Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë

Shko poshtë 
+13
Parapsikologu
Nezir Myrta
Ali Baba Tepelena
Lejla
Fjona
Euridika
Ibrahim Rugova
njonidrenica
rroni
Leka i Madh
Mergimtari
Poeti
ELIE
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySat Oct 04, 2008 6:16 am

Ruajtja e gjuhë s shqipe në mërgim një sfidë e vertete
Mbi 1 milion Shqiptare tashme jane ne emigracion(dhe une vete jam emigrant),shume nga keta se bashku me familjen dhe femijet e tyre.sigurisht shumica perdorin shqipen ne shtepi,por presioni i gjuhes vendase eshte shume i madh,aq sa femijet po harrojne shqipen,meqenese perdorin gjuhen vendase per shumicen e kohes(ne kopesht ne shkolle etj).
eshte nje gje e trishtueshme por e vertete.
kur mendoj qe arbereshet ne Itali kane me qindra vjet dhe kane ruajtur arberishten,ndersa sot vetem brezi i pare i emigranteve qe lindin ne nje shtet te huaj nuk dine me shqip.
Bashkepatriote,ne duhet te ruajme me çdo kusht gjuhen kur jemi jashte atdheut tone,vetem genet nuk mjaftojne per tu quajtur shqiptar,nevojitet gjuha, traditat tona te mrekullueshme etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Poeti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Poeti


Numri i postimeve : 172
Registration date : 18/07/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySat Oct 04, 2008 10:20 am

ELIE, nje teme shume e qelluar, pergezimet e mia. Mendoj se problemi i ruajtjes se gjuhes per mergimtaret nuk do te ishte edhe aq problem sikur prinderit te flisnin shqip tere kohen kur jane ne shtepi me femijet e tyre. E kam shume te kjarte qe femijet ne shkolle, ne qerdhe, ne rruge, do te flasin gjuhen e vendit dhe do ta mesojne ate, por jam shume i bindur se nese prinderit e aplikojne gjuhen amtare ne shtepi s'ka force qe me bind se femijet e tyre nuk do ta flitnin gjuhen e tyre pastert dhe si duhet. Kam vu re se nje pjese e gurbetqareve tane, duke dashur te tregohen me te "kulturuar" edhe vet kur vijne ne Kosove flasin gjuhen e vendit prej nga vijne (ku punojne dhe jetojne) eshte per mua nje kurrnaci e pa pare dhe si pastaj femijet te flasin shqip kur prindi kete gjuhe nuk e flet as vet, dhe me e keqja kur nuk e din mire as gjuhen e vendit ku punon se. Po te mos kishte qene ruajtja e tradites kombetare dhe gjuhesore ne do te ishim asimiluar teresisht mu sikur ndodhi ne te shumten e rasteve ne Cameri sepse pushteti grek i hsperndau neper tere Greqine, camet duke mos lene me shume se dy familje ne nje vend ashtu qe te jene te imponuara martesat e perziera dhe normal ky eshte kushti i pare i asimilimit.

Femijet e gurbetqareve tane kur vijne ne Kosove e kan problem te flasin me familjaret e tyre, me gjyshen dhe gjyshin, me kusheriret, sepse nuk dijen shqip-- a ka ku shkon me keq....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySat Oct 04, 2008 1:25 pm

1) 1 milion ?? (nga cili vit daton ky shkrim)
2) E ke shkruar vetë apo e ke marre nga ndonjë faqe/forum tjetër ? Sepse në forum paraqitesh si femër ndërsa nga ky shkrim na bën të kuptojmë që je mashkull.

500'000 janë në Amerikë.
500'000 - 800'000 në Itali.
1-2 Milionë Në Greqi (Çamët dhe emigrantët që kanë migruar në Greqi këto vitet e fundit.)
175'000 - 250'000 në Zvicër.
Afro 400'000 në Gjermani.
150'000-200'000 në BeNeLux(Belgjikë , Holandë dhe Luksemburg)
Afro 100'000 në Austri.
100'000 - 300'000 në Britani të madhe.
Afro 200'000 në Skandinavi (Në Suedi , Finlandë , Danimarkë dhe Norvegji)
6-15 milionë në Turqi (6 milionë është shifra zyrtare , ndërsa jo zyrtarisht thut se janë deri në 15 milionë shqiptarë që fatkeqësisht një numër i madh i tyre janë asimilu në turqë)
Tani kemi shqiptarë në Francë , Australi , Zeland të Re , Spanjë , Portugali , Slloveni , Kroaci , Sllovaki , etj...

Problemi kryesor janë prindërit që nuk ju flasin në gjuhën e bukur shqipe fëmijëve të tyre , nuk është e vërtetë që ka presion nga shtetet ku ata jetojnë , kjo është një arsye e pabazë. Nuk arrij t'i kuptoj disa disa që fatkeqësisht janë goxha shumë se duke ju folur në gjuhën e shtetit ku jetojnë a ju duket vetja shtetasë të atij vendi , ju duket vetja në pozitë më të lart apo nga mendje madhësia ?

Faktori i parë është familja , më saktësisht prindërit.
Faktori i dytë është shteti amë , që fatkeqësisht pa qenë të bashkuar në një shtet të vetëm nuk do të bëjn ndonjë gjë në këtë aspekt pasi që momentalisht po mirren me interesat e ndërkombëtarëve.

Këtu ku jetoj unë janë 25'000 - 50'000 shqiptarë nga Kosova , Shqipëria , Ilirida dhe nga Kosova Lindore ( në përgjithësi nga Presheva). Për këta 25'000 - 50'000 shqiptarë ekzistojnë vetëm 3-4 shkolla shqipe. Interesimi i emigrantëve shqiptarë është i vogël por edhe i drejtuesëve të këtyre shkollave pasi që nuk bëjn ndonjë reklam apo nuk i përhapin këto shkolla , thjesht nuk ju tregojnë vlerën që kanë këto shkolla.

Kështu që duhet punuar shumë në këtë aspekt për t'i vetëdijësuar emigrantët shqiptarë që jetojnë në Europë dhe në Amerikë , për t'i vetëdijësuar për vlerën e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 05, 2008 12:17 pm

Mergimi, une vjet pata folur me nje zvicerane qe punonte ne departamenin per ceshtje sociale te emigranteve dhe ajo me tha se ne Zvicer si te regjistruar jetojne mbi 200.000 shqiptare, por nese merren qe te gjithe kjo shifer eshte shume shume me e larte duke shkruar madje mbi 500 mije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 05, 2008 12:56 pm

Leka i Madh shkruajti:
Mergimi, une vjet pata folur me nje zvicerane qe punonte ne departamenin per ceshtje sociale te emigranteve dhe ajo me tha se ne Zvicer si te regjistruar jetojne mbi 200.000 shqiptare, por nese merren qe te gjithe kjo shifer eshte shume shume me e larte duke shkruar madje mbi 500 mije.
Shumë e mundur kjo , unë i kam cek përafërsisht sepse nuk ka të dhëna të sakta për shqiptarët që jetojnë në rruzullë.

Para një muaji e gjysmë Daniel Serwer pati thënë : "Shqiptarët janë një luan i fjetur , në qof se zgjohen i gjithë ballkani do jetë në rrezikë."

Kjo gjë nënkupton që jemi një popull i madh dhe homogjen , që në qof se zgjohemi të gjithë dhe bashkohemi s'ka dreq që na ndalon.

Ndërsa sa i përket deklaratës së tij që e kam pa në MyMusic në qof se nuk gabohem do të mundohem të kontaktoj me të dhe të siguroj një material të plotë rreth asaj që ka thënë për shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 05, 2008 1:51 pm

te falemnderit shume Mergimtari!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 05, 2008 6:17 pm

Me te vertet eshte sifide e madhe per prindrit ne mergim qe femmit e tyre ta rujne gjuhen Shqipe ose mos ta harrojn krejt , pajtohem se eshte sfide por ja vlen te bejm te pamunderen e gjuhen amtare mos ta harrojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 05, 2008 11:47 pm

ne megim femit nuk e harojn gjuhen shqiptare nese prindit punoj me femi, ne shtepi te flasin me femi vetum shqip te i regjistrojn ne shkolla shqipe, nese femit e ni prindi asimilohen ne mergim aj prind ka jetu kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ibrahim Rugova
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ibrahim Rugova


Male
Numri i postimeve : 73
Age : 111
Vendi : (_I_S_T_0_G_)
Registration date : 08/09/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 06, 2008 12:14 am

Kur jemi te gjuha shqipe ateher fjala ketu"Rruajtja" duhet te ishte Ruajtja sepse po e hup kuptimin
Eshte nje teme e qelluar per mergimtaret qe jetojn jasht kombit tone.
Respekt

(_T_U_N_G_)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 06, 2008 2:23 am

Ibrahim Rugova shkruajti:
Kur jemi te gjuha shqipe ateher fjala ketu"Rruajtja" duhet te ishte Ruajtja sepse po e hup kuptimin
Eshte nje teme e qelluar per mergimtaret qe jetojn jasht kombit tone.
Respekt

(_T_U_N_G_)

Shpesh here ndodhe e kunderta! Ka shqiptare jo pak, qe jetojne ne mergim por qe flasin dhe shkruajn aq bukur sa ke qejf me i lexu apo ndegju gjithnje. Dhe anen tjeter ka shqiptare, jo pak ( fatkeqesisht) qe jetojn ne atdhe, por qe te vjen me vjell kur ti ndegjon se si flasin apo shkruajn gjuhen shqipe. Ata qe jetojne ne mergim, ne njefare menyre mund te arsyetohen, por keta qe jetojne ne atdhe??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 12, 2008 11:39 pm

Ne njefar menyre pajtohem me Premtimin .
Sa i perket ruajtjes se gjuhes se shqiptarve ne mergim nuk kerkoh edhe shume sakrifica..mjafton t'a flasim gjuhen shqipe me femije,mjafton ta ushqejme femiun me dashurin per kombin dhe gjuhen amtare ..e kete do te duhej t'a bente secili prind kudo qofte ai .

PS.sidoqofte , mendoj se per kete qeshtje do te ishte me interes te degjojme nga mergimtaret tane direkt se me cfar problemesh perballen ata sa i perket ruajtjes se gjuhes
PErshendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 12:00 am

ni prind qe ka femi dhe nuk puno me ta per te mos harruar gjuhen shqipe, un mendoj se se femija i atyre prindve qe nuk e flasin gjuhen shqipe ne mergim aj femi edhe asht asimilu, edhe prindi ka jetu kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:19 am

ok ska rendsi numri pe dim qe jam te shumt...po fakti asht qe prindit i lejojn qe te flasin ne gjuan e huaj edhe ne shtepi...
un kam pa shum raste, edhe un jetoj ne itali po nshpi tem shqip folet....
un kam pa raste kur vet prindrit i kan fol ne gju te huaj fmive...

Kishe pale qka po dojn me tregu po hajt bre se krejt nervat ti prishin...hajt krejt veq edhe kur i bajn pushimet ne kosov folin gjuhen e huaj ne mes veti

gjeste palidhje....
skan arsyetime, sasht arsyetim jo qerdhja jo shkola etj etj...
se fmit e vogjel i kapin edhe dy gjuh meniher nuk asht problem per ta, muj edhe dy gjuh meniher mi fol
problemi asht te prindit qe per ta ndjej shum keqardhje!!!!
TURP PER TA QE JAN SHQIPTAR EDHE SDIN ME FOL SHQIP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:24 am

Euridika shkruajti:
Ne njefar menyre pajtohem me Premtimin .
Sa i perket ruajtjes se gjuhes se shqiptarve ne mergim nuk kerkoh edhe shume sakrifica..mjafton t'a flasim gjuhen shqipe me femije,mjafton ta ushqejme femiun me dashurin per kombin dhe gjuhen amtare ..e kete do te duhej t'a bente secili prind kudo qofte ai .

PS.sidoqofte , mendoj se per kete qeshtje do te ishte me interes te degjojme nga mergimtaret tane direkt se me cfar problemesh perballen ata sa i perket ruajtjes se gjuhes
PErshendetje

qfar probleme bre nuk ka asni problem....po thuj ti menja e madhe!!!!!!
un njof ni familje shqiptare qe fmit e tyne ni fjali mir nuk din me ta thon shqip, edhe e njoh ni tjeter djal kosovar qe asht i martun me italiane, edhe veq mi ngu qysh i folin shqip dy qikat e tyne quditesh...se ajo italiane asht edhe i fol shqip, se thot pi qoj ne pushim shpesh ne kosov edhe spo du fmit e mi me jet si budall atje mos me dit me bo muhabet me kerkan

po shqiptart vujn pi menve kaniher...kaniher si shpesh!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:41 am

Fjona po ty nuk po mundem ta kuptoj shkrimin dhe shprehjet e tua se nga je duke shkruar ne kete moment, nga vendlindja apo nga mergimi.

Tregona te lutem Fjone !?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:42 am

Lejla shkruajti:
Fjona po ty nuk po mundem ta kuptoj shkrimin dhe shprehjet e tua se nga je duke shkruar ne kete moment, nga vendlindja apo nga mergimi.

Tregona te lutem Fjone !?


qka nuk ki te kjart moter??
un prej italis po shkruj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:44 am

Shume mire moter edhe ashtu mendova, klm e flm Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 13, 2008 1:45 am

Lejla shkruajti:
Shume mire moter edhe ashtu mendova, klm e flm Very Happy

a asht krejt ne rregull???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 19, 2008 8:18 pm

SHKATËRRIM I HESHTUR

- Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes.
- Ismail Qemali -


Po mbushen gati katërmbëdhjet, vjet që kur filluan eksodet e para nga Shqipëria, drejt të ashtuquajturave, portave të Evropës. Kujtonim se do hapeshin për njerzit e shumë vuajtur, me të drejta njerëzore. Gabuam rëndë dhe nuk e mbledhim dotë vehten. Por edhe të mos gabonim nuk bëhej, pra ishim të detyruar të binim në atë gropë, në atë hendek të gërmuar prej kohësh nga historia.
Kjo luftë e ftohtë, luftë me jetën dhe për jetën, që nisi në vitet ‘ 90 dhe që vazhdon dhe sotë, më e egër, shkatërruese, pati viktimat e saja. Evropa nga ana e saj, kishte krijuar edhe ajo një lloj mbrojtje, të pa dukshme për sytë tanë, të ngjashme me rrezet “Lazer”. Dikush që mori vrull, mbeti varur nga këto rreze. Të tjerët duke parë fatin e të parëve, smbrapseshin, duke kërkuar forma e mënyra kalimi të lejushme, të cilat na kushtuan shumë shtrënjtë, aq shtrënjtë sa nuk ka mundësi ta mbledhim përsëri veten pa një ndihmë. Disa i përpiu dallga e pamëshirshme e detit. Koha filloj të punoj për maskarenjtë, të pa ndershmit. Pikërisht ata i shtynin në dallgët e rrëmbyshme njerzit e pa djallëzuar e të vobektë. Në shumë drejtime, në kohë rekord, filluan të mbijnë hajdutë, kontrabandistë, rrugaçër që të zhvishnin pa mëshirë, vrasës të çdo lloj kalibri, kriminelë të pa mëshirshëm, si në ata filmat hollivudjan të robotizuar. Një ditë të ftohtë me një mëngjes të akullt, nga hiçi filluan të lindin edhe kapitalistat e parë, me dhëmbë prej hekuri, si bajlozat e dikurshëm, e me zë të hekurt e të fortë filluan të diktojnë kushtet e tyre, me një forcë të pa kundërshtueshme.
Pakë njerëz të ndershëm që nukë ishin të zotë, as për t'ua hedhur të tjerëve, e as për të notuar në ujë të turbull, u strukën mënjanë, duke kërkuar ndonjë rreze dielli të ngrohin lëkurën e zhveshur lakuriq. E ç’rroba mund të mbeteshin në trup nga gjithë kjo stuhi e ngritur befas ?
Të tjerë familjarishtë, me fëmij në krah e për dore, me pleqë e plaka çalë-çalë, u drejtuan nga malet, drejt Evropës,( motrës dhe dashnores së Zeusit të madhërishëm. Kështu thotë mitologjia sipas Platonit, shkrimtar e filozof,e historian i lashtësisë ) Shumë nga këta nuk arritën të mbijetojnë nga vuajtjet dhe preferuan të shkojnë në qytetërimin e poshtëm. Paqja është me ta, e jo me ne të tjerët, që vuajmë " të mirat e botës" së sipërme.

Ah, këtë copë rrojtje mos e nxi
Rrotull Mysterit – shpejt, mor djal’ i ri:
Një qime ndanë Gënjeshtrën nga e Vërteta
Dhe përmi çë', të lutem, varesh ti ?
.....................................................
Ëmbël gjykon në qiell Mëshir’ e gjërë,
Po s’më pëlqen kjo Drejtësi me vërë;
E mira e pa bërë s’është e bërë
E keq’ e bërë nuk ësht’ e pa bërë.

( Khajam 167-238 )

Të vetëdijshëm për të siguruar kushte më të mira jetese, me punë e ndershmëri, ne që u futëm në tokën e shenjtë Evropjane u përkushtuam që jo vetëm të punonim shumë, por të linim edhe emrin e mirë, për të mos i dhënë shkak botës të qeshte me ne. Kishte nga ata që nuk e kuptuan kështu, për arsye të ndryshme, duke i prishur punë jo vetëm vetes, por edhe të tjerëve në opinionin e gjerë.
Harruam se si quheshim shum shpejtë, e u përshtatëm emrave të pagëzuar rishtas.
Vëndasit na pritën me dashuri, duke e vlerësuar nevojën e krahut të punës. Nuk përtuan të na ndihmonin me veshje e ushqime fillimishtë. U kujdesën të kishim edhe një strehëz, nën një pagesë ndoshta pak të fryrë, këto janë në tregun e lirë e kushtet e pa barabartë. I hodhëm pas krahëve me indiferencë të theksuar të drejtat themelore, si të drejtën e punësimit, të qëndrimit, e të shkollimit, duke përfituar nga mungesa e shtetit dhe dëshira e të huajve. Gjatë kësaj lufte të heshtur e të pa barabartë, u gjymtuam , e u sakatuam, vdiqën, u çmëndën, por më shumë lindën, e humbën indetitetin nga erdhën, duke ju përshtatur me “krenari” ambientit që gjetën. Nuk donin disa kurrësesi, të dëgjonin për të shkuarën, nga erdhën e ç’dreq ishin. U vetë pagëzuan si qytetarë me të drejta të kompletuara, duke përvetësuar shumë shpejtë gjuhën e vëndit dhe zakonet e traditat e tijë. Dikush pa kuptur ç’thotë, shprehet se, është shumë i kënaqur që arriti të eleminoj gjuhën “e panjohur Shqipe” dhe tani fletë një gjuhë “Evropjane”. Duket sikur dolën në dritë por, u zhytën më thellë në injorancë. Pa dashur e pa llogaritur, i shkaktuan brezit të ri një plagë të madhe saqë, do vëllaj përkthyes për t'u marrë vesh me vëllanë. Kur të shkojnë këta breza tek gjyshërit e tyre duhet të marrin një përkthyes nga shteti.
Këta janë të paktë, por të shumtët janë ata që shqetësohen për ditë që, gjuha jonë Shqipe të mos kthehet si para vitit 1887, si një gjuhë vetëm e folur dhe e shkruar me një alfabet të huaj Greqishtë, Latinishtë, apo Turqishtë. Tani ajo kohë nuk kthehet mbrapshtë.
Duhet të shqetësohet i gjithë opinioni mbarë Shqiptar, kudo që është, edhe ai i quajturi Shtet i Shqiptarëve, të kërkojë me vendosmëri plotësimin e këtij kushti themelor, të parashikuar nga konventa e të drejtave të njeriut , për arsimimin në gjuhën kombëtare të fëmijëve tanë kudo që janë në emigracion.

O ti, që me pusi dhe gracka thure
Greminën e përlotur ku na prure,
Që me Predestiatën na mbërtheve,
Dënime për mëkate qysh na vure?
........................................................
Më dhe të mjerit mua sqojtësirë
Të mjaftë sa të mbytem n’errësirë:
Po sikur t’ishe Vet – o Zot – njeri,
A do ta deshe këtë tru të mpirë?

( Khajam 255-257 )


Në një kohë kur, në pjesët e ndara të teritorit Shqiptar si në Maqedoni e Mali Zi, po bëhen përpjekje për shkollimin në gjuhën kobëtare, emigrantët e viteve ‘90 po mbahen njësoj si Arvanitasit apo diaspora në Turqi , Sh. B. A., Çamëri e gjetkë, drejt zhdukjes së të drejtës së arsimimit në gjuhën kombëtare. Sado që me përpjekje të mëdha që janë bërë dhe bëhen vazhdimishtë nga emigrantët Shqiptarë, të organizohen nëpër shoqata të ndryshme, prapë, të themi të vërtetën, këto shoqata nuk kanë pasur drejtimin e duhur, bashkimin e duhur, përkrahjen e duhur dhe si përfundim nuk kanë mundur të realizojnë kudo, qëllimin e lartë e të vështirë patriotik, atë të krijimit të paktën një kurs jashtë shkollor të mësimit të gjuhës Shqipe. Nuk është dhe aqë e lehtë sepse kjo punë kërkon, përkushtim, kërkon fonde, kërkon përkrahje, etj. Një kërkesë zyrtare që mundi ti drejtonte shoqata e Zaqinthos, prefekturës së ishullit, në 2003 – in, për lirimin e ndonjë dhome ku mund të funksiononte ndonjë “frontistirjo” (Kurse jasht-shkollore), nuk denjuan të kthejnë përgjigje zyrtare dhe u hap opinioni sikur Shqiptarët donin të hapnin një ‘xhami.’ “E çojnë gjuhën atje ku u dhëmb.” Për këtë nuk mungon shëmbulli i mirë siç është shoqata e shqiptarëve të Selanikut, Volos të cilat , ato e dinë se sa vështirësi ju duhet të kapërcejnë, mundësi që nuk e kanë të gjithë. Nuk mund të jetë vetëm mendimi im se, shoqatës së Selanikut, si nismëtare e hapjes së shkollës Shqipe, i takonë meritë e veçantë. Pa kaluar aspak në fjalë të mëdha me llustra e komplimenta është meritë e drejtuesve të kësaj shoqate, që janë treguar të pa lodhur, tolerant në disa raste kundërshtuese dhe këmbëngulës në raport me rregullimin e arritjen e qëllimit final.
Pikërishtë këtu i bëjmë apel mbar opinionit të gjerë, institucioneve përkatëse, të japin ndihmesën e duhur, të arrihet ky qëllim fisnik, e njerëzor.
Përballë pallatit ku banoj, kam një djalë rreth dhjet – njëmbëdhjet vjeç, Niko e quajnë. Babanë e ka vëndas, kurse mamanë e ka Shqiptare. Aty ka edhe fëmij të tjerë Shqiptar. Kur luajnë bashkë ata flasin Shqip. Një ditë e pyes Nikon.
- Shkon në Shqipëri?
- Kam ndëjtur disa herë te gjyshja – më tha.
- Kush të ka mësuar Shqip?
- E, kam mësuar atje me shokët, me gjyshen, këtu prapë flasim me shokë.
- Po mami të flet Shqip?
- Nganjëher kur nuk do ta marr vesh babai.
- Po sikur të kishte shkollë Shqipe këtu, do vije?
- Po. Më pëlqen ta shkruaj, ta lexoj.
- Po babai, mamaja, duan?
- Nuk i kam pyetur po, përse të mos duan? Ata thonë shpesh se sa më shum gjuhë të dijë njeriu, aq më mir është. Apo s’është kështu?
Më bëri përshtypje zgjuarësija e këtij djali, që pati mundësi ta mësojnë gjuhën Shqipe, po sa nipër e mbesa të tjerë janë që nuk mund të komunikojnë me gjyshërit, me dajot, me xhaxhallarët, me tezet, me hallat, me kushërinjtë ?!
Është e pa falshme, e ulët, e dënueshme, mbase e tepëroj kur them kështu por, si mund të shprehet njeriu kur ndodhet para një fakti kur, një familje kompletë mohon prejardhjen e saj dhe fsheh me vështirësi indetitetin nga ka ardhur, vetëm e vetëm se gënjeu qysh në fillim se ishte Vorio – Epiriot, për të marrë një copë Kartë policije, e tani është e detyruar ti qëndroj besnik gënjeshtrës, për të mos u bërë qesharak për opinionin e vëndasve. Harrojnë ata se kotë fshehin kokën si struci në rërë, sepse vëndasit kanë mësuar dhe gjëra që nuk ua priste mëndja. Kur bie rasti në diskutime ata ta lënë dobiçin në derë duke thënë: vetë e morët atë vendim, nuk ju detyroj kushë !

Mallku qoft ai bir Shqiptari,
q'i kët gjuh t'perindis,
trashigim q'i e la i pari,
nuk ja len ai fmisë.


Ky shkatërrim, apo vetëshkatërrim, i heshtur gjeti në mënyrë të plotë mbështetjen e qeverisë vëndase, e cila si për dëshirë, ( të mos e fshehim këtë ) edhe për mungesë të kuadrit ligjor të domosdoshëm, tregohet indiferente. Në disa raste ndeshesh edhe me ndonjë ide super-nacionaliste, e cila nxjerr kokë duke përfituar nga reagimi i qeverisë në radhë të parë. Këto ide nuk e përkrahin aspakë funksionimin e shkollave Shqipe, pamvarsishtë nga numuri i nxënësve që studiojnë e mësojnë në këto shkolla. Pikërishtë këto brobleme në përgjithësi e në veçanti zgjidhen me marrveshje të posaçme ndërshtetërore, me aprovime ligjesh dhe zbatimin e tyre. Nukë dua në asnjë mënyrë të ndalem këtu dhe të analizoj politikën e shtetit ku ne jetojmë dhe punojmë, por as dhe ti hedhim një dorë kripë , ti japim shije gjithçkaje të gatuar deri tani. Ajo që nuk është gatuar për të ngrënë, nuk hahet, as e ngrohtë e as e ftohtë, as me kripë e as me sheqer. Shohim se u bënë bajatë disa, duke na servirur të njëjtën gjellë si para njëqint vjetësh. Akoma shpresojnë se do hahet? As një i porsa lindur nuk e vë në gojë atë. Dëgjova tani kohët e fundit në një emision televiziv se, në Shqipëri është botuar një abetare Rome, ( popullorçe, të mos më keqkuptojë dikush, abetare Arixhishte ). Kjo tregonë se megjithë prapambetjen ekonomike, Shqipërija është më përpara nga Greqia apo ndonjë shtet tjetër Evropjan, në drejtim të tolerancës, kulturore, fetare e politike.
Një pyetje që lind te cilido që ka pak “haber” kur i thonë, nga çfar ndodhin për rrethë.
Pyetja është kjo :
- Përse nuk arrijnë të zbatohen, në fund të fundit, marrëveshjet e nënëshkruara, ndërshtetërore ???
- Fatkeqësia më e madhe, shkatërrimi më i madh, vjen atëherë kur, gjërat serioze, nuk merren seriozishtë.
Shumë kollaj për t’u kuptuar dhe shum e vështirë për t’u zbatuar. Kjo tregonë se ata që bënë një marrveshje ishin fëmijë, të pa pjekur. Pësimi duhet të bëhet mësim. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ngarkohen “çiliminjtë” me punë shtetërore.
Dhe ne vazhdojmë t'i duartrokasim.
Për sa kohë ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptySun Oct 19, 2008 11:34 pm

Shumë mirë ky shkrimi sipër, por do ishte në rregull, sikur t'i dihej authori, të jemi të saktë!

Kjo është plaga e madhe e kombit. Po sikur ta lëmë një plagë në trupin tonë, pa mjekim, çka do të bëhej? Asgjë nuk ështëtëplagosesh në luftë për atdheun, sa kur plagosë gjeneratat e ardhme, pavarësisht ndikimeve, kushteve, rrethanave të jetës, imponimeve, dëshirës për të jetuar ma mirë - kur nuk e kupton se do të jetoj ma së keqti gjenerata e ardhme!

Është shumë vështirë të flitet në këtë themë, se lëndojmë mijëra persona, familje e gjenerata në tërësi, ku sot edhe e dijnë se janë shqiptar - po që nuk dinë të flasin Shqipen! Po ata që dje moren botën në sy mërgimi edhe sot sa shpejtë vetiu duan ta harrojnë gjuhën amtare? Po ata që janë në atdhe edhe vetiu çoroditin gjuhën amtare, gjoja po flas gjuhë të huaja? Po ata që për një interes personal, japin gjuhë e komb? Po ata, që kanë mundësi ta ruajnë gjuhën e traditen dhe qëllimisht e humbin? E deri tek gjeneratat e shumëta tona, që në vend të jemi një popull i madh qindmilionësh, duket sikur civilzuam botën mbarë edhe e dijmë se prej nesh u formuan shtete e qeveri, e pavarësi, e histori, e themelime e ngritje e zhvillime kulturash e historishë pothuaj anëmbanë kësaj bote?

Pse Leka i Madh, nuk ndërtoi Aleksandrinë, në Vlorë (do thoja)? Po mbetem 'gjak i shprishur' deradian, duke e parë me dy sytë atdheun, e duke kënduar: O MOJ MOREE! Sa thellë janë rrënjet e gjakut të shprishur! Prore rrobaqepësa - veshe botën, e vet rri shkept! Dikush mund edhe të thot: po ndashtë more, po ai që harron gjuhë, e fis e komb e atdhe - kujt dreqit u duhet - udhëeprapë, udhambrapsht! Sa kohë i ikem vdekjes kur duhej të vdisnim, e sa kohë vdiqem pa asnjë arsye? A duhet dikush të na shpoi trurin edhe sot, kur jemi dëshmitarë të gjallë dhe po shohim anijen e gjuhës amtare duke u fundosur si Atllantisi edhe nuk i ndajmë bile dy orë në ditë, kudo që ndodhemi - për mbajtjen gjallë të Shqipes?

Është themë mjaftë rrenqethëse! E pse? Vetëmpse nuk ishim unik, nuk ofronim njeritjetrin, po veç bjeritjetrit, kur do të mësohemi ta duam, respektojmë, ofrojmë, ndihmojmë njeritjetrin? A mund ta parandalojmë, do të thoja këtë 'vetvrasje' të një pjese ndoshta ma të mirën të kombit? Derikurë, do të bijmë flijime, të ndrrimit të sistemeve politike?
- Kuptohej disi: shpallja e pavarësisë të Shqipërisë, ishte më 1878 nëPrizren, e 1911 në Majen Deçiq e rrafshin e Malcisë se Mbishkodres! Edhe u ndjek deri në Vlorë! Ndjeku intelektualët, vritu e masakrohu një popull! Erdhi (pas Luftërave Ballkanike 1912), qeveria e Nolit, 'nuk e përdori revolucionin, kundër dhunës'! Erdhi Zogu, gjith elita intelektuale e kohës noliane - jasht: ndjeku e pjeku një popull! Erdhi qeveria komuniste: ndjeku e pjeku zogistat! Erdhi 'demokracia' 1992: ndjeku e pjeku komunistët - socialistët - jasht! Erdhi në pushtet PS një kohë - 'demokratët' - jasht! Erdhen përsëri demokratët gjoja - përsëri valet emigrante - jasht! Jasht gati truri i kombit!

Kështu nuk mundnin të kthehen në atdhe edhe ata që donin!

E sot, çfarë i pengon shqiptarët, kur e din se rrin kot jasht? Kuptohet se i pengon futja e rrënjeve familjare - jasht, shkollimi jasht, përshtatja edhe krejt e panevojshme vendeve ku jetojmë, shqiptarët: - italian të mirë, gjerman të mirë, frang të mirë, amerikan të mirë - harrojnë gjuhën amtare, as pa ua bërë zoti borxh! Bëhet bastardhimi i gjuhës shqipe, me të gjitha gjuhët tjera - pa nevojë sot - agjeneratat e zorit iken, u zhduken në asimilime, sikur mos të kishin ekzistuar fare! Ka që nuk e dinë as origjinën e saktë!

Ndigjoj kur flasin disa në prezencen time në patel (natel): ''heya ku je bre, më mori malli, po ishja shumë'bizi', bile 'you know' atë ditë, 'had not time' as për një kafee... listen shoku, zotëri, nesër I will be very bizi, po në weekend, I see you immediatly - dakord? Me dijtë ti ku ishja dje, you will be sorry për mua, kishja probleme sa til is truble my head! Kështu miku im, see you, beyahh rrofsh!'' Qeshje me zor a? Thonë dy gaza janë: gazi i mirë e gazi i zi!

Përderisa të jemi deskriptiv, përshkrues gazetarie edhe mendojmëse janë vepra e fakte - e nuk fillojmë në fill të një shkrimi zbatimin e pyetjes: ç'të bëjmë, e përfundojmë me - derikurë! Klubet, forumet, shkollat, shoqatat edhe degët e thara të partive politike, që janë jashtatdheut - e mbajnë barrën kryesore, për ruajtjen e gjuhës amtare - se udhëheqësitë tona nëpër atdheun e coptuar, janë si nuse përvit: posa bëhen antare të mirëfillta familjeje - ndrrohu e del tjetra qeveri
shiko veç sa qeveri ishin në Kosovë për 10 vitet e shkuara! Po në Shqipëri, e të mos flasim për tjerat, ende nën thundren pushtuese - irjm, mal të zi, servi, greqi etj.

Me kohën do të merremi vesh - por vonë!

Shpëto çfarë të mundesh, merr e del sikur nga shtëpia e kallur e kthehu në atdhe si përtym, sa s'është bërë krejt vonë!

Po nëse nuk mundesh, vepro sikur po veprojnë bukur shumë shqiptarë: ndihmojnë atdheun, ndërtojnë, hapin shkolla edhe në Athinë këto ditë, e kudo që ka mundësi! A munden psh. antarët e këtij forumi të rrëfejnë, secili çka po bëjmë në këtë drejtim - konkretisht? Sa bukur disa mësojnë shqipen, stërviten, njihen, bashkëpunojnë, shkembejnë përvoja, janë të fortë në ruajtjen e gjuhës, falenderojnë njeritjetrin për këshilla, lexojnë literaturë shqipe, japin falas shkrime, studime, këngë, muzikë, folklor në internet, mbajnë forume, shkolla, klube me djerësen e tyre e mundin, kohën gratis, pa asnjë shpërblim a kundërvlerë, mbajnë gazeta e revista edhe elektronike - po vërejtja është këtu, nuk i thot profesionalistit: qe parja, ec - por eja pas meje edhe dalin ma shumë politizime, media politike se sa kombëtare!

Nganjëfije nëpër dhëmb - thonë plakat tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 20, 2008 12:15 am

Me perdorimin e barbarizmave nga gjuhet, se pari Turke, pastaj Italiane, Greke, Serbe dhe tash kohen e fundit Gjermane, Frenge dhe Angleze dhe duke e pasur parasysh mospunen tone kam frike se jo ne menyre te heshtur, por shume te dukshme gjuha jone shqipe po shuhet, per fat te keq. Kjo gje mund te verehet edhe ketu ne forum nese lexoni me vemendje postimet qe sillen ketu. Mendoj se eshte edhe shkaku i jetes dhe punes ne diaspore (fjale e huaj) dhe mosangazhimi i prinderve ne pune me femijet e tyre (kur para femijeve te tyre ne vend se te flasin shqip, flasin gjuhen e vendit ku jetojne dhe punojne) pastaj femijet dhe rinia jone nuk lexon me romane, nuk lexon as edhe gazetat. Shume elemente jane qe shkojne ne dem te ruajtjes se gjuhes sone te paster shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 20, 2008 6:23 am

more Shqipja nuk shuhet as në mërgata e koloni shqiptare, kurrë se ka shqiptarë që e mbajnë gjallë në secilen kohë, por njëpjesëe madhe asimilohen vetiu dhe na dhimbsen, se nuk kemi tepricë kombëtare, na me muajtëtë bëjmë shqiptar prej dyllit, që thonë... ejo me humbë!

Na kemi raste të shumëta, kur disa shqiptarë e familje shqiptare nëpër botë embajnë gjuhën edhe ma mirëse shumëkush në atdhe, por janë në shumica në kushte edhe ma të vështira se sa të ishin në atdhe - kur është në pyetje ekzistenca dhe elementet parësore, primare për jetë, si qiraja e banesave, shkollimi, jeta e shtrënjtë, ruajtja e shëndetit, punët që kryejnë shqiptarët nëpër botë - ndër ma të ndyerat dhe disa shkojnë në atdhe për pushime gjoja krenarë! Bile këto elemente primare tëvështira, që ceka sipër, nuk do t'i ishin në atdhe! - Ngase, do kishin shtëpitë e tyre, shkollimi në gjuhën amtare, rrethi shoqëror etnik trashëgues, jeta ma e ëmbël me tuajt, farëfisin, popullin tënd, kombin tënd e ke në atdhe, sidoqoftë, bukë, kripë e zemër, në trollin tënd! Po, edhe në diasporë, nuk jemi të prirur të bashkëpunojmë, irritohemi mesveti, dredhojmë edhe qoftë një bisedë rasti - krejt ndryshe ndigjohet, e krejt ndryshe interpretohet passhpinde, çka do të thotëse disa shqiptarë janë shumë larg njohjes së proceseve civilizuese, larg njohjes me njeritjetrin, plot urrejtje, xhelozi, shpifje, hipokrizi - që në disa raste as armitë nuk i paramendojnë! Kështu, edhe mbeti shprehja: për tëndin mbushe si për ujk, e për të huajin si përlepur, shprehje degjeneruese, e pandërgjegjshme jashtkombëtare - por tek disa mjerisht e vërtetë! Sa flet diç me njerin, që kujton se e ke apo e bëre shok, menjëherë passhpinde kuiset si klysh, pëshpëritë fshehtas shpifje trillime, sa nuk iu beson as veshve e syve tuaj! Ai person, jo që mund të bindi dikend se e don atdheun e popullin, kur thirret edhe mu në zërin e tij, por ka një edukatë shumë të ultë, e të lë përshtypjen se as i takon fisit e gjakut tonë!

Po, kemi raste, kur kemi familje shqiptare e persona në vendet ma të largëta të botës edhe mbajnë gjallë shpirtin e gjuhës e kulturës e historisë shqiptare - ma shqiptarë ka psh.në Zelandë të Re - se shumë në atdhe! Është geni trashëgues, gjenealogjik, që mbanë gjallë shpirtin shqiptar dhe jo fjalët boshe - shpirt shqiptari, zemër shqiptari, gjak shqiptari, bujari shqiptare, besë shqiptare, traditë shqiptare etj., koncepte këto fallse tek shumë shqiptarë, në forume, adminitratorë, duke u vetthirrur në zërin e atdheut - e brënda tyre janë pleh, arrogancë, injorancë, hipokrizi, provincializëm, anarkizëm, torollak të ultë! Të lavdëron ndër sy, e passhpinde ta bën gropën, me lajka e keqpërdorime të poasaj shoqërie që kishje me të! Këto veti e karaktere, zor se hiqen deri në varr!

Nk do të thoja se ekziston ndonje rrezatim llaserik, as ndonjë mbrojtje europiane, siç cekët në shkrime ma lartë, që po krijojkan ndonjë luftë të ftoftë kundër shqiptarëve,pothuaj në asnjë vend emigracioni, por duhet parë realitetin, se njejtë bile edhe ma keq, do të sielleshin disa prej nesh, me të huajt, poqëse do të emigronin në trojet tona! Realiteti ynë është ky! E sa zgjatë kjo humbëtirë dëmtuese shqiptare, mvaret nga brezat e rinj, sepse kemi një rini qëlakmojnë një botë, në të gjitha aspektet: origjina, rasa, mënçuria, shkathtësia, gjeturia në jetë, që ua kalon të gjithëve në botë! Sigurisht, se djemt e vajzat, do të drejtojnë ato ideologji të dëmshme për kombin dhe nuk do tu shkoj kungulli mbi ujë as vet familjarëve të tyre, me të gjitha këto mangësira, karaktere të ulta. Një ditëdo tu thonë - stop, ndal, se mjaftë ndarje e përçarje, trillime e shpifje, ngatrresa e pengesa jete! Mjaft, me bjeritjetrit, po lidhje e bashkëpunim njeritjetrit!

Ajo që është ma tragjikja, kur mendohen personalitete të mira, të drejta, me sinqeritet e besnikëri dhe poato personalitete, të zhgënjejnë siç është ma zi, që janë larg edhe termit personalitet! Nuk po flas fjalëkote, por kam dhjetra shembuj konkret edhe shumë dihen brënda shoqërive tona,e disa edhe botërisht! Sa keqpërdorimet u bënë me luftën çlirimtare, me tre luftërat e fundit, në pikëpamje materiale, morale, dezinformuese, irrituese, grabitçare, ideologjike - mu të atyre që u thirren e vetthirren në zërin e çlirimit, ngrehen si gjela mesnate, thuase asnjë hap nuk bën pa ata, të çmohet lufta, patriotizmi, miqësia, shoqëria e zhvillimi i popullit! kemi shembuj konkret, që po u hapen dosjet, do të dalin si minjt përledinë, si në atdhe e diasporë!!! Për çdoveprim, shihen faktet, argumentet, argumentuese, dëshmuese pikësëpari nga rrethi yt, shoqëria jote, farëfisi yt, bashkëluftëtarët tuaj, bashkvendasit tuaj (kuptohet nuk merren fakte nga njerëz të dyshimtë)! Të gjitha këto anë të errta individuale po edhe grupive, nuk i thash kot - se po këto janë shkaktarët kryesor, për humbjen, asimilimin, e mosmbajtjen gjallë të gjuhës amtare e kulturës shqiptare - sepse nga zhgënjimet e tepërta të kohëpaskohshme, irritohen edhe njerëzit ma ekuivalent të kombit! Veç kujtoni shprehjen e vet Fishtes: ''le ta ndij bota mbarë - se Gjergj Fishta nuk asht shqiptar'', kur u ndjek keq e në gjendje të pazanonshme,me kërcnime për vrasjen e tij-vetëmpse kishte shpirtshqiptari!!! Asgjëtjetër! Kujtojmë vargjet e tij:

''Lamtumirë vendet e mia
që po zhduki dalngadalë,
ushton deti ushton duhia,
tundet barka valëmbivalë!''

Ku mëkatin me Fishten, nuk e lan as liqeni i Shkodres,e deri tek injorimi i tij, si luftënxitës, prishës i marrëdhënieve shqiptaro-sllave, për gjysëmshekulli - e deri tek hudhja e zhdukja edhe e vet eshtrave të tij, ku kemi dokumentarë origjinal! Po sa e sa intelektual shqiptarë, që unë i njoh dhe janë izolua nëpër botë, thuase as ekzistojnë, e dihem me emra e mbiemra e atdhetarizëm të tyre të pashoq! Krejt këto shkojnë në dëm tëmbajtjes gjallë të gjuhës e kulturës shqiptare në mërgata nëpër botë!


Të kthehemi në atdhe: sa trima luftëtarë, u vranë pasluftes, ku as lufta nuk mund t'i zhbij, as betejat gjakatare çetnike serve dhe u vranë aq hermetikisht, e derisot mbeten enigma, vrasje misterioze, ku u herren e zhduken mu nësytë e popullit edhe ditenpërdiell!!! E sa na duhen ata trima tonë - sotetutje? E dorërasësit, ndoshta janë edhe nëpër entet tona, punojnë e veprojnë gjoja si atdhetarë, në atdhe e diasporë! Ku nbeten ATA? Sa atdhetarë të vërtetë u vranë në diasporë, si vllazërit Gervalla, Kadri Zeka... Agim Gashi nëÇikago e shumë tjerë (qës'po i përmendi për shkaqe irritimi të brezit të ri), ku veç Agim Gashi, vetëmpse në një miting, nuk deshi ta shohë foton e Titos, i urdhëroj ta heqin, e pasi e injoruan, shkapi foton nga tribuna dhe ia futi kurorë kornizën e saj, mu njerit prej udbashëve shqiptarë! Pas pak u vra në mënyrë 'misterioze' dhe ishte i martuar me një amerikane, kishte 8 fëmij, e gruaja e tij fliste shqipen prefekt edhe fëmijët ishin të veshur në veshje kombëtare shqiptare kudo nëpërtubime, demostrata e ceremonitë kombëtare!!! Si do të ndihen e veprojnë familjet e dhjetra atdhetarëve të tillë, si do të mbahet gjallë gjuha e kultura jonë, deri edhe tek këcnimet e huliganizmi i po adisa antarëve po të këtij forumi këtu? A duhet të rregullohen marrëdhëniet ndërshqiptare, bile në mediat elektronike, ku asnjeri nuk e sheh, as e njeh shokun a shoqen (veç nëse folën përmes msn), e çka do të bënin, sikur të shiheshin e veprojnë pa nofka elektronike, symësy? Çka bëjnë e veprojnë disa, a mendojnë se janë në xhungla afrike, apo në veprime kombëtare edhe nëvendet ma të civilizuara, e ma të zhvilluara të botës? Sikur vetëm t'i përshkruaja dhjetra raste të tilla, me fakte e argumente të gjalla!? Krejt këto ndikojnë negativisht, në mbajtjen gjallë të gjuhës e kulturës sonë! Tash, a duhet të mbulohen të gjitha këto paturpësi, pikërisht nga ata që pretendojnë se janë atdhetarë (mos t'i numrojmë ata që janë fëmij, të rinj, të paeksperiencë, që posa mësojnë shqip)! Derisa të mbulohen këto raste negative të pazakonshme, do të bëhen gangrena kancerogjene, në ngritjen e zhvilimin e kulturës sonë - e sa ma shpejt e hapur të shihen mesnesh, shoqëria do të shërohet ma shpejt, e do të verifikojmë emrin shqiptar, si bijë e bija të Shqipës Vertet!

Gjuha e kultura mbahen gjallë gjithkund duke pastruar, e jo duke mbuluar bërllogje bote brënda shpirtit të vërtetë shqiptar!!!

Të gjitha këto mendime reale,do t'i merr të dëmshme për Neve e atdheun -veç ai që vërtet është i dëmshëm për kombin! Të gjitha skrimet e mia këtu, janë krejt origjinale, as të korrigjuara, po direkt nga truri në letër dhe thrras ta mbrojmë origjinalitetin e gjuhës e kulturës e historisë shqiptare edhe mos mu bëni disa me plotgojën emrin shqiptar e atdhe, e plotkokën padituri e panjohuri, intriga e keqpërdorime të po këtij forumit - Bashkimi Kombëtar! Sa përmua personalisht, mund të ju kenë hyrë këto mendime, për njerin vesh, e të ju kenë dalur për tjetrin! Lum ai qëmendon ta ketë shpirtinshqiptar të pastër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 20, 2008 10:11 am

Fatkeqësisht, kur fëmijët shqiptarë integrohen në shoqërinë amerikane ata preferojnë të flasim vetëm anglisht me shokët dhe familjen, duke lënë shpesh mbrapa jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe kulturën shqiptare.Prindërit duet te detyrohen të zbulojnë se çfarë i bën në qejf fëmijët, pastaj të gjesh mënyrat më të përshtatshme për t’i ekspozuar ata te gjuha dhe kultura shqipe.të mund të shijojnë gjuhën dhe kulturën shqipe.por kur vëren se ata harrojnë ndonjë fjalë ose e përziejnë shqipen me anglishten në të njëjtën fjali, ajo ndërhyn menjëherë. prindërit duhet të mundohen ta mësojnë rregulloren gjuhësore dhe të mos flasin me hamendje. Nëse nuk e di përgjigjen e saktë mos e fabriko atëPrinderit jane te detyruar te perpiqen të ngjallin krenari kombëtare te fëmijët e tyre,dhe vlerat tradicionale që kemi si komb.është mirë që t’i ekspozojnë fëmijët e tyre te gjuha shqipe që në moshën më të re, keahtu do të arrijnë ta mbajnë gjallë si gjuhën shqipe ashtu dhe dashurinë kombëtare. Përveç tendencave patriotike, nëse shpresat e tyre marrin jetë, ata do ua rrisin fëmijëve kapacitetin e arsyetimit, gjë që mund të përkthehet në një zhvillim më të mirë linguistik dhe një bashkëpunim social më efektiv në veprimtaritë e tyre intelektuale.Porsi kanga e zogut t'veres,Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i amli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po, â ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat t'ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhè shqyp na thanë se Zoti
Për Shqyptarë Shqypnín e fali,
se sá t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
N'agim t'jetës kúr kemi shkue
Tue ndjekë flutra nepër ara,
Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
Kah kanë dekë për besë jetike,
Kah kanë dekë kta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
Në këtë gjuhë edhè Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kênë ndera e trimnive.
Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
Por për tê gjithmonë punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
Nëpër gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
Ka me u njohtë jú për Shqyptarë:
Trima n'zà sikurse jini.
Prandej, prá, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!Ata  qe  duam vërtet Shqipërinë, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të lënë emigrimin e të rrisin fëmijët në vendlindjen . Për ata që nuk çrrënjosen dot nga emigrimi, e vetmja gjë që na ngelet është të imitojmë emigrantët e vjetër shqiptarë të cilët kanë emigruar një shekull para nesh., ata që kanë arritur t'u lënë fëmijëve të tyre aq mbresa për Shqipërinë sa për të marrë mundimin për të mësuar shqipen e për të vizituar Shqipërinë rregullisht. Si e kanë arritur këtë gjë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 20, 2008 3:57 pm

biligoa shkruajti:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
1-Ata qe duam vërtet Shqipërinë, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të lënë emigrimin e të rrisin fëmijët në vendlindjen .
2-Për ata që nuk çrrënjosen dot nga emigrimi, e vetmja gjë që na ngelet është të imitojmë emigrantët e vjetër shqiptarë të cilët kanë emigruar një shekull para nesh., ata që kanë arritur t'u lënë fëmijëve të tyre aq mbresa për Shqipërinë sa për të marrë mundimin për të mësuar shqipen e për të vizituar Shqipërinë rregullisht.
Si e kanë arritur këtë gjë?
Shkrimi "Shkatërrim i heshtur" është shkëputur nga vëllimi publicistik i Danel Cana.
.......................
Përshëndetje Biligoa! Këtu më lartë shpreh dy mendime.Me të parin nuk jam dakord! Sepse të gjithë ata që emigruan i detyroj halli dhe do ishte shkatërrim për ata të cilët do ktheheshin në një kohë dhe moment të pa përshtatshëm.
Me mendimin e dytë jam dakord.D.m.th të emigrojmë por SI SHQIPTAR.As është e vështirë dhe as të detyron kush medoemos! Nuk përjashtohen rastet raciste e shoviniste por kur njeh veten di si përgjigjesh.Çdo gjë e ka një përgjigje.
E treta- "Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën" thotë fjala e urtë.Nga njëra anë është INDIVIDI,nga ana tjetër SHTETI,të cilët duhet të njohin dhe të kryejnë detyrimet morale kombëtare dhe të dy bashkë e lajnë dhe e pastrojnë fytyrën e kombit dhe nuk e lënë të qeshë bota me ne!
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë EmptyMon Oct 20, 2008 5:52 pm

EMRI SHQIPTAR E GJUHA SHQIPE

Edhepse është një forum shqiptar, vendtakim ku flitët e shkruhet shqip, si shprehje rasti, ashtu sikur takohen njerëzit e një gjuhe gjaku e historiografie - mirë është të derdhim ma shumë energji pozitive, në themat parësore, primare si kjo dhe mos të iken kësi titujsh tëposhtë shiritit elektronik, por të qëndrojnë prore, në vështrim symprehtë - për aq kohë sa ia kushtojmë, duke adhuruar personat që japin mendimet e tyre dhe duke vlerësuar ato! Falemdnerit biligoa, që solle vrullin poetik fishtian, për Shqipen e Bukur!

Mirë po fillon gjithçka e vlershme kombëtare, por mos të mbetet, pa u shkundë dega e frytëve të mendimit, për aq sa kami forcë, energji shprehëse, anipse është bisedë e thjeshtë, e natyrshme rasti. Është detyrë e secilit shqiptarit, ta japi mundin, energjinë, kudo që është nevoja - por sa është me vlerë nisma e një shkrimi, veprimi pozitiv, me vlerë të veçantë - po aq edhe ma tepër ka vlerë, vijimi, zhvillimi, përpjekja për një përfundim të thukët, të dendur dhe kahja e veprimit - sepse mundtë shtrohen thema - brumi i bukës, por mvarët si e zhvillon, kahjen, drejtimin dhe me një përfundim,si 'punë e kryer' a provim para kombit!

Harresa me hatër e me zor, a me imponim i Shqipes tek shqiptarët në mërgata, nëpër botë, do të thoja dy kahje: imponim social dhe vetimponim, vetshkatrrim i identitetit shqiptar. Kjo themë është dhëmbje e mjerim, si për mërgimtarët, poashtu edhe për vendasit tanë në atdhe, sepse mërgimtarët asimilohen, harrohen, humbin edhe vendasit tanë vuajnë shpirtërisht, ekonomikisht, kulturalisht, e kombëtarisht për personalitetet, që duhet të jenë në atdhe. Nuk dinë tjetër ma rëndë të thonë veçse shprehja 'guri i rëndë, në vend të vet', ky është kulmi i thirrjes së veprimit kombëtar!

Nuk do të thoja se është një 'shkatrrim i heshtur', as llaserik, as mbetje hatri nëvendet ku emigrojmë, a fajsim i tyre - sepse krejt këto janë detyra të vet shqiptarit - ti kryeje detyren tënde dhe ai të veten - secili detyrat e veta të shtëpisë! E vetmja gjë që mund të fajsohet në këtë drejtim është - pamundësia për t'i nxierrë rrënjet familjare, nga vendi ku lëshuan rritje nëntoke të botës! Edhe kjo ka gjegjen e vet, se nuk ka shpi pa derë, thonë - e nëse ti ia mbyllë derën vetvetes, në mashtrim, duke menduar, hajt ebu, se do të kthehem, e nuk kthehesh kurrë, është si vetvrasje e identitetit personal, familjar e ma gjerë, sepse nga kolonia shqiptare para një shekullit, nuk ka asgjë, veç dy emra: Fan Noli e Faik Konitza, ndonjë Rexhep Kastrati, a Sami Repishti të vonë dhe gjithë ajo koloni shqiptare u asimilua dhimbshëm! Kjo nuk është shkatrrim i heshtur, por shkatrrim me shumë zhurmë, klithma e britma kombëtare, si kumbonare në ballë bote - veç me shkua e me ta ngjitë përkrahu - ec, në atdhe! Nuk ka detyrime, por ti duhet ta detyrosh vetveten të kthehesh - ashtu si dijte ta detyrosh të tretesh tretdheut! E pikë!

Kjo çështje është vetmashtrim, e jo shkatrrim në heshtje edhe vetshkatrrim, pse? - Veç krahasoje vetveten, kur ike atë ditë a natë, at moment, si ishje pa fije mendësh në kokë edhe krahasoje me momentin kur don të vendosesh të kthehesh! Cili është momenti ma i vështirë, i rëndë i pazgjidhshëm si problem jetësor e kombëtar? Po nëse, nuk mundesh, bëja si thash dikund, del sikur nga shtëpia e kallur - shpëto çka të mundësh, e çfarë digjet, digjet humbet...! Prore, për një gjë të dhimbshme vendoset, kur ke dhëmbje, e jo kur dhëmja është shëruar disi! I sëndoshi nuk ia din, të sëmurit, as i ngopuri - të uriturit!

Emri shqiptar është emri i të gjithë shqiptarëve në Atdhe e Tretdhe, nuk është si pronë e asnjë treve a shteti tëvjetër a të ri - ky emër nuk u dha krejt pa qëllim, e vlerë, por kishte diçka në psikofiziken e të parve tanë, që justifikon, vërteton emrin shqiptar, qe nga Leka, Pirro e guximi i arbanasit illirian, që kishte prore mendjemprehtësinë, diturinë, drejtësinë e guximin, si në beteja, meidane, poashtu edhe në strategjitë politike e ushtarake, ku themeluan personalitetet shqiptare historike, disa shtete e qeveri të botës antike e të sotme,deri edhe mbretëri e perandori botërore! Po sot nuk i njohim kthjelltë, kjartë, nga tymi e flaka e hiri i zjarreve historike tëluftërave masive shkatrruese në përmasa botërore! Kanëmbetë skelete figurash, të pandriçuara, e sikur nëpër terr, errsirë i shohim pakëz hijalla historike! tash, një gjegje shëruese për disa shqiptarë: po na nuk kemi tretur, nuk humbem ma shumë se paraardhësit tanë, nuk paskemi shkuar aq larg, bile jo sa shkuan paraardhësit tanë - ka shqiptarë edhe në Himalaje, Afrikë e Argjentinë, Arktik e Antarktik e Alaskë! Po, mund ta justifikosh diç, por kujtoji kohërat e shkuara, tretje e përjetshme, e dhunshme, kushtet, rrethanat, kur një letër duhej të udhëtonte me 3-4 muaj, deri tek caku adresa - e sot në sekonda lidhesh me gjith botën shqiptare! Nëse atëbotëishte jeta 100 vjet - sot është 1000 vjet, kur analizon shpejtësinë e veprimin e komunikimit e takimit, e veprimit konkret!

Koha e përshtatshme është kur ti vendosë, me një plan konkret me zgjidhje të pashmangshme!

Prore, sa herë dua, hajt t'i shkruaj dy fjalë e mos të zgjatëm - shkrova ma së gjati... pokështu është edhe me ruajtjen e Shqipes, sikur një vetmashtrim, kur e mashtron vetveten - por jo edhe ta shkatrrosh vetveten!!!

(20.10.08)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty
MesazhTitulli: Re: Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë   Ruajtja e gjuhës shqipe në  mërgim një  sfidë  e  vërtetë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim një sfidë e vërtetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"...
» Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
» Vrasjet dhe kidnapimet në mërgim
» QOFSH I MALLKUAR MËRGIM I FERRIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: