Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptyTue May 05, 2009 7:45 pm

Plot 84 vite të shkuara, Fuqitë e Mëdha të mbledhura në Konferencën e Londrës, për arsye konjukturale dhe interesa të çastit, nënshkruan një nga aktet më të pashembullta në historinë e Evropës moderne: Atë të copëtimit të territoreve shqiptare. Nga ky akt, Kosova dhe vise të tjera të banuara prej shqiptarëve ndër shekuj, mbetën nën zgjedhën e serbëve dhe grekëve. Kundër kësaj padrejtësie shekullore, që shtetet e fuqishme evropiane të mbledhura në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e bënë për të kënaqur orekset e Rusisë në mbrojtje të vasalëve të saj, sllavëve të Jugut, asokohe pati mjaft reagime nga patriotë shqiptarë, të cilët ngritën zërin e tyre, duke shkruar në disa prej gazetave që dilnin në atë kohë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa prej kolonive shqiptare në vende të huaja si në Egjipt, Bukuresht, Sofje, SHBA etj. Një prej tyre, që ngriti zërin kundër këtij veprimi të padrejtë që po bëhej në kurriz të shqiptarëve, ishte dhe Mihal Grameno. Në një prej shkrimeve të tij, të botuara në vjeshtën e vitit 1913 në gazetën "Përlindja e Shqipënies", që dilte në qytetin e Vlorës, u bënte thirrje atdhetarëve të vërtetë shqiptarë, që të ktheheshin në vendin e tyre, të ndihmonin qeverinë e përkohshme të kryesuar prej Ismail Qemalit dhe të luftonin e kontribuonin për të mirën e Shqipërisë. Disa pjesë nga artikulli i publicistit dhe patriotit të famshëm Mihal Grameno, së bashku edhe me disa nga artikujt e tjerë që u botuan në shtypin shqiptar të vitit 1913, në të cilat denoncohej padrejtësia e madhe historike që bënë Fuqitë e Mëdha në kurriz të shqiptarëve në Konferencën e Londrës, po i japim me shkurtime në këto radhë të rubrikës sonë historike, "Dossier".


Shtypi shqiptar në 1913-ën: "Kosova na përket ne"

Kosova na përket nga të gjitha pikëpamjet. Nga do ta shikosh këtë vend, as më një anë s‘ka njollë të huaj. Flasim për Prishtinë, Ipek, Gjakovë, Prizëren, Dibër, Ohër, Strugë, e vise të tjera në shembull të këtyne. Asht vërtet këtu atje, gjenden të huaj: Serbë, Bullgarë, Vlleh, Turq, Grekë, si kudo. Ka shumë vende në Ballkan, sa do pak të gjanë, ku vendasit të jenë të gjithë, bijt të një kombi? Edhe në pastë, po, vende të këtilla janë fort të rralla. Në Greqi ka shqiptarë sa s‘bahet; në Bullgari ka Turq, Vlleh, Grekër; në Serbi ka Bullgarë, Vlleh, Shqiptarë; në Mal të Zi ka Shqiptarë sa të kërkoni. Këtu s‘i kemi vënë në hesap kombe të tjera si Kroatë, Italianë, Israelitë etj, që janë të përhapur në të katër anët e sinisë s‘onë. Pra s‘munt t‘a hapin gojën Serbët e të thonë se Kosova u përket sepse vendasit e saj janë Serbë. Ata që duan të provojnë se edhe kjo, sikundër shumë të tjera, asht një gënjeshtër serbe, le të bajnë pak mundim të e t‘i shohin punët me drejtësi, me zemër të pastër. Unë s‘po them të na dëgjojnë fjalën t‘onë. Mundet që edhe na, si tanë bota anojmë nga ana jonë ahere kur e gjykojmë interesin t‘onë. Mundet, që, duke dashur që ta thomi të vërtetën dhe asgjësend tjetër përveç të vërtetës, rrejmë. Pra mos u venë veshin as të thanave t‘ona as të thanave të armiqve t‘anë; le të dëgjojmë se ç‘thonë të huajt, ata që s‘kanë interes në këto vise. Le të marrim e të këndojmë librat që kanë shkrojtur Francezët e Inglizët mbi etnologjinë e Shqipërisë. Dihet se Gjermanët, Italianët dhe Austriakët e kanë studiuar ma së miri atdheun t‘onë; po, Serbët, qahen kundra shkrimeve të këtyne duke thanë se nuk e kanë treguar të vërtetën.


Personalitetet e huaja që i japin të drejtë Kosovës

Serbët janë armiqtë ë së drejtës, e dimë. I lemë mënjanë, pra autorët austriakë, italianë e gjermanë; t‘i lëmë edhe autorët shqiptarë dhe serbër. Në mos i zenë besë Serbët shkrimtarëve si Hahn, Diefenbach, Fallmerayer, Giordano, Vannutelli etj, etj, edhe ne kemi të drejtë që të mos u a besojmë fjalët e autorëve që kanë në bisht t‘emnit një viç si Gopçeviç, Milojeviç, Vasseviç, etj. Këtu treguam libra autorësh që kanë shkrojtur me to 40 a 50 vjet më parë, ahere kur gjaku nuk ishte i ndezun si asht sot, ahere kur Francezët s‘kishin dobi që t‘i shikonin punët me syzet e interesit, kur s‘kishin përse të anojnë nga ana t‘onë apo nga ana e Serbëve. Ata që e duan të vërtetën, le ta kërkojnë tek autorët që shënuam më sipër dhe shokët e tyne, jo te Balcanicus, Cheorgheviç, Ëësselitsky, Cherdame, Perraud e disa të tjerë të cilët, me gjith që s‘kanë ndenjur një muaj në mes të Shqiptarëve, guxojnë e shkruajnë gjana mbi gjendjen e Shqipërisë. Dhe në ka shkuar ndonjani në viset t‘ona, me sy të mbyllun, i kujt asht faji? Në guxon një farë F. Bianconi, të flas për etnologjinë e Shqipënis, pa ditur ma parë se ç‘do me thanë bej dhe Arnaut, ç‘të thonë pastaj Serbët vetë? "Il y a en Albanie 350.000 Aranoutes ou Begs", shkruan i mjeri Bianconi, një zotnij i cili e njeh vendin t‘one mirë fare; shumë ma mirë se ata që vrasin kohën duke shkrojtur artikulla në "Le Temps" mbi gjendjen e Shqipërisë. Ka shumë njerëz që s‘duan se ç‘thotë ky e ç‘thotë ay; po duan ta shohin gjendjen me sytë e vet. Këta e gjejnë të vërtetën më shpejt e ma mirë nga të tjerët. Shumë dëshirojmë t‘i shohim të urdhërojnë në Kosovë dhe të kërkojnë ku ka Serbër dhe ku ka Shqiptarë, sa të huaj ushqen Kosova dhe sa Shqiptarë; shumë dëshirojmë t‘a shohim Evropën duke vendosur për ndarjen e kufijve të Veriut dhe të Veri-Lindjes ato që vendosin për kufirin e Jugës. Na s‘kemi frikë prej së drejtës: Të vijë komisia ndërkombëtare (Komisioni Ndërkombëtar i Ndarjes së Kufijve, shënimi ynë), ta shetisi Kosovën kënd më kënd e, pastaj t‘ia japë Serbisë ç‘ashtë e Serbisë dhe Shqipërisë ç‘ashtë e Shqipërisë. Do Evropa të shuhet zjarri në këto vise përgjithmonë? S‘ka tjatër ilaç përveç atij që treguam ma sipër. Do Evropa të japë vendime të pajtueshme më me drejtësi e të vërtetën? Mos u japë fund çështjeve ku lozet fat i kombeve mbi sofrën e diplomacisë, pa e kërkuar më parë të drejtën, atje ku mund të gjendet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptyTue May 05, 2009 7:45 pm

Interesat e Evropës që copëtuan Shqipërinë në Konferencën e Londrës

Thonë se themeli i bisedimeve që u bënë në Forein Office qe parim i kombësisë, domethënë se ambasadorët e Londrës i ndanë kufijtë t‘anë duke marrë përpara sysh ku ka e ku s‘ka Shqiptarë. Veprimet e konferencës na e provojë se nuk është kështu. I mjeri parim i kombësisë kur nuk e kapërcen pragun e odës ku riheshe fati ynë. Po, gjithmonë s‘munt të qëndrojmë e të rrojnë vendime që s‘kanë një themel të vërtetë. Shpesh këta vendime rrëzohen ashtu si ngrihen. Një shembull i bukur asht Kosova. Evropa duke punuar për interes të vet, ua dha Serbëve. Përse? Kishin serbët më shumë të drejta se ne mbi atë tokë? S‘asht për të zanë besë se gjendeshe një, vetëm, një ambasador në mbledhje të Londrës, i cili do të besojë me gjith ment se Serbët kanë mbi tokën e Kosovës të drejta etnologjike a historike ma të fuqishme se t‘onat. Me gjithë këto, pesha anoi nga ana e Serbëve. Jo nga shkaku që kishin ma shumë të drejta se ne, po sepse ishin ma të fortë se ne. Pas këtij themeli u nda Maqedonia dhe ma shumë se gjysma e Shqipërisë Ç‘mund të bajë i dobti kundër të fortit? Ç‘mund të banim ne kundër Serbisë? Mbi dhe s‘ka vëned për të pafuqishmit. Evropa i dha nisje në Londër kësaj thanie, Serbija desh t‘i verë bisht. Pra të pakënaqun me dhembjen morale që na kishin shkaktuar, të pangopur me plagën që na kishin hapur në shpirtin t‘onë, deshën të na shohin edhe trupësisht të humbun, dëshironin që të na shihnin të vdekur urie. U gëzonte shpirti u qeshte buza Serbëve duke urdhëruar t‘u mbyllen Malësorëve rrugët e tregjeve që të vdesin gjer te i fundit ne malet e thata të tyne. Mund ta kuptojë mëndja tënde, o këndonjës, një shpirt njeriu ma të shkretë se t‘atij që jep urdhra të tilla? Mund të gjesh një zemër më të thatë? Këta që kanë një të tillë shpirt e një të këtillë zemër thoshin se luftojnë kundër ligësisë dhe egërsisë. Ç‘prunë në vënt të këtyne? Mirësinë dhe butësinë? S‘ka dyshim, mirësie e butësie, prej Serbie, që do me thanë poshtërsi, keqësi e mizori. Qeni asht qen dhe kafshon dorën e të zot po të dojë t‘i marrë bukën; ma e buta kafshë bahet ma e egra ahere kur e pangrëna i shtërngon barkun‘ i biri kafshon t‘atnë dhe i ati ha birin ahere kur dhembjet e urise prishin gjykimin e mendjes. Qysh, pra? Disa qindra mijra burra, burra të cilët e kanë provuar shpesh se dinë të vdesin trimërisht duhet të rrinin me duart në gji, ahere kur një armik i pander, i pashpirt dhe i poshtëm përpiqej t‘i banjë të vdesin për bukë me mijra mënyra të fëlliqme, mënyra të cilat i apin nder egërsirave t‘Afrikës që hanë mish njeriu, po jo një popull që rron në Evropë e që ka guximin të quhet i qytetëruar. Munt të duroheshe, pra, ma shumë kohë paturpësia serbe?...Të dëshpëruar u ngritën Shqiptarët, mijra burra, si një njeri i vetëm, të bajnë luftën për bukë e nder. Fitimi i tyne s‘duhet të jetë ma i vogël se trimëria e tyne. Shqiptarët s‘vriten sot, për të zaptuar gjënë e huaj, por për të dëbuar atë që grabit bukën e të mjerit. Shqiptarët, pa topa, pa pushkë, pa pasur asnjë prej atyne veglave që ban të fitohet një luftë, vetëm me fuqinë që dëshpërimi dhe e drejta, luftojnë trimërisht dhe shtinë në dorë, gjer sot, ma shumë vise të cilat, doemos, ma së fundi, duhet të mbesin t‘onat. Presim tani fjalën e Evropës, fjalë të cilën duhet ta thotë sa më shpejt në do që të mos bahen viset t‘ona një kasaphanë ma e tmerrshme se ajo që morri funt. Pardje tha Evropa: Kosova u mbetet Serbëve sepse derdhën gjak dhe gjaku duhet shpërblyer. Sot Shqiptarët, në një luftë bujare po derdhin gjakun pa kursim: Ç‘do të thotë Evropa? Na presim të na japë bukën e përditme edhe nderin t‘onë, fushën që na jep bukën dhe malet që na ruajnë nderin.

Serbija dhe kryengritja e Evropës

Qeverria jonë, në thirrjen e saj te Fuqitë e mëdha tregon shkakun e vërtetë të lëvizjes në Kosovë, kërkon të ndahet kufini sa më shpejt dhe në mënyrë që vendasit e dëshpëruar t‘atyne viseve, të mundin të rrojnë njerzisht në tokën e vet. Në një qarkore që u‘a dërgoj përfaqësuesve të vet përjashta, (ambasadorëve të Serbisë në botë, shënimi ynë), qeveria serbe përshkruan shkakun dhe qëllimin e kryengritjes së Kosovës. Në këtë qarkore, qeveria e Serbisë, sqaron, thotë se shkaku i kryengritjes nuk asht gjendja e ushtrisë serbe në vendet e Shqipërisë, dhe as mbyllja e tregjeve të Dibrës dhe Gjakovës. Kryengritësit nuk janë Shqiptarë nga ata që mbeten nën Serbi, po u organizuan prej qeverrisë së Vlonës nën drejtimin e dy anëtarëve të saj, Hasan beut dhe Isa Boletinit. Të thanat e qeverrisë s‘onë në thirrjen e Fuqive të Mëdha, gjendja e sotme e saj, ngatërrimet e brendshme, veprat e gjertashme, të gjitha provojë plotësisht se qeveria e Vlonës nuk ka gisht në lëvizjen e Kosovës. Po kur treguam na një shkak, shkakun e vërtetë të kryengritjes, serbët, doemos do të tregonin një tjetër shkak. Qysh munt të thonë ata se kanë vendosur t‘i lenë Shqiptarët të vdesin urie? Qysh munt të vërtetojnë turpet e ushtarëve të tyne që gjendeshin në Shqipëri? S‘munt të thoshte qeveria serbe se Shqiptarët ngritën krye sivjet vetëm prej dëshpërimit. Kosovarët i duruan të këqiat e serbëve aq sa munt të duronte njeriu që asht i strëvitun me të vuajturat. Ahere kur e panë se barbaria e ushtarëve të Kral Pjetrit nuk ka kufij as në mënyrë dhe as në masë, ahere thanë: "Ejani të vdesim më mirë prej plumbit se asht ma e lehtë se vdekja e të pangrënit". Ahere nisi lufta. Mirpo flasim si na pëlqen, po ambasadorët e Belgradit kur ia dhanë qeverrisë Serbe lutjen e Shqiptarëve që të hapet rruga e tregjeve, ata, përpara se ta bajnë një çap të tillë, nuk menduan në kanë apo s‘kanë të drejtë lutësit? Të themi se Serbia kishte lajme për përgatitjet e Shqiptarëve, e njihte qëllimin e tyre. Mirë! Ahere,‘e dinte, pse nuk mori masa t‘atilla që t‘i baj kryengritësit mos tunden prej vendit, të mos arrijnë gjer sa të shtien në dorë disa qytete? Kjo provon se lëvizja e Shqiptarëve u ba menjëherë, pa gjykuar shumë, ashtu si punojnë njerëzit ahere kur gjenden midis dy të këqijave dhe duhet me domosdo, të zgjedhin një prej atyne.

Qeveria e Vlorës nuk ka gisht në kryengritje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptyTue May 05, 2009 7:46 pm

Qysh asht për t‘u besuar se qeveria e Vlonës munt t‘ia çojë kaq armë Malësisë aq fshehtas sa të mos kuptojë as njeri. E tan bota e di se Shqipëria asht një vent të cilit i mungojnë të gjitha mënyrat e rrugëtimit. Fare i paorganizuem ma parë, qeveria e përshtashme, mundi t‘a fillojë të vënit në ujdi të këtij vendi. Përjashta (shtetet qe kufizohet Shqipëria, shënim ynë), është i qarkuem (i rrethuar), me armiq edhe kanë mundin të shkasin shumë prej anmiqëve të jashtëm. Qysh mundi, pra, kjo qeveria shqiptare me një gjendje të këtillë, ta mbushë Malësinë më me armë dhe as një sy të mos i shikojë këto përgatitje lufte? Veç serbëve tjatër njeri s‘munt ta kuptojnë këtë gjë. Ma posht qarkorja thotë se kryengritja u përgatit nën drejtimin e Z.Z. Hasan bej dhe Isa Buletinit, të dy anëtarë të qeverrisë së përtashme. Edhe këtu është një send i cili n‘a provon sa të vërteta janë ato që thonë serbët, sa mirë i njohin punët t‘ona. As që e dinë kush asht dhe kush s‘asht në qeveri. Z. Hasan bej Prishtina mezi ka gjysëm muaji që kur u emërua ministër i Bujqësisë, pasi Zoti Abdi Beu hoqi dorë dhe Z. Isa Buletini nuk ka qenë askurrë anëtar i qeverrisë. Z. Hasan beu e ka thanë se nuk asht miku i kryengritjes; po Z. e Tij nuk e ka në dorë t‘i qëndrojë, t‘i përmbajë ata të cilët u dënuan për vdekje, po nuk duan të vdesin urije, duan të vdesin, si e kanë zakon, në fushën e luftës. Z. Isa Buletini, pasi udhëtoi, së bashku me njerëzit e tij për në Kosovë ku pa tmerret e serbëve dhe kosovarët që po hiqnin të zitë e ullirit, ata i thanë: "Eja të vdesim", Isa Begu s‘mund t‘u kundërshtohej atyre që kërkonin të luftonin për ta mbrojtur nderin e vet. Qarkorja e Z. Pasiç ka guximin të thotë se kryengritjen e banë Shqipëtarët e Shqipërisë dhe kur e kapërcyen kufinin, Shqiptarët e Kosovës luftuan me këta për ta mbrojtur zotnimin, zgjedhën serbe. Të themi se kryengritësit janë Shqiptarë të Shqipërisë, le që këtë vetëm Serbët e thonë sepse ashtu i urdhëron interesi i tyne. Mirë, po, a mund t‘i shkojë ndër mënd të një njeriut i cili e njeh Kosovën, e njeh edhe Shqipërinë se këta do të ngrenë armë kundra atyne që përpiqen për të drejtat e shenjta të tyne? Përse ta duan Kosovarët Serbinë? Apo sepse u dogjën fshatrat dhe u turpëruan shtëpitë? Mund të flitet kur seriozisht për miqësi midis Kosovarit dhe serbit? Më në fund qarkorja serbe flet për Bullgarët që punojnë së bashku me Shqiptarët. Mundet që bashkë me kryengritësit shqiptarë të gjenden e dhe Bullgarë. S‘ka dyshim që ata vuajnë tok, ata që kanë një anmik të përbashkët, ata gjithmonë do të bashkëpunojnë. Komitat serbë s‘u bashkuan kaq herë kundra qeverrisë turke? Po, si dikur qeveria e jonë s‘mund t‘i mbajë Shqiptarët e Kosovës dhe nuk munt t‘u thotë që të mos përpiqen për të drejtat e tyne, ashtu dhe Bullgaria nuk munt t‘i mbrojë Bullgarët e Maqedonisë që të rëmbejnë armët sa herë që të mundin dhe, dorë n‘ë dorë me shqiptarët e Kosovës të përpiqen për t‘i fituar me armë ato të drejta të shenjta që s‘munt t‘i fitoj tjatër lloj.

Patrioti dhe publicisti i famshëm u bënte thirrje shqiptarëve

Mihal Grameno: Shqiptarët në gjumë!

Një nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë që luftuan me pushkë dhe penë në mbrojtje të bashkatdhetarëve tanë kosovarë në vitin 1913, kur Fuqitë e Mëdha e copëtuan Shqipërinë dhe e lanë Kosovën nën zgjedhën serbe, ishte dhe Mihal Grameno, i njohur ndryshe në historinë e Shqipërisë si shok armësh në çetën e Çerçiz Topullit. Në një editorial të shkruar në shtatorin e vitit 1913 në gazetën "Përlindja e Shqipënies" që dilte asokohe në Vlorë, patrioti dhe publicisti i famshëm Mihal Grameno, u bënte thirrje atdhetarëve shqiptarë që të ktheheshin në atdheun e tyre dhe të luftonin e kontribuonin për të mirën e vatanit, pasi vetëm ata dhe jo të huajt do ta bënin Shqipërinë. Lidhur me këtë, në artikullin në fjalë, midis të tjerash Grameno shkruan: "Pandehnim dhe besonim që Shqiptarët, me t‘u proklamuar Shqipëria më vete, do të vraponin për të treguar atdhetarinë e tyne me vepra dhe jo me fjalë; po, mjerisht u gënjuem, se shohim se i ka zënë gjumi i rëndë. Flas për ata që kanë kuptuar ç‘domethënë atdhe dhe ç‘farë detyra kanë përpara atdheut, e jo për ata që kurrë s‘janë menduar as kanë dëshiruar të shohin një Shqipëri më vehte. Prandaj pyesim atdhetarët e vërtetë: Qysh do të përparojë dhe do të qytetërohet Shqipëria kur na nuk përkujdesemi, po flemë gjumin e qetë, duke pritur botën të na rregullojë Shqipërinë? Vërtet, janë shumë gjëra që pa ndihmën të Evropianëvet nuk munt të bëhen; po, më të tepërtat munt t‘i bëjmë vetë shumë ma mirë, dhe nga të cilat të nxjerrim mjaft fitime; arrin vetëm të kemi dëshirë dhe vullnet. Po dashurinë t‘atdheut e kemi të ftohtë dhe kjo tregohet shumë kthjellët, se, t‘ishte tjatër komp do të vraponte që të ndihmojë atdhenë. Po përveç Vlorës është e famshmja Shkodër, e cila nderoji të gjithë kombin t‘onë dhe vojti kaq shumë për Shqipërinë, që të vizitoheshe dhe të përgëzoheshe si do që s‘u kujtua ndonjë shqiptar që ta ndihmonte. Nuk thomi për ata që s‘kanë, por për ata që shëtitin Evropën dhe prishin më kot, edhe të cilët një ditë mund t‘i shohim në shkalla të lartëra (në funksione të larta shtetërore, shënimi ynë), në këtë Shqipëri të pabegendisur, sot. Qysh, pra munt të përparonjë e të qytetërohet Shqipëria kur gjithë atdhetarët qëndrojnë së largu? Qeverria e përtanishme (e përkohëshme, shënimi ynë), e dimë të gjithë, qysh u formua; po ç‘munt të bëj një vetëm Qeverria sa do e mirë që të jetë, pa ndihmën e të gjithë Shqiptarëve? Kaq herë e ka bërë thirrje nër ata që muntin t‘i shërbejnë atdheut; po, asnjë nuk është tundur. Janë shumë të mësuar, të cilët munt t‘i hedhin një themel të shëndoshë pritmjes së kombit, po, mjerisht, asnjë nuk lëviz, se nuk bëhen dërgimtarë që të mbeten të pavdekur! Të tjer: janë shumë tregtarë, që punojnë në mërgim, po në Shqipëri nuk vinë e kështu shohim të huajt që t‘i marrin këto punëra. Pa kur të zgjohemi ne do të mbledhim ciflat. Të tjerë, arqitektë dhe mjeshtër, nuk vinë në Shqipëri, andaj punërat po na i marrin të huajt. Kapitalisët, që falë Zotit kemi mjaft, as që e çajnë kokën fare që të mblidhen e të formojnë Banka a Shoqata tregtare dhe industriale, prandaj po vrapojnë të huajt të cilët po dihet do të marrin fitimet e Shqipërisë dhe neve na ruat ndera! Ku kuptohemi shumë bukur që nuk kemi lindur të bëhemi Zotërinj po gjithnjë shërbëtorë! E vërteta kjo është. Presim si ta rregullojmë Shqipërinë Evropianët, pastaj të vinë ose të presën të thërriten në shkallë të lartëra, se tjatër soj nuk kuptojmë shkakun. Të thomi që kan turp nga Shqipëria se nuk është e qytetëruar, nuk besojmë: se nga kjo baltë kanë dalë andaj po nuk u përpoqën vetë, padyshim të huajt do të vrapojnë e ta zbukurojnë. Po, le t‘e dimë, që kalin nga balta e nxjerr i zoti e jo i huaji! Kohë kanë të mendohen e të vrapojnë gjith‘ ata që mundin të shërbejnë atdhenë se pastaj do të jetë vonë e pendimi s‘bën para. Shprehim që do të marën nën vështrimin, atdhetarët e vërtetë, thirrjen t‘onë dhe do ta kuptojnë sa rrezik i math do të jetë për Shqipërinë, në qofte se nuk vrapojnë t‘a ndihmojnë bijt e saj me fuqinë që ka si cilido. Atdhetaria e vërtetë, këtu duket dhe jo me fjalë; prandaj, zgjohuni nga gjumi se nuk është vonë!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptySat May 16, 2009 12:13 am

lexo meso
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptyTue May 19, 2009 1:04 pm

Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913), pse është e paligjshme ndërkombëtarisht



Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Konferenca-ambasadoreve-londer-150x150Nga:Prof. Bedri PEJANI

Kombi shqiptar e ka luftuar gjithmonë pushtimin dhe kolonializmin, duke arritur në pikën e shpalljes së pavarësisë së vet, më 28 nëntor 1912, në një shtet të vetëm etnik kombëtar i gjithë trojeve shqiptarëve. Delegatët të ardhur kështu në Vlorë prej tërë hapësirës kombëtare shqiptare kanë ushtruar kështu të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar. Kurse sulmet e sllavo-grekëve mbi trojet shqiptare ishin legjitimuar vetëm përmes “të drejtës së okupimit”, “të drejtës së aneksimit të një territori të huaj, për qëllime ekspansioniste koloniale, për mbushjen e planit pansllavist “Nacertanije”, i hartuar nga ministri i jashtëm serb Ilija Garashnini, sipas “Këshillave për Serbinë” të ministrit të jashtëm të Rusisë, çekut Adam Cartojski dhe agjentit të tij në Beograd.

Për hir të interesave të “diplomacisë së bërllogjeve”, Fuqitë të Mëdha të “Koncertit Evropian” nuk kanë marrë në konsideratë vendimet mbarëkombëtare shqiptare, trojet shqiptare i kanë ndarë në copa-copa: Kosova e dhanë Serbisë, Çamëria – Greqisë, sipas të “drejtës së kompromisit”.

Arsyjet e kësaj padrejtësie të madhe e bëri të ditur ministri i jashtëm anglez, Edward Grey, i cili duke folur për caktimin e kufive të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës, deklaronte më 12 gusht në Dhomën e Komunave:

“Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”. Jo vetëm se kjo marrëveshje nuk do të ndodhtë kurrë, sepse më pak se një vjet do te shpërthente luftën e parë botërore, por “vendimi i gjerë objektiv” i Londrës krijoi BALLKANIN FUÇI BARUTI.

Në Londër u përballën projektet kolonialiste serbo-greke me projektin etnik kombëtar shqiptar. Projekti kolonialist serb u mbështet nga Rusia, projekti etnik kombëtar shqiptar u mbështet nga Austro-Hungaria. Nga gërshetimi i së drejtës së okupimit me të drejtën e kompromisit lindi “foshnja” në paterica, Shqipërinë e sotme administrative, e cila nuk ka asnjë forcë të eci vet as politikisht, as ekonomikisht.

“U krijua një Shqipëri. Jo. Mos e besoni këtë, Zonja e zotërinj. E vërteta është që më 1913 u nda Shqipëria më dysh; njëra pjesë për t’i shërbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, në mënyrë mistifikuese, për të qenë një casus-belli për një luftë të ardhshme, botërore ose të pjesshme.”, thoshte Bedri Pejani në emër të “shqiptarëve irredentë”, më 1921, në Gjenevë.

Duke marrë parasysh se Konferenca e Londrës u ndërtua mbi shkeljen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, e ushtruar nëpërmjet Kuvendit Kombëtar, ajo është e paligjshme ndërkombëtarisht dhe duhet të shpallet të tillë nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht Komitetit dhe Dekolonizimit, sepse çështja shqiptare është koloniale, nëse mendojmë se pas pushtimit të trojeve shqiptare, pushtuesit dhe kolonizatorët sllavë e kanë zbatuar plane të vazhdueshme të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta dhe të kolonizimit me popullatë sllave, përkatësisht greke, të këtyre trojeve.

Për të shuar një herë e përgjithmonë çështjen koloniale shqiptare, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të shpallë një konferencë Londër 2, ku të shqyrtohen vendimet e mëparshme antishqiptare, duke shpallur ribashkimin e
Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Iliridës (trojet shqiptare nën IRJM), Preshevës – Bujanocit dhe trojeve shqiptare nën Malin e Zi në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëria Natyrale. Kjo konferencë Londër 2 do të zbatojë të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar, e ushtruar në Vlorë, më 1912.



Materiali i përket muajit Shtator 1921



lajmi shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 40
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës EmptySat May 23, 2009 5:56 pm

Jo, shoku Medalim. Materiali eshte i shkruar tani dhe jo nga prof. Bedri Pejani, por nga nje goce nga Prishtina, Vera Dushi, se ne 1921 nuk ekzistonte Asambleja e Pergjithshme te OKB-se. Origjinali kishte nje citat te prof Bedri Pejani,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës   Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çeta e Ukë Sadikut në mbrojtje të trojeve etnike shqiptar
» SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES
» Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Këto ditë del nga shtypi libri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: