Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË EmptyThu Jul 09, 2009 4:18 am

[color:53d7="DarkRed"][color:53d7="DarkRed"]

SHQIPTARËT VETËM NË NJË SHTET TË BASHKUAR MUND TË ZHVILLOHEN NATYRSHËM - DHE TË JETOJNË ME DINJITET SI TË GJITHA KOMBET TJERA!


POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR

E KANË FSHIRË NGA PLANI!




Përvoja mbi 90 vjeçare e të ndodhurit të ndarë, na ka mësuar se, të gjitha forcat politike që kanë ardhur në pushtet, çështjen e bashkimit kombëtar e kanë hequr prej planit të parë. Kjo ka ndodhur me të gjitha ato forca politike të cilat e kanë udhëhequr Shqipërinë prej formimit të saj e deri më sot, dhe kjo po ndodh edhe me forcat politike në Kosovë. Madje në Kosovë po ndodh edhe më e keqja, ngase, përderisa politikanët andej, çështjen e bashkimit e kanë hequr vetëm prej planit të parë, këta politikanët tanë këndej, e kanë fshirë tërësisht nga plani, duke e mohuar kështu edhe historinë kombëtare të popullit shqiptar!



Shkruan: Basri Kodra - Prishtinë, 06. 07. 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: Re: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË EmptyThu Jul 09, 2009 4:22 am

Foto: Këta kryeministra nuk mendojnë për bashkim real, sepse karriga e Shqipërisë së bashkuar është e ndërtuar vetëm per një prapanicë!
POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË 1227385662copythaci





Prej kohës së krijimit të shtetit shqiptar e këndej, politikanët shtetërorë shqiptarë ia kanë imponuar popullit, si të thuash, një dilemë të madhe: të vazhdojë përpjekjen e tij qoftë edhe luftarake për njësimin e kufijve politikë me kufijtë kombëtarë të Shqipërisë, apo të angazhohen në zhvillimin dhe forcimin e kësaj gjysmë - Shqipërie, e tek pastaj, t’i rikthehen përpjekjes për ta çuar deri në fund punën e nisur. Kjo dilemë e imponuar pastaj ka sjellur ndarjen e madhe sipas së cilës edhe u ndërtuan ideologji të ndryshme pas shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të pjesshëm të saj më 1913. Po e quaj kështu - dilemë të imponuar - ngase një dilemë e tillë tek shqiptarët as që ka ekzistuar. Kjo dilemë është shpikur prej politikanëve dhe për qëllime të politikanëve.



Ata hodhën idenë se shteti shqiptar më parë duhet të forcohet në mënyrë që të jetë në gjendje ta realizojë veten, dhe kjo ide e futur si e tillë në kokat e njerëzve dhe sidomos të veprimtarëve të shumtë të çështjes kombëtare, krijoi ndarjen sipas dilemës në fjalë. S’ka dyshim se qëllimi i theksimit të kësaj bindjeje ishte politik dhe nisej nga interesa të ngushta. Përmes kësaj strategjie, udhëheqësit e shtetit shqiptar mundoheshin t’i neutralizonin forcat patriotike shqiptare të cilat nuk pranonin të ndaleshin në gjysmën e rrugës, por ishin të vendosur që, pavarësisht rrethanave dhe kushteve të kohës, të vazhdonin përpjekjen e tyre deri në realizimin e programit të shpallur nga Lëvizja e Rilindjes Kombëtare. Neutralizimi i këtyre forcave do të thoshte përforcim i pozitave të tyre në pushtetin politik të vendit, pushtet i cili ishte shumë i vështirë të ruhej.



Çfarë ndodhi më tutje me shtetin shqiptar dhe sa arriti të zhvillohet ai deri më sot, të gjithë e dimë. Shteti shqiptar kurrë më nuk pati kohë të merrej me kufijtë e tij të padrejtë që ia cenuan dhe vazhdojnë akoma t’ia cenojnë tërësinë tokësore të kombit shqiptar. Çështja e zhvillimit ekonomik është çështje, si të thuash, relative. Çdo shtet në botë, pavarësisht shkallës së zhvillimit ekonomik që ka, bën plane strategjike për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik. Asnjë qeveri në botë, pavarësisht sa i fuqishëm ekonomikisht do të jetë shteti i saj, nuk do të mund të thotë: jemi zhvilluar mjaft, dhe tani e tutje nuk do të kemi më nevojë për zhvillim ekonomik, e të tjera të ngjashme. Kështu kurrë dhe kurrkund nuk do të ndodhë. Kështu kanë menduar vetëm ata politikanë të cilët, duke folur për çështjen e atdheut dhe të kombit, kanë menduar vetëm për vetveten dhe për partinë.



E theksova këtë fakt, ngase kjo mendësi politike e kultivuar për një kohë bukur të gjatë në shtetin shqiptar, është trashëguar edhe tek udhëheqja politike në Kosovë. Ngjashëm sikundër kanë vepruar forcat politike në pushtet në gjysmë - Shqipërinë shtetërore dje, ashtu po veprojnë forcat politike në pushtet, dhe besa edhe ato në opozitë, në gjysmë - Kosovën gjysmë - shtetërore sot. Të gjithë politikanët e pushtetshëm në Kosovë sot shprehen të mendimit se Kosova mund të zhvillohet ekonomikisht, ndërsa çështjen e bashkimit me Shqipërinë ( të cilën çështje, pa u pyetur nga ndonjë gazetar kurrë nuk e zënë në gojë ), mund të supozojmë se e nënkuptojnë si një çështje së cilës do t’i kthehen pasi që Kosova të jetë zhvilluar në shumë pikëpamje, e sidomos në atë ekonomike.



Mendoj se nuk është fare e nevojshme të argumentohet se si Kosova kështu siç është ( me këtë status politik ) dhe kështu siç po veprohet ndaj saj nga ana e faktorit ndërkombëtar në radhë të parë, vështirë se do të mund të zhvillohet ndonjëherë, dhe po ashtu, nuk është e nevojshme që të jesh farë eksperti i çështjeve ekonomike për ta marrë me mend se a do të mund të ndodhë një zhvillim i tillë ekonomik, siç po thonë, apo jo. Problemi duket, ndërkaq, se qëndron këtu - se a do të mund apo jo të zhvillohet - por në faktin se politikanët shqiptarë, sikundër andej edhe këndej, si dje ashtu edhe sot, punën e kushtëzimit të çështjes së bashkimit kombëtar me çështjen e zhvillimit ekonomik, e përdorin vetëm si “argument” përmes së cilit ata përpiqen ta shtyjnë sa më shumë të jetë e mundur për më vonë.



Të gjitha forcat politike që ndodhen në pushtet sot në Kosovë po mundohen me gjithë arsenalin e tyre, e sidomos atë mediatik, që jo vetëm ta heqin dilemën që mund të ekzistojë tek shumëkush, por po përpiqen që ta shpallin të paqenë edhe vetë idenë dhe përpjekjen që megjithatë mbetet e gjallë në shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, e cila vazhdimisht po artikulohet përmes shumë veprimtarëve e të cilët janë të organizuar në lëvizje të ndryshme kombëtare, për sendërtimin e bashkimit kombëtar.



Kështu, për shembull, në funksion të kësaj, para pak ditësh, një i ashtuquajtur publicist, i tipit të atyre që vardisen gjithnjë pas të pushtetshmëve, shkruante një artikull përmes të cilit bënte fushatë për Sali Berishën, thuajse kishte nevojë Berisha për ndihmën e tij, ku ndër të tjera thekson edhe këto: “Politikanët e vendeve çfarë janë Shqipëria dhe Kosova nuk shoh se kanë punë më të mençura se sa të merren me rrugë, më rrymë, me ujë, me shkolla dhe ambulanca - me një fjalë, të kujdesen për mirëqenien e shtetasve.”! Ky shembull i ofruar është vetëm një nga shumë të tjerë ku politikanë, gazetarë, analistë e publicistë të shumtë, na dëshmojnë se për ta ( e kjo duhet patjetër të kuptohet se kjo vlen “vetëm për ata” ) në rend të parë nuk ndodhet çështja e bashkimit kombëtar, sikundër është jo vetëm e logjikshme por edhe historike të jetë, por janë çështje të tjera, si, ekonomia, rrugët, rryma, uji, shkollat, ambulancat, e kështu me radhë. Në të vërtet, kjo neve as që bën të na habitë. A nuk i porositi politikanët dhe përfaqësuesit e mediave, Martti Ahtisaar’i në konferencën e fundit të organizuar nga Veton Surroi në Prishtinë, se si tani e tutje kosovarët duhet të përqendrohen vetëm në zhvillimin ekonomik, ngase çështja e statusit ka marrë fund?!...



Por t’i kthehemi edhe një herë çështjes në fjalë. Përvoja mbi 90 vjeçare e të ndodhurit të ndarë, na ka mësuar se, të gjitha forcat politike që kanë ardhur në pushtet, çështjen e bashkimit kombëtar e kanë hequr prej planit të parë. Kjo ka ndodhur me të gjitha ato forca politike të cilat e kanë udhëhequr Shqipërinë prej formimit të saj e deri më sot, dhe kjo po ndodh edhe me forcat politike në Kosovë. Madje në Kosovë po ndodh edhe më e keqja, ngase, përderisa politikanët andej, çështjen e bashkimit e kanë hequr vetëm prej planit të parë, këta politikanët tanë këndej, e kanë fshirë tërësisht nga plani, duke e mohuar kështu edhe historinë kombëtare të popullit shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: Re: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË EmptyThu Jul 09, 2009 6:15 am

Saliu i Pare

Keni pare,s'keni pare
po vjen Saliu i pare.
Trim mbi trima nga veriu
poshte armiqte sec i shtriu.
Sokellin si rrufe mali
jete gjate Sale sekretari.
Pa ty vendi zhduket fare
s'ka me popull per pazare.
Pa ty vendi duket shosh
s'ka rendesi koka bosh.
Te na rrosh Sali sa malet
fshati qeshet,bota tallet.
Trim mbi trima je vertete
pa teklife je ne jete.
Ben cfardo,pershesh ne shesh
rast te tille nuk do kesh.
Hej Sali,i miri Sale
mbete me i miri djale.
Sekretar i mire ke qene
koka shume ti ke ngrene.
Sepse dihet nga te tere
keshtu e ka kjo sere.
Sere e larte prej Vicitoli
vendin ferra na e mbolli.
Vetem ti te jesh i pare
s'ka rendesi ckemi per fare.
Kallamoqi krejt bosh
s'ka faj Sala,mor kodosh.
S'ka faj Doktori yne
qeshet dhe mbyll syne.
As Jemini deli djale
nuk peshon as sa nje fjale.
Peshon fara pa nje koker
Gjana yne e shet per loder.
Me Gerdec pa korrupsion
nuk gjen koker hic per zone.
Me te gjithe qe i rendin pas
nuk ngeli njeri ne klase.
Korrupsioni dhe Gerdeci
jane gjithmone fara speci.
Spec per koke s'eshte cudi.
te djeg shume te ben turli.
Shkojne e vijne Doktor-servilet
nuk harrojne karafilet.
Karafile me ngjyre te kuqe
sepse "koka" kerkon burbuqe.
Hej tymi ngado te dale
per cfare kemi,zoti ti fale.
S'bejne nje grosh apo qindarke
shkon e vjen Sala ne Farke.
Tashti djale prej Vicitoli
zemra shume nuk me foli.
Heren tjeter do vazhdojme
bemat tuaja te kendojme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: Re: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË EmptyThu Jul 09, 2009 3:02 pm

pse a e kan pas naj here.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: Re: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË EmptyFri Jul 10, 2009 10:43 pm

Keta qena bashkimin e kombit shqiptar e kan fshire qysh ne kohen e Zogut,qysh ne djalin e zogut Enver Hoxhes,qysh ne kohen e titos,qysh ne kohen e Rugoves dhe se fundi ja la amanet Thaqit e Limes bosat dihet kush ka qen komandant i bosave MISH.......eu zoti mos vanoft ne tradhetar dhe kush ka tradhetue kombin shqiptar qeni ato nonuqkat ja vdekt e ja hupt faren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty
MesazhTitulli: Re: POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË   POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR  E KANË FSHIRË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POLITIKANTËT TANË, BASHKIMIN KOMBËTAR E KANË FSHIRË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» sa jeni gati te bashkepunoni per bashkimin kombetar???
» Grindjet e lidereve tane te politikes
» Cfare keshilloni per ta bere bashkimin kombetar?
» cfar duhet te bejm qe te bejm bashkimin kombetar parti???
» Te mbeshtesim vellezerit tane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: