë se në shek. V.

Gërmimet arkeologjike që janë ndërmarrë vitet e fundit në vendin tonë e zbresin këtë datë edhe përtej shek IV. Në një tumë të Perlatit (Mirditë) u zbulua një përkrenare ilire së bashku me një enë të stilit Ganthia, që nuk mund të jetë më e lashtë se fillimi i shek. III27. Një përkrenare tjetër e këtij tipi u gjet në fermën e Dushkut (Lushnje), në mes të një inventari të kohës helenistike.

Këto do të ishin gjetje të mjaftueshme për ta zbritur kohën e përdorimit të përkrenares sonë në mënyrë të ndjeshme nga sa ka pasë qenë propozuar më parë. Por ne kemi edhe një dokument tjetër që vërteton se ky tip përkrenareje mbronte kryet e një luftëtari ilir deri thellë në kohën helenistike: monedhat e Skodrës dhe të Lisit (Lissos) që përmendëm më sipër. Monedhat në fjalë, me emblemë një përkrenare ilire, janë prerë, siç dihet, nga fundi i shek. III dhe fillimi i shek. II para erës sonë28.

Duke qenë se përfytyrimi i përkrenares ilire mbi monedhat e Skodrës dhe të Lisit nuk përputhet me shek. V, gjatë të cilit kjo helmetë paska shërbyer për të fundit herë, D. Berciu i konsideron përkrenaret mbi monedhat ilire si një fenomen të vonë që shfaqet në një kohë kur helmeta në fjalë nuk ekzistonte më. Fenomene të tilla paskan ndodhur shpesh në veprimtarinë e punishteve monetare të kohës antike29.

Është e vërtetë se monumente arkitekturore e skulpturore e të famshme kanë qenë përfytyruar mbi monedhat antike shumë shekuj më vonë nga ndërtimi e përpunimi i tyre, por çfarë i shtyu të dy qytetet ilire, që nuk mund të mburren për tradita të lashta të kësaj natyre, të zbukurojnë faqen kryesore të monedhave të tyre me një përkrenare, të cilës, veç kësaj, i mohohet prejardha ilire? Është e qartë se nuk ka asnjë arsye që Skodra e Lisi të gjidhnin si emblemë një përkrenare, po të mos kishte qenë kjo armë mbrojtëse e atyre ilirëve që mbrojtën me këmbëngulje Lisin kundër maqedonëve30 dhe në vitin 168 u përleshën pastaj me romanët. Përkrenarja ilire nuk u zhduk pra si armë mbrojtëse pas 150 vjet shërbimi, por vazhdoi të përdorej si e tillë, të paktën deri nga mesi i shek. II para erës sone d.m.th. pesë shekuj me radhë.

Një jetë kaq e gjatë nuk duhet të na çuditë për fatkin se ilirët ishin mjaft konservatorë dhe u përmbaheshin me këmbëngulje dhe shekuj me radhë traditave kulturale e materiale të trashëguara.
Po t'i përmbledhim me pak fjalë ato që thamë më sipër, do të nxirrnim këto konkluzione:

1) Mungon ende mbështetja arkeologjike, që do të provonte në mënyrë të qartë se përkrenarja ilire e ka prejardhjen nga helmeta në formë konike e kohës gjeometrike të zbuluar në Argos.

2) Në tokat e Ilirisë dhe në krahinat kufitare të Maqedonisë, përkrenaren ilire e ndeshim kryesisht si inventar varri, pra si pjesë e pandarë e armatimit të luftëtarëve. Në tokë greke jo vetëm që nuk e njohim, qoftë edhe një rast të vetëm të tillë, por mesa tregojnë të dhënat e deri tanishme arkeologjike, kjo formë përkrenareje njihej këtu, siç e tregojnë gjetjet e Olympisë dhe amazona e vazos së Ruvos, vetëm si armë mbrojtjeje e barbarëve. As përkrenarja e Lindos, as ajo e zbuluar në Akropolin e Athinës, të vetmet mbështetje që merren si argumente për të faktuar prejardhjen helene të përkrenares ilire, - nuk mund të jenë argumente të shëndosha e të mjaftueshme për ta dokumentuar një prejardhje të tillë. Në qoftë se do të kishte pasur në Greqi një punishte për përpunimin e përkrenares ilire, kjo duhej të kërkohej vetëm në Olympia dhe kurrkund tjetër. Një hipotezë e tillë do të ishte më se absurde, sidomos po të mendohet edhe se kjo punishte duhej të kishte punuar vetëm për të mbuluar nevojat e ilirëve dhe të maqedonëve.

3) Gjetjet e Olympisë, për arsye të rolit të saj si vendi më i shenjtë i botës antike dhe për dhuratat e shumta, kryesisht armë të kapura armiqve, që i vinin nga të katër anët si dhunti kushtuar Zeusit, nuk mund të vlerësohen për të mbështetur tezën se përkrenarja ilire e ka atdheun e vet në Peloponez apo në Greqi.

4) Ndërsa përkrenaret e tipit korintik e atik i gjejmë të përfytyrohen me mijëra herë në artin helen, përkrenaren ilire e ndeshim me siguri dy herë të vetme mbi kryet e një amazone dhe mbi një pjatë argjendi të punuar sipas porosisë së një prijësi barbar. Ky fatk flet qartë se përkrenarja ilire nuk kishte prejardhje greke, por "barbare", në rastin tonë ilire.

5) Edhe në numizmatikën helene na përfytyrohen vetëm përkrenare atike dhe korintike, ndërsa mbi monedhat maqedone të Aleksandrit I, Perdikës dhe Arhelaut (shek. V), mbi një monedhë të mbretit pajon Bastarit (shek. IV) dhe më në fund mbi monedhat e prera në Skodra e Lis (fillimi i shek. II) figuron si emblemë një përkrenare ilire.

6) Për prejardhjen ilire të përkrenares sonë flet, më në fund, edhe mbishkrimi i ngulitur mbi një përkrenare të Olympisë, i cili na kumton se pronari i kësaj përkrenareje, kushtuar hyjnive nga ai vetë apo më drejtë nga kundërshtari i tij ngadhënjyes, ishte një farë Verzani i biri i Grabos; pra si ky ashtu edhe i ati me prejardhje ilire, ka shumë të ngjarë, mbretërore.

7) Duke u mbështetur tek zbulimet arkeologjike të kryera në këto vitet e fundit në vendin tonë, mbi monedhat e mbretit Bastar dhe sidomos mbi ato të prera në Skodra e Lis, duhet të heqim dorë nga shek. V si datë e fundit e përdorimit të përkrenareve ilire dhe ta shtrijmë këtë periudhë përtej shek. IV deri nga mesi, ndoshta edhe deri në fund të shek. II p.e.s. Nga sa më sipër, nuk kemi gjithashtu arsye pse të ngjitemi deri në shek. VIII. Jeta e saj më se pesë shekullore, si armë mbrojtjeje e ilirëve, pa pësuar ndryshime thelbësore në formë, përputhet me këmbënguljen e këtij populli me tradita të lashta. Ky ngulmim për të përdorur shekuj me radhë forma të trashëguara brez pas brezi vërehet tek ilirët edhe gjetiu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:45 am

Argumentet, që rreshtuam përmbledhurazi këtu sipër, janë, mendoj unë, të mjaftueshme për ta kërkuar atdheun e përkrenares ilire jo më në Greqi, por në truallin johelen në Veri të saj. Dhe kush mund të ishte ky vend veç Ilirisë, që na ka falur përkrenarent më të shumta të këtij tipi dhe ku kjo armë mbrojtëse vazhdoi të jetë në përdorim qysh nga shek. VII e deri aty nga mesi apo mbarimi i shek. II para erës sonë? Mbiemrin ilir, me të cilin arkeologjia e pagëzoi këtë formë përkrenareje, këtu e një gjysmëshekulli më parë, ajo e mban me plotë të drejtë.


17. Kunze, Bericht VI, f. 137.
18. Dy apo tri përkrenare të tipit korintik, të përmendura nga Kunze (VI Bericht, f. 150, shën 68) si të gjetura në toka ilire, mund t'i shohim edhe një tjetër të këtij tipi, të zbuluar së bashku me një përkrenare ilire në fshatin Bastar, nja 30 km në verilindje të Tiranës.
19. Plutarch, Quaest,graec., 28.
20. As zbulimi sporadik i ndonjë përkrenareje jashtë vendeve të shenjta të Greqisë nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe vërtetuese në çështjen e prejardhjes së saj, sidomos në raste kur helmeta do të dilte në dritë në krahina që i dimë se kanë qenë përshkuar nga njësi ushtarake ilire.
21. Si një shembull tipik mund të përmendim këtu zbulimet në nekropolin ilir të Trebenishtit. Shih Bogdan Filow, Die archaische Nekropole von Trebenischte am Ochrida-See, Berlin 1927.
22. Përkrenaren ilire e gjejmë të përfytyrohet mbi monedhat maqedone të Aleksandrit I, Perdikës II dhe Arhelaut I (H. Gaebler, Antike Münzen Nordgriechenlands, vol. III 2, tab. 28, fig. 26 vv dhe tab. 29, fig. 14, 15), mbi një monedhë të mbretit pajon, Bastarit, që sundonte në shek. IV p.e.s (Gaebler, po aty., f. 147, Nr. 16, tab. 36, fig. 21) dhe më në fund mbi monedhat e Shkodrës dhe të Lisit (Ceka, Veprimtaria monetare në Ilirinë e Jugut, në "B.SH.SH.", 1/1957/32-33, fig. 4). Për fat të keq, helmeta e monedhës së riprodhuar në fig. 4 nuk ka dalë aq e qartë.
Është tashmë një fakt i njohur se ndërmjet kulturës materiale ilire e maqedone të kohës ës hekurit kishte një përngjashmëri, bile në shumë raste një identitet të plotë (St. Casson, Macedonia, Thrace and Illyria, Oxford 1926, f. 325 VV). Për këtë arsye përfytyrimi i përkrenareve ilire mbi monedhat e mbretërve të parë maqedonë si dhe gjetja e tyre brenda territorit të Maqedonisë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, aq më tepër kur ne dimë edhe se në kohën para Filipit II, Maqedonia plaçkitej e pushtohej vazhdimisht nga ilirët. Nuk është pa kuptim që mbretërit e fundit të Maqedonisë të përdornin si emblemë shpine të monedhave të tyre jo më përkrenaren ilire, por një helmetë krejt të ndryshme nga ajo dhe nga përkrenaret e njohura greke.
23. Berciu, po aty., f. 437 vv.
24. Berciu, po aty., f. 449.
25. Berciu, po aty., f. 449.
26. Kunze, VI Bericht, f. 134.
27. Gërmimet u zhvilluan këtu nga S. Islami, i cili pati mirësinë të më lejojë ta vlerësoj këtë zbulim interesant për qëllime datimi. Të njëjtës kohë afërsisht i përket edhe përkrenarja ilire që doli në dritë në Durrës. S. Anamali, Nekropoli helenistik i Epidamit, "B.U.SH. Shk. Shoq." Nr. 1/1957.
28. I. Brunsmid, Die Inschriften u.Munzen d.griech. Städte Dalmatiens, Wien 1893, f. 73.
29. Berciu, po aty, f. 444, shën. 22.
30. Skodra nuk ka as të dhëna burimore, as arkeologjike që të ketë qenë ndikuar ndonjëherë nga kultura helene. Lisi, megjithëse i themeluar në vitin 385 nga Dionisi i Sirakuzës, (Diodor, XV, 13) i zhduku shumë shpejt pasojat e këtij kolonizimi dhe në vitin 213 qytetin e mbrojnë kundër Filipit V të Maqedonisë vetëm trupa ilire. Për helenë nuk flitet më. Me sa duket këta ishin tërhequr ose ilirizuar (Polybi VIII 15,16).

Hasan Ceka, Atdheu i përkrenares ilire, (Në kërkim të historisë ilire), fq 162-174.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:50 am

Ushtarë ilirë nga vitet 400 para erës sonë:

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme BalkanPlate

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:02 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:51 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Panzerhelm6fx

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:01 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:51 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme IllyrArms

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:01 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:52 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme 11illyrian

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:01 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:54 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Illyrians

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Illyria

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Illyria2

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:54 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Balkanarmour8bazv3


Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme C4or5illyrianscuta9uqab8

fotot janë marrë nga; vargmal.org


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 28, 2008 10:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 9:55 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Ilirdressgr4

fotot janë marrë nga; vargmal.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 10:06 am

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme DSC06377

Nuk eshte vetem Kola ai qe e mbeshtet nje gje te tille por edhe Ana Dhimitriu:

vargmal.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 3:50 pm

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Paraardhesit1ec1

Origjina e Ilirëve

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.
Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.
Emri etnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më e lashtë.
Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu.

Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilire
Ndër fiset më të përmendura ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.

TAULANTËT. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

DASARETËT. Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

ARDIANËT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e cila u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K. monedhën e tyre prej argjendi.

DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

PENESTËT. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

THESPROTËT. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Fise të tjera të njohura janë edhe labianët (për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën bregdetare të Adriatikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Liisi
Fillestar/e
Fillestar/e
Liisi


Female
Numri i postimeve : 29
Age : 40
Vendi : aty
Registration date : 05/12/2008

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySun Dec 28, 2008 7:44 pm

Per kete teme ka se cfar te shkruhet edhe te mesohet sepse sote kane arritur shume zbulime dhe lidhje qe gjate se kaluares nuk eshte ditur aq shume per te paret tane, kane arritur shkrime e shkrime ne favorin tone shqiptare.

Une sa kam arritur te lexoje eshte dale shumcka ne drite nga libri Enigma i shruar nga Robert d Angely ku flet hapur per lidhmerin e Pellazgeve me Iliret Etrusket e deri sot qe jane Shqiptaret, pastaj kam lexuar per nje studente Greke e cila ka studjuar ne Amerike e cila gjat studimeve te saja mahnitet per lidhmerin e gjakut te Aleksandrit te Madh se si ai sipas studimeve te saja arrin te del ne drite si Shqiptar, per kete studim qe e ka bere grekja e cila me duket se ka edhe gjak shqiptari eshte denuar dhe kerkohet nga spiunet grek madje e kane kercenuar dhe i bejne shume pengesa per studimin te cilin ajo e ka bere. Per fat te keq nuk po mundem me ta gjeje ate shkrim sepse ia vlene ta kem ne forumin tone kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
egzona-
Anëtar i ri
Anëtar i ri
egzona-


Female
Numri i postimeve : 71
Age : 31
Vendi : prishtina
Registration date : 28/11/2008

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyMon Dec 29, 2008 1:09 pm

popullsia me vjeter ne ballkan ishte pellazget dijetaret mendojn se ata jan paraardhsit e ilirve gjuha e pellazgeve dallonte nga gjuha e greke dhe romake dhe ishte shume e ngjashme me ate te ilirve pelllazget gjithashtu kishin tradita dhe zakone shume te peraferta me iliret/

iliret jan nder popujt me te vjeter ne balllkan
ata konsiderohen pasardhsit te te pellgazve dhe jan stergjysherit e shqiptarve toka ne te cilen jetonin fiset ilire perfshinin nje territor te gjere teeritori ku jetonin quhej iliri.ishin luftetar besnik dhe te guximshem kishin gjuhe dhe zakone te veqanta te ngjashme me ato te shqiptareve te sotem popullli ilir jetonin ne fise: fiset kryesore ishin dardanet ardianet taulantet moloset enkelasit dalmatet dhe albanet

ilirit jetonin ne qytete dhe fashatra ata qe jetonin ne qytetet merreshin me bujqesi me blegtori me gjueti dhe me veprimatari te tjera ata qe ejtoni afer deteve dhe liqenve merreshin me detari dhe me peshkim ne vendbanimet e tyre ata ndertuan shume keshtjella sepse ata ndiheshin me te sigurt keshtjellat ndertoheshin me mure te trasha dhe te larta ne hyrje te keshtjelles ndertoheshin porta te larta dhe kulla vrojtimi me kalimin e kohes dhe per shkak te zhvillimit ekonomik nr i banorve ne qytet dhe ne fasht u shtua dukshem

damastioni-qytet iliir me rendesi ishte qender e madhe xehtare e dardanis qe u ngrit rret shek 5 para krishtit mendohet se gjendet diku mes mitrovices dhe artanes

albanpoli-qytete ilir qender e fisit te albaneve ngritur qe ne shek 4 para krishtit ne afersi te krujes i cili ishte i rrethuar me mure mbrojtse

shkupi-skupi-ky qytet u ngrit ne shek 6 para krishtit shkupi ishte qender e rendesishem dhe kryeqyteti i dardanis aty u zhvilllua veprimtari te ndryshme tregtare

ulcinium-ulqini -territori i ulqinit ne lashtesi banohej nga fisi ilir i labeatve ne kohen e lulzimit te shteti ilir quhej qyteti i ulqinit u zhvillua si qender bujqesore detari zejtari dhe tregtari ulqini ishte nje nga limanet me te mbrojtura ku strehohej flota e fuqishme embreteris ilire

ulpiana-qyteti i dardanis se vjeter gjendet afer fashatit graqanic te prishtines ulipana ishte shume epasur me xehrore ne ulpian kryqezoheshin rruget kryesore te dardanis

apolonia- u ngrit ne afersi te fierit ishte qender e madhe ekonomike ekulturore e iliris aty jan zbuluar vepra te rendesishme artit,si shetitorja ,godina e qytetiti vendi ku jepshin shfaqeje bibloteka tempuj te ndryshme teatri banesa te te pasurve etj.qytete te tjera te rendesishme te iliris ishin:dyrrahu (durresi),naisusi(nishi),skodra(shkodra),lisi(lezha),theranda etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptySat Jan 03, 2009 10:42 pm

ILIRËT

1. VENDBANIMET E TOKAVE TË TË PARËVE TANË

Shtrirja e tokave të të parëve tanë

Toka e lashtë e shqiptarëve quhej Iliri, ndërsa banorët e saj ilirë. Iliria shtrihej në gadishullin e Ballkanit. Kufiri verior i Ilirisë shtrihej deri te lumi Sava (Slloveni), ndërsa ne jug deri te qyteti Arta (Greqi). Në lindje shtrihej përtej liqenit të Ohrit, ndërsa në perendim detet Adriatik dhe Jon. Në territoret e banuara ngriteshin male të larta e fusha pjellore, lumenj e liqene, pyje e lëndina. Ato ishin të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, të blegtorisë, të peshkimit dhe të zejtarisë. Bregdeti Adriatik dhe Jon krijonte kushte për zhvillimin e lundrimit. Ilirët ishin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës. Këtë vend epopullonin para 100 mijë vjetësh. Ilirët kishin ghuhë e zakone të veçanta nga fqinjët të nghashme me ato të shqiptarëve të sotëm. Populli ilir jetonte në fise. Ndër më kryesorët ishin taulantënt, enkelasit, molosët, dalmatët, ardianët, dardanët, epiriotët, albanët etj.

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image002

Vendbanimet

Vendbanimet kryesore te ilirëve ishen në kështjella. Ilirët ndërtuan shumë kështjella. Në to u furmuan qytetet kryesore.

Kështjellat ndërtoheshin në vende më të larta. Ato rrethoheshin me mure mbrojtëse, ndërsa pajiseshin me porta dhe me klla vrajtimi.

Qytetet e para dhe më të rëndësishme në Iliri ishin Durrësi, Demastioni, Theranda, Ulpiana, Ulqini, Shkodra, Apolonia, Shkupi, Bylisi, Dimali etj. Ato u bënë qendra të mëdha të zejtarisë e të tregtisë. Në to kishte teatro, stadiume dhe shëtitore.

2. ILIRËT DALLOHESHIN PËR MIKPRITJE PËR BESË DHE PËR TRIMËRI

Çfar i veçonte ilirët?

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image004

Ilirët kishin trup të zhvilluar. Ishin shtatlartë dhe shpatullgjerë. Ata e banin fjalën e dhënë. Lirinë e çmonin shumë.

Ilirët shquheshin edhe si mikpritës. Mikun e pritnin dhe e përcillnin më shumë nderime.

Veshja e ilirëve dallohej nga ajo e popujve tjerë. Burrat veshin këmisha të gjata. Trupin e mbështillnin me një gunë të shkurtër. Në kokë mbanin kësulë leshi, si ato që përdorin sot malësorët shqiptarë.

Gratë veshin këmisha të gjata. Mbi to hidhnin një jelek të puthitur për trupi. Rrethë qafës mbanin shall dhe në kokë shami. Të gjitha veshjet i zbukuronin me të qëndisura. Si burrat ashtu edhe gratë mbathnin opinga të lëkurës.

Punëtorë të mirë

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image006

Ilirët ishin bujq e blegtorë të mirë. Punonin tokën dhe mblidhnin drithëra e perime. Kultivonin ullirin e pemët të ndryshme frutore. Rritnin dele, qe, derra e kuaj. Veçoheshin si mjeshtër zejtar të dëgjuar. Prej metaleve bënin vegla pune, armë e gjësende zbukurimi. Prej drurëve të pyjeve ndërtonin anije të lehta dhe të shpejta. Tipi më i përsosur i anijes quhej „Liburna“. Me to lundronin, jo vetëm brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit por edhe më larg.

Luftëtarë trima

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image008

Ilirët ishin luftëtarë trima dhe guximtarë. Kujdeseshin shumë për armët që ata i bënin. Armët kryesore kishin harkun, heshtën, shpatën dhe topuzin. Lutëtarët ilirë kishin veshje të veçanta. Në kokë mbanin përkrenare me kreshta. Mburojat i stolisnin me figura. Ilirët e luftonin armikun trimërisht. Shokët e plagosur nuk i linin kurrë të binin robër në duar të armikut.

3. BARDHYLI, GLAUKIA DHE LONGARI – MBRETËR TË SHQUAR ILIRË

Bardhyli e formoi Mbretërin Ilire

2500 vjet më parë në Iliri u formuan mbretëritë e para. Bashkimi i fiseve dhe formimi i Mbretërisë së Parë Ilire lidhet me emrin e Bardhylit. Ai kishte qenë qymyrxhi. Në një kryengritje ishte në ballë të saj, prandaj ezgjodhën mbret të ilirëve. Qendra e mbretërve u caktua rreth liqenit të Ohrit, ku jetonte fisi i – enkelasve. Gjatë kohës sa mbretëroi, Bardhyli luftoi kundër tre mbretërve maqedonas. Ai ua rrimori tokat ilire të pushtuara.

Taulantët forcojnë Mbretërin Ilire

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image010

Pas vdekjes së Bardhylit, qendra e shtetit ilir kaloi te Taulantët. Njëri ndër mbretërit më të shquar ishte Glaukia. Gjatë sundimit të Glaukias dhe të fëmijëve të tij, Bardhyli i Ri dhe Monuni, shteti ilir zhvillohet shumë. Gjatë kësaj kohe ngriten disa qytete. Arti dhe kultura marrin zhvillim të hovshëm. Ndër qytetet kryesore që morën një zhvillim më të madh jamë Bylisi, Dimali, Shkodra, Lezha, Ulqini, Rizoni etj. Këto qytete nxorën monedhat e tyre dhe zgjeruan tregëtinë me shumë qytete të Ballkanit.

Mbretëria Dardane

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image012

Në territorin e Kosovës së sotme, rreth 2300 vjet më parë, u krijua Mbretëria Dardane. Kufijtë e saj shkonin në veri deri në qytetin e Nishit, kurse në jug deri në Kukës. Mbreti i parë dardan ishte Longari. Pas tij mbretëruan Bato dhe Monuni.

Dardanët gjatë kësaj kohe u dalluan për prodhimet kryesore bujqësore, blegtorale dhe për punimin e arit.

Mbretëria Dardane krijoi një ushtri të fuqishme dhe të organizuar mirë. Në këtë ushtri, dardanët dolën fitimtarë kundër armiqve, që synonin të pushtonin tokat e tyre.

4. PIRROJA ISHTE KOMANDANTI MË I SHQUAR I KOHËS SË VJETËR

Jeta dhe cilësitë e Pirros

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image014

Pirroja ishte djali i mbretit të shtetit të Epirit. Në moshën 2 vjeçare atë e përzunë nga froni bretëror. Miqtë e familjes e dërguan të Glaukia, mbret i taulantëve. Gjatë 10 vjatëve u edukua në këtë mbretëri. Më vonë shkoi në Egjipt. Atje mësoi shkathtësitë e luftës dhe u stërvit me ushtrime gjimnastikore. Në moshën 22 vjeçare kthehet në atdhe dhe zuri fronin bretëror. Në Epir ai mbretëroi plot 25 vjet.

Pirroja ishte i sjellshëm dhe i drejtë. Nderonte njerëzit e ditur e të guximshëm, ndërsa frikacakët i urrente. Ishte mik i ushtarëve, të cilët e thërrisnin „shqiponjë“.

Pirroja ishte i pari që komandantëve ushtarakë të asaj kohe, ua mësoi se si ti vendosnin luftëtarët në kampin ushtarak. Ua mësoi ku duhej vendosur rojat dhe si duhej të lëvizte ushtria gjatë luftimeve.

Shteti i Epirit ghatë sundimit të Pirros

Para 2300 vjetësh shteti i Epirit me në krye Pirron arriti kulmin e fuqisë së tij. Pirroja në fillim bashkoi rreth vetes të gjitha fiset epirote. Më vonë pushtoi disa vende të ilirisë, të Maqedonisë dhe të Greqisë. Shteti i Epirit u bë ndër më të mëdhenjtë e më të fuqishmit në Ballkan. Që ta zgjeronte dhe ta forconte më shumë shtetin e tij, Pirroja synonte të pushtonte Italin. Për këtë qëllim përgatiti një ushtri të fortë me 30.000 luftëtarë dhe 300 elefantë. Ushtritë iliro-epirote fituan në disa beteja. Në betejat e zhvilluara Pirroja tregoi se ishte një ushtarak i talentuar. Për këtë arsye atë e cilësonin ndër komandantët më të shquar të asaj kohe. Pas 7 vjet luftimesh nëpër Itali, Pirroja u kthye në Epir. Aty, pas 1 viti do ta vrasin në një qytet të Greqisë.

5. MBRETËRESHA ILIRE TEUTA FORCOI MBRETËRIN ILIRE

Mbretëria Ilire me Agronin

Para 2200 vjetësh në krye të Mbretërisë Ilire ishte Agroni nga fisi i ardianëve.

Gjatë sundimit e tij Mbretëria Ilire u bë e fuqishme. Ai përgatiti një ushtri tokësore dhe detare më të madhe se atë që e kishin pasur deri atëherë mbretërit e mëparshme ilirë.

Me këtë ushtri Agroni mori shumë toka të tjera ilire, si ato të taulantëve, të labeatëve, të dardanëve etj. Njëherësh ushtria e tij mori edhe qytetet e mëdha – Shkodrën dhe Lezhën. Në këtë mënyrë shteti ilir, me Agronin mbret, shtrihej nga lumi Narona (Neretva) në veri, deri te Vjosa në jug. Kryeqytet i këtij shteti ishte Shkodra.

Mbretëresha Teuta

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Image018

Pas vdekjes së Agronit në krye të shtetit u vendos gruaja e tij, Teuta. Ajo vazhdoi rrugën e Agronit, duke i zgjeruar kufijtë e shtetit. Për këtë ajo zhvilloi luftë me epirotët dhe dardanët dhe doli fitimtare. Robërit e zënë në Epir i liroi, ndërsa skllevërit që i gjeti aty i solli në Shkodër.

Më vonë me flotën e saj Teuta sulmoi qytetet e mëdha bregdetare: Durrësin, Apoloninë dhe Korkyrën (Korfuzin). Sukses pati vetëm në Korkyrë. Në këto luftëra ajo shkatërroi flotën greke. Me këtë fitore, flota ilire u bë ndër më të fuqishmet në Mesdhe:

6. BATO UDHËHEQ LUFTËN E ILIRËVE PËR LIRI

Ushtritë romake pushtojnë Mbretërinë Ilire

Forcimi i Mbretërisë Ilire nga Teuta shteti i Romës nuk e shikonte me sy të mirë. Ky shtet shtrihej në Italinë e sotme. Roma ishte fuqi më e madhe ushtarake e asaj kohe. Gjatë 62 vjetëve, ndërmjet ilirëve dhe romakëve u zhvilluan tri luftëra të mëdha. Pas përfundimit të tyre, shteti ilir e humbi fuqinë e tij që kishte dikur. Atë e pushtoi Roma.

Pushtimi i Epirit

Pasi mundën ushtrinë ilire, ushtritë romake shkelën edhe Epirin. Pushtuesit romakë në Iliri bënë plaçkitje dhe shkatërrime të mëdha. U dëmtuan deri në themel 70 qytete. U kthyen në skllevër 150 mijë njerëz. Nga thesari i mbretit ilir të fundit Gencit, u grabitën sasi shumë të mëdha ari e argjendi. Në këtë mënyrë humbën dy shtete të fuqishme ilire. Në to u vendos sundimi romak.

Bato u priu ilirëve në luftë për liri

Pushtuesit romakë ishin të egër e të pamëshirshëm. Burrat dhe gratë i kthyen në skllevër. Djemtë i detyronin me forcë të bëheshin ushtarë. I çonin në luftëra për të pushtuar vende të tjera. Ilirët nuk mundë ta duronin këtë shtypje të rëndë. Ata në vitin 6, rrokën armët dhe nisën luftën. Si udhëheqës i tyre u shqua Batoja. Kryengritja u përhap shpejt në tërë Ilirinë. Kryengritësit luftonin me guxim dhe trimëri.

Fitoret e kryengritësve ilirë, romakëve ua futën tmerrin. Roma dërgoi në Iliri ushtri të shumta. Nga viti 9 deri afër vitit 400 Iliria fuftoi vazhdimisht kundër ushtrive romake. Mirëpo ilirët nuk arritën të rifitojnë lirinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:23 am

PARATHËNIE

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.

Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:
Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:26 am

K R E U I

LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE


1. SHFAQJA E SHOQËRISË NJERËZORE. PALEOLITI

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore
Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.
Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.
Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.

Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.
Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve.
Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet e nivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrë kolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë primitive.

Lindja e gjinisë matriarkale
Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë. Vegla pune të kësaj periudhe janë zbuluar me shumicë në sipërfaqen e stacionit të Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës në Bogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në Gajtanin III, pra në një rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të kësaj kohe në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli të tipit aurinjacien, të një përvoje më të përparuar teknike dhe me forma më të larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gërryese. Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzë Dajtit janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në këtë kohë marrin një përdorim të gjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit. Në shtresën paleolitike të shpellës së Shën Marinës përveç veglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshësh të pleistocenit të vonë (capra ibex - dhi e egër), që tregojnë për një faunë të ngjashme me atë të paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte e ftohtë dhe e lagësht si më parë.
Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhë me retush të varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik.

Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë etapë të fundit të zhvillimit paleolitik të vendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të ushqimit. Madje në këtë kohë përsosen dhe më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu, mbetet një nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të përditshëm.
Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë dhe i ndërlikuar i antropogjenezës. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens.
Si rrjedhim i përsosjes së veglave të punës prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia e sigurimit më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që solli ndryshime dhe në organizimin e bashkësisë primitive.
Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar jo vetëm nga forma e përbashkët e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët. Gradualisht kalohet në bërthamën e parë të organizimit shoqëror, në gjininë matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë në ekonomi dhe në jetën shoqërore të kësaj bashkësie gjinore. Forma kryesore e familjes në këtë gjini ishte martesa me grupe, prej së cilës origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.

Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhën ndryshime të mëdha në florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në territorin e Ballkanit. U zhdukën të gjitha kafshët tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëve që vazhduan të jetonin ndryshuan përhapjen gjeografike. Në kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga ekonomia që mbështetej në gjuetinë e mbledhjen e produkteve të gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave të punës, të cilat janë bërë nga ashkla stralli shumë të vogla me forma të rregullta gjeometrike, si trekëndësha, trapezoidale, në formë segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.

Në territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike janë zbuluar në shpellën e Konispolit (Konispol II) dhe në Kryegjatë. Në të dyja këto vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisë shumë të mirë, kanë forma tipike mezolitike, me retush të imët të cilësisë së lartë. Në Konispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8500 p.e.sonë (në bazë të C14).
Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Këto vegla janë gjetur së bashku me fragmente enësh shumë primitive, fakt që e daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, ato i takojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë në lidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me fillimet e epokës së neolitit. Të marra së bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për formimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:28 am

2. N E O L I T I

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Në këtë të fundit përfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur), që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.
Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonën më të pasur e më të zhvilluar kulturore të neolitit si edhe pellgun ku mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturës neolitike në gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në këto qendra prehistorike, krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, kanë dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje.
Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siç ishte në paleolit, shndërrohet tani, pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.
Në këto periudha të largëta të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: në formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte; në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën. Në Dunavec dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë. Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:29 am

Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale

Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siç i gjejmë në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.).
Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj. Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me anë të vegjës primitive vertikale. Këtë e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë.
Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas. Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshin me dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.

Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve të veglave të punës dhe në përmirësimin teknik të punimit të tyre, në zhvillimin e formave të tilla të ekonomisë, siç ishin bujqësia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe në organizimin shoqëror, që u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm të strukturës gjinore. Gjinia matriarkale e lindur që në paleolitin e lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë gjatë mezolitit arrin tani fazën e lulëzimit të saj. Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, e cila duke qenë punë e gruas, i jepte asaj një vend me rëndësi në prodhimin shoqëror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dëshmon se ajo kishte një pozitë parësore në gjini. Martesa me grupe, karakteristike për periudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit të saj me një formë të re më të përsosur, me martesën me çifte.
Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet e vetmja njësi shoqërore dhe ekonomike në bashkësinë primitive. Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe një organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e përbashkët i shpinte njerëzit në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të njëra-tjetrës, u vendosën gjatë kësaj periudhe marrëdhënie të tilla ekonomike e shoqërore që shpunë në formimin e bashkësive fisnore. Midis këtyre njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin marrëdhënie këmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të Kamnikut etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:30 am

Arti dhe botëkuptimi

Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike.

Në tërë kulturat neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente të shumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime të veçanta stilistike, sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet e zbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë, spirale, meandra, etj. Këto motive, përveç zhvillimit të thjeshtë për të zbukuruar enët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve neolitikë.
Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte të pjekur, të cilat kryesisht janë të vogla. Tipari më karakteristik i tyre është skematizimi i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në artin dekorativ të qeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Këto figura qeniesh paraqiten në formë cilindrike, plaçke apo steatopigjike (vithegjera), në këmbë ose ulur. Një pjesë e tyre janë të ngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon për lidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta të kulturave neolitike të vendit tonë me ato të këtij areali.
Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetër, ato fuqi të panjohura, të cilat sipas bujqve dhe blegtorëve primitivë, kishin në dorë pjellorinë e tokës dhe mbarështimin e kafshëve. Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë në plastikën antropomorfe neolitike, janë të lidhura me kultin e pjellorisë së tokës-nënë, ndërsa ato që riprodhojnë figura zoomorfe - me kultin e kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhe bujqësia, një rol të rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike. Me kultin e tokës-nënë dhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe të zbuluara në vendbanimet neolitike të Maliqit, të Dunavecit etj.
Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e varrimit. Varrosja e të vdekurve bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjë ndërtim të veçantë; kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë të mbledhura pa takëm funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin e gjerë të Mesdheut. Siç duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive që mbronin vendbanimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:31 am

Grupet etno-kulturore neolitike

Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara në tërë territorin e Shqipërisë si edhe përkatësia kohore e tyre nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm, të vonë, duke përfshirë dhe epokën e bakrit, e bëjnë të mundur të veçojmë disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit të shtatë e deri në fund të mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë.
Neoliti i hershëm, përfaqësohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga një qeramikë trashanike ngjyrë gri të zezë, me forma tepër të thjeshta e me pak zbukurime të bëra me shtypje. Qeramika gjendet së bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhës kalimtare nga mezoliti në neolit.
Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, të cilat janë njohur e studiuar mirë, i takojnë neolitit të hershëm të zhvilluar. Kjo periudhë në territorin e Shqipërisë Juglindore është dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falë një shtrese kulturore të trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe me shkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i vënë në raporte të drejtpërdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershëm të Thesalisë (faza Presesklo e pjesërisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershëm të Maqedonisë (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera të pranishme në Podgorie I, si qeramika impreso e tipit të Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në lidhje me kulturat e neolitit të hershëm adriatik e ballkano-qendror.

Kultura përfaqësuese e Shqipërisë Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikën barbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror. Blazi I e II në zonën e Matit ka qeramikë të tipit impreso-kardium me motive të ndryshme, si edhe qeramikë njëngjyrëshe gri e të zezë me shkëlqim që i japin kulturës së këtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilçiç I).
Kalimi nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm shënon një kthesë në të gjithë zhvillimin kulturor të territorit të vendit tonë, gjë që është pasqyruar mjaft qartë në kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, të cilat përfaqësojnë dhe tri fazat kryesore të zhvillimit të neolitit të mesëm në Shqipëri. Tipar themelor për të gjitha fazat e kësaj periudhe është qeramika ngjyrë gri, gri e zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar me ose pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso të trashëguara nga neoliti i hershëm. Qeramika shquhet për një larmi formash ku mbizotërojnë kupat bikonike me variante të ndryshme, tasat trung konikë me fund të lartë, enët me trup sferik me profile të ndryshme etj. Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhe për pasurinë e zbukurimeve të bëra me incizim e thellim, hera-herës të inkrustuara me bojë të kuqe ose të bardhë, për zbukurimet plastike variantesh të ndryshme, për zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
Çdo njëra nga tri kulturat përfaqësuese ka tiparet dhe veçoritë lokale që burojnë nga diferencat në kronologjinë relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet që ato kishin me kulturat fqinje.
Faza Dunavec I që përfaqëson shtresën më të hershme të neolitit të mesëm është e lidhur me ekzistencën e një vendbanimi palafit, i cili, sot për sot, është më i hershmi në territorin e Ballkanit. Në Dunavecin I, krahas qeramikës së zezë të cilësisë shumë të mirë vazhdoi të përdorej gjerësisht qeramika barbotine me reliev të zhvilluar, traditë kjo e neolitit të hershëm Starçevian. Por tonin kulturës së Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimit në reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
Gjatë Dunavecit II, krahas elementeve që u trashëguan nga periudha paraardhëse, që edhe këtu përbëjnë shumicën, ka edhe një tog elementesh të reja që e veçojnë atë si një fazë më vete. Zbukurimi në reliev njeh zhvillimin e tij më të gjerë, po ashtu bëhet tipik zbukurimi me gërvishtje i llojit adriatik, kanelyra përmirësohet cilësisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojë të kuqërremtë. Në këtë fazë shfaqen edhe fragmentet e para të qeramikës dyngjyrëshe kuq e zi.

Cakrani dhe Dunaveci II kanë përputhje të plotë kulturore e kronologjike. Për t’u shënuar është gjetja në Cakran e disa fragmenteve enësh të pikturuara dhe në Dunavec II e një fragmenti, të cilat janë të importuara nga kultura Thesalike e Diminit të hershëm (faza Tsangli). Ato japin një datë të saktë për ekzistencën e njëkohshme të Cakranit e të Dunavecit II me Tsanglin dhe në të njëjtën kohë dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit midis trevave tona me Thesalinë. Edhe kultura e Kolshit II në territorin e Shqipërisë Verilindore gjen përputhje të plotë me atë të Cakranit.
Faza fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar nga Blazi III në territorin e Shqipërisë së brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrë gri, gri e zezë e ngjyrë kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike për kulturat danilike të bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enë të zbukuruara me ornamente me vija të thelluara, të cilat mjaft mirë e vënë këtë fazë të neolitit të mesëm në raporte kulturore e kronologjike me kulturën Lisiçiç (Hvar I) të neolitit të vonë të Adriatikut.
Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë kanë edhe disa tregues të rëndësishëm të kultit e të botës shpirtërore. Si shfaqje e re dhe kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër këmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe. Këto ritone sipas mendimit të shumë studiuesve duhet të kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar kulteve të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë së tokës, i nënës së madhe, kulte që ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë e tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë.
Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në vendbanim, të vendosur në pozicion kruspull, dëshmi e një flijimi për vetë vendbanimin.
Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin e vonë është bërë shkallë-shkallë, gjë që provohet nga kultura e vendbanimeve të Dërsnikut, të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues të kulturës vazhdojnë edhe gjatë neolitit të vonë, madje zhvillohen më tej dhe bëhen karakteristike. E tillë është qeramika me tone të çelëta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra të ndryshme, me motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën e neolitit të vonë të Thesalisë, që njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Këto elemente kulturore luajtën një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së neolitit të vonë të vendit tonë.

Fazën finale të epokës së gurit të ri ose siç quhet ndryshe epoka e bakrit, e përfaqësojnë tri vendbanime me një vijimësi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të lëmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave të para prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza e grepa peshkimi), të cilat për shkak të cilësisë së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësonin veglat e traditës neolitike.
Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, e cila dallohet për cilësinë e punimit të saj, për larminë e formave të enëve, për ngjyrën e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, si edhe për zbukurimet e shumëllojshme (me pikturim gri, me bojë të bardhë ose të kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe për një pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera të karakterit ritual.

Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm.
Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të gjera etnokulturore ballkanike të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme, sa kohë që të dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të Ballkanit është vështirë të përputhen me siguri me të dhënat arkeologjike. Në këto rrethana, banorët e kësaj lashtësie të largët, këto grupe kulturore ka shumë gjasë t’i takonin një popullsie paleoindoevropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:32 am

3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovijanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.
Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme EmptyThu Feb 19, 2009 5:32 am

Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në degët e tjera të ekonomisë

Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj.
Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.

Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera, që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara me plehun e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.
Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët. Më tipike në këtë qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi buzë, ato me dy ose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nën grykë. Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika “shiritore”, ajo përbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.
Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën e bronzit.
Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dhe forma të reja, prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dy vegjë të larta mbi buzë, sahanët me dy vegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj.
Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet. Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete të holla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në të blertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.

Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin “devollite”, nga emri i krahinës ku është zbuluar më parë. Por djepi i saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithë Shqipërinë e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë dhe të Epirit, ku datohet si më e vonë. Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues të qeramikës “devollite” futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.
Si e tillë qeramika “devollite” paraqitet si përfaqësuese e një grupi të veçantë kulturor me një shtrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit “devollit”, duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional të periudhave pararendëse të epokës së bronzit.

Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë të mundshme edhe zhvillimin e këmbimeve. Tregues i rëndësishëm në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, që përbëjnë një dukuri të rëndomtë në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendin tonë. Depo të tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të Shirokës e Beltojës me sëpata të tipit “shqiptaro-dalmat”, në një shpellë afër Koplikut dhe në fshatin Bushat me sëpata të tipit “kelt”, etj. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarë endacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatë rrugës natyrore. Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, shpesh prodhime të një kallëpi, të cilat, për shkak të formave standarde, shërbejnë edhe si njësi vlere për këmbim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore, të përfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo të largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një gjë e rastit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty
MesazhTitulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme   Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Kush ishin Iliret?
» Historia hershme -Pellazge, ilire dhe Epirote
» ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....
» ILIRET TEK AUTORET ANTIKE
» AUTORET ANTIKE QE SHKRUAN PER ILIRET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: