Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ditar Lufte

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 47
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisë
Registration date : 26/04/2012

Ditar Lufte Empty
MesazhTitulli: Ditar Lufte   Ditar Lufte EmptyThu Apr 26, 2012 12:21 pm

PJESË NGA DITARI I LUFTËS

Gjatë kohës kur formacionet e para të UÇK – së përjetonin një vështirësi të madhe, duke filluar që nga infrastruktura organizative, si nga propaganda armiqësore ashtu edhe nga ajo e politikave (të ashtuquajtura politika paqësore), është parë e domosdoshme shkuarja e ushtarëve në shtetin shqiptar për furnizimin me armatim, e që, në realitet ishte detyra më sfiduese për një ushtarak. Fillimet e organizimit të njësive të para të UÇK – së në fshatrat e Çyqavicës iu paraprinë një varg sfidash që në realitet ishin shumë për përballjen e fshatarëve. Pasi që, në realitet vuajtjet, mundimet, persekutimet, maltretimet ishin të panumërta nga pushtuesi serb, dhe se, frika ishte në çdo fshatar, shumica e fshatarëve akoma ishin të pasigurt për ngjarjet që ishin në skenë nga UÇK –ja. Nuk ishte edhe për t’u habitur pasi që, pushtuesi serb në trevat e Çyqavicës, por edhe në të gjitha trevat tjera shqiptare, kishte përdorur tmerrin më të madh ndaj popullatës shqiptare. Tani vështirësi kryesore për organizimin e njësive të UÇK – së, dhe shtimin e numrit të ushtarëve ishte furnizimi me armatim të ushtarëve. E vemja rrugë për furnizim me armatim, në territorin e Çyqavicës, ishte ajo për në shtetin Amë të Shqipërisë. Ajo rrugë ishte rruga më sfiduese për çdo ushtarak, ata që merrnin këtë rrugë e dinin që vdekja po i thërret, por vullneti për luftën e Çlirimit të vendit ishte më i madh dhe nuk mund t’i ndalte asgjë. Që nga maji i vitit 1998 gjerë në përfundim të luftës së lavdishme nga batalioni I i brigadës 142 kanë marr rrugë me qindra ushtar të lirisë.
Vrasja e Bektesh Halitit dhe Hamdi Hajrizit në Opterush të Suharekës
Pas betejës së 22 shtatorit 1998 në rajonin e Çyqavicës por edhe në zonat tjera të luftimeve kishte mungesë të gjerave esenciale, që prej ushqimi gjerë në armatim dhe municion. Kështu shtabi i Zonës OSH të UÇK – së, gjegjësisht big. 142 me urdhër të kom. Gjeneral Rrahman Rama organizon që një pjesë nga ushtarët, që ishin më me provojë të marrin rrugën për në Shqipëri për furnizimin me armatim. Dy batalionet e brigadës 142, bat, 1 dhe 2 caktojnë një numër ushtarësh për këtë rrugë. Batalioni parë kishte këta ushtar për rrugë; Safet Hassani (invalid i UÇK – së), Sadri Selimi, Anefi Krasniqi, Sami Hasani, Avdyl G, Krasniqi, Fikri Hajrizi, Hamdi Hajrizi (dëshmor), Bektesh Haliti (dëshmor), Kujtim Saraqi (invalid i UÇK - së), Naser Miftari, Mentor Syla, Haki Bllaca, Sefer Ignishta (Dani – Shkupi),
Batalioni dytë kishte caktuar për rrugë; Avni Ymerin, Nezir Ymerin (dëshmor), Lulëzim Ymerin (invalid i UÇK – së), Ferki Bajramin, Agron Rexhepin, etj.
Rrugën kemi vazhduar më 8 tetor 1998 dhe kemi kaluar fshatrat nëpër rajonin e Drenicës, ku në fshatin Vasilevë të Drenasit kemi marr edhe dy ushtar tjerë me veti për rrugë Pal Palucën (dëshmor) nga Prizreni dhe Kreshnik Partolla nga Gjakova. Në mbrëmjen e asaj dite kemi vazhduar nga fshati Vasilevë për të kaluar thellë nëpër fshatrat e Drenicës Korroticë, Vërbovcë, Negrofc, Zatriq, Drenofc. Pas mbërritjes në fshatin Drenofc të Milishevës kemi kontaktuar me dy bijtë e Avdyl Krasniqit Selimin dhe Atomin ku një pjesë e ushtarëve u vendosën në shtëpinë e Avdylit ndërsa një pjesë tjetër u strehuan në shkollën fillore të atij fshati, sa për ta kaluar natën. Të nesërmen, në mëngjes herët me përcjelljen e disa ushtarëve të atij fshati kemi kaluar përmes fshatit Dragobil dhe kemi shkuar në fshatin Pagarushë ku jemi strehuar nëpër shtëpi të atij fshati. Një grup prej dhjetëra vetash u vendosën në shtëpinë e Nexhat Kryeziut (ish polic ushtarak i UÇK – së), dhe grupi tjetër në Ruzhdi Kryeziut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 47
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisë
Registration date : 26/04/2012

Ditar Lufte Empty
MesazhTitulli: Re: Ditar Lufte   Ditar Lufte EmptyThu Apr 26, 2012 12:23 pm

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ditar Lufte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veriu i Kosoves merret veç me luftë
» Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
» DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
» DITAR I REXHEP MALËS “KUJTIME NGA BURGU“
» HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: