|
| Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
|
+6BashKom Atdhetari xhema detektivi arberia Ann@ 10 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun May 22, 2011 11:34 pm | |
| KQZ numëron votat e kontestuara, Basha 170 vota, Rama 81 vota
Tiranë, 22 maj 2011, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinisi të hapë kutitë me fletë të kontestuara të minibashkisë nr. 5. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ritheksoi se do të numërohet çdo votë e vlefshme e zgjedhësve e panumëruar ende. E para u hap kutia 18/18 e mbërritur nga KZAZ-ja nr. 49 e njësisë 5, ku ndodhej një votë e vlefshme për kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama. Edhe në kutinë tjetër me numër 18/23 ishte vetëm një fletë e kontestuar, e cila ia adresonte votën kandidatit të majtë për kryebashkiak Edi Rama, si dhe një votë për Aleancën Demokratike e vlefshme për Këshillin Bashkiak. Deri më tani kur janë numëruar 115 kuti me fletë të kontestuara, Lulzim Basha ka marrë 170 vota, ndërsa Edi Rama 81 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon sakaq numërimin e votave të kontestuara në kutitë e tjera. Pritet që gjatë seancës së sotme në sallën e mbledhjeve të KQZ-së, të numërohen mëse 12 kuti me fletë të kontestuara, të gjitha të njësisë bashkiake nr. 5. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës pranë KQZ-së e kontestojnë vijueshmërisht këtë numërim të fletëve të kontestuara, të cilat sipas tyre janë të pavlefshme. Ndërkohë që numërimi vijon, kuti pas kutie çdo votë i shtohet edhe tabelës përmbyllëse përkatëse, duke bërë që të ndryshojë edhe rezultati për kryetarin e bashkisë së Tiranës. mit/NOA http://www.noa.al/2011/05/kqz-numeron-votat-e-kontestuara-basha-170-vota-rama-81-vota/ | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 12:05 am | |
| sipas KQZ-se sot mbaroi numerimi i fleteve per kryetar bashkie dhe me 88 vota eshte ne avantazh z.Lulzim Basha.Kjo na duhej se na duhet nje kryetar serioz dhe qe punon ,sigurisht qe ka mbeshtetjen e plote te votuesve te tij duke perfshire ketu edhe shumicen e inteligjences shqiptare. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 12:05 am | |
| | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 3:46 pm | |
| a ungjallt aaa ,deri tashe ishi ne bir te minit e tashe qoni veshet perpjete tere diten se fiton me vota te vkedhura qe tere bota e pa dhe po quditen me keta kriminel e psikopat Po mos u gezoni shume se kure sdo jete kryetare basha kryetare serbie po po i tiranes kurre jo... Tradhtaret dhe kriminelet e kane vendin ne burg e jo ne pushtet. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 5:10 pm | |
| hapi gavat mire dhe shiko se c'behet ,ore i mjere......me vjen keq per ty..... Me vote Tirancit i thane mjaft DRAKULES qe po terrorizon qytetin e po e mban peng. Me ne fund Tirana u clirua nga uzurpimi qe ishte bere e qe nuk i takonte ketij qyteti te dashur dhe mikprites. Lulzim Basha ka nje beteje te forte perpara,kthimin e Tiranes ne identitet,ne qytetin me demokrat te Shqiperise.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 7:26 pm | |
| a jeni qmendur apo ju ka drogirue sala komunisti votat po vedhen para kamerave dhe me vjedhje po dojne me ba fitues bashen apo bashiqin ne vend qe te shkon ne bur dojn me ba kryetare bashkie shkije, haj medet jane trenue keta fare ldk istat titistat dhe bashkpunetoret e greqise serbise... jo jo boll ma me tradhtare e argat serbesh ..i ka ardh fundi.. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 9:36 pm | |
| hhaaaa xili ,je komuniste dhe bashkpunetore e udbes se perkrahe udbashet si sala tradhtari qe shet det e shtet miqeve te vete grek e serbe.. haaa qudi sa te menqur jeni ....... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 23, 2011 11:52 pm | |
| | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue May 24, 2011 12:27 am | |
| Instalimi i udbash-ve kosovar ne Tiran ndihmoj Bashen te fitoj,njeri i SALIH-SLLOBODANIT,, pra dhe bashkpuntor dhe shok qe te dyt kunder Dardanve qe u perkujdesen dhe ishin ne nji vij per gjenocidin- dhe holokausin e tyre,qe i kordinuan gjerat shum mir nder veti,, per shfarosjen e tyre, por mosi po thojn dhe se kinse e votojn popelli....???, e hanshum me te shnosh, pra gjith sebashku.
Mbetet per tu par puna e kti serrbo pansllavisti, qe me siguri se nuk dot shkoj ne te mir te shqiptarve, por ne te mir te gjith te tjerve.....! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue May 24, 2011 10:01 am | |
| a dite kjo pune o xhem ,teksa ja nisen ti njefin kutit e pa vlefshme ku edhe numrat ja kishin nderrue dhe u gjeten me shume flet se sa votues. tere kohen i kam ndjek tv qmenduri e Ristanit kelysh i saliut dhe u bashes | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue May 24, 2011 10:02 am | |
| po ende ska maruar kjo pune vendose gjykata kushtetuese per kete pune ja populli... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun May 29, 2011 10:58 pm | |
| OPINION 403 vota të kontestuara premtojnë thellimin e epërsisë së Lulzim Bashës 29-05-2011
KQZ shqyrton nesër ankimimin e Partisë Demokratike, ndërsa edhe kërkesa e PS është shkrirë në një çështje me ankimimin e selisë blu
Mazhoranca disponon të dhëna se në 26 qendra votimi (QV), në kutitë e të cilave, ndodhet zarfi i votave të kontestuara të pa numëruara. Partia Demokratike kërkon të respektojë një standard demokratik të shprehur unanimisht që në fillim të procesi se do të vlerësojë me përpikëri çdo votë të qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë nesër paradite në orën 09:30, kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për vlerësimin dhe numërimin e 26 kutive të votimit. Të enjten në mesnatë, Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit për kryeqytetin dhe hapjen e 26 kutive të tjera ku gjenden rreth 403 vota të kontestuara. Kjo kërkesë e kësaj force politike, hidhet me pretendimin se duhet që të vlerësohet rinumërohet dhe këqyret çdo votë e shprehur qartë në datën 8 maj. Në kërkesën ligjore drejtuar KQZ-së, PD kërkon rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara, të hedhura në kutitë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë kërkesë janë listuar 26 qendra votimi, në procesverbalet e secilës prej tyre ka informacion se ndodhet zarfi i fletëve të votimit me vota të kontestuara që duhet të numërohen. Në total, janë plot 403 vota që nuk janë pasqyruar në tabelën përfundimtare të Bashkisë së Tiranës. Këto sipas Partisë Demokratike shprehin qartë një vullnet të votuesve “pro” kandidatit të Partisë Demokratike dhe i shpallur fitues nga KQZ, Lulzim Basha. Selia blu i referohet pikërisht nenit 138, në pikën 3 të Kodit Zgjedhor, për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të caktuara. “Ne vlerësojmë se në këtë fazë është me vend dhe me rëndësi për t’i shtuar legjitimitetin dhe besimin e duhur publik procesit zgjedhor në Tiranë, që edhe këto vota të kontestuara dhe të identifikuara për kandidatët e Bashkisë së Tiranës të merren, këqyren, të vlerësohen, rinumërohen dhe të reflektohen në rezultat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kjo mundësi është tërësisht ligjore, e mbështetur në dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe në jurisprudencën e zhvilluar nga ana e Kolegjit Zgjedhor, si dhe unifikon në mënyrë të njëtrajtshme me vlerësimin e votave në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, thuhet në shkresën zyrtare të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, deklaroi dje se pjesë e kërkesës së mazhorancës nuk do të jenë kutitë e njësive bashkiake dhe këshillave të minibashkive që janë hapur gjatë fazës së parë nga KQZ-ja. Për të argumentuar kërkesën ankimore lidhur me votat e kontestuara, PD-ja i referohet një vendimi të vitit 2009 të Kolegjit Zgjedhor, që flet për “votat e caktuara”. Në këtë vendim thuhet se në procesin e vlerësimit të votave, është kategoria e votave të kontestuara ajo për të cilën subjektet zgjedhore mund të paraqesin pretendime para autoritetit më të lartë administrativ në rrugë hierarkike (KQZ) dhe më tej përpara gjykatës. Shqyrtimi i kësaj kërkesë do të jetë ditën e hënë në orën 9 e 30 së bashku me dy kërkesat ankimore te PS-së, që kanë të bëjnë me shpalljen e pavlefshëm të rezultatit për Tiranën dhe me miratimin e tabelës me rezultatet përmbledhëse, kërkesë që tashmë është dërguar edhe në Kolegjin Zgjedhor. Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrtoi edhe një sërë ankesash të subjekteve të ndryshme politike.
Kutitë ku ndodhet zarfi i fletëve të votimit me vota të kontestuara
Njësia bashkiake Qendra e Votimit Numri i votave Njësia 3 QV 1773 2 Njësia 5 QV 1835 2 Njësia 5 QV 1842 6 Njësia 5 QV 1844 16 Njësia 5 QV 1845 6 Njësia 5 29 Njësia 5 QV 1847 10 Njësia 5 QV 1850/2 4 Njësia 8 QV 1926/1 7 Njësia 8 QV 1930 57 Njësia 8 QV 1931 5 Njësia 8 QV 1933 51 Njësia 8 QV 1936 5 Njësia 8 QV 1939 1 Njësia 8 QV 1941 1 Njësia 8 QV 1942/1 4 Njësia 8 QV 1941 3 Njësia 8 QV 1944 19 Njësia 8 QV 1944/1 17 Njësia 8 QV 1945 10 Njësia 8 QV 1923 5 Njësia 8 QV 1924 5 Njësia 9 QV 1963 69 Njësia 9 QV 1962 15 Njësia 9 QV 1969 6 Njësia 9 QV 1977 48 | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon May 30, 2011 9:37 pm | |
| Arberia jepi zor tere diten e naten ,votat jane vjedh dhe nuk njifen nga bota demokratike,veem ajnat he ju qe erkrahni keta hajna endoni prap se prap keni lindur..
Muller: Vota gabim nuk mund të numërohet 30.05.2011, ora 20:09
Nuk kam dëgjuar asnjëherë që votat e hedhura në kutitë e gabuara të quhen të vlefshme, deklaroi ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller, gjatë një vizite në qytetin e Kukësit.
“Duke qenë se është një proces i hapur, proces i papërfunduar, nuk mund të jap ende një mendim në lidhje me vendimet e mara, por theksoj edhe një herë se ky është një proces shqiptar”, deklaroi Muller.
Muller ka shtuar se jo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur të paktën në 200 vende të botës për të cilat ajo ka informacion.
Ripërsëritja e zgjedhjeve për Tiranën nuk do të ishte e arsyeshme pasi nuk e nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike, nënvizoi ambasadorja.
“Gjithçka duhet të zgjidhet nga organet ligjore të caktuara. Përsa më përket mua, mendoj se është Kodi Zgjedhor ai që duhet t’i japë përgjigje gjithë situatës. Unë mendoj se nuk do të ishte e arsyeshme që të përsëriteshin zgjedhjet, sepse kjo nuk mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike”, theksoi Muller. /albeu.com/
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun Jun 05, 2011 6:15 pm | |
| Orban: Votat, te rinumerohen sic u be ne Amerike Rozeta Rapushi Kryeministri Hungarez, vendit qe ka presidencen e radhes te Bashkimit Evropian, Viktor Orban, sugjeroi dje qe Shqiperia te ndjeke shembullin e Amerikes, per vleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha siguroi se do te njohe vendimin e dhene nga Kolegji Zgjedhor per kete ceshtje. Deklaratat te dy kryeministrat, i bene gjate takimit dhe konferences se perbashket per shtyp. "Une nuk dua qe t'i fyej shqiptaret duke nderhyre ne punet e tyre te brendshme, por e vetmja gje qe mund te themi ne parim eshte ne te tilla raste ju lutem mund te beni ate qe kane bere amerikanet. Ka ndodhur nje here, apo jo. E keni pare ne televizor, une e kam pare ne televizor. Ju duhet te shikoni votat, te numeroni votat, fletet e votimit", keshilloi Orban. Sipas tij, eshte gje e mire qe edhe televizioni tashme i trajton keto ceshtje. "Pas kesaj, ju duhet te mbeshteteni rehat-rehat ne karriget e kolltuket tuaja e te lejoni gjykatat te marrin vendimin perkates. Kjo ndodhi ne Amerike. Me falni, por une nuk kam ndonje keshille, sugjerim me te mire, sesa kjo praktike amerikane", theksoi ai. Ndersa kryeministri Sali Berisha, siguroi se krahas zhurmes politike ne Shqiperi, shteti ligjor funksionon normalisht, institucionet e tij garantojne zbatimin e ligjit. "Ceshtja e votave ne kutite e tjera, numerimi i tyre eshte nje ceshtje themelore ndergjegjeje. Politikani, si cdo njeri, ka per detyre te qendroje prapa bindjeve te ndergjegjes se tij. Kjo eshte praktika e vendeve te qyteteruara. Kjo eshte praktika e vendeve qe kane nje tradite 200 vjecare ne zgjedhje dhe nje sistem drejtesie me te fortin", tha Berisha. Sipas tij, edhe mbi bazen e ligjit shqiptar, i cili ne te gjitha percaktimet e tij nuk i perfshin keto vota ne vota te pavlefshme, u kerkua numerimin e tyre. "Por ne themelin e cdo sistemi, ligji baze eshte numerimi i cdo vote. Sot eshte nje gjykim dhe nuk ka asnje medyshje se shteti ligjor do te respektohet ne cdo rast. Pra ne qofte se ne mbrojme bindjet tona, bindja jone me e thelle eshte se nje shoqeri nuk mund te jete e lire pa funksionimin e shtetit ligjor. Keshtu qe ne qendrojme ne respektimit te plote te vendimit te institucioneve, edhe kur na pelqejne edhe kur nuk na pelqejne", beri te qarte kryeministri. Ndersa per sa i perket, historise se bojkotit te Kuvendit nga opozita, kryeministri Hungarez, tregoi nje eksperience te ngjashme ne shtetin e tij. Por qe u zgjidh pas mos pagimit te rrogave pas bojkotit ne Kuvend. Orban theksoi se palet ne Shqiperi duhet te zgjidhin situaten e tensionuar politike ne vend, pavaresisht keshillave te shumta qe behen.
Historia Hungareze me bojkotin e opozites
Bojkoti i deputeteve ne Kuvend, duket se nuk eshte nje praktike e nisur nga opozita shqiptare. Por ne rastet e tjera nuk ka shkuar aq mire. Ne Hungari, ka ndodhur e njejta gje. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha dje se ne zgjedhjet e fundit partia e tij fitoi 2/3 e Parlamentit dhe ishte ne gjendje te miratonte nje Kushtetute te re. "Opozita donte te na bllokonte ne kete nisme, por nuk kishin forcen. Atehere ata vendosen qe te mos merrnin pjese, dolen nga Parlamenti. Por ne fund ne e miratuam dhe kryetari i Parlamentit, thjesht nuk i pagoi deputetet e opozites, meqenese ata nuk kishin marre pjese", rrefeu ai. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun Jun 05, 2011 6:15 pm | |
| AKTUALITET Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve 05-06-2011 / Gazeta 55Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve
Përmes një deklarate zyrtare trojka e ambasadorëve në vendin tonë i apelon faktorit politik të respektojë vendimin e Kolegjit si dhe verdiktin e votuesve shqiptarë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Ëollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku se vendimi i Kolegjit respekton të drejtën e votuesve për të zgjedhur. Sipas kësaj deklarate, në 8 maj qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.
Deklarata e 3 ambasadorëve “U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak. Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultetet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre. Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike. Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun Jun 05, 2011 6:19 pm | |
| OPINION Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë 05-06-2011 / Nga Bajrush Morina
Më 8 maj në Tiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Partia Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë. Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalingradit” socialist. Në ditën e votimit më 8 maj në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë. Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.ministren Edit Harxhi. Tre libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto libra kishte shkruar: “Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se do të fitoj!” Por Lulzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu? Lulzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash. Lulzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu! Lulzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate. Lulzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie! Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “çerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit i dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”. Lulzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë. Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha. Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulzim Basha. “Bota sot” | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun Jun 05, 2011 6:21 pm | |
| Bota sot ndryshe borba e beogradit po jeni te qmendur a kushe perkrahe salen me bashen udbashet shqr iptare te beogradit Mark Krasniqi Bota sot qe ishin edhe kunder UCK-se e pjella komuniste titiste. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Sun Jun 05, 2011 6:22 pm | |
| Bota sot ndryshe borba e beogradit po jeni te qmendur a kushe perkrahe salen me bashen udbashet shqr iptare te beogradit Mark Krasniqi Bota sot qe ishin edhe kunder UCK-se e pjella komuniste titiste. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon Jun 06, 2011 10:15 pm | |
| JE KUNDER TE GJITHE RRYMES SE PROGRESIT,ZOTERI. mendoj se kjo teme e kreu funksionin dhe s'ja vlen me te shkruajme ketu,por s'k per te mbaruar teme e Edvinit,te shohim se cdo te beje dhe ku do te punoje tani hahahahaha | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon Jun 06, 2011 11:29 pm | |
| LULI -kush esht , esht nje nder ata i cili merr pjes ne dizajnin e shitjeve te organeve te serrbeve kinse nga faktori UCK dhe nga qeveria shqiptare e Tiranes. ky njeri dhe kjo parti nuk mundet fare te i shtyj gjerat ne favor te shqiptarve sepse jan te korruptuar dhe punojn per interesa te huja por asesi pe at te shqiptarve. shpresa e vetme esht por pak ka filluar te venitet,por tjeter alternativ nuk ka veqse nji frym e re atdhetare shqiptra te vij ne pushtet, se na mbyten pro greket e pro serrbet, dhe qe 20 vite qka ka ber nuk ka ende demotraci e as drejtsi dhe sdot ket kurr e kurres nga keta shizoida,ket e tham me pergjegjsi sepse jan te dy part te kushtezuar per te ken ton.....!!!! Eesht pergjegjes per vjedhjen e 230 milion dollarve SI BEN LIGJ E DREJETSI KY NJERI......)) | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Mon Jun 06, 2011 11:56 pm | |
| more po ti nuk je mbi shqiptaret qe i dhane voten LULZIM BASHES,mos na cudit tani kot fare..... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue Jun 07, 2011 12:12 am | |
| Rama boshatis zyrën, merr dokumentat si dhe breshkat
http://www.rilindjademokratike.com/RD%205%20qershor/politika.htm
Se shpejti i deshirojme te boshatiset edhe nga Shqiperija :)
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue Jun 07, 2011 12:12 am | |
| PO ti kisha dhe un gjith kto para, te jesh e bindur dhe jam i bindur se ti personalisht dot me kishe votu, por dhe populli,keshtu votohet se populli han buk e gjiz,dhe lesh te mjeret. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue Jun 07, 2011 10:21 am | |
| po valla xhem e kishna pa Arberien tu bertit detektivi detektivi me kishte bere yll. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje Tue Jun 07, 2011 12:06 pm | |
| Eesht pergjegjes per vjedhjen e 230 milion dollarve SI BEN LIGJ E DREJETSI KY NJERI......)) po ti si me qene vellai prej nane i Erion Braces ore,po ku e pe ti more qe ai eshte hajdut lur drejtesia nuk ka thene gje.... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
| |
| | | | Kush do ti fitoje keto zgjedhje | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |