Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Këto ditë del nga shtypi libri

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:12 am

Fehmiu dhe Xheva nuk e kishin fatin të ishin pranë njeriut që e kishin
mit. E kishin mitizuar natyrshëm, sepse ishte i vetmi që i faleshin.
Për ata dy njerëz që nuk e njihnin as përkuljen, ishte normale të
faleshe ndaj mitit të tyre. Dy njerëz që kishin qëndruar gjithë jetën
me pamjen e njerëzve që nuk e njihnin drojen, kishin një shembull që
duhej ndjekur. Ai e dinte; nëse ai vetë do të ishte bjeshkë, Jasharët
do të ishin vargmalet e përjetshme të kombit. Gjithnjë një bjeshkë,
sado e lartë, është pjesë e një mali. Në këtë rast, ishte pjesë e një
vargmali.



Megjithatë, ata patën një fat tjetër; nga
varmali i atyre që jetonin në Kosovë ishte shkëputur një pjesë dhe
kishte zënë vend përkohësisht pranë vendit ku jetonin. Në të gjithë
mërgimin e lodhshëm, kjo ishte një nga fatbardhësitë e tij.



Lidhje shumë të afërta Fehmiu krijoi me familjen Jashari, e cila
banonte po ashtu në Mynih. Ai e dinte se cilët ishin ata që po luftonin
në Kosovë, e njihte prej së largu pushkën e Adem Jasharit dhe gjithë
jetën e tij e kishte patur dëshirën të luftonte krah tij. Fehmiu dhe
Adem Jashari lidhjet e tyre i kishin vendosur përmes Ramizit, por edhe
i kishin forcuar me njëri-tjetrin. Duke e respektuar në gjithë përmasat
e duhura familjen Jashari, ai konsideronte gjithnjë se themeli i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishte fillesën e saj pikërisht në
qëndresën e kësaj familjeje, në dhjetorin e vitit 1991 dhe se e ardhmja
e Kosovës do të lidhej me vazhdimësinë dhe shtrirjen e luftës.
Respektonte, si një vëlla të madh Rifat Jasharin dhe ai ishte njeriu që
e përcolli dy herë për në luftë.



- "Fehmiu fliste
drejt, nuk kishte dredha", - më tregonte Rifat Jashari. "Fjalët i
kishte të pakta, mirëpo fjalë burrash. Erdhi tek unë dhe filluam. Unë
atëherë thoja se do të lirohet Kosova edhe me rrugë paqësore, Fehmiu
thoshte se vetëm me luftë dhe nuk kishte rrugë tjetër. Dhe luante
gishtin, sikur prekte pushkën. Haj, haj, fol unë e fol ai, shkoi bukur
gjatë, por ai nuk hiqte dorë nga e tija. "Pushka i qan hallet, qarja i
shton hallet", më thoshte. Unë, në fillim doja të besoja në lëvizjen
paqësore, Fehmiu besonte tek pushka. Ai kishte pasur të drejtë. Ai u bë
si vëllai ynë i katërt. Dua të them diçka. Ndoshta e di e ndoshta, jo.
Kur ndodhi lufta në Prekaz (ai nuk e përmend rënien e njerëzve, sepse e
mban brenda vetes) nuk kam derdhur lotë. Ndërsa kur u vra Fehmiu,
atëherë po. Nuk e di as vetë se si ndodhi kështu, por kështu ishte".



(Ndërsa ai fliste, më është kujtuar Ilaz Sokoli, i ati i një martiri
tjetër, i Bedri Sokolit, që ishte në ballin e demonstruesve të
lëvizjeve të mëdha të nëntorit të vitit 1989. Më është kujtuar sepse
edhe ai ka thënë të njëjtën gjë: - Më është dhimbur djali, por jo aq sa
Fehmi Lladrovci. Më shumë më është dridhur shpirti për Fehmiun dhe
Xhevën.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:12 am

Duke pasur të shenjtë këtë Familje të madhe, mes tyre ai do të kishte
idhujt e tij. Ademin dhe Hamzën. Njeri i drejtpërdrejtë, siç ishte
gjithëherë, ai nuk mund të heshtte kur edhe gurzit më të vegjël mund të
rrokulliseshin mbi ta, lëre pastaj kur mund të ishte fjala për gurët e
mëdhenj.



"Një herë, më tregon Bekim Jashari, kur
ishte pa ndodh ngjarja e marsit, kishte ardhë tek na një kushëri i
largët bashkë me një shok të tij. Nuk e di pse kishte ardhë, i kishte
ra rruga andejpari apo kishte ndonjë hall. Ishin ba aksionet e UÇK-së
dhe njerëzit flisnin për to. Mirëpo dikush edhe i kishte sha djemtë.
Njeriu që kishte ardhur me kushëririn e largët, si duket kishte dëgjue
vetëm me njerin vesh dhe po thotë se "hajt mor se ka gja prej këtyre
punëve. E kush po mundet sot me ia kthye pushkën serbit, lojë e tyne
është kjo".



Ne ishim në shtëpinë tonë dhe nuk mund t'ia kthenim. Ishte edhe baca Fehë me Xhevën. Fehmiu duroi pak dhe iu kthye:



"A e din mor mik se në shtëpinë e kujt je? A e di se me kë po flet?
Njeriu me të cilin po flet i ka dy vëllezër në UÇK. I ka dy vëllezër
dhe gjithë shtëpinë e farefisin. Mati fjalët mik, se nuk e ke mirë dhe
tash të dalin hesapet gabim".



Dëshira e jetës së
Fehmiut ishte të qëndronte krah Adem Jasharit. Të ishte pushkë pranë
pushkës së tij, dhe ky njeri që kurrë nuk kishte vënë asgjë mbi veten
veç Kosovës, tani do të vendosë edhe njeriun, që kishte vendosë t'i
dalë zot asaj. Më ka takuar një herë, në shtëpinë e tij, kur ai sapo
ishte kthyer nga Shqipëria, të shoh disa nga fotografitë e para të
Grupit të Drenicës. Më vonë, ato fotografi u bënë të njohura. Nuk
njihja askënd, me përjashtim të Ilaz Kodrës, isha përhumbur duke i parë
ata burra të armatosur dhe dëgjova zërin e Fehmiut që më thoshte:



"Qe bacë, kush janë burra, këta janë ata që i dalin zot Kosovës, e sa për të tjerët, tash e shohim, koha i vërteton të gjitha".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:13 am

Edhe Jasharët kanë pasur nderimin e veçantë për të.

E kam vënë
re shpeshherë Lulëzimin, birin e Ademit, se si i ndriste fytyra kur
vinte tek ata baca Fehë apo kur fliste për të dhe për Xhevën. Ishte
ndjenja e respektit për vlerat e këtyre njerëzve, të cilët kurrë nuk
kishin ditur të ndalen.



Një herë, kur Fehmiu dhe
Xheva nuk ishin më mes nesh, ndërsa po flisnim me Lulin për vitet që
kishin jetuar në një qytet me Fehmiun, ai më pat thënë krejt thjesht:
"Bali Adem e ka dashtë shumë bacën Fehë. Nuk ka kurrë burrë më trim e
besnik thoshte". Baca Fehë ka folë të njëjtat fjalë, si ka hyrë në
vitin 1976, ato fjalë i ka folë edhe kur ka ra në burg, ato fjalë i ka
folë edhe kur është kthye në Kosovë, ato fjalë i ka folë edhe kur ka
vdekë. Ai ka pasë principet e preme, të sakta, nuk ka pa se mos i
preket kush, por i ka shprehë principet e veta saktësisht".



Murat Jashari:



"Baca Adem ka pasë besim shumë të madh prej tij, deri në vdekje,
thoshte, nuk ndahem prej tij. Lufta në Kosovë ka pasë shumë gjëra
pozitive, por edhe negative. Në atë rast, kur kanë ardhë njerëzit tek
bali Adem dhe i kanë thanë mos e prano Fehmiun, kanë qenë negative.
Nganjëherë ne i lartësojmë njerëzit vetëm kur vdesin, baca Fehë është
njohtë për i tillë, qysh kur ka qenë gjallë. Për familjen tonë ai ka
qenë si Hamza, si Rifati, si Ademi, ka qenë një vëlla i tyre, një mixhë
i joni. Im atë, Rifati, nuk ka qa kur i është vrarë familja, por e kam
parë tek qante kur është vrarë Fehmiu dhe Xheva.



Luftëtarë ka pasë Shqipëria, ka qenë normale, edhe diplomatë,
politikanë; por që t’i ketë këto të dyja një njeri, edhe luftëtar, edhe
politikan e diplomat, ato, në këtë luftë, i ka pasë veç Fehmi
Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkëshortja e tij, Xheva, që ishte
edhe bashkëluftëtare e tij.



Baca Fehë ka qenë pjesëtar i familjes sonë. Pa qenë vëlla, nuk mund të thuhet se vetëm vdekja më ndan prej tij..."

Gjithë jetën e tyre, Fehmiu dhe Xheva kishin menduar dhe ëndërruar që
familjet e luftës, familjet atdhetare, të ishin të lidhura fort me
njëra-tjetrën. Kishte qenë një ndër synimet e jetës së tij. Kishte qenë
gjithnjë i bindur se Lisi i Familjes JASHARI ishte i tillë që nuk mund
të shkulej.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:13 am

Fjala e parë publike në mbrojtje të luftës së UÇK-së



Asnjëherë nuk e kam ditur se në cilën përmasë të tij, Fehmiu kishte të
mbrujtur idenë e qëndresës. E kam ditur fare mirë se kishte diçka të
tillë, edhe se njëkohësisht ajo të imponohej, ndoshta edhe pa dashje.
Mirëpo, të shumtë kanë qenë ata që e kanë ditur se ideja e qëndresës
kishte qenë në thelb ideja e jetës së tij dhe se kësaj ideje ai i ishte
përkushtuar i gjithi. Mirëpo, kjo nuk e ka errësuar njeriun,
përkundrazi, i ka dhënë një plotshmëri të pazakontë.



Kur njeriu lexon letrat që Fehmiu ka shkruar nga burgu, më të shumtat
për Xhevën, por edhe për prindërit e të afërmit, gjithëherë mund të
gjesh drithërimën e shpirtit të tij, tepër i prekshëm, shumë njerëzor,
saqë mund të të duket e pamundur se pas kësaj ndjenje mund të kishte
qenë një njeri i përmasave, siç jemi mësuar ta shohim ose ta
përkujtojmë atë. E njëjta gjë ndodh edhe kur ndesh në letrat e Xhevës,
më të shumtat drejtuar Fehmiut kur ai ishte në burg, dhe të duket
thuajse e pamundur se pas këtij shpirti lirik, tepër të ndjeshëm,
ndoshta të ndjeshëm deri në tingëllim, ka qëndruar një njeri si Xheva
Krasniqi-Lladrovci, njëra prej grave më të shquara të tërë kombit tonë.



Më ka takuar të jem si mik i zakonshëm tek ata, në atë dhomë që rrallë
gjendej pa miq, por dhe ku shihja përkujdesjen e tyre për njerëzit,
vëmendjen që gjithëkush të ndjehet si në shtëpinë e vet, i çlirët, kur
ende sot mendoj gjendjen e veçantë që të krijonin, fjalët e mira, më
duket e vështirë të bëj bashkë në një, njeriun e zakonshëm dhe përmasat
e heroit. Mirëpo kështu ka qenë: ata të dy ishin tepër të butë, shumë
të ndjeshëm në marrëdhëniet me njerëzit dhe me njëri-tjetrin, të
vëmendshëm deri në hollësi për të bërë detyrën e mikpritësit, gjithnjë
të kujdesshëm për të mos lënduar askënd, edhe kur pikëpamjet e tyre
ishin krejt të ndryshme.



Pas shpirtit lirik,
qetësisë dhe përkujdesjes, qëndronte shpirti i madh i qëndresës dhe kjo
nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Shumë vite më vonë, kur në
Familjen e Adem Jasharit kam parë disa nga regjistrimet familjare, duke
vënë re se si Ademi luante me fëmijët e tij, priste dru ose hidhte
vallen me hapin e kujdesshëm dhe njëkohësisht të rëndë, kam vërejtur të
përbashkëtën mes këtyre dy figurave, padyshim nga më emblematiket në
historinë e qëndresës së kombit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:14 am

Ne gabohemi shpesh me portretizimin e heronjve. Duam të themi se ata
nuk kanë bërë asgjë tjetër, veçse kanë luftuar dhe kanë menduar për
luftën; harrojmë se ata, duke qenë njerëzorë dhe të kuptueshëm, kanë
bartë më mirë aspiratat e popullit që i takonin, duam të harrojmë se në
jetën e tyre, ashtu si ka zënë vend fjala me peshë, ka zënë vend edhe e
qeshura, edhe e kujdesura për shokët dhe miqtë, për prindërit, për të
afërmit, ka zënë vend përkujdesja për shokët, për vendin dhe se e kanë
pasur një përmasë të tillë dashurie e perceptimi, ata kanë ditur të
luftojnë dhe të qëndrojnë. Fehmiu dhe Xheva ishin nga njerëzit që kurrë
nuk e shfaqnin bujshëm përmasën e tyre të qëndresës, ata asnjëherë nuk
janë mburrur se e kanë këtë përmasë, ajo u ishte bërë veti e natyrshme,
dhe shfaqjen e tyre e kishin si diçka të natyrshme, të zakonshme dhe të
kuptueshme.



Nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dega
jashtë vendit, për herë të parë, në fillimin e vitit 1997, menjëherë
pas rënies së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, u vendos që para se të
zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm, të bëhej një
demonstratë në rrugët kryeqytetit gjerman, Bon, dhe njëkohësisht, në
përfundim të demonstrimit, të organizohej një miting në përkrahje të
luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Deri
atëherë nuk ishte bërë asnjë tubim dhe asnjë demonstratë e tillë. Në
Kosovë kishin ndodhur lëvizje për të mbarë, ishin rritur ndjeshëm
forcat çlirimtare dhe ishte kaluar në krijimin e tre zonave të para
operative të luftës. E gjithë kjo kërkonte një mbështetje dhe nga
Lëvizja Popullore e Kosovës, por, për vetë kushtet, haptas dhe publike,
kjo mund të bëhej vetëm nga dega jashtë vendit. Në Kosovë ishin
burgosur prej vitesh disa nga drejtuesit e organizatës, kishin ndodhur
arrestime të reja. Vendimi për një demonstratë dhe miting të tillë, nuk
ka qenë edhe aq i lehtë, por zhvillimi i tyre kërkonte një impenjim më
të madh nga të gjithë aktivistët.



Ishte e
rëndësishme që kjo demonstratë të bëhej në mesin e Evropës, për të
dëshmuar se nuk mbrohen ide të cilat nuk janë të denja për t'u
mbrojtur; por edhe për t'iu thënë të gjithëve se shqiptarët në Perëndim
janë me mendjen e tyre në Kosovë.



Një ndër
organizatorët themelorë të demonstratës ishte Fehmi Lladrovci dhe kjo
për shumë arsye. Demonstrata do të zhvillohej në një pjesë ku
zhvillonte aktivitet nëndega e LPK-së për Gjermaninë e Jugut, ku ai
ishte drejtuesi kryesor, duheshin marrë masa për zhvillimin e saj, si
sigurimi i lejes, përcaktimi i itinerarit që do të ndiqej, përgatitja,
miratimi dhe punimi i parullave dhe i pllakateve që do të shoqëronin
demonstrimin, sigurimi i vendit ku do të bëhej mitingu, i mjeteve të
fonisë, i dekorit të vendit ku do të ishin folësit, përgatitja e
materialit kryesor. Në pamjen e parë, të gjitha këto mund të dukeshin
të vogla, por gjithësecila prej tyre kërkonte kalimin e shumë
burokracive dhe sidomos përballimin e pyetjeve, ndoshta të kuptueshme,
të autoriteteve gjermane, përse bëhej kjo demonstratë, në emër të kujt,
cilët mbështesnin, deri ku shkonte mbështetja e tyre, kush ishin
organizatorët, a do të ishte demonstratë paqësore apo do të kishte edhe
eksese, dhe shumë të tjera. Nga kryesia e atëhershme e LPK-së, që ishte
me shumicë në Zvicër, nuk mund të pritej organizimi i një gjëje të
tillë dhe nuk ishte as detyra e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:15 am

Për herë të parë disa qindra vetë ishin mbledhur për të brohoritur për
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për të manifestuar udhëve të një
qyteti në mbështetje të saj. Ne u grumbulluam në sheshin kryesor të
qytetit, disa qindra veta, jo më shumë, por për atë fillim nuk na
dukeshin pak, dhe demonstruam nëpër rrugët e qytetit. Kishte parulla të
ndryshme, jo edhe aq shumë entuziazëm, siç dukej edhe nga prania e
shtuar e organeve të rendit, që e kishin tashmë për detyrë të
kujdeseshin për sigurinë, dhe pas një kohe të marshimit, u grumbulluam
përsëri në një nga qendrat kryesore të qytetit, ku ishte vendosur një
podium i vogël, më duket mbi karrocerinë e një makine.



Përsëri ishim vetëm disa qindra vetë dhe askush nuk është ndjerë i
habitur kur fjalën e rastit e ka mbajtur Fehmi Lladrovci. Kjo ishte
fjala e parë publike, e hapur, në Perëndim, në mbrojtje të vlerave dhe
të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ishte menduar
kurrë se do të bëhej një luftë anonime, por një luftë e denjë, që
kërkonte njerëz të denjë për ta marrë përsipër.



"Në
momentin kur Fehmiu doli në foltoren e improvizuar, kujton
bashkëluftëtari i tij, Adnan Asllani, ashtu i gjatë, trupmadh, me
mustaqet e njohura, një pjesëmarrës në miting tha "Për besë, Mic
Sokoli". Unë shikova edhe një herë, dhe për një çast, ashtu krejt
padashur, edhe unë kam menduar se aty është ngjitur Mic Sokoli. Vetë
rrethanat, atmosfera, bënë që më të krijohet ky vizion".



Fjala e tij ishte një fjalë zemre, rrallëherë e kam parë Fehmiun kaq të
emocionuar, me sytë që i shkrepnin dhe njëkohësisht aq sublim. Njerëzit
dëgjonin për herë të parë, krejtësisht hapur dhe burrërisht, t'u dilej
në mbrojtje atyre që kishin vendosur të luftonin dhe këtë e dëgjonin
nga një njeri që i kishin besuar gjithmonë dhe, që edhe më pas, do t’i
besonin.



Tani, kaq vite pas kësaj ngjarjeje, dikujt
mund t'i duket diçka krejt e natyrshme. Mirëpo nuk ka qenë kështu. Ka
qenë për shumë vetë e panatyrshme. Ka pasur edhe "veprimtarë" që kishin
frikë nga pjesëmarrja në demonstratë, që ngurronin të dilnin haptas aty
ku jetonin, që mendonin se pas kësaj dikush do t’i quante ekstremistë
apo mbështetës të terrorizmit. Ai nuk e kishte njohur kurrë frikën,
ishte njeriu më i përshtatshëm për një fjalë të tillë dhe ajo kishte
një jehonë shumë të ndjeshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:15 am

Më pas erdhën edhe dhjetëra e ndoshta qindra tubime, pati mijëra e
mijëra njerëz, për të shkuar deri tek manifestimi i jashtëzakonshëm i
shqiptarëve në Rambuje, por fillesa është në atë miting të parë,
zhvilluar në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit të atëhershëm
gjerman, Bon, dhe ku njeriu i parë që foli ishte Fehmi Lladrovci. Nuk
kishte patur më parë mitingje të tilla, ata erdhën më vonë, ishin më të
vrullshëm, u zhvilluan në të gjitha qendrat kryesore të kryeqyteteve
europiane e përtej oqeaneve, kishte më pas kamera televizive dhe
gazetarë të shumtë, folësit ishin të ndryshëm, shumica prej të cilëve
kishin qenë miq ose bashkëluftëtarë të Fehmi Lladrovcit.



Është dashur jo pak burrëri të flisje atëherë në një shesh të hapur për
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, aq më tepër në sheshin kryesor të
kryeqytetit gjerman. Për më tepër është dashur burrëri të flisje ashtu
siç foli asaj dite Fehmi Lladrovci. I gjatë, tepër serioz, me pamjen e
tij tipike prej shqiptari të moçëm, që i tërhiqte aq shumë të huajt, pa
e pasur mendjen se kush ishte aty nga shërbimet e shtetit ku zhvillohej
demonstrata, si kurdoherë i drejtpërdrejtë, ai pat folur gjatë,
njerëzit e ndoqën vëmendshëm, dikush edhe i habitur nga guximi i
fjalëve që dëgjoheshin, por mua më kishte mbetur në mend një fjalë e
tij: "Nuk kemi asnjë shans tjetër për të qenë të lirë, veç Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse t'i bashkohemi
asaj. Nëqoftëse e humbim këtë shans, brezat që vijnë do të na
mallkojnë".



Fehmiu foli edhe për faktin se Ushtria
Çlirimtare e Kosovës ishte e të gjithëve, ajo ishte mbi idetë e
cunguara të partive dhe duhej bërë edhe më tej, strukturë e të
gjithëve. Fjalët e mësipërme i pata cituar në shkrimin e bërë në "Zërin
e Kosovës".



Fjalët e thëna në atë miting, kanë marrë
një kuptim shumë më të gjerë në vitet që erdhën më pas, sepse ato
kishin pasur në vete edhe pjesë të shpirtit të tij intim; atë dëshirën
e pashoqe për t’u rikthyer në Kosovë, tashmë ilegal, në radhët e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:26 am

Dëshmi nga një takim i veçantë



·
"Nëqoftëse qeveria
e shtetit shqiptar nuk do të mbështesë UÇK-në, ajo do të bëjë tradhti kombëtare".
Fehmi Lladrovci, Mynih, 28 shkurt 1998, në takimin me
Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë




Kushdo që mund të mendonte se çështja shqiptare
në Kosovë do të mund të zgjidhej duke lënë mënjanë shtetin shqiptar dhe strukturat
e tij, do të gabonte. Aq më tepër ai do të ishte i gabuar në një situatë
lufte, kur porta e vetme kalonte nga Shqipëria londineze. Ndryshe nga
luftërat e tjera në ish-Jugosllavi, ku mes palëve në luftë kundër forcave
serbe nuk qëndronte ndonjë shtet amë, me Kosovën ishte ndryshe. Më shumë se
gjysma e bashkëkombasve të tyre shqiptarë ishin në anën tjetër të kufirit. Me
dashje ose pa dashjen e tij, shteti shqiptar u përfshi në rrjedhat e kohës
dhe kjo ishte një gjë që dihej se do të ndodhte.



Themelore ishte se si do të përfshiheshin në
këto rrjedha. Në drejtimin e tyre apo në të kundërtën e tyre.
Në fillimin e vitit 1998, kur socialistët kishin
vetëm disa muaj që kishin ardhur në pushtet, ishin ende të kujdesshëm të
merrnin përsipër drejtimin e rrjedhës së tyre. Në radhë të parë, të
marramendshëm me hallet dhe problemet që kishte lënë pas viti i mbrapshtë
1997, ata ende nuk e kishin të qartë vizionin e Lëvizjes Çlirimtare në
Kosovë, dhe si duket, ende nuk i ishte dhënë drita e gjelbër nga diplomacia
ndërkombëtare. Ishin të afërt, por ishin edhe të kujdesshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:26 am

Të dyja palët, edhe strukturat e luftës, edhe të
shtetit shqiptar, kërkonin rrugë njohjeje dhe afrimi, por duke mos dashur të
bëhej publikisht asgjë. Në këto rrethana, u takuan për herë të parë në
Perëndim, disa përfaqësues të strukturave të Lëvizjes Ilegale Atdhetare dhe
të UÇK-së, me përfaqësues të shtetit shqiptar.



Takimi u organizua në qytetin e Mynhenit nga
Ramiz Lladrovci, në fundin e muajit shkurt 1998, në mbrëmje vonë, në një nga
hollet e një hoteli, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zotin
Paskal Milo. Në takim shkuam Rexhë Ibërdemaj, në atë kohë anëtar i Kryesisë
së Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe i ngarkuar me problemet e shtypit, të
informacionit dhe të lidhjeve me UÇK-në, Fehmi Lladrovci, unë-Bedri Islami,
dhe Ramizi.



Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të
Shqipërisë, Paskal Milo, ishte i interesuar për të pasur konktakte, qoftë
edhe të pjesshme me strukturat e luftës në Perëndim. Ai erdhi në takim i
shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë të tij dhe nga ambasadori i Shqipërisë në
Bon, Bashkim Zeneli.



Duke u nisur nga njohjet e mëhershme, i pari në
këtë takim fola unë. Bëra përpjekje për t'i dhënë një pasqyrë sa më të mirë të
gjendjes, përse dëshironim krijimin e lidhjeve të qëndrueshme me shtetin
shqiptar, përse nuk kishte rrugë tjetër tashmë veç luftës së armatosur. I
fola për vizionin tonë për luftën, mendimet që kishim dhe për besimin se
shteti shqiptar do të bëjë detyrën e tij. Meqenëse në atë kohë në Shqipëri
qeverisnin mjaft prej atyre me të cilët isha i njohur prej kohësh, shfaqa
besimin se edhe njohjet që kemi do të jenë një shkas më shumë për të besuar
se do të bëjmë më tej në të ardhmen.


Deri në atë kohë pak prej njerëzve në Shqipëri e
dinin se unë isha bërë pjesë drejtuese, e më pas, edhe drejtuesi kryesor i
Lëvizjes Popullore të Kosovës. Zoti Milo më dëgjonte me vëmendje dhe herë pas
here pyeste për diçka. Pas meje foli Ibërdemaj, i cili i njihte më në detaje
çështjet e organizimit të luftës. Përgjithësisht flitej për parime, për
domosdoshmërinë e mbështetjes së shtetit shqiptar në luftën që mund të vinte,
shumë më shpejt se sa mund të merrej me mend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:27 am

Impresioni i parë ishte se në qeverisjen e
shtetit shqiptar ose kishte njohje shumë të pakta, ose njohja do të ishte e
përqendruar në dy-tre veta dhe zoti Milo nuk ishte njëri prej tyre. Ai
mbështeste mendimin, i cili dukej se ishte zyrtar, se qeveria ku ai bënte
pjesë, mbështeste zotin Rugova, rrugën e tij, se nuk kishte angazhim konkret
për strukturat e luftës. Ai ishte mirëdashës, ishte edhe i trazuar,
dëshironte të dinte më shumë, por, edhe me taktin e diplomatit, ngulmonte se
duhej mbështetur deri në fund, aq sa ishte e mundur, mundësia e zgjidhjes së
problemit shqiptar në Kosovë pa luftë dhe dhunë.



U shtruan për disa orë me rradhë trajtime të
ndryshme. Zoti Milo na bëri propozimin, i cili më çuditi më shumë se gjithçka
tjetër, të pjesëmarrjes së Organizatës sonë dhe strukturave të luftës në
zgjedhjet e 22 marsit 1998, duke na thënë se, nëse fitojmë zgjedhjet, atëherë
edhe mbështetja e shtetit shqiptar do të jetë për ne; në të kundërtën,
mbështetja do të ishte për fituesin e zgjedhjeve. U përpoqa t'i tregoja se
vetëm fakti se je anëtar i Organizatës do të thotë disa vite në burgjet
serbe, se një organizatë ilegale nuk ka të bëjë me farsën e zgjedhjeve që po
përgatitej.



E theksoj, ishte dashamir, por hapësira që i
ishte dhënë, ishte e ngushtë; ose nuk ishte krijuar ende hapësira e duhur. I
vetmi njeri që nuk kishte folur, edhe pas pesë orë bisedimesh, ishte Fehmiu,
që vazhdimisht shkruante në një bllok që kishte përpara.



Kur kishte kaluar ora një e natës, takimi kishte
filluar në mbrëmjen e 27 shkurtit dhe kishte hyrë 28-a, Fehmiu kërkoi të
merrte fjalën. Ishte i vrenjtur. "Ne e kemi vendosur të luftojmë, tha
ai. Nuk ka rrugë tjetër".

Njëri ndër bashkëshoqëruesit e zotit Milo e
ndërpreu, duke i thënë pak ashpërsisht: "Nëse keni vendosur të luftoni,
atëherë përse po bisedojmë"?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:27 am

Fehmiu e pa me cep të syrit, një herë nuk deshi
t'i përgjigjej, por pastaj i tha shkurt: "Nuk po të drejtohem ty. Ti
mbaj vendin tënd. Kam ardhur të flas me zotin ministër, për të cilin kam
respekt. Pra, do të luftojmë, kjo është e vendosur. Nuk ka rrugë tjetër,
vazhdoi ai, duke iu drejtuar zotit Milo. Problemi është se çfarë do të bëjë
qeveria e shtetit shqiptar. Se çfarë do të bëjë populli shqiptar, atë e dimë.
Pra, ju çfarë do të bëni: do të ndihmoni apo nuk do të ndihmoni"?



Zoti Milo filloi të argumentonte edhe një herë
se shumë probleme mund të zgjidheshin pa shkuar deri tek lufta. Ishte
mirëkuptues, dëshironte të mirëkuptohej.



Fehmiu
vazhdoi:




"Lufta është më afër se sa mund të mendoni
ju. Është krejt afër. Ne presim që qeveria e shtetit shqiptar të bëjë detyrën
e saj. Ne e duam Shqipërinë dhe nuk duam asnjë e keqe t'i vijë asaj, por kjo
është në të mirën e krejt kombit. Nëse ju nuk e bëni detyrën tuaj dhe e
pengoni luftën çlirimtare të vëllezërve tuaj në Kosovë, atëherë ju do të bëni
tradhti kombëtare. Ne do ta fitojmë luftën edhe pa ju, por nëse shkon puna
deri këtu sa të kryejmë punët me Serbinë, do t’u kthehemi atyre që tradhtuan.
Rrugë tjetër nuk ka".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:28 am

Pas këtyre fjalëve, ishte e vështirë të vazhdoje
më tej.

Ministri Milo tha se punët nuk do të shkojnë
deri këtu dhe më pas ai u dëshmua se e kishte për zemër mbështetjen e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shumë rrugë diplomatike janë hapur përmes tij
ose janë organizuar përmes tij dhe Agim Fagut, ambasadorit shqiptar në
Londër. Kam patur gjithnjë mendimin se ai ka qenë një ndër njerëzit më
sinqerisht të interesuar në klasën politike drejtuese në Shqipëri për
përkrahjen politike, diplomatike dhe në struktura të tjera të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.



Ai e përsëriti edhe një herë se punët nuk do të shkojnë deri këtu, se për të
gjitha do të informojë shefin e qeverisë dhe shokët e tij të kabinetit dhe se
do të gjenden rrugët e nevojshme për të mbështetur njëri-tjetrin. Ishte i
emocionuar, ndoshta edhe nga fakti se ne folëm shumë sinqerisht me të, iu
hapëm për shumë probleme dhe e donim ndihmesën e tij.



Kur po ndaheshim, ne qëndruam fare pak me
njëri-tjetrin dhe ai më pyeti se cili ishte njeriu që kishte folur aq hapur.
I tregova. Më tha sinqerisht se këta njerëz e meritojnë lirinë. Më tha se do
të bëjë gjithçka është e mundur për të hapur rrugët e duhura. Pastaj më tha
se edhe mesazhin e fundit, ashtu siç e kishte marrë, do ta çonte tek shefi i
qeverisë.



Tre muaj më pas, kur kryesoja përfaqësuesit e
LPK-së në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, njëri prej tyre
më tha se mesazhin e takimit të Mynihut e kishte marrë dhe e kishte vënë në
mendime, natyrisht për të mirë, shtoi pas pak. Ky ishte Fehmi Lladrovci,
njeriu që fliste hapur e burrërisht, edhe kur fjalët dukeshin se ishin të
rënda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:28 am

Kur fillojnë e thyhen netët e marsit



Pragnisje:



Në mëngjesin e 5 marsit ai ende nuk kishte vënë
gjumë në sy. Ishte ende natë, njëra nga netët e errëta të fillimit të
pranverës, në një cep të Gjermanisë së poshtme. Kishte pritur gjithë kohën
njerëzit që kishin vendosur të niseshin me të. I pari, nga Duisburgu, një
qytet i largët, kishte ardhur Xhemë Gashi. Kishte blerë një veturë të vjetër,
"Benz", ngjyrë të bardhë dhe kishte thënë thjesht: "Shkojmë
deri në Shqipëri me të dhe pastaj ua lëmë shokëve që merren me furnizimin. E di
se kanë nevojë për të".



Pastaj kishin ardhur të tjerët, njëri pas
tjetrit dhe kishin ardhur krejt si zakonisht. Ai ishte përpjekur të dallonte
diçka të veçantë tek ata, por nuk e kishte gjetur. Ishte ndjerë i qetë dhe
kishte thënë me vete se nuk kishte gabuar në zgjedhjen e tyre. Kishte qenë i
bindur për këtë, çdo gjë që kishte rrjedhur deri atëherë ia kishte dhënë këtë
besim, megjithatë, ka një moment, një çast, kur ndoshta edhe për pak kohë,
mund të luhatesh. Disa prej tyre po linin në shtëpi familjet, kishin fëmijë
të vegjël, ja, Xhema për shembull, mendoi ai me vete, kishte një djalë 5
vjeçar, Samiu po ashtu. Nuk ishte e lehtë t'i lije vetëm e të niseseshe për
në luftë, për më tepër në një luftë që ishte vetëm në fillimet e saj.


Prej ku po niseshin e deri në kalimin e kufirit,
në dy anët e të cilit flitej shqip dhe kjo i dhimbte atij më shumë se çdo gjë
tjetër, ishin më shumë se 1500 kilometra rrugë, do të kalohej përmes tre
shteteve, pastaj deti Adriatik. Nuk ishte një udhëtim i zakonshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:29 am

Nata e mbrëmshme kishte qenë e gjatë, tepër e
gjatë, njëra prej netëve të cilës nuk i dihej as fillimi e as fundi. Ishte më
shumë një ditënatë. Pas dy a tre orëve do të fillonte të zbardhte, por
atëherë ai do të ishte në fillimin e vargmalave të Tirolit Jugor.



Të gjithë të tjerët po flinin. Burrat në një
dhomë, në dhomën tjetër ishin Xheva, Shema dhe fëmijët. Kur mendonte për ta,
fëmijët, ndjente gjithmonë një shtrëngim malli. Diçka i bulonte vrullshëm në
veten e tij. Nuk ishte mungesa e fëmijve. Kudo që shkonte, ai merrte pranë
fëmijët e vegjël dhe luante e fliste me ta, sikur të ishin të njohur prej
vitesh. Kur e shikoje ashtu, të madh, burrëror, pasi më parë kishe dëgjuar
bisedën e tij, e kishe të vështirë të besoje se ishte i njëjti njeri. Edhe
një natë përpara kështu kishte ndodhur. Fëmijët e të vëllait, Ramizit, i
kishin ardhur të katërt pranë, ai më shumë donte vajzën, ndoshta edhe nga
emri, Kosovare. Pastaj djemtë, sikur ta ndjenin se do të kishte një largim,
nuk donin të iknin. Vajza kishte shkuar tek dada Xhevë. Ndjeu përsëri
afërsinë e tyre dhe e dinte se atje larg, vetëm mallin e tyre do të kishte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:29 am

Shokët filluan të zgjoheshin. Poshtë prisnin tre
makina. Natën
që po shkonte ai i kishte thënë Xhemë Gashit se ai dhe Xheva do të udhëtonin
me të. Aty do
të sistemonin edhe uniformat ushtarake dhe pajisjet e tjera.



"Nëse ndodh gjë në kalimin e kufirit apo gjatë
rrugës, do të themi se janë vetëm tonat. Të tuat dhe të miat. Të tjerët le të
vazhdojnë rrugën".



"Mirë”, tha Xhema, krejt qetësisht, si të ishte
fjala për të bartur diçka të zakonshme.



Kur u nisën, qyteti ishte ende në gjumë. Fashat e
dritave të makinave çanin errësirën. Në çdo orë që kalonte, ata i afroheshin
vendlindjes. Nuk ndjenin asnjë lloj mërzie që po iknin.E vetmja keqardhje e
tyre ishte se Kosova kishte qëlluar aq larg.



Tashmë ajo ishte larg me kilometrat që kishin
përpara. Dhe me padurimin për të mbërritur, gjithnjë në përpjesëtim të
zhdrejtë me dëshirën.


Ishin nisur. Edhe një herë bashkë. Xheva rrinte dhe shikonte
peisazhin përreth. Nuk do t’i shihnin më këto zgjatime malesh që rendnin
nëpër terr. Gjithçka do të mbeste pas, vite të shkuara, dhimbje e kaluar. I
vinte keq që me disa nga miqtë e tij nuk kishte arritur të ndahej, por kjo
nuk ishte edhe aq e rëndësishme. Kishin mjaft kohë përpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:29 am

"Çikë, po shkojmë”, i tha ai ngadalë Xhevës.
Kishte gjithçka në ato krejt pak fjalë.



"Po shkojmë”,
tha edhe ajo dhe ai e ndjeu se kjo kishte qenë gjithnjë dëshira e saj. Nuk i
vinte keq që po iknin. I kishte ardhur
keq vetëm kur kishin ardhur...



Fragmente nga një bisedë me Hashim Thaçin



"Për Fehmiun kisha dëgjuar shumë herët, qysh
kur isha në vitet e para të studimeve, në fillim të viteve të nëntëdhjeta,
për angazhimin e tij, si i burgosur politik, për qëndrimin e pathyeshëm në
burgjet jugosllave, për rezistencën që kishte zhvilluar në Kroaci kundër
ushtrisë serbe. Të gjitha këto i kisha dëgjuar nga shokët e tij: Xhavit
Haziri, Ramadan Avdiu, Shaban Muja, etj. Mirëpo, personalisht Fehmiun kam
takuar në verë të vitit 1994 në Gjermani, tek i cili qëndrova disa ditë. Aty
për herë të parë e kam takuar edhe Xhevën, bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren
e tij të pandashme. Kishte vite që ne njiheshim indirekt, nga të tjerët.



Familja Lladrovci vazhdimisht ka qenë e përkushtuar
ndaj çështjes atdhetare. Fehmiu u burgos
në mes të viteve të tetëdhjeta, kurse vëllau i tij, Ramizi që herët ishte i
inkuadruar në lëvizjen klandestine të kohës. Unë, në fillim të viteve 1991
dhe 1992, kam qëndruar shpesh në familjen Lladrovci, ku së bashku me
bashkëluftëtarë të tjerë kemi biseduar për organizimin e rezistencës së
armatosur. Gjithsesi, duhet ta theksoj kontributin e babait të Fehmiut, bacës
Tush, i cili për ne e kishte të hapur gjithmonë derën e shtëpisë dhe na ka
strehuar dhe ushqyer në çdo kohë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:30 am

Unë: Si ndodhi kalimi i kufirit në marsin e
vitit 1998?



"Kadri Veseli dhe unë kishim përvojë të
kalimit të kufirit. Kalimi i kufirit me Fehmiun, Xhevën dhe me atë grup,
ishte përjetim i veçantë. Kur arrita në bazën më të afërt pranë kufirit, sepse
ndërkohë isha i angazhuar në një punë tjetër, mbeta i mahnitur kur Fehmiun
dhe Xhevën i pashë të veshur në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte trupgjatë, njeri shumë serioz dhe me përkushtim të veçantë. Kalimi i
kufirit ishte mjaft i vështirë, sepse nga fshati Vllahën i Hasit kaluam nëpër
Bjeshkët e Pashtrikut, gjatë tërë natës, në acarin e fillim marsit 1998, për
të arritur në Demjan të Hasit. Në Demjan, gjatë ditës, u strehuam në një pyll
të vogël dhe qëndruam gjatë tërë kohës. Kjo duhej bërë për të mos rënë në
sytë e njerëzve lëvizjet tona.



Pas hyrjes në Kosovë, Fehmiu luajti një rol të
rëndësishëm në forcimin dhe organizimin e UÇK-së, në sajë të përvojës së
arritur në luftërat e Kroacisë dhe të përgatitjes ushtarake që kishte përfituar
atje.


Ndërkohë, Fehmiu zhvilloi një intervistë me
gazetarin e BBC-së, një paraqitje tashmë e mirënjohur për publikun e gjerë,
në të cilën shfaqi konceptin e tij, vizionin dhe vendosmërinë e luftës së
UÇK-së. Edhe më parë Fehmiu kishte paraqitje mediale, por në intervistën e
BBC-së ishte më i plotë, sepse ishte brenda strukturave të UÇK-së. Aty shihet
qartë se sa i besonte drejtësisë së luftës Fehmiu. Ajo intervistë u shndërrua
nga mesazh medial në simbol të vendosmërisë dhe forcës së karakterit të Fehmi
Lladrovcit dhe UÇK-së”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:30 am

E vërteta për intervistën e famshme të
Fehmiut ose përfaqësimi


i parë medial i UÇK-së në botën e jashtme



Në mes të 10 marsit dhe 22 shtatorit 1998, ka
mjaft prej atyre ngjarjeve të cilat e bënë edhe më të përkushtuar jetën e
Fehmi Lladrovcit, njëkohësisht edhe më të njohur emrin e tij. Njëra prej
tyre, ndoshta nga më të njohurat, është edhe intervista, në cilësinë e
komandantit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhënë gazetarit të
njohur britanik Devid Lloid, dhe transmetuar në kanalin televiziv BBC World,
në maj të vitit 1998. Në të vërtetë intervista është përgatitur në fundin e
muajit prill.


Është fillimi i pranverës së vitit 1998 dhe ende
nuk ishin bërë të njohura strukturat e UÇK-së, ende nuk ishte ngritur
Drejtoria Politike e saj, dhe nuk kishte të emëruar zëdhënësin e saj politik.
Duke mos patur lidhje të tilla, pra një adresë se ku mund "të
trokitej", gazetari britanik, ashtu si shumë të tjerë, ende nuk e kishin
gjetur rrugën drejt frontit të luftës. Nga ana tjetër, ata që ishin në luftë,
shpeshherë nuk e dinin se me cilët kishin të bënin, se sa të besueshëm janë
ata që po shkojnë, sa mund t'u besohet dhe sa të saktë do të ishin më tej. Në
fund të fundit, gjithçka ishte në fillimin e një shtrirjeje masive të radhëve
të UÇK-së, saqë koha e mbetur për të kontrolluar sa nga vijnë dhe ku shkojnë
gazetarët e huaj, ishte shumë e paktë. Pikërisht këtu qëndron edhe shkaku i
disa keqkuptimeve që ndodhnin me gazetarë të huaj, por ndoshta kjo ishte edhe
më mirë, sepse jo rrallë ishin bërë përpjekje që edhe përmes
"shtypit" të penetronin në zonat e luftës njerëz të lidhur me
qarqet e luftës së Serbisë. Kjo nuk kishte ndodhur vetëm me dy
"gazetarë" francezë, por edhe me një njeri tjetër që ishte
paraqitur si gazetar i lirë hollandez, e në të vërtetë ishte krejt i huaj për
shtypin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:31 am

Lajmi se një gazetar britanik në Drenicë kishte
ardhur përmes lidhjeve me Jashar Salihut, kryetar i Fondit "Vendlindja
thërret" dhe nënkryetar i LPK-së, do të ishte disi i papritur në zonën e
parë operative. Ende ishte gjithçka në ringritje. Nga ana tjetër, kjo do të
ishte intervista e parë nga zonat e luftës, duhej të ishte domosdo një
paraqitje sa më dinjitoze të ishte e mundur. Askush tjetër nuk mund ta bënte
këtë më mirë se sa Fehmi Lladrovci.



Dikush i propozoi që në intervistë të jetë i
maskuar, të vendosë një maskë në fytyrë. Nuk e pranon, e refuzon preras dhe
thotë se nuk është kthyer në Kosovë që të jetë anonim dhe nuk ka pse të
fshihet. Ai është këtu në vendin e tij dhe për vendin e tij. Ka njëfarë
hezitimi nga ai që propozon. As që e kishte menduar ndonjëherë se mund të
fliste me maskë për luftën e popullit të tij. Ende është droja se mos ky
njeri, edhe kështu kaq i mitizuar, do të bëhet edhe më "i madh",
dhe nuk do të dihej nëse do t’i pëlqente gjithkujt një afishim i tillë. Në
fund të fundit nuk ka rrugë tjetër. Ai është nga të paktët që mund të bëjë
këtë. Bien në një mendje, edhe sepse në thelb, edhe ai do të dëshironte të
ishte ashtu siç e kishte menduar Fehmiu. Një baticë-zbaticë e fjalëve të
dikurshme do të jetë gjithnjë e pranishme.


Ai është serioz, si gjithnjë. Për herë të parë
në jetë, ndoshta edhe për të hequr një pjesë të mallit për mikun e tij të
dikurshëm, Adem Jasharin, ka lënë mjekër. Nuk e ka më atë shikimin e menduar
që kishte patur dikur, sepse nuk kishte asnjë brengë më, ishte më i qetë në
gjithçka që kishte mbartë me vete dhe çdo gjë e tij shpreh një siguri të
jashtëzakonshme. Ishte më i shëndoshë se kur kishte ikur nga Perëndimi, sepse
halli i madh i moskthimit i ka rënë nga supet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:31 am

Në të vërtetë, është pak i emocionuar, e di
përgjegjësinë e madhe që ka marrë mbi vete dhe që njëkohësisht i kanë besuar
shokët e tij. Ai e di po ashtu se BBC është një nga mediat radiotelevizive më
prestigjioze në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë ky është edhe përfaqësimi
i parë politik i UÇK-së në botën e jashtme. Para saj, askund, nuk është bërë
një intervistë nga zonat e luftës, e edhe më pas, ato do të jenë të pakta,
dhe asnjëra prej tyre nuk do të ketë jehonën e saj.



Nga ana emocionale, kjo intervistë ka një ndër
momentet më madhore të Fehmiut, ose më saktë të afishimit të idealit të tij.
Gjatë gjithë intervistës ai ka qenë tepër serioz, disi i vrenjtur, ushtarak i
lindur, i bindur në atë që thotë, por edhe duke e ditur se kjo do të ishte
një luftë e rëndë, e ashpër dhe e përgjakshme. Ka këtu një moment i cili, si
të thuash, e dritëzon krejt intervistën në anën emocionale dhe ideore të saj,
dhe ky shfaqet pas pyetjes së gazetarit britanik: "Keni kaluar një kohë
të gjatë në burg politik. A jeni të gatshëm të vdisni për Kosovën?"


Ky është i vetmi moment që Fehmiu shkëputet nga
serioziteti i tij dhe flet gjithçka që kishte në shpirt; buzëqesh me një
dritë të veçantë dhe përgjigjet: "Me dëshirën më të madhe. Më e
shtrenjtë është liria se jeta. Të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të
vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë në duar që të vdesin për lirinë e Kosovës
dhe asnjë nuk do ta kursejë jetën. Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte
fati im më imadh jetësor".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:32 am

* *
*

Fragmente nga intervista



e Komandantit të lartë të UÇK-së Fehmi
Lladrovci, transmetuar


në kanalin televiziv BBC World



·
"Vdekja
për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor"




Pas një kohe kaq të gjatë të pritjes dhe të
rezistencës paqësore të udhëhequr nga I. Rugova dhe partia e tij (LDK), përse
e patë të domosdoshme t'i merrni armët në dorë?



"Shqiptarët kanë pritur shumë kohë për të
kuptuar se nismat dhe veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën,
rezultuan kundër popullit shqiptar në Kosovë. Sot, ky popull aspiron çlirimin
përfundimtar nga fashistët dhe çetnikët serbë. Periudha e viteve të rënda
1981-1990 është mjaft e njohur edhe për opinionin evropian dhe për atë
amerikan. Megjithatë, tragjedia e mijëra bijve dhe bijave të Kosovës,
burgosjet dhe torturimet e tyre nga regjimi jugosllav kaluan në heshtje.
Gjaku i derdhur në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve nuk u muar fare
parasysh. Politika "paqësore" kosovare, e udhëhequr nga Ibrahim
Rugova, i cili tash e tetë vjet sillet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës,
nuk solli gjë konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike... Nuk i kemi marrë
armët në dorë nga dëshira, por kjo është një domosdoshmëri. Pa një organizim
të tillë askush nuk do të na dëgjojë, as Evropa, as SHBA-të.



A mendoni se Evropa dhe SHBA mund të angazhohen
ushtarakisht në Kosovë?



"...Nëse ndodh diç e tillë, atëherë do të jetë
si zakonisht tepër vonë, kur gjaku do të derdhet deri në fyt..."



Për serbët, ju jeni "terrorist"...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:32 am

"...Mirë, le ta argumentojnë serbët vetëm një
akt të "terrorizmit" të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
...E ne mund t'i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat
serbe, mbi popullin e pambrojtur shqiptar. Le të tregojnë ata vetëm një njeri
të pafajshëm, i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një
fëmijë apo një grua kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i
morëm në duar për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I
morëm kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe
që janë në Kosovë.



Për çfarë luftoni?



"Për çlirimin përfundimtar të Kosovës".



Por sot shqiptarët janë në përgatitje të ekipit
negociator. Ka të ngjarë që ky ekip mund të pranojë edhe një trajtë të
autonomisë në kuadër të "RFSJ"-së. Sa do të ishit të gatshëm të
pranonit një gjë të tillë?



"Assesi, natyrisht. UÇK-ja nuk pajtohet me
asnjë zgjidhje, përveç pavarësisë së plotë të Kosovës”.



A synoni të merrni pjesë në bisedime?



"Po, jemi të gatshëm të bisedojmë me
Serbinë. Por, vetëm për kufijtë. Për asgjë tjetër”.



Përderisa ju luftoni nëpër male, nuk duket të
ketë ndonjë krah politik në Prishtinë?



"UÇK-ja në radhët e veta ka drejtues
politikë, mirëpo në Prishtinë nuk e kemi krahun politik”.



Keni kaluar një kohë të gjatë në burg politik. A
jeni të gatshëm të vdisni për Kosovën?



"Me dëshirën më të madhe. Më e shtrenjtë
është liria se jeta. Të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të vetëdijshëm se
pushkën e kanë marrë në duar që të vdesin për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk
do ta kursejë jetën. Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i
madh jetësor”.


Meqë shumë rrallë mund të dëgjohet ndonjë fjalë
nga ju, çfarë do t'i porositnit botës me këtë rast?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:33 am

"Mendoj se është turp për Evropën
demokratike, që sot të ekzistojë një pakicë serbe, e cila synon t'i nënshtrojë
90 për qind të popullit tjetër në Kosovë; që këtë ta ushtrojë përmes terrorit
të paparë. Problemi i Kosovës nuk është problem i komplikuar, çfarë tentojnë
ta paraqesin faktorët ndërkombëtarë. Është problem që mund të zgjidhet fare
lehtë: çdo popull i botës, përmes konventave ndërkombëtare, ka të drejtë për
vetëvendosje dhe për pavarësi. Këtë të drejtë e ka edhe populli shqiptar, i
cili në Kosovë ka mbi dy milionë banorë. Nuk kërkojmë as më shumë, as më pak
se popujt e tjerë të botës. Do të shtoja edhe një gjë, meqë edhe Amerika edhe
Evropa i adresohen së tepërmi parimit të mosndryshimit të kufijve.
Jugosllavisë tashmë i janë prishur kufijtë. Është themeluar shteti slloven,
shteti kroat, shteti boshnjak dhe ai maqedon.



Si u bë e mundur që Maqedonia të dalë aq lehtë
nga shteti jugosllav, duke pasur brenda vetes mbi 40 për qind shqiptarë? Këto
i marrim padrejtësi të bashkësisë ndërkombëtare, andaj jemi të vendosur të
luftojmë deri në fund për çlirimin e Kosovës. Nuk ka forcë që të na
mposhtë...”



Po aftësinë e armatimit. A nënkupton arsenali
juaj edhe armët anti-tank dhe ato kundërajrore?



"I kemi të gjitha armët e nevojshme për
vetëmbrojtje. Kemi edhe armatim kundër tankeve dhe sistemeve kundërajrore.
Jemi të bindur se do t'i rrëmbejmë të gjitha armët që gjenden në duart e
çetnikëve, meqë arma më e fortë për çlirimin e një populli është morali. Këtë
moral Serbia nuk mund ta vrasë me asnjë armë. Ajo nuk mund ta shuajë
vullnetin për liri...”



A po rritet numri i pjesëtarëve të UÇK-së, meqë
më herët keni pohuar se morali çdo ditë është më i madh?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:33 am

"Çdo terror shtetëror ka reaksionin e vet në
popull. Populli është i gatshëm që njëzëri t'i përgjigjet thirrjes së atdheut
për shpëtim kombëtar. Vullnetarët tanë arrijnë çdo ditë dhe numri i tyre
është maksimal. Vullneti i popullit për liri është më i madh se kurdoherë,
pikërisht për shkak të shtypjes dhe terrorit serb. Pas masakrës së Prekazit,
i gjithë populli i Kosovës u bë i gatshëm të luftojë për atdhe..."



Marsi i luftës: Kosova apo pragu i
shtëpisë?




Njeriu që po hynte në Kosovë në mëngjesin e
dhjetë marsit të vitit 1998, së bashku me pesëdhjetë shokë të tjerë, kishte
në vete një dhimbje të madhe, që kishte rënduar mbi të më shumë se pesha e
dëborës apo hija e rëndë e Bjeshkëve të Namuna. Në këtë rrugë, pikërisht duke
u nisur nga i njëjti fshat, Vlanë, ai kishte filluar rikthimin një vit më
parë. Kishte qenë një ndeshje e dhimbshme, sepse ishte vrarë njëri nga djemtë
më të mirë të Kosovës, Luan Haradinaj, "buka dhe pushka e UÇK-së";
por ai kishte tashmë edhe dhimbjen e rënies së një njeriu jashtëzakonisht të
vyer, Adem Jasharit. Në vete kishte thënë se, kur ai e kishte këtë dhimbje që
i rëndonte mbi shpatulla, në kraharor e kudo, ai, që ishte mësuar me dhimbjen
dhe e kishte përballur atë; si do të kishte ndodhur me njerëzit e zakonshëm,
ata, studentët apo bujqërit e mirë, njerëzit që ishin mësuar të shihnin
idhullin e tyre mitik dhe të cilin nuk e kishin më? Mos vallë kishte filluar,
së bashku me rënien e Jasharëve, edhe rënia e qëndresës së tij? Kishte qenë njëri nga qëllimet më
të egra të pushtuesit serb: thyerja e shpresës. Nëse e ke vrarë shpresën,
atëherë ke vrarë gjithçka. A nuk do të ishte e mundur që me rënien e një
njeriu si Ademi apo Hamza të kishte filluar edhe humbja e shpresës...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 EmptyThu Sep 11, 2008 5:33 am

Mund të kishte ndodhur edhe ashtu. Nuk do të ishte hera e parë dhe
njëkohësisht nuk do të kishte qenë as e fundit. Ai e dinte këtë, njëzet e dy
vite jetë ilegale e kishin mësuar se pas humbjes së prijësit duhej një kohë,
nganjëherë e gjatë, për t'u ringritur. Kjo kishte ndodhur disa herë në
lëvizjet atdhetare ilegale, mund të ndodhte edhe tashti. Do të ishte një
cikël i dhimbshëm, por gjithsesi mund të ishte edhe i kuptueshëm. Ai do të
bënte gjithçka që do të mundte për të mos e lejuar thyerjen e shpresës, për
të mos patur bjerrje, ai do të dilte, ashtu si kishte qenë përherë, njeriu i
shpresës së madhe. Kishte në krahun e tij Xhevën, është pak të thuash se
kishte bashkëluftëtaren e hershme të tij, ata ishin vazhdimi i njëri-tjetrit
dhe plotësimi i secilit njëkohësisht; atë që mund ta linte deri në pragun e
përfundimit fjala e vrullshme e Fehmiut, do ta përmbushte butësia e fjalës së
Xhevës. Gjithnjë kishin qenë kështu, që nga 13 gushti i vitit 1985, dy njerëz
që e kishin pritur njëri-tjetrin, për ta gjetur dhe për të mos u ndarë më.
Tani në luftë, kjo mosndarje e pazakontë ishte dyfish e vlefshme; jo vetëm se
po rikthehej një grua luftëtare, e cila është bërë tashmë tepër e njohur dhe
të cilën Drenica e kishte bërë bijë të vetën, por mbi të gjitha ishte
shembulli i madh i vazhdimit të vetëflijimit të përbashkët familjar. Sepse
ata po vinin për të vënë jetën e tyre në themelin e lirisë së Kosovës. Ky
rikthim do të ishte i lidhur me shpresën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këto ditë del nga shtypi libri
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Nje dite ne piknik!
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» 14 TETORI DITE HISTORIKE E TRIUMFIT TE MADH
» Kush do ti fitoje keto zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: