Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... Empty
MesazhTitulli: Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....   Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... EmptySun Mar 09, 2008 1:03 pm

Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre në mendimin strategjik detar botëror. (1840-1914)

Parathenie:
Admirali me dy Yje Alfred Thayer Mahan ishte oficer i Flotes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje gjeostra-tegjist dhe i konsideruar si eksperti me i mire mbi Sea Power. Gjate jetes se tij frekuentoj Universitetin e Culumbia per dy vjet, me pas vazhdoi studimet e tij ne Akademine e Detarise qe e mbaroj i dyti ne vitin 1859. Gjate karrieres se tij ne vitin 1886 u be Komandanti i United States Naval War College ku ne vitin 1887 u njoh dhe u be shoke me nje profesor te ri me emrin Theodore Roosevelt, gjate kesaj periudhe ai shkrojti edhe dy librat e tij te famshem “The influence of Sea Power upon the history (1660-1783)”, “The influence of Sea Power upon the French Revolution and Empire (1793-1812)”. Edhe pse ne ditet tona kriteret qe vinte Mahan per zhvillimin e nje flote mund te duken si te natyrshme, ne ate kohe ku ne mendjet e ushtarakeve sundonte vetem ideja i luftes tokesore dhe anijet konsideroheshin si dytesore ne nje plani.
Ne historikun e marinave boterore qe pothuajse ne periudhen e dy luftrave jane influencuar nga teorite e Admiral Mahan dhe ku mbi te gjitha me keto teori ngrihet tere struktura doktrinale e Marines se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, edhe sot ne nje distance puthuajse 120 vjeçare vazhdon akoma te influencoj mendimin startegjik detar. Ne dy librat e tij me te njohur1 Mahan, ka sintetizuar ne menyre perfekte nepermjet nje analize historike funksionin e Fuqise Detare.
Per te kuptuar rrjedhen e mendimit te tij eshte e nevojshme te permendim disa elemente te rendesishem te ambientit ku ky mendin lindi, dhe pse ky mendin nuk lindi ne nje vend tjeter te tokes, si p.sh Britania e Madhe qe ne ate kohe ishte superfuqia. Pse lindi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe ne ate kohe ishin nje fuqi detare e serise B ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX.
Keto motive mund te ndahen ne:
n Strategjia detare e Britanise se Madhe ne ate kohe ishte nje strategji e eskluzive qeverise d.m.th mbretit, te gjitha vendimet me natyre detare mereshin nga qeveria, duke i lene pak hapesire parlamentit, ose disa here i delegoheshin Board of Admirality, kolegj drejtimi i Royal Navy;
n Pergatitja strategjike e oficereve Britanik ishte shume e varfer, edhe pse duket absurde, doktrina a asaj kohe paraqiste nje pergatitje kulturore te pakte ne kurriz te nje pergatitje ne eksperience ne luftime.

Ne Shtetet e Bashkuara problemet ne lidhje me detin ka qene gjithmone prezent qe nga presidenca Washington, ku publiku me interesuar ishte Kongresi dhe sidomos ne ambientet tregtare qe shikon ne nje Flote Oqeanike pasurimin e metejshem duke hapur tregje te rinj. Keshtu qe te dy librat e Mahan gjejne nje ambient te pershtaçem ne nje shtet ne zhvillim te shpejte qe ishte ne kerkim te hapesirave jetesore dhe e rrahur nga lufta per mbijetese.
Eshte e natyrshme qe edhe ne Evropen e vjeter keto libra paten nje shperndarje te madhe sidomos ne France dhe Gjermani qe ne ate kohe debatet ekonomike dhe ushtarake kishte nje publik te pergatitur.

Filozofia e Fuqise Detare
Nepermjet studimit te ngjarjeve historike ne periudhen e Napoelonit dhe Admiral Nelsonit, Mahan ka kerkuar te zhvilloj nje “filozofi” qe mund te permbidhet ne pikat si me poshte;

1. Geografical Position;
2. Phisical Conformation;
3. Extent of territory;
4. Number of population;
5. National Character;
6. Character of the Goverment.

Mahani nepermjet shkrimeve te veta donte te influenconte vendin e tij, ketu del dhe sensi ideologjik qe kishte, ai pranon vete qe kete liber e shkruan vetem per zhvillimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes prandaj ne rrenjet e saj keto vepra te Mahanit jane nje filozofi te tipit positiviste, kjo filozofi bie dakord me mentalitetin amerikan te asaj kohe. Mahan shikonte ne karakteristikat e vete vendit te tij mundesite per te qene nje Fuqi Detare d.m.th per te zoteruar ate Sea Power. Mahan ne ekzaminimin e faktoreve bazohet ne studimin e Flotes Britanike, duke qene se ajo ishte e vetmja flote boterore qe mbronte nje shtet dhe ne te njejten kohe me interesa boterore, ky koncept duhet te jete gjithmone i pranishem kur lexohet Mahan, duke bere keshtu qe te menjanohet renia ne supervalutimin e politikes britanike. Le te analizojme motivimet per secilin faktor qe Mahan merr per studimin e Fuqise Detare.

1. Pozicioni Gjeografik (Geografical Position)
Konsiderimi i pare eshte se nje shtet eshte i vendosur ne menyre qe nuk duhet te mbrohet nga toka ashtu siç nuk ben dot opreacione tokesore, ajo disponon, nje avantazh te madhe kundrejte atyre shteteve qe duhen te mbrohen edhe nga toka ne nje kufij kontinental. Ky eshte nje nga vantazhet e Britanise se Madhe kundrejt Frances dhe Hollandes per sa i perket Fuqise Detare, marinat e ketyre dy shteteve te fundit filluan te dobesoheshin nga detyrueshmeria per te mbajtur nje ushtri te madhe dhe per te perballuar nje lufte te kushtueshme per te konservuar indipendencen dhe duke arritur ne ate pike qe te preferoheshin ekspansionet nga toka kundrejt atyre nga deti. Te gjithe keto sforcime ushtarake sillnin nje humbje te pasurise.
Posicioni i Frances, qe shtrihej nga Mesdheu ashtu edhe ne Oqeanin Atlantik edhe pse eshte nje avantazh nga ana strategjike, por nga ana tjeter duhet te kujtojme qe skuadrat Mesdheut dhe te Atllantikut mund te takohen vetem kur kalojne ngushticen e Gjibraltarit, qe eshte nen dominimin Britanik. Ishujt Britanike kishin nje rol te dyfishte ate qe ishin shume afer bazave te kontitenti per ti goditur ato si dhe ne te njejten kohe ishin shume larg kontinentit per te qene te sulmuara. Perveç kesaj Britania e Madhe kontrollonte linjat e trafiqeve per Evropen perindimore nepermjet bazave se saj strategjike si Gjibraltari dhe Malta, mund te mbante nen kontroll Mesdheun qe sipas Mahan pershkruhet si (...) nje det qe ka pasur ne historine e botes, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana ushtarake (...).

2. Konfigurimi fizik i territorit (Phisical Conformation)
Eshte ai elemente qe mund te shtyj nje popull te kerkoje dhe te gjeje Fuqine Detare, karakteristikat e linjes se bregdetit determinojne hyrjen ne det dhe te porteve te mira, toka pjellore ose jo mund te mbaje larg ose afer popullsine nga deti. Linja e bregdetit e nje shteti eshte nje kufij natyror, sa me e lehte te jete hyrja nga nje kufij ne rajonet e tjera (rasti i detit) aq me e madhe do jete tendenca e nje populli per te hyre ne kontakt me pjesen tjeter te botes nepermjet ketij kufiri. Shume porte jane nje burim pasurie dhe force dhe forca e tyre dyfishohet nese ndodhen afer lumenjeve te lundrueshem qe lehtesojne perqendrimin ne to dhe shkembimit me pjesen e brendeshme te vendit, po nga ana tjeter vete keto nota positive kthehen ne negative ne rast lufte ose konflikti, keto porte do te kthehen ne nje pike dobesie nese nuk mbrohen ne menyren e duhur.
Shembulli tipik jane Francezet qe nuk marrin rrugen e detit ma aq “kenaqesi” sa britaniket, kjo per arsyen sepse ne Francen ne brendesi te saj populli francez ka gjetur me shume burime te mirash se sa mund te konsumonte, d.m.th i kishte brenda elementent e lendes se pare, Anglia jo, ajo merr nga natyra shume pak. Nevojat e shumta te popullit britanik i shtynin ata qe ti plotesonin keto nevoja nga deti, duke e lundruar ate. Ne kete menyre ata u bene tregtare dhe koloniste te tokave qe pushtonin dhe me vone produktor te ketyre tokave, ne kete menyre u rrit edhe Fuqia Detare e britanikeve. N.q.s Britania e Madhe u terhoq nga deti, Hollanda u shtyj drejt tij nga kushtet e veshtira te popullit te saj, duke shfrytezyar dhuntine e tyre si marinar dhe lundrimtar dhe hapjen e menjehershme te tregjeve boterore dhe hollandezt paten kulmin e tyre.

3. Shtrirja e territorit (Extent of territory)
Per sa i perket Fuqise Detare duhet marre parasysh jo shtrirja ne kilometra katrore e territorit po gjatesia e bregdetit, ndertimi dhe menyrat e hyrjes. Kjo gjatesi e bregdetit eshte mund te jete nje pike force ose dobesie, mjafton te kesh popullaten e nevojshme. Nje shtet eshte njesoj si nje keshtjelle aq me e veshtire behet marrja e saj nese ne te gjithe gjatesine e mureve mbrojtese ka ne repart ushtarak per mbrojtjen e saj.

4- 5. Numri i popullsise dhe karakteri i saj (Number of population,
National Character)
Nje shtet i cili deshiron te zoteroje fuqine detare nuk mjafton qe te kete nje numer te madhe popullsie, duhet qe kjo pupollsi te jete drejt per drejt ne kontakt me detin, p.sh Britania e Madhe nuk ishte vetem vend marinaresh por edhe nje vend ndertuesish anijesh dhe tregtaresh qe dinin si ti mbanin dhe si ti shfrytezonin anijet e tyre.

6. Karakteristikat e qeverise (Character of the Goverment)

Eficenza, inteligjenca dhe vendosmeria e nje qeverie jane faktore te rendesishem per zhvillimin e fuqise detare, sepse nga qeveria varet madhesia e flotes qe duhet te mbahet kualiteti i organizimit te saj, morali i njerzve dhe efficenza ne rast lufte.
Objektivi i Mahanit ishte qe te tregonte nga studimi i luftrave ne det se disa nga principet me te rendesishme te strategjise detare te krahasueshem me principet e luftes ne toke , ai gjeti qe shume nga principet e luftes ne toke mund te perdoreshin ne det, dhe u perpoq qe ti tregonte.
Përgatiti
N/Lejtnant
Razlind SHYTAJVijon…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....   Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... EmptySun Mar 09, 2008 1:04 pm

1. Pozicioni qendror dhe linjat e komunikimit.
Mahan pranon rendesine jetesore te principit te pozicioneve qendrore dhe te linjave te operazioneve te brendeshme. Marrja i nje pozicioni qendror lejon perdorimin e linjave te operacioneve te brendeshme dhe me te shkurtera, ndejkja e te cilave na jep nje avantazh per te sulmuar armikun nga linjat e jashteme. Nje linje operacioni e brendeshme eshte ne praktik nje vazhdim i nje pozicioni qendror ose te nje serie pozicionesh te brendeshme te lidhura ndermjet tyre. Kush kontrollon keto linja mund te perqendroj forcat e veta ne nje objektiv çfare do ne nje kohe me te shkurter dhe si rrjedhim me efektivisht se sa mund te bej armiku qe niset nga linjat e jashteme. Ne nje pamje nga deti do te kemi qe: Suezi eshte nje linje e brendeshme perkundrejt Kepit te Shpreses se Mire (Afrike), Panamaje perkundrejt Magelanit, Kieli perkundrejt Skageratit (Danimarke).
Pozicionet marrin nje rendesi strategjike jo vetem nga lidhja e tyre me linjat strategjike por edhe burimet natyrore te vete pozicionit dhe te territorit karshi. N.q.s ne afersi te pozicionit linjat e komunikimit detar behen te detyrueshme dhe te mbitrafi-kuara (Dardanelet) vete pozicioni fiton ne rendesi (Choke Point). Mahan thote qe (...) komunikimet jane elementi me i rendesishem i nje strategjie politike dhe ushtarake (...), duke nenkuptuar me linja komunikimi, linjat e levizjes se trupave dhe te furnizimeve.

2. Perqendrimi i forcave.
Edhe perqendrimi i forcave per Mahan eshte i vlefshem si ne toke ashtu edhe ne det, Mahan ne kete rast thote: (...) nese nje flote do ti duhet te ndeshet me dy armiq, linja me e mire e veprimit do ishte ajo qe ne fillim te sulmonim armikun e pare, dhe mbasi te kemi fituar te ndeshemi me armikun e dyte, duke evituar ndarjen e forcave. Objektivi final eshte ai perfitimit te nje superioriteti lokal me perqendrim forcash. Mahan i shmanget betejes perfundimtare, dhe me te gjitha mjetet, te njeten gje permend edhe Klaushevitzi ne librin e tij “Nga Lufta”.

3. Pershkruajtja e strategjive te asaj kohe.
Mahan ishte i bindur nga studimet e tij historike qe betejat detare dhe tokesore te se kaluares ishin fituar ose humbur sepse ishin luftuar, me ose jo, sipas nje principi te strategjis. Mahan vuri ne peshore dy marina ate Britanike dhe ate Franceze. Francezet ishin te lidhur me konceptin e mbrojtjes se fortifikimeve ne bregdet, kur ishin neper beteja preferonin ne kapnin anijet armike ne vend qe ti fundosnin. Britaniket turreshin mbas ofensives, linja e veprimit ishte sulmo dhe perpiqu te shkaterrosh armikun sa me shume. Keto dy koncepte te ndryshem e kane zanafillen e tyre nga dy menyra te ndryshme per te udhehequr Luftrat Detare. Nese flota detare do ti duhet te ruaj portet dhe fortifikimet bregdetare, roli i saj ka per te qene gjithmone ne dore te ushtrise, nese flota do te kerkoj te shkateroj floten kundershtare per te siguruar dominimin e detit. Kjo ishte pikmamja Britanike qe Mahan prononte pa rezerva, Mahan thote (...) lufta kur deklarohet duhet te luftohet me agresivitet (...). Nder te tjerash Mahan thoshte qe marina nuk eshte e pershtaçme per mbrojtjen bregdetare, mbrojtja e bregdetiti eshte detyre e ushtrise, per te te kesh nje doktrine strategjike do te thote te kesh kontrollin e detit, dhe kjo pike mund te arrihet duke i hequr armikut floten detare dhe ate tregtare, (...) nuk eshte marrja e anije ose e konvojve qe mund dobesoj nje vend, por eshte posedimi i detit qe nuk lejon lundrimin a anijeve armike dhe qe nuk i lejon armikut perdorimin e linjave te komunikimit (...), si perfundin ai shprehet qe detyra primare e nje flote eshte ai i kontrollit te deteve me karakteristiken e fuqise ofensive.
Mahan pershkruan qe vetem ne nje rast mund te mbahet flota ne porte dhe si rrjedhoje krijohet situata e FLEET IN BEING, qe detyron armikun te limitoje operacionet e veta derisa kjo flote nuk eshte e shkateruar.

4. Bllokimi detar.
Mahan shprehet edhe ne lidhej me kete argoment, sidomos pas shpikjes se silurit dhe anijeve prej çeliku, ai shprehet qe siluri eshte nje arme polivalente, mund te perdoret kunder forcave bllokuese, po ashtu mund te perdoret edhe kunder forcave qe dua te çajne nje bllokim. Keto shpikje te reja kishin bere me te madh problemin por nuk kishin ndryshuar natyren e tij, me lindjen e nendetseve forcat bllokuese duhet vetem ta benin bllokimin ne distanca me te largeta, por ideja do te jete e njejte.

5. Kuptimi i mbrojtjes.
Fjala mbrojtje ne lufte merr dy kuptime, qe duhet te ndahen nga njera tjetra. I pari eshte mbrojtja pasive, kur pritet nga çasti ne çast sulmi i armikut. Per sa i perket mbrojtjes bregdetare ben pjese nje ser operacionesh si minimi i bregdetit me mina apo edhe fortifikimi i ketij te fundit, te gjitha keto masa vetem per nje arsye te ndalohet armiku nese ky perpiqet te fytet ne porte ose te shkel territorin.
Kuptimi i dyte permbledh te gjitha masat qe nuk presin sulmin, por shkojne drejt tij ne kete rast flotes armike, edhe nese kjo ndodhet larg bregut tone. Nje mbrojtje e tille ne te vertete mund te paraqitet si nje operacion ofensiv por nuk eshte i tille, i tille behet vetem kur objektivi ndryshon nga flota armike behet shteti armik qe ka nisur floten.
Britania e Madhe mbrojti vetveten dhe kolonite e saj duke stacionuar afer porteve franceze nje pjese se flotes, me qellimin qe te identifikoheshe dhe shkateroheshe çdo anije franceze qe dilte nga porti. Shtetet e Bashkuara gjate luftes civile vendosen floten e vet perballe porteve te Konfederates vetem per nje qellim se donin te fitonin luften duke e shkeputur Konfederaten nga pjesa tjeter e botes. Ketu mund te dallojme se ne rastin Britanik kishin nje mbrojtje difensive dhe ne te dytin nje mbrojtje ofensive.

6. Rendesia e bazave detare dhe e kolonive.
Me ane te kolonive nje shtet me tradite detare arrinte te “ndertonte” nje ure lidhese ne nje shtet tjeter te huaj, kolonite ose stacionet detare kishin tre role ate ekonomik, ushtarak dhe ndonje here te dyja bashke. Vendimet per tu bere me nje baze ne nje vend tjeter kane pasur gjithmone nje peshe kryesore ne ndertimin e nje Fuqie Detare.

7. Kontrrolli i deteve te ngushte2.
Pozicioni dominant i Britanise se Madhe mbaheshe jo vetem ne nje startegji detare te perkryer por edhe ne kontrollin qe ajo kishte ne detet e ngushte. Britania e Madhe kishte arritur te fitonte nje numer ta madhe te ketyre deteve, dhe meqe ne ate kohe ishte e vetmja superfuqi ne Evrope dhe jashte saj, kjo perkthehet qe ajo kontrollonte tere boten. Per te gjithe shekullin e XIX derisa nuk dolen ne sken fuqite e Azise dhe Amerika pothuajse qe te gjitha rruget e tregtise ne det ishin rruge te brendeshme te Perandorise Britanike.

INFLUENCA E MAHANIT NE MENDIMIN STARTEGJIK BOTEROR

1. Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Mbas pak vitesh qe kishin dale librat e Mahanit shume parlamentare dhe njerez me influence, nga dita me naten u bene “detare” ne mendimet e tyre, keshtu qe per nje periudhe 25 vjeçare ne Amerike linden nje sere iniciativash:

Ø Naval Act i 1890, mbahan shenjat e Mahanit dhe jep nisjen e nje politike te re detare qe do te zhvilloheshe sipas planeve nga viti ne vit me ambicioz:
Ø Nje marine e dyte vetem asaj Britanike ne 1914
Ø Nje marine e pare me presidentin Willson 1916
Ø Flota e dy Oqeaneve me presidentin Roosevelt 1945

Nje hap historik per Ameriken ishte lufta me Spanjen ne 1898 me perfundimin si fitimtare Amerika aneksoj Kuben, Filipinet te ndjekur ne 1908 me ishuj Havai dhe ne 1909 me ishullin Samoa. Posedimi i bazave Kubane dhe kontrolli i Detit te Karaibeve mundesoj fillimin punimeve per kanalin e Panamase (1904-1914) nen kontrollin Amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....   Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... EmptySun Mar 09, 2008 1:05 pm

2. Gjermania.
Shkrimet e Mahanit erdhen ne nje momente shume te pershtaçem per Wilhelm II qe mbasi kishte hequr Bismarkun kerkonte nga Gjermania nje rritje te eksperiences se saj ne det. Vendosmeria e Gulielmit per ta paisur Gjermanine me nje flote te fuqishme qe kishte interesa ne te gjithe globin, po kjo rruge kerkonte qe Gjermania te fitonte ate fuqi detare. Dhe pikerisht endrra u kthye realitet me shkrimet e Mahanit dhe me realizimin me vone (1897) te Von Tirpizt gjate luftes se pare boterore. I cili me dy aktet navale 1898 dhe 1900 formoj floten e re Gjermane per te kundershtuar fuqine Britanike ne det, dhe me filozohine e Kaizerit Gjerman Wilhelm II qe ti garantonte asaj te ashtu quajturin pozicion “ a place in the sun”, ne kete nenyre filloj edhe politika kolonizuese e Gjermanise.

3. Franca.
Franca nepermjet Admiralit te saj revolucionar Aube qe i nxitur nga armiqesite ndermjet shtetit te tij Frances dhe Britanise se asaj kohe, u detyrua te formoj shkollen e pare franceze te quajtu Jeune Ecole (shkolla e te rinjeve). Si Minister i i Marines ne 1886 ai shkrujati nje faqe te re per marinen Franceze. Nje nga sjelljet e reja ishte teknologjia neper anijet luftarake te funt 800’ dhe fillim 900’ , marina Franceze zhvilloj idene silurave dhe te minave dhe duke u trasformuar ne nje nga marinat me te forta ne kete lloj lufte, qe e tregoj edhe ne luften me Kinen Sino-French War 1883-1885. Gjithashtu u formua edhe komponentjae pare e nendeteseve. Nje tjeter e re qe solli Jeune Ecole ishte dhe formimi i konceptit te sulmit te shpejtesise kunder marines tregtare Britanike, e gjithe taktika duhet te ishte kundershtimi i supremacise Britanike ne det.

EAPWP, mekanizmi i duhur për qëllimin final

PWP dhe IPP, dokumente në plotësim të standarteve dhe realizim e PG-ve.
Programi i Punës i Partneritetit (PWP) dhe Programi Individual i Partneritetit (IPP), janë dy dokumente, të cilët janë të lidhur njëri me tjetrin. PWP përgatitet nga NATO për t'u ardhur në ndihmë vendeve partnere në përgatijen e IPP-ve të tyre. Këto dokumente i shërbejnë aftësimit të personelit me procedurat dhe terminologjinë e NATO-s si dhe ndikojnë në mënyrë të ndjeshme implementimin e Objektivave të Partneritetit dhe zbatimin e standarteve.

Plani i Punes i Partenritetit Euro-Atlantik - EuroAtlantik Partnership Plan (EAPWP)
EAPWP është përgatitur në bashkëpunim me partnerët, si një instrument principial për Strukturat e Partneritetit Euro-Atlantik, i cili ndryshon në mënyrë të vazhdushme dhe në përputhje me situatën. Plani është riformatuar në vitin 2004 mbi bazën e PWP dhe Planit të Veprimit të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC). Qëllimi i tij është krijimi i një pamje të plotë dhe të harmonizuar të bashkëpunimit të EAPC dhe PfP si dhe përmirësimi i menaxhimit dhe i organizimit të këtij procesi. EAPWP mbështet implementimin e MAP-it, IPAP dhe OCC. Ai është një mekanizëm që ndihmon në procesin e implementimit të PG-ve, përfshi objektivat në kuadrin e procesit të PARP-it dhe të PAP-t. Plani përgatitet për një periudhë dy vjeçare dhe vlerësohet çdo vit nën drejtimin e Komitetit Politiko-Ushtaraki PfP (PMSC). Përgatitja e planit mbeshtetet nga Stafi Ushtarak (IS) dhe Stafi Nderkomebetar Ushtarak (IMS) në konsultim me partnerët. Aprovimi i tij bëhet nga Keshilli Atlantik i Veriut (NAC) dhe nenshkurhet nga EAPC. Ky plan siguron udhëzimet plolitiko-ushtarake për implementimin e politikave dhe objektivave të bashkëpunimit si dhe jep listën me të gjitha veprimtaritë dhe aktivitetet që programohen për t'u zhvilluar nga strukturat e NATO-s, vendet anëtare dhe partnere të saj.
Këto veprimtari i përkasin fushave të ndryshme të veprimit (Area of Cooperation-AOC), ku përfshihen edhe mbështetja e kontrollit demokratik në Forcat e Armatosura, lufta kundër terrorizmit, planifikimi i emergjencave civile si dhe fusha të tjera të ndërveprimit. Vendet partnere kanë të drejtë të përzgjedhin nga lista e ofruar e EAPWP, e cila përmban me shumë se 1500 veprimtari, si: vizita grupesh ekspertësh, grupe trajnimi të lëvizshëm, seminare, kurse të shkurtra, work-shope dhe stërvitje të ndryshme. Të gjithë partnerët, në kuadër të masave për integrim, perzgjedhin veprimtarite që paraqesin interes nga ana e tyre dhe që mbështesin objektivat e marra. Në të njëtën kohë këto vende është e nevojshme që të japin kontribute me burime njerëzore dhe financiare, në interes të realizimit të objektivave të marra. Për detyrimet në kuadrin e integrimit, jepen udhezime të qarta, konkrete dhe bashkekohore për bazë të gjithë vendet partnere. EAPWP është i përfshirë në Sistemin Elektronik PRIME, i cili është i hapur vetëm për vendet anëtare dhe partnere të NATOs.
EAPPWP konsiston në dy komponentë të rendesishëm: udhezimet më të domosdoshme apo shumë të rëdësishme dhe lista me aktivitetet, te cilët siç thamë pasqyrohen në sistemin elektronik PRIME.
Udhëzimet shumë të rëndësishme:
Statusi i objektivave dhe i prioriteteve strategjike të Partneritetit Euro-Atlantik.
Identifikimi i 33 fushave të bashkëpunimit, të cilat mbështesin secilën nga objektivat.
Percaktimi i objektivave prioritare operacionale, sipas fushave dhe aftave të planifikimit.
Lista me veprimtaritë kryesore, të menaxhuara nga Sistemi PRIME. Në këtë sistem janë regjistruar të gjitha veprimtarite, të specifikuara me ngjarje te veçanta, ku jepen detaje mbi llojin, qëllimin, objektivat dhe kohen e zhvillimit, strukturat qe organizojne veprimtarine, pikat e kontaktit, detyrat ushatarke per nderveprim, vendi organizator, etj.
EAPWP për 2006-2007 është përgatitur në vjeshtën e vitit 2005. Gjatë këtij viti ( 2006) po pëgatitet plani për vitin 2007-2008.
Vlen të theksojmë se nga ky plan vendet partnere orientohen për të përzgjedhur veprimtaritë në të cilat do të merret pjesë, të cilat përfshihen në IPP e çdo vendi partner.Programi Individual i Partneritetit - Individual Partnership Program (IPP)
Programi Individual i Partneritetit (IPP) përshkruan politikat individuale të vendeve paretnere, objektivat, kontributet dhe pjesëmarrjen në programet e PfP. Ai është një zhvillim i përbashkët i pranuar nga NATO dhe secili vend partner, në përputhje me principet dhe diferencimet individuale të tyre. Ky dokument përmirëson themelet apo bazat e një bashkepunimi real ndërmjet NATOs dhe vendeve partnere si dhe reflekton ambicjet dhe objektivat e tyre. Në këtë mënyrë pranimi dhe marrja e angazhimeve apo numri i përgjithshëm i veprimtarive për pjesemarrje bëhet sipas nevojave dhe situatave individuale për çdo partner.
Ashtu si PWP edhe IPP përfshin një periudhe dy vjeçare, por rishikimi dhe përgatitja e tij behet çdo vit. Ai konsiston në dy komponentë kryesor:
Teksti i IPP, i cili përmban: politikat e PfP, të cilat sigurojnë zbatimin e objektivave në kuadrin e partneritetit, kontributet në misione me forca dhe asete të tjera, pjesemarrjen në veprimtaritë e organizuara në kuadrin e PfP, aktivitetet e organizuara në kuadrin e vendit pritës "Host Nation". Në mënyrë kronologjike në tekst jepen rezultatet e arritura gjatë vitit për veprimtaritë e ndjekura dhe të realizuara si dhe jepet një vizion i qartë për vitin e ardhshëm. Në tekst përfshihen edhe politikat financiare te PfP.
Në tërësi veprimtaritë janë zhvilluar me një politikë financiare, ku 80 % është sponsorizuar nga NATO dhe 20 % nga partnerët aplikues. Ndërsa për stërvitjet që zhvillohen në kuadrin e NATO/PfP çdo vend partner që deklaron pjesëmarrjen është i detyruar të paguajë 1 % të kostos së përgjithshme të saj. Një pjesë e vendeve partnere kan filluar të aplikojnë sistemin e vetefinancimit për të gjitha veprimtarive pjesëmarrëse. Një gjë e tillë është sugjeruar apo me mire të themi ësjtë kërkuar të zbatohet në të gjitha vendet partnere. Gjatë këtij viti vendi ynë mori përsipër vetëfinancimin e të gjithë veprimtarive pjesëmarrëse të organizuara nga Komitetet dhe nënkomitetet e NATO-s, ndërsa për vitin e ardhëshëm do të shikohet mundësia për të vetëfinancuar edhe kategori të tjera veprimtarishë pjesëmarrëse. Pjesa tekstuale e IPP përgatitet mbi bazën e formatit të përgatitur NATO.
Lista e aktiviteteve. Përzgjedhja e veprimtarive bëhetnga EAPWP, mbi bazën e nevojave për zbatimin e objektivave të marra, të cilat janë pranuar në dokumentin e PARP-it. Veprimtaritë janë të ndara sipas fushave të bashkepunimit (Area of Cooperation -AOC ), ku deri tani janë përcaktuar 33 fusha të tilla. Çdo vend partner zgjedh aktivitetet në mënyrë individuale në bazë të objektivave dhe aftesive të tyre. Pjesa më e madhe e veprimtarive janë marrë nga ato të planizuara nga strukturat kryesore të NATO-s, si: Shtabi i NATO-s në Bruksel, SHAPE dhe Komanda e Aleancës për Operacione (ACO) në Mons, Komanda e Aleancës për Transformim (ACT) në SHBA, Agjensia e Standardizimit e NATO-s, Komanat e Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe Brunsum, etj.
Teksti i IPP sëbashku me listën e aktiviteteve të përzgjedhura përfshihet në Sistemin Elektronik "PRIME", në fillim të muajit Tetor të çdo viti. Vlerësimi i tij bëhet së bashku me Dokumentin e PARP-it në muajin Shkurt-Mars të vitit pasardhës.
Të dhënat kryesore të IPP mbështetsin implementimin objektivave kombetare të vendeve partnere dhe ato të ndërmarra në kuadrin e PfP, të cilat janë të specifikuara në dokumentin e PARP-it. Programi Individual i Partneritetit në mënyrë të vazhdueshme është përgatitur nga Drejtoria e Planifikimit Ushtarak në bashkëpunim me Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik dhe Politikave Mbrojtese. Në të gjitha fazat e këtij procesi bashkëpunohet ngushtë me përfaqësuesit tanë në NATO dhe PCC, nëpërmjet të cilëve sigurohet ecuria normale e këtij procesi. Fazat kryesore të planifikimit dhe të implementimit të IPP janë:
Njohja dhe venia në dispozicion të komandave dhe drejtorive të aktiviteteve - dy muaj para se të hartohet programi.
Vlerësimi në MM e SHP i veprimtarive të pëzgjedhura.
Miratimi i Tekstit dhe i Listes se aktiviteteve nga Shefi i SHPFA dhe Ministri i Mbrojtjes.
Hedhia e IPP ne Sistemin PRIME dhe pritja e miratimit te tij nga strukturat e NATO-s.
Ndjekja e pjesëmarrjes në veprimtaritë e IPP nga strkturat përgjegjëse në MM, SHP FA dhe Komandat e Forcave.
Menaxhimi i informacionit pas aktivitetit dhe mësimet e nxjerra "Lession Learned".
Programi Individual i Partneritetit është vlerësuar si një ndër programet më të rëndësishme me NATO-n, pasi siç edhe e pëmendëm edhe më lart veprimtaritë e tij ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në kualifikimin e personelit, në realizimin e objektivave të Partneritetit dhe në zbatimin e standarteve të NATO-s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....   Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre..... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrimet e Alfred Thayer Mahan dhe influenca e tyre.....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.
» PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
» Shkrimet e Breivik, urrente emigrantët
» qka i ndan shqipetaret ne mes tyre
» Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: