Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Shkrimet e Breivik, urrente emigrantët Sun Jul 24, 2011 8:15 pm | |
| Shkrimet e Breivik, urrente emigrantët
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/24/shkrimet-e-breivik-urrente-emigrantet/
Dëshmitarët: Të shtënat në ishull kanë zgjatur rreth 1 orë
Ka zgjatur rreth 1 orë masakra e kryer nga Anders Breivik në ishullin Utoya, kjo sipas deklaratave të disa të mbijetuarve të publikuara në mediat norvegjeze. Në fillim shumë të rinj të moshave 15 dhe 25 vjeç nuk e kanë kuptuar që ishin në rrezik. Nicoline Bjerge, 21 vjeçare ka thënë për të përditshmen Dagbladet që fillimisht kishte menduar se ishin fishekzjarre, më pas “kur njerëzit nisën të vraponin dhe të ulërinin” ka kuptuar “që diçka e rëndë po ndodhte”.
Familjarët nuk dinë ende nëse fëmijët e tyre janë mirë
Tragjedisë që goditi Norvegjinë tani i shtohet dhe drama e prindërve, të cilët ende nuk dinë nëse fëmijët e tyre i kanë mbijetuar apo jo plumbave në ishull. Në ishull gjendeshin rreth 500- 600 të rinj, kjo sipas raportimeve të mediave norvegjeze dhe disa ende rezultojnë të humbur, ndërsa në ishull vazhdojnë kërkimet në tokë dhe në det.
“Bërtiste ‘do ju vras të gjithëve’ – u shtira si i vdekur”
Adrian Pracon, 21 vjeçar, ka shpëtuar sepse është shtirur si i vdekur duke u bërë njësh me trupat e viktimave të tjera. Dje është shtruar në spital për një plagosje në shpatull. Për CNN dhe Sky neës, Pracon ka treguar: “Unë dhe dy persona të tjerë u fshehëm mes trupave, duke u shtirur si të vdekur. Ndërsa unë po kthehesha në breg, ai qëllonte njerzit në ujë. Isha pesë, apo ndoshta 7 metër larg tij dhe dëgjoja kur thërriste: “do ju vras të gjithëve, duhet të vdisni të gjithë”. Më vuri armën në trup, por nuk e shkeli këmbëzën.
Eksperti: “Fondamentalizmi kristian mund të degjenerojë në dhunë”.
Paul Rogers, docent për studimet mbi paqen në Universitetin Bradford ka shpjeguar për BBC se “në disa individë, fondamentalizmi kristian ekstrem mund të degjenrojë në dhunë”. Profesori citon si shembull Timothy McVeigh, autor i masakres së Oklahoma dhe masakrën e Port Arthur në Tazmani në vitin 1996.
Ajo frazë e Stuart Mill në Twitter
Në faqen e tij një Twitter në 17 korrik, Breivik ka postuar një thënie të filozofit anglez, John Stuart Mill: “Një njeri që ka një besim është më i fortë se 100.000 njerëz që kanë shumë interesa”. Nëse dyshimet e policisë do të konfirmohen “besimi” i Breivik ka lënë pas 91 trupa pa jetë.
Bilanci i policisë: 92 të vdekur
Është 91 bilanci i fundit i viktimave nga atentatet në Norvegji. Këtë shifër e ka bërë të ditur policia, duke shpjeguar se vetëm në ishullin Utoya janë vrarë 84 njerëz, të cilëve duhet t’u shtohen dhe 7 të vrarët nga autobomba në Oslo.
Hipoteza: Breivik nuk ishte vetëm?
Shtohen dëshmitë që raportojnë për të paktën dy vetë që qëllonin mbi turmë. Këtë e shkruan sajti VG.no, duke cituar dy dëshmitarë okularë të shpëtuar nga masakra. Alexandre Standval, një i ri 23 vjeçar që gjendej në ishull bashkë me disa miq, është shprehur i sigurt që ata që qëllonin ishin dy persona. Ndërsa Marius Roset, i cili ka treguar që është hedhur në ujë për t’iu shmangur plumbave, ka thënë se ishte më shumë se një person që kishte hapur zjarr.
“E fshehur poshtë një shtrati, ndërsa ai përpiqej të hynte”
Nuk është skena e një filmi horror, por dëshmia që Lisa-Marie Husby ka dhënë për BBC, mbi masakrën e Utoya. “I’a mbathën drejt një barrake në pyll dhe ai na ndiqte mbrapa. U futëm brenda në barrake dhe e mbyllëm derën me çelës. Unë u fsheha nën një krevat. Për 15 minuta gjithçka ishte e qetë, por më pas ai po përpiqej të hynte. Qëlloi tek porta dhe momenti më I tmerrshëm ishte kur përpiqej të fuste armën nëpërmjet një dritareje. Ndejta nën shtrat gati për 2 orë, derisa mësova se kishim shpëtuar”.
Shkrimet e serial-killerit norvegjez rrëfejnë arsyet politike që e shtynë në krim
Marksistët, nazistët, muslimanët, të gjithë njëlloj për djalin e ri konservator e fondamentalist kristian
Ideologjitë
Problemi është se shpeshherë nuk vjen asgjë pozitive nga fakti që 80% e muslimanëve janë “të moderuar”, dmth. që nuk e zbatojnë Kuranin. “Mjaftojnë pak veta për të marrë peng një avion”.
Sa është përqindja e talebanëve në Pakistan? 1%, 3%, 5%? Po sa kaos ka atje sot?
Për mua është hipokrite të trajtohen ndryshe muslimanët, nazistët dhe marksistët. Ata janë përfaqësues të ideologjive të urrejtjes. Jo gjithë muslimanët, gjithë nazistët e gjithë marksistët janë konservatorë, shumica janë të moderuar. Por sa rëndësi ka? Një nazist i moderuar, pasi pëson grabitje mund të bëhet konservator, një musliman i moderuar kur nuk e lënë të hyjë në klub mund të bëhet konservator, e kështu me radhë…
Islamizmi historikisht ka shkaktuar 300 milionë të vdekur.
Komunizmi historikisht ka shkaktuar 100 milionë të vdekur.
Nazizmi historikisht ka shkaktuar 6 deri në 20 milionë të vdekur.
Gjithë ideologjitë e urrejtjes duhen trajtuar njësoj.
Nacional socializmi ka qenë gjithnjë një ideologji e ekstremit të majtë, kështu që mos u përpiqni ta quani të djathtë.
Nëse e urren kapitalizmin dhe tregun e lirë, siç bëjnë marksistët, nazistët dhe islamistët, atëherë je i majtë.
Kisha
Unë vetë jam protestant i pagëzuar, dhe e kam konfirmuar këtë me vullnet të plotë kur isha 15 vjeç.
Mirëpo sot kisha protestante është një tallje. Priftërinj me xhinse që dalin në marshime pro-Palestinës, dhe kisha që ngjajnë si qendra tregtare minimaliste. Unë jam tifoz i konvertimit të heshtur e kolektiv të kishës protestante në kishën katolike, siç ka qenë dikur. Ndërkohë unë votoj për kandidatët më konservatorë në zgjedhjet kishtare.
E vetmja gjë që mund ta shpëtojë kishën protestante, është rikthimi te themelet e veta.
Danimarka dhe Italia
Propaganda e urrejtjes kundër Italisë dhe Danimarkës është shumë hipokrite. Është qesharake të shohësh gjithë kultural-marksistët europianë që “nxjerrin shkumë nga goja” kundër Danimarkës dhe Italisë, dy vendeve të vetme europiano-perëndimore që kanë shenja të një udhëheqje të mirë.
Kosova
Pjesë të mëdha të Serbisë sot janë të ndaluara për serbët jo-muslimanë (Kosova), për të përmendur një rast ekstrem. Muslimanët atje i kërkojnë pasaporta kristianëve! Kjo zonë e ndaluar islamike që është zhvilluar prej familjeve muslimane po lëviz drejt një zone ku kanë jetuar jo-muslimanët, që tani shtrëngohen të jetojnë si dhimmi (qytetarë të dorës së dytë). Po këtë s’e pranon kush, prandaj largohen nga këto zonat e ndaluara të muslimanëve. Është e pamundur të jetosh rehat si dhimmi. Rezultati është që enklavat muslimane rriten dramatikisht përditë e më shumë.
Zhvillimi demografik i Kosovës:
1900 – 40% islam
1913 – 50%
1925 – 60%
1948 – 72%
1971 – 79%
1981 – 85%
2008 – 93%
Profesionist dhe sipërmarrës i suksesshëm, besim te tradita dhe te liria e tregut: Profili i Anders Behring Breivik
Të premten mbrëma policia norvegjeze shkoi për kontroll në Elverum, një qytezë 80 km në veri të Oslos, ku Anders breivik zotëronte një biznes të quajtur GeoFarm. Në muajin maj Breivik kishte blerë përmes këtij biznesi katër ton plehra kimike, që sipas policisë i kish përdorur për të ndërtuar bombën e tij.
Kërkimet filluan edhe në shtëpinë e Breivikut në Oslo, që në momentin që hetuesit nisën të profilizonin njeriun që dyshohet se qëndron pas krimit më të tmerrshëm që ka ndodhur në Norvegji që në Luftën e Dytë Botërore.
Një mik i Breivik ka rrëfyer për gazetën norvegjeze VG se ai ka qenë aktivist i së djathtës ekstreme që prej 2008, kur filloi të postojë një seri opinionesh kontroversiale në Facebook dhe në sajtin norvegjez Document.no, në të cilat shfaqej si kritik i islamit.
Nga ç’është zbuluar deri më tash del një figurë shqetësuese, një fondamentalist kristian me një urrejtje të madhe për multikulturalizmin, për të majtën e për muslimanët.
Breivik është rritur në Oslo, dhe ka qenë në të njëjtën shkollë fillore me princin trashëgimtar të Norvegjisë. Në shkrimet e tij të mëvonshme ai rrëfen një fëmijëri të shenjuar nga tensionet raciale mes norvegjezëve dhe emigrantëve të sapoardhur.
Ai ishte gjithashtu i apasionuar pas videolojërave të dhunshme, dhe shpeshherë fqinjët e shihnin të vishej në “stil ushtarak”. Në fotot e publikuara deri më tani Breivik shfaqet i pastër, elegant, i veshur mirë dhe i rregullt, tamam imazhi i sipërmarrësit të ri që ai synonte të ishte. Në 2009 ai filloi një biznes bujqësor në rrethinat e Oslos. Sipas Breivik, ky biznes do të shërbente për të financuar aktivitetet e tij politike.
Në Facebook Breivik rendit Kafkën dhe Oruellin si autorët e tij të preferuar, ndërkohë që nuk i mbante të fshehta bindjet e tij fondamentaliste kristiane, raciste dhe të ekstremit të djathtë. Ai gjithashtu ishte anëtar i një lozhe masone, ushtronte body-building dhe shpesh dilte për gjah. Në pronësi kishte dy armë zjarri, një revolver Glock dhe një pushkë automatike. Të gjitha këto të dhëna që janë publikuar gjer më tash, kanë dalë prej profilit të tij në Facebook.
Duke hetuar në veprimtarinë e Breivikut gazetarët dhe policët kanë parë që ai ka patur korrespondencë me disa aktivistë të ekstremit të djathtë edhe në vende të tjera, ku ka diskutuar çështje ideologjike dhe ka planifikuar krijimin e një partie ekstremiste të djathtë në Norvegji, për të kundërshtuar ato që Breivik i quante “organizatat e dhunshme marksiste norvegjeze”, që sipas tij terrorizonin konservatorët.
Mirëpo gjer më tash askush nuk e di saktësisht se çfarë bindjesh e kanë shtyre Anders Breivik që të bënte atë që bëri. 32 vjeçari nga Oslo ka thënë se dëshiron t’i tregojë gjithçka policisë, e nëse e bën, vetëm atëherë do të merret vesh se çfarë e ka shtyre Anders Breivik në këtë krim të çmendur.
| |
|