Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 4:12 am

Shkruan: Fadil Maloku - Profesor ne Fakultetin e Shkencave Sociale / Departamenti i Sociologjise
=========================================================
DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
(The Sociological - Essayisthic Diary of the War in Kosova)
=========================================================
Përmes këtij "Ditari Sociologjik...", pra përmes kategorive të zgjedhura sociologjike
që kane kuptim dhe prejudikim ekskluziv përkitazi me situatën, apo thënë "atmosferën
fenomenologjike" të luftës që u ushtrua dhe egzekutua mbi ne, banorët e mbetur të
Prishtinës, gjatë gati tërë këtyre njëqind ditëve sa zgjatën bombardimet e Aleancës
Veriatlantike mbi qiellin e Kosovës dhe si "dëshmitarë të gjallë e të burgosur shtëpiak", të
kësajë "atmosfere...", jam munduar të regjistrojë, komentojë e pakashum edhe analizojë
ngjarjet që kanë ndodhur së bashku me natyrën e pritjes së aktit të bombardimit dhe
përgjithësisht atmosferën e fillimit të luftës e cila nuk ngjanë çdo herë në jetën e njeriut të
rëndomët.
Kuptohet, gjatë këtij të them ashtu kushtimisht "përshkrimi" të gjendjes apo situatës
që ka mbretëruar në këtë kohë,jam kujdesur që mos të apostrofojë ekskluzivisht përjetimet
e mija personale, të cilat edhe ashtu aty këtu zënë vend në këtë ditar, por parasëgjithash
peshën e kompleksit të fenomenit apo ngjarjes ditore e javore të luftës, si një dukuri e cila
me mënyrën imponimit të vetë në opinionin e gjërë, përveq konotimeve të ndryshimit
radikal të mënyrës së jetuarit dhe të menduarit, bartë me vete edhe mesazhin e katarsës,
frustrimit, dyshimit, shpresës, iluzionit, etj. individual të njeriut që e ka mbijetuar fundin e
sajë.
Në mënyrë që më pastajë, ky lloj "përshkrimi" të shërbejë si një lloj alibi dhe
statisfaksioni bile moral për këtë periudhë kohore prej njëmbëdhjetë javësh, sa zgjati
aksioni i bombardimit nga ana e NATO-s, e sidomos sa zgjati puna e masakrave, spastrimit
etnik, etnocidit dhe etnobanditizmit serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Kështu që, nëse ia kam arritur të krijojë distancën në mes të asajë që në esencë ka
qenë përjetim i imi personal dhe asajë që në të vërtetë ka ndodhur si dukuri dhe pjesë e
kompleksit të quajtur luftë, mendojë se kam qenë i sukseshëm. Por, sido kudo kjo le të
mbetet pjesë e kompetencës së lexuesve të nderuar.
Në të vërtetë, përmes kësajë mënyre të evidentuari, jam munduar të bartë në letër
ndjenjën e përjetimit të rënjes së bombave mbi kokat tona, e cila jo që nuk prezentohej për
çdo ditë me ritëm dhe intenzitet të njejtë në mendimet dhe përjetimet e secilit njeri normal
e sidomos neve që kishim "vendosur" të mbesim mbrenda në Kosovë me gjithë "rreziqet"
eventuale që do të mundnin të na ndodhnin në ndërkohë, por as që mund të përjetohej
njejt.
Situatë kjo, që ngandonjëherë kishte kuptimin e frigës, euforisë, dyshimit, e herë të
iluzionit dhe frustrimit të përgjithshëm që na imponohej përmes një sygjestioni të theksuar
vetanak.
Do thënë, që në situata të tilla të përmbushura me elemente të mësipërme,
ndihmesën më të madhe e kanë dëshmuar (për bindjen time) fatëpajtimi me tërë atë që
ndodhëte në ndërkohë!
Mendojë, se prezenca jonë në tërë këtë çrregullim të sistemit të përgjithshëm
të funksionimit të jetës normale, ka lozur një çikëz rëndësie në aspektin e bile regjistrimit të
asajë çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Kosovë dhe rreth Ko sovës, duke mos i përjashtuar
kështu edhe mundësitë e reperkusionit, maltretimit, vrasjes e besa edhe ato të masakrimit,
që i prisnim për çdo natë!
Pra shkurt, pretendimi ishte që të kuptohën situatat e tilla të rralla në jetën e njeriut,
ngase lufta si fenomen shoqëror ka gjithënjë protagonistët e cilësuar si "bad boys" dhe si
"good boys", që në rastin e Kosovës, janë më se të njohur për opinionin e gjërë botëror!
Fadil Maloku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 4:13 am

BOMBARDIMI
24 march,1999.
Më në fund, histeria e "hingëllimit" të armëve nga ana e NATO-s, dhe gjithë atyre që
e dëshironin një gjë të tillë u bë realitet! Shqiptarët e Kosovës, përmes demonstrimit të
tyre civilizues, në pamundësi të daljes në krye me regjimin kriminel të Serbisë, e kanë
kërkuar kaherë dënimin e kësisojt të Serbisë.
Ëndrra më në fund, si duket po bëhet realitet!
Për veti, kam përshtypjen se prej sot e këndej, historia e shqiptarëve të Kosovës do
pësojë ndryshime radikale, si në aspektin politiko-historik, ashtu edhe në ate ekonomikosocial.
Parandjenja intuitive dhe sidomos ajo racionale më flasin se asgjë më nuk do të
mbes ashtu siq ka qenë gjerë më tani. "PANTA REI"(Gjithëçka rrjedhë!), do të thoshte
Herakliti!
Në kryeqytet, dhe përgjithësisht në opinion ndjejë menjëherë euforinë e
vetëkënaqësisë së njerzëve të rëndomët, për këtë lloj shërbimi dhe "hakmarrje" që e bënë
Aleanca Atlantike në dobi të së drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve!
Përshtypja e qytetarit mesatar shqiptar të Kosovës, është se kjo lloj "hakmarrjeje",
nuk do zgjasë gjatë! Tekefundit, këtë se dinë askush? Komshit mbatanë rrugës, sot heret
në mëngjes erdhën të na "urojë" (me përqafim!?) bajramin e selameve të bombave të Natos.
E përcjellë me kureshtje, por njëkohësisht edhe me një dozë të habisë e dyshimit,
këtë dëshirë dhe vetëknaqësi të tyre euforike! Thuase, nyja e akumuluar shekullore e
Kosovës do zgjidhet ekskluzivisht përmes disa bombave të Nato? Kam përshtypje se do të
na ndodhë diç e papritur, mendojë në ndonjë masakër të re serbe në qytet (Markale në
Sarajevë ma përkujton këtë) apo gjetiu që do t'i shërbejë revanshizmit të bombave të
NATO-s.
Skenari i tillë apokaliptik e shqetëson gjithëkend që e njehë psikologjinë e masës dhe
vozhdit serb. Kurse, neve qytetarëve të rëndomët të Kosovës, së na mbetet asgjë tjetër
veqëse të presim dhe të shohim se çfarë do dalë nga e tërë kjo lojë e madhe që ka filluar të
luhet në teatrin e vogël të quajtur Kosovë.
Lufta, si duket po dshmohet si aleati më i mirë në këto momente të fillimit të
zgjidhjes së problemit i cili ka dhjetë vite që është duke i shqetësuar kancelarit e Evropës,
sa që më në fund i ka detyruar dhe obliguar ato që të ndërmarrin diçka konkrete kundër
mbeturirave të diktaturës së vetme postkomuniste në këtë rajon.
Fushata e Aleancës Veriatlantike, do të thoshja është rasti i fundit që më në fund të
qërojë hesapin me regjimin dhe diktatorin që shkaktoi katër luftëra dhe vrau, masakroi dhe
zhvendosi me dhunë me qindra mijëra e mijëra njerzë të pafajshëm në këtë pjesë të botës.
Intervenimi në funksion të preventivës dhe ndalimit të mëtejmë të këtij diktatori në fund të
këtij mileniumi, ishte më tepër se dilemë Hamletiane. Andajë, me fat qoftë, ky rrugëtim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 4:14 am

FESTIMI
25 march, 1999.
Bombardimi ende vazhdon. Komshiu ende feston me vetëvehtën dhe ithëtarët e tij
që e prejudikojnë një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Doren në zemër, disi anipse me një drojë
të fiksuar edhe vetë dëshirojë të jem pjestarë i kësajë vetëknaqësie sadiste. Por dallimi im
qëndron në një këndëvështrim më racionalizues të ngjarjeve që do pasojnë në ndërkohën e
fushatës dhe asajë që do ngjanë pas ndalimit të logjikës bombarduese.
Zatën, kjo ndjenjë e pasigurisë më shqetëson tejmase. Psikologjia e sjelljeve të
shqiptarëve gjatë tërë kësajë dekade ishte në të vërtetë një sjellje tipike euforike! Pa
ndonjë efekt dhe tendencë të ndërtimit të ndonjë sistemi të instuticionalizuar racional. Kjo
më bënë dhe më skeptik, në kuptimin e pritjes se si do të përfundojë kjo odisejadë e
faktorit ndërkombëtar, i cili, opinioni e vetë e ka pregaditur për një veprim të tillë, ndoshta
edhe afatëgjatë. Mirëpo, në anën tjetër fitohet përshtypja se opinioni shqiptar edhe pse i
elektrizuar me madhështinë e mundësisë historike të çlirimit nga zgjedha serbe, ende nuk e
ka të qartë tërësisht konceptin e rrjedhës së ngjarjeve që do pasojnë për ditët, muajt e
ndoshta edhe vitet e ardhshme.
Detyra dhe obligimi i kodit ide ntifikues të rebelimit, pra atij të UÇK-ës, në këto
momente shumë të rëndësishme historike, do të ishte ruajtja e parasëgjithash substancës
kombëtare. Për arsye, se regjimi i Beogradit, në planimetritë e tija afatëgjate gjithënjë e ka
pasur krijimin e një lloj balancimi ndëretnik në Kosovë. Në mënyrë që alibin e krijuar
artificialisht të "bumit demografik", të shqiptarëve që historikisht u imponua pa ndonjë
qëllim të caktuar strategjik, të zbritet në nivele "normale" (lexo: folklori!) dhe të nevojshme
për estabilishmentin serb!
Tendencat e këtilla që ishin, jo vetëm të këtij regjimi kriminel që për çdo ditë
pamshirshëm po vret e plaçkitë popullsinë civile shqiptare, kanë për qëllim krijimin e
situatave të disfavorshme për shqiptarët etnik të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 4:15 am

DISPONIMI
27 march, 1999.
Kemi mbetur pa brumë të bukëve! Askush nuk dijmë se a do mbetet aty ku është
,"disponimi" i tanishëm histerik i vetëknaqësisë përkitazi me natyrën e bombardimeve?
Dikush nga afërmit u kujtua të propozojë "pregaditjet" për aktin e përfundimit të shpejtë të
tërë këtij skenari apokaliptik. Më largëpamësi në këtë drejtim ja doli baca Fejzë. I cili
propozojë të sigurojmë materialin e domosdoshëm të stërkërkuar nga e zonja e shtëpisë në
mënyrë që mos të ngjajë që të mbesim pa mundësin e të gatuarit të bukës, në rast se
furrat e qytetit nuk kanë mundësi të punojnë! Disponimi i të gjithëve që ishim, ishte se
parapregaditja është preventiva më e mirë. Përshtypjet me "sjelljet" e punëtoreve serbe në
Minimarketin e Voçarit, ende nuk më lënë të qetë! Mundohem të krijojë "arsyetimin", për
ato "sjellje" të tyre antinjerzore, por asesi nuk mundem. Duket, se këto "sjellje" nuk kanë të
bëjnë edhe aq me aktin e vazhdimit të "bombardimit" dhe simpatinë tonë të shfaqur edhe
haptazi, sa me urrejtjen e paramenduar të tyre ndajë neve qytetarëve të rendit të dhjetë,
njëmbëdhjetë e ...
Kjo më dhembë, dhe më krijon nervozë, por jo edhe ndonjë shqetësim afatëgjatë,
ngase, e dijë përmendësh tregimin e babagjyshit tim lidhur me pabesinë historike të serbit,
i cili tërë jetën e ka ruajtur (armën) sëpatën nën jastëk! Me një qëllim të vetëm, që ta
mbysë ate!?! Pabesia e "shkaut", si thoshte ai ndjesë pastë, ishte diçka që ishte kishte
kaluar nëpër sprova të llojlloshme, gjatë tërë historisë së qenësimit të shqiptarëve në këto
troje. Për gjeneratën time dhe përgjithësisht ato të pasluftës së dytë botërore, që ishim
rritur nën ikonografinë e filozofisë së "vllazërim - bashkimit" dhe "internacionalizmit
socijalist", kuptimi i tregimeve dhe ngjarjeve të tilla, ishte i pakuptimët e herë herë edhe i
pabesuar! Ditët e tanishme, plotësisht e vërtetojnë në tërësi tezën, mendimin, dhe bindjen
e tij dhe shumë të tjerëve si ai që kanë provuar gjithëqka në lëkurën e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 4:17 am

PROGNOZIMI
28 march, 1999
Përshtypja e gjitha neve është se puna e bombardimit nuk do zgjatë shumë, mirëpo
unë për vete kam një parandjenjë të keqe se tërë kjo "lojë" me "tomahavkë", do zgjasë një
qikë kohe. Kam përshtypjen se nuk do gabojë poqese prognozojë se së paku një muajë të
tërë do të vazhdojë kjo odisejadë e bombave. Këtë përshtypje pesimiste e mbështesë në
disa paradispozita që i disponon regjimi aktual:
a/ Suksesi i plotë në ikjen apo moszbatimin e asnjë Rezolute të Këshillit të Sigurimit,
nga ana e Millosheviqit në përvojen e Bosnjës.
b) Strategjia e zhdërvjellët e serbve për t'i ikur asajë që premtohet në tavolinat e
gjelbërta, që është edhe një dëshmi tjetër e fituar në përvojën e Bosnjës.
c/ Mosuniteti i plotë i aleancës veriatlantike në staza më të gjata se një muajë
(përvoja e Irakut dëshmoi se ajo mund të bombardoi pandërprerë /dmth.24 orë!/ deri në 44
ditë!), që mund shumë lehtë të shfrytëzohet nga strategët ushtarak serb.
d/ Natyrën e vetë problemit të Kosovës, i cili nuk është i sotit por në te janë
akumuluar: padrejtësitë dhe regjimet e gadi një shekulli të tër.
e/ Armatën e cila nuk është për t'u nënçmuar në asnjë aspekt. Ngase, vtë fakti që
hynë në radhën e pesë superfuqive në Evropë flet vetëvetiu, për sigurinë morale e materiale
që e ka në vetëvehte ajo.
f/ Përparsinë absolute që e ka APJ-ja në tokë. Unë për vete, anipse nuk jam ndonjë
ekspert ushtarak, nuk dijë që të ketë pasur mundësi ndonjë "agresor" i jashtëm te ketë
fituar luftën vetëm nga ajri, pa i shkelur këmba e këmbësorisë! Në këtë rast, nëse ndodhë
kjo atëherë kjo do të ishte një risi në diktrinat e reja ushtarake. Që dmth. se për t'u fituar
lufta, këmbësoria është e paevitueshme që të marshojë në Kosovë. Kjo gjë, për bindjen
time nuk do të mundej të bëhej as shpejt e as në mënyrë të sigurt. Për një shkak
krejtësisht të thjesht. Përëndimi është shumë shumnë i ndieshëm në kufoma ushtarake, të
cilat mund të krijojnë një disponim tërësisht kontraproduktiv.
g/ Si edhe përvojën e fushatës së bombardimeve, që u ushtrua në Irak, kundër
diktatorit Sadam Hysein, dhe që zgjati 44 ditë të plota !
Të shohim ende është heret për prognozime të tilla! Kanë kaluar vetëm pesë ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:03 am

KURESHTJA
29 march, 1999
Meqë neve telefoni së na punon që nga mëngjesi, përpiqem nga ai i Shefkiut
(kojshisë së parë) të kuptojë se çfarë ka ndodhur në qytet. Ngaqë, flitet s kanë filluar
thyrjet dhe djegjëjet masovike të dyqaneve dhe shtëpiave (!) shqiptare. Pasi që foli me
Bahrinë (motrën) e cila banon mbi rstorantin "Dora", kuptojë se edhe ajo është tejet e
shqetësuar për tërë atë që po ndodhë para syve të sajë, poshtë në rrugën kryesore
pothuajse të qytetit (pjesa e Kino "Rinisë"). Mundohem ta pajtojë me spejgimet e mija disi
më të qeta, për gjëja një valë të plaçkitjeve "normale" (serike dhe ta planifikuar mirë nga
regjisorët apokaliptikë!) që nuk e kanë gjatë. Ajo, me një shqetësim abnormal, që për
bindjen time nuk isha mësuar ta ndjejë nga goja e sajë, vazhdon të më spjegojë me një
gjysëm zëri, për gjoja pregaditjet edhe për shpërngulje të tërë familjes (Ahmetit, Arizonës,
Albertit, Arlindit) së sajë!?
Ishte ky një "shok" tjetër për të cilin edhepse them se jemi në qendër të qytetit,
nuk kisha kurrfar njohtimi. E lus që bisedën ta ndërprejmë, dhe të vijë ajo me Arizonën tek
unë në shtëpi. Pas një gjysëm ore atë e vrejë me një emocion e disponim pakës si të
rezervuar dhe të dyshimtë! Që në hyrje, e qortojë butësisht për tërë këtë alarmim histerik
që kishte ushtruar në prezencëtë fëmijëve. Më spjegon më vonë detajisht se ishte fjala për
një dezinformatë nga disa (sigurisht) individë të porositur që të përhapin "informata" të
kësisojta.
Ndejti nja dy orë dhe vendosi të shkojë prap, e paralajmëroj që telefoni nuk na
punon më! Për bindjen e sajë, kjo ishte edhe një paralajmërim i një befasie të mundëshme
për ditët që do të na prisnin. I dhash kurajo që të bëhet e fortë, sepse vetëm
këndëvështrimi joemocional i sutuatave dhe vështërsiv e në jetën e njeriut mundet të na
shpëtojë të gjithëve. Në sytë, sjelljet dhe të folurit e sajë hetoja pasigurinë, shqetësimin
dhe frigën që e kishte ndajë sidomos fëmijëve dhe pasurisë modeste që e kishte bërë me
djersën e një punëtoreje të thjeshtë. Dhëndrri, me të kuptuar se bandat e "Arkanit" kanë
arritur në qytet, më sygjeron edhe mua që disi së bashku të vendosim dhe të ikim këtej! I
them, se duhet pritur, ngase e tërë kjo do të mund të jetë ndonjë lojë e ndytë dhe me
paramendim e "sigurimit shtetëror" serb. Në këso situate, të territ të tërësishëm informativ,
ku për të lajmëruar edhe komshiun e mbatanë rrugës për diç duhet kaluar këmbë,
"thashethënat" kanë funksionin e krijimit të tensionimit ndëretnik, pasigurisë, frigës dhe në
fund edhe ikjes nga vatrat tona.
Shqetësimi dhe friga e tyre, e arrinë kulmin kur përmes komshiut të tyre "kuptojnë",
largimin e pa gjurmë të familjeve të tëra shqiptare nga blloku ku ata banonin! Spjegimet e
mija, që buronin kryesisht nga ekskluzivitetet e bindjes së thellë, se nuk duhet t'u
plotësohet dëshira serbëve që të lëshohet Kosova, e jo nga ndonjë informacion i sigurt që e
disponoja, hetova (në telefonimin që e bëra nga Sheki) që po pinin më ujë!
Pasi kuptova, për këtë u sygjerova që më së miri është të vendosin vet ë për hapat e
mëtejmë, sepse sygjerimet e mija të mëtejme, për ta, do të mundën me qenë, mos dhashtë
zoti të gabuara.
Ditët e ardhëshme, me siguri do të jenë vendimtare për "(mos)qëndrimin" e tyre te
mëtejmë në Prishtinë. Nuk do të kisha dëshiruar që të gabojë, në këtë diagnostifikim,
tekefundit nuk jam i sigurt as për vetën dhe familjen time që nuk do të provojë "situata" të
këtilla dilematike. Të presim dhe të shohim, se çfarë po ndodhë më tej?! Tekefundit,
përkujtimi në përvojën e krimeve dhe vrasjeve masovike në Bosnjë, më shqetëson aq
shumë, sa që as gjumi nuk më merrë i qetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:03 am

DEPORTIMI
30 march, 1999.
Vala e parë e "amanetit (skenarit) sheshelian", mbi deportimin e një milion
shqiptarëve nga Kosova, siq po duket ka filluar dje dhe sot! Edhe atë, sipas ca informatave
të dorës së parë, në mënyrën më brutale dhe më çnjerëzore që është ushtruar gjerë më
tani në luftërat e gjertanishme, në ish Jugosllavi. Fitojë përshtypjen, se sikur të ngjante një
"veprim i tillë" i dëbimit të organizuar të qytetarëve në ndonjë vendi tjetër më të zhvilluar
dhe më të emancipuar Evropian, atëherë kuptimi i deportimit me dhunë, ashtu siq u veprua
në luftën e dytë botërore me ebrejt, e tash me shqiptarët e Kosovës, do të alarmonte tërë
opinionin demokratik dhe paqedashës!
Mua personalisht, më brengosë: çështja e rënies së elitës (sidomos!) politike në
provim moral dhe politik, këtyre ditëve të vështira për popullin shqiptar të Kosovës.
Them në provim moral, shkaku se asnjë subjekt politik i Kosovës, i cili më parë çirrej
për do farë dokrrash demokratike dhe një farë rendi të "duhur" demokratik në shoqërinë
shqiptare të Kosovës, nuk qe në gjendje të dal para popullit të vetë dhe të prononcohet për
veprimet e nevojshme në këso situate të luftës! Turpi i këtij morali të dyfisht, tani doli në
sipërfaqe dhe u vërtetua se Kosova dhe Lëvizja e sajë (paqësore së bashku me atë
ushtarake) ishin vetëm një improvizim i thjesht provizor që si imperativ nuk e kanë pasur :
as çlirimin e vendit nga zgjedha e regjimit milloshieviqian, as ndë rtimin shoqërisë civile
dmokratike, e as shpëtimin e popullsisë civile, por parasëgjithash krijimin e parakushteve
për ndonjë post eventual në këtë shoqëri të çoroditur anomike të Kosovës?!
Në shumë shkrime të mija të mëparshme (bile edhe në një simpozum të organizuar
nga Instituti Albanologjik) një herë pata theksuar publikisht (!) se: është e pamundur të
ndërtohen paralel edhe diskursi demokratik (sipas standardeve tashma të dëshmuara
përëndimore) e edhe ai shtetëror, nën kushtet e një okupimi klasik?!
Kjo vrejtje e imja pat zhvilluar atëbotë interesim të konsideruar (çuditërisht) jo tek
kolegët e mij shkencorë të simpoziumit, por tek gazetarët! Që të bënin të dyshosh tërësisht
në sistemin e institucioneve tona akademike, ngase interesimi për këtë dyshim timin të
arsyeshëm shkencor, në vend që të shprehej nga ata, u shpreh ekskluzivisht nga gazetari i
Evropës së Lirë (Ismet Hajdari) dhe atij të Zërit të Amerikës (Ibrahim Osmani), me të cilët
pata edhe intervistë direkte.
I tërë ky korpus dyshimesh, që ishte evident gjatë tërë ndërtimit të shoqërisë së
ashtuquajtur herë : "paralele", e herë "demokratike" shqiptare në Kosovë, ra nga provimi
për dy tri ditët e tanishme?
Elita politike, ra në provim politik, shkurt se me këtë mosinteresim dhe indeferencë
të paparë për fatin kolektiv të popullit ë vetë, ajo faktikisht e nënshkroi shlyerjen e
vetëvehtës nga aspiratat e veta të projektuara më parë!
Situata e tanishme e sjelljeve nonshalante të dy grupimeve shqiptare (atij violent
dhe atij joviolent), për repe rkusion për bindjen time do të ketë zbrazjen konstante të
Kosovës nga elementi shqiptar, gjë që në një mënyrë edhe është synim i kahmotshëm i
Serbisë.
Kam frigë ë mos të na përsëritet Toplica, Kurshumlia, Nishi, Kosanica, etj. prej nga u
përzunë në shekullin e kaluar me mijëra qindra shqiptarë etnik. Ripërsëritja e tillë e
historisë sonë, kësajë radhe do të ketë pasoja katastrofike, edhe për shkak se sistemi i
ridefinimit të strategjisë serbe ndajë elementit shqiptarë në Kosovë, është shumë më i
perfeksionuar dhe më i organizuar.
Shpresojë, se nuk do të na ripërsëritet historia edhe ashtu e hidhur e shpërnguljeve
nga vatrat tona. Më mbanë shpresa, se kësajë radhe drejtësia e faktorit është në rrugë të
drejtë të ua kthejë shqiptarëve më në fund borgjin. Të përkujtojë kalimthi vetëm se: gjatë
historisë së qenësimit aksidental të shqiptarëve kanë ndodhur më së paku pesë valë të
rëndësishme të dëbimeve me dhunë nga vatrat e tyre:
1/ Vala e parë, që përfshinë periudhën e viteve 1878 (Nishi, Toplica, Kosanica,
Kurshimlia, Smedereva, Palanka, etj.)
2/ Vala e dytë, që përfshinë periudhën pas tërheqjes së perandorisë Otomane nga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:04 am

Ballkani, ne vitin 1912/13.
3/ Vala e tretë, periudhën e sistemit komunist, ose asajë të Rankoviqit.
4/ Vala e katërtë, ajo e viteve të postdemonstrimit civilizues ndajë sistemit
diskriminues serb, në vitet 1990. Ku sipas ca të dhënave zyrtare janë shpërngulur gjerë një
gjysëm milioni shqiptar etnik nga Kosova.
5/ Vala e pestë, është kjo e fundit e cila për nga përmasa ua tejkalon të gjithave të
mëparshmeve. Ngase, thjesht, nga trungu i tyre thjesht shkulen me dhunën më të egër një
milion shqiptar etnik nga vatrat e tyre shekullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:04 am

ITINERARI
1 april, 1999
Egzodi biblik, i paralajmëruar edhe nga qarqet shtetërore serbe, këtyre ditëve më në
fund veq ka filluar të realizohet në përpikëri kompjuteriste! Që nga mëngjesi, shtëpi për
shtëpi, banesë për banesë, rrugë për rrugë, lagje më lagje të përcjellur me forca të shumta
ushtarake e paraushtarake, si duket po fillon procesi i "dëbimit human" (që është një
eufemizëm akademikë, për : deportimin me dhunë të popullsisë!) i shqiptarëve të Kosovës.
Si një lloj analitiku që jam marr pakashum me këtë problematikë, e kam pritur që moti, ajo
çka është befasuese për mua, në tërë këtë dukuri hipomo rike është intenziteti i masovizimit
dhe sjellja euforike e popullsisë shqiptare në këtë rast!
Së pari ky skenar i marrë, jo më vetëm për regjimin dhe popullin serb, por edhe për
mbarë Evropën është një fakt i turpshëm dhe i pandëgjuar ndonjëherë në historinë e re të
saj!?
Si munden njerëzit e thjesht, që nuk kanë as egzistencë minimale të largohën me
dhunë nga: tryeza e tyre e ushqimit, nga banjot ku kishin hyrë të pastrohën më qëllim që të
ia fillojnë punës së mbetur në këtë mëngjes, ashtu rrufeshëm (!), por në mënyrë tejet të
planifikuar deri në detaje, duke mos i lënë ata as të marrin gjërat elemnetare (rrobat,
ushqimin për fëmijë, të hollat për rrugën e trasuar që më parë nga ushtarakët, etj. TË
LARGOHËN ME DHUNË? Si? Kjo është e paparë, ndonjëherë?! Kusherira ime, Besa (26) që
banon në lagjen e "Dragodanit", më spjegon për procedurën tejet të shkurtër që u kishin
dhënë paramilitarët serb. "Ata, hynë papritmas dhe në mënyrë tejet të rrufeshme në
dhomën ku isha duke e veshur djalin (7) tim Albanin. Britma e djalit më shqetësoi,
jashtëzakonisht shumë, shkaku se kishin maska në fytyrë, njëri nga ata që nuk kishte
maskë, por kishte shenjët S të kryqëzuar në fytyrë, mu drejtua me tytë automatiku dhe më
tha: Imash, pet minuta da mi dash sve pare i zlato koje imash! Brzo! (Ke pesë minuta, të
mi dorëzosh të gjitha parat dhe arin! Shpejt!)
- Nën britmën tmerruese të djalit, i cili për asnjë qast s'më lëshonte nga dora dhe tytës
së automatikut, më është dashur të ia jepja paramilitarit të "kryqëzuar" të gjit ha që kisha:
parat (dikund afër 800 DM. dhe 1650 din.), unazat nga dora, vathët dhe kurorë ari me
vleftë prej 2000 DM. që ma kishte blerë burri në Siri!
Më pastaj, vazhdon ajo," Paramilitari tjetër i maskuar, me një shqelmë më ka dëbuar
nga dera e shtëpisë, prej së cilës kamë dalur si e sheh fillikat. Kur kam dalur në rrugë,
ushtarakët e armatosur më kanë "udhëzuar" që t'i bashkangjitem turmës së madhe,
fytyrave të cilat i njihja të gjitha! Rrugës teposht, kamë para gjithëçka: kufoma pleqësh të
shtrirë për tokë, të cilëve u rridhte gjaku pa pra! Askush nuk kishte guxim t'u ndihmonte, të
gjithë nxitonim pa ndonjë shpresë se s'do na priste edhe neve diç e tillë?! Kur kemi mbrrirë
te xhamia e Llapit, turma fillojë të reagojë instiktivisht, pra fillojë të lëshojë kolonën. Në një
moment, meë isha vetëm me djalin nxitova edhe unë të shpëtojë, në kthesën tek semafori
jam futur nën një qoshe të një shtëpie të madhe. Aty kam pritur një e ndoshta një orë e
gjysëm, gjerësa kolona filloi të zvogëlohej. Më pastajë, me gjysëm shpirti, kemi ardhur
gjerë te stacioni i trenit, prej nga deportoheshin si shtazët njerzit e gjallë për në rrugën e
pakthim. Në një moment, e lus paraushtarakun që djalin ta hedhë të urinojë në skutën
përskaj. Për çudinë time më lejon. Prej aty, kam s hkuar në rrugën mbatanë dhe ngadal jam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:05 am

mshehur një qikëz kohe në një kontenjer afër pallatit të shtypit ("Rilindja", kursivi im), ku
kam qëndruar deri sa është terruar. Dhe prej aty, me një refugjate serbe të Kroacisë, që e
takova rastësisht (në të vërtetë ajo mua me gjeti ashtu të strukur me djalin, sigurisht i jam
dhimbsur, kushedi!?), erdha në lagjën tuaj (Payton)". Shqetësimi dhe tregimi i sajë më
trazoi tërë ditën.
Armiku shekullor, bënë gjithëçka- do të thoshta gjyshi im! Fjala e pleqëve tanë të
ndjerët, mizorinë dhe trathtinë që ua kishte bërë sllavi në të kaluarën, ne as që i merrnim
seriozisht! Kjo kohë, është dëshmia më e madhe për të gjitha ato që i flisnin ata, e ne me
indeferencë vetëm i paramendonim si diçka që neve as që mund të na ndodhë ndonjëherë.
Rrugët e Prishtinës, janë mbushur me njerzë nga : Vranjevci (Kodra e trimave),
Dragodani, Tasligjëja, Bregu i diellit, Dardania, dmth nga të gjitha pjesët e qytetit, kanë
filluar të dëbohen në drejtim të stacionit ta autobusve dhe trenit! Askush nuk ka kurrfar
përshtypjeje se kah do shkojn? Mirëpo, për këtë "odisejadë" janë kujdesur policia dhe
ushtria serbe e cila kanalizon dhe "udhëzon" qytetarët (gratë, fëmijët, pleqët në kolica, etj.)
shqip e serbisht itinerarin e deportimit! Shkurt, bileta është : ("ONE WAY TICKET") NJË
DREJTIMSHE ! Ose edhe më shkurt, në drejtim të Maqedonisë, Shqipërisë, apo edhe Malit të
Zi!
Atmosfera e kthimit të shpinës: ndajë pasurisë, djersës, mundit dhe në fund shtëpisë
tënde, është e papërshkruar?! Këtë, do të mund ta bënte vetëm një regjisor i prirur për
këto gjëra. Gjë që nuk do të jetë përjashtuar të jetë regjistruar nga ndonjë dorë amatori me
kamerë. Sipas zhurmës së sirenave (që janë shumë afër shtëpisë ku gjendem unë) kuptojë
se trenat me përplot shqiptarë të ngarkuar si shtazët (si në filmin e Spilbergut: "Lista e
Shindlerit"!), pregaditën çdo të dytën orë në rrugën e (pa)kthimtë dhe përplotë pasiguri!
Lajmet lajmërojnë, me storie filmike për grumbullimin e e mijëra shqiptarëve ne Bllace afër
Kufirt me Maqedonin. Njëherë ndëgjojë, se janë grumbulluar 5 mijë....7 mij...10 mij, 2o
mij! O zot! A do të ndalet kjo skëterrë? Mallkojë, kastën politike, analitikët, UÇK-ën...e kend
jo të gjithë le të shkojnë në rrotë të sames?! Asnjë nga këta subjekt, që rrahnin gjoks për
"përgjegjësi" kolektive, e "informacione" të dorës së parë për ate çfarë na pret këtyre
ditëve, nuk u lajmëruan të drejtojnë e udhëzojnë popullin në këto momente të vështira
historike. Askush! Athua, do të vazhdojë edhe më tej ritmi i dëbimit me dhunë nga shtëpit
shqiptare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:06 am

EUFORIA
2 april, 1999
Gjurmëve të këtij kalvari me fëmijë e pleqë në krah, pregaditëm t'i bashkangjitëm
edhe unë me familje. Anipse, nuk ka ardhur askush këtu në "Payton" të na drejtojë gishtin e
shporrjes! I sygjerojë shoqës që t'i pregadisë gjërat më elementare për rrugën e
ndoshta të pakthimët! Ngase, të gjitha indikacionet më flasin në favor të bindjes, se edhe
neve do na vijë radha. Ajo e shqetësuar dhe e friguar, mundohet të më jap spjegime: se
gjëja neve ende nuk na ka ardhur radha, apo ndoshta edhe nuk e kanë ndërmend të
shprazin këtë pjesë të qytetit! Kushedi, i them? Por sido, më mirë është të pregaditemi
edhe ne. Bile llogaritja edhe parat që duhej paguar si haraq për të hyrë në turmën e të
numrave të pakthimtëve! Tek fëmijët vrejë një shqetësim të posaqëm! Më dhimbsen aq
shumë, kur i shohë ashtu duke i pregaditur lojërat dhe kukullat.
Brikena (ende jo 10 vj.), mundohet t'i spjegojë Genitës (ende jo 9 vj.), se atje ku do
të shkojmë, nuk ka nevojë të ngarkohemi me lojra! - A i përcjellë Genitë, ti lajmet, e
ndëgjojë Brikin duke i thënë Genit? A e sheh se atje nuk kanë kohë fëmijët të lozin?! I
shohë dhe e dijë, ia kthen Genita,- Por lojrat e mija s'do t'i prek dorë milici! Habitem me
këtë thellësi gjykimi të tyre!
Ditën, sidomos në mëngjes presim të na dëbojnë edhe neve. Ka tri ditë që rrijmë të
gatshëm. Në anën tjetër, mendojë për ardhmërinë e vajzave. Për ardhmërinë e familjes dhe
popullit përgjithësi. Ku do të na shpjerë e tërë kjo? Athua do të na ngjajë edhe neve sikur
hebrenjëve, të cilëve 2000 vjetë të plota u janë nevojitur për t'u kthyer në vatrat e tyre?!
Habitem me lajmet që vijnë nga qyteti, sektor ky që tashma është bërë specialitet i
kojshikës Nazlie - I tërë qyteti, po zbrazet?! Çfarë do të bëjmë ne? Ngadal, mundohem ta
qetësojë dhe pa e pasur farë qëllimin që të dijë se ku na shpjerë qetësimi që mundohem të
ia bëjë asajë. Mos u ngut, nëse jemi në sistem të tyre të deportimit mos bajë fortë gajle se
të gjithë do të na shpërngulin, ta ruajmë gjakëftohtësinë! Spjegimi i sajë, është i
thjeshtë. Paniku dhe euforia ka hyrë në palcë të njerzve Fadil! Po i them, kam përshtypje se
një pjesë e popullsisë përmes sygjestionit dhe panikut të krijuar në një lagje psh. ka
ndikuar në krijimin e atmosferës së euforisë. Në një shkrim timin të mëhershëm kategorin e
euforisë e kam pasë përdorur si pozicionim i mundshëm i vetëdijes sonë kolektiv dhe dikun
mes tjerash kam pasë konstatuar se:
Sjelljet euforike, sipas shumë parametrave shkencor asnjëherë nuk kanë mundur të
zëvendësojnë e aq më tepër t'i tejkalojnë modelet e organizimit pragmatik të njerzëve në
historinë e shoqërive njerëzore. Ato bile të shumtën e rasteve vetëm sa e kanë penguar
vënjen e sistemeve të ndryshme pragmatike. Së këndejmi, sjelljet euforike në situata të
rëndësishme, për mos thënë të rralla të popujve të ndryshëm që përplitën me mbijetim
fizik, ashtu siq përpliteshin shqiptarët e Kosovës do të mund të dëmtonin substancën e tyre.
Në esencë euforia Kosovare e viteve sidomos '90-ta, dmth. e periudhës
postkomuniste, që të shumtën e rasteve është manifestuar si model histerik e herë herë
edhe si delirium kolektiv nacional (na kujtohën demonstrimet pompoze me dy gishtrinj, të
animuara nga qindra e mijëra njerzë të rëndomët), më së miri mund të ilustrohet me
pozicion in e pamundësisë së automatizimit të veprimeve (konkrete) dhe ndërmarrjeve të
ndryshme të cilat do ta ndryshonin raportet egzistuese, në favor të shqiptarëve, pastajë
seleksionimin dhe maksimalizimin e potencialit njerëzor (jo edhe ushtarak, ashtu siq
mendonin disa) që e dispononin në këtë periudhë ata.
Një sjellje e tillë e identifikuar më vonë si "paqësore", "nënshtrim vullnetar",
"pacifiste", e deri edhe Gandiste (!), për bindjen time sociologjike, burimin e vetë e
rrezatonte nga:
a/ akumulimi i pasistemuar i energjisë frustruese që ishte akceptuar gjatë tërë
dekadës së kësajë kohe, dhe:
b/ Nga fakti tjetër hendikepues i mosrealizimit apo thënë mosrrumbullaksimit të
identitetit të vetë shtetëror, që dosido kërkonte identifikim të ri moral me pat situatën e
krijuar në këtë kohë.
Ky identifikim i ri konsistonte të ushtrohej nga dy aspekte:
1/ njëri që kishte të bënte me kulmimin e sjelljeve që qonin kah një tensionim të
mëtutejshëm të situatës (politike e ekonomike) ende të pa qartë, e cila shumë lehtë do të
mund të eskalonte në një kryengritje të përgjithshme të armatosur (pa asnjë shansë për
sukses), meqë ky tip identifikimi i kishte përfshirë pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë
Kosovare dhe meqë euforia e patriotizmit ishte shëndrruar tashma në një gatishmëri e
fanatizëm të paparë gjerë atëherë të sakrificës dhe vetëflijimit për të mirën e atdheut.
2/ Dhe identifikimi tjetër, i cili aspironte ta pacifizonte situatën e krijuar me masa
dhe metoda ende të paprofilizuara e paprojektuara të (vetëdijes ende infantile politike në
këtë rajon) jodhunës. Në këtë duel, siq do shohim më vonë fitues do dalë kasta e
intelektualve që e predikonte kodin e jodhunës dhe kështu të evitojë katastrofën dhe
tragjedin ( do thënë vetëm përkohësisht!) e pregaditur më parë nga ana e regjimit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:07 am

BLLACA
3 april, 1999
S' ka të ndalur deportimi dhe dëbimi me dhunë i shqiptarëve etnik, nga ana e
paramilitarëve dhe ushtarakve serb në Prishtinë. Kuptojë nga telefonimi i një akrabaje, se i
njejti skenar ka filluar edhe në qytetet tjera të Kosovës, sidomos në Podujevë, Mitrovicë,
Gjakovë, Pejë, e gjetiu! Kuptojë, se kërcnimi ("se nëse bombardon NATO-ja, në Kosovë s'do
të ketë më shqiptarë") i radikalit dhe ekstremistit serb Sheshel, nuk do mbetet bosh, pasi
që ky proces i dëbimit sistematik është paramenduar mirë nga arqitektët dhe mazohistë
akademik serb, dhe pasiqë ky ishte një qëllim dhe strategji e rafineruar ushtarake, politike,
etnike, etj. e pushtetit serb, në mënyrë që në një të ardhme të afërt struktura etnike e
popullsisë shqiptare të barazohet me ate serbe!
I njejti skenar i "balancimit" etnik, që është punuar sipas idesë famëkeqe të
ultranacionalistit dhe akademikut të njohur Vasa Çubrilloviqit, është bërë me Nishin,
Prokupljen, Kurshumlinë, Toplicën, Palankën, etj. i njejti skenar është edhe tani në sprovë.
Dallimi qëndron vetëm në kohë dhe rrethana (shpresojë të disfavorshme për
demiurgët e kësajë drame) që tani janë pro et kontra, gjerësa personazhet mbesin të
njejta: SHQIPTARET të ndjekurit, të vrarët, të masakruarit, të persekutuarit, të
anatemuarit,etj., shkurt pra " bad boys"! Gjerësa, SERBËT, ndjekësit, plaçkitësit, vrasësit,
masakruesit, persekutuesët, etj. "good boys"!
Logjika e tillë, në kujtesë serbe është dukuri që vazhdimisht është ushqyer në
historiografi, dhe sidomos kohëve të fundit në politikë të institucionalizuar, që dmth. se
sipas zyrtarëve serb: shqiptarët harbut, janë të mirë vetëm si "shqiptarë të vdekur" (!),
"shqiptarët e ndjekur", " shqiptarët e persekutuar"! Ja kjo është logjika e serbit mesatar në
serbi, të cilit pushteti dhe politika zurtare ia ka shpërla trurin e mbajtjemendjes! Kjo që
është duke u zbatuar në praktikë, gjatë këtyre ditëve në Kosovë, i ngjanë dëbimit dhe
deportimit të hebrenjëve gjatë luftës së II botërore. Në tërë këtë ngjarje
"madhështore" dhe tejet "ekskluzive"për syrin e kamerave dhe fotoreporterëvetë huaj,
qëndron mjerimi sakrifica dhe vuejtja e shqiptarëve, të cilët duhet patjetër ta japin provimin
e madhë historik. Rezignimi eventual i institucioneve Evropiane, veqësa do ta vështërsojë
pozicionin e të humburit, që momentalisht e "gëzojnë" shqiptarët e Kosovës në opinionin
ndërkombëtarë.
Shqetësimi ikëtyre institucioneve do të shtohet vetëm atëherë kur do të fillojnë të
vërshojnë të njejtit ambasadat dhe qytet et e tyre që pakashum janë të liruara prej këtyre
ngarkesave dhe finesave etnike.
Bllace, është bërë këtyre ditëve atraksion i vërtetë për mediumet botërore, CNN-in,
SKY -njuzin, BI-BI-në, DW-n etj. Shqiptarët e Kosovës, janë futur pa dashjen e tyre në rolin
e kolonës së filmit të Spilbergut! Dhimbja për tërë këtë dramë të madhe kombëtare orë e
çast rritet. I gaditur me dy tri torba, pres t'i bashkangjitem kalvarit të bashkëkomasve të
mij për në rrugën e pakthimtëve. Më kujtohet, para ca kohësh në një intervistë kur patë
deklaruar kryetari i Maqedonisë Gligorov (një bir sllavi) lidhur me "koridorin" e famshëm për
shqiptarët e Kosovës. Kuptojë, dhe dyshojë thellësisht se ky projekt ka qenë i sinkronizuar
gjerë në detaje me palën maqedone!
Edhe sot mbrrijnë lajme shqetësuese! Qyteti po zbrazet, askush si duket nuk do
mbesë në të, më përkujton shoqja? Le të shprazet, i them! Se pa e provuar dajakun e
paramilitarit serb, nuk do ë dal këtej - i them ashtu i nervozuar!
Kam fshehur, të gjitha punimet e mija shkencore, ato që janë botuar nëpër revista
dhe gazeta të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit si edhe disa gjëra të mija identifikuese
në mbrendësi të shporetit, dhe i them vjehrrës që në rast nisjes në rrugën e pakthim, ti
zhduki të gjitha me një fije shkrepse!
Presim me vesh, si thuhet në krah! Ndëgjojë lajme të llojllojshme! -Njerzit, po vriten
në Tasligje! Dragodani, po digjet flakë! Serbët, kanë hyrë nëpër shtëpiat e shqiptarëve të
dëbuar, dhe çdo gjë të vlefshme po plaçkisin! Në ytet, kanë kidnapuar femra të reja dhe i
drejtojnë në drejtim të panjohur të Gërmisë! Në Dardani, nëpër banesa paramilitarët kanë
hyrë dhe u kanë kidnapuar familjeve shqiptare fëmijët e vegjël dhe u kërkojnë para! O zot!
Çfarë është duke u bërë në ne? Në Breg të Diellit, paramilitarët së bashku me civilët serb
masovikisht po thejnë dyane dhe po vjedhin kerre të shtrenjëta të shqiptarëve, askush nuk i
pengon në tërë këtë lojë idiotike! Në rrugën tonë, marr vesh kanë filluar të zbarkohën
paramilitarët e Arkanit. Bile, siq tha Nezi, ata janë vendosur përballë sajë, në "Izolaci"!
Emocionet e frigës, ankthit dhe shqetësimit pothuajse na kanë kapluar të gjithëve në rrugë.
Në Bllace kuptojë se njerzit kanë filluar të vdesin nga uria dhe ushqimi! O zot, si ta
marr këtë rrugë të pasigurtë me fëmijë? Të vazhdojë qëndrimin në këtë situatë të
pasigurisë absolute për familjen (sidomos fëmijët), për instiktin dhe rezonin tim është tejet
absurdi Nuk kam ide si të veprojë?
Mallkojë, të gjithë rend! Përpiqem të ruajë gjakëftohtësinë, bile para fëmijve të cilët
të shqetësuar vetëm heshtin dhe presin ashtu të strukur në një kënd të dhomës, se çfarë po
vendosi në këto momente Hamletiane! Në ora 6 kemi një takim konsultativ, me Shekin,
Gëzimin dhe Ismajlin, për të vendosur me ndonjë konzensus eventual për hapat që do të
duhej ndërmarr në këto kohëra tejet të pasigurta për ne të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:08 am

BIZARITETI
4 april, 1999
Atmosfera e dëbimit me dhunë e banorëve etnik shqiptar vazhdon edhe më tutje,
asgjë së ka që e ndal tërbimin serb! As bombat që bien, pa pra njëzet e katër ore rresht mbi
kokat tona dhe të tyre! Thënë të drejtën më shumë i frigohem "kontaktit" dhe
ultimatumit "të parë" nga paramilitarët serb, se sa bombave të NATO-s, të cilat për bindjen
time në shpirtin e keq serb natën e shtijnë tmerrin. Anipse, bombat nuk njohin as : identitet
kombëtar, as shtetëror, as përkatësi ideologjike, e as... asgjë tjetër prapseprap, ato në
nënvetëdijen time kanë hyrë si një lloj protektorati nga dhuna dhe masakrimi eventual serb!
Kështu që ato (bombat) pra, në një mënyrë në vetëdijen dhe nënvetëdijen e
qytetarit shqiptar, kanë krijuar një siguri të padefinuar. Spjegimi im, lidhur me një rezonim
të tillë, ndoshta edhe absurd, ndërlidhet do të thosha me pasigurinë që e kanë qytetarët
shqiptar gjatë natës, e cila është tmerrsuese! Me pamje shqetësuese, të qetësisë absolute,
ku vetëm qenët e prishin ate. Dritat e asnjë rruge nuk ndizen, asnjë njeri të gjallë nuk
sheh anekëndë qytetit, si i tillë qytetit i përngjanë filmave Hiçkokian, ku të vetmët gjallesa
janë sorrat dhe shpendkeqet që krijojnë ankth, pasiguri, ngritje tensioni, pra një pritje
abnormale të ndodhjes së asajë më të keqes. E ajo më e keqja, kemi ndëgjuar nga kojshitë
dhe të afërmit, në këto ditët e vetmisë totale, shoqërohet me maskenballin e vallzimit të
shtrigave serbe, duke orgjuar me këngë dhe vallzim çetnik, në tërvesat dhe tavolinat e
femrave shqiptare?!
Fenomeni i frigës së tepërt e kam të qartë, se tek njeriu i vetmuar që nuk zhvillon
komunikim me njerzit tjerë është shumë shumë i rrezikshëm për jetën e mëtejme të tij.
Fitojë përshtypjen, se bizariteti i "ngjarjeve" që ndodhin për çdo natë në katër muret
e egzistencës fizike shqiptare, gjerë sa të mbarojë tërë lufta, as që do ta sheh ndonjëherë
dritën. Shpresa më mbanë se një ditë do të agoi edhe dita e lirisë sonë që jemi duke e
pritur gadi një shekulli të tërë. Spjegimi fetar (kuranor) stoicizmin e individit e akcepton si
një ndër të arriturat më të mëdha të njeriut. Ky lloj xhihadi, (kuptohet me një vetëdije dhe
moral të vetëdijshëm human) përveq dis ciplinimit të shpirtit dhe trupit të njeriut,
domosdoshërisht e shtonë bindjen e besimit në fuqinë mbinatyrore, pra krijuesin tonë të
përgjithshëm që patjetër do ta marr përsipër kujdesin ndajë krijesës së vetë.
Tek besimtari, që fatin e tij e ndërlidhë me besimin që e ka në krijuesin e vetë
hyjnor, prezenca e frigës ka shumë pak vend dhe hapsirë si:
a/ Në vetëdije, e cila natyrën e frigës e neutralizon përmes mekanizmave mbrojtës
të nënshtrimit dhe besimit në fatin apo determinizmin e tij. Ose si thoshte, një plak jo fortë
në moshë: "Nëse, e ka shkruar zoti të vdes këtu, këtu do të vdes"! Besimi në fatalitetin e
këtillë absolut në vullnetin e njeriut të rëndomët pa marr parasysh se cilës përkatësi fetare i
takon, është një ndihmesë e madhe jo vetëm formale, por përgjithësisht edhe humane.
Ngase, natyra dhe filozofia e metafizikës së frigës, transferohet drejtëpërdrejti në
kompetëncë dhe obligim të krijuesit, që fatin e individit e ka determinuar që më parë.
Besimi, jo vetëm në trajtë të "bartjes" apo "kujdesit", që e merr krijuesi ndajë
njeriut, por edhe në trajtë të kryerjes së obligimeve: falenderimit, lutjes, dhe kryerjes së
obligimeve tjera të rëndësishme fetare, hesapin e besimit ndajë krijuesit vetëm sa e rrisin.
Vetëdijësimi se vetëm besimi në formë të kryerjes së obligimeve ndajë krijuesit të
përgjithshëm, pra identifikimit me esencën e obligimeve të detyrueshme njeriun fetar e ka
shpëtuar nda situatës që e kemi pasur këtyre ditëve në Kosovë.
b) Ashtu edhe në nënvetëdije, ku prezenca e frigës fillon të marr konotimet e një
fatëpajtimi të çoroditur, por të kontrolluar dosido nga arsyeja e njeriut që disi arrinë ta
ruajë gjakëftohtësinë. Por, kush do të mund ta frenojë vetën me një racionalitet të tillë të
nevojshëm, kur çdo ditë merr informacione rrë nqethëse për fatin e bashkëkombasëve të
vetë? Kush? Familjarët që janë me fëmijë të vegjël, si unë se besojë, gjerësa ata të malit
(UÇK-istët), me siguri se po.
Ngadal hetojë që vetëdija si transmetues i drejtepërdrejt i këtij lloj shqetësimi të
natyrshëm që po ushtrohet këtyre netëve në familjet Kosovare, e ngulitë, përkatësisht e
bartë atmosferën e sajë makabre në nënvetëdijen e çdo njeriu të mbetur përmbrenda
Kosovës. Kështu që fitohet përshtypja, se askush nuk do të mund t'i shpëtojë, "natës së
Bartolomeut" Prishtinase?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:09 am

AUTOSADIZMI
5 april, 1999
Shënimet dhe evidentimin e fenomeneve të ndryshme që kanë ndodhur në Kosovë
dhe jashtë Kosovës, zakonisht i kam praktikuar, t'i shkruaj natën e vonë, kur intenziteti i
bombave të NATO-s ishte në kulmim!
Ky lloj autosadizmi më inspironte jashtëzakonisht shumë edhe me vetë faktin se, në
këtë kohë, friga nga ndonjë shqetësim "tokësor" ("vizitë" e ndonjë paramilitari serb) për
mua dhe vogëlushet e mija, ishte dukshëm më e vogël, se sa kur bombardimi rrallohej që
zakonishtë ndodhte ditën.
Dita e dymbëmbëdhjet e bombardimeve, askund së shihet ndonjë shenjë shprese! As
nga faktori ndërkombëtar e as nga ai i "mbrendshëm" serb! Thuase, bombat e Natos kanë
mbetur e vetmja alternativë e zgjidhjes së këtij kontesti të akumuluar gjatë tërë këtij
shekulli. Fitojë përshtypjen, se e tërë kjo situatë e ankthit do zgjasë shumë. Do të doja të
gaboja, por në bazë të intenzitetit të dëbimit të shqiptarëve, më bëhet të konstatojë dhe
kuptojë se: gjithë këta njerzë të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, nuk i largojnë për
ndonjë "vikend" të shkurtër!
Nga të gjitha anët vijnë lajme shqetësuese: "e kanë vrarë, filan filanin, në derë të
shtëpisë shkaku se nuk ka dashur ta lëshojë shtëpinë"! " e kanë vrarë tjetrin, shkaku se nuk
ka dashur të paguajë të holla për djalin gjashtëvjeqar që i është kidnapuar"! " në Tasligje,
ka të vrarë dhe të masakruar, nga paramilitarët serb"! " kah Dragodani, kanë filluar t'i kallin
shtëpiat e bukura"
"serbët në bashkëpunim me romët (të mobilizuar) kanë koncentruar me qindra e qindra
mijëra civilë shqiptarë, afër stadiumit të furbollit në Prishtinë"!, etj. etj. më kumbojnë
veshët në të gjitha anët, përpiqem të qetësohem. Hanit i bie të fikët, nga trishtimi dhe friga,
gruas i them që të largohet nga dera, sepse: snajperët serb paskan hypur mbi kulm të
pallatit të "Rilindjes", prej nga na vëzhgojë të gjithëve.
Hyjmë mbrenda, në një dhomë të izoluar nga zhurma e avionëve dhe nga rafalet e
"gulinovave" serb, së nbashku me disa kojshi dhe përpiemi të këndellemi dhe të rezonojmë
kthjelltë. Gëzimi me Fatosin dhe Ylberin (një mik i Gëzimit, ë ka ardhur me fëmijë (3)
babain e nënën), ashtu në një pakuptimësi të zhvillimit të bisedës me emocione dakordohën
që e vetmja zgjidhje është LARGIMI me vetëdëshirë! Sheki dhe unë i ndëgjojmë kojshitë,
dhe padashtas që të implikohemi në këtë "muhabet" të nxehtë, ashtu në mënyrë instiktive,
u themi atyre: "leni, prrallat! nëse e keni vendosur të shkoni, atëherë ju lutem mos
humbëni kohë në fjalime të kota!" "Ngrihuni, dhe pregaditëni gjërat më elementare për
rrugë, asgjë më tëper ngase në kufi, në bazë të asajë që dij, atje (në Bllace) njerzit po
presin dhe po vdesin nga uria"?!
Mbrenda një ore e gjysëm, në bazë të një "kontrolli" rutinor, të katër familjet ishim
të gatshme, për rrugëtimin e pakthimët! Ashtu, të gatshëm prisnim vetëm "ad orderi-n" e
"Solanës" (rol ky i Ylberit) sonë. Pritja, ishte një fenomen në vehte, edhe me vetë shkakun
se: nuk ishte pritje e zakonshme, por një përzierje emocionesh që prej të gjitha u
mungonte vetëm ekskluziviteti i krenarisë së thjeshtë njerëzore. Dikund, kah mbrëmja, pasi
"vërtetuam" se askush gjerë atëherë, nuk kishte njëherë ndonjë plan të na dëbojë nga
shtëpiat tona, nga djersa dhe shpresa jonë, filluam të shlirohemi dhe të vendosim me një
unanimitet të plotë që të rrijmë edhe sonte këtu. Pale, të shohim nesër në mëngjes, cilat do
të jenë reagimet e "tyre"- thash me vete dhe pa ndonjë siguri të veqantë! Ne edhe ashtu
jemi të gatshëm! Vetëm dhjetë minuta na nevojitën gjerësa të nisemi të gjithë së bashku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:09 am

PUNKTI
6 april, 1999
Atmosfera e pritjes "godoniane", si duket po vazhdon edhe sot. Në të vërtet, Nazlia
e cila në një mënyrë, ashtu vetëvetiu, pa ndonjë ceremoni të rastit dhe pa ndonjë
"emërim" paraprak, mori sektorin e "ngjarjeve dhe ndodhive ekskluzive që ndodhin në qytet
mbrenda ditës", na lajmëroi se: si duket dhe në bazë të atyre informacioneve që ajo
disponon, procesi i dëbimit me dhunë: ose ka rënë (teza e sajë!), ose është koncentruar në
pjesët tjera të qytetit? I them (si në shaka) që më ngatë, është kjo e dyta dmth."pjesën"
tonë të qytetit, e paskan lënë për kadal, kadal?! Uh! Fadil, tu thaftë goja, mos thuaj ashtu
se ma ka ngjitë zemra menjëherë prej frigës, më përgjigjet Hani!
- Jo, i them pakëz në hajgare. "Ata, në këtë lagje, kanë informacione se nuk ka
"terrorist" (dhe qeshi) të UÇK-s, nuk ka bisnismenë, përveq Gëzimit (pronarit të kafe
restorantit "Shtrojera") dhe Shekit (pronarit të dhjetra minimarketeve anembanë
Prishtinës), nuk ka intelektual (përveq meje e Ismajlit), nuk ka pasanik të rangut të Fatmirit
(Breznicës), pra nuk kanë edhe motive të mëdha që të hyjnë në lagjën tonë, zonja Hani!
Qëllimi im, ishte që bile ashtu të provojë (kuptohet pa ndonjë interes të theksuar) ta ruajë
unitetin dhe qetësinë e grupit të vetëm që ende ishte në lagjen tonë.
Psikologjia e "trimërimit" të individit, kam hetuar në rastin tonë, ishte shumë
funksionale e deridiku edhe e dobishme, në krahasim me ate të "frigës", që e bllokonte të
menduarit dhe të vepruarit e drejt. Në situata të këtilla tensionuese dhe të rrezikut
permanent për jetën dhe familjen e qytetarëve të Kosovës, nominimi i fenomenit të frigës
individuale dhe asajë kolektive ishte diçka që pakurrfar diskutimi zënte frymën e të
gjykuarit të drejtë. Por edhe kjo sjellje që të shumtën e rasteve ishte e pakontrolluar, e
kishte kuptimin dhe porosinë e qartë, ngase asnjë garancion të thjesht njerzor, e të mos
flasim për ate juridiko - politik në këtë kohë nuk egzistonte. Njerzit, dmth. qytetari i
zakonshëm i Kosovës kishte një rezon të thjesht: t'i shpëtojë fëmijët dhe të afërmit e
pastajë të kujdesëm për pasurinë, paratë,etj.
Gjatë kësajë kohe kam fituar përshtypjen se stoicizmi i njerzve ishte diçka që
kuptimin e vetëpërmbajtjes, e kishte kuptuar si sistem të thjesht programimi, dhe se
identifikimi me tjetrin thënë më shkurt ishte një lloj shpëtimi i arsyeshëm, që përveq
statisfaksionit moral nuk kërkonte asgjë nga natyra e njeriut që në të vërtetë e kishte
shijuar golgotën e luftës.
Tani, veqë sa kuptojë se në lagjën tonë është vendosur punkti i policisë speciale
serbe! Është ky edhe një presion tjetër, që si duket do ta shpejtojë shkuarjen tonë nga
Prishtina. Përcjellësi "ynë", që e ka këtë sektor të hulumtimit të situatave, na tregon se ky
koncentrim i ushtarakëve dhe paraushtarakve serb, në shtëpinë e afër "Diagnostikës", nuk
është edhe i rastësishëm, Të shohim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:10 am

KOMANDANT REMI
7 april, 1999
Nga lajmet e jashtme kuptojë se luftimet, sot ishin mjaftë të ashpra, sidomos nga
ana e Dugajgjinit dhe Gjakovës, Nuk më shqetëson më "shkuarje" - "mbetja" e jonë nga
Prishtina, ngase rezonimi ynë i përbashkët është se: në kufirin me Maqedonin (sidomos në
vendkalimin Bllace) janë koncentruar me mijëra e qindra mijëra shqiptarë etnik të cilët
vuajnë nga uria dhe etja. Mendojë se është fatlume, që ne të tri shtëpitë kemi fëmijë të
vegjël, kështu që konsensusi është shumë më lehtë të arrihet, në rast se vendosim të ikim.
Lufta heroike që po bënë UÇK- ka, na e ka kthyer pakashum besimin në vetëvehte.
Këtë e hetojë në bazë të lajmeve që i kishin ndëgjuar "krerët" e familjeve të komshijve të
mij.
Sheki, bile me entuziazmë më thotë se ajo (UÇK-ka), sot në anën e Llapit ua ka kajt
nënën shkieve! Fatosi (gjakovari), disi ende me një dozë dyshimi, me sygjeron në vogëlsinë
e sajë. Habitet, kur i them, se tërë djelmoshat e Llapit janë në këmbë! Atje, - i them nuk ka
as armë sa ka njerzë të rinjë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre dhe tonin!
-Komandant "Remi" (Rrustem Mustafa), një ish nxënës shumë i talentuar dhe shumë
intelegjent i imi, në këto çaste gjerë sa po bisedojmë, është duke luftuar me hordhitë më të
egra çetnike serbe.Ai është nje Trim qe se banë bash shpesh nana shqiptare!Për këtë shkak
edhe djalit që do më lind ndonjëher do t’ia jap emrin Trim.
Në grykën e Llapit, - u them bashkëbiseduesve të mijë (sidomos gjakovarit, të cilit
spjegimi im i duket si ëndërr!), prej vitit 1981 e këndej, pothuajse të gjitha
eksperimentimet (provat etnogjenicidiale, vrasjet enigmatike të ish demonstruesve, pastaj
helmimet masovike nëpër shkallat e mesme, marrja e staciont policor, burgosjet, ndjekjety,
persekutimet dhe izolimi i veprimtarëve politikë ) e regjimit serb përherë më parë janë bërë
në anën e Llapit.
Ashtu që "pretekstet" e intervenimeve të ndryshme gjithënjë nga këtu kanë shërbyer
, si "balona" provues dhe si modele dëshmuese për neutralizimin e sunimit të përgjithshëm
të pamvarsisë së Kosovës.
Rajoni i Llapit, së bashku me ate të Drenicës - vazhdojë t'u mbajë "ligjeratë" Shekit,
Fatosit, Gëzimit, e Ismajlit, padyshim jo nga shkaku i konfiguracionit dhe sistemit të
shtrirjes etnogjenetike të popullsisë, por parasëgjithash nga shkaku i natyrave dhe
mentaliteteve të përafërta që i posedojnë rreth mënyrës së realizimit të shtetësisë së
Kosovës, janë shumë më sensitiv se sa të tjerët.
Mendojë, se spjegimi im lidhur më këtë farë të "drejte" monopolizuese, do të duhej
hulumtuar në (thënë sociologjikisht): në interpretimin alternativ të diskursit mbi mënyrën e
realizimit të kësajë shtetësie të Kosovës, si edhe në natyrën tradicionale të kodit
identifikues të rebelimit, që në këto vise asnjëherë nuk kishte pushuar së egzistuari.
Ky kod, që mund të shquhet edhe si hendikep e edhe si përparësi, mvarësisht nga
këndëvështrimi që mund t'i bëhet atij bartë në vetëvehte tërë historinë e shqiptarit nëpër
shekuj.
Si hendikep do të thoshnim, do të mund të shquhet shkaku i reperkusioneve dhe
pasojave të mundëshme (e deridiku edhe normale, sepse: "darsmë pa mish nuk ka!")
etnogjenidiciale që po i bartë kryesisht popullsia civile (grat, pleqët, dhe sidomos femijët!)
e më pak ajo ushtarake.
Kurse, si "përparësi", shkaku se shkalla dhe niveli moral i një diskursi të tillë
mentalitetesh për të drejtën legjitime dhe obligimin vetëmbrojtës së identitetit shqiptar në
Kosovë, është një mekanizëm i fuqishëm dhe një lokomotivë e tërë morale, e cila po tenton
ta lëvizë preokupimin kolektiv të kombit, nga letargjia e pritjes dhe ankthit të pakuptimët.
U them bashkëbiseduesve të mijë, se rasti i LLapashticës (një fshat në Podujevë), ku
për herë të parë iu thyen dhëmbët hordhive çetnike serbe, vetëm sa e vërteton bindjen time
të kahmotshme, se: beteja e humbur në ofensivën e fshatit Dobratinit (ku qenë koncentruar
vjet me qindra e mijëra tanke e ushtarakë serb), vetëm sa e stimuloi madhështinë e
djemëve lutëtarë të Komandant Remit. Fjalët e tij, se "Kjo tokë, ka zot"! Vetëm sa e fuqizoi
bindjen e paralajmëruar të analitikëve tanë dhe atyre përëndimorë, se lufta (fitorja) është
shumë afër!
Zotësia, karakteri dhe vendosmëria e këtij djaloshi, veti këto që i kam pasë hetuar
edhe gjatë ligjerimit tim gjeneratës së tij, asnjëherë s'më kanë bërë të dyshojë në atë, që ai
kishte vendosur ta bënte. Urojë, që ndonjëherë pasi që të kryhet lufta, (pasi që çdo luftë
duhet ta ketë edhe fundin e vetë apo jo?), të kem nderin edhe një herë të takohem me të
dhe të kem rastin të ia shtrijë dorën Komandantit të shquar REMIT (Rrustem Mustafës), i cili
ia zdriti fytyrën kombit të vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:11 am

TARGET-i
8 april, 1999
Bombat e Aleancës Veriatlantike, edhe më tej vazhdojnë të bien. Friga nga ndonjë
rastësi fatale e rënjes së tyre në afërsinë tonë gjithënjë e më tepër po rritet.
Shkaku është i një natyre të thjesht psikologjike. Në afërsinë tonë gjenden disa
objekte që sipas "ekspertizës" që i bëm ne (Sheki, Unë e Fatosi) banorët e kësajë lagjeje,
që jetojmë në afërsi të tyre, munden me qenë objekte të ardhshme eventuale të caqeve të
Nato-s! Këtë "zbulim", të Fatosit, Sheki e ka marrë me një seriozitet të madhë, sa që na e
ka vënë në pikëpyetje edhe qëndrimin tonë të gjertanishëm në këto pozicione që i kemi
tani.
Spjegimi dhe bindja e Shekit, është se: pasi që të shterren caqet (target-t) e mëdha
në periferinë e Prishtinës (Sofalia, Makovci, Obiliqi, Tasligjeja, Gërmia), radha do t'u vijë
atyre në qendër të qytetit! Pas shkatrrimit të postës dhe stacionit policor, prej nga sipas
ekspertëve të Nato-s, udhëhiqeshin tëra operacionet morbide të vrasjeve dhe masakrimeve
të shqiptarëve të Kosovës, disi edhe mua më provokon kjo çështje, por jo në atë masë të
Shekit.
Me dyshim, bisedojmë për mundësinë e bombardimit të "ambulancës ushtarake", që
gjendet në krye të rrugës dhe e cila në bazë të asajë ë kemi pasur mundësi të "inqizojmë"
me sytë e Nazlis, Hanit dhe bacës Fejzë, kemi konstatuar, se pas plaçkitjeve që u janë bërë
ndërtesave të afërta ("Diagnostikës" dhe "Paytonit"): egzistojnë të dhëna të sakta se aty
është bërë një "fshehje" apo koncentrim i konsiderueshëm i armatimit të lehtë.
Këtë të dhënë të rëndësishme, e kanë vërtetuar "snajperët" tanë shtëpiak, Nazi,
Hani, dhe baca Fejzë!
Mirëpo, në ndërkohë, arrinë një lajmë i mirë për ne nga TV-ja, se caqet e ardhshme
të Nato-s, nuk do të jenë më caqet në qytet, por ato: kundër tankeve, sistemeve
kundërajrore, sistemeve dhe grupimeve ushtarake e paraushtarake etj. Kështu, "dyshimi
ynë" disi fillojë të mos qëndrojë më si preokupim permanent i ditës, e sidomos i natës.
Është interesant të potencojë, se sa me lehtësi po e përballojnë vajzat (Brikena, Genita dhe
Naltina) e mija këtë fazë të bombardimit të avionëve të Nato-s.
Ditën, ua kam të pregaditur arsyetimin: se bombat e rëna nuk bijnë në afërsinë tonë
dhe se ato janë të drejtuara kundër ushtarakve dhe paramilitarëve serb. Brikena (10) dhe
Genita (9) "arsyetimin tim, e marrin shumë seriozisht, gjerësa Naltinës (3), më duhet të ia
përsërisë për çdo ditë "tregimin" mbi fluturimet që i bëjnë aeroplanat dhe patat, në qiellin
tonë!? Suksesi, im në këtë drejtim shpeshë herë, është interesant, mungon! Spjegimi im,
është se ajo ende nuk ka arritur të kuptojë domethënjen e fjalëve të mija, ashtu që
reagimet e saja të pakontrolluara e herë herë edhe instiktive, kam përshtypjen janë më
tepër të natyrës së infantilitetit.
Këtyre netëve, ka pothuajse pesë gjashtë ditë që natën nuk kemi fare rrymë.
Zakonishtë "prokurorët"serb, ate e ndalin në ora shtatë e mbrëmjes, ashtu që "ditarin..."
jam i detyruar ta shkruaj deri në përfundim të këtij termini kohor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:12 am

VASA
9 april, 1999
Dy javë të tëra po kalojnë, që prej se ka filluar fushata e bombardimeve nga ana e
Aleancës Veriatlantike, e ende nuk ka asnjë shenjë e cila do tregonte lodhjen e regjimit të
Serbisë.
Llogaritë e bëra në favor të tezës, së moslëshuarjes pe nga ana e regjimit si duket as
që kanë hyrë në fazën kritike të hamendjes apo lëshuarjes pe. Në anën tjetër, poashtu
mund të konsistohet si i padyshimtë dhe i vendosur për të shkuar deri në fund, koncepti
strategjik i luftës nga ana e NATO-s.
Sistemi i shpërnguljeve, përngjat tërë brezit kufitar me Shqipërinë, është një projekt
i kahmotshëm i lobistëveserbofil, në mënyrë që në këtë pjesë të hapsirës gjeostrategjike
(Shqipëri- Kosovë) të krijohet një tampon zonë e tipit të ashtuquajtur "distancë
kontrolluese", të sprovuar aq shumë në Liban, Izraeil, Çeçeni, Bosnjë, etj. Që në etapat e
ardhëshme të një "stabiliteti" të supozuar raportesh ndërkombëtare, të vendosën kolonët e
ardhur nga Kroacia e Bosnja, të cilët sipas këtyre elaborateve famëkeqe Memorandumiane
dhe të estabilishmentit neofashist do të mundnin ta neutralizonin defnitivisht aspiratën
shqiptare për bashkim kombëtar.
Shpërngulja e popullsisë shqiptare në këtë pjesë të shqiptarisë, shkaku i
granatimeve të papara ndonjëherë, masakrimeve dhe pushkatimeve që po bëhet në sytë e
pjestarëve të familjes, të cilësuara si etnobanditeske që në teoritë sociologjike njihet me
emrin "shpërngulje humane", në esencë është një eufemizëm që përdoret për shkuljen
masive të shoqëruar me dhunë të njerzve nga një ambient në tjetrin.
Ideja e të "shpërngulurit (apo transferuarit) human", si projekt etnogjenicidial është
karakteristike edhe me vetë faktin se është shpikje e pikërishme akademikut të njohur
(serb) antishqiptar Vasa Çubrilloviqit, i cili me lejen e autoriteteve të atëhershme të
mbretërisë SKS - ne, (Serbo - Kroato - Sllovene) në vitet '30- ta hartoi planin e zhvendosjes
definitive masive të popullsisë etnike shqiptare nga trojet e gjerë atëhershme etnike.
Çubrilloviqi, si një ndër mundësitë e "rregullimit" të kësajë problematike për
pushtetin e atëhershëm serb kishte ofruar "receptin shërues, (të përpunuar gjerë në detajet
më të imta), të shpërnguljeve etnike shqiptare", si pretekst ideal për krijimin e hapsirës së
lirë për ardhacakët serbomalazias të viseve tjera të Mbretërisë SKS- ne, në këto troje.
Mjerimi i këtij lloj qyqarllëku, sot në fund të mileniumit të dytë, është aq anakronik
dhe moralisht aq i ulët, sa që kur të analizohën motivet shtytëse të veprimeve të këtilla, të
bëhet të kuptosh se janë nën çdo nivel të fisnikrisë luftarake e sidomos njerëzor! Me këtë,
faktikisht krijohën të gjitha paradispozitat e dëshmisë së shkurorëzimit të përjetshëm me
serbët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:12 am

TMERRI
10 april, 1999
Dita shtatëmbdhjetë e bombardimeve, nga ana e aleancës së Nato-s. Ditët që
shkuan ishin ditë tmerri, si nga aspekti psikologjik ashtu edhe nga ai ekonomik.
Në njërën anë, friga dhe ankthi nga sulmet e paramilitarëve dhe policisë serbe (por
jo edhe ushtrisë Jugosllave!), të cilët tashma veq kishin filluar të gjurmonin erën e mishit të
njeriut të
gjallë dhe në anën tjetër, friga nga "gabimet" eventuale të bombarduesve të NATO-s. Nuk
kam asfar motivi për të shënuar gjithë atë që po ndodhë përreth meje, e aq më pak tërë atë
që po ndodhë në vetëvehtën time. Nuk kam spjegim! Ndoshta spjegim i vetëm për tërë këtë
katrahurë kolektive tonën, do të mund të ishte: bile një gjurmë e vetme njohëse për tërë
atë që po ndodhë në qytet, dhe shpresa se në rast të mos mbijetimit të kësajë atmosfere të
vdekjes që po mbretëron në qytetin e Prishtinës. Bile dikush do të mund të mësojë
përciptazi për të vërtetën që po ndodhë në mbrendësi të qytetit.
Ja edhe tani kur po shkruaj këta rreshta, nga jashtë ndihet dridhja e bombave
(supozoj të Nato-s?) dhe shkatrrimeve të pjesëve të qytetit apo pjesëve të tij.
E ndërpresë, të shkruarit për një çast... jashtë ndihet zhurmë aeroplanash të
përzierë me bubullimë të keqësimit të motit! Shoqja me thotë se zhurma buron nga
"tornadotë", ndërsa unë, me qëllim qetësimi, i them - Jo, zhurma vjenë nga bubullima! E
kamë qëllimin e qetësimit të sajë dhe vajzave, të cilat janë strukur n një qoshe të dhomës
dhe vetëm përcjellin reagimet e mija! Në dhomën tjetër, Naltina flinë, gjerësa zhurma
kumbuese e aeroplanëve nuk ia nxjerrë gjumin e sajë fëminor. Nxitojë, të jemë afër sajë në
momentin kur do të zgjohet nga gjumi, meqë ora është pesë e pasditës,koha kur ajo
zgjohet! Ngase, ajo më së shumti po frigohet.
Brikena, e bërë merak për mua dhe Igin, vrapon dhe e merr në duar Naltinën dhe e
vendosë në kuzhinë. Nuk kam ide si dhe ku ta vendos, meqenëse vendi ku gjendemi është
shumë i ngushtë! Vazhdojmë ashtu në heshtje të presim! Ora bëhet katër e dhjetë minuta,
në TV përpiqem të gjejë ndonjë "vizatim" , si i thotë Naltina filmit të vizatuar, por më kot
nuk mundem asgjë të hasë për të.
Në ndërkohë, kur ende sirena e alarmit për kanosjen e rrezikut të përgjithshëm
është duke gjëmuar, në afërsi të dritarës gjysëm të hapur nisem ta ndezë një cigare shkau,
"Vek", aty hetojë hijen e Shabanit (plakut 93 vjeqar), i cili ka mbetur i vetmuar në shtëpinë
trikatshe, përballë neve. Troket në derë dhe hynë si shpejt në mbrendësi të shtëpisë! Ende
pa u ulur mirë ia fillon të spjegoj për zbrazjen totale të qytetit! Spjegimi i tij më bënë
merak, ngase asnjëherë nuk ka bërë vaki që askush në pikë të ditës të mos ketë qenë në
qytet. Më lutë, të ia ndreqi TV-në, e cila si duket nga era apo duhmi i ndonjë bombe, e ka
lëvizur nga vendi i vet ate. Shkojë e ia ndreqi, dhe e lus që të vijë pakëz tek ne të pijë
ndonjë qajë të nxehtë. Vjen me kënaqësi.
Nga lajmet e Dojçe Veles, morra vesh për intervistën e një gazetare gjermane në
momentin kur kishin hyrë policët serb në shtëpinë e dr. Rugovës. Nga përgjigjet e z.
Merovci, truprojës së Rugovës kuptova se ai me të vërtetë gjendet në burgim shtëpiak dhe
se i ka të kufizuara lëvizjet dhe kontaktet me botën e jashtme. Kam përshtypjen, se dr.
Rugova, për shkaqe morale nuk e ka braktisur Kosovën, që të përkujton tregimin për
kapitenin i cili i fundit para fundosjes së anijes e lëshon anijen! Nga ana morale gjesti i tij,
është për t'u përshëndetur. Ndërsa, nga ana politike do të mund të keqkuptohet! Kushedi.
Përshtypja ime është se Rugova ende është personalitet i fortë politik. Megjithate,
"kontakti" me policinë serbe, atij do të mund t'i kushtojë me ndonjë vorrosje të karierës së
tij politike! Megjithate, përkundër këtij rreziku që i është ekspozuar ai (supozojë pa dashjen
e tij!) edhe më tutje, kam përshtypjen, se ai nuk do të heq dorë nga "shalla" e tij që ia
krijojë imixhin e paqësorit nëpër zyrat e Europës. Tani, është luftë,"shallat" pushojnë së
imponuari në realitetin e cili po tenton të imponohet në vetëdijen dhe bindjet e shqiptarëve
të rinj. Kushedi, ndoshta unë gabojë, por realiteti po flet ndryshe!
Po ofrohet koha kur do të ndalet rryma.Më duhet ta ndërpresë të shkruarit, të
presim çfarë na sjell nata?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:13 am

APOTHEOZA
11 april 1999
Bombardimet janë intensifikuar aq shumë sa që nuk kam kurrfar interesimi ta
koncentrojë më vemendjen time në këtë fushatë mirëpritëse nga popullata shqiptare.
Hetojë se friga na ka kapluar të gjithëve në rrugë, presim dhe vetëm presim "trokitjet"
paralajmëruese të paramilitarëve serb?! Friga na mbanë të gjithëve në një presion absurd.
Ngase, "trokitjet" shqetësuese (pagëzimi im, për "vizitat" e paramilitarëve serb!) disi janë
një paralajmërim i sigurt për largimin tonë të dhunshëm nga Kosova, ose edhe plaçkitjen
paraprake, që sot është bërë një dukuri normale në Prishtinë e gjetiu në Kosovë! RRYMA
ËSHTË NDALUR PRAP!
Problemet që mund të na i sjellë ajo, janë të shumta, sidomos ato të natyrës së
ushqimit, i cili shumë vështirë këtyre ditëve mund të gjendet në furrat e shkatrruara të
Prishtinës.
Mirëpo, meqë kam siguruar 5o (pesëdhjetë) kg. miell, për këtë moment nuk bajë
edhe aq shumë gajle. Të shohim. I frigohem, sidomos ndonjë fushate të organizuar të
paramilitarëve, që miellin mos ta përdorin si "pretekst" të mirë, për për të hyrë nëpër
shtëpit shqiptare. Sepse, sipas ca informacioneve nga Vranjevci, koncentrimi i mbi 1oo
kg.miell është përdorur si "pretekst", i bastisjes, maltretimit, plaçkitjes, e besa edhe
vrasjeve të ndryshme. Që në këtë pjesë të qytetit, për këtë moment janë shumë
enigmatike, edhe për shkak se andej, njeriu mund të has vetëm aty këtu ndonjë njeri të
gjallë, që ende fshihet nëpër podrumet dhe bunkerët e ndryshëm.
Ne në "Payton", shtëpitë që kemi mbetur ende, me një marrëveshje dhe konsenzus
të përgjithshëm, kemi vendosur që për hirë të mos ekspozimit të ndonjë rreziku eventual,
të gatuajmë. E njëkohësisht, për të ruajtur miellin e mbetur, ngandonjëherë jemi marrur
vesh të blejmë aty ku kemi mundësi dhe ku kemi informacione se do të gjejmë. Për këtë ta
quaj "sektor" të rëndësishëm për ne të gjithëve në lagje kemi ngarkuar: Hanin, Bacën
Fejzë, dhe Nazlinë,
të cilët i kanë edhe zëvendësit e tyre. Buka, në këto ditë të vështira të luftës për mbijetim
fizik është bërë "Apotheoza" qendrore e preokupimeve tona. Supozoj, se edhe për një muaj,
e ndoshta edhe më tepër nuk do të kemi probleme të kësajë natyre shumë të rëndësishme.
Kur e them këtë, i kamë parasysh edhe rezervat që i disponon mixha Shaban, që sillen me
qindra kilogram, në tavanin e tij të kamufluar mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:14 am

GJENERATA
12 april, 1999
Dita e mirë shihet në mëngjes, thot populli. Nëse bazohemi në këtë përvojë, atëherë
me siguri edhe dita e sotit do na sjellë ndonjë kënaqësi të mirëpritur.
Dielli, për herë të parë pas ca kohësh ka filluar të na ngrohë. Kam dalur, në teracën
e improvizuar dhe shikoj lartë qiellin e Ko sovës dhe mendojë në vetë. Athua sa fëmijë, pleq,
gra dhe popullsi tjetër shqiptare do të vdes sot? Kushedi, them me vete, akti i therrjes së
trupave shqiptar ka filluar shumë më heret, sot ai vetëm vazhdon rrugëtimin e tij të pafund
deri në agun e lirisë.
Më rrënqethet trupi, kur përkujtoj analizat e të huajve, që prejudikojnë fundin e
këtyreve tmerreve dhe masakrave monstruoze në Kosovë. Analizat e tyre flasin, për
fenomenin e fluksit dhe shkurtë të them therrjes së njerzëve në Kosovë. Në bazë të
analizave të tyre: tempoja e masakrimit, mbrenda kohës sa do të zgjasin bombardimet e
Nato-s, nga ana e paraushtarakve dhe ushtarakve serb, për nga numri i vrasjeve: do të u
ofrohet gjenocidit dhe etnocidit të organizuar në Ruandë!
Cicërima e zogjëve, ma prish përkujtimin për viktimat civile dhe ato ushtarake që po
bien për çdo ditë në altarin e lirisë. Gjeneratat e reja, të ashtuqujtura "gjenerata e
coca colave" mbi supet e tyre, kanë një marr një barrë të rëndë historike për popullin e vetë
në fund të këtij mileniumi. Ato më askush nuk do të mund t'i akuzojë për fatëpajtim,
shkapërderdhje të pakontrolluar nëpër metropolet e përëndimit, ashtu si do të mund të
ndëgjohej aty këtu. Historia, atyre do t'u thurë gojëdhëna, kengë, etj. për trimërin dhe
guximin që patën të ia kthejnë serbit tytën e pushkës.
Një shok i imi, që tek unë ka qëndruar gadi tri javë në ilegalitet të plotë, më ka lënë
një fjalë, si thuhet në "xhep"! Në të vërtetë, në një bisedë të më të gjatë me të më patë
thënë: - "Gjeneratave tona, u ka rënë hise historike, që ta shporrin shkaun këtej
njëherë e përgjithëmonë! Kjo është shansë e jona, e cila një herë në njëqind vite na vjen
kah dera! Andajë edhe duhet shfrytëzuar me të gjitha forcat".
Rezoni i tij, për "gjeneratën e coca colave", ishte më se i vërtetë. Ndryshe, si mund
të spjegohet dëshira e kësajë gjenerate për frymarrje të lirë, që nuk disponon më asgjë
serbe. Mileniumi, i ardhshëm, do t'i takojë pikërisht kësajë "gjenerate...", ngase dëshira e
tyre, këmbëngulsia, guximi e trimëria së bashku me rrethanat e jashtme që jashtëzakonisht
ishin në favor tonin, janë një garancion i mjaftueshëm për të ia arritur qëllimit fisnik të
çlirimit nga zgjedha shekullore.
Edhe në të kaluarën, populli shiptar, të bijt dhe bijat e tij nuk kanë ndejur duarkryq
dhe nuk kanë bërë sehir përkitazi me poziten e tyre poshtruese ë ua kishte imponuar serb
karpatian. Edhe ata kishin luftuar. Mirëpo, disi lufta e tyre gjithënjë haste në kundërshtime
të "natyrave të ndryshme" objektive e sidomos atyreve subjektive. Që në një mënyrë,
bëheshin pengesa serioze në realizimin e idealit madhor.
Kësajë radhe, kolona e pengesave nuk është në atë masë dhe në atë sasi, që do të
mund të ushtronte ndonjë ndikim të theksuar në rrugëtimin e realizimit të synimit. Do të
thoja, për herë të parë populli shqiptar, e ka një qëllim mbi të gjitha qëllimet tjera: ate të
ÇLIRIMIT, UNITETIT KOMBËTAR dhe SHTETIT NACIONAL! Dhashtë Zoti dhe ashtu ndodhët,
gjerësa të gjitha tjerat tejkalohën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:14 am

BETEJA
13 april, 1999
Vallëzimi i shtrigave serbe, në platon e qendrës së Beogradit, vazhdon ka sa ditë. Të
mjerët, nuk e kuptojnë se janë bërë objekt manipulimi i regjimit që humbi tri luftëra
(ndërsa të katërtën është duke e humbur patjetër) dhe është në rrugë të mbarë ta
shkatërrojë edhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre!
Ndëgjojë dhe përcjellë me vemendje, lajmet që vijnë nga TV-ja shtetërore serbe, jo
me ndonjë qëllim që eventualisht mund të ushtrojë ajo në vetëdijen dhe bindjen time, por
thjesht shkaku i kureshtjes dhe krahasimit të interpretimit të lajmeve madhore që po
ndodhin këtyre ditëve nëpër qendrat e fuqisë së vendosjes politike, përkitazi me luftën që
po zhvillohet në Kosovë. Rrenat e kësaj TV-je, janë aq të pakripta, sa që edhe serbi mesatar
(poqese i intereson natyrisht), do të mund të hetoj kataklizmën që është duke ua ofruar
"mjeshtria e udhëheqëjes së vozhdit" të tyre.
"Serbia, është duke u kthyer në kohën e gurit" (!), po klith këtyre ditëve nacionalisti
tjetër" Drashkoviq. Aludimi i tijë është një ilustrim ekstrem, por i vërtetë, ngaqë shkatrrimet
e gjertanishme dhe ato që do të pasojnë deri në pranimin e "kushteve" të NATO-s, vërtetë,
Serbinë do ta sjellin buzë greminës dhe katastrofës kujtoj edhe humanitare!
Çlirimi i Kosovës, tashma nuk vëhet në pyetje. Pyetja është, sa do të mund të
qëndrojë regjimi aktual serb? Dëshira për ta shkatrruar infrastrukturën, makinerin
ushtarake, dhe resurset e ndryshme që i disponon ajo, disi në mënyrë mazohiste më bëjnë
ithtarë të vazhdimit të kësajë fushatë morbide dhe shkatrrimtare, por njëkohësisht edhe të
domosdoshme në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.
Dikund kam pas lexuar se në rastin e hipotekës që e bartin edhe sot gjermanët, një
pjesë të fajsisë kolektive e duhet ta bartë edhe populli gjerman!
Athua, do të mund të themi se kjo vlen edhe për fashizmin serb tani në fund të këtij
mileniumi?
Sigmund Frojdi, dikund në analizat e tija, për kompleksin gjerman pakashum dha një
diagnozë substanciale, duke konstatuar se: "individi, familja, rrethi (dhe atmosfera e krijuar
politike në këtë kohë në Gjermani, kursivi im), kombi... e përkrahnin dhe identifikoheshin
me ideologjinë fashisoide, pikërisht shkaku i nënshtrimit të individualizmit që i nënshtrohej
personalitetit të familjes në formën më ekstreme të negacionit që për pasojë pati
terrorrizmin kolektiv.Poqese, argumentet psikologjike të Frojdit, flasin në favor të spjegimit
të natyrës së paraqitjes së ideologjisë fashiste: mu për shkak të "nënshtrimit të
individualizmit"... Atëherë asnjë argument i yni sociologjik nuk mund të arsyetojë paraqitjen
e neofashizmit serb të modifikuar në formë të kompleksit absurd të dominimit mbi të tjerët,
në fund të këtij mileniumi në trollin e Ballkanit
Me sa duket, ndër serbët kemi të bëjmë me një fenomenologji specifike të trungut
që i përkasin, e ai siq pohon edhe historiani i shquar Lushiq, është koncepti i iluzionit,
mashtrimit e sidomos mitit, ku ai jap spjegime për kanonizimin e personaliteteve të
shquare serbe, si mbretin Dushan, Shën Savën, mbretin Uroshet etj. si nevojë e krijimit të
iluzionit për lashtësinë dhe përkatësinën e kompleksit edipal!
Ndjenjën e hegjemonizmit serbët ndajë shqiptarëve e ndërtuan në bazë të mitit mbi
viktimizimin e tyre në "betejën" e Kosovë! Është, interesant se e njejta gjë po i
përcjellë ata, edhe sot e gjashtëqind (e dhjetë) vjetë më vonë. Kam përshtypjen, se pas
"betejës" së sivjetshme, prap serbët do të festojnë "fitorën" e tyre mbi Kosovë!? Por me një
dallim shumë të qartë. Jo në Kosovë më, por në "pashallukun" e tyre! Dhashtë zoti dhe
ashtu u bëftë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:15 am

GOLFI
14 april, 1999

Sot që nga mëngjesi, pandërprerë na sillën tre policë vërdallë rrugës! Syri shqiponjë
i Hanit, i ka përcjellur që nga orët e hershme të mëngjesit, kur edhe është ngritur të gatuaj
(sipas radhës) bukë. Si duket, (sipas fjalëve të saja) shqetësimin e tyre e ka provokuar
Golfi i kuq mbatanë rrugës, te Kllokoqët?
Defilimi i tyre karakteristik ishte shqetësues për të gjithë ne në këtë anë të rrugës,
ngase sjelljet dhe shiqimet e tyre përanash, si edhe demonstrimi pompoz i kalashikovëve
nuk na premtojnë asgjë të mirë! Marr vendim të dalë në anën tjetërtë shtëpisë së Hanit, aty
hetojë shqetësimin gadi kulminant të sajë. Mundohem të ia dekoncentrojë vemendjen
nga biseda për të "paftuarit" e rrugës, kuptojë se këto fytyra të reja paramilitarësh serb
kanë një qëllim të caktuar. Mirëpo, ende nuk mundem të perceptojë "interesimin" e tyre të
shfrenuar, që mund të hetohet ashiqare nga këndëvështrimi ynë i maskuar mirë dhe i
padukshëm për shiqimet e tyre.
Pas pak kohe kthehem në shtëpi, të shohë dispo nimin e Igit dhe fëmijve, të cilët më
dhimbsen në shpirtë për shkak të prishjes së ritmit të tyre të lojës. Marr vesh, se pronari i
Golfit, një i afërm i Fatosit e Gëzimit, që ka ikur në momentin e fundit nga lagjëja e
Dragodaniut, në pamundësi të ndonjë parkimi dhe fshehjeje më të mirë Golfin e ka strehuar
tek komshit mbatanë rrugës, në aso mënyre që të lejë përshtypjen tek "vizitorët" serb, se
është fjala për familje e cila banon në atë shtëpi!
Mirëpo, informatën, se kush në esencë banon në shtëpin përka tëse, si duket
paramilitarëve të etur për plaçkitje të pronës dhe djersës shqiptare ua kishte zbuluar, grupi
i refugjatëve serb nga Kroacia që për çdo ditë "luajnë" dhe "shetisin" dyshimshëm në këtë
pjesë të rrugës sonë. Pronari, një burrë mesatar dhe shumë i zhdërvjellët me emrin
Danush, me të hetuar, se automobili i tij pothuajse i ri, është bërë pre e këtyre
paramilitarëve të shfrenuar serb. Pa një, pa dy, pasiqë e siguron momentin, kur ata hynë në
"Diagnostikë" apo picerinë e dikurshme "Payton", që gjenden në krye të rrugës, me një
shpejtësi të paparë, delë nga shtëpia e Fatosit dhe shpejtë e shpejt e ndezë auton dhe ikë
në drejtim të kundërtë!
Interesante dhe tejet qesharake për ne që e përcillnim "situatën" nga këndi i dritarës
së kamufluar, në tërë këtë hepiend dramatik, ishin reagimet e paramilitarëve serb, të cilët
nuk u besonin syve të tyre, se për kohë aq të shkurtër ka mundur të zhduket "preja" e tyre
e sotit?! Të zhgënjyer, dhe me sy të qartur vazhduan rrugëtimin e interesimeve të tyre të
dyshimt, nëpër rugët tjera.
Mbrëmë, është shkatrruar Stacioni i autobusve, aeroporti i Sllatinës, dhe një pjesë e
varrezave të serbve....
Kam shqetësim për Gëzimin, Fatmirin, Saninë, Ganin, Tallabuqin (Muhametin, djalin
e vetëm të vëllaut!) Nitën, Bakun, Lisën, Mirvetin (sidomos) dhe Brahën me fëmijë, për të
cilët nuk kam asfar informacioni. Shpresojë dhe kam besim në të madhin ZOT, se gjenden
shëndosh e mirë?! Pjesa tjetër e familjes sime gjendet tek Ibrahim Deshishku, në mahallën
e Muhagjerve. Thonë, se policët e atij rejoni janë të poshtër! Ani në këtë kohë? Në anën
tjetër letërnjohtimin e kam të Podujevës, e frigohem të dal gjerë atje. Baca Fejzë, më
sygjeron të shkojë e ta marr nënën, por nuk e dijë saktësisht shtëpin e Ibrahimit!
Tani, kur shkruaj këta rreshta, Tina ka fjetur duke shikuar "vizatimin" (ashtu e quan
filmin e vizatuar), kurse Geni dhe Briku në terr ashtu vazhdojnë të provojnë të lëxojnë dhe
të "pushojnë" dhunshëm nën prezencën e rafaleve të "gulinovit" rus që nuk pranë asnjë
natë të zotit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:16 am

LAJMET
15 april, 1999
Interesimi për të evidentuar ngjarjet e jashtme e sidomos ato të mbrendshme, për
çdo ditë vjen e zvogëlohet. Shkaqet, kanë dhe nuk kanë spjegim! Ndoshta, ato fshihën në
frigën e nesërme për fëmijët dhe gruan shtatëzëne, cila mezi ecën lëre më të vrapojë apo
mos dhashtë zoti të ikën nga ndonjë të ngjarë e papritur?!
Sheki dhe Hani (komshitë e mij të parë), vrejë së sot kanë një disponim të zymtë!
Për Shefkiun, disponimi i të cilit nuk mund të fshihet asesi, kam spjegim se buron nga
zgjatja kësajë gjendjeje kaotike që po mbretëron në qytet dhe gjetiu në Kosovë. Ndërsa,
për Hanin kam përshtypje se zymtësia e disponimit të sajë mund të koncipohet si rezultat
ilajmit për shkatrrimet, plaçkitjet, maltretimet djegjet, dhe thyrjet vandale të shitoreve,
shtëpiave dhe pjesëve të qytetit në kohën kur ishte duke kërkuar (shitore më shitore) së
bashku me Bacin Fejzë bukë të zotit!
Më kujtohet një (barcoletë për komoditetin tim të atëhershëm!) e vërtetë për
Sarajevën e rrethuar atëbotë, të cilën pata lexuar dikund në gaztë, se : NJË SARAJEVAS
PËR NJË THES MIELL, PASKA DHËNË NË NDRRIM NJË GOLF! Krahasimi me një gjendje të
tillë, sikur troket për popullsinë e Prishtinës? Kojshikja në fund të rrugës, në mëngjes më
tha se në shtëpi nuk ka asnjë rezrvë mielli, patatjeje, fasuljeje, pra shkurt asnjë rezervë për
një jetë më të gjatë këtu dhe në këtë mënyrë. Komshiu tjetër, më thot: nëse vazhdonë
kështu, Srbisë nuk i duhet asnjë plumb për të na faruar neve që kemi mbetur! Vërtetë,
apokalipsa (apotheoza misrit të Migjenit) e ushqimit veç po u troket në dyert e Prishtinasve!
Përcjellë me vëmendje të gjitha lajmet, me shpresë se e tërë kjo mizori do të
ndërpritet. Sot, poashtu një lajmë tragjik: 62 (gjashtëdhjet e dy!) civil shqiptarë të vrarë në
kolonën e ikjes nga vatrat e tyre në kufirin me Shqipërinë. Mjetet serbe thonë se janë
viktima të NATO-s (si i thonë ata të NATO-s: dëmi kolataral!). Ndërsa informacionet nga
Pentagoni, thonë të kundërtën, askush nuk e dinë të vërtetën.
Mizoria e shkapërderdhjes së copave të mishit të njeriut shqiptar, vazhdon të marr
jetëra të reja...Gjerë kur kështu?
Askush, nuk dinë se sa do të zgjasë e tërë kjo situatë e rrezikshme për jetërat e familjeve
tona të mbetura. Të gjithë jemi drejtuar nga TV-ja, ku presim dhe përcjellim çdo
informacion të rëndësishëm për statusin tonë. Pritja, është shumë shqetësuese, këtë mund
ta besojë vetëm ai që e ka provuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË EmptyWed Jul 23, 2008 5:16 am

ERRËSIRA
16 april, 1999
Ora 23:42 minuta. Natë dhe errësirë absolute! Që mund të paramendohet vetëm në
filmat Hiçkokia n! Anipse ka rrymë (dy ditët e fundit) këta rreshta po i shkruaj në atmosferën
e kësajë errësire të zymtë...(jam me laps në dorë!) jashtë ndëgjohen rafalet e
automatikëve, askush nuk e dinë çfarë do të na sjellë e nesërmja? A do të jemi gjallë
fare? Me Shekin, deri para pak kohësh sollëm vërdall të gjitha radio stacionet e jashtme për
të kuptuar barem diçka të re lidhur me ne robërit të kësajë lufte që kemi mbetur në
Kosovën (Prishtinën) e boshatisur.
Lajmi kryesor i ditës: bukë prap nuk ka, ose :ka, por vetëm për ushtri, polici dhe
serbë!? Këtë "njohtim", Bacës Fejzë ia kishte kumtuar sot pronari serb i Minimarket, zotëri
Stamenkoja! Shyqyr zotit, kemi ende rezerva që disi na garantojnë një mbijetim komod
për nja një muaj. Askush as që mendon se do mbesim më gjatë gjallë! Kushedi? Dhashtë
Zoti i Madhërueshëm që kjo "odisejadë" e paramilitarëve serb të mos shëndrrohet në
ndonjë "natë të "Bartolomeu" në Prishtinë!? Jamë shumë i lodhur. Jo fizikisht, por psiqikisht.
Të gjithë kanë rënë të flejnë, vetëm unë shkaku i përcjelljes së gjendjes në rrugë jamë i
zgjuar. Më duhet të shkojë në "vendqëndrimin" vrojtues, prej nga mund ta përcjell tërë
situatën në rrugë.
Karakteristikë e natës së sontme, është errësira absolute! Asgjë nuk shihet përtej
hundës,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?!
» Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
» "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë!
» Ditar Lufte
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Sociologji-
Kërce tek: