Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptySat Jun 18, 2011 12:48 am

PROFILE

PIKTORJA POETE, NJË BINOM INTERESANT, QË ME AFTËSI TË VEÇANTË NGJYRON DHE NATYRA ÇUDITET ME NATYRËN E SAJ PIKTURORE, TË GJALLË, TË NDRITSHME, TË SHËNDETSHME DHE ZILIA E MIRË I MBULON FIZIONOMITË E TYRE…NË NJË KONKURRIM TË DENJË DHE AKTIV…
E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…



“PEIZAZHI DHE LIRIKA”
MBRESIME LIRIKO-HISTORIKE

KUMTESE

nga Flutura Maçi LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

MBAJTUR GJATE SIMPOZIUMIT TE KATËRT NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” LIRIZMI NË LETËRSI DHE ARTE” 16. O4.2011 UNIVERSITETI “VITRINA” TIRANË
Gjinia e peizazhit e ka “Brenda” liriken.Të lejon të interpretosh edhe kur objekti është i pasur me arkitekturë. Kur piktori del në natyre, ai ndien vetvetiu një çlirim, frymëmerr thelle dhe si bën gati materialet peneluese, fillon me “poezi” të hedhë ngjyrat e para. Ato fillojnë të plotësojnë njëra - tjetrën, të harmonizohen, derisa peizazhi merr formën përfundimtare. Kësaj gjinie të rëndësishme të artit figurativ, nuk i ka anashkaluar asnjë piktor. Njeriu është bir i natyrës e kësisoj nuk mund të jetë indiferent ndaj saj. Përpara bukurive të jashtzakonshme të mëmës natyrë, të gjithë bëhen artistë, piktorë. Çdokush mendon ta hedhë përjetimin e veçantë diku, në formë ditari, poezie, prozë,pikturë etj. Më ka rastisur të më thonë shpesh:” Të kemi kujtuar, kur ishim këtu, atje, qoftë duke parë një perëndim dielli, pemë të bukura ngjyrë trëndafili, lule shumëngjyrëshe etj. Më kujtojnë mua, piktoren, duke më barazuar me personin që do t’ u mundësonte hedhjen e ndjenjes së tyre nëpërmjet ngjyrave në telajo, në përjetësi. Unë në studion time kam plot peizazhe të “vjetra” e të reja, i qëndroj besnike kësaj gjinie të artit figurative, e cila gjallon me lirikën e saj plot ngjyrime….Aty nuk dallohen vetëm pemë e lumenj, dete e liqene, por edhe kështjella të lashta e monumete të tjera të vjetra shqiptare, një histori peizazhi lirik. Po bëj një lidhje direkte, apo ilustrim penelativ me këte rast me pershkrimin e perjetimeve të mia lirike gjatë realizimit të tablos “Kalaja e Borshit”. E marr si nje shembull simbol të origjinës sime borshiote dhe njërit prej perjetimeve me pikante gjatë realizimit të një vepre marramendëse në kontekstin bukuror , historik dhe përçurësjellës…:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptySat Jun 18, 2011 12:49 am

“Kalaja e Borshit”…
Eshtë një tablo e pikturuar me 2 seanca. I perket vitit 1988, vit, kur me gjithë origjinën time borshiote, vizitova fshatin e bukur Borsh, për herë të parë. Mbresat ishin aq të fuqishme, sa m’u deshën më pas 6 muaj, për t’ u riambientuar me të zakonshmen e jetës së Tiranës, ku kisha lindur, isha rritur e shkolluar si piktore në degën pikturë monumentale. Bregdeti shtrihej madhështor, malet po ashtu e kupola qiellore mes tyre e rriste këtë madhështi. Këto të gjitha më madhështuan dhe mua e pikturova bukur andej .Fuqia e natyrës ndihej sidomos natën, kur zhaurima e detit, errësira, qielli me hënë e yje, e benin të papërfillshme çdo ndjesi tjetër. Ndonjëhere kisha frikë dhe mezi prisja të agonte…Në një nga këto mëngjese, pa zbardhur dita akoma, u nisëm me shoqeruesen e përhershme të rrugës artistike, mamane time, të pikturoja “Kalanë e Borshit”.Qe një ndërtim që ngrihej mes maleve në një pikë strategjike të jashtzakonshme, nga ku dukej si në pëllëmbë të dorës gjithe fusha e Borshit me detin në horizont. Ecëm shumë nëpër monopate, ku herë- herë kalonin vetëm dhitë. Gjithë rrugën na shoqëroi një qen i zi, të cilin e kam fiksuar edhe në tablo… Kur rrezet e para të diellit po konturonin siluetat e bukura të kalasë, fillova punën. Qe gusht dhe më vonë do të fillonte vapa, prandaj mamaja nisi të ngrinte një mur përbri meje, me gurë të mëdhenj që ishin rrotull. Në fund i vuri sipër degë me gjethe të thara për të më bërë hije të mjaftueshme. Mua kjo zhurmë e punës së saj, më kujtonte ndoshta sklleverit, që kishin ndërtuar kalanë, pra me çonte në një kohë tjetër. Unë po e ndërtoja kalanë me penel e ngjyra. Si mbaroi punë e u lodh, ajo u shtri rrëze murit të saj e fjeti. Befas filloi të fryjë një erë e madhe dhe gurët filluan të lëvizin. Njeri e preku në kokë dhe ajo u zgjua e trëmbur dhe e vrarë… Unë u tmerrova! Isha gati të hidhesha në humnerë, po t’ i ndodhte gjë asaj! Per fat erdhën disa fëmijë të vegjël dhe i dërgova urgjent të merrnin ujë në shtëpitë e tyre afër kalasë. Më pas vajtëm për një kafe në njërën prej atyre shtëpive mikpritëse të Borshit të vjetër, ku kanë banuar dikur paraardhesit e mi. Dikur u kthyem në banesën me qera buzë detit Jon. Kaluan 2-3 ditë dhe një mbremje mamaja më thote: ”Nesër do të çohemi herët që të vemi të mbarosh pikturën e kalasë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptySat Jun 18, 2011 12:49 am

“Si të shkon ndër mend të vemi atje prapë, pas asaj që të ndodhi?”-i thashë e çuditur dhe e trembur.
“Epo, duhet mbaruar puna!”-më tha ajo.
U ngritëm herët në mëngjes dhe u nisëm… Siluetat e kalasë filluan të përvijoheshin nga rrezet e para të diellit, që po dilte mbi mal. Seanca e dyte e kësaj pikture ishte me përgjegjësi të madhe. Sakrifica donte një shperblim. Shpërblimi ishte: Kryevepra me titull “KALAJA E BORSHIT”!
Tiranë, prill 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:07 pm

LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Plotëfigurim… dhe risi

Dymbëdhjetë kanatat e dritares penelatuese të Flutura Maçit LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Libri “Luvri im”
Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA


NË KUADRIN E DITËS SË PREZANTIMIT TË NESËRMTË KËTIJ LIBRI NË TIRANË

1. Hyrësi

Një ndjesim i graduar në një shkallim sipëror… Një rrëfimtari aristokratik në një plan ndjesish nëpërmjejt një stilizmi origjinal. Në librin me një titull shumëdomethënës dhe sinjifikativ “Luvri im” të autores Flutura Reshat Maçi shpaloset me një bukurim estetik, dinamik, çiltërsi, finesë, humanizëm, dashuri dhe dashurizëm, etikë, moralitet, penelim në fuqi të dytë bota e nje artisteje shumëplanshe dhe sidomos e nje piktore-poete, pra e një binomi artistik marrarendës dhe marramendës konturor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:07 pm

2.Zjarrmimi i një bote feminile hapësirëgjerë

Duke shfletuar dhe duke u ndalur në këtë kalendar ”shkrimor” s’ke si të mos vësh re pulsimet, vibrimet, tentimet e bukuruara, qasjet dhe përqasjet, praninë dhe kënaqësinë njerëzore, adhurimin e të qenurit “njeri”e “femër”, kendvështrimet me objekt dhe sy vëzhgues profesional,, ndjesitë e një bote të guximtë dhe hapësirëgjerë, që pushton dinamikisht dhe penelatisht hapësira shpirtërore dhe natyrore. S’ka si të mos vërejë një shikim lexues kritik një pasuri të patundshme dhe të paluajtëshme kreative… Të gjitha këto komponentë aktivë zjarrmojnë në një botë feminile kërkuese, moderatore, plot frymëmarrësi që jep leksionim ëmbëlsor dhe mesazhe të panumërta te ata që marrin në dorë këtë “Luvër” dhe luvrojnë në një shpirt qiellor, të mbushur me lulime plot jetë dhe afreske perëndore të shfaqura me urdhra Zotash…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:07 pm

3. Lajmotivi gëtian në një shtysë origjinale…

Referimi nismor apo fillesa mëngjesore e kësaj “DITE” jetësore të Flutura Maçit sinjalizon në korsi me një domëthënësi gëtiane: “Kini ndjenjën, pasionin, zjarrin! Kjo është e gjitha!... Edhe çmenduria? Duhet shumë një çikë”.
Përzgjedhja e këtij lajmotivimi përshkron bukurisht dhe jep shtysë në rrëfenjën aristokratike të autores, prodhuese apo organ i lindur vetëm për të rrëfyer ndjeshëm me arsye të lartë dhe të penelojë me shumë aftësim…
Kjo është një çmenduri e mitrë që do ta kishin zili dhe krijuesit më të mëdhenj!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:07 pm

4. Këndvështrimi i syrit “Flutur”

Në këtë libër dita gjithmonë është e aguar, e ndriçuar me dlirësi të pafundme, me ushqim shpirtëror të pamatë , me sinqeritet ekstrem, me aftësi kundruese sipërore, në zbulesën e më të imtës, imcakes…në dallesën e kryemadhështisë dhe në “dhënien e gjakimit për të lëvizur në arterie shkrimi vrullshëm që aorta e mendimit të funksionojë me ritëm të plotuar …
Evidente janë ngjasi që të nguliten në kujtesë: performimi i trajtesës së ngjasive të ngulitura, sikundër është ajo e dëftesës vlerësues të klasës së parë, e cila jep mesazh interesant dhe prekës, ngulitës..
Pëlqesa librore e trajtuar nga syri “Flutur” ngulit një dëshirim të një krijese që hap e rihap porta mençurore.. Fjalëartat e përdorura nga Margarite Duras për aktin e të shkruarit: “Të shkruash duhet guxim për të hapur derën e frikshme të vetvetes, kur të gjithëve u pëlqen të largohen nga kjo jetë, duke lënë pas të mbyllur një herë e përgjithmonë derën e frikës ,derën e vetvetes…” janë shkëlqimtare dhe udhërrëfyese…
5.Ambicioziteti arritësi i qëllimit
Me shumë elegancë rrëfehet me çiltëritet dhe figurativisht pëlqesa dhe drejtimi që do të marrë protagonistja, në një startin arti jo tëzakontë: pikturim… Një sinjal sinjifikativ për t’u nisur në një preludim të pazakontë, por mbushur me shpresime dhe vullnetizëm të pashoq.. Pahizmi dhe ekzistenca e asaj qe po të dojë del e para, merr pozicionime të hatashme dhe ambicioze…
Një nisje e bukur dhe një dalje te pasioni dhe talenti… Përvijime, lartime, cekja emëdrrës në Akademinë e Artevetë Bukura; përfundime shkollimi dhe përfundesa në departamentin e dekorit të Tv…Pasione, përkushtim, arritje, spikatje…kjo periudhe aktive e Fluturës krahëengjellore dhe mendimtare përrallore, duarartës peneliane…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:10 pm

6.Ekspozita e parë

Endrra e mirë hap portat, transformacion memorior… Ekspozita e parë në muret e shtëpisë atërore dhe shenimi i një hapjeje që duhet të mbahet mend: Ekspozita e parë personale pikturore në Shqipëri! Mban pra emrin e Flutura Maçit.. Viti 1991… Historia shënon në kujtesën e saj, o njerëz të Artit!.. …
Vijon përkushtimi, përsiatjet, përvijimi, pikturimi në “sfondin krijues” vetiak dhe të lirë profesionist..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:10 pm

7.Dritimi shkrimor i ditës…

Në këtë “roman” i shkruar me një metodë krejt origjinale bëhet fjalë për dritimin shkrimor të ditës, për faqen e parë të kujtesës së shkruar: Ditarin vetiak, ditarin unik, siç përkufizon autorja … Dhe ky ditar shpaloset me kitarën,kalanë e Borshit, pikturimet e tjera, diagramat e pikturimit, ngjitjen në tëë përpjetat e pikturimit dhe të plotëformimit artistik, përvijimet në rrugë të mundimshme të njohjes, ku zë vend Sfilimi Nr.1 i familjes Maçi, një familje me konturime të plota artistike e quajtur “Metriada” dhe publikimi i saj…në median e shkruar dhe elektronike.. Protagonistët nisin përvijimin dhe njohen globiane…
Në këtë ”roman” jetësor të prejardhur nga ditari unik shpalosen marset e bukura, rrugëtimet me profil, protagonistët pritës, kafetë dhe intervistat, motivet me prezencë diellore, protagonist madhorë të Artit botëror skluptori i madh francez August Roden dhe linja dashurore Kamil Klodel, Diego Ribera, piktori i madh meksikan dhe Frida Kahlo, shembëllimi dashuror I fortësisë i dy të rinjve moskovitë Natalia Gonçarova dhe Mihail Larioniov, të cilët dhanë kontribut në rinovimin e artit rus…duke krijuar më pas Raxhizmin, lëvizjen e avagardës ruse’ impresionistët Van Gogh, Gogen, Gustave Courbet, Renoir, Leonardo Davinçi, apo stilistët e famshëm: Victoria’s Secret, Isak Mizrahi, Polo Dona Karan, Nine Ëest, Klein.. apo shkrimtarin amerikan Irving Stoun,i cili flet për jetën dhe krijimtarinë e Vicent van Gogut…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:12 pm

7.Dritimi shkrimor i ditës…

Në këtë “roman” i shkruar me një metodë krejt origjinale bëhet fjalë për dritimin shkrimor të ditës, për faqen e parë të kujtesës së shkruar: Ditarin vetiak, ditarin unik, siç përkufizon autorja … Dhe ky ditar shpaloset me kitarën,kalanë e Borshit, pikturimet e tjera, diagramat e pikturimit, ngjitjen në tëë përpjetat e pikturimit dhe të plotëformimit artistik, përvijimet në rrugë të mundimshme të njohjes, ku zë vend Sfilimi Nr.1 i familjes Maçi, një familje me konturime të plota artistike e quajtur “Metriada” dhe publikimi i saj…në median e shkruar dhe elektronike.. Protagonistët nisin përvijimin dhe njohen globiane…
Në këtë ”roman” jetësor të prejardhur nga ditari unik shpalosen marset e bukura, rrugëtimet me profil, protagonistët pritës, kafetë dhe intervistat, motivet me prezencë diellore, protagonist madhorë të Artit botëror skluptori i madh francez August Roden dhe linja dashurore Kamil Klodel, Diego Ribera, piktori i madh meksikan dhe Frida Kahlo, shembëllimi dashuror I fortësisë i dy të rinjve moskovitë Natalia Gonçarova dhe Mihail Larioniov, të cilët dhanë kontribut në rinovimin e artit rus…duke krijuar më pas Raxhizmin, lëvizjen e avagardës ruse’ impresionistët Van Gogh, Gogen, Gustave Courbet, Renoir, Leonardo Davinçi, apo stilistët e famshëm: Victoria’s Secret, Isak Mizrahi, Polo Dona Karan, Nine Ëest, Klein.. apo shkrimtarin amerikan Irving Stoun,i cili flet për jetën dhe krijimtarinë e Vicent van Gogut…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:12 pm

8. “Platforma të guxuara dhe shëmbëlltyra…
Linja të bukura të këtij “romani’ jetësor dhe rrëfimor, të cilat nxjerrin në pah protagonist të afërt të autores” babai, mëma , motra , dy vajzat , gjyshja, mikeshat dhe kolegët… Nëpër trotuaret dhe shtëpitë e këtij “romani” ecin njerëzit që frymëzojnë dhe fytyrëzohen.. njerezit e trajtuar me dashuri nëpërmjet rrefenjes plot ndjesi të autores…Autorja jep mesazhe të plotëformuara me qëndrimin e saj, e sjelljen e saj humane, me afërsinë prezente në zgjedhjen e “platformave të saj të guxuara dhe shëmbëlltyra… idilike… Ky është katërcipërisht një manifestimi i një shpirti tejet njerëzor…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:13 pm

9.Figurim natyral dhe tejnatyral

Hapje ekspozitash vetike në shumë vende dhe demonstrim i artit të sigurt dhe konkurrues, marrje përgëzimesh të jashtëzakonshme, inkuruese dhe jot ë rastësishme.. një talent i rritur dhe i demonstruar… Skicime të çastit me një forcë të madhe shprehëse dhe “konkurruese” të denja të figurimit natyral…
Detyrimisht një ndalje stacionare duhet të bëhet në këtë përsiatim te “studio Arti Maçi” te personazhet dritëdhënës të këtij arti: Hajrie e Enda…,por edhe Flutura, një trio dinamike artistësh, që pushton me magjinë e prezencës së artit të tyre: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Spanjën, Francë, Zvicrë, Turqinë, Amerikën , Hong Kongun… e tjerë,… Një histori e shkruar me forcën e dritës!… Çmime të akorduar, elitarizëm i kulturës, reagime, filmime dhe shfaqje të guxuara, emocionante në Paris… Televizioni “Arte”.. dokumentari 26 minuta “Bienvenue chez Enda!” Epikëzuar Shqipëria , e rritur në shtrirje nga kjo magji pasqyrimi.….. Dhe një frazë e bukuruar shndritëse e regjisores Laborey, e cila deklaroi nga Parisi “Arte e ka pëlqyer shumë (very, very much) dokumentarin “Bienvenue chez Enda!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:13 pm

10.Binom dhe binjakëzim…
Flutura tregon profesionalizmin e saj edhe në refleksione, edhe në intervistime, edhe në mendime kritike, edhe në botën e femrës…
Ky “roman” ka një protagonist aktiv dhe që duhet mbajtur mend: vetë autoren.. një binom , apo një binjakëzim të bukur…
Është një vepër me një gjuhë stilistike të pasur dhe me gjetje …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:14 pm

11. Ilustrimi

Ilustrimi është një anë tjetër e “Luvri im”, i cili natyrisht do t’i jepte më shkëlqim librit , në rast se do të ishte me ngjyra për t’u ulur bukur në këto pikturime dinjitoze, sikundërse ndodh me koperturën dhe paskoperturën… Por mundësia nuk mundësohet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI EmptyWed Jun 29, 2011 10:15 pm


12. Përfundesë… e gjelbëruar…

Ku mund të jetë sot Flutura? Kjo femër e kohës moderne,me një tejnjohje sot në “meridiane dhe paralele globi?”.. Po udhëton, po pi kafe, po hedh meditime, po shkruan në ditarin unik, po sjell ndërmend retrospektivën e saj dhe gjithë qenien e saj të përzgjedhur njerëzore?… Apo po projekton ardhmërinë e saj më të peneluar?… Apo udhëton në rrugëtime ajrore për në vendet e saj të preferuara? Skicon personazhe tipikë?.. Flurtura e botës së madhe femërore natyrisht jep mend…
Ky roman jetësor zbuloi anë të pazbuluara të botës fëmërore, e cila kurrë s’ka për t’u plotuar…
Mos ndoshta sot gjendet në Luvër?!…
Dhe ke të drejtë” Luvri im”.. , Yti, i të Gjithëve ..

Gjirokastër, Albania, më 29.06.2011
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Plotëfigurim… dhe risi Dymbëdhjetë kanatat e dritares penelatuese të Flutura Maçit LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Libri “Luvri im” Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË KUADRIN E DITËS SË PREZANTIMIT TË NESËRMTË KËTIJ LIBRI NË TIRANË 1. Hyrësi Një ndjesim i graduar në një shkallim sipëror… Një rrëfimtari aristokratik në një plan ndjesish nëpërmjejt një stilizmi origjinal. Në librin me një titull shumëdomethënës dhe sinjifikativ “Luvri im” të autores Flutura Reshat Maçi shpaloset me një bukurim estetik, dinamik, çiltërsi, finesë, humanizëm, dashuri dhe dashurizëm, etikë, moralitet, penelim në fuqi të dytë bota e nje artisteje shumëplanshe dhe sidomos e nje piktore-poete, pra e një binomi artistik marrarendës dhe marramendës konturor. 2.Zjarrmimi i një bote feminile hapësirëgjerë Duke shfletuar dhe duke u ndalur në këtë kalendar ”shkrimor” s’ke si të mos vësh re pulsimet, vibrimet, tentimet e bukuruara, qasjet dhe përqasjet, praninë dhe kënaqësinë njerëzore, adhurimin e të qenurit “njeri”e “femër”, kendvështrimet me objekt dhe sy vëzhgues profesional,, ndjesitë e një bote të guximtë dhe hapësirëgjerë, që pushton dinamikisht dhe penelatisht hapësira shpirtërore dhe natyrore. S’ka si të mos vërejë një shikim lexues kritik një pasuri të patundshme dhe të paluajtëshme kreative… Të gjitha këto komponentë aktivë zjarrmojnë në një botë feminile kërkuese, moderatore, plot frymëmarrësi që jep leksionim ëmbëlsor dhe mesazhe të panumërta te ata që marrin në dorë këtë “Luvër” dhe luvrojnë në një shpirt qiellor, të mbushur me lulime plot jetë dhe afreske perëndore të shfaqura me urdhra Zotash… 3. Lajmotivi gëtian në një shtysë origjinale… Referimi nismor apo fillesa mëngjesore e kësaj “DITE” jetësore të Flutura Maçit sinjalizon në korsi me një domëthënësi gëtiane: “Kini ndjenjën, pasionin, zjarrin! Kjo është e gjitha!... Edhe çmenduria? Duhet shumë një çikë”. Përzgjedhja e këtij lajmotivimi përshkron bukurisht dhe jep shtysë në rrëfenjën aristokratike të autores, prodhuese apo organ i lindur vetëm për të rrëfyer ndjeshëm me arsye të lartë dhe të penelojë me shumë aftësim… Kjo është një çmenduri e mitrë që do ta kishin zili dhe krijuesit më të mëdhenj!… 4. Këndvështrimi i syrit “Flutur” Në këtë libër dita gjithmonë është e aguar, e ndriçuar me dlirësi të pafundme, me ushqim shpirtëror të pamatë , me sinqeritet ekstrem, me aftësi kundruese sipërore, në zbulesën e më të imtës, imcakes…në dallesën e kryemadhështisë dhe në “dhënien e gjakimit për të lëvizur në arterie shkrimi vrullshëm që aorta e mendimit të funksionojë me ritëm të plotuar … Evidente janë ngjasi që të nguliten në kujtesë: performimi i trajtesës së ngjasive të ngulitura, sikundër është ajo e dëftesës vlerësues të klasës së parë, e cila jep mesazh interesant dhe prekës, ngulitës.. Pëlqesa librore e trajtuar nga syri “Flutur” ngulit një dëshirim të një krijese që hap e rihap porta mençurore.. Fjalëartat e përdorura nga Margarite Duras për aktin e të shkruarit: “Të shkruash duhet guxim për të hapur derën e frikshme të vetvetes, kur të gjithëve u pëlqen të largohen nga kjo jetë, duke lënë pas të mbyllur një herë e përgjithmonë derën e frikës ,derën e vetvetes…” janë shkëlqimtare dhe udhërrëfyese… 5.Ambicioziteti arritësi i qëllimit Me shumë elegancë rrëfehet me çiltëritet dhe figurativisht pëlqesa dhe drejtimi që do të marrë protagonistja, në një startin arti jo tëzakontë: pikturim… Një sinjal sinjifikativ për t’u nisur në një preludim të pazakontë, por mbushur me shpresime dhe vullnetizëm të pashoq.. Pahizmi dhe ekzistenca e asaj qe po të dojë del e para, merr pozicionime të hatashme dhe ambicioze… Një nisje e bukur dhe një dalje te pasioni dhe talenti… Përvijime, lartime, cekja emëdrrës në Akademinë e Artevetë Bukura; përfundime shkollimi dhe përfundesa në departamentin e dekorit të Tv…Pasione, përkushtim, arritje, spikatje…kjo periudhe aktive e Fluturës krahëengjellore dhe mendimtare përrallore, duarartës peneliane… 6.Ekspozita e parë Endrra e mirë hap portat, transformacion memorior… Ekspozita e parë në muret e shtëpisë atërore dhe shenimi i një hapjeje që duhet të mbahet mend: Ekspozita e parë personale pikturore në Shqipëri! Mban pra emrin e Flutura Maçit.. Viti 1991… Historia shënon në kujtesën e saj, o njerëz të Artit!.. … Vijon përkushtimi, përsiatjet, përvijimi, pikturimi në “sfondin krijues” vetiak dhe të lirë profesionist.. 7.Dritimi shkrimor i ditës… Në këtë “roman” i shkruar me një metodë krejt origjinale bëhet fjalë për dritimin shkrimor të ditës, për faqen e parë të kujtesës së shkruar: Ditarin vetiak, ditarin unik, siç përkufizon autorja … Dhe ky ditar shpaloset me kitarën,kalanë e Borshit, pikturimet e tjera, diagramat e pikturimit, ngjitjen në tëë përpjetat e pikturimit dhe të plotëformimit artistik, përvijimet në rrugë të mundimshme të njohjes, ku zë vend Sfilimi Nr.1 i familjes Maçi, një familje me konturime të plota artistike e quajtur “Metriada” dhe publikimi i saj…në median e shkruar dhe elektronike.. Protagonistët nisin përvijimin dhe njohen globiane… Në këtë ”roman” jetësor të prejardhur nga ditari unik shpalosen marset e bukura, rrugëtimet me profil, protagonistët pritës, kafetë dhe intervistat, motivet me prezencë diellore, protagonist madhorë të Artit botëror skluptori i madh francez August Roden dhe linja dashurore Kamil Klodel, Diego Ribera, piktori i madh meksikan dhe Frida Kahlo, shembëllimi dashuror I fortësisë i dy të rinjve moskovitë Natalia Gonçarova dhe Mihail Larioniov, të cilët dhanë kontribut në rinovimin e artit rus…duke krijuar më pas Raxhizmin, lëvizjen e avagardës ruse’ impresionistët Van Gogh, Gogen, Gustave Courbet, Renoir, Leonardo Davinçi, apo stilistët e famshëm: Victoria’s Secret, Isak Mizrahi, Polo Dona Karan, Nine Ëest, Klein.. apo shkrimtarin amerikan Irving Stoun,i cili flet për jetën dhe krijimtarinë e Vicent van Gogut… 8. “Platforma të guxuara dhe shëmbëlltyra… Linja të bukura të këtij “romani’ jetësor dhe rrëfimor, të cilat nxjerrin në pah protagonist të afërt të autores” babai, mëma , motra , dy vajzat , gjyshja, mikeshat dhe kolegët… Nëpër trotuaret dhe shtëpitë e këtij “romani” ecin njerëzit që frymëzojnë dhe fytyrëzohen.. njerezit e trajtuar me dashuri nëpërmjet rrefenjes plot ndjesi të autores…Autorja jep mesazhe të plotëformuara me qëndrimin e saj, e sjelljen e saj humane, me afërsinë prezente në zgjedhjen e “platformave të saj të guxuara dhe shëmbëlltyra… idilike… Ky është katërcipërisht një manifestimi i një shpirti tejet njerëzor… 9.Figurim natyral dhe tejnatyral Hapje ekspozitash vetike në shumë vende dhe demonstrim i artit të sigurt dhe konkurrues, marrje përgëzimesh të jashtëzakonshme, inkuruese dhe jot ë rastësishme.. një talent i rritur dhe i demonstruar… Skicime të çastit me një forcë të madhe shprehëse dhe “konkurruese” të denja të figurimit natyral… Detyrimisht një ndalje stacionare duhet të bëhet në këtë përsiatim te “studio Arti Maçi” te personazhet dritëdhënës të këtij arti: Hajrie e Enda…,por edhe Flutura, një trio dinamike artistësh, që pushton me magjinë e prezencës së artit të tyre: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Spanjën, Francë, Zvicrë, Turqinë, Amerikën , Hong Kongun… e tjerë,… Një histori e shkruar me forcën e dritës!… Çmime të akorduar, elitarizëm i kulturës, reagime, filmime dhe shfaqje të guxuara, emocionante në Paris… Televizioni “Arte”.. dokumentari 26 minuta “Bienvenue chez Enda!” Epikëzuar Shqipëria , e rritur në shtrirje nga kjo magji pasqyrimi.….. Dhe një frazë e bukuruar shndritëse e regjisores Laborey, e cila deklaroi nga Parisi “Arte e ka pëlqyer shumë (very, very much) dokumentarin “Bienvenue chez Enda!” 10.Binom dhe binjakëzim… Flutura tregon profesionalizmin e saj edhe në refleksione, edhe në intervistime, edhe në mendime kritike, edhe në botën e femrës… Ky “roman” ka një protagonist aktiv dhe që duhet mbajtur mend: vetë autoren.. një binom , apo një binjakëzim të bukur… Është një vepër me një gjuhë stilistike të pasur dhe me gjetje … 11. Ilustrimi Ilustrimi është një anë tjetër e “Luvri im”, i cili natyrisht do t’i jepte më shkëlqim librit , në rast se do të ishte me ngjyra për t’u ulur bukur në këto pikturime dinjitoze, sikundërse ndodh me koperturën dhe paskoperturën… Por mundësia nuk mundësohet… 12. Përfundesë… e gjelbëruar… Ku mund të jetë sot Flutura? Kjo femër e kohës moderne,me një tejnjohje sot në “meridiane dhe paralele globi?”.. Po udhëton, po pi kafe, po hedh meditime, po shkruan në ditarin unik, po sjell ndërmend retrospektivën e saj dhe gjithë qenien e saj të përzgjedhur njerëzore?… Apo po projekton ardhmërinë e saj më të peneluar?… Apo udhëton në rrugëtime ajrore për në vendet e saj të preferuara? Skicon personazhe tipikë?.. Flurtura e botës së madhe femërore natyrisht jep mend… Ky roman jetësor zbuloi anë të pazbuluara të botës fëmërore, e cila kurrë s’ka për t’u plotuar… Mos ndoshta sot gjendet në Luvër?!… Dhe ke të drejtë” Luvri im”.. , Yti, i të Gjithëve .. Gjirokastër, Albania, më 29.06.2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty
MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI   PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SEKRETARE e PERGJITHSHME E LNPSHA "PEGASI" FLUTURA MAÇI
» “RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL” Vassiliki Kalahani
» PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI
» "ME NJË TË RËNË TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI
» Hajk Elefteri Kapardheli, poete e PEGAS INTERNACIONAL

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: