Duke analizuar të kaluarën që nga 1990, trumbetimet e demokracisë me erën unitariste makosllave, e deri në shpalljen e këtyre zgjedhjeve, bylykbashët e Partive trumbetojnë se do të korrin fitore.
Nëse është edhe kjo fitore atëherë të ëndërrojmë se do të bëhet gjithçka. Por, realiteti flet se bylykbashët e Partive grijnë ujë në havan dhe ushqejnë shqiptarët me tarhan!
Sepse, nuk mundën as që do të munden të bëjnë trysni edhe pse jemi mbi 1/3 e banorëve në Maqedoni, që për ne të mbajnë qëndrim pozitiv makosllavët ndaj Kosovës. As e pranuan si shtet, as ia ftuan Presidentin në Ohër ku mbahej samiti!Bile ia kanë uzurpuar - sipas gjuhës së politikantëve ligaqë ca hektarë!
Ata e konsiderojnë si tokë makosllave Pollog Pellagoninë !