xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë! Mon Jul 21, 2008 11:59 pm | |
|
Prishtinë, 10 janar 2000
Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Xhafer Gjuka, Bajram Haliti etj.
E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.
Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj.
Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet.
Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.
|
|
| |
|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë! Tue Jul 22, 2008 8:13 pm | |
| Njeri prej tyre ka qen edhe dhe eshtè Enver sekiraqa,kohen e fundit prap esht pa atje ku sduhet ne mitrovic duke i udhheq serbet ne nje komun dhe nje parlamet serb ne mitrovic... Ky shpihun ka qen edhe ne kohen e arkanit shoki ma i mir i arkanit dhe dashnor te (Prostitutkes)adelia ismailit,ndoshta adelina ismaili e din me mir se qfar ka ba ai me arkanin para lufte dhe gjat lufte... Po i vjen dita edhe atij per Hag | |
|