Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:05 pm

Fitore Bunjaku
Fitore Bunjaku
Fitore Beka Bunjaku është e lindur më 02.10.1990, në Dardanë (ish Kamenicë) në kohën kur Kosovës (nga Serbia) iu muar çdo e drejtë për të ekzistuar në plëngun e vet. Që nga dita kur Fitorja filloi të flasë, për fat të keq, dëgjoi fjalët robëri, vuajtje, skamje, vaje, lot e fjalë tjera që fëmijën e pengojnë në rritën e vet të mbarë e pa brenga. Përkundrazi Fitorja që kur ishte në klasën e parë të fillores, tregoi zgjuarsi dhe shkathtësi të veçanta nga ato që kishin shokët dhe shoqet e saja. Që nga kjo kohë Fitorja e kuptoi se ajo kohë duhej të ndryshonte. Për t’i ndihmuar kësaj, me shokët dhe shoqet e veta përgatiti programe shkollore bashkë me mësuesin e vet, ku recitoi vjersha me përmbajtje patriotike, me të cilat e luftoi shpirtërisht gjendjen e padurueshme të robërisë. Prej atëherë Fitorja nuk i është shmangur kësaj rruge. Ka marrë pjesë në të gjitha manifestimet kulturore komunale në të cilat ka aktruar edhe recituar.
Përveç pjesëmarrjes nëpër aktivitete, ka shkruar vjersha, të cilat iu kanë shpërblyer në konkurset letrare, me vende të para.
Libri “Ju flas me zemër” është shpalimi i parë artistik i përmbledhur në libër.
Jeton dhe vepron në Dardanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:07 pm

FOTOGRAFIA

Babë e nënë
Shumë i dua,
Me emrin FITORE
Më kanë pagëzuar.

Më shihni, e bukur jam
Si kam qenë e vogël
Fotografi nuk kam.

S’isha dembele për asgjë
Se fotografitë e mia
I kisha grisur një nga një.

E vogël kur isha
Po nuk e di sa
Nëna më thonë
-Sa shumë ke qa’.

Tani në këtë moshë
Kam shumë fotografi,
Nuk e di a jam e bukur
Sikur isha fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:07 pm

PRINDËRIT MË KANË MËSUAR

Babi mua
Më ka mësuar
Edhe mami
Më ka udhëzuar.

Duaje motrën
Edhe vëllain,
Duaje nënën
Edhe babanë.

Duaje mësuesin
Edhe librin,
Bëhu e mirë
Mëso për atdhe
-Se atë
E kemi fole.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:07 pm

VEÇ LUM…

Babë e nënë
I dëgjon,
Fjalët e tyre
Lart i çmon.

Sjellje të mira
Në shkollë bën,
Mësues e nxënës
I respekton.

Po në gënjeshtër
S’e gjen dot,
Goja “lum”
Për Drilonin thotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:08 pm

.

FSHATI I GJYSHIT

Ku ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin,
Ku blegëron bagëtia,
Ku vringëllon kosa në livadh,
Ku ka shumë lindje fëmijësh,
Ku është lëvruar ara,
Ku është hedhur fara,
Ku lind dielli më i ngrohtë,
Aty ku ka ujë të ftohtë,
-Atje ka lindur gjyshi im,
Edhe babi që i fali gëzim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:08 pm

.

FËMIJËT E DARDANËS

Lindi dielli e perëndoi hëna
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara
Po aq shumë të përmalluara.

Në DARDANË pikon shi
Të hendikepuar ka shumë fëmijë
Është DONJETA, ARIANITI,
BESA edhe SHPRESA
Këta fëmijë
Kanë nevojë për lumturi .

Prindërit e tyre
Punojnë ditë e natë
Që ata t’i gëzojnë
Me nga një dhuratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:09 pm

E PYETA GJYSHEN

E pyeta gjyshen
- Kur vjen daja
Nga Gjermania?
-Biri im
Kur të piqet qershia.

Erdhi qershori
U poq qershia
Prapë s’erdh daja
Nga Gjermania.

E pyeta gjyshen
- Pse nuk erdhi daja
Nga Gjermania?

Vjen o bir i gjyshes
Kur të hiqet Serbia
-Kur t’ hiqet Serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:09 pm

ZONJA DRENUSHË

Ka veshur fustan
Zonja Drenushë,
I përngjan fluturës
Që fluturon në fushë.

Sa bukur qesh
Zonja Drenushë,
Sa shumë i përngjan
Lulëkuqes në fushë.

Sa shumë punon
Zonja Drenushë,
I përngjan bletës
Që zukat në fushë.

Sa bukur këndon
Zonja Drenushë,
I ngjan zogut
Që cicëron në fushë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:10 pm

JEMI DY SHOQE

Jemi dy shoqe
Luajmë e këndojmë,
Mësimet dhe detyrat
Kurrë nuk i harrojmë.

Vjen koha e mësimit
Në shkollë për të shkuar
Me detyra të kryera
Mësuesin duhet gëzuar.

E kur të kthehemi në shtëpi
Me pesa në fletore,
I gëzojmë dhe prindërit
-Kështu vazhdojmë prore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:10 pm

O MOJ FLUTUR

O moj flutur
Bukuroshe
Më shëmbëllen
Në timen shoqe
Pse s’ më pyet
Moj dallëndyshe,
Pse e kam zemrën
Të ndarë në dyshe!

Pse moj flutur
Aq shpejt fluturon
Mos vallë
Shoqen time kërkon!

Atëherë flutur
- Fluturo
Kthehu shpejtë
E më trego!

Më thuaj shoqen
Ty ta gjeta,
Të gëzohem një herë
Unë e shkreta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:11 pm

SHKRIMTARI

Kur ti fle
Zgjuar është ai njeri,
Frymëzimet
Një pas një
-Shkruan poezi.

Natë e ditë mbi libër rri
Ndalet pushon nganjëherë,
Frymëzimi kur i vjen
Shkruan përsëri.

Shkruan ai njeri
Kur hyn e kur del
Me figura
Krijon model.

Për të një ditë
Është si një orë,
Gjithnjë duke shkruar
Veç me laps në dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:11 pm

SHKOLLA

Shkolla është dritë e dituri
Shtëpi e dashur për çdo fëmijë,
Për në shkollë - herët e me nxitim
Vrapojnë nxënësit për mësim.

Në shkollë mësojmë shkrim-lexim
-Diturinë e qesim në log,
Shkojmë përpara me nxitim
Herë në këmbë e herë si zog.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:12 pm

NXËNËSIT

Ne nxënës jemi
Si yjet në qiell,
Xixëllonja natën
Ditën diell.

Ne nxënës jemi
Çantat me gëzim
Pesat nëpër fletore
Shpërndajnë shkëlqim.

Ne nxënës jemi
Bukuri e jetës,
Vulë e gëzimit
Formulë e së vërtetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:13 pm

DJALI DHE ZOGU

Në degë druri
Zogu qëndron
Djalëkeqi
Me gurë qëllon.

Zogu lotin s’e ndal dot
Disa fjalë ia thotë,
- Hodhe gur për dritare
Ç’të bëra unë
Që më vrave...

Me sjelljet tua
S’je i mirë,
Prej teje unë
Nuk jam i lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:14 pm

FUSTANI

Sa e bukur është Natyra
Si shoqja ime Mrika,
Të veshura si pranvera
Fustanin me pika.

- Fustanin me pika
Ku e ke blerë moj Donikë,
Ah Donikë sa të dua
A ma gjen dhe një mua?

Ma fali Donika
Fustanin livadh,
Desha që ta veshi
Po ishte shumë i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:14 pm

.

RINIA

E ëmbël është jeta
Posaçërisht rinia
Do të ishte pa vlerë
Po të mos ishte liria.

Rinia duhet të punojë
Më shumë të mësojë
Të bëhet dritë në errësirë
Përpara të na çojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:15 pm

.

LULE

Lule je e ngjashme
Me nënën time,
Se kur të shoh ty
Si nëna me fal gëzime.

Lule je e ngjashme
Edhe me time motër,
Si ajo më falë freski
Në timen votër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:15 pm

MOS KE FRIKË

Zog i bukur
Mirë të vërej
Pse vështron
Andej - këndej?

Mos ke frikë
Për folenë,
U prish e vjetra
Ndreqim të renë.

I yti është
I tërë bliri
Ta fal ty
-O zog më i miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:15 pm

PRANVERA

Fushat dhe malet
Plot gjelbërim,
Hedhin valle fëmijët
Sa shumë kanë gëzim.

Me ngrohtësi
Fryn era,
Natyra me lule
-Deri te dera.

Si fëmijët në djep
Rritet edhe bima.
Në livadhe e ara
Bie shi me vetëtima
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON EmptyWed Oct 01, 2008 8:16 pm

E KAM NJË MOTËR

(Flora Brovinës)

E kam një motër
Nga Prishtina
I ngjanë drenushës
-Flora Brovina
Të pashë një natë
Në televizor
Të përqafova fort
Dhe të thashë:
Poezi të shkruaj,
Këngë të këndoj
Motra ime e dashur
Kurrë nuk do të harroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON   FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FITORE BUNJAKU-NJË POETE QË PREMTON
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» POETI YNË NEBIH BUNJAKU
» OSMAN MUSTAFË BUNJAKU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: