Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:43 am

I L I R Ë T
TEK AUTORËT ANTIKË
Aristoteli duke folur për "lumturinë" thotë se "një nga elementet që të bën të ndihesh i lumtur është edhe ajo që të jesh nga fisi i mirë dhe fisnik". Fisnikëri është për një komb, kur të parët dhe prijësit e tyre janë autoktonë dhe të vjetër.
Fillova të mendohem dhe të them ne vete: Ne që quhemi shqiptarë, a i kemi elementet që të na bëjnë të ndihemi të lumtur, dmth. a jemi popull i vjetër autokton ?
Në lashtësi, të parët e shqiptarëve po edhe popujt e tjerë të vendosur në një vend, fillimisht ishin pa emër, të panjohur për njëri-tjetrin, për rrethin po edhe historinë. Mund të marrim shembullin e foshnjes e cila lindet dhe vjen në këtë botë pa emër. Pasi i ngjitet emri, atëherë fillojnë ta njohin të gjithë. Edhe popujt e ndryshëm e në mesin e tyre edhe të parët e shqiptarëve, në lashtësi kanë jetuar duke mos e njohur njëri- tjetrin, deri atëherë kur ndesheshin në mes veti në luftëra të ndryshme, dikush fitonte luftën e tjetri e humbëte, dhe me këtë rast e emronin njeri-tjetrin dhe ashtu mbeteshin të njohur për njëri-tjetrin po edhe për historinë. Shpeshherë kanë kaluar shekuj të tërë e që ndonjë fis apo popull të mbetej anonim, pa emër dhe pa rëndësi historike.
Në gjysmën e parë të sh.19 e veçmas në gysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për Ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja arkeologjike, filologjike, antropologjike etj.të cilat bënë të mundur të krijohet një parafytyrim më i saktë dhe më i gjithanshëm për Ilirët.
Vetë Ilirët,fatkeqësisht nuk na kanë lënë kurrfarë dokumenti të shkruar për kulturën e tyre, kurse fqinjtë e tyre, grekët në jug dhe romakët në veri nuk kanë pasur shumë arsye t`i simpatizojnë dhe në veprat e tyre t`i paraqesin në mënyrë objektive, sepse vazhdimisht kanë qenë në luftë me ta.
Përkundër ca autorve antikë ,që Ilirët i paraqesin si kusarë, Pseudo Skymni, për Ilirët shkruan se ata ishin popull që i respektonin perënditë, ishin të drejtë dhe plot virtyte. Gjermani George Zuppel më 1877 botoi historinë deri tash më të hollësishme të Ilirëve, të bazuar në burime të shkruara.
Theodor Momsen shkroi "Corpus Inscriptiorum Latinorum" ku i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura. Georg Hahnn në veprën "Albanesisshe studien"1854 ndër të parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm rrjedhin nga Ilirët e lashtë.
Qiro Truhellka nga Bosna 1888 është me meritë të madhe që bëri gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme Ilire në Donja Dolina afër Bosanska Gradishkës dhe e informoi tërë botën shkencore për këta të arritura. Gërmime të mëdha për Ilirët në Bosnje kanë bërë edhe Vasil Qurqiq, Karl Patch, Dimitrije Sergejevski, etj.
ORIGJINA E ILIRËVE
Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ata shprehin vetëm dy pikëpamje:
Njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Ballkan, ndërsa;
Edyta i quan ilirët si popull autokton të formuar në trollin historik të Ilirisë.
Përsa i takon teorisë së parë aty ka mospërputhje, përsa i takon vendit se prej ku erdhën ilirët dhe në cilën kohë.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerët me kulturën e fushave me urna apo me kulturën e Luzhicës. Sipas tyre, ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa qendrore, në fillim të epokës së hekurit u ngulën në Gadishullin Ballkanik.
Teori më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në trollin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë gjen prova të shumta në territorin historik të Ilirëve, me zbuliomet e bëra në trollin e Shqipërisë: Maliq, Pazhok, Vajzë, etj. Jashta Shqipërisë: Glasinac (Bosnjë) etj.
Trolli i kulturës së fushave me urna nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me Ilirët. Duke krahasuar trollin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirfilltë ilire Mat-Glasinac, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materi ale në qeramikë, në objektet metalike etj. ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trolli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësajë të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike e egjeane nuk e përfëshinë pjesën perendimore të Ballkanit dhe nuk prunë deri në zhven dosje të ilirve. Kjo shihet qartë , ku materialet arkeologjike të kësaj kohe flasin jo për ndërprerje të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë trollin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone deri në sh,VI p.e.s. kur
historikisht dihet se këta krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme ilire.
Procesi historik i zhvillimit të etnogjenezës ilire fillon shumë kohë përpara dyndjeve dore, egjeane, panono- ballkanike dhe konkretisht fillon me dyndjen e madhe të periu dhës kalimtare nga neoloiti në epokën e bronzit që përfshin treva të gjera të Evropës dhe Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar si indoevropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvje çarit të tretë u krye nga grupe baritorësh të ardhur nga stepet e lindjes. Është provuar arkeologjikisht se kjo nuk është bërë menjëherë por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre edhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë këtyre dyndjeve grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsinë që erdhi, të cilët u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi me kulturat neolitike të Vinçës. Butmirit, Lisiçiq-Hvarit në Jugosllavi, të cilat qenë zëvendë suar me kulturat e reja: Kostalac, Vuqedol, etj. e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit e cila qe zëven dësuar nga një kulturë më e ulët që i atribuohet pikërisht kësaj dyndejeje. Në përzierjen etnike të kulturave të popullsive neolitike, paraindoevropiane ose indoevropiane të hershme me ardhësit e rinj indoevropian të stepeve, u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit perëndimor, rrjedhi misht edhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore të dalluara nga bashkësitë e tjera jo ilire. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm, krahinat jugore të kësaj treve ishin të këthyera me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut me të cilat qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe kulturore .Veriu ishte i këthyar drejt Evropës qendrore. Këto lidhje ndikuan sadopak në forimin dhe
diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe atij verior. Duke filluar në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë , rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurtë etnike që u formua nga shkatërrimi i botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndi more të Ballkanit atë substrat etnokulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si Pellazge.
Nga shumë teori që janë përmendur deri më tani, mbi origjinën e Ilirëve, padyshim, teoria më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai çështjen e etnogjenezës së Ilirëve e trajton në punimin e tij "Parailirët, Protoilirët dhe Ilirët e lashtë."Sipas Benac, zhvilli mi i brendshëm në Ballkanin perendimor shkaktoi, mu në fund të epokës së bronzit, formimin e bashkësive etnike të Ilirve të vjetër dhe së shpejti mandej në periudhen e hekurit edhe kriji min e etnosit Ilir.
Ngjashëm me Benac, procesin e formimit të etnosit Ilir e sheh edhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch Gimpera. Në mesin e teorive mbi origjinën e Ilirëve, një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve e ka pasur deri tash vonë edhe teoria mbi Ilirët si krijues të të ashtuquajturës "Kultura e fushave të Lluzhicës, në Gjermani. Këtë teori sëpari e formulon arkeologu gjerman Gustav Kossin na dhe e përfaqësojnë në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Sipas tyre, themeluesit e kulturës së fushës së urnave të kohës së bronzit, kanë qenë Protoilirët, prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët. Arkeologjia dhe gjuhësia janë ato të cilat zbulojnë emrat e popujve të lashtë pastaj lidhjen historike dhe gjuhësore të tyre në mes veti.
Kur mundohemi të zbulojmë origjinën e ilirëve e më vonë shqiptarëve pikërisht mbështetemi në këto dy shkenca:
Arkeologjia e cila studion mbeturinat materiale të zbuluara në varreza dhe themele të objekteve të lashta që i kanë përdorur ilirët.
Gjuhësia—që studion gjuhët të cilat i kanë përdorur popujt e lashtë.
Në lashtësi, vendi nga gjiri i të cilit lindnin njerëzit, dmth. vendi ku ata jetonin dhe vëndi ku fillon t`i njohë historia konsiderohej me të drejtë edhe atdheu i tyre i parë. Është çështje e njëjtë edhe kur flasim për autoktoninë e popullit shqiptar të sotëm.
Historianët bizantinë të sh.14, shqiptarët i quajnë Arvanitis, Ilirius, Trivalus, Skithius, etj.
Thummann,profesor në Lajpcig të Gjermanisë, në gjurmimet e tij "Mbi historinë e kombeve të Evropës lindore",1774, shqiptarët i quan pasardhës të drejtpëprdrejtë të Ilirve të Gencit, Teutës dhe Pirros.
Malte Bruni në "Anales des Vojages, Paris 1808 thotë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve. Anglezi, V.M.Lake 1814 që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët jënë ilirët e vjetër.
Gjuhëtari i njohur shqiptarë Eqrem Qabej në veprën e tij "Elemente të gjuhsisë e të literaturës shqipe, Tiranë 1936," boton edhe tri teoritë mbi origjinën ipotetike të gjuhës shqipe e që jënë këto:
Teoria e parë:
-Shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Ilirët dhe Ilirishtja. Përfaqsues të kësajë teorie jënë:
Gustav Mayer, albanolog.
Leibnic,.........filozof.
Thummann...historian.
Diefenbach...historijan.
Falmeajer....historian.
Hahn............historian.
Niebuhrn.....filozof
Françesko Ribezzo,gjuhëtarë.
Theoria e dytë:
-Shqipatrët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrakët dhe thrrak ishtja . Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Potti,....................gjuhëtar
Tomaschek,.........gjuhëtar
Vasmer,...............historian
Herman Hirt,......gjuhëtar
Vhatmough, gjuhëtar amerikan,
Gustav Veigand, profesor në Lajpcig
Chuhard dhe Hesdem....gjuhëtar
Theoria e tretë:
- Shqipëtarët janë përzierje Ilirothrrakase dhe gjuha shqipe është përzierje e Ilirishtes dhe Thrrakishtes. Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Arbois de Jubainville, historijan,
Carl Patsch , historijan
Baron Nopska, albanolog hungarez,
Norbert Jokel, albanolog nga Vjena.
Me anë të gjuhësisë e cila është pjella e sh. 19, u muar vesh se ka qenë një kohë kur numër i madh popujsh jetuan bashkë në një atëdhe të përbashkët. Gjuhët që kanë përdorur këta popuj, shkenctarët i kanë ndarë sipas emrave të tre djemve të Nuhit ( Noe) e që ishin:
1.Ham.. Gjuhët Hametike,
2.Sam.. Gjuhet Semitike dhe
3.Japheth Gjuhet Japhetike.
Popujt që flasin gjuhet Japhetike hyjnë në familjen e popujve Arianë ose Indoevropjanë. Këto gjuhë i flasin popujt që jetojnë në Evropë, ku bëjnë pjesë edhje shqiptarët, me përjash tim të turqve dhe hungarezëve.Nuk dihet për popujt Arianë, se kur kanë jetuar së bashku, por dihet se atdheu i tyre i përbashkët ka qenë në Azinë qendrore, aty nga veriu i Indisë dhe prej aty fillojnë të shpërn gulen drejt perëndimit. Sipas ksaj na del se nëna e të gjitha gjuhëve Indoevropiane është Japhetikja, pastaj Sanskritishtja, Greqishtja e vjetër, Latinishtja, Gjermanishtja, Anglishtja, Shqipja etj.*

Referencat______________________________
*Aleksandar Stipçeviq, "Ilirët" (Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit) 1974, Zagreb.
Spiro N.Konda ,"Shqiptarët dhe problemi pellazgjik"1964,Tirënë.
Dr.Zef Mirdita,"Mitet dhe Mitologjia në Antikë" 1988 Rilindja Prishtinë.
Dr.Masar Kodra.Dr.Jetullah Krasniqi, Historia për shkolla të mesme 1988.faqe,29-36.
Dr.Hysni Myzyri,(redaktor përgjegjës)"Historia E Popullit Shqiptar"për shkolla të mesme,kreu i I-II,1994 Tirënë.Faqe
Dr.Skënder Anamali, "Varrezat arbërore pranë Liqenit të Ohrit"- Sh.e M. 1994 Shkup,f.35Prof, Dr. Neritan Ceka "Ilirët" 2000 Tirënë. Alojz Benac,"O uçeshçu ilira u egejskoj seobi"Arheoloshki radovi 1957 Sarajevo.
* Literatura tjetër gjindet në fillim të librit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:44 am

[size=21]
E M R I I L I R
Arkeologu i njohur arbëresh nga Zara,Aleksandër Stipçeviq në studimin e tij të botuar 1990 në Prishtinë ,kur fol për emrin e ilirëve dhe prejardhjes së tij në fillim na jep legjendën greke të cilën e ka shënuar Apolodori e ku thuhet se Illyriosi ka qenë i biri i fenikasit Kadmit dhe të shoqes së tij Harmonisë. Kur është lindur dhe si fëmijë duke ndenjur në djep atë e kishte mbështjellë një gjarpër, e pasi që emri i gjarpërit ka qenë Ilyrios edhe ky e merr emrin nga gjarpëri duke u thirrur ILIR. Këtë emër e marrin më vonë të gjith pasardhësit e tij.
Filologjia bashkëkohore po përpiqet gjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani O.Gruppe dhe filologu slloven Karl Oshtir gjithashtu kanë ardhur në përfundim se në këtë emër fshihet gjarpëri. Arsyetimin e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik tek hetitët indoevropjanë ka pasur emrin e të njëjtës origjinë. Ai gjarpër është quajtur Ilurianka dhe vërtetë është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjajshmëria me emrin Ilir. Gjarpëri, si do të shohim më vonë ka pasdur rol shumë të madh në religjionin ilir dhe është e sigurtë se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese.
Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, siç është psh. ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filologët e tjerë dhe arkeologët. Sipas tij ilirët janë banorët rreth lumit Iler, degë e Danubit në Gjermani, më vonë shpërngulen në Ballkan dhe e kanë marrë emrin si pas këtij lumi.
Një shpjegim mjaft naiv por që shpeshherë citohet, e dha arkeologu Qiro Truhelka, nga Bosna, sipas të cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe të jeshë i lirë. Përveç kësaj mbretëron mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoev ropiane, por paraindoevropiane ellazgjike të cilin mendim e ka prezentuar Niko Zupaniq, etnolog.
F I S E T I L I R E
Shumë fise ilire, si duket as që kanë ditur se i përkasin një grupi më të gjerë etnik të cilin ne sot e quajmë "Grupi etnik ilir". Ata vetëm se e kanë ditur se i përkasin një fisi të caktuar të cilin ne në bazë të fakteve të autorëve antikë ose në bazë të rezultateve te shkencës bashkëkohore, sot i quajmë fise ilire. Këto fise të cilat i njohim edhe me emra të veçantë në viset perëndimore të Ballkanit kanë qenë rreth shtatëdhjetë, ndër të cilat edhe disa që kanë qenë prej shumë fisesh të vogla. Emrat e fiseve ilire dhe vendosja e tyre na janë të njohura së pari nga shënimet që na i lanë autorët antikë, por gjithashtu edhe për atë se emrat e tyre na paraqiten shpeshherë nëpër mbishkrime. Lokacioni i fiseve ilire nganjëherë është fare lehtë të caktohet, por natyrisht vetëm për ato periudha kur për ta kemi shënime të shkruara
.
[/size][/size]
Cka ka ndodhur më parë me këto fise, në çfarë drejtimesh kanë qarkulluar, nëse kanë lëvizur, janë çështje për të cilat vështirë mund të përgjigjemi menjëherë. Në raste të këtilla vetëm mund të supozojmë se çka ka ndodhur me ato fise, të cilat i përmendin disa nga autorët e lashtë dhe të cilëve më vonë u humbin të gjitha gjurmët.
Duke u nisur nga jugu drejt veriut i hasim këto fise më të mëdha të cilat i përkasin etnosit ilir:
Në pikën më jugore kemi sëpari fiset, të cilat kanë banuar Epirin antik e që kan qenë: Atintanët, Haonët, Molosët,të cilët në periudhën historike nuk i përkasin më familjes së fiseve ilire sepse në ndërkohë kryesiht janë helenizuar, por janë me origjinë ilire.
Në veri të tyre jetonin Taulantët ilirë të cilët në kohët më të lashta kishin qendrën e tyre në veri të Drinit, në mënyrë që më vonë të lëshohen në jug, rreth qyteteve të kolonizuara nga grekët Dyrrahu dhe Apolonia. Simpas disa burimeve ky fis ka qenë i përbërë prej disa fisesh më të vogla siç kanë qenë holidonët, desaretët, arbërei, parthinët, por shpeshherë këto fise përmenden edhe si të pavarura. Si taulantët ashtu edhe fqinjtë e tyre Enkelejtë gjithashtu lëvizin nga veriu në jug. Duket se ata sëpari kanë jetuar rreth gjirit të Bokës së Kotorit, por më vonë i gjejmë në pikën më jugore të tokave ilire, në mes të Taulantëve dhe Haonëve të Epirit. Kah liqeni i Ohrit jeton fisi i dasaretve(Dassaretae), në veri të atij liqeni, rreth Drinit të zi, gjenden Penestët,kurse afër tyre Pirustët të cilët kanë qenë xehetarë të mirë dhe në kohën e romakëve do të shkojnë në Daci për të nxjerrë ar. Besohet se gjurmë të tyre gjenden në emrin e qytetit Perest në Bokën e Kotorit. Në jug të liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e sotme të veriut dhe të mesme, jetuan një varg fisesh më të vogla ndër të cilat duhet përmendur fisin e albanëve (Ptolomeu i përmend si Albanoi), i vogël për nga domethënia dhe madhësia por i rëndësishëm për shkak se sipas emrit të këtij fisi, shqiptarët e sotëm do të marrin emrin e tyre kombëtar.
Rreth liqenit të Shkodrës jetuan Labeatët, afër tyre në lindje, scirtonët, e mandej nga veriu fisi i dokleatve të cilët emrin e tyre të fisit e morën sipas emrit të qendrës së tyre kryesore fisnore Doklea (Doklea,Dukla e sotme afër Titogradit Mali i Zi) ku sipas disa autorëve të lashtë është lindur edhe perëndori romak Diokleciani, mandej fiset ilire të Melkuman ëve, Dermistët, ndërsa midis Bokës së Kotorit dhe Peleshacit kanë jëtuar fisi pleraei. Vazhdon fisi i ardejve (Ardiaei Vardiaei) të cilat në luftëra kundër romakëve do të luajnë një nga rolet kryesore. Ata më parë, deri në sh.IV p.e.s. kishin qendrën e tyre në bregun e djathtë të Neretvës, por prej andej u detyruan të shpërngulen nën presionin e keltëve. Së pari kaluan në bregun e majtë të lumit, e mandej shkuan në drejtim të mbrendësisë, ku u përleshën me Autariatët. Pasi e humbën luftën me atë fis, u shpërngulën në drejtim të detit dhe zunë bregun prej Neretvës kah jugu, deri në Vojushë të Shqipërisë. Në sh.III,p.e.s. gjenden në kulm të fuqisë së tyre. Së shpejti hynë në konflikt me grekët e më vonë me romëkt dhe pasi pësojnë disfatë ne v.135 p. e.s. u detyruan të shpërngulen përsëri në drejtim te mbrendisë. Të pa mësuar me jetën e re, larg nga deti , në trojet e vrazhda të reja, gati plotësisht u zhdukën në kohën kur për ta shkroi Plini Plak.
Rreth Neretvës (Narona) poashtu banonin Daorsët, qendra e të cilëve gjendej në vëndbanimin e madh të fortifikuar, të zbuluar dhe të hulumtuar, afër Oshaniqit, jo fort larg Stollcit në Hercegovinë. Në veri të këtij fisi jetonin Dalmatët, të njohur nga luftërat e tyre të gjata e të rrepta që i zhvilluan me romakët dhe për shkak të atyre luftërave ata u bënë sinonim i rezistencës ilire kundër penetrimit të tyre në bregun lindor të Adriatikut, prandaj edhe e quajteën Dalmatsi, provincën e tyre në pjesën perëndimore të Ballkanit. Dalmatët së pari, sa mund t`i përcjellim lëvizjet e tyre në bazë të autorëve antikë, jetuan në brendësi në Hercegovinën e sotme ku gjendej edhe qendra e tyre fisnore Delminiumi. Në sh,II,p.e.s. u lëshuan në det, duke pushtuar bregdetin midis Kërkës dhe Cetinës.
Në veri të Kërkës, përgjatë bregdetit jetonin Liburnët, fis që në gjysmën e parë të mijëvjetshit të parë p.e.s. ishin dominues në Adriatik, por fuqia e të cilëve më vonë bie. Në sh. IV p.e. Liburnët duke shfrytëzuar rrethanat e vështira të cilat u kri juan tek Japodët fqinj, për shkak të sulmeve kelte, zgjeruan territorin e tyre, në dëm të Japodëve duke pushtuar kështu tërë brezin bregdetar deri në Rashë të Istrës si dhe ujdhesat para saj, duke përfshirë edhe ato të Kvarnerit.
Japodët zënë rajonin e gjerë midis Savës në lindje, Zërmanjës dhe Velebitit në jug, detit Adriatik në perëndim deri në sh.IV,p.e.s.). Në Istri me lumin Rashka jënë kufizuar me Histritët, ndërsa gjurmët e kulturës së tyre materiale i gjejmë gjithashtu edhe në viset jugore të Sllovenisë. Në gjysmën e parë të mijëvjetshit të parë ,p. e.s. ky fis së bashku me liburnët, luajti rol shumë të madh në ngjarjet që zhvillohen në bazenin e Adriatikut,e sa më vonë. Japodët i hasim, si që theksuam më lart, në mesin e atyre fiseve të cilat nuk mund të merrnin pjesë në ceremonitë fetare të përshkruara në tabelat iguvine, kështu që ata në ato kohë,xsh.V-IV,p.e.s. padyshim ishin të pranishëm në Italinë e mesme. Supozohët se edhe Japodët kanë marrë pjesë në dyndjet e popujve të Ballkanit kah fundi i epokës së bronzit dhe më tutje në drejtim të siujdhesës Apenine.
Prej Rashkës në perëndim deri tek lumi Reka në veri dhe deri tek kufiri i Venetëve në veriperendim jetuan histritët, sipas të cilëve mori emrin Istria e sotme. Për të është vështirë të flitet si për fis të pastër ilir sepse në siujdhesën e Istrës përzihen elemente venete dhe ilire. Megjithatë, kultura materiale e histritve është shumë më e afërt me kulturën ilire, prandaj edhe për këtë fis mund të flitet si kryesisht ilir.
Në viset e brendshme jetojnë një varg fisesh, disa prej të cilëve na janë fare mirë të njohur nga burime historike dhe epigrafike. Duke shkuar përsëri nga jugu në drejtiim të veriut i hasim së pari maqedonët, për origjinën dhe karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë. Grekët deri në sh.V-IV,p.e.s. maqedonët i radhisin në mesin e popujve barba rë,por me kohë, veçanërisht prej kohës së mbretit Filipi i II e mëtutje maqedonët helenizohen shumë shpejt, kështu që Polibi në shek, II p.e.s. i përmend si grekë.Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me fqinjtë e tyre Peonët, të cilët pady shim kanë origjinë ilire, por të cilët prej sh.IV, p. e.s. u heleni zuan gati plotësisht.
Paionët zinin rajonin e rrjedhës së mesme të Vardarit (Axios) dhe rreth degëve të tij; Bregallnica (Astibos) dhe Cërna Reka (Erigon) deri tek lumi Struma (Strymon). Në kohën e vjetër ky fis duket se ka qenë shumë më i përhapur, deri tek deti Egje.
Në veri të tyre është shtrirë fisi i madh i Dardanëve. Ata, në kohën kur ne mund të flasim për ta, për hapësirën në të cilën janë shtrirë, mund të gjykojmë në bazë të asaj që kanë shkru ar autorët antikë, kanë jëtuar gati në tërë Sërbinë e sotme jugore, në perëndim të Moravës si dhe një pjesë në lindje të Moravës deri tek rrjedha e siperme e lumit Pek (Pingus) dhe Timok(Timachus), në Maqedoninë veriore dhe ne Kosovë. Sipas përhapjes gjeografike, ky fis ishte më i madh se të gjitha fiset e tjera, mirëpo nuk ishte i bashkuar, por përbëhej prej shumë fisesh të tjera më të vogla.
Në perëndim të Dardanëve jetoi fisi i Autariatëve dhe i Desidiadëve.Autoriatët sipas fjalëve të Strabonit "një kohë kanë qenë popull më i madh dhe më i fuqishëm ilir."Prej shënimeve të pakta nuk është e mundur të caktohet saktësisht hapësira në të cilën kanë jetuar, por përafërsisht mund të thuhet se qendrat e tyre kanë qenë në Bosnjën lindore rreth lumit Tara dhe lumit Lim e deri tek Morava në lindje. Desidiadët jetuan në Bosnjen qendrore e afër tyre Dindarët, Deurët, Deretinët, Mezejët,dhe fise të tjera më të vogla. Në mes të lumit Sava dhe Drava kanë jetuar Amantinët, në rrjedhën e poshtme të Savës Breukët. Në brigjet e Savës kah perëndimi Oseriatët, Kalapianët, emri i të cilëve ka lidhje me emrin e lumit Kupa e sotme. Fisi Iasi shtrihej në rajonin midis Savës dhe Dravës, sipas të gjitha gjasave në rajonin prej Varazhdinit e deri tek Dërvari.
KUFINJTË ETNIKË TË ILIRËVE
Diskutimin mbi kufinjtë etnikë të ilirëve duhet ta fillojmë me një analizë të shkurtër të burimeve të shkruara antike, sepse shkrimtarët antikë kanë pasur rast sa në mënyrë indirekte duke u mbështetur në dëshmitë e të huajve, sa në mënyrë direkte në bazë të qëndrimeve vetiake në mesin e ilirëve, të caktojnë kufinjtë e tyre në mënyrë shumë më autentike se sa mundemi ne sot. Për shkencën bashkëkohore, megjithatë mu këto burime të shkruara shpeshherë janë të papërdorshme, sepse ose janë qartas të pasakta, ose tregojnë që autorët e tyre nuk e kanë njohur sa duhet atë për çka kanë shkr uar. Autorët grekë të cilët të parët kanë tentuar të caktojnë kufinjtë, brenda, të cilëve jetuan ilirët, veçmas në kohën e vjetër, nuk kanë pasur pikëpamje të qjarta për atë se kush janë ilirët dhe cilat rajone i kanë banuar. Sa kanë qenë të paqarta parafytyrimet për ilirët dhe për vendin e tyre, derisa romakët nuk i pushtuan vist në të cilat banonin ilirët, tregon miti i njohur për argonautët, sipas të cilit Jazoni dhe shokët e tij, pasi që në Kolhidë rrëmbyen leshin e artë me anijen e tyre Argo, lundruan nëpër Danub në mënyrë që me të, të depërtojnë në veri të detit Adriatik. Apolloni nga Rodosi e bënte këtë përshkrim ku tregon mosnjohje të brendshme të Ballkanit, sa që ka besuar se nji udhëtim i tillë nëpër Danub deri tek Adriatiku është i mundur. Por kur është në pyetje bregdeti Adriatik, grekët e kanë njohur shumë mirë dhe na japin të dhëna të çmueshme.
Faktet më të lashta për ilirët në Adriatik i gjejmë qysh në sh,VII p.e.s. tek poeti grek Alkmani. Më vonë rreth vitit 500 p.e.s. Hekatej nga Mileti na jep të dhëna dhe bënë përshkrimin e rrugës në bregun lindor të Adriatikut. Edhepse mungojnë disa pjesë të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me bregdetin Adriatik, megjithatë ai është i pari që di për Liburnët, mentorët, histritët dhe fise të tjera, disa prej të cilëve më kurrë nuk do të paraqiten në burimet e shkruara.
Për ne, autori më i rëndësishëm antik që flet për kufinjtë e ilirëve është Apiani i cili ilirët i vendosi në rajonin që edhe sot ,marrë në përgjithësi, konsiderohet si ilir. Sipas tij, grekët i quajnë ilirë ata popuj të cilët jetojnë mbi Maqedoninë dhe Thrrakinë, prej kufirit të Haonëve dhe Thesprotëve e deri tek lumi Istros. Kjo është gjatësia e Ilirisë. Ndërsa gjerësia është nga kodrat maqedone dhe thrrakase e deri tek Peioni (Pan onia). Nga deti Adriatik dhe deri në fillim të Alpeve. Sipas grekëve, Iliria ka qenë e gjërë 5 dit kurse e gjatë 30 ditë udhtimi Meqenëse etnosin ilir e përkufizojnë edhe disa autorë të atëhershëm (Straboni,Plini ) duhet të përfundojmë se në kohën romake, e ndoshta edhe pak më herët, historianët dhe gjeografët të cilët shkruan për ilirët, kishin mjaft njohuri që të caktojnë se kush i ka takuar në përgjithësi etnosit ilir.
Mendohet se kufinjtë që i përcaktoi Apiani, kryesisht i për
gjigjen gjendjes faktike Filologu rumun Ion Russu në sintezën e vet "Ilyri-istoria Bukuresht 1969 thotë se ilirët kanë jetuar në rajonin : në jug të Epirit, siujdhesa e Istrës në veri dhe vija Dravë-Danub-Moravë-Vardar në lindje. Në përfundime të këtilla erdhën edhe expertë të tjerë bashkëkohorë në bazë të studimeve të materialeve arkeologjike dhe gjuhësore.
Duhet theksuar se kufinj ekskluzivë midis ilirëve dhe grupeve etnike as që ka pasur dhe ky është shkaku i polemi kave rreth caktimit të kufinjve të Ilirisë me kufinjtë e fiseve të tjera.
GJUHA E ILIRËVE
Ilirët flisnin një gjuhë e cila dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje diku më të afërt dhe diku më të largët me gjuhë të tjera të gadishullit Ballkanik dhe jashta tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me thrrakishten. Lidhur me vendin e Ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar: historianë, arkeologë e gjuhë tarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhë sore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe,e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Qabej i cili ka sjellur edhe argumentet e tija shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara janë edhe këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga viset e tjera në trojet e sotme dhe një pjesë e elementeve gjuhësore si emra vëndesh, fisesh, emra njerëzish etj që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare të krahasurara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten , tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimsi kulturore nga ilirët antikë tek shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësoee. Nga ilirishtja e Ballkanit deri më tash nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë jugore që është mbajtur e mbahet përgjithsisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i sajë i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhsor kryesor.
Nga gjuha e ilirëve na kanë mbetur disa materiale por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditëshme përbërë nga disa fjalë ilire, dhe sidomos një numër i madh emrash të përveçëm, emra personash, perëndishë, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i ndeshim në gjuhët e lashta ose edhe në gjuhët e sotme të Evropës.Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë jugore.Prej saj kanë ardhur një numër i mbishkrimeve zakonisht të shkurtëra e shpesh fragmentare të sh,VI-I p. e.s
FEDERATAT FISNORE
TË I L I RË V E
Zhvillimi i pronës private që çoi në thellimin e diferencimit shoqëror u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të sh.VIII-V,p.e.s. Në këtë kohë morën përpjestime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse në det e tokë që arrinë deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursionet e Enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve Liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi e deri në brigjet italike. Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristorkracisë ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të Paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake.
Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë, gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i sh.VII,p.e.s. federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e Taulnatëve që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë sh.VII- VI, p. e.s. invadoi disaherë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë sh.VI-V,p.e.s. federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si Molosët, Thesprotët, Kaonët, Orestët, Linkestët Paionet ,Dardanët etj. Në krye të federatës qëndronte mbreti i cili në burimet quhet Basileus.Në disa raste si tek Kaonët e Thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues i federatës. Në burimet e fundit të sh.V,p.e.s. vihet re se funksioni i Basileusit nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit të lidhjes fisnore ashtu edhe jashta tij.Në bazë të këtij fuqizimi të prijsëve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në saje të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo konside ronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, bujqësi ,bagëti e zejtari etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjërë e fshatarëve të lirë dhe gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishte luftat, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objëktet ë bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kalcat e Glasinacit. Në gjysmën e dytë të sh.V,p.e.s. disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik.Taulantët, fiset ilire fëqinje te Maqedonisë dhe ata më jugore: Kaonët, Thesprotët e Molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantet ndërhynë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436,p.e.s. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarhët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ata forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë Epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësi shme në historinë e kësajë kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen pas kësaj, gjithnjë e më shumë me botën ilire. Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423,p.e.s.
I pari bënë fjalë për Kaonët, Thesproitët , Molosët dhe disa fise tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën. Kjo Fushatë përfun doi pa sukses.
Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i Lynkes tëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko persiane, mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t´u impononte Lynkestëve sovranitetin e tij.
Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, ku shteti maqedon ishte ende i pa konsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika i dytë përplasej sa në njërën anë aq në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i Linkestëve, Arrabeu shfrytëzoi këtë situatë për t´u shkëputur nga varsia maqedonase. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin Halkidik te veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anë të bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me të dështoi edhe ekspedita kundër Lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat.
Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kunder Lynkestëve; forcat maqedonase e ato lakedemone të përbëra prej 3 mijë hoplitësh, njëmijë kalorsish dhe një numër barbarësh sulmuan Arabeun. Por këtë radhë Lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i
shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin Halkidik. Tukididi na njofton se luftërat e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu edhe në luftën kundër maqedonasve dhe aleatve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitçar por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore. I gjithë ky zhvillim shoqroro-politik që vihet re, veçanrisht tek fiset ilire të jugut në fund të sh,V.p.e.s. pasqyron qartë një shoqëri që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, dhe ate kalimtar për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësajë shoqërie do të lindin në fundin e sh.V,dhe fillimi i sh.IV p.e.s. formacionet e para shtetërore ilire.
KOLONITË GREKE
NË BREGDETIN ILIR
Kolonitë e para greke në bregdetin ilir u themeluan që në vitin 627 p.e.s kuir korkyrasit themeluan qytetin Epidamnos, Durrësin e sotëm në Shqipërinë e mesme dhe në 588, p.e.s. korkyrasit dhe korinthasit themeluan qytetin e Apolonisë, gërmadhat e të cilit shihen edhe sot tek Pojani në Shqipërinë e jugut. Themelimi i këtyre kolonive kishte domethënie të jashtëzakonshme për zhvillimin e fiseve ilire që jetonin në afërsi të tyre.
Marrëdhëniet shumë të zhvilluara tregëtare midis atyre kolonive dhe ilirëve i kontribuan zhvillimit të tyre më të shpejtë dhe i shndërruan në fidanishte të klasës së parë të kulturës dhe të teknologjisë greke në mesin e ilirëve.
Emrat e vendasve në monedhat dhe përmendoret e varrezave që u zbuluan në Dyrrah dhe Apoloni, tregojnë në të vërtetë se procesi i ilirizimit kishte përfëshirë aq shumë ato koloni greke sa që mund të thuhet, si që është shprehur njohësi i shkëlqyshëm i këtij problemi, Skënder Anamali, se ato koloni në sh. E III p.e. s.humbën në pikëpamje etnike, karakterin e kolonive greke.
[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:45 am

SHTETET ILIRE
SHTETI I ENKELEJVE
Shtetin më të vjetër ilir ,për të cilin është e mundur të flitet në bazë të burimeve të shkruara e formoi fisi i Enkelejve në pikën më jugore të Ilirisë.
Shënimet më të vjetra për këtë shtet i përkasin më tepër sferës së mitologjisë se sa asaj të historisë.Legjenda thotë se fiset ilire të Enkelejve luftonin me një fis tjetër që e kishin në fqinjësi dhe Kadmi fenikas erdhi për t´u ndihmuar.Pasi e fituan luftën ata e bënë mbret Kadmin.
Si edhe shumë legjenda të tjera, edhe kjo për Kadmin ka shprehur ngjarjet që kishin ndodhur me të vërtetë. Arkeologët dhe historianët, qysh moti, në bazë të shumë fakteve arkeolo gjike, historike dhe linguistike, kanë përfunduar se kanë ekzistuar shkëmbime intensive të vlerave kulturore midis viseve jugore ilire dhe bazenit të Egjeut e lindjes së afërme dhe se rruga nëpër të cilën është bërë ky shkëmbim është po ajo rrugë e lashtë nëpër të cilën kultura neolite nga bazeni i Egjeut depërtoi kah deti Adriatik dhe nëpër të cilën poashtu më vonë kaloi Via Egnatia. Nëpër këtë magjistrale parahistorike erdhën kah fundi i epokës së bronzit edhe, sipas autorëve bashkë kohorë edhe tregëtarë nga Fenikia e largët, pra nga atdheu i Kadmit që erdhë dhe u bë mbret i enkelejve. Prania e materia leve fenikase merret sopata e bronzit që është zbuluar këtu.1)
Prej fakteve të pakta me të cilat disponojmë është e qartë se ky fis një kohë ka mbizotëruar në vise të gjera të Ilirisë së jugut, se ka zhvilluar luftime edhe me fqinjtë helenë.Nuk ka dyshim se ilirët e jugut e në radhë të parë Enkelejtë kanë luftuar shpeshherë me Helenët veriorë dhe se shënimi të cilin na e ka lënë Hërodoti 2) është vetëm një hollësi nga luftimet shumëshekullore të këtyre dy elementeve etnike. Edhe një shënim i ruajtur për këto luftime që ka të bëjë me sulmin e Enkelejve në Tebë vërteton se ky fis u ka shkaktuar shumë brenga helenëve veriorë.3)Që nga sh..i VII p.e. fiset ilire që ishin të pavarura dhe sundoheshin nga mbretërit e tyre të vegjël, filluan te bashkoheshin në federata fisnore e që fillonin nga jugu deri në veri dhe që sundoheshin nga mbretërit e fuqishëm.4) Qendrat e këtyre federatave që më vonë u krijuan në shtete, ndryshonin nga jugu për në veri ashtu si ndryshonte fuqija e fiseve të ndryshme. Ndodhte që në të njëjtën kohë fiset ilire të udhëhiqeshin nga du federata afër njëra tjetrës e që
më vonë federata më e fuqishme ta merrte sundimin mbi federatën tjetër. Kësi federatash ishin: e enkelejve që jemi duke folur, e taulantëve, ardianëve etj Në fund të sh.V,p.e.s. federata e Enkelejve kaloi në një shtet të fortë ilir e udhëhequr nga mbreti i parë që e njohim Sirra. Qendra e kësajë mbretrije ishte në fillim në juglindje dhe më vonë kur ra nën sundimin e Taulantëve, qendra kaloi në jugperëndim dhe më vonë kur këta krahina hynë nën sundimin e ardianëve edhe qendra e shtetit ilir kaloi ne veri.2) Mbreti i dyte i Enkelejve vjen Bardhyli i cili e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe në sh.IV, p. E.s. mori drejtimin e shtetit ilir duke themeluar edhe dinastinë e tij që e kishte qendrën rreth liqenit të Ohrit. Mendohet se ai e ka marrë pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shum luftëtarë.3)
Qëllimi kryesor i Bardhylit po edhe pasardhësve të tij ishte perfshirja e të gjitha tokave të banuara nga ilirët e që ndodhe shin nën sundimin maqedon. Për t`i çliruar këto toka mbreti Bardhyl mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi tu pagu anin tribut vjetor. Bile në një luftë të ashpër në vitin 360 p.e. kur maqedonët u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje, mbetën të vrarë rreth 4000 ushtarë sëbashku me mbretin e tyre Perdikën.4) Maqedonia ,me në krye Filipin e II,arriti të shuante grindjet politike në vënd, pozita e ilirëve ndaj fqinjve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.e.s. Bardhyli edhe pse në moshën 90 vjeçare u vu në krye të ushtrivë ilire dhe përballoi sulmet maqedonase të cilat i udhëhiqte vetë Filipi i II. Ja se si përshkruhet rrjedha e ngjrjeve.
Filipi i II pasi ishte pajtuar me Athinën filloi fushatën kundër mbretërisë ilire me 10 mijë këmbësorë dhe 600 kalorës. Mreti plak i doli përpara Filipit II me një ushtri po kaq të madhe. Ai e çmoi këtë radhë të pa favorshme ndeshjen me maqedonët dhe bëri përpjekjë për marrëveshje duke i ofruar Filipit II paqë me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në ato kohë. Filipi këte nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët ti lironin të gjitha qytetet ilire që më herët kishin qenë nën Maqedoninë. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi shum te madhe. Ajo ilire i përballoi për shumë kohë sulmet e armikut.Goditjeve të fallangës maqedone Bardhyli u kundërvu ri formacionin luftarak me radhë të shtërnguara në trajtë kuadrati. Diodori na njofton se të dy ushtriutë luftuan me një trimëri të rrallë ku nga të dy anët u vranë shumë veta dhe shumë u plagosën. Edhepse maqedonët në fund e fituan betejën shum me një dallim të vogël sepse Filipi nuk qe në gjendje ta ndiqte ushtrinë e Bardhylit nga fushëbeteja1)
Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varsia maqedone.
Bardhylin e zëvendsoi djali i tij Kliti. Enkelejtë nën udhëh eqjen e tij bënë një kryengritje për t`u shkëputur nga Maqe donia por nuk pati sukses. Në vitin 356 ,p. e. s.,permendet njëfarë aleance në mes të mbretit te Thrrakisë,Paionisë dhe Ilirisë kundër Filipit. Por Filipi i sulmon këta në befasi, ende pa e tubuar ushtrinë dhe i shpartallon. Në aktin zyrtar që u nënshkrua marrëveshja si mbret ilir përmendet Grabo. Si duket ky e kishte zëvendësuar Bardhylin i cili tashmë kishte vdekur.2)
Në vitin 344,p.e.s. Filipi e sulmoi përsër teritorin ilir dhe këtë herë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti i quajtur Pleuria. Edhe pse lufta qe e ashpër, pati të vrarë në të dy anët , vetë Filipi mbeti i plagosur,por ai arriti të pushtonte disa qytete ilire.2)
Pas vdekjes së Filipit të II, krahinat ilire të nënshtruara nga ai ngritën krye në vitn 335 kundër pasardhsit te tij Aleksandrit te II. Djali i Bardhylit Kliti të cilin përsëri e hasim si mbret i shtetit ilir të Enkelejve dhe pasi ishte bashkuar me Glaukinë mbretin e shtetit tjetër të Taulantve i cili ishte në rritje e sipër, pushtuan qytetin Pelion. Rufi dhe Ariani bëjnë fjalë për këtë ngjarje duke na treguar se Aleksandri e rrethon qytetin por ate nga pas e sulmon Glaukia dhe ai detyrihet të tërhiqet. Ilirët nuk ditën ta shfryzonin këtë fitore dhe e lanë ushtrinë e tyre afër Pelionit të shkujdesur. Kjo i dha mundësi Aleksandrit që pas tri ditë, fshehurazi të kthehet dhe t`i sulmojë natën dhe u shkatoi humbje të madhe. Kliti iku tek taulantët dhe sipas Arianit , para kryengritjes kishte sunduar me një pjesë të shtetit të tij shumë të dobësuar dhe si vasal i Aleksandrit të Madh.
Ngjarjet politike që jetoi mbretëria ilire e kohës së Bardhylit dhe e pasardhësve të tij tregojnë gjithashtu se ajo përfaqësonte një forcë serioze.Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë vend në kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje e një qëndrimi që ka si objektiv të qartë dobësimin e kundërshtarit kryesorë dhe forcimin e pozitave të veta në raport me shtetet fqinje.
MBRETËRIA E TAULANTËVE
Taulantët të cilët Filipi i II nuk kishte mundurr ti shkelte, paraqiten në këtë konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të tyre. Tokat e këtij fisi përbënin siç duket atë pjesë të mbretërisë ilire që kishte mbetur e pavarur nga Maqedonia dhe tash e udhëhequr me mbretin e tyre Gllaukia.1)
Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas vdekjes së Aleksandrit dhe shthurrjes së perandorisë së tij, krijoi kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave ilire. Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbreti i parë i Taulantve, arriti t`ia bashkonte shtetit të tij tokat e Enkelejve po edhe t`i çlironte të gjitha tokat ilire që ishin nën Maqedoninë dhe t`i shtijë nën shtetin ilir të Taulantve. Duket se pas kësaj ai merr emrin mbreti ilir e jo më si më herët mbreti i taulantve.2)
Gllaukia u mundua të dobësonte ndikimin maqedon në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore e molosëve. Në këtë politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë turbullirash ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Kasandri, në vitin 317 p.e.s. rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë Ajakidin, i cili në grindjet e mbren dshme për fronin maqedon kishte mbajtur anën e Olimbise, nënëns së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori dhe mbajti në pallatin e tij birin e Ajakidit, mbretit të rrëzuar molos, Pirron dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulse të Kasandrit, Gllaukia nuk e dorëzoi Pirron. Ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi më luftë. Kasandri, mbreti maqedon, tentoi disa herë të pushtojë Apoloninë dhe të bëjë dalje në Adriatik por thehet keqas disa herë dhe detyrohet të largohej pasi kishte humbur një pjesë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t`u ngulitur në Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë.
Luftërat me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit Ilir ishte rritur aq shumë sa që ai mundi të matej me sukses me Maqe doninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti e që më herët kishin qenë koloni greke, tash kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir.3)
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në Dyrrah e në Apolloni, Gllaukia u mor me përgatitjen e ekspe ditës që do të vinte Pirron në fronin molos. Këtë nuk e bënte ai nga ndonjë dashuri ndaj Pirros por Epiri ishte pika më nevral gjike e kontaktit dhe hallka më e rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone.Ai donte ate ta shkëpuste nga ndikimi maqedon dhe ti rikëthente shtetit ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim në vitin 309 p,e.s. në krye të një ushtrie shumë të madhe ai hyri në Epir dhe pasi mposhti grupin promaqedon që përfaqësohej nga mbreti i Epirit, Alketa(ungji i Pirros) vuri në krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro.4)
Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë për rimëkëm bjen e Ilirisë u kurorëzua me sukses. Gjatë sundimit të tij shteti ilir jetoi ditë lavdie. U bë një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai qe e vetmja forcë që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.
Pas vitit 302 p.e.s. Gllaukia nuk përmendet më. Reth vitit 295 p.e.s. si mbret i ilirëve përmendet Bardhyli i Ri. Rrethanat se si erdhi në krye të shtetit jënë të pa qjarta. Një lidhje martesore e paraqet ate si aleat të Pirros. Sipas Plutarhut, Pirro ka qenë i martuar me Brikenën të bijën e mbretit ilir të Enkelejve Bardhylit. Sipas historianit grek Apianit, ka mundësi që Bardhyli i Ri të ketë ardhur në fron me ndihmën e Pirros, duke i lëshuar atij të sundonte në një pjesë të Ilirisë, kurse
Bardhylit të Ri i mbetën të sundonte një pjësë të ilirisë rreth liqenit Lyhnid.(Ohri)
Në prologun e librit 24 të historianit latin Trogut hasim një lajm që i takon një ngjarjeje të vitit 280,p.e.s. ku flitet për një sundimtar ilir i cili ndërhyn në grindjet për fronin maqedon, me emrin Monun. Sipas renditjes së Trogut, Monuni duhet të ketë qenë sundimtar i shtetit taulant ilir pas Bardhylit të Ri dhe që këtij shteti i takoheshin kufinjtë me Maqedoninë.5) Nga njoftimet e Trogut kuptojmë se me gjithë tronditjet që kishte pasur shteti ilir pas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur ta rimëkëmbëte këtë shtet në të
gjithë territorin e dikurshëm; prej brigjeve të Adriatikut e deri në kufi të Maqedonisë. Si duket ky ishte momenti kur Pirro shkoi për të luftuar në Itali.
Pasardhës i Monunit dhe i fundit nga dinastia e Gllaukisë ka qenë Mytili. Këte na e vërtetton një e dhënë e Trogut 1) dhe një monedhë bronzi e prerë në punishte të Durrahut ku nga të dhënat shihet se Mytili ishte zot i Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që kishte edhe paraardhsi i tij Monuni. Pas luftës së fundit të Mytilit kundër mbretit të Epirit në vitin 270,p.e.s. nuk flitet më në burimet historike për shtetin ilir.Deri sa sundimtarët maqedon Antigon Gonata dhe i biri i tij Dimitri u drejtuan drejt Greqisë pqe të ruajtur hegjemoninë e Maqedonisë në këta anë,për shtëtin ilir kjo ishte një periudhë qetsie në marrëdhënjet më fqinjët dhe këtu duhet spjeguar heshtjen e burimeve sepse në këtë kohë nuk pati ndonjë konflikt. Ilirët të lodhur nga luftërat e deriatëhershmë, nuk mundënin, pra edhe nuk kërkuan ti shfrytzonin vështirsitë e Maqedonisë në interes të tyre, të mbetura jashta konflikteve luftarake të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqy rohen vetëm në zëvendsimin e dinastisë sunduese të Glaukisë me atë të Agronit e që u quajt shteti ilir i Ardianve.2).
_________________________________________
1.29. Fusnotat jënë të shënuara në faqe224 dhe në fillim të librit.
SHTETI I EPIRIT
Me fjalën epir autorët grekë kanë nënkuptuar në fillim çdo vend kontinental përballë ishujve.
Ky emër i përdorur në fillim si një emër i përgjithshëm për të caktuar pozitën kontinentale të krahinës etnikisht ilire, që ndodhej përballë tyre, u shndërrua më vonë në një nocion të
posaçëm që i atribuohej një krahine të veçantë me kufinj pak a shumë të përcaktuar historikisht. Për herë të parë e përmend Hekateu në sh,VI p.e.s. e më vonë Pindari 3)i cili e quan Epirin të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme që fillojnë nga Dodona e deri tek brigjet e Jonit. Në gjysmën e dytë të sh.VI p.e.s. me transformimin e bashkësisë molose në një shtet të ri federativ të quajtur epirot, që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë së këtijë teritori, duke pasur një nënshtetësi të vetme epirote, ku emri Epir tash merr një kuptim të përcaktuar qartë politik. Ca burime greke thonë se këtu të ketë pasur 14 fise e disa të tjera më tepër, por nga fiset më kryesore ilire, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në historinë e kësaj krahine, përmenden sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj. Këto fise shpesh kanë luftuar edhe në mes veti për epërsi territoriale dhe politike. Kjo vazhdoi deri në sh.IV,p.e.s. kur mbretërit molos arritën tu imponohen shumë prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri të fuqish me, me bazë federative, që autorët grekë e quanin "Koinon të molosëve". (Si një lloj federate). Molosët sundoheshin nga mbretër, pushteti i të cilëve tanimë ishte bërë i trashigueshëm.
Në çerekun e fundit të sh.V,p.e.s. shtetin e molosëve e kryesonte Tharupa (423-385) i cili sipas një lajmi të Tukididit, e trashëgoi fronin mbretërorë të babait në një moshë të mitur , duke pasur për një kohë si tutor Sabylyntin, prijsin e atintan ëve .
Mbretëria Molose që në fillim të veprimtarisë së saj politike tërhoqi vëmendjen e shteteve fqinje të Mesdheut, dhe sidomos të Athinës dhe Spartës, të cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur për supermaci ekonomike dhe politike në Greqi me emrin "Lufta e Peloponezit". Mërrëdhëniet e ngus hta ekonomike dhe politike me Athinën i hapën rrugë depërtim it të ndikimit të qytetërimit helen, i cili u shfaq në strukturën organizative të shtetit, në ndërtimet, në përdorimin e gjuhës dhe të shkrimit grek në rrethet e aristokracisë shtetrore, në
trajtimin tipologjik dhe metrologjik të monedhave të para
molose sipas prototipeve të monedhave antike, jetën kulturore dhe artistike.
Pas Tharypës në fronin e molosëve vjen djali i tij Alketa. Dihet se në vitin 385,p.e.s. ai gjendej i strehuar politik te Dionizi, tirani i Sirakuzës. Nuk na jepen të dhëna se çka e shtyri Alketën të braktiste fronin. Ka mundësi të jetë shkak humbja e Athinës nga Sparta, e ky ishte i lidhur ngushtë me Athinën. Dionizi i cili ishte i interesuar të vente kontrollin mbi Adriatik e mirpriti Alketën dhe e ndihmoi atë ushtarakisht që të këthehet në fronin e humbur të shtetit molos.1)
Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisë së lidhjes molose dhe gëzonte një pushtet të padiskutueshëm në kohë lufte.
Sipas një mbishkrimi dekretor të viteve 370-368,p.e.s. kufi njtë e mbretërisë molose që trashigoi në këtë kohë i biri i tij Neoptolemi shtriheshin deri tek lumi Vjosa.2)
Duke gjykuar nga të dhënat mbishkrimore të kësajë periudhe, në këtë lidhje, përveç molosëve bënin pjesë edhe shumë popullsi të tjera epirote, si:Tripolitët, kelaithët, paialët, arktanët etj. Një mënyrë e tillë e qeverisjes, i jepte këtij formacioni të ri shtetëror karakter federativ, por nën hegjemoninë e molosve.
Në vitin 357 p.e.s. në krye të shtetit molos kishte ardhur mbreti Arryba i cili për tu lidhur me mbretin e Maqedonisë
Filkipin e II i ja dha mbesën e tij Olimbinë. Këte e bëni me qëllim që të ruante pavarsinë e shtetit të tij sepse në këtë kohë Maqedonia kishte arritur kulmin e fuqisë së vet. Kur Arryba filloi të lëkundej kundrejt Filipit të II ai e sulmoi dhe dëboi nga froni mbretëror dhe ai kërkoi strehim në Athinë. Në krye të lidhjes molose u vendos Aleksandri i mbiquajtur Aleksandri Molos dhe që ta bënte edhe më shumë për vete i dha për grua vajzën e vet Kleopatrën.3)
Kjo ndihmë i mundësoi Aleksandrit të bëhej shumë i fuqishëm dhe të zgjëronte shtetin e tij duke dalë edhe në Mesëdhe. Në vitin 334,p.e.s. Tarenti kerkoi ndihmë nga Aleksandri. Ai ia la sundimin e Mbretërisë Epirote gruas së vet, dhe shkoi në Itali. Për një kohë pati sukses por në vitn 331-330,p.e.s. pas një beteje të përgjakshme forcat e Aleks andrit Molos u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarë në këtë betejë.
Më rrjedhimet që patën këto ngjarje në Epir, mbyllet dhe etapa e parë e zhvillimit historik të shtetit federativ të Epirit.
SHTETI I RI EPIROT
Fundi I I sh. IV p.e.s.
Pas vdekjes së Aleksandrit Molos, shteti i Epirit u gjet para vështirësive serioze, të shkaktuara nga grindjet e brendshme politike. Në krye të luftës kundër Maqedonisë u vu Olimbia, nëna e Aleksandrit të Madh, duke bashkësunduar me Ajakidin djalin e Arrybës. Olimbia e mori pushtetin në Maqedoni por më vonë edhe e humbi. Ky qe shkaku që të humbëte fronin edhe Ajakidi. Djali dyvjeçar i Ajakidit Pirro iku tek mbreti e taulantve Glaukia.1)
Gjendjen politike nuk e rregulloi as djali i dytë i Ajakidit Alketa i II i cili u përpoq të shkëputej nga Maqedonia por qe kot. Alketa i II bëri aleancë me Maqedoninë. Kjo shkaktoi revoltë tek popullata e cila e vrau Aleketen dhe dy djemtë e tij. Në vitin 307p.e.s. Glaukia duke mos e parë me sy të mirë rritjen e Maqedonisë ndërhyri me forcë dhe vëndosi në fronin epirot Pirron 12-vjeçar. Pas pesë vitesh mbreti maqedon Kasandri nderhyri dhe e rrëzoi duke vendosur në vend të tij Neoptolomin e II. Pas vdekjes se Kasandrit në 297p.e.s. Pirro kthehet në Epir.2)
EPIRI NË KOHËN E
SUNDIMIT TË PIRROS
297-272.p.e.s.
Pasi në krye të shtetit epirot vjen Pirro, ky shtet bëhet një fuqi imponuese, me një pushtet të fortë mbretror, potencial të madh ushtarak si dhe me një autoritet të shquar në botën meshdhetare. Ai i kushtoi vëmendje organizimit të ushtrisë. Ai kishte për qëllim të pushtonte Ballkanin dhe të dilte edhe jashta tij.1)
Pirroja pasi arriti të zgjeronte shtetin e tij në Ballkan në vitin 280 p.e.s. në krye të një ushtrie të madhe u nis për në Itali ku do të mbronte Tarentin nga ushtria romake. Ai mori me vete edhe 200 elefantë të cilët për atë kohë ishte diçka e re të përdoren elefantët në luftë. Lufta e parë u bë tek Heraklea të cilën e fitoi Pirro në 28o, p. e. s. Mirëpo në vitin 277p,e.s. Roma grumbulloi forca të mëdha dhe e detyroi Pirron që të hynte në luftë përsëri. Këtë luftë e fitoi Pirro por me humbje shumë të mëdha. Nga atëherë hyri në histori fjala „si fitorja e Pirros". Beteja e tretë e Pirros dhe romakëve u bë tek Beneventi, të cilën Pirroja e humbi. I lodhur dhe i rraskapitur ai kthehet në Epir kurse në Tarent la të birin e tij Helenin. Shkaku i humbjes së Pirros ishte ai se ushtria e tij nuk ishte kompakte si ajo romake por e mbledhur nga mercenarë të ndryshëm.2)
Në vitin 272,p.e.s Pirro shkon të luftojë në Greqi kundër Spartës dhe Argosit ku edhe vritet e ushtria e tij shpartal lohet.Gjatë sundimit të Pirros 297-272 p.e.s. Epirit iu rrit autoriteti. Trashëgimtari i Pirros ishte Aleksandri i cili nuk u tregua aq i aftë që të ruante fuqinë e Epirit. Në fillim të sh,III,p.e.s mbretëria epirote përjetoi periudhën e fundit të ekzistencës së saj. Përreth saj filluan të vepronin shtete të fuqishme siç ishin Maqedonia, Iliria lidhja e Etolve etj. Aristokracia epirote e pakënaqur vrau në 234-33 p.e.s mbretr eshën e Epirit Diadamenë që ishte edhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisë së Ajakidëve.3)
Pas rënjes së mbretërisë reformohet tani mbi baza të reja republikane duke u quajtur edhe Lidhja Epirote. Kryeqendra e saj u bë Foinike. Kjo lidhje filloi të kontrollohej nga Roma nëpërmes njeërzve të saj. Edhepse politikisht nuk pati ndonjë rëndësi, kjo lidhje e vazhdoi ekyistencën e vet deri në vitin 148,p.e.s. kur bashkë edhe me pjesën tjetër të Epirit që kishte mbetur jashtë kësajë lidhjeje hyri më në fund në sferën e administrimit të provincës maqedone të posakrijuar nga Roma, ashtu sikurse edhe krahinat e tjera të Ilirisë së jugut.4)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:46 am

SHTETI ILIR I ARDIANËVE
231—168__
Pasi këtë shtet e themeluan ardianët ashtu edhe u quajt. Në sh.IVp.e.s.ata banonin rreth lumit Narona (Neretva) përbalëe ujdhesës Hvar në jug të Dalmacisë dhe kah mesi i sh III, p.e.s.koha e sundimit të Pleuratit (babait të Agronit) zbritën gjatë bregdetit Adriatik e deri në jug.1) Nën sundimin e këtij shteti në vitn 270 p.e.s. hynë edhe dy shtetet të tjera të Enkelejve dhe Taulantve e që kishin eksistuar më hërët. Kështu që u krijua një mbretëri e re, shumë më e gjerë se sa të parat, që shtrihej nga kufinjtë e Epirit deri përtej Naronës në veri. Formacioni politik për të cilin bëhet fjalë paraqitet si një shtet fisnor dhe si një vepër personale e një sundimtari, qoftë ky Pleurati apo i biri i tij Agroni. Analiza objektive e burimeve tregon se mbretëria e Agronit është trashëgimtare e shtetit të mëparshëm ilir,pa asnjë ndërprerje në traditën e vet politike.Po ashu edhe vendi quhej si më parë vendi ilir,tokë ilire dhe mbretëri ilire.Vetëm se dinastia e Agronit është dinasti mbretërore e re dhe duhet të ketë qenë me origjinë nga veriu.2) Midis kësaj dhe sundimtarëve të mëparshëm nuk ka pasur as një lidhje Historia e 60 vjetëve të fundit të shtëtit ilir është e mbushur kryesisht me luftërat kundër Romës, 231-168.p.e. Burimi më i rëndësishëm për këto luftëra është vepra e historianit grek Polibie.3) Shpeshherë ky nuk ka qenë i realt dhe ka pasur qëndrime tendencioze. Pushtimet romake ai i quan të drejta dhe të dëshirueshme nga vendasit. Ai thotë se fati i ka caktuar Romës të sundojë botën.4)

.
ALEANCA ILIRO-MAQEDONE
Në fillim të sh III,p.e.s. shteti ilir i Ardiaënve kishte arritur kulmin e fuqisë së vet. Polibi thotë se Agroni dhe i biri i tij Pleurati kishin një fuqi detare shumë më të madhe se sa kishin pasur mbretërit e mëparmë të Ilirisë. Kufinjtë e shtetit të tij përfshinin një trevë të gjerë që nga Narona (Neretva) e deri në Aos, kufiri me Epirin.Vetëm mbretëria dardane ishte në ngjitje kurse vendet jugore jetonin ditë të vështira. Epiri , Maqe donia dhe Greqia ishin të kapërthyera nga luftërat e ashpra shoqroro-politike dhe rivaliteti midis tyre. Pozita e Maqedonise ishte lëkundur mjaft. Përpjekjet e Antigon Gonatit e më vonë të Demetrit që të ruajnë hegjemoninë maqedone qenë të pa sukseshme. Lidhjet greke, ajo Etole dhe Aheje ishin bashkuar kundër Maqedonisë. Përmbysja e monarkisë në Epir 234 p.e.s. e rëndoi edhe më shumë gjendjen e këtij vendi. Në të njëjtën kohë një sulm i furishëm dardan, shpërtheu mbi Maqedoninë nga veriu. I ndodhur ngushtë mbreti maqedon Demetri kishte nevojë për aleatë dhe këte e gjeti tek mbreti ilir Agroni.5)
Sidoqoftë një aleancë midis Maqedonisë dhe Ardianëve qe përfunduar dhe ajo i vinte këto dy shtete kundër kualicionit republikan në Greqi. Aleanca hyri në veprim menjëherë. Kur Demetri ishte i zënë me dardanët, ilirët ardianë, u dërguan nga Agroni kundër Etolëve që kishin rrethuar qytetin maqedonas Medonin. Ilirët hynë në gjirin e Ambrrakisë pa u diktuar dhe sulmuan ushtrinë shumë të njohur greke në mësëdhe. Ilirët sulmuan etolasit dhe i shkatërruan. Pasi këthe het ushtria ilire në vendlindje fillon kremtimin për fitoren. Polibi thotë se, mbreti Agron shumë u dha pas të pirit saqë vdiq nga alkooli. Fronin duhej ta trashigonte i biri Pini që Agroni e kishte me gruan e dytë Triteutën. Meqë ky ishte në moshë jo madhore sundimin e mori në dorë bashkëshortja e parë e Agronit Teuta. A ishte ardhja e Teutës në fron e ligjëshme apo një uzurpim i fronit me të fortë nuk dihet saktësisht. Mundet paaftësia e ëmës së Pinit t`i ketë lënë vendin njerkës ose ndoshta nuk ka pasur mashkull tjetër që do të zëvendësonte Agronin. Sidoqoftë 7) ardhja e saj në fuqi nuk u bë në rrugë të zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka të ngjarë të ketë krijuar në oborrin ilir një gjendje të nderë.Por ajo e përkrahur nga shtresat dhe përfaqsuesit më të fuqishëm të klasës sunduese ilire,miqtë e mbretit,ajo u vu në krye të shtëtit dhe me të ushtroi, siç thotë Polibi, drejtimin e punëve shtetërore. Teuta nuk e ndryshoi kursin shtetërorë të Agronit. Vazhdoi aleancën me Maqedonië. Në vitin 230.p.e.s. një forcë detare ilire jo më e vogel se ajo e Agronit u vu në lëvizje drejt Epirit. Ata zbritën afër qendrës së Epirit Foinikesë. Atë e mbronin mercenarët Galë dhe ua dorëzuan ilirëve qztetin pa vështirësi. Epirotët ngarendën të ndihmonin por kur kuptuan se një ushtri tjetër ilire vjen nën drejtimin e Skerdilaidit, nuk tentuan të ndalnin ushtrinë ilire. Epirotët, në anën tjetër të lumit Bistrica u shpartalluan plotësisht dhe vetëm një pjesë e vogël mundën të iknin dhe të shpëtonin. Kur epirotëve u erdhi ndihmë dhe u bënë gati për të luftuar, Teuta urdhëroi Skerdilla idin të këthehej në veri sepse Dardanët kishin sulmuar shtetin e saj.Cool
PËRGATITJET E ROMËS
PËR LUFTË KUNDËR TEUTËS.
Për fitoret e Teutës u shqetësua edhe Greqia edhe Roma. Roma dita ditës priste shkakun e përshtatshëm që ta sulmonte Teutën. Polibi thotë se Roma i dërgoi një delegacion Teutës ku kërkoi nga ajo të ndalte ilirët mos t`i plaçkitnin anijet tregtare romake ne det. Sipas Polibit Teuta urdhëroi vrasjen e delega tëve nga ku njëri iku dhe tregoi në Romë për ngjarjen.
Apiani thotë së Agroni kishte pushtuar Epirin, Korkyrën, Epidamnin dhe Farin që më herët dhe kishte vendosur garni zone në to. Me që Teuta filloi plamifikimin të sulmojë edhe ujdhesën Isa (Vis),dhe kur ujdhesa kërkoi ndihmë nga Roma, Atëherë Roma dërgoi delegatë tek Teuta. Sidoqoftë shkaku për ta sulmuar Teutën ishte aty dhe Roma filloi të përgaditet haptazi për luftë. Edhe Teuta filloi përgatitjet. Qytetet më të rëndësishme që në ndërkohë kishin dalë jashtë sundimit ilir e që duheshin marrë përsëri iahin: Korkyra,Durrahu Isa dhe Apolonia. Teuta dërgoi një ushtri në krye me Demetër Farin dhe e pushtoi Korkyrën dhe Demetri mbeti për ta mbrojtur atë nga romaket që ishin drejtuar për ta sulmuar këtë qytet..9)
_____________________________
)9 Fusnotat jënë të shënuara në faqe224 dhe në fillim të librit.
LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE.
Përmenden dy shkaqe që e detyruan Romën ta sulmonte Teutën dheIlirinë:
1. Sulmet e ilirëve ndaj anijeve tregëtare romake (Pirrateria)
2. Se ky ishte plani i Romës për t`u zgjeruar në lindje.
Ështe e rëndësishme të sqjarohet në këtë rast nëse ishte pirrateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak dhe që bëri të pashmangshme luftën apo shkaqet e tjera më të thella.
Kur flasim për pirraterinë,ajo lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu si edhe tek popujt e tjerë të Mesdheut në një stad të caktuar të zhvillimit te tyre historik. Burimet historike i përsh kruajnë Etrurët si një popull që terrorizonte anijet në Adriatik dhe Egje. Edhe vetë romakët e kanë ushtruar pirraterinë. Pirrateria ishte një dukuri e pa ndarë e shoqërisë skllavopro nare që e shoqëroi atë në forma të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.10)
Por veprimet ilire që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën, nuk kanë aspak karakter pirratesk (grabitës). Ato ishin pjesë e politikës së shtetit Ilir, lidhur me gjendjen e kriujuar në Greqi. Ndërhyrja e Romës lidhej me rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinjë i fortë, aleat i Maqedonisë për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga luftat e brendshme.
Ngjarjet tregojnë se Teuta nuk mundi të përgatitej dhe t`i dilte rrezikut para. Qytetet e mëdha që i përmendëm kishin mbajtur qëndrim negativ kundër Teutës. Teuta u mundua që këto qytete ti pushtonte me forcë dhe pastaj të priste romakët por nuk pati sukses. Kur romakët iu drejtuan Korkyrës, ushtria ilire ishte e shpërndarë në bllokadën e Dyrrahut dhe të Isës. Edhe pse romakët kishin ardhur me 2oo anije, i gjetën portat e hapura nga komandanti i Teutës, Demetër Fari i cili e tradhëtoi Teutën dhe e dorëzoi qytetin pa vështirësi. Ata me lehtësi e pushtuan edhe Apoloninë dhe Dyrrahun. Shtresa sunduese e qyteteve për të ruajtur pasuritë ishte e gatshme të hyjë nën ombrellën romake. Ilirët nuk qenë në gjendje dhe nuk patën kohë të organizonin një qëndresë serioze.11)
Teuta me forca të vogla u mbyll në qytetin e fortifikuar Rizon. Territoret ilire që i pushtuan Romakët i lanë nën sundimin e Demetër Farit. Kjo ishte dhurata që ai e tradhtoi Teutën. Në vitin 228 p.e.s. Teuta dërgoi në Romë delegacion dhe kërkoi paqe. Kushtet e paqes qenë shumë të rënda:
1.Ajo detyrohej t`u paguante romakëve tribut vjetor,
2.Të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë.
3.I lejohej të lundronte vetëm me dy anije të paarmatosuara në Adriatik.
Me këtë, Roma likuidoi zotërimet e mbretërisë ilire në jug. Edhe nëse në këto anë mbeti ndonjë zonë që nuk u përfshi në zotërimet romake siç mund të ishtë Bylisi, Dasaretia, apo ndonjë zonë e brendshme, ato ishin shkëputur nga mbretëria ilire, me të cilën edhe më parë kishën pasur shumë lidhje të dobëta me mbretërinë.12)
Mbretëria ilire, në marrëdhënie me Romën mbeti një shtet tributarë. Populli nën romën ishte nën një lloj varësie, ose u lejohej e drejta e një vetëadministrimi të kufizuar. Në fakt ata ishin të varurit e Romës dhe nuk mund të hynin në marrëdhë nie të lira me shtetet e tjera. Nuk dihet se si reaguan aleatët e Ilirëve por duket qartë se ilirët dhe aleatët e tyre nuk arritën t`i përfundonin përgatitjet për t`i dalë përpara rrezikut që po i kërcënonte.
LUFTA E DYTË ILIRO - ROMAKE
Ilirët e as Maqedonët nuk donin të pajtohen me gjendjen e krijuar. Disa vite pas luftës së parë, Demetër Fari u bë regjent i mbretërisë ilire. Nuk dihet se a ishte ajo me pëlqimin e Romës, por Ai filloi të sundojë me të gjithë shtetin e Teutës, dhe u fortësua mjaft, kurse për Teutën thuhet se u tërhoq ose kishte vdekur. Në këtë rast ai mund të ketë pasur përkrahjen edhe të komandantit tjetër të Teutës, Skerdilaidit, me të cilin bashkëpunoi bile edhe bashkësundoi për një kohë. Pas vitit 225p.e.s. ose pak më vonë vihet re largimi i Demetrit nga miqësia me Romën. Në vitin 223p.e.s. ai mori pjesë në invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit maqedon. Këto veprime të Demetrit edhepse nuk drejtoheshin direkt kundra Romës, shprehnin qartë tendencën e tij për t`u shkëputur nga varësia romake dhe preknin me këtë pozitën e Republikës në Ilir. Demetri tash donte të forconte pozitat e veta si sundimtar i shtetit ilir, duke shfrytëzuar vështirsitë e Romës. Senati romak e kuptoi atë që po ndodhte në Iliri dhe provoi ta frenon te Demetrin duke e thirrur të shkonte në Romë.Por tash ai u bë edhe më kryelart dhe i rëndë.Në vitin 221 p.e.s.bëri për vete istrianët dhe së bashku me ta sulmoi aniejt italike. Më 220 p.e.s.ndërmori veprime edhe më të guximshme, pushtoi disa nga qytetet e Ilirisë e që ishin nën varsinë e Romës dhe nxiti një kryengritje të atintanëve. Për shumë vite me radhë Roma nuk qe në gjendje ta frenonte Demetrin. Skerdillaidi nuk e ndoqi Demetrin në ekspeditën që bëri në Iliri dhe kz ishte shkaku I ashpërsimit të marrëdhënieve në mes tzre..13)
Më vonë gjendja e turbullt ne Iliri dhe Greqi i lejoi senatit të ndërhyjë me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet lindore të Adriatikut. Kjo i duhej Romës sepse konflikti me Kartagjenën bëhej gjithnjë e më i afërt. Në pranverën e vitin 219 p.e.s.romakët zbritën për të dytën herë në brigjet e Ilirisë dhe e drejtuan goditjen kundër qytetit Dimali të cilin e mbronte vetë Demetri. Pas një qëndrese njëjavëshe Dimali ra e Demetri iku ne Far.Edhe atje humbi luftën dhe ai vetë arriti të ikte në Maqedoni tek Filipi.
Skerdillaidin, Roma e la që të sundonte me një pjesë të Ilirisë me kusht që t`i paguante tribute Romës dhe ushtria romake me të shpejtë u këthye në Itali ku atje i kishte sulmuar Hanibali.14)
Skerdillaidi ia arriti qëllimit që në vitin 217 p.e.s. të eliminonte të gjitha përçarjet dhe të bënte pajtimin në mes tij Demetrit dhe Pinit, djalit të Agronit.Roma duhet të mos i jetë kundërvënë Skerdillaidit në ribashkimin e Ilirisë sepse iu para qitën probleme me Kartagjenën dhe Hanibalin. Skerdillaidi vendosi që t`i bashkonte Ilirisë Dasaretinë. Koha nuk ishte e përshtatshme sepse Filipi V i Maqedonisë sapo ishte çliruar nga lufta në Greqi dhe u drejtua kundër tij. Ai kishte plan që më parë të dilte në Adriatik dhe prej aty ne Itali. Me ketë rast ai i pushtoi Dasaretinë dhe Antipatrën rreth liqenit të Lyhnidës. Kjo e detyroi Skerdillaidin që me vite kishte luftuar të largohej nga Roma, e tash të afrohej me romakët dhe të kërkojë ndihmë nga ata kundër Filipit të V. Hapi i Filipit ishte fatal për të, por edhe vetë Ballkanin sepse tash i dha rat Romës të hidhet përsëri në Ballkan. Tash Skerdillaidi për 4 dekada vepron në pajtim më romakër.15)
Filipi në verë 216 p.e.s. doli në ishujt e Jonit,duke menduar se flota romake ishtë larg dhe lundroi për në brigjet e Ilirisë në veri. Por pa prpitur mori lajmin se anijet romake ishin drejtuar për në Apoloni dhe flota maqedone menjëherë tërhiqet në panikë. Filipi tentoi edhe njiher të merrte Apoloninë dhe të dilte në Adriatik ne vitin 214 p.e.s. por pësoi disfatë përsëri, e ai shpëtoi duke ikur nga fushëbeteja. Dështimi para mureve të Apolonisë i tregoi Filipit se plani për daljen në brigjet e Adriati kut nuk ishte një punë e lehtë
Filipi i V bëri edhe disa tentime por kur Roma e mundi Hanibalin, u koncentrua kundër Maqedonisë. Dhe në vitin 197 p.e.s. ushtria romake dhe aleatët ishin përqëndruar në Thesali. Në betejën që u zhvillua afër Kinoskefalisë, Filipi mori godit jen vendimtare dhe u detyrua të kërkonte paqe. Paqja ishte me kushte shumë të rënda. Filipi detyrohej të hiqte dorë nga e gjithë Greqia dhe nga zotërimet aziatike. T`u kthente romak ëve tokat e pushtuara në Iliri dhe të prishte flotën deri në pesë anije.16)
LUFTA E TRETË ILIRO- ROMAKE
Shteti ilir nën protektoratin e Romës,pas luftës kundër FilipitV,ktheu një pjesë të tërritoreve të humbura. Skerdilaidin e kishte trashëguar Pleurati dhe ky i shërbente me besnikëri Romës. Por trashëgimtari i tij Genti këte muk e vazhdoi. Ai erdhi në fron rreth vitin 180 p.e.s. Genti me siguri duke llogaritur gabimisht raportin e forcave romake, përsëri mendoi të bashkohej me Maqedoninë kunder Romës. Ky ishte gabimi më fatal i tij.17) Roma nuk donte të kishte më një aleat të pasigurtë që gjithnjë është i gatshëm të pajtohet me armiqtë e Romës. Roma vendosi që me një aksion të furishëm të nënsh trojë drejtpërdrejt provincën jugore ilire dhe të likuidojë mbretërinë e Gentit.
Genti nuk vonoi të vepronte. Pasi kishte grumbulluar në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 mijë ushtarësh u hodh në sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundër qytetit Basana,por të cilin Livi thotë se ka qenë 5 milje larg Lisit. Ky qytet ishte në aleancë me romakët. Genti u mundua ta bente për vete me anë të bisedimeve por pasi nuk pati sukses e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë,dhe me sa duket të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në nde shje me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut.18 Qëndrimin e fundit Genti e bëri në Skodra. Ai shpresonte shumë në këtë qytet që kishte zgjedhur si kryeqen dër të mbretërisë. Por mbreti nuk diti të organizonte mirë mbrojtjen.
Prijsi ushtarak romak, Luc Anic Gali, në krye te 30 mijë ushtarëve u nis në drejtim të Shkodrës së fortifikuar. Aty ishte strehuar edhe mbreti. Kjo luftë e tretë iliro-romake zgjati gjithsejt nja 30 ditë sepse Genti u detyrua të dorëzohej.
Në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe t`i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, u futën në betejë aty ku armiku kishte epërsi numerike, dhe u thyan keqas. Ai me gjith familjen u dërgua rob ne Romë.
Ky ishte fundi i mbretërisë ilire dhe njëherësh një nga hapat vendimtar të Romësn ndaj okupimit të tokave ilire.
Dhjetë ditë më vonë, pas rëniës së Shkodrës, në betejën që u zhvillua në Pudna u shkatërrua përfundimisht edhe ushtria maqedone. Në të njëjtën kohë romakët nënshtruan edhe Epirin. Edhe Perseu I Maqedonisë u dërgua rob në Romë me gjith familje.
Kështu u nënshtruan dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe u vendos përfundimisht në këto krahina pushtimi romak. Tokat e shtetit ilir u ndanë në tri krahina të mëdha. Në krahinën e parë përfshiheshin tokat përreth lumit Mat dhe qytetit Lis. Ky qytet ishte edhe kryeqendra e kësajë provincëe.19)Njësia e dytë administrative ishte e banuar nga Labeatët me qendër Skodra. Në krahinën e tretë bënin pjesë viset bregdetare me qendër qytetin Rizon. (Boka e Kotorit) Pushtuesi romak shpalli se të gjithë ata që nuk kishin marrë pjesë në luftë kundër Romës do të jenë të lirë dhe nuk do të paguanin tatime.
Me shkatërrimin ë shtëtit të përbashkët ilir në njësi më të vogla dhe me dhënien e autonomisë këtyre njësive të reja territoriale, duke shfrytëzuar me mjeshtri mosmarrveshjet e mëparme dhe armiqësitë midis ish mbretërve ilir si dhe kryepa rëve të fiseve të nënshtruara, Roma arriti për një kohë të gjatë të ruajë qetësinë në atë pjesë të Ilirisë.*
____________________
*Fusnotat jënë të shënuara në faqe224 dhe në fillim të librit.
MBRETËRIA E DARDANISË
Mbretëria e Dardanisë u krijua në sh.IVp.e.s. dhe shtrihej në territorin e Kosovës së sotme , Maqedonisë veri perëndim ore, Sërbisë jugore dhe Sanxhakut. Kufijt e saj shkonin në veri deri tek qyteti Naisus (Nish), kurse në jug deri tek Kuksi dhe rrjedha e sipërme e Kardarit.Kishte një pozitë te mirë gjeogra fike dhe gjeostrategjike.Territori përshkohej nga luginat e lumenjëve Vardar, Drin, Moravë, Ibër e Sitnicë dhe përbënte një udhëkryq të rrugëkalimeve të rëndësishme ballkanike që shpienin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të Zi. Përveç dardanëve në kuadër të kësaj mbretërie kanë hyrë edhe fiset e tjera ilire të Galabërve , Daunëve dhe Thunatëve.20)
Në sh.VI-Ivp.e.s. dardanët morën rolin udhëheqës mbi të gjitha fiset tjera dhe i dhanë emrin të gjithë mbretërisë. Mbreti i parë dardan , emri i të cilit ka arritur deri tek ne, është mbreti Longar. Pastaj ka sunduar mbreti Bato dhe pas tij mbreti Monun. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenë veçanrisht djathi dar dan. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri më 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Mbretëria dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarve dardan ishte se ata hidheshin të gjithë së bashku në luftë dhe pokështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtërnguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plagosu rit e tyre. Lajmi i parë për dardanët i përket mesit të sh.IV p.e.s. Sipas historianit romak Justinit thuhet se Filipi i II kishte mundur të mposhtte e të nënshtronte dardanët pas shumë luftë rave të nundimshme. Kjo luftë e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisë dhe në përgjithësi me veprimet e tija luftarake kundër Ilirëve.21)
_________________________________
21) Fusnotat jënë të shënuara në faqe224 dhe në fillim të librit.
Ne vitet e 80 të sh.III p.e.s. në trevën ku ndodhej Dardania, ndodhën dy ngjarje të rëndësishme të cilat lidheshin njëra me tjetrën: invazioni i keltëve dhe kalimi i tyre në drejtim të Maqedonisë e Greqisë dhe ndihma që dardanët i ofruan Maqedonise për t`u mbrojtur nga invazioni i keltëve. Sipas njoftimit të Justinit, 279 p.e.s. mbreti i dardanëve, të cilit ai nuk ia përmend emrin, kishte dërguar delegatë tek mbreti maqedon Ptolome Kerauni që ti ofrojë një ndihmë ushtarake prej 20 mijë ushtarësh në luftë kundër keltëve. Ai e përbuzi këtë ndihmë dhe me fjalë fyese i përcolli delegatët. Vetë dardanët morën masa mbrojtëse kundër keltëve. Ata duke u kthyer nga Greqia, dardanët i asgjësuan krejtësisht. Këto ngjarje janë burim i çmuar për të njohur rregullimin daradan në fillim të sh.III.p.e.s. Ndonëse nuk njihet emri i sundimtarit të tyre në këtë kohë, dihet se këta kishin mbretërinë e tyre e cila ishte një forcë politike dhe ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet forca e 20 mijë ushtarëve që mbreti dardan i ja ofroi Maqedonisë. Pas këtyre ngjarjeve burimet historike nuk na ofrojnë ndonjë ngjarje për Dardaninë. Në gjysmën e dytë të sh.III p.e.s. rifillojnë luftërat midis mbretërisë dardane dhe shtetit maqedon dhe shkaku ka qenë politika pushtuese e maqedonëve drejt fqinjve të tyre iliro- verior dhe në mënyrë të veçantë pushtimi i truallit të Paionve. Paionët herë pas here janë ngritur kundër pushtuesve maqedonë dhe , duke u bashkuar me aleancat anti maqedone kanë mundur të çlirohen. Një aleancë e vjetër, më tepër se sa një pushtim, duhet të ketë ekyistuar midis dardanëve dhe paionve, sepse nuk mund të shpjegohen ndryshe të dhënat e autorve antikë si pas të cilëve sa herë që Paionët fitonin pavarsinë, Dardanët e kishin të hapur rrugën drejt Maqedonisë.
Një politikë të tillë ndoqi edhe sundimtari i parë dardan që e njohim me emrin Longar, i cili pasi çliroi Paioninë në 231.p.e.s dhe luftoi kundër Demetrit te II të Maqedonisë duke i kundër shtuar përpjekjet e shtetit maqedon për të zgjeruar kufinjtë veriorë. Mbretëria dardane ishte forcuar shumë dhe prej kësaj kohe sundimtarët maqedonë u detyruan të angazhonin forca të mëdha ushtarake në konfliktin me dardanët, çka ndikoi negativisht në veprimet e tyre luftarake në Greqi dhe në përgjithësi në dobësimin e shtetit maqedon.22)
Në këtë periudhë ngritjeje të Dardanëve,sundimtarët daradanë bënë përpjëkje për ta përforcuar pozitën e tyre në zemër të Ballkanit dhe kundrejt shteteve të tyre fqinje. Në 229.p.e.s duke përfituar nga rasti që shteti i Teutës ishte i zënë me veprime ushtarake në Epir, një pjesë e ilirëve, shkruan Polibi, ishin shkëputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanëev. Teuta dha urdhër për të bërë paqe me epirotët dhe për kthimin e ushtrisë, e cila duhet të nënshtronte popullsitë e shkëputura nga varësia e shtetit ilir të Teutës. Dardanët po atë vitë duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë që kalonte mbretëria maqed one , sulmuan tokat e saj.Maqedonia e dobësuar e përballoi me vështirësi sulmin e dardanëve, gjatë të cilit u vra edhe sundimtari i maqedonisë Demetri i II. Luftën kundër dardanve e vazhdoi edhe Antigon Dozoni dhe pas tij Fili i V. Në vitin 219 p.e.s. kur Filipi V ndodhej në Peloponez, ushtria dardane çliroi atë pjesë të Paionisë që mbanin të pushtuar maqedonët dhe bashkë më të edhe qytetin Bylazora. Filipi i V u detyrua të ndërptiste luftën në Greqi dhe ta dërgonte ushtrinë e tij në kufinjtë veriorë.23)
Luftërat që mbretria e dardanëve bëri me shtetin maqedon, gjatë sundimit të Filipit V , pavarsisht që nuk arritën të zgjidh nin në favor të tyre çështrjen e vartësisë së Paionve, e dobësu an mjaft Maqedonië dhe u bënë një pengesë serioze për realizi min e ndërhyrjeve ushtarake që synonin rivendosjen e hegjemo nise maqedone me Greqinë. Për mbretërinë dardane u krijua një situatë e favorshme në konfliktin me Maqedoninë, pas agresionit të Filipit V në Ilirinë e jugut. Në 208, p.e.s. dardanët në aleancë me sundimtarin e një krahine ilire juglindore, Eropin,sulmuan Maqedoninë. Ndërsa ky i fundit kufizoi veprimet ushtarake në qytetin Lyhnid dhe zonën përreth tij, ku ushtria dardane zbriti deri në Orestidë, një krahinë në kufirin jugperëndimor të Maqedonisë. Kësaj radhe, duke bashkëpu nuar me forcat ilire te Dasaretisë, ushtria dardane kaloi nëpër Pellagoni, në kufirin perëndimor të mbretërisë maqedone. Futja e ilirëve në tokat e Maqedonisë dhe sidomos pushtimi i Orestidës nga ana e ushtrisë dardane e detyruan mbretin maqe don të hiqte dorë nga lufta e Ahesë dhe të kthehej në Maqedoni. Sulmet dardane e detyruan Filipin të hiqte dorë edhe nga lufta kundër romakëve dhe të vihej në mbrojtje të shtetit të vet. Si pas Justinit, Filipi i V duke analizuar situatën e vështirë në të cilën gjendej Maqedonia dhe marrëdhëniet me kundërshtarët kryesorë të saj, vendosi që fushatën e parë ta bënte kundër dardanëve, sepse ata përbënin një kërcënim serioz dhe zotëronin fuqi të mëdha ushtarake. Për zbatimin e këtij vendimi ai luftoi kundër dardanëve në vitet 208-206 p.e.s24)
BASHKËPUNIMI DARDANOROMAK
KUNDËR MAQEDONËVE(SH.II P.E.)
Livi shkruan se në vitin 200 p.e.s, pas ekspeditës së suksesshme të romakëve në Dasareti, kundër Maqedonisë, te lëmi i romakëve erdhën mbretër të ndryshëm e prijësa fqinj të maqedonëve, midis të cilëve Pleurati i biri i Skerdilaidit dhe Batoja i biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihmë ushtarake kundër maqedonëve. Dardanët u futën përsëri në koalicion antimaqedon, por tani të përgatitur nga Roma dhe për qëllime të saj. Ky koalicion e ofroi mbretërinë e dardanëve edhe me shtetin ilir të Ardianëve. Duke bashkë punuar me ushtrinë romake që kishte arritur në kufinjtë e Maqedonisë dhe duke i bashkërenditur me të veprimet luftara ke, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet teritori ale që kishte bërë Roma, do të realizonte aspiratën e saj të vjetër, futjen e Paionisë nën varësinë e saj, kështu në luftën e dytë romako-maqedonase, morën ppjesë edhe dardanët.25)
Veprimet e para që ndërmori shteti maqedon në luftën kundër romakëve qenë ato kundër aleatëve të tyre, dardanëve, të cilët, sipas Livit, bashkë me Etolët formonin dy mbështetje të mëdha për romakët. Këto veprime u përqëndruan në mbylljen e në forcimin e grykës së Pellagonisë, një rrugë tjetër kalimi e përdorur nga dardanët, sidomos pas afrimit të tyre me sundim tarët e Ilirisë së jugut. Në 199 p.e.s. nën presionin e ushtrive romake Filipi i V largoi forcat ushtarake të komanduara nga djali i tij Perseu që mbanin ngushticat e Pellagonmisë dhe në këtë mënyrë u hapi rrugën për në Maqedoni ushtrive ilire të Pleuratit e të dardanëve. Edhe në këtë luftë maqedonët i konsideruan dardanët si armiq më të rrezikshëm. Duke u tërhequr para forcave kundërshtare, sundimtari maqedon, mori masa vetëm kundër dardanëve, të cilët pasi kishin plaçkitur Maqedoninë e Sipërme bashkë me romakët, u tërhoqën drejt viseve të tyre.Ushtria dardane që po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonët u detyrua të rreshtohej për luftim. Beteja që vuri përballë ushtrinë e armatosuar rëndë të dardan ëve kundër kalorsisë e këmbësorisë së lehtë të stërvitur mirë të Maqedonisë përfundoi pa fitoren e asnjërës palë. Taktika që përdori ushtria dardane bëri që në këtë betejë ajo të mos kishte humbje të mëdha dhe të mos mbetej asnjë rob në duart e armikut.26)
Në vitin 197 p.e.s. pas betejës te Kinkefales që përfundoi në favor të romakëve u vendos një armëpushim midis Romës ë Maqedonisë. Dardanët , megjithëse luftuan përkrah romakëve
ndryshe nga shteti ilir, nuk patën asnjë përfitim, kështu u bë e qartë politika e diferencuar e Romës dhe synimet e qëndrimi i saj ndaj shteteve të ndryshme ballkanike. Pakënaqësia e krijuar tek pala dardane ndai romakëve, pas ngjarjeve të më sipërme, shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet në mes tyre.Ata filluan përsëri të bëjnë një politikë të pavarur që e provon edhe fakti se etolët në vitn 190 p.e.s. ukërkuan dardanëve ushtarë me pagesë në luftë kundër romakëve.
Nga ana tjetër, maqedonët përfituan nga paqja dhe qëndrimi hakmarrës i romakëve kundër dardanëev, të cilëve iu desh të luftoin të vetëm kundër një armiku të egërsuar. Për këtë qëllim Filipi i V me forca të shumta sulmoi dardanët dhe në betejën që u ba pranë Stobit në Paioni e theu ushtrinë e tyre. Por dardanët mbetën për maqedonët gjithnjë kundërshtarë të fortë që nuk e ndërprenë luftën kundër tyre. Duke e ndjerë forcën e Mbretërisë Dardane dhe mospajtimin e saj me politikën maqedone, sundimtarët e Maqedonisë menduan ta shkatërro jnë atë me anën e forcave të treta.Për këtë Filipi V i shfrytëzoi bastarnët që banonin në krahinën e Danubit. Qëllimi i Filipit-thotë, Tit Livi ishte që të zhdukte fisin e Dardanëve dhe të vendoste në tokat e tyre Bastarnët. Ai mendonte se nga kjo do të lkishte një përfitim të dyfishtë, nga njëra anë do të zhdukej fisi i dardanëve, i cili gjithmonë kishte qenë armik i rrezikshëm i Maqedonisë dhe shqetësonte mbretërit e saj në çastet e vështira, kurse nga ana tjetër do të dërgonte bastarnët në Itali që ta shkretonin atë pasi të linin në Dardani gratë dhe fëmijët e tyre.27)
Roma nuk i dha asnjë përgjigje ankesës së delegatëve dar danë që njohtonin senatin romak se invazioni i bastarnëve ishte i përgatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Të mbetur përsëri vetëm, dardanët grumbulluan ushtrinë e tyre dhe i sulmuan bastarnët. Beteja përfundimtare, tregon Tit Livi, u zhvillua nën muret e një qyteti dardan. Kjo betejë që e fituan dardanët, edhe pse Livi nuk e përmend këtë, përfundoi me largimin e bastarnëve nga Dardania në dimrin e vitit 176-175,p.e.s. Atë që shteti maqedon nuk mundi ta bënte me bastarnët, u përpoq ta bënte me forcën e armëve. Në 172, p.e.s.në krye të ushtrisë maqedone që sulmoi dardanët u vu vetë mbretii Perseu. Fitorja e përkohëshme nuk i lëkundi dardanët dhe nuk pati ndonjë rëndësi të madhe sepse në dy vitet që pasuan, mbretëria dardane përmendet si një fuqi e rëndësishme në brendi të Ballkanit. Në këtë kohë ata e forcuan miqësinë me shtetin ilir të Teutës, nëpërmjet të një lidhjeje martesore të Teutës, bijës së mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleancë u shoqërua me një veprimtari ushtarake të përkohë shme kundër Maqedonisë në kufinjtë perëndimorë të saj, por sukseset e Perseut (mbret maqedon) në krahinën e banuar nga Penestët dhe politika antiromake që filloi të bënte Genti e afruan shtetin ilir me shtetin maqedon.28)
Konjuktura politike që u krijua në prag të luftës së fundit të romakëve kundër shtetit maqedon e shtetit ilir e detyrouan mbretin dardan të afrohej përsëri me romakët, Etolët e Penes tët kundër maqedonëve. Por me gjithë pjesmarrjen e tyre në koalicion antimaqedon edhe pas mundjes përfundimtare të Maqedonisë, dardanët nuk e morën Paioninë sepse nuk ua dha Roma.
MBRETËRIA DARDANE
NË LUFTË KUNDËR ROMËS
Pas pushtimit të Paionisë e të Maqedonisë nga Romakët, marrëdhëniet e dardanëve me romakët ndryshuan. Që nga kjo kohë për parinë sunduese dardane u bë e qartë se me romakët nuk kishte vënd më për bashkëpunim, i cili nuk u kishte sjellë përveç dëmeve asnjë përfitim. Në kufinjtë jugorë vendin e shtetit maqedon e kishte zënë Roma, synimet e së cilës për nënshtrimin e plotë të ilirëve nuk mund te fshiheshin. Tradhëtisë së romakëve dardanët iu përgjigjën, në fillim me sulme kundër viseve të pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundërshtarët e Romës. Më vonë , pas largimit të Skordiskëve të cilët me sulmet e tyre kishin dobësuar mbretërinë dardane, dardanët u radhitën në luftë kundër romakëve përkrah fqinjëve të tyre lindorë, fisit të Medëve. Veprimet e përbashk ëta të medëve dhe të dardanëve, për disa dekada e penguan depërtimin e ushtrisë romake në viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake të viteve 97-85,p.e.s. gjetën një qëndresë të fortë te medët e dardanët.29)
Dhe përpjekjet për t`i nënshtruar jo vetëm që nuk patën sukses, por përfunduan me humbje për Romëm. Në 84,p.e.s. Dardanët bënin pjesë në fiset ballkanike që duke sulmuar provincën romake të Maqedonisë arritën deri në Delf. Për komandantët e mëkëmbësit romakë u bë e qartë se dardanët ishin kundërshtarë të fortë dhe për nënshtrimin e tyre duheshin forca të mëdha ushtarake dhe një përgatitje e veçantë për luftë në të cilën objekti kryesor i goditjes do të ishin dardanët.30)
Këto masa i mori konzulli romak Gai Skribon Kurijoni, i dërguar në vitin 76 p.e.s. në provincën e Maqedonisë në krye të pesë legjioneve. Me këto operacione luftarake Roma donte të arrinte nënshtrimin sistematik të fqinjëve veriorë të provincës maqedone. Kryengritja që bëri njëri nga pesë legjionet fill pas zbarkimit në Iliri tregon se në qarqet ushtarake të Romës, jehona e ekspeditave të dështuara kundër dardanëve dhe qendresa e këtyre të fundit ishin një fakt tanimë i njohur. Fronti ni shkruan në"Stratagemat"se "Kur në luftën e Dardanisë, njeri nga 5 legjionet, të vendosura në rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paarsyeshëm dhe një ekspeditë të vështirë e të rrezukshme, konsuli Korioni urdhëroi që katër legjoione të dilnin të armatosura dhe të rradhiteshin në formacionin luftarak më armë të zhveshura". Katër legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake që ndodhej në provoin cën e Maqedonisë sulmuan mbretërinë dardane dhe u futën në Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin të dhëna të drejt përdrejta për atë se si u zhvillua "Kjo luftë me dardanët"që ishte një luftë e vërtetë për nënshtrimin e Dardanisë, si dhe për përfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur një qëndresë të fortë dhe u soll mizorisht me dardanët.Kujtimi i masakrave romake në Dardani u ruajt për një kohë të gjatë. Në sh,IVe.re. Amian Marcelini duke shkruar për dënimet që perandori Valentinian i dha ushtrisë së tij, e krahasonte atë me mizorinë e Skribon Kurionit në Dardani.Ky i fundit pas kësaj lufte arriti me ushtrinë e tij deri në Danub dhe më vonë festoi edhe triumfin në Romë. Por në burimet e shkruara dardanët dalin edhe më vonë si kundërshtarë të romakëve.31) Në bazë të këtyre të dhënave, kuptohet që edhe pas ekspeditës së kurionit nuk ndodhej një nënshtrim i plotë i Dardanisë por më tepër një varësi nëpërmjet së cilës dardanët kishin disa detyrime kundrejt romakëve. Disa ngjarje të mëvonshme tregojnë se edhe pse dardanët të dobësuar nga luftërat kundër romakëve dhe pasojat kundër tyre, vazhduan të kundërshtonin politikën pushtuese të Romës, vetëm nga fundi i sh.I p.e.s. dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:47 am

FEDERATA E DALMATËVE
Nga fiset ilire që jetonin në pjesën veriore të bregdetit Adriatik e që dalin më vonë në burimet e shkruara antike janë Liburnët. Ata kanë jëtuar në veri të shtëtit Ilir të Ardianëve dhe të mbretërisë Dardane. Ata janë marrë kryesisht me detari. Por nga ilirët veriorë të cilët njihen më mirë dhe që zënë një vend të rëndësishëm në ngjarjet e sh.II-I,p.e.s. janë Dalmatët. Në sh,II.p.e.s. dalmatët shfaqen në Ilirinë e veriut si një fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri në atë kohë ndodheshin në krahinën e brendëshme në jug të Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kështjella e Delminit. Në këtë krahinë dalmatët krijuan një federatë të fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirë në drejtim të bregdetit. Në federatën e dalmatëve u përfshinë edhe disa popullsi fqinje. Gjat sh.II p.e.s. territori i saj u zgjerua mjaft. Në këtë territor qenë përfshirë jo vetëm tokat e brendëshme, por edhe ato bregdetare. Në veri federata arrinte deri tek lumi Titus (Krka e sotme) duke pasur si fqinj Liburnët. Në jug, në fillim kufizoheshin me lumin Tilur (Cetina) por më vonë kufiri arriti deri te rrjedha e poshtme e lumit Narona (Neretva e sotme) në brigjet jugore të së cilës jetonin Daorsët.32)Më i vështirë është përcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi të bëjmë me një krahinë malore, por ka shumë të ngjarë që ai të arrinte deri te viset e banuara nga desidiadët, në Bosnjë. Pjesa më e madhe e trevës së federatës së dalmatëve brenda këtyre kufinjve dhe detit Adriatik ishte thuajse tërësisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja të mëdha. Blegtoria ka qenë baza kryesore e ekonomisë dhe që vetë dalmatët të njihen kryesisht si blegtorë. Bujqësia vinte në rend të dytë e xehetaria nuk ka qenë aq shumë e zhvilluar. Në gjirin e shoqërisë së dalmatëve ishte krijuar një shtresë e veçantë që zotëronte kope të mëdha bagëtish të imëta nga e cila doli paria fisnore, që u vu në krye të federatës dhe e udhëhoqi në luftërat e ndryshme. Delminin, kryeqendrën e dalmatëve, Straboni e ka quajtur një qytet të maadh. I fortifikuar dhe rrethuar me mure të larta dhe i vështirë për t`u pushtuar.33)
Në këtë krahinë të gjërë të federatës së dalmatëve, organizimi fisnor po ia lëshonte vendin shoqërisë skllavopro nare. Ky zhvillim e bëri këtë federatë një fuqi politike të rëndësishme në brigjet e Adriatikut verior në sh.II-i p.e.s.
Në fillim të sh.II,p.e.s. gjat sundimit të Pleuratit me shtetin ilir të Ardianëve, dalmatët qenë nën vartësinë ë këti shteti, por për një kohë të shkurtër. Pas vdekjes së Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit në krye të shtetit ilir në vitin 181,p.e.s. ata u bënë përsëri të pavarur. Pas shkëputjes nga shteti ilir federata e dalmatëve u forcua shumë. Në këtë kohë dalmatët bashkuan rreth vetes edhe popullsi të tjera ilire të cilat qenë detyruar ti jepnin federatës si tribut,bagëti dhe grurë. Ata tentuan që të nënshtronin edhe daorsët, të cilët zotëronin vetëm krahinat pas bregut të majtë të rrjedhës së poshtme të lumit Narona (Nere tva) . Daorsët para vitit 168 p.e.s. bënin pjesë në shtetin ilir dhe me rënien e këtij të fundit kishin hyrë nën protektoratin e Romës.
Federata e dalmatëve dhe forcimi i saj në viset bregdetare jugore, nuk mund të mos ngjallte shqetsime në shtetin romak që ndiqte një politikë pushtuese në viset veriore ilire. Këtë politikë pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja për të mbrojtur kufinjtë lindorë të Italisë. Kështu pati vepruar që në kohën e luftërave iliro-romake, ndërsa në vitin 178,p.e.s. ushtria romake, pasi kishte thyer qëndresën e istrëve, kishte pushtuar gjithë gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar politikën pushtuese, Roma sulmoi edhe federatën e dalmatëve. Ata kundër dalmatëve përdorën si pretekst ankesat e daorsëve e të Isës(VIS) të cilët ishin nën tutelën e Romës, dhe sjelljet e këqija kundër delegatëve të tyre. Si duket Roma ka përdorur të njëjtin pretekst që përdori kundër Teutës të cilën e akuzoi se dikush kishte vrarë anëtarët e delegacionit të Romës.34)
Polibi na tregon se nuk qenë veprimet e dalmatëve shkaku i luftës, por plani i Romës, i përgatitur me kohë për të pushtuar trevën veriore ilire."Duke ndërmarrë një fushatë kundër dalmatëve, thotë Polibi, në njërën anë do të nxitnin ngritjen e shpirtit luftarak të populit të tyre dhe, në anën tjetër, do t`u jepnin një mësim ilirëve dhe do t`i detyronin t`i nënshtrohe shin sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë dalmatëve, por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënë këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve ndaj përfaq ësuesve të tyre ".Sulmin kundër dalmatëve Roma e filloi në vitin 156,p.e.s. Ajo si bazë përdori rrjedhën e poshtme të lumit Neretva.Përpjekja e parë përfundoi keq dhe Roma u detyrua të kthehej përsëri në bazën e nisjes. Konsulli romak Mark Figuli, duke shpresuar se do ti zinte dalmatët në befasi, sulmoi përsëri ata në fillim të dimërit. Dalmatët e përballuan me sukses sulmin që ushtria romake i bëri kryeqendrës së tyre Delminit, por një vit më vonë, pas përgatitjesh të mëdha, romakët duke përdorur të gjitha mjetet mundën të pushtojnë Delminin. Burimet e shkruara nuk bëjnë fjalë për gjendjen që u krijua pas luftës.35) Ngjarjet e mëpastajme tregojnë se lufta vërtetë përfundoi keq, me pushtimin e Delminit, por jo me nënshtr imin e dalmatëve. Pas kësaj lufte romakët sulmuan në veri Japodët dhe Panonët. Japodët e Panonët si edhe dalmatët vazhduan për një kohë të gjatë luftërat kundër pushtuesve romakë dhe kjo qëndrësë zgjati më shumë se njëqind vjet.
Burimet na japin njoftime vetëm për një betejë që u bë në vitin 135,p.e.s. ku romakët i thyen ardianët, pleurejt, dalmatët dhe fise të tjera ilire.36) Pas kësaj lufte shteti romak, për të shmangur një kryengritje të re, i shpërnguli me forcë ardianët nga bregdeti në viset e brendshme malore të Hercegovinës së sotme.
KRYENGRITJET E ILIRËVE
KUNDËR ROMËS
Megjithëse popullsitë e ndryshme ilire ishin mundur në beteja të veçanta nga romakët, ata nuk ishin thyer përfundimisht nga Roma. Pas luftërave mbrojtëse filluan kryengritjet. Mizoritë e ushtrive romake, taksat e rënda, plaçkitjet dhe grabitjet i shtynë në kryengritje ilirët e veriut dhe të jugut. Pushtimi romak bëhej përher e më i rëndë. Në krahinat e pushtuara nuk ishintë sigurta as pasuria e as jeta. Kjo bëri që në gjysmën e dytë të sh I p.e.s. gjatë krizës politike që kaloi Republika Romake, për shkak të luftës civile, lufta çlirimtare e ilirëve të zgjerohej edhe më shumë. Në krahina të ndryshme të Ilirisë sidomos ato bregdetare, u krijua një situatë e favorshme e cila u dha shkas përpjekjeve për çlirim. Duke pasur synime të qjarta politike, ilirët u përpoqën të përfitonin nga konfliktet që lindën në mes të romakëve. Kështu në vitin 50 të sh. I, p.e.s. një pjesë e qyteteve (me qytetarë italikë) që kishin filluar të zhvilloheshin ekonomikisht, morën anën e Cezarit. Paria ilire e nisur nga interesat e saj jetësore, përkrahu kundërshtarin e tij Pompeun. Të parët që morën armët dhe u ngritën kundër romakëve qenë Pirustët në vitin 50,p.e.s. Ata sulmuan krahinat jugore të vëna nën administrimin e Cezarit . Shteti romak mori masa mbrojt jeje kundër pirustëve kryengritës, dërgoi forca të reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi dëshmi të tri mbishkrimeve latine të gjetura në Lezhë dhe të vetë Cezarit për rindërtimin e fortifikatava të Lisit, që duhet të ketë qenë një nga qytetet e para të sulmuara nga Pirustët. Atë që nuk mundën ta bënin Pirustët, dëbimin e pushtusve romakë, e beënë dalmatët. Në vitin 50 të sh.I p.e.s. Dalmatët rimëkëmbën federatën e tyre. Në kufirin verior me Liburnët ata çliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinë e fortë romake të dërguar nga Cezari.37)
Në vitet 47-48,p.e.s. në një betejë të madhe ata e shkatërruan tërësisht ushtrinë romake të përbërë nga 15 kohorta këmbëso rësh,dhe tre mijë kalorës. Më shumë se dy mijë ushtarë, 30 centurione dhe 4 tribunë romakë u vranë në këtë betejë. Me disfatë përfunduan edhe operacionet e tjera të ushtrisë romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatët pas këtyre betejave nga plaçkat e shumta jo vetëm që u pasuruan në të holla por rritën fuqinë e tyre ushtarake. Dalmatët mbetën të pavarur dhe të fuqishëm edhe pas vdekjes së Cezarit.
Kundër pushtuesve romakë u ngritën edhe Parthinët, tokat e të cilëve ishin bërë shesh lufte. Me pasoja për ta qe lufta mes Cezarit dhe Pompeut që shkatërroi ekonominë e tyre. Gjatë kësaj lufte ushtritë romake grabitën popullsinë parthine dhe krijuan aty një gjendje pasigurie. Për herë të parë Parthinët ngritën krye në 48, p.e.s. por kryengritja më e madhe e atyre ka qenë ajo e vitit 39,p.e.s. gjatë së cilës u shkaktuan pushtuesve romakë humbje të mëdha. Sipas tregimeve të Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njëri nga komandantët romakë Mark Antoni, do të ndihmonte udhtrinë që kishte në tokat ilire dhe me qëllim që ta bënte të pasur dhe njëkohësisht ta stërviste e hodhi këtë ushtri kundër parthinëve.38)
Gjatë gjysës së dytë të sh. I, p.e.s. fise të tjera kryengritëse ilire të veriut vazhduan të luftonin kundër pushtuesve romakë . Oktaviani që ishte bërë në vitin 40 p.e.s, sundimtar i vetëm i shtetit romak, u detyrua të vinte vetë në viset ilire të çliruara, në krye të një ushtrie 8-10 legjionesh.Më këtë fushatë të madhe ushtarake Oktaviani kërkonte të forconte njëkohësisht edhe pozitën e tij në Itali. Në vitin 35,p.e.s. ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnët, kaonët dhe japodët. Këta të fundit u bënë legjoneve pushtuese një qëndresë të madhe. Në këtë qëndresë mbetet si një shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor të Japodve. Romakët mundën të pushtonin këtë qytet vetëm kur ai u shkatërrua i tëri dhe kur ishin vrarë mbrojtësit e tij.Për të mos rënë në duarët e armikut, gratë me fëmijët e tyre u hodhën në zhjarr ose lumë. Ushtria pastaj sulmoi edhe dardanët, dalmatët panonët etj.39)
Pas kësajë fushatë të përgjakshme që u kushtoi romakëve, shumë shtrenjtë, këta të fundit arritën deri në Danub, duke hapur edhe rrugën tokësore që lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Ilirët kryengritës që luftonin jo të bashkuar u mundën nga ushtria shumë e madhe romake e armatosur dhe e organizuar shumë mirë sepse ishte ushtri profesionale dhe me eksperiencë të madhe.Por popullsitë ilire nuk iu nënshtruan pushtuesit as pas fushatës së viteve 30,p.e.s me gjithë masat e marra nga shteti romak, largimin me forcë nga vendi i tyre të shumë kryengritësve dhe kthimi në skllevër.
KRYENGRITJA ILIRE
E VITEVE 6-9 ERA E RE
Kryengritja më e madhe ilire kundër romakëve ka qenë ajo e viteve 6-9 era e re. Ajo dallohet nga të tjerat për shtrirjen e gjerë të saj, pjesëmarrjen e popullsive të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin Romak. Kryengritja filloi në një kohë kur Perandoria Romake duke vazhduar politikën pushtuese të saj, po përgatitej për luftën kundër markomanve gjermanikë, të cilët kishin krijuar në tokat e Chekisë së sotme një federatë fisnore të fuqishme. Roma kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar të jepnin rekrutë për luftërat e reja pushtuese kundër markomanëve dhe ushtria që do të rekrutohej do të ishte kryesisht nga fiset: Dalmatët, desidiatët, panonët etj. Kjo i shtyri përsëri në kryengritje ilirët, që ishin rënduar edhe nga pagesa e taksave.40) Dalmatët edhe para kësaj kryengritjeje kishin qëndruar të qetë. Të parët u ngritën desidiadët dhe shumë shpejt kryengritja u përhap edhe tek popullsitë e tjera ilire, nga lumenjtë Sava dhe Drava në veri e deri tek lumi Mat në jug, ku u ngritën Pirustët. Kjo ka qenë kryengritja më e madhe ku, për të parën herë, një tërësi popujsh ilirë rrokën armët sëbashku dhe u hudhën në luftë kundër romakëve. Kryengritësit ishin në numër prej 200 mijë këmbësorësh, 9 mijë kalorësish, dhe udhëhiqej nga tre komandantë :Bato i Desidiadve ,Bato i Breukve dhe Pini i Panonëve.40-a) Duke bashkërenditur veprimet e tyre, kryengrit ësit ilirë filluan operacionet në tre drejtime :
l. Një grup u drejtua kah krahinat bregdetare të Adriatikut dhe i çliroi mjaft qytete dhe kështjella, dhe zbritën në jug deri tek Apolonia, në provincën e Maqedonisë.
2. Një grup tjetër kryengritësish u drejtuan nga veriperëndimi për të çliruar krahinat ilire në kufi me Italinë dhe për të forcuar mbrojtjen në këto vise.
3. Një pjesë tjetër e kryengritësve qëndroi në brendësi të viseve dalamte, duke pasur detyrë jo vetëm çlirimin e plotë të vendit por edhe organizimin e mbrojtjes.
Lufta çlirimtare e ilirëve dhe fitoret e para të tyre u bënë shqetësuese për romakët, të cilët po humbnin kështu tokat e pushtuara në pjesën veriore të Ballkanit. Vrulli i kësaj lufte e tronditi shumë pushtetin qendror romak. Në Romë u shpall mobilizimi i përgjithshëm. Vetë perandori Oktaviani lëshoi kushtrimin në senat se "Për dhjetë ditë, po të mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund të hyjë brenda në Romë." Perandori kërkoi që për nevojat e ushtrisë shtresat e pasura të japin një pjesë të pasurisë së tyre. U thirrën nën armë veteranët e luftërave të mëparshme dhe u pranuan në ushtri edhe skllevërit e lirë. Me markomanët shteti romak bëri një marrëveshje, e cila u lehtësua edhe nga fakti që nuk kishin filluar veprimet e luftës.
Legjionet romake, të dërguara kundër markomanëve dhe të vëna nën komandën e Tiberit, morën urdhër të drejtohen për në Iliri, ku ziente kryengritja.40)
Me gjithë masat e forta që mori Perandoria Romake, gjatë dy viteve të para të luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte në duart e kryengritësve, të cilët duke vepruar me shpejtësi dhe shkathtësi e goditnin ushtrinë romake në befasi dhe në disa drejtime në një kohë, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Në luftë kundër kryengritësve ilirë, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga më të fortit, kërkoi ndihmën e aleatit të tij Remetalkut, mbretit të thrrakëve dhe dërgoi në Ilirik koman dantët më të mirë ushtarakë. Ushtria romake gjatë operacione ve në viset ilire perdori të gjitha mjetet për të mposhtur qëndresën e ilirëve, forcën e armëve, djegien e qendërbanime ve të ilirëve kryengritës, shkatrrimin e arave, të kopshteve e të pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisë ilire në skllevër. Në vitin e tretë të kryengritjes duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të krijuar pas dimrit të fortë në vitet 7-8,era e re, duke përdorur intrigat dhe përçarjet, romakët mundën me anë premtimesh të bënin për vete Baton, njërin prej prijësve breukë. Megjithse Bato i Breukëve u kap shpejt nga kryengritësit dhe u dënua si tradhtar, kryengritësit panonë ishin përçarë dhe ushtria romake mundi ta shtypte qëndresën e fiseve kryengritëse të Panonisë. Në vitin 9 e.re, vatra të kryengritjes mbetën krahinat dalmate. Shteti romak, në luftë kundër kryengritësve ilirë angazhoi të gjitha forcat ushtarake të grumbulluara. Kryengit ësit ilirë, ndër të cilët forcën kryesore e përbënin dalmatët, qenë të detyruar t`u bënin ballë sulmeve të një ushtrie armike disa herë më të madhe dhe që zotronte mjete të shumta lufte. Kryengritësit dalmatë treguan në luftimet kundër legjioneve romake një trimëri e vendosmëri të madhe dhe u shkaktuan dëme të shumta armiqve. Nën muret e kështjellës së Andetrit, në Dalmati romakët nga rrethues u shndërruan në të rrethuar dhe shpëtuan nga një katastrofë e madhe, të ndihmuar përsëri nga tradhëtia e disa përfaqësuesve të parisë vendase. Në mbrojtje të një kështjelle tjetër, Arbudës, me kryengritësit u bashkuan edhe gratë, të cilat për të mos rënë në duart e armiqve u hodhën me fëmijët e tyre në zjarrin që kishte përfshirë kështjellën dhe në humnerat poshtë saj. Kështjellat dalmate të mbrojtura nga kryengritësit ranë në duart e pushtuesve romakë si gërmadha dhe pa banorë.41)
Popullsi të veçanta ilire e vazhduan qëndresën edhe pas rënies se kështjellave dalmate. Të fundit që u mposhtën qenë Desidiadët dhe Pirustët, të cilët sikurse shkruan historipër shkruesi romak Valei Paterkuli, pjesëmarrës në luftën kundër kryengritësve ilirë, "ishin pothuaj të pathyeshëm në saje të pozitës së, maleve dhe natyrës së tyre të egër ,të zotësisë së tyre të çuditshme për të luftuar…"
Kryengritja e ilirëve e viteve 6-9 të erës sonë, sipas histori shkruesit romak Suetonit, ishte më e tmerrshme nga të gjitha luftërat e jashtme pas luftës punike. "Gjatë luftës për mposhtjen e kryengritjes shkruan një tjetër historian antik, "shumë njerëz humbën, u shpenzuan një sasi e madhe të ho llash. Sepse gjatë kësajë lufte u desh të mbëlidhej shumë ushtri, ndërsa plaçka e luftës ka qenë shumë e paktë. Pasojat e kryengritjes së madhe ilire, dobësimi i fuqisë ushtarake të Perandorisë Romake, që nuk dispononte mjete të mjaftueshme për nje luftë të re, u dukën shumë qartë në disfatën e në humbjen e tri legjioneve në pyllin e Teutiburgut në viset gjermane.41)
Kryengritja e madhe ilire e viteve 6-9 e.re. krijoi në peran dori një situatë të rëndë e të vështirë. Ajo i dha fund periudhës agresive të politikës së jashtme të Oktavianit.
Represaljet që bënë romakët në vendet ku shpërtheu kryengritja ishin të tmerrshme. Kryengritësve iu morën tokat dhe çdo gjë që kishin. Disave iu prenë duart kurse shumë të tjerë u shitën në skllevr. Vetëm pas një shekulli e gjysmë luftimesh pushtuesit romakë mundën të mposhtnin qëndresën e armatosur të ilirëve dhe t`i nënshtronin në një farë mënyre. Straboni shkruante aso kohe se shkretimi i Ilirisë ka filluar prej shumë kohësh dhe në disa vise nuk ka pushuar as sot e kësaj dite për shkak të kryengritjeve…"Romakët I ngrisin lëmet (kampet)në shtëpitë e ilire…..."42)
Pas kryengritjes së madhe ilire të viteve 6-9 era e re, ndonse nuk pati lëvizje të mëdha të organizuara kundër romakëve , qëndresa e ilirëve ndaj pushtuesve, e sidomos kundër romani zimit e asimilimit, vazhdoi gjatë.
________________________________
42)Fusnotat jënë të shënuara në faqe224 dhe në fillim të librit.
ORGANIZIMI ADMINISTRATIV I ILIRISË PAS RËNIES NËN ROMËN
Në fund të sh.I p.e.s. u krijua provinca e Ilirikut ku qenë përfëshirë krahinat e Ilirisë veriore. Provinca e Ilirikut përfshinte një territor shumë të gjërë: Në veri arrinte deri në Danub, kurse ne jug deri tek lumi Mat. Në lindje provinca e Ilirikut shtrihej në qendër të Ballkanit, duke përfshirë në përbërjen e saj edhe territorin e Sërbisë së sotme. Ndryshim et që eksistonin midis krahinave perëndimorë bregdetare dhe atyre të brendshme malore bënë të nevojshme krijimin, në pjesën qendrore të Ilirisë, të një province tjetër: Provinca e Mezisë. Me këtë emër u quajt provinca e re që përfshinte edhe Dardaninë e cila deri atëherë kishte bërë pjesë në provincën e Maqedonisë. Kryengritjet, dhe në përgjithësi 43) kundërshtimi që iu bë pushtimit romak në viset ilire, sidomos në ato të provincës së Ilirikut,e detyruan shtetin romak të rishikojë marrëdhëniet me provincat dhe tyë riorganizojë aparatin administratuiv.Pas kryengritjes së ma dhe të viteve 6-9, era e re, provinca e Ilirikut u nda në dy pjesë: në jug u krijua provinca e Dalmatisë dhe në veri ajo e Panonisë. Në etapën e fundit të organizimit administrativ të provincave ilire, nga Perandoria e hershme Romake (sh.II era e re) u krijua provinca e Epirit, ku u futën krahinat ilire në jug të Vjosës, i gjithë Epiri dhe Akarnania e Etolia në jug të tij.
Në krye të provincave qëndronin sundimtarë të posaçëm, mëkëmbësit, të cilët sipas rëndësisë së provincave ishin të rangjeve të ndryshme. Mëkëmbësit emroheshin për një vit, duke pasur edhe funksionin e lartë gjyqësor dhe politikën fiskale. Në provincat ku mbaheshin reparte ushtarake ata kishin në dorë edhe pushtetin ushtarak. Mëkëmbësit kanë pasur një pushtet të pa kufizuar. Ata kanë pasur në dorë jetën e banorëve të provincave dhe shfrytzonin postin për interesat e tyre vetiake.44)
Në një ligjëratë të mbajtur kundër Pizonit, oratori i njohur romak Ciceroni, e ka përshkruar gjendjen e krahinave ilire në provincën e Maqedonisë të asajë kohe me këto fjalë: "Dyrrahu e Apolonia të shkatërruara… Parthinët e Bylynët të gënjyer, Epiri krejt i shkatërruar… të gjithë kanë provuar se ti kishe ardhur vetëm për të vjedhur, plaçkitur, keqëpërdorur dhe trajtuar vetëm si armiq. "Shteti romak kishte përpunuar një sistem të hollësishëm të nxjerrjes së taksave dhe të detyrimeve të tjera në popullsitë e viseve të pushtuara nga Roma.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... EmptyMon May 03, 2010 12:49 am

JETA E PËRDITSHME E ILIRËVE
Jeta e përditshme e fiseve ilire është varur shumë edhe nga pozita gjeografike e vendit, në të cilin jetonin. Këto kushte ishin mjaft të ndryshme: Prej ujdhesash dhe bregdetit me klimë të butë, mediterane e deri tek fushat e plleshme, pranë lumenjve të mëdhenj panonikë, ku mbretronte klima kontinentale dhe deri tek malet shkëmbore në Bosnë e Mal të Zi, Slloveni e gjetiu në të cilat dimrat e ftohtë dhe të rëndë, ua kushtëzonin banorëve të atjeshëm mënyrën e jetës dhe doket.Ilirët i kishin përshtatur vendbanimet dhe shtëpitë e tyre, veshëmbathjet, ekonominë dhe tërë mënyrën e jetës, sipas rrethit në të cilin jetonin, dhe i cili rreth u siguronte pasuritë minerale e kullosa, deti peshqit, ose pyjet u siguronin egërsira. Ilirët duke jetuar me shekuj në kushte të ndryshme, krijuan edhe doke të ndryshjme. Do të thotë se ata ndryshonnin në mes veti sa u përket disa dokeve dhe zakoneve. 45
PAMJA FIZIKE E ILIRËVE
Sipas autorit grek, Herodianit nga sh.III,p.e.s. ilirët kanë qenë shumë të fortë e të mëdhenj dhe të gatshëm gjithnjë të vërsulen në luftë dhe vdekje. Ky konstatim i një autori grek duhet të jetë i saktë sepse si që e dimë, ilirët vazhdi misht kanë qenë në luftë me grekët, maqedonët dhe romakët, dhe ata me siguri nuk kanë pasur ndonjë simpati që t`i paraqitnin ilirët të fuqishëm nga simpatia por kanë thënë realitetin se ata me të vërtetë kanë qenë të tillë.
Matjet antropologjike që jënë bërë në vise të ndrysh me të territorit ilir, për madhësinë e trupit të ilirvëe na dhanë rezultate mjaft unike, në bazë të të cilave mund të flasim me precizitet shkencor, e jo vetëm në bazë të gjykimeve subjektive të autorëve antikë.
Për dukjen e ilirëve mund të gjykojmë, si përmendëm edhe më löart, edhe në bazë të paraqitjes figurative nga koha romake. E këtillë është për shëmbull dukja e ilirit në "Gemma Augusten" e famshme, që e punoi Dioskuridi për nder të fitores së Tiberit dhe të Germanikut kundër Batove në sh.6-9 era e re.Skema të tilla të ilirëve të zënë robër kemi edhe në disa monumente të tjera nga Solini, Sinj, Pulla etj.Duke gjykuar simpas pamjeve nëpër monumentet e vendit, ilirët nuk i rruanin mjekrrat e tyre.Megjithatë,duket se mjekrra nuk ishte e zakonshme te të gjithë ilirët ose bile jo në mënyrë të njëjtë në epokën parahistorike dhe më vonë në epokën romake.Duke gjykuar sipas objekteve të gjetura si që jënë brisku i bronzit nga epoka e bronzit dhe hekurit, në Slloveni, në Bosnjën veriore dhe bregdetin adriat ik, duket se në atë kohë dhe në ato rajone, ilirët i rruanin mjekrrat e tyre 46)
Në kohën romake, ilirët e romanizuar qoftë nëse jetonin në qytete ose kampe ushtarake, ndiqnin në këtë drejtim hiret e modës romake.
LINDJA DHE JETA TEK ILIRËT
Nga Varoni mësojmë se gratë ilire lindnin shumë lehtë. Kur të vinte koha e lindjes, largoheshin nga puna në fushë, lindënin pa ndihmën e askujtë dhe menjëherë këtheheshin dhe vazhdonin punën duke mbajtur fëmijën në grykë, sikur ta kishin gjetur dikund e jo ta kishin lindur.
Duhet thënë se mortaliteti i fëmijëve ishte shumë i madh. Carlo Marcheseti, i cili e gërmoi nekropolën e madhe nga koha e hekurit te Most në Soçë afër Tolminit (Bosnjë) numroi 770 skelete fëmijësh. Situatë të ngjashme kemi edhe në kohën romake. 47)
Jeta mesatare e ilirëve ka qenë mbi 45 vjet por nga monumentat e zbuluara gjejmë shënime se në Iliri kishte njerëy që kishin jetuar edhe 100-125 vjet.
VESHMBATHJET E ILIRËVE
Se çfar veshje mbanin ilirët në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s.do të na mbetet e panjohur.
Vetëm me zhvillimin më të madh të artit figurativ te ilirët, prej sh.VI-V,p.e.s. paraqiten pamje të ilirëve me rroba popullore. Megjithatë, burime kryesore për njohjen e veshjes ilire jënë monumentet e shumta të varreve dhe ato të kulteve që në pjesën më të madhe jënë nga perandoria e vonshme dhe u krijuan në ato vise ku romanizimi nuk arriti fare, ose bile jo në një masë të madhe, të ndryshojë karakterin e veshmbathjeve popullore.48) Tek veshjet mashkullore më së shpeshti e ndeshim këmishën (fustanellën) të gjatë apo të shkurtër të cilën ne e kemi trashëguar edhe sot tek veshjet e toskëve. Pamjen më të vjetër të këmishës e gjejmë në urnën e gurit japod nga Ribiçi-Bihaq, që daton nga sh 5-4, p.e.s. e cila dallon pak nga këmishat që ilirët i kanë veshur në kohën romake. Edhe gratë kanë veshur këmishë të gjatë me mëngë të gjera e që është e njohur me emrin "Toga dalamata"që sot është shumë e përhapur në veshjen popullore tek gratë e Krçovës. Ilirët kanë bajtur edhe gunën e gjatë të mbërthyer me një pullë në anën e majtë.
Nga kësulat të cilat i mbanin ilirët na jënë të njohura katër tipe të ndryshme..48/a Ka qenë i shpeshtë tipi i kësulës me formë të rrumbullakët ose të rrafshët që është paraqitur në monumentin nga Zenica që në esencë nuk dallohet shumë nga kësula e bardhë e sotme shqiptare (qele shja) . 49) Në përgjithësi mendohet, me të drëjtë, se kësula e bardhë e sotme shqiptare qoftë e rrafshët, e rrumbullakët apo e gjatë, drejtë përdrejtë buron nga kësula e ngjashme që e mbanin ilirët. Ka pasur edhe kësula tgë tjera që janë përdorur në raste të ndryshme ushtarake ose aristokrate etj.
Nga mbathjet mashkullore ilire, më së shpeshti hasim opingat e lëkurës të cilat i kanë mbathur edhe popujt e tjerë.
Shamitë si mbulesë e kokës, është një nga pjesët e paraqitura më së shpeshti të veshjes ilire në monumentet e epokës romake. Për nga forma me asgjë nuk dallohet nga shamia të cilën e mbajnë sot shumica e grave të Ballkanit.
Taksat kryesore kanë qenë ata që paguheshin për tokën dhe ato për frymë . Grabitjet dhe barra e rëndë e taksave kanë qenë më të theksuara në krahinat bregdetare dhe në ato të përshkuara nga rrugët e mëdha të komunikacioneve , ku kishte gjithfarë npunsish romakë. Në viset e brendshme dhe krahinat malore të provincave ilire, pushtuesit romakë nuk mund të vendosinin marrëdhënie të tilla vartësie as edhe të nënshtronin plotësisht banorët vendas ndaj autoritete ve shfrytëzuese të perandorisë.50)
Në këto provinca, më vonë oficerët romakë filluan të zëvendsohen me përfaqësues të parisë vendase që kishin marrë qytetërinë romake. Duke organizuar bashkësitë vendase sundimtarët romakë, mundën të siguronin një farë kontrolli mbi popullsinë vendase dhe ta tërheqin ate në jetën e shtetit romak.
PROVINCAT ILIRE NËN
BIZANTIN
Me ndarjenePerandorisë Romake në fund të sh.IV ,p. e. s. provincat ilire mbetën me Perandorinë e Lindjes Bizantin. Edhe pasi u bënë pjesë e provincës bizantine struktura ekonomiko-shoqërore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bënë krahina periferike të Perando risë, çka ndikoi më vonë në jetën e tyre. Në Bizant, ku bënin pjesë krahina të pasura me qndra të mëdha zejtari dhe ku ruheshin fshatarët e zejtarët e lirë, kriza e mënyrës antike të prodhimit nuk ishte ndjerë aq shumë. 51)
Edhepse nuk arriti të ndalonte dyndjet barbare në Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi të përballonte gjendjen e krijuar gjatë këtyre dyndjeve dhe të qëndronte si një shtet i madh edhe një mijë vjet të tjera. Kurse Roma e perëndimit nuk mundi të rezistonte para sulmeve të barbarëve dhe në 476, era e re ra në duar të gjermanikëve të udhëhequr nga Odoakri.
Në sh,V-VI era e re, provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i ri, dhe Epiri i vjetër pas shkatrrime ve dhe dëmeve të shkaktuara nga invazionet barbare u mëkëmbën, madje në sh,VI e.re. patën njëfarë ngritjeje që u vu re në shumë drejtime.52)
Edhe në sh.V-VI,e.re. në provincat ilire nuk qenë zhdukur pronat e vogla tokësore. Rrënimi i fshatarësisë u bë më i theksuar, veçanërisht në fund të sh,V dhe fillimi i sh VI.e.re. kur ajo u ngarkua me taksa edhe më të rënda. Fshatarët e provincave ilire qenë të detyruar t`u paguanin pronarëve të mëdhenj të tokave, një taksë të re në të holla, ndërsa shtetit në ar. Duke mos qenë në gjendje për të paguar me kohë borxhet ata duhej t`u dorëzonin atyre gjithçka që zotëronin dhe pastaj të kërkonin mjete jetese në qytetet ose të hynin në radhët e ushtrisë. Në këtë mënyrë në ushtrinë e perandorisë së hershme bizantine hynë shumë ilirë.
Në provincat ilire edhe në sh. e V-VI,e.re. jeta qytetare vazhdoi pa ndërprerje, megjithse numri i qyteteve ishte pakësuar edhe më shumë. Hierokli në udhërrëfyesin e tij të sh.VI e. re. përmend në katër provincat jugore ilire emrat e 27 qyteteve, disa prej të cilëve ishin edhe qendra peshkopa le. Sidoqoftë, me gjithë numrin e pakësuar të qyteteve dhe krizën e skllavopronarisë në sh.VI,e.re. në Iliri kishte ende qytete relativisht të pasura ose qytete që kishin ruajtur rëndësisnë e tyre. Në këtë kohë, pas shkatrrimeve të shekujve paraardhës, ka qenë karakteristike një rigjallërim i jetës në qytet dhe fshat, dhe një qëndrueshmëri në raportet mal-para.
Që nga fundi i sh.V e.re. dhe gati gjatë gjith sh.VI, kur ndodhi rilulëzimi i jetës qytetare, numri i monedhave u shtua në mënyrë të ndjeshme.53)
Në pjesën ballkanike të Perandorisë së Bizantit një qytet i madh ka qenë Dyrrahu. Në Dyrrah vinin anije nga vendet e ndryshme të Mesdheut, kurse rrugët tokësore që niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rëndësinë e tyre.
Në gjysmën e dytë të sh.VI,e.re. dhe në gjysmën e parë të sh.VII e.re. do të rifillojnë invazione e dyndje të reja popujsh të cilët do të sjëllin ndryshime në përbërjen etnike të gadishullit ballkanik dhe do të çojnë në rënien e plotë të sistëmit antik të prodhimit. Në Perandorinë e Lindjes, në të cilën bënin pjesë edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenë më pak e zhvilluar, procesi i shthurjes së mënyrës antike të prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bë më me ngadalë.
VENDBANIMET ILIRE
Nga të gjitha gjurmët e kulturës materiale të ilirëve më monumentalet jënë gjurmët e vëndbanimeve të tyre të fortifikuara, kalatë. Më pak jënë monumëntale por për këtë shkak jo më pakë të rëndësishme edhe gjurmët e tipeve të trjra të vendbanimeve ilire. Fatkeqësisht as për vendbanimet nuk i dimë të gjitha ato që ishin të nevojshme të dihen e që të fitojmë një njohuri të plotë për to, mirpo përshkrimet e deritashme të atyre vendbanimeve, me gërmi met arkeologjike në disa prej tyre, bëjnë të mundur që të dallojmë disa tipe themelore dhe të vërtetojmë zhvillimin e tyre kronologjik.54)
Më të shumta jënë gjurmët e vendbanimeve të tipit të kalave gjë që, megjithatë, nuk na bën të konkludojmë se vendbanimet e tilla kanë qenë me të vërtetë më të shumtat edhe në kohën parahistorike. Për këtë tip vendban imesh dimë më së shumti për shkak se mbeturinat e tyre, nganjëherë me dimensionë monumentale i qëndrojnë më lehtë dhëmbit të kohës, prandaj sot është më lëhtë t`i vërejmë dhe t`i studjojmë.Vendbanimet e tilla populli i quan kala ose kështjella. Ilirët ndërtonin kalatë në lartësitë të cilat ishin vështirë të kalohen, ose në rrëzat e bregoreve, pranë pozitat në të cilat ishte më lehtë të mbrohen nga armi qtë .
PIRATERIA
Për piraterinë ilire si dukuri historike është folur edhe më herët. Sulmet pirate ilire kundër anieve greke dhe romake kishin në rradhë të parë domethënie ekonomike dhe vetëm atëherë kur ndodhën përleshje për shkak të tyre, me grekët dhe veçanërisht me romakët, ky aktivitet mori edhe domethenie politike.55)
Disa fise ilire me pirrateri merreshin që në kohët e lashta. Caku i sulmeve të piratëve ilirë ishin anijet të cilat pranë bregdetit lindor të Adriatikut transportonin mallëra nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas.
Autorët romakë shkruajnë me urrejtje për këto sulme të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare. Mirëpo në këtë pikë pamje ilirët nuk ishin kurrfarë përjashtimi, sepse pirateria si degë ekonomike ishte mjaft e zhvilluar në kohën e vjetër në mesdhe.56) Kjo lloj mjeshtrie ilirëve u sillte pasuri të madhe dhe e kishin vështirë që të hiqnin dorë nga kjo. Levërditë prej këtyre profesioneve ishin aqë të mëdha sa, me mjaftë siguri mund të supozohet se në shumë gjëra mu pirateria shpejtoi procesin e zhvillimit ekonomik të ilirëve bregdetarë dhe se mallërat e plaçkitura nga detarët grekë dhe italikë luajtën rol të dukshëm në procesin e krijimit të shtresave në shoqërinë ilire.
RELIGJIONI
Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë Dielli. Këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura të cilat ilirët i kanë bajtur me vete ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyrë. Si edhe tek popujt e tjerë në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në pamje të parë nuk kanë elemente të përbash këta me atë kult. 58) Kjo ka qenë në pjesët veriore të Iirisë. Në vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpërit. Ne përmendëm, kur folëm për emrin ilir, se njëri mendim ishte edhe ai se, emiri ilir vjen nga emri i gjarpërit Ilyrios, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat. Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij "A duhet t´u ngritet perëndive shtatore" përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhurojnë diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.59)
Gjarpëri si kafshë toteme tek ilirët ka rol qëndror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut. Folëm më lart për lidhjen e gjarpërit me vetë emrin e ilirëe, kurse duhet të shtojmë edhe atë se një numër i madh paraqitjesh të kësaj kafshe, që bëhen të shpeshta, veçanërisht prej sh.V,p.e.s. në stolitë e ndryshme. Gjarpëri është paraqitur si roje e vatrës shtëpiake, si simbol i frytshmërisë etj. Gjarpëri si simbol i fiseve ilire të jugut do t`u bëjë ballë të gjitha fortunave dhe do të arrijë deri në ditët tona. Populli thotë se nëse e gjen gjarpërin në themel nuk duhet vrarë sepse është gjarpër themeli,është më fat dhe e ruan shtëpinë.*
Fusnotat

Aleksandar Stipçeviq, "Ilirët" (Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit) 1974, Zagreb.
.Dr.Masar Kodra.Dr.Jetullah Krasniqi, Historia për shkolla të mesme 1988.
faqe,29-36.

Dr.Hysni Myzyri,(redaktor përgjegjës)"Historia E Popullit Shqiptar"për shkolla të mesme,kreu i I-II,1994 Tirënë.Faqe 4-25.
Prof, Dr. Neritan Ceka "Ilirët" 2000 Tirënë.
Ilirët dhe Iliria, Instituti historik Tirënë, 1965.
S.Anamali, K.Biçoku, F.Duka, S.Islami, M.Korkuti, S.Naçi, F.Prendi, S.Pullaha, P.Xhufi "Historia e popullit shqiptar",vëllimi i I 2002 Tirënë.faqe 39-183.
.Studime Ilire I-II (Kuvendi i I i studimeve ilire shtator 1972, Tirënë), botimi 1978Prishtinë.
Ferdinand Schevill, "Ballkani, historia dhe qytetërimi"(përkth shqip) 2002 Tirënë.
Branko Horvat,"Kosovsko pitanje" Zagreb,1989 faqe 26-30.(Historia e vjetër e Kosovës)
Dr.Qemal Murati,Shqiptarët dhe Ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve...Tetovë 1999
Choviq Borivoj,Osnovne karakteristike ilira...Simpozium 15-16 maj 1964,Sarajevo.
Fanulla Papayoglu, "Dardanska onomastika"F.Fakultet,Beograd 1964.
Edi Shukriu,Dardania paraurbane,Pejë,1996
Apian „Rimski gragjanski ratovi ,përkthim nga "Kultura" Beograd.1995
Apian „Rimski gragjanski ratovi ,përkthim nga "Kultura" Beograd.1995
Alojz Benac,"O uçeshçu ilira u egejskoj seobi"Arheoloshki radovi 1957 Sarajevo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty
MesazhTitulli: Re: ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....   ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ILIRET RRJEDHIN NGA PELLAZGET, DHE ATA NGA ARIANET....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellazgët
» Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» AUTORET ANTIKE QE SHKRUAN PER ILIRET
» ILIRET TEK AUTORET ANTIKE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: