Antologjia poetike, „Poetë të mëdhenj europianë“
Rrustem Geci
ARTI, ÇELËSI I SHPIRTIT NJERËZOR
(Me dhëmbjet e mia të mëdhaja, unë bëj këngë të vogëla …)
H. Hajne
Nga Rrustem Geci - Dortmund
Libri „ poetë të mëdhenj europianë“ përgatitur,përzgjedhur dhe përkthyer për mrekulli nga piktori dhe shkrimtari Islam Spahiu, është një vepër më shumë, që i bën nder letërsisë sonë të bukur.Me këtë rast lexuesi ynë ka mundësi të njihet me peisazhin e bukur të poezisë europiane.Në këtë përzgjedhje të 18 autorëve të mëdhenj të letërsisë europiane dhe botërore,si Gëte, Hajne,Leopardi,Bodleri,Hygo e Verlen, shkrimtari dhe përkthyesi,Islam Spahiu,bën që të flas shqip, „Përshëndetja e luleve“ e Gëtes, „Mbrëmja „ e Ungaretit, „Kroi i gjakut“ i Bodlerit, “Hëna“ e Leopardit,dhe „ Pelikani „ i Desnos.Antologjia, „Poetë të mëdhenj europinë“,ka një brendi të pasur poetike. /Me dhëmbjet e mia të mëdhaja/unë bëj këngë të vogla/ këngë me flatra/ janë vetëm disa nga vargjet e gjeniut Hajne, që prezentohen denjësisht në këtë antologji .Ardhja në shqip e Gëtes nga Islam Spahiu me „Pëshëndetjen e luleve“ është vërtet një përshendetje për atë që e ndien poezinë,mesazhin dhe të magjishmen e saj. Intelegjenca e poezisë është e pathyer, ajo nuk thërmohet e copëtohet nëpër forma kot e pa domethënie.E bukura në poezi ndien, pushton.Në përkthimin e eseve tëCvajgut “Tre Mjeshtër“, Balzak,Dikens, dhe Dostojevski, Islam Spahiu, me një gjuhë të pasur, dhe me një shqipe të rrjedhshme, si të regëtimave të zemrës, lexuesin e bën ,që libri „Tre Mjeshtër“,të lexohet me pasion.Jeta e Islam Spahiut është një roman në vete.Shpirtin poetik të Islamit e mbërthejnë trazira të forta.Stuhitë që i ranë në shpirt Islamit, bën që Islami ta njoh burgun,divorcin,grushtin e ashpër të shtetit.Kam vuajtur shumë rrëfen Islami.Komunizmi i Enverit ishte tamam ferr.Ai më burgosi sikur unë të isha armiku.Pushteti i tij me kërbaç nuk lejonte të njiheshe me botën.Në betejat e mia me brushë tregon Islami, edhe ngjyrat qanin, trazoheshin,kërkonin mbështetjen time.Diktatura nuk falte asnjeri.Ngjyrat qanin që t´i përfaqësoja,po ku! Humnera ishte e paanë,dhe isha i rethuar me“vigjilent“ të sigurimit. Për të mbijetuar atë rrethim vrasës, përktheva Gëten, Verlenin, dhe motive me diej e gjysmë-diej. Cili më plagosi më shumë në atë rrethim, unë nuk kam një përgjigje të saktë, ose gjejeni ju. Jeta nën diktaturë ishte e rëndë. Fjalët tona ishin të vogla, sepse, duhej një shpërthim i madh, ndryshe ata nuk dorëzoheshin.Unë njoha burgun, kur njoha poetët e mëdhenj, sepse, diktatura përpiqej ta mbyllte qiellin, ëndrrën, botën që na rrethonte.