Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Këto ditë del nga shtypi libri

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:45 am

Sulejman
Selimi:




Lajmin për vrasjen e komandant Fehmi Lladrovcit
e kemi marrë vesh të nesërmen, më 23 shtator, përmes "Gurit”, që arriti
të lidhej me "Shkabën" tjetër, që e mbante Sabit Lladrovci, i cili
njoftonte se "Shkaba" (Fehmi Lladrovci) ka rënë heroikisht bashkë me
të afërmen e vet të pandashme”. Rënien e Fehmi Lladrovcit e përjetuam tepër
rëndë. Në jetën time si ushtar i UÇK-së nuk jam ndjerë asnjëherë më keq se
atë ditë kur nuk kishim mundësi t'i
shkojmë në ndihmë Brigadës 114, gjegjësisht komandant Fehmi Lladrovcit. Të
kesh fatin të kesh një komandant si e pati Brigada 114, do të thotë fat për
luftën çlirimtare, sepse ai nga brumi i ushtarëve arriti të krijojë një frymë
të pathyeshme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:45 am

Idriz
Hysenaj:



Kur kam dëgjuar për rënien e tij ka qenë momenti
më i rëndë. Isha në malet e Berishës dhe nga biseda e shokëve, duke folur me
shifra, po e kuptoja se kush është vra. Atëherë edhe mund të fshihej se nuk
është vra, por vetë rënia e pozicioneve në duar të armikut jepte të kuptonte
se është vrarë. Sepse i gjallë Fehmiu nuk i jepte pozicionet. 30 vjet ka
pritë Kosova me i ardhë një djalë si Fehmi Lladrovci. Ka ra biseda në Shtabin
e Përgjithshëm se kush mund ta zëvendësojë. U kam thënë se nuk mund ta
zëvendësojë askush. Unë e njoh mirë, tash 15 vite, ai ka pasë autoritetin që
e ka krijue me dekada të tëra, i ka njerëzit që e duan dhe e respektojnë, të
këqinjtë i frikësohen dhe pa e pasë një figurë të tillë, askush nuk mund ta
bëjë. Pas vrasjes së tij e zëvendësoi Ilaz Kodra, por figura e Fehmiut mbeti
gjithnjë...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:46 am

Rrahim
Bytyqi:



"Isha në veriun e Gjermanisë kur mësova për
rënien e tij. Është nga përjetimet më të rënda humbja e tij. Kur e kemi marrë
lajmin, na është sjellë toka, humbja ka qenë e jashtëzakonshme...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:46 am

Xhelal
Canziba:



"Isha në burg kur Fehmiu u kthye në luftë
në Kosovë. Familja më sillte përshëndetjet e tij. Ishim më shumë se 240 të
burgosur dhe kthimi i tij na ka rritë moralin shumë. Prej Dubrave na dërguan
në Nish. Kur është vrarë Fehmiu dhe Xheva, më kanë thirrë prapë në hetuesi
dhe më kanë thënë se Fehmiun e vramë, Xhevën e vramë, Hazirin e morëm, çka po
don tash? Donin të na thyenin edhe me vrasjen e tij. Thonin se "e vramë
ujkun e luftës, na ka luftue në Kroaci, na ka luftue gjithkund”. Mirëpo
ndodhi ndryshe: u rrit urrejta dhe u forcuan edhe të dobtit për t'i marrë
hakun një ditë...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:47 am

Nuhi
Ahmeti:



"Fatkeqësisht lajmi i hidhur vjen shumë
shpejt. Atë ditë, 22 shtator, lajmin e kam marrë vesh nga ora 16 e 30 minuta.
Kam dëgjuar njëherë se është vrarë Feha dhe se Xheva është e plagosur rëndë,
por dyshohet se edhe Xheva ka rënë. Në Grand Hotel po atë ditë është mbajtur
konferencë shtypi, ku pranojnë se kanë vrarë njërin nga udhëheqësit e luftës.
E pranojnë edhe se doktor Hafir Shalën e kanë arrestuar. Për rënien e Fehmiut
kanë shkruar shumë gjatë edhe gazetat serbe, si "Politika” apo
"Veçernije”... Lajmet zyrtare serbe në internet kanë shkruar për betejën
e Llapushnikut se "terroristët shqiptarë janë të udhëhequr nga Fehmi
Lladrovci, i cili është terrorist i njohur, që udhëheq terroristët shqiptarë
në Llapushnik”. Të gjitha gazetat serbe kanë shkruar gjerësisht dhe me shumë
të dhëna për vrasjen e Fehmiut dhe jetën e tij, ku ka luftuar, ku ka qenë në
Gospiq, cili ka prirë, etj...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:47 am

Mensur
Kasumi:



"Lajmi ishte shumë i rëndë. Fehmiu kishte
lindë për me vdekë për Kosovën. Zoti e kishte krijue për me vdekë për
Kosovën. Ndodhi diçka që nuk ndodh në ushtritë e tjera. Rënia e komandantit
Fehmi Lladrovci rriti energjitë e të tjerëve. Ishte shembull i madh,vështirë
se lindin burra si Fehmi Lladrovci...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:48 am

Rexhep
Selimi:




"Lajmin për vrasjen e Fehmiut dhe të Xhevës
e kam marrë vesh atë ditë që janë vra. Ka qenë 22 shtatori, e martë, ditë e
dielltë. Kam qenë në Abri të Epërme, kemi qenë të rrethuar, sulmet serbe kanë
qenë nga të gjitha anët. Luftimet më të ashpra kanë qenë në brigadën 114. E
kemi përcjellë luftën, kishim një pikë strategjike, “Guri 3”, nga ku kemi
pyetur. Në një moment kam marrë një shenjë se kemi humbje. Kam pyetur me
forcë se çfarë të rejash kemi. Më është thënë se kemi humbje të mëdha. Pyeta
për numrin, por më thanë se nuk është punë numrash. Më thanë se “Shkaba”, si
e kemi quajtur bacën Fehë dhe bashkëluftëtari i tij më i ngushtë, që
nënkuptonte Xhevën, kanë rënë heroikisht. Kam pasur afër vetes vëllain e
Xhevës, Kushtrimin, kemi mbetë të gjithë pa folë. E pabesueshme ka qenë,
lufta i merr më të mirët, e dinim, por ishte e rëndë. Pastaj është interesuar
Mujë Krasniqi se si po shkojnë luftimet. I them se duhet të takohemi dhe ta
them nga afër se si është gjendja. Kam shkuar ashtu luginës, përmes luftës,
jam takuar me të dhe i kam thënë se Feha është vrarë bashkë me Xhevën. Muja
nuk e ka pranue vdekjen e tyre. Nuk ka folë, ka pasë veç dhimbje, veç ka
thirrë një herë, ka lëshuar një britmë, ka mobilizuar njësitë e veta dhe prej
defensivës ka kaluar në ofensivë. Ka kaluar në sulm. Qëllimi i tij ishte të
hakmerret për bacën Fehë.



(Mujë Krasniqi ishte njëri nga djemtë gjithë
virtyte dhe vlera të Kosovës. Dikur nxënës i Xhevës, më pas bashkëluftëtar,
ai spikaste në afërsinë me Fehmiun, në mirëdashjen dhe respektin e tij. Qe
njëri nga të shumtët, por nga më të veçantët. Më vonë, duke folur për këtë
ngjarje, Mehmet Lladrovci, Meti, më tregoi se "asaj dite Muja ishte i
plagosur. I ka mobilizuar ushtarët dhe i ka sulmuar dy herë forcat serbe. Më
është dukur se me çdo kusht po dëshiron edhe ai me u vra, duke u munduar t’ia
nxjerrë hakun, sa më shumë, bacës Fehë dhe Xhevës – shënim i autorit.)



Për ditë e kemi ndjerë mungesën e bacës Fehë.
Kemi pasë luftime më të mëdha, rënie të tjera, secili nga shokët që binin
kishin peshën e dhimbjen e vet, por njerëz si Feha dhe Xheva kishin peshën më
të rëndë...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:49 am

Sabri
Kiçmari :




"Do të udhëtoja nga Gjeneva (Zvicër) për në
Vjenë (Austri), shkoja për të marrë pjesë në një tubim të bashkatdhetarëve në
Austri. Deri sa prisja në rend për të nxjerrë biletën, në stacionin e trenit
të Gjenevës,më thirri në telefon Agush Buja : " Bëju i fortë se Fehmiu
është vrarë!" - ma dha mndatën. Shtanga në vend. Mbeta me telefon në
dorë dhe si pa frymë. Nuk jam i sigurtë sa gjatë qëndrova ashtu i shtangur.E
di vetëm se rradha a qytetarëve, që priste pas meje, në stacionin e trenit të
Gjenevës, atë ditë shtatori të vitit 1998, më shikonte dhe priste, me
qetësinë që i karakterizon zvicerianët, deri sa të zgjohesha nga mankthi i
mandatës : " Bëju i fortë se Fehmiu është vrarë"! Dhe unë nuk
dëshiroja të zgjohesha nga ankthi i mandatës. Kishte rënë për liri".



Për disa ditë me radhë qielli i Kosovës ishte i
rënduar nga tymrat e flakëve, ndërsa toka e Kosovës ishte e përgjakur. Mes
tymrave të luftës dhe përgjakjes kishte ndodhur një ndër epopetë e ndritura
të qëndresës.



Asgjë nuk ishte e humbur. Ata i shërbyen Kosovës, edhe me jetën, edhe
me rënien e tyre. Ishte një shërbesë e pafund, rrjedhë logjike e gjithçkaje
që kishte ndodhur deri atëherë. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe: ata
nuk ishin dy njerëz që ende nuk e kishin bërë emrin e tyre. Ishin dy nga
korifejtë e lirisë së një kombi, dhe duke qenë të tillë, ata morën ato
përmasa që kombi ua jep bijve të vet të zgjedhur.



Ishte një rënie e harruar? Askush, për asnjë çast, nuk e ka menduar.
Në të kundërtën, ishte një nga ato rënie që ka në vete farën e ngritjes së
ardhshme. Është e vërtetë se pas kësaj ofensive të jashtëzakonshme dhe
tragjikisht të përgjakshme, pas rënies së Fehmi dhe Xheva Lladrovcit, filluan
rishtas fjalët se u thyen djemtë e luftës, dikujt edhe i vinte keq, dikush
tjetër priste rastin të "bëhej më i fortë nga ofensiva serbe”.



Drenica, djemtë e luftës në Drenicë, nuk e ndjenë kështu. Ata vendosën
të marrin hakun e tij dhe të dëshmorëve të tjerë, të të martirizuarëve. Në
shenjë hakmarrjeje u bënë katër aksione. Të gjithë drejtuesit morën pjesë, u
sulmuan pozicionet serbe në katër drejtime dhe filloi kështu preludi i
mësymjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte një prelud i lavdishëm, që
solli një përfundim historik.



Në brigadën 114 nisi për herë të parë dhënia e betimit. Ishte hera e
parë që Brigada, e cila mori emrin e prijësit të saj të parë “Fehmi
Lladrovci”, tashmë e drejtuar nga një figurë e denjë historike, Ilaz Kodra,
rreshtohej. U gjend dita e duhur: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe e Pavarësisë. U
vendos që në këtë ditë, denjësisht, të bëhej betimi i ushtarit dhe ceremonia.
Ideja e shtabit të Zonës Operative të Drenicës ishte që të fillojë ceremonia
e betimit pikërisht në këtë brigadë, në nderimin e Njeriut që ishte betuar
një herë për lirinë e Kosovës dhe kurrë nuk ishte thyer dhe as nuk kishte
hequr dorë. U vendos të bëhej e gjithë kjo ceremoni pikërisht aty ku ishin
prehur Fehmiu, Xheva dhe shokët e tjerë të rënë në luftë. Si një nderim për
gjakun që ishte derdhur, për jetët që ishin ndërprerë, si vazhdë e mëtejshme
e amanetit. Dhe amanetin nuk e tret toka.



Ishin të gjitha këto që bënë ringritjen e
moralit. Ishte ajo që kishte dashur më shumë baca Fehë, morali i njerëzve.
Shumë shpejt, pas ofensivës së shtatorit, në Zonën Operative të Drenicës pati
më shumë se 5 mijë luftëtarë, por mund të kishte edhe më shumë se aq, edhe
dyfishi i tyre, nëse do të kishte armë. Një mungesë e përhershme në Drenicë.
Ndërkohë, përtej Drenicës, njerëzit filluan të jetojnë si duke qenë në
Drenicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:49 am

Akti i nderimit të Fehmiut, Xhevës,
Fatimes dhe Shefqetit


u shndërrua në moment përjetësimi



Në ditët e fundit të muajit shtator, Këshilli i
Përgjithshëm i LPK-së, vendosi të bëjë Tubimin përkujtimor në nderim të
Betejës së 22 shtatorit. Ramiz Lladrovci erdhi në Gjermani dhe në nderim të
amanetit të vëllait të tij, u vendos që të mos ketë të pame, sepse kështu
kishte dashur vetë ai. Por edhe koha nuk ishte dhe duke e kthyer dhimbjen në
ndjenjë force, siç kishte bërë familja Jashari, të bëhej thirrje për të
vazhduar luftën.



Por gjithçka ishte ende mes reales dhe irreales.
Ishin ditët e para të paslajmit dhe askush nuk mund ta besonte. Së bashku me
Arban Hoxhën, një nga miqtë e mi të mirë, ish i burgosur politik dhe mik i
Fehmiut dhe i Xhevës, udhëtuam drejt Mynihut ku jetonte Ramizi dhe familja e
tij.



Ishte një natë e ankthtë. Fjalët e kishin humbur kuptimin e tyre.
Dhimbja qëndronte pezull mbi të gjithë. Ata që po e përballonin më mirë dhe
që njëkohësisht kishin më shumë dhimbje, ishin të afërmit e tij. Në atë dhomë
ndeje ishin mbledhur shumë njerëz, secili kishte kujtimin e tij, mbresën e
tij dhe dëshirën për të mos qenë e vërtetë çka kishte ndodhur. Aty njoha për
herë të parë Ramadan Shalën, që kishte udhëtuar nga Suedia, njoha të atin e
dëshmorit Bedri Sokoli, të cilët kishin në vete një mal dhimbjeje.



Po dëgjonim lajmet që jepnin stacionet e huaja
televizive. Serbët kishin deklaruar se ishin zënë gjallë, ishin robër lufte,
komandanti i njohur Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, Xheva. Ramizi e
dëgjonte dhe thoshte krejt i bindur:



"Të poshtër janë, bacë. Askënd nuk kanë
kapë gjallë. Dhjetë herë vritej Feha dhe nuk kapej i gjallë”.



E besonim të gjithë se ishte ashtu. Ishte një
brengë, se mos e gjithë kjo stuhi dezinformacioni do të luhaste diçka. Por
kishim qenë të gabuar. Të gjithë e dinin se kush ishte Fehmi Lladrovci, të
gjithë e njihnin Xheva Krasniqin-Lladrovcin, askush nuk mund të besonte se ata
nuk ishin më, e jo më të ishin robër të çetnikëve serbë.



"Ministri i Drejtësisë” i qeverisë hije të
Bukoshit, një kallp burrë, deklaronte në tubimet e bashkëatdhetarëve se
"po luftojnë vetëm fshatarët, inatçorët" dhe se ato, "forcat
kombëtare”, do të futen më pas në luftë. Thoshte, i ashtuquajturi ministër,
në një tubim në Vjenë, se "luftojnë të pashkollët”. Atë ditë të 22
shtatorit u vranë katër luftëtarë. Por edhe katër intelektualë: Fehmiu,
ish-student i fakultetit të inxhinierisë dhe i diplomuar në Universitetin e
Zagrebit; Xhevë Krasniqi, e diplomuar në degën e gjuhë letërsisë shqipe dhe
në shkencat juridike; Fatime Hetemi, me ëndrrën për të qenë mësuese dhe
Shefqet Zeka student i Universitetit të Prishtinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:50 am

Tubimi i nderimit të Fehmiut dhe të Xhevës ka
diçka të veçantë, do të thoja të jashtëzakonshme. Asnjëri nga ata që ishte në
sallë ose jashtë saj nuk mundet kurrë ta shlyejë nga kujtesa. Ai u bë në një
sallë të madhe të qytetit të Mynihut, ku ishin më shumë se 3500 vetë. Dy herë
më shumë se kaq ishin jashtë. Njerëzit rrinin në shi, kërkonin të futeshin
brenda domosdo, por salla tashmë ishte nën kujdesin e organeve kompetente
gjermane, të cilët lejonin të futeshin vetëm nëse mund të arrinte të dilte
ndonjëri. Njerëzit jashtë kërkonin, të paktën të largoheshin perdet e rënda
të sallës, për të parë pjesë nga filmi-intervistë e Fehmiut. Në momentin kur
Ai po fliste, i gjallë, më i hijshëm se kurrë, i dinjitetshëm në atë shkallë
sa mund të ishte vetëm Ai, salla u ngrit e tëra, brohoriste si kurrë ndonjëherë,
nuk donte të ulej, e afronin të gjithë pranë vetes figurën e tij, u dukej se
ai ishte ende aty, në atë podium, nga ku u fliste të gjithëve dhe u linte
amanetin e tij: Kosovën dhe lirinë e saj. Ishte një gjendje e përgjithshme
emocionale, një nga ato momente që mund të vendosë për jetën e shumëkujt; kur
heroi yt, njeriu që ke ëndërruar t’i shkosh nga pas në rrugën e tij, është
tashmë aty, me fjalët e tij proverbiale, të përjetshme.



Rifat Jashari, si një ndër miqtë e tij, dhe si e
cilësoi Ai, kam ardhur të nderoj njërin nga vëllezërit tonë, pra si një
vëllla i tij, ishte si një vazhdim i asaj që po ndodhte në Drenicë, por edhe
më tej se kaq.


Duke qenë i zgjedhur si kryetar i Lëvizjes
Popullore të Kosovës, në emër të Organizatës, më takoi të mbaja fjalën
kryesore. Në këtë cilësi, jo private, por si përkushtim i Organizatës së
cilës i takonin Fehmiu dhe Xheva, do të sjell vetëm disa pasazhe të kësaj
fjale, e cila është botuar, në fillimin e tetorit 1998, në "Zërin e
Kosovës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:50 am

"Pesë ditë më parë, ndoshta pikërisht në
këtë orë, kur ne jemi tubuar për të
nderuar heroizmin e tyre, komandantin Fehmi Lladrovci dhe luftëtaren trime
Xheva Krasniqi-Lladrovci, po i ulnin në gjirin e tokës nënë, në gjirin e
Drenicës së përgjakur dhe martire, nën breshërinë e armëve të shokëve të
luftës. Ky është një ndër çastet e pazakonta, kur hesht një pjesë e jetës dhe
fillon pavdekësia, është një nga ato çaste madhore, kur jeta e
jashtëzakonshme i lë vendin përjetësisë. Nuk e ka kushdo një fat të tillë,
nuk e ka kushdo fatin të shndërrohet në legjendë të popullit dhe të kombit të
tij, nuk mundet kushdo të bëhet dritëzim i popullit të tij në rrugën e gjatë
për liri. Nuk ishte e rastësishme gjithçka ndodhi në këtë çast, ishte vazhdim
logjik i tërë jetës dhe qëndresës së tyre, ishte një nga momentet madhore,
kur atdheut i shërben edhe me jetën, por edhe me rënien tënde.



Nuk e kishim menduar kurrë, asnjëri prej nesh
nuk e kishte menduar, se do të vinte ky çast i rëndë dhe do të ndaleshim në
heshtje, në nderimin e shokut tonë, të komandantit të lavdishëm të njësive të
mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe të luftëtarëve
trima Xheva Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, njëzet e një
vjeçarë. Nuk e kishim menduar, sepse
të gjithë ne që i kemi njohur, të gjithë ata që kanë pasur rastin t'i takojnë
ose të marrin pjesë në takime të ndryshme me ta, nuk mundën të shlyejnë nga
kujtesa shikimin e qartë, të thellë dhe këmbëngulës të Fehmiut, zërin e
sinqertë dhe fjalën e ngrohtë të tij, saktësinë e mendimit dhe ndershmërinë e
paskajshme të tij; ashtu si nuk mundën të shlyejnë nga kujtesa zemërgjerësinë
e Xhevës, trimërinë e saj të pafjalë, qëndrimin mikpritës, ku secili prej
nesh e ka ndjerë veten si tek motra e tij. Por ata u nisën drejt një rruge të
gjatë, sepse e kishin bindjen, siç do t’i shkruante Fehmiu më 24 tetor 1990,
se "edhe më i merituari i ka borxh atdheut-Kosovës, më shumë se sa
atdheu atij”. Ata u nisën, sepse ishin të bindur, siç do të shkruante Xheva
më 5 shkurt 1990 "Edhe nëpër furtuna të tmerrshme, lulëkuqe të reja
lindin për këtë dhe”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:51 am

Fehmiu dhe Xheva ishin nga ato përmasa të mëdha
të epokës sonë dhe të qëndresës shqiptare në Kosovë, të cilët edhe pa ikur
prej nesh, edhe pa rënë në fushën e betejës, janë ditur se janë të tillë.
Është ditur trimëria e Fehmi Lladrovcit dhe guximi i tij, është ditur
përkushtimi i tij dhe i Xhevës ndaj idealit kombëtar; janë ditur qëndresa dhe
pesha e fjalës së tyre. Ky është një nga ato rastet e veçanta të jetës: kur
edhe pa e ditur rënien e tyre heroike, e di, e ndjen dhe je i bindur, se ke
të bësh me njerëz që janë të gatshëm për të qenë të tillë, duke e parë të
gjithë këtë si një gjë të zakonshme, tepër jetësore. ...Ata ishin dhe mbeten
të përbashkët, vazhdim e plotësim i njëri-tjetrit, në jetën e zakonshme dhe
në përjetësinë e tyre.



Fehmi Lladrovci, ky drenicak i madh, ky vigan i
Qëndresës, është vazhdim logjik i trimërisë së Drenicës dhe një nga majat e
trimërisë së saj.



Atë ditë, së bashku dhe përkrah, u vranë edhe dy
luftëtarë 21 vjeçarë. U vra trimëresha Fatime Zeqir Hetemi, bijë e Bistricës
së Shalës së Bajgorës, motër e shkuar motre me Xhevën, bijë e shkuar bijës në
familjen Lladrovci. Një vajzë e re, e lindur në vitin 1977, njëra nga
luftëtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Pak më tej u vra Shefqet Zeka, prishtinasi i
lindur në Kodrën e Trimave, student, i cili edhe më shumë e rriti traditën
atdhetare të familjes së tij.



Ata bënë gjithçka që mundën për lirinë e vendit
të tyre. Në themelet e pavarësisë ata vendosën rininë e tyre që sapo kishte
nisur të bulonte. Ishin të vetëdijshëm se mund të vriteshin, por ishin
gjithashtu të vetëdijshëm se jetën mund ta jepnin për një ideal të ndritur,
siç është liria dhe bashkimi i kombit. Nuk mundën të bëjnë më shumë se kaq,
sepse askush nuk mund të bëjë më shumë...”.



Me dhjetëra e qindra vetë, djem e vasha të reja,
braktisën Perëndimin, shumë më shpejt nga sa kishin ardhur dhe u bashkuan me
UÇK-në. Jam i bindur se shumë prej tyre kishin idolin e tyre, Fehmiun ose
Xhevën.


Rreth 10 mijë vullnetarë nga e gjithë Evropa
deri larg në Amerikë, u radhitën në njësitë e mëdha të luftës. Kishte ndodhur
ajo që kishte thënë gjithmonë baca Fehë "vjen dita e kthehemi, vjen dita
e askush nuk na ndalon të japim jetën për Kosovën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:51 am

Të tjerët për Fehmi Lladrovcin



Adem Demaçi:



"Nuk kam pasë dëshirë ta mendoj Drenicën pa
Fehmi Lladrovcin. Mirëpo lufta i ka ligjet e veta. Fehmi Lladrovci ishte një
njeri që të gjitha sendet në jetën e tij i kuptonte shumë seriozisht. Fehmi
Lladrovci ishte një nga ata që nuk u largua nga lufta kurrë, edhe në luftën
ilegale, edhe në luftën e armatosur ishte në vijën e parë të frontit. Meritat
e Fehmi Lladrovcit janë të mëdha për shtetin e pavarur të Kosovës. Vetëm kur
të krijohet Kosova e pavarur, vetëm atëherë do të jetë Përmendorja që e meriton
Fehmi Lladrovci, vetëm atëherë mund të themi se e kemi kryer detyrën tonë.
Drenica heroike do të dijë të ruajë përmendoren e Fehmi Lladrovcit”.



Murat
Jashari:




"Baca Adem ka pasë besim shumë të madh tek Fehmi
Lladrovci. Deri në vdekje, thoshte, nuk ndahem prej tij. Për familjen tonë
Feha ka qenë si Ademi, si Hamza, si Rifati, ka qenë një vëlla i tyre, një
mixh i joni. Luftëtarë ka pasë Shqipëria, ka qenë normale, edhe diplomatë,
politikanë, por që t’i ketë një njeri të dyja, edhe luftëtar, edhe politikan,
ato i ka pasë në këtë luftë veç Fehmi Lladrovci”.



Lulëzim
Jashari:




"Baca Fehë ka folë të njëjtat fjalë, si
atëherë kur ka hyrë në lëvizjen ilegale në vitin 1976, ato fjalë i ka folë
edhe para gjyqit në vitin 1986, ato fjalë i ka folë edhe në vitin 1998, dhe
me ato fjalë ka vdekë. Ai ka pasë principet e preme, të sakta, nuk ka pa se
mos preket kush, por i ka shprehë principet e veta saktësisht".



Agim
Çeku:




"Jam i lumtur që i takoj të njëjtit komb që
i takonte edhe Fehmi Lladrovci. Fehmi Lladrovci të gjitha provimet në jetën e
tij, dhe ato provime janë jo vetëm të shkollës, por provimi i atdhedashurisë,
provimi i trimërisë, i guximit, i heroizmit, provimi i organizimit, i
komandimit dhe i drejtimit, provimi i artit të luftës: të gjitha këto provime
Fehmi Lladrovci i dha me notën shkëlqyeshëm..."



Ali
Ahmeti:




"Fehmiu ishte i lindur për aksione të mëdha
dhe për beteja të lavdishme. Ai dinte të mbahej fort si shkëmbi, edhe atëherë
kur të tjerët jo vetëm nuk qëndronin, por edhe kur mbetej vetëm. Ishte i
vendosur, të tillë e kishte edhe shoqen e tij të jetës, të madhërishmen
Xhevë. Fehmiu ishte dhe mbetet simbol i luftës për liri dhe unitet kombëtar”.



Ramush
Haradinaj:




"Fehmiu ishte një nga njerëzit me vizion më
të qartë për Kosovën. Ishte një burrë trim i pazakontë dhe si i tillë ka
mbetë në historinë e kombit tonë. Unë kam pasur fatin të jem në të njëjtën
vijë me të, të jem shok dhe bashkëluftëtar i tij dhe këtë nder nuk e ka pasur
kushdo. Kishte shpirt të pastër, sulmet i ka përballue me buzëqeshje, unë kam
qenë gjithnjë në lidhje me punët e tij...”.



Servet
Pëllumbi:



"Një popull që nxjerr bij të tillë, që
thonë se më e shtrenjtë është liria se jeta, ai popull është i pavdekshëm.
Fehmiu është e vërtetë se e ka dashur shumë Shqipërinë, por edhe Shqipëria e
ka dashur, e do dhe do ta dojë, jo vetëm Fehmiun dhe Xhevën, por të gjithë
ata që luftojnë për liri, të gjithë ata që nuk harrojnë shqipen dykrenare,
nuk harrojnë gjuhën shqipe...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:52 am

Profesor
doktor Agim Vinca :




VDEKJA E LUFTËTARIT



Thonë se ndërsa po vdiste

nga plagët e marra në fushëbetejë

diku rrëzë Çiçavicës,

komandanti Fehmi Lladrovci

paskësh thënë vetëm një fjalë:



Po shkoj tek Adem Jashari!

Dhe paskësh mbyll sytë i qetë,

siç i ka hije një luftëtari.



Lamtumirë Fehmi!

Lamtumirë Adem!

Lamtumirë kapedanë!

Me ju Kosova u bind se kishte bij,

Me ju e ndje veten nanë!



Nëntor 1998





Mensur Kasumi:



"Me dashtë zoti veç pesë Fehmi Lladrovci të kishte në Kosovë,
Kosova shpejt kishte me qenë e lirë”.



Fadil Bajrami:



"Fehmi Lladrovci ka qenë një njeri që ka jetue për luftën. Nuk
kishte ide tjetër më të madhe tek ai”.



Shaban Shala:



"Natyra e Fehmiut, fjalët e tij, sjellja e tij e ka bërë për vete
dhomën, mikun dhe vendin ku ka qenë për herë të parë. Ka qenë përfaqësues i
dyanshëm, edhe i Kosovës, në rrethin e gjerë të studentëve; por edhe
përfaqësues në instancat e atëhershme të lëvizjes çlirimtare të Kosovës,
anëtar i shtabit të luftës. Ai për mua ka qenë luftëtar, epror, komandant, ai
ka qenë gjithkund dhe për gjithçka”.



Ramush Tahiri:



"Njohja e parë është kjo: më ka lënë përshtypje sinqeriteti i
jashtëzakonshëm, besnikëria e jashtëzakonshme dhe ndjenja se kur të rrish me
të, rri më mirë se me vetveten”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:52 am

Izet Ibrahimi:



"Më tha doktor Hafir Shala se Feha, si dëshironte ai ta quante
Fehmi Lladrovcin, bashkë me Xhevën dhe shokë të tjerë kanë ardhur në Kosovë.
Në bazë të gjithë asaj që kisha krijuar për ta, më erdhi një lehtësim, vetja
më është dukur më i sigurtë, optimizmin e vëreje tek të gjithë shokët që
ishin në Kosovë.Të gjithë besonim se Fehmiu do të jetë i palëkundur nga
pozicioni i tij luftarak. Por asnjë nuk mundëm të paramendonim se rënia e
tyre do të jetë aq heroike. Nga kjo u binda se imagjinata që kisha
krijuar për ta, ishte më e varfër se
sa ishin Ata në të vërtetë”.



Nuredin Lushtaku:



"Për herë të parë bacin Fehë e kam njohë prej fjalëve të Adem
Jasharit. Ademi na ka treguar se po vjen Feha e do të jemi më të fortë. Të tjerë
kanë thënë se është nisë një grup i papërgjegjshëm dhe se nuk duhet të
bashkëpunohet me ta. Ademi i ka thënë se ata janë shokë të mi, Feha është
shoku im, vëllai im, dhe nuk më ndan kush prej tyre, veç vdekja”.



Zenun
Kodra:




"Njohja jonë me Fehmi Lladrovcin ka qenë
prej Adem Jasharit. Por për herë të parë e kam takuar në vitin 1998. Ardhja e
tij dhe e shokëve të tjerë, njerëz të përgatitur, si ata kishim krejt pak në
Kosovë, për të mos thënë se nuk kishim, na ngriti moralin...”



Fadil
Kodra:




"Emri i bacit Fehë i ka afruar njerëzit.
Përvojën e parë të gjerë luftarake, fillimet e strategjisë luftarake, i kemi
mësuar prej tij. Na thoshte se "shpeshherë është më mirë me derdhë
djersë sot, se sa gjak kur të fillojnë ofensivat serbe”.



Naser
Idrizi:




"Fehmi dhe Xheva Lladrovci janë ndër emrat
më të mëdhenj të luftës sonë. Ata futen në radhën e atyre njerëzve që
shkruajnë historinë e një kombi. Dhe këtë nuk e kanë bërë dosido, por me
punën e tyre, me sakrificat e tyre, me jetën e tyre”.



Shefqet
Morina:



"Besomë, katër antarë të familjes i kam të
vrarë. Jam në gjendje të bëj be në çfarë të duash, se nuk më dhimbsen katër
antarët e familjes sime sa më dhimben trupat e bacës Fehë, Xhevës e Fatimes.
Se i kam parë me sytë e mi se si janë vrarë, ia kam dëgjuar fjalët e fundit,
e di se si i kanë lëshuar britmat e luftës. Sot më kujtohet veç zëri i
komandant Fehmiut. Katër antarët e familjes sime nuk i kam parë se si janë
vrarë, dhe kam shkue e i kam varrosë herën e parë. Shkitë i nxorën nga varret
dhe nuk i di se ku i kanë trupat. Katër i kam të vrarë, edhe katër i kisha
dhënë, veç Fehmiu e Xheva të ishin mes nesh"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:53 am

Përjetësi e dyfishtë



Askush nuk mund ta besonte se ata nuk ishin më.
Ishte diçka jashtë reales të besoje diçka të tillë, dhe kur kaluan ditët e
para dhe nuk dihej ende asgjë se ku kishin rënë, pra ku e kishin mbështetur
kokën për herë të fundit, atëherë gjithçka u bë edhe më e besueshme, se ata
mund të ishin diku.



E vetmja gjë që i trondiste njerëzit dhe i bënte
të besonin se diçka kishte ndodhur me ta, ishte në rënien e pozicioneve në
duar të shkive. Ata e mendonin vetëm këtë si një mundësi që kishte ndodhur
diçka e rëndë, mjerisht edhe tepër e dhimbshme, por përsëri e hiqnin mendjen
nga vdekja.



Ishin të huaja për njëri-tjetrin Fehmiu dhe
vdekja, Xheva dhe vdekja, të dy bashkë dhe vdekja. E përjashtonin
njëri-tjetrin, deri në kufijtë e skajmë, deri aty ku fillon e shkrihet në një
e vërteta dhe legjenda.



Nuk e besonin dhe nuk donin as ta besonin. Me mosbesimin sikur donin të
shtynin sa më shumë që të mundnin idenë e largimit të tyre, mosqenies dhe
këtë e bënin të gjithë, krejt natyrshëm, sepse nuk mund ta kishin në vete
idenë e vdekjes.



Nuk ishin më, kjo ishte e rëndë. Pastaj dikush tha se ata u vranë dhe
kjo nuk mund të jetë vdekje. Filluan ta besojnë pak nga pak, por gjithnjë me
mendimin se ata do të shfaqen përsëri, aty ku do të ishte më e vështirë dhe
më e domosdoshme. Për 22 vite me radhë kishte ndodhur diçka e tillë:
rishfaqja e tyre dhe nuk kishte pse të mos ndodhte rishtas kështu. Njerëzit
prisnin dhe duke pritur, vazhdonin të luftonin. Edhe fakti se drejtues i
brigadës kishte ardhur njëri ndër miqtë më të vjetër të Fehmiut, djali i
imët, trim dhe gjithë virtyte, Ilaz Kodra, përsëri nuk e bënin të besueshme
idenë e largimit të tyre.


Kështu shkuan ditët e para, mes mosbesimit dhe pritjes. Mes vendeve
ku gjendeshin, gjithnjë mes luftës, ata e kishin idenë e pritjes së rikthimit
të tyre, ashtu siç kishin idenë e rilindjes së përditshme të diellit, të
mëngjesit, të erërave që frynin buzë Çiçavicës. I dukej sikur njëra dorë e
tij ishte mbështetur tek Drini i Bardhë dhe dora tjetër tek Drini i Zi, sikur
kokën e kishte mbështetur në bjeshkët përbri dhe në malet e Sharrit. Prisnin
dhe nuk besonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:53 am

Por jo vetëm ata që ishin aty, pranë tij dhe që e kishin ndjerë dorën
e tij. Edhe të tjerë, ndoshta me mijëra kilometra larg nuk e besonin. Ishte
një mosbesim i tejskajshëm dhe i dhimbshëm, sepse njerëzit prisnin rishfaqjen
e tij. Prisnin rishfaqjen e të dyve, si një gjë që lehtësisht merret me mend.
Kështu dalëngadalë, pa e kuptuar, filloi të endej legjenda e rikthimit të
tyre. Ishte një legjendë e dyfishtë, e cila, ashtu siç lëviz llava
vullkanike, e zjarrtë dhe e ngrohtë, filloi të lëvizë drejt njerëzve. Ata që
kishin menduar se pas 22 shtatorit do të flitej si për dy njerëz që ishin
dikur, do të ndjeheshin edhe një herë të gabuar. Gjithnjë e më tepër njerëzit
filluan të besojnë se gjithçka ishte e përkohshme, ndërsa rikthimi,
përjetësia e tyre, do të ishte e përjetshme.



Ndërkohë ata ishin ende pranë njëri-tjetrit, në atë vend ku kishin
qëndruar deri në fund dhe nuk donin të shkëputeshin. Dherat e shkëputur nga
bjeshka kishin rënë mbi trupat e tyre, që ende ishin së bashku. Ishte përzier dheu i
kadifejtë me gjakun e pastër. Kaloi dita e parë, pastaj e dyta, e treta. Ata
rrinin aty, mes erërave që frynin mbi Kodrën e Qëndresës, dëgjohej zhurma e
luftës që herë afrohej e herë ishte e largët, shtëpitë vazhdonin të digjeshin
dhe tymrat për një çast u dukën si një fillesë nate, pastaj rishtas filloi të
bjerë vesa e netëve të freskëta të shtatorit dhe ishte një qiell krejt i
pastër, mbushur me yje.



Gjaku i tyre kishte rrjedhur butësisht drejt
dheut të ngrohtë. Ishte bërë njësh me të dhe pastaj ishte ndalur aty ku
fillonin rrënjëzimet e lisave. Tundja e gjetheve u sillte më afër vatrën ku
kishin lindur. Qëndronin dhe prisnin. Ndërkohë legjenda e mosbesimit të
vdekjes po rritej gjithnjë e më tepër, derisa u bë shpresë e përhershme jete.



Pastaj, krejt befas, në një stacion televiziv u
dha intervista e tij. Njerëzit e dëgjuan dhe përsëri e kishin në mendimin e
tyre rikthimin e shpejtë. Përderisa duhet, ai do të kthehet, kishin thënë të
gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 5:54 am

Ishte një nga mbrëmjet e fundshtatorit kur i
kishin sjellë në fshatin ku kishin lindur, buzë luginës, e cila kishte qenë
aq e dashur për ta. I kishin sjellë shokët e tyre, mbartur mbi shpatulla dhe
kjo kishte qenë hera e parë që ishte një barrë aq e rëndë. Tepër e rëndë.
Megjithatë, edhe kur ata kishin ardhur, të përgjakur dhe bri njëri-tjetrit,
përsëri njerëzit nuk e kishin besuar. I kishin shtyrë kufijtë e vdekjes, të
paktën derisa të ishte lufta. Njeriu që kishte lindur për luftë, nuk mund të
ikte derisa ajo të përfundonte.



Mbrëmjet e fundit të shtatorit kishin ikur tepër
shpejt, në rrokullimën e tyre të ashpër. Kishin lënë pas vetes disa të vrarë,
më shumë të plagosur, dhjetëra e dhjetëra shtëpi të djegura, njerëz që kishin
shpejtuar për të mos qenë pre e dhunës dhe gjithashtu edhe një legjendë:
legjendën e një Përjetësie të dyfishtë, të Fehmiut dhe të Xhevës.



Kishin pasur një jetë të jashtëzakonshme, do të
kishin po ashtu edhe një përjetësi të jashtëzakonshme, përderisa ishte një
përjetësi e dyfishtë.


FUND
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyThu Sep 11, 2008 10:12 am

shum flm yll per te gjitha qe i bjen ketu ne forum gjera te vlefshme te uroi te gjitha te mirat se je me te vertet nje yll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
blerim
Anëtar i ri
Anëtar i ri
blerim


Male
Numri i postimeve : 133
Age : 42
Vendi : ks
Registration date : 12/09/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 EmptyFri Sep 12, 2008 11:59 pm

[b]biligoa-shum shume flm qe ke sjelle per te lexuar kete veper madheshtor. Bekuar qofh per jete[/b].
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këto ditë del nga shtypi libri
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Nje dite ne piknik!
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» 14 TETORI DITE HISTORIKE E TRIUMFIT TE MADH
» Kush do ti fitoje keto zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: