|
| Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
|
+6BashKom Atdhetari xhema detektivi arberia Ann@ 10 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Ann@ Anëtar
Numri i postimeve : 204 Age : 36 Vendi : Large nga toka:) Registration date : 20/04/2011
| Titulli: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 1:10 am | |
| Kushe do te jete partia fituese ne Shqiperi. | |
| | | Ann@ Anëtar
Numri i postimeve : 204 Age : 36 Vendi : Large nga toka:) Registration date : 20/04/2011
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 1:13 am | |
| Exit Poll i PS në Tiranë: Rama fiton me 53%
TIRANE-Partia Socialiste bëri të ditur sot rreth ores 21:00 te mbremjes me anë të Besnik Dervishi se ka realizuar në Tiranë një sondazh të tipit exit poll. Dervishi theksoi se u pyetën 15 mijë votues që punojnë në kompani të ndryshme për preferencat politike nga ku rezultoi se: Edi Rama ka marrë 53%, Lulzim Basha 42% kurse Hysni Milloshi 1.1%. Dervishi bëri të ditur se në kuadër të grupimeve partiake, Aleanca për të Ardhmen kryeson me 48% kurse Aleanca për Qytetarin me 41%. "Kjo eshte nje fitore e paster e Edi Rames", theksoi Dervishi.
Gabimet, tha Dervishi, të këtij sondazhi të PS mund të llogariten në masën 2.5%. Dervishi theksoi se që në këto momente kur publikojet ky sondazh, komisionerët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur cdo manipulim të mundshëm të të dhënave.
| |
| | | Ann@ Anëtar
Numri i postimeve : 204 Age : 36 Vendi : Large nga toka:) Registration date : 20/04/2011
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 1:23 am | |
| Ne pergjithesi zgjedhjet jane realizura ne menyre paqesore,me disa parregullsi gje qe edhte e zakonshme po qe anashkalohen.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 11:20 am | |
| Sondazhi, “Gani Bobi”: Lulzim Basha fiton Bashkinë e Tiranës me 58.4%, në vend të dytë Edi Rama me 39.8% 08-05-2011 / Gazeta 55
UPDATE- Sondazhi i publikuar vetëm pak minuta më parë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga qendra për studime humane me qendër në Prishtinë, “Gani Bobi”, duke anketuar sot gjatë kohës që vazhdonte procesi i votimit, 4026 zgjedhës në të gjitha qendrat e votimit të kryeqytetit, rezulton se 58.4% e tyre kanë shprehur se, për bashkinë e Tiranës kanë votuar për kandidatin e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ndërsa 39.8% e tyre kanë deklaruar votën për kandidatin socialist, Edi Rama. Pjesa tjetër, pra 0.4% kanë votuar kandidatin e Partisë së Punës së Shqipërisë, Hysni Milloshi.
Sondazhi për kryetarët
Lulzim Basha- 58.4%
Edi Rama- 39.8%
Hysni Milloshi- 0.4%
Pa përgjigje- 1.3%
Vota për kryetarët e njësive bashkiake në Kryeqytet
Njësia Bashkiake nr 1 Agron Seseri- 57% Lindita Nikolla- 43.7%
Njësia Bashkiake nr 2 Elez Gjoza- 62% Artemon Cukalla- 37.2%
Njësia Bashkiake nr 3 Ilir Kokona- 67% Enver Sulollari
Njësia Bashkiake nr 4 Hysen Xhura PD - 57% Vahit Kalaja PS - 42.9%
Njësia Bashkiake nr 5 Erisa Xhixho PD-LSI - 46.5% Jeta Seitaj PS - 53.5%
Njësia Bashkiake nr 6 Luzhiana Abazaj PD LSI - 53.5% Krenar Cenollari PS - 46.5%
Njësia Bashkiake nr 7 Krenar Alimehmeti PD- 60.7% Erion Koka PS- 40%
Njësia Bashkiake nr 8 Arben Tafaj PD- 62% Sadi Vorpsi PS- 38%
Njësia Bashkiake nr 9 Indrit Fortuzi PD- 62.5% Armond Halebi PS- 38%
Njësia Bashkiake nr 10 Blendi Fuga PD- 65% Enada Alikaj PS- 35%
Njësia Bashkiake nr 11 Haki Mustafa PD- 66.5% Naim Asllani PS- 33.5%
Vota për Partitë Politike PD- 52% PS- 40% LSI- 6.1% PDIU- 1% PSD- 0.3% PBDNJ- 0.1% PLL- 0.1% LZHK- 0.2%
(Vijon...)
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 11:26 am | |
| AKTUALITET Shqipëria kalon "testin". Kryeministri Berisha vlerëson procesin zgjedhor, i apelon opozitës të njohë rezultatin 08-05-2011 / Gazeta 55
Nën syrin e qindra vëzhguesve ndërkombëtarë, këto zgjedhje, përveç ndonjë problemi teknik, treguan maturinë dhe emancipimin qytetar të votuesve
“Përshëndes qytetarët për procesin e qetë zgjedhor dhe dinjitoz që realizuan në ditën e Evropës, si evropianë”. Kështu nisi fjalën e tij kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp dje në mbrëmje, pas mbylljes së procesit zgjedhor të 8 majit. Kreu i qeverisë përshëndeti publikisht komisionerët, të cilët i cilësoi si persona që ditën të respektojnë ligjin në këtë ditë të rëndësishme për vendin. Krahas përfaqësuesve të angazhuar në administrimin e zgjedhjeve, shefi i ekzekutivit vlerësoi korrektësinë e mediave në pasqyrimin real të procesit zgjedhor. “Falënderoj edhe median, që rendi në të gjithë vendin, duke e bërë transparencën e procesit zgjedhor, më mirë se kurrë”- theksoi Berisha. Më tej, ai u bëri thirrje edhe komisionerëve të plotësojnë dhe respektojnë me rigorozitet kërkesat e një procesi më të saktë të mundshëm. “Jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarët se Partia Demokratike dhe Aleanca për Qytetarin është e vendosur të njohë dhe respektojë çdo votë dhe për rrjedhojë, të njohë edhe çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve” - u shpreh kreu i qeverisë, kryeministri Berisha. Duke e kërkuar një gjë të tillë edhe nga kundërshtari politik, për të hequr dorë njëherë e mirë nga praktikat e kontestimit të votës së qytetarëve. “I garantoj qytetarët shqiptarë se, Partia Demokratike dhe “Aleanca për qytetarin” është e vendosur të vlerësojë dhe respektojë çdo votë dhe rezultat të këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj që edhe kundërshtari të ketë gatishmëri për tu shkëputur njëherë e përgjithmonë nga praktikat e ankthit, por më së shumti të votës së qytetarit dhe të vendosë të njohë rezultatin, pasi në sytë e gjithë botës ky ishte një proces normal”- u shpreh lideri i mazhoranës. Berisha falënderoi vëzhguesit vendas dhe të huaj të cilët ndoqën procesin dinjitoz të 8 maj, ndërsa për mediat ai tha se bënë transparencë më mirë se kurrë në të katërta anët e vendit. Lidhur me Exit Pollet e publikuara nga selia rozë, kryeministri tha se nuk është parë ndonjëherë që sondazhi i një partie të nxjerrë humbëse partinë që e ka pajtuar. Ndërsa duke iu referuar sondazhit të kompanisë “Gani Bobi”, kryeministri Berisha tha se ajo është një kompani serioze dhe nxjerr fitues kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha. Më së tepërmi tha ai, se i beson Facebookut, pasi tregon që fitorja e kandidatit Basha është edhe më e thellë se e sondazhit “Gani Bobi”. Sipas tij, përqindja e votuesve në Tiranë ka qenë shumë e lartë dhe kjo tregon që Tirana e do ndryshimin.
Shqipëria kalon “testin”, zhvilloi zgjedhjet më të qeta të mbajtura ndonjëherë
Teksa Qendrat e Votimit po shkojnë të gjitha drejt mbylljes, mund të thuhet me besim të plotë se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Falë maturisë dhe emancipimit qytetar të votuesve të djathtë dhe atyre të majtë, u arrit që Shqipëria të përmbyllë procesin në mënyrë të shkëlqyer, pa incidente të mirëfillta, përveç zënkave banale të komisionerve apo militantëve partiakë. Ajo që synohej tashmë u arrit. Nën syrin e qindra vëzhguesve ndërkombëtarë Shqipëria tregoi se është e aftë të kapërcejë sfida elektorale, sado të vështira dhe sado të tensionuara të shoqërohen nga fryma politike.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 11:28 am | |
| OPINION 8 maji, një rast që ta përzëmë shejtanin nga realiteti i Tiranës 07-05-2011 / Nga Lavdrim Lita
Fushata zgjedhore mbylli festivalin e premtimeve. Kandidati i PS-së për gjithë Shqipërinë Edi Rama na tha përgjatë një muaji se “më 8 maj, qytetarët duhet të votojnë për të realizuar ëndrrat dhe shpresat”. Dhe kuptohet pasi ta fërkojmë për të katërtën herë, xhindi i llambës do të realizojë të gjitha ëndrrat dhe do të plotësojë të gjitha shpresat. Edhe pse e kemi fërkuar për 11 vite duke holluar edhe lëkurën, për të realizuar ëndrra dhe shpresa, ai nuk është parë gjëkundi. Këto 30 ditë prilli dhe një javë maji s’ka lënë gjë pa premtuar. Ka prej tyre që thonë se i është bërë ves i keq. Sepse të paktën sikur të kishte mbajtur gjysmën e atyre ç’ka ka premtuar, atëherë ne do të kishim një Tiranë më të mirë, me një plan urbanistik, me më pak taksa, me shtëpi të hipotekuara, me më shumë hapësira të gjelbra dhe një tramvaj publik. Mirëpo pas gjithë këtyre premtimeve, gjithmonë ka pasur një zinxhir zhgënjimesh. Dhe tespijet e zhgënjimit të tepërt janë një “krim” elektoral i konsumuar në kohë, i cili përsëritet ciklikisht sa herë ka zgjedhje vendore në Tiranë, që prej 11 vitesh. Shumë socialistë pranojnë sot se Edi Rama ka më pak ide se në 2007, dhe shumë më pak qëkurse filloi aventurën bashkiake. Forca shtypëse për të mbledhur votat gri të qytetarëve të lëkundur është në themel. Si një termet shumëballësh frika për një uragan fitoresh të “Saliut” nëpër bashki po kthehen në një sugjestion paranoje. Prandaj ky edhe është momenti më i vështirë për pjesën normale të partisë socialiste, që po mundohet të frenojë impulsin e shkatërrimit të zgjedhjeve vendore. “Ushtria e votës” është një krijesë paramilitare strukturash paralele, si pjellë e paranojës që ka Edi Rama për të humbur burimin vetëm të fuqisë së tij politike. Sepse pa firmën e bashkisë së Tiranës e gjithë forca do të tkurrej, dhe kështu ai do të humbiste si burimet financiare po ashtu edhe ato mediatike aq të nevojshme për demokracinë e konferencave për shtyp, që ka në mendje. Ne jemi përballë ditës së gjykimit, ku të gjitha gjynahet dhe të mirat do të peshohen në drejtësinë e votës së jurisë qytetare. Vetëm pas verdiktit të sovranit ne do të kurorëzojnë një princ të ri ose do të mbajmë një monark të vjetër. Siç do monark edhe Edi Rama kërkon të ruajë “status-quo”-në dhjetëvjeçare, dhe për këtë arsye krijoi një fushatë të egër me sulme politike, për t’i shpëtuar bërjes së një bilanci. Përkundër fushatës bosh e negativiste të socialistëve, kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një fushatë propozimesh konkrete, për taksat, për hipotekat, për gjelbërimin, për jetën kulturore të qytetit dhe një vendimmarrje referendare për çdo investim me impakt madhor. Sot ka ardhur koha të japin shansin një tjetër politikani për të drejtuar punët e bashkisë, ngase nga ky i tanishmi, ne, jemi të braktisur që në momentin është kur është angazhuar me kohë të plotë në punët e Partisë Socialiste. Nëse kemi pak arsye do të peshojmë mirë ofertat që na bëjnë kandidatët. Natyrisht angazhimi i Bashës për të drejtuar Tiranën nuk është i vogël, duke parë shkatërrimin shkencor e sistematik të Ramës, që përveç gjuhës së penelit, gjithçka tjetër është për të është sikur të mësonte gjuhën sanskritisht. Patjetër përqasja ndaj këtij qytetit të sakatuar deri në detaje, për ta rikuperuar dhe transformuar është përkushtimi total sasior dhe cilësor i sinkronizimit të rrahjeve të zemrës me sahatin e Bashkisë dhe jo një njeri me kohë të pjesshme siç është Edi Rama, që do Bashki dhe Parti, për t’u katapultuar në kryeministri. Tirana ka vite që është në vend-numëro në zhvillimin ekonomik, nga keqmenaxhimi, korrupsioni i lejeve të ndërtimit, inercia kulturore dhe katastrofa infrastrukturore. Edhe ata që thonë se çështjet e ndotjes, të gjelbërimit, të pastrimit, të trafikut, të transportit publik, të punësimit, të uljes së numrit të nxënësve në klasa, të thithjes së talenteve të shkolluar jashtë vendit, të largimit të lypësve nga rruga… Janë probleme, për të cilat kanë folur e flasin gjithnjë të gjithë kandidatët për kryetar bashkie të qytetit të Tiranës duan të përgjithësojnë dhe relativizojnë paaftësinë e Ramës për të ushtruar detyrën si kryebashkiak. Të gjitha këto probleme që numëruam më lart janë rezultat i mungesës së përgjegjësisë, defekteve të tjera dhe i makutërisë për pushtet të Ramës. Modeli unicentrik “Rama” është i dyshuar, pasi ka prodhuar pakënaqësinë e jetës së qytetarëve. Ereksionet artistike me fasadat e pallateve në kryeqytet s’mund të fshehë më mjerimin strukturor që të jep kështu Tirana. Janë dimensioni social i strehimit, i përkrahjes sociale për shtresat në nevojë, i problemeve të krijimit të mundësive për një jetë normale të pensionistëve apo të personave me aftësi të kufizuara, që kanë mbetur pa asnjë zgjidhje. Zgjidhje e re është investimi kapital në projektin europian të Bashës, si heqje e vizave ndarëse mes Kryebashkiakut dhe Qytetarëve. Ne mund të zgjedhim të mirën tonë
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 11:39 am | |
| SONDAZHI GJERMAN: Basha fiton ndaj Ramës me 57.9 për qind
Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama; sipas rezultateve të një sondazhi të ditëve të fundit, i organizuar nga Instituti Gjerman i Statistikave.
Sondazhi u zhvillua në Qendrën Tregtare “Univers”, në autostradën Tiranë- Durrës. Në votim për dy kandidatët Basha dhe Rama u përfshinë 3482 vetë, nga të cilët rezultuan se 2439 ishin nga bashkia e Tiranës dhe 1024 nga rrethinat apo rrethet.
Referuar rezultateve të këtij sondazhi, “Bota Sot” raporton se për kandidatin Basha votuan 1412 vetë ose 57.90%, ndërsa për Edi Ramën 1027 ose 42.10%.
Për sa u takon qytetarëve që nuk ishin banorë të Tiranës, për Bashën votuan 586 vetë, ose 57.23%, ndërsa për Edi Ramën 438 vetë ose 42.77%. Sakaq, 19 vota rezultuan të pavlefshme. [b] | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 11:43 am | |
| | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 12:10 pm | |
| [b]Goditet grupi kriminal, bënte presion për të votuar PS-në[/b] Tërhequr më 09 Maj 2011
Këta shtetas u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë duke qarkulluar me dy automjetet të tip Benz dhe BMVW. Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa Tr.4018 J, mjet që drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : Në pranga ranë shtetasit: 1. Emiljano Hajdar Shullazi, vjeç 32, banues në Tiranë 2. Altin Agim Masha, 33-vjeç , banues në Tiranë, 3. Arbër Ndriçim Cara, 21-vjeç , banues në Kavajë 4. Elton Sadik Cara, 25-vjeç , banues në Kavajë, 5. Albert Qazim Laci, 26 vjeç, banues në Kukës, 6. Julian Idriz Kallaku, 21-vjeç, banues në Tiranë, 7. Aleksandër Gjergj Algeri,23-vjeç, banues në Tiranë, 8. Klajdi Ndue Gjeci, 24-vjeç, banues në Tiranë, 9. Dorian Osman Kalaja, 32 vjeç, banues në Tiranë, 10. Luciano Ali Idrizi, 21 vjeç, banues në Kavajë 11. Ilir Nexip Shullazi, 35 vjeç, banues në Krujë, 12. Franc Përparim Hasalliu, 20 vjeç, banues në Durrës.
Nga operacion janë sekuestruar tre armë zjarri të tipit pistolete, 3 radio dhënëse – marrëse, dy armë të ftohta thikë, një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe dy automjete të tipit Benz dhe BMW. Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe personave të tjerë të implikuar.
Emiliano Pullazi ishte person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare dhe mësohet se ai bënte presion në zonën e Farkës në Tiranë për të votuar për Partinë Socialiste. /S.Ll/Start/
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 1:40 pm | |
| 21-shat e Rames dhe 8 maji i Bashes nga Feti Zeneli 15/03/2011 111500
Zgjedhjet lokale te 8 majit duket se do te vene perballe njeri-tjetrit ne kryeqytet kryetarin e Partise Socialiste Edvin Ramen dhe nje nga ministrat me te suksesshem te kabinetit Berisha z. Lulzim Basha. Rames i ka hyre frika ne palce me kohe nga kjo perballje ndaj ka perdorur cdo gje qe ka pasur ne dore per ta shmangur kete duel zgjedhor. Madje jo vetem sulmet e paprincipta qe kreu i PS-se me te vetet ka ndermarre kunder zotit Basha por edhe te gjitha levizjet politike te opozites pas zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009 kane pasur si qellim shmangien e nje perballjeje te tille. Artikulimet politike te Rames per hapjen e kutive te votimit marredheniet e kushtezuara me Parlamentin zgjedhjet e parakohshme rikompozimin e KQZ-ze rrezimin e qeverise me protesta tentativat per shtyrjen e dites se zgjedhjeve lokale e te tjera per nje analist e politikan te vemendshem nuk kane qene gje tjeter vecse presion i shumanshem per te marre mandatin e kryebashkiakut te Tiranes ne tavoline. Dhe kur e pa qe siu dha asnje sinjal premtues ne kete drejtim pergatiti 21 janarin 2011 qe vetem nje shpirtzi si Rama mund tia beje nje gje te tille tragjike popullit te vet per karrigen e kryebashkiakut. Nga nje analize e kujdesshme e ketyre ngjarjeve rezulton se per kreun e PS-se 21-shi nuk eshte thjesht nje numer i rastesishem por nje mister i natyres apo kod i luftes politike per jete a vdekje i cili gjendet ne shpirtin e keq te disa njerezve me komplekse.
Thone se shpirti i njeriut ndonese nuk i perket materies peshon 21 grame. Ka edhe nje film qe i kushtohet ketij fakti i cili titullohet 21 grame. Megjithate nje pohim i tille me shume se shkences i perket profecise apo besetytnise. Por ne fillim faktet pastaj hipotezat thote Georgi Plehanov veprimtar politik dhe kritik rus i shekullit 19-20. Ndaj ajo qe na terheq me shume vemendjen ne kete rast eshte numri natyror 21 i cili fatkeqesisht nuk duket te jete fatndjelles por kobndjelles qofte edhe duke iu referuar peshes se shpirtit. Mbrojtesit e teorise se shpirtit qe peshon fizikisht thone se po te peshojme trupin e nje njeriu te vdekur ai rezulton 21 grame me pak se cpeshonte para se te jepte shpirt. Pra peshon materialisht edhe dicka e padukshme sic eshte fryma. Sidoqofte pa u ndalur me tej ne argumente dhe arsyetime te kesaj hipoteze mjafton te kujtojme se ne kete rast 21-shi na shfaqet si numer ters. Por bazuar ne aksiomen e profecive ka dhe nje 21-sh tjeter qe paralajmerohet si numer ters. Dhe ky 21-sh i perket dhjetorit te vitit qe vjen pra 2012. Natyrisht per kete ngjarje ka me shume botime filma e dokumentare sesa per peshen prej 21 grame te shpirtit ku midis te tjerash te ben pershtypje fakti se 21 dhjetori 2012 eshte nje dite e cila perkon me fundin e kalendarit Maja qe fillonte 3114 vjet para Krishtit dhe zgjaste 5125 vite gjithsej. Profecite e lashta perpiqen te na bindin se ne kete dite do te jete fundi i botes megjithese Nostradamusi parashikon 400 vite paqe te panderprera pas 21 dhjetorit 2012 ndersa seriali fantastiko-shkencor X-Files tregon ne pjesen e fundit te tij se nje dite pas 21 dhjetorit te famshem do te jete data e planifikuar nga nje popull alienesh per pushtimin e Tokes... Mund te kete dhe 21-sha te tjere me natyre profetike pasi bota eshte e madhe por kaq sa permendem mjafton per te argumentuar idene e shkrimit tone. Nese e verteta e dy 21-shave te siperpermendur mbetet te provohet nga te gjithe banoret e ketij rruzulli ne rastin e pare ne menyre individuale kurse ne te dytin ne menyre kolektive natyrisht kur te vije koha shqiptaret deri tani kane hequr te zite e ullirit nga dy 21-sha te tjere me efekte lokale ku njeri i perket muajit dhjetor kurse tjetri janarit. Per gati 50 vjet shqiptaret kane vuajtur 21 dhjetorin kurse prej gati 50 ditesh kane filluar te vuajne edhe 21 janarin deri ne ate mase saqe kane artikuluar me gjithe shpirtin mallkimin Mos ardhshin kurre keto dite te zeza Natyrisht dihet qe mallkimi popullor ne kete rast nuk ka te beje me diten si koncept kohor por me diten si koncept politiko-shoqeror per shkak te ngjarjeve te padeshiruara qe mund te kene ndodhur. Sic dihet 21 dhjetori 1879 perfaqeson ditelindjen e diktatorit te fundit rus kurse 21 janari 2011 fillimin ne Shqiperi te demonstratave dhunuese te pinjolleve te kuq qe zbatuan teorine staliniste ne ndertimin e socializmes dhe komunizmes ne vendin tone. Eterit e ketyre qe ben 21 janarin e shnderruan 21 dhjetorin nga nje dite simbol ne nje sistem horror per te gjithe popullin duke hellipzbatuar me sukses mesimet e Stalinithellip sic shprehej diktatori shqiptar Enver Hoxha ne librin e tij me kujtime. Kesisoj 21 dhjetori hyri ne historine e Shqiperise si dita e fatkeqesise se ketij populli e cila vazhdoi e tille deri ne fund te viteve lsquo80. Me fillimin e proceseve demokratike kuptohet qe jo vetem zyrtarisht por edhe realisht per pjesen me te madhe te qytetareve shqiptare ajo u flak ne koshin e plehrave se bashku me monumentet e diktatorit rus. Por nje pjese politikanesh te ketij vendi te dale nga gjiri i nenes Parti vazhdojne te jetojne ende me kujtimet e 21-shit stalinist duke e zhvendosur kete dite tersi ne kohe dhe hapesire nga dhjetori ne janar dhe nga kryqezimi i Rruges se Kavajes me Unazen ne bulevardin Deshmoret e Kombit para Kryeministrise natyrisht duke hellipzbatuar me sukses mesimet e Stalinithellip te mizorise si ati i tyre shpirteror. Pare ne kete kendveshtrim ruajtja me fanatizem e dates dhe ndryshimi i muajit mund te konsiderohen reformim njelloj sic u be ne vitin 1991 reformimi i PPSH-se ne PSSH ku u ndryshua vetem emri dhe u ruajt anetaresia komuniste qysh nga koha e 200 petritavehellip Nuk kishin kaluar me shume se 6 vjet nga kjo ngjarje politike e kohes se pluralizmit kur 21 janari u shnderrua ne simbol te protestave te dhunshme revolucionare per humbjen e parave te skemat piramidale. Sic dihet 21 janari 1997 shenon diten e fillimit te ketyre protestave kunder qeverise demokratike te kohes me ngjarjen ne stadiumin e qytetit te Lushnjes. E njejta histori perseritet 14 vjet me pas ne 21 janar te ketij viti. Edhe ne kete rast nuk kishin kaluar me shume se 6 vjet nga koha kur stalinistet e rinj shqiptare ndodheshin ne opozite. Ne te dyja rastet qellimi ishte marrja e pushtetit me force apo me gryken e pushkes sic e ka mesuar Stalini Enverin dhe Enveri Edvinin. Asnjehere nuk shkohet aq larg sa atehere kur nuk e di se ku shkon - thote Karl Talejrad diplomat i madh francez i shekullit 18-19. Te shkosh gati 130 vite pas ne 21 janar te vitit 2011 per te kerkuar menyren e vjeter te ardhjes ne pushtet nderkohe qe ne demokraci pushteti nuk mund te merret me asnje mjet tjeter pervec votes se lire do te thote jo vetem te mos dish se ku shkon por edhe te mos dish se cfare kerkon duke qene konfuz apo ne dilema te vazhdueshme me vetveten. Kjo eshte arsyeja qe Rama ne fillim i njeh si te lira e te rregullta zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009 pastaj i konteston nje here e bojkoton Parlamentin pastaj e lejon grupin parlamentar te PS-se te marre pjese ne te nje here thote se do te marre pjese ne zgjedhjet e 8 majit 2008 pastaj e konsideron te papershtatshem ambientin politik ne te cilin ato do te zhvillohen e keshtu me radhe do te thote se kreu i PS-se jo vetem qe nuk e di ckerkon por edhe flet marrina. Megjithate Edvin Rama eshte fiksuar aq shume pas 21-shit saqe kete numer ters per shqiptaret e tjere ta konsideroje nje numer fatndjelles per pushtetin e tij personal. Ai ia ka mbushur mendjen vetes dhe disa pinjolleve te tjere te ish-Bllokut se nje 21-sh i tille mund ti sjelle fat sic ndodhi 14 vjet me pare me nje nga 21-shat e vitit 1997. Kjo eshte arsyeja qe ai edhe zgjedhjet lokale te 8 majit do ti shtyje drejt nje 21-shi te ri duke nxjerre lloj-lloj pretekstesh per moszhvillimin normal te tyre ne afatin kushtetues te percaktuar. Institucionet kushtetuese Edvini i sheh si pengese per te realizuar profecite e tij te numrit 21 perndryshe sdo te kerkonte zgjedhje pa Berishen apo zgjedhje duke rikompozuar KQZ-ne. Institucioni i Kryeministrit dhe ai i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve jane dy institucione kushtetuese te cilat Rama nuk i ka me vete nderkohe qe te gjitha te tjerat duke filluar me Presidencen Prokurorine e Pergjithshme SHISH-in sistemin e drejtesise e keshtu me radhe i ka mbeshtetes fanatike dhe perkrahes te profecise revolucionare qe permban numri 21. Institucioni i Kryeministrit dhe i KQZ-se duke qene me te verteten dhe me zbatimin e ligjit ska se si te jene me 21-shat antikushtetues te Rames te percaktuar si te tille edhe nga DASH dhe BE. Fakt eshte se edhe ata qe iu ofruan Edvinit si nentedhjetenenteshs jane shnderruar tashme ne njezetenjesha. Ndryshimi midis tyre qendron ne fakt se ndersa nentedhjetenenteshat kerkojne te perfitojne ne menyre te padrejte nepermjet fjaleve dhe veprimeve amorale njezetenjeshat shquhen jo me per veprime po per vepra revolucionare te tipit stalinist. Megjithate kete here duke pare jo vetem vendosmerine e mazhorances dhe KQZ-se per te zbatuar ligjin por edhe kandidatin demokrat te perzgjedhur per Bashkine e Tiranes Rames se 21-shave i ka hasur sharra ne gozhde. Zoti Lulzim Basha vjen ne kete perballje me nje pervoje te suksesshme ne qeverisjen qendrore ku eshte shquar jo vetem si nismetar dhe reformator por edhe si nje njeri shembullor ne cdo pikepamje. Madje disa nga keto reforma si kartat e identitetit regjistri i gjendjes civile apo kamerat e sigurise ne rruget e kryeqytetit etj. kane pasur ndikim te drejtperdrejte ne komunitetin qytetar si te ishin pune e veprime te pushtetit lokal. Shpirti nismetar dhe reformator i Bashes nuk mund te peshohet me guret 21-gramesh pasi eshte fryme e gjithanshme progresi qe brenda mandatit te pare ka per ta bere Bashkine e Tiranes po aq te mirenjohur ne bote sa cka qene gjithe Shqiperia brenda mandatit te pare qeverises te demokrateve. NATO-ja dhe BE-ja e Tiranes jane cbetonizimi Unaza e Madhe liberalizimi dhe modernizimi i sherbimeve qytetare trajtimi i barabarte i tyre lufta ndaj korrupsionit etj. arritje qe kryeqytetit i kane munguar ne 10 vitet e drejtimit te bashkise nga Rama. Ja pra pse 8 maji 2011 do te jete per kryeqytetasit sic ka qene 3 korriku i vitit 2005 per te gjithe shqiptaret. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 09, 2011 2:46 pm | |
| Friga ika hy sal sllobodanka me bashkpunetoret e tije serbe. Se me humbjen e sales humb serbia.. E hanger sale krimineli me bashe serbin..... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue May 10, 2011 1:00 pm | |
| | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue May 10, 2011 10:23 pm | |
| | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Wed May 11, 2011 8:58 pm | |
| Ne realitet jo qe humbi PD , por humbi edhe shume keq , aq keq qe nuk e kam te qarte se me cfare e meritoi PD qe te humbase aq shume , kurse ky tjetri (Kristaqi) cfare i sjelli Shqiperise te mire qe fitoi partia e tija aq shume ?! -Shqiperia pa viza -Shqiperia ne Nato -Shiperia me noten me te larte me ngritjen e ekonomis ne rajon -Shqiperia sjelli investime te huja ne shtet -Shqiperia ndertoi infrastrukturen , rrugen e Kombit -Shqiptareve u fali borgjet e rrymes dhe shume tjera ..
Ky tjetri pervetem se demostrata te perditshme ne rruge , pervtem se i ben antishqiptaret Sllve qytetari nderi te Tiranes ,ose qe sa vite kryeatare bashkie te Tiranes , dhe perseri te fitoj partia e tij anembane Shqiperise ?! Si duket po i ben "Greku" enderat e tyre Realitet , dhe kjo me ndihmen e mediav ne Shqiperi ne 90% jane PRO-PS.
Edituar për herë të fundit nga Atdhetari në Thu May 12, 2011 3:51 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Wed May 11, 2011 9:04 pm | |
| Mos u merzitni,humben dhendoret serbe ,miqte serbe,ata qe ishin kunder UCK.se.,ata qe shiten nafte Millosheviqit ,ata qe falen detin grekut ata qe falen shqiperine ekonomine grekut ,Miqte e fazliqit Millosheviqit kriminelet komunisti i perbetuar qe vrau shqiptare dhe vret shqiptare te pa fajshem. Kurre syte mos ja pashim ,e hanger ,tashe e pret gjyqi i popullit ,duhet vjerre kete psikopat sali sllobodanka ne mejdis te Tiranes si sadamin.. Mos u merzitni ju erkrahes te serbise greqise. Socialistet perkrahen UCk.e zhvilluan dhe i ndihmuan,keta mbrojten detin qe fali slai sllobodanka. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Thu May 12, 2011 12:01 am | |
| Ende dominon udba dh ajo dirigjon dhe investon se kush i pëlqen at vendos, kshtu është kur je i uritur dhe duhet të pranojsh qfar te servojn te tjerët. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Thu May 12, 2011 11:06 pm | |
| Beteja per Tiranen, e ashper Vijon beteja e forte per Tiranen.Gara Rama-Basha ende e hapur. Distanca mes votave te Edi Rames dhe Lulzim Bashes eshte shume e vogel dhe ne favor te kandidatit te Aleances per Qytetarin. Nderkohe ne kater qendrat e numerimit, procesi vazhdon me tensione mes paleve qe perkthehet me bllokime te shpeshta te numerimit.
Lajmi i fundit :
Basha: 116917
Rama : 115735
http://www.noa.al/ | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Thu May 12, 2011 11:51 pm | |
| | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Fri May 13, 2011 12:34 am | |
| Ora 22.45 – Numërohen 453 ndër 485 kuti, Basha 117015, Rama 115857 vota Transmetuar me: e Enjte, 12 Maj 2011 22:50
Tiranë, 12 Maj 2011 NOA/ 22.45 –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për 453 kuti votimi të numëruara ndër 485 gjithsej. Nga numërimi i votave rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 117015 vota, kurse Edi Rama 115857 vota dhe Hysni Milloshi, 1285 vota. Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 1158 vota, në favor të z.Basha.
http://www.noa.al/2011/05/ora-22-45-%E2 ... 5857-vota/ | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Fri May 13, 2011 10:38 pm | |
| Numërohen 473 ndër 485 kuti, Basha 122486, Rama 121806 vota Transmetuar me: e Premte, 13 Maj 2011 19:20
Tiranë, 13 Maj 2011 NOA/ 19:20 – Deri në orën 19:20, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 473 kuti votimi ndër 485 gjithsej. Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 122486 vota, kurse Edi Rama 121806 vota dhe Hysni Milloshi 1329 vota. Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 680 vota, aktualisht në favor të z.Basha. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Fri May 13, 2011 11:00 pm | |
| BOGDANI: KUTIA 55 E NJËSISË 5 NË FAVOR TË BASHËS Ora 20:48- Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një prononcim për NEWS24 deklaroi se procesi i numërimit në njësinë nr. 5 po vazhdon dhe se kutia e fundit e numëruar, kutia 55 e kësaj njësie ka shkuar në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha.
“Është një proces i gjatë por që sot ka avancuar. Rëndësi ka që cdo votë që qytetarët kanë hedhur duhet numëruar. Kishte entuziazëm sepse kutia e sapo mbyllur ishte në favor të zotit Basha me 48 vota më shumë. Ajo që është e sigurtë është se zoti Basha do vazhdojë të jetë në avantazh”, tha Bogdani. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sat May 14, 2011 5:17 pm | |
| hupen bashkpunetoret e serbise miqet e fazliqit,lete shkojne per beograd e greqi. se skane vende ne shqiperi. edhe ata qe i perktrahen keta servile komuniste bandit hajna kriminel qe vrasin popullin e vete. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sat May 14, 2011 5:18 pm | |
| fITUN GREKOFILET POTHUJSE NE TE GJITHE SHQIPERIN , AS DITELINDEJN TIME SPO E FESTOJ SOT | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sat May 14, 2011 5:53 pm | |
| Urime detektivi , Xhema per fitoren e PS . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sat May 14, 2011 5:59 pm | |
| Urime o Arber i befsh 100. A i fitun apo? Cka po behet... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
| |
| | | | Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |