|
| Nga i ka rrenjet ky fenomen.? | |
|
+5Sy kaltri tom sojer Kosovarja azzurra Beton 9 posters | Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Mon Oct 08, 2007 12:45 pm | |
| Te nderuar forumist nuk dua qe te shkruaj shume por shpreheni mendimet edhe ju pse duhet te n'dodhin keta n'gjarje tek populli jone. Sigurishte keni n'degjuar edhe ju per v'rasjet qe ndodhen ne Shkup para ca diteshe,pse nje nje vajze kishte grabit shtepin per dashuri tek nje djal pa vete prinderit..
C'fare ndodhi pastai: ''Familja e Cunit ''djalit''i priten me pushke familjen e vajzez''u vran 4 antar te nje familje sipas lajmeve qe n'degjova.
Pikerisht un s'pari ju shprehi n'gushllime familjes te viktimave. Ne nuk mundim ta dime se si ka qen saktesishte kjo n'gjarje,veqese dua te theme se kjo tragjedi eshte t'merr dhe pason nje humbje te madhe ne Familje.
Pse mos te merrmi me dialog ne keta n'gjarje po me arme..?
Pse Goca nuk bisedon me prindrit qe e dashuron,n'dhodh se edhe prinderit do ta kuptoin..?
Nga i ka rrenjet tek populli shqiptar ky fenomen,pse Goca ''vajza'' dashuron Cunin ''djalin'' e ik.duhet te vritet dikush..? | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Thu Oct 11, 2007 8:44 pm | |
| Ky fenomen i ka rrejet tek tradita shqiptare Beton,para luftes ne Kosove kan n'dhodh shume raste si ky rast qe ndodh ne Shkup. Por tash ka ardh nje kohe e ndryshme ku goca apo cunat zgjjedhin vet fatin e jetes,por jam akoma disa falije te mbrapambetyra qe nuk i kuptoj gjerat mendoj qe jetoj akoma ne vitet e 40
Pse Goca nuk bisedon me prindrit qe e dashuron,n'dhodh se edhe prinderit do ta kuptoin
Sepse ne disa raste fajtor jam edhe vet prinderit, qe nuk ju japin mundesi femijve te tyre te flasi me te qlire, ne disa raste goca ka frik ti tregoj babait qe eshte e dashrume se babai nuk mund te kuptoj e te detyroj qe te ndahet nga ai cun. Mos te harroj se nje goc eshte e gatshme te bej gjithqka per nje cun per (dashuri).
Un mendoj se nje prind per femijet e tyre duhet te jet si baba apo nene duhet te jet shoqe, shok,duhet te jet nje person ku femiju ka mundesi te flet qlirish pa mburrje, pa frike,ti tregoj gezimet idhrimet.
Shfrytezoj rastin per te shpreh edhe une ngushllime nga thellsia e zemres per familejn e viktimave...
Edituar për herë të fundit nga në Fri Oct 12, 2007 5:20 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Fri Oct 12, 2007 11:36 am | |
| Ky fenomen pothuajse nuk do zgjidhet asnjehere tek ne shqiptaret,sepse mentaliteti yne eshte i till qe te gjitha gjerat duhet te largohen me vrasje dhe asesi me dialog..
Pajtohem me mendimin e Azzures se vertet shume prinder nuk i kuptojne femijet e tyre dhe ne biseda te tyre me femijet jane aq te larget aq te ftohet, dhe kjo vjen deri te shkaku qe nje femer te braktise shtepine e prindit pa lejen e tije, mirpo ne te kunderten edhe traditat e tona me te hershme them para luftes,prindi ka fejuar vajzen pa e pyetur fare,dhe sado qe ne civilizohemi prap ka mbetur dicka nga ajo tradite,qe ka prinder qe ende nuk e shikojne vullnetin e vajzes se tyre.....
Me vjen keq per keto vrasje qe kane ndodhur ,vertet jane te dhimbshme dhe ju shpreh ngushllime dhe une familjeve,shpresoj se te vetedijesohemi njehere e pergjithmon ne si femra qe ta pranojme realitetin ku jetojme dhe te i mos harrojm traditat tona te pastra,dhe martesat e pastra ku cdo here populli shqipetare shquhej per martesa te sukseshme ...... | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Oct 13, 2007 9:50 am | |
| Ngjarja eshte tragjedi e vertete dhe kurre mos ndodhte prape.
Pa ditur ngjarjen me saktesi nuk denon dot njeri, nuk fajeson dot njeri.
Megjithate eshte lehte te thuash e ka fajin mentaliteti. Miqte e mi, ne cilen moshe ishte kjo vajze? A e dini? A mundet nje vajze te jete e pergjegjshme ne vendimet e saj nen nje moshe te caktuar? Prinderit dihet qe te duan te miren. Ata gjykojne e llogjikosin me shume. Vajza duhet te kete qene shume re qe nuk ka folur me ta. Pastaj kur vajzes nuk i ecen me ate djale, a do te kthehet tek keta prinder prape duke qare dhe do te kerkoje mirekuptimin e tyre? Se vajza e ka kollaj, thote aq mendova, mosha, adoleshente etj. Po prindit qe i dhemb per krijesen e vet. Pastaj kjo vajze as me mamane nuk kishte folur?
Duhet te kemi nje gje parasysh: Kur thuhet qe prinderit nuk i kuptojne femijet e tyre, cfare nenkupton kjo? Qe prinderit te shpenzojne per cdo teke qe kane femijet (celular, cd player, ora e rroba pa fund, disko e parti pa fund?)? Qe prinderit te mos kene kontroll se ku shkon e del vajza e perse kthehet vone dhe perse qan e perse po i fryhet barku? Ne kete pike revoltohem sepse i gjykoni prinderit jo edhe aq mire.
Ja cfare mund te sjelle nje "te besh me koken tende" - tragjedi.
Me pelqen kjo pjese e postimit tek Kosovarja:
"Me vjen keq per keto vrasje qe kane ndodhur ,vertet jane te dhimbshme dhe ju shpreh ngushllime dhe une familjeve,shpresoj se te vetedijesohemi njehere e pergjithmon ne si femra qe ta pranojme realitetin ku jetojme dhe te i mos harrojm traditat tona te pastra,dhe martesat e pastra ku cdo here populli shqipetare shquhej per martesa te sukseshme ......"
Nuk besoj se kjo histori eshte kaq e thjeshte. Patjeter qe eshte folur me prinderit se perse te ikte ashtu. Ndersa lidhur me fejesat ne djep, jam dakord qe eshte prapambetje, por qe sa vjen dhe po zhduket besoj. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Oct 13, 2007 10:02 am | |
| Ke shpreh nje mendim shume te mire Tom sojer dhe jam dakor kur thua qe kjo istori eshte e thjesh dhe duhet te folur me prinderi. Sa i perket mendimit q'kam shprh me lar ka nje arsye shume te kjart nese kam koh te ta sjelli nje ngjarje, shume te thjesh qe i perrngjan shume kesaj tema e cila me ndodhi mua personalish ne famuiljen time,nga mos kuptimi i babait.. | |
| | | Sy kaltri Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1972 Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Oct 13, 2007 12:50 pm | |
| Ky FORUM ika Rrënjet nga Bashkimi i të Gjitha Trojeve Shqipëtar une ju përshëndes nga Shpirti RIKI30 dhe KOSOVARE që na keni mundesu këtë Forum me komuniku të gjithë Shqipëtarve këtë Komunikim tung me respekt nga XILI
RROFT BASHKIMI KOMBËTAR | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Oct 13, 2007 12:56 pm | |
| Merreni 5 min... per ta lexuar me vemendje ket ngjarje... Kjo ngjarje ndodhi para luftes ne vitin 1997
Ishte nje goc normale e cila ishte vetem e dashuruar ne nje cun,dhe kishte deshir te jeton e lumtur afer atij. Kjo goc ishte afer 22 vjeqare dhe pasi e mbarojshkollen fillore filloi te shkonte menje kurs te rrobaqepses,qe ishte afer shkolles te Ekonomis, ku aty dite pas tine e kisht vrejt ket cun i cili i pelqente shume,por edhe ai cun gjithmon e pershendet ne rrug keshtu qe lidhuin nuje bised dhe menjher bin ne dashuri. Kalun shume muaj u afrua edhe viti e njerzit filluan me murmuru, por kesaj goce nuk i vite fare mendje fjalve te njerzve. Keshtu q'nje dite mamai e pyeti gocen a eshte e veret kjo qe po flasin njerzit?? Goca ju pergjegj e i tha po!! Vazhdoi mamai duke i thn duhet rrepsisht te ndalosh kete dashuri se fort mire e dn se q'far baba ke ti.
Nuk tregova ne lart se kjo kishte nje babai me karakter shume te veshtire q'nuk ju jepte mundesi vemijve t'tij ti tregojn emocionet gezimet apo idhrimet te cilat i ndodhin ne dite e perditshme.
Dhe kjo goc kishte me te vertet fik q'ti tregonte babai qe ishte e dashurua ne at cun dhe kishte deshir q'te fejohet aty, keshtu q'fillonte te takohet me at cun fshehtas te babait.Por q'ndodhi me nje m'bramnje? Kjo goc kishte len takimin me at cun, ne at m'bramje per fat te keq isha mysafir edhe une aty. Ishte ora 10:00 ky te gjithe une dhe 2 motrat e saj ishna duke i pastruar dhembet edhe kuke per dushin per te shkuar me ra ne gjume,por prinderi e asaj goce kishin ra me fjen pak me par. Kjo goc mbeti e fundeti ne banjo keshtu qe kishte mundesi te takohet me te dashrin.. Por q'far ndodhi?? Ndodhi q'kjo goc e kishte len deren e korridorit pak te hapur ke kur te kethehen nga takimi mos te bente zhurem e keshtu mos ti zgjonte perinderit e vet por per fat te keq u zgjua mamai i saj nga gjumi dhee kishte paramendu,qe nuk ishte goca ne shtepi, fillo ta kerkonte nepse te gjitha dhonta e shtepis gocen por ajo nuk ishte keshtu q pa prit dhe nga zhuramta e medhaja u zgju edhe babai i saj, dhe e pyeti gruan se q'far kerkonte nepr shtepi keshtu qe e shkreta u detyrua ti tregoje drejt qe nuk ishte goca ne shtepi. Bbai i saj mendonte qe goca kishte ik apo grabit por nuk ishte e verte se ajo kishte dal vet ne takim me te dashrin e vet. Keshtu qe babai i saj shkoi pernjher tek shtepia e babai tecunit ku e kerkonte goc,por pa dite asgje fare babai i cunitu befasua kur babai i goces e kerkon aty, keshtu qe e morri babain e cunit dhe vazhdonte ti kektonte neper lagje aty afer. Por goca me te vertet ishte aty afer keshtu qe kur e pa makin e babai ateher nga frkina e madhe qe kishte vendosi me te dasrin te fshihet ne nje shtepi aty afer por pa sukses se babai pas disa ore i gjeti.
Por q'ndodhi ne at m'btramje?? Psi i gjeti te dyt s'bashku e para e torturoj te dashrin e saj e rrahu shume por e gocen e vet e rrahu dhe me maikn e solli ne shtepi,keshtu qe kur hyri mbrenda ne shtepi gruja e pyeti se ku e kishte len gocen, shko merre se ne makin eshte.. Q'far beri mamai i saj e solli ne dhom aty ku ishm duke fjetyr te gjita une dhe 2 motrat e saj e vrejta me syt e mij vet qe ishte pergjakur ma tortuar e babai dhe i tah vetem 2 fjal m oters me te vogel ku e perqafoj dhe i tha, jam shume e lumtur qe jam perseri me mesin e juar se kisha pas mindesi te mos jem kurr me, pa e ditur fare se q'far do ti ndodhe pas ca min....Q'ndodhi kjo? Babi i saj e detyroj mami ìn qe ta thirre gocen ne dhomen e fjet se tyre, pastaj ja kekonte nje thik.O Zot q'far fike e madhe q kisha ne at mbaramje, babai e kerkonte thiken jo per ta lenduar goc por per te jam hek floket e keshtu e bei si nje djal e detyroj te mos dilte ne rrug nga turpi i madh. Pastaj e mbylli me dhon ku i detyroj graun e gacat tjera te mos i jepin as drek po as dark. Kaluan disa muaj keshtu qe floket e gocen ju rriten, dhe q'far beri babai pasta e fejoj gocen me nje cun tjeter. Keshtu qe goca nuk kishte deshir dhe u detyrua te ikte apo gabitet me at cun qe e kishte dashruar sepse ajo ishte akoma e dashruar edhe akoma kishte lidhje mes telefonit...Erdhi dita qe goca u grabit dhe tash jeton larg familjes qe 11 vite...Kjo ishte istoria e kesaj goce nuk jam une hahaha ajo goc se ne at koh isha akoa adoleshente e nuk disha q'far do te thonte fjala dashri, edhe pse une nuk i kam prinderit te cilit nuk me japin mundesi te kumonikoj me ta. | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Oct 13, 2007 5:15 pm | |
| Beton hapi ket si fenomen kjo ngarje qe tronditi shum zemra shqiptare ne shkup dhe me gjer nuk e quejm fenomen ket por kjo ishte per kapriqet evajzes se re me nji burr shum te moshuar mbi 50 vjeqare ekjo ishte adoloshente prindi e kupton femijen kur eshte per ta kuptuar por ne se nuk eshte krejt normale qe do te reagoj dhe cdo prind e prekreh dhe i don te miren vajzes apo djalit shiko shprebleht martesa me 4 te vrar cka perfitoj kjo vajz ne ket martes humbi njerzit e famijles se ngusht humbi po edhe martesen do te thoja si te mirremi me femrat qe nuk ndegjojn prindet por shkojn ne koke ne vete sidomos kur jan shum adoloshente | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sun Oct 14, 2007 2:27 am | |
| BETON me te vertete ky rast tragjik na ka tronditur te gjithve,cilët janë ata njerëz të cilët vetës i japin të drejtën që njeriut t’ia marrin jetën?Per mendimin tim njerëzit që vrasin janë analfabetë, janë njerëz pa moral, të pa karakter si zakonisht të pa edukuar,ku femra shqiptare lirine e te menduarit dhe te shprehurit e ka te kufizuar me senzure,simbas mendimit tim lirija e te shprehurit dhe komunikimi me prinder duke respektuar rolin e prinderit,pa e keqperdorur komunikimin e hapur eshte vlera me e madhe qe femijet te kene nje rini te shendosh. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Thu Oct 18, 2007 5:54 pm | |
| Dibranja: Rastsishte ne lajme ndegjova RTK1 ate dite n'se nuk gabohem ishte ne fshatin ''Kopanice te Shkupit'' por ç'fare me te vertet ka ndoshe nu di gje.kam ndegjuar edhe ca fjal qe Goca kishte pature kohe qe kyshte ikur nga shtepin e prinderve e ishte malltretu keq ne ate familje e prinderit donin qe ta mernin perseri por jane fjal(thashetheme) nuk kam fakte.!!!! Dje ne Italy nje Shqiptar nga Durrsi vrau gruen e vete,kunatin,nje polic italian,dhe plagosi avokatin sipas lajmeve pore ç'fare me te verte ka ndodhe nuk kam njohuri nese mundet te na thote dikush..? E sipas lajmeve ne gjiq eshte fut me arme,do te thote i ka vra ne gjiqe. Renjet tek gjaku shpitarit i ka ky fenomen kur nxehet xhaku i ty nuk vete. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Thu Oct 18, 2007 9:12 pm | |
| Beton pajtohem me ty ke te drjete nena ime cek kete ''KUR TE BJEN TERI N'SY(GJAKU) NUK SHEH PARA VETI KURGJA'',e si e vogel shpesh here kam degjura kete nga nena dhe mendoj si femij kur t'bejn teri ne sy d.m.th nuk shef...por ja qe duke u rritur njeriu kupton qellimin e ketyre fjaleve te hidhura,qe per fat te keq jane-eshte realieti i popullit ton,qe rende e kam te them kete po realiteti eshte ky i vrazhd- ftoht,ku shqiptaret ndermes vehti sun miren vesh me fjate, dialog por vetem me pushke arme ...vrasje qe vjen edhe deri te gjakmarja, ku vellau me vella behen hasem. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Thu Oct 18, 2007 10:09 pm | |
| Duhet te jete qe renjet ne xhak ky fenomen te ket per n'dyshe nese futemi ne boten njerzore ne dialog nuk do te ndodhin keta tregjedi. Por,eshte e vertet se keta ngjarje ndodhin edhe ne shume popuj t'jer, nuk eshte e thenur veq tek shqiptaret. Ne media fakte ndegjoj per ç'do dite p.s ne Italy ndodhit e tyre, jane te medha djali vret babain,nenen,motren..etj etj,,keta jane ngjarje qe ndodhin per ç'do dite. Tragjedi shqiptare në Itali
Një tragjedi e rëndë është shënuar në Gjykatën Italiane të Rexho Emilias, ku një seancë për kujdestarinë e fëmijëve, pas ndarjes së çiftit shqiptar, është kthyer në një arenë masakre. Bilanci tragjik: tre të vdekur dhe tre të plagosur.
Mes viktimave dhe "personazhi" kryesor i ngjarjes, 40-vjeçari nga rrethi i Durrësit, Çlirim Fejzo. Ky i fundit ka qëlluar për vdekje ndaj ish-bashkëshortes Vjosës (e cila ka pësuar vdekje klinike) dhe vëllait të saj, madje ka plagosur edhe avokaten italiane të 37-vjeçares dhe një avokat tjetër, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ndërsa pas vrasjes ai është përpjekur që të largohet dhe aty është përballur me një agjent policie, me të cilin ka shkëmbyer zjarr. Nga ky shkëmbim ka mbetur i vdekur në vend 40-vjeçari Fejzo dhe është plagosur agjenti italian.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në Gjykatën e Rexho Emilias në rrugën Paterlini, në sallat ku zhvillohen gjyqet civile.
Autori i masakrës ka qenë 40-vjeçari nga Sukthi, Çlirim Fejzo. Ndërsa e gjithë skena është parë nga vajzat e tyre, 16 dhe 12 vjeçe, të cilat kanë mbetur të shtangura, pa mundur të bëjnë gjë.
Fillimisht ai ka qëlluar ndaj të shoqes Vjosa Fejzo Demçolli, 37 vjeçe, me të cilën ishte duke u ndarë dhe më pas ka qëlluar vëllain e saj, Arjan Demçolli, 32 vjeç. Ky i fundit ishte përpjekur për t‘i hequr nga dora armën ish-kunatit të tij. Plot 25 plumba ka derdhur ai në sallë të gjyqit, duke lënë të vdekur ish-gruan dhe vëllain e saj.
Dy ish-bashkëshortët kishin dy fëmijë dhe në gjyq do të përcaktohej edhe kujdestaria e dy vajzave. Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë 40-vjeçari ka tentuar të largohej.
Pasi ka pësuar vdekje klinike, 37-vjeçarja shqiptare është transportuar në spital, ndërsa trupat e pajetë të Demçollit dhe Fejzos janë dërguar për në morg, ku do t‘i nënshtrohen edhe një autopsie.
Ndërsa për nënën e dy fëmijëve, burime të ndryshme thonë se ajo ka pësuar vdekje klinike, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Fri Oct 19, 2007 3:49 pm | |
| Keto vrasje Beton siq ndodhi ne Regemilie ne itali ndodhin per q'do dite,ne lajmet italy nuk ndegjosh asgje tjeter veq vrasje, inqidente, dhuna, vjedhje,prostitucione e sume gjera tjera. Por e dini cila eshte qudia me e madhe qe te gjitha keto raste qe ndodhin ja u len Stranierve, o Shqiptarve o Marokinve,o Rumenve, a keto te gjitha i bejn Italiant vet.[i]
Shpreh ngushllime per familjen e Vjoses,per gocat e Vjoses te ciat e humben mamin e tyre ne menryr tragjike. | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Mon Mar 03, 2008 10:40 pm | |
| Kjo ngjarje nuk ka ndodhur ne Shkup, ka ndodhur ne nje fshat mes Shkupit dhe Tetoves. Ne Maqedoni nuk ka shume familje patriarkale pavarsisht ngjarjes ne fjale, por kjo dashuri mund te na kujtoje dashurine e Romeos dhe Zhulietes ku dy te dashuruar jane nga dy familje kundershtare. Familja e vajzes dhe ajo e djalit kane qene me vite kundershtare dhe nuk kane shkuar mire. Ketu ka lindur problemi dhe xhelozia e familjes se vajzes. Ishte rast tragjik, por mbi te gjitha shkoi.
Femra duhet te jete e lire te vendose dhe prinderit duhe te kuptojne se dashuria eshte dicka shume e madhe dhe i kalon caqet e arsyes. Definitivisht, femren kemi nevoje ta keshillojme, por ne fund duhet te vendose ajo vet se cka te ben! | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: PERSE VETEVRITEN SHQIPTARET Fri Mar 28, 2008 7:57 pm | |
| PERSE VETEVRITEN SHQIPTARET
VELEDIN DURMISHI
Përcjell një kronikë vetëvrasjeje dhe mundohem të gjej arsyet e kësaj ndodhie, ndërsa më irriton jo pak emocioni më të cilën vishet ky lajm, që për fatin tonë të keq, jepet e jepet në të gjitha hapësirat e lajmeve, për gjithë ditën. Ka në këto vetëvrasje të rinj, të reja, adoleshentë, gra-nëna, burra – familjarë, të cilët, arsyet e vërteta të asaj vetëvrasjeje nuk i marrin të gjitha me vete. Ata ikin, ndërsa të tjerët, të afërmit, shoqëria duhet të ngacmojnë pak ndërgjegjen e vet për të evidentuar arsyet e kësaj fatkeqësie.
Një ditë, kur Shqipëria u hap me botën, atëherë u lëkundën zakone, tradita, u thyen tabu, u prek kontuiniteti i shoqërisë. Shoqëria pësoi transformime të mëdha; u prek thelbi i saj, jo rrallë ajo u ndesh me të reja të panjohura që e tronditën atë nga themeli, u prekën raporte që kohë më parë ishin të palëkundura e familja shqiptare ka pësuar ndryshime të mëdha, të cilat jo gjithnjë kanë mundur të gjejnë shtratin e vet e që dalja nga ky shtrat, jo vetëm i humbi vlerën e mirëfilltë të qenies së saj, por ka sjellë edhe pasoja tragjike. Diku padituria, më tej paragjykimet, më tej pamundësia për të gjetur rrugën e jetës e nga kjo mori faktorësh shoqëria jonë mbeti aq e pambrojtur. Sindroma e dhunës, që ne e përjetuam aq gjatë, hyri në familjet tona e preku kështu atë që është edhe qelizë e shoqërisë. Familje ku dhuna kërcënon edhe ekzistencën e vet ka jo pak në Shqipëri. Papunësia, shpresa e fikur, mungesa e besimit ndaj njëri-tjetrit te bashkëshortët, dhuna, thashethemet e kjo mori faktorësh e bëjnë familjen tonë të jetë e rrezikuar, të pësojë të çarë, të nxisë strese, të sjellë divorce, por që edhe shërimi i tyre është i vështirë.
E reja dhe e vjetra, e mira dhe e keqja, qyteti e fshati janë pleksur në këtë shoqëri së cilës po i ikën ndjeshmëria për t’u ndalur gjatë e thellë te rrethanat që “e detyron” njeriun e kësaj shoqërie të dorëzohet para tyre duke i dhënë fund jetës. Të zbulosh ata faktorë që janë përtej atij çasti tragjik, jashtë asaj dhome ku u krye një vetëvrasje; të gjesh faktorët shoqërorë, moralë, psikologjikë të asaj sjelljeje çmendurie, është pjesë e moralit shoqëror, pjesë e detyrimit që shoqëria e civilizuar ka ndaj individit, ku, ky i fundit, i dorëzohet fatit të vet e që kërkon të zgjidhë nyjën a atij fati me një vetëvrasje. Sa histori vetëgjyqësie ndodhin në Shqipëri? Të jetë fajtor ai që zgjodhi atë fund për jetën e vet?! Të shpiesh jetën drejt fundit të saj me duart e tua, nuk është e lehtë. “Ç’mëkat” e “ ka detyruar” atë njeri që e ka çuar veten te ai kular litari a te një shkrepje arme? A ndien shoqëria pak më të rënduar ndërgjegjen e vet, ndërsa përcjell një korte, ku i vdekuri u gjend i varur në një degë peme? Sigurisht, syulur, qytetari thotë fjalën ngushëlluese, por ca pyetje duhet t’i bëjë vetes, tjetrit në krah, një të zgjedhuri nga qytetari, një mediaje që jep e jep tri herë atë kronikë. Përse ky refleks çmendurie, përse ky instinkt aq banal e aq jashtë kontrollit po shpie dhjetëra qytetarë drejt vdekjes?! A nuk do të meritonte një fenomen i tillë me tepër vëmendje, një ulje këmbëkryq nën atë tra, ky një ditë më parë tundej kufoma e një njeriu? Pra, le të përmendet litari njëherë në shtëpinë e të varurit; shoqëria, familja, media të trajtojnë seriozisht, gjerësisht e thellë këtë dukuri e cila po trondit jo pak shoqërinë tonë. Faktorët janë të shumtë; janë familjarë, shoqërorë, moralë. Të gjithë i dimë, por askush nuk e ngre zërin, ndërsa shteti nxjerr statistika pa menduar se ky fenomen po merr përmasa shqetësuese, të frikshme, ku i riu a e reja është gati të vetëflijohet, edhe nëse babai nuk i jep leje të shkojë në një pub! Kjo e tatëpjetë morale, tregon fatalitet, tregon varfëri të madhe shpirtërore, mungesë force e vullneti për të dalë tej vetes, tej hallit e fatkeqësisë. Në këtë mori faktorësh së shumti janë ata ekonomikë, ku mungesa e bukës në sofër sjell të parën shkallë ku stresi nis e shtresohet që ditën tjetër, ditën tjetër kërcënon, atëherë familja humbet ekuilibrin; veten e sheh të zhveshur e të rrethuar nga një pasiguri pa qenë në gjendje të hedhë atë hap që do të ndryshonte diçka në jetën e tij familjare. Mungesa e punës u heq këtyre njerëzve kuptimin e jetës, i mbërthen ata në kufijtë e saj dhe qytetari është gati të bëjë edhe marrëzi... Është gati të sulmojë “malet e vdekjes” drejt Greqisë, të kërkojë një gomone edhe pse e di mirë se mund të mos e prek dot bregun e Italisë. Ai ndihet qytetar i lirë, por te dera e ambasadës nuk e pret kush t’i thotë qoftë edhe një fjalë, ndërsa një natë më parë u trumbetua se ka një lehtësinë trajtimesh për një vizë. Dikush i thotë se, që të komunikosh me ambasadën, duhet të lidhet më parë me 0900...! Këmbët sërish e çojnë te tregu i punës ku një herë në javë “mund ta ngjyesh kotheren me ujë”, të nesërmen mësyn njëherë andej nga ministria me të njëjtin emër si të hallit të tij, por atje dëgjon për shifra papunësie të cilat e trembin dhe ai nuk di më si t’i japë udhë hallit të tij. Si të mos mjaftonin hallet tona, del dhe një “Gërdec”, ku në mes të qytetërimit çmontohen mijëra tonalata municion e për turpin tonë, në këtë punë mungonte edhe siguria më minimale. Një gjendje “shoku” përjetoi krejt Shqipëria e kjo gjendje u pasua me dhjetëra viktima, qindra të plagosur, mijëra të pastrehë e kjo ngjarje i shtoi edhe një arsye tjetër për të thënë se jeta në Shqipëri është aq e pavlerë! E shoqëron një ndjenjë pasigurie qytetarin, kërkon të grindet, por nuk di me kë. Fajëson qeverinë që premton më shumë se sa mund të bëjë, grindet me veten që iku nga vendlindja ku mund të siguronte të paktën një mbijetesë me ndonjë lopë e pak tokë. Deziluzioni po bëhet mbizotërues në shpirtin e tij. Dikush i thotë se do t’i prishin shtëpinë të cilën e ka pa leje, KESH-i i preu energjinë, pasi i la një faturë sa dyfishi asaj ndihme – lëmoshë që merr në bashki. Dikë e kërcënojnë me vendin e punës... Çmimet e këtij dimri gati u dyfishuan dhe ai ka frikë të shkojë në një derë dyqani, por që fëmijët presin bukë nga prindërit. Kjo gjendje që i sulmon psikikën e tij nga të gjitha anët e me densitet të lartë, e çarmatos qytetarin dhe “shpëtimin” ai e gjen te ... vetëvrasja. Kjo është plaga më e madhe e shoqërisë sonë e cila duhet të tërheqë vëmendjen e qeverisë e cila në politikat e veta të zhvillimit, strategjinë e punësimit, të jetë dominues zbutja e krizës së papunësisë; ajo të kërkojë mjetet e duhura politike të cilat e bëjnë shtetin tonë të jetë më social. Ndërsa gjendja në familjet e varfra tregon se reagimi i saj është i pandjeshëm. Shih të ardhurat për frymë të shqiptarëve dhe pastaj ndërto politikat!
Një politikë e orientuar drejt progresit e që përfaqëson vlerat e vërteta të një shoqërie të hapur e demokratike, duhet të sjellë medoemos një përparim nga koha në kohë, nga zgjedhja në zgjedhje, e të dëshmojë se po lë mbrapa hijet e një politikëbërje të pamoralshme e që po mban aq gjatë në tranzicion shoqërinë shqiptare. Kjo politikëbërje duhet të jetë pasojë e një mendimi racional dhe tolerant dhe jo produkt i konfrontimit, krizave e intolerancës. Qytetar nuk të bën vendi ku e ke shtëpinë, apo se jeton mirë; qytetar të bën niveli i lartë edukativ e kulturor, virtyti familjar që të ngre në nivelin standard të të menduarit, kuptuarit, konceptuarit. Kjo betejë e madhe, betejë e rrënjosjes së qytetarisë në familjet tona po tregon se ne këtë betejë e kemi humbur. Vetëm vetëvrasjet e këtij fillimviti kanë dëshmuar se nuk kemi mundur dot të mbrujmë elementët parësor të një qytetarie, e cila do të hidhte bazat e krijimit të një familjeje të shëndoshë si bazë e një shoqërie të shëndoshë. Përse ky agresivitet; burri ndaj gruas, prindi ndaj fëmijës së vet? Përse kjo dhunë në familjet shqiptare që së shumti e ka bazën te fukarallëku, te tradhtia bashkëshortore apo te dashuria e re e vajzës të cilën prindi nuk arrin ta kuptojë dot? Ku e ka burimin kjo dhunë që po shton të vdekurit në familjet tona? Të këpusësh rrënjët e dhunës në Shqipëri qenka e vështirë. Është e vështirë kur edhe politikanët në tribuna përdorin një sintaksë që së shumti zënë vend fjalët dhunë, banda, gjak e që poshtë s’ka tjetër përkthim.
Befas një tjetër ngjarje trondit shoqërinë, këtë herë aq absurd. Një vajzë tradhtohet nga i dashuri dhe vajza, që e sheh veten në udhëkryq, bën harakiri pa iu dridhur dora aspak. Këta qytetarë, me këtë akt, dëshmojnë se nuk kanë mundur të gjejnë vendin e tyre në këtë shoqëri, ndërkohë që edhe ajo nuk u ka afruar gjë. Edhe intelektualët, psikologët, analistët nuk impenjohen aspak; asnjëherë nuk venë në fokus të punës e ditës së vet këtë fenomen i cili po bëhet aq kërcënues. Kjo ka ulur së tepërmi çmimin e jetës së qytetarit shqiptar, ndërsa shteti, si të ishte prej druri, s’ka ndjeshmëri, ndaj numëron të vetëvrarët për statistikë. Vërtet shoqëria jona mban ca fije lidhur me të vjetrën, por ato fije kurrsesi nuk janë aq determinuese sa të sundojnë familjet tona në tërësinë e vet unike. Qytetari ynë, ndërsa përjeton ende dhimbjet e së shkuarës, ai sheh të ardhmen me frikë, e rrethon pasiguria e, duke mos gjetur dot veten, është gati të ikë nga kjo botë aq qetësisht. Shoqëria jonë që ka pësuar jo pak trauma, sigurisht ka pësuar edhe deformime, të cilat janë “prita” që i bëhen qytetërimit e integrimit të shoqërisë sonë në parametrat e një shoqërie të hapur, e cila njeh pak dhunë, më pak vrasje e aq më pak vetëvrasje. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? Sat Apr 05, 2008 1:45 pm | |
| Kjo teme e hapure nga natarja MARY ne kategorin e Emigracionit Bashkohet. Sa per temen Vrasje sa ma pake diallog.! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Nga i ka rrenjet ky fenomen.? | |
| |
| | | | Nga i ka rrenjet ky fenomen.? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |