|
| DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:17 am | |
| INTERNETI 17 april, 1999. Edhe sot, (është mëngjes, ora 9,1 minuta) nuk ka bukë të zotit! Ja veqësa u kthye i zhgënjyer Baca Fejzë me Hanin nga Stamenkoja i famshëm në këto ditë luftë (djali i të cilit ka kohë që është vullnetarë në luftën e humbur) i cili mbanë një minimarket të rrall të pa shkatrruar, në këtë pjesë të qytetit. Ende nuk ka asnjë shenjë se regjimi totalitar i Millosheviqit, është i gatshëm të lëshojë pe dhe të bëjë kompromis me bashkësinë ndërkombëtar. Mbrëmë në "Europën e Lirë", sipas një ko menti NATO-ja, po pregaditet për një invazion të mundshëm dhe të rrufeshëm, sipas këtij konfirmimi ata kanë mobilizuar afro 30.000 rezervist dhe poashtu edhe nja 30.000 tjerë nga rekrutët shqiptar të diasporës. Gjurmëve të këtij lajmi, ndoshta jo edhe aq të papritur, kuptojë se Klarku, ka urdhëruar (sipas shkrimit të gazetës "Washington Post, që mund të përcillet edhe në internet) : mobilizimin e forcave rezervë të këmbësorisë së SHBA-ve! Sa është i vërtetë ky lajm, nuk mund të dijë? Ajo, që më jap shpre së është se: NATO-ja, pasi që, si thotë populli "është hyllë" në baltën e Ballkanit, vështirë e ka të tërhiqet më. Akti i aktivizimit të ashtuquajturit "urdhërit për aktivizim", është një një vendim, jo vetëm i SHBA-ve (promotorit kryesor në këtë fushatë), por edhe i 18 (tetëmbëdhjet) shtetëve tjera më të zhvilluara të botës së sotme. Bindje kjo që lenë për të nënkuptuar se regjimi satrap i Millosheviqit, nuk e ka larg. Shpresa, në këtë bindje bëhet edhe më e fortë, kur të kihet parasysh edhe pjesa e ndihmës logjistike që mund dhe duhet t'u ofrojë guerilja shqiptare e promovuar me emrin UÇK. E tërë kjo është në rregull - më thotë Hani, por si ta ndalë paramilitarin dhe ushtarakun serb NATO-ja, që të mos na masakrojë, e vrasë si pulat në kotec? Përgjigja, ime kuptimin e humb në këtë drejtim, ngase vërtetë: avionet e NATO-s, është e pamundur të ia ndalin turrin paramilitarit serb me thikë dhe kalashikov në dorë prej aeroplanit?! I cili mund të hyjë shlirshëm në çdo shtëpi të shqiptarit dhe të vrasë kend të dojë, të plaçkisë kend të dojë, të dhunojë kend të dojë, të masakrojë kend të dojë?! Këtë "detyrë", mund ta bëjmë vetën ne! Por si ta bëjmë kur nuk kemi as një thikë të thjesht? Shpëtimin, kështu siq po bëjmë ne të mbeturit si duket, ia kemi dhuruar vetëdijshëm rezignimit! Kjo nuk është mirë, por në këtë situatë nuk kemi zgjidhje tjetër! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:18 am | |
| ETNOCIDI 18 april, 1999 Ditë e dielë, e vrënët dhe me riga shiu. Igballi (shoqja ime), sot për herë të parë gjeti bukë të gatuar te Stamenkoja i ngarkuar me ngjyrat e paragjykimeve nacionaliste. I cili si komshi, i "mirë" i ka dhuruar dy copë bukë! Tani është mëngjes. Pres të ndëgjojë lajmet dhe të shohë çfarë po ndodhë nëpër Kosovë gjatë njëzet e katër orët e fundit. Hetojë se shkatrrimet dhe vrasjet e të pafajshmëve, vazhdojnë pakurrfar kontrrolli! Vriten, fëmijët, gratë, burrat në mosha të shtyra, ata që janë me të meta fizike e psiqike pa kurrfar seleksionimi. Kjo dukuri makabre zhvillohet sidomos në ambientet rurale të Kosovës, ku mundësia ë fshehjes së krimit (po kujtoj sipas skenarve të regjisorëve të gjakut shqiptar) për ta është më e madhe. Nga disa të afërmë më vijnë lajme shumë shqetësuese! Disa informacione që sipas tyre janë të "dorës së parë", kanë të bëjnë me luftën e ashpër që po zhvillohet në anën e Llapit. Sipas këtij burimi të sigurt, në euforinë e tërheqjes së popullsisë civile të kësajë ane janë vrarë shumë prej tyre. Numri i saktë ende nuk dihet, por dihet se ka qenë një ofensivë e rrept e armikut ku janë përdorur të gjitha mjetet dhe armatimi i rëndë ndajë fshatrave etnikisht të pastërta shqiptare, siq janë: Perani, Obranxha, Bradashi, Bajqina, Dobratini, Kërpimehu, Metohija, Pollata, Pakashtica dhe shumë e shumë fshatra tjera. Fakti se këto fshatra ishin etnikisht të pastërta edhe para luftës së parë botërore e pastaj asajë të dytës, i ka bërë objekt të shkatrrimit, masakrimit dhe ndjekjes së etnobandidistëve serb që pamshirshëm të qëllojnë mbi popullsinë etnike shqiptare. Mësojë, se gjatë kësajë ofensive, ndër më të mëdhajat gjerë tani në historinë e qenësimit të tyre, në përpjekje për t'u ndihmuar bashkëfshatarve të tyre më janë vrarë tre kusherinjë (Eseti, Bedria, Hamdia) dhe disa bashkëfshatarë të mijë të cilëve nuk munda të ua mësojë emrat. Etnocidi i kësisojtë i ashpër i organizuar gjatë këtyre ditëve mësojë se nuk është i rastësishëm. Qysh më herët, dmth. para luftës arqitektët e kabineteve etnocide kishin bërë e besa edhe organizuar formacione dhe dhe grupacione të ndryshme, të cilat në momente të caktuara (si kjo e sotit!), si thoshte një serb: " do të kryenin, obligimin (duke vrarë pa kurrfar ngurrimi shqiptarë etnik, gjerë në shfarosjen e tyre!) ndajë më së paku 5/6 gjeneratave të ardhëshme serbe". Teza, se shqiptarë i mirë, është vetëm shqiptari i vrarë!? Si tezë makabre, është hit ndër paramilitarët dhe ushtarakët e Serbisë, ajo tani po qarkullon shlirshëm dhe po qëndron përherë si shpatë Demokleut mbi të gjitha shtëpit, fashatrat dhe qytetet shqiptare të Kosovës. Zona operative e kësajë ane, me stoicizmin moralin dhe disciplinën e fortë ushtarake, që prej fillimit të formimit të celulave të para të UÇK-s, ka qenë shembull. Spastrimi etnik, është një synim i kahnotshëm serb që për qëllim ekskluziv ka krijimin e një balancimi etnik në Kosovë. Për këtë shkak, vrasjet, masakrimet, dhe dëbimet janë janë organizuar në funksion të këtijë qëllimi. Në Gjakovë, Pejë, e sidomos Mitrovicë, sipas lajmeve të Kosovapresit, vazhdojnë vrasjet dhe likuidimet e veprimtarëve politikë si edhe njerzëve të rëndomët civilë. Jashtë më pret Sheki, që t'i ko mentojmë lajmet e fundit dhe të ndezim (pa dëshirën tonë!) nga një "Zetë" shkaut. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:19 am | |
| EGZEKUTIMI 19 april, 1999 Ditë me diell, me Shekin po pijmë nga një qaj prapa shtëpisë. Ai po e pret Hanin e cila ka shkuar të kërkojë dikund bukë, ngase i frigohet hargjimit të mëtejmë rezervave të miellit që i disponon, Afër është Naltina e cila me naivitetin e vetë fëmijëror bënë përpjekje të krijojë atmosferë. Komentojmë lajmet e natës së kaluar me shpresë se do vendoset diçka në favor të ndreqjes së situatës së përgjithshme. Mbledhim argumentet për pro et contra përmirsimit të gjendjes, duke u munduar kështu të hargjojmë kohën e disponuar pa kurrfar kontrolli paraprak. Pritja e kësajë gjendjeje më ka bërë agresiv jo vetëm mua por këtë e hetojë edhe tek anëtarët tjerë të familjes, e sidomos tek fëmijët. Të cilëve u është prishur ritmi i lojës dhe argëtimit. Të mbetur pashpresë për vazhdimin e mësimit të mbetur në gjysëmvjetor. Lajmi më tragjik që kam marr gjerë tani! Kojshisë tim nga Bogujevcët, si duket Selatinit (e ndoshta edhe Safetit) i është vrarë grueja me të katër fëmijët e vetë në shtëpinë e tyre! Tërë pasditën e kam kaluar tek Sheki dhe Hani, shkaku i shqetësimit që e kam pasur për këtë lajm tragjik. I kam njohur, të gjitha ato fytyra të njoma! Çfarë mund të jenë femijët fajtor në këtë luftë, ku e kanë shpirtin dhe rezonin e njeriut ata njerzë që vrasin fëmijë! O zot, sa më dhimbsen! Dhimbja për ta më ka dekoncentruar. Shikojë, fëmijët e mijë dhe nuk mundem të përmballem. Lotët më dalin vetëvetiu! Më dhimbsen, pasi që i kam njohur. Sipas lajmit, në fjalë ata janë egzekutuar në pragun e derës së tyre?! Për të qenë tragjedia edhe më e madhe, kuptojë, se në këtë kohë, si musafirë ishin edhe një familje e Duriqve të fshatit Obranqë, të cilët nga paramilitarët serb ishin egzekutuar në vend pa kurrfar paralajmërimi paraprak! O zot, njeriu qenka më i fortë se guri? Si do të mund të përballen të tjerët me këtë, tashma fenomen ndërshqiptar? Sot, për t'u ikur lajmeve alarmuese që vijnë pa pra në shqisën time të ndëgjimit përpiqem ta angazhojë vetën në disa punë fizike rreth shtëpisë, por nga shqetësimi i tepruar i lë edhe këto. Dikund kah mbrëmja, rastisi në një intervistë të Kadares, i cili si shkrimtar me nam, bëri një krahasim të qëlluar të sintagmes që në vetëdijen tonë historike e ate politike, ka pas qarkulluar pothuajse gjatë tërë këtij shekulli, për"Europën kurvë" dhe "Europën fajtore",etj. me raportin e "Europes Atlantike"(Amerika si bijë e sajë), duke dashur të shfajsojë ate. Akti i krijimit të raportit të natyrshëm të "Europës Atlantike", ndajë shqiptarëve si pjesë të sajë, bënë që ajo tani pas gadi një shekulli të shfajsojë vetëvehtën e anatemuar gjer tani nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Një fenomen tjetër aktual, që mpleksi Kadareja ishte edhe ai i deportimit të dhunshëm të gadi një milioni shqiptarrësh nga Kosova, që në fakt është një presedan i llojit të vetë që nuk mbahet në mend në historinë e njerëzimit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:20 am | |
| KUFIRI 20 april,1999 Ditë e vrërët! Mbrëmë, pothuajse tërë natën ka pasur të shtëna, askush nga ne të "burgosurit" shtëpiak nuk e dijmë nga vijnë ato? Për këtë shkak edhe nuk kam mundur të fjeti si duhet. Nga lajmet e hershme, fjala e parë që përmendet është : vazhdon vala e dëbimit (deportimit, që i përngjan një eksodit biblik!) të shqiptarëve në d rejtim të kufijve të Shqipërisë dhe kryesisht Maqedonisë...? Të mbushet mendja, se askush së do të mbetet në Kosovë! Tmerr! Kosova pa shqiptarë, kujt i hynë në punë? Ndëgjojë të gjitha lajet e mundshme: DW-en, BI BI-si, VOA, Tiranën, Beogradin , Europën e Lirë, Zërin e Rusisë, atë të Kroacisë, etj. gjithëkund e njejta këngë: fluksi i refugjatëve, "kaq kaluan kufirin", "kaq u vranë", kaq u masakruan", "kaq u varrosën në varreza masive" (sipas ca shënimeve të Nato-s, gjerë më tani janë evidentuar me syrin e teleskopit satelitor, dikund rreth 43 varreza masive Kosovë!>),etj. Domethënë po krijohet me këtë preteksti i vazhdimit të mëtejmë i bombardimmeve masovike mbi Kosovë. Sot, për herë të parë është bombarduar edhe Podujeva, Peja, Gjakova,etj. Më dhimbsen të afërmit e mij, sidomos fëmijët e motrës (Mirvetit dhe dhëndrrit Brahimit) të Gëzimit, Letit, Ismetit, Rabia e të gjithë bashkëvendasit e mij. Por ç'ti bëshë, ndihmë nuk kam mundësi tu jap. Fati deshi që ata të mbetën atje, dhashtë zoti dhe u shpëtofshin kthetrave të paramilitarëve dhe ushtarakve serb. Lajme alarmuese, në kufirin shqiptaro maqedon! Me mijëra e mijëra njerzë presin të kalojnë kufirin e Ballacës, Morinës dhe ta gjitha pikat tjera kufitare. Askush nuk kupton, gjera kur kështu? Kuptojë, se vllazërit tanë mbatan kufirit maqedon, janë treguar jo solidar! Por tejet vëllazëror! Diçka që së mund të përshkruhet. Diçka, që së mund të përsëritet më asnjëherë. Ata ta prekur nga tragjedia që ndodhi këtej kufiri, me të gjitha ato që kanë pasur në dispozicion (sidomos ushqime, pije dhe veshëmbathje) janë vënë në shërbim të kosovarëve. Neglizhenca e pakuptimët e pushtetëmbajtësve maqedon, si duket e ndikuar nga instikti gjenetik i përkatësisë së trungut sllav dhe indoktrinimit ideologjik, ka bërë që Kosovarët në këtë "pritje" intervenuese të mos priten ashtu siq do të duhej. Në ekranet TV-ve, vrejë shokun tim Zekë Qekun, si ndanë nëpër rigat e shiut, bukën e lagur bashkëatdhetarëve të vetë Kosovarë. Më duket provimi moral, është duke u dhënë në nivelin më të lartë, gjerësa ai shtetëror i estabilishmentit maqedon, sikur heziton të shtrijë dorën e ndihmës popullsisë së pambrojtur. Në Shipëri, poashtu në pikën pikën kufitare të Morinës vrejë dhe hetojë një organizim më të mirë dhe ë është më e rëndësishme: një solidaritet vllazëror të pashoq dhe të paparë në historinë më të re të popujve të rretzikuar nga etnocidi dhe gjenocidi serb, anipse Shqipëria siq dihet ekonomikisht nuk i ka edhe aq mirë punët. Por, zemra e madhe dhe bujaria e paparë e familjeve shqiptare, në qytetet e Kuksit, Tropojës, përkundër varfërisë stimuluese gjatë këtij pesëdhjetvjeqari, bënë që vëllazërit e tyre Kosovarë të përndjekur nga çizmja serbe të ndihen si në shtëpitë e tyre. E Tërë kjo, ka një randësi të jashtëzakonshme, ngase në këtë fatkeqësi të ndodhur ka edhe elemente të fatlumnisë: a/ Së pari, "kontakti" mes këtyre dy tërësive të shkëputura gadi 100 vjetë, ndihmon në ripërtrirjen e komunikimit ndërvllazëror, Pastajë njohjen e mentaliteteve, edukatave, vështërsive dhe problemeve të ndryshme ndërshqiptare. b/ Së dyti, nga kjo fatkeqësi e padëshiruar, krijohën mundësit e ripërtrirjes së miqësisë, rinjohjes me pjesën tjetër të kombit që pesëdhjet vjetët e Diktaturës komuniste i kishte kaluar në izolim të plotë. Përfitimi më i madhë ë do të mund të supozohej nga ky lloj "kontakti" të rinjohur shqiptaro-shqiptar, është padyshim mundësia e komunikimit masiv, çfar nuk do të mund të ndodhëte në kushtet dhe rrethanat normale. Të gjithë shpresojmë, se do çlirohemi. Kosova, tani ka hyrë në rrugën e pakthimtë, ajo këtyre ditëve po dëshmon se është e gatshme të paguajë çfardo çmimi për lirinë dhe pavarsinë e sajë. Ashtu qoftë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:21 am | |
| GOLGOTA 21 april, 1999 Dje mora lajmin për gjendjen e Fatmirit, Gëzimit, Antigonës, e Sanisë me nënën dhe fëmijët. Mirë ishin. Ata si duket të gjithë e kishin kaluar "golgotën" e refugjatit të njëmendët. Në të vërtetë, kishin ardhur nga Podujeva me mijëra e mijëra të tjerë refugjat maleve gjerë në Prishtinë, nëpër ferrin granatave, tytave të snajperëve serb, ndjekjeve, persekutimeve, masakrimit egzekutimit, pastaj shiut, të ftohtit dhe pagjumsisë që i kishin rënduar ata këtyre ditëve!? Me rëndësi është se të gjithë ishin gjallë, e mirë me shëndetë, me përjashtim të "talabuqit" (Muhametit) dhe Gëzimit. Ashtu që nuk e mbajë mendjen më tek ata. Dhashtë Zoti, që të gjithë të tjerët të jenë ashtu! Në të vërtetë, sipas TV-së AS, të gjithë refugjatët të cilët ishin detyruar t'i lëshonin vatrat e tyre nga Podujeva, dje më 20 prill ishin kthyer në LLap. Edhe ate në bazë të një seleksionimi aparthejdist (vetëm disa fshatra!), në Balovc, SHajkovc, Gllavnik, Penuh , etj. Kushedi, çfarë fshihet pas kësajë? Nënës, përmes Shpresës (Azemi, një ish studente e imja) e cila ishte dje këtu, i qova fjalë që të vijnë të gjithë këtu, se do ia bëjmë diqysh. Se dij ende nuk lëvizi asgjë në këtë drejtim. Po presë me shpresë se dikush barem do vijë e më tregojë se a po vijnë a jo? Në mënyrë që mos të shqetësohem më tutje për fatin e tyre. Vetë, pasi që nuk po kam guxim të dalë (shkaku i një milion shkaqeve) në qytet dhe të bie në kontakt me "burimin" e informatave të vërteta, kam mbetur i mvarur nga të tjerët. Nga lajmet, të cilat po i përcjell në radiostacione të ndryshme po përpiqem të formojë një bindje analitike timen, e cila në një mënyrë do më udhëzojë të konstatojë, se : në esencë ka filluar ndonjë lloj ç'tensionimi i situatës në krahasim me atë që kishte ndodhur ditëve të mëparshme. Po mendojë, në ato ditët e para euforike, kur u zbrazë pothuajse tërë Prishtina. Në esencë, kam përshtypjen se pushteti ushtarak serb ka vendosur të shkojë gjerë në fund me "qëndresën" e vetë apokaliptike, e cila jo vetëm neve por edhe vetë serbët do t'i shpjejë në një humnerë të pakrye. Një zë i arsyeshëm në mesin e vetë Serbve, si duket gjerë më tani është grupi i intelektualve, i cili përmes një apeli të bërë këtyre ditëve Institucioneve dhe opinionit të gjërë të mbrendshëm dhe atij ndërkombëtar, tregon se në Serbi, ka ende njerzë të cilët nuk ia dëshirojnë vetëvehtës izolimin dhe masën shkatrrimtare që ia bënë Nato-ja. Shkatrrimet e gjertanishme, sipas disa analizave gjatë këtyre 28 ditëve, konsistohet gjerë në 20 miliard dollar! Një fenomen që ka zënë të shihet në horizontin e tërë kësajë katrahure shkatrrimtare, është edhe ajo e tensionimit apo edhe konfliktit të shprehur në formë të armatosur (ashtu siq kishte ndodhur në Bosnjë), në mes pjestarëve serb dhe atyre shqiptar. Po mendojë në formë, ngase përmbajtja mbetet njejtë, ngase infiltrimi i civilëve serb në këtë kampanjë të pla]kitjes, shkatrrimit, deportimit e me siguri edhe vrasjesve e egzekutimeve (sidomos në ambientet rurale) në një mënyrë pakëz më të rutinuar është padyshim evident. Këtë së mund askush ta mohojë, me vetë faktin se edhe vete gjenerali serb Pavkoviq, në një emision për Tv-në e kontrolluar shtetërore serbe, deklaroi, përafërsisht: " afro 150 mij njerzë janë nën armë për ta mbrojtur ikonografinë e "djepit" serb! Sipas një logjike të thjesht, e tërë ushtria Jugosllave, disponon dikund me afro 100.000 mij ushtarë aktiv. Kështu që edhe nëse tërë këtë potencial, ajo e ka angazhuar në Kosovë, del se 50.000-shi është i rekrutur nga sistemi i "mbrojtjes teritoriale" (lexo: civilët serb të Kosovës, një koncepti ushtarak, që ende po funksionon në diskursin e APJ-s), që dmth. se "beteja" e Kosovës, edhe më tej mbetet një alternativë e hapur. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:21 am | |
| VIZITA 22 april,1999 Sot, erdhi tezja Zejnep me vajzën e sajë Betin. Ishim duke biseduar me Fehmiun dhe një akraba i Fejzës dhe Shekin, kur hyri padiktueshëm tezja me Betin! Që në hyrje të derës, në sytë e tyre "lexova" rrëfimin e golgotës së Koliqit, për të cilin kisha informacione të sakta për tërë atë që u kishte ndodhur bashkëpjesmarrësve të tyre! Këtë informacion, dendësisht ma kishte transmetuar në tërësi Shpresa. e cila rrugëtimin e shkollës së golgotës së Koliqit e kishte shijuar edhe ajo vetë. Ashtu, që nuk kishte edhe fortë nevojë të bisedoja edhe aq shum për këtë aventurë të vështirë, meqë edhe jashtësia e tezës dhe vajzës së sajë, flisnin mjaft. Ende, pa hyrë në mbrendësi të ngrohtësisë së dhomës, dhe ende pa u përshëndetur mirë, ato ashtu të rraskapitura u hodhën në këndin e dhomës së rregulluar me shije për të bërë një sy gjumë. Para se të binin të flinin, u sugjerova që sot të mos flisnin për asgjë, ngase të gjitha i dij. "Më mirë është të pushojmë, pakëz e pastajë do të bisedojmë"- më tha Elizabeti! Mirë, u thash, pushoni dhe flini njëherë. Dikund vonë pasdite, ato me pamje më normale. hetova se ishin zgjuar instiktivisht nga avionët e NATO-s. Reagimet e tyre, që buronin kryesisht nga instikti i frigës, pamshirshëm e zbulonin gjendjen e tyre shpirtërore, Pasiqë, i bëri grueja tezës një kafe, nisi ngadal të konfirmoi katrahurën e ikjes nga shtëpia e sajë trikatëshe në qendër të Podujevës. Mirëpo, ende pa ia filluar "tregimit" të vetë ashtu spontanisht, ia nisë një vaji të heshtur dhe për një moment të gjithë heshtim në prezencën e sajë?! "Ku janë të tjerët"! Aludonë në vëllazërit motrat dhe kunatat e mija, "Çfarë është bërë me motrën time?" "A mos i ka ngjarë gjë asajë?" "Përse, heshtni ka shumë" "A janë gjallë, djemët e mijë, vajzat ku i kam?" " Ku jemi, ne tash?" Ishte ky monologu i sajë i fillimit, e ndërpresë jo me ndonjë qëllim të sigurisë që e kisha në këto momente për t'i dhënë përgjigje në të gjitha ato pyetje që i bëri pandërprerë, por me qëllim që ta kanalizoja horizontin e sajë të rezonimit, i cili nga lodhja e tepërt e kishte humbur edhe kontrollin mbi kohën dhe vendin ku gjendej! Këtë fakt të çuditshëm dhe shumë simptomatikë, ma zbuloi pyetja e fundit e sajë që ma bëri ("Ku jemi tash"?) nën ethet (ashtu mendojë!) e ankthit që e kishte kaluar ajo trijavshin e fundit nëpër malet dhe kodrat e Koliqit. E qetësojë me disa barna, që shoqja i përdorte për vete, sidomos natën kur intenziteti i bombardimeve intensifikohej. Dikur vonë në mbrëmje, ashtu në disi errësirë absolute (pasi që rrymën e kan ndalur), hyjë mbrenda në dhomën e sajë dhe hetojë se murmuriste diçka me vetëvehtën ashtu përgjumshëm. Ngadal kthehm sërish, dhe pasi e mbylli derën Beti zgjohet nga gjumi dhe më lutë t'i japja disa hapa kundër dhimbjes së kokës. Meqë, ishte terr ashtu me një qiriri të dobësuar mezi i gjejë ato dhe ia jap. Këta rreshta jam duke i shënuar nën dritën e dobsuar të këtij qiriri, i cili së dij se a do na bëjë edhe nesër? | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:22 am | |
| RUGOVA 23 april, 1999 Shqiptarët, gjerë në periudhën e paraluftës, ishin emocionalisht të lidhur me kultin e Rugovës. Gjerë tani, çdo njeri me influencë pakashum diplomatike në qarqet e ndryshme botërore, që ka shprehur interesimet e veta për Kosovën, emrin e Rugovës, si rregull gjithënjë e ka pasur parasysh. Gjatë tëra këtyre viteve të "udhëheqëjes" së shqiptarëve, Rugova është interesant të theksohet: as që ka marr e as që ka dhënë asgjë. Në këtë kontekst, dështimi i projektit të tij për pavarsinë e Kosovës, këtej e tutje jamë i bindur do ta sjell në situata të palakmueshme, si në planin e mbrendshëm shtëpiak, ashtu edhe ate të jashtëm fqinjësor. Ditë e vrërët dhe me riga shiu. Edhe mbrëmë ka pasur detonime të fuqishme, këtë defilim të tyre e kam përcjellur gjerë vonë, kur ashtu të strukur më kishte zënë gjumi në këndin e komodes. Kurse, gjatë ditës sipas ca lajmeve të jashtme në kryeqytet kanë rënë më se 50 projektile të NATO-s, ku është shkatrruar TV- Bastilja Serbe, sipas kësajë kanë humbur jetën më se pesëmbëdhjetë jetë njerzish? Tragjike! Por ç'ti bëshë, kjo është pjesë përbërse e luftës specifike që po zhvillohet aktualisht mbi qiellin e Ballkanit. Për bindjen time, TV-ja shtetërore serbe ishte një ndër burimet e njëmendëta propaganduese që krijonte disponim pro regjimor. Shkaktari kryesor që në një mënyrë ia ka zgjatur jetën shkatërrimit të Serbisë si shtetë. Naiviteti i vozhdit serb se me kundërvënien e rendit të ri botëror që po vendoset në Europën Jugore, pra në Ba llkan ka bërë që shteti i Serbisë t'i kthehet standardit të jetës së viteve të paraluftës! Lajmi më i mirë gjer tani! Mbrëmë, sipas VOA-s, Kryetari serb, më në fund ka filluar të lëshojë pe dhe të pranojë prezencën e Forcave ndërkombëtare, në teritorin e Kosovës?! Gjerësa, sipas "Interfaksit" /Agjensisë Shtetërore Ruse/ pranohet edhe prezenca e :Këshillit të Kombeve të Bashkuara dhe atyre Ruse!). Për herë të para pas një muaj bombardimesh, përmes të deleguarit special të presidentit rus Jelcin, ÇERNOMIDIN, vozhdi serb sinjalizon se "është për ndonjë kompromis" eventual. Presidenti amerikan Klinton dhe Solana, Bleri, e eminencat tjera botërore kanë rezerva, ndajë sinjaleve të Beogradit gjë që do mund të kuptohet gjatë ditëve të ardhëshme. Më duhet t'i kt hehem edhe një herë, çështjes së si ta çuaj mënyrës së sistemit së sabotimit të udhëheqëjes "legjitime" Kosovare në këto ditë të vështira egzistenciale për popullin shqiptar. Për mua edhepse zoti Rugova, si ish president i Republikës së paqenë të Kosovës, po them "ish" ngase më, si duket as që ka kush ta përfaqësojë ate (!?), gjendet ende në Kosovë, "nën mbikqyrjen dhe kontrollin e rrept policor të Serbisë", si njeri dhe si përfaqësues i Shqiptarëve të Kosovës, nga aspekti moral do të dal shumë më i dobësuar. Si duket "shërbimi" që i bëri Serbisë, duke defiluar para kamerave dhe mediumeve botërore, me armikun nr. një të popullit shqiptar ishte i funksionit më se kompromitues për z. Rugova. Shtrohet pyetja, si mund të arsyetohet njeriu, i cili del para TV-s Serbe dhe deklaron se: "jemi për zgjidhje politike", në kohën kur aleanca Veriatlantike është në vlugun e bombardimit të caqeve serbe? Kush e ka përcjellur rezonin politik të Z. Rugovës gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit ,ka mundur të hetojë se insist imi i tij për ta realizuar identitetin e vetë shqiptarët e Kosovës vazhdimisht ka qenë në kordinatat e një sistemi dhe konfiguracioni politik paqësor, gjë që për një "HONORIS CAUSA" promovimi i të cilët është bërë në sytë e gjitha opinionit botëror, do të ishte i papresedan! Cinikët dhe kundërshtarët e tij do të thoshnin, ashtu siq edhe thanë menjëherë me të ndëgjuar se është "bërë instrument i Serbisë, se : në kohën e kulmimit të masakrave dhe vrasjeve dhe varrezve masive dhe deportimit masiv ta gjysmës së popullit nga vatrat e tyre shekullore, të ndëgjohet nga goja e "presidentit", se duhet ndalur bombardimet të cilat i kërkuan kohëve të fundit të gjithë shqiptarët anembanë rryzullit tokësor, është diçka e pajustifikueshme dhe e patolerueshme! Më bëhet të fitojë përshtypjen, se asnjëherë nuk kemi qenë të vetëdijshëm për papjekurinë tonë për identitet shtetëror! Populli i cili nuk kalon nëpër katrahurën dhe purgatorin e luftës si edhe pësimeve kolektive në mënyrë të përmbajtur dhe me një sistem të kordinuar mirë, nuk e ka edhe si ta projektojë ndryshe ardhmërinë e tij, pos si ne kështu sot! Jemi shëndrruar në kope të zotit, në sytë e tërë botës! Taman ashtu siq ishim edhe më parë nëpër historinë e gjertanishme. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:23 am | |
| REZERVA 24 april, 1999 Lënja pasdore e për kujdesjes për vetëvehtën tonë kolektive do na hakmirret në gjeneratat që do vijnë. Si thoshte një mysafir i imi : " Ate që se kanë bërë gjeneratat e mëhershme, tani duhet ta bëjmë ne"! Dhe vërtetë ashtu edhe na doli. Sot gjeneratat e ashtuquajtura të "coca-colës" dhe "pepsi - colës", në bjeshkët ë Çiçavicës, Shalës së Bajgorës, Rrafshit të Dugajgjinit, etj.,po përleshën për çdo ditë me hordhitë çetnike serbe, dhe si asnjëherë më parë në historinë e qenësimit janë më afër qëllimit. Nuk thuhet kot;v"Zoti, edhe trimave u ndihmonë". Sot, është ditë me diell. Pas ngrënies së mëngjesit me tezën dhe qikën e sajë që sot për herë të parë ka dalë ta hulumtojë sistemin e "gjetjes" së bukës nëpër shitoret serbe, dola me vajza prapa garazhës që t'i adaptojë pak me natyrën e jashtësisë, pra me diell. Meqë, fëmijët më janë zverdhur nga pamundësia për të shijuar rrezet e këtij dielli pranveror. Por, papritmas filluan detonimet, vajza e vogël (Naltina, që përndryshe edhe 5 muaj në shtator/ mbush tri vite), nga friga instiktive, vrapon në prehër dhe ashtu me naivitetin e vetë instiktiv fëmijëror, më thotë: - "Babi,babi! NATO, NATO, po bënë me gurë!" - Po mirë çfarë bënë NATO, babi? Kend e gjuan babi ajo me gurë?, e pyes sërish ate mbi prehrin tim të strukur. Më përgjigjet, ngadal, me një gjysëm zëri! - (S)lobodanin, (S)lobodanin (aludim në diktatorinë serb)! Unë, qeshem dhe ashtu rrëmbimthi e marr dhe e puthi! Mendojë me vete, dhe them: kot e ka Serbia, se më birë shkine që do të sundon këto gjenerata nuk ka. Tani edhe fëmiu trevjeqar është infektuar me alergjinë serboçetnike. Ç'ti bëjmë, jemi bërë të burgosur në shtëpinë tonë! Nga nëna, anipse kam informata se gjendet në Prishtinë, nuk mund të shkojë tek ajo për ta vizituar. Rezervat, ngadal kanë filluar të na hargjohën. Të vetmën shpresë e kam në Bacin Shaban, i cili në shtëpinë e tij trikatshe përballë neve, posedon ca rezerva të ushqimit dhe në shpresën se gjendja do të qetësohet mbrenda muajit qershor më së largëti. Gjerë atëherë, supozojë se kemi rezerva. Çuditem me sjelljet tona, në këto kohëra lufte. Sikur në këto ditë të vështira nuk funksionon më ai kodi i mikpritjes dhe solidaritetit ndër ne! Kam ndëgjuar nga tezja refugjate e Llapit, se ka ngjarë që edhe në euforinë më të madhe të ikjes nga granatimet serbe, shumë njerzë janë treguar indeferent dhe shpirtëngusht ndajë situatave që ata kanë mundur t'u kontribojnë dhe t'u ndihmojnë njerzëve të skamur me atmosferën e luftës gjatë golgotës së Koliqit. Madje, sipas sajë, në ndërkohën e pauzimeve të granatimit, njerzit bënin tregëti (kuptohet me çmime tejet astronomike!) edhe në majën më të lartë të malit, pastaj ndajë atyre që nuk kishin të holla nuk silleshin edhe gjithaç me ndonjë solidaritet kushedi çfare. Për çudinë time edhe më të madhe, shumë nëna nga friga e plumbave që i përcillnin këmba këmbës gjatë ikjes nga Koliqi, kanë lënë edhe fëmijët e tyre të barkut në mëshirën e shiut, granatimit dhe natyrës! Për mua është tejet rrënqethëse, se si është e mundur që prindi, si thotë populli "bujashkën"e shpirtit (mendohet në fëmijën e vetë) ta lërë nën mëshirën e natyrës dhe granatimit, apo edhe mëshirën e qenëve të uritur? I lutem Zotit të madhërueshëm, që më mos të na provojë me gjëra të tilla?! Ja, tek po shkruaj tani më vjen këtu afër Naltina, ajo nuk pyet asgjë, vetëm se prek X në kompjuter që lëshon muzikë! Prezenca e sajë më shqetëson! Për një moment mundohem të projektojë vetën në "aso" situate të mësipërme delikate, ku prindi për të shpëtuar vetëvehten e lenë fëmiun nën mëshirën e granatimeve dhe hordhive çetnike serbe! Instikti dhe intuita prindore më bëjnë që të mos besojë fare, se do të mund të veproja ashtu!? Kurse arsyeja më është bllokuar tërësisht! O zot sa fëmijë shqiptari ka mbetur nëpër malet e Kosovës, nën mëshirën e thikave të mprehura serbe? Një kompleks dhe një hipotekë që e kemi bartur ne shqiptarët gjatë tërë këtij shekulli, se gjëja Evropa "njerkë", përherë është sjellur keq me ne, si duket me bombën e parë të Nato-s, do të duhej sipas një logjike të shëndosh të tërhiqet nga historiografia dhe publicistika e jonë. Ky prejudikim, për bindjen time është i arsyeshëm dhe i kuptueshëm kur të kihen parasysh paragjykimet e përëndimorëvee për përkatësinë tonë fetare, si edhe animimi konstant i srbëve që ushtrohej ndajë po këtyre përëndimorëve për gjoja "rrezikun" konstant të elemntit musliman në (sidomos) Ballkan. I cili falë natyrës së interesit dhe diskursit politik antishqiptar që vazhdimisht ushqehej përmes historiografisë së shtrembëruar dhe politikës ditore miopike, europianët nga këndëvështrimi ynë i bëntë gjithënjë "fajtor" kujdestar për proceesin e mosrealizimit tonë shtetëror! Për herë të parë, si thotë në një intervistë edhe vetë Kadareja, të krishterët vëhen në anën e (viktimës) muslimanve pakicë në kontinentin e Evropës. Për herë të parë në historinë e qenësimit të Europës, përkatësia e identitetit kombëtar e edhe shtetëroro-politik vëhet mbi përkatësinë e identitetit konfesional?! Konsistimi në vlera të këtilla që për mesazh kanë konotimet parasëgjithash humane, e jo ato të natyrës: etnike, racore, etj., na bëjnë të kuptojmë se ardhmëria e Europës është duke u projektuar në baza dhe parime të shëndosha, të cilat për bindjen time e kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e vetë ndajë erozionit të kohës. E ato vlera dhe parime dëshmimin e vetë më së miri e kanë konfirmuar me përvojën e standardeve amerikane. Ku pothuajse gadi 200 vite janë bërë përpjekje që të tejkalohen diferencat jo vetëm të natyrës :etnike, politike, juridike, etj. por edhe të asajë fetare e racore që ishte një hendikep i madhë i Europianëve gjatë këtyre dy shekujve. Është e kuptueshme se sistemi i dallimeve dhe toleranca e ndërsjellët e këtyre të çarave: etnike, fetare, kulturore, racore etj. në Europë, ka bërë që Amerika dhe sistemi i sajë demokratik, të bëhet shumë joshës për ne Europianët, enjëkohësisht të tregojë edhe një prosperitet të paparë gjerë tani, jo vetëm ekonomik (që është një ndër parakushtet themelore për krijimin e një sistemi të tillë progresiv) por njëkohësisht edhe një avansim politiko- shoqëror ndajë Evropës mëmë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:24 am | |
| OPOZITA 25 april, 1999. Zërat ë arsyes, siq do të mund të quheshin zërat e opozitës serbe në Sërbi, më në fund ashtu siq kam pritur qe sa kohë, si një domosdoshmëri të natyrshme që do të duhej patjetër të "ndodhte" në Sërbinë e frustruar me fenomenin e militarizimit, duket më në fund kanë filluar të ngrisin kokën kundër shkatrrimeve dhe vrasjeve masive që po ushtrohën në Kosovë, Srbi e Jugosllavi! Është hera e parë që një zyrtarë partiak (Z. Gjingjiq) serb të ketë ngritur peshën e zërit protestues, ndajë tërë kësajë çfarë po ndodhë në Kosovë e Jugosllavi. Arsyeja dhe racionaliteti politik i këtij opozitari jo edhe gjithaq margjinal në skenën politike serbe më bënë të kuptojë, se pa ndryshuar mentaliteti serb, që tashma është në kulmin e deliriumit të vetëknaqësisë dhe mpirjes me hegjemonizëm pothuajse tërësisht arkaik dhe shqetësues jo vetëm për serbët, por edhe për mbarë Ballkanin e madje edhe Europën, nuk do të vijë gjerë të një stabilitet jo vetëm rajonal por ma merr mendja edhe botëror. Ngase, elita e tanishme politike në serbi, jo vetëm që popullin e vetë e ktheu në margjinat e tëra këtyre ndryshimeve demokratike që po ndodhin në Europën Lindore, e të cilat domosdoshmërisht sjellin edhe ndryshime në të menduarit kolektiv të popullit serb, por njëkohësisht ajo me shkatrrimet dhe dëmin e bërë në infrastrukturën dhe ekonominë e sajë, përgjithësisht i ktheu shumë shumë mbrapa. Sipas ca kalkulimeve, të ekonomistëve dhe shkenctarëve të instituteve të jashtme, dëmi i gjertanishëm mbi Jugosllavinë është dikund afër 2o miliard dollarë amerikan!? Shumë kjo, që për një vend prej 8 milion frymë njerzish nuk është edhe aq e vogël! E sidomos kur të kihen parasysh edhe borgjet e mëparshme para zhbërjes së ish Jugosllavisë, që silleshin dikund në dhjetë milion dollar amerikan, atëherë absurditeti i vijimit të luftës që nuk ka asnjë shansë të fitohet, bëhet shumë më absurd?! Por nejse, këto janë hesape të serbve. Hesapi ynë në tërë këtë vorbull interesimesh e preokupimesh është që Kosova më në fund të mbrrijë trenin e fundit të integrimeve të ardhëshme transeuropiane, si edhe të gëzojë të drejtat e kuptueshme kombëtare e shtetërore me masen e standardeve të shteteve të botës së civilizuar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:25 am | |
| FREE EUROPE 26 april, 1999 Shpërngulja e shqiptarëve, apo thënë më mirë dëbimi dhe deportimi masiv i tyre nga trojet shekullore është bërë tanim një preokupim jo vetëm Europian por edhe botëror. Me vetë faktin se sytë tërë opinionit ndërkombëtar janë fokusuar ende edhe pas një muaji kohe, në Kosovë dhe rreth shqiptarë ve. Në një emision, të "Free Europe", të udhëhequr nga publicisti i shquar Omer Karabeg, ku si mysafir ishin ftuar dy sociologe të shquara nga ish Jugosllavia, njëra kroate (Vesna Pusiq) dhe tjetra serbe (Zagorka Goluboviq), prita një elaborim më të theksuar të këtij problemi dhe skandali me përmasa ndërkombëtarë të shkaktuara nga vrasjet dhe plaçkitjet masive të policëve dhe ushtarakve serb!?). Në esencë, teza e provokuar nga udhëheqësi i emisionit, z. Karabeg, se : A po shpërngulën shqiptarët e Kosovës, shkaku i dëbimit masiv të policisë, ushtrisë e paramilitarëveserb,(që gjithësesi është i padiskutueshëm!), apo shkaku i bombardimeve të pandërprera nga Nato - ja? Ishte një shenjë sygjestive, se qëllimi i emisionit në një mënyrë nuk është ai i orjentimit në drejtim të një statisfaksioni bile moral të tërë asajë çfarë po ndodhëte në Kosovë, por të një përdhosjeje, thënë ashtu bukvalisht (!) ndajë tërë asajë që po ndodhë në Kosovë. Z.Goluboviç e prirur dhe e orjentuar nga instikti i përkatësisë së sajë etnike (që për mua në këto kohëra të brishta, ishte gjë e pritur), mundohej të apostrofonte qëllimet e propagandës së regjimit aktual serb se : shqiptarët e Kosovës po shpërngulën shkaku i bombardimeve nga NATO-ja? Që për mua si sociolog, dhe jo vetëm si sociolog por edhe si qytetar pjesëmarrës e njeri e dëshmitar i gjallë dhe i drejtëpërdrejt i tërë asajë çfarë ka ndodhur gjatë këtij muaji në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi, ishte diçka e papritur! Nga shkaku, se pritja që faktet e gjalla (njerzit e shpërngulur dhe aty këtu ndonjë organizatë humanitare apo edhe gazetar i huaj), pakashum e kanë përcjellur dosido odisejaden e "deportimit biblik" të njerzve të gjallë nga shtëpitë e tyre nga paraushtarakët dhe ushtarakët e maskuar dhe të kryqëzuar serb. Në bazë ca dëshmive të mëvonshme, që tregonin dëshmitarët e mbetur gjallë (mysafirë e akraba të rastit): njerzit herë të uniformuar (ne maska e uniforma ushtarake) e herë të pa uniformuar kanë hyrë nëpër shtëpi të njerzëve të rëndomët shqiptarë, dhe ashtu seq kush ka qenë (dikush duke u larë në banjo, dikush duke ngrënë, dikush duke blerë, e gjetiu.!) i kanë larguar nga vatrat e tyre me një presing e përcjellje të paparë ndonjëherë në historinë e dëbimeve masive! Dhe ashtu të mbledhur nëpër rrugë, sikur kopenë dmth. sikur shtazët u kanë grahur me përcjellje policore gjerë në stacionin hekurudhor të, ate të autobusit, si edhe gjerë te kamionët e mëdhenjë (kushedi të pregaditur që më parë, për këto qëllime antihumane) ku i kanë deportuar në drejtim të kufirit me Maqedonin, Shqipërinë, dhe Malin e Zi! Prej nga janë grumbulluar me qindra e qindra mijëra e mijëra njerzë të gjallë, dmth. shqiptarë të gjitha moshave dhe gjinive, të gjitha strukturave sociale dhe atyreve politike. Me një fjalë, shqiptarë të gjallë! Nën turpin e Europës (unë do ta quaja hapsirën e BLLACES!) do të mbesin këtyre ditëve shumë kufoma shqiptarësh: jo nga plumbi i ushtarakut dhe policit e paramilitarit serb, por pikërisht nga neglizhenca dhe apatia e (pa)qëllimshme senzacionale e qendrave të vendosjes politike dhe mediumeve në Europë! Që nga ky deportim masiv biblik, insistonin të përfitonin interesin e tyre makabër të senzacionalizmit, dhe kështu të "thurnin pretekstin dhe alibin e mjaftueshëm" e gjoja intervenimit në Serbi, përkatësisht Jugosllavi. Pretekst ky, që në pamje të parë nuk do të pijë ujë në të gjitha mediumet botërore, me vetë faktin se logjika dhe strategjia e intervenimit kishte arsyet e mjaftueshme paraprake (të natyrës: gjeostrategjike, politike, ekonomike, etj.që i disponojnë atë ende) për intervenim ushtarak mbi Jugosllavi. Kështu që e tërë kjo pilot analizë ka për qëllim të parashtrojë vetëm një pyetje z. Goluboviqkës, si kundërargument të tezës së sajë të paqëndrueshme se: shqiptarët e Kosovës, janë shpërngulur, deportuar si të doni (anipse, sociologjikisht termi më adekuat për këtë situatë të krijuar aktuale në Kosovë, më duket është ai i "deportimit", shkaku i bombardimit të Nato-s, e jo shkaku i ushtrimit të dhunës, vrasjeve dhe plaçkitjeve te paramenduara dhe të elaboruara (dhe të zbatuara tani me konsekuencë të plotë nga ushtria, policia e paramlitarët) detajisht nga arkitekt e Memorandumit të ASHAK-ut Serb. Përse, shtrohet një pyetje e thjesht, nuk u shpërngulën edhe serbët së bashku me egjiptianët dhe romët e tyre nga këto "bomba magjike", në të njejtën kohë kur u shpërngulën edhe shqiptarët? Kur dihet thjesht, se "bombat e NATO-", përkundër tërë asajë teknologjie kompjuterike, nuk e posedojnë as mundësinë e as aftësinë e ekskluzivitetit etnik! Asnjë, bombë nuk ka qenë e drejtuar ekskluzivisht kundër shqiptarëve, apo kundër serbve etnik. Në asnjë bombë të rënë gjatë tërë kësajë kohe, nuk kemi pasur rastin të shohim se: këto lloj "bombash" janë për shqiptarët civil, e tjerat janë për serbët! Kur dihet se pothuajse, të dy popujt kanë jetuar nën një kulm (në banesa sidomos)? Përgjigjën e dijnë të gjithë! Ate do ta bëjë edhe unë në rastin më të volitshëm që mundem bile me ndonjë artikull të dendur sociologjik, kur, nëse ka thënë zoti të çlirohemi definitivisht nga sundimi kolonial serb. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:25 am | |
| TRIMËRIMI 27 april, 1999. Më në fund u trimërova edhe unë! Për herë të parë pas një muaj e ca ditësh (dmth. prej 15 marsit, kur është hedhur bomba në tregun e Podujevës, e këndej asnjëherë nuk kam dalur jashtë rrugës sonë këtu në Prishtinë) dola në qytet! Ishte kënaqësi ta thithje këtë atmosferë të gjallërisë që po mbretëronte në të. Por tërë këtë atmosferë të këndshme (për mua si fillestar!) e prishnin makinat ushtarake të cilat gjithënjë bartnin diçka, dhe prezenca e policëve, ushtarakëve dhe paramilitarë serb?! Hani, para se të dilja më porositi të mos dilja se egziston rreziku i legjitimimit tim (ende e mbajë lejen e njohtimit të Podujevës) në rrugë, nga ana e ndonjë tokmaku fashist serb që urren shqiptarë? I merakosur për fatin e pjesës tjetër të familjes e sidomos pamundësisë për ta parë nënën dhe anëtarët tjerë të ngusht të familjes, më bënë "trimërosh" dhe më dhanë kurajo, se asgjë e pazakonshme nuk do të më ndodhë sot! E luta Betin (vajzën e tezës që ka ikur nga paramilitarët serb në Llap) që të pregaditet të më shoqërojë, në rrugëtimin e pasigurt gjerë tek Mëhalla e Muhagjerëve, ashtu e quanin ate. Në dalje, thënë të drejtën nuk ndjeja kurrfar frige, gjë që më bënte përrshtypje se jam i lirë. Këtë ndjenjë, (tani kur jam kthyer e po e analizojë) të sigurisë, mendojë e fitova në saje të kureshtjes dhe mallit që e kisha për të afërmit e mij, e jo shkaku i ndonjë parafytyrimi të qartë për atmosferën e lirisë së njëmendët, e cila ende është larg neve shqiptarëve! Mendojë se më e fortë ishte dëshira për t'i parë ata me sytë e mij dhe të mësojë diç për gjendjen dhe situatën e tyre, pas kalimit (këmbë!) të golgotës së ikjes nga Kampi kolektiv i Koliqit (ku sipas tyre nga granatimet e parreshtura ka pasur edhe të vrarë e të plagosur!?), se sa friga dhe ndonjë e papritur në këtë rrugë të pasigurt. Në dalje të rrugës, takova Hanin, e cila barte diçka me vete. Ashtu e djersitur dhe e çuditur, që për herë të parë më shihte në rrugë, - më pyeti. Për ku je nisur, Fadil? - Për te nëna, Nifë, për ku tjetër! Po a e dinë ti, që sot është mbush quteti me ushtarë e paramilitar që nuk lënë askend pa e "kontrolluar" (lexo; plaçkitur!)? Ani çka, ia kthejë unë, me një buzëqeshje të pasigurt. Ata i kanë punët e "veta", unë të "mijat"! Bukë nuk ka askund, - ma kthen ajo me shqetësim. Ende as mëngjës nuk kemi ngrënë, anipse ora tani është gadi njëmbdhjetë! Po, s'ka problem oj Nifë, kemi ne në frizë, shko e merr tek Igi. Jo u përgjigj, kam edhe unë rezervë, desha të bëjë rezervë për nesër, më tha dhe ashtu si topolake u nis në drejtim të shtëpisë së vetë. Ne me Betin vazhduam rrugën për në qendër. Beti, më tha do të ishte mirë të blejmë pakëz kafe dhe të dukemi sikur kemi dalur të blejmë diç. Pranova, bleu 100 g. kafe. Pasi që ishim afër mendova te kthehem tek Selimi (vllau i kunatës së dyte) ë banonte përballë Hotelit Grand, dhe ta pyes për të tjerët. Mirëpo, rrugës së shkallëve më ra ndërmend se është e pamundur që ai të ketë qenë aty shkaku i sigurisë së tij personale. Shkaqe, ishin një milion! U kthyem prap dhe vazhduam rrugën për në vendin e cekur. Për mua si gadi njeri i (burgosur shtëpiak, po se po!) që së kishte dalë jashtë pragut të shtëpisë, ishte shumë simptomatike të hetoja ndryshimet e shkaktuara nga plaçkitjet dhe demolimet vandale të paraushtarakëve serb, sidomos në qendrën e qytetit. Ashtu gjithënjë me frigë, se mos do të na ndalin dikund, mbrrimë tek vendi i cekur. Pasi që u përshëndetëm, Gani, nisi të qajë me nënën (nuk dëshirojë t'i përshkruaj detajet!) ndërsa Fatmiri dhe Sania më morën ngrykë. Pas një bisede gadi dy orëshe, u nisa prap me Betin teposht zemrës së qytetit. Thënë të drejtën, më shumë u frigoja tani kur po ktheheshim, se sa kur shkonim. Por mendojë se kjo ishte vetëm qështje instikti e jo qështje e ndonjë arsyje të mundshme.Kur mbrrira në shtëpi, Igi (grueja ime) ishte bërë merak. Shkova menjëherë tek Sheki, ai më ngushllonte për "trimërinë" që kisha demonstruar unë sot. ....Sot nuk bëra ndonjë elaborim më të theksuar të ngjarjeve...Nesër, nqoftëse gëdhihemi dhe jemi shëndosh e mirë do vazhdojë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:26 am | |
| TRATHTIA 28 april, 1999 Pikërisht, sot mbushën dhjetë vite kur është suspenduar (de facto dhe de jure) edhe ajo pak autonomi që e gëzonin shqiptarët e Kosovës në kuadër të ish Jugosllavisë së Titos. Festë për këtë jubile nga ana e Serbisë, nuk hetojë. Është luftë! Thojnë mediat, e tyre! Bombat e bëjnë punën e festimit shumë diskutabile, dhe jo vetëm kaq. Ato, e vështërsojnë edhe ndërkomunikimin e njerzëve, pa dallim feje, gjinie, entiteti, etj. Ajo që sot më shqetësoi ishte proklamata e (kinse) UÇK-s, për "TRATHTINË" e bërë nga z. Rugova, të cilin për të qenë absurdi edhe më i madhë, e ruan policia e Stojilkoviqit dhe Shainoviqit! Dy personave, për bindjen time në hierarkin e diskursit politik serb që më së shumti mbajnë përgjegjësinë për: masakrat dhe vrasjet masive që janë duke u bërë tanim në Kosovë!? Pasiqë, detalet nuk i dij nuk mund të dëshmojë për këtë "trathti" të zyrtarizuar nga ana e disa "patriotëve" të vetë shpallur. Kam fituar përshtypjen se institucioni i "trathtisë" sikurse edhe ai i "patriotizmit", sot është bërë monopol moral (e për ate ushtarako-policot të mos flasim) i një grupi formal të cilët kanë interesat e veta të ngushta dhe të gjëra në tërë këtë lojë të luftës. Nuk do të doja të prejudikoja asgjë, por kam thënë edhe më parë se z. Rugova nuk ka nevojë për zëdhënës të vetin, në mënyrë që ta justifikojë patriotizmin (pardon: "trathtinë"!) e tij. Kjo do të ishte në kundërshtim me natyrën dhe tipizimin e tij harizmatik që e ushtrojë këto dhjetë vjetët e fundit ndër shqiptarët e Kosovës. Si i tillë, ai (gjë që nuk do të dëshiroja të dëshprohem!) nuk i takon tipit të udhëheqësit që opsesivisht është i preokupuar me ekskluzivitetet e fuqisë politike. Ngase, për bindjen time ai është rrasur me këso lloj ekskluzivitetesh e kualifikimesh politike e morale nga kundërshtarët e vet: ideologjikë, politike, personal,etj. Vetëdija e tij e e gjertanishme e lartë (kombëtare sidomos) për pozitën dhe rrezikun e kombit në këto ditë lufte, për bindjen time nuk e bënë atë të qetë dhe të rezignuar tërësish! Tekefundit, unë si një intelektual që si përket as partisë së tijë, nuk kam edhe gjithaq nevojë ta mbrojë apo sulmojë personalitetin (por jo edhe institucionin që e përfaqësonte ai) e njeriut të cilit kur i thurnin himne e këngë sharkish, unë me shumë rezerva isha kundër metodologjisë dhe kodit joviolent që asistonin ai dhe bordi i tij atëbotë t' ua amputonin kosovarëve. Jo për ndonjë interes e shkak personal që eventualisht do të mund ta kishja atë kohë, por thjesht për shka k se isha i bindur se kodi i tillë nuk do të mund ta bartë barrën e realizimit të synimit kolektiv të kosovarëve për shtetësi. Sot, prap pas dhjetë vitesh, hetojë se paskam pasur të drejtë. Kodi i rebelimit, i identifikuar përmes brigadave të UÇK-s, është bërë lokomotiva kryesore që synimin e kahmotshëm të shqiptartëve për pavarësi dhe shtetësi të vetën, po e drejton me dinjitet. Toleranca e këtyre viteve, që u demonstrua këtyre dhjetë viteve ndër shqiptarët e Kosovës, po dëshmohet se : ishte më tepër një detyrim dhe obligim i përkohshëm historik ndajë vetëvehtës, se sa ndonjë kod i rilindur që ata e dispononin në historinë, kulturën dhe traditën e qenësimit të tyre. Definitivisht u vërtetua, se kodi i rebelimit shumë më mirë po qëndrojka në gjerdanin e stereotipit për shqiptarët." Historia est magistra vitae", do të thonin romakët! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:27 am | |
| PAYTONI 29 april,1999. Ditë e vrërët. Briki, Beti dhe Agi, kanë shkuar të presin në rend për sheqer. Si duket, ate e kanë sjellur nga shitoret e plaçkitura shqiptare në fund të muajit të kaluar. Atmosfera e zymtë e dikurshme e Sarajevës ka filluar ta kaplojë dhe edhe Prishtinën. Pjesa ku jetojë unë (që quhet "Qyteza Payton") është një ndër pjesët më të bukura të qytetit. Ky kuart është tani i mbushur me fytyra negative, njerzë që edhe të ecurit nuk e kanë normal dhe të cilët jo vetëm që e shëmtojnë ate por njëkohësisht edhe e trazojnë ate tërësisht. Me vetë faktin se janë në tokë, e konakë të huaj që ia humbin bukurinë kësajë pjese të qyteti! Kjo gjendje të bënë të mendosh edhe për largimin, apo shpërnguljen nga ai. Dikush tha se nga Ambulanta e ushtrisë për çdo ditë niset nga një autobus për në drejtim të Shkupit, me çmim 100 gjerë 150 DM., por askush nuk e dinë sa është i sigurt ky rrugëtim. Për mua, është shumë i dyshimt, an dajë as që kam motiv të mendojë më seriozisht për këtë çështje. Sot ende nuk e kam krijuar motivin për temën që do ta rrah apo elaborojë sociologjikisht. Pres, të më vijë vetë?! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:27 am | |
| VETËMJAFTIMI 30 april, 1999 Sipas agjensive të jashtme të lajmeve, mbrëmë ishin bërë bombardimet më të furishme prej që ka filluar fushata e bombardimeve në Jugosllavi dhe Kosovë. Shkatrrime të mëdha materiale (e me siguri edhe viktima në njerzë) ka pasur ana e Beogradit (qendra: ku janë shkatrruar kasarna, rrugë, ura dhe pjesë të infrastrukturës) dhe ajo e Prishtinës me Novi Sadin. Bile sipas Dojqe Veles, mbrëmë në Serbi (pjesa e Beogradit dhe rrethinës) ka pasur edhe tërmet të një intenziteti mesatar dmth. tejet të ndieshëm për veshët e njerzëve të rëndomët që 35 ditë radhazi janë bombarduar! Po mundohem të gjejë motiv për ndonjë temë interesante për sensin tim sociologjik. Tash po hetojë në vetëvehtën time se motivi i shkrimit analitik qenka dhunti që njeriut, pra intelektualit që pretendon të lë një porosi, analizë, zbulim, një shkurt qasje të vetën shpirtërore apo shkencore të një problemi, po u dashka ta pres!? Në mënyrë që zëjë atmosferën e artit të shkrimit. Me mua ashtu po ndodhë këtyre ditëve, anipse ka shumë tema për t'u laboruar. Mirëpo, intuita me thotë që duhet ta bëjë një seleksionim paraprak, ngase pretendimi im me këtë si ta them formë ditari, ku po evidentojë ngjarjet dhe dukurit që po ndodhin në këtë kohë nëpër të cilën asnjëherë as unë si individ e as populli që i përkas nuk ka kaluar në historinë e gjatë të qenësimit të vetë. Këtu mendojë pikëspari në formën e manifestimit të fenomenit të luftës që po ngjetë në ne dhe jashtë neve. Kurse, kur është fjala për përmbajtjen e fenomenit të luftës ndër ne shqiptarët, ne atë e kemi "kërkuar" historikisht pothuajse në çdo gjysëm shekulli. Ose shprehur sociologjikisht, një ndër shkaqet e animozitetit të këtij fenomeni ndajë identitetit shqiptar në përgjithësi, pa u përkufizuar në ata në Shqipëri, apo Kosovë, ka qenë mosrealizimi i tyre si identitet shtetëror. Këtu zatën edhe buron e tërë telashja e tyre. Sikur të kishin qenë të realizuar shqiptarët e Kosovës në aspektin e kësajë forme dhe përmbajtje të identiteti (fjala është ekskluzivisht për ate shtetëror), pra sikur të kishin kaluar edhe ata si kombet tjera nëpër purgatorin e revolucioneve dhe përleshjeve të mëhershme, atëherë gjeneratave të sotme nuk do t'u ndodhëte tragjedia e : deportimit masiv, pra dëbimit me dhunë si në shekullin e kaluar kur | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:27 am | |
| ata qenë detyruar të deportohen nga Toplica, Nishi, Kurshumlija, etj. Sido kudo, këtë virus është dashur ta kalojmë si komb, më bëhet të kuptojë se kësajë radhe nuk do humbasim. Gjeneratave të mëvonshme, si detyrë imediate e hulumtimit shkencor: historik e sociologjik parasëgjithash, do t'u mbetet akceptimi i shkaqeve dhe pasojave, të këtij " EZODUSI BIBLIK"! Kurse vetëmjaftimi i gjertanishëm i gjeneratës sime, do të shkëmbehet me: mbledhjen dhe seleksionimin e të dhënave shkencore, që do ta shëndritnin diskursin e fenomenit të luftës së ndodhur në Kosovë, në fund të këtij mileniumi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:28 am | |
| PSEUDOPROPAGANDA 1 may, 1999 Shqetësimi i ikjes ka filluar së prapthi ta preokupojë interesimin e edhe atyre pak qytetarëve shqiptar që qarkullojnë maleve dhe kodrave të Kosovës. Këtë model të sjelljeve kolektive dhe këtë atmosferë disfatiste, ndër qytetarët e mbetur shqiptar, përveq paramilitarit dhe ushtarakut serb, po e ndihmon pa ndonjë qëllim paraprak edhe mënyra e raportimit përkatësisht informimit që po bëhet nga TV-ja Shqiptare dhe radiostacionet tjera informative në gjuhën shqipe që veprojnë jashtë Kosove! Për bindjen time, në këto kohëra lufte TV-a satelitore, ka rënë tërësisht në provim me mënyrën e informimit mbi gjendjen që po zhvilloht në Kosovë. Të paralajmërosh shikuesin për "mënyrën e masakrimit, vrasjeve masive, dhunimeve dhe prerjen e fëmijve në fyt (!), do të thotë paraprakisht të futësh frigë dhe defetizëm në pjesën (ta quajë ashtu) "dilematike" të popullsisë së mbetur dhe të koncentruar sidomos në Kryeqytet dhe rrethinë të tijë, shkurt do të thotë: që vetë përmes kesajë (kinse!) mënyre të (pseudo) propagandimit jo selektiv të informacioneve nga vendi i ngjarjes (që shumë rrall ndodhë, apo nuk ndodhë fare!) të shpejtosh procesin e humbjes së gjurmëve historike të popullsisë shqiptare në këto troje shekullore?! Tragjedia e tërë këtij mjerimi informativ, ka dy spjegime për bindjen time: Njërin që nuk ka lidhje me atë që quhet dhe është në funksion të informimit dhe efekteve propagandistike që herë herë marrin konotimet e një efekti pothuajse kontraproduktiv, dmth arrijnë qëllim të kundërt! Dhe tjetri spjegim, që për mendjen time sociologjike, tëra këto efekte kontraproduktive, i prodhon në nivelet e një joprofesionaliteti të domosdoshëm për rastet e tilla. Fajsia, nuk mund të reduktohet në bordin i cili pregaditë, këso lajmesh që më shumë kanë efekt kontraproduktiv se sa produktiv, në vetëdijen e qytetarëve, por parasëgjithash në mosimponimin dhe mos implikimin e duhur të profesionistëve (reporterëve të luftë) shqiptar në luftën e drejtëpërdrejt që po zhvillohet tani. Nuk thuhet kot, se lufta nuk bëhet vetëm me topa dhe kalashnikovë, por edhe me informim e propagandë, të shpejt, egzakte dhe të filmuar detajisht. Studiuesit e lëmive të ndryshme në të ardhmën, do të hetojnë mangësi dhe dobësi të shumta të informimit kosovar, gjatë kësajë periudhe të rëndësishme historike. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:28 am | |
| UJI 2 may, 1999 Rasti i luftës që po zhvillohet aktualisht në Kosovë, sikur e demanton këtë bindje. Unë do të shtoja, se përveq dozës së mëkatit të patjetërsuar që e bartin në këso rastesh krerët politk, atë lidhur me Kosovën do të duhej ta bartë edhe populli serb, mbrenda dhe jashtna Kosovës. Shkaqet janë të shumta, por unë këtu po përmendi rastin e indoktrinimit të popullit gjerman me teorinë e pastërtisë racore, Hitlerin, sikur e amneston! Jo në kuptimin shfajsisë, por në kuptimin e "solidaritetit" që ai e tregoi gjatë tërë odisejadës katervjetshe me Hitlerin. Edhe në rastin e Kosovës, Kroacisë, e Bosnjës, duhet fajësuar serbët. Ngase, pikërisht votimi i tyre, ishte ai momenti vendimtar që e solidarizo jë ate me vozhdin që humbi tri luftëra. Mirëpo, kjo çështje kërkon kohë dhe stabilitet psiqik e fizik të studiuesit, që për momentin që po mbretëron është shumë vështirë me e krijua. Shpresa më mbanë, se ndoshta në këtë apo në një të ardhme, jo fortë të largët do të rilind ndonjë De Gol serb, i cili do t'u kërkojë falje publike për të gjitha të bërat popujve :kroat, slloven, boshnjak, shqiptar? Unë jam më se i bindur se po. Vetëm se duhet të kalojë një periudhe e këndelljes! Në ndërkohë, detyrë e popullit shqiptar është të falë, por jo edhe të harrojë kurr shtrirjen e gjenocidit dhe etnocidit serb mbi civilët shqiptarët. llë, që ka për qëllim vetëm një shfryrje timen personale, e që nuk ka asfar garancioni se do lexohet ndonjëherë (bazuar në krimet që po bëhen jasht meje!), është një statisfaksion më shumë moral se sa politik apo diç tjetër i nevojës sime për të thënë diçka të pathënë nga të tjerët. Shpresa, se do qetësohet gjendja në një mënyrë më mbanë të mos nisem edhe unë në rrugën pakthim të deportimit masiv. Ashtu siq bënë gadi një milion e gjysëm shqiptar tjerë të Kosovës. Kosova faktikisht, për bindejn time pa njerzë që marrin frymarrje të shlirshme, nuk ka çka i vyen askujt: as shqiptarëve, as NATO-s, e as regjimit kriminel të serbve. Paperspektiva e tillë shumë njerzë, i shtynë që të ardhmën e vetë dhe të fëmijëve të tyre ta hulumtojnë dikund tjetër. Si po duket, ashtu siq kam pas shkruar në një shkrim timin të mëparshëm, po përsëritet historia (por jo më si farsë, por tani, si realitet i hidhur) e Toplicës?! Athua, do të ngjajë e njejta gjë sërish? Bindja ime ma thotë që nuk do të ngjajë e njejta gjë, ngase sikur të besoja një gjë të tillë, asnjë minut nuk do qëndroja këtu! Jo, për ndonjë shkak tjetër, sa për shkak të fëmijve të mij, të cilët asnjë fjalë të vetme nuk e komunikojnë në gjuhën e anmikut të popullit tim. Ky katapultim i vetëdijshëm i fëmijëve të mijë, në aspektin e akomodimit të tyre me mentalitetin e këtushëm dominues serb, la qenë përherë një ndër preokupimet e mija, si intelektual. Për atë shkak, ndoshta përtej mundësive të mija materiale kam siguruar një shumë të duhur të hollash, që të blejë një antenë satelitore dhe fëmijët të komunikojnë me botën e civilizuar përëndimore. Kosovarët, i përkasin identitetit Evropian, si me kulturën ashtu edhe me traditën e etnopsikologjinë e tyre specifike. Shkaqet e një pauzimi 5o vjeqar do të duhej hulumtuar për bindjen time në fenomenin e imponuar të ideologjisë sllavokomuniste, e cila në mënyrë totalitare ate e mbajti në zingjirët e kontrolli të rrept ideologjik. Shpresojë, se një ditë Kosova definitivisht do të në familjen e popujve të civilizuar.. Rugova, në liri! Se çfarë shihet pas këtij potezi të Millosheviqit, vetëm mund të aludohet. Në të vëtetë Rugova, ishte peng i tij dhe ka qenë e sigurt se pozicioni i tij do të aktivizohet në ndonjë moment të vlerësuar si të favorshëm për te. Gjendja gjithënjë më katastrofike në Serbi, e shkaktuar nga bombardimet e Nato-s, sigurisht ka ndikuar në zbutjen e qëndrimit të fortë, e ekstrem të Millosheviqit ndajë 5 pikave që i ka përcaktuar ajo : 1) Ndalimin i veprimeve ushtarakop-policore të forcave serbe në Kosovë përkatësisht largimi i tyre 2) Vendosjen e trupave (të NATO-s) ndërkombëtare në Kosovë.3) Kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre.4) Lejimin i ndihmave humanitare. 5) Aprovimin i marrëveshjes së Rambujes. Mirëpo, zoti Sheja, një njeri gjeni i NATO-, ripërsërit: "Millosheviqi, pesë herë do të duhet të thotë me gojën e tij diktatoriale: PO ullsisë shqiptare pa asnjë mbështetje në ndonjë grupacion të caktuar politik, për mua është një dështim i plotë i ashtuquajturës "LËVIZJE PAQËSORE" shqiptare të Kosovës. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:29 am | |
| VRASJA E AGANIT 8 may,1999 Koncepti dhe praktika e luftës, për bindjen time ka qitur në sipërfaqe shumë gjëra rreth përgjegjësisë morale, të subjektit që pretendonte gjatë këtyre dhjetë viteve ta quante vetën "subjekt politik"! Pikëspari, si provim do të mund të kualifikohej raporti i ndërtuar ndërnjerëzor, që gjerë më pëlcitjen e luftës, për bindjen time kishte qenë tërësisht në baza dhe principe jo të shëndosha morale! E kam fjalën për dëshmitë e gjalla të njerzëve që tregojnë për ankthin, ikjen, vrasjet, maltretimet dhe masakrat e ushtruara gjatë këtyre ditëve të luftë. Ku nëna është ndarë, jo me vetëdëshirë nga të fëmijët dhe akrabat e saja që rastësisht i ka zgjedhur, ku raporti motër vëlla, vëlla vëlla, prindër fëmije.etj. ka osciluar shumë larg nga e kaluarja. Ishte ky një diskurs dhe një bindje me të cilin ne shqiptarët pakashum krenoheshim, kurse tanim frigohem se mos po biem në provim. Ciniku, do të thoshte, thjesht: Fajin e ka stuhia e luftës! hta edhe mund të jetë ashtu. Edhe një lajmë shumë pikëllues! Brikena, (vajza ime e madhe) më tregoi për lajmin që kishte ndëgjuar sot në Bi Bi Si: Trupi i pajetë i Fehmi Aganit, gjendet dikund në rrugët e Lipljanit!? O zot, a edhe njerzit e tillë si ky, duhet të vdesin në mënyrën e vrazhd Buzukiane?! Sa më dhimbset profesori im i shkretë?! Ishte idol i shumë gjeneratave, padyshim njeriu dhe pedagogu që më së shumti është çmuar ndonjëherë në historikun e Universitetit të Kosovës. Atentati mbi trupin e Prof. Dr. Fehmi Aganit, edukatorit të shumë gjeneratave, njeriut i cili tërë jetën e futi në funksion të së mirës së popullit të vetë, ideologut dhe demiurgut të shumë ideve përparimtare në shoqërinë e terrorrizuar shqiptare në Kosovë, krijuesit dhe autorit të shumë teksteve shkollore e Universitare, politikanit dhe elitistit me stil të veqantë shkencor, e parasëgjithash njeriut tejet modest në kontaktet me gjitha nivelet e hiperbolizuara shoqërore, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin, lagjen e qytetin ku jetonte por është humbje për mbarë kombin shqiptarë të Kosovës. Emri, figura dhe erudicioni i tij, lirisht do të thoshnim i takon plejadës së tipit: të Ismail Qemalit, Azem Be jtës, dhe Adem Jasharit. Atentati ndajë, profesorit tim dhe shumë gjeneratave tjera të mëhershme, nuk është vetëm atentat ndajë tij personalisht, por parasëgjithash, është ATENTAT ndajë popullit të rilindur shqiptar të Kosovës, që në ditët e bizaritetit mbi te, po e kalon provimin e historisë. Provim, ky që së ka më fuqi që do ta ndalë askush! Provim, ky për të cilin ishte pregaditur edhe i ndjeri profesor! Liria, pa dyshim do të agojë një ditë, por pa prezencën e tipit të profesorit tonë të dashur, i cili së bashku me Adem Jasharin dhe shumë luftëtarë tjerë u flijuan në altarin e sajë, me dinjitetin më të lartë që mund ta gëzojë njeriu i kësajë bote. Profesor, Fehmi Agani, dhe përkujtimi për te përherë do të na shërbejë si model fascinues, se si do të duhej intelektuali i ardhshëm shqiptar të luftojë për të drejtat dhe dignitetit e piopullit që i përket. Ai, jam i bindur, as në në momentin e shkrepjes së rafaleve të kallashnikovit serb, nuk e ka trembur syrin! Këtë mund ta bëjnë vetëm tipat e Adem, e Shote Galicës, Adem Jasharit, etj. Vdekja e tij, na ka tronditur të gjithëve. Më kujtohet, njëherë në konsultimet e shpeshta me te që i mbaja shkaku i disertacionit (mentor i së cilës ishte ai vetë) të doktoranturës, më patë thënë: "Intelektuali, i vërtetë, as para stuhisë më të madhe nuk guxon ta lëjë popullin e vetmuar". Vetëm, tani e kuptojë domëthënjen e këtyre fjalëve, që më kumbojnë thellë në memorien kjo luftë që do të shpëtoj pa ndonjë traumë shpirtërore. Radhitja e e shkatrrimeve dhe masakrave nga ana e policëve dhe paramilitarëve serb është ndërtuar asisojë, sa të mbushet mendja që nuk ka mbetur, shtëpi as familje shqiptarësh në Kosovë, që nuk është "infektuar" me virusin e ndonjë dhimbjeje psiqike apo fizike! Këtë sistem, arqitektët serb e kanë ela boruar, si po shihet gjerë në detajet më të imta. Ndryshe, si mund të spjegohet e tërë kjo tragjedi që po ndodhë më popullin shqiptarë. Këtë, ma merr mendja së kanë mundur ta paramendojnë as trurët më të deformuar të njeriut! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:30 am | |
| MASAKRIMI 9 may, 1999 Si mundet njeriu ta masakrojë njeriun në prezencën e fëmijve 5 dhe 6 vjetësh? Këtë së ma përthekon fare mendja!? Tezja e Hanit, që kishte ardhur para ca ditëve nga Podujeva, më spjegon për një kusherir timin të quajtur Hamdi (Maloku), të cilin hordhitë çetnike një ditë pasi që kishte dalur të blejë bukë për çarramokët e vegjël, tek furra. E kishin ndalur, dhe pasi e kishin legjitimuar, e kishin urdhëruar të shtrihet në midis asfaltit! Fëmiu, mbesa e tij, me të kuptuar sjelljet jonormale të njerzëve të uniformuar ia kris vajit në kupë të qiellit! Me të kuptuar, mëpastaj se Hamdiu ishte pronar i ndërrmarrjes së njohur private "Apollonia", e cila me suksesin e sajë meteorit i patë befasuar edhe konkurentët më në zë në komunën e Podujevës, fillojnë ta maltretojnë dhe e detyrojnë të bëjë gjëra që as njeriut më abnormal nuk i bien ndërmend veprimet e tilla! Vajza e lemeritur njëherë nga kërcnimet, pastaj shtyrjet e më vonë edhe ramjet me grushta fillon të ikë në drejtim të pakontrolluar, njëri paramilitar i pashpirt i zënë dhe ia hedhë thikën gjysëmmetërshe në fyt që të dyve! Hamdiu i ndjerë, duke parë mbesën e tij në këtë situatë, i lutë paramilitarët çetnikë, që bile vajzën ta lëshojnë si kusht, ndërsa ai të mbetet edhe më tej peng. Kryeqetniku, i quajtur Bozha, hedhë në ndërkohë një ide "gjeniale", duke shtuar, se :" më mirë është, për vajzën që të shikojë orgjinë, që do ta bëjmë ne tani në prezencën e sajë"?!. Kusheriri, Hamdi, duke mos kuptuar ende "lojën", që po pregaditej për te, dhe duke shpresuar se çupa e tij do të shpëtojë në atë apo në atë mënyrë, pranon "lojën" e ndytë të fytyrë negativit Bozha. Sipas, dëshmitarës serbe Zhivana, një grua dikund kah të pesëdhjetat që kishte qëlluar (jo)rastësisht në tërë këtë ngjarje tragjike, siq shprehet tezja e Hanit (një banuese e afërt e vendëngjarjes së ndodhur), kryeqetniku, pasi që e kishte lutur kusheririn tim, që të përshëndetet me mbesën e tij, e kishte nxjerr thikën gjysëm metërshe, dhe me disa të rëna në drejtim të qafës së tij të dobët (ishte shëndetlig i ndjeri!) e kishte filluar ritualin e masakrimit mbi trupin kusheririt Hamdi! Sipas sajë, vajza më pastaj e shashtrisur kishte marrur rrugën për në shtëpi të cilën edhe ashtu nuk e dinte mirë. Më vonë disa nga dëshmitarët tjerë, kanë shkuar për ta shpëtuar vajzën, kurse trupi i të masakruarit ka ndejur një kohë ashtu i përgjakur në asfalt. Policët, e sidomos polici që e kishte masakruar Hamdiun, ashtu të droguar e kanë vazhduar rrugën në drejtim të stacionit të policisë. Askush, nuk dinë se çfarë ka ndodhur më me ta. Tregimi i sajë, më shqetëson pa masë, dhe sikur më mobilizon edhe më shumë në qëndrimin tim! Serbët, janë barbarë, këtë imazh ata vetëvehtës ia kanë dhuruar me veprimet që janë duke e bërë mbi popullsinë civile shqiptare. Athua, si do të rritën nipat e kusheririt Hamdi? A do të mund ndonjëherë, kuptohet nëse janë ende gjallë të harrojnë, gjithë ato "skena trishtuese të prerjes së kokës dhe gjymtyrëve të gjyshit të tyre"?? ë një mëngjes freskues, pasi sigurohem se në rrugë nuk ka asgjë, marr guximin dhe dalë të bëjë pakëz fiskulturë mbrapa shtëpisë, ngaqë andej e kam "roje" Shekin dhe Hanin. Ende pa ia filluar mirë, hetojë se edhe Sheki ishte zgjuar sot heret, arsyen përpiqem ta hulumtojë në aktet e pandërprera të NATO-s, të cilat mbrëmë ishin mjaftë intenzive. Mirëpo, disi meqë po bombardohet edhe ditën e edhe natën, kuptimi dhe rëndësia e sajë nuk e ka peshën e asajë që është prioritare për ne, që në një mënyrë edhe nuk dyshojmë në precizitetin e pilotëve të NATO-s. Anipse, propaganda serbe frustrimin e sajë ndajë tërë këtij bombardimi mundohet ta justifikojë si "viktimizim multietnik"?! Thuase, pilotët e NATO-s e kanë të precizuar në hartat e tyre, objektivin e theksuar dhe stërpërsëritur "multietnik" në Kosovë? Për një kohë ulëm ta pijë kafën e mëngjezit, dhe përpiqem të thellohem në mundësit dhe pamundësitë e kësajë lufte të çuditshme, si për laikët ashtu edhe për profesionalistat. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:31 am | |
| DHUNIMET 11 may, 1999 Dikund në mesditë, vjenë të na vizitojë një "zonjë e rëndë", e cila duke kërkuar një të afërm të sajë në rrugën tonë, hyri pa trokitur fare. Me të kuptuar izolimin tonë të tërësishëm, ia fillon tregimit të sajë të çuditshëm, në Bregun e diellit. Sipas sajë, ditëve të fundit ajo ishte dëshmitare e shumë "ngjarjeve" të pakëndshme për veshët e një mashkulli, siq isha unë?! Kureshtja, nuk më la të qetë, pa e pyetur. Po çfarë, ka të ngjarë atje tek ju, oj zonjë e nderuar? Vrasje, masakrime, plaçkitje, çfarë? "Jo, jo djali i mirë, nesër kam punë sërish këtu tek ju, dhe do të ju tregojë të gjitha, ama të gjitha"?? Eu, thash me vete, po e çuditshme qenke! Rafalet, e automatikëve, disi sot kam përshtypjen kanë nisur të rrallohën, për këtë nuk kam spjegim! Sigurisht, them janë ngopur me largimin e shqiptarëve, tani kanë në preokupim plaçkitjet dhe nuk kanë kohë të mirren me "sportin" e frigës së automatikve?! Kush e di? Zonja e pispillosur, sot ishte prap në vizitë të dyshimt (bile për mua!), ngase as emrin nuk munda të ia mësojë, përkundër insistimit tim të disahershëm. Nejse, "rrëfimi" i sajë mu duk shumë interesant jo për imagjinaten time sa për mundësinë e shëndrrimit të tij në ndonjë dukuri të pazbuluar ndonjëherë. Ngaqë, për moralin dhe stereotipin shqiptar "rrëfimi" i këtillë është i pakëndshëm, jo vetëm për mua dhe të tjerët por para së gjithash për akterët e kësajë drame, që do të ma rrëfejë ajo gjatë qëndrimit të sajë tek ne. Kuptimi i "rrëfimit" të sajë i ngjanë një tipi katarzeje, por ajo nuk e spjegon kështu. Truri i sajë, për "rrëfimin" e pakëndshëm duket më tepër i ngjanë një kompjuteri të tipit më të ri që ia kanda t'i regjistrojë fenomenet dhe dukurit e panatyrshme në këto ditë lufte në Kosovë. "Ka ca ditë- më rrëfen ajo, që në një podrum (në të vërtetë një banese përdhese) që më parë kishte banuar një familje shqiptare, emrin dhe mbiemrin e të cilit nuk kisha dashur ta përmendja me këtë rast, disa paramilitarë serb po sjellin gra, vajza dhe qika të reja! Prej tyre disa, sa mund të hetojë në "shpiunkën" time të vogël të vendosur në derë, dalin të xhveshura, të përgjakura, të çrregulluara, e besa edhe të plagosura?!" Shqetësimi im së bashku me kureshtjen, nuk më lënë të qetë për pa e pyetur. Po, a e dinë kush për këto që thua, zonjë? "Nuk dijë?! Nuk dij, për këtë? Dijë vetëm, që aty "poshtë" aludimi për podrumin e famshëm në Breg të Diellit, vijnë pa pra policë, njerzë të panjofshëm, civilë. Bile një ditë, padashtas duke shkuar të marr dy litra qumshtë në minimarketin e një serbi (ish pronë e një shqiptari), në kthinën e ndërtesës sonë heret në mëngjes, hetova një grua një 30-3o vjeqe të mbështetur për derën e hyrjes sonë. E gjora, nuk guxonte të dalë vetëm të shkojë në shtëpinë e sajë që e kishte dikund në Tasligje, siq kuptova më vonë nga goja e sajë e përgjakur dhe e përvajshme, ajo mbrëmë kishte qenë e dhunuar nga katër paramilitar serb?! Dhimbja, për këtë faqezezë, më bëri që t'i ndihmojë disi. Nuk dijsha, si? Më vonë, kur veq kishte filluar të vinte në vehte, fillojë tregimin e kidnapimit që e kishin bërë paramilitarët serb. "Isha, e shkreta, duke shkuar me vjehrrën këmbë, tek kunata e cila kishte mbetur vetëm me fëmijë, tek xhamia e Llapit. Rrugës, aty dikund afër xhamisë, na kanë ndalë dy policë të cilët rrëmbimthi kanë dalur nga një 101-sh serb dhe kanë filluar të na "legjitimojnë", që unë e merrja si diçka krejt normale. Mirëpo, që në fillim e hetova se nuk ishte puna tek "legjitimiteti", ngaqë njëri prej tyre, një fytyrë vrazhd, ma kishte vurë syrin dhe disi me një arrogancë tentonte të afirmojë burrërin e tij serb. Pas, një kacafytjeje, të shkurtër verbale, ai fytyrëvrazhdi ia ka bërë këtij tjetrit: "Vodimo, ih u stanicu policije". Përse, përse, fillon të lebeditet vjehrra ime, e cila e hetojë tashma sa është ora! Unë, poashtu e dija se nuk është fija e stacionit të policisë, ngaqë poashtu kisha ndëgjuar diçka të ngjajshme nga një kojshike e imja. Rezistenca ime që i bëra çetnikut, ishte e tillë që më kushtoi me një shtyerje të shpejt dhe kërcnuese:"Videçesh, ti kurvo kako jebe çetnik, brzo ulazi u kola. Ti stara, çekaj tu, odmah se vraçamo?" Vaji im, më mbushej mendja shkonte në vesh të zotit! Me të hyrë në kerr, njëri m'u drejtua në një shqipe të bastardhuar:"mos qa, se na po kthej apet"?! Gjatë rrugës, të cilën e njihja në gishta, kuptova se se nuk jemi duke shkuar në stacion, por në këtë "birucin" e nemur për neve shqiptareve në këtë kohë. O zot, çka më shtyri të dalë? Përse nuk rrija mbrenda, tash të gjitha janë vonë. Polici fytyrvrazhdi, fillojë të më shtyejë në hyrje të shkallëve, sa që gadi jamë rrokullisur teposht, po të mos më mbante tjetri. Në derë e cila ishte e rrethuar me hekura dhe të mbushej mendja se vetëm tenka mundet me e hap, kishte shenja serbe, dhe gjithënjë e kisha parasysh ikjen. Por ajo kishte qenë e kot, dymbëdhjetë orë kam ndenjur pa ngrënë asgjë. Ashtu e mbyllur, dikund kah mbrëmja, ata kanë ardhur dhe pasi që kishin marr edhe dy shokë tjerë dhe dy tri gajbe birra e alkohol të llojllojshëm, e kishin filluar "orgjinë" e dhunimit nën breshërin e bombave të Natos, dhe muzikës kumbuese çetnike." Sot nuk kam ku të shkojë, i kishte rrefyer ajo zonjës së pispillosur. Më duhet të dalë sa më parë, ngase egsiton friga se do më marrin prap, dhe më dreqit nuk i vyejë asgjë. Tri ditë kishte ndenjur tek disa akraba pleq të zonjës së pispillosur. Ajo thotë, se nuk dinë asgjë më për këtë grua, të Tasligjes. Ky është vetëm një rast, që më ka rënë ta ndëgjojë me veshët e mij, tha ajo, por sa i kam parë me sytë e mijë, kjo është tragjike, sa që as vetës nuk guxojë të ia pranojë." Podrumi, ku banojë unë është shëndrruar në vend dhunimi i të rejave dhe grave shqiptare. Më askush nuk banon në këtë pjesë ku jam unë. Sjkaku i daljes sime në këtë pjesë të qytetit, është thjesht i natyrës së frigës, që ma kanë shtirë dhunuesit. Unë jamë femër e moshuar, për mua nuk kanë edhe gjithaq interesim, por zhurma dhe muzika kumbuese së më lënë rehat më aty. Më duhet të vendosëm dikund këtu tek ju, nëse keni vend. "Shtabi", ynë do të kujdeset për vendosjen e juaj zonjë, ne kemi një plakë 93 vjeqar që ka mbetur vetëm, poqese ai nuk pranon me ju të banojë, ne do gjejmë edhe vende tjera. Mirëpo, plaku i etshëm për bashkëbisedues me kënaqësi e pranojë zonjën e pispillosur. Sa do të qëndrojë ajo këtu, këtë as ajo, kam përshtypje nuk e dinë? ditë, që mbi kulmin e Pallatit të Shtypit, në formë trekëndëshi, në tri dritare të vogëltha duken silueta njerzish me kaçketa ushtarakësh serb. Këtë dukuri e kam vrejtur dje, meqë sirenat e "rrezikut ajror" nga bombardimet, më jepnin disi më shumë mundësi të përcjelljes së situatës. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:32 am | |
| SNAJPERISTËT 13 may, 1999 Rastësisht i kam hetuar tre snajperistë përmenjëherë! Kjo ishte një befasi për mua, meqë nuk isha mësuar me prezencën e tyre mbi kokat tona. Sheki, në ndërkohë ishte nën pullazin e shtëpisë së shkaut (një shtëpi e vogël, ë me siguri ishte e paraparë për garazhë, por herifi i botës kishte paguar, sa kishte kërkuar shkau, vetëm e vetëm - si thoshte ai :"ta shporri këtej ate"), dhe nuk dinte asgjë për prezencën e tyre mbi kulmin e Pallatit. Bile, dy vllazërit e tij (njëri që kishte provuar golgotën e Koliqit) kishin dalur pakëz të bënin fiskultur, se ishin topitur duke ndejur vetëm mbrenda. Me të hetuar, se snajperistët serb ishin vendosur në gjendje gatishmërie, shkaku i sirenave që pandërprerë tërhiqnin vëmendjen e rrezikut, dalë mbatanë dhe nga dritarja i thrras që të hyjnë mbrenda! Sheki, i ngrati më i pari ka vrapuar dhe automatikisht është futur në dhomën e errët, prej nga mundej në mënyrë komote t'i përcillte sjelljet e snajperistëve. S' ka çka bënë se i dhimbset jeta shumë! Meqë telefonat nuk punonin, e luta që dritaret t'i lerë të hapura, ngaqë për çdo eventualitet të mbajmë lidhje në mes vedi dhe të mësojmë për njëri tjetrin. Mbrapa meje hetojë, Naltinën dhe Genitën të strukura në një qoshe të dhomës. Që të dyja përnjëherë më bëjnë të njejtën pyetje, A po bombardojnë babi shkiet, a? Jo iu përgjigja, vetëm se më mirë është të qëndrojmë kështu si jemi. Tërë paraditja na ka shkuar duke vështruar situatën. Asgjë nuk munda të marr vesh, përveq disa krismave automatike që nuk pushonin! Tek vonë dikur pasdite, Nazi më tregojë për ndodhinë e snajperëve. Në të vërtetë, sipas versionit të sajë, në qytet kinse paskan hyrë disa grupe guerile të UÇK-s, që për mua ishte e pabesueshme, kur kihej parasysh gjithë ai koncentrim i madhë i forcave serbe në qytet, ku të mbushej mendja se struktura e popullsisë tani është 9 me një në favor të serbve. Logjika, së ma pranonte versionin e Nazit, andajë fillova t'i rrotullojë të gjitha radiostacionet dhe programet e rëndësishme satelitore, në mënyrë që të mësojë për këtë diq. Por për fatë të keq asgjë së munda të mësojë?! Rezoni im, ishte, se serbët kishin inskenuar ndonjë situatë konfliktuoze, apo edhe të acaruar, sipas skenarëve të tyre tashma të njohur të imponimit të mediumeve botërore, me qëllim që të paraqiten si të viktimizuar, gjë që për çdo ditë TV- Bastilja Serbe edhe po e bënë. Efektet e këtij imponimi të kësisojt, për bindjen time e kishin edhe një efekt: e ai ishte largimi i edhe atyre pak shqiptarëve që ishin futur nëpër birucat e tyre në qendër të qytetit. Sepse, "golgota e Koliqit" kishte sjellur shumë fytyra të pa njohura për ta në qytet?! Kush e dinë, dredhia Serbe nuk ka skajë! Imagjinata e tyre në këto ditë lufte është aktivizuar me një masë meteorite. Koha e lajmeve në gjuhën shqipe, nga TV-ja e Tiranës, asgjë e re, poashtu as TV-ë Titogradi, i cili kohëve të fundit ka filluar me më pak paragjykime të lajmërohet nga Kosova. Megjithë që ai ende UÇK-në e quaanë "takozvana: Ilegalna Organizacija" (" e ashtuquajtura: Organizatë Ilegale"!). Rrymën, e kanë ndalur, pregaditemi ashtu në errësirë të biem të flejmë. Gjumi, nuk më merr provojë të lexojë diçka nga historiografia e Dëbimit biblik të hebrenjëve që ka ndodhur para dy mij vjetëve. rembëdhjet, disi kam përshtypjen nuk është ndonjë ditë e gëzueshme për askend, mirëpo nuk jam edhe gjithaq i preokupuar me këtë. Ngase, edhe kjo ditë do të duhej të ishte sikurse edhe tjerat, në të vërtetë, sinjalet që na vijnë mbi ngjarjet që po ndodhin në qytet sikur e demantojnë këtë bindje time. Por sido kudo, meqë kemi vendosur të mbesim këtu, nuk do të duhej të preokupohemi edhe aq shumë me këtë gjë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:33 am | |
| REMINISCENCA 13 may, 1999 Jam duke pirë kafën e mëngjesit, dhe meqë jam i lirë në kuptimin e mosangazhimit në ndonjë projekt apo punë të përditshme intuita ime disi me një nostalgji të papërshkruar më kthen në një retrospektivë, të cilën do ta lakmonte disi çdo shqiptar i cili momentalisht, o zot!, ose është duke vdekur, ose maltretuar, ose dhunuar! Kuptimi i këtij, si ta quajë "erskusioni" mendor, disi më relakson! Përmes kësajë mënyre të medituari, bëjë përpjekje të kthehem në moshën kur mbajë në mend gjërat e para të jetës sime: përshtypja ime për të depërtuar në thellësinë e nënvetëdijes sime, më bënë të ndihem në dy mënyra: Si i kënaqur, që kam arrijtur të mbajë në mend: ecjen e parë, fytyrën e babait të gëzueshëm në një bicikletë që ishte atraksion i vërtetë jo vetëm për neve fëmijëve të fshatit, por kam përshtypje edhe për ata të qytetit. Sepse ishte "mercedesi", i parë për ne. Dhe si i paknaqur, shkaku se gjendja dhe statusi i tanishëm i imi, familjes sime dhe popullit tim nuk garanton kurfar mundësie për ta shijuar frytin e lirisë e cila gjithësesi do të agojë një ditë në Kosovën tonë. Ashtu, i gjendur në transin e reminiscencës sime, ku po bëjë përpjekje të hulumtojë pjesën më të bukur të jetës sime, kuptojë se mbatanë murit Sheki-Fadil, në një poashtu gjendje të dëshirës, në kokërr të shpinës është duke medituar edhe shoku im i kësajë odisejade të luftës Sheki. Pasi, që përshëndetemi, në kufirin e vënë mbi një mur simbolik, fillon të më bënë një breshër pyetjesh. A i ndëgjove lajmet mbrëmë? A po heton ti se opozita serbe ka filluar të "qojë kokë", kundër tërë këtij etnocidi në Kosovë? A keni marr ende bukë? Athua do të mbarojë shpejtë tërë kjo katrahurë, se shkuam posht? Ende nuk u gjenden, ata 100.00 shqiptarë në ka mpin e Bllacës? etj. - O Sheki, i sugjerova, përse e lodhë kokën me gjëra të tilla, përse e përjashton mundësin që edhe ne në ndonjë moment të caktuar të bëhemi aktorë të kësajë lufte të mallkuar? "Mollat" (shifra për disa pregaditje tona, në rastë sulmi të papritur nga ana e paramilitarëve serb?!), po presin gadi, mos u mërzitë se një shpirtë kemi me e dhënë! Si vdiçëm tani, si më vonë një vdekje e kemi të rezervuar nga zoti? Duke hetuar, mosdisponimin e tij për "aktivizimin" e shifrës "molla", fillojë pakës ta inkurajojë, duke i thënë: Sheki, lufta po mbaron, ne do të jemi të parët që do ta ngulitim flamurin në hotelin Grand, pasi që edhe e kemi më së afërmi! Po, po, ma kthen ai, vetëm të shpëtojmë njëherë?! Po eja këtejë të pijmë nga një kafe, se maruem! Data e 13-të, si duket nuk do të jetë e kobshme. Kushedi lajmet e orës shtatë ende nuk i kemi ndëgjuar? Dita më tragjike e bombardimeve. DV lajmëroi: bilanci tragjik i bombardimeve 100 (njëqind civilë shqiptarë) të vrarë! Dita e 51 e histerisë Nato- Serbe! Ka disa ditë që nuk mund të | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:34 am | |
| shkruaj, jo edhe aq nga pamundësia e gjetjes së motivit, sa nga mbisundimi i frigës se mos ky lloj "ditari bombardues", do të mund të eventualisht të shërbejë eventualisht si ndonjë alibi i rrezikshëm kundër meje nesër! Askush së mund ta dijë, se çfarë do ndodhë nesër! Këtë, së mund ta garantojë as Xhemi Sheja (zëhënësi i Natos), i cili me cinizmin e tij ekstravagant për çdo ditë në brifingun e Natos tallet me estabilishmentin ushtarako - policor të Millosheviqit, e lërë më unë. Më duhet për çdo ditë të nxjerr shënimet në disket, e më pastaj nga ajo t'i hudhë në direktorium. Në mënyrë, që mos të kem telashe eventuale. Po përpiqem të shënojë diç nga pjesa e PUNËS sime të përditshme. Tung! Nesër, dita e re, nafaka e re! Pos zoti e dinë se si do gëdhihemi! ALLAHU ËSHTË I MADHË! As që e kam dijtur që sot është ditë e shtune. Më ka humbur interesimi edhe për ditët e javës. Bombardimet e djeshme tragjike, dolën sot në mëngjes se janë të NATO-s. Asgjë e çuditshme për makinerinë e tyre propaganduese: janë marrë shqiptarët e gjorë (sidomos gra pleq e fëmijë) dhe janë futur me dhunë apo me ndonje pretekst tjetër dhe janë lënë mish për top, për bombat e Nato-s!? Kjo askund nuk ka ndodhur. Kjo është një risi në analet e strategjive luftarake që se njeh asnjë doktrinë ushtarake, është më pastajë edhe një turp për gjeneratat që do të vijnë serbe. Ngase, në vetëdijen e tyre, kjo luftë e ndytë do të ua brejë ndërgjëgjën (kuptohet nëse do të arrijnë ta ruajnë edhe ata pak serb të ndershëm) e gjeneratave të ardhëshme. Njollë të tillë identike është duke e bartur edhe gjenerata e gjermanëve, shkaku i fashizmit Hitlerian. Serbët, ende janë të droguar me propagandën e regjimit. Ata ende nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodhë në esencë me ta dhe ardhmërine e tyre:materiale, morale dhe ate shpirtëror. Do të vijë koha kur ata do të ia nxjerrin vetë sytë vozhdit të tyre, për shërbimet (katastrofën që ua ka servuar atyre gjatë këtyre muajve) që ai ua ka bërë me rastin e krijimit të parakushteve për të ardhmën e tyre. Le të rrojmë, nëse ka thënë zoti xh.h. dhe do shohim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:35 am | |
| SHEJA 14, may 1999 Sot erdhi tezja Rabi dhe na tregoi për golgotën e ikjes tri javëshe prej Podujevës që ishte një Se çdo shqiptarë është i dyshimt, i papërshtashëm dhe shumë pakë lojal ndajë këtij regjimi satrap, e kanë dijtur të gjithë serbët, por ama se të gjithë mundën me qenë "terrorrista" (si i quan propaganda e këtyre ditëve ushtarakët patriota të UÇK-ës) këtë se ka besuar askush. Përpjekja e kahershme e këtij regjimi e besa edhe atyre të mëparshmëve, për të rekrutuar "shqiptarë të ndershëm" në radhët e tyre, ishte një detyrë e shenjët që paguhej me çmimin më të shtrenjët. Këtë e kanë ditë të gjithë. Lufta, ka sjellë një çrregullim total në vlerësimin e situatës së këtillë. Tani, çdo gjë që lëvizë në drejtim të kundërvënies eventuale ndajë ushtarakëve e paramilitarëve serb, është dhe shuhet si "terrorriste"?! Kjo mënyrë e të rezonuarit nga ana e estabilishmentit serbomalazias, ka një të mirë që: gjithë shqiptarët i ka anatemuar me stereotipin e "terrorristit". Mënyrë kjo, që ka krijuar hendekun e duhur të urrejtjes ndëretnike? Lufta nuk mund të zhvillohet në drejtim të ndonjë suksesi të dëshiruar, poqese nuk aktivizohën të gjitha potencialet e thashetëthënave, paragjykimeve, dhe të pavërtetave, që dosido do te duhej të shkojnë në favor të atij që dëshiron të korr suksesin e imagjinuar. Në rastin e luftës së Kosovës, serbët si duket kanë pësuar dështim të plotë edhe me vetë faktin, makineria propagandistike e tyre gjerë më tani nuk ka arrijtur asnjëherë t'i paraqesë ata si viktima para opinionit të gjërë ndërkombëtar. Opinion, ky që për bindjen time do ta vulos edhe fatin e mëtejmë të gjithë atyre refugjatëve (dikund afër 1 milion!!?) shiptarë. Shqiptarët në anën tjetër nuk kanë nevojë të lansojnë edhe aq shumë të "pavërteta" mbi fatin dhe gjendjen e tyre në këto momente historike, ngase e vërteta mbi egzodusin e tyre të veqantë po flet vetëvetiu për të gjithë ate që është duke i ndodhur atij. Mbrëmë, sipas lajmeve të agjensisë Tanjug, në Prishtinë janë lajmëruar grupet të mëdha "teroristësh" shiptarë, të cilët kanë për qëllim, siq lajmëron kjo agjensi antishqiptare"të destabilizojnë rendin dhe qetësinë e vënë në këtë pjesë të Serbisë"?! A duhet komenti këtu!? Nuk dua të hargjojë fja lë e letër, për këso marrirash serbofobe. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Wed Jul 23, 2008 5:35 am | |
| NEOFASHIZMI 15 may, 1999 Në fund më erdhi rasti edhe mua të provojë natyrën e maltretimit, fyerjes dhe shantazhit të njëmendët nga ana e paramilitarëve serb. Në të vërtetë, sot aty dikund kah ora l0 e paraditës, gjerësa pritja në ballkon të pija kafen e mëngjesit dhe taman e ndeza një cigare Mallboro, që ma kishte blerë Leti (5 DM) kur mbatanë Shekit po ndihet një zë i panjohur, Ngriti kokën dhe hetojë (në pamje e veçova si motër të kubatës së Hanit) se ishte duke biseduar me te dikush. Pasi e pira kafën, Sheki me lajmëron se sot si duket kane ndërmend të bëjnë regjistrimin e popullsisë zyrtarët e regjimit të Beogradit. U tregova të mijve dhe i pregadita që rastësisht të mos frigohën, sidomos fëmijët! More, nuk ka sh kuar as një 20/30 minuta, kur ia kanë behur në derë! Unë mora sendet e rrojës dhe derisa Baca Fejzë po bisedonte me të, unë veqë kisha pregaditur shkumën e rrojës dhe pregaditesha të fillojë punën e rrojës! Dera e Banjos, fillojë të hapet! Pasi u përshëndeta me ta në gjuhën e tyre, ata, pa një pa dy më kërkuan lejen e njohtimit. Me të hetuar se ajo është e Podujevës, filluan pyetjet tjera të shabllonizuara.- A e dinë ti, zotëri që për këtë "kontrabandim" të lejes mundesh me shkua gjerë në pesë vite burg? -Jo u përgjigja unë naivisht! Po mirë ti qenke refugjatë, përse nuk je lajmëruar në polici për këtë? - Po zotëri, kjo është grueja ime këta janë fëmijët e mij, që të gjithq përveq meje janë të regjistruar në Prishtinë. -Si nuk e kupton ti që për këtë punë mund të shkosh 5 vite burg? Shkaku yt unë nuk mundem tëe rrezikojë punën, ishte përgjigja e tyre. Eja me ne, në stacion ta tregojmë ne atje qefin. Ngadal zotëri, se unë me të vërtetë jamë ky që jamë dhe kërkojë falje për këtë "gabim" timin në leje të njohtimit/ A bënë, ju lutem që disi të më falni, nesër poqese më tregoni vendin se ku rregullohën lejet, do të shkojë. - Jo, ishte i ziu kategorik, nuk bënë .Ti duhet të shkosh me ne në polici! Përshëndetu me familjen! Hec, çfarë pret? Po mirë , zotëri, a së bënë të gjejmë ndonjë kompromis (aludoja në ndonjë pagesë simbolike)! Hë, çfarë lë? Ky kaltroshi, me drejton që të "mirrem vesh" me zeshkanin dhe më bënë me gisht kah ai. Pasi që hyjmë në dhomë, pyetja e parë që më bëri ishte: Sa ke për të dhënë?! I përgjigja, 50 DM më duhet t'i marr te komshiu. Mirë, shko bjeri 100 DM, se ne dy vetë jemi! Dola jasht dhe ia mora Igballit e ia dhash idiotit?! Për të mos e vazhduar këtë odisejadë të poshtër me këtë idiota, më vonë gjerësa isha tek Sheki ndjeva zëra të pakuptueshëm, Shpejtova mbrenda dhe pash prap kapela milicësh! I frikësuar se mos kanë ardhur të kërkojnë ende, ashtu zbehtë kamë hyrë mbrenda dhe padashtas jamë përshëndetur. Xhentëlmenllaku, i këtyre dy fytyrave të reja tani për mua ishte befasus (mendojë në befasi të këndëshme), ngase sjelljet e këtyre të "tjerëve" ishin shumë më "normale" se sa ato të atyre përpara/ Pasi një pilot bisede u spjegojë për "odisejadën" me zeshkanin dhee kaltroshin, ashtu fill e për pe. Me "premtuan" se të hollat do më kthehen, ndërsa për të tjerat më kërkuan falje? Çudi, mendova a është e mundur që ka ende serb të ndershëm në këto kohëra të luftës?! Se dij as vetë përgjigjën. Ditët e ardhëshme do ta vërtetojnë ose demantojnë këtë me siguri! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË | |
| |
| | | | DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |