Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Këto ditë del nga shtypi libri

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:34 am

Shtëpia e Fehmiut ishte Kosova. Secili prag i saj ishte edhe
pragu i shtëpisë së tij. Pikërisht në ato ditë, kur ridimensionoheshin
përmasat e reja të luftës, kur ajo kishte filluar të shtrihej më vrullshëm se
ishte menduar, kur ishin një mijë punë për t'u bërë dhe të vinte keq që dita
i kishte vetëm njëzet e katër orë, legalistët "institucionalistë",
për të thërrmuar luftën në një mijë e një thërrmiza lëshuan moton "Të
mbrojmë pragun e shtëpisë". Dukej sikur ishte një thirrje humane, por në
të vërtetë ishte fundi i luftës çlirimtare dhe fillimi i përgjakimit të ri.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës asnjëherë, e theksoj, asnjëherë, nuk ka patur
një nocion të tillë të luftës çlirimtare. Nuk e ka përfytyruar kurrë luftën
kështu, prag më prag, por si një luftë të të gjithëve kundër armikut të
njëjtë. Nuk ishte e rëndësishme se ku do të luftoje; ishte e vlefshme të
luftoje ose të ndihmoje luftën. Në mesin e marsit 1998 dhe më pas, në javët
që erdhën, zënia rrënjë e nocionit "Të mbrojmë pragun e shtëpisë",
ishte njëkohësisht edhe përmbysja e pragut të Kosovës.



Se cili ishte përfytyrimi dhe ngrehina e atyre
që donin "të mbronin pragun e shtëpisë”, ndoshta më shumë se gjithçka
tjetër, dëshmon rasti i mëposhtëm. Njëri ndër ushtarakët e lartë në radhët e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shok lufte i Fehmi Lladrovcit, njëkohësisht
edhe i martirëve të tjerë si Bekim Berisha, Xhemajl Fetahu etj., në vitet e
luftës epror i lartë në zonën operative të Shalës, Mensur Kasumi, tregon më
vonë:



"Kishte filluar ofensiva e madhe serbe dhe
lajmet vinin për sulme të mëdha në zonën operative të Dukagjinit. Kishim të
dhëna se ishte sulur për atje një forcë e madhe ushtarake serbe. I mblodha
ushtarët dhe u thashë se duhet të bëhemi gati dhe të shkojmë e të ndihmojmë
zonën e Dukagjinit, se kanë nevojë për ndihmën tonë dhe nuk kemi çajre pa
shkue. Ushtarët u grumbulluan, kur shoh nja dhjetë vetë që po rrinin mënjanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:34 am

"Po ne, që jemi të LDK-së, si do t’ia
bëjmë?"



- Kush ju ka thënë se jeni të LDK-së? - i pyeta.



- "Kështu na kanë thënë. Na kanë thënë se
ne jemi me mbrojtë veç pragun e shtëpisë dhe mos me shkue në zona të tjera".



- Gabim e keni. Kush është me luftue për
partitë, për LDK e kushdo tjetër, le të heqë rrobat e ushtrisë, të dorëzojë
armët e të shkojë. Nuk luftojmë për pragun e shtëpisë, por për krejt Kosovën.



Disa i hoqën unformat, lanë armët e shkuan, të
tjerët erdhën pas nesh. Ma qitën namin
se nuk po i due të LDK-së. E kishin gabim, unë doja Kosovën.



Fehmi Lladrovci, atë ditë të dhjetë marsit 1998,
kur rihyri në Kosovë, kishte shtatë vite që nuk kishte qenë në shtëpinë e
tij. E kishte mbytur malli për gjithçka në vendlindje, për shtëpinë ku kishte
lindur dhe për rruginat e kopshtit, për luginën që zinte e ngushtohej në
fundin e fshatit dhe për pyllin e lisave përballë malit; mbi të gjitha, e
kishte mbytur malli për prindërit e tij. Ai mall e kishte mbuluar të gjithin,
edhe kur kishte qenë në burgjet jugosllave, mirëpo mes tyre kishin qenë
hekurat, prangat, gjakimet. Në të gjitha letrat e tij nga burgu ndjehet ky
mall, tepër përvëlues, ndjehet përkushtimi i tij ndaj prindërve dhe, siç e
kam thënë, sidomos malli ndaj nënës. Një mall që pikte përditë e më shumë, që
ndjehej tek tingëllimi i zërit të tij, tek ajo rrudhje e veçantë e syve kur i
pëlqente të tregonte, megjithëse shkurt, për letrën e parë që kishte shkruar
në jetën e saj nëna e tij dhe atë letër ia kishte shkruar të birit të
burgosur; nuk i vinte turp të thoshte se i kishte puthur ato shkronja;
ndjehej se kishte nevojë të bisedonte me të atin, për gjithçka që kishin
dashur të flisnin; të njëjtin mall e kishte edhe Xheva për atë shtëpi, në të
cilën kishte shkuar nuse kur i shoqi sapo ishte burgosur dhe dënuar me dhjetë
vite, kishte mall për dhomën ku kishte jetuar disa vite, si në legjendat e
hershme, por jo thjeshtë duke pritur, por duke luftuar për idealin e
përbashkët; në ato dhoma ajo kishte shkruar fjalët buçimtare që ishin lexuar
anë e kënd Kosovës se "as tanket dhe as topat nuk e trembin rininë e
Kosovës", dhe tash çasti i çmalljes kishte ardhur; ata ishin në Kosovë,
po rrugëtonin drejt Drenicës, aty ishte Gllanasella, aty ishte shtëpia e
vjetër, ishin prindërit, njëri nga vëllezërit, Emriu, aty ishin motrat e
nipërit e mbesat. Mund të ecje ndoshta edhe një orë më shumë dhe do ta
ndjenin erën e veçantë të zjarrit në mesin e marsit, që përzihet me erën e
pranverës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:35 am

Fehmiu dhe Xheva nuk e bënë këtë. Ata nuk kishin
ardhur për të qëndruar në shtëpinë e tyre ose për të mbrojtur pragun e
shtëpisë së tyre. Kjo nuk ishte as filozofia politike e as mendimi politik i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njeriu që kishte kërkuar formimin e Ushtrisë
së Kosovës që në fillimin e vitit 1983 dhe kishte tentuar ta bëjë këtë,
megjithëse në një vend të huaj, e dinte fare mirë se kishte para tij një mall
më të madh se malli i familjes, se malli i shtëpisë së tij; këtë ai e kishte
të vetëdijshme, e kishte në natyrën e tij, e kishte si diçka të kuptueshme
lehtësisht dhe që nuk mund të bëhej ndryshe.



Fehmiu dhe Xheva u ndalën në Abri.
"Fillimisht u vendos në pikën "Guri”, ku bëri një punë të
jashtëzakonshme për forcimin dhe profesionalizimin e pikave, ndërsa AB-ja
(Bekim Berisha) erdhi tek unë në Açarevë”, kujton Sylejman Selimi.



Aty ishte detyra e tyre. Aty qëndruan. Nëse do
t’i thoshin të shkonin diku tjetër, në Mitrovicë për shembull, ai do të
shkonte, dhe nëse do të ishte i vonuar, pa e ditur se kur do të kthehej,
ndoshta nuk do të kalonte fare nga pragu i shtëpisë së tij. E pra ai i ka
dashur prindërit si rrallëkush, është përgjëruar për ta, gjithë letrat e tij
e kanë këtë ndjenjë malli; por ato kanë edhe një ndjenjë më të fuqishme,
tepër më të fuqishme se malli për fisin, shtëpinë e familjen e tij: malli i
Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:35 am

Baca
Tush:




"Kisha dëgjuar diçka se ka ardhë Feha. Erdh
një shok, ishim tuj ndejë në aksham, ishim bashkë me vllezër, u tubuam ashtu,
kur ai shoku më tha se Fehmiu ka ardhë. Kishte ardhë Reshiti, kishte vëllain e
plagosur, Sabit Lladrovcin, dhe po më thotë se Feha kishte kërkue me shkue me
e takue. I thashë "për hajr qoftë”. U endte treni atëherë. Kam zbritë
prej trenit e kam shkue për kodrinë. Kam takue Musë Jasharin, Sahitin, i kam
njoftë mirë, se kam shkue tek ata vazhdimisht. Po më thotë Musë Jashari se ka
ardhë Feha, Xheva me Saminë dhe me shokë të tjerë. Kemi shkue në pikë, në
Likoc. Ishte Sami Lushtaku aty, nuk e kisha pa qysh kur kishte dalë jashtë
Kosovës. Shkuam në pikë, ishte një shok tjetër aty. Më së pari u takova me
Xhevën, kur erdhi Feha përshëndetjen me të e bana pak më të ulët se me
Xhevën. Po më shikojnë shokët e po bajnë llaf, qysh po ndodh kjo. Kah zemra e
kah shpirti im ishte Xheva njëlloj me Fehmiun, nuk kam mujtë me e dallue se
nuk është e zemrës sime, si Xheva, si Feha.


Biseduam pse ka ardhë, e dija pse mund të vinte,
më tregoi, bëmë llaf me të. Po më pyet se si po shkon, si po sillen njerëzit,
a janë për luftë. Atë ditë po më thotë me pasë kujdes, kanë dëgjue se kam
ardhë, nuk kam ardhë fshehtas, me pasë kujdes. As në Gllogovc mos me dalë.
Pas një kohe, dhjetë ditë a dy javë në Likoc, ka ardhë në Abri dhe në Abri ka
ndejë shumë, bukur një kohë të gjatë. Nuk vinte hiç në shtëpi, as me na pa.
Këmba e tij nuk ka shkelë në shtëpi, derikur ka ardhë prej Abrije këtu. Dhe
ka ardhë këtu me Xhevën, me Sami Lushtakun, me shokë të tjerë. Ishte aksham,
pa ardhë mirë ata, kanë fillue me ardhë njerëzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:36 am

Unë e falenderoj popullin, e sidomos fshatin
Gllanasellë, se iu kanë bashkëngjitë Fehës në luftë, të gjithë. E ka dashtë populli Fehmiun dhe fort e ka
dëgjue...”



Ishte e fundmja gjë që bënë: të shkojnë në shtëpinë e tyre. Ndodh kjo
sepse nuk kishin ardhur veç për atë shtëpi; ajo ishte njëra nga mijëra e
mijëra të tilla që kishte Kosova. Përfytyrimi dhe koncepti i tij ishte shumë
më i gjerë se kaq. Ai nuk kalonte nga shtëpia e tij për të shkuar tek Kosova.
Në këtë rast, ai kalonte nga Kosova për të shkuar edhe në pragun e shtëpisë
së tij.



Partia ime është Kosova



Është e vërtetë se për më shumë se 15 vite, pra që nga krijimi i saj,
Fehmiu do të jetë anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Njëri ndër më të
devotshmit dhe nga më autoritarët. Ndërsa pjesën e parë, devotshmërinë, e ka
bërë me vetëdije, tjetra, autoriteti ishte pa dashjen e tij. Sidoqoftë, ai
ishte në strukturat drejtuese të të gjithë Organizatës që nga prill i vitit
1985 dhe deri në marsin e vitit 1998, kur u largua nga Gjermania.



Pas saj, fillon për të dhe për Xhevën një jetë tjetër politike. Ose
më saktë, ata veprojnë politikisht, të papërfshirë në jetën politike të
ndonjë Organizate. Mbajti lidhje deri në momentin e fundit me shokët e
Organizatës, por pa qenë pjesë drejtuese e saj dhe këtë e bën me vetëdije.



Në Mbledhjen e VI të Përgjithshme të LPK-së, dega jashtë vendit, në
fillimin e majit të vitit 1998, ai propozohet për të qenë përsëri anëtar i
Këshillit të Përgjithshëm. Mirëpo ai kishte sjellë një mesazh për të gjithë.
Duke e quajtur veten pjesë e jetës politike, ai nuk mund t'i lejonte vetes që
njëkohësisht të ishte në strukturat drejtuese të një Organizate, megjithëse
kjo ishte ajo ku ai kishte milituar. Për një arsye të thjeshtë: tash e tutje,
deri në çlirimin e vendit, partia e tij do të jetë Kosova. Bën kështu
shkëputjen nga ajo që ishte pjesë e tij, për të sendërtuar atë që kishte
synuar gjithnjë kjo Organizatë. Bëhet pjesë e vazhdimit të vizionit të saj,
pa qenë brenda radhëve. Bëhet misionar i ideve që kishte mbartur ajo, por
kësaj radhe si luftëtar.


Këtë e kërkonte dhe nga të tjerët. Ai nuk kishte dy kute: njërin për
vete dhe tjetrin për të tjerët. Nëse mendonte se kuti që kishte zgjedhur
vetëdijshëm ishte më i sakti dhe më i kohës për Kosovën, atëherë ai
përcaktohej kështu edhe për të tjerët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:36 am

Në Kosovë kishte disa linja që nuk mendonin kështu. Lëvizjet legale
politike ishin mësuar të shihnin politikën si pjesë e jetës së përditshme, të
zakonshme, edhe kur tashmë ajo nuk ishte e zakonshme, por e jashtëzakonshme.
Në kahun tjetër ishte edhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, e cila kishte
krijuar, sidomos në Llap, disa njësi të armatosura, dhe dëshironte të ruante,
edhe në radhët e luftës, strukturën e saj politike. Më 1 shkurt 1998, LKÇK, i
drejtohet Shtabit Qendror të UÇK-së, me thirrje për bashkëbisedim, me anë të
të cilit duhej të vendosej forma e bashkëpunimit mes dy palëve. Duke ruajtur
strukturën e saj politike.



Në dukjen e parë është një kërkesë e arsyeshme. Mirëpo nuk është
logjike. Një njeri i autorizuar nga LKÇK-ja drejton një kopje të kësaj
thirrjeje edhe tek Lladrovcët, me qëllim që ta përcjellin më tej. Disa ditë
më pas, në drejtimin e shokëve që veprojnë në Drenicë, niset ky faks:

“Të dashur shokë, për këtë letër (është fjala për "Thirrjen për
bashkëbisedim”) e kam njoftuar edhe "Kapuçin”. Dhe i kam dhënë mendimin
tim lidhur me kërkesat e tyre për bashkëveprim, pa u shkrirë në UÇK. Mendoj
se është punë jo e pastër nga individë të caktuar të hierarkisë së LKÇK-së
dhe propozoj të kihet rezervë ndaj këtij "propozimi”. Ne na duhet
Bashkimi e jo "Bashkëveprimi e bashkëbisedimi”. Ju përshëndes
përzemërsisht, "Veshi”.



Në maj të vitit 1998 u zhvilluan takime mes përfaqësuesve të UÇK-së
dhe të LKÇK-së. Nga njëra anë ishte Fehmi Lladrovci, në anën tjetër shoku i
tij i burgut, i dënuar në të njëjtin proces gjyqësor politik, Sabit Gashi. Të
dy njihen prej kohësh, kanë qenë në të njëjtën organizatë, tani janë ballas.
Çfarë do të bëhet: do të ketë në luftë dy struktura, njëra madhore e tjetra
minore; do të ketë partizim dhe ndarje; do të ketë një vijë në mes, e cila
mund të ndajë edhe shokët e dikurshëm?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:36 am

Është e vështirë të thuhet tashmë se cili tjetër do të kishte mundur
të merrte përsipër barrën e bashkimit mes dy strukturave, të cilat, aq sa
mund të kishin ngjashmëri, aq ishin edhe të ndryshme, e herë pas here edhe të
kundërta. Figura që është ballas me drejtuesit e LKÇK-së është një njeri i
njohur, tepër i besuar, me fjalë të sigurtë, me ndjenjën e sakrificës dhe që
i duhet besuar. Ky është njëri ndër shkaqet madhore të këtij bashkimi në
luftë. Sepse është ecur përmes besimit, përmes shembullit e jo nëpër fjalët
pa fund. Sepse ai do të mund të sillte shembullin e madh të tij: nuk do të
ketë parti politike në radhët e luftës. Do të ketë drejtim politik, Drejtori
Politike, por jo partizim të luftës. Ai ishte shembulli, mjaftonte vetëm të
ndiqte këtë shembull. Në Drenoc, ai qëndroi dy ditë dhe dy netë duke biseduar
me drejtuesit e strukturave të LKÇK-së, dhe ishte një nga bisedat vendimtare
që rreshtuan përfundimisht këtë organizëm politik, pa asnjë parakusht, nën
komandën e Shtabit të Përgjithshëm.



Kjo ishte mes shokësh të hershëm, mes njerëzve që e kishin njohur
njëri-tjetrin në momente të vështira. Çfarë do të ndodhte me ata që kishin
pasur ose nuk kishin pasur vetëm pak të përbashkëta?


Fehmiut, luftës, i duheshin të gjithë, jo një pjesë, edhe nëse ajo
ishte struktura më themelore e luftës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:37 am

Tregon Sami Lushtaku:



"Ka qenë një takim i fshatit me partitë politike. Ishte baca
Fehë, kam qenë unë, Nuredin Lushtaku e shokë të tjerë. U ulëm sipas zakonit,
rreth e rrotull dhomës dhe fjalën e mori kryetari i LDK-së, Idriz Rreci më
duket ka qenë. Na përshendeti. Ai po flet për organizimin e partive politike,
kontributin, rolin e tyre.



Kur ai ka krye, baca Fehë i ka thënë:



"Idriz Rreci, kam respekt për ty, por kurrë
nuk e kam besue se do të thyhesh, se do të përkulesh. Ju në vend me i ndihmue
ushtarët e UÇK-së, me na afrue bukë, municion, me hapë kanale e pozicione
bashkë me ne, ju bani mbledhje, bani metingje, bëni punë të partisë. A e dini
se sot është luftë dhe se njerëzit duhet të bëjnë të gjitha për luftën?”



Njerëzit ishin të gjithë në mbështetje të
UÇK-së.

Baca Fehë nuk është çue në këmbë, ishte ulur
afër Xhevës, ishte i veshur ushtarak. Ka heshtë pak dhe ka shtue:



"Me gjithë respektin, edhe pse të kam pasë mësues,
prej sodit, nëse vazhdon kështu me partitë politike, nuk do të kem respekt.
Leri marritë dhe kush do me e kapë pushkën, le të vijë me ne. Nuk ka parti
politike tash. Tash kemi të gjithë një parti: Kosovën". Njerëzit filluan
me e përkrahë idenë e bacës Fehë. Ai i thoshte faktet dhe nuk i linte
hapësirë askujt. Fjalët i kishte të sakta”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:37 am

Njeriu që u tërhoq i fundit nga “Shkaba 1”
ose rrëfimi


i momentit të përjetësisë së një dite
epike




Shefqet Morina është burrë i gjatë, zakonisht
flet ngadalë dhe gjithçka tek ai tregon se ka pasur në jetë dhimbje të mëdha.
I janë vrarë në luftë katër pjesëtarë të familjes së tij dhe çdo gjë ka qenë
tragjike. Ka pasur fatin e hidhur të varrosë të afërmit e tij, por edhe të
vërejë se, disa ditë pas, forcat serbe i zhvarrosën dhe trupat e tyre ende
nuk dihej se ku ishin. Kishte lënë shumë gjëra në mes për të kërkuar ku i
kishte të afërmit e tij të vrarë, megjithatë kurrë nuk kishte përjetuar një
dhimbje si ajo e 22 shtatorit. Unë e takova një natë të vonët, biseduam për atë
çka ishte më thelbësore dhe pjesë nga ai rrëfim po sjell më poshtë, duke qenë
i bindur se kjo ishte e vërteta e saktë e rënies së Fehmiut, Xhevës, Fatimes
dhe Shefqet Zekës. Njeriu tjetër që mund të më tregonte, ishte Asllan Faslia,
por ai nuk është më. U vra në luftë. Shefqet Morina është i vetmi nga ata që
mbetën në fund. Është dëshmia e vetme dhe plotësisht besnike.



Është një tregim i thënë mes dhimbjes dhe nëse
ndonjëherë ka shkëputje, kjo është e kuptueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:38 am

Ja pjesë nga rrëfimi i Shefqet Morinës:



“Fehmi Lladrovcin vonë e kam njohë, por zërin ia
kisha dëgjuar. Mundem me folë për të prej 22 marsit, kur jam pranue në UÇK.
Fehmiun e kam takue për herë në parë në Abri. Prej asaj date e deri më 22
shtator mund të flas për të. Nuk e di saktësisht se cila datë ka qenë, por
aty e kam pa Fehmiun, aty e kam pa edhe Xhevën. Pas asaj, u formua pika
“Shkaba”, këtu në Shkabë, jam angazhue në radhët e ushtrisë dhe atëherë kemi
pasë biseda, mësime, ushtrime se si luftohet, janë bërë strategjitë për
luftë, stërvitje ushtarake të llojllojshme; jemi nisë për në Shqipëri me
marrë armë, 2 mijë vetë kemi qenë nga Drenica, më shumë se 200 vetë nga
brigada jonë, por kemi rënë në pritë në kufi, në Junik, një kilometër pa hyrë
në zonë.


Një natë përpara, më 21 shtator, deri në 12 të
natës kam qenë në pikë, si roje dhe në orën gjashtë të mëngjesit ka ardhë
lajmi se serbët po mësyjnë. Ashtu si kam qenë, me teshat qe kam qenë kam
shkue në pikë, sa me shpejt që kam mundur. Sa kam arritë aty, një pjesë e
shokëve kishte dalë në pikat e caktuara. Serbët kishin fillue me dalë edhe
ata. Unë kam pasë mitraloz të rëndë, vendin e kam ditë se ku e kisha, nuk
kisha se çfarë pritsha. Kam shkue në vendin tim. Aty jam takue me Fehmi
Lladrovcin, me Xhevë Lladrovcin, me shokët e tjerë, aty prapë kemi bisedue,
komandanti na ka tregue se çfarë strategjie do të përdorim, si do të
lëviznim, na thotë se duhet të ndërrohen pozicionet pas gjuajtjeve, të mos
gjuajmë gjithnjë prej një vendi, që të mos na diktojë armiku ku ishim dhe të
gjuan në atë vend. Kemi pritë, shkitë atëherë filluan me dalë prej objektit,
tek miniera ku ishin, filuan me lëvizë drejt pikave tona. Ne ishim duke u
përgatitë për luftë, duke mbledhë armatimin. Baca Fehë u merrte vesh me
radiolidhje me pikat e tjera. U lajmëroshin shokët në pika, thonin se jemi në
gjendje të mirë, se vetëm po i presim kur të dalin dhe të na afrohen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:38 am

I kemi pritë forcat serbe se po na dalin vetëm
nga një pikë, ishim dy vetë dhe e vëzhgonim atë pikë, kur papritmas dolën
prej prapa. Dolën nga njëra anë, por edhe nga tjetra. Atëherë Fehmiu i ka pa
me dylbitë e vendosura në snajperkën e tij. Fehmiu na tha që të presim derisa
të afrohen. Kemi pritë në heshtje. Kanë ardhë në vijë ajrore 100 deri 150
metra. Ishim në një stom, disa ishin me armët e lehta, unë që kisha
mitralozin. Atyre komandant Fehmiu u tërhoqi vërejtjen që të mos qëllojnë pa
e degjuar pushkën e tij dhe pa i dëgjuar armët e rënda. U tha që të shohim
nëse kemi sukses, atëherë të qëllojmë të gjithë. Ishim dhjetë ushtarë në atë
vend, të tjerët ishin në pjesë të tjera.



Para se me fillue lufta i ka thënë Sabit
Lladrovcit “Edhe faret në delshi, kurrë mos i dorëzoni armët”. Kurse ne të
tjerëve na tha: “Burra, ja vdekje, ja liri, ditë më të lumtur se sot kurrë
nuk kemi pasur”.



Kur ka krisë snajperka e tij, ishte pushka e
parë e asaj dite, e kemi parë ushtarin serb tuj u rrëzue, kishte qenë mbi
tank, deri 10 metra larg prej tankut e ka qitë jashtë. Atëherë kemi fillue të
gjithë. Ka krisë prej tana anëve. Ishte grup i madh i ushtarëve serbë dhe kur
të gjuaje, nuk të shkonte plumbi huq. Ka filluar nga shtatë, shtatë e 15
minuta dhe nuk e kemi ndalë deri pas orës 10 paradite. Rreth tri orë vetëm
është gjuajtur. Këmbë serbi nuk ka mundë me lëvizë tri orë rresht. Vetëm
rrinin snajperët e tyre dhe ata me mortaja.



E para në pikën tonë, është qëllue Fatime
Hetemi. Kishte automatik. Ishte
në pozicion. Edhe ajo ka luftue shumë. Për tre orë nuk e ka ndalë luftën.
Fatimja ka qenë në pozicion, ka qëndruar aty dhe nuk ka luajtë. Gjuante
gjithnjë. Mirëpo edhe serbët sulmonin, na hetuan se ku jemi, gjuanin
snajperistët dhe minahedhësit. Ata hetonin. Na gjuanin sa lëviznim. Fatimja
nuk lëvizte. Ia kemi hequr vërejtjen. Gjuante gjithnjë nga një vend. Serbët e
kishin hetuar se ku ishte. Kishte bombardime të jashtëzakonshme. Edhe sot
shihet se çfarë bombardimesh ka pasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:38 am

Fatimja u çonte të qëllonte gjithnjë nga i
njëjti vend. Fehmiu ia hoqi vërejtjen i pari. I tha të bënte kujdes. Edhe
Xheva ia hoqi vërejtjen, edhe unë. U bënë tre e më shumë orë luftë. Ishte një
pjesë, në të djathtën tonë, që duhej
përcjellë. Baca Fehë më tha të dal në një pozicion tjetër dhe t’u them
shokëve se çfarë duhet mbrojtur.



Kur jam kthye, Fatimen e kishte kapë plumbi. E kishte kapë në ballë,
por ishte ende gjallë. Jemi mërzitë shumë. Fehmiu na thoshte të mos e
lëshojmë veten, se është luftë dhe nuk dihet kush vritet, nuk duhet të
lëshojmë luftën. Ai dhe Xheva e kishin Fatimen si bijën e tyre.



Kemi provue me e nxjerrë prej pozicionit, me i
dhanë ndihmë. Ishte e pamundur, kemi tentuar tre herë me e heqë diku pas, nuk
na lejonte armiku, ishin vetëm snajperët serbë, se ushtarët e zakonshëm ishin
në tanke dhe autoblinda. Plumbi, si thashë, e kishte marrë në ballë, kishte
granatime të vazhdueshme, të hatashme, gjithçka ishte ba zi. Kurrgja nuk na bënin
bombardimet, se na bënte tymi, pluhuri që ngrihej mbi ne, me tu duk se nuk
kishte diell.



Zhurma ishte e tmerrshme, duhej me folë për
afër, se nuk u dëgjoshim. Ka ardhë Asllan Faslia, kishte ardhë prej pjesës
tjetër, e kishte parë Fatimen se ishte vra dhe ka ardhë tek ne. Beteja ka
qenë e ashpër, kanë fillue me u thye radhët, disa njerëz e kanë lëshuar
vendin. Na tregoi Asllani se ishte vra Shefqet Zeka, na tregoi se nuk kishin
mundur të përballojnë luftimet dhe ishte lënë pika.


Kemi pirë vetëm nga një cigare duhan dhe prapë
kemi fillue. Eshtë bërë vetëm ndërrimi i ushtarëve në pikë. Kishim mbetë disa
shokë. U hap fronti shumë për ne. Ku ishin ushtarët në anë të djathtë, që u
larguan, aty na dolën shkitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:39 am

Në pjesën ku ishim ne, na dolën shkitë. Në pjesën
në Gradime, na dolën shkitë tek pika tjetër. Thirri Fehmiu në radiolidhje në
pikën tjetër, a jeni të gatshëm, nëse jeni gjuani dhe mos prisni. Janë
përgjigjë vetëm një herë, pastaj nuk janë përgjigjë më. Ku nuk kishte luftime
aty na dolën shkitë, krejt para i kemi pasë dhe gjithandej. I kishim përballë
dhe në tre anë ishim të rrethuar. Aq sa ishim. Në fund mbetëm katër vetë që
luftonim, Fehmiu, Xheva, Asllan Faslia e unë, dhe Fatimja e plagosur. Na
erdhën shkitë deri në 10 metër, ishim të shpërndarë, në katër pozicione,
bomba na ra në mes, por për fat nuk plasi. Kur na erdhi bomba tek këmbët, e
ditëm se shkitë ishin shumë afër dhe kemi kemi fillue edhe ne me bomba dore.
Serbët u tërhoqën dhe shkuan prapë në pozicionet e tyre. Me i përballue mundnim, por
me i thye nuk mundnim. Kishte shkue ora me 11 e më shumë, bombat i kishim
afër, gjuanim prapë dhe disa herë i kemi tërheqë vetëm me bomba. Dolën ku
kishin qenë në fillim, nëpër livadhe. Mirëpo ishin shumë dhe bombardonin
gjithë kohën.



Unë kam qenë në pjesën e dhjetë, Feha, Xheva dhe
Asllani ishin në pjesën e Gradimes. Asllani shkonte herë pas here edhe në ato
pozicione ku kishin qenë shokët që u larguan.


Serbët ishin më poshtë. Ishin bërë thuaj katër orë
që baca Fehë qëllonte me snajperkë dhe nuk e çonte kush kryet. Dëgjuam se
baca Fehë kërkonte një ndërrim të
shkurtër në pozicionin e tij sa për të pirë një cigare. Ishte i lodhur.
Lëvizën Asllani, shkon në vendin e tij dhe merr snajperkën, derisa ata të
hynin në pozicion. Fehmiu u mat të futet dhe duke hyrë aty, prej autoblindës
ku ishte një snajper serb, është qëlluar mbi të dhe njëkohësisht mbi Xhevën.
Kur e kam pa bacën Fehë, ai ishte ulë në tokë dhe Xheva kishte filluar të
ulej pranë tij. Ishin plagosur të dy, Asllani është ruajtë, i kam pa që janë
plague. Kur e ka kapë plumbi i parë nga pas bacën Fehë, e kam pa se i ka
lëvizur xhupi para. Eshtë çue prej plumbit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:39 am

U dukshin plumbat kur binin, se ishin plumba të
mëdhenj. Teshat i lëvizën kur e rroku plumbi i parë. Asllani ishte pas një
guri, i kam pa që janë goditur. Nuk e di kur e ka rrokë plumbi i dytë. E kemi tërheqë
bacën Fehë dhe kemi marrë prapë pozicionin. Xheva mbeti e shtrime, e kam
ndihmue të tërhiqet dhe është afruar me Fehmiun. Nuk kam pasë kurrë dhimbje
më të madhe. Nuk më është dhimbë vetja. Ishte një gjendje që nuk e kisha
menduar kurrë. Xheva e plagosur, Fehmiu i plagosur, ai nuk lëvizte, Fatimja e
plagosur, thuajse në momentet e fundit. Xheva, ashtu e plagosur, vazhdoi të
gjuajë. Mori snajperkën e Fehmiut, por arma ishte e rëndë, ajo nuk kishte
edhe aq forcë, atëherë mori kallashin. Serbët u afruan shumë, nuk ishin as
dhjetë metra, tërhiqeshim e gjuanim. Fehmiu
nuk i kishte mbyllur sytë, Fatimja e plagosur, Xheva e plagosur. U
munduam me i mbyllë plagën Xhevës, me pjesë të rrobave tona; nuk kishim
mundësi të shkonim ku e kishim lënë ndihmën e parë. Nuk kishim as se si të
bënim tërheqjen e tyre.



Nga ora 12 e gjysmë baca Fehë ka mbyllë sytë,
Fatimja po ashtu. Xheva ishte e plagosur. Vazhdonte të qëllonte. Me Asllan
Faslinë ishim aty. Deshëm me e tërheqë Xhevën, as shans nuk kemi pasë, i
thamë disa herë, nuk dëgjonte, derisa na është drejtue me armë. Xheva na ka
thënë, edhe duke na drejtuar armën, tërhiquni, unë jam këtu në vend të Fehës,
shkoni. Fehmiu, pak pa i mbyllë sytë na ka thanë edhe ai, tërhiquni.



I jemi lutur shumë Xhevës të vinte me ne,
Asllani dhe unë, i thamë se nuk shkojmë pa të. E uli pushkën Xheva në një
moment dhe na tha se dilni ju poshtë, t’ju shoh të gjallë, kur t’ju shoh se
keni dalë, po ua jap fjalën se do të vij edhe unë. Shkoni ju njëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:40 am

Asllani doli i pari. Xheva tha se unë po e mbroj
nga e djathta, ti mbroje nga e majta, dhe po e mbrojmë derisa të dalë poshtë.
Nuk ishte as pesë metra, lëshoheshe dhe dilje. Kur iku ai, Xheva më tha: “Dil
Shefqet edhe ti, shko, më tha, se trupi im dhe jeta ime, veç trupit dhe jetës
së Fehmi Lladrovcit nuk njeh gjë tjetër. Ia kam dhanë fjalën, ia kam dhanë
besën se vdekje e jetë i kemi bashkë". Atëherë nuk kishte mbetë gjë
tjetër. Fillova me iu afrue. Asllani më thirri: “Dilni se u zutë, se jeni
shumë afër”. Mora kallashin dhe u përpoqa me dalë. Plasi një bombë sipër nesh
dhe forca e saj më hodhi jashtë.



Pasi ka dalë Asllan Faslia, i kemi pasë edhe
dy-tre minuta luftë bashkë me Xhevën, me e mbrojtë derisa të dalë. Në anën e
djathtë ka dalë Asllani, ka vazhdue lufta edhe dy-tre minuta, derisa i kemi
tërheqë. Kanë qenë mbi ne, pak me ra dhe binin mbi ne. Kur i dëgjova fjalët e
Xhevës, e pashë bindjen e saj se çfarë ishte. Në realitet filloi, i nxori
armët e veta, revolen e vet dhe u përqaf me Fehmiun, e vuri krahun e vet nën
kryet e Fehmiut, më tha edhe një herë se veç vdekja, pas Fehmiut nuk ka asgjë
tjetër. I kam dhanë me dalë, pasi kam dalë në strom, shkitë dolën në livadhe,
ka ra granata, pastaj një rafallë e gjatë, fuqia e shpërthimit më ka nxjerrë
jashtë dhe kam ra në kaçube. Kallashin e kisha të lidhur, kam mbetë aty,
derisa ka ardhë Asllan Faslia, më ka pre rrypin e kallashit dhe më ka ndihmue
derisa kemi ra poshtë. Pas kësaj luftime të tjera nuk ka pasë, as nuk ka
gjuajtë kush dhe asgjë tjetër.


Unë: A keni menduar gjatë luftimeve se duhet të
tërhiqeni, se e keni bërë deytrën duke luftuar katër orë me radhë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:40 am

Shefqet
Morina:




Baca Fehë nuk ka pasë mendimin se duhet me u tërheqë,
as nuk e ka diskutuar se do të tërhiqemi. Nëse do të ishte lënë lufta herët,
njerëzit ende nuk ishin larguar, do të kishte pasë humbje të mëdha në popull.
Ai vetëm pyeste: “A kemi municion”?
Ishte municioni në krah të djathtë, pyeste vetëm “a kemi”. Pas
plagosjes së Fatimes, shokët që ishin në pikë me ne, shkuan në një vend
tjetër. Pas
pesë minutash, kur i kemi thirrë me na dalë në ndihmë, nuk ishin. Kur jam
kthye, më ka pyetë baca Fehë “a është dikush aty, prej ushtarëve?” I thashë
se nuk ishte askush. Nuk kishte kush të na afronte municion. Por, me u
tërheqë, as mendja nuk i ka shkue.



Kur u çue në këmbë, me pushue pak e me ndezë
cigaren, atëherë e rroku plumbi. Sapo e ndezi.



Ne na u sos duhani që kishim, e la në gur
duhanin që kishte me vete dhe na tha pini duhan sa të doni. Cigaren e kemi
mbajtë në gojë, pinim duhan e gjuanim. Gjoksoren mbrojtëse dhe automatin e
Xhevës, kallashin e Fatimes, i kam edhe sot e kësaj dite. I gjetëm pas
luftës. Gjoksorja e saj ka shenjat e granatës që i ka rënë.



Kemi pasë luftime, edhe më vonë kemi pasë
luftime, gjithëfarë rastesh kemi parë, por dhimbje më të madhe nuk kemi pasë.
Nuk ka hall më të madh kur e sheh shokun të vdesë, kur e sheh komandantin
tënd të plagosur dhe nuk i jep dot
asnjë lloj ndihme.



I ka mbuluar shembja e dheut. Prej bombardimeve,
dheu ka rënë mbi ta. “Zola” që kemi pasë nuk ka punue. E provoi Fehmiu, por
nuk ka ndezë. Pas luftës, në vendin ku janë mbuluar, është gjetë radiolidhja,
cigaret, shkrepësja, granatat. Pushkën dhe automatikun Xheva i ka afrue pranë
vetes”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:41 am

Nuk kishte pasur kohë të çlodhej. Kishte në duar
një snajper 12.5 mm dhe qëllonte sa herë që dikush tentonte të afrohej më
shumë se sa e kishte lejuar. Ishte i qetë dhe ndjehej po ashtu i lehtësuar.
Ishin bërë më shumë se pesë orë luftë dhe tashti banorët e asaj zone duhej të
ishin larguar, duke u ruajtur nga mizoria serbe.



Ai e uli për një moment grykën e snajperit dhe i
drejtohet Asllan Faslisë: “Eja këtu ku jam unë. Mos i lër të çojnë kokë. Unë
po pushoj pak... vetëm pak, sa të pi një cigare”. Arma ishte e rëndë, koha
ishte e gjatë.



Dhe u ngrit të mbështeste shpatullat pas “Kodrës
së Qëndresës”. Ishte i lodhur dhe ndoshta i pihej pak ujë. Ngjyrat e dheut
ishin në rrobat e tij dhe në fijet e mjekrës i kishte mbetur po ashtu një fije
bari. Ai gjithë jetën kishte qëndruar i mbështetur pas dheut të tij, i lidhur
tej për tej me të, dhe kështu si duket, do të ishte edhe çasti i fundit i
tij. Bëri të largohet, ishin vetëm dy a tre metra deri aty ku ai mendonte se
mund të pushonte krejt pak, qoftë edhe dy-tre minuta. Kishte bërë shumë rrugë
deri atëherë. Ndoshta më shumë se sa ishte menduar.



Ishte një kohë e gjatë që mjetet e blinduara nuk
lëviznin as para e as pas. Ushtarët serbë, të strukur pas hekurave, kishin
nxjerrë pushkët snajperë, minahedhësit dhe prisnin.



Në ecjen e tij u godit. Ishte një goditje, siç
do të thoshin, vertikale, dhe një rënie po e tillë. Nuk ra, u ul ngadalë dhe
i tha lehtë Xhevës: “Shotë, më duket se më vranë”. Ajo vetë ishte e plagosur,
por nuk i tha asgjë.



Ai mbylli sytë duke ndjerë njërën dorë të saj
nën kokën e tij dhe tjetrën tek zemra. Nuk dëgjoi krisma të tjera... Askush
nuk e di se cili ishte plumbi i fundit që mori Xhevën dhe nga erdhi ai. Jo më
kot ajo kishte nxjerrë revolen e saj, automatikun dhe i kishte vënë pranë
saj. Jo më kot... Askush nuk e di, megjithatë të gjithë janë të bindur se
kështu do të ndodhte.


“Edhe sikur tridhjetë kilometra larg të vritej
Fehmiu ose Xheva, tjetri do të vinte nga larg të jepte jetën me të”, më tha
një natë të vonët Ramiz Lladrovci dhe unë e dija mirëfilli se kishte qenë
pikërisht kështu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:41 am

Jehona e pasrënies



Edhe pasrënia e tyre ishte po ashtu diçka mes
reales dhe irreales, mes të përjetshmes dhe të përditshmes. Ishte diçka që qëndronte
pezull dhe sado fjalë që mund të gjeje, përsëri ishte e vetëdijshme se nuk
mund të gjeje asgjë. Lajmi ende nuk kishte ardhur, kishte mbetur si peng i
fjalës së pathënë, kumt që nuk do të donte të shpërndahej. Kishte mbetur
pezull, si një varësi e tejskajshme, rreth së cilës nuk mund të duket e as të
zhduket asgjë.



Në mëngjesin e herët të 23 shtatorit 1998 më
thirri në telefon Ali Ahmeti, i cili ndodhej në Tiranë. "Si je bacalok,
më tha”. Abazi (Ali Ahmeti) më ka thirrur gjithmonë "bacalok”, ashtu si
edhe tani dhe nuk e di pse ka mbetur kështu, por gjithnjë më ka pëlqyer që
kur flisja me të, të më thirrte bacalok, pasi kjo i shkon natyrës së tij të
qetë dhe të kujdesshme.



Iu përgjigja se isha mirë dhe e pyeta se si po
shkonin punët. Ai përgatiste atëherë ngjarjet që erdhën më vonë në trojet
shqiptare në Maqedoni, por njëkohësisht ishte i caktuar edhe për ndihmë
konkrete ndaj Zonës Operative të Dukagjinit dhe kjo me një kërkesë të veçantë
të komandantit të zonës, Ramush Haradinajt. Në fillimin e qershorit 1998,
Ramushi më dërgoi një letër, ku kërkonte nga unë, si drejtues i Organizatës,
që të emëroheshin Aliu dhe një grup shokësh pranë shërbimit logjistik të
zonës që komandonte.



Kur desha ta pyes edhe për diçka tjetër, Aliu më
ndërpreu butërisht dhe më tha:



"Ka ndodhur diçka e rëndë bacalok, por
duhet të mbahemi”.



“Ç’ka ndodhur?”, e pyeta dhe heshta, sepse Aliu
është zakonisht njeri i përmbajtur.



"Fehmiu është vra. Është vra dje, në
Drenicë është vra”, fliste duke u përmbajtur dhe unë e dija se Ali Ahmeti
kishte qenë miku më i afërt i tij prej më shumë se 14 viteve.



"Nuk është e vërtetë, i thashë, nuk është e
mundur”, dhe diçka e rëndë u mblodh tek unë. Thashë se nuk është e vërtetë,
se kurrë nuk e kam menduar se Fehmiu mund të vritej. Kur po bëhesha gati të
pyesja për Xhevën, ai vazhdoi:



"Është edhe më keq bacalok", fliste i
përmbajtur Ali Ahmeti, por zëri po e tradhtonte. Nuk kishte nevojë të fliste
më tepër, gjithçka ishte e qartë. “Është vra edhe Xheva. Bashkë janë vra, në
të njëjtin vend”.



"Nuk është e mundur, përsërisja, nuk është
e vërtetë. Lidhuni edhe një herë me Drenicën. Bisedo me Ilaz Kodrën. Takoje
Ramizin dhe verifikoje”.



Nuk doja të pranoja vdekjen e tyre. Askush nuk
donte ta pranonte.



"Ramizi është këtu bacalok", shtoi
Aliu. "Por ngushëllime për shokët dhe duhet të mbahemi. Dikush do të
vritet e në luftë më të mirët vriten".



Në telefon doli Ramizi. "A është vërtetë
Ramiz?”, e pyeta, pa i thënë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është e
vërtetë, se përsëri nuk mund ta besoja.



"Po bacë, është e vërtetë. Janë vra dje,
janë vra në një pikë afër fshatit, të dy janë vra”.



Zëri i Ramizit ishte më i përmbajtur, por
dhimbja e tij ishte e jashtëzakonshme. Ata kishin qenë miq dhe shokë, por
edhe bashkëluftëtarë.



"A ke biseduar me Drenicën?”, pyeta edhe
një herë, se nuk doja që nuk doja ta besoja.



"Po bacë, fola me prindërit, i lajmërova,
janë vra së bashku me dy të tjerë. Një çikë, që quhet Fatime Hetemi, është
nga Shala e Bajgorës dhe një djalë, student nga Prishtina, më thanë se quhet
Shefqet Zeka. Lufta i ka këto, kemi qenë të përgatitur bacë, por puna nuk
ndalet, vazhdon”.



"Si janë prindërit?”, e pyeta edhe një
herë. Ramizi më tregoi se ata po mbahen dhe se nana e Fehmiut kishte thënë se
"po nuk u ligshtuat ju, nuk ligshtohem as unë; e po u ligshtuat ju,
atëherë ligshtohem edhe unë”.


Pas tre ditëve unë fola vetë në telefon me bacën
Tush dhe e gjithë ajo që dëgjova më bindi edhe një herë, se Fehmi Lladrovci
kishte lindur dhe ishte rritur në një truall trimash dhe e gjithë ajo që
ndodhi nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:42 am

Si e përjetuan ngjarjen në Drenicë,
prindërit e Fehmiut




Isha matur disa herë ta pyes bacën Tush për atë
moment të vështirë, ndoshta më të vështirin në jetën e tyre. Nuk kisha
mundur. Si mund ta pyesësh tjetrin se ku ishe, çfarë ndjeve ku mësove lajmin,
kush e tha këtë lajm. Asnjë prind nuk mund të pyetet kaq lehtë.



Një mbrëmje, kur rrinim në shtëpinë e tyre në
Shkabë, bisedonim për jetën e Fehmiut, ai vetë, krejt natyrshëm, më tregoi se
si kishte ndodhur. Për fat që bisedën e shënova ashtu si u tha asaj nate, e
po ashtu po e sjell:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:42 am

Baca
Tush:




" ...Kah ora një e gjysëm dy, kanë fillue
disa ushtarë të rinj me ardhë. Janë tërheqë prej lufte, megjithëse lufta hala
vazhdonte. Isha aty, u dëgjoshin disa fjalë se është vra Fatimja. Pyesja se
ku po shkoni, çfarë ka ndodhë, por më thonin se nuk e dinin. Kah e vona,
shumë kah e vona, serbët kanë dalë në maja. Shkoi ora nëntë e mbrëmjes dhe po
baheshim gati me shkue, se serbët mund të vinin edhe në katund. Pyeta disa
ushtarë, a dini gja për Fehën. Disa më thanë se nuk e dinë, disa se kanë kanë
prej Dobrashefcit. Nuk isha kërrkund. Kam shkue kah ora dy-tre e natës në një
vend, kemi pushue pak dhe kam pa disa ushtarë. I dëgjoja se thonin diçka, por
nuk e dija. E kam ditë se është e pamundur se Feha me e lëshue pozicionin,
veçse në është vra.



Para se me dalë drita, filloi ofensiva serbe me
hi nëpër fshat, nëpër lugun e Beranit. Ne ishim në mal. Atë ditë kemi ndjejë
gjithë ditën aty, në mbrëmje, më datë 23, i them hallës: Hallë, Feha është
vra. (Në shtëpi, nënën e Fehmiut e quajnë të gjithë "hallë” – shënim i
autorit.)



Halla më tha se ku po e din ti, ku e more vesh
ti. Më bërtiti. I thashë se nuk këtu gja. Njerëzit e dinin se Feha është vra,
por nuk më tregoshin. Më datë 24 kam dalë prej asaj ane dhe thërras Ramizin
në telefon. I tham, Ramiz a ka ndonjë send, bre? Më thotë, po babë. Çka ka?
po e pyes. Më thotë se Feha dhe Xheva janë vra. Më thotë se bani gajret. Pak
jam mërzitë. Më thotë Ramizi, qëndroni. Ju qëndroni, i thashë, se ne do të
qëndrojmë. Hallën e përcolla tek një vend tjetër. I thashë se baba e ka ditë.
Ramizi atëherë ka lajmërue edhe tek halla, i ka thënë se Feha dhe Xheva janë
vra, mos u mërzitni. Halla i ka thënë, mos u mërzitni ju. E ka ditë nana. Më
ka pas thënë në Abri, nanë, kam ardhë me vdekë për vend tem.



Feha ka qenë i qetë. Edhe me vdekë, thoshte, po
vdes për vend tem, mos u ligshtoni. Atëherë çikat, kur e kanë mësue, kanë
fillue me qa. Halla u ka bërtitë: pushoni e mos ua ndiej zanin. Kërrkush nuk
ka me qa. Atëherë i ka thënë Ramizit, "qëndroni ju, do të qëndrojmë edhe
ne”.


Më datën 25 kam dalë prapë në Gradicë dhe kam
folë prapë me Ramizin. "Babë, më thotë, me e gjetë se ku është Sami Lushtaku.
Thuaj se gjallë a vdekë, duhet me i prue trupat e Fehës, Xhevës dhe Fatimes
tek shtëpia. Kishin shkue katër ditë. Jan vra ditën e martë, më datën 22
shtator, kishte shkue 23-ta, pastaj 24-ta, kishte ardhë data 25 shtator. Tash
po vinte dita e pestë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:43 am

Baca
Tush:




" ...Kah ora një e gjysëm dy, kanë fillue
disa ushtarë të rinj me ardhë. Janë tërheqë prej lufte, megjithëse lufta hala
vazhdonte. Isha aty, u dëgjoshin disa fjalë se është vra Fatimja. Pyesja se
ku po shkoni, çfarë ka ndodhë, por më thonin se nuk e dinin. Kah e vona,
shumë kah e vona, serbët kanë dalë në maja. Shkoi ora nëntë e mbrëmjes dhe po
baheshim gati me shkue, se serbët mund të vinin edhe në katund. Pyeta disa
ushtarë, a dini gja për Fehën. Disa më thanë se nuk e dinë, disa se kanë kanë
prej Dobrashefcit. Nuk isha kërrkund. Kam shkue kah ora dy-tre e natës në një
vend, kemi pushue pak dhe kam pa disa ushtarë. I dëgjoja se thonin diçka, por
nuk e dija. E kam ditë se është e pamundur se Feha me e lëshue pozicionin,
veçse në është vra.



Para se me dalë drita, filloi ofensiva serbe me
hi nëpër fshat, nëpër lugun e Beranit. Ne ishim në mal. Atë ditë kemi ndjejë
gjithë ditën aty, në mbrëmje, më datë 23, i them hallës: Hallë, Feha është
vra. (Në shtëpi, nënën e Fehmiut e quajnë të gjithë "hallë” – shënim i
autorit.)



Halla më tha se ku po e din ti, ku e more vesh
ti. Më bërtiti. I thashë se nuk këtu gja. Njerëzit e dinin se Feha është vra,
por nuk më tregoshin. Më datë 24 kam dalë prej asaj ane dhe thërras Ramizin
në telefon. I tham, Ramiz a ka ndonjë send, bre? Më thotë, po babë. Çka ka?
po e pyes. Më thotë se Feha dhe Xheva janë vra. Më thotë se bani gajret. Pak
jam mërzitë. Më thotë Ramizi, qëndroni. Ju qëndroni, i thashë, se ne do të
qëndrojmë. Hallën e përcolla tek një vend tjetër. I thashë se baba e ka ditë.
Ramizi atëherë ka lajmërue edhe tek halla, i ka thënë se Feha dhe Xheva janë
vra, mos u mërzitni. Halla i ka thënë, mos u mërzitni ju. E ka ditë nana. Më
ka pas thënë në Abri, nanë, kam ardhë me vdekë për vend tem.



Feha ka qenë i qetë. Edhe me vdekë, thoshte, po
vdes për vend tem, mos u ligshtoni. Atëherë çikat, kur e kanë mësue, kanë
fillue me qa. Halla u ka bërtitë: pushoni e mos ua ndiej zanin. Kërrkush nuk
ka me qa. Atëherë i ka thënë Ramizit, "qëndroni ju, do të qëndrojmë edhe
ne”.


Më datën 25 kam dalë prapë në Gradicë dhe kam
folë prapë me Ramizin. "Babë, më thotë, me e gjetë se ku është Sami Lushtaku.
Thuaj se gjallë a vdekë, duhet me i prue trupat e Fehës, Xhevës dhe Fatimes
tek shtëpia. Kishin shkue katër ditë. Jan vra ditën e martë, më datën 22
shtator, kishte shkue 23-ta, pastaj 24-ta, kishte ardhë data 25 shtator. Tash
po vinte dita e pestë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:43 am

Gjatë kohës së lëvizjes dhe të ilegalitetit krah
të djathtë Feha ka pasë Ali Ahmetin, por në kohë të luftës, krah të djathtë
ka pasë Bekim Berishën, AB-në. Jo se flas unë, por kjo dihet prej të
gjithëve, e kanë pa njerëzit, janë dëshmitarë, e kanë pa se kush është AB-ja,
kush është Feha, e kam dashtë shumë AB-në. Sa herë e ka thye kufirin, sa
armët i ka sjellë, çfarë punësh të mira ka bërë me Bedri Shalën. Veç kush nuk
e ka njohë ose nuk e ka dashtë, nuk e ka ditë se sa burrë i fortë është
AB-ja. E kena pasë djalë shtëpie AB-në. Isha krenar me gjithë ata njerëz, shokë
të djemve, edhe të ilegales, edhe të luftës, si Iliri, Zahiri, Rasim Kiçina,
se për Jasharët nuk kam se çka të them. Jasharët janë maja, unë e ndjej veten
ndaj Jasharëve si kërrkushi. Djem si Jasharët nuk i vijnë kësaj toke.


Sa ishte gjallë Feha më thoshte se në vritem,
nuk dua grumbull njerëzish, nuk dua njerëz shumë, sepse kur ka shumë njerëz,
vjen armiku dhe nuk dihet se çka bahet. As të pame e as send mos ban. Në mund të më
varrosësh, më ka thënë, mirë. Kur e varrosa, më zuni shpirti qetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:44 am

Sami Lushtaku:



"Fillimisht dëgjuam se është plagosë, por nuk e
besonim se është vra. Edhe plagosja na dukej shumë. Folëm me Ramizin në
telefon, na tha se "duhet t'i merrni trupat, me i sjellë trupat në shtëpi,
njëlloj si me i pa të gjallë”. Morëm vendim me shkue dhe me i sjellë. Kishin
kalue tri ditë luftë. Kam kërkue që të mos vijë Nura me Fadil Kodrën, sepse
nuk e dinim se ku po shkojmë, a ishin aty forcat serbe a jo. Kemi shkue tek
vendi i ngjarjes, tek istikami, gjetëm trupat, kishim droje se mos ishte
vendi i minuar. Fehmiu dukej si i gjallë. Kishte dy plumba në shpatull.
Plumbi i parë e kishte plagosur rëndë, plumbi i dytë e ka keqësuar gjendjen.
E ka marrë në të njëjtën kohë me Xhevën.



Ka qenë moment shumë prekës kur i kemi nxjerrë
shokët që nuk ishin më, me të cilët ke punuar sa vite, që i ke dashur dhe u
ke besuar. Kemi qenë të mërzitur, por edhe e kishim kryer amanetin e shokut
tonë, i kishim sjellë trupat. Kemi menduar se mund të vriteshim, ishim të
gjithë gati me vdekë.



Fehmiu thoshte pak kohë para 22 shtatorit se nuk
është problem lufta në Kosovë. Krejt lufta do të bëhet rreth Mitrovicës. Ne
kemi me qenë të lirë, por në Mitrovicë ka me qenë luftë tjetër. Atëherë nuk e
kemi besuar shumë, por ai e kishte ditur saktësisht. I tillë burrë ka qenë”.



Kjo ndodhi në ditën e pestë të pasrënies. Kohë
lufte, kohë vrasjesh dhe masakrash. Ata shkuan të prehen në kodrinën buzë
luginës, krejt afër vendit ku kishin hedhur shtat. Më pas, në atë luginë,
familja e Fehmiut, ngriti varrezat e gjithë të rënëve, në një vend të vetëm,
për të mos e ndarë përjetësisht Fehmi Lladrovcin nga ushtarët e tij, nga ata
që e ndoqën besnikërisht deri në fund dhe u flijuan së bashku me të.


Disa ditë më pas doli komunikata për vrasjen e tyre.
Çuditërisht nuk jepej asgjë më shumë, se u vranë edhe Fehmi e Xhevë
Lladrovci, në mesin e një liste të gjatë, me të rënët e asaj periudhe. Kishin
kaluar tetë ditë, në fakt ishte komandanti i parë i një brigade që u vra në
ballin e luftës e kjo ishte humbja më e rëndë e UÇK-së, pas rënies së
Jasharëve. Megjithatë, në atë komunikatë nuk mund të mësoje asgjë më shumë,
se sa një kornizim i thjeshtë, sikur të ishte vrarë një luftëtar i zakonshëm,
i cili nuk kishte veçse pak ditë që ishte i rreshtuar në luftën çlirimtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:44 am

Jam ndjerë i befasuar asaj dite, si unë, edhe shumë
të tjerë. Nuk e di përse ka ndodhur një gjë e tillë. Do të doja të justifikoja çdo
gjë me ofensivën e jashtëzakonshme serbe të atyre ditëve, kur vendoset emri i
komandantit në mesin e ushtarëve dhe nuk do të kisha dashur të mendoj se
atavizmi primitiv kishte ngelur edhe pas rënies së tij.



Në fund të fundit, edhe ata që do të kishin
menduar, qoftë edhe për një çast, se ai ishte kthyer në Kosovë për t'u bërë
një "shef” lufte, mund të ishin të qetë. Ai e kishte bërë fakt të kryer
atë që i kishte thënë nënës së tij, "kam ardhur të vdes për Kosovën”.



* * *



Të gjithë e mbajnë mend se ku ishin ose se çfarë
po bënin kur mësuan për vrasjen e Fehmiut dhe të Xhevës. Tek të gjithë është
ngulitur ai moment dhe, në një luftë si ajo që ishte në Kosovë, nuk është e
zakonshme.


Do të doja të sillja disa nga këto përjetime:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 EmptyThu Sep 11, 2008 5:44 am

Hashim
Thaçi:



"Ato ditë kam qenë vazhdimisht në mesin e
ushtarëve të brigadës 113 të Drenicës. Me ditë të tëra kemi qëndruar në
territorin që sulmohej nga makineria e rëndë serbe. Në këto rrethana e kemi
marrë lajmin për rënien e tij vërtet heroike. Lajmin për rënien e Fehmiut e
kemi marrë të gjithë me dhimbje të madhe dhe pikëllim, por edhe me krenari të
rrallë. Rënia e Fehmi Lladrovcit kishte domethënie të madhe për luftën, për
ne, bashkëluftëtarët e tij. Ai ra në ballë të frontit, duke qëndruar si
burrat dhe luftëtarët e devotshëm për lirinë e Kosovës. Emri i Fehmi
Lladrovcit hyn në radhën e emrave më të shquar të luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës dhe të historisë sonë të re. Fehmi Lladrovci hyn në
radhën e komandantëve që i bën nder luftës sonë të drejtë, duke e përjetësuar
emrin e tij në mesin e njerëzve më të shquar të kombit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këto ditë del nga shtypi libri
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Nje dite ne piknik!
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» 14 TETORI DITE HISTORIKE E TRIUMFIT TE MADH
» Kush do ti fitoje keto zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: