Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:36 am

TERORRISTAT
16 may, 1999
Qytet arët e Prishtinës, këtyre ditëve janë duke i përjetuar ditët më të vështira të
luftës ë po zhvillohet në Kosovë. Ky konstatim nuk është vetëm një kuturu konstatim i bërë
nga ndonjë distancë hapsinore apo kohore!
Njerzit që janë vrarë dhe masakruar nëpër shtëpit dhe rrugët e lagjet e tyre, ditëve
të mëhershme dhe atyre të këtyre ditëve po varrosën nëpër oborret, kopshtet dhe livadhet
(ata të periferisë së Prishtinës!) e ndryshme. Askush nuk dinë sa ka të vrarë dhe të
masakruar? Askush nuk mund të jap përgjigje, nëse janë varrosur të gjithë të vrarit dhe
masakruarit? Ajo që dijë dhe jam i sigurt është se: në oborrin e shtëpisë së vetë në lagjen e
"Kodrës së Trimave", u varros veprimtari dhe patrioti i dalluar shqiptar, zoti Sami Peja. Këtë
të dhënë ma dërgoi, një e afërme e imja, Nefi që jeton në këtë lagje të njohur nga
paramilitarët dhe militarët e flliqur serb. Poashtu, në Tasligje, sipas bacit Avdush (vllaut të
baballëkut, që ka mbetur i vetëngujuar në shtëpinë trikatëshe), kanë mbetur ende pa u
vorrosur disa kufoma të paidentifikuara, të cilat nga pamundësia e marrjes së tyre nga
snajperët serb kundërmojnë pothuajse të gjitha shtëpit e zbrazura përrethë!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:36 am

REKETIMI
17 may,1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:37 am

ARKANOVCAT
18 may,1999
Thënë më shkurt, dukuria e hakmarrjes së paramilitarëve, e besa edhe serbëve të
mobilizuar (lexo: serbëve vendas që janë lajmëruar vullnetarisht në masakrim!) vendas
është bërë një dukuri normale.
Karakteristikë e këtyre grupimeve, kryesisht Arkanovca (Sipas emrit famëkeq
Zheljko Razhnjatoviq, ARKAN, që është akuzuar edhe nga Gjyqi i Hagës për krimet e bëra
në Bosnjë dhe tanim në Kosovë), ishte "shetitja" që zakonisht bëhej natën, ku lënja e
gjurmëve të krimeve të ushtruara ishte minimale.
Friga, që kishte hyrë në palcë nëpër lagjet periferike të Prishtinës nga këto grupime
terrorriste, nuk na bëntë aspak as neve që ishim koncentruar në zemrën e qytetit. Këtyre
gjurmëve mësojë se, edhe ata pak banorë që kanë mbetur për t'i ruajtur shtëpitë e aty këtu
edhe të afërmit e tyre të mplakur, janë të detyruar të tërhiqen pak para muzgut,në
mshehtësinë më të madhe në pjesët më të sigurta të qendrës së qytetit. Në mënyrë ë
pakashum t'u ikin ekspozimeve torturuese të bandave qetnike që po operojnë nëpër qytet.
Si po duket, Prishtina është vënë në një shtëtërrethim të hekurt, ku çdo gjë
kontrollohet nga shfrenimi i çetnikëve serb. Askush, nuk dyshon , se nga kjo "fushatë" e
tyre, do të dalë diçka e mirë. Ditët e ardhëshme do ta dëshmojnë këtë.
Lagjëja e Muhagjerëve, ku gjinden dy vllazërit e mijë me katër fëmijët e tyre, sot
është izoluar nga të gjitha anët! Këtë lajmë shqetësues, për mua ma tha një kolegë i imi, ë
ka ardhur të banojë përkohësisht tek një i afërm i tij, në anën tjetër të rrugës!
Sipas tij, paraushtarakët dhe paramilitarët çetnikë të veshur me uniforma të policisë
serbe, kanë ndërmarr një racion të gjërë në këtë pjesë të qytetit, i cili është shumë afër
Stacionit famëkeq me të njejtin emër, sikurse edhe lagjeja.
Nuk kam asfarë ideje, se çfarë duhet ndërmarrur në këto momente unë si vlla më i
madhë. Arsyeja, më preferon një interesim të kufizuar dhe racional, ngase çdo ndërmarje e
imja në drejtim të vënjes së ndonjë kontakti më ta, mundet me qenë katastrofik edhe për
mua. Emocionet, shprehin shqetësim e njëkohësisht në mbrendësi të shpirtit ndjejë zërin e
kuptimit të brejtjes së ndërgjegjës. Duke e akuzuar vetëvehtën time kështu,
përkujtojë golgotën e Koliqit e cila i ka përcjelluar vëllazërit e mijë së bashku më mijëra e
qindra mijëra bashkëqytetar të mijë tjerë - them: - Si nuk paskan fatë bashkëvendasit e mij
së bashku me vëllezërit e mij? A së ishte e mjaftueshme, golgota e Koliqit, dhe tash kjo e
kidnapimeve dhe arrestimeve të të rinjëve të Kosovës?
Në pamundësi të ndonjë "ndërmarjeje" tjetërfare, zgjedhë një solucion që për
bindjen time ishte më i arsyeshëm dhe më pak i rrezikshëm edhe për mua e edhe për
vllezërit e mij. E lus, bacën Fejzë, të cilin me siguri do të duhej pas luftës ta shpallim hero,
shkaku i daljes së pandërprerë të tij në qytet, edhe në kohërat kur nuk kishte birë shqiptari
të gjallë në rrugët e Prishtinës (!), të shkojë dhe të mundohet të "vizitojë" shtëpinë
vëllezërit me fëmijët dhe fëmijët e tyre, në mënyrë që ta mësojë të vërtetën për eskadronet
e vdekjes në po bënin kërdi në këtë pjesë të qytetit.
- Po shkojë Fadil, ishin fjalët e vetme të këtij njeriu me prejardhje të malësisë!
Në ndërkojë, kuptojë se edhe lagjet tjera janë izoluar, si ajo afër "Përmendorës së të
rënëve gjatë Luftës së dytë Botërore", e "Aktashit", dhe një pjesë e "Bregut të Diellit". Ku
kërkonin të rinjët e moshave 18-5o vjeqar, me një pretekst të vetëm se ishin pjestarë të
UÇK-s.
Preteksti indërtuar kësisoj, nga ana e policisë serb nuk mu duk fare i arsyeshëm,
ngase thjeshtë për bindjen time: luftëtarët e UÇK-ës, nuk janë edhe aq naiv, sa pas
luftimeve të kohëpaskohshme të zbresin në qytet dhe të presin ekspozimet torturuese e
shpeshëherë edhe vdekjeprurëse të makinerisë serbe!? Kushedi, planet serbe gjithënjë në
dukje të parë janë absurde, por në fund dalin me plotë viktima shqiptarësh. Sipas Smajlit,
të rinjët e këtyre grup moshave i marrin dhe i burgosin, e më pastaj i "ekspozojnë" testimit
të Parafinës. Më qëllim të gjoja "identifikimit" të pjesmarrësve eventual në luftime, kundër
forcave serbe?!
Metodë kjo, e vjetër sa edhe dredhia e krijimit të pretekstit për arrestim? Ku
mundet, të verifikohet pjesmarrja apo mospjesmarrja e të rinjëve në luftime, në bazë të
kësajë metode, e cila nuk posedon asnjë dozë sigurie. Me vete them, se ky nuk është
qëllimi i vërtetë i serbëve. Qëllim dhe imperativ është makiavellizmi serb për të dëbuar sa
më shum shqiptarë etnik nga trojet e tyre, në mënyrë që Kosova e balancuar etnikisht të
kontrollohet më leht nga administrata shovene dhe nacionalsocialiste e vozhdit të tyre. Ky
është, rasti që ata nuk do ta lëshojnë edhe aq lehtë. Për këtë shkak, shqetësimin nuk e kam
edhe aq të shprehur, ngaqë e dijnë ata që tërë sytë e opinionit janë të drejtuar kah Kosova.
Megjithate, Kosova e këtyre ditëve po përjeton skëterrën e masakrave dhe vrasjeve
që "Tomahavkat" dhe aeroplanët e NATO-s, vështirë e kanë të dijnë se kujt nga ne këtu
poshtë po i coptohën fëmijët dhe të afërmit e tyre. Këtë tregim, do ta mësojmë sido kudo
kur të çlirohemi nga serbët. Tash për tash shumë enigma do mbesin nënë velin e
misteriozitetit.
Baca Fejzë është kt hyer, dhe asgjë nuk dijnë. Sipas tij shkaku i vetëm është se
patrullat serbe nuk e kanë lënë as t'i afrohet rrugës së asajë lagjeje. Kështu që
informacione më të hollsishme, tani për tani nuk disponojë.
e 58 e bombardimeve të Aleancës Atlantike! Asgjë nuk ka të re, me përjashtim të disa
iniciativave: ruso - italiane. Njëra, që tërësisht (sidomos ajo ruse!) flet me gjuhën dhe
bindjen e zyrtarëve të Beogradit, ndërsa tjetra që flet (por si duket,jo edhe mendon) me një
distinksion më të theksuar propërëndimor. Sido kudo, vlerësojë, se me e rëndësishmja në
tërë këtë proces të zhvillimieve historike për popullin shqiptar është, nisja e ndonjë
iniciative paqësore e cila do të tentonte ta ndalte luftën dhe masakrat që janë duke u bërë
në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:38 am

Vala e dëbimeve nuk ka të ndalë. Njerzitë ndiqën edhe më tej shtëpi për shtëpi,
vetëm e vetëm shkaku i përkatësisë etnike. Kam nisur të lexojë në anglishte, një tekst të
një ebreji për holokaustin e tyre.
Holokausti, përkatësisht ndjekja kolektive e një populli të tërë nga trojet e tyre ka
ndodhur vetëm një herë në historinë e popujve të botës, edhe ate para 2000 (dy mijë)
vjetëve kundër hebrenjëve. Kam përshtypjen se në këtë historinë e re, më vendin e parë të
të përndjekurit kolektiv nuk e mbanë populli i lartëpërmendu r, por pikërisht shqiptarët e
Kosovës.
Tragjika e holokaustit shqiptar qëndron mu në publicitetin dhe senzacionalitetin që i
është bërë tërë kësajë tragjike në sytë e mediumeve dhe opinionit botëror! Të shpërngulurit
me dhunë nuk është ndonjë ekskluzivitet serbosllav, anipse ata në këtë fenomen kanë një
përvojë të mirë historike, ngase nuk e kanë për herë të parë që e ushtrojnë tërë këtë sistem
(paragjykues) të mbrapsht të krijimit të përshtypjes për vetëvehtën e vetë kolektive. Njolla
e turpit kolektiv, serbët anipse jo en general, do t'i përcjell një kohë të gjatë gjeneratat e të
tëra të pafajshme të saja, ashtu siq ndodhi me gjermanët ë pasluftës së dytë boterore,
vetëm shkaku i një despoti një tirani të tipit Hitlerian, Stalinian e Çausheskian. Që për
kënaqësi sadiste personale, ia ekspozoi popullin e vetë leçitjes së paparë ndonjëherë
opinionit të tërë botëror! Këtë zatën nuk ia arriti as Hitleri, as Stalini, e as Pinoçe.
T'i shihje sot rrugët e Prishtinës me popull, ku shumica dominante e sajë ishte me
prejardhje të turpshme ushtarake, është një presedan që as populli serb nuk do të duhej ta
toleronte. Zatën në bazë të atyre pak informatave që i marr nga mediumet e jashtme,
vrehet një zgjim i vetëdijes së shëndosh serbe, e cila do t'i thot mjaft më satrapit të vetë, si
ato në Çaçak, Aleksandrovac e tjerë. Ku nënat e ushtarëve kanë dalur në mbrojtje të
dinjitetit edhe ashtu të mbetur pak njerëzor, pra kan dalur të kundërshtojnë kataklizmën që
është duke ua servuar djemëve dhe vajzave të tyre neofashisti i quajtur..(së dua të ia
përmendi emrin).Ata në esencë ende janë të mpirë me propagandën e tyre Gebelsiane, ku
qytetërit të tyre nuk u tregohet për ndodhitë që po ndodhin në një vijë ajrorë jo më të
largët se 5o km.
Intenca anakronike serbe, në fund të këtij mileniumi për racën, përkatësisht kombin
e tyre të "zgjedhur" hyjnor, e ndërtuar mbi gërmadhat e mitit mbi perandorinë e Car
Dushanit, si duket fundin e sajë është duke e akorduar në mënyrën më të mundshme të
keqe. Forcat e shëndosha dhe më largëpamëse, si duket ende po mbahën në distancë
përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që është edhe më tej në kompetëncë të
një njeriu të vetëm në Serbi.
Mirëpo, me rëndësi është që diçka si do thoshte Herakliti"PANTA REI" (diçka po
lëviz), pra po lëvizë rrugëtimi i një vetëdijësimi emancipues. Të shohim edhe sa do vazhdojë
kështu...
shtë friga e luftës. Vetëm para pak minutash m'u desh të shlyej tërë atë që shkrova para
pak çastesh dhe njëherit u pregadita ta shlyejë tërë fajlin e "Ditarit..." të pagëzuar si
Winatos.
O zot ç'ë kohëra! Se dijë si të ia fillojë të shkruajë. E vetmja arsye që nuk po
shkruajë rregullisht është: ajo e frigës nga ndonjë "ndërhyrës" të pa ftuar!
Thash, në esencë më parë përshkrova kohën, raportet dhe rrethanat e shkrimit. Sot
është ditë e mirë , por egërsisht më e "pasur" me informata ta ngjarjeve ndodhive dhe
hepiendeve të ndryshme që u kan ndodhur njerzëve përkatësisht të afërmëve gjatë këtyre
ditëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:39 am

Nëna ishtë nisur me djelët për në rrugën e njohur tash nga të gjithë shqiptarët ë
botës, pra për në pasiguri dhe mëshirë të shteteve tjera. Ngaqë, si po duket që gjitha ato
që e kanë stimuluar një mbijetim fizik e material, tash e tutje po shterren? Edhe ushqimi,
edhe pasiguria, edhe ... çdo gjë tjetër! Nëna, si thash, ishte nisur për në këtë rrugë (për
mua dhe shumë të tjerë e PAKTHIM!) të regjur nga gadi e pa gadi një milion shqiptar të
Kosovës. Nëna, se kam dijtur se do më dhimbset aq shumë, kam qajtur në vehte
dje.Naltina ishte ajo zbuluesja e parë që më hetoi. A po qanë babi? - më tha loçka e babit!
Po o thash, se mua më ka humbur mami im! Ti e ke mamin tëndë këtu, e mua më ka
shkuar! M'i fshinte lotët dhe m'i përgdhelte flokët. Tërë rrugën e të hulumtuarit nëpër qytet
(sidomos prapa Shtëpisë së Mallrave)më ka shoqëruar Briki im. Ajo tani ka hedhur shtatë!
Në qershor i mbush dhjetë vjetë. Frigohem, kur e shiqoj se si është rritur. Barbari, nuk
njehë moshë! Asgjë së më duket se funksionon normalisht. Me t'u kthyer vjehrra, më thotë
që sipas ca lajmeve të kojshive, grabitësit dhe plaçkitësit paramilitar në cak kishin gjatë
këtyre ditëve mahallën ku i ka të vetët. Më lutë që ta marr Brikin me vetë. Me gjithë frigën
që e kisha më erdhi keq t'i them jo.I thash, ani nisu.
Sot kur ka mbrrirë, me të hyrë në derë e kam hetuar se ka "ndodhur" gjithëçka në
atë lagje. Ende pau ulur mirë ia fillojë "odisejadës" nëpër të cilën kishin kaluar
LETI,BASTRIA, ISMETI, RABIA dhe grueja e RRAHIMIT sidomos. Si më shkurt:
Meqë, është bërë rutinë fenomeni i HYRJE-DALJEVE (!) në shtëpitë shqiptare nga ana
e paramilitarëve këtyre ditëve të luftës dje më 22 prill i kishin "vizituar" gjahtarët
etnobandidist të regjimit serb. Me të kuptuar se kishin të holla, supozoj në bazë të kerreve
që kanë qenë të parkuara në oborr, ia kanë filluar këngës së "ausvajsit" në mënyrë që ta
krijojnë pretekstin e "intervenimit" me grushta dhe shqela të çizmës ushtarake. Sipas
tregimit të vjehrrës, më së keqi kishin kaluar: Leti, Bahria, Basria dhe grueja e Rrahimit. Ej,
a i mshohet shuplakë gruas? Rabia, ua kishte ofruar 1000 DM (!) me qëllim që të ua
shpëtojë shpirtin djemve të sajë. Fitohet përshtypja, se si në kohën e luftës së dytë
botërore, kur kishte filluar ndjekja dhe persekutimi i HEBRENJËVE, të cilët më vonë qenë të
detyruar të shpërndahën në të katër anët e botës. Kështu kalojnë ditët. Vetëm shpresa na
mbanë se do vijnë dite të mira në këtë tunel të ankthit. Lajmet që ndëgjojë shkojnë në
favor të kësajë binjeje. Meqë, në Serbi kanë filluar kundërshtitë e para ndajë kësajë politike
dështuese jo vetëm për shqiptarët por edhe serbet, Për këtë dëshmojnë: demonstrimet e
hapta nëpër Çaçak, Aleksandrovc,etj.dezertimet e shumta të ushtarakve, misionet
diplomatike,et. të shpresojmë se do bëhet mirë. Shpresën e kam vetëm tek Perëndia!
one. Nuk kam asfar inspirimi të shkruaj. Asgjë e jashtëzakonshme po ndodhë në
mrendësinë time. Lajme vijnë nga mysafirët e ndryshëm (dajtë, Xhabirja, Fatosi, Sheki,
Ganiu, ej.) për një VALE TË RE TË DËBIMIT të shqiptarëve nga Prishtina! Pas rrahjes,
maltretimit dhe plaçkitjes që u kanë bërë Nystretit (Muçiqit) dhe Ismetit te dajtë e Igit, ata
sot sipas Axhës FEJZË (që kishte shkuar rastësisht t'i vizitojë pas rrahjes brutale) ishin nisur
me autobusë nga lagjëja e Emshirit. O zot! Askush, thash me vete- s'do me mbetë. Athua
jam unë më i mençmi, apo më së budallai që po ngurroi kështu? Gjithënjë, kur i bëjë Lutje
Zotit xh.l.sh. e LUS, që të marrë vendim të drejtë lidhur me shkuarjen apo mosëshkuarjen
time me familje jashtë kufirit. Dhe kam besim të hatashëm në këtë zë të krijuesit, i cili do
më "këshillojë" të marr vendimin e duhur.
Si lartëceka, sot ishtë vajë dhe gjëmim i madhë në lagjën e "Emshirit". Meqenëse,
ishin shpërngulur pothuajse tërësisht gjithë ata që kishin mbetur. Vetëm nga dajt e Igit,
dikund janë bërë kah 45/6 vetë!!
Ashtu të përlotur Agi, Nazmija, Igi, Xhabirja (që qëlloi aty) dhe në një atmosferë
tejet të dhimbshme mundohesha t'u mbajë një "ders" moral, në mënyrë që të jipja kurajo
atyre që kishin vendosur të qëndronin. Se e tërë kjo procedurë e shpërnguljes masive do të
duhej ta ketë edhe diten e agimit e cila nuk është larg, por duhet qëndruar aq sa mundemi,
ngase vetëm në koha është në pyetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:40 am

efinitivisht, Gëzimi me Fatmirin kanë mbrrirë në kampin e njohur (tani nga e tërë Bota
shqiptare) Stankovec! Këtë informatë ma dëshmoi Syla i Deshishkëve. Pasi që sot ishin
mbushur gadi katër ditë që kur nuk kisha informacione nga ata. Në të vërtetë e dija që ata
kishin shkuar, por ama nuk e dija fare se a kanë mbrrirë shëndoshë e mirë atjë. Ngase, në
bazë të lajmeve nga radiostacionet e ndryshme dhe bisedat nëpër kuaolare flitej se rrugës i
ndajnë meshkujt nga femrat dhe cfarë bëjnë tjetër.
Gjaku shqiptar edhe më tejë po derdhet. Siq do të thoshte këshilltari i ish
administratës amerikane, BZHEZHINSKI, "gjaku i shqiptarit, në luftën që aktualisht po
zhvillohet në Kosovë, është gjaku më i lirë në tërë rruzullun tokësorë", më pastajë, sipas
këtij strategu - vjen, ai serb dhe në fund ai i përëndimorëve (ndërkombëtar).
Ky stratifikim diskriminues e do të thosha edhe aparthejdist, të cilin është i detyruar
ta paguajë çdo popull i cili synon lirinë, në esencë është i vërtetë. Ngase, në realitet, gjaku i
njeriut shqiptar qo po vritet, maltretohet, dhunohet, masakrohet e egzekutohet në berzën e
kësajë lufte makabre është në fund të listës së prioriteteve ndërkombëtare. Derisa ai serb
në një mënyrë e ka një statisfaksion (jo moral asesi!) propagandistik, dmth. njeriu vdes për
një ideal absurd të "fryrë" nga ana e propagandës histerike serbe. Ai përëndimor (amerikan,
gjerman, italian etj.), për bindjen time e ka çmimin më të lartë. Për arsye se ende gjatë
këtyre dy muajve të kampanjës së bombardimeve të Aleancës Veri Atlantike, sa jamë i
informuar ASNJË (!) USHTARË AMERIKAN, ITALIAN, SPANJOLL, GJERMAN ETJ. NUK KA
HUMBUR JETËN DREJTËPËRDREJTI NË LUFTËN E KOSOVËS!
Kjo "rastësi", apo "domosdoshmëri" e NATO-s, për syrin dhe veshin e çdo njeriu të
rëndomët është e dyshimt! Kjo "luftë" është e dizajnuar në atë mënyrë që për qëllim
ekskluziv ka atraktivitetin dhe senzionalitetin e shikuesit amerikan, gje rman etj. Kjo të
përkujton luftën në arenë në kohën e romakve, mes bishave dhe robërve të elitës romake,
ku këta të dytët nuk kanë pasur asfarë shanse për ndonjë shpëtim eventual!
Të përmendi, se sot kalimthi me Blinerën (mbesën time) ishte dhëndrri Dr.Ibrahim
Hoti. Aq shpejt ka hyrë dhe ka dalur nga dera e shtëpisa, sa që nuk kam pasur kohë ta pyes
më tepër, s: - A JENI GJALLË TË GJITHE? E kuptova se i tërë meraku i tij, qëndronte tek
lajmi i para disa javëve për "marrjen" time dhe të Gëzimit (vllaut) nga ana e policisë serbe.
Kur isha duke shkuar të vizitojë me te Antigonën (kunatën) dhe nënën. Shkoi me një
brengosje të neveritshme. Së kishin mbetur 50/60 kg. njeri në te! Dashtë Zoti e të jetë
mirë! Edhe Nystreti (Muçiqi),Ismeti, Bastria, Bedria etj. si duket kanë shkuar nga Prishtina.
Vetëm, unë me Igballin (gruan) kemi mbetu! Nuk e kuptojë, përse unë me familjen time
ende qëndrojë, spjegimi dhe bindja ime është që duhet të qëndrojmë edhe në momentet
më të vështira. Prishtina, dalngadal po i përngjan një vendi fantazmësh!
Të ju them të drejtën, pas orës 8 të mbrëmjes vetëm lehja e qenëve të përkujton
gjallërinë! Rrymë s'ka, ujë poashtu s'ka, ndërsa bukë dhe gjërat tjera po gjindemi diqysh. E
vetmja gjë dominuese në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë të harlisur, është friga nga
ndonjë ndërhyrje e re serbe në këtë lagje e më gjërë, megjithëqë dorën në zemër, këtej
ende nuk ka pasur ende ndonjë "ofansivë" e tipit të tillë vdekjeprurëse për banorët e kësajë
lagjeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:41 am

mi as që ka të ndalur! Bile, mbrëmë Xhemi Sheja (njeriu më i njohur sot në ekranet
televizive) paralajmëroi që sulmet e Aleancës do të jenë edhe më të dendura! Sipas
agjensive të hueja, dikund afro 74o fluturime janë bërë vetëm mrëmë mbi qiellin e ish
Jugosllavisë, prej tyre (prap sipas lajmeve të hueja) 38 caqe serbe janë goditur!
Askush nuk dinë se kur do të përfundojë e tërë kjo katrahurë, jo vetëm për serbët e
anatemuar por edhe për shqiptarët dhe të gjithë të tjerët qe jetonin me shekuj në këto
hapsira? Sipas ca indikacioneve, pritet sot (ka pasur dje të vijë!) emisari special i presidentit
rus Jelcin, z. ÇERNOMIDIN, por si duket ende nuk ka zëra të arsyeshëm që do t'i pranonin
pesë kushtet e famshme të NATO-s .Opozita serbe, sikur ka lakun nën qafë nga ushtarakët
dhe pushtetëmbajtësit e anatemuar tashma edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Në të
vërtet, mbrëmë, HIT i mediumeve përëndimore ishte "Aktakuza e ngritur kundër fajtorit dhe
kriminelit të shekullit Slobodan Millosheviqit nga ana e Gjyqit të HAGËS.
Përveq tij, në listë ishin edhe emrat e :Shainoviqit (apo si është quajtur: prokurorit
të vdekjeve shqiptare) Ojdaniqit (egzekutuesit me paleta), Millutinoviqit (pakurrizorit serb)
dhe Vlajkoviqit (përbindshit të gjakut shqiptar).
Për bindjen time hapi i këtillë i ndërmarr nga planerët e NATO-s, vetëm çka do ta
prolongojë qështjen e zgjidhjes së nyjes së Kosovës. Kush e dinë, ndoshta është qëllimi që
të bëhet presion në stilin: Kur mundet vozhdi të gjendet në këtë listë, po ne të tjerëve çfarë
na pret? Për vetën dhe familjen time shpresën e kam tek misioni i Çernomidinit,
frigohem se mos nuk do të mund ta zë trenin e fundit të ikjes nga kjo situatë e mjegulluar.
Lus zotin, për çdo natë që të marr "vendim" të drejtë dhe të duhur përkitazi me fatin e
familjes sime.
Në qytet, pasi që më kanë shkuar vllezërit dhe motra, më nuk kam dalë. E kam një
përshtypje se mund të më ngjajë diç. Nipi i bacit Fejzë (Isufi i Keqekollës) është zhdukur pa
kurrfar gjurme. Ka shkuar njeriu të marr KARTONIN (ausfajsin e luftës së II boterore!) dhe
nuk është kthyer më në banesën ku banonte, se shtëpia iu është djegur me të gjitha çka
disponon një familje rurale normale.
artë plotësisht tereni i ndalimit të bombardimeve. Çernomidini, si duket në Beograd isht
vetëm sa për të matë Pulsin e Millosheviqit, në mënyrë që procesi i negocionimit të fitojë në
kohë!
Asgjë e re! Përveq ripërsëritjes së përditshmërisë. Lajme të hidhura ka nga tereni,
po mendojë nga ato pjesë ku po zhvillohën luftime (bile edhe ato të rrepta). Enveri (vllau i
Shekit), që kishte ndëgjuar DW, tha se në Kërpimeh ishin Pushkatuar (ej!) më se 20
(njëzet) të rinj nga ajo anë?! Çfarë tmerri për ato familje dhe ata njerzë civilë. Sa shumë do
zgjasë kjo luftë e mallkuar. Kush ka menduar se do bëhet luftë!?
Dje gjerë sa isha duke shikuar një fillm turqisht, komshiu serb Ivani (një njeri i mirë
për bindjen time) më thirri dhe më informoi se në telefonin e tij më kishte thirrur Bahria. E
cila që në të parën, ende pa u përshëndetur më tha se tetja Zejnep kishte vdekur! Edhe atë,
ishte vorrosur në varrezat e kampit të Stenkovecit (varrit kolektiv shqiptar!). M'u dhimbsë
aq shumë e shkreta, sa që nuk munda e të mos qaja! Pak para se të nisej për në Maqedoni,
e gjora kishte qëndruar nja dy javë këtu tek ne. Bile Naltina e donte, dhe e thrriste
ANA!ANA! Duke menduar se është Ana, ngase që të dyja mbajnë syze.
Meraku i sajë së m'u hoqë një copë herë! Bahria, më informoi se atje ishte vendosur
tek një shtëpi private (shqiptare: Bardhyl e quanin, bile ma dha edhe numrin e tij të tel.)
dhe se mirë kalonte. Alberti, kishte filluar të punon(pa pagesë) në një Organizatë
Humanitare. Mbrëmë, sipas Agjensisë IGI-Igballi!)tërë natën ka pasur bombardime të
parreshtuar. Unë për vete, nuk kam
ndëgjuar asgjë, ja kam futur gjumë!
Kalvarit të pritjes lidhur me ndalimin e tërë kësajë katrahuree rreth Kosovës dhe në
vetë ate, si duket ende nuk i ka ardhur fundi. Shpresat e lidhura me vizitën e z. Çernomidin
në Beograd si duket ende nuk e kanë prurë situaten e krijuar në binarët e një "kompromisi".
Këtë e vërteton më së miri (për bindjen dh intuitën time sociologjike!) MOSARDHJA e (pa)
qëllimshme e emisarit Finlandez z. Marti Ahtisari në Beograd së bashku me Çernomidinin.
Sipas disa lajmeve të pa konfirmuara e nde sa duhet, ardhja e tij do ta kishte kuptimin e
"afrimit" të një kompromisi real lidhur me gjetjen e një modus vivendi për ndalimin e
bombardimeve nga NATO-ja. Kështu, "mosardhja " e ka kuptimin e porosisë dhe mesazhit
të qartë se "kompromisi" NATO.- Beograd është ende larg. Kushedi, ndoshta do të kalojë
edhe një kohë të gjatë. Në anën tjetër viktimat civile (për ato ushtarako-policore nuk kam
informacione) për çdo ditë vijnë e shtohën, si nga ana e serbve ashtu edhe ato shqiptare.
Lufta e Kosovës për bindjen time, është një risi në analet e gjeopolitikës dhe
strategjisë ushtarake. Ngase, këtë luftë përëndimorët nuk janë duke e ndierë më
argumentin e humbjes së ndonjë të afërmi, apo shtetasi të vetë. Nga prizmi serb, poashtu
është absurd të potencohet se kemi luftë në kuptimin e konfrontimit të ushtrive dhe
arsenalit ushtarak. Kur është fjala për shqiptarët ata më së miri i ndiejnë pasojat e kësajë
lufte absurde, ngase për çdo ditë po vdesin edhe si viktima të pashembullta e edhe si
kundërshtarë të regjimit (nuk do të thosha edhe të popullit serb) dhe diktatorit të fundit në
Evropë. Semantika e artit të luftës, në rastin e Kosovës merr konotimet e një lufte të paparë
ndonjëherë në analet e historisë luftarake. Për këtë do të kenë punë sociologjia ushtarake, e
cila mjerisht në Kosovë as që do të egzistojë edhe një kohë të gjatë. Por, dhashtë ZOTI, e
çlirohemi ndonjë ditë e pastajë do mësojmë edhe sociologjinë e luftës! Në mos për asgjë
tjetër, bile për shkak të mos përsëritet më KURR e njejta gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:42 am

Zvarritja e zgjidhjes apo gjetjes së një "kompromisi" adekuat për Kosovën edhe më
tutje po vazhdon. Si duket, gjë që është edhe e natyrshme, kjo çështje meqë është një
problem qindra vjeqar ka nevojë për një kohë më të gjatë. Tekefundit, lftërat në Ballkan, nk
e kanë zakon të kryhën pa kaluar nja tri katër vite aktive. Në mënyrë që të dy palët
ndërluftuese të zbrazën nga energjia negative e akumuluar një kohë të gjatë.
Kjo do të vlente sidomos për palën serbe e cila, ka kohë që nuk merr vesh për
gjetjen e një rrugëdalje paqësore nga ky udhëkryq i shëmtuar. Është edhe e natyrshme
rezistenca që e bëjnë serbët, ngase sistemi kastik që qe krijuar para fillimit të luftës e besa
edhe në kohën e një autonomie solide që e gëzonin shqiptarët e Kosovës, ishte një bazë e
mirë e eksploatimit të resurseve dhe begative natyrore që e disponon Kosova. Luftërat,
sjellin status quo-ja, të cilat për njëqind vite nuk çrregullohën më. Në këtë kontekst, duhet
shiquar edhe luftën që është duke u zhvilluar në Kosovë.
Shoqja, pak para ca çastesh më lajmëron për mënyrën e torturave çmendurake që
po bëhen ne Burgun e Smrekovnicës. Të dhëna këto që i kishte bërë një gazetar i ikur në
Shqipëri, e që emrin nuk ka arrijtur të ia mësojë. Në mesin e tyre ishte edhe Albin Kurti,
Vlora Brovina dhe Halil Matoshi. çnjerëzimi i njerzëve, pra zhveshja e njeriut të rëndomët
nga edhe ai pak dinjitet që i ka mbetur është fundi i njerëzimit! Askush, nuk mund të
prejudikon për mënyrën dhe strategjin e torturimit serb, pa hyrë në duar të tyre. Meqenësë,
nuk kam provuar, dmth. asnjëherë nuk kam qenë personazh i kësajë makabre, nuk dijë dhe
nuk kam ide se si mund të duket atmosfera e torturimit. Dhashtë, ZOTI që mos ta pranojë
asnjëherë, jo vetëm unë por askush as nga serbet ë as nga shqiptarët. Pacifizmi ikësisojt,
pra përmes indeferentizmit pasiv është një e metë e imja ndoshta. Por në anën tjetër nuk
do të doja që as të tjerët të janë kësisojë. Njeriu, për nga natyra është "zoom politikom" (si
do të thoshte Aristoteli) i vonshëm. Shikuar historikisht, pjesa më e madhe e histporisë së
njerëzimit ka kaluar nëpër kalvarin e dhunës dhe zhdukjes. Kjo specifikë e njeriut nuk është
rezultat e dhuntisë natyrore, por do të thosha, dobësi e vetë njeriut. I cili nëpër periudha të
ndryshme njerëzore, është dëshmuar si dhunues! Konsultojeni, Hobsin dhe "homo homini
lupus est"! Dashtë zoti, që periudha që po vjen për gjeneratat e ardhëshme të jetë e
shëndritshme dhe paqësore.AMIN! I lutemi zotit, që sa më parë të mbarojë e tërë kjo luftë e
vrazhd dhe pa kurrfar etike luftarake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:43 am

TOMAHAVKU
1 June, 1999
Asnjëherë gjatë këtyre 7o-të ditëve të bombardimit intenziv, dmth.24 orë (!)
pandërprerë, nuk jam friguar si mbrëmë. Ishte ora dikund pas 11-shit, kur dola ta mbylli
derën e koridorit i cili tërë mbrëmjen mbetet hapur shkaku u flladit, kur papritmas si vetima
është ndriquar e tërë rruga (të mbushej mendja se ZOTI E BËRI DITË!)! Reagimet e mija
kishin qenë aq të plogështa në krahasim me "vetimën"(me siguri TOMAHAVK!) sa që as
derën e koridorit nuk kam mundur ta mbulli, kur ka bërë BUM! BUM! Instikti im ma ka
përkujtuar"këndin" e vdekur në mes koridorit dhe dy dhomave, i mbështetur ashtu kam
pritur një dy tre minuta, kur ka ardhur projektili i dytë (TOMAHAVKU!) dhe edhe një herë e
ka "zbardhur" murgun e kësajë nate me dy: BUM! BUM! Atëherë, kam filluar të bie shahadet
(LA I LAHI ILA ALLAH, MUHAMEDEN RESULULLAH) dhe kam filluar të pajtohem me
VDEKJEN E PRITUR!
Ashtu kam qëndruar një kohë dhe gjerë sa jam ardhur në vete, kam vrapuar tek
fëmijët. I kam hetuar se të trija vajzat janë mirë dhe shëndosh, me përjashtim të Genit e
cila frigohej edhe ashtu më shumë se të tjerat dhe e kam ngushlluar, me thënjen:- Babi!
Qetësohu, se NATO-ja nuk na gjuan neve, por ushtarët dhe paramilitarët serb! Ashtu i
zgjuar kam qëndruar deri vonë, dikund kah ora 3 apo 4 dhe jam munduar ta perceptojë se
ku kishin rënën ata katër pesë projektilë?
Sot në mëngjës, në bazë të lajmeve serbe kuptova se ato detonime kishin rënë në
përiferi të qytetit, por meqë ishte qetësi absolute, pastajë natë dhe pozicion i lugut ku
gjendemi ne, at jehonën e kanë pasur shumë më të madhe!
Përëndryshe, edhe Shabanit (Tërnavës) i kishte ndodhur një "incident". Në të
vërtetë, sipas tij dikush në ndërkohën e bombardimit selektiv mbrëmë, kishte tentuar t'i
hudhte një "koktel molotovi"! Askush, së mund ta përceptojë qëllimin, apo porosinë e tërë
kësajë ngjarjeje! Sot, pritën vendime definitive, për fatin e Kosovës në Bon, në mes
Çernodmidinit, Ahtisarit dhe Strop Talbotit. Të shohim çfarë do dalë nga tërë kjo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:43 am

DITA"D"
2 June, 1999
Kjo është DITA "D", të cilën e presin të gjithë ata që dëshirojnë që e tërë kjo
skëterrë e luftës të marr fund. Në të vërtetë, sot :vijnë në Beograd, zotërit Martin Ahtisar (i
dërguar special për negocim mes SHBA-ve dhe Rusisë), Viktor Çernomidin (i dërguar special
i presidentit Rus) dhe zëvendës sekretari i shtetit Amerikan Strob Talbot, jo për të
negocionuar me Presidentit e akuzuar në gjyqin e Hagës, presidentitn e Sërbisë Millosheviq,
por për të ia paraqitur komplet Rezymen e "kompromisit" Amerikano -rus, lidhur me
marrëveshjen paqësore për Kosovën.
Nga komentimet e ndryshme, vrehet se optimizmi dhe pesimizmi lidhur me këtë
takim të rëndësishëm janë të nduerduershme. Prej asajë se Serbia do të gjunjëzohet më në
fund, duke i pranuar më në fund parimet e Nato-s (të prejudikuara si "parime"të G8/Shtat
vendeve më të zhvilluara plus Rusia/), e deri tek ato se Serbia është e gatshme të shkojë
gjerë në fund! Kompromisi ruso-amerikan (Çernomidin-Talbot), në të vërtetë, si duket ka të
bëjë me këto gjëra"
a/ Komanda e ardhëshme e forcave të paramenduara nën ombrellën e KB (që do të
duhej të mbulohet juridiko-formalisht me një Rezolutë), do të duhej të ishte bigamike.
Dmth. edhe ruse e edhe amerikane, si më shkurt!
b) Rusët, sipas këtij skenari do të duhej të përqendrohën në pjesën veriore (pjesa
prejudukuese që në çdo kalkulim të ardhshëm do të duhejt'i mbetet srbëve), gjerësa Natoja,
në ate jugore (që në çdo variant të ardhshëm të papajtushëm do t'i takonte Shqipërisë).
Ajo çka është më diskutabile në tërë këtë skenarë, është se amerikanët, (barem
ashtu fitohet përshtypja, në bazë të atyre informacioneve që i disponojë nga agjeensitë e
ndryshme të jashtmë), jo për hirë të shqiptarëve të Kosovës, por për hirë të interesave të
tyre strategjike në këtë rajon, nuk janë të gatshme për një "vijë" të tillë të demarkacionit
në Kosovë. Në anën tjetër, serbët duke e kuptuar se një "jetë" e më vonshme multietnike
(shkaku i etnocidit me përmasa të holokaustit!) do të ishte e pamundur me shqiptarët, ata
janë të gatshëm dhe besa edhe të pregaditur politikisht, për thënë shkurt, NDARJEN E
KOSOVË. Recepti i tillë është i paqëndrueshëm për shum aspekte: historike,politike,
juridike, strategjike, gjeostrategjike, etj. gjerësa, aspekti kryesor që e bënë tërësisht iluzor
një projeksion të tillë, është interesi i amerikanëve në këtë pjesë të Evropës Juglindor. NË
një simpozium, ndërkombëtart, të mbajtur më duket vjetë në Budvë, kam pasur rastin të
ndëgjojë "drejtëpërdrejti" nga eminencat akademike amerikane, serbe e ato ruse
se:imperativi e Aleancës Verio-Atlantike, nuk është Ballkani, por para së gjithash LINDJA!
Ballkani i stabilizuar nga komplekset ndëretnike, në një të ardhme jo fortë të largët
do të shërbentë vetëm si "trambulinë" përmes të cilës do të synohej Lindja e mesame, ajo e
Largët dhe më në fund Kina!
Ja ia nisi, Free Europe! Duhet të ndëgjojë lajmet në tranzistorin e vogël. Rrymë nuk
kemi pasur fare gati tërë ditën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:44 am

KAPITULLIMI
3 june. 1999
Më në FUND! Lajme të mira!
Parlamenti serb, i dominuar nga shumica e të kuqëve (Socialisto-juliste) dhe të
zinjëve (Radikalëve), sipas agjensive të lajmeve botërore, më në fund "kapituloi" (ndoshta
është term i vrazhd pak, por ama tejet adekuat!) para kërkesave të Aleancës Veri-Atlantike,
apo thënë NATO-s!
Kjo është pritur, në një farë mënyre kur të kihen parasysh presionet e
bombardimeve, të cilat për herë të parë të historisë se artit luftarak u bënë shkak i
kapitulimit të një diktatori të tipit çfarë është ai serb. Logjika e Viktor Majerit (një eksperti
gjerman) se : regjimi i millosheviqit nuk do të dor? zohet, për pa e gjunjëzuar, si duket
ishte e saktë. Ajo që tanim,më preokupon është koncepti i "detaleve", se kush duhet ta
udhëheqë tërë operacionin e :
a/ Kthimit të refugjatëve shqiptarë që u dëbuan me argumentin e dhunës,
shantazhit, maltretimit dhe vrasjeve të pashembullta në historinë e luftërave të këtij
shekulli.
b/ Numrit të forcaver serbe, të cilat eventualisht do të mbeteshin në Kosovë, qoftë ai
edhe simbolik. Që pas tëra atyre masakrave të evidentuara dhe të pa evidentuara nga
punëtorët humanitarë ndërkombëtar, vështirë do të jetë të mbesin kë tu.
c/ Organizimit të jetës ekonomike, e ate politike pas tëra këtyre shkatrrimeve që
janë bërë në fshatrat dhe qytetet e Kosovës, gjatë këtyre dhjetë javëve të luftës intenzive
në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:44 am

HIPOTEKA
4 June, 1999
Ideologjisë së vetëvrasjes kolektive serbe, si duket po i vjen fundi, jo si pasojë e
ndonjë vetëdijësimi të arsyeshëm human, por para së gjithash si pasojë e "receptit" të
afirmuar dhe të përkrahur nga mbarë bashkësia ndërkombëtare, që në çdo gjuhë ka vetëm
katër germa! N A T O !
Megjithë që ende aty këtu do të duhej shprehur rezerva të theksuara ndajë kësajë
marrëveshje dosido "kapituluese" për regjimin e Millosheviqit. Ditët e ardhëshme, ose më
saktësisht nesër ose pasnesër do të vijnë gjeneralët e NATO-s dhe së bashku me ata serb
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:45 am

do ta nënshkruajnë aktin e turpit, jo për serb, por për regjimin diktatorial të Millosheviqit.
Mirëpo, do thënë se hipotekën e krimit kolektiv ndajë popullit shqiptar (e të mos
shtojë edhe ndajë atij: kroat e boshnjak) serbët do ta mbajnë edhe për një kohë, gjerësa të
mos dalë një ditë një De Gol serb, dhe në emër të gjitha viktimave të luftërave të shek. XXtë,
të KËRKOJË FALJE nga këta popuj, të cilët shkaku i një diktatori bestial janë armiqësuar
ndërmjet vedi. Krimi, sa do që të vjetrohet, ai nuk harrohet asnjëherë! Kjo rregull e
pathënë, do të ndodhë patjetër edhe ne mesin e popujve të Ballkanit. Ndryshe, si mund të
spjegohet lajmi i konfirmuar nga gazeta "Koha Ditore", ( që tash dy muaj del jashtë
Kosovës) se ushtarakët dhe paramilitarët serb, për të humbur gjurmë kufomat e të
vdekurve (me siguri të egzekutuar e masakruar në luftë) janë bartur me kamionë për në
Minierën e Treçës, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit, ose lajmi në DW-le, se një
paramilitari të vrarë serb në xhep i janë gjetur copëza veshash e syrash të njerzëve!?! ZOTI
NA RUAJT PREJ GJËRAVE TË TILL!!!
Do thënë, që intenziteti i bombardimeve ishte më i ulët. Sidomos për rajonin e
Kosovës, gjerësa për ate të Serbisë, në bazë të informacioneve të jashtme të lajmeve nuk
mund të thuhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:45 am

KËRCNIMI
5 June, 1999
Kërcnimi i hapur i serbëve të Kosovës, lidhur me ardhjen e trupave të Nato-s në
Kosovë, se ata të gjithë (bile edhe me varret e tyre!) do të shpërngulën kolektivisht (!),
është një blof, që për bindjen time më nuk do tëe mund të pijë ujë në asnjë institucion të
Serbisë së kapitulluar, e të mos flasim për ato ndërkombëtare.
Kërcnimi i tillë në situata të tilla identike, ishte një presion shtesë për pushtetarët
serb që pretendonin t'i përfaqësonin përherë interesat e xhepit të tyre personal. Në të
vërteta, serbët asnjëherë nuk e kanë pasur njëmendësisht ta ruajnë Kosovën. Kjo nuk vlen
vetëm për këtë gjeneratë politikajsh serb, por përgjithësisht për tëra gjeneratat e kaluara
që në historikun e tyre të mjegulluar dhe plot mite të pashembullta (siq ishte psh. ai mbi
viktimizimin e tyre në Kosovë),festohet "humbja") kanë festuar humbjet!
Esenca e këtij kërcnimi, është se ai është më tepër i natyrës shantazhuese për t'i
ruajtur privilegjet e tyre kastike, që në këtë dhjetëvjeqar u kanë siguruar atyre përveq
begative materiale për gjenerata të tëra serbe, edhe begati "shpirtërore", të cilat qenë
ushqyer me një megalomani të paparë ndonjëherë.
Serbët definitivisht e kanë humbur Kosovën. Jo nga shkaku, që nuk dijtën ta
shfrytëzojnë atë, por nga shkaku i thjesht i keqëpërdorimit që i bënë asajë gjatë tërë
historikut të shfrytëzimit të resurseve dhe begative taë saja natyrore, politike, e njerëzore.
Ata më kurr s'do mund të vëjnë sistem kastik këtu, jo nga dëshira e shqiptarëve por nga
shkaku se rrjedhat e zhvillimit të potencialeve: ekonomike, politike, strategjike, e
gjeostrategjike, etj. janë në favor të këtyre të dytëve. Një fjalë në traditën shqiptare
thotë:"kush duron fiton"! Shqiptarët e Kosovës, historikisht janë treguar më durimtarë se sa
serbët, për këtë shkak edhe Kosova do t'u takojë atyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:46 am

PASHALLUKU
6 june, 1999
Zhagitja e nënshkrimit të KAPITULLIMIT nga ana e forcave ushtarake serbe vazhdon
edhe sot. Restouranti "EUROPA ' 93' (përëndryshe e një pronari shqiptar), për gjeneralët
serb, do të mbahet në mend mirë një koohë të gjatë, ngase për herë të parë të qenësimit të
tyre në periudhën e pasluftës së dytë botërore, para kamerave televizive nënshkruhet
turpshëm një luftë e shkaktuar nga interesat e klasës politike serbe. Ky turp, nuk i takon
vetëm atyre por edhe popullit serb, sepse ka lejuar që me moralin e tyre kolektiv të luhet
lotari, e cila që prej fillimit ka qenë e dijtur se kush do mbes fitues.
Kthimi në formë bumerangu, i tëra atyre projeksioneve makabre që i ushtroi ky
pushtet mbi popujt kroat, boshnjak e sidomos ata shqiptar, është më se shkatrrues.
Ekonomistët serb dikund llogaritin se kjo luftë me NATO-n popullit serb i ka kushtuar me
katërdhjet vite mbrapa! Zotërimi i artit të luftës, që sipas miteve serbe ishte i pathyeshëm,
për herë të dytë pas betejës së Kosovës (1389) po i nënshtrohet kapitullimit të turpshëm.
Prognozimet e mija më lënë të kuptojë se kalvari i dhunës dhe represionit do të mbartet
tashma në vetë serbinë. Arsyet për një rezonim të tillë apokaliptik në vetë Serbinë, janë të
shumta, ndërsa ndër më kryesoret mund të akceptohen:
a) Insistimi në mbajtjen e gjithë qyshme të pushtetit nga ana e Millosheviqit, i cili
është mësuar të mbijetoi vetëm përmes sistemit të krizave të cilat vetë i krijon, por
asnjëherë nuk arrin t'i kontrollon.
b) Ndër këto vatra të krizave të ardhëshme mund të pritën: Mali i Zi, statusi ende
inferior dhe formal i Vojvodinës, Boshnjakët e Sangjakut, demokratizimi i mbrendshëm etj.
Mirëpo sukcesisvisht do të mund të konstatojmë që tani, se rënja e Millosheviqit (si tip
harizmatik që e udhëheqi në këtë dekadë e gjysëm Serbinë) është e paevitueshme, edhe
me vetë faktin se Kosova që ishte ai bazamenti kryesor që e mbajti gjatë tëra këtyre viteve
iu mor me dhunë. Të gjitha prejudikimet flasin në favor të tezës se ngritja dhe rënja e tij
janë të lidhura me Kosovën dhe rreth Kosovës. Ashtu që do të vijë koha, kur Serbia do të
mbesë në kufijt e "pashallukut të Beogradit"
Gjenerata e shkencëtarve, e politikavjve të ri serb që më ka rënë rasti t'i njohë nëpër
simpoziume ndërkombëtarë dhe e cila në esencë nuk ka ngarkime të tilla ideologjike dhe
paragjykime etnike, gjithënjë ka tërhequr vrejtjen se : Serbia do të mund të prosperojë
vetëm pa "diktatorin e kuq" (me këtë nofkë e quanin Presidentin e tyre)! Mirëpo, deri në
rënjen e plotë të tij dhe çlirimin e popullit serb ka ende punë për t'u bërë. Zatën këtë e
dëshmoi ede z. Gjingjiq, në një intervistë që e ndëgjova në BI-BI-SI. Sot, gjeneralët serb,
në një bazë të NATO-s, në Maqedoni pritën të takohën me gjeneralajtantin Majk Xhekson,
ku do t'i marrin instruksionet e mëtejme të tërheqjes nga Kosova.
Sipas, "Nedeljni Telegrafit", Serbia ka pësuar dëme në l2o (njëqind e njëzetë) miliard
dollar amerikan! Prej tyre, janë shkatrruar 500.000 vende pune, 200 fabrika e centrale
elektrike, 190 shkolla, 50 spitale, 5o ura, 15 rrugë të asfaltuara, 6 arterie kryesore rrugore
dhe 5 aeroporte civile. Lufta civile, do të bartet në dy binare:
a) në ate të vazhdimit të luftës, në stilin e neokomunizmit luftarak, dhe
b) në ate të vazhdimit të luftës në drejtim të demokratizimit të mëtejmë të Serbisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:47 am

PLAÇKITJA
7 June, 1999
Këtyre dy tri ditëve, në bazë të dhënave të dëshmitarëve dhe lajmeve të agjensive
të hueja (sidomos) është evident një fenomen i cili nuk është edhe i ri për rrethanat nën të
cilat gjendemi. Konotimet e fenomenit i ka marr kohëve të fundit, megjithëqë ai ishte
prezent prej ditëve të para të luftës në Kosovë.
Në të vërtetë, forcat serbe, pra paramilitarët sidomos dhe ushtarakët, me të kuptuar
bukvalisht marrëveshjen si tërheqje totale të tyre nga Kosova, kanë filluar një fushatë të
egër të plaçkitjes përkatësisht etnobanditizmit në Prishtinë. Ata duke mos zgjedhur fare
gjahun e tyre të mbetur në mëshirën e tyre, kanë filluar të grumbullojnë me të madhe
"plaçkën" e vjedhur nëpër dyçanet dhe shtëpitë shqiptare.
Është mjerim i madhë të vizitosh pjesët ë mbetura të qytetit rreth Dragodanit,
Tasligjes, apo Velanisë. Dyerë të hapura, së bashku me dritare, mbrenda pothuajse së ka
mbetur asgjë e vlefshm! Të mbushet mendja se këndëjmi ka kaluar "kalorësia" e Stiven
Seganint (një seri amerikane rreth kataklizmës së ardhëshme).
Gjahu i luftës dhe në t3ë kaluarën ka qenë një ndër motivt kryesore që pakashum i
ka stimuluar ushtarakët dhe paramilitarët e ndryshëm që të futën në aventurën e natyrës së
luftës. Kjo ka ngjarë edhe me ushtarakët e Romës, Turqisë, deri diku edhe me ata gjerman,
që dmth. se preja e luftës në kuptimin e diagnostifikimit të gjendjes dhe pozicionit të
sistemit egzistues okupues, e ka domethënien e një pasigurie të përgjithshme. Në
rrethanat, çfarë gjenden ushtarakët dhe paramilitarët Jugosllav në Kosovë, kjo e ka
kuptimin e fundit dhe të çlirimit definitiv e Kosovës nga zgjedha serbe pas një shek. gadi të
tërë eksploatimi e shfrytëzimi.
Plaçkitja, si dukuri negative e një shoqërie në kuptimin e një lloj statisfaksioni moral
e së do të thosha edhe material, e ka një arsyetim (!), kjo do të mund të vlente për palën
serbe: kur dihën sukcesivisht konditat e humbjes definitive të Kosovës që shërbentë si
koloni gjatë tërë këtij shekulli. Për arsye, se të gjitha regjimet serbe duke filluar nga ato të
krajlave, pastaj ai i Titos, e sidomos ky i Sllobodanit, imperativ imediat e kanë pasur
interesin ekonomik. Gjerësa, përpara zeja e plaçkitjes më parë ushtro hej përmes
institucionevee të shtetit që sadokudo e kishin një mbulesë dhe statisfaksion moral, tanim
në kohën e luftës (tendencës së tërheqjes pas kërcnimeve sistematike të NATO-s) kjo zeje
po ushtrohet pa kurrfar kontrolli. Rafalet e automatikëve që zbra zën zakonisht mbrëmjeve
nëpër Prishtinë, dëshmojnë për vrasje e plagosje të këtyre forcave ekstreme që shtyhën për
prenë e plaçkitur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:47 am

ILEGALITETI
8 june, 1999
Të gjitha këto "shënime", apo thënë "evidentime" të mija, të cilat duhet shikuar nga
një prizmë e shprazjes nga situata e tipizuar si tejet frustruese për ne banorët e mbetur të
Prishtinës, janë shënuar në ilegalitetin më të madhë! Shkaku, është i thjesht: friga nga
"mysafirët" e paftuarë, të cilët me pretekste të llojllojshme hyjnë pa kurrfar paralajmërimi
paraprak në shtëpitë e shqiptarëve. Jam i detyruar që të shkruajë natën e vonë, kur
mundësia e kontrollit "rutinor" nga ana e ndonjë paramilitari është më e vogël. Pastajë,
shënimet nga Kompjuteri t'i barti menjëherë në disket (të vetmën që më ka mbetur), duke
zhdukur paraprakisht çdo gjurmë nga direktoriumi, apo edhe duke i kamufluar fajlet me
emra më pak të dukshëm në hapjen e tij.
Koncepti dhe strategjia e punës sime që po e bëjë gjatë këtyre muajve të luftës, disi
përputhet me mentalitetin i cili ka mbizotëruar pothuajse gjatë tërë këtij shekulli në
vetëdijen tonë, mentalitet që ka të bëjë me zhvillimin dhe emancipimin e tij pothuajse në
një ilegalitet të çuditshëm! Ndryshe si mund të spjegohet ngecja mbrapa e tij në të gjitha
sferat e jetës : ekonomike, politike, juridike, etj. në krahasim me popujt tjerë të Europës.
Çfarë, dhe cilin emër ia japëm ne Evropës në shkencën Europiane?
Në këtë kontekst, shtrojë pyetjën se athua mos ishim popull "ilegal" gjatë historsë së
qenësimit të gjertanishëm tonë fizik e moral? Të vetmën që të tjerët së mundën me na e
marr ishte tradita dhe kultura jonë shpirtërore. Të gjitha të tjerat, ose është dashur t'i
zhvillojmë në ilegalitetin më të thellë, ose është dashur t'i përshtasim kushteve dhe
rrethanave që e determinonin një sjellje të tillë tonën kolektive. Sistemi i këtillë i sjelljeve,
asnjëherë nuk e ndihmonte mëvehtësinë, por përkundrazi e stimulonte akomodimin,
adaptimin e herë herë edhe shkrirjen që pasonte ose në asgjasim ose në identifikim me
tjetrin. Tanim, kur për herë të parë po iu jipet rasti shqiptarëve të Kosovës të dalin në
sipërfaqën e legalitetit, pra vendosjes me vetëvehtën e vetë kolektive, sintagma e
"ilegalitetit" do ta humb kuptimin dhe prejudikimin e vetë moral e politik. Mirëpo, gjerë
atëherë si kusht është ndërprerja e luftës ndërmjet tre subjektëve relevant që janë
implikuar në te, UÇK-s, NATO-s dhe APJ-së. Gjerë në përfundimin definitiv të luftës, unë së
bashku me bashkatdhetarët e mij që kemi mbetur këtu dhe ata që janë të shpërndarë nëpër
kampet e (dy kryesoret) shteteve Evropiane, mbetemi edhe më tej në "ilegalitet" të plotë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:48 am

EUROPA'93
9 June, 1999
Historia e qenësimit shqiptar andej e këndejë kufirit zakonisht në kujtesën e vetë
kolektive, si në kohën e vënjes së konturave të identitetit shtetëror të sajë shtetëror, ashtu
edhe në historinë e ndonjë momenti të rëndësishëm ceremonial, ka ngulitur emra vendesh
(Gjermania, Italia,etj.), qytetesh (Vlora, Versaji, Berlini, etj.) të cilët kanë ushtruar të
paktën një përkujtim të thjesht njerëzor.
Bllaca, ferri i dytë për shqiptarët e deportuar nga Kosova dhe kafeneja " EUROPA'93"
(pronë e një shqiptari nga Maqedoni, me mbiemër Sadiku), do të hyjnë në memorien e
historianëve të rinjë shqiptarë, kur do të mësojnë historinë më të hershme të Kosovës!
Eshtë pasdite, mot i vrërët. Jashtë ndëgjohët zhurma e makinave të gjitha llojeve.
Shpejtojnë paramilitarët dhe ushtarakët të bartin "gjahun" (plaçkat e vjedhura!) e marrur
nga shtëpiat shqiptare. Sipas ca informatave të dorës së parë, thuhet se serbët kanë filluar
të vjedhin edhe dritaret e shtëpiave shqiptare! Sipas këtyre indikacioneve, hetohet se ata
nuk do ta kenë ndërmend më të qëndrojnë në Kosovën e lirë? Kjo tregon jomoralitetin e
kësajë lufte makabre që tërësisht që nga fillimi ka qenë e dështur të kapitulojë, Ngase, nuk
e ka qenë e mbështetut në asnjë motiv tjetër, përveç atij të hajnisë, vrasjeve,
masakrimeve, maktretimeve dhe dhunës që përdorej si mjet përmes të cilit më lehtë do të
kulmonte vjedhja!
Ata që kanë ushtruar gjëra të këtilla, pra edhe ata që kanë bërë krime në emër të
serbizmit dhe ideologjisë pansllaviste, së bashku me plaçkat e vjedhura nga shtëpitë dhe
dyqanet shqiptare do të bartin edhe hipotekën e fajsisë. Një ditë, kur do të shpalosen
tërësisht krimet e bëra, si në natën e "bartolomeut", nipërit e tyre, s'do krenohën më me
"burrërinë" e të parëve të tyre. Ngaqë, ata më intelegjentët, do të pyesin: përse nuk keni
qëndruar në "djepin" e serbizmit, dhe "zemrën"serbe? Kurse të tjerët, si e humbëm
"zemrën" dhe "djepin" tonë? Baballarët ekëtyre nipërave dhe mbesave do t'u spjegojnë
atëherë, se : zemra dhe djepi i vërtetë i serbve nuk kishte qenë Kosova, por stepet e e
nënës Rusi?!
Dosido, për të gjitha këto një ditë do shkruhën: romana, poezi, novela, drama,
tragjedi, filma dhe epope të lavdishme në mënyrë që t'u bartet gjeneratave të ardhshme se
: për atdhe, vlen të vdiset, ashtu siq bënë Adem Jashari, Fehmi LLadrovci dhe luftëtarët
tjerë që rënë për lirinë e Kosovës martire. Dalngadal, po i ofrohemi agut të lirisë së pritur
gadi një shekull. Me fat kulmoftë gëzimi dhe hareja në Kosovën e lirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:49 am

RAFALET
10 june, 1999
Nata e mbrëmshme, dikund kah ora 10(dhjetë) ishte fundi i një politike neofashiste
dhe të një regjimi i cili e humbi për së dyti "betejën" e Kosovës! Të gjitha mediumet
elektronike botërore e vërtetuan këtë "fitore" serbe në Kumanovë. Nënshkrimi (lexo:
KAPITULIMI) i vërë i gjeneralëve serb në Marrëveshjen Teknike (si u quajt) të hartuar nga
ekspertët dhe gjeneralët e Nato-s, edhe një herë e vërtetoi tezën e Dobrica Qosiqit ("babait"
të kombit serb) se: "Serbët, përherë luftën e fituar në front e humbin në tavolinë të
gjelbërtë"!
Prirja e një rezonimi të këtill katastrofik, si duket në vetëdijen kolektive serbe nuk
është ndonjë risi. Në të vërtetë, kjo prirje e mbërthyer për gardhi nga ana e superfuqisë
numër një në botë (NATO - s), për serbët është vetëm një statisfaksion moral që me anën e
mjeteve të informimit të kontrolluara nga ana e regjimit Milloshoviqian, humbjen de facto
dhe de jure, mundohet ta kualifiko jë si fitore!
Nuk është kjo hera ë parë që humbja e sigurtë dhe si thuhet ashiqare, të
promovohet si fitore! Në luftën, në Kroaci, në atë të Bosnjës dhe tani të Kosovës, ky regjim
vërtetë arriti, t'i bashkojë të gjithë serbët në një shtetë, pra tani ate të pashallukut të
Beogradit! Megjithë që, për t'u gëdhendur tërsisht ideja e "pashallukut", ky regjim ka punë
edhe pasi që të fitojë "betejat" e mbetura në Vojvodinë dhe Sangjak!
Lufta si fenomen dhe dukuri, që i frustron si popullsinë civile ashtu edhe ate
ushtarake e paramilitare, në domenin e vetë aspirues, po të mos ishte shpresa e
përfundimit të odisejadës së shkatrrimit, vrasjeve dhe dhunës së ushtruar, asnjëherë nuk
do të mund të definohej si e tillë. Në këtë kontekst, ditët që po vijnë në Kosovë, do të
shënojnë një etapë të re të shkarkimit të kësajë energjie negative aspiron jetësimin e
idealeve tashma të përënduara hegjemoniste serbe.
Rafalet e mbrëmshme kur festohej "fitorja"nga të gjitha llojet e armëve (!) mbi
Naton, më së miri e dëshmon këtë tezë mbi frustrimin e ushtarakëve dhe paraushtarakve
serb që motiv dhe interes nuk e kanë pasur floskulën e ideologjisë hegjemoniste "mbi
ruajtjen e djepit dhe zemrës serbe, në Kosovë", por interesin e plaçkitjes, vrasjeve, dhunës
dhe pasurimit me pasuritë e shqiptarëve që i deportuan nga vatrat dhe shtëpitë e tyre.
Me tëkuptuar se fundi i luftës po zyrtarizohet edhe nga faktorët relevant
ndërkombëtarë, eskadrilat plaçkitëse serbe, ia filluan skenarit të konfiskimit të gjithave të
mirave materiale nga Kosova. Vetëm nga Prishtina, thuhet të ketë të vrarë dhe të plaçkitur
me qindra! Nata e "Bartolomeut", si thuhet, kishte ngjarë mbrëmë! Se besojë të ketë vë
gjumë kush mbrëm në sy në Prishtinë. Si nga zhurma e rafaleve të të gjitha llojeve të
armëve, ashtu edhe nga muzika e çoroditur karpatiane, e cila dëshmonte tërë shëmtinë e
"fitorës" së humbur që në fillim të nisjes së kësajë lufte. Demistifikimi i famës apo mitit
gjoja mbi pathyeshmërinë e ushtrisë serbe që u ushqye gjatë tëra këtyre ditëve të
bombardimit (79 ditëshe!) mbi teritorinë e Jugoslavisë (Serbisë), nuk ishte i rastësishëm
nga strategët e NATO-s. Ngase, pikërisht ky segment i shoqërisë serbe që qe akumuluar me
vetëdije të plotë nga ish APJ-ja, e që si imperativ kishte skenarin e luftës kundër
republikave dhe krahinave tjera të ish Jugosllavisë, i garantonte asajë të ushqejë iluzionin e
mbajtjes në tërësi të ish Jugosllavisë, që veq kishte filluar të shkapërderdhej në të gjtiha
anët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:50 am

TËRHEQJA
11 june, 1999
Agoi, edhe dita e tërheqjës së forcave serbe mme gjitheë arsenalin vrasës nga
teritori i Kosovës! Që nga viti 1912 e gjerë në vitin sibolik 1999, teritori i Kosovës,
asnjëherë në asnjë kobinim regjimesh nuk ishte pa ushtarak dhe pramilitarë serb!
Përjashtim, do thoshnim do bënë vetëm periudha e shkurtër e administrimit shqiptar
(gjatë kohës së luftës së II botërore)," të XHafer Devës, koha kur u vendos pushteti ballist
në Kosovë (edhe atë jo në tërë Kosovën), gjerësa tjetra periudhë e administrimit komunist
pothuajse në emër të ikonografisë së "vllazërim - baskimit" dhe "patriotizmit internacionalist
jugoslav", ishte me prezencë sllave.
Historiografia e re shqiptare, dmth. kjo pa kësajë lufte të fundit në Kosovë, do
mburret me një fakt të ri, e ai është jo ngarkesa e ideologjisë dhe parafinit serbosllav në
krijimin e identitetit dhe fizionomisë së Kosovës.
Tërheqja e çizmës serbe, për popullsinë vendase ka një rëndësi dhe kuptim të
kthimit të besimit në vetëvehtën si edhe kuptimin e heqjes së një barre të rëndë
paragjykuese që rrezatonte nga sistemi dhe regjimi diskriminues serb që vetëm gjatë
dekadës së fundit arriti t'i zhvendos nga trungu i tyre me qindra mijëra familje shqiptare të
Kosovës.
Rafalet kumbuese, që ndihën edhe në këtë kohë kur jamë duke shënuar këto fjali,
shënojnë fundin e nje sundimi kolonialist, semantika e të cilit ishte logjika e diskriminimit,
terrorrit, diskriminimit, burgosjeve,plaçkitjeve, etj. për të kulmuar më pastajë në logjikën e
vrasjeve dhe masakrimeve të fëmijëve, pleqëve dhe grave shtatëzëna!
Tërheqja e serbve, që ka filluar të inskenohet nga ana e regjimit fashist serb, nuk
është asgjë tjetër përveq një farsë demagogjike, një lojë për konsum të mbrendshëm.
Ngase, kjo "tërheqje", parasëgjithash është një tërheqje e natyrshme e të gjithë atyre që në
një mënyrë janë infiltruar në krimet, dhunën, maltretimet, vrasjet enigmatike dhe të
rafineruara, masakrimet, etj. Kategoria e tillë e serbve, në një mënyrë është normale që ta
lëshojë vendin e krimit. Shtrohet pyetja, cili kriminel do të qëndronte në vendin e krimit për
ta pritur dënimin për këtë? Përgjigja është e thjesht. Askush! Së këndejmi, drama e
"shpërnguljeve" masovike serbe është e fryrë më tepër shkaku i konsumit të mbrendshëm
serb. Shqiptarë në Kosovë, nuk ka si përpara të cilët do ta ndihmonin këtë "spastrim etnik"
serb.
Fundi i mirë, mendojë në kuptimin e afirmimit të drejtës për të qeverisur në mënyrë
demokratike vetë shqiptarët e Kosovës, është do të thosha ende vetëm një statisfaksion
ende moral për shqiptarët e Kosovës. Ngase, akti i mbarimit të luftë që po ilustrohet me
tërheqëjen e forcave ushtarake e paramilitare serbe, kuptimin e "mbarimit" të luftës e bënë
jo të tërësishëm, pra jo edhe komplet. Për shkak, se rruga e rindërtimit është ai mekanizmi,
e ajo lokomotiva kryesore që do ta demistifikojë tërësisht konceptin e shfrytëzimit,
diskriminimit, maltretimit, pra shkurt: konceptin dhunës së institucionalizuar serbe që është
ushtruar pandërpre gjatë pothuajse tërë këtij shekulli.
Kosovën, mileniumi i ri e pret me shumë detyrime dhe obligime, të cilat definitivisht
do ta vëjnë atë në itinerarin e rrymimeve të reja demokratike të Evropës përëndimore, aty
ku edhe e kishte vendin prej fillimit të qenësimit të sajë historik. Gjerësa, Serbia dhe sërbët
mendojë se edhe një kohë do mbesin nën "mbrojtjen" e interesave të tyre mistifikuse mbi
Vojvodinën, Malin e Zi, dhe Sangjakun. Por dosido, sot, mendojë bukvalisht në ditën e
sotme (11 qershor, 1999) për ne shqiptarët është historikisht e rëndësishme, që për herë të
parë në historinë e qenësimit tonë fizik: Çizma serbe, më nuk do shkel në kosovë! Ky akt,
shënon definitivisht shkurorëzimin me ikonografinë dhe gogolin e serbizimit në Kosovë.
Marshimi i trupave të NATO-s gjatë këtyre ditëve, më përkujton këngën: "Oh, When
the saints go, the saints go marching in" (Kur të shenjtit, të shenjtit hyjnë duke marshuar).
ME FAT NA QOFTË!
WELL COME NATO!
TO SEE A TOMORROW (12.06.1999)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:51 am

RUSËT
12 JUNE, 1999
Kontigjentit rus, që ishte planifikuar nga ana e planerëve të NATO-s, të marrte pjesë
në procesin paqësor të Marrveshjes së nënshkruar prej pesë pikash, këtyre ditëve me një
shpejtësi të jashtëzakonshme arriti para këmbës së NATO-s në Kosovë!
Simbolika e arritjes së tyre, në Prishtinën e shkatrruar dhe plaçkitur nga ana e
serbve vendas, për bindjen time sociologjike, ësht ë dy kuptimshe:
a/ Njërit i cili ka të bëjë më tepër me një lloj statisfaksioni moral ndajë popullsisë
vendase serbe, e cila këtyre ditëve është duke bartur plaçkat e vjedhura nga shqiptarët
poashtu vendas dhe e cila me mëkatin e tyre ndajë kojshive të deridjeshëm duhet të
shpërngulet patjetër në drejtim të Serbisë apo Malit të z, prej nga kanë ardhur gjatë tërë
këtyre shekujve.
b/ Dhe, tjetri që ka të bëjë me një llojë demonstrimi të invadimit rus në Kosovë? Që
më tepër i gjason një atraksioni televiziv se sa ndonjë invadimi të vërtetë. Siq dihet, në
përëndim gogoli i "invadimit rus", një kohë të gjatë (sidomos gjatë kohës së luftës së
ftohët) ishte një frigë e (pa)arsyeshme e përëndimorëve, prej të cilës ata, kur kuptuan
efektet e këtij gogoli në masat e gjërë fillojnë të bastardhojnë dhe shëndrrojnë ate në një
atraksion filmik e medial!
Megjithëse, ky "skandal" i vetëdijshëm rus, planimetrisë përëndimore i ka shkaktuar
një dëm medial, prapseprap ai nuk paraqet ndonjë rrezik permanent për NATO-n. Spjegimi i
kësajë indeference përëndimore, mbështetet në një bindje të thjesht dhe logjike, se edhe
ata janë pjesë e aksionit të paqës që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe vënjen në
binarë të standardeve të përëndimit në Kosovë.
Në kufirin e Kosovës, nga ana e Bllacës, me një vonesë, siq thuhet pre tri e më tepër
orësh hynë për herë të parë ushtarakët e kontigjentit të Britanisë së madhe, pastaj ata
gjerman, francezë, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:51 am

SPANJOLLËT
13 juny, 1999
Kush thotë se numri 13 është baksuz? Kam përshtypjen, se data e 13 qershorit do të
mbahet në mend edhe për një kohë të gjatë për Prishtinasit. Në të vërtetë, sot për herë të
par në qytet defiluan tankset e Aleancës Veri Atlantike, duke dëshmuar kështu prezencën e
tyre në një mënyrë e krijuan sigurinë e qytetarëve e cila këtyre tre muajve të kaluar ka
munguar sikur mielli dhe gjërat tjera ushqimore.
Siguria është ajo që më së shumti u mungoi gjatë këture dhjetë viteve qytetarëve të
Kosovës. Krijimi i parakushteve nga ana e NATO-s, për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe
demokratike e ushqen shpresën e banorëve shqiptarë që në regjimin diktatorial të
Millosheviqit, ishin të rendit të dytë e të tretë kastik.
Paragjykimi për qytetarët që kanë identitet, gjuhë, kulturë, dhe etnopsikologji
tjetërfare, ishte në esencë një prodhim fashist i ideologjisë së pushtetëmbajtsve serb, Të
cilët, identitetin e tyre domininues kulturologjik, politik e në të vërtet racoro-fetar, e
ndërtonin përmes identifikimit me ikonografinë e gjoja përkatësisë së së tyre "hyjnore",
"popull qiellor". Demokracia, si koncept që nënkupton njohjen e identitetit të tjetrit pa pasur
frigë se ai shkaku i këtij identifikimi të rastësishëm natyror, do të mund të ketë
reperkusione të naturës së injorimit, maltretimit, e edhe vrasjeve e masakrimeve, siq edhe
ndodhi në Kosovë gjate këtyre gadi dy viteve të kaluara, insiston t'i zhdukë ose të paktën t'i
zbutë në nivelit e një tolerance të pahetueshme, parasëgjithash politike, ekonomike,
juridike, etj.
Pra, ardhja e këtyre trupave, që përveq funksionit të ruajtjes dhe kultivimit të paqes
kanë për obligim dhe detyrim nga qeveritë e tyre përëndimore, kanë edhe obligim ndajë
qytetarëv shqiptarë e tjerë që t'u mësojnë abecedenë e tolerancës ndëretnike e cila më së
shumti ka munguar gjatë këtyre dhjetë viteve ne Kosovë.
13 qershori, për familjen time ishte një statisfaksion më tepër material, ngase dalja
ime në qytet pati për reperkusion një takim me disa gazetarë spanjol, të cilet pas një bisede
të gjate pranuan me ëndje të vijnë tek ne nja dy tri ditë si mysafirë të mij.
Miqësia me (veqenarisht me Elin, Besenten, Manuelin) ta më ka më ka obliguar të
shpërndajë të vërtetën për Kosovën dhe popullin e sajë. Që për te, si gazetare ishte
njëbbefasi e këndshme. Më premtojë që kur të këthehet në Spanjë, do më ndihmojë që
ditari im ta shohë dritën 11 javëve të luftës në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:53 am

VETËFLIJIMI
14 june, 1999
Vëtëflijimi rezignativ i serbit mesatar, përherë prej qenësimit të vetë historik e gjerë
në ditët e sotme ka bartur konotimet e një veprimi të gabuar kolektiv, e të mos themi edhe
të një vetëvrasjeje të vetëdijshme që në esencë nuk është asgjë tjetër veqëse një budallaki
e thjesht dhe morbide për të justifikuar kuptimin e viktimizimit që ata e ushtruan mbi
vetëvehtën e tyre: një herë në betejën e parë të Kosovës, të ndodhur më 1389 dhe tash së
dyti (pas 600 vitesh!) më 1999.
Vetëflijimi serb, i prejudukuar në "betejën" e parë më 1389 kundër ushtrisë dhe
këmbësorisë turke, me kokëfortësinë e tijë të festimit të humbjes (!), nuk është edhe
gjithaq i vonshëm. Ai dritën e ngulmimit të tij në vetëdijen e serbit mesatar filloi ta
ushtrojën dikund në shek. e XIX, kur nevojitej dhe përdorej ekskluzivisht për qëllime
manipuluese politike të identitetit serb, pra krijimit të shtetësisë serbe.
Gjerësa, vetëflijimi i tanishëm në të ashtuquajturën "betejë" të dytë të Kosovës që
po ndodhë pas 610 vitesh, behet edhe më anakronik në të gjitha dimensionet e mundshme
: politike, ekonomike, juridike, morale, etj., ngase çdo "kurorëzim" i mëtejshëm me këtë
koncept (vetëm në dukje të parë moral!) anakronik në fund të shek. XX. për të cilin, siq do
të thoshin: pragmatikët dhe promotorët e tregut të lirë ekonomik, nuk do të mund të blihej
asgjë më shumë se një paragjykim dhe stereotip negativ për vetëvehtën serbe, do të
ndikojë në vazhdimin e klimës së frustrimit të tyre.
Serbët edhe ashtu, me hegjemonizmin e tyre teritorial, ekonomik, politik, moral e
etnopsikologjik e detyruan për herë të dytë koalicionin e Aleancës Veriatlantike t'i dhurojnë
"fitorën" e betejës së Kosovës. Iluzioni, se ata janë gjithëmon fitues të luftë e humbës të
paqës, më së miri e ilustron gjendjen dhe diagnozën shpirtërore dhe ate morale të serbit
mesatar të lajmëruar si vullnetar në betëjën e dytë, që po përfundon këtyre ditëve.
Gjeneratat e serbëve, "fitorën" e dytë të betejës së KOsovës do ta mbajnë në mend
edhe për një fakt të pakontestueshëm. E ai është se: për herë të parë në historinë e këtyre
dy "fitoreve" serbe të zhvilluara në Kosovë, ata luftojnë të vetmuar kundër Aleancës më të
fortë në botë.
Në betejën e parë ata ishin në një koalicion me: boshnjakët, hungarezët, shqiptarët,
kroatët, etj. gjë që tregon se kjo "fitore", në esencë nuk ishte "fitore" vetëm ekskluzivisht
serbe, ashtu siq do ta promovojë më vonë historiografia dhe mbajtje mendja kolektive e
tyre (që në një mënyrë ishte edhe një ndër shkaktarët e jo viktimizimit të tyre), por ishte
një kulaq "fitues" që u takonte të gjithë këtyre të pjestarëve tjera. Kështu që motivi për t'u
proklamuar "fitorja" e të gjithë këtij koalicioni fetaro-etnik, si " fitore" ekskluzive serbe, tërë
kohën ishte një anakronizëm i llojit të vetë që vetëm serbët e infektuar me anakronizmin e
miteve dhe viktimizimit mundën me e bë.
Beteja apo"fitorja" e dytë serbe në Kosovë, është tërësisht serbe, ngase në koalicion
me ta, tani në fund të mileniumit të dytë askush në botë nuk luftoi në anën e tyre!?
Specifika e këtij "festimi", që po zhvillohet këtyre ditëve nëpër qytetet dhe fshatrat e
bombarduara gjatë këtyre tre muajve, nga ana e personifikuesit dhe meritorit (Presidentit!)
kryesor për tërë këtë iluzion frustrues serb, qëndron mu në: vazhdimin e e iluzionit për këtë
"fitore" deri në amshim! Lufta, apo beteja e tretë, për Kosovën, sipas të gjitha gjasave do të
zhvillohet në vetë Serbinë e histeruar për meritat që i takojnë në "fitorën" e betejës së dytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:53 am

KATARSA
15 june, 1999
Semantika e këtij koncepti që mund të këndëvështrohet nga shumë aspekte, pra nga
një llojë pluralizmi bindjesh e botëkuptimesh: parasëgjithash politike, e më pastaj morale e
ideologjike që kur të ndërlid het me situatën e luftës së ende të papërfunduar të shqiptaro -
serbe, e sidomos me momentet e fundit të fiaskos së sajë në dëm të vetëflijimit të
pakuptueshëm serb, del si detyrim i mbrendshëm moral i njeriut shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 5:54 am

UDHEKRYQET
16 june, 1999
Edhe lufta e Kosovës, sikurse ajo e Bosnjës dhe Kroacisë, imazhin e vetë të luftë do
ta humbëte, sikur të mos ilustrohej me shkatrrimet materiale (që deridiku edhe më lehtë
kompenzohën), masakrimet e sidomos varrezat masive që këtyre ditëve prej që ka hyrë në
teritorin e Kosovës NATO-ja, për çdo dite e më tepër po zbulohën. Fenomeni i krijimit, apo
lënjes pas tërheqjes së ushtrisë dhe paramilitarëve të sajë, thuase është bërë specialitet
serb gjatë këtyre katër luftërave që i zhvilloi gjatë kësajë dekade ky regjim!?
Është e arsyeshme kjo sjellje kolektive e serbve ndajë komshijve të sajë shekullor,
ngase krijimi i paradispozitave për t'i vënë në pranga: ekonomike, politike, e juridike, jo
vetëm shqiptarët por edhe të tjerët, ishte jo vetëm i vështirë por herë herë (si kësajë
radhe) edhe i tmerrshëm dhe me pasoja katastrofike për këta të dytët.
Urrejtja patologjike, e mos them edhe ngandonjëherë edhe gjenetike, merr
konotimet e një përgjithësimi fatal për këta dy popuj. Në një hulumtim që e kishte ushtruar
një agjensi beogradase në vitin 1998, në opinionin serb, vjenë në përfundim se: afro 80 %
(tetëdhjetë !) të serbve më së shumti nga të gjithë popujt e isht Jugosllavisë i urrejnë
shqiptarët?! Agjensia në fjalë, nuk komenton më tutje burimin e kësajë urrejtjeje
patologjike të serbve ndajë shqiptarëve, që për bindjen time më së shumti e ka ndërsyer
regjimi i sunduar nga vozhdi serb, por thekson se disponimi i këtillë frustrues serb nuk
garanton një ardhmëri të mirë për serbët e Kosovës që janë dikund kah 6 gjerë 7 %, të ish
popullsisë së gjithëmbarshme të Kosovës.
Prognozimi dhe diagnostifikimi i kësajë agjensie (Beta, nëse së gabojë?) këtyre
ditëve të qershorit, të vitit 1999, po tregohet si i saktë. Ngase, rrugët e Kosovës këtyre
orëve të fundit të skadimit të tërheqjes së ushtarakve dhe paramilitarëve serb nga tëritori i
sajë administrativ (jo ende edhe shtetëror), janë mbushur edhe me popullsi "civile" serbe,
që gjatë kësajë lufte, vetëm kanë bërë sehir mbi popullsinë e masakruar nëpër varrezat
masive që po zbulohën dalngadal, këtyre ditëve.
Gjenerali, serb Pavkoviq, përndryshe përgjegjsi kryesor për këto masakra dhe si
kandidat potencial për gjyqin e Hagës, para një muaj ka pas deklaruar në TV- n shtetërore
serbe, se: në Kosovë ka mbi 150.000 ushtarë të gatshëm serb për ta mbrojtur "tokën e
shenjët serbe". Këtë fakt të tij e përdora si kundërargument të një efekti propagandistik që
po tentohet të krijohet në mediumet e mbrendshme dhe ato të jashtme se: nga Kosova prej
ardhjes së K-FOR-it, e këndej janë shpërngulur gadi dikund rreth 40.000 civil dhe dikund
rreth 42 ushtarak e paramilitarë serb.
Shtrohet, pyetja nëse, sipas gjeneralit të sipërpërmendur në Kosovë ka pasur së
bashku me :paramilitarë, ushtarë, dhe asish të mobilizuar 150.000 gryka serbe, atëherë me
pak matematikë nënkuptojmë se : 42.000 ushtarak e paraushtarak plus 4o.000 "civil"
(lexo: paramilitarë shlirshëm) bëjnë 82.000 forca që nga Kosova. Shtrohet pyetja, ku
gjenden edhe edhe 62.000 forca tjera që ishin infiltruar në luftën e "betejës" së viktimizuar
serbe? Ku? Në Kosovë, pra! Por, më kurrën e kurrës në uniformë serbe!
Friga e shpërnguljeve (të kategorive: të vrasësve ordinerë, që kanë prerë koka
shqiptarësh, të paramilitarëve, policëve të infiltruar në atentate dhe egzekutime masive, të
plackitësve etnobandidistë serbe, tanim tentohet të shfrytëzohet si balon provues për ata të
cilët dorën në zemër e kanë përlyer gjerë në fyt me gjak shqiptari. Ata (që në Kosovë ende
sillen dikund sipas matematikës Pavkoviqiane, rreth 60.000) të gjithë që kanë bërë gjërë të
tilla makabre të kualifikuarë më gjuhën e dënimit, si krime të luftës, vendin nuk e kanë në
Kosovë, këtë së duhet të ua lejojë as ndërgjegjëja e tyre, poqese ende e posedojnë.
Dje, me ardhjen e NATOS, edhe në "Paytonin" tonë, që është një llojë "Beverli Hilsi"
Kosovar, komshiu i ndërgjegjësuar serb për madhësinë e mëkatit të tij (që unë as që e dijë,
por mund ta paramendojë me vetë faktin se iku!), më tha disi në mënyrë zhgënjyese:
"Fadil, unë më vendin këtu nuk e kam, përveqë tjerash edhe për shkak të të gjitha "ato"
(aludimi në: vrasje dhe masakrime masive që ua kemi bërë ne juve! Mirë, i thash - Ti më
së miri e njeh vetëvehtën tënde, e deridiku edhe të popullit tëndë. Tek ne ëshë një fjalë
popullore që thotë "kush e ka mizën pas veshit, e prek veshin"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?!
» Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
» "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë!
» Ditar Lufte
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Sociologji-
Kërce tek: