Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyWed Jul 23, 2008 5:55 am

MURI SHQIPTAR
17 june, 1999
Ushtria serbe ngadal fillon të fitojë në intenzitetin e largimit definitiv nga "toka e
shenjët serbe" dhe nga "zemra" e çdo serbi mesatar, gjë që mund të konsiderohet një e
arritur historike e shqiptarëve ! "Tërheqja" e serbve, ende po shoqërohet me dëme
materiale dhe me vrasje enigmatike nga snajperët e profesionalizuar të UDB-ës. Vetëm
gjatë këtyre tri ditëve, nga snajperët dhe minat e vendosura nëpër shtëpitë shqiptare kanë
humbur jetën 20 (njëzet shqiptarë) etnik.
Gjeografia e largimit definitiv të çizmës serbe nga tokat dhe trojet shqiptare, pas një
periudhe prej 85 viteve robërie, është një festë në vete, të cilën populli shqiptar i Kosovës
nuk do ta harrojë kurr gjerë sa të ketë njerzë në këtë planet. Mua nuk më preokupon edhe
aq procedura e këtij festimi sa mënyrë se si do të arrihet bashkimi shpirtëror, material,
moral dhe veqenarisht ai politik.
Për mua, dita që do të largohet edhe çizma e fundit e ushtarakve dhe paramilitarëve
serb nga Kosova që sipas Marrveshjes së nënshkruar në Kumanovë, është ditë e zhdukjes
së një "muri" që ndau padrejtësisht një popull që flet një gjuhë, ka një kulturë, është racë
ariane, komunikon në të gjitha aspektet shoqërore.
Pra shkurt dita e 20 qershorit, do të mund të shpallet pa ndonjë ngurrim moral,
politik, juridik, apo njerëzor, si ditë e Pamvarsisë së Kosovës! Anipse, de jure, në bazë të
një marrveshje të brisht, por të garantuar nga një forcë e fuqishme ushtarake, Kosova do
vëhet në një Protektorat formal nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare, ajo është de facto: e
Pavarurë!
Koncepti i pamvarsisë, është një koncept relativ dhe shumë i lakueshëm që kur të
analizohet nga prizma e akteve dhe normave juridike mund të interpretohet në mënyra të
llojllojshme. Por, në esencë, ai përmbanë elementet e një identiteti që dëshmon
prejudikimet dhe interpretimet e shëndosha që qojnë kah pavarsia. Kjo, veqenarish
mund të dëshmohet, siq do të thoshte Prof. im i ndjerë i katedres Dr. Fehmi Agani, me
mosprezencën e mëtutejshme të dy paradispozitave elementare që e ushtrojnë
egzegucionin e qeverisë, e ato janë : policia dhe ushtria!
Shkatrrimi i murit ndërshqiptar, mund të thuhet shënon edhe fillimin e epokës së
evropeizimit të Ballkanit dhe në një mënyrë edhe kthimin definitiv të tij në fami ljen e
Evropës. Serbia, me sistemin e sajë ende totalitar, në këtë drejtim do presë ndoshta, sipas
prognozimeve të mija gjerë në zgjedhjet e parakohshme që duhet të ndodhin patjetër,
ngase hipokrizia e estabilishmentit aktual atje, ka bërë që ngadalsimi i procesit të
inkuadrimit të sajë në strukturat e evroatlantike të koncipohet jo si nevojë dhe
domosdoshmëri e kohës por si një rrezik permanent për "perandorinë" e sistemit të fundit
postkomunist.
Lajmet shqetësuese! Zbulohën varreza masive, vrasje, dhunime, egzekutime,
maltretime, etj. të gjitha radiostacionet botërore lajmërojnë për tmerret e shqiptarëve të
Kosovës. Sonte dhe mbrëmë, është shumë interesant (!), gjumi më merrë pa kurrfar
parapregaditje paraprake (lexim, apo film). Spjegimi (medicional) i shoqës më duket
bindës, ngase ajo këtë frustrim tonin psiqik e ndërlidhë me ngarkesat që i kemi pasur gjatë
këtyre tre muajve të kaluar. Kushedi, ndoshta edhe ka të drejtë! Në anë tjetër,
demolitarizmi i UÇK_s, sipas Xhemi Shejës, është shkurtuar nga 4 muaj, sa ishte paraparë
më marrveshjen e Rambujes, në 30 ditë!
Të shohim, çfqarë do dalë nga e tërë kjo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyWed Jul 23, 2008 5:56 am

INFORMACIONI
18 JUNE, 1999
Sot pas ca ditësh më vizitoi së prapthi shoqje e Elia Valladaresit, gazetare
(producente Spanjolle në kanal SUR TELEVISION) dhe më luti për premtimin e bërë nga unë
që të bënë një intervistë me Komandant Remin (Rrustem Mustafën), një student timin dhe
një patriot të madhë Llapjan (krahinë e njohur në Kosovë, për vetëflijim në të mirë të
kombit shqiptarë).
Mirëpo, problemi qëndronte në ate që unë me gjithë interesimet e mija që këtë
djalosh ta bëjë të njohur edhe në opinionin e jashtëm, koha nuk u premtonte atyre. Sa
munda të kuptojë në mesin e tyre ishte një serbofil, i cili nuk ishte i interesuar edhe gjithaq
për ekskluzivitetet e luftës së Kosovës sa për disa punë tjera... Elisës, i propozova që t'a
shoqërojë pa kurrfar kompenzimi material, ne rast se dëshirojnë të njohin realitetin e krijuar
pas tërheqëjes se forcave ushtarake dhe paramilitare serbe nga kjo komunë: duke filluar që
nga rrënimet barbare të fshatrave të tëra, varrezat masive në Koliq, llukar, etj. masakrat që
kanë bërë serbët, pastajë ta njohë stoicizmin e edhe mikpritjen e ruajtur me një gjelozi të
paparë, që së mund ta hasish tek asnjë popull në kushte dhe rrethana normale, e lëre më
aso të luftës, të këtyre qytetarëve të vuajtur, të mësojë pastajë peripetitë e golgotës së
quajtur "Koliq", ku afro 100.000 njerzë të papregaditur as psiqikisht, e lëre më fizikisht,
kanë përjetuar ankthin e: etjes, urisë, bombardimit me praga dhe tanke të kalibrave më të
mëdhenjë (që janë të ndaluar edhe me Konventën e Gjenevës!), frigës nga vdekja e sigurt,
egzekutimit për së afërmi të pjestarëve të familjes, shkaku i mosposedimit të 300 apo 500
DM (!?), atmosferës së lindjeve nën qiellin e hapur, kërcnimit nga helmimet, etj. etj.
Pra shkurt, kisha parasysh një tabllo të tërë realiste të luftës, për të cilën mund të
flas vetëm ai që i ka përjetuar të gjitha këto gjëra në mënyrë faktike. Ngase, fitohet
përshtypja se ashtu siq korespodojnë disa gazetarë të jashtëm (nga ngrohtësia e dhomës së
hotelit Grand) informata nga Kosova nuk është identike me realitetin e ndodhur në teren.
Kur ia përmenda të gjitha këto dhe faktet tjera përkitazi me punën edhe interesimin e sajë,
Elisa u entuziazmua dhe me padurim shpejtojë të konsultojë "bossin" e sajë të dyshimtë në
të gjitha këto ngjarje dhe përjetime të mundëshme, në Kosovën e martirizuar gjatë këtyre
dy viteve të fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyWed Jul 23, 2008 5:56 am

ZONA
19 june, 1999
Kontigjenti rus i ardhur më 12 qershor, në tokën e Kosovës ende pa u arritur
marrëveshja paraprake për stacionimin e tyre në ndonjë ndër zonat eventuale, edhe sot e
kësajë dite është duke sjellur probleme: njëherë teknike planerve të NATO-s, e më pastajë
ndoshta edhe politike qendrave të vendosjes.
Në të vërtetë, ky kontigjent (prej afro 200 ushtarakësh komandos) edhe sot e kësajë
dite është duke bërë probleme me insistimet e tyre kategorike që t'u takojë një "Zonë"
ekskluzive e kontrollit. Në dukje të parë problemi nuk duket edhe aq kontestues, ngaqë,
forcat tjera të NATO-s, sipas një sistemi të rafineruar nga planerët e sajë "shkapërderdhjen"
e kanë bërë sipas një marrëveshje paraprake e cila në të ardhmën nuk do të mund më
asnjëherë, të rrezikohet konfiguracioni gjeografik dhe ai gjeopolitik i Kosovës. Meqë
rusët shkelën marrëveshjen unike për "hyrje" (duke nxituar që të parët të hyjnë) në
teritorin e Kosovës, ata në një mënyrë i zbuluan planet e tyre djallëzore për një
"ndarje"faktike të sajë.
Insistimi i popullsisë së mbetur serbe, që vetëm rusët do të mund t'i "mbrojnë" ata,
nuk është asgjë tjetër vetëm tentim i planifikuar dhe i sinkronizuar mirë i regjimit të
Millosheviqit, që;
1/ Përmes, një sistemi te këtillë të prezencës kompakte të forcave ruse veqenarisht
dhe ekskluzivisht në pjesët veri përëndimore të Kosovës, të pregaditet opinioni vendas serb
që "sigurinë" e tyre fizike, tani dhe në të ardhmën do të mund ta bëjnë vetëm rusët që
dosido i zëvendësojnë forcat serbe!
2/ Përmes prezencës de facto dhe de jure të legjitimohet koncepti i ASHAS-s (ideja e
akademikut serb Aleksandar Despiq), për ndarjen teritoriale të Kosovës, në dy pjesë:
a/ pjesën veri përëndimorë, e cila sipas bindjes serbe, shkaku i koncentrimit të
madhë të popullsisë së sajë si edhe shkaku i manastireve (prap të cilave fshihet interesi i:
resursve dhe begative natyrore nëntokësore të Kosovës të njohur qysh me shekuj.
b/ pjesën jugore, e cila do t'i takonte indepedencës apo eventualisht bashkimit me
Shqipërinë, e cila për nga begatitë dhe resurset natyrore, as përafërmi nuk mund të
krahasohet me pjesën veriore. Në esencë, nuk është edhe e rastësishme aplikimi i sistemit
të "tokës së djegur", në këtë pjesë që për qëllim ekskluziv kishte pamundësimin e jetës
normale edhe në këtë pjesë të Kosovës. Në mënyrë që shqiptarëve të kthy er eventualisht,
t'u vështërsohet jeta në çdo aspekt.
"Zona" Ruse, e apostrofur si sverë e interesimit dhe kujdesit ekskluziv rus, si duket
më në fund nuk do realizohet. Këtë nuk e lejojnë as amerikanët e as përëndimorët, në mos
për asgjë tjetër atëherë edhe për shkak të ç'ekuilibrimit të sistemit të ndikimit të tyre në
këtë pjesë të botës.
Në ndërkohë mbrrinë lajmi, se negociatorët amerikanë dhe ata rus në Helsinki kanë
arritur marrveshjen, sipas të cilës: Rusët (me përafërsisht 3000 trupa të tyre në kuadër të
KFOR-t) do të shërbejnë në në zonën e kontrolluar nga amerikanët në lindje, në zonën e
kontrolluar nga gjermanët, në jug, dhe në zonën e kontrolluar nga francezët, në veri të
Kosovës. Sipas këtij informacioni, kontigjenti më i madhë rus, do të jetë i stacionuar në
zonën e kontrolluar nga amerikanët, në rajonin e Gjilanit, gjerësa pjesa tjetër në zonën
gjermane në Malisheve, si edhe sektorin francez në Llaush. Është mirë që grumbullimi i
këtyre forcave të padëshiruara në teritorin e Kosovës për pjesën dërmuese të shqiptarëve të
Kosovës, nuk është lejuar. Sepse koncentrimi në një vend do të lëntëe të nënkuptohet
ndarja e sektorit të veçant, e kjo pastajë realizimin e idesë së "ndarjes" së Kosovës.
Afati i tërheqjes së forcave paramilitare dhe militare serbe, dalngadal po hynë në
fazën përfundimtare meqenëse, afati u skadon nesër më të 20-ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyWed Jul 23, 2008 5:57 am

DEMITALIRIZIMI
20 june, 1999
Koncepti i demilitarizimit apo çmilitarizimit, është një koncept që në rrethanat dhe
aktuelitetin e krijuar pas depërtimit të forcave të Aleancës Veriatlantike, ka për qëllim të
suspendojë ndikimin ushtarako- militar në ecuritë e jetës shoqërore të Kosovës.
Mirëpo, meqë sipas marrveshjes së arritur në Rambujeve, e më vonë të vërtetuar
me Nato-n, UÇK-ja, si ushtri e rregullt e Kosovës duhet pasi të krijohën kushtet e çlirimit
(që janë në përfundim e sipër) të pakësojë, apo edhe të heq nga përdorimi i arsenalit të
sajë ushtarak, shkaku i rrezikimit të jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës.
Në takimin që u mbajtë sot mes përfaqësuesve ushtarak të NATO-s dhe UÇK-s,
thuhet se, strategjia e demilitarizimit (por jo edhe çarmatosjes të plotë) të UÇK-s, do të
përdoret "Harvast Operation". gjegjësisht siq njihet më mirë me emrin - modeli i Bosnjës.
Ku procesi i grumbullimit të armëve u bë në baza vullnetare!
Ky variantë, do të thoshnim ka mundur të funksionojë e ndoshta edhe të jap
rezultate të kënaqshme në teritorin e Bosnjës, por në Kosovë jamë shumë skeptik se do të
jap të njejtat rezultate! Shkaqet, janë të shumta, kurse ne do të përmendim vetëm disa:
a/ Shkaku i parë dhe ndoshta kryesor është ai i urrejtjes së madhe që e i ka ushqyer
serbët të bëjnë masakra që ende së mbahën në mend as në Bosnjë e as në Luftën e II
botërore. Burimi i kësajë urrejtje është pikërisht ai promotori kryesor që e lëvizë tërë
ngjarjen: jo në drejtim të një qetësimi të shpejtë të situates dhe raporteve ndëretnike (mes
serbve dhe shqiptarëve) në Kosovë, por në drejtim të një "qetësimi" tejet të ngadalshëm.
Tempo, ky që organizmave ushtarak dhe atyre civil të NATO-s dhe OSBE-s, nuk u shkaon
përshtati, shkaku i nevojës jetike që të krijohet një stabilitet e siguri për tërë qytetarët e
Kosovës.
b/ Shkaku i dytë, qëndron jo në urrejtjen patologjike të shqiptarëve (sikurse ndodhi
tek serbët), por në frustrimet e shumt a që aktualisht mund të ndodhin në mesin e
qytetarëve të kthyer etnik shqiptar. Të cilët duke qenë të zhgënjyer, me humbjet e të
afërmëve të tyre (dikund dikund edhe familjeve të tëra!)dhe pasurisë së tërësishme, pastaj
masakrimet dhe varrezat masive kolektive, do të mund të shkaktonin "incidente", të
padëshiruara për Nato-n, të cilat jo që do të mund të rrezikojnë esencën e paqes në
Kosovë, por do të mund të krijojnë pasiguri dhe jostabilitet në rajon. Mirëpo, kjo lloj fobie
është e paarsyeshme, për shkak se shqiptarët nuk dëshirojnë ta prishin imazhin dhe
përshtypjen e fituar me gjak të komunitetit ndërkombëtar për ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyWed Jul 23, 2008 5:57 am

ÇLIRIMI
21 june, 1999
Më në fund dita e agut të çlirimit definitiv të Kosovës, nga këmba e ushtarakut dhe
paramilitarit serb erdhi! Nga të gjitha komunat njohtohemi, gjerë sonte në ora 24 edhe
ushtaraku i fundit duhet të largohet nga Kosova.
Shumë familje shqiptare dhe shumë qytetarë tjerë që nuk janë zhytur në atmosferën
e krimit ndajë njerzimit, do të duhej të festonin ditën e sotme si ditë ÇLIRIMI nga okupatori
shekullor.
Sot e përafërsisht, 85 vite më parë, ushtria serbe pas tërheqjes së ushtrisë osmane
nga Ballkani, okupoi me dhunë në emër të një gjoja "çlirimi" fascinues për faktorin e
atëhershëm ndërkombëtar, tokën e Kosovës?!
Athua vërtetë jemi cliruar, apo ndoshta kemi përshtypjen se jemi të tillë cfarë ne e
projektojmë vetëvehtën në këto rrethana të cilat edhe ashtu janë plotë dyshime e
ndryshime? Për bindjen time ne jemi cliruar nga robëria shekullore serbe, mirëpo nuk jemi
cliruar nga forca e dominimit nga të tjerët, nga vetë shkaku se koncepti i clirimit nënkupton
edhe clirimin nga veset, teket, obskurantizmi e primitivizmi ynë i mbjellur me shekuj në
këto treva.
Një shekull i tërë nën thundrën e sllavëve, ishte një shekull i errët për synimet e
pashterruara shqiptare që të posedojnë identitetin e tyre shtetëror mbi këtë teritor. Betejat
e tëra që do të përcillën edhe me dy luftëra të mëdha botërore, do të dëshmojnë
pashmangshëm tëzën e vërtetuar nga ana e kombeve tjera të më dha, se: asnjë popull
(komb) që e synon lirinë e njëmendët, nuk mund ta realizojë atë, poqese nuk e vazhdon
"betejën" e humbur.
Shqiptarët e Kosovës, të ndarë padrejtësisht nga trungu i tyre, dëshmuan se
asnjëherë nuk pushuan së interesuari për realizimin e identitetit të tyre kombëtar e sidomos
atij shtetëror në këto hapsira të këtij rajoni. Tani ata kanë kohë të mjaftueshme, që të
mendojnë edhe për bashkim me shtetin amë. Mendojë që perspektiva e integrimeve të
ardhëshme do të dëshmojë përcaktimin definitiv të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?!
» Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
» "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë!
» Ditar Lufte
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Sociologji-
Kërce tek: