Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHqiperia NE NATO

Shko poshtë 
+2
valmir9
Ramizi
6 posters
AutoriMesazh
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 45
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySat Apr 04, 2009 10:35 pm

me ne fund shqipetaret e' arriten ate enderrr shuvjeçare
ku sot perfundimisht shqipetaret u' bene pjes e' nje familje té madhe euroatlantike , dhe e' gjithe kjo pune i dedikohet qeverisjes aktuale kryeministrit Dr Berishes dhe kabinetit te tij dhe bravo ju qofte kesaj qeverie qe arriti dhe po arrin edhe me shume ,edhe ne Mandatin e DYTE ? ,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySat Apr 04, 2009 11:07 pm

Edhe un pajtohem, Bravooooo Sali Berishes per ket pun...

Shqiperia po perparon shum shpejt....

(sa per ultra-nacionalistet tash qe kan me shkru ne ket tem, ju them se qeshtu behet Bashkimi, ndal nga ndal, thuani JO luftes per Bashkim, po lapci ne dor...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 6:56 am

Zoti e bekoftë Aleancën e lirisë

Sali Berisha në Samitin e NATO-s në Strasburg
SHqiperia NE NATO Sh_b
Së pari, dëshiroj të falënderoj Presidentin Sarkozy dhe Kancelaren Merkel, bashkëkryesues të kësaj konference, për mikpritjen e shkëlqyer, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Scheffer për organizimin e përsosur të saj. Sot për ne shqiptarët është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në tërë historinë tonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit. Por, unë këtë fjalë do ta nis me urimin tim më të përzemërt, për ditëlindjen e NATO-s në 60 vjetorin e themelimit të saj, si datën më të madhe, më të rëndësishme në historinë e lirisë së qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, pas Luftës së Dytë Botërore . E themeluar 60 vjet më parë, me iniciativën e Presidentit Truman, në Uashington, për të shndërruar armiqtë e djeshëm në aleatë e miq, në çka qëndron dhe vizioni i saj, si edhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të lirisë që vendet themeluese ndanin, Aleanca e Atlantikut te Veriut u shndërrua me shpejtësi në parzmoren e sigurt të lirisë së kombeve të qytetëruara, në faktorin më përcaktues të frenimit e ekspansionit paranojak sovjetik në Evropë dhe të shembjes se murit të Berlinit, shpëtimit të mbi 400 milion qytetarëve të shtypur në sistemin komunist barbar dhe shndërrimin në realitet të aspiratës, ëndrrës së tyre të lirisë . Aleanca e Atlantiku të Veriut, me ndërhyrjen e saj vendimtare, ishte gjithashtu shpëtimtare në dominimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin e Ballkanit.
NATO vjen në këtë 60-vjetor më e fuqishme dhe më madhështore se kurrë më parë.
Pas rënies së perdes së hekurt, misioni i saj i mbrojtjes së lirisë, falë udhëheqjes së fortë të SHBA, nuk do të njihte lodhje, por zgjerim dhe do të fitonte dimensione të reja të panjohura më parë. Aleanca njëlloj siç ndjek hija njeriun në rrugën e tij, ajo do të shoqëronte lirinë në udhën dhe shtigjet e reja të saj, duke shndërruar një nga një në partnerë dhe më pas në aleatë kombet dhe vendet që deri dje kishin qenë anëtare të bllokut armik të saj.
NATO feston sot 60 vjetorin e saj, në një Samit që bashkëkryesohet nga Kancelarja Angela Merkel, vetëm 20 vjet më parë, një fizikante në anën e errët të perdes së hekurt dhe ku janë ulur si përfaqësues të vendeve të saj anëtare, liderët e 12 vendeve të tjera ish komuniste. Kjo është dëshmi dhe simboli më i shkëlqyer i vitalitetit dhe madhështisë së NATO-s, epërsisë dhe forcës se lirisë që ajo mbron.

God bless this great Aleance of freedom!!!

Sot në këtë 60-vjetor të saj, NATO pranon si anëtar vendin tim, Shqipërinë, e cila vetëm 20 vite më parë përjetonte tiraninë më të egër që shqiptarët, por ndoshta edhe mbarë Europa, kanë njohur në historinë e tyre.
Të nderuar Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish të vendeve anëtare të NATO s,
Kombi im është një komb me rrënjë tejet të gjata. Në udhëtimin e tij shumë të vështirë, në përpjekjet e tij shekullore për liri dhe dinjitet ka provuar luftëra, pushtime, diktatura dhe copëtime të egra e të pamerituara. Historia e tij është ajo e rrëzimeve të shpeshta dhe sërish e ngritjeve të mundishme, por mjerisht vetëm në limitet e mbijetesës. Shqipëria erdhi në vitet 90 si një nga tre katër vendet me të varfra të planetit, me vetëm 204 dollarë të ardhura për frymë. Diktatura ndërtoi tre herë më shumë bunkerë se sa apartamente banimi. Për mua kjo është një ditë krenarie e veçantë por, para së gjithash, dita e mirënjohjes më të thellë dhe të pakufishme ndaj jush, kombeve tuaja, Forcave tuaja te Armatosura e taksapaguesve të vendeve tuaja, qe me ndihmën e tyre te gjithanshme, politike, ekonomike, financiare e ushtarake mbështeten reformat e thella e te suksesshme ne Shqipëri, që bënë të mundur këtë dite. Asnjë komb nuk ka njohur në historinë e tij një solidaritet kaq të madh, sa ç’kemi njohur ne shqiptarët nga kombet tuaja të lira.
Një falënderim të veçante unë e dua t’i shpreh sot qeverisë së SHBA për krijimin e Kartës së Adriatikut 3, që u shndërrua në një proces të fuqishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n dhe dy vendet mike Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe anëtarësimin tonë në NATO.

Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Unë me gjithë zemër dua t’ju falënderoj ju, stafin tuaj dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut për ndihmën e madhe dhe inkurajimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Aleancë. Unë gjithashtu jam shumë mirënjohës ndaj jush, që një vit më parë, ftuat për t’u anëtarësuar në NATO vendin tim dhe në një kohë rekord ratifikuat në parlamentet dhe senatet tuaja protokollin e anëtarësimit në NATO, duke ju dëshmuar shqiptarëve besimin më të madh që ata kanë njohur në tërë ekzistencen e tyre. Dëshiroj t’ju garantoj ju se këtë mal besimi që ju vendosët mbi ne do ta shndërrojmë në përgjegjësi të mëdha për konsolidimin e vlerave dhe parimeve që NATO mbron dhe për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave te Aleancës, në të gjitha misionet e saj të ruajtjes së paqes dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Shqipëria rrit numrin e ushtarëve në Afganistan
Duke përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA Barack Obama, për të përqendruar përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe luftën kundër terrorizmit në Afganistan, kam kënaqësinë t’ju informoj se qeveria ime do te shtojë edhe një kompani më tepër duke e rritur në 350 numrin e forcave shqiptare të pranishëm në këtë vend. Do të kontribuojmë me një fond për ndërtimin e dy shkollave të mesme dhe gjashtë shkollave të ciklit të parë, si edhe me një ekip prej pesëmbëdhjetë mjekësh dhe infermierësh.
Së fundmi, unë dua të përshëndes dhe falënderoj me mirënjohje instititucionet e vendit tim, administratën, forcat tona të armatosura në veçanti, për kontributin e tyre në reformat e suksesshme dhe te rëndësishme, që mundësuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dua të përshëndes të gjithë shqiptarët që sot e tutje do të kenë lirinë e tyre të garantuar, do mund të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë, në liri, dhe nuk do të ecin kurrë me të vetëm.
Do ta mbyll duke ju adresuar përshëndetjen më tradicionale dhe të vjetër shqiptare Tungjatjeta për ju dhe kombet tuaja!

May your lives be long for you and your nations!

Kthehu | 04.04.2009
SHqiperia NE NATO Berisha%20(Small)
NATO vjen në këtë 60-vjetor më e fuqishme dhe më madhështore se kurrë më parë, tha kryeministri Sali Berisha në Samitin e NATO-s në Strasburg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 12:05 pm

Nuk ka ma, ja top Turkije ja top Allamani.
Top SHqipetari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 12:13 pm

Pse qka po mendoni qe ka hi shqiperia ne Nato.seshte interesant ku gjysmen e shqiperise e kontrollojn greket ne jug,kurse ne veri serbet fazliqat..
Natos i ha palla shume se aka buk me hanger shqiperia a jo..
Nato eshte edhe ne kosove po nuk naj dha shtetin as sovranitetin as shpija nuk ju maroj shqiptareve as televizora siq menduan budallenjet.
Driniiii po ja fut pa lidhje se ska ma top turkije apo allamani!
Po greqija ne nato ishte po turki ja murre qipron:
Pas 3 ,4 vjet te tregoj une kur greqia ta merr gjysmen e jugut te shqiperise e ta shofim kete far nato..
Ska lidhje pse je anetare..
Kur ske ushtri moderne ska aeroplana tanke.
Shqiperia tashe ka afer 5 mi forca pa tankepa aeroplana pa kontroll te teritorit ..
Kure te don hi shkavi greki italiani po leni ato budalleke ,mbetem vetem tuj u gzue per qdo sen ,e kne po shkaterromi si komb:::
Qesharake popull qesharak pa ndenja kombetare..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 12:53 pm

Po ju kam lakmi.
Ama po kam frik se po ju rritet menja,e mos po i bjen vetes msysh.
E do ta qesish Hoxhen ne telashe per ndo nje ilaq per ju.
Ai qe perzihet me budallet esht dhe me budall se budallenjet.
Kshtu kam ni une.
Ah more Zot jep mend aty ku ska?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 1:25 pm

Obama: Mirë se erdhët në NATO!

Mirë se erdhët në NATO. Jemi të kënaqur që në këtë 60 vjetor Shqipëria dhe Kroacia bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO. Si Kroacia dhe Shqipëria kanë bërë shumë përpara. Ato kanë kontribuar para se të ishin pjesë e këtij organizimi. Jemi krenarë që ju kemi aleatë. Shqipëria dhe Kroacinë kanë kontribuar prej vitesh me trupat e tyre ushtarake në Afganistan dhe vende të tjera ku NATO ka vepruar. Ju përgëzojmë për reformat që keni ndërmarrë. Ne do të ju ndihmojmë. Kjo nuk është hera e parë që do të ndodhemi pranë jush. Keni dhënë kontributin tuaj. Në dëshironim të kishim edhe Maqedoninë këtë ditë të nënshkruante traktatin me ne, por dera jonë është sërish e hapur dhe këtë vend e mirëpresim sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshiroj t’i ftoj presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë që të firmosim së bashku traktatin për anëtarësim në NATO.
SHqiperia NE NATO Sh_b
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer në fillim të punimeve të samitit të Aleancës në 60 vjetorin e saj, të shtunën ftoi Shqipërinë dhe Kroacinë, që të zinin vendin e tyre në radhët e anëtarëve të Aleancës më të madhe ushtarake në botë. Më pas, në samitin që po mbahet në Strazburg Kahle, fjalën e mori presidenti i SHBA-ve Barak Obama, i cili ftoi kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe atë të Kroacisë, Ivo Sanader, që të nënshkruanin formalisht traktatet, të cilat në fakt qenë nënshkruar paraprakisht në SHBA, por të cilat tha Obama, ekzistojnë edhe në dy kopje origjinale.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u formalizua me këtë, pas përpjekjeve gati 20 vjeçare, apo që kur në mars të vitit 1992 erdhë në krye të Shqipërisë forcat demokratike, të udhëhequra nga kryeministri aktual Sali Berisha.
Obama tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtarësimin e vendeve të tjera, duke shfaqur besimin se Maqedonia do të bashkohet së shpejti.
Samiti po i vazhdon punimet me dyer të mbyllura, pasi presidenti Obama i luti mediat të lëshonin sallën e samitit.
Në samit po merr pjesë një delegacion i gjerë shtetëror i Shqipërisë, i kryesuar nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, etj.
Samitin e përshëndetën edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolla Sarkozi etj.
SHqiperia NE NATO -f-1

FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË SAMITIN E NATO-S.

4 prill 2009
Strasburg
I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Shkëlqesi Presidentë dhe Kryeministra,
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar të përfaqësoj vendin tim në këtë Samit Jubilar e njëkohësisht shumë krenar që anëtarësimi i Shqipërisë kurorëzohet në këtë ditë të shënuar.
Vij këtu për të sjellë mirënjohjen, falenderimin, miqësinë më të thellë të popullit shqiptar për Aleancën, për Ju të dashur aleatë, për Parlamentet dhe Qeveritë dhe për popujt miq të popullit shqiptar.
Jam këtu, për t'Ju konfirmuar besnikërinë e përgjegjshme të Shqipërisë ndaj shpresave dhe besimit Tuaj në aspiratën e popullit tim për t'u integruar. Në përvjetorin e 20-të të shembjes së Murit të Berlinit, Shqipëria bëhet shembulli historik se si një popull, pasi përmbysi diktaturën më të ashpër dhe këputi zinxhirët e izolimit më të gjatë politik, vetëm sepse besoi në idealin e lirisë, në atë të të drejtave të njeriut dhe në kuptimin e plotë të fjalës demokraci, u bë anëtar i organizatës më të madhe, kampione të lirisë dhe të vlerave universale.
Ne ndodhemi përkrah Jush sot sepse mbetemi, të vendosur të përballemi dhe t’i fitojmë sfidat tona të brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake, sepse, nga sot, kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit do të kthehet në vlerë të shtuar të investimit për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm të tij, në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës dhe në shëndoshjen e frymës së bashkëpunimit dhe të politikës së fqinjësisë së mirë për një të ardhme të përbashkët euroatlantike.
Ushtarakët e Forcave tona të Armatosura do të jenë, më krenarë se më parë, atje ku NATO do të luftojë për lirinë dhe demokracinë, atje ku siguria dhe paqja do të ndihem të kërcënuara, atje ku kontributi i tyre do t'u shërbejë fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit të bashkëjetëses së qytetërimeve tona.
Të dashur aleatë,
Samiti i sotëm do të mbetet në histori edhe si dëshmia e mikpritjes dhe e miqësisë franko-gjermane e njekohësisht si modeli se si dy kombe të mëdha gjetën forcën e madhe të mësonin nga e kaluara e tyre vetëm duke besuar në të ardhmen e tyre të përbashkët, në atë të ardhme që besojnë edhe shqiptarët sot.
Ju falemnderit!
SHqiperia NE NATO --f2
FJALA E KRYEMINISTRIT BERISHA NË SAMITIN E NATO-S, NË STRSBURG


Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Zonja Kancelare Merkel
Zoti President Sarkozy,
Zoti President Obama,
Shkëlqesi Krerë Shtetesh e Qeverish,

Së pari, dëshiroj të falënderoj Presidentin Sarkozy dhe Kancelaren Merkel, bashkëkryesues të kësaj konference, për mikpritjen e shkëlqyer, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Scheffer për organizimin e përsosur të saj.

Sot për ne shqiptarët është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në tërë historinë tonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit.

Por, unë këtë fjalë do ta nis me urimin tim më të përzemërt, për ditëlindjen e NATO-s në 60 vjetorin e themelimit të saj, si datën më të madhe, më të rëndësishme në historinë e lirisë së qyteterimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, pas Luftës së Dytë Botërore .

E themeluar 60 vjet më parë, me inisiativën e Presidentit Truman, në Uashington, për të shndërruar armiqte e djeshëm në aleatë e miq, në çka qëndron dhe vizioni i saj, si edhe për të mbrojtur vlerat e përbashëta të lirisë që vendet themeluese ndanin, Aleanca e Atllantikut te Veriut u shnderrua me shpejtësi në parzmoren e sigurtë të lirisë së kombeve të qyteteruara, në faktorin më përcaktues të frenimit e ekspansionit paranojak sovjetik në Europë dhe të shembjes se murit të Berlinit, shpëtimit të mbi 400 milion qytetarëve të shtypur në sistemin komunist barbar dhe shndërrimin në realitet të aspiratës, ëndrrës së tyre të lirisë . Aleanca e Atlantiku të Veriut, me ndërhyrjen e saj vendimtare, ishte gjithashtu shpëtimtare në dominimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin e Ballkanit.

NATO vjen në këtë 60 vjetor më e fuqishme dhe më madhështore se kurrë më parë. Pas rënies së perdes së hekurt, misioni i saj i mbrojtjes së lirisë, falë udhëheqjes së fortë të SHBA, nuk do të njihte lodhje, por zgjerim dhe do të fitonte dimensione të reja të panjohura më pare. Aleanca njëlloj siç ndjek hieja njeriun në rrugën e tij, ajo do të shoqëronte lirinë në udhën dhe shtigjet e reja të saj, duke shndërruar një nga një në partnerë dhe më pas në aleatë kombet dhe vendet që deri dje kishin qënë anëtare të bllokut armik të saj.

NATO feston sot 60 vjetorin e saj, në një Samit që bashkëkryesohet nga Kancelarja Angela Merkel, vetëm 20 vjet më parë, një fizikante në anën e errët të perdes së hekurt dhe ku janë ulur si përfaqësues të vendeve të saj anëtare, liderët e 12 vendeve të tjera ish komuniste. Kjo është dëshmi dhe simboli më i shkëlqyer i vitalitetit dhe madhështisë së NATO-s, epërsisë dhe forcës se lirisë që ajo mbron.

God bless this great Aleance of freedom!!!

Sot në këtë 60 vjetor të saj, NATO pranon si anëtar vendin tim, Shqipërinë, e cila vetëm 20 vite më parë përjetonte tiraninë më të egër që shqiptarët, por ndoshta edhe mbarë Europa, kanë njohur në historinë e tyre.

Të nderuar Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish të vendeve anëtare të NATO‑s,

Kombi im është një komb me rrënjë tejet të gjata. Në udhëtimin e tij shumë të vështirë, në përpjekjet e tij shekullore për liri dhe dinjitet ka provuar luftra, pushtime, diktatura dhe coptime të egra e të pamerituara. Historia e tij është ajo e rrëzimeve të shpeshta dhe sërish e ngritjeve të mundishme, por mjerisht vetëm në limitet e mbijetesës. Shqipëria erdhi në vitet 90 si një nga tre kater vendet me të varfra të planetit, me vetëm 204 dollarë të ardhura për frymë. Diktatura ndërtoi tre herë më shumë bunkerë se sa apartamente banimi.

Për mua kjo është një ditë krenarie e veçantë por, para së gjithash, dita e mirënjohjes më të thellë dhe të pakufishme ndaj jush, kombeve tuaja, Forcave tuaja te Armatosura e taksapaguesve të vendeve tuaja, qe me ndihmen e tyre te gjithanshme, politike, ekonomike, financiare e ushtarake mbeshteten reformat e thella e te suksesshme ne Shqiperi, qe bene te mundur kete dite. Asnjë komb nuk ka njohur në historinë e tij një solidaritet kaq të madh, sa ç’kemi njohur ne shqiptarët nga kombet tuaja të lira.

Një falënderim të veçante unë e dua t’i shpreh sot qeverisë së SHBA për krijimin e Kartës së Adriatikut 3, që u shndërrua në një proces të fuqishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n dhe dy vendet mike Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe anëtarësimin tonë në NATO.

Zoti Sekretar i Përgjithshëm,

unë me gjithë zemër dua t’ju falënderoj ju, stafin tuaj dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut për ndihmën e madhe dhe inkurajimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Aleancë.

Unë gjithashtu jam shumë mirënjohës ndaj jush, që një vit më parë, ftuat për t’u anëtarësuar në NATO vendin tim dhe në një kohë rekord ratifikuat në parlamentet dhe senatet tuaja protokollin e anëtarësimit në NATO, duke ju dëshmuar shqiptarëve besimin më të madh që ata kanë njohur në tërë ekzistencen e tyre. Dëshiroj t’ju garantoj ju se këtë mal besimi që ju vendosët mbi ne do ta shndërrojmë në përgjegjësi të mëdha për konsolidimin e vlerave dhe parimeve që NATO mbron dhe për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave te Aleancës, në të gjitha misionet e saj të ruajtjes së paqes dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Duke përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA Barack OBAMA, për të përqëndruar përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe luftën kundër terrorizmit në Afganistan, kam kënaqësinë t’ju informoj se qeveria ime do te shtojë edhe një kompani më tepër duke e rritur në 350 numrin e forcave shqiptare të pranishëm në këtë vend. Do të kontribuojmë me një fond për ndërtimin e dy shkollave të mesme dhe gjashtë shkollave të ciklit të parë, si edhe me një ekip prej pesembëdhjetë mjekësh dhe infermierësh.

Së fundmi, unë dua të përshëndes dhe falenderoj me mirënjohje instititucionet e vendit tim, administratën, forcat tona të armatosura në veçanti, për kontributin e tyre në reformat e suksesshme dhe te rëndësishme, që mundësuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dua të përshëndes të gjithë shqiptarët që sot e tutje do të kenë lirinë e tyre të garantuar, do mund të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë, në liri, dhe nuk do të ecin kurrë me të vetëm.

Do ta mbyll duke ju adresuar përshëndetjen më tradicionale dhe të vjetër shqiptare TUNGJATJETA për ju dhe kombet tuaja!

May your lives be long for you and your nations!


SHqiperia NE NATO -f0
SHqiperia NE NATO --top%20takkk
Presidenti Topi gjatë darkës së punës me krerët e shteteve të Këshillit të Aleancës.
SHqiperia NE NATO --topi-nennn
SHqiperia NE NATO -f2
Foto para fillimit të punimeve të ditës së dytë të Samitit të NATO-s në Strasburg 04/04/2009
SHqiperia NE NATO --topi%20merrrrrr
Presidenti Topi merr dokumentin zyrtar të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Presidenti amerikan Obama.

Kthehu | 04.04.2009
SHqiperia NE NATO --f1111
Obama u dorëzoi Traktatin Shqipërisë dhe Kroacisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptySun Apr 05, 2009 4:38 pm

medalim
ti skane normal bre jaran,,
mos na qit reklama pa lidhje se ti nuk kupton se nato nuk te sjell liri as buk as pune..
duhet te kemi ushtrin tone moderne e jo fazliqqat te hyjne kure te dojne e te blejne gjysmen e shqiperise e ne jug greket..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyMon Apr 06, 2009 11:59 am

I nerumi detektetiv, mos ta nin ka me u bo mire ,
nuk jemi me keq se ne kohen e komunizmit, athere na ksihen kethy ka rusija , tashe sepaku jem ka shkojem drejt ku ashete orientue krejt bota, jemi te vonum po s'paku kem fillua per se mari. Kaloni mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyMon Apr 06, 2009 12:01 pm

kem duar trokit envera e tito, kem brohorit per rusin, nuk behet nami se ia japim nji brohoritje NATOS madheshtore ,
Kemi edhe per cfare, na shpetoj nga cfarosja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyMon Apr 06, 2009 12:06 pm

Shqipëria kremton madhërishëm hyrjen në NATO

I entuziazmuar nga turma e madhe e njerëzve, kryeministri Sali Berisha, në stilin e një heroi, që ndan meritat me bashkëluftëtarët e tij, tha: Ne jetuam ditën e krenarisë kombëtare”.
SHqiperia NE NATO Sh_b
E gjithë Shqipëria ishte në delir në mbrëmjen e ditës së parë si anëtare e NATO-s. Dhjetëra mijëra shqiptarë, ku nuk kanë munguar as nga Kosova dhe Maqedonia kanë festuar madhërishëm hyrjen në NATO. Ishte kryeministri Sali Berisha, që është shfaqur sërish si prijës i shqiptarëve në Shqipëri që me një fjalim nga më të zjarrtit, përplot emocione, patos, i ka siguruar shqiptarët se ardhmëria e vendit ka ndryshuar përgjithnjë, se për Shqipërinë pasiguria i takon së kaluarës. Jo pak herë është parë ai të fshijë lot gëzim, të përqafohet sërish nga bashkëpunëtorët e tij, dhe qytetarët që kanë mundur t’i afrohen. SHqiperia NE NATO --kremta%201 Kryeministri Berisha dhe personalitete të tjerë, duke përshkruar bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në festimet për ditën e anëtarësimit në NATO


Kryeministri Berisha, tha se garanton se pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria do të realizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do të ecë e sigurt drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Duke folur në një manifestim festiv në sheshin “Skënderbeu”, shefi i qeverisë shprehu gatishmërinë se Shqipëria si anëtare e Aleancës do t’i përgjigjet me vendosmëri të gjitha kërkesave të NATO-s. “4 prilli është dita më e rëndësishme për Shqipërinë që prej shpalljes së pavarësisë. Në samitin e Strasburgut, Shqipëria ishte mes të barabartëve dhe përkrah më të fuqishmëve të Aleancës. Ne jetuam ditën e krenarisë kombëtare”, tha Berisha. Ai tha se me anëtarësimin në NATO shënohen arritjet më të mëdha për liritë tona dhe të gjeneratave që do të vijnë. Berisha vlerësoi se Shqipëria fitoi një emër dhe dinjitet dhe për këtë mirënjohja më e thellë është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush e atë aktual, Barak Obama.
Ndërsa, është brohoritur në shenjë përkrahje lideri Berisha, i cili shoqërohej nga kryekuvendarja Topalli, ministri Basha dhe i gjithë kabineti, nën vërshimin e simboleve të kaltra, të NATO-s, dhe të simboleve kombëtare, fishekzjarrëve etj.
Para se të arrinte në sheshin “Skënderbeu” pas kthimit nga samiti i Strasburgut, kryeministri Berisha, i shoqëruar nga mijëra të rinj dhe qytetarë nga gjithë vendi, ka përshkruar në këmbë bulevardin kryesor të kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”. SHqiperia NE NATO --kremta%2000 Koncerti festiv në Sheshin "Skënderbej", për ditën e parë të anëtarësimit në NATO
Atmosfera entuziaste ka filluar të dielën në Shqipëri, që në mesditë, kur u kthye nga Strasburgu, delegacioni shqiptar që mori pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë si anëtare me të drejta të plotë në NATO.
“Një mirënjohje e madhe dhe e pakufishme u takon qeverive dhe kombeve të vendeve anëtare që gjatë një viti bënë që shqiptarët të njohin një besim që se kishin provuar kurrë më parë, votuan në një kohë rekord Protokollin e Anëtarësimit në NATO”, u shpreh Kryeministri.
Një mirënjohje më e veçantë, tha Kryeministri, i takon popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila vite më parë themeloi Kartën e “Adriatik 3” që u shndërrua në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me dy vendet mike, Kroacisë dhe Maqedonisë, në afrimin e shpejtë të Shqipërisë me NATO-n.
“Një mirënjohje të veçantë dua t`i përcjell mikut të shquar të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush. Mesazhi i tij i 10 qershorit 2007 sot u shndërrua në realitet. Dua ta falënderoj me shumë mirënjohje Presidentin Barack Obama, i cili priti me fjalët më inkurajuese anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri vlerësimin më të madh për reformat e shqiptarëve, reforma të cilat anëtarësuan Shqipërinë në NATO”, tha Kryeministri. SHqiperia NE NATO --kremta%202 Berisha gjatë pjesëmarrjes në koncertin festiv në Sheshin "Skënderbej", për ditën e parë të anëtarësimit në NATO
Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara për ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Berisha pati një takim me studentë të Akademisë së Arteve, si përfaqësues të të rinjve shqiptarë. Kryeministri u njoh me instalacionin e ideuar nga Akademia e Arteve, i cili një vit më parë fitoi çmim ne Bienalen e Selanikut. Më tej, Kryeministri u njoh me instalacionet e tjera të ideuara nga studentët me germat e NATO-s, të vendosura para Akademisë së Arteve, si dhe me një instalacion tjetër, dhuratë e rinisë së Kosovës, ku jepeshin mesazhe urimi e vlerësimi për këtë ditë të madhe të të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Kryeministri përgëzoi studentët dhe vlerësoi kontributin e tyre në arritjen e kësaj dite të shënuar për shqiptarët, duke theksuar se anëtarësimi në NATO është një ardhme e sigurt dhe e merituar për rininë shqiptare dhe gjithë kombin shqiptar.
Më pas, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga mijëra të rinj dhe qytetarë nga gjithë vendi, të mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar festimeve për anëtarësimin në NATO, përshkroi në këmbë bulevardin kryesor të kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”.SHqiperia NE NATO --berisha-krrr Kryeministri Berisha gjatë përshendetjes për qytetarët në Sheshin "Skënderbej", në festimet për ditën e anëtarësimit në NATO


Ndalesën e radhës Kryeministri e bëri pranë Galerisë së Arteve, ku një grup nxënësish të shkollave të Tiranës, kanë mirëpritur Kryeministrin Berisha dhe e kanë njohur atë me disa piktura të realizuara prej tyre, ku jepej perceptimi i fëmijëve për këtë ditë të madhe të Shqipërisë. Kryeministri Berisha uroi gjithë fëmijët shqiptarë për këtë ditë, duke theksuar se me hyrjen në NATO, ne do të realizojmë të gjitha ëndrrat tuaja.
Më tej, marshimi i Kryeministrit, personaliteteve të qeverisë, politikës dhe fushave të tjera, si dhe e mijëra qytetarëve shqiptarë, ka vijuar drejt sheshit “Skënderbeu”, ku ishte organizuar dhe koncerti i madh festiv kushtuar kësaj dite. Në nisjen e këtij aktiviteti, Kryeministri Berisha mbajti një përshëndetje për gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke i uruar ata për këtë ditë të madhe të Shqipërisë, ditën e lirisë së sigurt, anëtarësimin e vendit në NATO.
Më pas, festimet në sheshin “Skënderbeu” vijuan me një koncert të madh me këngëtarë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Kryeministri shoqërohej në këto aktivitete nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, ministra të tjerë, deputetë dhe përfaqësues të politikës. / I. MorinaSHqiperia NE NATO --kremta%200 Kryeministri Berisha duke përshkruar bashkë me qytetarët bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në festimet për ditën e parë të anëtarësimit në NATO

Kthehu | 05.04.2009
SHqiperia NE NATO --berisha-x%20Kopie
Berisha: 4 prilli është dita më e rëndësishme për Shqipërinë që prej shpalljes së pavarësisë
-----------------------------------------------------------
Per hajer ju qofet o shqyptar
e provoj enveri em jugosllavet, u drejtua ka rusija u kethy nga kina ,kerkund si dul mire,
edhe na tashe e provojem ka Washingetoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyMon Apr 06, 2009 12:31 pm

Topi përshëndet nga Aeroporti “Nënë Tereza” pas kthimit nga Samiti i NATO-s.


SHqiperia NE NATO Sh_b
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar pas kthimit nga Samiti i NATO-s u prit me një ceremoni zyrtare me roje nderi dhe bandë muzikore në Aeroportin “Nënë Tereza” ku dha një deklaratë të shkurtër për shtyp:
“Sot kam kënaqësi të veçantë në një ditë të mrekullueshme si kjo, në të gjithë kuptimet e mundshme të fjalës, që të falënderoj të gjithë popullin shqiptar dhe institucionet e Shqipërisë, Forcat e Armatosura për atë ç’ka bënë të mundur që Shqipëria të pranohet anëtare me të drejta të plota në NATO. Padyshim vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar, institucioneve të saj, i është bashkëngjitur vullneti i aleatëve tanë, të cilët na mbështetën sot në këtë rrugë. Dëshiroj t’i falenederoj të gjithë në mënyrë të veçantë aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju falënderoj dhe juve gjithashtu sepse keni bërë të mundur të përcillni të gjithë momentet më të rëndësishme atë që ka pasur të bëjë me aspiratën e thellë të popullit tonë, me atë që kanë bërë institucionet shqiptare, reformat që kemi zhvilluar, takimet e shumta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evenimentin që u realizua dje dhe suksesin e plotë. Urimet më të mira të gjithëve. Falemnderit!
SHqiperia NE NATO --topi%20a%20tx

Kthehu | 05.04.2009
SHqiperia NE NATO --topi%20a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyMon Apr 06, 2009 1:24 pm

Mos ja mban qiriun Berishes ? Se e paske shume ne qejf...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 45
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: qe i dalin per zot   SHqiperia NE NATO EmptyWed Apr 08, 2009 2:37 am

detektivi shkruajti:
Pse qka po mendoni qe ka hi shqiperia ne Nato.seshte interesant ku gjysmen e shqiperise e kontrollojn greket ne jug,kurse ne veri serbet fazliqat..
Natos i ha palla shume se aka buk me hanger shqiperia a jo..
Nato eshte edhe ne kosove po nuk naj dha shtetin as sovranitetin as shpija nuk ju maroj shqiptareve as televizora siq menduan budallenjet.
Driniiii po ja fut pa lidhje se ska ma top turkije apo allamani!
Po greqija ne nato ishte po turki ja murre qipron:
Pas 3 ,4 vjet te tregoj une kur greqia ta merr gjysmen e jugut te shqiperise e ta shofim kete far nato..
Ska lidhje pse je anetare..
Kur ske ushtri moderne ska aeroplana tanke.
Shqiperia tashe ka afer 5 mi forca pa tankepa aeroplana pa kontroll te teritorit ..
Kure te don hi shkavi greki italiani po leni ato budalleke ,mbetem vetem tuj u gzue per qdo sen ,e kne po shkaterromi si komb:::
Qesharake popull qesharak pa ndenja kombetare..


mos e ngatrro me kosoven o mik se shqiperin nuk e 'kontrodhon as kush sepse ajo eshte e' zoja e' vetes se'saj dhe do te jete pergjithmon se ka burra qe i dalin perzot dhe din ti dalin per zot ashtu si kemi ditur gjithmon , dime edhe tash dhe do te dim gjithmon ,, prandaj fol si burr dhe mos fol si kalama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 45
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyWed Apr 08, 2009 2:32 pm

Ti detektivi je kalama i ketij forumi qe nuk din asgja pos te grindesh e shitesh per patriot, more fmi, nese je trim shko ne mitrovicè por nuk ke bythè e ketu han sa te mundesh me njè grup te vegjel femijesh dhe nuk shef ma larg se hunda e jote.


Rroftè Dr.Sali Berisha te cilin e kemi 1-sh ne trojet shqiptare.

SHqiperia NE NATO --berisha-krrr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO EmptyWed Apr 08, 2009 4:10 pm

Ramizi
vet perkrahja e sali sllobodanka bewrishes mikut te fazliqit te tregon se je edhe ti njeri pro serbe naj komuniste ja naj djal komunisti.
Qe ke perkrah naj fark pro serb.
Ti lidhje nuk ke ne politik as ne histori shqiptare.
Ti ketu naj reklamon partit politike s te jesh i paguar te hyshe ne forum me qellim te reklamimit te partive servile te te huajve.
Po a pe shef se kerkushe nuk üpo te perkrahe apo i ban kenaqesi vetes me shkrimet e tua banale dhe pa vlere.
Po kushe jeti -
a kontrollon veten apo jo....qfare burri e quan veten ti qe te tjert i quan kalama...
Pse nuk pshurr nje here qe te shiqojsh veten se kushe je.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHqiperia NE NATO Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiperia NE NATO   SHqiperia NE NATO Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHqiperia NE NATO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: