Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES Empty
MesazhTitulli: SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES   SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES EmptyTue Oct 21, 2008 3:03 pm

SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NË 

GREQI ÇËSHTJEN E KOSOVËS

 

Shkruan: Urim Gjata * - Greqi, 21. 10. 2008



 

Kontributi i intelektualëve arvanitas për çështjen e Kosovës

 

  Asnjëherë nuk është folur për ndihmën që ka dhënë shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë luftën së Kosovës. Atë periudhë të vështirë edhe pse pa dokumenta të rregullta emigrantët ndihmuan çështjen e Kosovës në disa drejtime. Ata ishin shumë aktiv gjatë debateve televizive përballë grupeve ekstreme greke dhe serbe që mbronin me fanatizëm pushtetin racist të Millosheviçit. 

 

  Pra, edhe pse ishim emigrantë menduam të jepnim ndihmën tonë për të mos mbetur indiferentë ndaj tragjedisë sonë kombëtare që po kalonim si komb, atë periudhë të vështirë. Janë të njohura kontributet e intelektualëve arvanitas ndaj çështjes së Kosovës, veçojmë të madhin Aristidh Kola, po ashtu emigrantët në Athinë në prill 1999 mbajtën një protestë paqësore në përkrahje të UÇK-së. Por për ndihmën e ish-Forumit të Emigrantëve Shqiptarë, dega Selanik nuk është folur shumë dhe mendoj që ka ardhur koha që disa gjëra duhen thënë me emër dhe mbiemër.

 

  Në vitin 1998 lufta ishte ndezur ashpër në Kosovë. Nga të gjitha anët e botës ku ishin shqiptarët kishin filluar të ktheheshin në Kosovë për të luftuar, prandaj edhe ne si shqiptar e ndienim se duhet të bënim diçka. Por nuk dinim mënyrën se si do mundeshim të jepnim kontributin tonë për çështjen madhore shqiptare. 

 

  Pas masakrës së familjes së Jasharajve në mars të 1998, disa shokë tanë nisen në prill për t’u takuar në Tiranë me shefin e zyrës diplomatike të Republikës së Kosovës z.Iljaz Ramajli. Atje ata i shprehën ngushëllimet për viktimat e luftës si dhe i shprehën gadishmërinë për të ndihmuar. Ishte një takim miqësor prej rreth 40 minutash. Ndërsa miku jonë nga Hani i Elezit, Bastri Maliqi u nis në Tropojë për të vënë kontaktet e para me UÇK’në. Pas këtyre takimeve në Shqipëri diskutuam me vëllezërit nga Kosova, të cilët vinin nga Hani i Elezit, Kaçaniku, Prishtina, Shkupi për ndihmuar UÇK’në, të cilët ishin emigrantë në Selanik.

 

  Nga qershori i vitit 1998 disa nga shokët tanë emigrantë ishin lidhur me një gazetarë të gazetës “Zëri i Kosovës”, gazetë e cila ishte e afërt me Lëvizjen Popullore të Kosovës që vepronte ilegalisht. Gazeta “Zëri i Kosovës” na vinte rregullisht në adresa të ndryshme, çdo herë me qëllimin që të mos ndiqeshim nga sigurimi serb, që ishte shumë aktiv dhe me ndikim në Greqi. Kështu ne kishim informacione të përgjithshme rreth gjendjes në Kosovë dhe UÇK’së. 

 

  Pas shumë përpjekjeve nuk kishim arritur ende të organizoheshim prandaj vendosëm të bënim një takim të përgjithshëm. U vendos që mbledhja të mbahej në shtëpinë e familjes së Maliqëve në Selanik. Pra, ai takim nuk ishte thjesht një mbledhje, por do të diskutohej për mënyrat e veprimit në ndihmë të UÇK’së dhe shqiptarëve të Kosovës. Në mbledhje morën pjesë shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ishin të gatshëm për të ndihmuar me çdo formë çështjen kombëtare. Një ndihmë të veçantë na dha deputeti (i ndjeri) z.Azem Hajdari në Tiranë. Ai u tregua i gatshëm për çdo gjë në ndihmë të vëllezërve tanë nga Kosova.

 

  Bastri Maliqi gjatë qëndrimit në Tropojë kishte arritur lidhje të fshehta me UÇK’në dhe ne e përkrahnim për çdo veprim që do vendosej në ndihmë të luftës. Në dhjetor të 1998 themeluam degën e Forumit në Selanik. Kryetar u zgjodh gazetari Arben Llalla, i cili ishte nga Elbasani, ndërsa për sekretar u zgjodh Shahadin Maliqi nga Kosova me qëllim që të tregonim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe krahine nga vinim. Pasi morëm edhe dokumentat origjinale nga gjykata e Athinës nisëm punën për mbledhjen e fondeve në ndihmë të UÇK’së, por që këto ndihma do të mbeteshin sekrete. Në fillim nëpërmjet Shahadinit dërguam disa aparate telefonash mobile të cilët ishin të rrallë sepse punonin me bateri të zakonshme. 

 

  Ne duhej të bënim edhe një propagandë mediatike për të ndryshuar sado pak opinionin në Greqi. Vëllezërit tanë arvanitas bënin një propagandë të madhe në të mirë të Kosovës. Arvanitasi i madh Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Korizos etj., anëtarë të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Çdo natë i shikonim emisione debatesh në televizionet greke përballë deputetëve, gazetarëve, analistëve grekë për të treguar me fakte të vërtetën e asaj që serbët po kryenin masakra në popullatën e pambrojtur të Kosovës. Studentët shqiptar që studionin në Universitetet e Athinës ishin shumë aktivë nëpër kanalet televizive greke në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Disa nga këta studentë ju prenë edhe bursat, duke lënë studimet përgjysmë.

 

  Në fillim të muajt shkurt të 1999 disa emigrantë shkuan edhe në radhët e UÇK’së për të luftuar kundra ushtrisë serbe. Ata morën pjesë në betejat të Shtimjes dhe Han-Elezit. Në prill 1999 shqiptarët në Athinë në drejtimin e shoqatës “Vëllazërimi” organizuan një protestë të madhe në përkrahje të UÇK’së dhe NATO-s. Kjo ishte edhe protesta e parë që emigrantët shqiptar organizuan në Greqi, pas disa vitesh emigracioni. Masa e madhe e të ikurve nga Kosova na bëri që të mblidhnim urgjentisht ushqime dhe veshmbathje për refugjatët. Në fund të muajt mars kishim mbledhur ushqime dhe veshmbathje që shuma në të holla arrinte rreth 8 mijë dollarë. Kishim mbledhur edhe të holla mbi një mijë marka gjermane. Thirrjes sonë për ndihma humanitare ju përgjigjen pozitivisht edhe shumë qytetarë grek.

 

  Ushqimet dhe veshmbathjet u dërguan në zonën e Korçës dhe të Ersekës ku ishin vendosur të ikurit nga lufta. Ndihmat tona ju besuan një shoqate fetare të Jakuvave që vepronte në Selanik dhe Korçë. Ndërsa të hollat ju besuan në Shkup Partisë Demokratike Shqiptare me emrin ”Ndihmë nga shqiptarët në Selanik për refugjatët që ndodheshin atje”. Deri në fillim të prillit aktiviteti i Forumit që ndihmonte UÇK’në ishte mbajtur sekret, vetëm kur Radio Tirana dha lajmin që kishim dërguar ndihmat ushqimore në Korçë, dhe kur gazetari shqiptar A. Ashiku botoi një shkrim në gazetën “Gazeta e Athinës & Telerevista”, në gjuhën shqipe që botohej në Athinë, për ndihmat që kishim dërguar për refugjatët. 

 

· Faksimile: Ndihma në ushqim e veshmbathje, për shqiptarët e Kosovës të vendosur në Shqipëri (prill 1999)

 

  Në shtator të vitit 1999 në Selanik morëm pjesë në Festivalin Antiracist që organizohej nga shoqatat greke dhe të emigrantëve të ndryshëm që punonin në Greqi. Forumi i Emigrantëve Shqiptar-dega Selanik me kryetar z.Arben Llalla bashkë me shoqatën e Shqiptarët e Selanikut e drejtuar nga znj.Mimoza Dako, bënë një paraqitje dinjitoze të vlerave tona kombëtare në këtë Festival. Ku paraqitja e tendës shqiptare u vlerësuar si më e mira nga organizatorët. Pa ndihmën materiale dhe morale të shqiptarëve nga Kosova nuk do të mundeshim të merrni pjesë në këtë aktivitet. 

 

  Një ndihmë të madhe dha familja patriote nga Nëntë Jugoviçi i Prishtinës e Dalip Gubetinit e ardhur në Pogradec. Kjo familje djemtë e saj i kishte në UÇK. Valdete Gubetinin të cilët e thërrisnin Shote të gjithë ishte një vajzë heroine që u bë nëna e gjithë fëmijëve që ishin pa prindër, të përzënë nga shtëpitë e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve prindërit i kishin në UÇK dhe nuk u kthyen më. Ata ranë në vijën e parë të frontit për lirinë e Kosovës martire.

 

Lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës në Greqi

 

  Pas hyrjes së forcave të NATO-s emigrantët shqiptar në Greqi të udhëhequra nga shoqatat e tyre që tashmë ishin grupuar në Lidhje e Shoqatave të Shqiptarëve në Greqi, filluan lobimin me politikanët grekë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia. Kryetari i Lidhjes z.Rudi Mezini bashkë me shumë intelektualë të tjerë organizuan takime me forcat politike greke të majta dhe të djathta për të arritur qëllimin e Kosovës. Këto takime mbështeteshin edhe nga degët e partive politike shqiptare që funksiononin në Greqi si PD dhe PS. Çështja e Kosovës kishte bashkuar edhe këtë herë të gjithë emigrantët shqiptar në Greqi pa dallim feje dhe bindje politike. Përfaqësuesit e degëve të partive politike PD dhe PS zhvilluan disa takime edhe me diplomatë të huaj në Athinë dhe Selanik ku i kanë Selitë e tyre.

 

  Ditë e diel, më 27 janar 2008 sheshi i OMONIA-s në Athinë gumëzhinte nga këngët dhe vallet shqiptare. Lidhja e Shoqatave të Shqiptare organizojë miting në përkrahje të pavarësisë së Kosovës. Muzika që shoqëronte zërat të embël të këngëtarëve emigrantë, çlirohet bashkërisht me oksigjenin e zëmrave të përmalluara atdhetare të emigrantëve shqiptarë, që mblidhen në sheshin qëndror të Athinës, dhe mbushën gjithë hapësirën e Omonias.

 

  Kalimtarët e shumtë grekë habiteshin që sheshi i Omonia-s zgjohet nga kënga shqiptare kushtuar Kosovës, ku në duart e emigrantëve lartësohet edhe flamuri kuq e zi i Shqiptarëve. Një pëlhurë e bardhë vesh ballin e valltarëve të rreshtit të parë të valles të të gjithëve. Gërma të mëdha, në ngjyrën e kuqe shkruajnë RROFTË PAVARËSIA E KOSOVËS.

 

  Të gjithë marrim Vallen e Madhe të shqipes, të kapur dorë për dore festojmë të bashkuar në sheshin qendrorë të Athinës. Me ne u bashkuan edhe shumë miq e shokë grek. Njerëzit që na kanë mbeshtetur gjithnjë në aktivitetet tona. Në këtë aktivitet treguam bashkimin, krenarinë tonë kombëtare, duke u lenë të tjerëve kuptimin e fjalës: Ja, ne shqiptarët, gëzohemi duke festuar, duke kënduar, duke hedhë Vallen e Madhe të shqiptarizmit. Jemi dhe do të jemi SHQIPTARË. 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES Empty
MesazhTitulli: Re: SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES   SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES EmptyMon Mar 02, 2009 3:19 pm

SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES 841967KUSH PO NA VRET ? PERSE NA VRASIN ? ΝDAL GJUETISE SE SHTRIGAVE NDAJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE NE GREQI! “ RACIZEM„ APO SHOVINIZEM ?


«NE SISTEMIN KAPITALIST FAJTORET E VERTET, KRIMINELET E VERTETE, ATA, QE NA
VRASIN, NUK DENOHEN! PERKUNDRAZI!ATAPUSHTETIN,EKONOMIN,«DREJTESINE»
SHTYPIN E RTV,POLICINE,KLERIN FETAR,USHTRINE,GJITHÇKA, QE IU DUHET PER SUNDIMIN
E TYRE GJAKATAR! PRANDAJ NE DUHET TE ORGANIZOHEMI,TE REZISTOJME E TE LUFTOJME
PER TA PERMBYSUR KETE SISTEM TE KRIMIT E TE PADREJTESISE, ANDIPOPULLOR DHE
ANDIDEMOKRATIK! RRUGE TJETER NUK KA!»
KUSH PO NA VRET ? PERSE NA VRASIN ?ΝDAL GJUETISE SE SHTRIGAVE NDAJ EMIGRANTEVE
SHQIPTARE NE GREQI!RACIZEM„
APO
SHOVINIZEM ?
Që në orët e para,kur erdhën në Greqi ,emigrantët shqiptarë janë përballuar
me një DISKRIMINIM të egër të institucjoneve dhe të autoriteteve shtetërore greke.I shumëfishuar nga medja,për qellime të
qarta politike.Ky qëndrim shtetëror prodhonte dhe vazhdon te prodhojë edhe
sot,armiqsi e megallomani ndaj shqiptarëve. Këtu duhet kërkuar autoresia e asaj,që tashmë ka hyrë në histori,si tragjedia e madhe e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Nga moria e pafund e krimeve të pësuara nga ne,po veçojmë vetëm disa fakte,të njohura e të trajtuara edhe nga medja greke: - 1998-2002 -Gjatë katër vjetëve,nga jetimorja “AGJIA VARVARA„zhduken me llim trafikimi 502 mijë shqiptarë.KRIM I RBINDSHEM!qeveria greke nuk e vë “ujin në zjarr„ për të gjetur dhe ndeshkuar fajtorët.Një komisjon i ngritur nga OKB për këtë problem,
bën fajtor shtetin grek.Por edhe ky komisjon nuk e çon çështjen deri në
fund.Shteti shqiptar,qeveria shqiptare,partitë politike në shqipëri nuk
pipetijne!? -2000-2003-Vetëm sektorin e ndërtimit,gjatë saj perjudhe vriten 610 puntorë,nga cilët 90٪, domethërreth 550 janë emigrantë shqiptarë.
Asnjë sipërmarrës nuk u ndeshkua sipas “ligjit„,asnje familje e të vrarëve nuk u dëmshpërblye! Mbi 2000veta mendohet se është numri i të aksidentuarëve në punë,sepse mungojnë masat e sigurimit teknik,një pjesë e tyre sorollaten me vite në katakombet e (pa)drejtësisë greke, disa lypin nëpër rrugë,të tjerë dergjen të pashpresë në kurrizë të familjeve të tyre të varfëra.Askush nuk i ndihmon,ndërsa ligji...ligji nuk vepron kundër sipërmarësve fajtorë. – ME QINDRA janë të zhdukurit pa gjurmë
dhe të vrarët pa faj nga policia apo individë me frymëzime fashiste e shoviniste,që prodhon përditë politika e qaeqeve reaksionare greke. Asnje vrasës nuk është dënuar!!! - Brënda pak muajve në internet zbulohen dy video.në njërën prej tyre,ushtarë grekë në stërvitje këndojnë me “entusiazëm„:“I shikoni ata?janë shqiptarë.me zorrët e tyre do jmë litarë„!!??
KY NUK ËSHTË RACIZËM,POR FASHIZËM E SHOVINIZËM I GJALLË.
I frymëzuar nga politika zyrtare greke.Spse ushtria nuk është një
instiucjon privat,apo jo? Sigurisht,qeveria greke pret të hajë
kukurec me zorrët tona. Historia dëshmon se këtyre lloj orekseve te urryera u është dhënë gjithnje përgjigja e merituar.Në videokasetën e dytë çfaqen policë grekë,duke detyruar dy të rinj të burgosur shqiptarë të godasin njeri-tjetrin me shkop.Dhe kur ata nuk e bëjnë mirë këtë punë,vërsulen policët grek ÇNJËRZORE! FYERJE DERI NË PALCË! Meqënse ky fakt u publikua nga medja e huaj,si psh angleze,qeveria greke detyrohet të “marr masa„ disa ditë më pas.Policët grek vrasin një tjetër djalosh shqiptar. Qeveria greke paskesh marr vërtet masa të mira...! Krimet e mësipërme,si edhe shumë të tjera, dëshmojnë jo për racizëm, por për një SHOVINIZËM të egër. Shovinizmi andishqiptar edhe pse barbar,primitiv e i neveritshëm. Mbahet gjallë e ushtrohet nga klasa sunduese Greke për shumë arsye,nga të cilat veçojmë: Mjet presioni ndaj vendit tonë për gllabërime territoriale dhe sidomos për depërtimin sa më thellë atje të kapitalit grek. –Mjet presioni ndaj emigrantëve shqiptarë,për ti mbajtur ata nën kërcënim e frikë për uljen e vlerës së ditës së punës,duke nxjerrë përfitime
të majme. –largon vëmëndjen e opinjonit të thjeshtë grek nga kriza e rëndë ekonomike, që e ka mbërthyer vendin. Helmon mardhënjet,miqesore ndër shekuj,të popullit grek me popullin shqiptar, për të vjelë përfitime kolosale nga zjarri i armiqsisë midis popujve tanë.
Kjo,sigurisht,në përputhje dhe me skenarët ogurzinj që kurdisin fuqit e mëdha. Për ne,emigrantët shqiptarë,këto qëndrime
të mykura janë shumë të qarta. Ndaj ngrihet i fuqishëm,deri në kupë të
qellit,zëri ynë i protestës: NDAL “GJUETISE SE SHTRIGAVE„SHOVINISTE NDAJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE! ME POPULLIN DHE PUNTORET GREKE JEMI VELLZER. KEMI TE NJEJTEN DHIMBJE,TE NJEJTEN ASPIRAT,TE NJEJTEN LUFTE! POSHTE FASHIZMI, SHOVINIZMI, RACIZMI! RROFTE
MIQESIA MIDIS POPUJVE TANE
!


BASHKIMI I EMIGRANTEVE SHQIPTARE
«PUNA»


6.7.2007 ATHINE
e-mail: melsen.com@hotmail
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cenimi i integritetit të Kosovës hap çështjen e Luginës së P
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Deklarata te FBKSH
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Shkrimet e Breivik, urrente emigrantët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: