|
| OSMAN MUSTAFË BUNJAKU | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: OSMAN MUSTAFË BUNJAKU Sun May 03, 2009 10:53 pm | |
| Familja Bunjaku e Samadrexhës në gjysmën e pare të shekullit XX ishte njëra ndër familjet më të njohura atdhetare dhe të përkushtuara në luftë kundër robërisë sllave.
Invadimi serb në Kosovë që filloi qysh në vitin 1912, bëri që liridashësit e Kosovës të rrëmbejnë armët dhe ruajnë aq sa mund të ruhej në kohën kur barbaria serbe bënte çmos për ta zhdukur elementin shqiptar sipas devizës: Vrit, likuido, prej 7 deri në 70 vjet!
I ndodhur përballë rrezikut, Mustafë Bunjaku dhe katër familje të kushërinjve, në vitin 1924 shpërngulen nga Samadrexha e Vushtrrisë në drejtiim të Stambollit. Autoritetet turke I vendosin në një fshat të Anadollit në Turqi. Mustafë Bunjaku, qysh në vitin e parë të ngulimit në dhe të huaj, vret dy turq. Tragjedia kishte ndodhur në qastin kur Mustafa po ujiste atë pak tokë që ia kishte dhënë pushteti, me qëllim për të siguruar bukën për familjen e madhe. Nderkohë dy ia ndalojnë ujin dhe fillon përleshja. Në vetëmbrojtje, në pronën e tij, Mustafa I vret të dy turqit. Regjimi I asaj kohe e prangon. Edhe pse vepra ishte kryer në vetëmbrojtje, Mustafën e dënojnë dy vjet burg.
Mirëpo për shkak të vrasjes së dy turqve vendës, ishte shtuar presioni i tyre kundër kësaj familje arnautësh nga Kosova, sikur trajtoheshin të shpërngulurit shqiptarë. Pas një vit qëndrimi, katër familjet e kushërinjve, largohen nga Turqia dhe vendosen në Fier të Shqipërisë. Familja e tij kishte mbetur me qëllim të priste derisa të lirohej Mustafa nga burgu. Vetëm një muaj pas lirimit nga burgu Mustafa vdes. E varrosin në Anadoll, ndërsa bijtë e tij së bashku me të ëmën, Gjylijen, dhe motrën largohen në Anadolli. Edhe këta vendosen në Fier, te kushërinjte. Vëllezërit Xhema, Osmani dhe Rexhepi, bijtë e Mustafë Bunjakut jetojnë në Fier të Shqipërisë, prej vitit 1925 deri në vitin 1941.
Osman Mustafë Bunjaku martohet me Feriden nga Gjilani Ai pati dy bij, Mustafën, Abitin, dhe bijen Fatime.
Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Osmani dhe Shabani gjenden në radhët e luftëtarëve që kishin kundërshtuar robërinë e atdheut.
Me rastin e kapitullimit të mbretërisë jugosllave në prill të vitit 1941, Osman Bunjaku së bashku me bijtë dhe bijen si dhe familja e Shaban Bunjakut kthehen në Kosovë. Shabani ishte kthyer më herët dhe kishte vënë kontakte me Shqiptarët liridashës. Ata vendosën në pronat e të parëve, në fshatin Samadrexhë, nga ku ishin shpërngulur detyrimisht nga okupatori serb, 17 vjet më pare. Osman Bunjaku gjatë qëndrimit shumëvjeqar në Shqipëri kishte kryer shkollën fillore dhe ishte aftësuar në çeshtje të sigurimit. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: OSMAN MUSTAFË BUNJAKU Sun May 03, 2009 10:55 pm | |
| Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944 Osman Bunjaku ka qenë Komandant I Xhandarmërisë në Vushtrri dhe në Besianë, ish-Podujevë. Shquhet për discipline, korrektsi dhe guxim. Shum shpejt vendos lidhje me kreun nacionalist të Kosovës dhe vepron në drejtim të forcimit të pikave kufitare me Serbin dhe Bullgarin.
[size=21]Në periudhën kohore prej vitit 1941 deri në vitin 1944 Osman Bunjaku së bashku me Kushëririn Shaban Bunjaku ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve Shqiptare. Aso kohe ka bashkëvepruar me Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçicën, Sherif Tërstenën, Rahman Selacin, Hashim Bashollin, Hajriz Klinakun, e të tjerë. Kishte Lidhje miqësore edhe me Mehmet Gradicën e Drenicës, të cilin e kishte dhendërr, Shaban Kastratin e Polluzhës, Ajet Gjelin e Qirezit, Hajdin Haxhiun e Drenasit ish-Gllogovcit, e të tjerë. [/size]
Në dimër të vitit 1945, Osman Bunjaku, ishte officer I xhandarmërisë. Poashtu njihej edhe si nacionalist i përbetuar. Bisedon me Shaban Polluzhën në Besianë-Podujevë, duke kërkuar nga ai që të dezertoj nga radhët partizane të Fadil Hoxhës. Shaban Polluzha, I cili kishte informacione se disa njësi çetnike kishin depërtuar kolloshinin dhe kishin filluar të pushkatonin gra e fëmi Shqiptare, së bashku me 700 Shqiptarë të Zgjedhur, shumica e tyre oficerë dhe luftëtarë të dalluar, nuk pranojnë të shkojnë në Serbi dhe në Srem por Kthehen për të organizuar rezistencën në Drenicë. Prej ditës së kthimit deri në rrënien heroike të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, Osman Bunjaku dhe Shaban Bunjaku ndodhen në formacionet e rezistencës në luftën kundër depërtimit të forcave pushtuese Jugosllave.
Me rastin e rrënies në alltarin e atdheut të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës më 21.02.1945, Osman dhe Shaban Bunjaku me disa luftëtarë largohen nga drenica dhe vendosen ne Malet e Shalës, ku asokohe kishin konsoliduar radhët Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Rahman Selaci e të tjere.
Gjatë vitit 1945, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku dhe bashkeluftëtarët e tyre kanë zhvilluar dhjetëra aksione të fuqishme kundër forcave partizane Jugosllave. Ata me shumë sukses kanë care rrethimet e shumta, duke qenë se ishin luftëtarë të përkushtuar për Lirimin e Kosovës dhe Bashkimin e saj me Shqipërinë. Kreu I luftës Osman Bunjakun e kishte caktuar Komandant të rrethit të Vushtrrisë. Në Pranverë të vitit 1945 Osman Bunjaku ndodhej në kullën e tij në Samadrexhë, kur rrethohet papritmas nga bandat partizane. Ndodhej I rethuar së bashku me Shahin Gërdovcin, Dush Akrashticën, Ukë Majancin dhe dy luftëtarë të Shahin Gërdovcit. Derisa motra e Osmanit, e cila ju kishte dërguar bukën të bëhej gati të dilte nga shtëpija partizanët serb vrasin motrën e Osmanit dhe fillojnë Luftimet ballë për ballë. Edhe pse Osmani ndodhej vetëm me pesë bashkëluftëtarë, arrin të shperthej rrethimin duke I shkaktuar humbje në njerëz forcave armike. Një Aksion I ngjajshem ishte zhvilluar edhe më 7 maj 1945, derisa Osmani me njësitë e tij kishte edhe oficerin gjerman të quajtur Fred. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: OSMAN MUSTAFË BUNJAKU Sun May 03, 2009 10:56 pm | |
| Me 18 maj ishte zhvilluar një betejë tjeter ne mes të forcave partizane Jugosllave dhe çetës së Shaban Bunjakut. Beteja që zhvilluar ne një luginë në mes të Samadrexhës dhe Zagorit. Luftëtarët e Shaban Bunjakut: Rexhep Gjeli, Shahin Gërdovci e të tjerë kishin çarë rrethimin duke iu shkaktuar humbje forcave armike Jugosllave. Atë ditë Osman Bunjaku ndodhej në Popovë së bashku me nipin e tij Hajriz Klinakun dhe Bislim Popovën.
Me 20 Korrik të vitit 1945, Osman Bunjaku me togën e tij ndodhet I rrethuar në afërsi të fshatit Lupç. Një javë më vonë, më 27 Korrik 1945 një përleshje e ashpërr e zhvilluar në mes Sllakocit dhe Kunevikut.
Me 4 Gusht të vitit 1945 forcat ushtarake Jugosllave rrethuan togën e Osman Bunjakut, në mes të Cecelisë dhe Zagorit. Atë dit rrethimin e kanë çarë Dush Akrashtica dhe Nebi Zasella.
Më 7 Nëntor të po atij viti toga e pamposhtur e luftëtarëve të Osman dhe Shaban Bunjakut ndodhet në vendin e quajtur Gradinë. Atë ditë luftojnë trimërisht dhe Lahi Cecelija.
Dimrin e vitit 1945/1946, Osman Bunjaku me bashkëluftëtarët e ka kaluar në vendin e quajtur Kroi Hajdukut, ku ishin sajuar paraprakisht dy bunkerë të fortifikuar mire. Asokohe së bashku me Osman Bunjakun ndodhej kusheriri I tij I pandashëm dhe njëri ndër luftëtarët më të pakompromis kundër forcave pushtuese jugosllave, Shaban Bunjaku, pastaj trimat e mirënjohur si Lah Cecelia, Hajriz Klinaku, Nebih Zasella, Rrahim Isa, Bahtri Kamberi, Avdyl Ymeri etj. Një fortifikatë tjetër ishte sajuar edhe afër një mulliri në malet e fshatit Lupç. Kjo pjesë e të dhënave është interpretuar nga procesverbali I gjykatës së qarkut në Prishtinë, në mar të vitit 1947. Materiali është publikuar në gjuhën serbe në librin e Dr. Islam Dobrës, Lufta e Drenicës 1941-1945, prej faqes 396 deri në faqen 401.
Dimri i vitit 1945 – 1946, Osman Bunjaku me trimat e tij e kalon në malet e Llapit e të Shalës, ai mbante lidhje komunikimi edhe me Jetulla Zabelin nga Rrezalla, Hilmi Zariqi nga Bainca, Azem Jashanicën nga Bellaqefci, Ajet Gërguri, Gjon Serreçin, Kadri Bebën Rabarin e shumë nacionalistë të tjerë.
Me 24 korrik 1946 së bashku me dhjetëra luftëtarë të dalluar e të sprovuar nëpër beteja depërton në malet e Blinajës.
Për këtë qëllim me 25 korrik 1946 u thirr Kongresi i pestë I kësaj Lëvizje I njohur si Kongresi I Lipovicës.
Shtabi I Zonës II për vend, ku do të mbahej Kongresi e caktoi lëndinën “Te vorri I Hoxhës”, në Lipovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmirë dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lansua propaganda se Konfgresi do të mbahet në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamed Pirraku, Mulla Idrizi dhe mbrojtja kombëtare…1941-1951, Prishtinë 1995, faqe 346). | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: OSMAN MUSTAFË BUNJAKU Sun May 03, 2009 10:56 pm | |
| Në kohën kurr kishin arritur edhe delegatët e fundit, Jetulla Zabeli nga Rrezalla, Hilmi Zariqi nga Brainca Qendrore dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrisë, ekspozojnë para kreut të Kongresit një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu I Deçanit, I cili ishte rekrutuar në detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve duke mbajtur lidhje direkte me shefin të OZN-së për Kosovë (e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e tij.
Lidhur me abulimin dhe denocnimin e këtij spiuni të OZN-së, Ajet Gërguri në deponimet e tij para drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit I kemi dërguar një letër professor Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e kanë takuar. Vëllai I Shaqirit I është përgjegjur korrierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-ën e Prizrenit për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente arkivore të partisë Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë 2001, faqe 251). Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit, për shkak të rrethanave të gjithnjë e m,ë të rrezikshme kreu atdhetarë në përbërje Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largohej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërshtuar Osman Bunjaku, Jetulla Rezalla, Sali Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. I mllefosur mëdyshjen e kreut nacionalist, Osman Bunjaku kishte deklaruar: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi ju kasha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar (Vep. e citatit faqe 236). | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: OSMAN MUSTAFË BUNJAKU | |
| |
| | | | OSMAN MUSTAFË BUNJAKU | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |