Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.

Shko poshtë 
+13
Jusuf Sulejmani
kastriot_mehmeti
xhema
PeriiKeputur
Leka i Madh
eri M
rolling
Orfe@
**Lumi_
Eva0506
zeriatdheut
feneri
Sofra
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyTue Sep 23, 2008 5:38 pm

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).
Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. 180px-Jusufgervalla2
Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.
Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Default Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Pixel-vfl73

Jusuf Gervalla - Do te kthehem nene

Shruani edhe ju forumistë të nderuar për ato që dini apo keni lexuar për poetin, këngëtarin dhe atdhetarin Jusuf Gërvallën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Prometheu i simbolikës li   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyWed Sep 24, 2008 12:27 am

Ferit RAMADANI:
1.JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE
Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e , në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij.
Në këtë rrafsh kjo shpallje e gjenisë së këtij populli të robëruar, në paralelen e ngritjeve përballohet me tendencat e rezistencës krahas goditjeve e shpërbërjeve që ia bëjnë, dhe nëpër varfëri e degjenerime të idesë, nëpër dezintegrime e përqëndrime të partikularizmit përçarës, nëpër klimën e tronditjeve e shpërthimeve që pranojnë jetësimin e karakterit të robërisë, nuk u gjunjëzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojë e kësaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntës okupuese federaliste, s’kishte si të mos e cilësojë këtë rrezik njeri të veçorisë unikate revolucionare dhe frymëzues të simpatisë së unitetit shqiptarë, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarësisë në horizontin e vetëdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotësisht i bindur se sido që të ndodhëte, ai mbetej pararojë e ndërgjegjes, pa çka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin të krijojnë pozit! ën e përhershme të nënshtrimeve!
Kompleksi i sfidave, Jusuf Gërvalla, i përgjithësuar në çështje kushtëzoj ndryshimet që ndodhën për kërkesën e drejtë e natyrore të shqiptarëve.Ai duke shprishur rehatinë shpirtërore për çështjen madhore të idealit , e vrau vetminë që të shpeshtën u vardisej shumë intelektualëve karrieristë e luftëtarë gradash të okupatorëve që saherë në proceset shoqërore vardisej përmbytja e përndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqëruar nga masa e mërgimtarëve krijoj varganin e gjatë të aradhave që artikulonin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Krahas krijimit të saj, krijoi komunikimin përmes tubimeve nga njëra anë, dhe vargjeve të prozës e poezisë, dramës e artikujve publicistik, dhe këngës së gjatë të lirisë nga ana tjetër. Pa u lodhur kurrë e me përkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gërvalla më tepër se prisi, i priu idesë për t’u krijuar klima e historisë së re deri në skajshmë! ri, e për t’u bërë ndikimi në ndryshim të fizionomisë së kërkesës së shqiptarëve që gjithmonë ishin nisur nga hallakama e mjerimi!
Ky njeri sublim duke parë katandinë e shqiptarëve nuk mundi të gjejë prehje në vendlindje , prandaj, i shtërnguar nga rrethanat e një dëshprimi u nis që nëpërmjet të letërsisë dhe egzilit t’i shpallë luftë obskurantizmit ortodoksist jugosllav që krijonte tragjedinë dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siç do ta pësojë edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkëmendimtarë të tij të paluhatshëm të idesë. Kjo plagë e shekullit për ne fokusohet në dhembje të një motivi të fuqishëm ashtu si të gjithë mërgimtarët që e përjetojnë shkëputjen nga vatani nëpër katër anët e botës dhe ëndërrojnë ditë e natë atdheun e lirë, por, u treten kockat larg tij si sot e ndër mote. Megjithatë kështu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado që prehen larg atdheut ata kthehen për të jehuar në përvjetorë si kulte e shenjtorë të drejtësisë për atë, përse u privuan padrejtësisht nga të drejtat dhe jeta!
Universi i kësaj pikëpamjeje padyshim krijon natyrën etike të këtyre martirëve e veçmas të Jusufit, këtij njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim rilindës i vizionit të arsyes etike! S’ka dyshim se ai në përkujdesje të tillë krijoi binarët e rrugëtimit drejt kërkesës për liri, pavarësi dhe bashkim të shqiptarëve, por, pa kërkuar kurrë që t’ua marrë lirinë dhe pavarësinë të tjerëve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kërkesat e dukurive irreale. Në të vërtetë ai krijoi kërkesën e një realiteti të natyrshëm dhe elementarë që është i domosdoshëm të bëhet si në ndërdijen e shqiptarit poashtu dhe në sipërfaqen e një lavdie historike të përmbytur nga varfëria dhe robëria okupuese.
Njeriu i këtij karakteri, Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues , solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë.Ai duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarë për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!
Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish për kompleksin e sfidave. Për atë që përballoi anatemat, mposhtjet dhe përçudnimet dhe u kthye në kult përlindjesh.U kthye në shëmbëlltyrë historike. U kthye në virtyt shpirtëror të afrimeve dhe unitetit. Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish bindshëm për himnizimin e virtytit të trimërisë, për nxitjen e dukshme të etnopsikologjisë shqiptare, për konsideratën dhe gjendjen morale , e veçmas për kulturën intelektuale. Domethënë, Jusuf Gërvalla është veçoria e kualitetit tonë militant që edhe i vdekur, del fitimtar, për të thyer perandorët e tërbuar, që pa asnjë arsye, i vardisen ta mposhtin e copëtojnë me primitivizëm dhe brutalitet, ndërgjegjen e pavarsisë dhe lirisë së shqiptarëve, pa u kujtuar se Jusufët, Bardhoshët e Kadritë, lindin e rilindin për atdheun …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyWed Sep 24, 2008 12:38 am





Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Left_blockblue



Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. SpacerElita KombëtareJusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. SpacerJusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Spacer
Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Right_blockblue
Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Spacer
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Prometheu i simbolikës lirike
E merkure, 23-07-2008, 07:14pm (GMT+1)





Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. U1_jusufgervalla2
Jusuf Gërvalla
Nga Ferit RAMADANI
1.JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE
Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e , në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij.
2. JUSUF GËRVALLA - “ER’ E RE E DASHURISË” !
Janë të rralla ndodhitë, si ndodhia e Jusuf Gërvallës së vrarë me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekën! Është i rrallë edhe misteri edhe mistika e kësaj domethënie! Megjithatë është unikate vetëm ringjallja e shenjtëruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sëndërtojnë idealin për të cilin Jusufi bashkë me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetën për t’u kthyer të jetojë në çdo zemër të shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se një ditë në trupin e “Nënëlokes Kosovë “ do të kthehet “ ta puthë rrezja e qartë ngazëllyese “ e pavarësisë!
Një shekull burg përfundon për Kosovën! Veçmas dy dekada arbitrazhi dhe përndjekjesh nëpër të cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ” Gjuhë e vjetër e kafshës së zezë”!, që nuk dinte tjetër pos mallkimit dhe ngritjes së çdo mekanizmi veprues për ta përdorur dhunën dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siç e përdori krim -mjeshtrinë socialfederalizmi jugosllav atë natë të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Shtutgardit të Gjermanisë , për t’ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagën shqiptarëve të shpërndarë në çdo skaj të botës, për kafshatën e bukës, dhe për një rreze drite të lirisë!
Tronditja shqiptare prej këtij terrori të trefishtë ishte e madhe! Ajo nga ky krim përjetoi lëngatë në fushën e krijimtarisë! Në art dhe kulturë! Në këngë e gazetari! Megjithatë fitoi në rezistencë dhe iu kthye asaj me promotorët e vet! Veçmas me Jusuf Gërvallën i cili u ringrit edhe më i rreptë, për ta kundërshtuar praktikën kriminale të kaurrëve të sërbosllavisë dhe mashave të saj! Sadoqë armiqtë e shqiptarëve e kishin menduar gjatë se nga mund ta bënin rrënimin e tyre, shkapërderdhjen në organizim dhe lëvizje, kurrë nuk ia qëlluan! Sepse shpirti i shenjtëruar i Jusufit u bë ngjizje e mobilizimit dhe i përfshiu përmasat deri në paskajshmëri! E, kush ishin ata kaurrë të shkinës sërbosllave që deshën ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovën e cila kaloi nëpë kalvare e mundime, por, kurrë s’u dorëzua përpara kaurrosllavisë milosheviqiste!
Rruga nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës ishte rrugë e sakrificës. Ishte rugë e rënieve! Të gjithë ata që shkelën në binarët e saj ishin të gjykuar të flijohen! Dhe të mbesin jashtë rrjedhave të jetës së Atdheut! Këtë kusht e kishte ngritur në ligjësi sërbosllavia! Dhe me përkushtim e zbatonte për t’i rrënuar e rrafshuar gjithë ata bij e bija shqiptare që deshën të bëjnë një shenjëzim Kosove! Po kështu veproi edhe me trupat e pajetë të të tre martirëve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundësuar varrimin në Kosovë!
Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi përpara vrasjes kriminale nga kriminelët e sërbosllavisë, dhe ai rrugën e kthimit të tij e prejudikoi kështu:
“A do t’ ketë akoma natë dimri rreth një stufe
A do të rrapllojnë shkallët a do të thonë siç thoshin prore
Na u kthye së largu dimri i paska hyrë në eshtra
Është atje një rrugë e largët përbri fjalësh të nënës sime”
(Rruga që shkela dikur)
Është kjo një porosi apo amanet për brezat të cilët, edhe pas vrasjes së Jusufit , duhet të qëndrojnë deri në pavarësinë e Atdheut, për të cilin , ai , ka dilemë se si do të kthehet përjetësisht për t’u vendosur :
“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
Edhe në gjendje prehjesh, siç trajtohen vend-varrimet, edhe në situata të jashtëzakonshme, Jusufi e qartëson në poezinë “Fletë testamenti” rivendosjen e tij menjëherë pas ndryshimit të rrethanave të cilat ai në vargje i quan:
“Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
Ballin time mërrolën e çastit plot mëllef
Se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisë së tokës...!
- Për ku po niset ky feniks?
- Për në Kosovën martire e të Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t’ia hapë Kosovës kontestin e historisë në Shekullin e ri...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyWed Sep 24, 2008 12:40 am

3. KOMPLEKSI I SFIDAVE
Në distancën e shqyrtimeve për ardhmërinë Jusuf Gërvalla krahas shumë veçorive ngërthen në vedi kultin e përlindjes së njeriut që kthehet në shëmbëlltyrë historike. Edhe si krijues , edhe si këngëtar, edhe si udhëheqës, ai del dhe vendoset në profilet e njerëzve që kanë virtytet e afrimeve, të unitetit! Për këtë arsye, nëse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikës lirike, edhe në definimin e zhvillimit të ngjarjeve dhe etnipsikologjisë shqiptare ai është kompleksi i sfidave për shumë arsye.
Në planin e parë: Kur çështja shqiptare akoma ndodhej në proceset e bllokimit nga shumë vendime cënuese të sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e një varfërimi shpirtëror për Të, edhe ngritja e një muri të përhershëm të ndarjes së Shqipërisë nga pjesa e saj më e madhe ku jetonin shqiptarët e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte një natyrëshmëri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithë mekanizmat botëror, Jusuf Gërvalla kishte parandjenjë se duhet të dilej nga këto vargonj! Kjo padrejtësi e copëtimit të Atdheut, Jusufin parasëgjithash si poet, e frymëzoi që të bëjë shestimet nëpër vargjet e një sipërfaqjeje të lavdisë por të mbuluar me metaforën dhe simbolin e lirisë. Pikërisht , tashti konsiderata për të, e ka përfëshirë çdo dimension shqiptarë .
Në realitetin e përditëshmërisë sonë ka shumë paradokse në botëkuptime! Tek ndjenja e administratorëve ligaqë dhe klanet politike, Jusuf Gërvalla del Tërësi tokësore ku bëhet zhvillimi shqiptar! Ai është kthyer në një çështje parësore për karakterin e tij militant e të guximshëm që hyri në përballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumë forume ndërkombëtare të përgjumura, dhe bëri zgjimin , aq më tepër, theu kornizat e mendësisë, nga heshtja që kishte kapluar shqiptarët, e veçmas Kosovën!
Nga poezia “Fletë testamenti” që vjen e ngulet si amanet i përherëshëm për brezat, Jusufi s’ka se si të heshtet. Ai del komplet i rikthyer në urragan - njeri , që pasi ta gjejë apo ta marrë “ statusin për të gjithë” kërkon “Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin”! Poeti është i vetëdishëm se “zgjimin” e shqiptarëve shumë aparate perandorishë e kishin heshtur! Me një fjalë e kanë mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjën e “mposhtjes” e ka, sërish kërkon “të më ngurosin” e që ajo ngurosje del si një përlindje e përherëshme! Rishikimi i një vazhdimsie për të mbërri deri aty ku do të njiheshin të gjithë, apo do të pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Në gjoksin e tij troket frymëmarrja edhe ndjenja se: “ në nisjen time në fillimin tim të ri”, përfëshi Dramën e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithë rindërtimit të tillë që do të ketë edhe padrejtësi, shpërt! hime e degjenerime të karakterit të robërisë, shqiptari do të arrijë kulmin e mirëkuptimit tek faktorët e jashtëm!
Në planin e dytë : Jusuf Gërvalla, shndërrohet në udhërrëfyes që e pret ardhmërinë e rëndë. Edhepse është i vetëdishëm se çështja shqiptare është çështja më e goditur, prandaj është edhe më e përçudnuara për t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e një Historie të Re që prej saj s’duhet hekur dorë. Vargu “ në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë” kthehet si arsye ku përballen mirësia me prapësinë, e me këtë rast ndeshet poeti me “gjuhën e vjetër të kafshës së zezë”. I vetëdishëm se në këtë rrugë do të pësojë, sepse edhe shumë vëllezër të kësaj ideje në frontin e përballjeve, apo në distancat e qëndresës kishin përjetuar dëmtimet tragjike, për atë se “Kafsha e zezë” kaurroshkinia sërbosllave nuk do, as nuk e pranon variantën tjetër , pos nënshtrimit! Jusuf Gërvalla në sëndërtimin e nismave e ka të qartë se do të ndeshet me të papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerin! ë, me pushtetmbajtësit, dhe me manovelat e tyre shqiptarë! Megjithatë, për nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kërkojë në trollin e vet gjithë atë që i takon një situate vendimtare, që në analet e jetës kthehet në kulm përcaktues :
“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën”!
Kjo parelele e ka tendencën e një zhvillimi në hapësirën jetësore të popullit shqiptar. Ashtu siç deshën t’ia rrumbullaksojnë lumturinë e cënuar nga ferri i dhunshëm i “kafshës së zezë” dhe me të ta bëjnë legjitime edhe varfërinë edhe nënshtrimin, për të vendosur përbashkësinë e jetës dhe mirëqenies ata që pak apo aspak nuk i njohin shqiptarët, ose, të vendosin ata që pak ose aspak nuk i duan shqiptarët! Prandaj Jusufi i vetëdishëm për këtë ngritet në poezinë “Fletë testamenti” dhe bëhet rrëfyes “ guri për udhën” , e që shpie “ deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
Në planin e tretë: Universalja si buronjë ekspresive krijon fenomenin e tërësisë që idenë e sëndërton në çështje! Të këtillë kanë qenë pak, apo, të tillë, rrallë ka pasur në botën e historisë krijuese! Në botën e revolucionit! Jusuf Gërvalla është veçoria unikate që ka ndezur mekanizmat e Lëvizjes Kombëtare dhe sot është bërë integruesi më i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmëron shpalljen e sfidës së tij me vargun :
“Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisë së tokës”! për Vetvendosjen Shqiptare !
Sido që të shkruhet, varësisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave të interesave, vetëm një përfundim del për Jusuf Gërvallën. Ai e paralajmëron nivelin e kthesës apo të mbijetimit të tij, e , që në zgjidhjen universal, është përmasë e pranimit, karshi tërbimit të sunduesve ballkanikë, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton të jetë “ er’ e re e dashurisë së tokës”! Edhepse në shpërbërjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumë përqëndrime partikulare, tërësia e lidhjes prapavajtëse për një identifikim dhe unifikim të plotë është një e drejtë e patjetërsuar. Prandaj nuk ka se si të mohoet çështja e shqiptarit, por, nga ana tjetër as të lejohet krimi hstorik i natyrës së vazhdimësisë së zhvillimeve për të mbetur të copëtuar e të nënshtruar. Çështja e tillë nuk do të mbesë sa për t’u ngushëlluar me trajtimet e përmbajtjeve të sakatuara e, që jepet si peshë apo si rrjedhim i kohës. ! Ajo, në trajtimin e tillë do të bëhet epoka e shfaqjes së një profili të përballjeve për të përmbushur kushtet e trajtimit të drejtë! Për çdo vendosje të njëanëshme, apo periferike, ndërgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe në vargje kundër “ dimrit të madh të dashurisë sime”!
Jusufi ka një besim të madh në përmbajtje të domethënies së mbijetimit! Ai e thekson se do të mposhtet çdo ngjyrë interesash, identifikimi i të cilave, bëhet përmes vargut “se do më vini përsëri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi për zgjidhjen shqiptare do të kthejë artikulimet e kërkesës në shumë pikëqëndrime. Kjo natyrë e shprishjes varësisht prej rrethanave ia mundësoi poetit shpalljen e gjenisë dhe ai në mos plotësisht , ia qëlloi jetësimit të tillë partikularë e provincial, që përhirë të shpërthimeve egoiste dhe orekseve të bajraktarizmit pranuan ecjen nëpër procesin e shthurrjes.
Në planin universal: Jusuf Gërvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshëm himnizon nxitjen për kualitetin militant dhe përmes :
“rrjedhës së qetë të fatit që pret
shigjetë e mërisë le të bjerë mbi dhe”.
Me këtë shpalim të kësaj veçorie, ku në rrjedhën përfundimtare të fitores, krahas gjithë dhembjeve, plagëve , shkatërrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do të ngadhnjejë në tokën Arbërore të anaksuar nga “ kafsha e zezë” sërbosllave, që në shpalimin e kujtimeve historike të mbesë kaptinë :
“ në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyWed Sep 24, 2008 3:16 am

Padyshim,Jusuf Gervalla eshte dhe do te mbetet nje personalitet i shquar i Kosoves dhe kombit shqiptar,ne shume fusha.

Ai eshte Deshmor i Madh i Lirise se Kosoves dhe per kete duhet t'i behen nderimet e duhura,kudo e kurdohere.

Ata,te miret e te shquarit - rane,u vrane,u bene theror - natyrisht,per Kosoven.

Pa dyshim,krahas tyre,kane luftuar e punuar edhe shume te tjere,por ne kohen kur rrezikonte Jusuf Gervalla - koken nuk e kishe kurre te sigurte.

Per fat te keq,ka edhe njerez-hiç qe tani,mbas Lirise,i bien gjoksit me grushta lavdie dhe guxojne te hedhin balte mbi figura te tilla ideale si Jusuf Gervalla me shoke.

S'ka se si te ndodhe ndryshe: sepse çdo popull ka Heronjte e tij e krahas tyre,per fat te keq,ka edhe skarcitetet,funderinat,vulgun,njerezit pa princip,aventurieret,tregetaret e flamujve si edhe tabore individesh medikor te shume e shume kallepeve ...
LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyWed Sep 24, 2008 3:36 am

U mbush plot nje cerek shekulli nga vrasja mizore prej dores kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gervalles, Kadri Zekes e Bardhosh Gervalles.
Por, heronjte nuk vdesin kurre, sepse emrat dhe veprat e tyre behen te pavdekshem!
Ata u nderuan, nderohen e do te nderohen me respekt te madh nga populli, keshtu ata e fituan perjetesine ne zemrat e kombit, sepse ata u ngriten per te mos rene kurre.
Hasan Prishtina i madh, nder te tjera, do te thote mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe keto fjale : - O Gurakuq ! Me trup me te vertete vdiqe, por me emer jo, kurre. Se emri yt eshte i shkruar ne zemrat e shqiptareve te vertete dhe historia e Shqiperise emrin tend do ta shkruaj me shkronja te arta !

Se eshte keshtu me se miri flasin zemrat dhe goja e popullit qe i kendon te gjithe heronjte e vet te te gjitha kohrave , nga Agroni e Teuta, nga Skenderbeu, Ali Pashe Tepelena, Abdyl Frasheri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ise Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Cerciz Topulli, Dede Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shume e shume te tjere. Mbesin te paharruar deshmoret e kombit te cdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkemenimtaret e bahkeveprimtaret e vet, me emra te deshmoreve te paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shume e shume te te tjere…

Kete zingjir flakadan kombetar do ta kurorizoje me shkronja te arta plejada e Epopese se lavdishme e heroike e UCK-se, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashke me te vellain Hamzen e me familje, me luften pa kompromis me pushtuesin, lufte qe do te sakrifikoje bijt e bijat me te mira te kombit nga te gjitha trojet, nga ta po i permendim vetem pak prej tyre, ishin edhe keta luftetare, tani deshmore, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehe Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Muje Krasniqi, Luan e Shkelzen Haradinaj, Fehmi e Xheve Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuci, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Ahmet Kacku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafe Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jete Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiçina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra te tjere, tashme te skalitur me shkronja te arta; Adem Jashari, UCK-ja me luftetaret trima do ta shkepusin, njehere e pergjithmone, zingjirin e zi te roberise serbe duke ia dhene grushtin vendimtar ne beteja te njepasnjeshme, heroike e te pabarabarta ne armatim e ne ushtri duke e bere Drenicen kala te pamposhtur e varr te armikut dhe Kosoven molle te ndaluar per apetitet e kriminelve pushtues te Serbise.

Edhe emri i Jusf Gervalles eshte shkruar me shkronja te arta ne historine e kombit tone. Ate e mbajne me dhjetra shoqeri kulturo-artistike, shklla e institucione, klube letrare brenda e jashte atdheut etj. Sot, ne kete dite kujtimi per te e per Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojme te gjithe. Vellezrit, miqte, shoket, shoqatat qe mbajne emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtoj tere kombi yne.

Ne shokeve, bashkeveprimtareve dhe bashkekohesve te tij, na takon me se shumti qe duke perkujtuar figuren e tij te ndritshme ta bejme sa me te ndritshme para gjeneratava te reja, sepse vepra e tij na obligon te bejme gjithmone me perulje perkujtimin e tij.
Jusuf Gervallen e percolli fati i atyre deshmoreve qe kurre nuk pushuan duke punuar per lirine e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjeve qe populli i cmon shume sikur qe ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj.
Adem Demaqi, njeri nga frymezyesit dhe basheveprimtaret e Jusufit, ne shume perkujtime e perurime per te thote se UDB-ja e vrau vellaun tone Jusufin sepse ia kishin friken.
Familja Gervalla ishte nje familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmone kane qene si hale ne sy per roberuesit serbo-sllave, mu per kete ata benin llol lloj shantazhi e eksperimente cnjerezore mbi to, qe ata nga keto zullume te shpernguleshin per ne Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosoves te pastrohen nga gjaku shqiptar e te kolonizoheshin me serbo-malazez. Kete fat te hidhur e pati perjetuar edhe familja e Bardhosh Gervalles (e atit te Jusufit), i cili u detyrua qe disa here te bleje token e vet.
Jusufi lindi me 1 tetor te vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dines, ne fshatin Dubovik te Decanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte ne moshen gjashtevjecare. Tere kujdesi per rritjen e tij, si dhe te vellezerve te tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do t’i mbetet nene Ajshes. Ajo duke pare zellin dhe talentin per mesim e dituri do ta dergoje Jusufin e ri per shkollim ne Peje tek vellai i vet Lush Buzhala. Pasi kreu dy-tri klase te shkolles fillore ne Prapaqan (sot shkolla fillore Jusuf Gervalla ) vazhdon mesimet ne shkollen fillore Ramiz Sadiku ne Peje dhe pastaj shkollen e mesme ne Gjimnazin 11 Maji ne Peje. Kishte talent per muzike dhe gjate pushimeve i binte kitares dhe kendonte. Ndikimi i tij ne rrethin ku gjendej ishte shume i madh. Me 1966 u regjistrua ne Fakultetin Juridik te Prishtines. Kushtet e veshtira jetesore e detyruan qe ai, si student te punoje si anetar ne Korin e Radio Prishtines. Ne fillim te vitit 1967 martohet me Suzanen me te cilen do t’i kete tre femije : Premtonin, Doniken dhe Ergonin. Ne vjeshte te vitit 1967, duke iu falur talentit te tij e angazhojne edhe si kengetar te muzikes argtuese si dhe perpunues i teksteve te kengeve per radio. Me 1968 e leshon fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit veteqeverises dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra ne Fakultetin Filozofik, dega gjuhe dhe letersi shqipe. Me 1968 punonte si sufler ne Teatrin Popullor Krahinor te Prishtines. Keshtu i ipet rasti qe nepermjet te TPK-se te beje nje vizite, (vizita e pare dhe e fundit e ketij lloji nga TPK) te burgosurve shqiptare ne burgun e Nishit ku luajti ne pjesen teatrale Duke pritur Godon te Samuel Beketit. Ai e shfrytezoi kete rast duke ia hedhur nje leter shokut te tij, te burgosurit politik, Afrim Loxhes, me keto fjale : Mbahuni! Mos u merzitni ! Nuk jeni vtem, te gjithe jemi me ju. E ardhmja eshte e jona. Lirija po vjen Pas disa ditesh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-se ne Prishtine. E akuzonin si organizator dhe pjesemarres ne demonstraten e nentorit te vitit 1968, per pjesemarrje ne manifestimin e madh qe u be mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare ne demonstrate. E kercnonin me burg te rende, te perjetshem e deri ne vdekje. Te gjitha ketyre akuzave e shantazheve ai iu perballoi ashtu sic i ka hije nje atdhetari te pamposhtur dhe ne mungese te fakteve per akuze lirohet. Por, sic do te shihet Jusufi do te pecillet nga UDB-ashet deri ne vdekje si njeri shume i rrezikshem per vellaznim-bashkimin » e shtetit jugosllav. Ne keto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Keshtu edhe Jusufi do ta perjetoi varferine e madhe studenteske bashke me te shoqen dhe te birin e semure dhe do te vuaj per kafshaten e gojes. Me 1971 do te vendoset ne shkup, ku do te punesohet si perkthyes ne « Flaken e Vellazerimit Aty iu dha mundesia per te botuar edhe punimet e veta, si poezi, tregime, reportazhe etj.
Pas vitit 1973, pas kryerjes se sherbimit ushtarak pranohet per gazetar Rilindje ku do te punoje deri ne fund te vitit 1979 kur detyrohet te largohet jashte atdheut.
Krahas ketyre angazhimeve legale qe do te kete ne pune e shoqeri te perditshme Jusufi punen me te madhe do ta beje ne veprimtarine ilegale, ne veprat e nisura nga rilindasit tane, nga Lidhja e Prizrenit e kendej. Ai do te vazhdoje te kryej punen e nisur per liri e pavaresi nga bashkevepruesit e tij me me pervoje qe tashme ishin neper burgje (Adem Demaqi me shoke) dhe te tyre qe kishin rene deshmore per atdhe (Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj).
Kete aktivitet do ta persos me ardhjen e tij ne Komitetin Qendror te Levizjes Nacional Clirimtare te Kosoves dhe te Viseve te tjera shqiptare ne Jugosllavi ( LNCKVSHJ), bashke me Metush Krasniqin, Sabri Novosellen, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanen. Jusufi u pranua ne Komitet te LNCKSHVJ ne vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po me i njohur u be ne mesin tone ilegal si Gazetari i Levizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirterisht per ngritjen ideo-politike ne frymen kombetare e shkencore te punetorve, studentve, fshatareve, si dhe te gjitha shtresave te tjera popullore. Ai, ne bashkepunim me shoke brenda e jashte Levizjes sone, luajti nje rol shume te madh per ti treguar popullit tone te roberuar shtigjet me te pershtatshme kah bashkimi e clirimi kombetar, ne vecanti e kishte tehun te edukimi i shendosh i rinise studentore e shkollore ; m’u per kete rendesi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror te LNCKVSHJ prej 5 antaresh, gje qe realizohet me 12 mars te vitit 1979 ne Prishtine. Pas burgosjes se disa anetarve te Levizje ne nentor te vitit 1979, si dhe te vellait te tij Hysen Gervalles, Jusufi detyrohet te dale jashte atdheut- strehohet ne Gjermani.

Ai nuk do te pushoje kurre se vepruari ne dobi te ceshtjes me madhore te atdheut e te clirimit te Kosoves me viset tjera shqiptare ne ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me nenen Shqiperi.
Jusufi shkruante ne organet Bashkimi Lajmetari i Lirise Liria dhe Zeri i Kosoves Me shkrimet e tija u deshmua si luftetar i pakompromis per liri e pavaresi, angazhohet per aspiratat e drejta te popullit te vet duke kristalizuar drejt kerkesat qe u shtruan per Kosoven Republike. Me argumente deshmoi para Evropes per shtypjen dhe shfarosjen qe po i behej kombit shqiptar, qysh nga viti 1978, nga shovenizmi serb, me faktografi tregohej se keto shtypje te egra po i beheshin edhe sot popullit shqiptar nga shovinistet fqinje dhe disa here edhe nga diplomacite evropiane te kohes.
Ne prag te ngjarjeve te medha historike, te demonstratave te marsit dhe te prillit te vitit 1981, Jusufi, nepermjet revistes Lajmetari i Lirise do te shkruaj : po behet gati populli per hakmarrjen e vet te madhe ! Do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut tone dhe do te ngadhnjejme mbi armiqte e mbi tradhetaret e cdo ngjyre. Dita e lirise po afrohet. Po vjen dita qe armiku e tradhtari te japin llogari per krimet e poshtersite e bera mbi popullin toneVetem te bashkuar e te vendosur , me besen e madhe shqiptare, do te arrijme ne fitoren tone te sigurte
Jusufi punonte dite e net per bashkimin dhe shkrirjen e te gjitha organizatave, si jashte ashtu edhe brenda atdheut, ne nje Levizje gjithekombetare. Per kete kishte punuar me se shumti me Kadri Zeken, udheheqesi i Grupit Marksist Leninist te Kosoves, OMLK-ne. Ata si udheheqes arriten qe te organizojne demonstrata ne qytete te ndryshme te Evropes Perendimore. Me 11 prill te vitit 1981 para ambasades jugosllave ne Bern, me 18 prill ne Cyrih, me 25 prill ne shtutgart, me 9 maj ne Mynih, pastaj jane mbajtur demonstrata para perfaqesise se OKB-se ne Gjeneve, ne Suedi, France, Belgjike, e ne vende te tjera.
Perveq shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve te ndryshme ne gjuhe te huaja bashkepunimi i Jusufit me Kadri Zeken do te shihet edhe me publikimin e revistes « Liria ». Ne kohen kur bisedimet rreth ceshtjes se bashkimit, Jusufi fillon te publikoje revisten « Zeri i Kosoves », (numri i pare i saj doli organ i LNCKVSHJ-se) ne nentor te vitit 1981, numri i dyte ne janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda per bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te nderpritet vetem me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar te vitit 1982, rreth ores 22.15 minuta ne Untergrupenbach afer Shtutgartit ne Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten te vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur per vdekje me tre plumba ne gjoks qendron gjalle dhe i forte Jusufi edhe pese ore te plota. Ne pyetjen e policise sekrete gjermane se kush kishte shtene mbi ta, ai me vetedije dhe bindje te plote ishte pergjigjur se ata i kishte vrare policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe ne spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zeze gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu Vidic qe ishte me origjine jugosllave bente cmos qe pacienti te mbetej nen meshiren e plumbave qe e kishin goditur ne gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gervalla vdiq me 18 janar te vitit 1982 rreth ores 03.00 te mengjesit.
Sot duke perkujtuar keto figura te ndritshme kombetare, te nderojme emrat dhe veprat e tyre duke u perpjekur per ta jetesuar detyren e madhe qe na e shtruan ata, si te gjithe deshmoret tjere para e mbas tyre, sepse keshtu duke permbushur kete obligim historik atyre ua mundesojme qe te pushojne te qete ne gjirin e tokes meme. Them kete sepse edhepse Sebia e larguar, me force nga UCK-ja e nga forcat e NATO-s me 1999, nuk ndalet se kercenuari per lufte te re ne Kosove, gjithnje mbreh dhembet dhe shantazhon haptas para neve e para faktorit nderkombetar per nje lufte per ta rikonolizuar Kosoven. Uji fle armiku nuk fle!
Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnje ngjyre a pikepamje politike, dallim qe mundohen ta trumbetojne edhe sot ca zera te mekur pseudopatriote, e vertetoi edhe vdekja e tyre. Ja se cka thone pishtaret e kohes per ngjyrnat dhe dallimet e tyre :

- Kosova nuk ka nevoje per disa zera te ngritur, po ka nevoje per nje ze te fuqishem. (Jusufi)

- Vetem bashkimi i te gjithe shqiptarve pa dallim feje, klase a pikepamjesh politike mund te shpetoje atdheun tone nga kthetrat e pergjakshme te armiqve. Ti bashkojme grushtat e zemrat tona ne kete lufte te shenjte. (Kadriu)
-
Pra kjo deshmon se ata kishin nje mendim qe deshmon se ideal thelbesor i te gjithe luftetareve ishte Clirimi kombetar. Ky shembull dhe kjo rruge mbetet gjithmone aktuale.

Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gervalles me shoke mbeten yje te pashuara per liri e bashkim kombetar dhe do ti kujtojme gjithmone, si te gjalle, ne kujtesen dhe shpirtin tone !
LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyThu Sep 25, 2008 3:59 am

Dimensioni kombëtar dhe krijues i Jusuf Gërvallës




08 Maj 2007
Mr. sc. Myrvete Dreshaj - Baliu

E nisëm veprimtarinë tonë për Jusuf Gërvallën këtu në Deçan, gati dy dekada më parë, së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, sepse për këto dy premisa na jepte mundësi qasjeje veprimtaria e Jusufit dhe e bashkëmendimtarëve të tij Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Biografia e tyre më së miri reflektonte gjeninë e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij me pushtuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vete .
Çka të thuhet sot për Jusufin 25 vjet pas vrasjes?
Për jetën dhe veprën e tij, para dhe sidomos pas vrasjes, një numër i studiuesve dhe kritikëve shqiptarë kanë botuar tekste publicistike, studime dhe vëllime në trajtën e monografive. Tekstet e tyre zakonisht kanë pasur karakterin e vlerësimeve e rivlerësimeve letrare e historike, si dhe vendosjen e veprës së tij në kontinuitetin e letrave shqipe. Qëllimi ynë është, që në rrjedhat e këtij kontinuiteti historiko-letrar, shpesh të prishur me kritere jashtëletrare, të shohim Jusuf Gërvallën, me një qasje që është e zakonshme në jubilarët e veçantë të tij.

I

Dimensioni i parë ka të bëjë me trashëgiminë, përkatësisht me familjen , e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në ndërtimin etnofilozofik të tij, për të vazhduar më tej me përmasat e tjera: përgatitjen arsimore, kulturore, shkencore, intelektuale dhe politike.
Deri më tash është vlerësuar veprimtaria e tij atdhetare, si pjesëtar i lëvizjes historike për çlirim dhe bashkim kombëtar, e cila lidh momente të caktuara historike të lëvizjes kombëtare të vitit ’68 me vitin e madh ’81. Angazhimi i tij e ka çuar përpara dhe e ka plotësuar lëvizjen me intelektualë të kohës, për të cilët ajo kishte nevojë, sidomos pas rënies së tretë në burg të Adem Demaçit . Por, emri dhe vepra e tij, në lëvizjen kombëtare dhe në kulturën e letërsinë shqiptare marrin përmasa të reja veçanërisht pas vrasjes së tij. Kështu, historia e vrasjes së tij, konceptet politike dhe vepra e botuar apo e lënë në dorëshkrim, do të përplotësojnë njëra-tjetrën, sa me përmasat kulturore e historike të angazhimit të tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike të shkrimit, interpretimit, përkthimit etj.

II

Dimension në vete, nga shkrimet e botuara gjer tash, ka paraqitur krijimtaria letrare e tij, poezia: përmbledhjet poetike, “Fluturojnë e bien’’, “Kanjushë e verdhë”, “Shenjat e shenjta” dhe proza: romani “Rrotull”, ndërsa ne sot këtij dimensioni i shtojmë në të njëjtën përmasë edhe publicistikën, më saktë esenë politike, por pa e lënë mënjanë edhe tekstin dramatik.

1. Poezia

Jusuf Gërvalla i takon brezit të tretë të krijuesve të poezisë së sotme shqipe. Në këtë brez Jusuf Gërvalla, sikur edhe pak krijues të artit poetik, do të hyjë jo thjesht si krijues i artit letrar, por edhe si individualitet me prirje të shumanshme kulturore e intelektuale. Prandaj, në rrethet kulturore në përgjithësi dhe në ato letrare në veçanti, Jusuf Gërvalla është krijues i pranuar në shumë fusha: poet, prozator, përkthyes, publicist, interpretues.
Është koha kur ky brez, ndryshe nga brezi i mëparshëm, hulumton në mënyrë individuale temat, idetë e gjuhën poetike, duke përmbysur rregullat e ngurta në mes përmbajtjes dhe formës. Përgjithësisht, është koha kur bashkekzistojnë forma dhe veçanti stilesh artistike, që krijuesit i hulumtojnë dhe i artikulojnë në mënyrë individuale, duke e begatuar procesin e shkrimit poetik me vepra origjinale e vlera të vërteta artistike. Krijuesit e këtij rrethi, kush më shumë e kush më pak, do të bëjnë eksperimente edhe të modës, ndërsa Jusuf Gërvalla nuk do të ngutet dhe me më vështirësi do të hyjë në këto aventura letrare dhe intelektuale. Ai ishte krijues që kishte mundësi më të mira se shumë krijues të tjerë për të eksperimentuar (ishte intelektual i pajisur me dije të përgjithshme dhe të veçanta), por nuk u dha pas tyre. Kjo është arsyeja pse ai, për një kohë, nuk do të arrijë që me poezinë e tij, të pranohet tërësisht si krijues i mirëfilltë.
Në qoftë se me veprën e parë “Fluturojnë e bien” ai riaktualizon poezinë e kujtimeve të fëmijërisë me tërë toposet e vendlindjes, tashmë të njohur mjaft realizueshëm nga Martin Camaj e Azem Shkreli, por që tërheq vëmendjen e kritikës së kohës, në veprën tjetër “Kanjushë e verdhë”, ai arrin ta tejkalojë të parën edhe me gjerësinë e temave të reja edhe me artikulimin e tyre poetik. Ndërsa në vëllimin e tretë poetik “Shenjat e shenjta”(1979), opusi i poezisë së tij pasurohet edhe me elemente të sforcuara të lirikës personale, intime dhe të ironisë.
Rëndësia e veprës së Jusuf Gërvallës në këtë brez vlerësohet si për ngulmimin e tij për të vazhduar kërkimin e temave nga bota e kujtimeve të fëmijërisë dhe mjedisi i vendlindjes, ashtu edhe për format e reagimit poetik ndaj këtij totaliteti jetësor.
Bazë të krijimtarisë së tij poetike ai kishte përvojën dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, si dhe vlerat letrare të letërsisë evropiane e latino-amerikane, të cilën herë pas here e përkthente edhe vetë. Këtu rritej mundësia e bartjes artistike të përvojës jetësore dhe njohja me format më të pasura të realizimit të saj artistik.
Poezia e Jusuf Gërvallës është një rrëfim lirik që niset nga frymëzimi sublim, real e i prekshëm, për të krijuar më tej tërësi kuptimore të strukturës poetike të saj. Gati i gjithë teksti poetik i kësaj poezie ndërtohet si rrëfimin subjektiv, po që sintetizon reflekse semantike, si në perceptimin e rrafshit të simboleve personale, ashtu edhe në rrafshin e shenjave kolektive: Nënës, përkatësisht Shtëpisë dhe Vendlindjes përkatësisht Atdheut. E megjithatë, poezia e tij në rrafshin tematik është e gjerë, ajo bartë esencat e universit letrar të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Në rrafshin e ideve është e pasur, ka palcën e shenjës kombëtare, jo si retorikë a patetikë, po si burim origjine.
Në rrafshin emocional është medituese dhe e hapur, e përjetuar thellë dhe natyrshëm nga një shpirt i ndjeshëm lirik.
Në rrafshin estetik reflekton shprehshmëri të vazhdueshme semantike, pa përpjekje për estetizim dhe hermetizim të saj, por me një kuptimsim metaforik më të hapur e krijim simbolesh vetjake e të rikuptimsuara .

2. Romani

Romani “Rrotull” i Jusuf Gërvallës , i shkruar dhe i përfunduar për të gjallë të tij, por i botuar vetëm pas vrasjes(1983) , paraqet një zhanër shkrimi që sjell elemente të reja e origjinale në lëmin e ligjërimit romanor. Ai sjell risi, sidomos, për mënyrën dhe organizimin e rrëfimit, për rolin e rrëfyesit, për procedimin e ligjërimit, për pasurinë gjuhësore dhe për elementet etnografike, të cilat ndërtohen mbi gjuhën e mjedisit. Edhe vetë titulli i romanit “Rrotull” mëton të shenjojë formën e ndërtimit dhe zhanrin e shkrimit.
I gjithë romani “Rrotull” sjell një sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhës së rrëfimit përligjëson strukturën e ndërtimit të brendshëm kuptimor (të ndërtimit të temës, të ideve, të ngjarjeve, të veprimeve të personazheve dhe të vetë fatit të heroit), si dhe formën e ligjërimit (të ndërtimit të një sistemi të veçantë komunikimi artistik), ku shenja (të folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siç thuhet në Dukagjin), ngrihet në strukturë letrare të shkrimit.
Përmes një fabule të thjeshtë, sikurse në përrallën popullore kodifikohen nyjat e rrëfimit të ngjarjes, rreth së cilave zënë e thuren ndodhitë njëra pas tjetrës, shtresohen përmasat e zhvillimit të një mjedisi dhe shpalosjet e gjendjeve të brendshme psikologjike të personazheve.
Emërtimi i veprës, më në fund, ka të bëjë edhe me personazhin kryesor të romanit, Ketë Avdinë, jeta e të cilit ndërtohet dhe bartet në hapësirë dhe në kohë, herë si figurë e përrallës, herë si njeri i zakonshëm, e herë si hero i zhvillimeve historike në një mjedis të caktuar e më gjerë. Këtij personazhi, që sigurisht, na del më shumë i formësuar se sa të tjerët, sikur i japin të gjithë diçka nga vetja, për ta ngritur në shenjë-figurë, i cili pastaj bëhet bartës i dramave të tyre të brendshme shpirtërore dhe lidhës i fijeve të rrëfimit tekstor.
Krijimi i episodeve dhe tablove të veçanta, që realizohen bukur në këtë roman, kanë një vendosje kompozicionale të lirë, dhe dalin me situata të papritura, herë të reales e herë të ireales. Kjo strukturë e poetikës së romanit përplotësohet, jo përmes tablove të gjera epike të ngjarjeve të mëdha historike, por përmes ngjarjeve e ndodhive krejt të përditshme, nga rrjedhin situata të përgjithshme jetësore, si varfëria, kurbeti, vetmia, mendësitë e vjetra, thashethemet, apo edhe shpërthimet emocionale, frustrimet e rebelimet.
Romanin e karakterizon shpalimi i botës së brendshme të personazheve me një lidhje të thellë me mjedisin, që realizohen përmes monologëve e dialogëve karakteristikë, kapërcimeve dhe ndërhyrjeve të pasura, pehatjeve shpirtërore lirike me nuanca filozofike, ku reflekset e fjalëve e frazeologjizmave, fjalive e ligjëratave, pothuaj përherë na sjellin në fokus diskursin e tij të krijimit romanor. Që të gjitha këto elemente barten herë nga narratori e herë nga personazhet, si përpjekje e suksesshme për të forcuar kompozicionin tematik, në gjetjen e shtigjeve dalëse nga amullia e mjedisit që i rrethon personazhet, prandaj heronjtë dhe situatat sillen dhe zhvillohen në lëvizje të pashmangshme - rrethore.

3. Drama

Drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës është vepra e fundit, e shkruar në rrethana të veçanta historike, jetësore, intelektuale dhe politike, e cila përbën një tërësi personazhesh tipike, të ndërtuar për qëllime pragmatike. Ajo artikulon ngjarje konkrete të ndodhura atyre ditëve në Kosovë, e të ndërtuara mbi proceset gjyqësore-politike, pothuajse të përditshme, që kryheshin kundër shqiptarëve në ish-Jugosllavi. I tërë procesi është mbështetur kryesisht në një fakt: mënyrën e gjykimit të veprimtarëve të Lëvizjes ilegale pas demonstratave të vitit 1981, të cilat reflektuan një reagim historik të kujtesës kombëtare të shqiptarëve për çlirim jo vetëm kombëtar, por sikur del këtu edhe social, politik e ideologjik. Drama ka një ndërtim skematik në modelin e trakteve dhe pamfleteve politike të kohës. Ajo edhe është shkruar për të përmbushur pikërisht ato synime.
E veçanta e kësaj drame theksohet sidomos për faktin se është shkruar nga krijuesi me vizion dhe me rezultate të arrira në fushë të letërsisë, që deri atëherë e kishte mbajtur të ndarë pikëpamjen politike të tij me konceptin e krijimit letrar.

III

Dimensionin e tretë të jetës dhe veprës së Jusuf Gërvallës e paraqet publicistika, një fushë e realizuar kryesisht në shtypin ilegal të kohës. Ajo është pjesa më e sipërshfaqur ku pikëtakohen jeta dhe vepra e Jusufit në ‘misionin’ e përbashkët kombëtar dhe estetik të tyre. Mirëpo, ende mbetet e panjohur një pjesë e shkrimeve të kësaj natyre (kryesisht esetë politike të botuara në shtypin ilegal të Kosovës apo të Perëndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve të shpërndara në shtypin ditor të Prishtinës e të Shkupit .
Estetë e tij politike për sistemin kolonizues të Beogradit mbi Kosovën, portretizimi plotë ironi i Titos, vlerësimet politike për ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike të kësaj kohe nga radhët e shqiptarëve, edhe sot mbeten të pakrahasueshme në letrat shqipe .

Le të përfundojmë

Jusuf Gërvalla është figurë e rëndësishme e veprimtarisë politike kombëtare, pa të cilin është vështirë të ndërtohet sinteza programore e lëvizjes politike të shekullit XX. Ai është intelektuali që ka lënë gjurmë në fusha të shumta të artit, si: letrar, përkthyes , publicist, kompozitor e artist , të cilin e ndërpreu fati historik kombëtar. Ai është poeti e prozatori, që u formua në gjirin e kulturës kombëtare dhe nën ndikimin e krijuesve të mëdhenj botërorë. Ai është modeli i së djeshmes që mund të bëhet shembull i së ardhmes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyThu Sep 25, 2008 4:05 am

Skena nga jeta e fshatit

dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyThu Sep 25, 2008 9:20 pm

Jusuf Garvalla mbetet i gjallë sot si atdhetar, patriot i shquar, intelektual modern, shkrimtar dhe i dashuruar me lirine deri në vdekje.
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë dhe sic shkruan Sofra vdekja e tij - tragjike.
Atentati mbi vellezerit Gërvalla ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbah (Gjermani). Nga autoritet shtetrore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i makinës (BMW 316 targa:HN CY 353) nxirrte makinen nga garazhdi, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtimi në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë prej 3 metrave ka gjuajtur në veture. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veture dhe i eshte afruar asaj për të vërtuar se ja ka arritur qëllimit.
Fqinjët të friksuar nga krismat i shohin dy pesona të gjinis mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur ngaqë drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj makina ka vazhduar më tutje të eci deri sa përplaset me një garazhd. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motorri.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjec, i goditur nga 6 plumba, bashkëudhtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllain e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjec, gjihashtu i plagosur rëndë nga dy goditje, me plumba.
Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan identifikimi i shpejt i vktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: "jugosllav në ekzil që i takonin kombësis shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtare kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasje.
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi".
Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese".
Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe në ekzil jane sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqesuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminale dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjashme.
Populli shqiptar e respekton dhe e adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës shkon bashke me faktin se ishte poet i dorës së parë.
Lavdi Heronjve dhe Deshmoreve te Atdheut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyThu Sep 25, 2008 9:37 pm

Pluhur e ngjyrë

Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.



Tash po vij

Fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.


Libri i shenjtë

shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton
mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon

Jusuf GERVALLA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_


Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyFri Sep 26, 2008 2:13 am

Vrasja e poetit

Më 01 tetor 1995 u mbushën pikërisht 50 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë. Nuk ka shqiptar në Kosovë që s'di se kush është Jusuf Gërvalla. Po them "është" meqenëse jam i bindur se nuk jetoi më kot dhe as nuk ra fli më kot, shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por rrinë e qëndrojnë ...

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë "shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin çilimillëqe për "gabimet" e tij).

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySun Sep 28, 2008 9:05 pm

Me rastin e 63 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës

 

Jusuf Gërvalla dhe romani i tij ”Rrotull”

 

  Në mbarim të vitit 1981 në panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, pata rastin të takoj për herë të parë e të fundit shkrimtarin, gazetarin dhe personalitetin e shquar të Kosovës, Jusuf Gërvallën. Erdhi te stenda e librit shqiptar së bashku me të vëllanë një ditë shiu, pa rënë fare në sy, midis dhjetëra vizitorëve. Trupmesatar, gjysmëbiond ai kishte në tërë qenien e tij atë lloj thjeshtësie dhe paraqitjeje të zakonshme, pas të cilës ndihet menjëherë thellësia dhe e pazakonshmja.

 

  Biseduam gjatë atë ditë midis rrëmujës së panairit dhe pastaj më gjatë në mbrëmje në një kafe të qytetit. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pashprehura plotësisht. 

 

  Pak kohë më vonë, në natën e errët të 17 janarit 1982, ai bashkë me të vëllanë u vranë në Untergrupenbah në afërsi të Shtutgartit të Gjermanisë Perëndimore nga plumbat e armiqve të kombit shqiptar, duke shtuar kështu numrin e martirëve të këtij kombi. Vrasja e Jusuf Gërvallës ndërpreu, veç të tjerash, një nga krijimtaritë më origjinale e me kolorit të letrave shqipe.

 

  Romani ”Rrotull” që lexuesi ynë e merr në dorë sot, është përpjekja e parë e Jusuf Gërvallës në prozën e gjatë. I shkruar në traditën e rrëfimit popullor dhe duke shfrytëzuar arketipat e letërsisë orale shqiptare, ky roman është nisja e një rruge që mbeti, në fillimet e saj.

 

  Duke përshkruar mjedise të fshatit kosovar, tipa dhe ngjarje të ndryshme, autori ka prekur plagë të ndjeshme të atij realiteti, siç janë varfëria, kurbeti, mentalitetet prapanike etj.

 

  Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij, si dhe proza artistike e publicistika përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar.

 

  Ismail Kadare

 

· Ky shkrim është si parathënie e romanit ”Rrotull” që për herë të parë u botua në Tiranë më 1983 nga Shtëpia Botuese ”Naim Frashëri”. Këtë botim e ilustroi me njëmbëdhjetë punime Piktori i Popullit - Abdurrahman Buza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySun Sep 28, 2008 9:16 pm

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Hp_sca11Jusuf Gërvalla është figurë e rëndësishme e veprimtarisë politike kombëtare, pa të cilin është vështirë të ndërtohet sinteza programore e lëvizjes politike të shekullit XX. Ai është intelektuali që ka lënë gjurmë në fusha të shumta të artit, si: letrar, përkthyes , publicist, kompozitor e artist , të cilin e ndërpreu fati historik kombëtar. Ai është poeti e prozatori, që u formua në gjirin e kulturës kombëtare dhe nën ndikimin e krijuesve të mëdhenj botërorë. Ai është modeli i së djeshmes që mund të bëhet shembull i së ardhmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySun Sep 28, 2008 10:38 pm

me falni qe dola prej temese po une kam mendu qe Riki30 eshte ai e e ka bere "bashkiminkombetar.com"
Arrow
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyMon Sep 29, 2008 7:10 pm


  • Duke e përkujtuar Jusuf Gërvallën në 63-vjetorin e lindjes

     

    ENDE KA NJERËZ

     

    · Çast me poezinë e Jusuf Gërvallës “Ka akoma poetë”, botuar në vëllimin poetik “Fluturojnë e bien”, 1975.

     

    Shkruan: Kadri Rexha
  •  

      “Ka njerëz që akoma dinë se dielli ndrit”. Çuditshëm tingëllon në e parë. Natyrisht, sot. Në këtë atmosferë. Kur thuhet se “bota ka brenga më të mëdha“. Në kohën e atomit dhe të raketave kosmike. Në kohën kur çdo gjë matet me masat më të vogla e më të mëdha të zbulimeve të reja shkencore e teknike. Flitet për perëndimin e shekullit të njëzetë dhe për zvogëlimin e njeriut. Kompjuteri dhe truri. Këmba dhe asfalti. Brenda sekondit sheh dhe dëgjon çdo gjë ngjan meridianeve të planetit tonë. Ku është njeriu? Zëri i tij? Dhe, zhurmat e shekullit? Bukë e përditshme: robotët! Njeriu po zëvëndësohet. Ngadalë vjen tëhuajsimi. Prandaj, këlthet. Britma e tij nuk shkon më larg se tek vetvetja. Nuk e dëgjon kush. Shprehia i vak shqisat. Indiferencë. Apati. Të pranishme në çdo hap. Atëherë, çfarë të bëhët? Opiumi-shpëtim?! Gjumi-helm?! Ëndërrimet, për një çast?! A bëjnë prehje shtegëtimet nëpër botë?A iket prej vetvetes? Dalje nga lëkura?! Ku i kanë rrënjët vetëvrasjet? Zbulime të mëdha! Njeriu, i humbur në mjegull. Shoqëria, e tillë. Dhe, dyndjet në shpirt. Mungon uni. Qëllimet e jetës. Kështu thuhet. (!!!).

  • KA AKOMA POETË

     

    Shkruan: Jusuf Gërvalla

     

    1.

    ka njerëz që akoma dinë se dielli ndrit

    mes akullnajash në shpirt mes muresh të qytetit

    ka njerëz që akoma ia dinë ngjyrën lules

    mes drizash të malit mes sendesh të vjetra

    ka akoma njerëz që dinë se kafshët kanë ekzistuar

    mes nesh mes drunjsh e ujëvarash mes xhunglash

    ka njerëz që ëndërrojnë akoma ka njerëz

    që dinë si piqet rrushi n’hardhi si perëndon

    njerëz që kurrgjë s’dinë që akoma prekën me këngë e zgjohen

    me frymë zgjohen këta njerëz të shqetësuar

     

    2.

    ka njerëz që tërë ditën fluturojnë çudi

    ka njerëz që gjithë natën flenë nën ujëvara

    lumit i besojnë si njeriut e flenë nganjëherë edhe pas dreke

    njerëz me ballë të çiltër me shokë shumë e të dashur

    e femra që i dashurojnë

    ka njerëz të çuditshëm sot kudo në botë

    ka varre për këta njerëz në tokën e shkelur të Kilit...

  •  A besohet? 

      Njeriu. Qëllimet. Puna. Shpëtimi. Qëllimet dhe puna: Të mbajnë. Të forcojnë. Të ngrisin sërish. T’i hapin horizontet e pakufijshme. Prandaj, duhet bërë diçka. Ku është kuptimi i jetës? Fajtorët e bigëzimit të arsyes në luhatje të mëdha? Nuk janë shumë, megjithëse mëndohet. Gjakimi i njeriut nuk ka humbur. Ende gjëllinë. Në çdo mes. Përballë brengave të ditës. Përballë reaktorëve, armëve bërthamore dhe biologjike. Ai është i pranishëm. Kudo në botë. Edhe në mesin tonë: “ka njerëz që ëndërrojnë, akoma ka njerëz që dinë si perëndon”. Po, ka njerëz. Ka dëshira. Ka dashuri. “Ka njerëz që akoma ia dinë ngjyrën lules“. Ani që jemi në epokën e kozmetikës. Kur bukuria e plakës shëmtohet me hekurosjen e fytyrës. Kur floku ndërron ngjyrën shumë herë brenda ditës. C’shpikje! Hutimi i rrugës njerëzore. Hi në sy. Cdo gjë me patent. Ndërsa, parmenda kotet nën srehë : pasqyrë e fshatit. Aty ku s’mungon batica. Veç, ylli polar. Rruga dhe mali. Kulla dhe shpresë. Aty “ka njerëz që kurrgjë s’dinë, që akoma preken me këngë e zgjohen me frymë”. Të çuditshëm janë këta “njerëz që gjithë natën flenë nën ujvare (e) lumit i besojnë si njeriut”.

     

      Po. I këtillë është edhe poeti. I pari e ndien frymën. Ndizet. Mbytet në dhembje. Shpërthen në gëzime. Së andejmi vjen fjala e tij plot pezmë. Fjala e tij e ëmbël. Veson dhe trimëron. Se “akoma ka njerëz” . Prerë thuhet me gojën e tij. Ngushëllimet nuk na duhën. E balli i çiltër i poetit ndritë rrugët e përbaltura, të errëta. Ai nuk është i vetëm. Ka shumë shokë të dashur.

     

      Njerëzit e shqetësuar e kuptojnë. Dhimben e tij. Fatin e vet. Për këta njerëz ka “femra që i dashurojnë”. Se dashuri ka ende. Nuk i ka humbur kuptimi. Edhe pse thuhet e kundërta. Njeriu njeri mbetet. Sidomos poeti. Ai i vërteti. Që frymon me të tjerë njerëz. Ai që nuk ruan gjë për vete. Se të gjitha i ka për t’ua falur të tjerëve. E prej tyre veç helmin thithë. Helmin e vuajtjeve. Helmin e jetës. Ushqen shpirtin si nikotina mushkëritë. Lulet i vret verdhësia. Vetë helmohet. Të tjerët i shëron. Të paktën ua lehtëson dhembjet e ditës. Duke marrë pjesë në to. Këtu dhe meridianeve. Për të, të panjohur nuk ka. Kudo janë njerëz. Në emër të dashurisë, secila lule zbukurohet nga ngjyra e vet. E, ndër ta, “ka njerëz që dinë se kafshët kanë ekzistuar mes nesh”. E kudo në botën njerëzore. “Mes akullnajsh, në shpirt, mes muresh të qytetit”. Në planetën tragjike. Ndaj, ato i zbulojnë. Ua çjerrin maskat. I qesin para nesh. Ua vijëzojnë fytyrën e vërtetë. Që ne pastaj t’i njohim më mirë. T’i dallojmë. Barërat e egra tëharren pa dhembje. Kështu poetët punojnë për të tjerët. Në emër të fisnikërisë njerëzore. Jetën e vet e shuajnë në zjarr. I ferrojnë ditët më të mira. “Fluturojnë e bien”. Për t’i ndërruar gjërat. Dhe, e dinë, që në fillim të misionit të vet: Askush këngës nuk i ka dalë në fund. Mbarimi vjen i vetmuar. Deri sa botës po i shtohen brengat: “ka varre për këta njerëz në tokën e shkelur të Kilit”. Dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre. Por, njerëzimi nuk shuhet. Si bijtë e tij të ndieshëm. Si lulet e para që i vret bryma. Udhërrëfyesit jetojnë amshueshëm. Me veprën. Me flakën e saj. Një gjë duhet të dihet: ata i pret nderi. Edhe këtë tonin. Se historia nuk shkruhet vetëm me majën e shpatës. As vetëm me lumenjtë e gjakut. Atë e krijon koha. Njerëzit dhe ngjarjet. Qëndresa në kohë. Përpjekjet... Ndaj, ende ka njerëz... që dinë se asgjë nuk është e përhershme. As robotët. As mjegulla. As tëhuajsimi. As… as… Shekulli - çast. Kthjellohet. E njeriu, NJERI mbetet.

     

    · “Flaka e vëllazërimit”, 26. 06. 1977 dhe “Rilindja”,17.06.1978 

  • Nga cikli poetik kushtuar Jusuf Gërvallës

     

    Shkruan: Kadri Rexha

     

    1. SI TA ZË VARGUN

     

    Tash je më afër

    Nuk përfton vetëm netëve të vona

    Shpirtkandil farfuritës

    I ngrohtë mbi të gjithë

    Fluid në shtëpinë time të ngushtë

    Dorë e zellshme mes lulesh të verdha

    Ta shoh në buzë shpërthimin e pranverës

    Në stinën e bardhë

     

    Asnjë natë pa ty

    Nuk pushon të heshtë me bubullimë

    Asnjë çati për be s’e rrëzuan rrufetë

    Je jugë e bardhë. Je tambël mbi zjarr

    Lejlek i oxhakut tim

    Nuk beson.Ti e paske ditur si lind si përendon

    Stina. Si ringjallet njeriu

     

    Si ta zë fjalën. Përfytyrimin 

    E netëve të gjata. Bisedat për të dashurit

    Shtegëtimin tim në ngazëllimin tënd të çiltër

    Për “duartrokitjet që vijnë nga rreshtat e fundit”

    Vargu i parë i poezisë që do të shkruhet

    Lisi më blerosh i bjeshkës

     

    Të vrau fjala e fundit

    Uji që nuk ecën. Bërraka

    Fluturimi yt është fillim i ri që premton

    Po të sheh në ëndërr zabeli

    Kroi i etheve. Maja e Strellcit

    Në fantazinë e fëmijës je trimi i këngës

    Në shqetësimin tënd më së paku ka vend droja

     

    “Fjala”, qershor 1980

     

    2. ZGJIM GJAKU

     

    Kudo që të kërkoj të gjejë kudo

    Në fjalë në lule në kullë në mal

    Muret janë rrënuar mes njerëzish

    Sikur fati prore ngel mbi prag

    Të shtëpisë as i rëndë as transparent

    E mban mend fundin e vjeshtës së vonë

    Dita që solli shiun s’ish veç zgjimi im

    Bërraka s’u përmend më beso

    Në plepat e kopshtit flenë zogj

    Në lumin e fushës rrjedh ujë i ri

     

    “Bota e re”, maj 1981

     

    3. LAJMËTAR NADJESH

     

    Kënga jote 

    S’do t’i zgjojë kurrë më

    Ata që i zgjove një herë

    Lajmëtar nadjesh

    Ti që këndon vetëm një avaz

    Parmbrëmë mbrëmë dhe sonte

    Kërkojmë pemën që kërkon edhe ti

    Dhe të gjithë ata që ikën

    Për t’u bërë drita jonë

    Tashti flenë nën bli

    Në zabel mes shavarit

    Vetëm mbrëmjeve të festave kthehen

    Mes nesh hyjnë të çiltërt

    Me frymën e sharkisë ngjallën 

    E kalurojnë

     

    “Bota e re”, maj 1981

     

    4. KULLË MERMERI

     

    Kujtimi për ty dhe kënga për namin tënd

    Nëpër dimensione kohe u vesh me të blertë

    Këtu në poret e nënës tokë dhe në shpirt

    Që nga lashtësia bëjmë dashuri me shirat

    Me mjegullat e vjeshtës me ritimin e kasollës

    Vetëm balli qëndroi lartë kështjellë mermeri

    Të ushqyem me zjarr të praruam me legjenda

    U dogjëm u bëmë shpuzë për emër për tokë

    Shpresa kjo grua fisnike kurrë nuk na braktisi

    Sa herë u nisëm në pritje të vjeshtës së tretë

    Siç presim rrezën e parë në pjergull mbi derë

    Si puthjen e ëmbël të nënës në ditëlindjen tonë

    Në zgurrin tënd të bruztë lind ëdërra prej fjalësh

    Prej lëngut të këngëve për bukën prej klorofili

    Ndaj të gjithë kështu të dehur e fillojmë ditën

    Me porosinë e rapsodit me këngën e tij në gojë

    Të gjallët flenë si toka në stinën e butë të barit

    Si fusha si pyjet si lumenjtë në pranverë

     

    “Bota e re”, maj 1981




  •  




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Albert Shala: Vdekja ne shkrimet e Viganit te Kombit Jusuf G   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptyTue Oct 21, 2008 5:04 pm



  • VDEKJA NE SHKRIMET E VIGANIT TE KOMBIT JUSUF GERVALLA


    Nga Albert Shala, Gjakove

    Jusuf Gervalla ky vigan i Kombit u lind me 1 tetor 1945 ne fshatin Dubovik te Decanit-Kosove.Ai ishte nje poet, romancier, kengetar dhe atdhetar iperkushtuar gjer ne castet e fundit te jetes,e cila u pre ne mes nga gjakataret serb.Gjyshi i Jusuf Gervalles ka qene kacak kunder forcave pushtuese serbe.Vitet e kaluara ne Kosove ne jeten e Jusuf Gervalles jane vite te perpjekjeve kombtare per clirim kombatr e ne fushen e kultures per avancim me te lart kulturor te Kombit Shqiptar.Ai u inkuadrua ne forcat kombetare qe vepronin konspirativisht per clirimin e Kosoves,por policia serbe e nuhati veprimtarin e tij dhe ai ne castet e fundit arratiset ne boten perendimore,ku behet nje prej figurave me te dalluara te emigracionit shqiptar.Shtypi serb i kohes shkroi, Ku eshte Jusuf Gervalla aty ka demonstata te ashpra dhe fjale sulmuese kunder Jugosllavis.Xhelatet e Beogradit e kishin vene ne liste. Tani mund te thuhet se ky vigan i Kombit parandjeu perfundimin tragjik nen bresherit e plumbave te automatikeve te UDBES, sherbimit sekret serb.Ne revisten Zeri i Kosoves,Jusuf Gervalla shkroi,Ne balle te ketij Kombi dhe te kembet e ketij Kombi vdekja per realizimin e 
  • Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. U1_jus10

  • Jusuf Gervalla

    aspiratave te tij do te vie si perjetimi me i bukur ne jete dhe sdo te kete force qe te na ndale ne rrugen tone te ndritshme.Keto fjale jane perplot ndjenje per sakrifice dhe perulje perpara interesave te Kombit,por edhe parandjenje per fund tragjik.Jusufi edhe ne nje poezi parandenju vdekjen e tij tragjike.Atdhetari Jusuf Gervalla eshte nje figure monumentale e Kombit tone.Ai jo vetem qe i thurri vargje te perlotura Kosoves,bukuris se saj por veproi konkretisht per mevetesin e saj dhe ne mbrojtjen e te drejtave legjitime te shkelura te Kombit Shqiptar.Vrasja e tij dhe vellaut Bardhoshit dhe Kadri Zekes me 17 Janar 1982 afer Shtutgardit ne Gjermani ishte nje goditje e rende per Frontin e Rezistences ne Kosove dhe Diaspore.U vrane burrat e dheut,atdhetaret e vertet te cilet gjer ne castet e fundit te jetes mbajten lart flamurin Nacionalclirimtar.
    Lavdi e perjetshme ketij Vigani te Kombit.I qofte i lehte dheu i Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Jusuf Gervalla - Kompleksi i sfidave   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:56 pm

Jusuf Gërvalla
Skena nga jeta e fshatit


dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:56 pm

Nga memoaret e një shëtitësi


kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:57 pm

Pluhur e ngjyrë


Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:57 pm

Libri i shenjtë


shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:58 pm

Flatrat e detit të humbur


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:59 pm

Lufta dhe arti


Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit

Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage

Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 7:59 pm

Qenie, varr as frymë


një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar

bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme

seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi

në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 8:00 pm

Njeriu i zi


Jam i sigurtë, kurrë s'do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij

Vdekja s'është dobi as moshë as lindje e re

Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e pikëlat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. EmptySat Nov 15, 2008 8:00 pm

Fletë testamenti


në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç'po flas kështu pash zotin?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» ATENTATET
» sa jeni gati te bashkepunoni per bashkimin kombetar???
» Cfare keshilloni per ta bere bashkimin kombetar?
» JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"
» POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: