Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"... Empty
MesazhTitulli: Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"...   Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"... EmptyMon Feb 27, 2012 8:47 pm


Përvjetori i botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe” më 1897 në Stamboll

Sipas Radio Vatikanit, Duke shfletuar kalendarin historik, më 27 shkurt kujtojmë përvjetorin e botimit në Stamboll të "Alfabetares së gjuhës shqipe" më 27 shkurt 1897. Për ta kuptuar rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori.
Kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke e, pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turk-arab. Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar.
Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar. Prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll "Alfabetarja e gjuhës shqipe". Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan "Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip", shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.
Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare. Në gjirin e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine. Është alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite gjithë ata, të cilët shkruajnë shqip.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
» Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!
» Maqedoni miraton perdorimin zyrtar te gjuhes Shqipe
» GJENDJA DHE PERSPEKTIVA E GJUHËS SHQIPE NË PERIUDHËN POSTGLO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: